You are on page 1of 17

Moduli :Kujdesi Infermieror tek pacientet kirurgjik

• Kujdesi infermieror tek pacientët ne periudhen pre ,intra dhe post operativ

MSc. Afërdita Mustafa


Periudha preoperatore

• Periudha preoperatore: është periudha nga shtrimi i pacientit në repart ,deri te ndërhyrja kirurgjike.

• Kjo periudhë varet nga gjendja e përgjithëshme e pacientit, karakteri dhe graviteti i sëmundjes, sëmundja shoqeruese, mosha etj.

• Kjo periudhë perfshinë:

a) analizat laboratorike (gjaku ,urina,biokimike)


b) egzaminimi radiologjik
c) elektrokardiogrami
d) hapja e kartelës përkatëse
e) firmosja e pacientit në kartelë
f) vendosja e vijes venoze
g) këshilla për ushqyshmërinë
Kujsesi infermieror

Pacienti paiset me kartelen e përgatitjes preoperatore:

a) pastrimi ,rruajtja e fushës operatore


b) largimi i protezave
c) largimi i stolive
d) nuk duhet te ketë manekyr
e) veshja me pixhame
f) të ndalohet :
ushqimi pas ores 18:00
pirja pas mesnate
Plani i punes dhe zbatimi

• Detyrat e përgjithëshme të infermierit :

1. E mbështetë emocionalisht pacientin


2. I shpjegon procedurat rreth ndërhyrjes operative
3. Takohet me familjarët dhe u sqaron gjendjen e pacientit
4. Dakordohet me pacientin që të firmosë në kartelë
5. Përgatitë fushën operatore
6. I ofron preparate qetësuse dhe gjumësjellëse
7. E ndalon që të marrë ushqim dhe lëngje
8. Aplikon klizmë dhe kateterizim nëse e është e nevojshme
9. Konrollon kartelën e pacientit
Vazhdim….

• Ne mëngjes para se të mirret në operim:

 Mate dhe dokumenton parametrat vital


 I asiston pacientit të kryej higjienen personale, nëse ai ka nevojë
 E ndihmon pacientin të vishet për operim
 E ndihmon të heq protezat që mund të ketë
 Kujdeset për gjërat me vlere të pacientit
 Dëgjon ndonjë porosi apo deshirë të tij
 Bënë terapinë paraanestetike
 E vendos pacientin në shtrat të qetë
Periudha e operimit(intraoperatore)

• Në këtë periudhë pacienti ndodhet në sallën operatore.

• Instrumentarja – është nje infermiere e shkathët dhe e specializuar ,e cila gjatë ndërhyrjes kirurgjike i
ofron kirurgut instrumentet që ai i kërkon .

• Infermierja e rrethit (cirkullarja)- ka për detyrë te plotësoje kërkesat e ekipes operatore për
instrumentet ekstra , vendosjen në funksion të paisjeve , numerimin e matrialit të shpenzuar
(garza,tufera).
Kujdesi infermieror tek periudha
intraoperatore
• Lidhja e pacientit me aparatet përkatëse
• Vlersohet gjendja e përgjithëshme e pacientit dhe prania e kateterit
apo drenave
• Rishikohet edhe një herë kartela e pacientit , a e ka firmosur, a është
zbatuar premedikimi,
• Shikohet fusha operative, a është përgaditur lëkura
Detyrat e infermierës në sallën e operacionit

• Parandalimi i infeksionit
• Administrimi i lëngjeve
• Observimi dhe gadishmeria
• Detyrat e tjera (regjistrimi i pacientit, referimi tek kirurgu dhe personeli i reanimimit, matriali për
biopsi)
Alise
Klem dhe koher

Skallper mbajtes
Pertage (gjylper mbajtes)

Bacaus
Rezultatet e pritshme

• Para dhe gjatë operimit të zbatohen të gjitha rregullat e asepsisë


• Gjatë operimit të regjistrohën të gjitha të dhënat
• Të gjitha matrialet që janë pasojë e operimit (lëngje, inde etj) paketohen dhe etiketohen për tu
transferuar në vendet e caktuara
• Informohet personeli i dhomës së zgjimit pasoperator me informacione të duhura për pacientin
• Ju falenderoj për vëmendje !

You might also like