You are on page 1of 5

FAKULTETI I INFERMIERISË

Tema e ushtrimit:

Administrimi i medikamenteve - Injeksionet Subkutane


ADMINISTRIMI I MEDIKAMENTEVE ME RRUGË SUBKUTANE (SC)

HYRJE
Me injeksione subkutane, nënkuptojmë dhënien e medikamentit në indin adipoz nën lëkurë, ku
absorbimi i medikamentit është më i ngadaltë, por konstant.

Objektivat e procedurës
Pas këtij ushtrimi studenti do të jetë në gjendje të:

 Të përcaktoj vendin për administrimin e medikamenteve me rrugë SC;


 Të demonstroj procedurën e administrimit të medikamenteve me rrugë SC;
 Të shpjegojë procedurë e administrimit të medikamenteve me rrugë SC.

PËRGADITJA
Pacienti
 I shpjegohet procedura, për të siguruar pëlqim dhe bashkëpunim;
 Kërkoni nga pacienti ose ndihmojeni që të zbuloj vendin për injeksion.

Aparatura/ Mjedisi
 Receta e përshkruar
 Përshkrimin e medikamentit
 Kartonin për marrje
 Shiringë të një madhësie të përshtatshme (0.5-2mL); sasia maksimale e lëngut e
aplikueshme në këtë mënyrë është 1 mL(cc)
 Gjilpërë të portokalltë (25G), 1,25 – 1,5cm
 Pak pambuk (tufer/ tampon) për dezinfektim të vendit të injeksionit
 Shportat për mbeturina (sistemi i tre koshave).

Infermieri/a
 Vetëm infermierët e kualifikuar mund të administrojnë medikamente
 Njohja e saktë e vendit të aplikimit të medikamentit
 Larja dhe tharja e plotë e duarve ( bazike)

Procedura
1. Shikoni barin e përshkruar (medikamenti i duhur) dhe shikoni emrin e pacientit (pacienti
i duhur)
2. Përgaditet shiringa si për një injeksion intramuskular

2
3. Zgjidheni vendin e administrimit, si p.sh zona abdominale - së paku 3cm larg kërthizës,
zona e muskulit deltoid, kuadranti superior i jashtëm i kofshës, zona retroskapulare.

3
Fig. 1: Vendaplikimet rutinë për injektim subkutanë.
Source: Smith et al., 2004, p. 556.

4. Disa udhëzime thonë se nuk është e domosdoshme të pastrohet lëkura, por gjithsesi duhet
kryer dezinfektimin dhe pritur derisa të thahet vendi. Tërhiqni lart lëkurën duke përdour
gishtin e madh dhe atë tregues të dorës suaj jo dominante dhe futni gjilpërën e shkurtër
në indin nënlëkuror nën një kënd prej 45 apo 90 shkallë;

Fig. 2: Fut gjilpërën me kënd prej 45° apo 90° kur aplikon injeksione subkutane.
Source: Smith et al., 2004, p. 554.

5. Nuk është e domosdoshme që të tërhiqet pistoni (të bëhet aspirimi) pasi që ka pak gjasa
që ndonjë enë gjaku e çfarëdo përmase do të shpohet,
6. Injekto medikamentin ngadalë, në përfundim bëje një pushim të shkurtër , pak para se të
tërhiqet gjilpëra, pasi kjo ndihmon për të parandaluar kthimin e medikamentit prapa,
7. Mos e masazho (shtyp) vendin e aplikimit. Nëse është e nevojshme, përdorni pambukun
(tamponin) për ta pastruar ndonjë pikë gjaku,
8. Hidheni shiringën dhe gjilpërën në shportën (tre koshat) e mbeturinave menjëherë.

PAS PROCEDURES

Pacienti
 Siguroni që pacienti të ndihet rehat.

Aparatura/ Mjedisi
 Hidheni menjëherë të gjithë materialin e përdorur, medikamentet që duhet të ruhen edhe
për një afat të shkurtër kohorë do të duhet të mbahen në frigorifer, nën t=5oC.
 Shkatërrimi i mbeturinave duhet të bëhet sipas rregullave institucionale.

4
Infermieri-ja
 Nënshkruan recetën për të dëshmuar se medikamenti është administruar/ dhënë.
 Raporton çdo parregullsi/ komplikim eventual.

Çështje praktike
1. Vetëm infermierët e kualifikuar mund të aplikojnë terapionin, ndërsa infermierët
praktikant, mund të marrin pjesë në administrimin e barnave vetëm nën mbikëqyrjen e
drejtpërdrejtë të një infermieri/e të kualifikuar.
2. Disa medikamente, (si p.sh heparina) janë të ambalazhuara në shiringa dhe të gatshme
për përdorim.Ndryshe nga të gjitha injeksionet tjera, ajri në shiringën e heparinës nuk
largohet, por ai është dizajnuar që te mbetët në shiringë,nga pistoni kur sasi e vogël e
medikamentit është dhënë, ajri mbush hapësirën/ gryken e gjilpërës dhe shiringës duke
shërbyer si tampon/ bllokues i kthimit prapa të medikamentit .

Rreziqet
 Aksidentalisht, nese medikamenti për aplikim SC jepet në mënyrën I.M. mund të
rezultoj me përthithje më të përshpejtuar se që është e rekomanduar, me çka do të mund
të shfaqen efekte të padëshirueshme.
 Zona mund të dëmtohet dhe të infektohet nga përdorimi i përsëritur, sidomos nëse
administrohen medikamente irrituese, andaj injektimet bëhen me ndërrim të vendit të
shpimit (në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës).
 Siklet (dhimbje, mpirje) për shkak të administrimit në zonat me mbaresa të shumta
nervore.

You might also like