You are on page 1of 22

68

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1
Te i sëmuri N.N me diagnozë të abscesit paradontal duhet ordinuar per os një
antimikrobik nga grupi i penicilinave natyrore, rezistent ndaj lëngut gastrik. Bari
gjendet në formë të tabletave të 1.200.000 U.I.
Madhësia e paketimit: 20 tableta
Interval i dozimit: çdo 6 orë
Kohëzgjatja e terapisë: 5 ditë

Të shkruhet receta për këtë preparat.

# Rasti 2
Te një femër 30 vjeçare, e cila ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjike dentale, për
shkak të stenozës mitrale si pasojë e etheve reumatike (febris rheumatica) në
periudhen e fëmijërisë, duhet të zbatohet profillaksa me antibiotikë të penicilinave
të spektrit të zgjeruar.
a) Të shkruhet receta për 1 kuti origjinale me 16 kapsula
b) T’i shpjegohet pacientes mënyra e realizimit të profillaksës.

# Rasti 3
Për mjekimin e një infeksioni stafilokoksik në regjionin orofacial të shkruhet
receta për 7 lioampula të 500 mg të një antimikrobiku beta llaktamik rezistent
në penicilinazë. Të shkruhet edhe receta për tretësin.
S. Në dorë të mjekut
69

# Rasti 4

Pacientit NN 40 vjeçar tek i cili është kryer Apikoektomia, t’i shkruhet receta për
një antimikrobikë të grupit të penicilinave me spektër të zgjeruar veprimi të
kombinuar me një inhibues të beta llaktamazave.
Forma farmaceutike : tableta të 625 mg ( 500mg +125 mg)
Madhësia e paketimit: 15 tableta
Intervali i dozimit: çdo 8 orë
Kohëzgjatja e terapisë: 5 ditë

# Rasti 5
Të sëmurit N.N., që ka një infeksion odontogjen të shkaktuar nga stafilokoku,
penicilinazë pozitiv, t’i shkruhet receta për një antimikrobik të grupit të
penicilinave, në formë të kapsulave 500 mg, në paketime me nga 16 kapsula.

Forma farmaceutike : Kapsula të 500 mg


Madhësia e paketimit: 16 kapsula
Intervali i dozimit: çdo 6 orë
Kohëzgjatja e terapisë: 8 ditë
70

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1

Një fëmijë, 5 vjeç, me masë trupore 20 kg, ka dhëmbje veshi (otalgia), dobësim
të dëgjuarit dhe temperaturë të ngritur.
Pas ekzaminimit mjekësor vendoset diagnoza; Otitis media acuta
Prindërit japin informacion se para disa muajve, ka pasur infeksion të njëjtë dhe
terapia me preparate nga grupi i penicilianave nuk dhënë rezultate të mjekimit,
prandaj në këtë rast duhet konsideruar terapinë empirike alternative me
cefalosporina:
Forma farmaceutike: suspenzion 100 ml
Doza terapeutike individuale: 125 mg/5ml
Intervali i dozimit: Çdo 8 orë
Kohëzgjatja e trajtimit: 10 ditë

a). Përcaktoni barin nga grupi i cefalosporinave orale.


b). Shkruani recetën përkatëse

# Rasti 2

Te stomatologu lajmërohet pacienti me granulomë të dhëmbit (mollari i parë).Pas


ekstrakcionit të dhëmbit, të ordinohet një antibiotik nga grupi i cefalosporinave
orale të gjeneratës së II-të.

Forma Farmaceutike: Kapsula 500 mg


Madhësia e paketimit; 16 kapsula
Intervali i dozimit: Çdo 8 orë
Kohëzgjatja e trajtimi: 10 ditë
71

# Rasti 3

Një mashkull, 40 vjeçar, lajmërohet në klinikën e kirurgjisë maksilofaciale, rreth


10 ditë pas një intervenimi për të nxjerrë dhëmbin nr. 3, të kryer nga dentisti i tij.
Përkundër terapisë së përdorur Co-trimoxasole, që nga dita e ekstraktimit,
pacienti nuk vëren qetësim të simptomave. Gjatë ekzaminimit fizikal vërehet
sekretim nasal posterior dhe kongjestion nasal në anën e djathtë, si dhe dhembje
në regjionin e djathtë infraorbital.
Ct-ja e kryer te pacienti zbulon praninë e
fluidit dhe trupit të huaj (rrënja palatale e
dhëmbit nr. 3) në sinusin maksillar të djathtë
(shiko shigjetat në foto).
Përveç largimit të trupit të huaj
sipas operacionit të modifikuar
Caldwell – Luc dhe
shpërlarjes së sinusit me tretje
fiziologjike NaCl 0.9% duhet
dhënë edhe antibiotikë për 6
ditë me rradhë në intervale
12 orëshe IM, me ç’rast duhet
pasur parasysh funksionin e dobësuar të
veshkëve të pacientit.

Të shkruhet receta për 12 lioampula të 1 gramëve të një Cefalosporine të


gjeneratës së tretë që ekskretohet në bilë . Të shkruhet edhe receta për tretësin.

# Rasti 4

Te një fëmijë me peshë trupore 18 kg, me diagnozë: Osteomyelitis acuta të


mandibullës, të shkaktuar nga Staph. Aureus, të ordinohet një preparat nga grupi
i cefalosporinave të gjeneratës së I-rë që dëpërton mjaft mire në indin kockor.

Rruga e administrimit: intramuskulare (I.M.)


Doza terapeutike individuale: 300 mg
Intervali i dozimit: 8 orë
Forma farmaceutike: Flakon 500 mg
Kohëzgjatja e trajtimit: 10 ditë
Përgaditja e injeksionit bëhet me 2 ml ujë për injeksione me që rast fitohen 2.2 ml
tretësirë e përgaditur.
72

a. Përcaktoni barin përkatës që duhet ordinuar dhe shkruani recetën së


bashku me tretësin përkatës.
b. Përcaktoni sa ml tretësirë të përgaditur duhet injektuar pacientit në fjalë.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1

Pacientit NN, mashkull, 55 vjeç, me peshë trupore 68 kg, te i cili është zhvilluar
një infeksion akut dentoalveolar, duhet t’i shkruani një antibiotik, i cili vepron
përmes inkibimit reversibil të sintezës së proteinave, që për herë të parë është
izoluar nga Micromonospora purpurea, kurse në pikëpamje kimike është amino-
sheqer me lidhje glikozide.. Funksioni i veshkave është normal.

Forma Farmaceutike: ampula 20mg/2ml, 40 mg/2ml, 80 mg/2ml dhe 120mg/2ml


Doza terapeutike: 5 mg/kg/ditë
Interval i dozimit: çdo 8 orë
Kohëzgjatja e trajtimit : 5 ditë

a) Të përcaktoni: barin përkatës.


b) Të llogaritet numri i ampulave të nevojshme dhe të shkruhet receta
përkatëse.

# Rasti 2

Për qetësimin e pezmatimit qelbëzues të kapakut dhe konjunktivës së syrit të


djathtë (Blepharoconjunctivitis supurativa s. bacterialis lat. dex.) te një pacient
25 vjeçar, të shkruhet receta një shishe origjinale e 5 ml e një antimikrobiku të
grupit të aminoglikozideve të kombinuar me një kortikosteroid, në formë të pikave
për sy.
73

S. Ilaçi të aplikohet 3-4 herë në ditë nga 2 pika në syrin e sëmurë.

# Rasti 3

Pacientes femër, 35 vjeçare, me periodontitis fillestar agresiv t’i përshkruhet një


antibiotik inkibitorë i sintezës së proteinave të grupit të tetraciklinave që mbulon
bakteret anaerobe gram negative, shoqëruese këto të shpeshta të sëmundjeve
periodontale.

Forma farmaceutike : kuti me 10 tableta të 100 mg


Intervali i dozimit : çdo 12 orë nga gjysëm tablete për 3 muaj rresht

a) Të përcaktoni: barin përkatës.


b) Të llogaritet numri i kutive origjinale të nevojshme për tërë trajtimin
dhe të shkruhet receta përkatëse
74

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __
.
# Rasti 1

Si pasojë e një abscesi dental te një i sëmurë zhvillohet Osteomyelitis acuta.


Strishoja e qelbit të marrë nga fokusi i infeksionit dëshmon që shkaktar është
Staphyloccocus Aureus ndërkaq antibiogrami i kryer zbulon rezistencë në
penicilinë. Të shkruhet receta për një bari nga grupi i antibiotikëve të ngjajshëm
me makrolidët, që depërton mirë në indin kockor.

Forma farmaceutike: ampula 300mg/2ml


Paketimi original: kutia me 10 ampula
Signatura: çdo 6 orë nga 300 mg
Kohëzgjatja e terapisë: 6 javë

a). Përcaktoni barin adekuat dhe shkruani recetën përkatëse

b) Diskutoni për mundësinë e efekteve anësore të antimikrobikut në fjalë

# Rasti 2

Te i sëmuri N.N me diagnozë të abscesit paradontal, alergjik në penicilinë, duhet


ordinuar per os një antimikrobik nga grupi i makrolideve në formë suspensioni
në dozë 250 mg/5ml . Signatura : çdo 8 orë nga 6 ml
a) Përcaktoni barin adekuat
b) Shkruani recetën për 2 shishe origjinale të 100ml
75

# Rasti 3

Një fëmijë 3 vjeçar me peshë trupore 20 kg, diagnostikohet që vuan nga abscesi
dental. Meqë para 1 viti ai ka patur alergji në Amoksicilin, atij duhet ordinuar per
os një antimikrobik nga grupi i makrolideve (derivat i kloruar i eritromicinës) në
formë suspensioni në dozë 125 mg/5ml .
Forma farmaceutike: shishe e 100 ml suspension në dozë 125mg/5ml
Dozimi: 15 mg/kg peshë trupore në ditë
Intervali i dozimit: çdo 12 orë
Kohëzgjatja e terapisë: 1 javë

Përcaktoni barin adekuat dhe shkruani recetën përkatëse

# Rasti 4

Për shkak të paraqitjes së Herpes Labialis, pacientit N.N. duhet t’i shkruani
recetën për një medikament antiviral, që është derivat i guanozinës dhe i cili
prodhohet në formë të tabletave të 200 mg, në paketime me 25 tableta. Jepet në
dozë terapeutike individuale prej 200 mg, çdo 6 orë kurse kohëzgjatja e terapisë
është 5 ditë.
76

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1

Pacientit NN, 30 vjeçar me dhembje, odontogjene, të lehtë, të pakomplikuar, t’i


shkruhet receta për një analgo-antipiretik jonarkotik, derivat i para-aminofenolit.
në formë tabletash 500 mg.

Forma farmaceutike: tableta të 500 mg


Paketimi origjinal: kutia me 20 tableta
Signatura: çdo 6 orë nga 1 tabletë

# Rasti 2
Për qetësimin e dhembjeve pas heqjes së një dhëmbi të impaktuar në nofullën e
poshtme, të shkruhet receta për një kuti origjinale me 30 filmtableta të 100 mg të
një analgjetiku, derivat i acidit fenilacetik.
S. Sipas nevojës (në rast të dhembjes), të merret nga një tabletë në ditë
77

# Rasti 3

Pacientes 56 vjeçare, me dhembje intenzive, konstante, të nofullës së poshtme,


si pasojë e metastazave nga kanceri i gjirit, të lajmëruar para 2 vitesh, në
pamundësi të trajtimit kurativ, në kuadër të masave të kujdesit paliativ t’i shkruhet
receta për 1 kuti origjinale me 60 tableta të 100 mg, të një analgjetiku sintetik me
veprim qendror që bllokon rimarrjen e serotoninës dhe noradrenalinës nga plasa
sinaptike. Në rast se dhembjet janë shumë të forta, mund të jepen ampula të
100mg/2ml të të njëjtit bar.
S. Çdo 12 orë nga 1 tabletë

# Rasti 4

Pacientit NN, 27 vjeçar me dhembje mesatare për shkak të pulpitit reversibil t’i
shkruhet receta për një inhibitor reversibil të ciklo-oksigjenazës , derivat i acidit
propionik në formë drazhesh të 400 mg

Forma farmaceutike : drazhe të 400 mg


Paketimi origjinal: kutia me 20 drazhe
Signatura: çdo 8 orë nga 1 drazhe

# Rasti 5

Të shkruhet receta për 7 ampulla të një analgjetiku, inhibitor joselektiv i ciklo-


oksigjenazës, derivat i acidit fenilacetik të 75 mg/3 ml.
78

S. Në dorë të mjekut.

# Rasti 6

Për qetësimin e dhembjeve pas ektracionit të dhëmbit, të shkruhet receta për një
kuti origjinale me 10 suposte të një analgjetiku, derivat i acidit propionik, në dozë
500mg.
S. Në rast të dhembjeve të mëdha të aplikohet një supost në rektum

# Rasti 7

Për qetësimin e dhembjeve të shkaktuara nga një proces inflamator në rrënjën e


mollarit të parë, të shkruhet receta për një kuti origjinale me 5 ampula të një
analgjetiku i cili është derivat i acidit propionik, në dozë 50mg/ml.
S. Në dorë të mjekut

.
79

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1

Te një pacient alergjik në Tetrakainë, të shkruhet receta për një shishe origjinale
të 50 ml, të një anestetiku lokal të tipid amid, në formë spreji (spray) të 10%.
S. 3-4 herë në ditë aplikohet në dhëmbin e sëmurë.

# Rasti 2

Te një pacient me insuficiencë të mëlçisë, duhet të kryhet një ndërhyrje dentare.


Të shkruhet receta për 4 ampula të një anestetiku lokal të tipit esterik, në dozë
2%-5ml.
S. Në dorë të mjekut.

# Rasti 3
80

Një femër 25 vjeçare, ankohet për një dermatit ekzematoid dhe pruritik (që
kruhet). Ajo ka kryer një ndërhyrje dentare më herët, dhe dentisti ka përdorur një
anestetik lokal. Nuk ka ankesa tjera, por pacientja tregon se më parë ka patur
reaksione alergjike.
Cili grup anestetikësh lokal është përdorur në këtë rast, dhe si duhet vepruar në
rast të ndërhyrjeve të ardhshme dentare, me rastin e përzgjedhjes së anestetikut
lokal?

# Rasti 4
Te i sëmuri NN duhet të ekstrahoni molarin e tretë të impaktuar. Të sëmurit
duhet t’i shkruani recetën për 2 ampula të 0.5%-5ml të një anestetiku lokal me
veprimin më të gjatë nga të gjithë anestetikët lokal, që njëherit shkakton edhe
analgjezion të prolonguar (6-8 orë).
S. Në dorë të mjekut.

# Rasti 5

Te i sëmuri NN, hipersenzitiv ndaj Prokainës, duhet të bëhet një ndërhyrje


dentare. Të shkruhet receta për 2 ampula të 2 ml të një anestetiku lokal të tipit
amid me përqendrim 3%, të kombinuar me Felypressin (0.003UI/ml) si
vazokonstriktorë.
S. Në dorë të mjekut

# Rasti 6
81

Për bllok anestezion të N. mandibularis në stomatologji, të shkruhet receta për 6


ampula në dozë 2%-5ml, të një anestetiku lokal të tipit esterik, me potencë të
vogël dhe kohëzgjatje të shkurtër veprimi.
S. Në dorë të mjekut

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1

Për të pakësuar dhembjen dhe edemën postoperative


pas largimit të mollarit të tretë të impaktuar (shih Rtg
anash), duhet të shkruhet receta për tri lioampulla të
40 mg të një glukokortikosteroidi me veprim
intermediar. Të shkruhet receta edhe për tretësin
përkatës.
S. Në dorë të mjekut

# Rasti 2

Te një pacient 38 vjeçar me ulçerë aftoze


rekurente të formës së rëndë refraktare ndaj
terapisë me kortikosteroide lokale (shih cepin
e gjuhës në foto), duhet të shkruani recetën
për një glukokortikoid me veprim intermediar
që merret me rrugë orale.

Forma farmaceutike: tableta të 20 mg


82

Paketimi origjinal: kutia me 20 tableta


Intervali i dozimit: 5 ditët e para çdo 12 orë nga 1 tabletë
dita 6-9 në mëngjes 1 tabletë dhe në mbrëmjë ½ e tabletës
dita 10-14 në mëngjes dhe në mbrëmjë nga ½ tablete
dita15-19 në mëngjes ½ tablete

Të përcaktohet bari adekuat dhe të shkruhet receta përkatëse

# Rasti 3

Për të pakësuar dhembjen dhe edemën


postoperative pas largimit të mollarit të
tretë të impaktuar (pjesa e rrumbullaksuar
në Rtg), duhet të shkruhet receta për tri
ampulla të 4 mg/ml të një
glukokortikosteroidi me veprim të gjatë.
S. Në dorë të mjekut

# Rasti 4

Pak minuta pas aplikimit të një anestetiku lokal te një mashkull 32 vjeçar me
peshë trupore 90kg, ai ankohet për frymëzënje të theksuar dhe vizing (tingull që
dëgjohet për shkak të lëvizjes së vështirësuar të ajrit në rrugët e frymëmarrjes),
vende-vende në lëkurë shfaqen ndryshime të ngjyrës së saj, ndërsa shtypja e
gjakut bie në 80/30 mmHg.
Për shkak të dyshimit të arsyeshëm se fjala është për shok anafillaktik pacienti
vendoset në pozitën e Trendelenburgut (pacienti është i shtrirë me kokën më
poshtë sesa këmëbët) dhe jepet në mënyrë intramuskulare (IM) doza fillestare e
Adrenalinës prej 0.5 mg-1mg (0.5ml-1ml), që njëherit është shtylla kryesore e
trajtimit në këto raste. Përveç adrenalinës, rekomandohet edhe dhënja në
mënyrë intravenoze e një glukokortikosteroidi me veprim të shpejtë.
Forma Farmaceutike: ampula 100mg/ml
Doza terapeutike: 5 mg/kg peshë trupore

a) Të përcaktohet bari përkatës dhe të shkruhet receta përkatëse.


83

b) Të përcaktohet doza e kortikosteroidit dhe të llogaritet numri i


ampulave të nevojshme

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1
Te një i sëmurë me imunitet të dobësuar, çarje të këndëve të buzëve dhe
stomatit të shkruhet receta për një kuti origjinale me 30 drazhe, të vitaminave të
grupit B (B-complex).
S. Çdo 12 orë nga një drazhe.

# Rasti 2
Për profillaksë të Rahitit të shkruhet receta për një shishe origjinale të 10 ml të
një vitamine hidrosolubile, në formë pikash për përdorim oral në dozë 15 000
UI/ml.
S. Një herë në ditë nga 5 pika në një lugë me qumësht.

# Rasti 3
Një alkoolist kronik lajmërohet në ambulantën ku ju punoni për shkak të
gingivave të enjtura dhe që gjakosen, si dhe rënjes së shpeshtë të dhëmbëve.
84

Gjatë ekzaminimit të tij zbulohen gjakderdhje lëkurore të imta (petehije) dhe


analizat e bëra dëshmojnë për anemi ferodeficitare.

Për shkak të dyshimit në Skorbut (lat. Scorbutus) këtij pacienti, përveç që i


rekomandoni marrjen e sa më shumë pemëve dhe perimeve, dhe ndërprerjen e
konzumimit të alkoolit, duhet t’i shkruani recetën për një kuti origjinale me 30
tableta të një vitamine hidrosolubile që merr pjesë në sintezën e kolagjenit.
S. Çdo 8 orë nga 1 tabletë për 10 ditë, dhe të lajmërohet për vizitë
kontrolluese pas marrjes së terapisë.

# Rasti 4

Një femër 38 vjeçare vegjetariane strikte gjatë 3 viteve të fundit lajmërohet te


stomatologu i saj për shkak të djegies së
gjuhës gjatë ngrënjes së ushqimeve të
caktuara (p.sh.domateve), buzëve të zbehta
dhe të thara, si dhe pranisë së ndryshimeve
me ngjyrë të kuqe në gjuhë dhe në mukozën
bukale. Ekzaminimi i kavitetit oral tregon per
nje glosit te Hanterit, gjuha e skuqur e
shoqeruar me dhembje, papillat e gjuhes te
shndriteshme dhe te atrofuara. Gjatë marrjes
së anamnezës kuptohet që ajo ndjenë lodhje
pas aktiviteteve të përditshme, si dhe
parestezi (mpirje) të strukturave të inervuara
nga dega mandibulare e nervit trigeminal
(mjekra, gingivat e nofullës së poshtme) në
anën e majtë.

Për shkak të dyshimit për anemi kërkohet


kryerja e analizave hematologjike, të cilat
tregojnë për anemi makrocitare
megaloblastike:
 Hematokriti = 28 % (vlerat referente për femra=36.1-44.3 %)
 Hemoglobina = 9.3 g/dL (vlera referente për femra=12.1-15.1 g/dL)
 Volumi mesatar qelizor = 145 fl (vlera referente=80-97.6 fL)
(MCV)
 Folati në serum = 7.7 ng/mL (vlera referente=3-16ng/mL)
 Kobalamina në serum = 71.6 pmol/L (vlera referente 118-716 pmol/L)

Në bashkëpunim me hematologun, përveç këshillave për të nisur konsumimin e


ushqimit me origjinë shtazore duhet të iniconi trajtimin parenteral me doza të
larta ditore të një vitamine hidrosolubile, në formë të injeksioneve intramuskulare
për një javë, me qëllim mbushjen e depove trupore të vitaminës B12, pastaj një
85

herë në javë për një muaj dhe më pastaj vazhdohet një herë në mua j, për këtë
arsye duhet të shkruhet receta për 7 ampulla.

Të përcaktohet bari dhe të shkruhet receta përkatëse.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1

Për të inhibuar zhvillimin e pllakut supragingival dhe qetësuar gingivitin te një


pacient 32 vjeçar duhet të shkruhet receta për një shishe origjinale të 200ml të
një preparati antiseptik të 0.1% që i takon grupit të derivateve pirimidine .
S. Disa herë në ditë të shpërlahet goja me nga një lugë të madhe tretësirë
të paholluar në kohëzgjatje prej 30 sekonda, dhe pastaj tretësira të pështyhet.

# Rasti 2

Për të inhibuar depozitimin e pllakave dhe për të reduktuar inflamacionin gingival


të shkruhet receta për një shishe origjinale të 200ml të një preparati antiseptik të
86

0.2% që i takon grupit të antiseptikëve biguanid që vepron dukë çarë membranat


plazmatike veçanërisht të kokeve gram pozitive.
S. Goja shpërlahet 2-3 herë në ditë më një lugë të vogël tretësirë të
paholluar, dhe pastaj tretësira të pështyhet.

# Rasti 3

Për shpërlarje të mukozës së inflamuar të gojës dhe faringut të shkruhet receta


për një shishe origjinale të 100 ml të tretësirës antiseptike të grupit të Jodoforeve
me përqendrim terapeutik 1%, që në kontakt me mukozat liron jodin inorganik
dhe është mikrobicid për shumicën e mikroorganizmave.
S. Të shpërlahet goja dhe gryka 3-4 herë në ditë me nga një lugë të vogël
tretësirë të paholluar, dhe pastaj tretësira të pështyhet.

# Rasti 4

Pas pastrimit mekanik të dhëmbit të prishur, me qëllim të shpërlarjes së kavitetit


të shkruhet receta për një shishe origjinale të 100 ml të një antiseptiku të grupit të
dezinfektuesve oksidues me përqendrim terapeutik 3 %.
S. Në dorë të mjekut.
87

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

Fakulteti i Mjekësisë
Katedra e Farmakologjisë me Toksikologji
Prishtinë

Ushtrimi metodik nr. ___. Semestri ______, viti akademik _____/_____


Dega: St. / Viti i stud. III / Grupi: __

# Rasti 1

Për ndërprerjen e gjakderdhjeve sistemike nga hipotrombinemia, të shkruhet


receta për një kuti origjinale me 20 drazhe të 10 mg të një preparati vitaminoz të
grupit të vitaminave liposolubile.
S. Një herë në ditë nga një drazhe.

# Rasti 2

Për të kryer hemostazën lokale pas ekstrakcionit të dhëmbit te një i rritur, të


shkruhet receta për dy lioampulla të një hemostiptiku lokal të prodhuar në dozë
5 000 UI , të përfituar nga gjaku human apo animal që mundëson shndërrimin e
fibrinogjenit në fibrinë,.
S. Përmbajtja e lioampullës të përzihet në 5 deri 20 ml ujë për injeksione dhe të
aplikohet lokalisht në formë tamponi.
88

# Rasti 3

Marrja e cilit analgjetik nga grupi i barnave anti-inflamatore josteroide duhet


ndërprerë për të paktën 1 javë para ndërhyrjeve kirurgjike dentare, dhe për çfarë
arsyeje?

# Rasti 4

Për të ndalur gjakderdhjen postoperative pas


nxjerrjes së mollarit të tretë te një pacient 32
vjeçar duhet të shkruani recetën për një kuti
origjinale me 5 tampona (gaza me dimensione
5cm x 7.5 cm) të një hemostatiku lokal
(hemostiptiku) që përmbanë celulolozë të
oksiduar dhe që vepron në radhë të parë në
mënyrë mekanike ashtu që pasi absorbon
gjakun bymehet dhe bën presion në enën e
gjakut.
S. Pas nxjerrjes së dhëmbit gaza të futet dhe të
nxirret nga xhepi i krijuar deri sa të ngopet me
gjak, dhe pastaj lihet në xhep ku largohet
vetvetiu.

# Rasti 5

Për të ndalur gjakderdhjen postoperative pas ekstraksionit të një dhëmbi duhet të


aplikoni për hemostazë lokale një preparat të xhelatinës në formë pluhuri, që
89

vepron duke bërë kontakt-aktivizimin e rrugës së brendshme të koagulimit.Të


shkruhet receta për një kuti origjinale me 6 doza pluhuri të 1 gr.
S. Përmbajtja e një qeseje të shprazet në një enë sterile dhe t’i shtohet 3-4 ml
tretësirë sterile NaCl të 0.9% deri sa të formohet një masë si pastë e cila pastaj
aplikohet në sipërfaqen e cila gjakderdhë.

You might also like