You are on page 1of 2

Ethet reumatike paraqesin sëmundje akute imuno-alergjike, e shkaktuar nga ndjeshmmeria e organizmit

ndaj streptokokut beta (ß) hemolitik i grupit А. Paraqitet pas 1-3 javëve te infektimit te traktik respirator
me kete bakterie. Ethet reumatike paraqiten te fëmijët nga 5 deri 15 vjet.Ndersa me rrallë paraqitet te
fëmijët nën moshë 4 vjeçare dhe te te moshurarit mbi 40 vjet.

Etiologjia dhe patogjeneza Ekzistojnë shumë teori për atë se në cilën mënyrë streptokoku beta
hemolitik i grupit А, sjell deri te ethet reumatike:

a) Teoria imunologjike. Sipas kësaj teorie thuhet se ekziston strukturë e njëjtë e qelizave të muskulit të
zemrës dhe membranës së streptokokut beta hemolitik të grupit А. Pas infektimit me antigjene te ketij
streptokoku, organizmi krijon antitrupa gjegjësisht zhvillohet reaksion autoimun. Për fat të mirë,
struktura antigjene te të gjithë njerëzit nuk është e njëjtë dhe prandaj jo te gjithe perfundojne me
karditis reumatik.

b) Veprim direkt i toksinave (streptolizin O dhe S, proteinaza) të cilat tajiten nga streptokokët ndaj
muskujve të zemrës eshte I mundshem.

Pasqyra klinike: Nëse nuk e prekin zemren, ethet reumatike paraqesin një sëmundje te lehte.Për
diagnostifikimin e etheve reumatike janë te rrendesishme manifestimet klinike “majore” dhe simptomat
“minore” . -Manifestimet klinike majore janë:

1. Artritisi - paraqet ndezje reumatike e nyjeve – karakterizohet me edeme dhe dhimbje të nyjeve.
Më shpesh preken nyjet e mëdha- këllqet, gjunjët, bërrylat dhe nyjet e duarve. Nyjet e ënjtura
janë të skuqura, të nxehta, me dhimbje dhe me lëvizje të kufizuara.
2. Karditisi-sëmundje reumatike e zemrës më shpesh paraqitet pas paraqitjes së artritit.Ne grupin
e karditisit bejne pjese (endokarditis) (miokarditis) (perikarditis),ose (pankarditis-prek tere
zemren).
 Endokarditisi - manifestohet me zhurma në zemër, që mund te mjekohen por mund
edhe të ngelin si anomali të përjetshme të valvuleve.
 Miokarditisi - mund të sjell në kardiomegali (zmadhim të zemrës) dhe dobësim të
zemrës.
 Perikarditisi është ndezje e qeses së zemrës. Manifestohet me dhimbje në kraharor, me
dispne dhe fërkim perikardial i cili dëgjohet gjatë auskultimit.
3. Nodule subkutane - janë nodula (gungëzime) nën lëkurore në anën e jashtme të nyjeve
(bërryli, gjunjë, grushti). Kalojnë pa pasoja dhe prezenca e tyre tregon në prognozë të keqe për
ethet reumatike sepse shpesh shoqërohen me karditis.
4. Erithema marginatum- janë njolla të kuqe të lëkurës në formë të rrethit ose gjysmë hënës.
Paraqiten në trup dhe më rrallë në anën e brendshme të ekstremiteteve Shpejt zhvillohen dhe
zgjasin shkurtë. Prezenca e tyre aludon në pasqyrë të lehtë klinike të etheve reumatike.
5. Horea minor- është manifestim neurologjik i etheve reumatike, e cila paraqitet për shkak të
ndryshimeve funksionale të SNQ. Paraqitet dy muaj pas infeksionit me streptokok. Manifestohet
me lëvizje të padëshiruara të ekstremiteteve,mimika të çuditshme të fytyrës si dhe plogështi
muskulore.
-Simptomat minore të etheve reumatike janë shenja jo specifike. Këtu bëjnë pjesë:
 temperatura e lartë  dhimbje në nyje (artralgija)  shenja laboratorike të infeksionit :
(sediment i rritur,leukocitoza, titër i rritur i antistreptolizinit О)
Diagnoza: Caktohet në bazë të rezultateve laboratorike dhe shenjave klinike. Per diagnoze te etheve
reumatike nevojitet nje manifestim klinik major, së bashku me dy simptoma “minore” .Nga rezultatet
laboratorike me rëndësi është ekzistimi i titrit të antistreptolizinit (O ) më i madh se 200.

Mjekimi: а) masa të përgjithshme:  pushim dhe shtrirje në shtrat,derisa periudha febrile dhe shenjat te
zhduken.

b) terapia me barna:

 Penicilin për 10 ditë. Te ata që kanë alergji ndaj peniclinës jepet eritromicin.
 Salicilate - aspirinë i cili jepet deri sa ka shenja të infeksionit (prej 1 deri në 6 muaj).
 Kortikosteroide - te format më të renda.

Parandalimi: a) Parandalimi primar –eshte lloj I parandalimit të infeksionit streptokokal në fyt me


penicilinë ose eritromicin 10 ditë, që të pengohet sulmi i parë i etheve reumatike.

b) Parandalimi sekondar - realizohet te njerëzit të cilët kanë pasur ethe reumatike që të pengohet
paraqitja e recidivëve. Më mirë është që të jepet depo-penicilinë 1.200.000 nj.i. njëherë në muaj për një
periudhë prej 5 deri në 10 vjet.

You might also like