You are on page 1of 68

AAB - Infermieri e përgjithshme

Kujdesi infermieror për të rriturit


(mjekësor dhe kirurgjikal)

Prof.Ass.dr. Ferat Sallahu MD,PhD


Infermieria e kirurgjisë
 Infermieria e kirurgjisë është e
specializuar për punën në kujdesin operator
në bashkëpunim me kirurgun.
 Infermieria është një pjestar aktiv në
procesin kirurgjikal , trajtimin kirurgjikal ndaj
pacientit dhe kujdesi apo puna që ajo ushtron
është punë shumë e rëndësishme mbi
pacientin.
I semuri kirurgjik dhe infermieri-ja

 Duhet nenkuptuar qe personi i cili ka zgjedhur


thirrjen e infermierese deshiron t’i ndihmoj tjetrit ne
fatkeqesi.
 Dhe semundja eshte, sigurisht, fatkeqesia me e
madhe.
 Per thirrjen e cekur eshte e nevojshme njohuria
e mire, por mbi te gjitha zemermiresia e cila perballet
me mundimet e tjetrit.
I semuri kirurgjik dhe infermieri-ja
I semuri kirurgjik dhe infermieri-ja
 Vetem njeriu i mire mundet te jete
punetor i mire shendetesor.
 Te semurin duhet vezhguar me kujdes
dhe me ndegjuar me durim.
 Shpesh duhet te vehemi ne poziten e te
semurit ne menyre qe te kuptojme se cka
ndien i semuri dhe si mundemi t’i ndihmojme.
Buzeqeshja sheron te semurin
I semuri kirurgjik dhe infermieri-ja

 Si duket shkuarja e te semurit ne operacion


shkakton ndjenje te posaqme te frikes dhe
medyshjen se si do te mbaron operacioni.
 Per kete shkak ndoshta detyra e infermires
ne repartet kirurgjike eshte dicka me e ndryshme
prej detyrave ne repartet tjera te lemive mjekesore.
 Kur te vjen i semuri ne repartin kirurgjik duhet
pritur dhe pranuar infermierja me dashuri dhe me
kujdes.
Frika e pacientit per operim
Historiku i Kirurgjisë – Chirurgiae
• Çka është Kirurgjia ?
 Kirurgjia eshte shkenca mbi shkathtësinë e zbatimit të
ndërhyrjeve kirurgjike , me qëllim të shërimit të lëndimeve , të
sëmundjeve , të tumorëve dhe të mbeturinave kongjenitale.
 Prejardhja e emërimit kirurgji vjen nga greqishtja cheiros –
dorë dhe ergon – punë , çka tregon se në origjinën e saj kjo
veprimtari ishte e lidhur me veprime që përfshinin përdorimin e
dorës gjatë manipulimit me trupin e pacientit. Studimi dhe trajtimi
i sëmundjeve të cilat duhet të mjekohen me punën e kirurgut dhe
me instrumente.
 Pra kirurgjia është një teknikë mjekësore e cila nënkupton
kryerjen e një veprimi fizik mbi indet, më shpesh me një incision
(prerje) dhe suturë (qepje).
• Ambroise Paré, një kirurg francez i shekullit të 16-
të, tha se për të kryer një operacion duhet:
"Të eliminosh atë që është e tepërt, të rivendosësh
atë që është zhvendosur, të ndashë atë që është
bashkuar, të bashkosh atë që është ndarë, pra të
riparosh defektet e natyrës.“
• Kodi i Hammurabit, një nga kodet më të
hershme babilonase të ligjeve, përmban
vetë legjislacion specifik që rregullon
kirurgët dhe kompensimet mjekësore
Trajtimi KIRURGJIKË

PREOPERAT OPERATIV
IV

POSTOPERAT
IV
Trajtimi KIRURGJIKË
• Kirurgjia është një degë e mjekësisë klinike që merret në
mënyrë strikte me studimin dhe trajtimin e sëmundjeve që
trajtohen me dorën e kirurgut dhe përdorimin e mjeteve
mekanike, instrumentet.
Kirurgjia operative, sipas qasjes së trajtimit, mund të ndahet në
katër grupe:
1. Riparimi i plagës
2. Heqjen e pjesëve të sëmura ose indeve dhe organeve të
plota
3. Kirurgjia rindërtuese dhe
4. Kirurgjia fiziologjike.
Trajtimi KIRURGJIKË
Trajtimi KIRURGJIKË
• Në mënyrë që të arrihet një punë e suksesshme, përveç
aftësive manuale për një kirurg, është e nevojshme të
kemi një edukim të gjerë mjekësor, si dhe njohuri të
teknikave dhe teknologjisë.
• Për shkak të përparimit të vetë operacionit dhe shtrirjes
së njohurive dhe zhvillimit të teknikave të shumta
operacionale, për të ofruar shërbime më të mira
mjekësore për pacientët, kirurgët gjithnjë e më shumë
specializohen në degë të caktuara të kirurgjisë, duke
zhvilluar kështu disiplina të reja kirurgjike ose
nëndisiplinat e tyre.
Degët e shumta janë dalluar nga kirurgjia e sotme, si:

-Neurokirurgji
- Kirurgji maksilofaciale
- Ortopedi
- Kirurgji plastike dhe rindërtuese
- Kirurgji torakale
- Kirurgji abdominale
- Kirurgji vaskulare
- Urologji dhe
 - Nën-disiplina të tjera të shumta.
Detyrat themelore të kirurgjisë
• Detyra themelore e kirurgjisë është me çdo kusht të
ndihmojë të sëmurët ose të lënduarit.
• Në varësi të kushteve mjedisore, stafi mjekësor është
që të ofrojë ndihmë adekuate ndaj pacientit,
pavarësisht nga kushtet në mjedis.
• Parimi themelor i dhënies së ndihmës mjekësore është
se ju nuk duhet të dëmtoni pacientin.
• Ndihma tregohet nga një person i kualifikuar për
qëllimin e asistencës së ofruar, dhe brenda ndihmës së
parë mund të jetë një laik i trajnuar.
Detyrat themelore të kirurgjisë
• Diagnoza dhe trajtimi kryhen në një mjedis që
u mundëson atyre të kryejnë mirë.
• Kjo do të thotë se në kohë paqeje, ndihma e
parë, diagnoza, trajtimi dhe shërimi kryhet nga
profesionistët mjekësorë të kualifikuar brenda
juridiksionit të tyre në institucionet që janë
për të ofruar shërbime mjekësore.
Specifikat e sherbimeve kirurgjike
Njësitë e përbashkëta
• Ambulantat
• Reparti i pranimit
• Dhomat e pacientëve
Njësitë e posaçme

Lidhëtorja ( ne afersi te
dhomave te te semureve, aseptike
dhe septike;
- Ndriqimi
- Tavolina per lidhje
- Instrumentet dhe materiali
per lidhje
- Uje i rrjedhshem
Pergatitja para operacionit varet nga natyra e
semundjes
Operacioni mund te jete:
 Urgjent dhe Elektiv
 – Urgjent kur nderhyrja duhet menjehere te kryhet sepse
eshte e rrezikuar jeta e te semurit psh. per shkak te
gjakderdhjes, mbylljes (obstrukcionit) te zorreve apo te
rrugeve te frymarrjes ose per shkak te zgjerimit te infekcionit
i cili nuk mund te ndalet vetem me mjekim konzervativ.
 - I planifikuar ose elektive i cili ndermirret per shkak te
semundjes e cila drejtperdrejt nuk rrezikon jeten e te
semurit cka operacioni nuk kryhet menjehere pas ardhjes ne
spital gjegjesisht ne repartin kirurgjik
Marrja e te dhenave
Historia e semundjes

 Historia e semundjes eshte pjesa me e


rendesishme ne proqesin e perpunimit te
semurit drejt vendosjes se diagnozes.
 Simptomet te cilat pacienti vet i ka
verejtur, fillimin dhe ecurine e veshtiresive
veqanarisht jane te dhena te vlefshme ne
historine e semundjes.
 Me tutje, te rendesishme jane, semundjet
e perparme, profesioni dhe anamneza familjare.
Shiqimi klinik kirurgjik

• Shiqimi klinik perfshine hulumtimet fizike:


• Inspekcioni
• Palpacioni
• Perkusioni
• Auskultimi
Inspekcioni
• Inspekcioni, dmth. ekzaminimi i te semurit
duke shiquar. Keshtu psh. me shiqim mund te
vrehet egzoftalmusi (dalja e kokerdhokave te
syrit – bulbusit) dhe rritja e gjendres tiroide ne
qafe si simptome te cilat drejtojne ne
hipertireoze.
• Zbehja dhe djeresitja mund te jene si pasoje e
gjakderdhjes (hemorragjia), kurse cianoza
mund te jete shenje i obstrukcionit respirator
Inspekcioni
Inspekcioni
 - Ikterusi ( zverdhja) mund te jete e kushtezuar
nga obstrukcioni i rrugeve biliare ose nga
hemoliza pas transfuzionit te gjakut me heret.
 - Hematomat ne lekure, ose gjakderdhja e
vazhduar pas shpimit me gjilpere per marje te
gjakut terheqin vemendjen per çrregullimin e
mekanizmit te mpiksjes se gjakut ( mekanizmi i
koagulimit).
Nuk ka dyshim qe infermierja me inspekcion mund te
zbuloj disa ndryshime te cilat me pare nuk jane verejtur
ose te cilat me vone jane lajmeruar, gjat qendrimit ne
spital.
Per kete shkak eshte detyre e infermieres qe te hap syte
duke vezhguar te semurin dhe te ndryshimet e verejtura te
lajmeroj mjekun.
Palpacioni

 Palpacioni eshte ekzaminim me gishterinje te


shtrire dhe me shuplake te dores.
 Palpimi duhet me qene delikat, kurse
gishterinjet te nxehte.
 Me palpim mund te zbulohet ndieshmeria e
dhimbjes, te enjturit, shtrengimi ( defansi) i
muskujve te abdomenit
Palpacioni
Perkusioni
• Perkusioni eshte ekzaminim i cili kryhet me ramjen e majeve
te gishterinjeve te njeres dore ne gishtin e shtrire te dores
tjeter. Me
perkusion hulumtojme: a)
ndieshmerine e dhimbjes ( psh. te murit te abdomenit);
b) kualitetin e tonit, para se gjithash te
abdomenit dhe toraksit
• Keshtu psh.gjat perkusionit te kavitetit abdominal te hepari do fitojm ze
timpanik, dhe jo shurdhim, nese nen diafragme te perforimi i ulceres
gastroduodenale gjindet ajer.
• Ndieshmeria e dhimbjes gjat perkusionit te murit abdominal eshte
symptom mjaft i sigurte i reakcionit peritoneal gjat dyshimit ne
abdomenin akut.
Auskultimi
• Auskultimi eshte ekzaminim duke ndegjuar
me ndihmen e fonendoskopit punen e zemres,
te frymarrjes apo peristaltiken e zorreve.
• Keshtu psh. me auskultim te kavitetit
peritoneal ndegjohet peristaltika e shtuar ose
të zbrazuritë karakteristike ne zorre tek ileusi
mekanik
Auskultimi
Ekzaminimet tjera fizikale
 Ekzaminimi digitorektal tregon hulumtimin fizikal te
anusit dhe te pjeses distale te rektumit me ndihmen e gishtit.
 Ekzaminimi eshte i nevojshem te dhimbjet
abdominale, te jashteqitjet jo te rregullta, te obstipacioni dhe
nderprerja e gasrave dhe te paraqitja e gjakut ne fekale.
 Te meshkujt me ekzaminim digitorektal ekzaminohet
edhe prostata.
 Detyrat e infermieres: duhet t’i pergatis dorezat e gomes,
gishtezen e gomes dhe vazelinen. Te semurin para ekzaminimit
duhet njoftuar me kete procedure dhe duhet ndihmuar ashtu
qe te marr poziten e pershtatshme per ekzaminim
Procedurat më të rëndësishme gjatë
hospitalizimit
• I semuri duhet te nenshkruaj pelqimin per
operacion. Per femijet te cilet nuk jane madhor
pelqimin e nenshkruan njeri nga prinderit ose
kujdestari.
• Marja e mostrave te gjakut dhe urines per analizat
laboratorike. Punktimi i venes per marjen e gjakut
duhet te behet me kujdes dhe me gjilpere te mbreht,
kurse te semurin duhet pergatitur per kete
procedure, sepse shumica i friksohen shpimit me
gjilpere;
Pergatitja e te semurit per operacion
 Pergatitja e te semurit varet nga ajo se a eshte i
nevojshem operacioni urgjent apo i planifikuar (elektiv).
 Te operacionet urgjente pergatitja duhet me qene e
shpejt, dhe per kete kryhen vetem ato proedura me te
nevojshme ( psh.caktimi i grupit te gjakut dhe Rh-faktori,
ekzaminimi i i zemres dhe mushkerive, analizat e
rendesishme biokimike te gjakut).
 Te operacionet elektive infermieret kane me shume
kohe jo vetem per pergatitjen mjekesore para intevenimit
por edhe per njohjen e te semurit si person, shprehit dhe
problemet e tij.
Pergatitja e te semurit per operacion
 Indikaioni per operacion do te thot nevoja
per mjekim kirurgjik te semundjes dhe lendimit.
Dallojme:
 Indikacionin absolut, kur intervenimi kirurgjik
eshte e vetmja menyre e mjekimit. Indikacioni
absolut mund te jete edhe i ashtuqejturi
 Indikacioni vital nese vetem operacioni urgjent
shpeton jeten e te semurit (psh. ulcera
gastroduodenale e perforuar, lendimi i eneve te
medha te gjakut me gjakderdhje etj.)
Pergatitja e te semurit per operacion
Pergatitja e te semurit per operacion
 Indikacionin relativ, kur intervenimi kirurgjik eshte i
arsyeshem, por nuk eshte urgjent, kurse te disa semundje
ndermirret edhe mjekimi konzervativ (dmth. pa operacion)
me gjase per sukses (psh.mjekimi medikamentoz i ulceres
gastroduodenale, irridiacioni i disa formave te kancerit te
lekures etj.).
 Kontraindikacioni per operacion do te thot se gjendja e
pergjithshme e te semurit apo te ndonje organi vital eshte aq
i crregulluar sa qe nuk mund te permisohet me mjekiminin
dhe procedurat ne dispozicion, dhe qe intervenimi kirurgjik,
me siguri, do te shkaktonte vdekjen e te semurit
Intervenimet kirurgjike mund te jene:
 Radikale – nese i largojme shkaktarin e semundjes ose
organin e semure dhe keshtu sjellim deri te mjekimi ( psh.
Kolecistektomia);
 Paliative – nese vetem zbuten mundimet ekzistuese,
kurse nuk hiqet organi i semure (psh. Kolostoma te kanceri
inoperabil i zorres se trashe);
 Eksplorative – kur gjat operacionit vetem vertetohet
gjendja lokale, por procedura e metejme kirurgjike nuk
ndermirret ( psh. te kanceri i lukthit me metastaza) per shkak
te zgjerimit te procesit patologjik, apo per shkak se kirurgu
eshte vertetuar qe mjekimi kirurgjik nuk eshte i nevojshem
TRAJTIMI OPERATIV
 Trajtimi intraoperativ fillon prej momentit kur
pacienti shtrihet ne tavolinen e operaconit dhe përfundon
me transferimin e pacientit në dhomën e zgjimit.
 Gjatë kësaj periudhe pacienti monitorohet, futet ne
anestezion, fusha operatore pastrohet dhe mbulohet me
kompresa sterile dhe realizohet intervenimi kirurgjik.
 Aktiviteti i infermieres fokusohet në parandalimin e
infeksionit, përgatitjen e paisjeve, instrumenteve dhe
materialit steril. Sigurimi i transfuzionit të gjakut dërgimi
i biopsisë ex-tempore, etj
Trakti operator
 Përbëhet nga një grup i dhomave dhe
hapësirave të destinuara për të realizuar të gjitha
shërbimet e nevojshme në lidhje me intervenimin
kirurgjik.
 Në traktin operator, përveq sallës operatore
përfshihen edhe hapësira të tjera në të cilat bëhet
përgatitja e pacientit dhe anestezioni, dhoma e
zhveshjes se stafit, përgatitja antiseptike e ekipit
operator, sterilizimi i instrumenteve dhe materialit,
depo e materialit të pastër, dhoma e zgjimit.
Dhoma Paisjet jo
e sterile
sterilizi
mit

Paisjet Larja
e kirurgjik
sterilizua SALLA ee
ra OPERATORE duarve

Dhoma e
zhveshje
s së stafit
Hyrja e Dalja e
pacienti pacienti
t t
Blloku operator
• Njesia e kujdesit intenziv - pacientet me qrregullime te funksioneve vitale( mbikeqyrje dhe kujdes permanent)
Blloku operator:
 Pjesa josterile (hyrja dhe zgveshtorja)
 Pjesa sterile(korridori, salla operatoredhe hapëesira per zgjim te pacientit pas operacionit )
 Hapësirat ndihmëse per premedikim, sterilizim, per veshje te personelit dhe ajo e Hedhurinave

•Ka tri zona:


1. Zona me qasje të pakufizuar (unrestricted area)

2. Zona e me qasje gjysëm të kufizuar (semi restricted area)

3. Zona me qasje të kufizuar (restricted area)


Zona me qasje të pa kufizuar
•Zona me qasje të pa kufizuar përfshin hapësirat e traktit operator
në të cilat veshja kirurgjike nuk është e domosdoshme.
•Kjo zonë është e izoluar me derë nga korridori kryesor i Spitalit
por lejon qasjen për komunikim me repartin dhe me personelin e
Spitalit
•Këto hapësira përfshijnë:
dhoma e pushimit të stafit
dhoma e dollapeve
dhoma e materialit të ndotur
dhoma e zgjimit të pacientit
dhoma e premedikimit
Zona me qasje gjysëm të kufizuar
•Zona me qasje gjysëm të kufizuar përfshin hapësirat
ndihmëse dhe rrethuese të sallës operatore.
Lejohet qarkullimi i personelit të autorizuar me veshje
kirurgjike dhe kapelë.
•Këto hapësira përfshijnë:
 dhoma e zhveshjes
 korridoret që lidhen me sallën operatore,
 hapësira për larjen kirurgjike të duarve
 depot furnizuese,
 dhomat e serilizimit,
 dhoma për përgatitjen dhe ruajtjen e instrumenteve,
Zona me qasje të kufizuar
• Zona me qasje të kufizuar ne traktin operator është
hapësira të cilës mund ti qasemi vetëm përmes zonës me
qasje gjysëm të kufizuar me qëllim që të arrihet nivel i
lartë i kontrollit të asepsës.
• Në zonën me qasje të kufizuar është i lejuar
qarkullimi vetëm i personelit të autorizuar dhe pacientëve.
• Personeli duhet të mbajë veshjen kirurgjike dhe të
mbulojë kokën me kapele dhe zonën e gojës, hundës dhe
mjekrrës me maskë.
•Këtu bëjnë pjesë sallat operatore.
Blloku operator
Blloku operator
Blloku operator
TRAJTIMI POSTOPERATIV

• Trajtimi postoperativ fillon prej momentit kur pacienti


transferohet në dhomën e zgjimit dhe përfundon me zhdukjen
e sekuelave të trajtimit kirurgjik.
• Shpesh herë ky trajtim përfundohet jashtë repartit kirurgjik
gjysëmintenziv dhe nga ekspertë të tjerë jo kirurgjik si
anesteziologu apo dhe fizioterapeut, etj.
• Trajtimi i dhimbjes
• Monitorimi i parametrave vital
• Matja e temperatures
• Mobilizimi i pacientit
• Mirembajtja e SNG, Drenave
Procedurat me te rendesishme pas operacionit

 Anesteziologjia dhe reanimimi.


Infermierja duhet rregullisht te kontrolloj frymarrjen dhe
menjehere te verej simptomet e obstrukcionit respirator:
 Frymarrje siperfaqesore, ngjyra cianotike e lekures ne fytyre
dhe ne periferi, terheqja e murit te kafazit te krahrorit gjat
kohes se frymarrjes.
 Çdo ndryshim te frymarrjes normale urgjentisht duhet
lajmeruar mjekun, kurse infermierja urgjentisht duhet te ia
ngrite nofullen e poshtme, dhe ate ashtu qe t’i fiksoj duart
per kendin e mandibulles dhe ta shtyne per nga perpara dhe
larte
Procedurat me te rendesishme pas
operacionit
 Mundimi dhe vjellja jane çrregullime te pa
pelqyeshme, te cilat shpesh paraqiten menjehere pas
intervenimit kirurgjik dhe anestezionit te pergjithshem
inhalues. Infermierja prane te semurit i cili vjell vendos
nje ene te posaqme per kete, kurse koken ia kethen
anash ne menyre qe mos te aspiroj permbajtjen e vjellur.
 Kur mbaron se vjelluri, infermierja enën duhet
zbrazur dhe pastruar, kurse pastaj duhet vendosur prane
krevatit, por jo ashtu qe ta kete ne dukje i semuri, sepse
kjo mund t’ia shtoj ndjenjen per te vjellur.
 Shijen e pa kendshme ne goje mund te evitoj duke
pastruar gojen me uje te patert ose me ndonje lenge te
posaqem per pastrimin e gojes (psh.Odol), gjegjesisht
pastrimi i dhembeve me brushe dhe me paste per dhembe.

 Infermierja me pas do t’i pastroj fytyren e te semurit,


kurse teshat e perlyera dhe qarshafet do t’i nderroje.
 Te semurin duhet keshilluar qe qete te qendroje dhe thelle
me goje te marr fryme, sepse kjo shpesh eviton ndjenjen e
mundimit dhe mund te pengoj vjelljen e serishme
 Vjellja pas operaionit si rregull nuk eshte teper e shprehur
ne shumicen e te semureve. Te semuret me se shpeshti per
kohe te shkurte pas operacionit nderprejne se vjelluri.
 Nese ajo spontanisht nuk ndalet, rendom qetesohet
pas aplikimit te Chlorpromazines (Largactil) 25 mg.
 Gjate vjelljeve perzistente eshte e nevojshem vendosja
e sondes nazogastrike dhe nxjerrjen e permbajtjes se lukthit.
 Vjelljet e shumta dhe nxjerrja e permbajtjes se lukthit
me sonde shkakton humbjen e kripes dhe lengjeve, dhe per
kete eshte e nevojshme kompenzimi intravenoz
 Infermierja duhet me kujdes te percjelle
listen e terapise per marrjen dhe humbjen ne
menyre qe te kemi pasqyren e sakte per ate se
sa lengje ka humbur i semuri ( permbajtjen e
vjellur dhe me urinim) dhe sa ka marrur me
rruge intravenoze.
 I semuri fillon te marre lengjet permes
gojes pas nderprerjes se te vjellurave dhe kur te
fillojne se punuari zorret (peristaltika).
Lemza (singultus)
 Lemza (singultus) nganjehere eshte paraqitje shume e pa
pelqyeshme pas operacionit, e cila e shqeteson dhe e lodhe
te semurin nese zgjat per kohe te gjate.
 Per ndaljen e lemzes preferohet aplikimi i dioksid karbonit
(CO2) 5%, kurse nese nuk qetesohet, mund te jepet CO2 10%.
 Nganjehere mund te ndihmoj Largactili 25 mg.
 Mund te tentohet edhe me ngacmimin e farinksit duke
aspiruar mukusin me ndihmen e kateterit i cili futet permes
hundes.
 Te lemza rrezistente aplikohet bllokada e nervit frenikus me
novokain ne qafe
Ushqyeshmeria.
• Menjehere pas operacionit i semuri si rregull
nuk merr asgje permes gojes (per os, peroral),
por merr kompenzim intravenoz, kurse me pas
merr diete te lengshme.
• Infermierja duhet njoftuar te semurin me
arsyerat mjekesore te kesaj procedure, sepse
ai shpesh çuditet dhe pyet se si do te
permisohet me ushqime te lengshme
Transfuzioni i gjakut
• Nese lloji dhe madhesia e intervenimit kirurgjik,
si dhe gjendja e pergjithshme, kerkojne
transfuzion te gjakut, eshte e vlefshme qe
paraprakisht te semurit me i tregua se kjo eshte
procedure e zakonshme pas operacionit.
• Keshtu qe i semuri do te evitoj kete te papritur
te pa kendshme dhe friken se transfuzioni eshte
i nevojshem per shkak te komplikimeve te pa
pritura
Transfuzioni i gjakut
Mjekimi me oksigjen
 Mjekimi me oksigjen veqanarisht mund te
shqetesoj te semurin, sepse shumica konsiderojne
se ky eshte shansi i fundit per te shpetuar jeten.
 Per kete shkak preferohet qe infermierja qe para
operacionit te njoftoj te semurin me kete
procedure dhe me qellimin e mjekimit me
oksigjen ( e ashtuqejtura oksigjen-terapia).
 Infermierja duhet te njoh parimet e dhenjes se
oksigjenit
Oksigjenoterapia
Levizja e hershme
• Shpesh i semuri nuk deshiron te ngritet nga krevati
sepse frikesohet per plagen, i ndien dhimbjet ne
plage dhe pa sigurine ne hapat e pare. Infermierja
se pari duhet ta ul te semurin ne qoshin e krevatit,
kurse ai t’i leshoj kembet dhe me to spontanisht te
levize. Pas kesaj te zbres nga krevati dhe me
ndihmen e infermieres te filloj te eci disa hapa
neper dhome. Diten vijuese te shtohet te ecurit deri
sa i semuri do te mundet plotesisht vete te jete
edhe me gjate jashte krevatit.
Procedura gjatë daljes prej spitali
 Para shkuarjes në shtëpi është e nevojshme si vijon:
 -Të sëmurin duhet kontrolluar mjeku i cili do të vërtetoj që
gjendja e plagës dhe gjendja e përgjithshme lejojnë lëshuarjen
prej spitali,
 - I sëmuri duhet të marrë udhëzimet gojore dhe fletëleshimin
se si të sillet në shtëpi dhe nevojën për marrjen e barnave
 - T’i caktohet data dhe ora e ardhjes në vizitën kontrolluese,
 -T’i sigurohet përcjellja deri te dalja dhe vendosja në
automobil,
 - I sëmuri i shëruar dhe i kënaqur është shpërblimi më i mirë
për ndihmën e dhënë gjatë qëndrimit në spital.
Ju faleminderit për vëmendje

You might also like