You are on page 1of 109

1.U.S.SH tregoni misionin dhe organizimin.

Misioni i Urdhrit të Stomatologeve është ruajtja e standardeve të larta në


formimin dhe ushtrimin e profesionit te stomatologut dhe mbrojtja e pacientëve
dhe publikut nga kequshtrimi i ketij profesioni.
Organet kryesore jane: Asamblete; Keshillat; Komisionet disiplinore;
Presidentet e urdhrit.
Asambleja kombetare eshte organi me i larte drejtues- Perbehet ng ate gjithe
anetaret e keshillave rajonal.
Keshilli kombetar perbehet nga 25 anetare. Ka keto pergjegjesi:
-Miraton strukturen e vet organizative
-Zgjedh presidentin dhe zv.presidentin
-Cakton kuotat dhe tarifat
-Miraton statusin, rregulloren e urdhrit, kodin etik.
Keshilli rajonal ka 5-9 anetar.
Prane keshillave funx Komisionet Disiplinore. Komisioni disiplinor rajonal- 7
anetare; Komisioni disiplinor kombetar- 9 anetare. Komisioni verifikon dhe
shqyrton ankesat e cdo personi per shkelje te kodit etik, si dhe gabimet
profesionale te anetareve te urdhrit.
2.Tregoni kriteret dhe detyrimet e anetareve te U.S.SH.
Kriteret e anetareve te urdherit
1. Janë anëtarë të Urdhrit të Stomatologut të gjithë stomatologët që ushtrojnë
profesionin e stomatologut në Republikën e Shqipërisë dhe përmbushin kriteret
e mëposhtme:
a) të jenë shtetas shqiptarë;
b) të kenë diplomën e stomatologut, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë
brenda apo jashtë shtetit, i njohur nga ministria përgjegjëse për arsimin;
c) në momentin e kërkesës për anëtarësim, të mos jenë të dënuar me vendim të
formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje
penale;
ç) të njohin dhe të zotohen me shkrim që do të zbatojnë kërkesat e legjislacionit
në fuqi, statutin dhe Kodin Etik dhe Deontologjik Stomatologjik.
2. Stomatologut, shtetas i huaj, që të ushtrojë profesionin si rezident në Shqipëri
apo i atashuar në një institucion shëndetësor, ku vjen periodikisht për ushtrimin
e profesionit, i duhet edhe:
a) leja e qëndrimit dhe leja e punës në Republikën e Shqipërisë;
b) certifikata e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga urdhri/dhoma apo
shoqata e stomatologëve të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e
ushtron profesionin dhe se nuk ka masa ndëshkimore;
c) njësimi (konvalidimi) i diplomës dhe certifikatave të specializimeve të kryera
prej tij/saj;
ç) rekomandimi nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të
Stomatologut;
d) njohja e gjuhës shqipe, e vërtetuar me dëshmi nga një autoritet i licencuar
nga shteti. Stomatologu jorezident detyrimisht duhet të punojë me përkthyes.
3. Procedura e anëtarësimit dhe ndërprerjes së anëtarësisë përcaktohet në
statutin e Urdhrit të Stomatologut, i cili miratohet nga Këshilli Kombëtar.
4. Ndihmës stomatologët regjistrohen në një regjistër të veçantë të Urdhrit.
Ndihmës stomatologu për t’u regjistruar në Urdhrin e Stomatologut duhet të
plotësojë këto kritere:
a) të ketë një diplomë për ndihmës stomatolog, të njohur nga ministria
përgjegjëse për arsimin.
b) në momentin e kërkesës për anëtarësim, të mos jetë i dënuar me vendim të
formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje
penale.
c) të njohë dhe të zotohet me shkrim që do të zbatojë kërkesat e legjislacionit në
fuqi, statutin dhe Kodin Etik Deontologjik Stomatologjik. Procedura e
regjistrimit të ndihmës stomatologëve në urdhër përcaktohet në statutin e
Urdhrit të Stomatologut.
5. Urdhri, me akte të veçanta, përcakton mënyrën e regjistrimit të anëtarëve, të
evidentimit e të mirëmbajtjes së regjistrave, përmbajtjen e tyre dhe formën e
shkresave, vërtetimeve e akteve të tjera, si dhe vulën e Urdhrit, në bazë të
evidencës zyrtare.
Detyrimet e anëtarëve të Urdhrit
1. Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e stomatologut dhe të
ndihmës stomatologut në sistemin e kujdesit shëndetësor, publik apo privat, në
Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Stomatologut dhe pa qenë i
pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga ky
organizëm.
2. Anëtari i Urdhrit ka këto detyrime:
a) të ushtrojë profesionin dhe të ketë sjellje profesionale në përshtatje me
kërkesat dhe standardet e legjislacionit shqiptar në fushën e shëndetësisë,
Statutin e Urdhrit të Stomatologut dhe Kodin Etik Deontologjik Stomatologjik.
b) të punojë pa ndërprerje për rritjen e standardeve profesionale dhe të cilësisë
së kujdesit shëndetësor në institucionin ku punon dhe të marrë pjesë rregullisht
në programet e edukimit në vazhdim mjekësor.
c) të paguajë rregullisht kuotizacionet e anëtarësisë, tarifat e regjistrimit, të
dhënies së të drejtës së ushtrimit të profesionit dhe shërbime të tjera
administrative në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij.

3.Tregoni disa nga masat disiplinore qe ju jep komisioni disiplinor gjate nje
gjykimi disiplinor.
1. Pranë Këshillave Rajonale dhe Këshillit Kombëtar funksionojnë Komisionet
Disiplinore, si organizma të gjykimit profesional. Komisioni Disiplinor Rajonal
përbëhet nga 7 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Rajonal. Komisioni Disiplinor
Kombëtar përbëhet nga 9 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.
2. Mënyra e ngritjes dhe e funksionimit të Komisioneve Disiplinore përcaktohet
në Rregulloren e Gjykimit Profesional, e cila miratohet nga Këshilli Kombëtar.
3. Komisioni verifikon dhe shqyrton ankesat e çdo personi për shkeljet e Kodit
Etik Deontologjik Stomatologjik, si dhe për gabime profesionale të anëtarëve të
Urdhrit të Stomatologut.
4. Komisionet disiplinore, pranë Këshillave Rajonalë, ushtrojnë kompetenca
disiplinore të shkallës së parë. Vendimet e tyre janë të apelueshme në
Komisionin Disiplinor të Këshillit Kombëtar, i cili ushtron kompetenca
disiplinore të shkallës së dytë.
a) Vërejtje me shkrim;
b) Vërejtje me paralajmërim;
c) Gjobë, nga 1.500 — 100.000 lekë;
d) Propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione shëndetësore.
e) Pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të
Stomatologëve deri në 3 (tre) vjet;
f) Përjashtim i përkohshëm nga Urdhri i Stomatologëve për një periudhë deri në
3 (tre) vjet.

4.Tregoni detyrimet dhe misionin e mjekut stomatolog.


Detyra themelore e çdo mjeku stomatolog, në shërbim të individit dhe të
shëndetit publik, është mbrojtja e jetës, e shëndetit fizik e mendor të njeriut dhe
lehtësimi i vuajtjeve të tij. Në misionin e tij human, në respekt të jetës njerëzore,
të individit dhe dinjitetit të tij, për mbrojtjen e shëndetit, zbulimin dhe mjekimin
e sëmundjeve, mjeku stomatolog bazohet vetëm në shkencë dhe në ndërgjegjen
e tij, duke i dhënë përparësi interesave të shëndetit të pacientit. Mjekut
stomatolog nuk i lejohet të përdorë dijet e tij në kundërshtim me këto interesa.
Neni 5 – Ofrimi i kujdesit shëndetësor
Mjeku Stomatolog është i detyruar, në kohë paqeje dhe lufte, të ofrojë kujdesin
shëndetësor dhe ndihmën mjekësore në përputhje me principet e mjekimit
efektiv, të njëjtë për moshe, seksi, race, kombësie, feje, pikëpamje politike,
gjendje ekonomike, pozitë shoqërore të gjithë, pa dallim etj, duke respektuar të
drejtat dhe dinjitetin e pacientit.
Neni 6 – Detyrimi për t’u angazhuar në rast lufte apo katastrofash
Në rast lufte, apo katastrofash natyrore mjeku stomatolog duhet të angazhohet
menjëherë, duke u vënë në dispozicion të autoriteteve kompetente për të ofruar
ndihmën e tij.
Neni 7 – Respektimi i traditës
Mjeku Stomatolog duhet të respektojë dhe të mbrojë traditat më të vyera të
profesionit mjekësor, duke praktikuar vazhdimisht standarde të larta
profesionale dhe sjellje etike të përshtatshme ndaj të sëmurit, familjarëve dhe
ndaj çdo personi tjetër, që i kërkon ndihmë.
Neni 8 – Kushtëzime të aktivitetit profesional
Mjekut Stomatolog, në asnjë rast nuk i lejohet të abuzojë me prioritetet dhe
avantazhet që i krijon statusi i tij profesional ndaj të sëmurit, për qëllime
përfitimi personal dhe profesional. Mjeku Stomatolog që kryen funksione
administrative, apo i zgjedhur në poste publike, duhet të sigurojë transparencën
më të lartë për gjithçka, që mund të duket si konflikt interesi. Ai e ka të ndaluar
të shfrytëzojë funksionin dhe postin e tij, për të rritur klientelën, apo për
përfitime të tjera personale të kundraligjshme.
Neni 9 – Ndihma në raste urgjente
Në prezencë të një të sëmuri, apo të dëmtuari në rrezik për jetën, ose kur i bëhet
thirrje për një rast të tillë, mjeku stomatolog pavarësisht profilit profesional, e
ka për detyrë të ndërhyjë në çdo vend e rrethanë për të dhënë ndihmën urgjente,
duke asistuar deri në momentin që të sigurohet se ai po merr ndihmën
mjekësore të kualifikuar.
Neni 10 – Mbi marrëdhëniet me kolegët dhe personelin
Mjekët Stomatologë e kanë për detyrë të mbajnë marrëdhënie të mira dhe të
ndershme me njëri tjetrin dhe me anëtarët e tjerë të personelit mjekësor, duke
respektuar pavarësinë profesionale të secilit, në interes të të sëmurëve dhe
ruajtjes së emrit të mirë të profesionit dhe të institucionit mjekësor.
Neni 11 – Mbi reputacionin profesional dhe figurën morale
Mjeku Stomatolog, madje edhe jashtë ushtrimit të profesionit duhet të ruajë të
pastër figurën e tij morale, duke shmangur çdo akt që do të zhvlerësonte
personalitetin dhe dinjitetin e tij njerëzor e profesional. Në çfarëdo rrethanë
qoftë, ai nuk duhet të lejojë që emri i tij të përdoret për qëllime publicitare e
fitimprurëse, ai duhet të ruhet nga vetëmburrja dhe fryrja e pa vend e famës së
tij.
Neni 12 – Përdorimi i njohurive dhe pavarësia profesionale
Përdorimi i njohurive dhe ushtrimi i mjekësisë bazohet në parimin e lirisë dhe
pavarësisë së profesionit. Mjeku Stomatolog duhet të përdorë njohuritë dhe të
gjitha burimet e shkencës mjekësore për një mjekim efektiv, duke u bazuar në
pavarësinë profesionale, lirinë e veprimit dhe përgjegjshmërinë personale. Ai
duhet të marrë parasysh avantazhet, efektet e dëmshme dhe pasojat e mundshme
të hulumtimeve dhe mjekimeve që përshkruan.
Neni 13 – Mbi edukimin dhe përditësimin e dijeve
Gjatë gjithë jetës aktive profesionale, mjeku stomatolog e ka për detyrë
azhornimin me të rejat e shkencës, të ruajë dhe perfeksionojë dijet e tij. Në
mënyrë të veçantë, mjeku stomatolog duhet të angazhohet sistematikisht në
programet e edukimit mjekësor të vazhdueshëm, të organizuara dhe individuale,
të cilat zhvillojnë kompetencën dhe rrisin aftësitë e tij profesionale. Mjeku
Stomatolog ka për detyrë të marrë pjesë në vlerësimin e praktikës dhe
performancës së tij profesionale.
Neni 14 – Vlerësimi i gjendjes së të sëmurit
Mjeku Stomatolog duhet të bëjë vlerësimin e drejtë të gjendjes së të sëmurit dhe
të aplikojë në mënyrë të përshtatshme burimet e shkencës mjekësore, duke u
bazuar në anamnezë, shenjat klinike dhe në ekzaminimet që ai i vlerëson të
nevojshme dhe të domosdoshme.
Neni 15 – Tejkalimi i mundësive dhe kompetencave
Mjeku Stomatolog, me përjashtim të urgjencave dhe rrethanave të
jashtëzakonshme, nuk duhet të marrë përsipër ndjekjen e të sëmurëve, as të
formulojë përshkrime që i tejkalojnë mundësitë dhe kompetencat e tij
profesionale. Ai duhet të kufizojë ushtrimin e tij esencialisht në specialitetin që i
është njohur ligjërisht, si dhe në disiplinat që lidhen me të. Kur është e
nevojshme, mjeku stomatolog e ka për detyrë të konsultohet me kolegët brenda,
apo jashtë specialitetit të tij dhe të zbatojë vendimet e konsultës në mënyrë
korrekte dhe me ndershmëri.
Neni 16 – Mësimdhënia dhe kontributi për edukimin e kolegëve
Mjekët Stomatologë e kanë për detyrë të kontribuojnë në edukimin dhe
trajnimin e mjekëve stomatologë të tjerë. Në qoftë se është i ngarkuar me
detyrën e mësimdhënies, duhet të punojë për të qënë një mësues kompetent dhe
të sigurohet se kolegët e rinj, apo studentët përfitojnë dhe mbikqyren në mënyrë
të përshtatshme.
Neni 17 – Mbi edukimin dhe promocionin e shëndetit
Në kuadrin e misionit dhe detyrimeve të tij profesionale, mjeku stomatolog e ka
për detyrë të kontribuojë në veprimtaritë dhe programet për edukimin,
promocionin e shëndetit dhe të ndihmojë publikun për të njohur e kuptuar
çështjet shëndetësore.

5.Marredheniet midis mjekeve stomatolog. Tregoni qendrimin tuaj ne kete


rast.
Marrëdhëniet midis mjekëve stomatologë duhet të bazohen në principet e një
shoqërie të mirë dhe respekti reciprok. Mjeku stomatolog duhet të sillet ndaj
kolegëve të tij me korrektësi e ndershmëri, duke ruajtur e duke mos cënuar
dinjitetin e asnjërit, ashtu siç do të dëshironte, që ata të silleshin ndaj tij. Mjekut
stomatolog nuk i lejohet të përgojojë kolegët e tij, me qëllim që të ulë autoritetin
dhe personalitetin e tyre përpara të sëmurëve dhe publikut, duke i dëmtuar në
ushtrimin e profesionit, si dhe në marrëdhëniet dhe besimin e të sëmurëve ndaj
tyre. Asnjë mosmarrëveshje midis mjekësh nuk duhet të çojë në polemika
publike, ato duhet të zgjidhen vetëm në rrugën e pajtimit, në rast nevoje edhe
me ndërmjetësinë e autoriteteve institucionale apo të Urdhrit të Stomatologut.

6.E drejta e pacientit per tu informuar (Konsenti i informuar). Thuaj


qendrimin tend.
I sëmuri ka të drejtë të informohet për sëmundjen, ekzaminimet dhe mjekimet
që i propozohen dhe rezultatet e tyre. Mjeku Stomatolog e ka për detyrë ta
informojë të sëmurin në mënyrë të sinqertë dhe të kuptueshme, duke marrë
parasysh në çdo rast personalitetin dhe gjendjen e tij psiqike. Nëse i sëmuri
është nën 16 vjeç, apo i paaftë për të kuptuar gjendjen dhe mjekimin që i
propozohet, informacioni i jepet familjarit më të afërt që e ka nën kujdestari.
Nëse mjeku stomatolog gjykon, se duke informuar të sëmurin rrezikon të
dëmtojë gjendjen e tij psiqike e shëndetësore, atëherë ai nuk është i detyruar ta
informojë e as ta njohë me dokumentacionin mjekësor. Një diagnozë e rëndë
dhe prognozë fatale mund të zbulohet me shumë maturi. Gjithsesi familjarët
duhet të jenë të informuar dhe paralajmëruar, përveçse nëse vetë i sëmuri i ka
përcaktuar më parë personat të cilët mund të informohen për gjendjen e tij.
Është detyrim për çdo mjek, marrja e pëlqimit të të sëmurit përpara çdo
ndërhyrjeje, ekzaminimi apo mjekimi të propozuar, pasi ta ketë informuar me
hollësi dhe të jetë bindur se i sëmuri e ka kuptuar. Kur i sëmuri, në gjendje për
të shprehur vullnetin e tij, refuzon ndërhyrjen e propozuar, mjeku stomatolog
duhet të pranojë vullnetin e të sëmurit, pasi ta ketë informuar dhe bindur për
pasojat e pritshme. Në qoftë se i sëmuri është nën 16 vjeç, ose i paaftë për të
shprehur vullnetin e tij për të marrë vendime, mjeku stomatolog nuk mund të
ndërhyjë pa njoftuar të afërmit e të sëmurit, apo personin përgjegjës legjitim, me
përjashtim të rasteve urgjente, apo të pamundësisë për të kontaktuar këta
persona. Informimi i të sëmurit dhe marrja e pëlqimit, apo refuzimi i tij
shprehen me shkrim në dosjen klinike të të sëmurit dhe firmoset nga ai, apo
personat legjitim që e kanë në kujdestari.

7.Ruajtja e sekretit profesional. Thuaj qendrimin tend.


Ruajtja e sekretit Të dhënat, që mjeku stomatolog mëson rreth të sëmurit të tij
gjatë kryerjes së detyrës, konsiderohen të fshehta mjekësore dhe përbëjnë sekret
profesional. Me dëshirën e të sëmurit dhe në interes të tij, mjeku është i detyruar
të mbajë të fshehtë edhe ndaj familjarëve e personave të tjerë gjithçka që i është
besuar dhe gjithçka ka parë e dëgjuar gjatë punës së tij me të sëmurin. Madje
edhe pas vdekjes të të sëmurit, me përjashtim të rasteve kur ajo përbën rrezik
për shëndetin dhe jetën e të tjerëve, mjeku duhet të mos zbulojë sekretin
profesional.
Zbulimi i sekretit Mjekut Stomatolog i lejohet të zbulojë të fshehtat mjekësore
të të sëmurit, vetëm në rastet kur fshehja e tyre rrezikon jetën e të sëmurit, ose
kur kërkohet nga një organ i njohur me ligj. Kur mjeku stomatolog përdor të
dhënat mjekësore të të sëmurit të tij për t’i publikuar, ai është i detyruar që
identiteti i të sëmurit të mos zbulohet.

8.Nderrimi i mjekut kurues. Si do te veproni ju praktikisht ne kete rast.


Mjeku stomatolog ka të drejtë të heqë dorë, apo të refuzojë vazhdimin e
mjekimit të të sëmurit dhe të rekomandojë trajtimin e tij tek një mjek, apo
institucion tjetër në këto raste:
a. Për arsye profesionale apo personale;
b. Kur i sëmuri, i aftë dhe i ndërgjegjshëm për të marrë vendime të
pavaruara, humb besimin tek mjeku stomatolog;
c. Kur i sëmuri, i cili është koshient, sillet në mënyrë të pahijshme, bëhet
brutal dhe kërcënues ndaj mjekut.
Edhe në këto raste, nëse i sëmuri përbën urgjencë mjekësore, mjeku e ka për
detyrë t’i ofrojë ndihmën mjekësore deri në kapërcimin e situates, apo të ketë
siguruar vazhdimin e trajtimit nga një mjek stomatolog tjetër.

9.Dokumentimi i veprimeve mjekesore. Si do te veproni ju ne keto raste.


Të gjitha veprimet diagnostikuese e mjekuese që kryen në praktikën klinike në
çdo lloj shërbimi dhe profili ambulator, spitalor, publik a privat, mjeku
përshkruan (regjistron) dokumentat mjekësore të posaçme, të cilat ruhen e
mirëmbahen në përputhje me dispozitat që aplikon institucioni shëndetësor, në
kushtet e respektimit dhe të ruajtjes së sekretit profesional. Mjeku stomatolog e
ka për detyrë të krijojë Dosjen (kartelën) klinike individuale të të sëmurit, e cila
plotësohet dhe ruhet nën përgjegjësinë e mjekut kurues, si një dokument i
rëndësishëm klinik, studimor-shkencor dhe juridik (mjeko-ligjor). Ai e ka për
detyrë të përshkruajë në kartelën klinike qartë e kuptueshëm diagnozat,
ekzaminimet dhe interpretimet e tyre, mjekimet dhe argumentat për çdo
ndryshim që bën, si dhe konsultat mjekësore, që kryhen për të sëmurin e tij. Ne
kartele duhet te jete dhe firma e pacientit, konsenti i tij per procedurat e kryera.
Cdo procedure e kryer duhet shenuar ne kartelen e pacientit, ne regjistrin
mjekesor te klinikes si dhe duhet te korrespondoje me nje kupon tatimor te prere
per sherbimin e ofruar.

10.Thoni qendrimin tuaj ne rastin e gabimit te kolegeve tuaj.


Në rast se mjeku stomatolog vihet në dijeni të një sjellje të padenjë të një
kolegu, e cila nuk përputhet me normat e etikës mjekësore stomatologjike, ai e
ka për detyrë t’ia vërë në dukje këtë vetëm kolegut të tij dhe autoriteteve
drejtuese të institucionit dhe/ose Urdhrit të Stomatologut. Atij nuk i lejohet të
diskutojë për këtë me të sëmurët, me familjarët, apo me kolegë dhe persona të
tjerë.
Mjeku Stomatolog është i detyruar të mos heshtë dhe të mos qëndrojë indiferent
përpara gabimeve që mund të bëhen nga bashkëpunëtorët, ose personeli tjetër
ndihmës. Ai duhet t’i trajtojë ato me takt, pa cënuar dinjitetin e asnjërit dhe
asnjëherë përpara të sëmurit, familjarëve, apo personave të tjerë. Mjeku
stomatolog, për gjithçka që e konsideron të gabuar e në dëm të punës dhe
shëndetit të individit, apo publikut, duhet ta diskutojë me autoritetin drejtues të
institucionit dhe/ose të Urdhrit të Stomatologut.

11.Tregoni qendrimin tuaj ne raportin mjek-mjek dhe mjek-pacient.


Raportet e ndërsjellta të mjekut me mjekun kurues dhe me të sëmurin duhet të
jenë korrekte, të sinqerta dhe të ndershme, në respekt të të cilave mjekët duhet
të zbatojnë këto rregulla dhe parime etike:
1. Kur mjekut stomatolog i kërkohet ofrimi i kujdesit mjekësor për një të
sëmurë, i cili ka si mjek stomatolog kurues një tjetër koleg, ai:
a. Nëse i kërkohet ta marrë në trajtim mjekësor si mjek stomatolog kurues,
mund ta pranojë me dijeninë e mjekut stomatolog tjetër kurues, kur vetë i
sëmuri kërkon të heqë dorë nga ky i fundit;
b. Nëse i kërkohet thjesht një këshillim, por jo të ndryshojë mjekun stomatolog
kurues, i propozon një konsultim të përbashkët me mjekun stomatolog
kurues. Në qoftë se nuk është dakord, i jepet këshillimi i kërkuar dhe nëse
është e nevojshme, i ofron trajtim mjekësor urgjent. Në përfundim, me
pëlqimin e të sëmurit, për gjithçka informohet mjeku stomatolog kurues.
c. Nëse një i sëmurë paraqitet, sepse i mungon mjeku stomatolog i tij kurues,
atij i sigurohet kujdesi mjekësor i nevojshëm, deri në kthimin e mjekut
stomatolog të tij kurues. Këtij të fundit, me pëlqimin e të sëmurit, i jepet
informacioni i nevojshëm.
2. Në qoftë se një i sëmurë, ka ardhur pa rekomandimin dhe dijeninë e mjekut
stomatolog të tij kurues, është detyrim etik dhe në interes të të sëmurit, që
mjeku stomatolog, pasi të ketë marrë pëlqimin e tij, të hyjë në kontakt me
mjekun stomatolog kurues me qëllim që të shkëmbejnë mendimet e tyre.
3. Një mjeku stomatolog konsulent që ka ekzaminuar një të sëmurë së bashku
me kolegun apo kolegët e tij, nuk i lejohet që me iniciativën e vet të ekzaminojë
përsëri këtë të sëmurë në vazhdim të së njëjtës sëmundje, pa praninë e mjekut
stomatolog kurues, ose miratimin e tij, përveçse në rast urgjence.

12.Si do te jete qendrimi juaj me koleget ne rastet e konsultave.


1. Këshillimi dhe konsultimi me kolegun, kur e kërkojnë rrethanat e të
sëmurit është praktikë që duhet ndjekur e respektuar si e domosdoshme, jo
vetëm në interes të trajtimit më të mirë të të sëmurit, por edhe të rritjes së
integritetit dhe formimit profesional të mjekëve.
2. Është e palejueshme për mjekët stomatologë, madje e dënueshme, që
konflikte apo mosmarrëveshje personale midis tyre, të bëhen shkas për të
hezituar në thirrjen e konsultës apo pjesëmarrjen në të.
3. Kur mjeku stomatolog do të organizojë një konsultë, ai pasi e ka
informuar paraprakisht të sëmurin me hollësi për konsultën dhe mjekun
stomatolog, apo mjekët stomatologë që do marrin pjesë, merr pëlqimin e tij si
për konsultën dhe për mjekët stomatologë, të cilët vetë i sëmuri mund të
propozojë, me kusht që zgjedhja e të sëmurit mos të dëmtojnë shëndetin e tij.
Kur mjeku stomatolog beson dhe është i bindur se nuk duhet të miratojë
zgjedhjen e bërë nga i sëmuri, apo të afërmit e tij, ai e refuzon këtë.
4. Në përfundimin e një konsulte midis dy, a më shumë mjekësh
stomatologë është rregull, që konkluzionet e tyre të formulohen me shkrim dhe
të firmosen nga mjeku kurues dhe konsulentët.

13.Qendrimi juaj mbi eksperimentet klinike.


Mjekut stomatolog nuk i lejohet të udhëheqë apo të marrë pjesë në kërkime, apo
eksperimente shkencore, bio-mjekësore, me përjashtim të rasteve, kur një gjë e
tillë është e parashikuar në ligj, apo akte të tjera të ligjshme. Mjeku stomatolog,
që merr përsipër një punë kërkimore me qëllim parandalues, diagnostikues apo
mjekues, ku përfshihen të sëmurë apo vullnetarë, detyrimisht paraqet projektin
përpara një komisioni të posaçëm të bioetikës, kompetent e të pavarur, për të
vlerësuar përligjien shkencore, pranueshmërinë etike dhe për ta miratuar. Mjeku
stomatolog duhet të informojë me kujdes personin, apo personat e përfshirë në
projekt mbi objektin e punës kërkimore, dobitë e pritshme, pasojat dhe dëmet e
mundshme dhe t’iu marrë pëlqimin. Në qoftë se marrja e pëlqimit është e
pamundur për shkak të paaftësisë fizike, mendore apo të moshës së pacientit,
pëlqimi mund të merret nga të afërmit.

14.Qendrimi juaj mbi kushtet e ushtimit profesional. Mjekesia si biznes,


reklama dhe publiciteti.
Vendi ku mjeku stomatolog është instaluar për të ushtruar profesionin, duhet të
ketë mjedis të përshtatshëm pune, pajisje mjekësore dhe teknike, të cilat i
përgjigjen dhe i përshtaten natyrës së akteve mjekësore parandaluese,
diagnostikuese dhe terapeutike që ai praktikon. Mjeku stomatolog nuk duhet të
ushtrojë profesionin në kushte e rrethana që kompromentojnë sigurinë e të
sëmurëve dhe cilësinë e kujdesit ndaj tyre dhe publikut.
1. Mjekut stomatolog nuk i lejohet të hyjë dhe të veprojë në ortakëri me
farmacistë, stafet ndihmuese, apo persona të tjerë për qëllime fitimprurëse të
paligjshme.
2. Mjekut stomatolog nuk i lejohet të praktikojë stomatologjinë si biznes. Ai e
ka kategorikisht të ndaluar të bëjë vizita, apo konsultime në lokale e mjedise
tregtare, ku tregtohen medikamente, produkte, aparatura, a pajisje të tjera
mjekësore.
3. Mjeku Stomatolog e ka kategorikisht të ndaluar reklamimin, publicitetin e
çfarëdo lloji për arsye përfitimi.
4. Mjeku Stomatolog e ka kategorikisht të ndaluar reklamimin, publicitetin e
çmimeve në media elektronike, atë të shkruar, vizive, televizive dhe radiofonike
për arsye përfitimi.
5. Mjeku Stomatolog e ka kategorikisht të ndaluar publikimin e çmimeve jashtë
ambienteve ku kryen shërbimin.
6. Në çdo rast të shkeljeve të pikave si më sipër, apo që bien ndesh me Kodin e
Etikës Deontologjike Stomatologjike dhe betimin e Mjekut, mjekët stomatologë
do të penalizohen sipas ligjeve në fuqi.

15.Qendrimi juaj (mjeku stomatolog) ndaj institucioneve te tjera. Trego


maredheniet reciproke.
Pavarësisht profilit, apo institucionit në të cilin punon një mjek
stomatolog, publik apo privat, detyrimi i tij për respektimin dhe zbatimin e
dispozitave të këtij kodi në ushtrimin e profesionit mbetet i pandryshuar.
1. Ushtrimi i profesionit i çfarëdo profili e në çdo institucion qoftë, publik
a privat, është personal dhe i pavarur. Mjeku stomatolog është përgjegjës për
vendimet dhe aktet mjekësore që kryen.
2. Në çdo institucion publik apo privat, ushtrimi i profesionit duhet të jetë
objekt i një kontrate të shkruar, e cila të jetë në përshtatje me dispozitat e këtij
Kodi dhe me natyrën e specifikat e institucionit përkatës. Një mjek stomatolog
nuk duhet të nënshkruajë kontratë dhe të pranojë të punojë për një institucion, i
cili e privon atë nga mundësitë për të përmbushur detyrimet e tij etike dhe
deontologjike mjekësore.
3. Pavarësisht institucionit në të cilin punon një mjek stomatolog, publik
apo privat, ai është i detyruar që përtej principeve dhe rregullave që
parashikohen në dispozitat e këtij Kodi, të njohë ligjet, normat dhe rregullat
administrative shtetërore dhe të institucionit ku punon, të cilat i përkasin fushës
së ushtrimit të mjekësisë, detyrave dhe të drejtave të mjekut stomatolog në
profesion.
4. Pavarësisht institucionit shëndetësor publik a privat në të cilin punon
një mjek stomatolog, ai e ka për detyrë t’i përgjigjet çdo kërkese zyrtare, për t’u
vënë në dispozicion dhe bashkëpunuar kur bëhen hetime, apo kërkohen
informacione të ndryshme lidhur me të sëmurin e tij, apo çfarëdo çështje tjetër.
Ai duhet të ndihmojë autoritetet e interesuara, të cilat detyrimisht duhet të jenë
të përligjura zyrtarisht, duke iu përmbajtur dispozitave të këtij Kodi për
respektimin dhe ruajtjen e sekretit profesional.
5. Është normë themelore e etikës mjekësore për çdo mjek stomatolog që,
pavarësisht institucionit ku punon, të respektojë të drejtën e të sëmurit për të
zgjedhur mjekun e tij stomatolog dhe kur rrethanat e bëjnë të mundur, për ta
patur këtë mjek prezent në çdo proçedurë mjekësore të cilës i nënshtrohet ky i
sëmurë.
6. Pavarësisht profilit profesional dhe institucionit ku ushtron mjeku
stomatolog, në asnjë rast nuk duhet të pranojë të shprehet, bazuar në
rendimentin e arritur në njësi kohe, apo çdo kusht tjetër, i cili do të kufizonte
lirinë e tij për vendimmarrje klinike të pavarur dhe do të cënonte cilësinë e
kujdesit shëndetësor.
7. Mjekut stomatolog nuk i lejohet përdorimi i publicitetit profesional
personal apo në favor të institucionit publik apo privat në të cilin punon. Ai
duhet të jetë i kujdesshëm, për të mos lejuar përdorimin e emrit të tij nga
institucioni në të cilin punon për qëllime publicitare.
8. Pavarësisht institucionit publik apo privat në të cilin punon, si dhe
pozicionit hierarkik apo social të cilit i përket, mjeku stomatolog është i
detyruar t’i përgjigjet çdo kërkese nga Urdhri i Stomatologut, për t`u paraqitur
për një proçes gjykimi disiplinor profesional, apo çfarëdo informacioni, a
bashkëpunimi që i kërkohet nga ky organizëm.

16.Kushtet e ushtrimit profesional. (Marrja e licenses).


Vendi ku mjeku stomatolog është instaluar për të ushtruar profesionin, duhet të
ketë mjedis të përshtatshëm pune, pajisje mjekësore dhe teknike, të cilat i
përgjigjen dhe i përshtaten natyrës së akteve mjekësore parandaluese,
diagnostikuese dhe terapeutike që ai praktikon. Mjeku stomatolog nuk duhet të
ushtrojë profesionin në kushte e rrethana që kompromentojnë sigurinë e të
sëmurëve dhe cilësinë e kujdesit ndaj tyre dhe publikut. Viti i stazhit duhet bere
per 12 muaj, dhe mjeku mbikeqyres duhet te kete mbi 5 vite qe e ka marre
licensen dhe qe ushtron profesionin. Koha e punes se stazhit eshte 8 ore ne dite,
dhe per cdo muaj plotesohen te dhenat e ecurise se stazhierit ne librezen e marre
nga urdhri i stomatologut. Ne perfundim te vitit firmoset dhe vuloset nga mjeku
udheheqes dhe dorezohet tek urdhri i stomatologut. Mjeku stomatolog e ka të
ndaluar të kërkojë, apo të pranojë dhurata, apo financime të papërligjura dhe
kompromentuese nga kompani, firma, apo individë që tregëtojnë medikamente,
pajisje, apo materiale të tjera mjekësore, me përjashtim të financimeve të
përligjura vetëm për veprimtari të akredituara, të cilat organizohen në funksion
të edukimit dhe formimit profesional të stomatologëve.

17.Dezinfektimi dhe lubrifikimi i frezembajteseve. Realizo proceduren.


Si solucione dezinfektuese perdoren kompozimet e aldehideve, te fenolit etj.
Larja mund te jete manuale ose mekanike.
Larja manuale realizohet duke i ferkuar instrumentet me furçe, duke larguar cdo
mbeturine apo koagul. Shoqerohet patjeter gjithmone me dezinfektant,
antiseptik, solucion pastrues.
Larja mekanike realizohet e ane te aparateve. Mund te futen ne autoklave.
Mirembajtja perfshin zevendesimin e pjeseve te konsumuara dhe aplikimin e
lubrifikanteve ne forme vajore tek hapesirat (per mikromotor me pjesen e
madhe; per anglin e turbines te e vogla) ku behet vidhosja e tyre; lihen 24 ore
me koke poshte te kullojne, te nesermen vidhosen serisht.
18.Kabineti dentar i kompletuar. Identifiko pajisjet.
Kabineti dentar perfaqeson teresine e pajisjeve, aparaturave, intrumenteve te
ndryshme te cilat i nevojiten mjekut stomatolog per kontrollin dhe mjekimin e
pacienteve. Ne kabinetin dentar perfshihen dhoma e ekzaminimit dhe e punes,
salla e pritjes se pacienteve, dhoma e higjienes dhe dhoma e sterilizimit. Duhet
te kete hapesire te mjaftueshme per levizjen e pacienteve, inventarin, vitrinat,
magazinen, zonen e punes, zyrat, tualetin etj.
Dhoma e punes duhet te jete e bollshme, me ndricim, me hapesire. Dyshemeja
dhe muret duhet te jene lehtesisht te dezinfektueshme. Sa me shume ndricim
natyror. Poltroni dentar qe sherben per uljen e pacientit. Ku veçojme ndenjesen,
mbeshtetesen e shpines, te kokes, te kraheve. Pjesa kryesore e tij eshte
bazamenti i cili eshte i perbere nga nje sistem cilindrash hidraulike qe
mundesojne levizjet e tij. Uniti eshte pajisja ne brendesi te te cilit jane vendosur
disa shirita transmetues dhe aparatura ndihmese. Pjeset perberese te nje uniti
jane: mikromotori, turbina qe punon me ajer dhe uje te komprimuar, reflektori i
drites, pershtymorja, aspiratori, aspiratori kirurgjikal, kompresori, shiringa me
uje, termokauter qe sherben per termokauterizimin e vazave te gjakut dhe te
papilave hipertrofike, paneli levizes ne te cilin fiksohen mikromotori, angli i
turbines. Frezembajtesit: pjesamen, kontrangel, turbine. Aparati i radiografise.
Stoli i mjekut dhe asistentit, tavolina e shkrimit, tavolina e barnave, kompresori,
amalgamatori, llampa halogjene, kavitroni.

19.Larja e dhembeve. Trego praktikisht si do te keshilloni ju pacientin tuaj


per nje procedure te tille.
Eshte shume e rendesishme qe dhembet te pastrohen te pakten dy here ne dite
per te evituar rrezikun e prishjes se tyre. Cilesia e higjenes se gojes eshte me e
rendesishme sesa frekuenca e larjeve. Furcat e dhembeve gjate pastrimit duhet
te beje levizje: vertikale, horizontale, cirkulare, vibruese. Fillimisht pastrohen
faqet pertypese, me pas faqet e jashtme anesore, faqet e jashtme perpara, faqet e
brendshme nofulla e siperme, faqet e brendshme nofulla e poshtme. Metoda me
e rekomanduar eshte ajo sipas BASS. Furca pozicionohet ne nivelin e sulkusit
gingivar me kend 45ᵒ me apeksin e dhembit. Qimet e furces vendosen paralel
me planin okluzal; gjate levizjes duhet te arrijne nivelin e sulkusit gingivar;
behen 20 ferkime dhe kalohet ne poz tjeter te harkut; gjate larjes se faqeve
linguale furca duhet te jete ne poz vertikal; ne fund levizet para-mbrapa per te
pastruar sulkusin gingivar. Dhembet ndahen ne grupe nga 3 per tu lare, me
levizje para-mbrapa.

20.Pastat e dhembeve. Trego praktikisht si do ti udhezoni ju pacientet tuaj


ne varesi te nozologjise qe ka.
Objektivi ideal i pastave te dhembeve eshte prevenimi i kariesit dhe semundjeve
paradontale si dhe ulja e hipersensitivitetit dentar. Perberja baze e nje paste
dhembesh eshte abraziv, lengezues, lidhes, tensioaktiv, modifikues i shijes,
medikamente.
Pastat trajtohen sipas zgjidhjes se problemeve: Pasta me fluor, pasta antipllake,
pasta kunder gurzave, pasta desensibilizuese. I keshillohet pasta pacientit ne
varesi te gjendjes se tij te gojes.

21.Trego praktikisht si do ta besh fluorizimin ne ambjentin e klinikes dhe


ne kushtet shtepiake.
Fluori eshte nje element, prania e te cilit ne dhembe forcon strukturen e tyre dhe
i mbron ata nga kariesi. Inkorporimi i fluorit ndodh veçanerisht gjate periudhes
kur dhembet jane ne formim e siper.
Mund te merret ne dy rruge: rruga e pergjithshme nepermjet marrjes se
ushqimeve qe perbajne fluor, uje te fluorizuar dhe tableta me fluor ose lokalisht
nepermjet perdorimit per larjen e dhembeve me paste dhe shperlaresve te gojes
me fluor ose nepermjet aplikimit profesional nga mjeku i xheleve apo llaqeve te
fluorizuara. Fluorizimi i ujit redukton kariesin 50-70% tek femijet qe e
konsumojne. Ne varesi nga klima doza e rekomanduar e fluorit ne uje varion
nga 0.7-1.2 ppm. Ka kosto te larte instalimi dhe duhet te kete sistem ujesjellesi,
por eshte menyre e sigurt dhe efektive.

22.Uniti dentar. Identifiko pjeset dhe trego funksionimin e tyre.


Gjithnje e me teper unitet po persosen per punen ne ekip me instrumente qe
perdor mjeku dhe instrumente qe perdor asistenti.
Uniti eshte pajisja ne brendesi te te cilit jane vendosur disa shirita transmetues
dhe aparatura ndihmese. Pjeset perberese te nje uniti jane: mikromotori, turbina
qe punon me ajer dhe uje te komprimuar, reflektori i drites, pershtymorja,
aspiratori, aspiratori kirurgjikal, kompresori, shiringa me uje, termokauter qe
sherben per termokauterizimin e vazave te gjakut dhe te papilave hipertrofike,
paneli levizes ne te cilin fiksohen mikromotori, angli i turbines. Frezembajtesit:
pjesamen, kontrangel, turbine. Aparati i radiografise.
Kontrangli dhe pjesameni bashkohen me njeri tjetrin, turbina eshte nje trup.
23.Pozicioni i stomatologut perballe pacientit.
Pozita standarte eshte: Mjeku ulet ne karrigen e vet ne krahun e djathte te
pacientit, ne poziten e ores 8, duke mbeshtetur shpinen ne mbeshtetese. Mjeku
mbeshtetet me te dyja kembet ne dysheme dhe nen nje kend 30 grade veshtron
pacientin ne nje largesi 30-35cm. Vendoset kontakti vizual me pacientin,
mbahet distanca me pacientin, qendrohet balle per balle tij, eleminohen sjellje
qe shperqendrojne pacientin.
Per trajtimin ne anen e majte ne nofullen e poshtme plotroni vendoset ne
pozicion gjysme horizontal mbrapa nen nje kend 25 grade. Koka e pacientit
kthehet djathtas ne drejtim te mjekut. Mjeku qendron ne poziten e ores 10.
Per trajtime ne anen e djathte ne nofullen e poshtme poltroni vendoset ne nje
kend 45 grade. Koka dhe shpina e e pacientit jane ne te njetjin nivel me shikim
drejt burimit te drites. Mjeku qendron e poziten e ores 8 dhe qendron perballe
fytyres se pacientit.
Per trajtime ne nofullen e siperme poltroni vendoset ne nje kend 15 grade. Koka
e pacientit qendron lehtesisht prapa. Mjeku qendron ne pozites e ores 11 dhe
punon indirekt me ndihmen e pasqyres. Kur punon direct qendron ne anen e
djathte para pacientit.

24.Keshillat qe do ti japesh pacientit per parandalimin e gurezave.


Larja e dhembeve te pakten dy here ne dite mengjes dhe darke.
Perdorimi i pastave per parandalimin e formimit te gurzave. Perdorimi i flosit
dentar per heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhembeve. Nje diete e
shendetshme. Perdorimi i shpelaresit me permbajtje klorexidine dhe listerine.
Kontrolle periodike te dentisti. Pastrimi i gurzave cdo 5-6 muaj.

25.Sterilizimi i instrumentave ne endodonci. Trego proceduren.


Sterilizimi eshte teresia e proceseve fizike dhe kimike qe kane per qellim te
shkaterrojne cdo organizem te gjalle, patogjen ose jo, ne forme vegjetative ose
spore.
1.Sterilizimi me ajer te thate te nxehte e njohur me termin aerosteril bazohet ne
dehidrim dhe oksidim. Ka cikle nga 140ᵒ-180ᵒ nga 3 ore-45min.
2.Sterilizimi me avull me presion, me termin autoklavim, ne temp 121-134ᵒ per
15-20 min ne 1.1 bar.
3.Sterilizimi me oksid etileni, kerkon pajisje speciale dhe zgjat ne kohe.
4.Sterilizimi me avull kimik ne 131ᵒ per 1.5 ore. Sterilizohen instrumentet pa u
ndryshkur.
5.Sterilizim me jonizim me rrezet beta ose gama. Per shiringa, gjilpera, penj etj.
6.Sterilizim me kuarc. Ne aparate te mbushur me perla kuarci. Eshte sterilizim
siperfaqesor per instrumenta kanali.

26.Largimi i kariesit. Identifiko mjetet dhe materialet per te realizuar


proceduren.
Freze ronde turbine, freza mikromotori dhe eskavatore manual per heqjen
manuale te kariesit.

27.Largimi gradual i kariesit. Si do te veproni praktikisht ne kliniken tuaj.


Heqja e mases karioze behet me kujdes me ane te frezes rond madhesia e se
ciles do te varet nga permasa dhe thellesia e procesit karioz, sa me e thelle te
jete zgavra aq me e madhe duhet freza dhe shpejtesia me te cilen do punohet
duhet te jete e vogel. Hiqet me mikromotor me freze rond. Masa karioze hiqet
plotesisht nga muret anesore te zgavres sepse prania e saj ndikon ne
qendrueshmeriine e mbushjes ndersa ne bazen e saj ne kavitete te thella mund te
leme nje shtrese te holle dentine karioze e cila i nenshtrohet sherimit me ane te
stimulimit te dentinogenezes duke perdorur pastat me baze hidroksi kalciumi.
Heqja e dentines se kariuar behet edhe me ane te eskavatoreve. Konsiderohet e
larguar plotesisht kur ne sondim hasim ne dentine te forte me tingull sonorik.

28-29. Pulpotomia. Identifiko mjetet, materialet, tekniken per realizimin e


saj.
Eshte heqje e pjesshme e pulpes. Hiqet pulpa koronare deri ne nivel te
orificiumeve te kanaleve te rrenjes. Qellimi i pulpotomies eshte heqja e pjeses
se inflamuar te pulpes, e pasuar nga aplikimi i nje materiali mbulues hidroksid
kalciumi ne indin e mbetur pulpar, se eshte pa inflamacion. Fillimisht behet
anestezia infiltrative ose regjionale, dhembi i semure izolohet nga pershtyma
dhe dhembet fqinje, behet hapja e dhomes pulpare dhe ekspozimi i pulpes, heqja
e pulpes koronare me nje freze te rrumbullaket, kontrolli i hemoragjise duke
perdorur hemostatik (tampon me epinephrine), vendoset ne grykat e kanaleve
formokrezol per 1 minute, hiqet formokrezoli vendoset shtresa me ZnOE qe
forcohet shpejt, mbushje perfundimtare me amalgam ose kompozit.
Kjo metode perdoret ne pulpitin traumatik, ne rastet e frakturave te kurorave te
dhembit me hapje te pulpes kryesisht ne mosha te reja kur nuk ka perfunduar
akoma formimi i rrenjeve. Perdoret si teknike edhe ne pulpitin akut seroz
parcial. Pacientit i keshillohet kontroll pas 6 muajsh.
Mjetet dhe materialet: freze rond, fisure, cilindrike, flake, tirnerv, brozhdiker,
hipoklorit, solucion fiziologjik, matrice, acid, bond, kompozit, paste oksid zink
eugenoli, formokrezoli, glutaraldehidi, MTA, sulfat i hekurit, amalgam,
kompozit.

30-31. Pulpiti reversible (Kariesi profunda). Identifiko mjetet materialet


dhe tekniken qe perdoren ne keto raste.
Klinikisht shoqerohet me shenja subjektive dhe objektive, karakteristike per
pranine e nje inflamacioni te lehte te pulpes.
Nese shkaku largohet, inflamacioni kalon dhe pulpa kthehet ne gjendje normale.
Pulpiti reversibel zakonisht eshte asimptomatik.
Dhimbja eshte e shkaktuar gjithmone nga nje ngacmues, dhimbjet jane te
shkurtra dhe te mprehta dhe ka gjithmone nje shkak.
Trajtimi: Koha eshte kura me e mire per ndjeshmerine pas pergatitjes se
kaviteteve. Hapi i pare eshte pastrimi i mases karioze dhe vendosja e nje shtrese
CaOH2 dhe mbyllja e kavitetit me ZnOE (EUZHENAT). Ne fund pas qetesimit
behet mbushja perfundimtare.
Materialet: freze rond, fissure, cilindrike, flake, solucion fiziologjik, matrice,
acid, bond, kompozit, shtresa izoluese me hidroksid kalciumi qe polimerizohet
me llampe; me vetpolimerizim dhe mbushje provizore.

32-33. Nekroza pulpare. Identifiko mjetet dhe materialet per realizimin e


procedures dhe etapat per realizimin e procedures.
Vdekje e indit, asimptomatike, testet e vitalitetit (termike dhe elektrike)
negative, dhembi mund te kete nje kavitet karioz media ose profund, mbushje
masive etj, dhembi mund te kete ndryshim ne ngjyre. Kur mbivendosen
mikroorganizma anaerobe kthehet ne gangrene pulpare e shoqeruar me nje ere
te rende. Qellimi i trajtimit eshte pulpektomia, perpunimi mekanik dhe kimik i
kanalit, mbushja e kanalit dhe rikthimi formes dhe ngjyres se dhembit ose heqja
e tij kur nuk mund te sherohet. Gjate pastrimit, kujdes evitimi i shtyrjes se
infeksionit drejt foramenit apical, irrigim i vazhdueshem me Hipoklorit
Natriumi.

34-35.Pulpiti irreversibel. Identifiko mjetet, materialet dhe tekniken per


realizimin e procedures se trajtimit.
Pulpiti irreversibel vjen kryesisht si rezultat i faktoreve shume agresive.
Simptomat zakonisht jane:
Dhimbje qe nuk pushon dhe pas largimit te shkakut; dhimbja eshte veshtire te
lokalizohet; pamja radiologjike normale periradikulare;
dhembet nuk jane te ndjeshem ne perkusion; dhimbja mund te filloje ne menyre
spontane ose nga nje stimul; dhimbja zgjat nga disa minuta ne disa ore. Ne fazat
e avancuara mund te shikohet nje trashje e ligamentit periodontal. Te dhenat
radiografike jane percaktuese.
Trajtimi: Anestezia lokale apo regjionale e qeteson pacientin nga dhimbja.
Pacienti qetesohet mbas pulpektomise ose ekstraksionit te dhembit. Mund te
jete e nevojshme anestezi plotesuese intrapulpare.
Duhet treguar kujdes qe te hiqet e gjithe pulpa, pasi ndodh qe pacienti rikthehet
me dhimbje te forta pas daljes se anestezise.
Materialet: freze rond, fissure, cilindrike, flake, tirnerv, brozhdiker, hipoklorit,
solucion fiziologjik, matrice, acid, bond, kompozit, paste oksid zink eugenoli.

36.Vitaliteti i pulpes. Trego praktikisht si do te veprosh per percaktimin e


vitalitetit.
Testet e ndjeshmerise apo testet provokuese behen per te percaktuar nese pulpa
e dhembit eshte vitale apo jo. Normalisht perdoren stimulimet termike dhe
elektrike. Ne te tera metodat, e rendesishme eshte qe dhembi i cili do te testohet
te jete i pastruar dhe teresisht i thate ne menyre qe mundesite per percimin e
stimulit te nervave tek gingiva dhe ligament periodontal te minimizohen.
Testimi i ndjeshmerise pulpare mund te na ndihmoje per te bere dallimin nese
nje infeksion nga pulpa apo periodonti ne rastet kur eshte prezent nje
komunikim endodontik periodontal.
Testet termike jane zakonisht me te perdorshem, pasi ato japin te dhena jo
vetem a eshte vitale pulpa apo jo, por edhe sa e shendetshme eshte ajo pulpe.
Te gjitha kane te njejtin parim. Shfrytezojne elektrosensibilitetin e indeve. Kjo
mund te jete veçanerisht e dobishme ne mbajtjen nen vezhgim te dhembeve te
demtuar ne menyre traumatike.
Testet optike mund te behen per te percaktuar tek dhembet prezencen e krisjeve
dhe te frakturave jo te plota.

37-38.Periodontiti apical simptomatik (akut). Identifiko mjetet dhe


materialet per realizimin e procedures. Etapat e procedures.
Eshte nje inflamacion akut i periodontit qe ka lidhje me pulpen. Dhimbje te
shprehur ne perkusion dhe ne mastikacion. Ne radiografi hapsira e ligamentit
periodontal shfaqet normale ose mund te kemi nje shfaqje te lehte. Dhembi
mund te shfaqe nje levizshmeri te rritur ne krahasim me dhembet normal.
Dhembi duket si i zgjatur, dhimbja eshte konstante, shpuese, shtypese dhe
pulsuese.
Trajtimi: Pas ekzaminimit e rendesishme eshte berja e nje anestezie te plote
lokale. Kontrollohet me kujdes nese dhembi eshte mpire plotesisht. Ne fillim
largohet dhembi nga okluzioni. Hiqet me kujdes mbushja provizore dhe
largohen likuidet nga kanali me paper points. Matet me metoda radiologjike
gjatesia e dhembit. Me nje zgjerues kanali me numer te vogel percaktohet
gjatesia ekzakte dhe me kujdes perforohet forameni apikal per te hapur rruge
likideve. Vendosjen e nje pike Neocortef si terapi kortizonike dhe antibiotike.
Procedura mund te perseritet dhe diten tjeter. Vendoset nje tampon pambuku i
thate ne dhomen pulpare dhe nje shtrese e holle mbushje provizore.
I rekomandohet pacientit ibuprofen. Rekomandohet nderprerja e manipulimeve
te tjera te trajtimit endodontik derisa te qetesohen simptomat akute. Vendoset
metapex per 15+dite me mbushje provizore. Pasi simptomat qetesohen, trajtim
endodontik i kanalit dhe mbushje me kompozit ose restaurim protetik i kurores
se dhembit.

39-40.Periodontiti apical (Asimptomatik). Identifiko mjetet dhe materialet


per realizimin e procedures.
Pacienti zakonisht ska fare dhimbje. Problemi konstatohet gjate ekzaminimit
radiologjik. Indi pulpar eshte nekrotik ose i infektuar. Nese dhembi eshte i
trajtuar me pare dhe pa pulpe kanalet e mbushura ose te pambushura jane te
infektuara nga mikroorganizmat. Testi pulpar eshte negativ. Nuk eshte i
ndjeshem ne perkusion dhe mastikacion. Mund te shfaqe levizshmeri te lehte.
Ne ekzaminimin radiologjik paraqitet nje sqarim. Trajtimi eshte ai endodontik.
Largimi i faktoreve irritues dhe mbushja e plote e sistemit te kanalit.

41.Pulpiti (dhimbja). Na trego praktikisht pyetjet dhe qendrimin tend per


proceduren e diagnoses ne rastet me dhimbje.
Lokalizimin e dhimbjes, tipin dhe intensitetin e dhimbjes, kohezgjatjen,
stimuluesit kimik ose mekanik (te embla, te nxehta, te ftohtat), menyra e
qetesimit. Dhimbja pulpare ka vecori karakteristike perhapjen drejt regjioneve
te tjera. Radiografia ndihmon.
42.Trego disa nga procedurat plotesuese ne percaktimin e diagnoses se
pulpitit.
Ekzaminim intraoral dhe ekstraoral, testet klinike, perkusion, palpacion,
levizshmeria, testet e ndjeshmerise pulpare, testi pulpar elektik, teste termike
(me te ngrohte; me te ftohte), ekzaminim radiologjik etj. Disa procedura
ndihmese jane kaviteti testues, anestezi seleksionuese, ne diagnozat e veshtira
jepen medikamente qetesues derisa te kuptohet dhembi shkaktar.

43.Trego disa nga veshtiresite ne percaktimin e sakte te diagnoses se


pulpitit.
Pacienti nuk ben dot lokalizimin e dhimbjes, nuk kupton dot se cili dhemb eshte
shkaktari, pergjigjet fals pozitive apo fals negative te testeve me instrumenta
(perkusion; palpacion), deshtim i testit elektrik, veshtiresite ne bashkepunimin
me pacientin, etj.

44. Gangrena. Identifiko mjetet dhe materialet qe perdoren per realizimin


e procedures. Si do te veproni ju per te bere diferencimin klinik ne
nozologji te tjera si nekroza, periodontiti kronik asimptomatik.
Gangrene nenkupton shperberjen e nje indi ose organi. Eshte shperberje putride
e pulpes se nekrotizuar nen ndikimin e mikrobeve putrifikuese aerobe dhe
anaerobe. Pacienti ankohet per dhimbje gjate pertypjes, mbetje te ushqimeve
dhe ere te keqe nga goja. Ne perkusion jep nje tingull timpanik, ne palpacion
prgj negative. Testi i vitalitetit negative (ne raste me disa kanale mund te jete
positive sepse mund te kete ngelur nje kanal vital). Ngjyre e dhembit e
ndryshuar. Klinikisht ka dy forma: e mbyllur- zakonisht me shkaqe jatrogjene,
ka dhimbje ng ate ngrohtat, indi pulpar i nekrotizuar i thate zakonisht pa ere; e
hapur-nje zgaver e madhe me dhome pulpare te hapur, mase putride dhe ere te
keqe, nuk ka me dhimbje.
Largohet masa putride, dezinfektohen zgjerohen kanalet, mbushen kanalet,
mbushet dhembi.
Nekroza e pulpes eshte asimptomatike, ska shenja subjective, te gjithe testet
negative, perkusion timpanik, ska ndryshime radiologjike
Periodontiti kronik asimptomatik ska shenja klinike, ka ndryshime radiologjike.

45. Bizotimi dhe retensioni i kavitetit karioz. Tregoni mjetet dhe materialet
qe perdoren per realizimin e procedures.
Retensioni mund te sigurohet npm retensioneve mekanike qe krijohen npm
frezimit. Me ane te forms se retensionit i japim kavitetit ate forme qe eshte ne
gjendje te perballoje presionin pertypes dhe mbushjes i sigurojne qendrueshmeri
nga forcat qe tentojne ta levizin, frakturojne ose zhvendosin nga kaviteti.
Bizotimi i prizmave te smaltit konsiston ne prerjen e tyre ne menyre oblike ne
menyre qe te ruhet mbeshtetja dentinare pa cenuar formen e kavitetit. Bizotimi i
mureve behet me freza diamanti fissure ose konike me nje kend 45ᵒ me aksin
gjatesor te dhembit. Mbeshtetet ne parimet se: - prizmat e smaltit jane pingul me
sip e dhembeve e jane te drejtuara ndaj brinjeve te pulpes se tuberkulave
perkates; - muret e zgavres duhet te jene paralel me drejtimin e prizmave.

46. Tregoni proceduren e realizimit te kavitetit per inlay. Mjetet dhe


materialet.
Inlej=e vendosur ne sip. Okluzale. Jane materiale qe aplikohen ne dhembe pasi
eshte marre me pare masa e pergatitur.
-te thjeshta: dhembi ruan konfiguracionin e tij ne harkaden dentare
-onlej: mure mangut
-pinej: devital dhe me mungese muresh, shfrytezojme pjese nga rrenja
-overlej: inleje qe pregatiten duke preparuar rreth qafes se dhembit, pjeses
vestibulare, proximale.
Mund te jene me material metalik, plastmas, porcelan, veeners.
Me inlej kthehet ne menyre ideale forma anatomike e dhembit, rikthehet pika e
kontaktit, eleminojne mbushjet e varura dhe tepricat e mbushjeve ne muret e
tjera, lemohen dhe lustrohen sh mire, parandalon kariesin sekondar.
Vecorite e pergatitjes se zgavres: muret anesore duhet te divergojne, baza me e
ngushte faqja okluzale me e gjere, qe te derdhin materialin ngjites; dalin
gjeresisht nga pika e kontaktit; peshojne ne faqen okluzale nuk thyhen muret e
dhembeve.

47. Identifiko materialet si shtrese izoluese dhe materiale per mbushje te


perkohshme.
Si pyetja (101-103)

48. Si do ti perdoresh GIC. Identifiko dhe trego fushen ku do ti perdoresh.


Thuaj avantazhet.
GIC mund te perdoren si:
-materiale cementuese
-restorativ (estetike- autopolarizues dhe rezin modifikues ne dhembe me
ngarkese minimale okluzale; joestetike- ku kerkohet forcim i shpejte dhe veti
fizike te larta)
-cemente izoluese ose si baza.
Avantazhet: adaptohen lehte ne kavitet, kane adezivitetin e duhur, jane te
qendrueshem nen presionin pertypes, jane termoizolues te mire, kane ndikim
kariostatik, kane transparence optimale, pergatiten lehte.

49.Si do ta besh diagnozen diferenciale te nje pulpiti rreversibel (karies


profunda) dhe nje pulpit irreversibel.
Tek kariesi profund shikojme nje zgaver te madhe dhe te thelle, ka mbeturina te
indeve te shperbera, dentine te zbutur, pulpa ndahet nga fundi i zgavres nga nje
shtrese e holle dentine e shendoshe.
Ne pulpitin reversible dhimbja shkaktohet nga nje ngacmues dhe largohet me
largimin e shkaktareve. Ne pulpitin ireversibel dhimbja eshte shume e forte qe
nuk pushon dhe pas largimit te ngacmuesve, dhimbja perhapet e veshtire te
lokalizohet.

50.Si do ta besh diagnozen diferenciale te nje pulpit me nje nekroze


pulpare.
Nga ngjyra e dhembit qe tek dhembi nekrotik eshte me i erret. Nekroza pulpare
nuk shoqerohet me dhimbje dhe i gjithe indi pulpar eshte i shkaterruar.

51.Si do ta vendosesh diagnozen diferenciale te nje pulpiti simptomatik


(akut) dhe nje periodontiti simptomatik (akut).
Tek periodontiti akut dhembi eshte i ndjeshem ne mastikacion dhe ndihet ne
perkusion si ne drejtim te boshtit te dhembit edhe ne drejtim horizontal.
Gjithashtu ai shfaq levizshmeri te rritur. Dhimbja eshte e menjehershme dhe e
papritur.
Tek pulpit akut eshte dhimbja me e forte e cila nuk pushon edhe pas largimit te
ngacmuesit. Dhimbje e shfaqur naten. Dhembi mund te duket me i zgjatur.
Dhimbje e menjehershme apo e nxitur.

52.Si do te diferencosh (diagnose diferenciale) nje nekroze nga nje


periodontit asimptomatik.
Nekroza nuk ka shenja subjektive, ka ndryshim ngjyre te dhembi, perkusion
timpanik, test elektrik negativ dhe test termik negativ. Ne radiografi nuk kemi
ndryshime radiografike.
Periodontiti kronik asimptomatik nuk ka shenja klinike, diagnoza vendoset
nepermjet Ro, zakonisht takohet si rezultat i trajtimeve endodontike te
meparshme. Ka ndryshime te dukshme ne radiografi.

53.Si do te besh diagnozen diferenciale ndermjet nje pulpit dhe nozologjive


te tjera si nevralgji trigeminale, sinuzit etj.
Dhimbjet pulpare dallohen nga fakti se kur fillojne vazhdojne me gjate, gjysme
ore deri ne nje ore. Provokohen nga ngacmimet termike dhe shfaqen vetvetiu
me teper naten.
Dhimbjet nevralgjike me karakteristike dhimbje te forte qe shfaqet diten.
Pacienti ndjen dhimbje dhe me prekje nga ana e jashtme sipas vendlokalizimit
(triger). Ndikon mosha e pacienteve ne diagnoze. Ne sinuzite dhimbja
shoqerohen me temp dhe ndjenjen e rendimit ne anen e semure.
54-55. Apeksogjeneza (mbyllja vitale e apeksit). Identifiko materialet,
mjetet dhe tekniken.
Apeksogeneza kupton zhvillimin dhe formimin fiziologjik te ekstremitetit te
rrenjes. Mbas nje ekspozimi pulpar te nje dhembi me rrenje te paformuar ne te
cilin pulpa eshte vitale, nje procedure e pulpotomise do te lejonte mbylljen
apikale ne saje te depozitimit te dentines dhe cementit. Ky term eshte
zevendesuar me “maturogeneze”, ku eshte nje koncept i formimit jo vetem te
zones apikale po edhe te pjeseve te tjera te rrenjes. Ne raste te amputimit vital
ku eshte perdorur ne hyrje te kanaleve hidroksid kalciumi, ne drejtim apical indi
pulpar vazhdon te punoje ne drejtim te mbylljes se apeksit.
Eshte procedura e trajtimit te nje dhembi me rrenje te pa formuara plotesisht.
Behet ne dhembe imature, kur nje pjese e pulpes eshte vitale dhe e painflamuar,
si ne rastet e ekspozimit te pulpes nga kariesi dhe ne rastet e ekspozimit nga
demtimet traumatike. Kjo procedure lejon formimin e vazhdueshem te rrenjes
dhe apeksit me anen e hidroksidit te kalciumit. Apeksogeneza mund te
konsiderohet si pulpotomi shume e thelle. Eshte e veshtire te percaktohet
gjendja e pulpes ne kanal ose te parashikohet formimi i barrieres se kalcifikuar.
Follow-up me grafi dhe klinikisht eshte e detyrueshme dhe nese shikohet nje
barriere e kalcifikuar duhet te procedohet me apeksifikimin.

56-57. Apeksifikimi. Identifiko mjetet, materialet dhe etapat per realizimin


e procedures.
Apeksifikimi eshte metoda e trajtimit te dhembeve me rrenje te paformuar dhe
apeks te hapur, ne te cilin pulpa nuk eshte vitale, zakonisht formohet
osteocement ose ind i forte.
Ne fillim largohet pulpa nekrotike dhe pastrohet me shume kujdes kanali dhe
apeksi i hapur me instrumente kanali shume te gjera duke patur kujdes per te
mos holluar muret e dentines se kanalit. Irrigohet kanali me NaOCl per te
larguar mbeturinat e pulpes dhe bakteriet.
Mbushet kanali me paste hidroksid kalciumi per dy jave. Kjo sherben si
dezinfektant dhe nuk e demton. Hiqet pasta e hidroksidit dhe mbyllet porcioni
apikal me MTA. Pasi forcohet MTA mbushet pjesa tjeter e kanalit me
gutapercha dhe nje paste duke kaluar mbi zonen cervikale te rrenjes per te rritur
rezistencen e dhembit dhe pakesuar mundesine e fraktures se rrenjes. Ndjekja
me kontrolle radiografike ka rendesi te madhe per tu informuar mbi formimin e
rrenjes dhe mbylljen apikale. Teknikisht nje procedure apeksifikimi vjen si
rregull pas nje trajtimi afatgjate me hidroksid kalciumi te dhembeve me
periodontit apikal. Zakonisht duhet nga 6 deri ne 18 muaj qe te formohet nje
barriere apikale e cila te jete aq e forte sa qe kanali te mund te mbushet.

58.Identifiko instrumentat e ekzaminimit nje nje proçedure endodontike.


Instrumentat gjate nje ekzaminimi dhe emergjence eshte tripleti stomatologjik i
pebere nga sonda (e dyanshme njera per te percaktuar orificiumet e kanaleve
dhe tjetra per te kontrolluar muret), pasqyra dhe presela. Instrumentat
endodontike kane kontakt me gjakun dhe indet e infektuara nga kanali prandaj
ato duhet te pastrohen dhe te dezinfektohen shpesh gjate trajtimit endodontik
dhe me pas te sterilizohen.
Disa nga instrumentat me te perdorur jane pervec tripletit jane: mjetet per
anestezine, eskavatore per te hequr kariesin dhe mbeturinat pulpare, fluare,
spatula, nervheqeseit, pllaka xhami, tampone pambuku, freza cilindrike me fund
jo te mprehte per te parandaluar demtimin e dyshemese se dhomes pulpare. Seti
i rubberdamit, materialet e mbylljes se perkohshme, medikamente intra-
kanalare, syzet zmadhuese, mikroskopi kirurgjikal, lupa.

59.Identifiko instrumentat manual qe perdoren per zgjerimin manual te


kanalit te rrenjes.
Instrumente me veprim manual jane te gjithe ato qe quhen files ose lima. Ne
instrumentat manual hyjne nerv heqesit, zgjeruesit e kanalit dhe lemuesit.
Limat jane instrumenta qe zgjerojne kanalet me ane levizjeve te kombinuara,
inserim-terheqje. (K-files; K-reamers)
Limat presin dhe zgjerojne kanalet me ane te levizjeve rrotulluese.
Nerv heqesi nuk pret apo perpunon dentine, ky instrument perdoret me shume
per te kapur dhe larguar indin e bute nga kanali radikular. Eshte gjithashtu nje
instrument shume i mire per te hequr pambukun apo konet e letres qe mund te
kene ngecur gabimisht ne kanalin e rrenjes.
Instrumentat e tipit K jane te perdorshem per te pershkruar dhe zgjeruar kanalet
e rrenjes, instrumenti punon kryesisht duke gerryer. Duhet bere shume kujdes
me presionin gjate perdorimit ne drejtim kunder orar.
Instrumentat e tipit H, kane tehe spirale ne menyre qe te lejojne prerjen vetem
gjate levizjeve terheqese.
K files dhe H files mund te modifikohen ne shume forma te ndryshme,
sidoqofte gjeometrite e ndryshme komplikojne perqasjen me standartet ISO.
Dizajni i majes mund te ndikoje kontrollin e instrumentit, efektshmerine dhe
rezultatin ne formesimin e sistemit kanalar te rrenjes. Maja e instrumentit ka 2
funksione te drejtoje instrumentin pergjate kanalit dhe te zgjeroje kanalin.

60.Identifiko instrumentat dhe materialet qe perdoren per pastrimin e


kanalit te rrenjes.
Rekomandohet perdorimi i disa furcave te posatshme prej popropylene gjate
perpunimit te kanalit per largimin e dentines, pllakes dhe papastertive te tjera te
mbetura ne kanal. Furçat me numer shume te vogel ndihmojne ne pastrimin
edhe te zonave te cilat nuk mund te arrihen me ane te instrumentave
konvencionale. Kombinimi i tyre me solucionet irriguese rrit ndjeshem
perqindjen e sterilitetit te kanalit. Keto fruça jane manuale ose rotare, jane
shume fleksibel dhe perdoren me efikasitet sidomos ne kanalet e kthyer.
61.Identifiko instrumentat rotator qe perdoren per zgjerimin e kanalit te
rrenjes.
Krahas frezave te zakonshme te pershtatura per endodonti, lloje te ndryshme
limash te kanalit radikular perdoren per te formesuar hapesiren kanalare, per te
vendosur apo hequr materialet e mbushjes se kanaleve ose per te pergatitur
hapesiren per vida/shtifta kanalare.
Freza si Gates-Glidden(per 1/3 koronare) dhe instrumentet Pieso, instrumente
endodontik rotary, instrumentet rotator NiTi.

62.Identifiko instrumentat qe perdoren per opturimin (mbylljen) e kanalit


te rrenjes.
Ne kete grup futen instrumenta qe perdoren gjate teknikes se kondesimit lateral
dhe vertikal te gutta-percha. (Spreaders dhe plugers).
Keto jane manual dhe kane madhesi forme dhe fleksibilitet te ndryshem. Mund
te jene me doreze te shkurter te ngjashme me instrumentat e kanalit ose me
doreze te gjate si sonde ekzaminuese.
Lentylo eshte nje instrument ne forme spirale qe montohet ne angel dhe
perdoret per futjen e medikamenteve mjekuese. Duhet pasur parasysh te mos
ushtrohet presion dhe shpejtesi e madhe se mund te nxjerre pasten jashte
kanalit.

63. Hapja e kavitetit te dhomes pulpare te inciziveve.


Pika e hyrjes ndodhet ne siperfaqen palatinale te dhembit paksa ne drejtim
incizival lidhur me cingulumin. Freza mbahet me nje kend 30 grade ne lidhje
me aksin gjatesor te dhembit. Kur arrihet te hapet dhoma pulpare hyrja e
kavitetit zgjerohet kryesisht duke e terhequr frezen ne cepat ku ngecet koka e
saj.
E rendesishme eshte perfshirja e brireve pulpare.
Kanali gjithashtu ka edhe nje ngushtim te percaktuar cervikal i cili duhet te
eleminohet perpara se te fillojme intrumentimin.
Pjesa apikale e kanalit eshte ne forme rrethore prandaj tek ky dhemb hapesira
apikale mund te perpunohet ne forme rrethore.
Dhoma pulpare tek te rinjte eshte e madhe dhe e gjere tek te moshuarit eshte
ovoide dhe gjatesore.
Incizivi lateral hapja e kavitetit si tek centrali.
Karakteristike se ka nje kanal te gjere dhe nje rrenje te ngushte. Pjesa e apeksit
eshte ne forme rrethore. Kanali eshte zakonisht i kthyer ne pjesen apikale dhe
shpesh ne drejtim palatinal. Shpesh deshton trajtimi endodontik.

64. Hapja e kavitetit te kaninit superior.


Kaviteti pergatitet me freza te gjata te rrumbullaketa. Eshte dhembi me i gjate
ne harkun dentar. Eshte i drejte dhe me forme rrethore dhe ndonjehere verehet
vetem nje harkim i lehte apikal i rrenjes. Hapesira apikale mund te te
perpunohet me lehtesi ne forme rrethore. Ne raste teper te rralla ka dy kanale.

65. Hapja e kavitetit te dhomes pulpare te premolareve siper.


Hyrja ne dhembet distal behet gjithmone ne faqen okluzale. Hyrja behet ne
drejtim paralel me aksin gjatesor te dhembit dhe pikerisht ne qender te fisures.
Premolari i pare ka dy kanale dhe dy rrenje. Dhoma pulpare e gjere ne drejtim
buko-palatinal dhe orificiumet e kanaleve lokalizohen nen qendren e majave te
tuberkulave bukal dhe palatinal.
Forma e dyshemese zakonisht tregon per numrin e kanaleve. Nese eshte vetem
nje kanal ai ndodhet ne qender te dhembit nese jane dy zakonisht ndodhen larg
njeri-tjetrit. Pjesa me e madhe e premolareve te pare kane nje konkavitet te
dukshem ne siperfaqen meziale te rrenjes duke rritur keshtu riskun per
perforime.
Premolari i dyte zakonisht ka nje rrenje dhe nje kanal. Pjesa koronare e nje
kanali te nje rrenje te vetme eshte ne forme kordele. Ngushtohet dhe merr forme
rrethore ne nje te treten apikale te rrenjes. Kur dhembi ka dy kanale orificiumet
e tyre ndodhen nga ana bukale dhe palatinale.

66. Hapja e kavitetit te molareve superior.


Dhoma pulpare e molareve maksilare zakonisht ndodhet ne dy te treten meziale
te kurores. Kaviteti pergatitet me nje freze te rrumbullaket te gjate dhe pika
hyrese eshte fissura qendrore mezio-okluzale e dhembit. Orificiumi i kanalit
kryesor mezio-bukal ndodhet disi nga ana palatinale e majes se tuberkulit
meziobukal. Orificiumi i kanalit palatinal ndodhet ne pjesen qendrore palatinale
te dy te tretes meziale te kurores. Dhoma pulpare ka nje baze trekendore.
Tek molaret e dyte me nje dhome pulpare mjaft te ngushte kanali distobukal
mund te jete zhvendosur aq shume nga ana meziale dhe palatinale saqe
orificiumet e te kater kanaleve ndodhen ne nje vije pak a shume te drejte
ndermjet kanaleve meziobukale dhe palatinale. Te gjithe molaret maksilare
duhet te ekzaminohen per nje kanal te dyte meziobukal.

67. Hapja e kavitetit te inciziveve inferior. (identifiko mjetet dhe tekniken).


Kaviteti pergatitet me nje freze te rrumbullaket te gjate. Pika hyrese eshte zona
qendrore e siperfaqes linguale te kurores. Kur dhembi ka dy kanale njeri eshte
bukal dhe tjetri lingual, ku kanali lingual eshte ne periferi te rrenjes. Per kete
arsye kaviteti hyres duhet te zgjerohet ne drejtim cervikal per te ekspozuar
orificiumin e kanalit lingual. Shpesh eshte e nevojshme te behet zgjerimi i
kavitetit ne drejtim incizal. Kanali i rrenjes eshte ne forme shiriti ose te nje ore
rere. Keta dhembe mund te kene dy kanale te cilat bashkohen ne nje foramen
apical te perbashket. Tek dhembet me dy kanale ne pjesen apikale te kanaleve
mund tu jepet forme cilindrike. Tek rrenjet me nje kanal te vetem pjesa apikale
ka forme kordeleje dhe me i gjere ne drejtim bukolingual.

68. Hapja e kavitetit te kaninit inferior.


Kaviteti hyres pergatitet me freza te rrumbullakta te gjata. Pika hyrese eshte
zona qendrore e siperfaqes linguale dhe freza mbahet me nje kend 30 grade ndaj
aksit gjatesor te dhembit. Kanali hyres me pas zgjerohet ne drejtim incizival per
te lehtesuar gjetjen e nje kanali te dyte. Forma apikale e nje kutie apikale
rrethore.

69. Hapja e kavitetit te premolareve inferior.


Pika hyrese eshte paksa nga ana bukale e fisures okluzale qendrore. Kurora e
premolarit te pare shpesh inklinohet ne drejtim lingual aq sa siperfaqja okluzale
ka nje inklinim lingual.
Premolari i pare ne te shumten e rastve ka nje kanal te drejte nga dhoma pulpare
e deri tek formani apikal. Orificiumet e ketyre kanaleve gjenden nga ana bukale
dhe linguale e dyshemese se dhomes pulpare. Per sa i perket formes dhe
permases se kanaleve te rrenjes ne pjesen apikale mund tu jepet shume lehte
forma cilindrike.
Premolari i dyte pergatitet si premolari i pare. Ndodh nje inklinim lingual i
kanalit.
Tek keta dhembe verehet nje ndarje e kanalit te rrenjes nen dhomen pulpare.
Kanali i rrenjes eshte i ngushte ne zonen apikale te rrenjes dhe mund te
pergatitet me lehtesi si nje kuti cilindrike apikale.

70. Hapja e kavitetit te molareve inferior.


Dhoma pulpare ndodhet ne dy te tretat meziale te kurores. Pika hyrese eshte ana
meziale e fisures qendrore okluzale. Orificiumi i kanalit mezio-vestibular
ndodhet direkt nen majen e tuberkulit mezio-vestibular. Kanali mezio-lingual
ndodhet ndermjet tuberkulit lingual dhe fisures okluzale qendrore.
Tek molaret e dyte per dy kanalet meziale mund te kete nje orificium te
perbashket ne ne forme tubi. Kanali distal ndodhet ne pjesen qendrore te
dhembit paksa nga ana distale e fisures vestibolare. Kur ka prezence te nje
kanali distal dyshemeja e dhomes pulpare ka nje forme perafersisht trekendore
ne kendet e te cilit gjenden tre kanalet. Nese ka vetem nje kanal ai mund te jete
ne forme tubi, kur ka dy forme tubi.

71.Iperestezia dentinare (abrazioni). Si do te veproni ju ne trajtimin e kesaj


nozologjie.
Sensibiliteti dentinar eshte shpesh pasoje e likideve qe presojne apo shtypin
terminacionet nervore te odontoblasteve te pulpes ne tubulat dentinare. Mund te
shkaktohet edhe kur zbulohet dentina si pasoje e recesionit gingivar ose pas
trajtimeve parodontale.
Cementet e ndryshme si baze nen mbushje parandalojne ndjeshmerine e pulpes
nga te nxehtat dhe te ftohtat. Tubulat dentinare te hapura qe komunikojne me
ambjentin e gojes ne afersi te cementit mund te trajtohen me pasta me
permbajtje oksalat kaliumi, fluoride ose llak dentinar. Aplikimi i llakeve
dentinare ne siperfaqet e dhembeve te ndjeshem gjithashtu eshte shume efektiv.
Perdorimi i glassionomerve para procedures se bondimit ul ndjeshem
hiperestezine. Perdorimi i desensibilizuesve jo vetem mbyll tubulat por edhe
dezinfekton siperfaqen e dhembit si dhe rrit adezionin midis dentines dhe
adeziveve dentinare.
Teknika Self-Etching Dentine Primer: ky tip adezivi konsiderohet me i
preferuari per te ardhmen si teknike josensitive dhe qe redukton ndjeshem
hipersensibilitetin.

72.Tregoni gabimet qe ndodhin gjate hapjes se dhomes pulpare.


Gabimet qe lidhen me hapjen e kavitetit: Trajtimi i nje dhembi tjeter, mos
zbulimi i kanaleve, demtimi i mbushjes se meparshme, perforacionet ne dhomen
pulpare, fraktura te kurores.
Gabimet gjate pergatitjes se kanalit: formimi i pragut, perforimi cervical i
kanalit, perforimi i pjeses se mesme te kanalit, perforacionet apikale, thyerje e
instrumeneteve ne kanal, bllokimi i kanalit.
Gabimet gjate mbushjes se kanalit: nen ose mbimbushje te kanalit, parestezia
lokale, fraktura vertikale te rrenjes.

73.Percaktimi i gjatesise punuese te kanalit te rrenjes. Si do te veproni


praktikisht.
Ekzistojne 4 teori:
1.Apeksi radiologjik: perpunimi deri ne maje te rrenjes duke u bazuar ne te
dhenat e filmave radiologjike;
2.Nje distance e vogel deri ne apeksin radiologjik: pranon perpunimin deri 1mm
nen apeksin radiologjik;
3.Sipas studimeve te Kuttlerit: studimi i radiografise paraoperatore per te
percaktuar diametrin e madh dhe te vogel;
4.Perdorimi i nje matesi elektronik te apeksit: duke perdorur diferencat ne
frekuencat elektrike midis indeve te ligamentit periapikal dhe indeve brenda
kanalit.
Teknika: Ne baze te radiografise: hiqet 1mm nga kjo gjatesi per te evituar
gabimet, zgjidhet nje instrument kanali dhe vendoset stoperi i gomes ne nivelin
e percaktuar ne piken 2, futet instrumenti ne kanal deri sa stoperi te arrije tek
pika referuese (kuspidi apo margo incizivale), behet nje radiografi tjeter dhe
kontrollohen te dhenat, zbritet zakonisht 1mm per te percaktuar fundin e kanalit
nga apeksi radiologjik dhe deri 2mm kur kemi raste te rezorbimit te rrenjes dhe
kockes perreth. Bazohemi dhe ne gjatesine mesatare te dhembit dhe ne apex
locator.

74.Tregoni parimet e pastrimit dhe formesimit te kanalit te rrenjes.


Forma ideale qe duhet te kete kanali pas perpunimit eshte konike, konicitet qe
zgjerohet gradualisht nga apeksi drejt kurores.
Mund te realizohet me dy rruge: duke filluar instrumentimin ne foramenin
apikal dhe gradualisht duke e zgjeruar kanalin drejt kurores e ashtu quajtura
teknika step-back ose pjese pjese pse duke filluar me zgjerimin e pjeses
koronare te kanalit dhe duke vazhduar gradualisht drejt pjeses me te ngushte ose
preparimi crown-down.

75.Irriguesit. Thoni vetite qe do te kishte nje irrigues ideal.


Antimykotik dhe antibakterial dhe vecanerisht anaerobe dhe facultative te
vendosura ne biofilm, shperberes ose tretes i indeve organike ne kanal p.sh indit
nekrotik pulpar, te shperlaje mekanikisht mbeturinat, lubrifikant, te eleminoje
smear layer, te kete tension siperfaqesor te ulet qe te penetroje ne kanalezat
dentinare dhe kanalet laterale. Te mos jene toksike per indet periapikale, te mos
ngjyrose strukturat dhembore, te mos dobesoje strukturen dhembore. Duhet te
jete dezinfektant i fuqishem qe te shkrije te gjitha mbetjet indore brenda kanalit.

76.Hipokloriti i natriumit dhe kloreksidina. Si do ti perdornit ju ne


kliniken tuaj.
Hipokoriti ka veti te shprehura antibakteriale, shperben indin vital dhe jovital
organik, lubrifikant gjate instrumentimit, eshte toksik per indet periapikale, shije
jo te kendshme, pamundesi per te eleminuar smear layer.
Klorheksidina shfaq veti antimikrobiale me specter te gjere dhe toksicitet te
ulet, nuk ka veti shperberese per indet, penetron membranen e qelizes bakteriale
dhe vepron ne citoplazem duke prishur aktivitetin e qelizes.
Kur vepron me hipokloritin krijon nje precipidat kristalin me ngjyre kafe te
erret.

77.Lubrifikuesit e kanalit te rrenjes. Kur dhe si do ti perdornit ju.


Perdoren ne eleminimin e smear layer si edhe ne lubrifikimin e kanalit per
instrument ate ndryshme p.sh EDTA. Perdorimi i EDTA si solucioni i fundit
irrigues ne kanal largon plotesisht smear layer, tubulat dentinare happen dhe
zgjerohen pas shkrirjes se lendes intertubulare.

78.Tregoni praktikisht tekniken e preparimit te kanalit (te rrenjes) Step


back dhe Crown down.
Step back: karakteristike eshte qe perpunimi i kanalit fillon nga instrumentet
me numer me te vogel e deri tek instrumentet me numer te madh. Matet gjatesia
e kanalit me sonde te holle, zgjerohet ne fillim 1/3 apikale dhe pastaj zgjerohet
2/3 koronare. Kjo metode shkon mire per kanalet e drejte. Ne ato te kthyer
perdoret duke zgjeruar ne fillim ngushticen apo kthesen me instrumente
fleksibel dhe pastaj te zgjerohet mm pas mm duke rritur numrin e
instrumentimit. Kjo metode parandalon shtyrjen e materieve drejt apeksit.
Irrigimi perseritet pas futjes se çdo instrumenti.
Crown-down: me futjen ne perdorim te instrumentave rotary te kanalit dhe
atyre NiTi teknika step down u be mjaft e perhapur. Ne fillim kateterizohet
kanali me nje sonde Miller te holle. Kur konfirmohet ngushtica apikale
percaktohet gjatesia e instrumentimit dhe fillon irrigimi dhe zgjerimi fillestar.
Fillohet me nje freze Gates-Glidden n.1 per te gjetur dhe zgjeruar kanalin deri
ne pjesen e drejte te tij dhe duke vazhduar me numra me te medhenj. Vazhdohet
me instrumenta manual me levizje si lavjerres ore nga nr e medhenj, ku secili
avancon 2-3mm. Irrigimi dhe lubrifikimi jane shume te rendesishme. Per te
perpunuar pjesen apikale te kanalit zakonisht behet ne menyre deshendente nga
numri 40 deri te numri 20 ne foramen apikal. Kjo teknike eleminon bllokimet ne
pjesen koronare te kanalit dhe ndihmon ne percaktimin taktil gjate perpunimit te
pjeses apikale.

79.Barnat intrakanalikular. Thuaj qendrimin tend dhe perdorimin praktik


te tyre.
Irrigimi i kanalit behet: per te nxjerre nga kanali mbetjet e dentines dhe per te
parandaluar bllokimin e tij, per te shkrire indet vitale dhe nekrotike aty ku nuk
arrin instrumentimi manual, per te lubrifikuar kanalin, ka efekt antibakterial,
efekt zbardhues dhe toksicitet te ulet indor. Mund te permendim hipokloritin e
natriumit, peroksidin e hidrogjenit, EDTA xhel dhe solucion EDTA, solucion
fioziologjik etj.
Metoda me e perhapur per heqjen e dentines se infektuar eshte irrigimi me
NaOCl e pasur me EDTA.
Mund te perdoren irrigante me permbajtje doxycicline me acid citrik ku
doxyciclina ka veti bakteriostatike dhe shkrin komponentet inorganik ndersa
acidi citrik rrit efektin dekalcifikues.
Perdoret nje preparat me emrin Sybron Endo dhe pas perdorimit te tij behet
shpelarje me uje steril.
Preparati kryesor me efekt antibakterial eshte hidroksidi i kalciumit qe
nepermjet pH te tij fortesisht bazik ben asnjanesimin e pH ne sistemin kanalar.

80.Hidroksidi i kalciumit dhe MTA. Perdorimi i tyre ne praktiken tuaj te


perditshme.
Perdorimi i hidroksidit te kalciumit ne trajtimin e dhembeve jo-vitale. Ka nje
efekt anti-inflamator qe ka vetine ta çoje inflamacionin periapikal nga faza
eksudative ne fazen e riparimit. Ka nje efekt te zgjatur antibakterial i cili varet
se tepermi nga pH alkalin i larte e konstant i pastes. Ka aftesi per te denatyruar
proteinat.
Perdoret ne mbulimin direkt dhe indirekt te pulpes. Perdoret si element
intrakanalar, ndikon ne formimin e dentines sekondare, perdoret ne mbylljet
apikale, perdoret si baze cementi etj.
MTA (Mineral trioxide aggregate) eshte nje material i cili gjen perdorim
kryesisht ne mbylljen e perforacioneve qe krijohen nga mjeku stomatolog. Ai
perdoret ne perforacionet laterale, fokanale apo ne perforacione te
bifurkacioneve. Eshte zgjidhje efikase ne keto raste. Veshtiresi ky material
paraqet si pasoje e kohes relativisht te gjate qe do per tu forcuar (mesatarisht 3
ore). MTA ka si efekt anesor ngjyrimin e dhembit me kalimin e kohes.

81.Opturimi i kanalit. Mund te na thoni disa nga arsyet e deshtimit (mos


suksesit).
1. pastrimi dhe dezinfektimi jo i plote;
2. mos zbulimi i ndonje kanali;
3. fraktura vertikale te rrenjeve, semundjeve periodontale, frakturat e kurores;
4. mosrespektimi i rregullave te asepsise;
5. gabime si thyrje e instrumentit, gabime ne percaktimin e gjatesive te
kanaleve, pragjet apo perforacionet.

82.Identifiko materialet baze per mbushjen e kanaleve.


Materialet baze per mbushjen e kanalit jane zakonisht te forta ose gjysem te
forta ne forme paste apo te zbutur. Ato futen ne kanal duke zene pothuajse
gjithe hapesiren e tij me ose pa ndihmen e pastave apo cementeve te ndryshme.
Ne materialet e ngushta solide futen gutaperka dhe konet e argjendit.
Avantazhet e gutaperkes jane kompresibiliteti dhe kompatibiliteti, jo ngacmuese
per indet, ka stabilitet dimensional dhe tolerance indore, radiopacitet, behet
plastike kur ngrohet, ka shkrires te njohur si klororformi apo kliseni.
Rezinat jane nje grup tjeter i materialeve te mbushjes se sistemit te kanalit qe
tentojne te zevendesojne gutaperken.
Endometazoni, procosol ka kohe forcimi me te gjate per kete perdoret ne
mbushjen e kanaleve ne molare si dhe ne muajt e nxehte dhe pastat me
permbajtje hidroksid kalciumi.

83.Pastat obturuese. Si do te vepronit ju praktikisht ne perdorimin e tyre.


Pastat obturuese duhet te kene tolerance indore, stabilitet dimensional, te
fortesohen ngadale, te kene aftesi ngjitese, radioopacitet, te mos ngjyrosin
dentinen, te shkrihen nga solventet, te mos ndikohen nga lengjet e gojes dhe
indoret, te kene veti bakteriostatike dhe te vulose shume mire kanalin.
Mund te permendim cementin grossman, cementi rickerts, tubiseal, pasta wach,
procosol, endometazon, AH 26 (eproxy), pasta me permbajtje hidroksid
kalciumi apo glassionomer.
Futja e pastes ne kanal behet me ane te nje instrumenti steril me nr te vogel,
duke e rrotulluar ne sensin kunder orar (lentylo). Me pas masterkoni lyhet me
paste ne 1/3 apikale dhe futet ne kanal me qellim qe te ndihmoje ne lyerjen e
mureve dhe ne lehtesimin e futjes se gutaperkes. Pastrohet dhoma pulpare me
nje tampon pambuku te njomur me alkol ose kloroform te cilat shkrijne
mbeturinat e pastes dhe gutaperkes ne dhomen pulpare duke parandaluar
dekolorimin e kurores.

84.Kondensimi lateral. Si do te procedoni ju praktikisht.


Teknika me e perhapur. Objektivi i kesaj teknike eshte qe te mbushet kanali me
kone gutaperke duke i kondensuar ato perkundrejt faqeve e mureve te kanalit
nga ana laterale. Indikohet ne shumicen e rasteve te trajtimit te kanaleve, perveç
rasteve kur kanali eshte shume i shtrember, me apeks te hapur ose me forme te
parregullt. Nuk kerkon instrumentarium specifik. Perdoren vetem dy lloje
instrumentash: instrument ngjeshes me doreze te gjate dhe instrument ngjeshes
gishtez. Perzgjidhet nje ngjeshes i cili te arrije ne thellesi 1mm me pak se
thellesia e perpunimit dhe kjo gjatesi e ngjeshesi ne kanal fiksohet me stoperin
plastik. Perzgjidhet nje master kon i cili mundeson futjen ne segmentin apikal te
kanalit te rrenjes. Zakonisht perzgjidhet nje kon gutaperke nje numer me i madh
se master instrumenti perpunues apikal. Fiksohet gjatesia e kanalit dhe behet nje
radiografi kontrolli me konin e vendosur ne kanal. Pasi behet perzierja e pastes
futet ne kanal me nje instrument steril duke e rrotulluar ne sensin kunder orar.
Me pas master koni lyhet me paste ne 1/3 apikale dhe futet ne kanal ngadale me
qellim te ndihmoje ne lyerjen e mureve te kanalit. Pas vendosjes se master konit
vendoset nje ngjeshes duke ushtruar presion te lehte ne drejtim apikal. Koni
tjeter qe vendoset eshte me numer te njejte ose me nje nr me te vogel. Kjo
procedure perseritet derisa mbushet kanali. Gutaperka pritet 1mm nen lidhjen
smalt-cement ose ne nivelin gingivar me ane te nje instrumenti te nxehte i cili
ben kondensimin vertikal te gutaperkes.

85.Kondensimi vertikal. Si do te procedoni ju praktikisht.


Perdoret pothuajse ne te gjitha rastet e trajtimit te kanaleve, por me shume
rekomandohet ne kanalet me rezorbim intern ose kur maja e rrenjes eshte e
hapur. Ne kerkesat per kondensimin vertikal te gutaperkes se ngrohte futen
preparimi me konicitet i kanalit, pershtatja apikale e konit sipas nevojes, paste
vulosese e pershtateshme, nje burim nxehtesie dhe nje set me ngjeshes te cilet
me pare jane provuar.
Dy lloje instrumentash: Njeri me koke te rrumbullaket dhe qe ngrohej ne flake
dhe tjetri me koke te sheshte qe perdoret i ftohte per te ngjeshur gutaperken e
termo-plasticizuar. Ngjeshja ne pjesen e poshme te kanalit behet duke perdorur
nje instrument te posacem te ngrohur per te zbutur master-konin ne orificiumin
e kanalit. Menjehere pas kesaj, punohet me nje ngjeshes te ftohte per te bere
ngjeshjen e periferise se gutaperkes dhe vulosjen e kanalit ne pjesen koronare.
Ky cikel perseritet deri kur arrihet 5mm nga fundi i kanalit ose deri nga fundi i
pjeses se drejte te kanalit.

86.Thoni disa nga teknikat e reja te obturimit te kanalit (gutta perka e


shkrire…) qe ju mund ti perdorni ne kliniken tuaj.
-Guttapercha e termoplasticizuar: eshte e dobishme per mbushjen e pjeses se
siperme te kanalit ne kondensimin vertikal. Vendosja behet me porcione te
vogla qe te kemi tkurrje minimale. Eshte teknike e dobishme ne rastet e
rezorbimit intern. Forma e rezistences apikale duhet te jete korrekte qe tepricat e
guttapercha te mos dalin pertej apexit.
-SempliFill: behet nepermjet nje instrumenti celiku flexibel maja e te cilit eshte
e veshur me nje shtrese guttapercha. Pasi ky instrument arrin ne 1/3 apikale
bashke me nje paste kanali, me nje levizje kunderorar nxirret pjesa tjeter.
-Thermafil: konsiston ne nje mbartes zakonisht plastik i cili vishet me nje
shtrese prej guttapercha. Bartesi vendoset ne nje pajisje me mikrovale dhe
nxehet deri sa guttapercha eshte zbutur. Vendoset pasta ne kanal dhe bartesi
shtyhet deri ne gjatesine e kerkuar dhe keputet ne dhomen pulpare.

87.Vleresimi i suksesit te obturimit te kanalit te rrenjes. Si do te veproni ju


praktikisht.
Shikohet ne radiografi: Hapesirat midis materialit te mbushjes dhe mureve te
kanalit tregojne per nje mbushje jo te rregullt, materiali duhet te jete uniform qe
nga pjesa koronare e kanalit deri ne apeks. Materiali duhet te arrije deri ne
gjatesine e percaktuar te kanalit dhe te mberrije deri ne margon gingivare per
dhembet anteriore dhe deri ne hyrjet e kanaleve per dhembet posteriore,
gutaperka duhet te kete formen e kanalit qe nga regjioni apikal deri ne ate
koronar, si mbushja e perkohshme dhe ajo e perhershme duhet te kete kontakt sa
me te gjere me dentinen ne menyre qe te realizoje nje vulosje koronare te
mbushjes se kanalit.

88.Radiografia ne endodonci. Thoni rolin e saj ne diagnoze.


Radiografite jane shume te rendesishme gjate ekzaminimit te indeve te forta te
dhembit. Por nuk duhen marre si baze e vetme diagnostikuese. Vendi logjik i
radiografise eshte pas nje ekzaminimi subjektiv dhe objektiv te pacientit.
Me ane te radiografise marrim te dhena mbi ecurine e procesit karioz, mbushjet
defektoze, trajtimet e kanalit te rrenjes, devijimet ne strukturen e pulpes dhe
periodontit, dhembet e retinuar dhe pozicionuar keq, afersine e tufave
neurovaskulare apo sinuseve me apekset e dhembeve dhe çfaredo lloj humbje te
kockes nga semundjet periodontale. Radiografite nuk tregojne shenjat e
hershme te pulpiteve meqe ne kete stad te degjenerimit pulpar nuk kemi zgjerim
te hapesires periodontale. Radiografite mund te paraqesin kalcifikime te dhomes
pulpare ose te kanaleve te rrenjes çka mund te shpjegoje dhe pergjigjen e
reduktuar pulpare gjate testeve te ndjeshmerise dhe dhembit.

89.Si do te veproni per realizimin e nje radiografie.


Radigrafia duhet te kryhet duke perdorur mbajtese filmash, nje teknike
paralelizimi korrekte dhe nje teknike ekzaminimi dhe interpretimi korrekte
nepermjet ndriçimit dhe zmadhimit me lupe. Vendoset intraoral receptori i
rrezeve ne drejtim vertikal me dhembin, dhe nga ana ekstraorale vendoset tubi i
grafise me kendin e duhur ne baze te secilit dhemb. Kryhet grafia e cila del
automatikisht ne kompjuter ne program, dhe me pas lahet ne film ose jo.
Klinicisti nuk duhet ta ekspozoje pacientin drejt rrezatimeve te panevojshme
shpesh dy imazhe para trajtimit jane te mjaftueshme.
Ne nofullen e siperme 55(i.central,lateral), 45(kanin), 35(premolaret),
25(molaret).
Ne nofullen e poshtme 0- (-15).

90.Panorameksi. Interpretimi i imazheve.


Panoramexi eshte grafia e gjithe gojes ku dalin ne pah dhembet perfshire edhe
te pjekurise, si edhe artikulacionet temporo-mandibular. Duken te gjithe
dhembet, mandibula, maksila, sinuset frontal. Sherben per te pare kariesin e
dhembeve, infeksionet e pranishme nese ka, periodontitet, dhembet e
paeruptuar, pozicionet e dhembeve sidomos te dhembeve te pjekurise kur ata
dalin me veshtiresi, po ashtu diagnostikohen edhe artikulacionet dhe deri diku
edhe sinuset.

91-92. Frakturat e kuspideve. Identifiko mjetet, materialet dhe teknika per


realizimin e procedures se trajtimit.
Frakturat e kuspideve mund te klasifikohen si:
fraktura ne nivelin e smaltit, ku ne raste te tilla mjeku ben vetem lemimin e
siperfaqes nepermjet disqeve te ndryshem;
fraktura ne nivel te dentines si shkak i abrazionit pa ndjeshmeri per pacientin ku
perseri mjeku limitohet vetem ne lemimin e siperfaqes;
fraktura ne nivel te dentines nga shkaqe te ndryshme me ndjeshmeri per
pacientin ku mjeku duhet te trajtoje keto raste si patologji karioze ku duhet te
krijoje kavitetin dhe me pas mbushjen e kavitetit me kompozit.

93-94. Frakturat e dhembit. Identifiko mjetet, materialet dhe tekniken per


diagnozen dhe trajtimin.
Trajtimi i ketyre frakturave varet nga shtrirja e vijes se fraktures, stadi i
zhvillimit te rrenjes dhe koha qe ka kaluar nga demtimi.
Trajtohen sipas rastit dhe moshes se pacientit, me mbulim te pulpes, pulpotomi
ose trajtim i kanalit te rrenjes dhe rikonstruksion i kurores.
Teknika e punes behet me anestezi dhe vendoset rubberdum, shpelahet dentina e
ekspozuar me solucion fiziologjik ose hipoklorit natriumi, largohen indet
granulare. Hiqet nje shtrese rreth 2mm e pulpes nen ekspozim. Procedura
realizohet me nje freze turbine te rrumbullaket dhe pas heqjes se kesaj pjese te
pulpes anash krijohen mure dentine te cilat rrethojne dhe mbrojne plagen e
ekspozuar.
Shpelahen me saline sterile dhe pritet 5 minuta deri sa te ndaloje hemoragjia.
Mbulohet me hidroksid kalciumi ose MTA dhe me cement provizor. Ne rastet
kur perdoret CaOH2 perseritet procedura pas 6-12 muajsh. Restaurohet me nje
nga teknikat e kompoziteve me acid. Ne rastet kur perdoret MTA hemoragjia
ndalon me shpejt pasi MTA kerkon lageshtire qe te forcohet. Nuk duhet te
ushtrohet me presion gjate vendosjes dhe tepricat hiqen me nje tampon te
njome. Rikonstruksion me kompozit, rikontrolle pas 6-12muaj.

95-96. Fraktura vertikale e rrenjes. Si do te percaktosh diagnozen.


Identifiko mjetet, materialet dhe tekniken qe do te perdoresh.
Kjo lloj frakture quhet e heshtur dhe diagnoza e saj behet nepermjet Ro,
simptomatologjise se pacientit dhe vezhgimit te dhembit ne kavitet.
Ndodh gjate mbushjes se kanalit, me shpesh gjate kondensimit lateral sesa atij
vertikal. Stresi qe formohet gjate kondensimit te guttapercha kalon ne kohe dhe
mund te vendoset gjate mastikacionit.
Vendosja e vidave ne kanal eshte nje faktor tjeter favorizues.
Nuk ka asnje shanc per trajtim nese fraktura kalon permes rrenjes. Parandalimi
eshte e vetmja alternative. Nuk duhet perpunuar me numra shume te medhenj
dhe te vihen vida kanalare te medha. Nuk duhet presuar me force guttapercha
dhe te evitohet vendosja e vides kur nuk eshte e nevojshme.

97.Si do te veproni ju ne kliniken tuaj ne trajtimin e lendimeve te


dhembeve te qumeshtit.
Behet ekzaminim radiologjik dhe klinik.
Demtimet qe kerkojne trajtim emergjent jane frakturat e kurores me zbulim te
pulpes, qe trajtohen nepermjet pulpotomise parciale me hidroksid kalciumi,
pulpotomi ose ekstraksion.
Frakturat e kurores pa zbulim te pulpes restaurohen me ane te glassionomereve.
Ne fraktura te rrenjes rekomandohet heqja e pjeses koronare te dhembit dhe
lenia e majes se rrenjes ne vend per arsye qe te mos demtohet embrioni i
dhembit permanent.
Frakturat alveolare trajtohen nen anestezi gjenerale, ripozicionohen segmentet e
fraktures dhe splintohen dhembet per 4 jave.
Ne luksacione te denticionit te perkohshem rekomandohet mbajtja rigoroze e
higjenes se gojes. Edhe nese ndryshon ngjyra e dhembit nuk rekomandohet
trajtimi i kanalit vetem ne rastet simptomatike ose te abcesuar.
Nese dhembi i qumeshtit eshte futur thelle ne alveole duhet hequr.
Larja e dhembeve dhe perdorimi i chlorhexidines per nje jave mbron dhembet
nga pllaka bakteriale. Gjate kesaj jave nuk keshillohet perdorimi i biberonit.

98.Trego konkretisht realizimin e procedures per menjanimin e lageshtires


gjate procedurave terapeutike ne menyre relative.
Lageshtia e fushes operatore ne hapesiren e gojes eshte pengesa kryesore per
pune adekuate te stomatologut.
Avantazhet e fushes se thate jane: pamje me e mire, mure te kavitetit te pastra,
percaktim korrekt i strukturave karioze te dhembit, vendosje dhe tharje sipas
instruksioneve te materialeve te mbushjes, kontakt maksimal me muret e
kavitetit te shtresave izoluese dhe materialit perfundimtar. Fusha e thate
sigurohet me ane te aspiratorit, tamponave absorbues, automatoni, gomave
interdentale, apo diges se gomes. Rubber dam eshte metoda me e mire dhe me
efikase.

99.Rubber dam. Identifiko mjetet dhe materialet.


Rubberdam eshte e vetmja menyre e sigurte per krijimin e nje fushe operatore
asepike. Seti per vendosjen e tij: pinca qe shpon vrimat, pinca qe kap kllapat
shtrenguese, kllapat shtrenguese sipas dhembeve, korniza young, rubber dam,
kanjula aspiratori, tuba me pambuk ne maje, solucion dezinfektant.

100.Na realizo praktikisht vendosjen e Rubber dam


Hapet nje vrime e madhe 2.5 cm nga cepi i rubberdam dhe nje ne qender te
diges, vendoset diga mbi gojen e pacientit deri ne septum nazale, mbahet diga
tek fytyra e pacientit me gishtin e madh dhe te mesit. Vendoset nje kllape tek
nje nga premolaret ne menyre qe diga te mbuloje krejtsisht kuroren e dhembit.
Kjo nuk shkakton shqetesim tek pacienti pasi diga qendron si jastek midis
gingives dhe kllapes. Vendoset nje kllape tjeter tek premolari simetrik.
Mberthehet diga tek cepat e korizes young, shtyhet diga mbi dhembin qe do
operohet, vendoset nje kllape ivory, vendoset kanjula e aspiratorit ne vendin e
duhur poshte diges pa i dhene shqetesime pacientit.

101.Si do ta perdoresh praktikisht apex lokatorin dhe vitalometrin.


Eshte nje pajisje elektronike per matjen e gjatesise se kanalit.
Duhet patur parasysh qe te sigurohemi qe dhoma pulpare te jete e thate dhe qe
ne kanale te kete sasi minimale likidesh.
Kjo pajisje ka nje mbajtese dhe nje sonde e cila vihet ne kontakt me trupin e
instrumentit te kanalit. Nderkohe qe instrumenti i afrohet foramenit apikal
rezistenca apo pengesa ndaj tij ndryshon dhe nje monitor tregon kur instrumenti
ka prekur indet periapikale.
Per te kontrolluar korrektesine e leximit zakonisht behet rikontrolli i tij me
instrumentet me numra te ndryshem. Kombinimi i lokalizuesit elektronik me
radiografi eshte nje menyre e sakte per percaktimin e gjatesise se kanalit.

102.Identifiko materialet per mbushje te perkohshme.


Flecer, providentin, sulfat cement, cavidur, provicol, coltosol, provicem,
materiale fotopolimerizues (LC), gutaperka, eugenati etj. Nuk duhen lene gjate
pasi fillojne bien, deperton peshtyma, humbet steriliteti i kavitetit/kanalit. Duhet
te mbyllin hermetikisht zgavren e dhembit, te forcohen shpejt, te hiqen lehte, jo
toksik, te mos ndikohen nga peshtyma/ nga kafshimi.

103.Identifiko materialet per mbushje te perhershme.


Ka dy lloje restaurimesh dentare direkte dhe indirekte.
Restaurimet direkte jane mbushje te vendosura menjehere ne nje kavitet te
preparuar. Amalgam, glasionomeret, resiniomeret dhe mbushjet me kompozita.
Restaurimet indirekte: inlejet, onlejet, fasetat, koronat dhe urat e fabrikuara me
flori aliazhesh prej metalesh te zakonshem, qeramikat dhe kompozitet.

104.Identifiko materialet qe perdoren si shtrese izoluese.


Me ane te shtresave izoluese i sigurojme pulpes mbrojtje termike, mekanike,
kimike duke i siguruar keshtu nje biofunksionim normal.
Bejne pjese:
-materialet me permbajtje hidroksid kalciumi si: dykal, calksil, calcimol,
endokal, pulpadent, calxyd, calcipulpe.
-glass-ionomer-cementet si: vitrebond, ketac bond, ionoseal.
-varnishet/ llaqet aplikohen me furce si: durafat, copalit, fluorprotektor etj.

105.Perpunimi kimik i kanaleve. Trego praktikisht proceduren si do te


veprosh.
Perdorimi i irriganteve kimikisht aktive ka nje vlere te madhe gjate trajtimeve
endodontike. Kanalet e infektuara kane ne brendesi te tyre materie me potencial
inflamator. Procedurat e zgjerimit te kanalit krijojne pluhura qe gjithashtu
shkaktojne nje pergjigje inflamatore. Irrigimi shpelan keto materiale dhe
minimizon ose eleminon efektin e tyre. Irrigimi eshte pasiv ose aktiv. Ai pasiv
behet duke injektuar solucionin me ane te nje kanjule. Ai kufizon sasine,
qarkullimin dhe pastrimin e kanalit te rrenjes. Irrigimi aktiv ka per qellim
levizjet hidrodinamike te lengjeve duke dezinfektuar jo vetem kanalin kryesor
por dhe tubulat dentinare, kanalet laterale dhe aksesore.
Irrigimi behet per te nxjerre nga kanali therrmijat e dentines, per te shkrire indet
vitale, per te lubrifikuar kanalin, ka efekt antibakterial dhe pak efekt zbadhues.
Nje irrigant duhet te kete veti te larta antibakteriale dhe toksicitet te ulet indor.
106. Thyerja e instrumentave ne kanal. Thuaj qendrimin tend praktik.
Files dhe Reamers jane instrumentat me te shpeshte qe thyhen apo demtohen ne
kanal. Veçanerisht me futjen e instrumentave rotatore te NiTi ne perdorim, jane
shtuar statistikat per kete problem. Gjate manipulimit me to sidomos ne kanale
shume te kthyer apo perdorimit te nje shpejtesie me te madhe shpesh
mbivleresohet fakti qe ato jane fleksibel.
Parandalimi konsiston ne mos aplikimit te forces ne asnje instrument
endodontik sidomos gjate rrotullimit te tyre. Instrumentat duhet te kontrollohen
here pas here nese jane deformuar gjate punes. Rregulli i arte kryesor eshte qe
instrumentat te perdoren vetem nje here. Kur ndodh thyerja duhet te lirohet
pjesa e ngecur me ane te instrumentave ultrasonike. Nese deshtojme pjesa e
ngecur qe bllokon kanalin mund te anashkalohet (by-pass) dhe te vazhdohet me
mbushjen e kanalit.
Nese instrumenti i thyer kalon apeksin dhe ngecet ne kocken e nofulles, duhet te
hiqet me rruge kirurgjikale dhe kanali te mbyllet me mbushje retrograde. Shtimi
i solucionit EDTA ndihmon proceduren.

107.Perdorimi i matrices. Identifiko mjetet dhe materialet. Trego tekniken


e aplikimit.
Mund te jene metalike ose plastike. Qe kane nevoje per portmatrice ose jo.
Matricat jane flete metalike me trashesi 0.8mm qe sherbejne per formimin e
siperfaqeve aproksimale te molareve dhe premolareve te demtuara nga procesi
karioz. Ato ndihmojne qe gjate vendosjes dhe ngjeshjes se materialit mbushes
ne kavitet ky i fundit te mos bjere ne hapesiren interdentale. Matricat jane per
premolare dhe molare. Ato kane forme te njejte por ndryshojne nga madhesia.
Pjesa e harkuar e fletes se matrices vendoset ne drejtim te gingives. Vendosen
ne portematrica qe mund te jene ne forme gaforre, ose forme e drejte.

108.Zbardhja e dhembeve. Identifiko mjetet dhe materialet per realizimin


e procedures.
Procesi i zbardhjes kryhet nepermjet depertimit te agjentit oksidues ne smalt ose
dentine me qellim dekolorimin ose zberthimin e komponimeve kromatik
pergjegjes. Procesi i zbardhjes jo vetem largon dekolorimin artificial por sjell
edhe nje zbardhje te dentines. Zbardhimi i dhembeve jo vital, zakonisht behet
duke perdorur H2)2 30% ne dhomen pulpare dhe lihet dhe riaktivizohet disa
dite; ose me shina qe aplikojne zbardhimin ne pjesen e jashtme dhe ne dhomen
pulpare. Ne tekniken e zbardhjes se dhembeve vital, perdoret kryesisht sol 35%
karbamid peroksid. Agjenti zbardhues aplikohet ne siperfaqen e jashtme te
dhembeve me pulpe vitale. Keto teknika realizohen me ndihmen e nxehtesise se
nje llambe ose rrezeve te nje burimi drite dhe xhelit zbardhues. Xheli vendoset
mbi siperfaqen e dhembeve me ndihmen e nje burimi drite, kristalet absorbojne
energji per te penetruar ne smalt dhe per te rritur efektin zbardhues.
Tanime ka nje metode me te shpejte lazer bleaching per zbardhjen e dhembeve
vitale. Llamba argon dhe llamba me dioksid karboni qe emeton rreze infra te
kuqe te padukshme. Ka dhe opsione zbardhimi qe perdoren ne shtepi nga
pacienti.

109.Si do te veproni praktikisht ne rastin e nje dhembi te dekoloruar, jo


vital.
Dekolorimi i dhembeve ndodh gjate ose pas formimit te smaltit dhe dentines
dhe varet nga pacienti ose ka lidhje me procedurat dentare dhe punen e mjekut.
Psh ngjyrosja e dhembeve nga tetraciklina: zbardhja realizohet ne siperfaqen e
jashtme te dhembit dhe zbardhja intrakoronare pas terapise se kanalit.
Peroksidi i hidrogjenit dhe peroksidi i karbamidit indikohen ne procedurat
ekstrakoronare ndersa perborati i natriumit ne zbardhimet intrakoronare.
Teknika e zbardhjes intrakoronare:
Izolohet dhembi me rubber dam gingival dhe indet perreth me vazeline. Hiqet
tere materiali i mbushjes nga dhoma pulpare, pastrohet me nje tampon me
chloroform.
Aplikohet nje shtrese izoluese te trashe 2mm me cement oksifosfat (adhesor).
Pergatitet pasta e perboratit te natriumit me peroksid hidrogjeni vendoset ne
dhomen pulpare. Vendoset mbushje provizore hermetike trashesi 3-4mm.
Seanca tjeter pas dy javesh dhe nese nuk eshte arritur rezultat perseritet
procedura.

110.Tregoni disa nga aksidentet qe mund te ndodhin gjate procedures se


zbardhimit.
1. Demtim i indeve te buta, duhet patjeter te izolohen. Djegje e gingivave si
pasoje e mos izolimit te mire.
2. Efekt i pergjithshem, sistemik. Nuk ka te shfaqura.
3. Struktura dentare dhe indi pulpar. Peroksidi mund te pershkroje
strukturen dhembore ne drejtim te pulpes per disa minuta duke dhene
hipersensitivitet.

111.Si do te veproni ne rastin e njollave apo keqformimeve te struktures se


dhembit per zbardhjen e tyre.
Shkaqet e dekolorimit te dhembit: shkaqe natyrale dhe shkaqe jatrogjene.
Natyrale jane kur dekolorimi i dhembit ndodh gjate ose pas formimit te dhembit
dhe varet nga pacienti. Jane superficiale ose perfshijne te gjithe strukturen
dhembore.
Ngacmimet bakteriale mekanike dhe kimike te pulpes mund te cojne ne nekroze
te saj dhe clirimin e nje sere produktesh qe penetrojne ne tubulat dentinare dhe
ngjyrosin dentinen perreth. Hemorragjia intrapulpare dhe liza e eritrociteve
shoqeron demtimet traumatike te dhembit. Hiperkalcifikimi dentinar lidhet me
formimin me shumice te dentines sekondare ne dhomen pulpare, mund te
ndodhe pas demtimeve traumatike. Mosha: me kalimin e moshes ngjyra e
kurores se dhembit ndryshon si rezultat i depozitimit me shumice te dentines
sekondare.
Defektet e formimit te dhembit vijne si rezultat i defekteve gjate formimit te
smaltit dhe dentines. Defektet gjate formimit te smaltit mund te jene hipokalcike
dhe hipoplastike. Hipokalcifikimi i smaltit eshte nje zone e bardhe ose kafe
kryesisht ne faqen vestibolare te dhembeve te prekur. Hipoplazia e smaltit
paraqitet me smalt poroz dhe me defekte formimi. Efekti zbardhues ne keto
raste nuk eshte permanent dhe duhet perseritur. Semundjet sistemike mund te
shkaktojne lize te theksuar te eritrociteve. Temperaturat e larta ne periudhen
gjate formimit te dhembeve mund te cojne ne hipoplazi kronike te
vazhdueshme.
Metodat zbardhuese nuk kane shume efekt dhe menyra me e mire eshte trajtimi
restorative. Tetraciklina trajtimi behet me zbardhje te jashtme te dhembit dhe
zbardhje intrakoronare pas terapise se kanalit.
Fluoroza endemike behet nepermjet zbardhjes eksterne.

112.Filli retraktar. Cilat jane indikacionet e perdorimit te tij. Trego


proceduren.
Zona e punes duhet te jete e thate. Terhiqet nga shishja e tij me ane te pincetave.
Njomet ne nje solucion 25% klorur alumini. Sduhet prekur me dore asnje pjese
e fillit. I jepet fillit nje forme U-je dhe e kalojme perreth dhembit te preparuar.
Aplikohet nje force e lehte ne drejtim apikal. Rreshqasim lehte midis gingives
dhe dhembit me ane te instrumenti te posatshem. Kur futet ne anen meziale e
fusim edhe ne ate distale, vazhdohet ne pjesen linguale. Mbulimi duhet bere
gjithmone ne pjesen proksimale, ku sasia e indit gingival e toleron trashesine e
tepert te fillit. Nuk duhet vendosur filli shume thelle. Vendoset nje cope e
madhe garze ne gojen e pacientit qe te kete mundesi te kafshoje dhe ne te
njejten kohe e mban zonen e thate. Largohet filli pas 10 min.
Indikohet perdorimi i fillit per marrjen e mases ne protetike apo ne konservative
per kavitete ne zonen e qafes se dhembit.

113.Kaviteti karioz. Pershkruaj etapat e pergatitjes se nje kaviteti.


Me ane te preparimit synohet: Eleminimi i mases karioze duke siguruar ne kete
menyre kushte qetesie per pulpen, dhenia e formes se kavitetit ne menyre te tille
qe te siguroje mbushjes dhe vete dhembit stabilitet dhe vendosje estetike e
funksionale te materialit mbushes.
Etapat jane: Hapja e kavitetit dhe zgjerimi profilatik, pastrimi i mases karioze
me freze rond mikromotori, krijimi i formave rezistente, krijimi i formave te
retensionit, bizotimi i prizmave te smaltit dhe krijimi i tualetit te kavitetit.

114-115.Kariesi tek dhembet e perkohshem. Identifiko mjetet dhe


materialet per diagnostikimin dhe trajtimin.
Qellimi i mjekimit eshte nderprerja e zhvillimit te lezionit per te formuar
zgaver. Identifikimi i kariesit behet nerpermjet ekzaminimit intra-oral apo edhe
radiologjik.
Teknika:
 Behet anestezia
 Vendoset nje kunj druri ne hapesiren interproksimale per te larguar
papilen dhe mbrojtur demtimin e saj gjate hapjes se kavitetit.
 Perdoret freze turbine me shpejtesi te larte
 Per hapjen e kavitetit interproksimal freza mbahet ne drejtim buko-
lingual, gingival ne bashkimin smalt- cement.
 Pastrohet masa karioze me freze ronde mikromotori. Pastrimi me shume
kujdes pasi briret pulpare jane voluminoz.
 Rrumbullakosen muret dhe majat ne drejtim buko-lingual- gingival.
 Vendoset matrica.
 Vendoset materiali mbushes qe do te perdoret (kompozit, amalgam, GIC,
RMGIC).
 Hiqet me kujdes matrica.
 Kontrollohet mbushja. Lustrimi i mbushjes.
 Me floss pastrohet hapesira interproksimale.
 Kontrollohet okluzioni.

116.Cementet, glass ionomeret. Fushat e aplikimit te tyre


Glasionomer-cementet jane materiale per mbushjen e dhembeve te perftuara
nga kombinimi i disa elementeve te silikat cementit me cementin
polikarboksilat. Perdoren pasi kane veti kariostatike, si silikatet dhe adezivitet te
madh ne saje te lidhjeve organike me strukturat e forta te dhembit si
polikarboksilatet.
Nga qendrueshmeria dhe transparenca u ngjajne kompoziteve.
I perdorim si materiale cementuese ne korona, ura dhe aparate ortodontike.
Ne restorative perdoren per çdo aplikim me ngarkese minimale okluzale qe
kerkon estetike: per perdorim aty ku estetika nuk eshte e rendesishme por
kerkohet forcim i shpejte dhe veti fizike te larta.
Vetite pozitive jane se adaptohen lehte ne kavitet, kane adezivitetin e duhur,
jane te qendrueshem nen presionin pertypes, jane termoizolues te mire, kane
ndikim kariostatik, kane transparence optimale dhe pergatiten lehte, realizon nje
adezion jon-shkembyes me strukturen e dhembit. Glassionomeret nuk
rekomandohen ne rindertimin e tuberkulave ose margove, kendeve incizale
vecanerisht ne paciente ku ka ngarkesa okluzale. Kerkojne mbeshtetje te
konsiderueshme nga shtresat e dhembit te mbetura perreth. Kjo nenkupton qe
per ndertimin e nje kulti duhet te kete te pakten 2-3 mm strukture dhembi rreth
qafes per te siguruar mbeshtetje per kuroren. Vetite negative jane edhe se
pesojne ndryshime ne vetite kimike nen ndikimin e peshtymes, kane ndikim
toksik mbi pulpen nese vendosen pa shtrese izoluese, kerkojne thatesire te plote,
hiqen me veshtiresi. Perdoren ne dhembet e qumeshtit. Mbushje ne klasen e
trete dhe te peste te Blakut, ne kariesin e rrenjeve si shtresa izoluese ne kavitete
te medha si mbushje ne erozionet cervikale.

117.Si do te veproni praktikisht per perdorimin e silanteve.


Konsiderohet terapi invazive pa formuar kavitet. Perdoret si trajtim preventiv
ose per te penguar avancimin e lez karioze. Perdoren dy lloje silantesh: rezine
kompozite dhe cement glassionomer. Silantet rezinoze kane avantazhe me te
mira se silantet e tjera, por kapaciteti i prevenimit te kariesit varet nga teknika.
Procedura konsiston: Izolohet dhembi me rubber dam. Pastrohet siperfaqja e
dhembit (furcim), lahet me uje te bollshem, thahet me ajer te komprimuar,
acidifikohet me acid fosforik per 30 sek, shperlahet siperfaqja, thahet fusha
operatore, aplikohet silanti me shtresa te holla ne pika dhe fisura, polimerizohet
per 20 sek, kontrollohet ngurtesimi i rezines dhe aplikimi i silantit, hiqet rubber
dam dhe kontrollohet okluzioni.

118.Thoni qendrimin tuaj ne rastin e patologjive pulpare ne dhembet e


perkohshem.
Ne ndryshim nga dhembet e perhershem shihet: Nocioni i vitalitetit dhe
hemorragjia e pulpes; anamneza, dhimbja qe ndjen pacienti, shenjat klinike me
ekzaminimin e dhembit dhe indeve perreth si dhe ekzaminimi radiografik.
Zakonisht patologjite e pulpes dhe pulpo-paradontale ne sistemin dhembor te
perkohshem jane:
-sindromi i septumit, qe shoqeron kariesin aproksimal
-nekroza e pulpes, e ndjekur shume shpejt dhe pulpit akut
-prekje e zones alveolare, komplikacioni klasik i nekrozes se pulpes.
Perdorimi i testeve klinike te tilla si, termik apo perkursioni jane te
parendesishem ne studimin e ketyre lezioneve.
Aspekti me i rendesishem dhe me i veshtire ne terapine e pulpiteve eshte
percaktimi i gjendjes se pulpes.
Trajtimi i pulpiteve ne dhembet e perkohshem behet ne 2 forma:
Konservative: ruajtja e vitalitetit te pulpes.
Radikal: aplikimi i pulpektomise dhe mbushje e kanaleve
Kur infeksioni nuk nderpritet me nje nga menyrat e mesiperme dhe suporti
kockor nuk rifitohet, dhembi duhet ekstraktuar.

119.Dalja e dhembeve te perkohshem. Si do te veproni ne rastin e


patologjive te daljes.
Dalja e dhembeve te perkoshem eshte ne proces fiziologjik. Ekzaminimi
radiologjik i nofullave te femijes se porsalindur paraqet pranine e shume
dhembeve ne stade te ndryshme te formimit te tyre. Denticioni i perkohshem
perfshin periudhen nga mosha 6 muajshe deri ne 6 vjec.
Dhembet kane nje kohe dalje te caktuar per te lejuar zhvillimin simetrik te
nofullave. 6-8 muaj-71-81; 8-10muaj-51-61; 10-14muaj-52-62-72-82; 14-
18muaj-54-64-74-84; 18-24muaj-53-63-73-83; 24-30muaj-55-65-75-85. Dalje
parakohe e sistemit dhembor te perkoshem konsiderohet kur dhembet dalin 3-6
muaj para kohes normale te daljes se tyre. Mund te jete per nje dhemb te vetem
apo nje grup dhembesh. Mund te dalin para kohe incizivet e poshtem, centralet
siper. Dalja e parakoshme mendohet te kete lidhje me çrregullimet hormonale
kryesisht me çrregullimet e gjendrave seksuale. Dalja me vonese konsiderohet
mbi 6 muaj nga koha normale. Faktore lokale si: shtresa kockore mbi folikulin e
dhembit eshte e trashe, dalja behet ngadale, me veshtirsi, vendosja e çrregullt e
folikulit. Faktore te pergjithshem: semundjet e pergjithshme te organizmit,
rakitizem, crregullimet e gjendres tiroide, e gjendrave endokrine, sindromi
down, etj.

120.Frika dhe ankthi. Tregoni qendrimin tuaj perballe pacientit.


Duhet komunikuar shume me pacientin per te reduktuar friken dhe ankthin. Ne
qoftese do kemi pacient te tille ne klinike duhet te perdorimin protokollin pa
dhimbje, perdorim protokoll me ankth te reduktuar, seanca te shkurtra dhe
rekomandohet trajtimi me sedacion koshient.

121.Hemostaza ne endodonci. Si do te veproni praktikisht ju.


Arrihet me aplikimin e materialeve si: bone wax, sfera pambuku te imprenjuara
me adrenaline, produkte me baze kolagjeni ose sulfat kalciumi, perdorimi i sol
hemostatik.

122-123.Mjekimi biologjik. Identifiko mjetet, materialet dhe tekniken


Mjekimi biologjik ka dy metoda: Direkte dhe Indirekte
-Direkt: Ky trajtim perdoret vetem ne pulpe vitale qe ekspozohet aksidentalisht
gjate pergatitjes se kaviteteve karioze ose nga trauma.
Objekti i trajtimit eshte mbrojtja e pulpes nga invazioni bakterial permes nje
materiali biokompatibel qe izolon vendin e zbulimit dhe nxit formimin e ures
dentinare. Duhen ndjekur keto kritere: mungese te ndryshimeve radiologjike,
mungese e dhimbjes spontane, nuk ka dhimbje ne perkusion, nuk ka dhimbje ne
mastikacion dhe as levizshmeri te dhembit.
Protokolli gjate mbulimit direkt te pulpes ndjek keto faza:
Izolim shume i mire i fushes operatore dhe dhembit qe do te trajtohet;
kontrolli i hemoragjise; shpelarje e kavitetit me solucione dezinfektuese jo te
forta; tharje e tij; mbulimi i zones se pulpes me materialin e zgjedhur. Pas disa
muajsh kontrollohet vitaliteti dhe nese nuk ka shenja te ndryshimeve patologjike
behet mbushja perfundimtare. Materialet me te preferuara jane kalcium
hydroxide dhe MTA.
-Indirekt: Mendimet per kete menyre jane kontradiktore.
Realizohet duke vendosur nje medikament mbi nje shtrese shume te holle
dentine karioze te lene ne fundin e kavitetit per te mos ekspozuar pulpen. Ky
trajtim mbeshtetet ne faktin qe dekalcifikimi i dentines paraprin invazionin
bakterial dhe infektimin e pulpes. Pulpa mund te jete inflamuar, por ky
inflamacion eshte reversibel ne momentin qe ne e largojme shkakun dhe me
kalimin e kohes sherohet.
Duhen ndjekur keto kritere: mungese te ndryshimeve radiologjike, mungese e
dhimbjes spontane, nuk ka dhimbje ne perkusion, nuk ka dhimbje ne
mastikacion dhe as levizshmeri te dhembit.

124-125. Pulpektomia. Identifiko mjetet, materialet dhe tekniken per


realizimin e procedures se trajtimit.
Pulpektomia nekupton heqjen e pulpes vitale. Kjo forme terapie eshte zhvilluar
si nje rrjedhoje logjike e shkalles se larte te deshtimit te trajtimit te mbulimit te
pulpes. Kur behet pulpektomi pulpa hiqet deri ne afersi te foramenit apical.
Pulpektomia totale eshte heqja e pulpes ne dhembet me rrenje te formuar
plotesisht ku apeksi eshte plotesisht i mbyllur dhe krijon nje ndalese apikale
gjate mbushjes se kanalit. Pulpektomia indikohet ne te gjitha semundjet
irreversible te pulpes duke perfshire edhe rezorbimin intern.
Fazat jane: Anestezi regjionale. Hapim kavitetin dhe kontrollojme cilesine e
anestezise. Nese pacienti ndien dhimbje bejme anestezi ligamentare dhe
intrapulpare, heqim pulpen koronare, bejme kateterizimin e kanaleve,
ekstirpojme pulpen radikulare, ndalohet hemoragjia, pastrohet dhe i jepet forma
kanalit, mbushet kanali (ne te njejten seance per te parandaluar infeksionin).

126.Kandidoza orale. Trego si do ta besh identifikimin klinik dhe


diagnozen.
Eshte inflamacion i mukozes se gojes i shkaktuar nga myket e gjinise kandida.
Faktore favorizes jane mosha, sem e pergjithshme, medikamente te ndryshme,
protezimi, higjena e keqe, ndryshime te peshtymes. Kandidozat klasifikohen ne
akute (pseudomembranoze dhe atrofike) dhe kronike (atrofike dhe
hiperplazike).
-Akute pseudomembranoze: me shume ne moshen femijenore, semundja fillon
me njolla te kuqe, te thata qe me vone mbulohen me pseudomembrana dhe
krijohen vatra te vogla te bardha qe bashkohen. Pacienti ka ere te keqe nga goja,
veshtiresi ne pertypje dhe te folur.
-Akute atrofike: mukoza e prekur eshte shume e kuqe dhe atrofike, perfshihet
stomatiti protetik, angulus cand protetik. Dhimbje, djegie, veshtiresi ne
ushqyerje.
-Kronike hiperplazike: indavim mykotik i shtresave te thella.
Mjekimi i kandidozave eshte i veshtire. Jepen nystatina, imidazole, flukonazol,
daktarin(xhel), gargare me dezinfektant.
127.Si do te veprosh per trajtmin e kandidozes (Recete).
Per trajtimin e kandidozes orale perdoren antimykotike ne rruge lokale apo
sistemike.
Trajtime topikale: nystatin (100.000 unite per 7-10dite); miconazole gel
(24mg/ml per 10 dite); krem acid fusidik.
Sistemike: fluconazole (50mg/dite per 7-10 dite); itraconazole (100mg/dite per
14 dite); ketoconazole (200mg/dite per 7-14 dite).
Koha e marrjes se mjekimit mund te shkurtohet ne varesi te severitetit te
semundje.
R.p: Flukonazoli 0.5g
D.t.d: Nr 7 in tab
S: Te pihet 1 kokerr ne dite, ne dreke pas ushqimit, per 1 jave.

128.Identifiko instrumentat manual dhe jomanual qe do te perdorni per


heqjen e gurazave.
Instrumentat e dores, instrumentat me ultratinguj dhe instrumentat rotative.
Graduaret jane te formave dhe madhesive te ndryshme te veçante per anen e
majte e te djathte, si dhe universal qe mund te perdoren ne te gjithe gojen.
Scalerat, kyretat.
Kavitroni jane instrumentat jo manual me te perdorshem per heqjen e gurezave
supragingivare. Airflow nje metode e re e aplikuar ne klinika.

129.Si do te veproni praktikisht per pastrimin e gurezave dhe trajtimin e


tyre.
Ato mbahen si stilolaps dhe me nje nga gishtat do mbeshtetemi ne dhembet
fqinje te zones ku dentisti do punoje. Punohet gjithmone me uje te bollshem.
Buza prerese e instrumentit duhet te adaptohet mire me nje kend me pak se 90
grade me siperfaqen ku do punohet. Behen levizja te shkurtra dhe te fuqishme
ne drejtim vertikal dhe oblik.
Scaling dhe root planning subgingival kryhet duke perdorur kyretat universale
ose specifike duke ndjekur nje procedure baze.
Behet dhe pastrimi me furce te vendosur ne mikromotor dhe nje paste per
heqjen e cipave.

130.Aftet e thjeshta dhe stomatiti aftoz. Bej diagnozen dhe trajtimin e tyre.
Stomatiti aftoz eshte nje semundje qe prek kryesisht femijet sidomos ata te
moshes 1-5 vjec. Etiologjia mendohet te jete nje variant i stomatiti herpetik.
Krijimin e favorizojne çrregullimet hormonale, fenomenet alergjike etj. Shfaqja
paraprihet nga nje periudhe predormale prej 2-3 ditesh gjate se ciles femija
eshte si i keputur pakeson levizjet, ka temp etj, me pas shfaqen aftet ne forme
vezikulash dhe mbas 1-2 ditesh ato cahen duke lene nje ulcer. Eshte semundje
ngjitese. Mjekimi kryesisht lokal. Behet pastrimi i lezioneve me uje te
oksigjenuar dhe te zakonshem te vaket dhe me presion. Pastaj lyhet me
stomakuran. Para ushqimit, per lehtesim, lyerja me nje solucion anestetik por te
mos anestezohet fyti. Ne raste te rralla antibiotike.
Aftet i kemi: vulgare, reaktive, miliare, gjigande, Morbus Behxhet.
Stadet predromal, preulceroz, i ulceres dhe stadi i sherimit.
Aftet reaktive, shfaqen e 1-2-3 elementeve qe evoluojne shpejt drejt sherimit.
Faktoret: ushqimet si arrat, mjalti etj.
Aftet miliare jane shume superficiale dhe shume te vogla edhe shume pak
karakteristike pasi nuk kane auoreolen e kuqe.
Aftet gjigande me te medha. Lezioni fillon me nje makul nen mukozen
inflamatore dhe pas disa ditesh me nje ulceracion mbi 2-3 cm me skaje te
crregullta i mbuluar me nje cipe te bardhe.
Morbues behxhet karakterizohet me shfaqjen e lezioneve ne goje qe
karakterizohen me afte pergjithesisht gjigande, me lezione gjenitale dhe
okulare.
Mjekimi behet lokal dhe i pergjithshem. Mjekimi lokal anestetik per te lehtesuar
ushqyerjen, gargara me klorexidine, oksigjene, pomada me kortizonike.
Mjekimi i pergjithshem doza te medha me vitamina C, IV sol fizio, levamisol
per 3 dite, kortizonike.

131.Semundjet e buzeve. Si do ti trajtoni praktikisht.


Semundjet e buzeve jane te shumellojshme. Kane te bejne si me ndertimin e
veçante histologjik, me lidhjen qe kane si me lekuren ashtu edhe me aparatin
gastrointestinal po ashtu edhe per faktin se buzet jane nen ndikimin e faktoreve
te ndryshem te jashtem te tilla si temperatura e ndryshueshme etj.
-Cheilitis exfoliativa eshte forma me e shpeshte e cheiliteve. Ka dy forma e
thate seroze dhe forma e njome exudative. Etiologjia nuk eshte e qarte por mund
te ndikojne faktore si çrregullimet e sistemit neurovegjetativ, gjendrave
endokrine etj. Forma me e thate eshte e lehte dhe qe shfaqet me shpesh.
Krijohen ne buze kore te holla ne ngjyre gri ne kafe ose edhe te bardha qe
ngjajne si luspa dhe hiqen here me lehtesi e here duke shkaktuar hemoragji.
Nese nuk mjekohet kalon ne fazen e njome e cila ka nje klinike me te pasur.
Kjo forme prek dy buzet dhe secilen vec e vec. Semundja zakonisht fillon me
enjtje qe ben te rriten edhe permasat e buzeve. I semuri i mbyll me veshtiresi.
Koret mund te hiqen me nje pincete dhe poshte tyre vihen re nje siperfaqe e
bardhe e mbuluar me mukus ngjyre gri ne te bardhe. Mjekimi zakonisht behet
me Rezorcine, tinkture jodi dhe pomada te ndryshme me kortikozonike. Si
mjekim i pergjithshem vitamina si B2, A, P etj.
-Cheiliti glandular kur gjendrat aksesore si pasoje e çrregullimeve e derdhin
sekrecionin e tyre ne pjesen e kuqe te buzes. Dallohen dy forma: ekzematoze-
verehet me shume ne vere dhe ne dimer kur ka humbje drite dhe dielli dhe
forma seroze. Forma ekzematoze fillon me bula dhe erozione qe shfaqen ne nje
terren edematoz e hiperemik. Bulat dhe erozionet me vone mbulohen me kore te
shumta te cilat hiqen shpesh. Buza i gjakoset shpesh e mbulohet me kore.
Forma e thate ka klinike me te lehte. Buza merr ngjyre te qarte dhe mbulohet
nga kore te thata ngjyre gri ne te bardhe qe hiqen lehte. Ekziston edhe nje lloj
tjeter qe vjen si pasoje e kushteve te pafavorshme atmosferike. Mjekimi
shmangia sa te jete e mundur e faktoreve favorizues. Mbrojtje nga rrezatimi
diellor me anen e kasketave. Pomada me kombinim antibiotikesh,
fotombrojtesish etj (saloil)
-Cheilitis alergien vjen si rezultat i shfaqjes se fenomeneve alergjike ne buze,
perdorimi i pastave dhe pomadave. Verehet hiperemi e lehte, tharje e buzeve
dhe edeme e lehte ne pjesen e kuqe te buzeve. Lezionet vendosen ne te gjithe
buzen. Nese nderpritet lyerja e buzeve me agjentin shkaktar atehere shenjat
zbuten shpejt ndersa kur ajo vazhdon kthehet ne kronike. Mjekimi konsiston ne
perdorimin e pomadave te ndryshme me kortizonike, vit A, C etj.
-Cheiliti abraziv etiologjia eshte e paqarte. Zakonisht prekja ka formen e nje
erozioni jo te rregullt shpesh te lemuar e te shkelqyeshem. Ngjyre te kuqe e
theksuar. Heqja e koreve shkakton hemoragji. Fortesimi ndodh vetem kur ai
fillon te malinjizohet. Shenjat klinike te kthimit ne kancer jane: shfaqja e
fortesimit rreth erozionit, shfaqja e hemoragjise edhe pas prekjes se lehte,
humbje ne siperfaqe te lezionit te papilave qe rriten. Shfaqja e hiperkeratinizimit
te shumte rreth erozionit, mungesa e efektit terapeutik. Mjekimi behet me
metoda konservative. Jepet vit A 3x 15 pika, doza te medha vit B2, vit B12. Te
shmanget rrezatimi i shumte diellor, traumat e ndryshme etj. Nese nuk jep
rezultat dhe shfaqen shenjat e para te kthimit ne kancer behet heqja e erozionit
ne kufij te shendoshe dhe ekzaminim histologjik.

132.Semundjet e gjuhes. Qendrimi juaj ne keto raste.


Ka klasifikime te ndryshme: crregullime papilare si lingua villosa, glositi
migrans(gjuha gjeografike), glositi rombik median, glositi i Hunterit.
Anomalite kongenitale: gjuha e care(lingua plikata), makro e mikroglosia.
Inflamacionet e gjuhes: siperfaqesore, te thella.
Crregullimet neurologjike: glosodinia, neuralgjia e gjuhes, diskuesia (humbja e
shijes).
-Lingua villosa, hipertrofi te papilave filiforme qe vendosen me shume ne mesin
e shpines se gjuhes. Papilat e zgjatura si fije floku. Etiologjia mendohet kufizimi
i levizjeve te gjuhes. Shkaqet lokale nga traumat e regjionit maksilofacial,
traumat e gjuhes. Mjekimi i veshtire: higjiene e persosur, pastrim i dhembeve
dhe gjuhes me kujdes, perdorimi i medikamenteve karakteristike, mjekimi i
semundjeve mykotike ne goje, nderprerja e antibiotikeve.
-Gjuha gjeografike ka te beje me çrregullimin e papilave. Ne zona te vecanta
shohim atrofi papilare te rrethuara qe jane hipertrofike dhe me ngjyre te bardhe.
Karakteristika kryesore zhvendosja nga nje regjion ne tjeter, i jep gjuhes pamjen
e hartes. Nuk ka ndonje mjekim specifik. Kur ndjen dhimbje, substanca
anestezie lokale, higjene dhe gargare.
-Glositi rombik median paraqitet ne forme te rrumbullaket ose te çrregullt, me
shume ne mesin e gjuhes ose afer rrenjes. Etiologjia me origjine mykotike.
Forma normale ska nevoje per mjekim, rastet e tjera mjekim me antiseptik
lokal.
-Gjuha e çare me e theksuar tek njerzit me prapambetje mendore. Higjiene te
gojes dhe te luftoje semundjet qe vijne si rezultat i vjelljes, se mbeturinave
ushqimore ne te carat e gjuhes. Duhet higjene maksimale e gojes.
-Glosodinia, ndjesi djegie dhe dhimbje e lokalizuar ne gjuhe ose ne siperfaqen e
perafert me te. Mendohet te kete te beje me çrregullime nervore ne indin e
gjuhes ose perreth tij. Glosodini me shenja klinike ne gjuhe ose perreth saj
(ulceracione ne gjuhe, lezione papilomatoze) dhe pa shenja klinike perreth saj
(nuk kane shenja klinike). Mjekimin e lezionit: te largojme shkakun te sqarojme
pacientin se nuk ka semundje kanceroze. Mjekimi substance qetesuese.

133.Gingiviti. Evidentimi klinik dhe trajtimi.


Gingiviti gjendja inflamatore e gingivave eshte forma me e shpeshte e
paradontopative. Inflamacioni eshte zakonisht prezent ne te gjitha rastet e
gingiviteve. Kur jane siperfaqsore prekin parodontin veshes dhe te thella
parodontitit mbajtes.
2 jane simptomat me te rendesishme: hemoragjia gjate sondimit dhe rritja e
fluidit gingivar. Hemoragjia gjate sondimit diagnostikohet klinikisht. Mund te
shkaktohet ne menyre kronike nga ngacmues si larja e dhembeve, kafshimi i
ushqimeve si molla etj.
Mjekimi eleminimi i shkaktareve, si heqja e pllakes dentare te gurezave mbi dhe
nen gingive riparimin e mbushjeve te varura, e protezave te keqija, te kellefeve
te gjere si edhe rekomandohet nje larje e rregullt e dhembeve te pakten dy here
ne dite, fill dentar dhe shperlares te gojes me permbajtje klorexidine dhe
listerine.

134.Parodontiti. Evidentimi klinik dhe trajtimi.


Periodontiti percaktohet si nje semundje inflamatore e indeve mbajtese te
dhembit qe shkaktohet nga mikroorganizma specifike dhe rezulton ne
shkaterrimin progresiv te ligamentit periodontal dhe te kockes alveolare me
formim te xhepit, terheqje te gingives ose te dyja. Vecoria klinike qe dallon
paradontitin me gingivitin eshte humbja klinikisht e dallueshme e atashmentit.
Shenjat klinike jane ndryshim i ngjyres, kufijve dhe konsistences si dhe
gjakosja ne sondim (jo gjithmone gjakosja eshte tregues i humbjes se
vazhdueshme te atashmentit). Nqs gjakosja eshte e vazhdueshme ne cdo vizite
atehere eshte tregues.
-Periodontiti agresiv: Format agresive prekin zakonisht individe te rinj ne
pubertet ose pas tij por mund te vihen re edhe ne dekaden e dyte ose te trete te
jetes. Pacientet jane klinikisht te shendetshem, ka nje mungese te grumbullimit
te pllakes dhe gurzave; shpejtesi e madhe e progresionit dhe nje histori familjare
e semundjes agresive qe sygjeron per nje tipar gjenetik.
Semundja mund te jete e lokalizuar tek molari i pare ose frontalet poshte me
humbje proksimale te atashmentit ne te pakten 2 dhembe permanente ku njeri
nga keta eshte molari i pare.
-Periodontiti kronik: Eshte forma me prevalente e periodontiteve. Semundje me
progresion te ngadalte megjithate ne prani te faktoreve sistemike dhe mjedisore
qe mund te modifikojne pergjigjen e pritesit sic jane diabeti, duhani mund te
behet me agresive.
Semundje infektuese qe rezulton ne inflamimin e indeve mbeshtetese te
dhembeve humbje progresive te atashmentit dhe humbje te kockes.
Karakteristikat klinike jane: grumbullim te pllakes bakteriale supra dhe
subgingivale qe eshte e shoqeruar e formim te gurzave, inflamacion gingival,
formim te xhepit, humbje te atashmentit periodontal dhe humbje te kockes.
Gingiva zakonisht eshte e enjtur dhe kemi ndryshim te ngjyres nga e kuqe e
zbehte deri ne te kuqe te purpurt. Kemi edhe ndryshime topografike si buze
gingivare te fryra dhe papila te enjtura ose te prera ne forme krateri. Mund te
vihet re edhe eksudat nga fluidi cervical ose dhe pus nga xhepi periodontal.
Thellesia e xhepit varion dhe mund te kemi humbje kockore horizontal dhe
vertikal. Mund te kemi edhe mobilitet te dhembit si pasoje e humbjes se
konsiderueshme te kockes. Radiografikisht shikohet humbje e kockes alveolare.
Periodontit i lehte jo me teper se 1-2mm dhe ai i rende me teper se 5mm.
-Si manifestim i sem istemike. Kur destruksioni paradontal eshte rezultat i qarte
i faktoreve lokale, por ekzacerbohet nga sem sistemike.

135-136.Demtimet e mukozes se gojes nga agjentet kimik, mekanik dhe


fizik. Qendrimi juaj. Trajtimi.
Demtimet nga lendet kimike mund te jene rastesore ose gabime nga pacientet,
pakujdesia e stomatologut, perdorimi i aspirines lokalisht.
Mjekimi konsiston ne marrjen e anamnezes, duhet te perdorim antidotin (nqs
demtohen nga acidi perdoret baze dhe anasjelltas), menjanojme ulceracionin
dhe nese eshte masiv perdoren antibiotike po ashtu shperlarje me antiseptike per
higjiene te gojes.
Demtimet nga agjentet fizike hasen tek punetoret qe punojne ne fabrikat e
qelqit, saldatoret ku temperatura e ambjentit eshte e ulet ose e larte. Nese
formohet bula ajo duhet te cahet dhe pastaj te behet mjekimi me antisepitk. Po
ashtu higjene e mire e gojes dhe po qe nevoja dhe antibiotike.
Demtimet mekanike mund te ndodhin si rezultat i heqjeve traumatike ku mjeku
duke mos percaktuar qarte kufirin ndares me mukozen ose duke mos bere
shkeputjen e ligamentit cirkular ben qe te laceroje nje pjese te mire te mukozes.
Po ashtu demtimet traumatike si psh nje rrezim, femijet qe fusin gjera ne goje
etj.
137.Kartela ne endodonti. Ploteso nje kartele.
Kartela endodontike ka disa specifika ku mund te permendim:
kodifikimin e dhembit qe eshte trajtuar;
daten e kryerjes se mjekimit;
patologjine dhe diagnozen e vendosur;
preparatet e perdorur gjate trajtimit;
numrin e rrenjeve dhe kanaleve;
gjatesine e kanaleve;
numrin e instrumentit qe eshte perpunuar secili kanal;
llojin e materialeve te perdorur per obturimin e kanalit, etj.

138-139.Rindertimi i dhembeve me vide. Identifiko mjetet, materialet dhe


teknika.
Disavantazhi kryesor i vidave eshte se nuk e forcojne dhembin por e dobesojne
me shume, pasi kerkojne preparim shtese brenda kanalit dhe ne kurore dhe
krijojne stres qe predispozon dhembin per frakture te rrenjes. Gjithashtu vidat
prej metali nuk e absorbojne stresin per te parandaluar frakturen e rrenjes. Vidat
prej fibrash ngjiten ne kanal permes teknikave te bondimit gje qe lejon nje
shperndarje te forcave qe nuk predispozon frakturat. Eshte e rendesishme te
ruhet sa me shume strukture dhembore te jete e mundur, pasi kjo ndihmon ne
reduktimin e forces leve ne rrenje dhe mundesise se frakturimit.
Vidat me filetim nuk keshillohen pasi ato krijojne rritje te stresit ne rrenje. Vida
duhet te hyje pasivisht ne kanal. Perzgjedhja e vides influencohet nga sasia e
mbetur e dentines koronare, nga morfologjia e rrenjes dhe nga anatomia e
brendeshme e kanalit.
Gjatesia e vides duhet te jete afersisht sa 2/3 e gjatesise se rrenjes, dhe ne
menyre ideale kjo gjatesi te mund te administrohet ne menyre te atille qe
gjatesia e vides nen kreshten alveolare te jete e njejte me ate mbi kreshten
alveolare. Duhet treguar kujdes qe ne pjesen apikale te kanalit te lihet sasia e
duhur e materialit mbushes te kanalit. Keshillohet qe kjo te jete deri ne 5mm.
Mbushet kanali me guttaperka, perpunohet kanali me freza Gates-Glidden, per
te krijuar vendin per viden. Provohet vida qe te pershtatet ne trashesi dhe
gjatesi. Cementohet vida ne kanal. Nuk duhet te jete me e gjate sesa gjatesia e
kurores se dhembit. Forcohet. Vazhdohet mbushja me acid, bond, kompozit.

140.Xhepat gingivar. Identifiko mjetet dhe materialet qe perdoren per


evidentimin klinik dhe trajtimin.
Xhepi periodontal eshte nje thellim patologjik i sulkusit gingival, eshte nje nga
shfaqjet klinike me te rendesishme te semundjeve periodontale. Mund te
klasifikohen ne xhepa gingivale (pseudoxhepa) qe eshte formuar si rezultat i
zmadhimit gingival pa pranine e demtimit te indeve periodontale te vendosura
ne te.
Xhepi periodontal shfaqet kur kemi demtim te indeve mbajtese periodontale dhe
jane dy tipa: mbikockor ne te cilin pjesa e poshtme e xhepit eshte koronale
kundrejt kockes alveolare te ndodhur ne te dhe brendakockore ku pjesa e
poshtme e xhepit eshte apikale kundrejt nivelit te kockes alveolare kufizuese.
Sipas nr mund te jete i thjeshte i perbere dhe kompleks.
Shenjat klinike jane si gingiva me buze te trashura, e ngjyre te kuqe mavi, zona
vertikale ne ngjyre te kuqe mavi qe nga buza e gingives deri tek mukoza e
alveoles, gjakosje te gingivave, qelbezim te saj ose te dyja, levizje te dhembeve,
formacione diastemike apo simptoma te tilla si dhimbje e lokalizuar ose
dhimbje te thelle ne kocke.
Metoda e vetme per lokalizimin eshte inspektimi i kujdesshem i buzes kufirit
gingival pergjate cdo siperfaqe dhembi me ane te sondes paradontale. Mjekimi
behet duke bere fillimin detartrazh te gojes, pastrim gurzave/cipave, rritje e
higjenes orale te pacientit me larje 2-3 here ne dite, perdorimi i shplaresve local
me klorhexidine, nqs eshte gjendje e rende jepen dhe antibiotike si Azitromicine
3 ose 6 dite, jepen sasi vitaminash B dhe C, rekomandohet perdorimi i fillit
dentar.

141.Teknikat e ndryshme per ngritjen e kufirit gingivar. Trego nje


Ne teknika per ngritje te kufirit gingivar bejne pjese gingivektomi me bisturi ose
me lazer; me punim protetik provizor per nje periudhe 1 mujore. Behet per te
rregulluar ate qe quhet Gummy smile.

142-143. Ritrajtimi endodontik. Identifiko mjetet, materialet dhe trego


etapat per realizimin e procedures.
Eshte nje procedure qe kryhet ne nje dhemb per te permiresuar nje trajtim te
meparshem endodontik dhe per te rritur shansin e suksesit.
Para se te kryejme nje ritrajtim marrim ne konsiderate zgjedhjen e rastit,
prognozen, kunderindikacionet dhe problemet, hapat klinike.
Hapat e ritrajtimit jane: hapja koronare, krijimi i aksesit ne sistemin e kanaleve,
heqja e mbushjes se kanaleve (me sol shkrires si kloroform ose halotan), arritja
e pershkueshmerise se kanaleve, pastrim rrenjesor, dhenja e formes dhe
mbushja e kanaleve. Behet kontroll periodik.

144.Thuaj komplikacionet qe mund te ndodhin gjate nje ritrajtimi


endodontik.
Kemi shkaqe intra radikulare dhe shkaqe ekstraradikulare.
Shkaqet intraradikulare: lenia e materialit nekrotik ne kanal, kontaminimi i nje
kanali qe fillimisht ishte steril, infeksion persistent i kanalit pas trajtimit, renia e
materialit provizor koronar dhe riinfektim, flore bakteriale e lene ne kanalet
aksesore apo laterale.
Shkaqet ekstraradikulare: Infeksioni persistent periradikular, kistat radikulare,
frakturat vertikale te rrenjes.
Gjithashtu njihen edhe komplikacione te lidhura me shkaqe jatrogjenike.

145-146.Trepanimi apikal. Identifiko mjetet, materialet dhe realizimin e


procedures.
Trepanimi kortikal: Nese pusi apo eksudati mblidhen ne brendesi te kockes
alveolare mund te dale nevoja qe te behet nje trepanim kortikal. Kjo proçedure
behet zakonisht nese pacienti ka dhimbje te forta. Perfshin incizionin fillimisht
ne mukoze dhe subperiost e me tej penetrimin e plakes kortikale me nje
instrument manual apo rotator. Pasi penetrohet pllaka kortikale merret nje
instrument per perpunim kanali dhe futet ne incision, duke shkuar drejt apeksit
te dhembit me qellim qe te beje drenimin ne ate zone. Kjo teknike eshte e
nevojshme qe te ushtrohet me shume kujdes, per tu siguruar qe rrenjet nuk do te
demtohen gjate penetrimit fillestar ne lezion.
Trepanimi apikal: Ku drenimi i pusit behet duke dale nga kanali i dhembit,
pastrohet kanali i dhembit dhe cpohet apeksi me brozhdiker per te lejuar daljen
e pusit. Shtypet pak me gisht nga ana vestibulare ose palatinale e mukozes per
stimulimin e daljes. Lihet dhembi i hapur te rrjedhi, ose me paperpoints. Jepen
antibiotike, qetesues. Pacienti mund te kete edeme. Behet pastrim i xhepit
gingivar, shplahet me betadine.

147.Amalgami. Qendrimi juaj perballe ketij material.


Amalgami dentar eshte materiali restaurues shume i studiuar dhe i testuar. Ai
eshte i qendrueshem, i lehte ne perdorim, shume rezistent ndaj abrazionit dhe
relativisht me pak i kushtueshem ne krahasim me materialet e tjere. Per arsye se
mbushjet e amalgamit mund ti rezistojne ngarkesave pertypese shume te larta
ato jane vecanerisht te vlefshme per restaurimin e molareve ne pjesen posteriore
te gojes ku ngarkesa pertypese eshte me e madhe. Ato jane gjithashtu shume te
perdorshem ne zona ku preparimi i kavitetit eshte i veshtire per te ruajtur kushte
thatesie gjate vendosjes se mbushjes si p.sh ne mbushjet e thella nen vijen
gingivare. Mbushjet e amalgamit si dhe materiale te tjere restaurues,
konsdiderohen biokompatibel dhe jane te tolerueshme nga pacientet vetem me
shfaqje te rralla pergjigjeje alergjike. Perzierja me amalgamator. Kondesimi i
amalgamit behet me dore me ane te instrumenteve te ndryshem Fluar amalgami
ose Port-amalgam. Vendoset pjese-pjese. Nuk eshte estetik, nuk eshte
termoizolues do patjeter shtrese izoluese, kerkon kavitet te rregullt keshtu
sakrifikohet ind i shendoshe.

148.Mbushjet me kompozit. Trego etapat per realizimin e mbushjes.


Mbushjet e kompozitit sigurojne qendrueshmeri te mire dhe rezistence ndaj
frakturave ne rastaurime me madhesi te vogel deri te mesme te cilat kane nevoje
te perballojne presion pertypes mesatar. Hiqet me pak strukture dhembore kur
dentisti preparon dhembin, dhe kjo mund te rezultoje ne nje mbushje me te
vogel se sa ajo me amalgam. Kompozitet munden gjithashtu te lidhen apo te
ngjiten ne nje kavitet shpesh duke e lejuar dentistin te beje nje riparim me
konservativ te dhembit. Mbushjet e kompozitit kane nevoje per nje kavitet qe
mund te mbahet i paster dhe i thate gjate mbushjes dhe ato jane nje subjekt i
njollosjeve dhe ç‘ngjyrimeve me kalimin e kohes. Pergatitja e zgavres: me
tampon pastrohet siperfaqja e smaltit nga cipat e pastaj me tampon te njomur
me acid lyhet smalti i zgavres per 1-1.5 min. Duhet pasur kujdes qe dentina te
mos perpunohet me acid sepse do te hapen kanalzat dentinare. Mbas lyerjes me
acid behet largimi i tepricave me tampon me uje ose shplarje. Mbas kesaj behet
tharja me ajer te komprimuar ose me ajer te nxehte derisa te zbardhet siperfaqja
e smaltit. Lyerja me bond polimerizohet dhe me pas aplikimi i kompozitit me
fluar, polimerizohet. Behet heqja e tepricave dhe lustrimi i mbushjes.

149.Modelimi dhe lustrimi i mbushjes. Identifiko mjetet dhe materialet.


Disqe lustrimi, goma lustrimi, gure lustrimi, rripa/stripsa abrazive, furca
lustrimi etj. Perdoren dhe pasta qe vendosen mbi dhemb dhe me pas furcohen
me mjete lustrimi per ti dhene shkelqim, lemim dhembit.

150. Kompozitet. Llojet. Thuaj avantazhet dhe disavantazhet.


Jane materiale plastike, jane lende me strukture jokristaline me 70% lende
inorganike dhe 20-30% lende organike(rezina) te peraferta me perberjen e
indeve te forta te dhembeve.
Kompozitet i ndajme ne:
-kompozite qe skane nevoje per peprdorimin e nje rezine ne forme likuidi, qe
sherben si lidhes mes smaltit dhe kompozitit
-kompozite qe kane nevoje per rezine ngjitese
-kompozite qe forcohen nen ndikimin e rrezeve UV
-kompozite qe kane nevoje per perdorimin e nje lende qe te bashkohet me
kalciumin e smaltit dhe rezinen e kompozitit.
Duke u bazuar ne madhesine e pjesezave mbushese ndahen ne makrombushes,
mikrombushes, hibride.
Anet pozitive: jane mbushje me vlera estetike; nuk kane nevoje per te hequr
inde te shendosha te zgavres, kane puthitje anesore shume te mire.
Anet negative: abradohen, ndryshojne ngjyre, duhet bere vecimi me shtrese
izoluese hidroksid kalciumi, nuk duhet perdorur shtrese eugenati poshte sepse
nuk e lejon te forcohet.
151. Aplikimi i bondeve. Tregoni njohurite tuaja mbi to.
Gjeneratat e adeziveve te dentines
Gjenerata I dhe II: U zhvillua nje agjent lidhes glicerofosforid acid dimetakrilat.
Jo i suksesshem
Gjenerata III dhe IV: Smalti dhe dentina trajtohen me acid fosforik
37%.Adezivet me komponent kondicionuesin(acide), primer(monomer
hidrofilik), adezivi(monomer me viskozitet te ulet)
Gjenerata V e adeziveve: acid dhe bond; ose ne versione qe jane te dyja bashke.

152. Trego tekniken e marrjes se mases, per protezen e pjesshme ne


nofullen e siperme. Mjetet dhe materialet. Trego tekniken e marrjes se
mases, per protezen e pjesshme ne nofullen e poshtme. Mjetet dhe
materialet.

Masa eshte nje nga fazat me te rendesishme ne berjen e protezes. Masat i kemi
anatomike, funksionale dhe komprensive.
Masa anatomike eshte masa fillestare qe merret me luge serie e cila duhet te jete
2-3mm me e gjere se nofulla dhe buzet e luges duhet te jene deri ne nivelin e
mukozes fikse me ate te levizshme. Kjo mase na ndihmon per riprodhimin e
formave anatomike dhe evidentimin e formacioneve anatomike. Materiali me i
pershtatshem per marrjen e mases eshte alginati.
Masa me luge individuale merret pas krijimit te luges individuale me rezine
vetepolimerizuese ose bazis plate. Luga individuale duhet te jete e forte dhe te
ruaje formen gjate manipulimeve qe do te kryhen.
Masa funksionale me luge individuale aplikohet kryesisht kur kemi defekte te
medha, klasen e pare dhe te dyte te Kennedy dhe ne kombinime defektesh.
Qellimi i mases funksionale eshte sigurimi i kufijve sa me te sakte te protezes,
ne menyre qe proteza te adaptohet sa me kollaj. Si materiale per marrjen e
mases perdoren alginate ose silikone. Pacienti gjate marrjes se mases duhet te
kryeje levizje ne menyre aktive si hapje mbyllje e gojes, levizje te gjuhes para-
mbrapa-majtas-djathtas etj.
Masa kompresive perdoret kryesisht ne rastin kur kemi defekte me fund te lire
dhe reziljenca e mukozave eshte e rritur. Realizohet nepermjet lugeve te serise
dhe perdorimit te silikonit. Pasi gjendet luga e pershtatshme merret masa me
tiokol duke e mbajtur te presuar deri ne forcimin e materialit. Pasi hiqet masa
nga goja shpelahet thahet dhe kontrollohet. Me pas behet marrja e mases se
imet.
Ne nofullen e siperme behet lirimi i frenulumit, plikave bukale dhe vazhon ne
forme harku duke perfshire tuberin maxilar, shkon prapa ne zonen
pterigomandibolare dhe vazhdon ne linjen AH.

154. Trego tekniken e marrjes se mases, per protezen totale ne nofullen e


siperme. Mjetet dhe materialet.

Nga masa anatomike perfitohet modeli anatomik mbi te cilin pergatitet luga
individuale, masa anatomike esht negativi i indeve te forta dhe te buta te gojes
ne gjendje qetesie. Materialet te pergatitja e luges individuale jane rezine
vetpolimerizuse, bazis plate dhe rezine fotopolimerizuse.
Pergatitja e luges individuale: behet shenimi i kufijve te modelit dhe shenimi i
kufijve te luges individuale, kufiri i luges individuale duhet te jet rreth 2mm me
i shkurter se kufiri i modelit, vetem ne zonen e linjes AH kufiri i luges duhet te
jet rreth 1mm me i gjate se kufiri i modelit, pastaj kalojme ne pergatitjen e bazes
se luges individuale, pergatitja dhe ngjitja e bishtit te luges ne nivel te linjes
mediane, shkurtimi dhe rrumbullakimi i kufirit te luges individuale.
Ne lugen e poshtme ne zonat distale formohen 2 ngritje ku mbeshteten gishtat
gjate marjes se mases.

155. Trego tekniken e marrjes se mases, per protezen totale ne nofullen e


poshtme. Mjetet dhe materialet.
Per pergatitjen e protezes totale nevojiten 2 masa:
Masa anatomike merret me luge serie dhe me materiale me konsistence te
ndryshme. Nga kjo mase pergatitet modeli anatomik i cili sherben per
pergatitjen e luges individuale. Masa anatomike eshte negativi i indeve te forta
dhe te buta ne gjendje qetesie relative te tyre.
Masa funksionale eshte mase e tipit analitik qe rregjistron ne kohe te ndryshme
fornikset dhe siperfaqen mbeshtetese. Merret me luge individuale dhe nga
derdhja e saj perftohet modeli i punes.
Perbehet nga dy faza:
Riprodhimi i thellesise dhe gjeresise se fornikseve dhe riprodhim i siperfaqes
mbeshtetese.
Masa funksionale eshte negativi i indeve te forta e te buta gjate funksionit te
muskulatures, muozes se buzeve, faqeve, te gjuhes dhe te qiellzes se bute.
Sipas menyres se si merren masat ndahen ne:
Masa pa presion, masa me presion dhe masa me presion te kombinuar.
Ne nofullen e poshtme perfshihet procesi alveolar pa dhembe nga nje
tuberkulum alveolar ne tjetrin, forniksi vestibular me inserimet e frenulumeve
dhe plikave, linjen oblike eksterne dhe llozhen bucinatore, forniksin lingual me
inserimin e frenulumit lingual, regjionin sublingual, linjen oblike interne dhe
regjionin retro mylohioid.
156. Si procedohet me proven e shabllonave, ne protezen totale dhe si e
percaktoni okluzionin qendror.
Jane nje punim i ndermjetem qe sherbejn per te percaktuar raportet reciproke te
nofullave ne okluzionin qendror, pergatiten mbi modelin perfundimtar.
Perbehen nga baza dhe cilindri kafshues. Ngrohet nje flete dylli mbi flaken e
llampes paloset nga njera ane ne nje gjeresi rreth 2cm ngrohet dhe i jepet forme
patkoi, adaptohet mbi model dhe me spatulen e nxehte i jepet forme duke e
ngjitur me bazen e shabllonit. Percaktimi i okluzionit qendror npm shabllonave
kalon ne tre etapa:
Percaktimi i planit te okluzionit – plani i okluzionit kalon neper margot e
inciziveve frontal dhe ne sip okluzale te dh posterior; ne pjesen frontale paralel
me vijen bipupilare, ne pjesen distale paralel me planin Camper; 2mm nen
buzen e siperme 2 mm nen te poshtmen; gjate shqiptimit te F, V buza e cilindrit
kafshues te siperm duhet te preke kufirin midis muk te njome dhe te thate te
buzes se poshtme.
Percaktimi i lartesise se kafshimit- hapesira midis harkades se siperme dhe asaj
te poshtme, e destinuar te zihet plotesisht nga dhembet dhe baza e protezes,
perben lartesine e kafshimit. (metoda e poz se qetesise eshte 2-3mm me shume
se DVO; metoda fonetike kur thuhet M, S duhet te kete hapsire 1-2mm, nqs ska
okl eshte me i larte; metoda antropometrike qe ndahet fytyra me 3 kate)
Percaktimi i pozicionit mezio-distal te mandibules. (interkuspidim maksimal
mes dhembeve; me gelltitje, lodhjen e muskujve, perkuljen e kokes prapa,
walkoff-gjuha te qiellza, manipulim ritmik i mandibules etj)

157. Si procedohet me proven e shablonave, ne protezen e pjesshme dhe si e


percaktoni OQ.
Shablloni perbehet nga baza e shabllonit dhe cilindrat kafshues. Cilindrat jane
1-1.5mm me te larte se lartesia e dhembeve natyrale, ndersa gjeresia perkon me
ata te dh natyror. Behet zbutja me spatue e dyllit, vendoset ne goje dhe i thuhet
pacientit te kafshoje dhe ngelen gjurmet e dh antagoniste. Shenohet vija
mediane, vija e buzeqeshjes. Orientohemi shume nga dhembet natyrore qe ka
pacienti.

158-159. Si do te procedoni ne percaktimin e OQ, kur ne nofullen e siperme


kemi dh natyral dhe ne nofullen e poshtme kemi shabllonin per protezen
totale.Si do te procedoni ne percaktimin e OQ, kur ne nofullen e poshtme
kemi dh natyral dhe ne nofullen e siperme kemi shabllonin per protezen
totale.
Shablloni i dyllit duhet te perkoje me anatomine e gojes, percaktohet vija
mediane duke u bazuar tek dhembet poshte. Lartesia e kafshimit bazohet tek
dhembet poshte. Behet prova fonetike, shihet si rri buza nqs ka nevoje per
ndryshime. Ngrohen mbi llampen me dylle cilindrat kafshues te protezes dhe
vendoset ne goje qe te kafshoje pacienti dhe lihen gjurmet e dhembeve poshte si
orientues.

160. Aplikimi i protezes se pjesshme ne gojen e pacientit, pasi vjen nga


laboratori. Si do te procedoni.
Vihet proteza ne goje, lihet pacienti te ambjentohet pak kohe, shihet shtrirja e
protezave, raporti me frenulumet. Skeleti nuk duhet te kete pengese gjate
vendosjes ne goje. Vleresohet stabiliteti i protezes ne goje duke ushtruar
presion, kontrollohet puthitja e elementeve te krosheve. Proteza nuk duhet te
levize, kontrollohet okluzioni qendror, behet prova e spatules, ne te dy anet
duhet te jete negative, behet prova e grisjes se letres, keto prova evidentojne
kontaktin e dhembeve distal te te dy nofullave, kontrollohen dhe eleminohen
paratakimet me leter artikulacioni. Kontroll imediat dhe periodik per dekubituse
dhe zona te dhimbshme. Shihet rruga e inserimit te protezes.

161. Aplikimi i protezes totale ne gojen e pacientit, pasi vjen nga lab. Si do
te procedoni.
Vihet proteza ne goje, lihet pacienti te ambjentohet pak kohe, shihet shtrirja e
protezave, raporti me frenulumet dhe plikat, shikohet raporti me kreshten
milohioide, inserimin e muskulit masseter, ligamentit pterigomandibular, shihet
distanca midis pllakes se protezes se siperme dhe te poshtme ne pjesen distale
retro-molare, kontrollohet qendrueshmeria e protezes se siperme kufiri ne linjen
AH, kontrollohet qendrueshmeria e protezes se poshtme kur pacienti prek me
gjuhe buzen e siperme, proteza nuk duhet te levize, kontrollohet okluzioni
qendror, behet prova e spatules, ne te dy anet duhet te jete negative, behet prova
e grisjes se letres, keto prova evidentojne kontaktin e dhembeve distal te te dy
nofullave, kontrollohen dhe eleminohen paratakimet me leter artikulacioni,
kontroll imediat dhe periodik per dekubituse dhe zona te dhimbshme.

162. Tregoni kufirin e shtrirjes se protezes totale te levizshme ne nofullen e


siperme.
Duhen perfshire te gjitha strukturat e palevizshme te nofulles se siperme, qe nga
tuberozitetet maksilare, sulkusi pterigomaksilar, papila incizivale, rruga palatine
kanine, torusi palatin, foramen palatinum majus, zona AH, fovea palatine, deri
ne forniks.
163. Tregoni kufirin e shtrirjes se protezes totale te levizshme ne nofullen e
poshtme.
Perfshihen linja oblike e jashtme, foramen mental lehtesisht, llozha vestibulare
bucinatore, linja oblike e brendshme, toruset mandibulare, apofizat geniane,
tuberkulumi alveolar mandibular, llozha retromilohioide, zona sublinguale
anteriore, deri ne fornikse.
164. Prova me dhembe, ne protezen totale te levizshme. Si do te procedoni.
Proteza prej dylli, me dhembet e rreshtuar ne te, vendoset ne gojen e pacientit
dhe me pas pacienti mbyll gojen ne okluzion qendror. Behet:
- Kontrolli i OQ. Kontrollohet nga mjeku percaktimi i tij me etapat (percaktimi i
planit te okluzionit, i lartesise se kafshimit dhe i pozicionit mezio-distal te
mandibules). Me pas behet prova e spatules dhe prova e grisjes se letres ku
kontrollohet kontakti i sip okluzale te dhembeve distal te siperm dhe te
poshtem.
- Kontrolli i estetikes. Kontrollohet plani i okluzionit, vecanerisht ne zonen
frontale; linja mediane; pozicioni i dhembeve frontal lart dhe poshte; madhesia,
forma, ngjyra e dhembeve dhe harmonizimi me fytyren e pacientit.
- Kontrolli i fonetikes. Mjeku kontrollon ekzistencen e hapesires minimale
fonetike, 1 mm midis dhembeve distal lart dhe posht kur shqiptohet germa S,
pozicionin e dhembeve frontal lart gjate shqiptimit te germave F dhe V,
lartesine e pozicionit te qetesise qe duhet te jete e = me shqiptimin e germes M.
- Kontrolli i gabimeve te mundshme te laboratorit gjate rreshtimit

165. Keshillat qe i jepni pacientit pas vendosjes se protezave totale te


levizshme. Cilat jane.
Menyra e perdorimit- duhet nje kohe adaptimi 2-3 jave te fleje me proteza, te
mos kafshoje me dhembet frontale, kafshata te vogla, nqs ka dhimbje nuk duhet
ti heqi por te vije tek mjeku.
Masat higjienike- pastrimi me furce dhembesh dhe paste, te shplahet pas
ngrenies dhe te vendosen ne nje gote me uje dhe sol pastrues
Marrja e ushqimit- rritet nr i pertypjeve dhe koha e bluarjes se ushqimit, duhet
te haje me kafshata te vogla
Vizitat e rikontrollit.

166-167. Identifiko materialet qe perdoren per marrjen e mases per


protezat e pjesshme dhe totale te levizshme. Identifiko mjetet dhe
materialet per marrjen e mases per protezat fikse.
Per protezen fikse perdoren materiale si hidrokolioidet, polisulfidet, silikonet e
kondesimit, silikonet e adicionit dhe polieteret, marrje mase me 2 kohe ose me
nje kohe. Masat ne protetiken fikse ndahen ne mase studimi(merret me alginat);
kondra(merret me alginat); masa me luge funx (silikon, polieter); masa e
nofulles se punes(silikon, polieter)
Per protezen totale dhe skeletike perdoren materiale si: allci, alginati, silikone te
ndryshme, repin, tiokol, elastomere putty, pasta termoplastike etj.

168. Identifiko llojet e frezave per dekortikimin e dhembeve.


Per dekortikimin e elementeve dentare perdoret nje game e madhe frezash dhe
guresh, por me te perdorshmet jane: Gur diamanti cilindro-konik me fund te
rrumbullaket, freze fisure çeliku, gure diamante me maje te holle, gure diamanti
torpedo, freze torpedo çeliku, cilindrike me baze te sheshe, flake etj.

169. Si do te veproni per dekortikimin e nje dhembi kur duam te vendosim


korone metal-porcelan.
Dekortikimi i elementeve dentare kalon ne 5 principe:
Ruajtja e struktures dentare,
Retencioni dhe rezistenca (sa me paralel te jene muret e kunderta te nje
preparimi aq me i madheshte retencioni).
Qendrueshmeria strukturale e punimit,
Integriteti marginal dhe ruajtja e paradonciumit.
Chamfer, chamfer i theksuar, linja ne forme shpatulle, shpatull e
rrumbullakosur, shpatulla me bizotim, linja teh thike.
Fillimisht krijojme 3 ulluqe ne sip vestibulare. Reduktojme sip dhembore midis
ulluqeve (1.3 mm incisal per aplikimin e porcelanit). Ulluqe incizivale 1.8 mm
ne dh anterior. Redukim incizival. Reduktim palatinal ose lingual. Reduktim
aksial. Krijohet forma shpatull ose shpatull e pjerresuar ne vijen fundore te
preparimit. Lustrimi perfundimtar.
Kriteret jane: Reduktim okluzal/incizival 1.5-2mm; reduktim labial 1mm;
reduktim aksial 1 mm; konicitet jo me pak se 6ᵒ, eleminim i kendeve dhe
ashpersive.

170. Marrja e mases per nje proteze fikse. Si do te procedoni.


Masa eshte gjurma apo negativi i nje formacioni dhe realizohet duhe vendosur
material gjysem fluid dhe te bute ne goje dhe lihet deri sa ngurtesohet.
Materialet qe perdoren me shpesh jane elastike kur hiqen nga goja.
Nga kjo forme negative e dhembeve dhe strukturave rrethuese te tij realizohet
nje forme pozitive ose modeli.
Masa duhet te trajtohet ne menyre korrekte deri sa te derdhet ne allçi.
Masa per nje restaurim te derdhur duhet te plotesoje keto kerkesa:
1.Duhet te jete nje riprodhim i sakte i dhembit te preparuar duke perfshire te
gjithe preparimin dhe nje pjese te siperfaqes se dhembit pertej preparimit ne
menyre qe ti lejoje dentistit dhe teknikut dentar mundesine per lokalizimin dhe
konfiguracionin e linjes se mbylljes.
2.Dhembet e tjere dhe indet fqinje me dhembin e preparuar duhet te
riprodhohen qe te lejojne nje artikulim te pershtatshem te modelit dhe krijimin e
kontureve te restaurimit.
3.Nuk duhet te kete flluska vecanerisht ne zonen e linjes se mbylljes dhe
siperfaqes okluzale te dhembeve te tjere ne harkade.
Materialet qe perdoren jane: hidrokoloidet reversibel, polisulfidet, silikonet e
kondensimit, silikonet e adicionit, polieteret.
Ne praktiken e perditeshme masa merret me silikone kondensimi.
Perpara marrjes se mases behet vendosja e fillit retraktar me qellim evidentimin
sa me te mire te linjes se mbylljes.
Ne praktiken e perditeshme njihen dy teknika per marrjen e mases monofazike
dhe bifazike.
Per marrjen e mases ndiqen keto hapa:
-pozicionohet pacienti ne kend 90grade per nofullen e siperme dhe 135 grade
per nofullen e poshtme
-zgjidhen luget e serise ne vartesi te pacientit
-thahen siperfaqet e dhembit nga likidet e teperta
-hiqet filli retraktar duke lene hapsiren e nevojshme per futjen e materialit te
mases
-pergatitet silikoni putty dhe vendoset ne luge
-nderkohe me pistoleten e silikonit te imet vendoset materiali i mases ne koletet
e dhembeve te dekortikuar
-ngjeshet luga me silikonin putty me presion uniform ne harkaten qe do te
merret masa
-pritet fortesimi i materialit te mases
-behet heqja e luges nga goja
-kontrollohet masa per cilesine dhe saktesine e saj
-shpelahet dhe dezinfektohet
-dergohet tek tekniku.

171. Cili do te jete dallimi i dekortikimit, kur duam te vendosim nje punim
fiks metal-porcelan, nga nje punim zirkonium.
Kriteret per punim M-P jane: Reduktim okluzal/incizival 1.5-2mm; reduktim
labial 1mm; reduktim aksial 1 mm; konicitet jo me pak se 6ᵒ, eleminim i
kendeve dhe ashpersive.
Per punim zirkonium preparim incizal 1.5-2mm; preparim vestibular 0.8 mm;
preparim lingual 0.8mm; linja e mbylljes shpatull e njetrajtshme, eleminohen
kendet dhe ashpersite.

172. Si procedohet gjate proves se metalit ne urat fikse.


Gjate proves se metalit shohim raportin me linjen fundore, te punimit me
gingiven, me antagonistet, proksimal, pranine e xhokos ose jo, stabilitetin
primar, rrugen e inserimit. Per te pare keto raporte na ndihmon nje mase e imet
qe vendoset brenda punimit te metalit dhe me pas ne gojen e pacientit. Shihet
nqs metali zhytet deri ne nivelin e dekortikuar te dhembit, nqs ka paratakime,
raportin e intermedierit me gingiven. Nqs ka xhoko e presim pjese pjese, e
vendosim me mat te imet dhe me nje luge marrim masen se bashku me metalin
dhe behet prove e dyte. Vendoset gjithashtu dhe ngjyra ne kete séance. Ne fund
merret kafshimi me dyll.

173. Si procedohet gjate proves se dentines, ne urat fikse.


Shihet zhytja ne qafen e dhembit dhe raporti me gingivat. Rregullohet dentina
ne okluzion me leter artikulacioni dhe ulet ne pikat e nevojshme. Shihet forma
dhe kontaktet, permasat dhe simetria, ngjyra. Shohim sesa homogjen eshte
porcelani, a ka krisje, defekte etj. Nqs cdo gje eshte ne rregull cohet ne lab per
glazure.
Mund te kemi xhoko ose punimi nuk pushon ne pozicionin e tij: sepse ka
paratakim te intermediereve; mund te kemi opaker ne pj e brendshme te kulteve,
parakontakt proksimal, mungesa e elasticitetit te punimit me porcelan mund te
mos lejoje vendosjen e punimit.

174. Percaktimi i ngjyres ne urat fikse(M-P; zirkon)


Perdoret nje shkalle ngjyrash e pershtatshme per porcelanin e perdorur nga
laboratori. Ngjyra duhet zgjedhur gjithmone perpara preparimit te dhembit.
Pacienti duhet te largoje te gjithe elementet shtese si buzekuq, truket e renda ne
fytyre, syzet apo vethet. Dhembet duhet te jene te paster dhe pa njolla. Kur
zgjidhet ngjyra mjeku duhet te qendroje mes pacientit dhe burimit te drites.
Ngjyra zgjidhet duke i kaluar te gjitha ngjyrat e celesit. Kur ka pasiguri midis
dy ngjyrave te dyja keto ngjyra vendosen afer dhembit. Pjesa gingivare e fasetes
vendoset afer pjeses gingivare te dhembit natyral.
Krahasohet ekstremiteti incizival i fasetes me ekstremitetin incizival te dhembit
natyral. Pas perdorimit fasetat vendosen ne solucion dezinfektant.

175. Si do te procedoni, kur kemi te bejme me dekortikime masive, lart dhe


poshte, per te ruajtur OQ ekzistues.
Merren masat e te dyja nofullave dhe kafshimi me dyll perpara nisjes se
punimit. Niset punimi me njeren nofull, psh te sipermen duke mos nisur
dekortikim tek dhembet e poshtem. Pasi mbarojme me njeren nofull nisim me
nofullen tjeter per te ruajtur okluzionin qendror ekzistues.
176. Teknika e cementimit ne urat fikse. Si veproni.
Behet izolimi me role pambuku.
Bashkimi i likidit me sasi te vogla pluhuri.
Cementi perzihet ne menyre te gjere dhe rrotulluese.
Kur cementi eshte gati duhet te formoje fije mes pllakes dhe spatules.
Muret e brendshme te koronones vishen me nje shtrese te holle cementi duke
perdorur nje maje te holle instrumenti ose nje penel.
Gjate kohes se forcimit pacienti kafshon nje vafer plastike ose nje shkop druri.
Me nje sonde vertetojme saktesine e puthitjes marginale.
Nese pershtatja e punimit nuk eshte e sakte, ai hiqet para se te forcohet cementi,
pastrohet me kujdes dhembi dhe punimi dhe provohet perseri.

177. Keshillat qe i japim pacientit pas cementimit te ures.


Te mos haje per dy ore. Te mos haje ushqime te forta diten e pare. Perdorimi i
furcave per pastrimin e tyre, flosi dentar i posacem per urat fikse dhe perdorimi
i shperlaresve orale. Higjene shume e larte.

178. Nese pas 6 muajve te cementimit te nje ure fikse, njeri nga elementet
dentar gangrenizohet, si do procedoni.
Mund te behet me ane te prerjes me ane te frezave ose me cekic, mund te bejme
çpimin e ures per trajtimin endodontik te dhembit e me pas mbushjen e kavitetit
dhe faqes okluzale, gjithashtu ekziston edhe mundesia e aksesimit te apeksit
nepermjet dritareve laterale.

179. Si do te veproni kur decementohet njera nga kurorat e ures fikse.

Duhet kuptuar se cili ka qene shkaku i kesaj shkeputje, nese ka qene rastesor
apo si pasoje e efektit leve. Duhet eleminuar shkaktari qe te mos perseritet si
ndodhi.
Duhet bere heqja e ures, pastrimi i mire i saj dhe ringjitje e saj.

180. Thuaj tekniken e pergatitjes se protezave provizore.


Pergatitja e urave provozore mund te behet ne dy teknika te ndryshme. Krijimi
direkt ne klinke dhe krijimi ne laborator.
Krijimi direkt ne klinike behet duke marre paraprakisht perpara dekortikimit te
elementeve dentare nje mase me silikon dhe direkt pas dekortikimit masa
mbushet me rezine vetepolimerizuese dhe vihet ne gojen e pacietit. Pas forcimit
hiqet masa dhe provizoret e krijuar, ribazohen sipas nevojes dhe pastrohen nga
tepricat.
Krijimi i provizoreve laboratorike mbyllet me marrjen e mases me silikon dhe
eshte laboranti qe na sjell punimin e perfunduar.
Ne rastet kur mjeku parashikon nje kohe te gjate per mbajtjen e urave provizore
mund te behet nje fortesim i tyre nepermjet elementeve metalike me qellim
fortesimin e tyre.
Provizoret kane si qellim ndihmesen ne sherimin e gingivave dhe formimin e
tyre. Eshte shume e rendesishme qe ne nivelin gingivar urat provizore te jene te
lemuara, pa thepa ne menyre qe te mos traumatizojne gingiven ne sherim. Ne
praktiken e perditeshme eshte e nevojshme qe te behet edhe ribazimi i
provizoreve ne menyre qe sherimi i gingivave te jete sa me i mire dhe me i
shpejte. Mund te perdoren edhe protezat e vjetra si punim provizor.

181. Si do ti trajtoni dekubitueset qe shkaktohen nga protezat e levizshme.


Dekubituset jane plaget nga proteza, qe shfaqen 1-2 dite pas vendosjes se
protezes se re. Eshte plage e vogel, e dhimbshme e mbuluar nga nje membrane
nekrotike gri e rrethuar me nje kurore inflamatore te forte me buze te ngritura.
Shkaqet mund te jene kufinj te gjate te holle dhe preres, okluzion jo i balancuar,
defekte ne marrjen dhe derdhjen e mases apo demtim i modeleve te punes.
Duhet bere elemenimi i shkakut sepse mund te transformohet ne hiperplazi.
Eleminohet shkaku duke nderhyre ne proteze.

182. Si do te procedojme ne rastet kur pacienti nuk stabilizohet me


protezat e levizshme, per nje periudhe kohe 2 mujore.
Ne keto raste mjeku klinicist duhet te gjeje shkakun e mos pershtatjes se
pacientit duke biseduar me te.
Mjeku duhet te tentoje te beje ribazimin e protezes ne klinike dhe ne rast se
pacienti nuk pershtatet perseri duhet menduar nje tjeter menyre per protezimin e
pacientit.

183. Thuaj tekniken e decementimit te nje punimi fiks. Identifiko mjetet


dhe materialet.
Heqja e kurorave e urave te ndryshme kryhet kur thyhet kulti apo kur ka
infeksion te dhembeve shtylle, kur duhet nderruar proteza, kur puthitja me
gingiven seshte e mire etj. Mund te behet me ane te prerjes me ane te frezave
ose me cekic per heqjen e urave.

184. Pozicioni i pacientit gjate marrjes se mases.Tregoje praktikisht para


poltronit.
Pacienti duhet te jete i ulur ne pozicion pothuajse vertical 90 grade. Nepermjet
ketij pozicioni eleminohet mundesia e mbytjes se pacietit por çka eshte me e
rendesishme eshte pozicionimi i muskulatures se pacientin ne pozicionin me te
mire dhe me te sakte per marrjen e nje mase te sakte. Per marrjen e mases se
nofulles se poshtme rrijme ne pozicionin e ores 8. Per nofullen e siperme rrijme
ne pozicionin e ores 11 dhe mbajme koken e pacientit lehtesisht te perkulur para
per te ulur reflukset.

185-186. Proteza e skeletuar. Identifiko mjetet dhe materialet me te cilen


do ta realizoni.Proteza e skeletuar. Na thuaj praktikisht si do te veproni
per te realizuar nje punim te tille.
Pjeset perberese te skeletit jane: lidhesit kryesor, lidhesit sekondar, mbeshtetesit
okluzale, ankoruesit direkt/ indirekt, shala per 1ose me shume dhembe
artificiale.
Per te krijuar nje proteze te tille: fillimisht merret masa studimore, pergatitja qe
ne realizojme eshte hapesira per krahun mbeshtetes, kendin e konvergjences,
hapesira per kroshene, sip proksimale. Nuk marrim mase funx sepse sjemi te
interesuar per kufirin protetik sepse jemi ne baze te reduktuar. Ne lab studiohet
masa qe u mor, ne paralelometer per te gjetur (boshtin e inserimit, ekuatorin e
perbashket protetik dhe kendin e konvergjences), me pas behet mbulimi me dyll
i hap retentive, hap e lidhesit kryesor dhe atij sekondar. Behet dublimi i modelit
me xhelatine/silikon dhe derdhet modeli ne mufla te posacme. Derdhet modeli
ne rivestiment dhe perfitojme keshtu nje model te dyte te njejte me te parin.
Behet modelimi i skeletit me dyll, vendosen kanalet e dyllit dhe konusi i
derdhjes. Derdhet metali, pastrohet lustrohet skeleti. Ne klinike behet prova e
skeletit (kontrollohet adaptimi, retensioni minimal, okluzioni, levizshmeria).
Behet regjistrimi i okluzionit me cilindra kafshues, percaktohet ngjyra per
dhembet artificiale. Ne lab vendosen ne artikulator, behet rreshtimi i dhembeve.
Behet prova me dhembe ne klinike (kontrollojme estetiken, okluzionin dhe
bejme proven e spatules/letres). Ne lab zv dylli me rezine, pastrim, lustrim.
Aplikohet ne gojen e pacientit, thirret per rikontroll pas 24h.

187. Proteza totale e levizshme. Si do procedoni ju, kur kemi te bejme me


nje pacient me prognati.
Ne okluzion prognatik, ne pac me dhembe, tub meziovestibular i 6 lart ndodhet
me perpara se fisura qendrore vestibulare e 6 poshte; ne pac pa dhembe, mesi i
kreshtes lart ndodhet shume me perpara se forniksi i nofulles se poshtme.
Rregullat e rreshtimit ne okluzionet jo normale konsistojne ne pakesimin e
grades se anomalise, mundesisht ne kompensimin e plote te saj. Rreshtimi: dh
frontal lart vendosen me brenda, dh frontal poshte vendosen me jashte se
normalisht, rritet overjeti dhe overbite, dh distale zgjidhen te tipit T, kyci i
Anglit i mezializuar, kurbat e kompensimit behen me te lakuara, ne nof e
poshtme 4 mund te mos vendosen, okludimi i distaleve sipas rastit eshte dhemb
me 2 dhembe ose dhemb me dhemb.

188. Protezat elastike. Thoni qendrimin tuaj praktik ne te tilla raste.


Nuk i japin ndjesine e metalit pacientit ne goje. Jane komode. Por mund te
zhyten me kalimin e kohe nga perdorimi dhe keshtu duhen ribere serisht. Nuk
kane qendrueshmerine dhe stabilitetin e atyre me metal.

189. Percaktimi i dhembeve shtylle. Si do te veproni ju.


Dhembet shtylle ne proteza te levizshme jane dhembet ne te cilet do te
mbeshtetet krosheja. Duhet te jene dhembe te forte, te paprekur nga pat
periapikale, te cilet te jene ne gjendje te suportojne ngarkesat e protezes, te mos
kene levizshmeri. Ne proteza fikse jane dhembet ne te cilet do te cementohet
punimi protetik i levishem, duhet te jene dhembe qe te kene mundesi te ruajne
stabilitetin e protezes.

190. Koronat teleskopike. Mjetet dhe materialet per realizimin e tyre.191.


Thoni praktikisht realizimin e nje korone teleskopike dhe nje proteze
teleskopike.192. Kur do te vendosni ju qe diagnoza eshte perdorimi i nje
korone teleskopike.
E para qendron e cementuar ne dhembe, e dyta hiqet dhe vihet dhe eshte e
lidhur me prot e lev parciale. Kemi disa lloje si korona teleskopike e dyfishte
cilindrike metalike, e jashtme e fasetuar, e brendshme e fasetuar, e brendshme
ne forme konusi, e dyfishte reziljente, e dyfishte cilindriko-konike, e dyfishte
Richmond.
Kontakti realizohet npm atij qe quhet saldim i dyfishte (abrazion mes dy sip). Si
kurora interne dhe externe ne pjesen e kontatit duhet te kene te njejtin aliazh.
Kurora e jashtme- polieterketone, kurora e brendshme me zirkon, metal krom-
kobalt.
Anamneza, diagnostikimi, plani i trajtimit. Preparohen dhembet, merret masa.
Derdhet masa per punimin protetik fiks, shabllonat. Ne klinike percaktohet OQ.
Ne lab pergatiten kapucat e dyllit per kuroren e pare dhe zv dylli me metal.
Behet prova ne klinike (puthitja ne kolet, adaptimi, retensioni, okluzioni)
orientojme lab per okluzionin. Percaktohet ngjyra. Ne lab pergatiten kurorat e
dyta (ose e metoden e kurorave te vecanta qe me pas saldohen, ose si kurora te
lidhura). Ne klinike behet prova e kurorave te dyta dhe behet nje rikontroll
okluzioni me shallona dylli. Ne lab pergatitet skeleti, dublohet, saldohet proteza
e skeletuar me kurorat e dyta, rreshtohen dhembet. Behet prova e skeletit ne
klinike. Me pas ne lab muflimi perfundimtar, lustrimi. Aplikohet ne gojen e pac
(nuk duhet te kete cement mes kurores se brendshme dhe te jashtme), rikontroll
pas 24h.
Perdoren kur kurorat e dh natyror jane te shkurtra dhe nuk mund te perdoren
atashmente, per arsye estetike, kur dh natyror jane pak dhe kroshete nuk sig
retension dhe stabilitet, ne dh qe perballojne forcat aksiale.

193. Protezat kirurgjikale. Trego fushen e perdorimit dhe realizimit te tyre.


Protezat kirurgjikale dhe menyrat e pergatitjes se tyre ndryshojne sipas llojit,
madhesise, vendit kur ndodhet defekti, moshes se se semurit, gjendjes se sist
dentar ekzistues. Protezat kirurgjikale pergatiten zakonisht ne menyre imediate.
Ato pergatiten para nderhyrjes kirurgjikale dhe vendosen ne goje fill pas
operacionit. Me te perdorshmet jane: pllakat fiksuese te qiellzes, protezat e
defekteve te vogla, protezat e rezeksionit, obturatoret. Perdoren ne rastet e
defekteve te lindura (palatoskiz, gnatopalatoskiz, fisura palatum-molle) dhe
defekteve te fituara (sem t ndryshme, trauma gjate jetes, tumore malinje,
beninje).
Merret masa, pergatiten modelet, vendosen ne okludator, shenohen kufijte e
nderhyrjes kirurgjikale, pritet proteza ne model, dhe pregatitet si normalisht.

194-195. Ribazimi. Identifiko mjetet materialet dhe tekniken qe do te


perdoresh ne kete rast. Si do veprosh praktikisht.
Ribazimi eshte formimi i nje baze te re te protezes ekzistuese duke mbajtur
dhembet e protezes se meparshme, ose veshja e sip te brendshme te protezes me
nje shtrese te re materiali qe siguron puthitjen e protezes me mukozen e fushes
protetike.
Ribazimi eshte dy llojesh:
-ribazim direkt: me rezine vetepolimerizuese te forte, me rezine ose silikone
elastike
-ribazim indirekt: veshje me nje shtrese materiali ose heqje e komplet bazes se
vjeter dhe krijimi i nje baze te re me rezine qe forcohet ne mufel me nxehtesi.
Ribazimi indirekt behet pas kontrollit te protezes dhe rregullimit funksional;
Masa do te merret me protezen e vjeter duke e perdorur si luge individuale,
mbushet proteza me material mase dhe pac mbyll gojen ne okluzion qendror,
kryhen levizjet funx te indeve te buta dhe hiqet proteza nga goja. Behet derdhja
e modelit me dy zgjatime qe do te sherbejne per formimin e nje okludatori
allcie, derdhet kontra duke mbuluar me allçi siperfaqen orale dhe okluzale te
dhembeve dhe pllaken palatinale, lihet e pambuluar siperfaqja vestibolare dhe e
pllakes se protezes. Hiqet proteza nga modeli, hiqet baza e vjeter lihen vetem
dhembet, modelohet me dyll baza e re dhe ngjitet, me pas modelohet
perfundimisht proteza e re.
Ribazimi indirekt behet pas pastrimit te proteze. Lyhet siperfaqja vestibulare
dhe dhembet me izolant, pergatitet rezina e cila vendoset ne siperfaqen e
brendshme, vendoset ne goje, ngjeshet, i behen pacientit levizje te indeve te
buta, hiqen tepricat, lihet dy ore ne uje te vaket, pastrohet dhe vendoset proteza
ne goje.

196.Riparimi i protezave te levizshme. Si do te veproni praktikisht.


-Kemi riparim me dore te lire kur pllaka e protezes eshte ndare ne dy pjese ose
eshte shqitur nje dhemb nga proteza, ku riparimi i saj synon bashkimin e tyre
per ta bere te pershtashme dhe funksionale. Bashkimi behet me rezine
vetpolimerizuese ose me rezine qe polimerizohet me aparat polimerizimi nen
presion.
-Riparim direkt behet direkt ne goje me rezine vetepolimerizues ne rast kur
eshte shkeputur ndonje dhemb dhe e vendosim dhembin ne pozionin e pare.
-Riparimi indirekt, ne rastet e shkeputjes se krosheve, kur kemi dhembe te hequr
dhe duhet shtuar ne proteze kur kemi demtime te medha te pllakes se protezes.
Me luge serie dhe alginat merret masa me proteze ne goje, behet derdhja e
mases me allci. Me rezine vetpolimerizuese behet lidhja e protezes me
elementet shtese.

197.Atashmentet. Trego tekniken dhe etapat per realizimin e tyre.


Atashmenti eshte nje element lidhes midis dhembit ekzistues dhe protezes, ka
rol stabilizues, funx retentive, realizon shperndarjen e forcave ne menyre
fiziologjike, eshte i fshehur/estetik.
Mund te jete intrakoronar (e lidhur plotesisht brenda konturit te kurores,
vendosja e tij kerkon qe dhembi te vishet me kurore te plote ose ¾.); ose
extrakoronar (shtrihet jashte konturit normal te kurores se abutmentit, me e
veshtire mbajtja e higjenes).
Etapat per extrakoronare: Preparimi i dhembit per punimin protetik fiks dhe
marrje mase, pergatitet punimi protetik dhe vendoset ½ e atashmentit patrica
ose matrica (pergatitet modeli me lazer Pindex ose luge Dilok; perg kapucat e
dyllit; paralelometri; zv dylli me metal), prova e metalit (kontrollohet puthitja,
zgjidhet ngjyra). Shtresezimi i qeramikes, prova e qeramikes, dublimi i modelit,
prova e skeletit, vendoset ne artikulator (rreshtimi, muflimi), aplikohet proteza,
recall meeting pas 1 dite.

198.Fasetat. Si do te procedoni. Trego tekniken dhe etapat per realizimin e


ketyre punimeve.
Perdoren ne dhembe frontal te diskoloruar, te demtuar nga traumat, me karies ne
sip proksimale, anomali forme dhe pozicioni, trema/diastema.
Kunderindikacione ne pac me indeks te larte karioz, bruksizem, higjene e ulet,
kur dhembi me pare ka qene me punim protetik. Perdoren si restaurime me efekt
kozmetik te larte.
Aplikimi i tyre kerkon nje preparim minimal (reduktim 0.5mm), shpeshhere pa
anestezi, estetike perfekte, nuk cngjyrosen, buze prerese me rezistente, duke
ofruar nje alternative ndaj kurorave dhe eshte shume terheqese si per pacientin
ashtu edhe per dentistin.
Preparimi hap pas hapi: krijohen disa vrima orientuese me freze rond per te
ruajtur thellesine e duhur; shkurtim nqs eshte i nevojshem, reduktim sipas
formes anatomike, krijimi i formes Chamfer te zgjatur deri ne gingive. Kur
eshte e mundur shtrihet preparimi pertej pikes se kontaktit per te lene mundesi
per lustrim perfundimtar; nuk shkurtohet margo incizale dhe rrumbullakosen te
gjitha kendet per te shmangur thyerjen.

199. Bruksizmi (si do te vepronit per nje rast konkret)


Konsiston ne nje ngrenie ose rrafshim te siperfaqes okluzale te dhembeve ne
menyre te vazhdueshme dhe agresive gjate dites/nates ose te dyja bashke, e
vene re me teper tek te rriturit por mund te vihet re edhe tek femijet. Shtrengimi
eshte nje mbyllje okluzale e vazhdueshme e nofullave nen presion. Kercitja
eshte kontakti i dhembeve qe jane te dale mbi okluzion ne menyre te perseritur
dhe te vazhdueshme.
Pacientet zakonisht nuk e kane idene qe e bejne, por mund te ankohen per
dhimbje ose ndjenje lodhjeje te muskujve te nofullave sidomos ne mengjes qe
mund te shtrihet deri ne koke dhe qafe. Per te parandaluar efektet e ketyre
zakonisht perdoret nje pajisje plastike qe quhet garda e nates. Ka formen e nje
patkoi dhe zakonisht vendoset ne dhembet e nofulles se siperme por edhe ne te
poshtmen. Qe garda te jete efektive duhet te behen per cdo pacient individuale.
Mund te jete e bute, e forte ose shume e forte. Ribehet nqs pacienti nga
perdorimi e cpon dhe e konsumon guard-en.
Nevojiten dy vizita ne klinike. Ne te paren merret masa dhe kafshimi dhe ne te
dyten behet vendosja dhe rregullimet e duhura ne menyre qe goja te okludoje
normalisht ne te gjitha pikat dhe te mos kete pika kontakti te larta.

200.Sa lloje levizjesh te dhembeve kemi ne ortodonci dhe cilat jane ato?
Kemi 7 lloje levizjesh:
Meziale - Distal
Intrudim - Ekstrudim
Vestibolarizim - Lingualizim
Rotacion.

201.Çfare eshte analiza e Bolton dhe si perllogarite ajo?


Analiza e Bolton eshte analiza e disharmonise dento-dentare. Diskrepanca
dento-dentare ndodh kur madhesia e dhembeve ne nje hark dentar apo ne nje
sektor te harkut dentar nuk perputhet me madhesine e dhembeve te harkut
dentar antagonist apo te nje sektori te tij. Kjo ndodh nese ka nje nje sasi te tepert
apo te manget te materialit dentar p.sh kur ekzistojne dhembe me forme atipike.
Diametri mezio-distal i cdo dhembi do te matet me kujdes me kompast ne
nivelin e margos incizivale (per incizivet) apo ne nivelin e ekuatorit (per
dhembet e tjere).
Raporti gjeneral= shuma e 12 dhembeve te harkut inferior/ shuma e 12
dhembeve te harkut superior (x 100)= vlera ne %
Norma = 91.3% ± 0.26 (>mandibula; < maksila)

202.Perkufizoni cfare kuptojme me nje klase te I, II dhe III-te dentare dhe


skeletike?
Klasa I
Skeletale: kemi marrdhenie normale ku anomalia kufizohet vetem tek dhembet.
Anomalia e klasës së I sipas Angle: është atëherë kur molarët okludojnë në
klasë të I (Kuspidi mezio-vestibular i molarit të parë superior okludon në fosën
qëndrore të molarit të parë inferior), duke lënë dhëmbët e tjerë në kafshim
jonormal.

Klasa II
Forma dentare bazohet ne klasifikimin e Angle, overjet pozitiv, molari I
maksilar eshte ne pozicion me te avancuar ne raport me inferiorin, kanini
maksilar eshte ne pozicion me te avancuar ne raport me inferioret.
Forma skeletike bazohet ne ndryshimet e raporteve te dhembeve qe rezultojne
nga defektet e rritjes se maksiles dhe mandibules.
Klasa e II – 1
Distokluzion i molareve, klasa e II kanine, incisive maksilare te proklinuar,
dendesime dhe/ose hapesira, overjet i moderuar pozitiv, overbite normal/i
thelle/ i hapur.
Klasa e II – 2
Incizive maksilare centrale/ laterale te retroklinuar, laterale/kanine maksilare te
flektuar vestibularisht, overbite i thelle, lloj skeletal hipodivergjent, lartesia e
poshtme anteriore e shkurter.

Klasa e III
Te gjitha llojet e anomalise klasa 3 karakterizohen nga disa karakteristika te
perbashketa
-kafshim i kryqezuar frontal
-profil konkav
Forma dentare bazohet ne klasifikimin e Angle, ku kemi overjet negative,
molari I mandibular eshte ne pozicion me te avancuar ne raport me superioret.
Kanini mandibular eshte ne pozicion me te avancuar ne raport me superioret.
Mund te rezultoje me retroinklinim dentar maksilar ose proklinim dentar
mandibular ose te dyja. Forma skeletike me ndryshime te raporteve te
dhembeve qe rezultojne nga defekte te rritjes se maksiles dhe mandibules.
203.Permendni cilat jane pjeset perberese te nje zgjeruesi te shpejte
maksilar?
Pllaka e rezines;
Kroshe Adams;
Harku vestibular dhe vida qe aktivizohet per zgjerim me celes i cili eshte i
vendsur ne qender te harkut.

204.Cilat jane disa nga metodat e percaktimit te moshes skeletike dhe cila
nga ato presupozohet te jete me e sakta?
Per vleresimin e moshes se pacientit, nevojitet mosha kronologjike, mosha
dentare (me radiografi per stadet e mineralizimit te dhembit), mosha skeletike.
Mosha biologjike percaktohet nga mosha skeletike, dentare dhe morfologjike.
Vleresimi i moshes skeletike realizohet nga nje grafi te dores qe konsiderohet si
ore biologjike dhe jep informacion mbi stadet e mineralizimit (osofikimit).
Deri ne moshen 9-vjecare analizat per maturitetin skeletik vleresohen ne varesi
te stadeve te mineralizimit te kockave karpale pas kesaj moshe behet vleresimi i
kockave metakarpale dhe i falangave.

205.Çfare eshte analiza cefalometrike dhe si realizohet ajo?


Analiza cefalomentrike na ben te mundur vleresimin e pozicionit te dhembeve,
vleresohet ekuilibri ne raportet ndermjet maksiles, mandibules dhe bazes
kraniale. Grafi laterale, pacienti qendron ne kembe, drejt me koken lart dhe
planin e Frankfortit paralel me dyshemene, ku dhembet e te dy nofullave te jene
ne interkuspidim maksimal. Me e mira do ishte te behen dy grafi laterale njera
ne interkuspidim maksimal dhe tjetra ne pozicion qetesie.
Marrim informacione si raportet ndernofullore, raportet midis inklinimit aksial
te inciziveve, vleresim i morfologjise se indeve te buta, vleresimi i drejtimit dhe
tendences se rritjes, konfiguracioni i skeletit facial, lokalizimi i malokluzionit,
mundesite dhe limitet e trajtimit.
Do nevojiten mjete per matjet e nevojshme duke marre si pika referimi dentare
skeletike apo indet e buta: negativoskop, letra te tejdukshme, laps gome raportor
vizore etj.

206.Permendni disa nga aparatet e levizshme qe perdoren ne trajtimin e


klasavete II-ta?
-aparat funksional monobllok
-aparat funksional Herbst
-aparat i levizshem me hark vestibular
-aparat i levizshem me plan te pjerret anterior
-aparat funksional Twin block 2
-bionatori Balters
-aparat funksional Frankel-2
-high pull Headger
207.Permendni disa nga aparatet e levizshme qe perdoren ne trajtimin e
klasave te III-ta?
Aparate ekstraorale Chin-cup
Aparat ekstraoral Maska Faciale
Aparate miofunksionale te klases se III-skeletale
Aparate te levizshme superiore te fragmentuara ne ‘Y’per te stimuluar maksilen
me elemente si vida sagitale, susta protruduese, sip cbllokuese etj
Aparate funksionale Frankel 3
Aparat funksional Twin Block 3
Aparati i Bin-it
Aparate ekstraorale- maska delaire
QUAD-HELIX OSE EKSPANDER (per stimulim te maksiles)

208.Sa eshte koha minimale qe duhet mbajtur nje aparat I levizshem qe te


jape efektet e tij ortopedike?
1 vit ose 1 vit e gjysem

209.Cilat jane metodat qe ne perdorim ne rastet e grumbullimeve per te


krijuar hapsire?
Striping
Ekstraksioni i molareve te trete
Ekstraksioni i premolareve te pare
Ekstraksione seriale

210.Çfare nenkuptojme me retainer, llojet dhe menyrat e aplikimit?


Aparat pasiv sherben per ruajtjen e rezultatit mbas heqjes se aparateve fikse.
Llojet: lingual dhe vestibular.
Aplikohet ne siperfaqet e dhembeve me kompozit.
Mund te perdoren dhe telat e levizshem pasi kane mbaruar funksionin e tyre,
duke mos u aktivizuar me.

211.Hapsira Leeway, ku lokalizohet dhe rendesia e saj klinike?


Hapesira ne harqet dentare si rrjedhoje e diferences qe ekziston midis gjeresise
mezio-distale te molareve te qumeshtit dhe gjeresise me te vogel mezio-distale
te premolareve te perhershem. Sherben per te percaktuar nese do kemi nje hark
dentar te rregullt apo problematik. Ne maksile=0.9-1.8mm; ne mand=1.7-
2.4mm. Per te parandaluar grumbullimet dentare ne denticionin miks dhe te
perhershem.
212.Terheqesi ekstraoral(TEO), indikacionet.Cilat jane tipet me te
perdorshme te ankorimit te tij?
Terheqesi Ekstra Oral TEO indikohet te perdoret ne klasa te para, te dyta dhe ne
denticion miks.
Vendoset ne kanin dhe ne molare te pare.

213.Si behet klasifikimi ne varesi te tipologjise faciale?


Nje strukture mund te jete
-me e gjate dhe ne kete rast do perdorej termi dolico ose me e shkurter
brachy(plani sagital)
-me e larte epi dhe me poshte hypo(plani horizontal)
-me e gjere eury dhe me e ngushte lepto(plani transversal)
Mund te klasifikohet dhe sipas formes ne: tip digjestiv(katrore);
muskular(trapez me baze me te vogel nga siper); cerebral(trapez me baze me te
madhe siper) dhe tip respirator(ovale e ngushte).

214.Çfare eshte kendinazo-labial dhe cfare rendesie klinike paraqet gjate


ekzaminimit ekstraoral te pacientit?
Eshte pika me e ulet e hundes, e majes se buzes.
Na jep te dhena per profilin e pacientit dhe na jep informacion per buze te
shkurter.

215.Perdorimi i llastiqeve ne ortodonci, indikacionet dhe klasifikimi?


-Ato jane intraorale, ekstraorale ose elastic chain(zinxhiret elastike);
-Kane diametra dhe forca te ndryshme si ato ekstraorale ashtu dhe ato
intraorale;
-Zinxhiret elastike jane te ngjyrave te ndryshme dhe te llojeve te ndryshme;
-Ato sherbejne per mbylljen e hapesirave dentare;
Llastiqet ndarëse qe perdoren per hapjen e hapesires interdentare midis molarit
te pare dhe dhembeve fqinje, per te na lejuar futjen e unazave.

216.Cila do ishte perqasja juaj klinike ne rastin e humbjes se parakohshme


te elementit dentar me numer 75?
Ka dy raste qe merren ne shqyrtim. Kur 75 humbet perpara daljes se molarit te
pare te perhershem apo kur humbet pas eruptimit te molarit te pare te
perhershem.
Humbja perpara eruptimit te 36
1. Molari i pare erupton ne pozicion te mezializuar;
2. bllokon vendin per premolarin e 2;
3. humbet hapesira lee way.
Humbja pas eruptimit te 36
1. 36 ben nje rrotullim mezial;
2. dhembet frontale zhvendosen distalisht;
3. antagonistet ekstrudojne ne hapsiren e ngelur;
4. kafshim te kryqezuar ne nivelin e molarit te pare;
5. bllokim te levizjeve mandibulare.

217.Permendni disa nga veset qe hasen me shpesh tek femijet dhe


problematikat qe ato mund te shkaktojne?
Vese si thithja e biberonit, e gishtit, e buzes, e faqes, e gjuhes, ngrenia e
thonjve.
Ne te gjitha rastet prishet ekuilibri ndermjet forcave te brendshem dhe te
jashtme qe veprojne mbi sistemin oro-maksilo-facial.
Efekti i nje vesi lidhet drejtperdrejt me intensitetin kohezgjatjen dhe tipin e
vesit.

218.Cilat jane shenjat karakteristike klinike ekstra dhe intraorale tek nje
femije i cili paraqet vesin e thithjes se gishtit?
Malokluzion te klases se dyte;
Protruzion te dhembeve frontale ne maksile;
Kafshim i hapur;
Retrudim te dhembeve frontale mandibulare.
Vendoset aparat me nje zgare prej teli qe shtrihet ne palatum dhe qe fiksohet me
ndermjetesine e dy unazave metalike tek molaret.

219.Çfare nenkuptoni me termin gelltitje atipike, si behet percaktimi klinik


dhe cfare problematikash hasim ne pacientet e cilet paraqesin kete
problematike?
Eshte nje tjeter disfunksion i cili mund te shkaktoje si p.sh kafshimin e hapur
anterior. Kur pacienti gelltitet nuk e vendos gjuhen ne qiellze por e nxjerr
perpara. Percaktimi klinik kur pacientit i themi te gelltitet dhe vihet re kafshim i
hapur.
Nder efektet negative permendim: vestibularizim te inciziveve maksilare,
hapesira ndermjet dhembeve frontale, lingualizim i dhembeve mandibulare,
respiracion oral, vestiresi ne ushqyerje, ndryshime te postures.

220.Identifiko instrumentarin baze per nje ekstraksion te thjeshte.


Instrumentariumi duhet te jete i plote duke llogaritur dhe ndonje komplikacion
te mundshem. Nuk duhet te fillohet asnje nderhyrje pa pasur te gjitha
instrumentat baze, medikamentet dhe asistencen e duhur mjekesore. Eshte
shume i rendesishem tripleti stomatologjik me Sonde eksploruese, Pasqyre dhe
Presele. Shiringa e anestezise me anestetikun pergjithesisht lidokaine 2-4% dhe
age e anestezise. Persa i takon ekstraksioneve te thjeshta dentare instrumentat
baze qe perdoren jane: elevatoret, daret dhe kyretat. Gjithashtu pas ekstraksionit
nevojitet role pambuku ose garze sterile.

221.Identifiko instrumentarin baze per nje ekstraksion kirurgjikal.


Instrumentariumi duhet te jete i plote duke llogaritur dhe ndonje komplikacion
te mundshem. Nuk duhet te fillohet asnje nderhyrje pa pasur te gjitha
instrumentat baze, medikamentet dhe asistencen e duhur mjekesore. Eshte
shume i rendesishem tripleti stomatologjik me Sonde eksploruese, Pasqyre dhe
Presele. Shiringa e anestezise me anestetikun pergjithesisht lidokaine 2-4% dhe
age e anestezise. Persa i takon ekstraksioneve te thjeshta dentare instrumentat
baze qe perdoren jane: elevatoret, daret dhe kyretat. Gjithashtu pas ekstraksionit
nevojitet role pambuku ose garze sterile.
Instrumentariumi i perdorur ne kirurgjine dento-alveolare: pjesamen kirugjikal,
freza te ndryshme kirurgjikale, lama te ndryshme dhe bishti i bisturise, elevatore
mukoperiostale, kleme hemostatike, kleme per disekim, pinca kirurgjikale,
pinca anatomike per manipulimin e indeve te brishta, osteotomi, lime kockore,
çekani dhe daltat kirurgjikale, portage, gershere per heqje suturash dhe gershere
kirurgjikale, klema per fiksimin e kompresave kirurgjikale, retraktore dhe
diverikatore indore, hapes goje prej gome ose metalike, binokulum zmadhues
dhe burim drite i pavarur.

222. Identifiko instrumentarin baze dhe materialet per realizimin e nje


suture.
Sutura e llojeve te ndryshme, klema, pinceta, bisturi - portbisturi, portage-age,
gershere, garza.
Teknikat e suturimit intraoral jane: Suture e nderprere, suture e vazhduar (e
thjeshte dhe komprimuese), suture dyshek (horizontale dhe vertikale), suture X.
Format e ageve, te perdorura me se shumti ne kirurgjine dento-alveolare jane: te
rrumbullakta, ovale, trekendeshe me nje teh preres, trekendeshe me dy tehe
preres. Sipas formes dhe gjatesise, aget per suture ndahen ne: ¼ e rrethit, 3/8 e
rrethit, ½ e rrethit, ¾ e rrethit. Llojet e suturave ne vartesi te materialit i ndajme:
te rezorbueshme(me rezorbim te shpejte dhe te vonuar), te parezorbueshme,
monofilament dhe multifilament.
Ne varesi te diametrit i ndajme ne: 1-0, 2-0, 3-0, 4-0, 5-0, 6-0.

222. Identifiko instrumentarin baze per heqjen e nje suture.


Perpara se te hiqen suturat duhet te kemi kujdes qe te: Shpelahet goja oselekura
me nje solucion dezinfektant, te aplikohet anestetik topikal, te kapet nyja dhe te
ngrihet lart, te pritet nje ane e harkut dhe te hiqet sutura, te dezinfektohet perseri
plaga dhe se fundmi porositet i semuri per ndjekjen dhe konsultat e mevonshme.
Klema, forceps, pinceta, bisturi – portbisturi, gershere, garza sterile, betadine,
age per suturen, mbajtese per agen.
223. Si do te veproni praktikisht per realizimin e nje suture
Funksioni më i dukshëm dhe më i rëndësishëm që suturat kryejnë është të
mbulojë kufijtë e plagës; domethënë të mbajë indin në pozicion dhe të përafrojë
dy skajet e plagës. Qepjet gjithashtu mund të ndihmojnë në hemostazë. Qepjet
ndihmojnë në mbajtjen e një flapi të indeve të buta mbi kockën. Ky është një
funksion i rëndësishëm sepse kocka që nuk është e mbuluar me inde të buta
bëhet jo vitale dhe kërkon një kohë tepër të gjatë për tu shëruar. Sutura nuk
duhet të lidhet shumë fort. Suturat janë të paketuara për të ndihmuar gjilpërën
dhe të mbeten sterile para përdorimit. Ata kanë një mbështjellës të jashtëm
josteril dhe mbështjellës steril të brendshëm.
Kur kaloni agen përmes indeve, ajo duhet të hyjë në sipërfaqen e mukozës afër
një këndi të drejtë, për të bërë vrimën më të vogël të mundshme në përplasjen e
mukozës.(nga 60 ne 90 grade)
Kur kalon gjilpërën përmes indeve, kirurgu duhet të sigurojë marrjen e një sasie
të mjaftueshme të indeve, për të parandaluar që gjilpëra ose qepja të mos
depërtojë nëpër indet e buta. Sasia minimale e indeve midis qepjes dhe skajit të
flapit duhet të jetë 3 mm. Distanca dhe thellësia nga buza e plagës që gjilpëra
futet në anën e parë duhet të jetë e barabartë me distancën nga skaji i plagës kur
gjilpëra del në anën tjetër.

224.Ekzaminimi objektiv. Trego metodat e realizimit te ekzaminimit


objektiv ekstraoral.
Ne ekzaminimin objektiv lokal kemi ekzaminimin ekstraoral qe perfshin
simetrine, formen dhe ndonje devijim te lindur ose te fituar te fytyres.
Ekzaminohen me kujdes pervec regjionit OMF, veshet, hunda, syte, fyti, qafa,
koka etj. Keshtu nepermjet enspeksionit, palpacionit dhe perkusionit, mjeku
vlereson gjendjen e lekures nese eshte: elastike, e pigmentuar, prezence
cikatricesh, plikat, lezione te ndryshme.Vleresohet gjendja e ATM,
levizshmeria, kercitjet, dhimbjet, hapja e gojes. Vleresohet qafa, pozicioni,
simetria, prania e ndonje mase, vecanerisht limfonodulat sipas lokalizimit te
tyre. Vleresohen buzet per formen, levizshmerine, madhesine e rima oris,
ndonje levizje ne te etj. Vleresohet koka, forma e saj, simetria, prania ose jo e
flokeve etj.

225.Ekzamini subjektiv. Realizo nje anamneze.


Fillohet me te dhenat personale te pacientit-emri, mbiemri, mosha, profesioni,
vendi i punes, adresa, i siguruar ose jo, ora dhe vendi i vizites etj. Kartela
mjekesore, referenca nga mjeku i familjes ose mjeku stomatolog etj.
Ankesa kryesore- arsyeja kryesore perse ka ardhur. Referohet ngai semuri, por
per plotesim ne kartele formulohet nga mjeku ne menyre te permbledhur. Mjeku
duhet te gjykoje objektivisht per diagnozen dhe te mos influencohet nga theniet
e pacientit.
Anamnesis morbi- Regjistrohen te dhenat qe jep pacienti ne baze te pyetjeve qe
i drejton mjeku, tetipit koha kur u shfaq ankesa, arsyeja e shfaqjes, hera e pare
apo e perseritur, a esht konsultuar me mjek tjeter, a ka marre mjekim me pare
dhe rezultati i tij nqs po, lloji i shqetesimit etj. Pyetjet duhet ti orientoje mjeku
por ti shenoje pa ndryshime ne referimet e pacientit.
Anamnesis vitae- Pacientit i merren te dhena ne lidhje me statusin e tij
shendetesor te kaluar dhe aktual, semundjet e kaluara, interventet kirurgjikale,
lloji i anestezise, reagimi ndaj medikamenteve, gjendje te vecanta fiziologjike
etj.
Anamnesis familiae- Grumbullon te dhena nga familjare per mundesine
infektivo-epidemiologjike te semundjes ose trashegueshmerine e shqetesimeve
te pacientit.
Anamnesis sociale- Te dhena qe lidhen me llojin e punes, ambientin e punes,
orarin e punes dhe sjellje qe mund ta ekspozojne pacientin ndaj semundjeve si
AIDS, herpes, hepatit, SST etj.

226.Ekzaminimi objektiv lokal. Si do te veprosh praktikisht.


Kemi ekzaminimin ekstraoral dhe intraoral.
Ekzaminimi intraoral- Perqendrohemi kryesisht tek kaviteti i vertete i gojes qe
fillon qe nga linja muko-kutane e buzeve, vazhdon me vestibulum oris anash,
me harqet palatoglose qe se bashku me palatum molle dhe uvulen formojne
limitin e pasem dhe te siperm te gojes. Tavani eshte i formuar nga
palatumi(durum e molle), ndersa dyshemeja nga mukoza sublinguale dhe prapa
nga linja “V” e formuar nga papillae circumvallatae te gjuhes.Skaji me fundor i
kesaj pjese perbehet nga foramen caecum linguale.
Ne kete faze perdoret seti i ekzaminimit dentar. Niset me ekzaminimin e pjeses
vestibulare duke vleresuar gjendjen e mukozave dhe gingivave duke u
perqendruar ne mukozen bukale dhe daljet e duktuseve te gj te peshtymes.
Nepermjet masazhimit te tyre vleresohet sasia dhe cilesia e peshtymes.
Ekzaminohen harqet dentare, raportet intermaxillare, lloji okluzionit, thellesia e
tij, gjendja e dhembeve etj.
Ekzaminohet gjuha, dhimbja, levizja, fortesia ndonje ulceracion ne te.
Vleresohet palatum (forma,thellesia,levizshmeria e mollae dhe uvules).
Vleresohen strukturat anatomike fqinje.

227.Ekzaminimi objektiv i pergjithshem. Trego si do te veprosh.


Ne ekzaminimin objektiv te pergjithshem pershkruajme nje vleresim te
pergjithshem referuar nje inspeksioni te kujdesshem e me pas duke vleresuar
parametra si presioni arterial, pulsi, ritmi respirator, temp, gjatesia, pesha.
Konstatojme per ndonje anomali anatomike ose funksionale te ndonje organi
dhe sistemi organesh. Orientohemi tek 6 klasat e te dhenave sipas ASA. ASA1-
pacient me shendet normal; ASA2- pacient me pat sistemike me risk
shendetesor te ulet; ASA3- pac me semundje sistemike te renda; ASA4- pac me
sem sist te renda qe ne menyre te vazhdueshme kane risk per jeten; ASA5- pac
“moribond” qe nderhyrja kirurgjikale nuki shpeton jeten; ASA6- pac me vdekje
te trurit dhe mund ti merren organet per transplante.

228.Ekzaminimi objektiv lokal strumental. Si do te veproni konkretisht.


Per te kryer ekzaminimin objektiv, sidomos intraoral, nevojiten sonda, pasqyra
dhe presela dentare. Ekzaminimi objektiv lokal ndahet ne ekstraoral dhe
intraoral. Realizohet nepermjet metodave te meposhtme:
Inspeksioni- nepermjet te parit si te regjionit OMF ashtu dhe te organizmit ne
pergjithesi dhe realizohet nepermjet pamjes direkte dhe indirekte e ndihmuar
nga pasqyra.
Palpacioni- prekjen me gishta per te percaktuar konsistencen, levizshmerine,
vibracionin, krepitacionin, temperaturen dhe dhimbjen ne regjione te ndryshme.
Perkusioni- realizohet nepermjet goditjes me gishta apo instrumenta perkates.
Ne varesi te tingullit vleresojme patologjine perkatese.
Auskultacioni- me ane te degjimit me vesh te lire apo stetoskop, mjeku
vlereson tingujt qe shoqerojne funx normal ose anomali te organeve. Perdoret
kryesisht per ATM apo malformacione vaskulare.

229.Ekzaminimi imazherik. Cfare do te kontrolloni ne kete rast.


Ne shumicen e rasteve shfrytezohet teknologjia e bazuar ne perdorimin e
rrezeve X. Rasti me klasik eshte radiografia e thjeshte dentare e cila mund te
jete ne trajten klasike me film ose ne trajten e imazhit elektronik.
Ky lloj ekzaminimi perdoret gjeresisht ne praktiken dentare dhe jep informacion
ndihmes per dhembe te vecante ose grupe dhembesh per kurorat e tyre, rrenjet,
kocken alveolare dhe pjeserisht per nofullat. Me informuese ne kete grup
ekzaminimesh eshte radiografia panoramike maksilo-faciale e cila gjithashtu
mund te jete e thjeshte me film dhe dixhitale.
Ajo jep informacion per dhembet, kocken alveolare, nofullat, artikulacionet,
sinuset maskilare, kavitetin nazal, per lezione radio-opake si per indet e buta e
te forta ashtu dhe ne gjendrat e pershtymes. Panorameksi mund te perdoret para
dhe pas operacionit. Ne kte grup kane vlere te larte edhe radiografite me
projeksione antero-posteriore dhe latero-laterale te cilat ndihmojne ne marrjen e
imazheve sipas interesit klinik ne koke dhe spaciumet e qafes. P.sh. :
Radiografia e sinuseve para nazale(Waters)-per sinuzitet odontogjene.
Radiografia sipas projeksionit Schuller-per patologji te ATM.
Radiografi dentare okluzale-dyshemeja e gojes, palatumi.
Radiografi cefalometrike-kirurgji ortognatike.
Radiografi me kontrast-per indet e buta, gj e peshtymes.
Radiografi me shtresa/tomografia-CT scan etj.
230.Trego praktikisht cfare ekzaminimi laboratorik do te kerkoni per nje
nderhyrje kirurgjikale.
Ne testet me te zakonshme qe nevojiten ne OMF jane ato qe na japin te dhena
per gjakun, urinen dhe parametra te tjere klinike dhe biokimike. Gjaku
komplet(nr eritrociteve, nr leukociteve, nr trombociteve, vlera e hemoglobines,
sedmentimi eritrociteve, koha e hemorragjise dhe ekoagulimit, formule
leukocitare). Vleresohet urina per gjendjen e veshkave dhe rrugeve urinare,
praniae infeksionit. Info per elektrolitet npm gjakut. Ekzaminimi
mikrobiologjike si psh kultura per llojin e mikroorg, antibiograma per
ndjeshmerine e mikroorg. Ekz histopatologjike si citologjia eksfoliative,
punksion biopsia, biopsia incizionale dhe ekscizionale.

231.Trego si do te veproni ju me nje pacient qe ka semundje te aparatit


kardio-vaskular.
Realizohet anamneze e kujdesshme, vleresohet terapia qe merr i semuri,
relaizohet konsulta me kardiologun, jepet nitroglicerina dhe O2, aplikohen
praktika te reduktimit te ankthit. Per te semuret qe perdorin antikoagulat merren
te dhena per nivelin e protrombines dhe INR. Rekomandohet perdorimi i
anestezise lokale me perqindje te ulet adrenaline, ose pa adrenaline. Ne raste te
vecanta i semuri mund te referohet per trajtim ne kushte spitalore.

232.Thuaj ekzaminimet ndihmese ne kirurgjine orale.


-Ekzaminimet imazherike (panoramex, periapikale intraorale, e sinuseve, e
ATM, cefalometri, CT, IRM)
-Ekzaminimet laboratorike (info per gjakun, urinen, parametra klinike,
antibiograma, histopatologjike)
-Ekzaminimet instrumentare specialistike(ECG, EEG, sialometria, matjet e
ndjeshmerise se dhembeve, sondazhi i kanaleve te gj salivare, sondimi i
xhepave paradontal)
-Konsultat nderdisiplinore

234.Qendrimi juaj ndaj te semurit me sem te aparatit respirator, para se te


bejme nderhyrje.
Me astme bronkiale. Shtyhet interventi deri kur astma te jete e stabilizuar dhe
mos te kete infeksione te rrugeve respiratore. Protokoll i reduktimit te ankthit.
Nqs pac eshte nen kortikoterapi kronike aplikohet profilaksi per insuficiensen
adrenale. Aplikohen bronkodilatatore inhalatore. Shmangen antiinflamatoret jo
steroid si aspirina sepse kane risk per hipersensibilitet.
Me bronkopneumoni. Shtyhet interventi deri kur funx i mushkrise permiresohet
sipas konsultes se pneumologut. Protokoll me ankth te reduktuar. Nqs pac eshte
nen kortikoterapi kronike aplikohet profilaksi per insuficiensen adrenale.
Aplikohen bronkodilatatore inhalatore. Monitorohet respiracioni dhe ritmi
kardiak.
235.Qendrimi juaj ndaj pacienteve me epilepsi dhe shtatzani para se te
bejme nderhyrje.
Epilepsi. Shtyhet kirurgjia sipas konsultes me neurologun. Perdoret protokoll
me ankth te reduktuar, shmanget hipoglicemia dhe lodhja e tepert.
Shtatezane. Shtyhet rreth 1 muaj pas lindjes. Konsulte me obsteter-
gjinekologun. Shmanget imazheria radiologjike. Shmangen preparatet
taratogjen.

236.Si do veproni ju per sterilizimin e personave dhe ambientit te punes.


Pervec sterilizimit te instrumenteve, ne shmangien e infeksionit ka rol edhe
ekipi operator i cili duhet te beje kujdes per te shmangur kalimin e infeksionit
nga personeli tek pacienti dhe e kunderta. Ne lidhje me kete merren disa masa
speciale sic eshte larja e duarve sipas rregullave te posatshme, veshja me rroba
sterile, doreza, maske, syze mbrojtese njeperdorimshe. Pergatitja e ambientit:
larje dhe dezinfektim i salles operatore, dezinfektim i ajrit npm aparaturave te
posatshme, mbulimi i pajisjeve te salles me amballazhe sterile.

237.Tregoni disa nga njohurite tuaja mbi anestezine e pergjithshme ne


kirurgjine orale.
Disa metoda jane: me garze; me maska faciale; me ndihmen e aparatit te
anestezise; me intubim. Fazat e realizimit te nje anestezie te pergjithshme jane:
premedikimi; induksioni; mbajtja dhe zgjimi.

238.Kur ju do te indikoni anestezi lokale dhe cilat jane efektet e


anestetikeve.
Indikacionet e anestezise lokale: ne sktraksionin e dhembeve, ne rezeksion
apikal, dens retinens, trajtimin kirurgjikal te abceseve dhe flegmonave, ne
trajtimin e kalkulave salivare, ne traumatologji, ne trajtimin e tumoreve malinj
dhe beninj, ne plastika te ndryshme, ne nderhyrje preprotetike te indeve te forta
dhe te buta.
Anet pozitive: i semuri ruan vetedijen duke komunikuar me mjekun, nuk mbytet
nga te vjellat apo koagulat e gjakut sepse ruhen reflekset baze si frymemarrja,
gelltitja, urinimi; teknike e thjeshte, siguron fushe pa gjak, nuk kerkon
hospitalizim, eleminon risqet e anestezise se pergjithshme.

239.Tregoni cfare nderlikimesh mund tju ndodhin gjate anestezise


palatinale dhe infraorbitale.
Nderlikimet lokale te anestezise palatinale: pareze e qiellzes se bute, nekroze e
mukozes se qiellzes, demtim i eneve te gjakut dhe nervave, zona iskemike ne
fytyre.
Nderlikimet lokale te anestezise infraorbitale: demtim i eneve te gjakut, demtim
i bulbus oculi, demtim i nervit infraorbital dhe okulomotor, zona iskemike,
infeksion.

240.Cilat jane komplikacionet ne lidhje me hipersensibilitetin.


Klinikisht paraqiten ne formen e:
Fenomene kutane (urtikarie, skuqje, kruarje, edeme angioneurotike)
Fenomene respiratore (bronkospazma, rinite)
Fenomene cirkulatore (shoku anafilaktik, hypotension, takikardi, cefale)

241.Tregoni qendrimin tuaj kur jeni perball nje pacienti me semundje te


veshkave apo dialize.
Tek pacientet e semure me dialize shmanget perdorimi ose duhet te ndryshohen
dozat e medikamenteve qe eleminohen dhe metabolizohen nga veshkat.
(antiinflamatore,antibiotike)
Aplikohet antibiotiko-profilaksia. Shtyhet interventi nje dite pas dializes.
Monitorohet tensioni arterial dhe ritmi kardiak. Shikohet per shenjat e
hiperparatiroidizmit sekondar. Personeli mjekesor duhet te jete i kujdesshem per
te parandaluar infeksione nga hepatiti B ose SST. Duhet te aplikohen me
rigorozitet ekrane mbrojtes, doreza dhe vaksinimi perkates.

242.Tregoni si do te veproni ju perballe nje pacienti me hipertension dhe


semundje hepatike.
Monitorohet tensioni arterial dhe ritmi kardiak dhe shtyhet interventi deri kur
hipertensioni te kontrollohet mire.
Per hipertensionin rekomandohet perdorimi i kujdesshem i adrenalines ne
anestetike. Konsulte me mjekun internist per hipertensionin. Protokoll me
reduktim ankthi.
Pacientet qe marrin vazodilatatore nuk duhet te bejne levizje te menjehershme
te trupit sepse mund te pesojne gjendje lipotimie.
Ndalohet perdorimi i sasive te medha dhe pa kriter te perfuzioneve endovenoze.
Ne raste te veshtira aplikohet trajtim spitalor.
Per te semure me sem hepatike shmanget perdorimi ose duhet te ndryshohen
dozat e medikamenteve qe eleminohen dhe metabolizohen ne melci. Vleresohen
crreg te funksionit hepatik qe manifestohen kryesisht me ndryshime te kuadrit te
koagulimit te gjakut. Duhet te kemi kujdes qe pacienti te mos gelltisi sasi te
medha gjaku gjate operacionit sepse si pasoje e demtimit te funx te melsice
mund te kemi alternime te metabolizmit te hemit.

243.Tregoni si do te veproni ju perballe nje pacienti me diabet.


Interventet behen ne mengjes, duhet te jete i mire kontrolluar diabeti. Te
shmangen pritjet e gjata per keta paciente. Protokoll me reduktim ankthi.
Monitorohet oksimetria, respiracioni, tensioni arterial dhe ritmi kardiak. Mbahet
kontakt i vazhdueshem me pacientin gjate interventit.
Duhet te kete marre dozen e insulines dhe te flitet me diabetologun per
mundesine e ndryshimit te dozes se saj. Mbahet nen kontroll per shenja te
ndryshme te hipoglicemise.
Rekomandohet antibitikoterapi e profilizuar dhe ne doza te larta.

244. Tregoni si do te veproni ju perballe nje pacienti me koagulopati apo qe


perdorin antikoagulante.
Me te shpeshtat jane insuficienca renale, ins hepatike, leukozat dhe limfomat,
purpurat.
Zakonisht shtyhet interventi deri kur hematologu te pergatise pacientin.
Interventi kryhet ne mengjes. Realizohen testet baze te koagulimit.
Rekomandohet te punohet pa traume ne menyre qe te ndihmohet koagulimi dhe
te minimizohet hemorragjia. Plaga duhet te monitorohet per 24 ore. Porositet
pacienti te mos ngacmoje plagen dhe rekomandohet shmangia e perdorimit te
aspirines dhe antikoagulanteve orale.
Antikoagulantet orale jane antiitaminiket K(coumadine, warfarin). Konsulte me
hematologun per ndryshime te mundshme per perdorimin e antikoagulanteve
npm vleresimit te INR bazuar ne PT.

245.Si do te vepronit ju praktikisht ne trajtimin e nje urgjence mjekesore.


Duhet te kemi parasysh sistemin ABCD
A: rruget ajrore-vijueshmeria e rrugeve ajrore,a eshte i ndergjegjshem
B: frymemarrja-nese ka apo jo dhe sa e shpejte eshte ajo
C: qarkullimi kardiovaskular-prania apo jo e pulsit central karotid
D: paaftesia- gjendjen e ndergjegjes nese pac i pergjigjet apo jo pyetjeve me te
komplikuara
Situata eshte kritike kur pacienti eshte pa ndergjegje, pa respiracion dhe pa puls
central.
Ne fillim kalohet ne pozicion Trendelenburg dhe masazh kardiak 30:2. (2 min,
10 sek nderprerje)
Defibrilator automatik.
Gjithsesi çdo klinike duhet te jete e pajisur me kitin e menaxhimit te
emergjencave si: analgjezike (morfine, petidine, paracetamol, analgine),
anksiolitike (benzodiazepinat), antihistaminikeve, adrenalines,
glukokortikosteroide, vagolitike, suplemente te O2, stimulante te
respiracionit(alkool), ushqime(leng frutash, sheqer) etj

246.Si do te vepronit ju per sterilizimin e istrumentave.


Fillimisht instrumentat duhen pastruar mekanikisht nga cdo mbetje, te shplahen.
Me pas dezinfektohen. Dezinfektimi eshte nje teknike e cila paraprin
sterilizimin por ka instrumenta te cilet mund te perdoren direkt mbas
dezinfektimit me dezinfektante te nivelit te larte biologjik. Me pas sterilizimi.
Kryesori me autoklave.
 Sterilizimi me ajer te thate e te nxehte (aerosteril) behet ne temp 170
grade per 60 minuta, mekanizmi eshte oksidimi i proteinave qelizore.
 Sterilizimi me avull (autoklavim) dhe ne presion. Behet kryesisht ne
temperature 132 grade per 4 minuta ne 2.2atm, mekanizmi eshte
denatyrimi i proteinave qelizore.
 Sterilizimi me oksid etileni perdoret per instrumentat e ndjeshem ndaj
lageshtise,temp. Eshte proçes qe zgjat ne kohe.
 Sterilizimi me rreze gama. Eshte teknike kryesisht industriale psh. per
aget apo bisturite.(per instrumenta nje perdorimshe)

246-247.Dhimbja dhe edema pas nderhyrjes kirurgjikale. Cfare keshillash


do ti japesh pacientit.
Perceptimi i dhimbjes nga organizmi quhet nocicepsion. Dhimbja postoperatore
ne kirurgji eshte pasoje direkte e nderhyrjes kirurgjikale dhe duhet ti shpjegohet
pacientit qe para nderhyrjes.
Dhimbja postoperatore eshte pasoje direkte e nderhyrjes kirurgjikale.
Nje terapi analgjizike nuk mund te ndertohet pa nje premedikacion preoperator
analgjizik dhe nje terapi me qellim analgjezine postoperatore. Per te bere te
mundur qe pacienti te mos perjetoje eksperiencen te hidhur te dhimbjes
keshillohet qe doza e pare te merret para fillimit te anestezise. Opiatet mbeten
grupi themelor analgjezik per trajtimin e dhimbjes postoperatore.
Edema ndeshet pas nje nderhyrje kirurgjikale si pasoje direkte e demtimit indor.
Per edemen ekzistojne disa nderhyrje metoda fizike si aplikimi i paketave me
akull qe mbahet ne zonen edematoze. Ne diten e dyte nuk keshillohet as paketa
te ftohta as te ngrohta, ne diten e trete paketa te ngrohta.
AINS perveç efekteve analgjizike antiinflamitore ndikojne edhe ne uljen e
edemes perdoren njeherazi si analgjizik, antipiretik si dhe antiedematoze.
Dy kortizoniket me te perdorur jane: deksametazone (4-8mg çdo 12 ore diten e
nderhyrjes dhe dy dite me pas); metilprednisolone (40mg cdo 6-8 ore diten e
nderhyrjes dhe dy dite me pas).

248.Si do te veproni praktikisht ne percaktimin e dozes se anestetikut, me


dhe pa vazokonstriktore.
Ne nje aplikim anestezie doza e vazokonstriktorit adrenaline nuk duhet te
kaloje 0.2 mg ne te semure pa crregullime kardiovaskulare, duke pasur parasysh
qe nje ampule me 2ml sol anestetik 1:100000 kemi 0.01 mg per ml dhe 0.2 ne
20 ml dote thote qe mund gte kemi kufizim te sasise se anestezise si pasoje e
vazokonstriktorit. Ndersa ne te semure me semundje te sistemit kardiovaskular
doza maskimale eshte 0.04 mg adrenaline qe do te thote se keta te semure mund
te perdorin vetem nje ampule me solucion anestetik me perqendrim vazo
konstruktor 1:50000 ose 2 ampula me 1:100000 ose 4 ampula me 1:200000.
Vazokonstruktori duhet te shmanget ne hipertensionin e shkalles II, nuk
rekomandohet deri 6 muaj pas infarktit te miokardit, nuk rekomandohet deri 6
muaj pas aks cerebrovaskulare, ndalohet ne angina pectoris instabile, nuk
rekomandohet deri 6 muaj nga bypassi aortokoronas, ndalohet ne aritmi dhe
crregullime te tjera kardiake te pakontrolluara, ndalohet ne astme bronkiale ose
ne rast reaskioni alergjie. Perdorimi i adrenalines rrit efektin ne minuta te
anestezise.

249.Anestezia topikale. Mjetet, materialet. Si do te veprosh praktikisht.


Ka dy menyra: Fizike(komprimim per pak sekonda me ane te gishtave)
Kimike(me aplikim te sub si klorur etili-por ka rrezikshmeri) dhe Kimike(ne
forme Spray ose pomadash 10-15% lidokaine) Perdoret zakonisht si preanestezi
qe do te thote se paraprin anestezine injektive per ta bere ate te pa dhimbshme,
por mund te perdoret edhe per mjekime te vogla kirurgjikale si heqja e
dhembeve qe levizin, dhembeve te qumeshtit ose dhembe me paradontoze tek te
rriturit, ose per incizione te lekures ose mukozes ne procese infeksioze
siperfaqesore.

250.Anestezia infiltrative ne nofullen e siperme. Mjetet, materialet. Si do te


veprosh praktikisht.
Procedure e thjeshte. Kerkon respektim te rregullave me pozicionin e pacientit i
cili duhet te jete ne lartesine e berrylit te mjekut, i shtrire lehtesisht prapa dhe
me gojen e hapur.
Dezinfektohet paraprakisht goja e pacientit me klorexidine ose betadine
topikale. Mund te aplikohet preanestezi me spray. Largon me pasqyre detare te
ekzaminimit buzen ose faqen dhe konstatohet kufiri midis mukozes fikse dhe te
levizshme dhe behet shpimi.
Behet ne afersi me nivelin e apeksit te dhembit me kend 45 grade futemi rreth
1cm ne thellesi duke ruajtur kontaktin me periostin injektojme rreth 1.5 ml
solucion. Thellesia e injektimit duhet bere ne nivelin e apeksit te rrenjes.
Realizohet duke injektuar ne degen e dyte te nervit Trigeminal (n. maxillar).
Solucioni anestetik e ka te lehte te depertoje per shkak te struktures kockore me
dominim te spongiozes dhe kortikale e holle.

251.Anestezia regjionale tuberale. Mjetet, materialet. Si do te veprosh


praktikisht.
Anestezia e nervit alveolar superior posterior i cili inervon molaret, pulpen,
periodontin, kocken alveolare, gingiven, tuberin maskilar murin e pasem dhe
pjeserisht ate te perparme te sinusit maksilar bashke me mukozen e tij ne kete
nivel. Realizohet me rruge intraorale permes dy teknikave: -me e zakonshmja
eshte duke nisur injektimin ne mukozen neutrale ne kufirin midis molarit te pare
dhe te dyte kend 45 grade me drejtim nga perpara-prapa nga jashte-brenda dhe
nga poshte-lart. Ruajtja e kontaktit me kocken eshte shume e rendesishme.
Distanca nga pika e injektimit fillestar deri ne foraminat alveolar superior-
posterior eshte 1,5-2cm.1.5 ml solucion. -Varianti tjeter eshte duke shfrytezuar
nivelin e mukozes neutrale mbi koletin e dhemballes se trete kur ajo ka dale.
Ecen lart me nje distance rreth 1-1.5 cm. Me pas duke aspiruar dhe injektuar
1.5ml kemi arritur efekt e njejte si ne menyren tjeter.

252.Trego cfare nderlikimesh mund tju ndodhin gjate anestezise tuborale.


Trajtimi.
Nderlikimet: demtim i eneve te gjakut, demtim i nervave sensitiv, pareza e
nervit facial, zonat iskemike, infeksioni, thyerja e ages.
Trajtim simptomatik sipas rastit, duhet bere kujdes ne moment te ndalohet
injektimi, trajtimi me antibiotike ne rast infeksioni, patjeter duhet pasur
adrenaline ne klinike per cdo rast, njoftohet urgjenca, pozicioni Tredelenburg,
nqs verehet gjak ne aspirim te anestezise hiqet age dhe riprovohet, ruhet
steriliteti.

253.Anestezia regjionale palatinale. Mjetet , materialet. Si do te veprosh


praktikisht.
Perdoret ne nderhyrjet kirugjikale qe lidhen me mukozen palatinale te molareve
dhe premolareve. Vendi i aplikimit eshte formanen palatinum major, i
perceptueshem ne mukoze me nje fovea qe lokalizohet 1 cm larg koleteve te
molareve te dyte dhe te trete mezialisht tyre.
Eshte e dhimbshme sepse mungon submukoza. Zakonisht paraprihet me
anestezi topikale dhe dezinfektim te fushes. Pacienti mban koken e perkulur
prapa dhe gojen e hapur.
Pika e injeksionit pak perpara dhe lateralisht foramenit palatinal duke ecur
prapa. Aspirohet paraprakisht. Nuk leshohet me shume se 0.5 ml sepse mund te
jape nekroze ose fenomen te trupit te huaj duke shkaktuar te vjella si pasoje e
mpirjes se qiellzes se bute.

254. Anestezia regjionale infraorbitale. Mjetet , materialet. Si do te veprosh


praktikisht.
Perdoret ne nderhyrjet kirurgjikale ne indet e buta dhe te forta nga pjesa laterale
e hundes deri ne linjen qe bashkon kendin e gojes me kendin e jashtem te syrit.
Zakonisht perdoret per mjekimin e neuralgjise trigeminale.
Dy menyra ekstra dhe intraorale. Vendi i mberritjes eshte forameni infraorbital,
qe lokalizohet nen margon orbitale inferiore 0.5 cm ne linjen vertikale pupilare
kur pacienti shikon drejt dhe medialisht saj. Ajo eshte dalja e kanalit infraorbital
dhe drejtimi i ages eshte nga para-prapa nga jashte-brenda dhe poshte-lart.
Pas dezinfektimit dhe vendosjes se gishtit tregues ne margon inferior te orbites
injektojme si me siper (menyra ekstraorale).
Ne menyren intraorale injektimi behet ne forniks lateralisht projektimi te rrenjes
se kanit dhe me kujdes perparohet ne drejtim te foramen infraorbitale duke
mbrojtur me gishtin tregues margon inferiore te orbites.

255. Anestezia regjionale incizivale. Mjetet, materialet. Si do te veprosh


praktikisht.
Nderhyrje kirugjikale qe prekin mukozen dhe pjesen anteriore te maksiles ne
regjionin interkanin. Mund te perdoret dhe ne manipulime me centrale dhe
lateralet e siperm. Orientimi i thjeshte pasi foramen incizivale lokalizohet ne
pjesen anteriore te palatumit midis dy centraleve dhe mbulohet nga indi lidhor
qe formon papilla incizivale rreth 0.5 cm nga margo gingivare midis centraleve.
Nuk injektohet direkt ne papile por afer dhe anash saj, 0.5 ml solucion.

256. Anestezia mandibulare daktile. Mjetet, materialet. Si do te veprosh


praktikisht.
Intraorale daktile: perdoret prekja me gishtin tregues qe rreshket neper
tuberkulat vestibulare te premolareve dhe molareve me thoin drejtuar nga ana
lingual duke u fiksuar ne kreshten temporale te ramus ascendant mandibulae me
shiringen ne anen e kundert ne nivel te premolareve, behet shpimi i pare ne anen
lingual te ramusit duke ruajtur kontaktin me kocken shkojme 1.5-2 cm ne
thellesi ne nivelin e lingua mandibulae ku pasi aspirojme injektojme 1.5 ml
solucion anestetik, dhe pjesen tjeter 0.5 ml e leshojme ne terheqje per
anestezimin e nervit lingual. Efekti shfaqet pas 15 min. Kjo teknike eshte me e
dobishme kur pacienti nuk e hap plotesisht gojen.

257. Anestezia regjionale mandibulare apodaktile. Mjetet , materialet. Si


do te veprosh praktikisht.
Intraorale apodaktile: Nuk perdoret gishti por solucioni injektohet drejtperdrejt
ne foramen mandibulae ose shume afer saj. Pacientit i thuhet te hape gojen ne
maksimum per te siguruar afrimin e te tre nervave duke pare me sy pliken
pteriogo-mandibulare. Ne pjesen me te thelle dhe me te luget te saj behet shpimi
me age. Shiringa mbahet paralel me dyshemene e gojes dhe preparohet ne inde
duke injektuar sasi te vogla solucioni deri ne kontakt me kocken qe perkon me
2-2.5 cm thellesi, keshtu nevojitet age e gjate. Aspirohet dhe injektohet 1.5 ml
solucion, pjesa tjeter ne terheqje per nervin lingual. Efekti fillon pas 10
minutash.

258. Anestezia mentale. Mjetet, materialet. Si do te veprosh praktikisht.


Mund te arrihet me rruge intra dhe ekstraorale. Objektivi eshte foramen mental
qe ka drejtim para-prapa, brenda- jashte, poshte-lart. Lokalizimi eshe ne mes te
apekseve te rrenjeve te premolareve rreth 10-12 mm nbi margon inferiore te
nofulles se poshtme ose ne planin vertikal ne linjen pupilare kur pacienti shikon
drejt.
Me tekniken intraorale zakonisht nuk depertohet ne kanal por nuk eshte edhe e
deshiruar per shkak te traumes qe mund ti shkaktoje nervit. Teknika ekstraorale
arrihet kjo duke bere dhe bllokada ne rastin e neuralgjise trigeminale.

259. Anestezia infiltrative ne nofullen e poshtme. Mjetet, materialet. Si do


te veprosh praktikisht.
Anestezia infiltrative ben pjese ne anestezite lokale. Ka te beje me degen e trete
te n. Trigminus (n. Mandibular).
Anestezia infiltrative perdoret drejteperdrejte per manipulime ne segmentin
interkanin e aplikuar ne anen vestibulare kur kemi te bejme me nderhyrje
terapeutike ose edhe ne anen linguale kur kemi te bejme me nderhyrje
kirurgjikale. Perdoret per anestetizimin e nervit bukal nga premolari II deri te
molari II; per te potencuar efektin e anestezive regjionale. Teknikisht kur duam
te manipulojme disa dhembe me nje anestezi atehere ndjekim rrugen paralele
me sulkusin vestibular duke shmangur disa shpime.

260. Anestezia interligamentare. Mjetet, materialet. Si do te veprosh


praktikisht.
Perdoret ne anestetizimin e nje dhembi te vetem, te mukozes dhe kockes rreth
tij. Behet pastrimi i gurzave dhe i pllakes dentare, perdoret shiringe me age te
shkurter dhe te holle. Shpimi behet ne hapsiren periodontale ne te kater anet e
dhembit, behet injektimi 0.5-1 ml solucion pa force. Anestetizimi vjen pas 15
sec dhe zgjat 5min.

261. Anestezia intrapulpare. Mjetet, materialet. Si do te veprosh


praktikisht.
Perdoret kur anestezi te tjera ne mjekimin e pulpiteve kane deshtuar. Teknika
eshte si vijon: realizohet me age te holla dhe te kthyera per tu futur lehte ne
kanal. Anestezia zgjat rreth 1-2 minuta. Nuk jep komplikacione te pergjithshme
per shkak te barrieres se apeksit te dhembit.

262.Gjate anestezise mund te keni mos sukses. Tregoni disa nga arsyet.
Arsye qe lidhen me solucionin anestetik (perqendrim te ulet ose sasi e
pamjaftueshme; afati i perdorimit; cilesite fizike si tejdukshmeria, mungesa e
precipitatit.
Arsye qe lidhen me tekniken e aplikimit te anestezise. (mungesa e
intrumentariumit; aftesite e mjekut; injektimi intra-vazal; injektimi ne vatra
inflamatore).
Arsye qe lidhen me pacientin (psh ankthi).
Arsye qe lidhen me variante te strukturave anatomike (nuk rekomandohet
tejshpimi me age nga vatra inflamatore ne inde te shendosha).
263.Komplikacionet qe mund te ndodhin gjate anestezise. Tregoni disa dhe
si do te veproni.
Komplikacione te pergjithshme ose lokale te anestezise lokale.
Komplikacione te pergjithshme jane:
-Komplikacionet psikogjenike
Hipersimpatikotonia ku pacienti ka ankth, axhitim, skuqje te fytyres, takikardi
dhe rritje te tensionit arterial.
Hipervagotonia e cila karakterizohet nga renie e tensionit arterial, zbehje, djerse
te ftohta, frymarrje siperfaqesore dhe puls te dobet. Haset me shpesh ne
praktiken klinike dhe eshte gjendje lipotimie deri ne sinkope.
-Komplikacionet hemodinamike (lipotimi, sinkope) shfaqen me zbehje ne fytyre
te pacientit, marrje mendsh, nauze, bula djerse dhe pacienti shfaq veshtiresi ne
komunikim, frymemarrje siperfaqesore dhe e shpeshte, konfuz.
Menaxhimi konsistron ne kalimin ne pozicion Tredelenburg, sigurimin e
rrugeve ajrore dhe eksitante te frymarrjes si alkool, eter uthull etj. Mund te jete
nevoja e oksigjenimit apo tonikeve te ndryshem si kafeine. Mund te behet
frymemarrje artificiale, O2 terapi.
-Komplikacione te lidhura me hipersensibilitetin, kur pacienti konstaton se eshte
alergjik. Reagimi alergjik ndaj anestetikeve zakonisht i dedikohet sulfiteve te
natriumit dhe metabisulfiteve. Histamina qendron ne themelin e shfaqjes se
fenomeneve alergjike qe mund te jete i moderuar ose i rende deri ne kulmin e tij
me shokun anafilaktik. Lidokaina jep shume rralle efekte te pa deshirueshme.
Fenomenet alergjike ndahen ne:
Fenomenet kutane – (skuqje, kruarje, urtikarje, edeme)
Fenomenet respiratore – (bronkospazma, rinite)
Fenomene cirkulatore – (shoku anafilaktik, hypotension, takikardi dhe cefalite)
Ne fenomenet kutane dhe respiratore ndalohet medikamenti sigurohet ajrosje e
ambientit dhe jepen antihistaminike apo kortizonike.
Mund te perdoret adrenaline ne rast hipotensioni.
Ne rastet e tjera dhe shokut anafilaktik kontaktohet me qendren e urgjences.
-Komplikacione toksike, mund te ndodhin dhe pa kaluar dozen max te
anestetikut. Shkaqet kryesore jane mbidoza, hyrja e solucionit ne ene gjaku,
vecori individuale te org, pat te ndryshme, perqendrim >2%, injektim i shpejte.
Klinikisht ka shenja si pergjumje, konfuzion, te folur percart, mpirje koke,
konvulsione, gjendje kome. Ne fillim i semuri ka hipertension, takikardi pastaj
kalon ne bradikardi dhe hipotension deri ne arrest kardiak. Mjekimi eshte
simptomatik, lajmerohet menjehere urgjenca. Pozicioni Tredelenburg.

264.Komplikacionet lokale qe mund te ndodhin gjate anestezise. Tregoni


disa dhe si do te veproni.
Mund te ndodhin gjate dhe pas anestezise. Komplikacionet mund te jene te
ndryshme si nekroze e indeve te buta, laceracione, hemoragji, hematoma,
neutrite, trizmus, zona ishemike, infeksion, thyerje te ages dhe enfizeme sub
kutane. Menyra me e mire e menaxhimit eshte njohja e ketyre komplikacioneve
per te bere te mundur evitimin e tyre.

265.Kunderindikacionet e heqjes se dhembeve. Tregoni se kur ju do te


vendosni per te mos hequr nje dhemballe.
Kunderindikacionet ndahen ne absolute te pergjithshme, lokale dhe
kunderindikacione relative lokale apo te pergjithshme dhe kunderindikacione te
veçanta.
-Kunderindikacione absolute te pergjithshme: leukemia akute, anemia malinje,
hipertensioni malinj, infarkti akut i miokardit.
-Kunderindikacione absolute lokale: tumore malinje ose beninje te indeve te
forta dhe te buta ne zonen ku do te hiqet dhembi, hemangioma intrakockore,
epulide gjigandoqelizore.
-Kunderindikacionet relative te pergjithshme: semundje te sistemit
kardiovaskular te pastabilizuara (endokardit, miokardit, sem iskemike te
zemres, hipertension); semundje te gjakut (hemofilia, trombocitopenia, anemia);
semundje infektive (HIV-AIDS, hepatite); semundje endokrine (diabetik,
morbus Paget); semundje neuropsikiatrike (epilepsia, psikozat, histeria); gjendje
te vecanta fiziologjike (menstruacionet, shtatezani, laktacion)
-Kunderindikacione relative lokale: procese infeksioze te shkaktuara nga
dhembet, infeksione te indeve te buta te gojes, radioterapi e gojes.
-Kunderindikacione per arsye te vecanta: mungon konsensusi nga pacienti,
femije i pashoqeruar, pac me aftesi te kufizuara qe smundesojne bashkepunim
me mjekun, pac qe refuzojne te bashkepunojne me mjekun, mungese
instrumentariumi, mungese eksperience.

266.Trego praktikisht vendosjen e mjekut perball pacientit per


ekstraksionet e dhembeve ne nofullen e siperme.
Per maskilen mjeku qendron perpara dhe djathtas.Poltroni ngrihet ne nivelin e
supit te mjekut dhe me kend te gjere mbeshtetesja e shpines me ndenjesen.

267. Trego praktikisht vendosjen e mjekut perball pacientit per


ekstraksionet e dhembeve ne nofullen e poshtme.
Per mandibulen qendron perpara djathtas per anen e majte dhe prapa djathtas
per anen e djathte te saj.Poltroni qendron ne nivein e berrylit dhe me kend te
drejte.

268.Identifiko setin e dareve per ekstraksionet ne nofullen e siperme.


Daret perbehen nga: doreza/bishti, nyja, sqepat/pjesa aktive. Sqepat kane forma
dhe madhesi te ndryshme ne menyre qe ti pergjigjen dhembeve. Funksionojne si
leve e tipit te pare ku: pika e rezistences jane sqepat qe fiksohen tek dhembi,
pika e mbeshtetjes eshte lidhesja dhe pika e forces jane krahet. Daret e
dhembeve ruajne nje fare hapesire per dhembet ne ndryshim nga ato te rrenjeve
te cilet sqepat i kane te bashkuara.
Per nofullen e siperme seria e dareve perbehet nga:
Dare per centrale, laterale dhe kanine
Dare per premolare
Dare per molaret I dhe II te majte
Dare per molaret I dhe II te djathte
Dare per molaret III
Dare per rrenjet (e thjeshte dhe bajonete)

269.Identifiko setin e dareve per ekstraksionet ne nofullen e poshtme.


Dare per incizivet
Dare per kaninet dhe premolaret
Dare per molaret
Dare per molaret III
Dare per rrenjet

270.Identifiko elevatoret qe perdoren me shpesh ne praktiken e


perditshme.
Elevatoret jane leva te llojit te pare ku pika e mbeshtetjes eshte zakonisht kocka
alveolare. Jane te shumellojshme ne forma dhe madhesi. Me te shpeshtet jane:
elevatori i drejte, Lekly, te kthyer dhe trekendesh.

271.Na trego praktikisht fazat per te realizuar nje ekstraksion.


Zgjedhja dhe vendosja e dares (instrumentariumi)
Shtytja dhe fiksimi
Levizshmeria e dhembit (luksacioni)
Heqja e dhembit (ekstraksioni)
Perpara ekstraksionit behet lirimi i ligamentit circular me elevator pasi jane
larguar indet e faqes per nofullen e siperme, si dhe ato te faqes dhe gjuhen per
nofullen e poshtme. Aplikohet dara, pasi me pasqyre kemi larguar buzen,
shtyhen sqepat e saj deri ne koletin anatomik dhe fiksohet ne kete nivel duke
shtrenguar krahet e saj deri sa te formoje nje unitet me dhembin qe do te thote
dara dhe dhembi te mund te levizin vetem se bashku. Duhet bere kujdes qe
sqepat e dares te mos kalojne mbi gingiven e dhembit, por nen te si dhe kur
eshte e mundur me doren e majte te perfshijme procesin alveolar ne dy anet ne
drejtim te dhembit qe do te heqim me qellim qe te orientohemi nga perceptimi i
levizjeve se rrenjes gjate lekundjeve deri ne shkolitjen e ligamentit periodontal
dhe zgjerimit te kockes alveolare deri ne heqjen e tij perfundimtare.

272.Ekstraksioni i inciziveve central dhe lateral ne nofullen e siperme.


Identifiko mjetet dhe thuaj tekniken.
Incizivet centale: anestezi infiltrative vestibulare dhe incizivale ne anen
palatinale. Levizje vestibule-palatinale dhe rotative, sepse ka nje rrenje te vetme
dhe ne forme konike.
Incizivet laterale: anestezi lokale levizje vestibulo-palatinale, sepse rrenja eshte
e holle dhe e pozicionuar me shume ne anen palatinale. Levizjet rotative me
shume kujdes dhe bilaterale.

273. Ekstraksioni i kanineve ne nofullen e siperme. Identifiko mjetet dhe


thuaj tekniken.
Kaninet: anestezi infiltrative dhe palatinale, levizje vestibulo-palatine dhe
lehtesisht rotatore, sepse apeksi i dhembit eshte i kthyer. Kujdes kocka
vestibulare sepse eshte e holle dhe mund te thyhet.

274. Ekstraksioni i premolareve ne nofullen e siperme. Identifiko mjetet


dhe thuaj tekniken.
Premlaret e pare: anestezi infiltrative vestibolare dhe infiltrative palatinale.
Vetem levizje vestibule-orale te kujdesshme sepse rrenjet jane te holla dhe te
shtrembra.
Premolaret e dyte: levizje vestibulo-orale dhe rotatore e kujdesshme kur ka nje
rrenje te vetme.

275. Ekstraksioni i molareve ne nofullen e siperme. Identifiko mjetet dhe


thuaj tekniken.
Molari 1 dhe i 2: anestezi infiltrative ose tuberale/palatinale. Levizje vestibulo-
orale.
Molari i trete: kur ka pozicion normal levizje vestibulo-orale.

276. Ekstraksioni i inciziveve central dhe lateral ne nofullen e poshtme.


Identifiko mjetet dhe thuaj tekniken.
Incizivet: anestezi infiltrative bilaterale linguale dhe vestibulare. Levizje
vestibule-orale te kujdesshme. Kujdes demtimin e rrenjeve fqinje.

278. Ekstraksioni i kanineve ne nofullen e poshtme. Identifiko mjetet dhe


thuaj tekniken.
Kaninet: anestezi infiltrative vestibulare dhe linguale. Levizjet vestibulo-orale
dhe rotative sepse ka nje rrenje ne forme konike.

279. Ekstraksioni i premolareve ne nofullen e poshtme. Identifiko mjetet


dhe thuaj tekniken.
Premolaret: Anestezi infiltrative vestibolare dhe linguale ose anestezi mentale.
Levizjet vestibulo-orale dhe rotative sepse ka nje rrenje ne forme konike.
280. Ekstraksioni i molareve ne nofullen e poshtme. Identifiko mjetet dhe
thuaj tekniken.
Molaret: Kryesisht anestezi mandibulare ose infiltrative vestibolare dhe
linguale. Vetem levizje vestibulo-orale.

281.Kunderindikacionet absolute te heqjes se dhembeve.


Ndahen ne kunderindikacione absolute te pergjithshme dhe locale.
Te pergjithshme:
-Leucemia akute
-Anemia malinje
-Hipertensioni malinj
-Infarct akut i miokardit
Lokale:
-Tumore malinje te indeve te forta dhe te buta ne zonen e te cilave perfshihet
dhembi qe duhet te ekstraktohet
-Tumore beninje te regjionit ku perfshihet dhembi qe do te ekstraktohet
-Hemangioma intrakockore dhe epulidet gjigandoqelizore

282.Trego se kur ju do ta vleresoni te veshtire ekstraksionin e nje dhembi.


Kur i semuri nuk komunikon me mjekun, kur mjeku eshte pa instrumentariumin
e pershtatshem dhe pa eksperience, dhembi ka karies masiv dhe rrenje te
shtrembera, dhembi me hipercementoze apo eshte i ankilizuar, te semuret kane
kufizim ne hapjen e gojes apo patologji te ATM, dhembi eshte ne pozicion
ektopik, dhembi eshte distal ne maksile dhe mandibul per shkak te aferise me
struktura vitale, paciente qe jane me fytyre te rrumbullaket dhe muskulature te
zhvilluar ne te cilet nuk mund te manipulohet me lehtesi, paciente qe kane klase
te dyte skeletike sipas Angle, dhembet luksojne dhe ndodhen ne subjekt te
moshuar, kur kemi pranine e infeksionit difuz, kur me imazheri percaktojme
kocken rreth dhembit me hiperdensitet.

283.Ekstraksioni tek femijet. Na thuaj qendrimin tend.


Duhet te njihen dhe diferencohen dhembet e qumeshtit nga dhembet e
perhershem. Te njihet koha e nderrimit te dhembeve. Gjate manipulimit me
dhembet e qumeshtit duhet te ruhet folikuli i dhembit permanent. Ne vartesi te
nofullave me te vogla dhe indeve me te buta e te holla perdoren instrumenta te
veçante per dhembet e qumeshtit.
Heqja e dhembeve kerkon asistence, hapes goje dhe zakonisht anestezi topikale
ose te pergjithshme. Ne anestezine lokale behet infiltrative me doza te vogla.
Kur hiqen para kohes se nderrimit keshillohet ndarja e rrenjeve, levizje jo
rrotatore dhe perdorimi i aparateve per ruajtjen e vendit.

284.Na thuaj vecorite e instrumentave per ekstraksion tek femijet.


Heqja e dhembeve ne femije kerkon asistence, hapes goje dhe kryhen zakonisht
me anestezi topikale apo me anestezi te pergjithshme.Ne vartesi te nofullave me
te vogla dhe indeve te buta me te holla perdoren instrumenta te vecante te
pershtatur per dhembet e qumeshtit. Instrumenta me te vegjel ne permasa.

285.Fraktura e rrenjeve. Si do te veproni ne keto raste.


Format anatomike te rrenjeve mund te cojne ne frakturim gjate heqjes. Zgjidhja
eshte duke aplikuar metoda me te avancuara kirurgjikale si alveolotomia dhe
ekzaminimi paraprak me grafi dentare ndihmon shume. Kur jemi perpara nje
rrenje te frakturuar duhet te parashikojme nese do te mbetet asimptomatike apo
jo, rrenja ka luksuar apo jo, nese ka infeksion per te vendosur nese do te
nderhyet serisht per ta hequr.

286.Identifiko instrumentariumin ne kirurgjine dento-alveolare.


Pjesament kirugjikal, freza te ndryshme kirurgjikale, lama te ndryshme dhe
bishti i bisturise, elevator mukoperiosteale, kleme hemostatike, kleme per
disekim, pinca kirurgjikale, pinca anatomike per manipulimin e indeve te
brishta, osteotomi, lime kockore, çekani dhe daltat kirurgjikale, portage,
gershere per heqje suturash dhe gershere kirurgjikale, retraktore dhe diverkatore
indore, hapes goje prej gome dhe metalik, binokulum zmadhues dhe burim drite
i pavarur.

287.Trego kriteret e vleresimit te pacientit per daljen nga klinika pas nje
nderhyrjeje kirurgjikale.
Pacienti duhet te jete ne gjendje te mire shendetesore, i ndergjegjshem, nese ka
qene nderhyrje e veshtire te jete i shoqeruar, te vleresohet suksesi i nderhyrjes,
ti jepen pacientit te gjitha keshillat post-operatore te shkruara, pacientit duhet ti
vleresohet aparenca te jete me ngjyre lekure normale, pa edema, pa skuqje, pa
probleme, i sqaruar per gjithcka qe ka ndodhur.

288.Denticio deficilis. Trego qendrimin tend perballe kesaj nozologjie.


Kuptojme nje kuader klinik te percaktuar nga veshtirsia e erupsionit te nje
elementi dentar, e karakterizuar kjo nga nje simptomatologji me nje entitet dhe
pamje te ndryshme. Nuk eshte patologji me vete, por nje infeksion i mukozes
rreth kurores se dhembit.(perikoronaritis)
Pothuajse gjithmone perdoret mjekimi medikamentoz i shoqeruar ose jo me
trajtim kirurgjikal te dhembeve te permbajtur. Ne format akute jepen
medikamente antiinflamatore josteroide dhe antibiotike me spekter te gjere si
penicilinat, cefalosporinat per 5-7 dite. Ne perikoronaritin akut purulent mund te
behet dhe incision mbi kuroren e dhembit per te siguruar drenimin. Ne
perikoronaritet kronike qe nuk kane dhene xhep kockor patologjik aplikohet
operkulektomia qe konsiston ne heqjen nen anestezi lokale te mukozes mbi
dhemb qe realizohet me elektrobisturi ose bisturi te zakonshme.
289.Identifiko mjetet dhe materialet ne rastin e heqjes se nje dhembi te
permbajtur.
Pjesament kirugjikal, freza kirurgjikale, lama te ndryshme dhe bisht i bisturise,
elevator mukoperiostale, kleme hemostatike, kleme per disekim, pinca
kirurgjikale, pinca anatomike, osteotomi, lime kockore, çekani dhe daltat
kirurgjikale, portage, gershere per heqje suturash dhe gershere kirurgjikale,
retraktore dhe diverkatore, hapes goje, lente dhe burim drite i pavarur,
elevatore, seti 3 baze, aspirator kirurgjikal, garza sterile, seti anestezise.

290-291.Rezeksioni apical. Identifiko mjetet, materialet dhe tekniken per


realizimin e tij ne kliniken dentare.
Me rezeksion apikal kuptojme 1.mbushjen hermetike te kanalit:
-mbushje ortograde (24 ore para operacionit apo gjate operacionit),
-mbushje retrograde gjate operacionit duke hapur nje kaviet me baze te gjere ne
drejtim te kurores,
-trajtim i nje fokanali gjate rezeks apical ku pasi pastrohet kanali dezinfektohet
dhe mbushet
2.Amputimin e apeksit jashte kufinjve te granulomes;
3.Kyretimin e indit patologjik periapikal.
Perdoret mikrokirurgji dhe jane shume te nevojshme pajisjet mikroskopike te
cilat realizojne ndricim te mire te fushes operatore; mund te perdoret dhe
piezokirurgji qe ka efekt traumatik shume te paket per indet; kirurgji
endodontike per apicektomi.
Mund te kete nevoje per mjekim si psh antibiotike, antiinflamatore ose
anksiolitik. Instrumentariumi eshte ai i nje nderhyrje ambulatore me instrumenta
per nderhyrje dhe ne indet e forta. Behet me anestezi lokale infiltrative ose
regjionale; pergatitet lembo; punktimi i kockes ne nivelin e apeksit, perdoret
freza kirurgjikale me xhiro te ulta nen irrigim te sol fiziologjik. Me pas behet
kyretimi i indit patologjik. Me pas behet mbushja e kanalit me rruge ortograde
ose retrograde ne varesi te rastit. Per mbushjen retrograde perdoret amalgam,
kompozit ose glassionomer. Kontrollohet si ka shkuar nderhyrja, mbyllet
lemboja, suturohet. Nqs ka nevoje shtohet kocke artificiale. Suturat hiqen pas 1
jave.

292-293.Komplikacionet gjate ekstraksioneve. Demtimi i dhembeve


antagonist, fqinje dhe migrimi i fragmenteve. Qendrimi juaj ne keto raste.
Momenti i fundit i heqjes eshte terheqja e dhembit nga alveola gje qe duhet bere
me kujdes qe kjo terheqje te jete sa me e kontrolluar dhe ne drejtim lehtesisht
jashte gojes. Dalja mund te shoqerohet me traumatizimin e antagonisteve
natyrore duke i demtuar ato ne shkalle te ndryshme nga periodontiti traumatik e
deri tek thyerja. Migrimi i fragmenteve dentare evitohet duke respektuar me
kujdes rregullat e heqjes se dhembeve pa tepruar ne metodat standarte dhe duke
perdorur teknikat kirurgjikale me te avancuara.
Zakonisht keto komplikacione ndodhin kur perdoret elevatori, nuk duhet te
mbeshtetemi tek dhembi fqinj, por tek kocka alveolare interdentare.

294. Ekstraksioni i molarit te 3 ne nofullen e siperme. Identifiko mjetet.


Thuaj tekniken.
Anestezi tuberale dhe palatinale dhe me pas levizje vestibulo-orale, me pas
levizje terheqese te kujdesshme me drejtim nga jashte gojes.
Ne raste te dh te permbajtur: lembo muko-periostale ne forme kendi ose trapezi.
Shfrytezojme elevatore te holle ose osteotom per te ekspozuar molarin. Nuk
keshillohet odontotomi por heqja in toto per shkak te rrezikut te kalimit te
pjeseve te tij ne sinusin maksilar ose llozhen infratemporale.

294. Ekstraksioni i molarit te 3 ne nofullen e poshtme. Identifiko mjetet.


Thuaj tekniken.
Pas anestezise mandibulare behen vetem levizje vestibulo-orale.
Ne rastet e dh te permbajtur: Vleresohet pozicioni, thellesia, raporti me kanalin
mandibular, me dh fqinj si dhe me ramus ascedent te mandibules, kalojme ne
heqjen e dhembit. Behet anestezia, lembo mukoperiostale ne forme kendi ose
zarfi. Sakrifikohet kocke me freze kirurgjikale me xhiro te ulta dhe irrigim.
Mund te behet odontotomi, qe te hiqet me sa me pak traume dhe sakrifikim te
kockes e cila eshte e padeshirueshme ne cdo rast pasi sakrifikimi i tepert mund
te coje deri ne frakture te nofulles se poshtme ne kendin e saj.

296. Tregoni disa nga vecorite e ekstraksioneve ne moshen e trete.


-shpesh shoqerohen me patologji te pergjithshme
-nga abrazioni, rrenjet jane me hipercimentoza masive
-kocka eshte osteoporotike, rrenjet e ankilozuara
-epitelizimi i plageve post ekstraksion eshte i vonuar
-kapilare me parete te holla dhe kemi hematoma te shprehura
-atrofi e theksuar e proc alveolar, kavitetet anatomike jane sh afer siperfaqes
dhe demtohen lehte
-kujdes pacientet qe perdorin hollues gjaku

297. Ekstraksioni me rruge kirurgjikale. Thuaj parimet e pergjithshme.


Heqje me lembo kirurgjikale.
Avantazhet: lejohet te kemi nje fushe operatore me te dukshme, lehtesohet heqja
si pasoje e nje sakrifikimi te paket kockor, evitohet demtimi i formacioneve
anatomike fqinje, interventi kryhet nga specialist me eksperience.
Indikacionet: kur stomatologu deshton, kur rrenjet jane shume te kthyera me
hipercimentoze te ankilozuara, rrenje te mbetura prej vitesh ose nen punime
protetike fikse, rrenje afer sinusit maksilar kanalit mandibular dhe kavitetit
nazal.
Llojet e lembove: ne forme trapezi, pedunkulare, gjysem harku etj. Duhet te
kene madhesi te mjaftueshme per shikueshmerine ne fushen operatore, mudesi
te mire furnizimi me gjak. Pasi shkolitet lemboja me periosteotom, largohet me
kujdes, me freze kirurgjikale dhe ftohje me sol fiziologjik punktojme mbi
kortikalen kockore me freze rond. Formojme nje dritare kockore ne nivelin e
apeksit te dhembit. Hiqet apeksi, kyretazh i kujdesshem, lemim i buzeve te
mprehta dhe suturim i plages. Gjithmone perpara se te nisim bejme verifikim
me grafi. Pas interventit antibiotike per 5-7dite.

300. Kirurgjia endodontike. Parimet ku mbeshteteni dhe komplikacionet


qe mund tju ndodhin.
Rezeksioni apikal, hemiseksioni, amputacioni radikular.
Parimet e rezeksionit:
Mbushje hermetike e kanalit (ortograde, retrograde, trajtimi i nje fokanali)
Amputim i apeksit jashte kufijve te granulomes
Kyretim i indit patologjik periapikal.
Komplikacionet: demtim i dhembeve fqinje, demtim i strukturave anatomike
fqinje, emfizeme, infeksion i plages, nekroze e lembos, leshim i suturave,
hemorragji gjate dhe pas operacionit, riperseritje e procesit.
Parimet e hemiseksionit: heqje e rrenjes se bashku me fragmentin koronar,
zakonisht ne molare duke bere premolarizim te tyre.
Amputacion radikular: heqje e rrenjes duke ruajtur kuroren.

301. Reimplantimi i dhembeve. Si do veproni.


Procedure me te cilen nje element dentar i nxjerre nga alveola rivendoset ne
alveolen e vet me qellim qe te vazhdoje te kryeje funks e tij npm rivendosjes se
lidhjeve anatomike ne nivel alveolar-radikular. Behet anestezia lokale ose e
pergjithshme, ekstraksion shume i kujdesshem i dhembit, nuk duhen
traumatizuar fijet periodontale dhe sip radikulare, nuk kyretohen sip alveolare,
shplahen me sol fiziologjik. Mbushje perfekte e kanaleve me rruge ortograde.
Rivendoset dhembi ne alveole pa presion, fiksohet dhe shmanget nga okluzioni.
I rekomandohet pac diete me ushqime te lengeta dhe antibiotikoterapi per nje
jave.

302. Komplikacionet gjate heqjes se dhembit. Heqja e dhembit te gabuar.


Si do veprosh.
Nga mungesa e kujdesise se mjekut. Nese kjo ndodh duhet qe sapo te
konstatojme se jemi para nje situate te tille te nderpresim vazhdimin e
procedures dhe nese dhembi eshte hequr te reimplantohet. Nqs ndodh kur heqim
bashke me dhembin e qumeshtit dhe folikulin e dhembit te perhershem duhet
reiplantuar folikuli.
303. Komplikacionet gjate heqjes se dhembeve. Demtimi i mukozes dhe
gingivave. Si do te veproni.
Demtimet e gingivave dhe mukozave jane te lidhura me veshtiresite e heqjes
dhe mosvendosjen korrekte te dares ne koletin anatomik duke hyre ne xhepin
periodontal nen gingive ose nga perdorimi jo korrekt i elevatorit. Lacerimi i
gingives duhet te shoqerohet me perpunim kirurgjikal te plages duke ekcizuar
pjeset e demtuara shume dhe duke aplikuar suturime per rastet e avancuara.
Zakonisht ndodh nga rreshqitja e elevatorit te drejte, prandaj duhet bere aplikim
i kujdesshem duke kontrolluar me gishtin tregues te dores se majte pjesen
aktive te tij.

304. Komplikacionet gjate heqjes se dhembeve. Demtimi i nervave sensitive


dhe hematoma. Si do te veproni.
Ne shumicen e rastve demtimi i ketyre nervave kalon ne menyre spontane pas
3-6 muajsh, ne te kundert mund te ndihmohet nga trajtimet si: Bllokada me
anestetike lokale, antiinflamatore steroide dhe josteroide, antidepresive,
analgjezike, miorelaksante, simpatolitike etj. Demtimet mund te vijne nga
traumat direkte, edema dhe hematoma, toksiciteti i anestetikut lokal etj. Shenjat
klinike jane anestezi e dhimbshme, hypoestezi, hiperestezi, alodinia, hiperpatia.

305. Komplikacionet gjate heqjes se dhembeve. Kalimi i rrenjeve ne sinus


ose hapja aksidentale. Si do te veproni.
Hapja e sinusit masksilar ndodh kryesisht per shkaqe anatomike, patlogjike dhe
teknikes se gabuar. Mjeku mund te konstatoje flluska ajri nga alveola gjate
punes, gjak nga hunda e pacientit, dalje ushqimi nga hunda, ndryshim zeri etj.
Kur ky komunikim eshte i vogel dhe dhembi eshte hequr nuk ka nevoje per
mjekim special duke mbushur mire alveolen me gjak.
Kur ky komunikim eshte i gjere mund te perdorim variante me te avancuara
kirurgjikale me lembo per te mbyllur komunikimin. Duke shoqeruar me
antibiotike dhe keshilla si te mos shfryje hundet, te ushqehet me luge dhe te mos
perdore ushqime te forta.
Nese komunikimi konstatohet me vonese dhe kemi formim te fistules
orosinuzale aplikohet fistuloplastike me dy shtresa. Kur ka dalje pusi nga
alveola nuk keshillohet mbyllja, por lihet hapur per drenazh dhe me vone
fistuloplastike.
Nese rrenja gjate tentatives per heqje, rreshqet ne sinus atehere mund te
shfrytezohet aspirimi i fuqishem me shprese se mund te dale nese jo ndiqet nga
nje specialist OMF nese do te vendose zgjerimin e komunikimit dhe plastike ose
do kemi sinusektomi radikale.
306. Komplikacionet gjate heqjes se dhembeve. Luksacioni i ATM. Si do te
veproni.
Luksacioni vjen kryesisht kur nuk mbrohet nofulla e poshtme nga veprimi i
forcave te medha ose nga hapje te sforcuara. Luksacioni me i shpeshte eshte ai
anterior i cili mund te jete uni apo bilateral. Me shume ndodh tek femrat per
arsye te asinkronizimit disko-kondilien.
Trajtimi kur eshte i fresket behet reponimi i ATM sipas manores se Hipokratit
(poshte-perpara dhe prapa-lart) dhe keshillohet qe pacienti mod te beje hapje te
theksuara te gojes per disa dite.
Kur eshte i vonuar behet reponim nen anestezi lokale ose gjenerale.
Pas tij behet nje fiksim bimaksilar per 3-4 jave. Kur nuk realizohet reponimi
mund te behet nderhyrje kirurgjikale duke aplikuar kondilotomi apo
kondilektomi. Tek luksacioni kronik eshte kryesisht bilateral, prek adoleshencen
dhe femrat. Eleminohen shkaktaret, mund te kryhet nderhyrje kirugjikale duke
bere diskektomi, rritje te tuberkulit artikular, kapsulografi si dhe trajtim me
sklerozante.

307-308. Alveoliti. Identifiko mjetet dhe materialet dhe menyra e trajtimit


qe do te perdorni per trajtimin e kesaj nozologjie.
Karakterizohet me dhimbje jo vetem ne alveole por ne te gjithe nofullen, te cilat
shfaqen pas 3-4 ditesh dhe kryesisht ne nofullen e poshtme. Mjeku synon te
qetesoje dhimbjen, te luftoje infeksionin dhe te stimuloje proçesin e
rigjenerimit, te epitelizimit te plages dhe eren e keqe te gojes. Pasi behet
anestezia, pastrohet me kujdes alveola, stimulohet hemorragja dhe ne alveole
mund te vendosen antibiotike te ndryshme ne formen e alveokonove si dhe
terapi sistemike p.sh flagyl per 5 dite.

309. Komplikacionet gjate heqjes se dhembeve. Hemoragjia. Qendrimi


juaj.
Mund te jete me origjine lokale (nderhyrje traumatike, moskyretazhi i indit
granular, ngacmimi i koagulit etj) ose sistemike (koagulopatite, hepatopatite,
diabeti, antikoagulante). Mund te paraqitet arteriale, venoze, primare, reflektore,
sekondare ose ne varesi te shpejtesite akute, kronike.
Trajtimi behet ne varesi te shkakut. Fillohet me pastrimin e alveoles, kyretazh i
indit patologjik, perpunim kirurgjikal i indeve te laceruar. Po ashtu dhe
tamponada te mbajtura me suture ne fome 8. Perdoret garze jodoformi qe
ngjeshet me force ne alveole dhe lihet aty per 4-5 dite pastaj hiqet duke u
njomur me solucion fiziologjik. Sot perdoren me sukse edhe sfungjere
hemostatik. Perdoret edhe dyll kocke. Nese nuk ndalon dergohet ne emergjence.
Behet transfuzion gjaku. Ne te semuret hemofilik dhe patologjik ekstraksionet
behen ne gjendje spitalore.
310.Nderhyrjet kirurgjikale pre-protetike. Si do te veproni praktikisht ne
kliniken tuaj.
Kirurgjia preprotetike perfshin nderhyrje te ndryshme operatore te cilat
eleminojne lezione apo anomali ne indet e forta apo te buta ne menyre qe
punimet preprotetike qe do te vendosen ne te ardhmen te jene sa me te
suksesshme.Nder nderhyrjet me te shpeshta jane: alveoloplastika, korrigjimi i
ekzostozave, i toruseve, i kreshtes alveolare te mprehte, alveoloplastika labiale,
zmadhim i procesit alveolar, sinus lift, kirurgjia ortognatike etj. Krahas
nderyrjeve ne kocke nje rol te rendesishem ne mbarevajtjen e punimeve
protetike luajne edhe nderhyrjet per korrigjimin e defekteve te fituara apo te
lindura te indeve te buta te kavitetit oral. Me te perdorurat jane: korrigjimi i
frenulumeve te gjuhes dhe te buzes, menjanimi i hipertrofive, korrigjimi i
labium duplex dhe makroglosise, thellim i sulkuseve, eleminim i tumoreve te
indeve te buta te gojes, repozicionim i nervit mental, komisuroplastika.

311.Trego kriteret kryesore, qe te semurin me infeksione te sistemit oro-


maxillo-facial do ta drejtonit tek kirurgu OMF.
Temperature mbi 38.5ᵒC, dehidratim si pasoje e mosushqyerjes, kompromentim
i rrugeve te frymemarrjes, kur drenimi i infeksionit ka indikacion per anestezi
gjenerale, kur infeksioni ka perfshire llozha te thella te shoqeruara e kontraktura
te theksuara, ne pac te imunosuprimuar dhe pat te pergjithshme, pac qe nuk
bashkpunojne me mjekun.

322.Tregoni kur do te perdorni mjekimin konservativ ne infeksionet akute.


Aplikohet ne kushte ambulatore dhe kryesisht ne fazen seroze te procesit
infeksioz. Faza seroze eshte 3-4 ditet e para dhe nuk ka prani fluktuacioni, pusi
mungon ne puksionin probator. Indikacione per dhenien e antibiotikeve jane:
prani infeksioni akut, difuz dhe te dhimbshem(celulit), infeksion qe ka perfshire
llozhat faciale, perikoronarit akut me trizmus dhe temp mbi 38ᵒC, osteomielit te
nofullave. Pervec antibiotikeve jepen edhe analgjezike, antipiretike,
antimykotike, kortizonike etj.

323.Kur ju do te trajtoni infeksionin e regjionit OMF me antibiotike.


Shkruaj nje recete.
Infeksion me origjine bakteriale, ragim te limfonodulave cervikal dhe Temp
mbi 38.5 grade, procese infeksiose difuze, mjekimi lokal nuk ka qene i
suksesshem, ka renie te rezistences se organizmit, kur ka risk per komplikacione
ne distance, endokardit, mediastinit, meningjit, tromboze e sinusit kavernoz.
R.p: Penicillini 0.5
D.t.d: Nr 21 in tabletes
S: Te pihen dy kokrra antibiotike cdo 12 ore, pas ushqimit.
324. Alveoloplastika. Identifiko mjetet dhe tekniken.
Llojet e alveoloplastikes jane:
-Komprimim i procesit alveolar pas heqjes se dhembit (behet komprimim me dy
gishta dhe garza i dy mureve anesore te alveoles ne menyre qe te eleminohen
ekzostozat e mundshme ne te ardhmen)
-Alveoloplastika e thjeshte (alveoloplastike me lembo-behet anestezi locale; dy
incizione anash dhembeve qe do te hiqen ekstraksion i dhembeve; heqim
kocken e tepert; lemim rrumbullaim i kockes; suturim i plages)
-Alveoloplastika labiale kortikale dhe interkortikale (Kortikale: kur pacienti ka
nje protrusion maksilar dhe buze te shkurter; Perfshihet pjesa frontale e
maksiles me ose pa dhembe, incision vertikal premolar II ne premolar II
bashkuar me incision horizontal ne kreshte. Lembo mukoperiostale. Hiqen
dhembet, hiqet kocka kortikale, modelohet kocka me freze, osteotom, lime.
Shtrohet lemboja mbi kocke, suturohet plaga. Interkortikale: Pas anestezine,
incision si me siper. Hiqen dhembet, hiqet septum interradicular. Ne regjionin e
kanineve behet nje trekendesh kockor me baze poshte dhe me dy gishta dhe
Garza koprimohen pllakat kortikale, suturohet plaga.

325.Trego arsyet kur ju mund te deshtoni me mjekim konservativ te


infeksioneve OMF.
Ngaterrim faze apo i diagnzoes bakteriale, pacient i pakomunikueshem, kure e
shkurter dhe doze jo e mjaftueshme, flore e perzier, antibiotike te skaduar,
moszbatim i porosive te mjekut.

326.Traumat e dhembit. Thuaj qendrimin tend ne keto raste.


Traumat e kurores - trajtimi nga me i thjeshti deri tek ato me te komplikuarit te
terapeuti. Traumat korono-radikulare - trajtohen gjithashtu nga
terapeuti.Traumat radikulare - trajtohen nga kirurgu me rezeksion apikal.

327.Traumat alveolo-dentare. Si do te veproni praktikisht per trajtimin e


tyre.
Traumat alveolo-dentare me levizsshmeri: contusio dentis (kontuzion i
dhembit), Subluxatio (luksim i pjesshem pa zhvendosje) ,Intrusio (luksim i
pjesshem me zhytje te dhembit ne alveole), Extrusio (luksim i pjesshem me
dalje te dhembit nga alveola), Luxatio partialis lateralis (luksim i pjesshem
anesor), Luxatio totalis/avulsion/expulsio (luksimi i plote dhe renie e dhembit).
Kontuzioni-nje dhemb ne kontuzion ka nevoje per fiksim por te semurit i
rekomandojm diete gjysem te lenget.
Subluksacioni-behet me nje fiksim unimaxilar me shina te ndryshme te fiksuara
me kompozit ne kurorat e dhmbeve perreth 1 muaj, dhembet e luksuar
shmangen pak nga okluzioni.
Luksacioni i pjesshem me zhytje ne alveole-kur kjo ndodh afer kohes se
nderrimit dhembet hiqen, ne raste te tjera dhembi kapet me dare dhe terhiqet ne
pozicion te pershtashem dhe me nje suture ose shine mund te fiksohet, ne
dhembe te perhershem duhet ndjekur vitaliteti dhe trajtimi radikular.
Luksacioni i pjesshem me dalje te dhembit nga alveola-ne dhembet e qumeshtit
ai hiqet, ndersa ne dhembe te perhershem behet reponim dhe fiksim me shina
per 1-1.5 muaj.
Luksacioni i pjesshem lateral-trajtimi konsiston ne rivendosjen ne vend dhe
fiksimi per 4-6 jave, ndjekje e vitalitetit te pulpes.
Avulsion-nqs ruhet sipas kushteve te duhura mund te reimplantohet, por
gjithsesi suksesi eshte i ulet.

328.Politrauma. Thoni qendrimin tuaj perballe ketij rasti.


Ndihma urgjente ne nje te traumatizuar bazaohet ne vleresimin paraprak
ABCDE:
A: Airway B: Breathing C: Circulation D: Disability E: Exposure
Per te vleresuar paaftesine dhe koshiencen e pacientit orjentohemi nga shkalla
Glasgow. Nga 0-8 pike konsiderohet kome e vertete dhe keta te semure duhet te
intubohen. Nga 9-12 pike konsiderohet gjendje me demtime mesatare me risk
me te paket per mortalitet. Mbi 12 pike gjendje relative e mire.

329.Plaget traumatike te fytyres. Si do te veproni ne kliniken tuaj.


Fillimisht vendosim nje diagnoze te sakte, percaktojme shkallen e demtimit,
llojin e plages, vaksinimin, kombinim me demtime kockore, pranine e trupave
te huaj, defekti si pasoje e humbjeve te indeve.
Nese jane plage te thjeshta pas anestezise lokale, dezinfektimit te plages dhe
pastrimit te saj me uje fiziologjik behet suturimi me sutura te nderprera ose me
suture te vazhduar subkutikulare. Ne plage te thella pas anest lokale pastrohet
plaga behet trajtimi i demtimeve kockore, pastaj suturim ne 2 ose 3 shtresa. Ne
plage te vjetra pas anestesize, pastrimit, mund te vendosen sutura afruese dhe
pas ikjes se infeksionit behet trajtimi perfundimtar i plages. Ne plage me
humbje substance behet gjithashtu zevendesim si i def kockor ashtu edhe indeve
te buta me autoplastike. Parimet kane pastrimi, nekrotomia dhe nekrektomia,
hemostaza, mbyllja e plages nepermjet suturimit te saj. Pasi trajtohen plaget te
semurit i jepen porosi per ushqimin, higjenen, heqjen e suturave, antibiotike dhe
vitamino-terapi.

330.Traumat tek femijet. Si do te veproni ne raste te tilla.


Frakturat ne femije kane veshtiresi sepse u mungon bashkepunimi per nje
anamneze te sakte, nuk pranojne te kryejne ekzaminimet radiologjike, paraqiten
me vonese tek specialisti, duke u demtuar zonat e rritjes behen shkak per
anomali te zhvillimit te nofullave, prania e folikujve te dhembeve permanente
zvogelon shume fushen kirurgjikale per aplikimin e minipllakave, mire eshte te
perdoren pllakat rezorbabel, ne femijet nen 5 vjec frakturat takohen rralle per
arsye te elastecitetit te madh te kockes dhe peshes se vogel te femijes, ne
moshat femijnore konsolidimi patologjik eshte shume i rralle, duke qene se
femijet kane permbajtje trunore me te madhe rritet probabiliteti per demtimet e
tij ne traumat e ketij regjioni, fiksimi bimaksilar mbahet me pak.

331.Keqformimet e lindura ne anomalite e zhvillimit te formes dhe


permasave te buzes. Si do te veproni.
Mikrostomia moszhvillim i buzeve ose me nje reduktim te madh te diametrit te
rima oris. Astomia malformacion kongenital dhe shoqerohet me agnatine.
Trajtimi me rruge kirurgjikale. Makrostomia zakonisht eshte bilaterale dhe
shoqerohet me nje carje faciale horizontale. Mund te shoqerohet me sindromin e
Treacher Collins. Trajtimi eshte kirurgjikale. Labium supernumeratum, anomali
te tipit dy buze, tre sy. Trajtimi kirurgjikal.Labiu duplex manifestohet kryesisht
ne buzen e siperme me nje dublikature te mukozes ne pjesen e brendshme te saj.
Nuk duket kur buzet jane te mbyllura por bie me shume ne sy kur ai qesh.
Trajtimi kirurgjikal. Atrofia labiale, atrofi progresive te gjysmes se fytyres,
zakonsiht atrofia e gjysmes se buzes se siperme shoqerohet me dukjen e
dhembeve dhe gingivave. Trajtimi kirurgjikal duke e zgjidhur me transplante.
Hipertrofia labiale, perfshin gjysmen e buzes, por shoqerohet edhe me ate te
gjuhes, qiellzes, maxilles, mandibules, me shume preket buza e poshtme.
Trajtimi neurotomi selektive e anes se shendoshe. Fistulat te cilat gjithashtu
trajtohen me rruge kirurgjikale. Skizat. Per trajtimin e defekteve te buzes dhe
qiellzes ekipi perbehet nga pediatri, kirurgu OMF, ORL, stomatologu, ortodonti,
ortopedi, logopedi, psikologu etj.

332.Keqformimet e lindura dhe anomalite e zhvillimit te qiellzes. Qendrimi


juaj perball ketyre nozologjive.
Kur kemi defekte ne qiellze i semuri ka defekte ne te folur, ka te folur hundore,
vecanerisht probleme ne shqiptimin e bashtingelloreve G dhe K. Ka gjithashtu
probleme ne thithjen e gelltitjen e ushqimeve, vecanerisht lengjeve, probleme ne
respiracion si dhe ne degjim si pasoje e mosfunksionimit te muskujve te qiellzes
qe hapim tubin e eustakut dhe nuk krijohet balancim presionesh ajri midis
kavitetit timpanik dhe ambjentit te jashtem duke dhene here pas here infeksione
te veshit te mesem. Astomia dhe mikrostomia. Mbyllja e skizave te paatum
molle ndyshe quhet stafilorafi, e palatum durum uranorafi. Respektohet mosha
1-2vjec, mbyllet defekti, riparohet muskulatura.

333.Aplikimi i lazerit. Trego qendrimin tend perballe kesaj teknologjie.


Ekzistojne tipe te ndryshme lazerash me karakteristika te vecanta dhe efekte
terapeutike te ndryshme (CO2 lazer, NdYAG-Lazer, Diode lazer). Gjate
perdorimit te lazerit duhet te sigurohet si mjeku ashtu edhe pacienti nepermjet
syzeve mbrojtese, gjithashtu duhet te shmangen edhe lende qe shperthejne.
Perdoret per: gingivektomi, operkulektomi, frenektomi, reduktim i tuber
maxille, mucocele, ranula etj. Aplikimi i lazerit stimulon metabolizmin intra-
qelizor si dhe prodhimin e kolagjenit duke dhene nje dhimbje minimale post
operatore, sepse pergjigjia inflamatore eshte minimale po ashtu edhe mbaresat
nervore te bllokuara. Zakonisht ka mungese te formimit te cikatriceve dhe te
kontrakturave.

334.Sindromat e regjionit Oro-maxillo-facial si, bexhet, kosten, melkerson-


rosental, sjorgen. Qendrimi juaj perball ketyre nozologjive.
Bexhet eshte nje semundje kronike inflamatore me shkaqe te panjohura,
mendohet origjine virale dhe imunitare, prek me shume meshkujt. Simptomat
kryesore jane afte recedivante ne goje, ulcera gjenitale dhe irite, por ka dhe disa
simptoma sekondare si artrite demtime te sist nervor central etj. Trajtimi ne
fazat e para simptomatik nderds ne me te avancuara me kortikozonike dhe
imunosupresore si dapsoni.
Kosten me dhimbje ne regjionin Atm, dhimbje ne anen perkatese te kokes te
gjuhes, marrje mendsh. Ne kete sindrom kondili iken prapa komprimon diskun
artikular si dhe sjell crregullime ne tubin e Eustakut.Trajtimi simptomatik me
antiinflamatore deri ne disektomi, myoirelaksante, antidepresiv.
Melkerson-Rosenthal eshte me shkaqe te panjohura manifestohet kryesisht ne
mosha te reja. i semuri ka edeme recidivante te fytyres, buzes paralize faciale
periodike. Trajtimi simptomatik.
Sindromi Sjorgen. Tharje goje, tharje syve, kerato-konjuktivitis sicca. I semuri
ka dhimbje dhe edema te perseritura te gjendrave parotide. Trajtimi
simptomatik, kortizonik dhe sialogoge.

335.Kistet odontogjen. Trego qendrimin tend. Si do te veproni praktikisht.


Kistet odontogjen ndahen ne:
-Inflamator
Kiste radikulare (apical, lateral, reziduale, paradental)
-Jo inflamator
Kiste folikulare; te erupsionit; paradontal lateral; primordial; odontogjen
kalcifikant; keratokist.
Trajtimi i kisteve odontogjene konsiston ne cistotomi, behet ruajtje e vitalitetit
te dhembit kur eshte e mundur dhe ne kistin e keratinizuar kur eshte e
nevojshme behet rezeksion parcial i nofulles.

336.Gjendjet prekanceroze. Qendrimi juaj. Si do te veproni praktikisht ne


kete rast.
Gjendjet prekanceroze nen ndikimin e faktoreve riskant mund te kalojne ne
kancer apo te mbeten te tilla per shume kohe dhe shume rralle sherohen
vetvetiu.
Klasifkimi ne eritroplaki, leukoplaki, lichen rubber planus, kandidoza kronike
hiperplazike, glositi kronik atrofik, cheiliti kronik glandular dhe dermatozat
kronike, cicatrice dhe keloidi.
Trajtimi konsiston ne eleminimin e faktorit te riskut, marrjen e biopsise,
mbajtjen nen observacion, trajtimin medikamentoz(pomade bleomicine,
retinoide sistemike) dhe kirurgjikal(ekscizion, lazer, krioterapi).

337.Ulceracionet ne regjionet Oro-maxillo-facial (traumatike, redicivante) .


Si do te veproni.
Ulcerat traumatike shkaktohen nga kafshimet, protezat e keq pershtatura,
mbushjet jo-korrekte. Per trajtimin e tyre eleminohet shkaktari dhe gargare me
dezinfektante.
Ulcerat recidivante jane me origjine nga anemia, neutropenia, mungesa e acidit
folik dhe vit B12, ose nga stresi, duhani, alergjia etj. Ndahen ne minore (1 here
ne vit sherohen per 1 jave); madhore (rreth 1 muaj dhe pas sherimit lene
shenja); herpetiforme (ulcera te shumta). Per trajtim eleminohen shkaktaret,
jepet acid folik dhe hekur, vit B, higjene e kujdesshme.

338.Tumoret beninje. Qendrimi juaj ne keto raste.


Tumore beninje te kockave qe ndahen ne odontogjene dhe joodontogjene dhe
tumore beninje te indeve te buta.
Tumoret beninj odontogjen te nofullave jane tumore qe gjenden vetem ne
nofulla pasi marrin fillesen nga indet qe marrin pjese ne odontogjeneze. Mund
te paraqiten ne forme kistike, dense apo mikse. Kemi tumore odontogjene me
origjine ektodermike (ameloblastoma) me origjine mezodermike (fibroma
odontogjene, dentinoma dhe cementoma) dhe tumoret odontogjene me origjine
mikse (fibroma ameloblastike, odontoma, epulidet). Ameloblastoma eshte me i
shpeshti.
Trajtimi eshte gjithmone kirugjikal deri ne indet e shendosha qe te mos kete
recidiva. Behet rezeksion i kockes dhe shpesh here i komplet ramus ascendant
mandibualae.
Tumoret beninje joodontogjene te nofullave kane te bejne me osteogjenezen e
kockes (osteoma, kondroma, miksoma, kerubizmi). Per trajtim perdoret
radioterapia, embolizmi apo mjekimi kirurgjikal.
Tumoret beninje te indeve te buta (fibroma, papilloma, miksoma, lipoma).
Ekscizion deri ne kufinj te shendoshe.

339.Patologjite e gjendrave te peshtymes. Parimet e diagnostikimit. Si do te


veproni praktikisht.
Nje i semure ka si ankese edemen dhe dhimbjen te cilat lidhen kryesisht me
marrjen e ushqimit. E rendesishme qe keto shenja klinike te shfaqen uni apo
bilaterale. I merret te semurit nje anamneze e kujdesshme si p.sh nese ka prishje
te shijes. Me pas kalohet ne ekzaminimin objektiv intra dhe ekstraoral ku me
ane te inspeksionit dhe palpacionit konstatojme edeme, asimetri, skuqje etj.
Bejme edhe ekzaminimet e meposhtme:
Sondimi i dukteseve - realizohet me ane te sondave te kanaleve me nr nga 0-6,
sondimi ka edhe qellim mjekues.
Ekzaminimi klasik radiologjik - percaktohet nje trup i huaj, kalkul etj.
Sialografia - mund te perdoret vetem per te percaktuar prezencen e gureve
radiotransparent, sialozave apo parotiteve kronike. Nuk aplikohet ne rastet e
proceseve infeksioze akute.
Echografia - marrim te dhena mbi natyren e nje mase e cila mund te jete solide
apo kistike.
Shintigrafia-realizohet duke injektuar jod radioaktiv dhe ne vartesi te perthithjes
percaktohet natyra e patologjise.
Sialometria - duke futur nje kateter kryesisht ne gjendren parotis.
Angiografia-perdoret per qellime diagnostike dhe terapeutike ndihmon kryesisht
per shtrirjen e mases ne regjionin parafaringeal.
CT-jep te dhena te sakta per lokalizimin e gjendrave, te shtrirjes tumorale,
kalkulave salivare si dhe patologjite inflamatore.
IRM - pamje te qarta per indet e buta. Ndihmon me saktesi ne identifikimin e
nervit facial ne brendesi te parotisit si dhe raportin e tij me masen tumorale.
Ekzaminimi histopatologjik- nepermjet punksion-biopsise edhe
ekscizion/incizion biopsia.

340.Parotiti endemik viral(Shytat) . Si do te veproni ju ne kliniken tuaj.


Edeme e dhimbshme e gjendrave te pershymes, me shume e shprehur ne parotis,
prek moshat 6-11 vjec me klinike me te lehte, ralle te rritur dhe adoleshente me
klinike me te rende. Semundje ngjitese nepermjet sekrecioneve respiratore,
perdorimi i eneve te kontaminuara. Fillon me tumefaksion te shpejte bilateral te
gjendrave, i dhimbshem gjate salivacionit. Diagnoza ekzaminimi klinik,
anamneze, rralle ekzaminim serologjik. Parandalimi eshte vaksinimi. Trajtimi:
simptomatik, analgjezik-antipiretik, diete hidrike, vecim i personave te semure.

341.Parotiti akut purulent. Si do te veproni ju praktikisht.


Tek femijet dhe tek te rriturit. Ne patologji te pergjithshme, dehidrime te
theksuara, gjendje septike, te semure te trajtuar me kemioterapi ose me rruge
ascendente nga stomatitet pas kirurgjise digjestive dhe ne te semure me
transplant renal. Klinika: zmadhim unilateral i gjendrave te pershtymes, skuqje
e lekures ngritje e lobusit te veshit, temperature 39-40ᵒC. Trajtimi:
antibiotikoterapi, diete hidrike, higjiene e gojes, drenim intrakaspsular dhe
sondim i gjendres nen anestezi.

342.Semundjet e ATM, artritet.Qendrimi juaj perball rasteve te tilla ne


kliniken tuaj.
Artriti reumatoid eshte nje semundje inflamatore e shoqeruar me periudha te
gjata acarimi dhe qetesimi. Karakterizohet nga nje edeme e membranes
sinoviale, etiologjia e panjohur, i semuri ka dhimbje dhe kufizim ne hapjen e
gojes. Pasi vertetohet diagnoza i semuri trajtohet nga reumatologu.
Artriti reumatoid juvenil preferon me shume kycet e medha dhe seksin femer.
Jep dy shperthime, 1-3 vjec dhe 9 vjec. I semuri ka veshtiresi ne hapjen e gojes
deformime te nofullave dhe ankiloze cervikale. Ne imazheri konstatohen
lezione te shprehura.
Artriti psoriatik shoqerohet me lezione te kockes kortikale, prania e sekuestrave
kockore si dhe trashje te membranes sinoviale.
Artritet infektive mund te jene virale, bakteriale dhe mykotike. Mund te
paraqiten ne forme akute dhe kronike. Ne fazen akute i semuri ankon dhimbje
artikulare kufizim te levizjeve te mandibules, edeme preaurikulare duke
perfshire dhe kanalin e jashtem te degjimit. Ne fazen kronike shenjat klinike
jane me te zbehta. Trajtimi kryesisht terapeutik nepermjet antibiotikoterapise
gje e cila nuk lejon qe procesi te supurohet dhe te komplikohet. Gjithashtu te
semurit i rekomandohen antiinflamatore jo steroide dhe kompresa te ngrohta ne
ATM.

343.Semundjet e ATM (luksacioni akut). Si do te veproni ju ne nje rast te


tille (reponimi).
Vjen kryesisht kur hapet goja me shum se cduhet, kur kafshojme nje frut te
madh, kur te vjen per gjume, gjate te vjellave etj. Trajtimi - kur esht i fresktet
behet reponim i ATM sipas manovres se Hipokratit poshte perpara dhe prapa
lart. Kur esht i vonuar behet reponimi nen anestezi lokale ose gjenerale pas
reponimit behet nje fiksim bimaxillar per 3-4 jave. Ne rastet kur me keto
tentativa nuk realizohet reponimi mund te behet nderhyrje kirurgjikale duke
aplikuar kondilektomi ose kondilotomi.

344.Kontrakturat ekstra-artikulare(trizmusi). Si do te veproni praktikisht


per trajtimin.
Me kontrakture kuptojme bllokimin e pjesshem ose te plote te nofulles se
poshtme me origjine ekstraartikulare.
Ndahen ne: te lindura, te fituara, provizore, definitive, periferike, centrale,
akute, kronike, reflektore, organike. Organiket ndahen ne te lekures,
muskulatures, indit subkutan, te kockave, te nervave si dhe te perziera.
Trizmusi eshte nje nga kontrakturat me te shpeshta dhe ndahet ne centrale
(akute dhe kronike) dhe periferike.
Trizmusi central akut ndodh nga tetanozi, intoksikacionet medikamentoze,
hipertermia malinje, mungesa e vitamines B, etj.
Trizmusi central kronik mdodh nga nje tumor pontik, sirigo myelia, semundja e
parkinsonit, etj
Trizmusi periferik shkaktohet nga nje kontuzion i ATM, kontuzion apo
hematome e muskujve mastikatore, tumore te ATM dhe muskujve mastikatore
etj.
Trizmusi paraqitet ne 3 shkalle:
Shkalla e I: kur goja ka kufizim ne hapjen e 1-2 cm
Shkalla e II: kur goja ka kufizim ne hapjen e 2-3 cm
Shkalla e III: kur goja ka kufizim ne hapjen e 4-5 deri ne bllokim total.
Trajtimi bazohet ne eleminimin e shkaktareve. Trajtohet ne fillim patologjia e
pergjitheshme, luftohet procesi inflamator, hematoma dhe te semurit i jepen
antiinflamatore, kortizonike, myorelaksante, fizioterapi per 2-3 jave.
Kontrakturat e fresketa trajtohen me mekanoterapi, qetesues, miorelaksante. Ato
definitive me nderhyrje kirurgjikale dhe mjekim.

345.Neuralgjia trigeminale. Tregoni si do te veproni praktikisht per


diagnostikimin dhe trajtimin(Recete).
Eshte nje semundje e rende kronike qe prek moshat mbi 40vjec me shume grate
se meshkujt. Shfaqje te shpejta te dhimbjes, ataket e dhimbjes zgjasin nga disa
sekonda maksimumi ne dy minuta, ataket jane te forta si djegie, therje, shok
elektrik, ndodh gjithmone unilateral ne degen e 1, 2 dhe 3 te nervit trigeminal.
Dhimbja mund te vije spontanisht apo te provokohet nga ngacmime te lehta.
Gjate nje ataku pacienti rri pa levizur per te evituar provokimin e zones triger.
Mund te perkeqsohen nga pozicioni shtrire. Semundja ka periudha qetesimi dhe
acarimi.
Perpara se te filloje mjekimi duhen eleminuar shkaktaret qe dyshohen si fokuse.
Trajtohen karieset, periodontitet, gingivitet. Menaxhohen patologjite e
pergjithshme. Mjekimi terapeutik eshte mjekimi baze. Perdoren kombinime
pereparatesh qe rriten ne doze me avancimin e semundjes. Perdoren
antikolvusante per te ulur hiperaktivitetin e berthames se n.trigeminal si
Carbamezipine (tegretol) me i perdoruri. Kura filon me 1-2 tableta ne dite dhe
rritet; antidepresante triciklike; terapi me antispastike.
Trajtimi kirurgjikal periferik me anestezi lokale nepermjet neurotomi,
neurektomi.
Trajtim kirurgjikal central, dekomprimim vaskular eshte nje procedure qe
aplikohet nen anestezi gjenerale. Preparohet nervi duke i vendosur nje
membrane dakroni midis tij dhe enes se gjakut.

346.Neuralgjia trigeminale. Me ke do ta besh diagnozen diferenciale.


Me nasal neuralgjine diferencimi behet nepermjet anestezise topikale ne hunde.
Me neuralgjine e gloso-faringeusit i semuri ka dhimbje fyti, teshtitje, salivacion,
dif behet nepermjet anest topikale te rrenjes se gjuhes dhe tonsileve. Sindromi
Eagle qe vjen si pasoje e zgjatjes dhe kalcifikimit te procesit stiloid. Me
sklerozen multiple. Me neuralgjine post herpetike, post traumatike. Me
odontalgjite e ndryshme pulpit, periodontit etj.
347.Paraliza e nervit facial. Qendrimi juaj. Si do te veproni ne nje rast te
tille.
Paraliza mund te vije nga patologjite e veshit, me origjine neurologjike,
crregullime vaskulare, trauma, nga temperature e uleta, sifilizi, herpes etj. Per
trajtimin perdoret mjekimi terapeutik: kur eshte virusale jepen antiviral oral
acyclovir 800mgx 5 dit dhe kortizonike 10 dite per fazen akute. Lot artificial
dhe pomade per te mbrojtur syrin e hapur. Ne darke behet fashim i syrit.
Perdoren analgjezike. Per paralizen e bellit perdoren kortizonike, vitamino-
terapi dhe qetesues.

348.Abcesi periapikal. Si do te veproni praktikisht per trajtimin e kesaj


nozologjie.
Diagnostikohet ne rastin kur infeksioni eshte ende i kufizuar midis pjeses
apikale te dhembit shkaktar dhe vete alveoles se ketij dhembi. Kur nuk trajtohet
mund te perfshije te gjithe spaciumin periodontal. Dhimbja e forte pulsuese
spontane, e lokalizuar ne nje dhemb por qe edhe mund te perhapet sipas
inervimit. Trepanimi i dhembit dhe trajtim kanalar, antibiotikoterapi, ne rastet
kur dhembi ka indikacion per ekstraksion mund te behet heqja e tij kur e lejon
gjendja e pergjithshme dhe kur nuk paraqet veshtirsi teknike. Ne te kundert
ekstraksioni shtyhet ne nje séance te mevonshme.

350. Abcesi submukoz. Si do te veproni praktikisht per trajtimin e kesaj


nozologjie.
Shpeshhere i paraprin perfshires se llozhes bukale apo labiale. Mukoza paraqitet
e skuqur dhe ne palpim mund te konstatojme fluktuacion. Tumefaksion i
kufizuar mire, jo shume i shtrire.
Trajtimi primar ai kirurgjikal dhe drenim duke bere incizion intraoral. Mund te
shoqerohet edhe me antibiotiko-terapi. Ka raste kur mund te lokalizohet vetem
ne gingive dhe quhet parulis i cili ka nje kuader klinik te lehte.

351. Abcesi i llozhes kanine. Si do te veproni praktikisht per trajtimin e


kesaj nozologjie.
Kryesisht shkaktohet nga infeksioni i dhembit kanin. Kjo llozhe ndodhet midis
m levator anguli oris dhe m levator labi superioris dhe zakonisht infeksioni nga
dhembi perforon kocken e maksiles mbi muskujt e mimikes saktesisht mbi m
levator anguli oris dhe nen m levator labii superioris. Klinikisht kemi
tumefaksion dhe tendosjen e kesaj plike nazolabiale; intraoral zhdukjen e
forniksit ne kete nivel. Trajtimi behet ne varesi te fazes seroze apo purulente.
Ne fazen purulente aplikohet gjithmone incision intraoral ne forniks deri ne
kontakt me kocken, me pas me klem futemi ne fosen kanine nga ku do te dale
pusi. Ne plage vendoset dren, i cili nderrohet cdo dite deri ne sherim.
352. Abcesi i llozhes submandibulare. Si do te veproni praktikisht per
trajtimin e kesaj nozologjie.
Llozha submandibulare kufizohet lart nga m.mylohyoideus poshte nga facia
cervikale superficialis m.platysma dhe prapa nga llozhat sekondare.
Prekja e kesaj llozhe jep edeme ne regjioni submandibular. Ne kete llozhe
gjendet gjendra e pershtymes submandibulare, gjendra limfatike dhe vena
faciale. Infeksioni vjen kryesisht nga proceset septike te molareve poshte,
limfadenitet, siloadentitet si edhe nga llozhat fqinje. Mund te paraqitet ne
formen e nje abcesi apo flegmone te zakonshme. Ne rastin e pare ka nje kuader
klinik me te vrullshem me nje infiltrate submandibular te dhimbshem, dhimbje
ne gelltitje, trizmus, ethe dhe ne disa raste intraoral mund te konstatohet nje
edeme ne regjionin sublingual.
Trajtimi ne fazen purulente me incision 2-3 cm i gjate paralel me margon
inferiore mandibule dhe poshte saj me instrument futemi deri ne vater nga ku
del pus. Ne plage vendoset dren per te siguruar rrjedhjen e vazhdueshme.

353. Fistulat patologjike inflamatore (granuloma subkutane migrante). Si


do veproni
Fistulat patologjike inflamatore jane me origjine odontogjene dhe jo-
odontogjene. Ndahen ne fistula intraorale dhe ekstraorale. Fistula ekstraorale
quhet ndryshe granumola subkutane migrante.

354. Abcesi palatinal. Si do te veproni praktikisht per trajtimin e kesaj


nozologjie.
Si shkaktare te ketij infeksioni jane lateralet siper dhe rrenjet palatinale te
premolareve dhe molareve. Gjithashtu mund te vije nga osteomieliti i procesit
alveolar. I semuri ka nje edeme ne palatum durum me nje tendence ne drejtim te
qiellzes se bute.
Trajtimi mbeshtetet ne nje incizion sa me te hershem deri ne kocke, ne disa
raste behet ekscizion i mukozes dhe kyretim i granulacioneve te fokusit. Kur
edema eshte perreth koletit te dhembit mjaftohemi me drenimin nepermjet
ligamentit cirkular.

355. Abcesi perimandibular. Si do te veproni praktikisht per trajtimin e


kesaj nozologjie.
Infeksioni eshte i lokalizuar perreth margos bazilare te nofulles ne forme
semilunare (gjysmehene) me shtrirje nga pjesa e jashtme e poshtme dhe pak ne
anen linguale por nuk prek llozhen submandibulare dhe sublinguale. Shkaktohet
kryesisht nga infeksionet e premolareve dhe te molareve te poshtem. I semuri ka
edeme dhe dhimbje.
Trajtimi ne fazen purulente behet me incision dhe drenim paralel me ramus
horizontalis mandibule pak poshte tij. Incizioni perfshin cutis, subcutis dhe me
instrument pa maje futemi deri ne kocke, me kleme kontrollojme dhe ne anen
linguale te ramus descendent mandibule per te evituar incizionin ne anen
linguale. Kujdes te mos demtojme arterien dhe venen faciale gjithashtu dhe
deget e nervit facial.

356.Osteomieliti. Qendrimi juaj perball kesaj nozologjie.


Osteomieliti perkufizohet si nje inflamacion infektiv i gjithe strukturave te
kockes, vecanerisht palces kockore. Patologji qe reduktojne vaskularizimin e
kockes favorizojne instalimin e osteomielitit.
Osteomieliti akut ka dhimbje te forta ne brendesi te nofulles, dhimbje koke,
foetor ex oris, poliperiodontit dhe ne disa raste poliluksacion. Kur infiltrati
perfshin muskujt pertypes kemi trismus grade 2 ose 3. Ethe, temp 39-40ᵒC,
djersitje, dobesi, veshtiresi ne frymemarrje, erresim te vetedijes etj. Diagnoza
diferenciale mund te behet me nje periodontit akut purulent, nje abces vestibular
subperiostal dhe submukoz, kist, dentitio difficilis.
Dy mjekime: mjekimi lokal - manipulimi me dhembin shkaktar, trajtim
edodontik apo ekstraksion. Per dhembet fqinje matet vitaliteti dhe mbahen nen
observacion. Rritja e nivelit te higjienes se gojes dhe gargara dezinfektante.
Mjekimi i pergjithshem - te jepen antibiotike me spekter te gjere, me doza sulmi
dhe kombinim te tyre kur me te perdorura jane penicilina dhe metronidasoli. E
rendesishme qe antibiotiku te perdoret edhe nje jave pas renies se temperatures
qe te mos kemi riakutizime. Si rregull ne osteomielitin akut me gravitet mesatar
mjekimi vazhdon deri ne nje muaj e gjysem.
Osteomieliti kronik. Kjo forme vazhdon me jave, muaj apo vite dhe vjen
menjehere pas osteomyelitit akut ose subakut te pamjekuar apo te keq mjekuar
ose vjen direkt si i tille. Ka nje klinike me te zbehte se osteomyeliti akut por
dalin ne pah disa shenja te vecanta klinike si: fistulat intra apo ekstraorale me
pranine e pusit apo sekuestrave te vogla. Ne imazheri fillojne te duken
sukuestrat dhe arkivoli sekuestral, i cili eshte nje zone reaktive me ind lidhor
dhe kockor ne brendesi te nje vije demarkacioni. Kjo perfshin jo vetem kocken
por edhe periostin duke dhene nje tumefaksion dhe asimetri te fytyres. Kur
eshte i lokalizuar mund te vete sherohet.
Trajtimi dhe sherimi i osteomyelitit tentohet te realizohet me mjekim terapeutik
qe zgjat deri ne 6 muaj. Mjekimi kirurgjikal realizohet nepermjet nekrotomise
dhe nekrektomise. Interventi kryehet me anstezi lokale ose te pergjithshme.
Nderhyrja mund te kryhet me rruge intra apo ekstraorale pa harruar edhe
fistuloplastiken duke kyretuar dhe prere kocken ne kufi te shendoshe, duke u
kujdesur per te evituar frakturen patologjike si dhe duke u marre me trajtimin e
dhembeve fqinje qe jane perfshire ne vatren osteomielitike.

357.Diagnoza diferenciale e osteomielitit. Si do te procedoni.


Behet me: formacionet kistike te nofullave, neoplazite e nofullave,
osteoradionekrozen post-radioterapi, osteomieliti odontogjen nga ai jo
odontogjen, osteomieliti specifik nga ai jo specifik, osteo odontogjen nga ai
traumatik apo hematogjen, nje tumor beninj apo malinj, nga nje process
infeksioz i indeve te buta.

358.Sinuziti odontogjen. Qendrimi juaj perballe kesaj nozologjie.


Shkaktohet kryesisht nga proceset inflamatore te molareve siper, kistat
odontogjen te ketij regjioni, nderhyrjet operatore ne kete regjion, gjate mjekimit
te kanaleve te molareve siper, te venies se implanteve, pas osteotomive ne
kirurgjine ortognatike.
Simptoma kryesore eshte dhimbja (qe shtohet me levizjen e kokes) kryesisht
pasdite qe perfshin gjysmen e kokes dhe e manifestuar ne dhembe maksilar te
kesaj ane. Dhimbje e karakterit neuralgjik. Rrjedhje sekrecionesh nga hunda si
dhe temp subfebrile.
Eshte unilateral dhe ne goje shikojme dhembe te prishur, rrenje apo alveolen
boshe si dhe ndonjehere pranine e fistules oro-sinuzale. Sinuziti kronik ka
klinike me te ngarkuar.
Trajtimi konservativ, ai akut, me antibiotiko-terapi afersisht 0-14 dite si
amoxicilline ose azitromicine dhe ai kronik me antibiotike per nje periudhe
tashme 1 muaj e gjysem, kortikosteroide spray, antialergjike.
Ne deshtim te terapise perdoret mjekim kirugjikal. Trajtimi kirugjikal tek
femijet duhet te jete i rezervuar sepse demtohen folikujt dentare dhe zonat e
rritjes kockore. Teknikat kirugjikale me te perdorura jane: FESS qe perdoret per
diagnostikim dhe trajtim, si edhe sinusektomia radikale sipas Caldwell-Luc etj.

359.Diagnoza diferenciale e sinuzitit dhe trajtimi i tij.


Trajtimi konservativ, ai akut, me antibiotiko-terapi afersisht 0-14 dite si
amoxicilline ose azitromicine dhe ai kronik me antibiotike per nje periudhe
tashme 1 muaj e gjysem, kortikosteroide spray, antialergjike.
Ne deshtim te terapise perdoret mjekim kirugjikal. Trajtimi kirugjikal tek
femijet duhet te jete i rezervuar sepse demtohen folikujt dentare dhe zonat e
rritjes kockore. Teknikat kirugjikale me te perdorura jane: FESS qe perdoret per
diagnostikim dhe trajtim, si edhe sinusektomia radikale sipas Caldwell-Luc etj.
Diagnoza diferenciale duhet te behet me sinuzitin rinogjen, sinuzitin alergjik,
sinuzitin traumatik, nje kist apo tumor te infektuar, nje tumor malinj, nje
osteomielit te maksiles, orbites apo kockes zygomatike.
Per ti diferencuar nevojitet anamneze, klinike, imazheri, biopsi.

360.Linfoadeniti akut. Si do ti trajtoni praktikisht ne kliniken tuaj.


Mund te paraqiten ne forme seroze ose purulente. Mund te jene siperfaqesore
ose te thella. Zakonisht prek vetem nje limfonodul qe ka madhesine rreth 1 cm,
konsistence te forte, i levizshem, i dhimbshem gjate levizjes se kokes.
Infeksioni zakonisht mund te terhiqet spontanisht, por mund dhe te perhapet e te
kaloje ne forme purulente dhe te jape kuadrin e nje adeno-abcesi apo adeno-
flegmoni me temp te larte.
Ne rastin e limfadeniteve te thella nuk duhet te presim qe procesi infektiv te
dale nen lekure, por duhet drenuar urgjentish vatra ne menyre qe te evitohen
komplikacionet seroze te mundshme si erozion i paretit te arterires karotis ose
flegmoni difuz i qafes.
Ne fromat akute difuze administrohen antibiotike dhe anti inflamatore ndersa ne
format e supuruara, drenohet vatra purulente ne kushte salle dhe mundesisht nen
anestezi te pergjithshme, per te siguruar nje fushe te mire operatore ne menyre
qe te evitohet demtimi aksidental i eneve te gjakut te qafes.

361.Linfoadeniti kronik. Si do ti trajtoni praktikisht ne kliniken tuaj.


Limfadeniti kronik jospecifik: klinikisht ndodh nje zmadhim progresiv i
limfonodules, por qe nuk shoqerohet nga fenomene reaktive te llozhes perreth
gjendres. Ky zmadhim eshte gradual dhe zgjat disa vite duke mos i provokuar
asnje shqetesim pacientit.
Per trajtimin e limfadenopative kronike ne fillim saktesohet diagnoza dhe pastaj
tentohet me rruge terapeutike kur keto jane infeksioze, ne te kundert lind nevoja
per heqjen e tyre me rruge kirugjikale dhe dergimin per ekzaminim
histopatologjik. Trajtimi kirurgjikal eshte i domosdoshem kur kemi riakutizime.
Linfadenitet kronike specifike ndahen ne tuberkular (mjekimi medikamentoz
me antibiotike, kortizonike edhe 6 muaj pas zhdukjes se adenopatise; ose me
rruge kirurgjikale me limdonodulektomi) dhe jo-tuberkulare.

361.Antibiotiket. Perdorimi i tyre ne stomatologji. Shkruaj nje recete.


R.p: Azitromicini 0.5
D.t.d: Nr. 3 in tab
S: Te pihet 1 kokerr ne dite, pas ushqimit, per 3 dite.

362.Analgjeziket. Shkruaj nje recete.


Paracetamol, Panadol, Tylenol.
R.p: Paracetamoli 0.5
D.t.d: Nr. 5 in tab
S: Te pihet 1 kokerr ne dite, pas ushqimit, per 5 dite.

You might also like