You are on page 1of 11

Kabineti i infermieris

Mobilimi i dhoms s spitalit, llojet e shtretrve, siguria

Asistentja:Hytmete Bajraktari

Prishtin 2016/2017
Kerkesat themelore ndaj pacientit

Per te vepruar ne menyre profesionale dhe me efektivitet nevojiten disa karaktersistikasi me poshte:

1.Besueshmeria-eshte e rendesishme qe anetaret e tjere te ekipit shendetsor te besojne ne perpikmeri


dhe ne bashkepunimin e infermierit.

2.Angazhimi-te konsiderosh pacioentin si person fizik me ndjenja qe ghjithmone duhet te trajtohet me


miresjellje dhe edukate.

3.Nje humor i mire-te bisedohet me pacientin ne menyren me te pelqyeshme per te

4.Shmangja e problemeve personale-mos te paraqitemi me humor te keq,te hidheruar,te heshtur kur


kujdesemi per nje person,sepse i bejme te vuajne.

5.Empatia-eshte aftesia qe te bashkendjejm me pacientit,gjithmone duke e ven veten ne poziten e


pacientit.

6.Aftesia per te merituar besim-duhet te kihet parasysh gjithmone ruajtja e konfidencialitetit te


pacientit

7.Respekti-pacienti ka te drejtat dhe vlerat e tij dhe per kete duhet te trajtohet me respekt.

8.Mirsjellja-duhet te tregojme edukate dhe mirsjellje me pacient dhe familjaret e tyre,

9.Te ndergjegjshem-duhet te jetemi te kujdesshem,vigjilent dhe te sakte

10.Te ndershem-infermieri duhet te jete i besueshm dhe i sinqert.

11.Bashkepunimi-ne nuk mund te punojme vetem por perkrah punonjsve te tjere.

12.Entuziazmi-kjo na ndihmon qe te fitojme besim tek vetja.

13.Te vetedijshem-ta njohim gjendjen shpirterore,pikat e dobeta dhe ato te fortat

14.Te vetkuptosh-te jemi ne gjendje ta kuptojme veten qe te mund te kuptojme te tjeret.

15.Higjiena personale e infermierit-ti kushtohet shume vemendje higjienes personale,te evitohen ererat
e parfumeve te forta,era e djerses,te behet dush i rregullt,te priten thonjet,te pastrohen dhembet,floket
e pasterta etj.
foto 1.Menyra se si te komunikojme me pacientet

Dhoma e spitalit dhe pajisjet

Nje dhome spitali duhet te jete e mobiluar ne ate menyre qe ti plotesoj nevojt baze te
pacientit,psh.mirqenjen e pacientit,gjumin,eliminimin urimar dhe ate intestinal,ushqyerjen,higjienen
personale si dhe aktivitetin fizik.Mobilimi duhet te jete ne ate menyre qe te lejoj te drejten per
intimitetin e pacientit.Ne dhome te spitalit eshte i vendosur shtrati i pacientit,pa te cilin edhe nuk do te
quhej dhome spitali.Pra shtrati duhet te plotesoj disa kushte:te jete higjienik,kendet ti kete te
rrumbullakta per te evituar grumbullimin e pluhurit,te evitoj lendimet e pacientit,te jete metalik,mos te
jete i demtuar,te jete i pastrueshem,i dezinfektueshem.Te jete komod edhe per pacientin edhe per
infermieret te cilet kane me me e asistu pacientin.Permasat e shtratit te adultit apo te rriturit duhet te
jene 2m me 90 cm,deri te ai i neonatit apo porsalindurit qe ka permasat 45 cm me 80 cm.Shtrati duhet
te manipulohet me dore nese eshte mekanik,dhe permes pulsanteve nese eshte elektrik.E rendesishme
eshte qe pacienti te dij te perdor komandat kuptohet nese eshte e mundshme dhe eshte me
vetedije.Shtrati jo elektrik i ka manivelat te pjesa e poshtme apo inferiore e shtratit me ane te cilave e
ulim apo e ngrisim shtratin.
Foto 2.Se si duket nje dhome spitali (Me shtrat te hapur,)

Pozicionet e shtratit

Kemi 4 pozicione te shtratit,te cilat korespodojne me pozicionet e pacientit qe duhet ti marr.

Pozicionet jane:Pozicioni Fowler,semi Fowler,tredelenburg dhe anti tredelenburg.

Pozicioni Fowler-lejon personin te qendroj gjysmendenjur,arrihet duke ngritur pjesen superiore ne 45 -60
shkalle,.

Foto 3.Pozicioni Fowler i shtratit.


Pozicioni semi Fowler apo Duflas-pjesa superiore e shtratit ngritet ne kend 45 shkalle,ndersa inferiorja ne
15 shkalle .Ky pozicion eviton rrezikun qe pacienti te rreshqas nga shtrati.

Foto 4.Pozicioni semi Fowle

Pozicioni Tredelenburg-te ky pozicion parashikohet ulja e pjeses superiore ndersa ajo inferiore nuk leviz
nga pozicioni i meparshem.Ky pozicion perdoret vetem me pershkrimin e mjekut.

Pozicioni Anti Tredelenburg-Ky pozicion eshte e kunderta e pozicionit me pare.Ngritet pjesa superiore e
shtratit dhe ulet pjesa inferiore.Edhe kly pozicionet perdoret vetem me pershkrim te mjekut.

Kur asistohet te nje pacient ne shtrat,karrike apo barele,infermieri duhet te sigurohet qe rrotat jane te
bllokuara.

Kur flasim per shtreterit kemi edhe disa lloje te shtreterve siq jane ata special,.Shtreter special jane :

Shtrati sanduiq,Shtrati elektrohidrtaulik,shtrati i rrotullueshem,ai gjinekologjik,radiologjik si dhe


Inkubatori.Me te gjitha keto lloje te shtreterve do te njiheni ne te ardhmen gjate praktikave klinike.

Dysheku-duhate te jete 15-18 cm i larte,higjienik,i manovrueshem etj.

Foto 5.Dysheku
Material te tjera te shtratit-Jasteket,qarqafet prej pambuku,batanije,mbulesa e shtratit,transversa prej
pambuku per nje perdorim dhe kellefi i dyshekut.

Tavolina e shtratit-mund te jete e pozicionuar sipas pozicionit te pacientit.Kjo tavoline sherben si tabaka
per vendosjen e ushqimeve te pacientit,por edhe infermieri mund ta perdor per te vendosur objekte te
pastra apo sterile,Por pasi tavolina te jete perdorur si plan pune ajo duhet te pastrohet mire.

Komodina-eshte e vendosur prane shtratit dhe sherben per vendosjen e gjerave personale te pacientit.

Karriget-dhoma e pacientit eshte mire te kete karrige me mbeshtetese,si dhe nje kolltuk me krahe,mund
te perdoret nga vizitoret dhe kur eshte e mundur nga pacienti.

Tendat dhe perdet ndarese-ne dhoma me shume shtreter,duhet te kemi tenda ndarese te cilat perdoren
kur eshte e nevojshme ruajtja e intimitetit te pacientit gjate kryerjes se procedurave te ndryshme.

Foto 6,Eshte paraqitur nje dhome spitali me me shume se nje shtrate,me perdet
ndarese

Te nevojshmet per kujdesin e pacientit-jane mjetet qe sherbejne per higjienen personale si dhe
eliminimin.Ne shumicen e rasteve jane pacientet ata qe i sjellin me vete mjetet e tyre per higjienen
personale.

Sistemi i thirrjes-ka sisteme te ndryshme te cilat lejojne qe pacienti te lajmeroj kur ai ka nevoj,eshte
sistemi me drita,zilja dhe citofoni.Te gjitha keto duhet te jene prane shtratit te pacientit,ky i fundit duhet
te mesohet se si perdoren keto sisteme.\Banja-mund te jete anek i dhomes apo menjane saj.Megjithate
ajo duhet te jete e pajisur me wc,lavaman,sistem thirrje etj.

Ne disa spitale dhoma duhet te jete e pajisur edhe me dollap,per te vendosur gjerat e pacientit,te jete
koshi i mbeturinave,duhet te jene te vendosura aparatura te ndryshme si ai i matjes se presionit
arterial,aparati i oksigjenoterapise,ai i aspirimit.Instrument tjeter i domosdoshem eshte edhe ai stativii
cili sherben per matjen e perfuzionve.

Normat e pergjithhme ne nje dhome spitali-

Te mbahet e paster dhe cdo objekt ne vendin e vet,Te sigurohemi qe pacienti arrin me lehtesi tavolinen e
shtratit dhe komodinen e tij,te sistemohen gjerat personale te pacientit siq deshiron pacienti,te vendoset
zilja prane pacienti,ti jepet pacientit leter higjienike e mjaftueshme,ndriqimi,ventilimi dhe temperatura e
dhomes te jene ne baze te nevojave te pacienti,te zbrazet koshi i mbeturinave sa here qe eshte e
nevojshme,si dhe evitimi i zhurmave gjate manovrimit te objekteve.

RRegullimi i shtratit

Rregullimi i shtratit te pacientit eshte nje nga detyrat e infermierit.Nje shtrat i paster dhe i rregulluar
mire mund te kontriboje jo vetem qe pacienti te ndjehet mire por cdo person tjeter qe ka kontakt
direkt.Shtrati bosh dhe ai me pacient rregullohet cdo mengjes pas higjienes personale,rregullohet para
se te vij mjeku ne vizite dhe vizitoret tjere.QWarqafet nderrohen sa here qe lagen ose ndoten.

P.S.Per shkak te pamundesise te zbrese nje video se si rregullohet drejte nje shtrate ju lutetm te hyni ne
you tube dhe kerkoni"Making a hospital bed".

Shtrati pergatitte ne menyre te tille:

1.Shtrati quhet i papaerdorun kur shtresa e siperme nuk eshte e hapur,dhe shtrati eshte gati per pacient
te ri.Shtrati i papaerdorun-pergatitet sa here qe nje pacient del nga spitali ne pritje te nje pacienti tjeter.

Foto 7.Shtrat i paperdorun Duke u pergatitur nje shtrat per pacient te ri

2.Shtrati quhet i hapur kur pacienti po e perdor edhe qarqafet e siperm dhe batanija jane palosur ne
fund te shtratitper te lejuar qe pacienti te hyje ne shtrat.Shtratit bosh-eshte nje shtrat i hapur qe pacienti
ne nje moment eshte ngritur per analize ose ekzaminime tjera.Qarqafi i siperm eshte i hapur.

Foto 8.Shtrati i hapur


3.Shtarti i hapur eshte bosh kur pacienti eshte ngritur.Shtrati quhet i zene kur rregullimi i tij behet me
pacientin ne shtrat.Rregullimi i shtratit me pacient pergatitet kur pacienti nuk eshte ne gjendje te ngritet
per shkak te gjendjes se tij ose regjimit qe i ka dhene mjeku.

Foto 9.Shtrati i zene

4.Shtrati kirurgjikal pergatitet ne menyre te tille qe pacienti te transferohet dhe me pas te shtrihet ne
shtrat.Shtrati rregullohet nga nje infermier,me dy infermier mund te rregullohet ne rastet kur ne shtrat
eshte pacienti.

Foto 10

Biankeria e shtratit

Kur eshte e arsyeshme te rregullohet shtrati duhet te respektohen normat e asepsise


mjekesore.Biankeria sikur ajo e paster dhe ajo e ndotur duhet te mbahen larg nga uniforma dhe trupi i
infermieruit.Qarqafet nuk duhet te shkundensepse perhapen mikrobet ne ajer,Biankeria e paster duhet
vendosur mbi siperfaqe te pastra dhe ajo e ndotur nuk duhet te hidhet mbi dysheme.
Biankeria duhet pergatitur ne menyre te tille:

Kellef dysheku,qarqaf i poshtem,transverse prej gome ose plastike,transverse prej pambuku,qarqaf i


siperm,batanije,mbulese krevati,peshqir i madhe dhe i vogel,pizhama,mbulese per banje dhe merret
biankeria me nje dore qe dora tjeter te vendoset mbi biankeri.

Biankeria e hequr ose e ndotur duhet te zavendesohet menjehere,ne spitale perdoren transversa prej
gome dhe prej pambuku.

Transversa prej gome pengon qe dysheku dhe qarqafi i poshtem te lagen dhe te ndoten ndersa

Transversa prej pambuku mbron pacientin nga kontakti direkt me gomen dhe lageshtine.

Rregullat e pergjithshme

Per te rregulluar shtratin e spitalit duhet kujtuar rregullat sipas radhes:

Te respektohet gjithmone nje mekanike trupore adekuate,te respektohen normat e nje asepsie
mjekesore,Te lahen duart para se te prekim biankerine,te dergohet biankeri ne sasi te nevojshme te
dhoma e pacientit,mos te shkunden asnjehere qarqafet gjate nderrimit te tyre,edhe nje biankeri e paster
konsiderohet e kontaminuar nese veq eshte dergu ne dhomen e pacientit,te evitohet kontakti i
biankerise me uniforme,nuk duhet vendosur kurre biankeria e papaster mbia ate te pasterten,qarqafi
mbi te cilin pacienti qendron duhet te jete i tendosur mire te mos kete rrudha,transversa prej pambuku
duhet te mbuloje transversen prej gome,dhe te rregullohet shtrati me qarqafe e mbulese sa here te jete
e nevojshme.

Foto 11.Heqja e ndrresave te shtratit qe jane perdorur


Siguria ne ambientet spitalore

Identifikimi i pacientit-gjate cdo nderrimi infermieri kujdeset per nje numer te caktuar te pacienteve,ku
secili prej tyre duhet te kete kujdesje dhe terapi te veqanta,pacienti duhet te mbrohet nga infeksionet
,nga rrezimet.Infermieri duhet te identifikoj pacientin para se te kryejcdo terapi.kjo shmang rrezikimin e
jetes se pacienteve tjere.ne shume spitale perdoren bylyzyke identifikimi ne te cilen jane te shenuara te
dhenat identifikuese te pacienti.Gjithashtu per identifikim thirret pacienti ne emer.Kjo metode nuk
perdoret tek pacientet konfuz, te qorientuar dh me probleme me degjim.

Parandalimi i perhapjes se infeksioneve-perhapja e infeksioneve eshte nder rreziqet kryesore ne


ambientet spitalore.infeksionet provokohen nga mikroorganizmat patogjen qe transmetohen me lehtesi
nga nje person ne tjetrin.pacientet te cilet medikamentet e tyre i marrin me rruge sc,im,iv jane me te
rrezikuar ndaj infeksionet.

Parandalimi i rrezimeve-jane problemet me te zakonshme te sigurise ne ambientet spitalore.Masat me te


rendesishme qe parandalojne rrezimet jane:spondet lateralete shtratit mbrojtes dhe ne rastet te veqanta
mjetet mbajtese.

Spondet laterale te shtratit aplikohen ne shtreterit e spitalit te cilat mund te ngrihen dhe te ulen,keto
mbrojne pacientin nga rreziku i rrezimit gjithashtu sherbejne per te levizur ne shtrat,mund te jene ne
gjatesin e shtratit.

Mbajtesi i te semurit-sistemohen pergjate korridoreve,shkalleve me qellim qe tu garantohet nje


mbeshtetje pacientevete pafuqishem,te tilla mund te jene edhe ne banje.

Masa te tjera te sigurise-vendosja e shtratit te pacientit ne pozicionin horizontal me te ulet,naten lihet


nje drite ndezur,dyshemeja te jete e thate qe pacienti mos te rreshqase dhe pa objekte ne menyre te
qrregullt,bastuni i pacientit nese perdor te vendoset prane shtratit,zilja te jete prane shtratit te pacientit
si dhe rrotat e shtratit te jene te bllokuara.

Mjetet izoluese-me keto mjete pacienti eshte i detyruar te rrije ne shtrat si dhe mund te pengohet te
levize nje pjese te veqante te trupit.keto mjete mund te vendosen ne nivelin e toraxit,te belit,te
berrylit,kyqe te duarve dhe kavilje.

Normat e sigurise-edhe pse perdoren per te mbrojtur pacientin mjetet e izolimit mund te jene te
rrezikshme.keta pacient duhen te kontrollohen shpesh per tu siguruar se qarkullimi i gjakut dhe
respiracioni i pacientit eshte ne rregull.

Kur asistohet nje pacient tek i cili jane aplikuar mjetet e izolimit te levizjeve eshte e nevojshme te
regjistrohet ne kartele dhe referohet me goje:llojin e mjetit,oren e aplikimit,oren e ndryshimit te
pozicionit ngjyren dhe gjendjen e lekures,nese pacienti ankohet se ka dhimbje apo mpirje nga mjeti
izolues.\

Mjeti izolues i vendosur ne puls apo kavi;je-aplikohet ne nivelin e pulsit ose kavilja kur duhet te kufizohen
levizjet e ekstremiteteve superiore apo inferiore.
Mjeti izolues per toraxin-eviton qe pacienti te zbres nga shtrati.ky mjet duhet te vendoset mbi rrota.

RRipi i sigurimit-perdoret duke e kaluar rreth belit te pacientit dhe fiksohet tek shtrati i tij.vendoset mbi
rroba.

Foto 12 RRipi i sigurise se pacientit i vendosur rreth belit

Incidentet sipas aparaturave

Aparaturat dhe instrumentet prej xhami apo plastike duhet te kontrollohen me kujdes perpara
perdorimit.Aparaturat te cilat jan te demtuara nuk duhen te perdoren dhe duhet te njoftohet
kryeinfermieri apo shefi i rpartit.Aparatet elektrike duhate te funksionojne mire.

Referoni incidentet dhe gabimet.

Incidentet dhe gabimet qe kane te bejne me pacienin te afermit dhe pjestaret e ekipit duhet ti
komunikohen menjehere kryeinfermierit,duhet te komunikohen gabimet e bera gjate asistimit te
pacientit tek kryeinfermieri.Kur komunikohen gabime te tilla eshte e rendesishme te ceken emri i
personit te perfshire,data ora dhe vendi i ngjarjes.Duhet te referohen gabimet ne aplikimin e
medikamenteve,demtimet e objekteve te pacientit,thyerja e protezave apo e syzevehumja e te hollave
apo veshjeve te pacientit.

You might also like