You are on page 1of 60

Gjakderdhjet tek intervenimet

kirurgjiko-orale dhe menaxhimi i tyre

HEMOSTAZA ARTIFICIALE
Gjakderdhjet pas intervenimeve kirurgjiko-orale

Shumica e pacientëve që ju nënshtrohen intervenimeve kirurgjiko-


orale janë pacientë me mekanizëm hemostatik të shëndoshë,
prandaj hemostaza kryhet në mënyrë spontane.

Gjakderdhjet e zgjatura pas intervenimeve kirurgjiko-orale mund


të rrezikojnë jetën e pacientit, prandaj kërkojnë ndërhyrje të
mjekut.
Gjakderdhjet pas intervenimeve kirurgjiko-orale

Shfaqja e gjakderdhjeve pas intervenimeve mund të vie si pasojë e:

 faktorëve lokal.

 ndikimit të faktorit jatrogjen (puna joadekuate e mjekut)

 çrregullimeve sistemike (çrregullim i procesit të koagulimit tek


sëmundjet me sindrom hemorrhagjik apo pasojë e terapisë
antikoagulante)

 kujdesi joadekuat postoperativ nga ana e pacientit


Gjakderdhjet tek intervenimet kirurgjiko-orale

 Me qëllim të prevencës së gjakderdhjes dhe


komplikimeve përcjellëse të tyre, gjatë dhe pas
intervenimeve kirurgjike duhet që puna e mjekut të
bëhet me traumë minimale si dhe në rast nevoje të
bëhet trajtim adekuat i gjakderdhjes me metoda të
hemostazës artificiale
Hemostaza artificiale

 Ndërmarrja e një varg masash të cilat i ndërmerr mjeku me


qëllim të ndaljes së gjakderdhjes nëse organizmi nuk mund
ta bëjë ate në mënyrë natyrale (apo i nevoitet ndihmë)

 Disa prej masave për ndalje të gjakderdhjes në raste


urgjente mund të ndërmerren edhe nga vet pacienti

 Menaxhimi i gjakderdhjeve varet nga fakti se a është


pacienti në aspektin hematologjik normal apo ka ndonjë
çrregullim të mekanizmit të koagulimit
Hemostaza artificiale

Hemostaza artificiale ndahet në:

 Hemostazë të përkohshme

 Hemostazë definitive:
 Hemostazë lokale

 Hemostazë e përgjithshme
Hemostaza e përkohshme

 Ndërmerret me qëllim të ndaljes së përkohshme të


gjakderdhjes në vendin e ngjarjes dhe ka rolin e
ndihmës së parë derisa pacienti të transportohet në
institucion ku do të ndërmerret hemostaza definitive.

 Si masa të përkohshme të ndaljes së gjakderdhjes


përdoren disa metoda mekanike të hemostazës si;
kompresioni digjital, tamponada sipërfaqësore me
kompresion
Hemostaza definitive lokale

Përfshinë një varg masash me të cilat bëhet ndalja


definitive e gjakderdhjes.
Metodat që përdoren për hemostazë definitive
ndahen në:
 Metodat mekanike të hemostazës

 Metodat kimike të hemostazës

 Metodat biologjike të hemostazës

 Metodat fizike të hemostazës


Metodat mekanike të hemostazës

Kompresioni direkt digjital


 Metoda më e lehtë dhe më e shpejtë

 Zgjedhja e parë e mundshme e kirurgut

 Gjakderdhja arteriale kontrollohet më mirë se sa ajo venoze

 Kompresioni sipërfaqësor-aplikim i presionit direkt

 Tamponad e thellë- paketimi i thellë i kaviteteve si


alveola, kaviteti cistik etj (duhet ditur numrin e tamponave
të përdorur)
 Ligatura e enës së gjakut –duhet të shihet mirë ena që

do të lidhet (negative alergjia në penj)


 Hemostaza me pllakë të akrillatit
Kompresioni digjital
Kompresioni digital
Tamponada sipërfaqësore përdoret në rutinë
pas nxjerrjes së dhëmbëve
Tamponada e thellë
Suturimi i plagës
Ligatura e enës së gjakut
Suturimi i indeve të buta te gjakderdhjet
kapilare
Metodat e hemostazës të bazuara në energji termale

Termokauterizimi - me ngrohjen e instrumenteve mbi flakë


dhe aplikimin në indet e buta të regjionit të dëshiruar

Elektrokoagulimi
 Përdorimi i rrymës alternative me frekuencë të lartë për

prerje dhe koagulim të indeve


 Monopolare – përdoret më shpesh

 Bipolare –për struktura anatomike të vogla

 Rreziqet potenciale- lëndimet e pacientit apo mjekut, zjarret

apo interferenca elektromagnetike


Metodat e hemostazës fizike

 Termokauterizimi
 Elektrokauterizimi
Përparësitë e laserokirurgjisë
Zvogëlojnë dëmtimet e indeve
prandaj shpejtojnë shërimin pasiqë:
Nuk bëjnë incizione,
nuk ka nevojë për sutura
zvogëlon gjakëderdhjet dhe edemën
-kohë më e shkurtër
Mangësi – i shtrenjtë
Hemostatikët kimik

hemostatik lokal

hemostatik të përgjithshëm
Hemostatikët kimik lokal:

 Mjetet kaustike (3% H2O2, 2% kalium permanganat)

 Mjetet vazokonstriktore (adrenalin, noradrenalin,


ornapresin) e metë e tyre është vazodilatacioni reaktiv

 Preparatet e zink oksidit (efekt kaustik dhe mekanik)

 Preparatet zhelatinoze -(gelatamp, gelaspon, e nxisin


hemostazën pasi e thithin plazmën dhe trombocitet)

 Sorbacel gaza - (acidi poliglukuronik i oksiduar me Ca


ka veprim kimik dhe mekanik hemostatik. Formon
sipërfaqe të madhe në të cilën formohet lehtë rrjeta
fibrinoze dhe koagulumi
 Acidi tannik – ndihmon precipitimin e proteineve (filtri i
qajit i lagur vendoset mbi alveolë të dhëmbit të nxjerrur)
Adrenalina (epinefrina)

 Vazokonstriktorë të cilët aplikohen lokalisht me ç’rast


shkaktojnë vazokonstrikcion dhe hemostazë
 Mund edhe të injektohet me anestetik lokal në koncentrim
1:80.000 deri 1:200.000
Fasha e zink-oksidit
Sorbacel gaza

 Sipas struktures kimike është acid


poliglukuronik i oksiduar me kalcium
 ka veprim hemostatik kimik dhe
mekanik.
 Formon sipërfaqe të madhe në të cilën
formohet lehtë rrjeta fibrinoze dhe
koagulumi
 Përparësi ndaj substancave tjera -
është resorbtive
 Indikohet te pacientët me sindrom
hemoragjik si prevencë e gjakderdhjeve
sekondare.
Disa sekonda para aplikimit në plagë, gaza hemostatike e cila zhytet në ndonjë
antifibrinolitik, tretje fiziologjike, gjak ose pështymë të pacientit ashtu që pas
ngopjes fillon të shndërrohet në gjendje zhelatinoze që stabilizon koagulumin
dhe pas 1-2 javësh resorbohet
Celuloza e oksiduar e regjeneruar (surgicel ose Oxycel)

 hemostatik resorbtiv (7-14 ditë)- me bazë bimore i derivuar nga alfa celuloza
 veprim efektiv hemostatik për 6-8 min.–duke absorbuar gjakun , celuloza
zbërthehet dhe lirohet acidi celulosik me çka e ulë pH (3.4-3.7) në regjionin e
aplikuar duke shkaktuar vazokonstrikcion lokal
 shndërrohet në mbulesë zhelatinoze në vendin e lëndimit të enëve të gjakut
 E formon matriksin për dhezion të trombociteve dhe formimit të tapës primare
trombocitare si bazë për formimin e koagulit fibrinoz
 Ka veprim baktericid – ambienti acidik i bën bakteriet më pak aktive
Preparatet zhelatinoze
 Hasen me emrat gelatamp, gelaspon, gelastip etj.

 Kanë veti të mira hemostatike sidomos te plagët pas


ekstrakcioni
 Principet e veprimit të tyre bazohet në vetinë që e thithin
plazmën e gjakut dhe trombocitet duke vepruar kështu në
koagulimin gjakut –hemostazë

 Ndihmojnë shërimin më të shpejtë të plagës

 Veprimi i tyre jep efekt më të mirë nëse paraprakisht laget


me tretje të trombinit
 Janë të përshtatshme për përdorim te pacientët me sindrom
hemoragjik – në kombinim me trombinën duke u lagur me
këte tretje
 Resorbohen pas 4-5 javësh që e pamundëson gjakderdhjen
sekondare gjatë largimit
 Veti negative e tyre
 Mund të paraqesin bazë të mirë për zhvillim të infeksionit,
prandaj përpara u janë shtuar antibiotik që sot nuk preferohet
për shkak të senzibilizimit të organizmit në antibiotik
 Gelfoam mund të aplikohet i thatë apo i zhytur në tretje
fiziologjike me presion në vendin e aplikimit derisa të arrihet
hemostaza
 Gelfoam i aplikuar në inde të buta absorbohet për 4-6 javë
pa shkaktuar cikatrice
Vendosja e hemostatikëve lokal kimik në alveolë dhe suturimi
Dylli steril
Hemostaza lokale me dyll steril (Ethicon) përzierje sterile e
dyllit të mjaltit (70%) dhe vazelinës (30%) i paketuar në
folie individuale
Dylli steril

 Dylli përdoret kur ekziston


gjakderdhje kockore në
vendin e intervenimit
kirurgjik, kryesisht gjatë
nxjerrjes së molarit të
tretë.
 Dylli bën tamponimin e
menjëhershëm të burimit
të gjakderdhjes. E metë
është se nuk resorbohet.
Hemostaza me dyll steril pas ex të dh. 48
Hemostatiket e përgjithshëm kimik

 Na-kloridi – (0.9%) është izotonik për kompenzim të volumit


të lëngjeve në organizëm

 Ca kloridi dhe Ca glukonati (10% deri 20%) për


kompenzim të volumit të lëngjeve dhe elektroliteve në
organizëm

 Antifibrinolitikët- Acidi tranaksemik në formë tabletash


per os 200-300mg ose IV 50-100mg

Acidi tranaksemik (antifibrinolitik) mund të përdoret edhe lokal


si 5%
Shpërlarje e plagës me acid tranaxemik 5%
Hemostatiket e përgjithshëm kimik

 Dicynone - (etamsilati) e rritë adhezivitetin e trombociteve


dhe zvoglon lëshueshmërinë e kapilarëve

 Vit.C - rritë rezistencën e enëve të gjakut, zvogëlon


permeabilitetin (vepron në fazën vaskulare)
 Ipet 100-500mg në ditë per oral

 Vit. K – merr pjesë në sintezën e faktorëve koagulimit si


sinteza e protrombinës në mëlqi.

Hemostatiket e përgjithshëm kimik

 Dicynone - (etamsilati) e rritë adhezivitetin e trombociteve


dhe zvoglon lëshueshmërinë e kapilarëve

Para intervenimit kirurgjik 1 ampulë 2ml IM/IV 1-2 orë para


intervenimit ose 2ampula pas intervenimit e përcjellur me
1-2 ampula ose 2 tableta çdo 4-6 orë sipas rastit
Vitamina K

 Për sasi të mjaftueshme të vit. K në mëlqi duhet të jetë


normal funksioni i biles e cila mundëson resorbimin e vit.K
në zorrë

 Vit. K indikohet në rast të hipoprotombinemisë (koha e


zgjatur e protrombinës), por jo edhe te pacientët me terapi
antikoagulante

 Përdorimi - Ipet per oral si kapsulë apo drazhe 10 -20 mg


3x1, apo në formë IM/IV (ampula 10 mg)
Përdorimi i injekcioneve të Vit. K - 10 -20 IM/IV

 Ipet nën lëkurë, IM ose IV

 Nëse ipet IV duhet të ipet


ngadale -1mg për minut

 Doza bazohet në gjendjen e


përgjithshme të pacientit
(gjakderdhja)
Metodat biologjike të hemostazës

 gjaku i plotë -terapi zavendësuese e volumit të gjakut,


elementeve dhe faktorëve koagulues

 elementet e pastra të koncentruara të gjakut-Er., Le, Tr

 plazma e freskët e ngrirë - (përmbanë të gjthë faktorët e


koagulimit)

 Krioprecipitati- (fitohet nga plazma dhe përmbanë faktorin e


VIII ate të von Willabrandit dhe fibrinogjenin,
Aplikohet në 2 doza nga 300 njësi për 10kg peshë dhe e rritë
për 7.5 here koncentrimin e faktorit të VIII-të
Faktorët e koagulimit

 Faktori i VIII dhe IX i koncentruar- për përgatitje


preoperative dhe postoperative të pacientëve me hemofili
Fitohet nga dhurues të shumtë të gjakut prandaj ekziston
mundësia e transmetimit të sëmundjeve.
Doza variabile varësisht nga koncentrimi i faktorit në gjak,
preoperativ 10-60 njësi për kg peshë, postoperativ 20-30
njësi për kg peshë

FEIBA (Factor Eight Inhibitor By-assing Activity) e


përdorin pacientë me inhibitor të lindur apo fituar në faktorin
e VIII dhe IX.
Hemostatikët biologjik lokal

shkuma e fibrinës dhe trombina –janë


produkte humane apo bovine që përbëhen nga
fibrina dhe trombina
 substanca adhezive në formë shpuze
zhelatinoze resorbtive
 e tretur në tretje fiziologjike në kontakt me
gjakun formon bazë me sipërfaqe të madhe dhe
ndihmon formimin e koagulumit
 Trombina ndikon në fazën e fundit të koagulimit
- stimulon shndërrimin e fibrinogjent në fibrin
në vendin e lëndimit
 Aplikohet tek pacientët që marrin terapi

 antikoaguluese/antitrombocitare
Produktet e trombinës

trombina bovine (Tisseel)– mund të shkaktojnë reaksione


imune -reaksione alergjike dhe komplikime me koagulopati dhe
vdekje
Përgatitet për 15 minuta
Koagulum të bardhë të mjegulluar
Forma-si spray, shiringa apo pika
Trombina humane -rrezikon bartjen e sëmundjeve virale
transmisiv
Rrezik më të ultë të shkaktimit të reaksioneve imune
Përgatitet për 15 minuta
Koagulum i kthjelltë
Forma –spray dhe pika
 hemofibrina derivat i gjakut të shtazëve, dhe ka
veti si shkuma e fibrinës.
 Ka konzistencë si shpuzë dhe gjatë aplikimit në
alveolë të thatë ngjitet për enë të gjakut të
alveolës. Kombinohet me tretjen e trombinës

 Topostasin dhe Tissucol - përdoret si pluhur për


ndalje të gjakderdhjeve të vogla, te gjakderdhjet
parenhimatoze dhe pas nxjerrjes së dhëmbit
Ngjitësi fibrinoz

 Me natyrë humane dhe bovine


 Përbëhet nga fibrinogjeni
(koncengtrat human) dhe trombina
bovine
 Aplikohen në vendin e lënduar për të
bërë ngjitjen e tyre
 Trombina - si enzim e shndërron
fibrinogjenin në monomere të
fibrinës për 10-60 sekonda
 Në kirurgjinë plastike periodontale të
zonave estetike jep efekte më të mira
se sa suturat
Trombina dhe fibrinogjeni

 Mund të ruhen deri 2 vite në -18 ̊ C ose 30


ditë në 4 ̊ C
 Shkrihen në banjo ujore në temp 37 ̊ C
 Paketohen të ndara –pas përzierjes
ndihmojnë koagulimin
Kolagjen i paketuar
Të metat e hemostatikëve biologjik

 Janë me origjinë humane dhe bovine, prandaj ekziston


mundësia e transmetimit të sëmundjeve si hepatiti, Aids etj

 Janë të shtrenjëta

 afat të shkurtë përdorimi

 nuk resterilizohen
Menaxhimi i gjakderdhjeve primare te personat e
shëndoshë

 Presion me tampon te gjakderdhjet kapilare ose përdorim të


elektrokauterit

 suturimi i enës së gjakut në inde të buta me sutura


mëndafshi

 Aplikimi i elektrokauterit

 Dyll steril (Ethicon) i vendosur në alveolën e dhëmbit për


ndaljen e gjakderdhjeve kockore, pas lëndimit të a, v
alveolaris inferior
 Përdorim i surgicel (sorbacel) gazës apo dyllit steril steril te
gjakderdhja nga thellësia e kockës (a. alveolaris inferior)
Trajtimi gjakderdhjes intermediate (reaktive) disa
orë pas nxjerrjes së dhëmbit te personat e shëndoshë
Mënyra e veprimit

 Mjeku e shpërlanë plagën me tretje fiziologjike dhe i


largon koagulumet e mëdha për të bërë ekzaminimin e
plagës dhe identifikimin e burimit të gjakderdhjes

 Pacientit i vendoset tampon të cilin e kafshon derisa ti


vlerësohet gjendja e përgjithshme duke ja matur
shtypjen e gjakut dhe pulsin.

 Pacientit i injektohet anestetik me pak vazokonstriktor


dhe pas veprimit të anestezionit pastrohet plaga për ta
gjetë burimin e gjakderdhjes (gingiva, kocka apo të
dyja)
Menaxhimi i gjakderdhjes intermediate

 Te gjakderdhjet nga gingiva bëhet tamponada


sipërfaqësore me presion digital në të dy anët
dhe pacienti udhëzohet ta kafshoi tamponin e
zhytur në tretje fiziologjike apo ujë

 Nëse gjakderdhja vazhdon nga baza e alveolës


(nga kocka) edhe pas tamponimit sipërfaqësor të
alveolës, në këto raste duhet përdorë metoda
tjera të hemostazës kimike (galatamp, sorbacel
gaza) apo biologjike (trombin)
 ndonjëherë kombinohen metodat biologjike apo kimike me ate
mekanike, respektivisht suturimin e plagës mbi paketim me
preparate hemostatike me sutura horizontale apo në formë të
tetëshes.

 Mbi alveolë vendoset edhe tamponi të cilin pacienti e kafshon


15-30minuta
 Te gjakderdhja perzistente nga indet e buta preferohet ligatura
ose kauterizimi i enës së gjakut ose plagës krahas aplikimit të
agentve hemostatik si surgicel gaza
Menaxhimi i gjakderdhjes sekondare te pacientët normal

 Gjakderdhja sekondare lajmërohet disa ditë pas intervenimit


(2-3-7ditë apo më tepër ). Vije si pasojë e lizës së koagulumit
nga infeksioni i plagës

 Tek kjo gjakderdhje preferohet largimi i debrisit nga


sipërfaqja e plagës e cila ndihmon infeksionin e plagës

 Identifikohet burimi i gjakderdhjes dhe trajtimi varësisht a


është gjakderdhja nga indet e buta apo kocka

 Mbi alveolë të dhëmbit përveq hemostatikëve lokal biologjik


apo kimik vendoset nji suturë për ta mbrojtur plagën
 Pacienti në shtëpi mund të vendosë tampon steril nëse ka ,
apo të vendosë mbi plagën e dhëmbit të nxjerrur filter çaji
Menaxhimi i gjakderdhjeve te pacientët me çrregullime
të hemostazës dhe ata me terapi antikoagulante

 Protokoli i zakonshëm tek këta pacientë konsiston në


analiza preoperative të gjakut dhe ndërmarrjen e masave
për kompenzimin e faktorëve deficientë ekzistues
(kompenzimi i faktorëve koagulues/ trombociteve) me
qëllim të zvogëlimit të gjasave për gjakderdhje
postoperative

You might also like