You are on page 1of 16

HISTORIA E STOMATOLOGJIS Ë

Hyrje
 Sëmundjet orale kanë qënë një problem për
njerëzit qysh prej egzistimit të njerëzimit.Kafkat
e gjetura të homosapiensëve të hershëm,të cilët
kanë jetuar në tokë para 25 mijë viteve, janë
dëshmi për prishjen e dhëmbëve.
 Shënimi më i hershëm për sëmundjet e dhëmbit
vjen nga një tekst sumerian (rreth 5 mijë vjet
para erës së re) e cila i cilson të çarat e
dhëmbëve si shkak për prishjen e tyre.Askush
nuk mund ta mohoj faktin që stomatologjia ka
bërë përparime të mëdha gjatë viteve,dhe tema
e këtij projekti do të jetë e kaluara,e tashmja
dhe e ardhmja e stomatologjisë.
Origjina e lasht ë
 5000 vjet p.e.r- Një tekst sumerian i
kësaj periudhe i shpjegon të çarat e
dhembit si shkak për prishjen e tij.
 2700 vjet p.e.r -  Dëshmi që tregon se
kinezët kanë përdorur akupunkturen për
të ndaluar dhimbjet që shoqërohen me
prishjen e dhëmbëve.
 2600 p.e.r- Vdes Hesi-Re, një shkrimtar
egjiptian,shpesh i quajtur edhe si dentisti
i parë .” Një mbishkrim në varrin e tij
thotë:“Më i madhi i atyre që merren me
dhëmbë,dhe i fizikantëve.” Kjo është
dëshmia më e hershme e njohur,për një
person i identifikuar si mjek stomatolog.
 500-300 p.e.r – Hipokrati dhe Aristoteli
kanë shkruar për stomatologjinë,përfshirë
këtu daljen e dhëmbëve , trajtimin e
dhëmbëve të prishur dhe sëmundjet
infektuese të indeve dhe eshtrave që
përmban dhëmbi, për nxjerrjen e
dhëmbëve me pinca,si dhe për përdorimin
e telave per stabilizimin e dhembeve të lirë
dhe frakturave të nofullës.
 166-201 p.e.r – Etruskët fillojnë të
praktikojnë aplikimin e protezave dentare
duke përdorur kurora prej ari dhe ura.
Vizionet p ë r t ë ardhmen
 Viti-700 Në një tekst mjeksor kinez
përmendet përdorimi i një “paste argjendi”
në formë të amalgamit.
 Viti 1130-1163 Një seri dekretesh nga Papa
ndalon murgjit që të mos kryejne asnjë lloj
operacioni, ose heqje dhëmbësh.Berberet
shpesh i kane ndihmuar murgjit gjatë
shërbesave të tyre kirurgjikale për shkak se
ata shkonin nëpër manastire për të qethur
kokat e murgjëve dhe u shisnin atyre thika
te mprehta,brisqe te cilat ishin te dobishme
për operacione. Pas urdhrave të papes,
berberët moren detyrat kirurgjike të
murgjeve : ndaljen e hemoragjive, shërimin
e abceseve, nxjerrjen e dhëmbëve etj.

 Viti-1210 U formua shoqata e Berberëve në
Francë.Berberët rastësisht evoluan në dy
grupe:kirurg të cilët u trajnuan dhe u edukuan për të
kryer operacione kirurgjike të ndërlikuara dhe berber
laik ose berber-kirurg të cilët kryenin më shumë
sherbime rutine higjenike si :rruajte,qethje,ndalje të
gjakderdhjeve,dhe heqje dhëmbësh.
 Viti-1575 Në Francë Ambrose Pare,i njohur si babi i
kirurgjisë, publikon librin ‘’Complete œuvre’’(komplet
punimesh).Këtu përfshihen informacione praktike
nga stomatologjia siç është nxjerrja e
dhëmbëve,trajtimi i prishjes së dhëmbit dhe
frakturat e nofullës .
 Viti-1685  Libri i parë stomatologjik i publikuar në
gjuhën angleze “Operatori për dhëmbin” nga
autori Charles Allen.
 Viti-1785   John Greenwood i cili shërbeu si
dentist në Uashington, dhe ndihmoi në rritjen e
njohurive publike për dhëmbin e porcelanit.
 Viti-1790—John Greenwood, biri i Isaac
Greenwood konstruktoi makinën e parë
stomatologjike të njohur si motorri dentar që
punonte më lëvizjen e këmbës,ai e adapton
rrotën e makinës për tjerrje të nënës së tij për të
rrotulluar një turiel.
Vitet 1800
 Viti-1816   Auguste Taveau, në Paris e fitoi
amalgamin e parë (mbushje prej argjendi e perzier
me merkur).
 Viti-1832—James Snell shpik karrigen e parë dentare
me mbështetje
 Viti-1839 Charles Goodyear zbuloi gomën e
vullkanizuar,prej kësaj shpikje bëhen bazat e
protezave të cilat më parë bëheshin me ar,kështu që
u mundësohej edhe klasave të mesme të vënë
proteza.Para kësaj kohe përkujdesja dentare ishte
karakteristike vetëm për shtresat e larta.
 Viti-1839 filloi të publikohet revista e parë dentare
“Journal of Dental Science” në Amerikë.
 Viti-1840. Dentisti Horace Wells i pari demostroi
përdorimin e oksidit të azotit për qetësim.
 Viti-1840 Dentisti Thomas Morton i pari demostroi
anestezionin me etër për operacione.
 Viti-1840   Horace Hayden dhe Chapin Harris
shpikën stomatologjinë moderne. Ata:
◦ themeluan shkollën e parë stomatologjike në botë,
Kolegji i Baltimores për kirurgji dentare.
◦ shpikën doktoraturën moderne për kirurgji
dentare , shkalla (DDS) .
◦ themeluan shoqatën e parë dentare, Shoqatën
amerikane të kirurgëve dentare (ASDA), e
cila më pas kaloi në krijimin e Asociacionit dentar
amerikan.
 Viti-1890. Dentisti amerikan Willoughby Miller
shpjegoi i pari në Gjermani ndikimin e mikrobeve në
prishjen e dhëmbëve e cila inicoi rritjen e vetëdijes
për parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve,dhe
udhëhoqi rrugën e kompanive për përkujdesje orale
që të shesin produkte orale shtëpiake.
 Viti-1895   Wilhelm Roentgen zbuloi rrezet X.




•Viti-1895   G.V. Black  standardizoi    pergatitjen  e 
preparateve  kavitale  dhe  procesit  të  prodhimit  të 
mbushjeve të argjenda.

• Komplet protezash të bera për George
Washington nga John Greenwood, 1798.
P ë rparimet shkencore n ë vitet
1900
 Viti-1903 Charles Land krijoi kurorat e
porcelanit
 Viti-1929   U shpik penicilini.Kjo ka pasur ndikim
të madh në trajtimet e infeksioneve dentare.
 Viti-1945   Grand Rapids qytet në Miçigan i cili
u bë qyteti i parë në botë i cili filloi të fluorizonte
ujin e pijshëm.
 Viti-1955   Michael Buonocore shpiku
mbushjet(perzierjet) e bardha,ai shpjegoi një
metodë për lidhjen e rrëshires për smaltit të
dhembit,e cila u mundësoi dentisteve të
riparojnë plasaritjet e smaltit në dhëmbët e
përparëm.
 Viti-1957   John Borden shpiku një paisje dorë
të drejtuar nga ajri me shpejtësi të lartë duke
rritur shpejtësinë e turielës prej 5000 rpm deri
në 300 000 rpm,e cila e shkurtoi kohën për
pregatitjen e dhembit për mbushje deri në disa
minuta.
 Viti-1970   Furça elektrike e dhëmbeve u
aplikua ne Amerikë.
 Vitet-1970-ta   Shumica e dentistëve
filluan të kenë asistent dental të cilët u
ndihmonin në trajtimin e dhembëve,kjo ne
mënyrë drastike e rriti efikasitetin dhe
shkurtoi kohën e trajtimit.

1871 –Makina e parë elektrike, motorr
vetëfunksionues dh dorezë me turiel.
N ë shekullin e 21
ØIntegrimi  i  kujdesit  shëndetsor  gjithpërfshirës  në 
stomatologji.
ØRritja e përqëndrimit në lidhjen ndërmjet shëndetit oral 
dhe shëndetit të përgjithshëm.
ØTerapi  me  gjene  të  ndërmjetme  që  do  të  thotë  duke 
ndryshuar strukturën gjenetike të dhëmbëve ti bëjë ato 
të  papërshkueshme  për  prishje.  Disa  studiues  janë 
tashmë duke hetuar mundësinë e rritjes së strukturës 
së re perreth smaltit të dobësuar. 
ØRritja  e  njohurive  bazë  dhe  teknologjia  e  ndihmës 
kompjuterike ndihmon për diagnostifikim dhe trajtim.
ØKomunitet i bazuar në promovimin e shëndetit oral për 
kujdesin shëndetësor.

You might also like