You are on page 1of 2

RAST STUDIMI 2 – MARY KAY

RAST STUDIMI MARY KAY ASH Mary Kay Ash veçohet si një nga gjigantët e
biznesit të Amerikës. Tregimi i saj është i veçantë; ishte formuar me qasjen “ti
mundesh” që e kishte mësuar si fëmijë në Hot Wells, Texas. Për arsye që nëna e
saj duhej të punonte 14 orë në ditë për të mbështetur atë dhe babain e saj të
sëmurë, e vogla Mary Kay duhej të merrte përgjegjësi në një moshë mjaft të re.
Kur ballafaqohej me detyra të reja dhe të frikshme në përkujdesjen për babain,
ajo e thërriste nënën për këshilla. Përveç këshillave, nëna e saj do ta inkurajonte
duke i thënë: “ti mundesh Mary Kay, ti mundesh.” Si e rritur Mary Kay do ta
përcillte këtë qasje nëpërmjet një kompanie të shquar e cila do të inspironte
miliona gra për gjenerata të tëra. Ky tregim i kompanisë nuk filloi përderisa
Mary Kay u ballafaqua me një situatë shumë të ngjashme për gratë në fillim të
viteve 60ta. Pas 25 viteve në biznesin e shitjes së drejtpërdrejtë, Mary Kay Ash
dha dorëheqje nga një pozitë si Drejtoreshë Nacionale e Trajnimit kur edhe një
tjetër mashkull që ajo e kishte trajnuar u ngrit në detyrë më lartë se ajo me
pagë dy herë më të mirë. Reagimi i saj ishte largpamës. Në fillim, ajo filloi të
shkruante një libër që do t’ju ndihmonte grave t’i fitojnë mundësitë që asaj i
ishin ndaluar. E ulur pranë tavolinës së kuzhinës së saj, Mary Kay i hartoi dy lista
në një fletore të verdhë. Njëra listë përmbante gjërat e mira që kishte parë
nëpër kompani. Tjetra përmbante gjëra që ajo mendonte se mund të
përmirësoheshin. Kur ajo i rishikoi listat e kuptoi që kishte krijuar një plan
marketingu për një kompani të ëndërrave. Me angazhim të pashoq ndaj këtyre
principeve dhe me vendosmëri të jashtëza

konshme, me përkushtim dhe shumë punë, Mary Kay filloi ëndrrën e saj nga një
kompani e vogël e shitjeve të drejtpërdrejta deri tek një ndër shitësit më të
mëdhenj të shitjes së drejtpërdrejtë të kozmetikës dhe kujdesit të lëkurës në
Shtetet e Bashkuara. Revista “Fortune” e njohu kompaninë si një ndër 100
Kompanitë më të mira për të punuar në Amerikë dhe gjithashtu emëroi Mary
Kay Inc. si një ndër 10 Kompanitë më të mira për gratë. Me mbi 1.8 milion
Këshilltarë të Pavarur të Bukurisë në më shumë se 30 tregje botërore, kompania
vazhdon të jetë një ndër tregimet më të suksesshme të biznesit. Dhe përmes saj,
trashëgimia e Mary Kay Ash vazhdon të inspiroj, ndihmoj dhe fuqizoj gratë
përreth globit që të besojnë se ato mund të arrijnë gjëra të mëdha.

You might also like