You are on page 1of 14

KANDIDATI: Kaltrina Elshani MENTORI: Elidon Dingo

Studim Rasti

TEMA: Kujdesi Infermieror te pacientet me Apendesit

Prishtinë, 07.04.2021.
PERMBLEDHJE

1.Hyrja………………………………………………………………..
2.Simptomat e Apendesitit……………………………………………
3.Diagnoza Primare……..…………………………………………….
4.Studim Rasti…………………………………………………………
5.Plani I kujdesit infermieror………………………………………….
6.Rekomandimet………………………………………………………
7.Referencat…………………………………………………………..
1.Hyrja
Apendesiti akut është inflamacion i papritur i një organi të ashtuquajtur APPENDIX
VERMIFORMIS (lat). Më së shumti shfaqet tek moshat e reja dhe pothuajse njëlloj tek
të dy gjinitë.
Gjëndet në anën e djathtë poshtë barkut (në fillim të zorrëve të trasha). Është një organ
në formë kanali që përfundon i kufizuar me gjatësi përafërsisht 10 cm.
Shumimi i mikroorganizmave në një ambient të kufizuar dhe të lëngshëm bën që
apendesiti të fryhet dhe ënjtet. Kjo enjtje dëmton rrjetin e gjakut që e ushqen këtë organ
dhe mos ushqimi me gjak dëmton shtresën e ti, e cila pas një kohe hollohet dhe plas.

Pacienti kishte ardhur në gjëndje të rëndë në spital, por pas operacionit ku i është hekur
apendesiti, pacientit gjëndja i është përmisuar.
Infermieret janë kujdesur më tejë për gjëndjen e tij, ku kan monitoruar për tëmperaturë,
infeksion skuqje apo ënjtje në vëndin ku është prerë pacienti, kan administruar lëngje
intravenoze, antibiotikë, si dhe një gjë shumë të rëndësishme kan monitoruar për tingujt
e zorrëve.
Sipas këtij studimi që kam bërë, dhe rishikimit të literaturës Kujdesi Infermieror për
pacientin në njësinë abdominale është kryer me sukses.
.1Simptomat e Apendesitit
Apendesiti zakonisht fillon me një dhimbje në mes të barkut (ose në anën e djathtë të
barkut), që është dhimbje e vazhdueshme, por edhe ndërprehet shumicen e kohës. Me
kalimin e orëve dhimbja bëhet më e lokalizuar dhe më e fortë. Shtypja dhe kollitja në
pjesën ku është apëndesiti e përkëqëson më shumë dhimbjen. Simptomë tjetër është
edhe humbja e oreksit, të vjellura të shumta, temperaturë, kapsllëk etj..
Edhe pse apendesiti akut i ka pothuajse tipike shënjat e tij, ndonjëherë ngatërrohen me
sëmundjet e tjera të po asaj zone. Andaj edhe kërkohen egzaminime shtesë për të
vëndosur diagnozën përfundimisht.

Analizat që duhen bërë janë:


Analizat e gjakut komplet,
Analizat biokomike,
EKO’kja,
Urina dhe në disa raste edhe tomografia kompjuterike.
Tomografia në këto raste bëhet në qoftë se shënjat nuk janë të mjaftueshme, apo tek
moshat e ndryshme.
Diagnnoza Primare Infermierore Preoperative për pacientët me apendesit është-
dhimbje akute në lidhje më inflamacionin
Diagnoza Primare Infermierore Postoperative -është rreziku për infeksionin në lidhje me
prerjen kirurgjikale
Diagnoza tjera që mund të ndodhin në planet e kujdesit infermieror infermieror për
apendesitin janë:
Ushqim i qekuilibruar; më pak se kërkesat e trupit,
Integriteti i lëkurës I dëmtuar,
Perfuzion i indeve joefektive,
Rrezik për vëllimin e mangët të lëngut,
Rrezik për dëmtim.

Ndërhyrja infermierore para operacionit


Administrojmë lëngje në mënyrë intravenoze për të parandaluar dehidratimin,
Monitorojmë për ndryshimet në nivelin e dhimbjes.
Monitorojmë për shenjat e apendiksit të prishur dhe të peritonitit,
Monitorojmë tingujt e zorrëve,
Vendosnim pako akulli në bark çdo orë për 20-30 minuta siç përshkruhet,
Administrojmë antibiotikë siç përshkruhet,
Shmangnim aplikimin e nxehtësisë në bark,
Shmangnim laksativët ose klizmën.
Heqja e apendesitit bëhet:
3.Studim Rasti
Pacienti R.G mashkull, 28 vjeqar, me vendbanim në vënd rural. i pranuar në Institucionin
shëndetësor me datën 23.03.2021, në orën 08:45, në QKUK, reparti Kirurgjik, njësia
Abdominale.
Pacienti nga Emërgjenca e Ferizajit pranohet në njësinë Abdominale- Prishtinë, për shkak të
dhimbjëve të barkut, të vjellurave dhe plogështi. Këto simptoma i ishin shfaqur që prej dje, me
një intesitet të shtuar deri në momentin e pranimit në Klinikën Abdominale.

Në pranimin e vetëdijshëm, pacienti zë pozit aktive në shtrat, të një sëmuri mësatarisht të rëndë.
Toraksi kishtë konfiguracion normal, frymëmarrje normale vezikulare.
Abdomeni në nivel të krahërorit, ndjëshmëri palpatore në abdomenin e poshtëm dhe prominim në
fosa iliaka dekstra.
Mëlqia dhe shpretka nuk palpohen

Pas marrjes së anamnezes dhe diagnoses mjekësore, infermieri/ja kishte kryer punën e tijë, duke
administruat lëngje Intravenoze (si në tabelë).
Anamneza Dhimbje barku, vjellje, vështirësi në urinim, plogështi
T-37.7°C
Ekzaminimet SPO2 97%
TA 70/50mmHg
Sol.NaCl 0.9%, 250ml
Amp. Diclofenac 75mg
Trajtimi i tanishëm Amp. Dexason 4mg
Amp. Klometol 10mg I.V
Amo. Buscopan 20mg
Diagnoza e punës R4. R10
Diagnoza mjekësore ishte:
Abdomen accutum ppt. Appendicitis acuta gangrenosa perforativa.

Pas ekzaminimeve dhe marrjes së diagnozës, pacientit i është dhënë “Pelqimi pas
informimit Adekuat”, ku pacienti kishte dhënë pëlqimin (lejen) e tij për anestezionit, dhe
kryerjes së ndërhyrjeve kirurgjike.

Pas pëlqimit të pacientit, pacienti është dërguar në kirurgji në orën 17:15


Anestezioni i është dhënë në orën 17:20
Operacioni ka filluar nga 17:25, dhe ka mbaruar në orën 18:03:

Me APET pasi bëhet dëzinfektimi dhe izolimi i fushës operatore, krahas hemostazës
korrekte hapet kaviteti abdominal sipas shtresave anatomike. Pas hapjes së kavitetit
abdominal është filluar me explorim, vërehet peritonit difuz fibropurulent, më pas
identifikohet appendixi i cili ishte me ndryshime gangarenoze i përforuar. Apendesiti
hiqet në tërësinë e tij, ligohet baza dhe afundohet me tobako.
Bëjmë lavazhen e tërë hapsirës abdominale me tretje në sasi të nëvojshme dhe e
plasojmë drenin në hapsirën e Douglasit. Instrumentarja numëron gazat dhe materiain
tjetër që rezulton në numrin e duhur. Pas konstatimit të hemostazës korrekte është bërë
mbyllja e kavitetit abdominal sipas shtresave anatomike. Pacienti e përballoi mirë
intervenimin kirurgjik dhe anestezionin e përgjithshëm.
Edhe anestezioni ka mbaruar në orën 18:10, ndërsa pacienti ka dalur nga kirurgjia në
orën 18:15 ku është dërguar në dhomën përkatëse.
Pacienti ka qëndruar edhe 2 ditë pas ndërhyrjeve kirurgjike, për të iu përcjellur më tejë
gjëndja e tijë shëndetësore. Gjëndja e tij tani ishtë mjaftë e mirë. Pas lëshimit nga
spitali, pacientit i përshkruhet vizita mjekësore në institucionin shëndetësorë më të
përafërt, ku edhe bëhet pastrimi i plagës gjithnjë, si dhe këshillohet për kujdes në
ushqimin që konsumon, ku nuk duhet të konsumojë brumëra fare. Pas 7 ditëve ose 10
ditëve, pacienti dërgohet për vizitë mjekësore, ku edhe i largon penjtë (fijet) që është
operuar pacienti. Pasi kësaj pacienti këshillohet sërish të ketë kujdes me plagën e
tijë,deri sa të shërohet plotësisht.
VLERESIMI FILLESTAR INFERMIEROR
Të dhënat Objektive: ostipacioni, diarre, të vjellura, anoreksi
Të dhënat Subjektive: dhimbje barku, humbje e apetitit, të perziera

Vlerësojmë ankesat e pacientit për dhimbje të përgjithshme në pjesën e


poshtme të barkut,
Marrim informacion për periudhen në të cilën i ka filluar dhimbja,
Plotëson vlerësimin e pranimit në emergjencë,
Bëjmë vlerësimin e shënjave vitale,
Vlerësojmë testet laboratorike dhe radiologjike
Vlerësojmë gjëndjen emocionale të pacientit.
DIAGNOZA INFERMIERORE
Dhimbje dhe ankth si pasojë e intervenimit kirurgjikal,
Përkeqësim i cjes,
Anoreksi e menjëherëshme,
Nausea dhe votimus disa orë para fillimit të dhembjes,
Shtresim i gjuhës dhe ka erë të keqe nga goja (halitosis),
Temperatura trupore si pasojë e infeksionit,
Prishje e integritetit të lëkurës.
PLANIFIKIMI I NDERHYRJEVE INFERMIERORE DHE ZBATIMI
Vlerësojmë dhimbjen duke përdorur një shkallë dhimbje,
Japim analgjetik të nëvojshëm, sipas rekomandimit të mjekut,
Marrim masa për menaxhimin e temperaturës,
E mësojmë pacientin se si duhet të sillet në rast kollitjeje apo ndryshimi të pozicioni
për të mos përjetuar dhimbje,
E udhëzojmë për të raportuar ethe ose temperaturë, skuqje, ose kullim nga plaga.
EVALUIMI
Pacienti do të shprehi ndjenjën e rehatisë
Pacienti do të mbajë kalritë në sasi të mjaftueshme,
Integriteti i lëkurës së pacientit do të mbetet i paprekur,
Vëllimi i lëngut të pacientit do të mbetet mbrenda parametrave normale,
Pacienti do të shmangë ose minimizojë komplikacionet
5.Rekomandimet
Komunikimi i duhur rreth gjendjes shëndetësore ndërmjet personelit shëndetësor dhe
pacientit është i rëndësishëm, përmirëson cilësinë e kujdesit që u ofrohet pacientëve, gjë
që vërehet në rezultate. Pacientët e operuar nga apendiciti akut kërkojnë kujdes të
veçantë shëndetësor. Për këtë arsyje rekomandohet:
Edukimi shëndetësor ndaj pacientit dhe familjarëve.
Ordinimi i marrjes së medikamenteve në kohë dhe mënyrë të duhur.
Mobilizimi i hershëm i pacientit – rekomandohet që brenda disa orëve pas operimit , me
ndihmën e infermieres dhe prindit fëmija të fillojë të ecë.
Fillimi i ushqimit të lehtë per os, sapo të fillojë peristaltika e zorrëve. Infermierja
këshillon dhe asiston prindin rreth fillimit të ushqimit të lëngshëm per os pas operimit të
fëmijës.
Pas përmisimit të gjendjes, rekomandohet që pacienti të mos jetë pasiv, pra të bëhen
aktivitete të lehta. Kjo do të ndihmojë muskujt të qëndrojnë të fortë dhe do të ketë
shërim më të shpejtë.
Pacientet këshillohen të konsumojn më shumë ujë dhe lëngje, përfshini fibrat në dietën,
siç janë pemët e freskëta, perimet dhe drithërat. Konsumimi i këtyre ushqimeve, dhe
pirja e shumë lëngjeve do të ndihmojë në parandalimin e konstipacionit.
Pas lëshimit nga spitali, nëse pacienti ndjenë ndonjë komplikim të gjendjes, të ordinohet
me kohë te personeli shëndetësor.
Limit i sporteve dhe aktiviteteve të fuqishme për disa javë.
6.REFERENCAT

1. Society of American Gastrointestinal and Endoscopic Surgeons: “Laparoscopic Appendix


Removal (Appendectomy).”https://www.webmd.com/digestive-disorders/digestive-diseases-
appendicitis
Di Saverio, S. Ann Surg., July 2014.
National Digestive Diseases Information Clearinghouse.
National institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases.
Emedicine.
University of Maryland Medical Center: "Appendicitis."
UpToDate: "Management of acute appendicitis in adults."
Mayo Clinic: “Appendicitis.”
2.Marrur nga QKUK-Prishtine
3. Uploaded by Egla Kraja Bardhi ”https://www.scribd.com/presentation/86781688/25-
Kujdesi-inf-tek-pacientet-me-APPENDICITIS
3. Fabjan.V & Rashide. T Apendiciti akut. (Published 2014 Tiran-Albania) , [Online] Qasshëm
nga: https://www.slideshare.net/fabjanvasku/crohn-diseaseand-ulcerativ-colotispatologji-
ekolonitfabjan-vaskurashide-tola ./ [Qasja: 1 Jun 2014].
Copyright : Gazeta Shqip (2014). Simptomat e apendicitit akute
BalanWeb (Tirane-Shqiperi ) , Apenciditi , shenjat dhe diagnostikimi , ( 2015 ). [Oniline] ,
Qasshem nga : https://balkanweb.com/apendisiti-shenjat-dhediagnostikimi/ [Qasja : 11 Mars
2015].

You might also like