You are on page 1of 15

Florim L.

Salihu

ENDODONCIA
- Kapitulli 4 –

Prishtinë Shkurt ’15


Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Komplikimet gjatë mjekimit endodontik


Ndahen në:

- Komplikime lokale
- Komplikime të përgjithshme

Komplikimet lokale
Kontaminimi bakterial i cavum dentis
Zhvillohet në cilën do fazë të punës gjatë mjekimit endodontik për shkak të mos mbajtjes së
punës aseptike

Këto infeksione jatrogjene janë të padëshiruara te dhëmbët me pulpë të painfektuar

Simptomet që tregojnë se terapeuti ka shkaktuar infeksion në kanalin e dhëmbit janë:

- Këto simptome ndodhin pas ndërhyrjes endodontike


- Ndjeshmëri perkutore
- Infiltrat në majën e rrënjës
- Mbështjellësi kanalikular është i ngjyrosur
- Ka erë të keqe

Ecuria e saj shpie deri te parodontiti akut purulent

Terapia:

- Në fazën fillestare të inflamacionit bëhet shpërlarja e kanalit me antiseptik


(chlorphenol)
- Nëse inflamacioni merr ecuri akute me shenja të supurimit është e nevojshme të
kryhet drenazha, kurse pas qetësimit të procesit kryhet ndërhyrja endodontike
në kuptim të mjekimit të kanalit të infektuar të rrënjës

Iritimet e parodonciumit apikal


E kemi për detyrë që gjatë:

- Përpunimit të lezioneve kariotike të ruhet integriteti i pulpë së dhëmbit


- Mjekimit endodontik të ruhet parodonciumi apikal

Rreziku më i madh për lëndimin e indit periapikal ekziston tek:

- Depërtimi i instrumentit në periapeks


- Bartja e materialit infektiv në periapeks
- Shpërlarja jo profesionale e kanalit të rrënjës me shiringë

157
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Perforimi aksidental i murit të cavum dentis (fause route, via falsa)


Ky komplikim favorizohet nga:

- Kanali i shtrembëruar
- Kanali i pakalueshëm
- Cavum dentis shumë i zvogëluar (nga krijimi i dentinës së parregullt)
- Prania e dentiklave
- Tentimi i heqjes së mbushjes së kanalit pa gutaperkë poen

Në raport me substancën e fortë të dhëmbit fause route mund të jetë:


- Fause route incomplete:
-Nuk kemi depërtim në tërë murin

158
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

- Fause route complete:


-Vie deri te komunikimi ndërmjet cavum dentis dhe indit
Parodontal

Sipas lokalizimit fause route ndahet në:


- Fause route ekstraalveolare (gingivale):
-Paraqet perforimin e kurorës
-Më shpesh takohet tek dhëmbët e vegjël (incizivët ...) si dhe
tek dhëmbët që janë të inklinuar

- Fause route intraalveolar (periodontal):


-Paraqet perforimin e murit lateral dhe traumatizimin e cementit,
periodonciumit dhe kockës alveolare

159
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Fause route intraalveolar sipas lokalizimit mund të jetë:


Fause route intraradikular
- Zhvillohet gjatë përpunimit të komorës pulpare ku për shkak të njohjes së
topografisë, numrit të rrënjëve dhe kanaleve vjen deri te dëmtimi i bi ose
trifurkacionit
- Mundësi më të madhe ka kanali i infektuar pasi që baza e komorës pulpare
tashmë është e zbërthyer ku edhe me sondë mund të perforohet

Perforimi i murit anësorë


- Mund të shfaqet gjatë tërë murit anësorë
të kanalit të rrënjës
- Më shpesh tek kanalet e shtrembëra
- Përdorimi i zgjeruesve të makinës

Perforimi transapikal
- Lokalizohet në vet apeksin kur vet forameni anatomik nuk është i lokalizuar në
vetë majën e rrënjës por është i vendosur anash

160
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Simptomatologjia e fause route


Në momentin e perforimit të murit të cavum dentis i sëmuri reagon me:

- Dhimbje
- Gjakderdhje

Mirëpo gjakderdhja është dg. Diferenciale edhe për gjakderdhjen nga:

- Gingiva
- Pulpa
- Periapeksi

Prandaj bëhen dy RTG të dhëmbit me instrumentin kanalikular një ortoradial e tjetri më


lartë mezial ose distal pasi që mund të ndodhë që perforimi të jetë në murin labial ose oral
të kanalit dhe të ndodhë superponimi

Tek perforimet e vjetra vie deri tek:

- Proliferimi i indit granular në vendin e vrimës


- Zhvillohet edema e gingivës me skuqje dhe fistulë
- Simptomet janë:
-Në formë të dhimbjeve të papërcaktuara
-Ndjeshmëri perkutore
-Ndjeshmëri palpatore
-Ndonjëherë edhe ekstruzioni i dhëmbit

Terapia:
Mund të jetë:

- Konzervative (kryhet tek perforimet e freskëta)


- Kirurgjike (kryhet tek perdorimet e vjetra)

Terapia konzervative:
Te perforimet ekstraalveolare:

- Ndalet gjakderdhja me hidrogjen 3 %


- Eliminohen ashklat e dentinës
- Komunikimi mbyllet me mbushje definitive – më
shpesh amalgam

161
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Te fause route interradikular:

- Sanohet me fashën e Calxyl dhe ZOOK


- Vënje të fosfat cementit
- Kurse kanalet e rrënjës përpunohen si zakonisht

Te perforimet e murit anësorë:

- Së pari lokalizohet me saktësi vrima përmes RTG


- Në rastet e cavum dentis të painfektuar:
-Vendosim Kalcium hidroksid me lentulë në kanalin e
sapoformuar dhe menjëherë kryhet mbushja definitive
-Mirëpo mund të vie deri te spostimi i mjetit për obturim të
kanalit në vrimën e perforuar
- Në rastet e cavum dentis të infektuar:
-Së pari kanali i sapokrijuar mbushet me pastë të jodoform
me sol. Chlumsky, kurse kanali qendror përpunohet
mekanikisht
-Rreth dy javë më vonë kryhet mbushja e dy kanaleve si më
Lartë

Te perforimet transapikale:

- Mbushet saktë kanali i rrënjës

Terapia kirurgjikale:
Tek dëmtimet në bi ose trifurkacion rekomandohet diseksioni i njërit nga kanalet e rrënjës

Te perforimi i kanalit të rrënjës në 1/3 apikale mund të bëhet reseksioni i majës së rrënjës së
dhëmbit

Prognoza
Është më e mirë tek fause route ekstraalveolarë dhe transapikal

E knaqshme është tek perforimi i murit anësorë

Më e keqe tek dëmtimi i bi ose trifurkacionit

Fraktura e instrumenteve endodontike


Zhvillohet gjatë:

- Përdorimit të instrumenteve të vjetra


- Me manipulime të ashpra

162
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

- Lëvizje të befasishme të kokës së pacientit

Pas sterilizimeve të shumfishta ndodh që materiali të dobësohet kështu që instrumentet


bëhen më rigjide dhe të prira për frakturë, andaj gjatë punë duhet të kemi kujdes më të
madh

Përdorimi afatgjat i instrumenteve kanalikulare po ashtu e dobëson materialin e


instrumenteve, andaj sipas Ingle:

- Zgjeruesit me nr 8 – 10 duhet përdorur vetëm njëherë


- Zgjeruesit me nr 15 – 30 duhet përdorur dy herë
- Zgjeruesit me nr mbi 30 zëvendësohen atëherë kur gjatë punës ose sterilizimit
vërejmë dëmtim mekanik

Ky komplikim mund të zhvillohet më së shpeshti gjatë punës me lentulo spirale pastaj me


pulpekstipatorë, të gjitha llojet e zgjeruesve, sonda e Millerit, zgjeruesit e makinave etj...

Pas thyerjes:

- Së pari konfirmohet pozita e saktë me RTG (ortoradial dhe ekscentrik)


- Pastaj mundësohet qasja lineare e gjerë në kanalin e rrënjës (në raste të veçanta
shkurtohet edhe kurora)

Mënyrat e heqjes së instrumentit të thyer:

- Mënyra mekanike:
-Nëse instrumenti duket, tentohet të hiqet me pincetë ose me pean
-Nëse muret e kanalit janë të trasha andaj duhet që instrumenti të lirohet
me frezë të hollë fisurale dhe tentohet të hiqet me pincetë ose pean
-Rezultate të mira mund të arrihen përmes frezave trepanuese (është
komplet i frezave, dimenzioni i mbrendshëm i tyre është 1.1 – 2.4 mm,
trepani vihet ashtu që fragmenti i thyer hyn në vrimën e frezës dhe
orientohet kah instrumenti i thyer

163
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

-Pasi që më shpesh thehen lentulat andaj ato duhet të hiqen sa më parë


deri sa të mos forcohet mbushja definitive në kanal sepse e vështirëson
punën
-Nëse instrumenti nuk mund të hiqet, tentohet që të zgjerohet kanali i
rrënjës krahas fragmentit të thyer të kryhet edhe mbushja e kanalit

- Mënyra kimike:
-Jep rezultate më të dobta dhe mund ti dëmtojë indet përreth
-Mjetet kimike mund të veprojnë:
-Në vet fragmentin e thyer
-Në dentinë dhe ta demineralizojnë dentinën
-Nga mjetet kimike përdoren:
-Kalium jodidi
-Acidi klorhidrik
-Acidi nitrik
-Tripsina
-EDTA

164
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

- Mënyra e kombinuar:
-Zgjerimi mekanik i lumenit të kanalit të rrënjës krahas fragmentit si dhe
aplikimi i EDTA si mjet kimik
- Mënyra kirurgjike:
-Kur nuk kemi sukses në heqjen e fragmentit të thyer në apeks ose që
prominon në periapeks
-Kryhet reseksioni i majës së rrënjës së dhëmbit

Bartja e implantit kanalikular në periapeks


Në rastet kur implanti kanalikular bartet në periapeks ndodh ngacmimi i parodonciumit i cili
e ngadalson procesin e reparacionit duke shkaktuar reaksione inflamatore kronike

Iritative janë:

- Implantet joresorbtive
- Pointat e gutaperkës
- Mjetet me shkallë të dobët të resorbcionit (jodoform cementi)

Raportet e përafërta anatomike me sinusin maxillar te molarët e sipërm si dhe kanalin


mandibularë me premolarët dhe mollarët e poshtëm mund të kemi lëndimin e tyre gjatë
daljes së implantit kanalikular në periapeks

Bartja e mbushjes në sinusin maxillar jep rekasion në formë të inflamacionit si përgjigje ndaj
trupit të huaj dhe mund të jetë pa simptome si dhe më vonë të shfaqen dhimbjet
neuralgjike

Bartja e mbushjes në kanalin mandibullarë jep dhimbje neuralgjike me komplikim të


mëtejshëm me parestezi të buzës së poshtme

165
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Terapia:

Varet nga:

- Lloji i implantit
- Sasia e implantit
- Lokalizimi i tij

Nëse është hedhur sasi e pakët, në rastin e dhembjeve duhet të ordinohen:

- Fasha të ftohta
- Alagjetikë

Intervenimi kirurgjik indikohet te dhembjet e forta:

- Pas mbushjes me mjete joresorbtive


- Tek kompresioni i kanalit mandibular
- Bartja e implantit në sinusin kanalikular

Mbushja e pamjaftueshme e kanalit të rrënjës


Vjen si pasojë e:

- Vlerësimit të gabuar të gjatësisë së kanalit të rrënjës


- Teknikës së gabuar të mbushjes (drejtimi i gabuar i lëvizjes së lentulo spirales)
- Aplikimi i gabuar i materialit për mbushje (psh me jodoform cement: normalisht
përzihet 1/3 jodoform me 2/3 fosfat cement, në rastet kur përzihet më shumë
jodofrm, me kohë do të vie deri te resorbimi i tij dhe të formohet hapësira e vdekur
e Peslerit
- Fenomen i ngjashëm ndodh edhe kur nuk largohet plotësisht pasta e jodoform – sol.
Chlumski –t nga kanali (në RTG na jep që e kemi mbush kanalin në mënyrë lege artis
mirëpo pasi të resorbohet jodoformi atëherë mbetet hapësira e Peslerit

Ekzaminimet klinike dhe RTG tregojnë se si pasojë e


mbushjes jo të plotë të kanalit të rrënjës mund të lindin
të gjitha format e parodontiteve kronike apikale

Terapia:

- Dezobturimi
- Mbushja e sërishme
- Rrallë indikohet intervenimi kirurgjik (reseksioni
i majës së rrënjës së dhëmbit)

166
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Komplikimet pas aplikimit të mjeteve për desenzibilizimin e


përhershëm të pulpës
Janë përshkruar në Kapitullin e 3 –të

Ndryshimet e ngjyrës së kurorës së dhëmbit


Shkaqet janë:

- Pas mbushjes kanalikulare :


-Kanali duhet të jetë plotësisht i obliteruar, në të kundërtën
sekreti nga periapeksi do të arrijë në kurorën e dhëmbit dhe të
bëjë ngjyrosjen e saj
- Hemorragjia:
-Nëse gjatë ekstirpimit të pulpës (sidomos atij vital) vjen deri te
gjakderdhja andaj është e nevojshme që menjëherë të kryhet
hemostaza dhe heqja e gjakut nga cavum dentis (që mos të
difundojë gjaku në tubulat dentinike) e cila do të shpie deri te
ndryshimi i ngjyrës
-Eritrocitet i nënshtrohen hemolizës ku hemoglobina zbërthehet në
hematoidin dhe hemosiderinë të cilët mund të bëjnë ngjyrosjen
-Në disa raste hekuri kombinohet me sulfurin me prejardhje nga
bakteret dhe jep sulfidin e hekurit të zi
- Trepanacioni jo adekuat i cavum dentis:
-Mundëson mbajtjen e gjakut dhe indit pulpoz të dekompozuar
- Pas aplikimit të medikamenteve që përmbajnë:
-Jod
-Derivate të fenolit
-Tetraciklina
-Nitrat të argjendit
-Pas mbushjes së kanalit të rrënjës (sidomos jodoform cementi)
-Poentat e argjendit (në prani të lagështisë shpiejnë në korozion
dhe lirohen oksidet që ndikojnë në ndryshimin e ngjyrës )

Mundësitë e heqjes së diskolorimit të kurorës së dhëmbit:

Ndryshimet e ngjyrës të shkaktuara kur faktori është nga cavum dentis kërkojnë metoda
intrakoronare të zbardhjes

Nëse agjenti është i inkorporuar në strukturën e dhëmbit gjatë mineralizimit të dhëmbit


duhet aplikuar metoda ekstrakoronare të zbardhjes (shtresa e kompoziteve në sipërfaqen
vestibulare të dhëmbit ose përpunimi protetikor)

167
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Metodat e zbardhjes intrakoronare të dhëmbit:

- Mund të përdoren vetëm tek dhëmbët e depulpuar


- Si agjent aktiv përdoret tretja e hidrogjenit 30 % (perhidrol) dhe natrium perborati
në pluhur
- Perhidroli është mjet kaustik i cili në lëkura dhe mukoza shkakton diskolorime të
bardha kurse pas veprimeve të gjata mund të shkaktojë edhe djegje, prandaj
përdorimi i koferdamit dhe syzave mbrojtëse për pacientin janë masa të
domosdoshme që mos të vie deri te dëmtimi i indeve dhe organeve përreth

Teknika e punës:

- Lyerja e gingivës me vazelinë


- Vendosja e ruberdamit në dhëmbin që duhet bërë diskolorimi
- Heqja e mbushjes dhe 1 – 2 mm mbushjes së kanalit
- Shpërlarja e komorës pulpare me vata
- Vihet perhidroli me pincetë me vatë
- Pastaj nxehet shtypësi deri në skuqje dhe vendoset mbi vatë (mos të preket dhëmbi
se mund të çahet smalti) deri sa të avullojë
- Procedura përsëritet 2 – 3 herë
- Pastaj përzihet natrium perborati me 1 – 2 pika perhidrol (si masë homogjene)
- Pas tharjes së kavitetit mbushet i njejti me pastë dhe mbyllet mirë me materiale për
mbyllje të përkohshme
- Procedura mund të përsëritet pas 3 – 7 dite sipas nevojës
- Para mbushjes definitive komorën pulpare duhet:
-Shpërlarë me alkool
-Preparuar muret dentinike
-Tharë
-Kryhet obliterimi i tubulave dentinike me monomer të
akrilatit ode me kavit lajner
- Kryhet mbushja e përhershme

Rezultatet:

- Tek të rinjtë janë të kënaqshme


- Kurse tek të vjetrit për shkak të obliterimit të tubulave dentinike si dhe veprimit më
të gjatë të agjensit që e ka shkaktu ndryshimin e ngjyrës mundësia e zbardhimit
është më e dobët

168
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Komplikimet e përgjithshme në mjekimin endodontik


Është me rëndësi që në rast të shfaqjes së shenjave të para (djersitja e theksuar dhe zbehja
e pacientit) duhet eliminuar të gjitha objektet (vaterola, instrumente kanalikulare etj ...) nga
goja e pacientit që mos të vie deri te aspirimi ose gëlltitja e tyre

Mirëpo komplikime mund të ketë edhe kur instrumentet bien nga dora e terpeutit

Gëlltitja e instrumenteve
Vie në momentin kur objekti prek bazën e gjuhës me çrast zhvillohet refleksi i gëlltitjes

Nëse objekti nuk është i mbrehtë do të kalojë nëpër traktin digjestiv dhe eliminohet per vias
naturalis

Nëse objekti është i mbrehtë mund të shkaktohen perforime të traktit digjestiv që kërkon
ndërhyrje kirurgjike

Aspirimi i instrumenteve
Janë më të rënda sepse objektet mund të arrijnë në rrugët e frymëmarrjes me çrast i
dëmtojnë ato

Për aspirimin është karakteristikë shfaqja:

- E kollës
- Ngulfatjes
- Frymëmarrjes stridoroze
- Vjellja
- I sëmuri është shumë i frikësuar

Duhet kërkuar ndihma e laringologut

Gjatë transportit duhet ti ipet oksigjen të sëmurit

Që mos të vie deri te ky komplikim duhet që të aplikohet koferdami, mirëpo nëse punohet
pa koferdam të gjitha instrumentet kanalikulare të sigurohen me mbajtëse speciale

Komplikimet pas dhënjes së anestezionit


Janë përshkruar në kapitujt e kirurgjisë orale

Reaksionet alergjike
Mund të shfaqen nga medikamentet që përdoren në mjekimin endodontik

Shpesh i sëmuri na tregon për ndonjë alergji në ndonjë medikament

169
Kapitulli 4 KOMPLIKIMET GJATË MJEKIMIT ENDODONTIK

Manifestime alergjike më së shpeshti jep jodoformi pastaj derivatet e fenolit, pastat


antibiotike etj ...

Terapia:

- Largohet alergjeni (mbushja kanalikulare me shpërlarje të kujdesshme të kanalit që


mos të vie deri te hedhja e alergjeneve në periapeks)
- Ndonjëherë është i domosdoshëm ekstraksioni i dhëmbit
- Indikohet dhënja e antihistaminikëve (urbazon, synopen etj ...)

Nëse kemi dyshime në alergji duhet konsultuar mjekun specialist alergolog dhe na tregon se
cili medikament nuk guxon të përdoret për mjekimin endodontik

170

You might also like