You are on page 1of 206

1

FITIM UKA

SHKRIMI
AKADEMIK
PËR SHKENCAT SOCIALE
DHE SHËNDETËSORE

Botimi i parë

QEAP-HEIMERER
Prishtinë, 2015
SHKRIMI AKADEMIK
PËR SHKENCAT SOCIALE
DHE SHËNDETËSORE
Autor
MSc. PhD. cand. Fitim Uka

Botues
Bartësi Privat i Arsimit të Lartë “qeap-heimerer”

Recensentë
Prof. Lul Raka
Prof. Ass. Dashamir Bërxulli
MScNH. Petrit Beqiri

Redaktor përgjegjës
MScNH. Petrit Beqiri

Redaktorë shkencorë
Dr. Sami Uka
MSc. Anisa Hasani
MSc. PhD cand. Naime Brajshori
MSc. PhD cand. Bujar Gallopeni
MSc. PhD cand. Naim Telaku
MSc. Besnik Peci

Redaktorë gjuhësorë
MSc. Anisa Hasani
MSc. Fjona Bashi

Këshillues profesional
Dr. Sami Uka

Copyright: qeap-heimerer
Për ju që i dhatë kuptim rrugës!

Çdo rrugëtim nis me një hap…


Ky libër ka bërë një rrugë të gjatë, por nuk ka qenë kurrë vetëm. Prandaj
sot (dhe për gjithë jetën), ju detyrohem një mirënjohje të thellë atyre që
ndanë kohën për ta lexuar dhe vlerësuar, atyre që dhanë një mendim
apo ide dhe i shtuan vlerën, atyre që nuk kursyen kritikat dhe këshillat
që libri ta ketë të lehtë rrugën dhe të takojë lexuesin. Sigurisht, asgjë
nuk do të ishte e mundshme pa mbështetjen e familjes, që janë motivi
kryesor i çdo hapi që bëj. E kush e tha që ky është fundi i rrugës?
Mirënjohës Zotit, që më fal shëndetin dhe më bën të besoj, se ky është
vetëm fillimi.
Sepse, çdo rrugëtim nis me një hap të vogël…

Fitim Uka
PËRMBAJTJA

1 Recensione të librit “Shkrimi Akademik për Shkencat


Sociale dhe Shëndetësore” 9

2 Shkrimi akademik, një formë ndryshe e komunikimit 15

3 Procesi i të shkruarit 31

4 Të lexuarit dhe mendimi kritik 47

5 Paragrafet 67

6 Esetë 83

7 Struktura e një artikulli shkencorë 103

8 Nga e shkruara në të folur 
(Librat, punimet e diplomës,


prezantimet orale dhe poster prezantimet) 135

9 Referencat në shkrimin akademik 165

10 Plagjiatura 185

11 Përshtypje për librin 201


RECENSIONE TË LIBRIT
‘SHKRIMI AKADEMIK
PËR PËR SHKENCAT SOCIALE DHE SHËNDETËSORE’

Shkruan: Prof. Lul Raka

“Shkrimi akademik” është një libër i shkruar nga Fitim Uka dhe botuar nga
Qeap-Heimerer. Libri ka gjithsej 9 kapituj dhe 189 faqe. Fitim Uka është një emër
jashtëzakonisht premtues i fushës së psikologjisë, i cili paraprin me bashkëdyzimin
e shkencave sociale dhe atyre shëndetësore. Nisja me ese; vazhdimi me poster
prezantime; avancimi me prezantime orale; rrjetëzimi ndërkombëtar i ideve
hulumtuese me ujitjen e tyre si doktorant i Fribourg-ut; botimi i punimeve shkencore
në revista shkencore prestigjioze ndërkombëtare, i jep letrat kredenciale Fitimit, të
shkruajë një libër për shkrimin akademik.
Qëllimi i librit është t’u ofrojë studentëve dhe profesionistëve të tjerë, këshilla
praktike se si të hartojnë një shkrim akademik. Ky libër është mik i pandarë, jo vetëm
i studiuesve të shkencave sociale dhe shëndetësore, por model edhe për shumë
fusha të tjera studiuese.
Libri rrezaton tek një audiencë e gjerë - prej studentit, i cili nuk e ka idenë për shkrimin
akademik, e deri te autori që është në muzg të karrierës së begatshme shkencore .
Libri “Shkrimi akademik” përmban rrjedhën e natyrshme të shtjellimit ideor për
lexuesin. Pasi përkufizon shkrimin akademik, autori përshkruan llojet kryesore të
shkrimit akademik si dhe ecurinë e formimit të një shkrimi. Në kapitullin vijues,
studiuesi udhëzohet për rolin e leximit dhe mendimit kritik. Autori më tej, shtjellon
qelizën e një shkrimi akademik- paragrafet me të cilat tashmë e çon lexuesin tek esetë
e para. Pastaj lexuesi është gati për të kuptuar anatominë e një artikulli shkencor
dhe detajon mozaikun e përgatitjes së punimit të diplomës, për të vazhduar në
hapin pasues të poster prezantimeve dhe atyre orale, duke e përmbledhur me librin
si tërësi. Në mbarim të librit, preken edhe dy tema të ndjeshme: referencat dhe
plagjiatura.
Çdo kapitull përmban pyetjet kryesore, bërthamën e materialit të shtjelluar, pasuar
nga fakte të shpejta për rikujtim, shembujt konkretë, pyetjet për diskutim dhe detyrat
e shtëpisë.
Qartësia, thjeshtësia dhe rrjedha logjike e shkrimit janë armët kryesore të librit. Në
përfundim, përgjigja në pyetjen, “A ja ka arritur libri dhe autori qëllimit të tyre ? ”-
është PO. Ky libër dhe ky autor qëlluan plotësisht në shenjë.

9
Shkruan: Prof. Ass. Dashamir Bërxulli

Për të gjithë ata, që punojnë në cilësi të ndryshme me studentë dhe që kanë të


bëjnë në përditshmërinë e tyre, formimin akademik, por edhe me aktivitete me
karakter hulumtues dhe shkencor, është e natyrshme, po aq sa e vazhdueshme
dhe e brendshme, një ndjesi tensioni, kur bëhet fjalë për shkrimin, cilësinë e tij
dhe kontributet eventuale, që ai kumton. Tensioni në fjalë rritet, kur bëhet fjalë për
gjenerata të ndryshme në moshë, por veçanërisht dalluese në formim. Aty lindin
keqkuptime, debate, ndjenja të përziera dhe vështirësi në përvijimin e një stili konkret
komunikimi, mësimi apo bashkëpunimi. Në të tilla raste, janë të pashmangshme
pyetje të tilla si: pse të rinjtë sot kanë kaq shumë qejf të shkruajnë me fjali të shkurtra?
Përse gjeneratat e mëparshme, kanë patur hyrje të gjata, derisa futen në temën
konkrete për të cilat janë ulur të shkruajnë? A duhet unë si mentor të punoj më
shumë në shkathtësitë e shkrimit apo në ato teknike të hulumtimit, kur bëhet fjalë
për temat e diplomës? A e kupton mentori im se komunikimi tashmë është shpejt
dhe nuk ka gjë të keqe, të përdoret toni personal në një punim akademik? Cili duhet
të jetë raporti në shkrimin e eseve midis pjesës së riprodhimit të informacionit të
rëndësishëm dhe mendimit kritik?

Përgjithësisht, duke qenë pjesë e një sistemi arsimor, ku të shkruarit nuk zë vendin e
parë në prioritetet në klasë dhe jashtë saj, këto pyetje nuk marrin përgjigje adekuate.
Një nga arsyet për këtë zbrazëti është edhe literatura e mangët, e dizajnuar
specifikisht, në këtë drejtim. ‘Shkrimi akademik’ i studiuesit dhe autorit të ri Fitim
Uka jo vetëm që tenton, por arrin suksesshëm të plotësojë një pjesë të madhe të
kësaj zbrazëtie për shkencat sociale dhe ato shëndetësore. Ky libër është një manual
shumë i dobishëm për të gjithë ata, që e kanë në zemër shkrimin, pavarësisht fazës
formuese në raport me shkathtësitë e të shkruarit, në të cilat ndodhen. Autori ka
arritur, që të seleksionojë në shumë fusha, zigzage të shkrimit akademik, kapituj
relevantë dhe shumë të rëndësishëm për konstelacionin e aftësive të të menduarit
dhe shkathtësive të të shkruarit e një studenti.

Libri ‘Shkrimi akademik për shkencat sociale dhe shëndetësore’ të autorit Fitim Uka,
është një manual i ndërtuar me një ekuilibër funksional ,midis dhënies së informacionit
të ri dhe ilustrimit të tij me shembuj. Libri nuk ka ngarkesa informative, të cilat do
ta largonin lexuesin nga ai. Pra, ndjenja e masës, e dobisë, por edhe e qartësisë në
shkrim e bën librin të përpihet lehtë në lexim të parë, por edhe shumë të dobishëm
në plan praktik. Në këtë kuptim, autori Uka ka arritur t’i sjellë lexuesit një libër, i cili
ka arritur të realizojë idenë fillestare të autorit. Kjo nuk është pak, veçanërisht kur

10 Shkrimi akademik, një formë ndryshe e komunikimit


njohim vështirësinë me të cilën gjuha shpreh mendimet. Më tej, nga pikëpamja e
dizajnit të strukturës së çdo kapitulli, një element ky shumë i rëndësishëm në një
botë në lëvizje, ku estetika edhe tekste të tilla tashmë ka pjesën e vet të rëndësisë
edhe në pikëpamje didaktike, qoftë sepse pëlqimi i tekstit nga disa shqisa do të
rriste minimalisht efikasitetin në punën me secilin tekst, mund të thuhet, që libri
paraqet po ashtu një produkt të menduar dhe realizuar mirë.

Duhet përmendur se autori i referohet autorëve bashkëkohorë në shkrimin akademik,


por duke ruajtur gjithmonë një lidhje në kohë me ngjarje apo zhvillime të caktuara,
që kanë shënuar historinë e të shkruarit dhe veçanërisht shkrimit akademik. Kjo
tregon njohje të thellë të fushës dhe padyshim një punë kërkimore këmbëngulëse
nga Fitim Uka. Gjithashtu, autori ka meritën, sepse ka bërë një punë të hollë në
përzgjedhjen e materialeve ilustruese, të cilat janë edhe modele të shkruari, që jam
i sigurtë do t’ia lehtësojë punën të gjithë atyre, që do ta kenë në dorë librin e që
padyshim në fillim të çdo përpjekjeje për të shkruar një propozim për hulumtim,
ese, detyrë kursi, punim diplome, artikull shkencor, raportim të dhënash etj., e kanë
pyetur veten:
Nga t’ia filloj tani?

11
Shkruan: MScNH. Petrit Beqiri

Arsimi në pergjithësi dhe arsimi i lartë në veçanti, synon të përshkojë rrugën e


zhvillimit mendor dhe teknologjik të shoqërisë, duke u bërë shtysë si ne konsolidimin
e njohurive të deritanishme, ashtu edhe në avancimin e njohurive të reja. Arsimi i
lartë në Kosovë, por edhe në shtetet ku flitet shqip, përballet aktualisht me sfida të
natyrave të ndryshme. Në përpjekjet për t'u ndërlidhur me zhvillimet shkencore të
kohës në njërën anë dhe proceset organizative e strukturore në përmasa evropiane,
në anën tjetër, vihet në pah, disavantazhi i madh që arsimi i lartë ka trashëguar tek
ne. Ndarja strikte e pergjegjësisë hulumtuese nga ajo e mësimdhënies, operimi
me një buxhet shumë të vogël, shkëmbimi i mangët ndërkombëtar, janë disa nga
faktorët që e përbëjnë këtë disavantazh. Edhe diskontinuiteti i shkaktuar, qoftë nga
ndryshimi i sistemeve qeverisëse, qoftë nga trazirat lokale dhe regjionale, ka ndikuar
jo favorshëm në procesin e avancimit të arsimit të lartë.
Si shtyllë e veçantë dhe determinuese, për një arsim cilësor, literatura shkencore
është ndikuar nga proceset e lartpërmendura. Këtyre proceseve i shtohet edhe
auditoriumi i kufizuar në numër i lexuesit potencial në gjuhën shqipe, që e bën
realizimin e literaturës shkencore tejet të kushtueshme.

Nisur nga kjo situatë dhe orientuar në kërkesat e studentëve dhe pedagogeve për
mbështetje, IAL „qeap-heimerer“ si institucion i arsimit të lartë, i fokusuar në shkencat
shëndetësore, është ndjerë i thirrur të fillojë një program të teksteve universitare që
i dedikohen shkencave shëndetësore. Koncept bazë i këtij programi, mbështetur
edhe në filozofinë institucionale, është orientimi në studentë, pragmatizmi shkencor,
mundësimi i transferimit të dijes dhe lidhja teori-praktikë. Programi ka për synim të
realizojë tekste universitare bazike në gjuhën shqipe, që i mundësojnë përdoruesit
(studentit), ndërtimin adekuat të aspekteve shkencore, arsimore dhe gjuhësore të
lamive përkatëse. Ky program ka si orientim konceptin anglosakson të librit miqësor
për lexuesin.

Fillimi i këtij programi me "Shkrimi Akademik" me autor Fitim Uka, paraqet një
rrjedhë logjike të programit, ku teksti fillestar ofron njohuritë themelore për
ndërtimin e shkathtësive gjykuese shkencore në njërën anë, teknika dhe rregullat e
shkrimit akademik në anën tjetër. Këto njohuri në tërësinë e tyre, paraqesin mjetet
bazë të qasjes shkencore. Në këtë libër, në mënyrë dinjitoze, janë pasqyruar parimet
e programit. Autori me mjeshtri dhe finesë ka arritur të trajtojë një temë komplekse
dhe të gjerë, në mënyrë shumë plastike dhe lehtë të kuptueshme, duke i qendruar
besnik parimit të orientimit në përdorues (student).

12
13
SHKRIMI AKADEMIK,
NJË FORMË NDRYSHE
E KOMUNIKIMIT
Rëndom, kur përmendet komunikimi, mendja shkon tek miqtë dhe mundësitë
e panumërta që janë krijuar për të komunikuar me ta nëpërmjet teknologjisë:
telefonave të mençur, kompjuterave,internetit. Komunikimi me ta sigurisht
që është pa kontura dhe pa rregulla të caktuara. Por, ka edhe një formë
tjetër komunikimi, që është shumë më e strukturuar, më e kujdesshme, më
e qartë dhe më e saktë sesa komunikimi i zakonshëm që zgjedhim të bëjmë
me miqtë. Ky lloj komunikimi, është forma unike e transmetimit të arritjeve
shkencore të studiuesve dhe njihet si shkrim akademik.

NË KËTË KAPITULL, DO TË GJEJNË


PËRGJIGJE KËTO PYETJE:

- Si definohet shkrimi akademik?


- Cilat janë dallimet mes shkrimit akademik
dhe shkrimit kreativ e personal?
- Pse përdoret shkrimi akademik?
- Cilat janë llojet e shkrimit akademik?
- Cilat janë karakteristikat e shkrimit akademik?
- Çfarë e bën të mirë një shkrim akademik?
- Si ta vlerësojmë cilësinë e një shkrimi
akademik?

15
SHKRIMI AKADEMIK, NJË FORMË
NDRYSHE E KOMUNIKIMIT
Definimi dhe të
kuptuarit e shkrimit
akademik Eksperimenti
i Nebuchadnezzar
Plot 605 vjet
Miliona studiues anembanë botës e përbëjnë
para erës sonë,
komunitetin akademik. Secili prej tyre mëton mbreti babilonas
që rezultatet e kërkimit shkencor, hulumtimit të me emrin Nebu-
realizuar rishtaz, t’i komunikojë tek studiuesit e chadnezzar, do
tërealizonteatëqë
tjerë. Pjesa më e madhe e këtij komuniteti zgjedhin
sot njihetsiek-
të botojnë artikuj në revista shkencore apo të sperimentii-
prezantojnë në konferenca të ndryshme shkencore, parënëmjekësi
përderisa të tjerët shkruajnë libra. (Collier, 2009). Ai
do tëurdhëron-
tenjëgruptërin-
Nëpërmjet kësaj mënyre të komunikimit, studiuesit jsh me gjakm-
kanë krijuar atë që mund të njihet si trashëgimi bretërorqëpër-
shkencore. Falë komunikimit të shkruar, që është trevjetrresht-
tëhaninvetëm mish
ruajtur ndër vite, sot njohim edhe rezultatet e
tëkuqdhetëpin-
hulumtimit të parë shkencor të realizuar nga mbreti invetëmverë,
babilonas Nebuchadnezzar, 605 vjet para erës ndërsagrupintjetër
sonë. A nuk është kjo e jashtëzakonshme? do ta urdhëronte-
qëtëhaninvetëm-
Po të kishte ngelur vetëm në mëshirën e një gjuhe
fasuledheujë.Eksper-
të folur, sigurisht që shumë ide dhe të dhëna të imentikishtepërqël-
rëndësishme do të harroheshin e humbeshin. Do limqëtëshihtenë-
të ishte e vështirë që ne sot të njihnim idetë e sedietavetëm
me perimed-
studiuesve klasikë dhe rezultatet e hulumtimeve
heujëështëmë e
shkencore të studiuesve modern. Por, falë shëndetshme se
komunikimit të shkruar mes studiesve, kemi këtë sadieta me verëd-
zhvillim të hovshëm në shkencat sociale dhe he mish. Rezultatet
e hulumtimittë Ne-
mjekësore. Për këtë arsye këtë formë komunikimi,
buchadnezzar, ash-
më konkretisht, bartjen e mesazhit nga njëri tusiçraporton(Col-
studiues tek studiuesit e tjerë, e njohim si shkrim lier, 2009), do
akademik. Shkrimi akademik i referohet një stili të tëtregonin se dieta
me ujëdheper-
veçantë të të shprehurit që studiuesit e përdorin
imeishteshumëmë
për të definuar kufijtë intelektualë të disiplinës dhe e shëndetshme.
fushën e tyre të ekspertizës (Silva, 2007).

17
Ndër format më të popullarizuara të shkrimit akademik, janë artikujt
shkencorë, që zënë vend në revistat e shumta shkencore, që kanë shkencat
sociale dhe mjekësore. Aty nis debati shkencor. Studiuesit publikojnë
rezultatet e tyre të hulumtimit, proçedurën e të cilit e përshkruajnë në detaje
dhe të njëjtin rezultat ka mundësi që ta lexojë i gjithë komuniteti i psikologëve
a sociologëve, mjekëve apo infermierëve. Pastaj, po nuk u pajtuan me
rezultatet apo nëse kanë dyshime në lidhje me mënyrën e realizimit, mund
të përsërisin të njëjtin hulumtim, të rekrutojnë pjesëmarrës të rinj, të ndjekin
proçedurë tjetër dhe të provojnë vërtetimin e hipotezave të tyre. Kjo, pasi
shkrimi akademik nënkupton përdorimin e një stili të veçantë të të shkruarit,
që fillon nga një pyetje që shtron studiuesi dhe që rrjedh hap pas hapi deri
tek konkluzionet e argumentuara mirë, që janë përgjigje në pyetjen e shtruar
hulumtuese (Vallis, 2010).

Shkrimi akademik
dhe shkrimi joformal
Disa studiues konsiderojnë se të shkruarit është një nga shkathtësitë më të
vështira që përfshin angazhimin fizik, kognitiv dhe emocional (Levine, 2004).
Megjithatë, siç argumentojnë Elbou dhe Belanoff (2000), përkundër faktit që
të shkruarit është një proces i komplikuar, është praktika dhe përvoja që e
lehtësojnë atë.

Të gjithë ne e kemi filluar shumë herët shkrimin, në klasën e parë dhe


atëbotë mund të ketë qenë sfiduese. Sot, është më e lehtë që të shkruajmë
dhe përdorim shkrimin për të dërguar një mesazh telefonik apo një letër tek
miqtë, por mund ta përdorim shkrimin edhe për të realizuar një detyrë që
lidhet me kursin e psikologjisë apo infermierisë. Edhe pse në të dyja rastet
përdorim të shkruarit, qëllimet janë të ndryshme, andaj edhe i dallojmë.

Shkrimi akademik dallon nga format e tjera të shkrimit, sikurse janë shkrimi
kreativ dhe personal. Shkrimi kreativ përdoret zakonisht për të shkruar
tregime, romane apo poezi, ndërsa shkrimi personal është ai lloj i shkrimit
që përdoret për të dërguar një mesazh elektronik (p.sh. e-mail apo mesazh

18 Shkrimi akademik, një formë ndryshe e komunikimit


telefonik). Shkrimi kreativ dhe shkrimi personal janë Sa artikuj
forma informale të të shkruarit, që përdorin zhargone, shkencorë
shkurtesa dhe fjalë e fjali të papërfunduara. (Oshima publikohen
& Hogue, 1999) për çdo vit?
Natyrisht, shkri-
Në anën tjetër, shkrimi akademik është formal, mi akademik nuk
prandaj në të gjitha format e shkrimit akademik mund ta konkurojë
nuk përdoren zhargone. Gjithashtu, në shkrimin asnjëherë shkrimin
informal. Statis-
akademik përdoren fjali të kompletuara, që janë të
tikat tregojnë
organizuara mirë dhe që transmetojnë kuptim unik për përdorim të
dhe nuk lejojnë dykuptimësi. Për më tepër, fjalitë jashtëzakonshëm
në shkrimin akademik, duhet të jenë të qarta dhe të rrjeteve sociale
nga studentët për
autori përpiqet gjithëmonë që mos ta lërë në duar
të komunikuar
të lexuesit që të interpretojë si të dojë atë që ka me miqtë e tyre.
shkruar, por të vendos kufij të qartë në kuptimin e Sipas të dhënave
asaj që transmeton. të vitit 2015, çdo
20 minuta, vetëm
në rrjetin social
Facebook dërgo-
Figura 1. Rritja e vazhdueshme e revistave shkencore aktive nga hen rreth 3 milion
viti 1665 deri në vitin 2003 (Mabe, 2003) mesazhe (Statistics
Brain, 2015).
Megjithatë edhe
numri i studi-
uesve që zgjedhin
shkrimin akademik
si formë të ko-
munikimit është
në rritje. Sipas të
dhënave të vitit
2012, gjithsej
28100 revista
shkencore aktive
të të gjitha fushave
kishte në gjithë
botën dhe që të
gjitha së bashku
publikonin rreth
1.8 milion artikuj
në vit (Royal Soci-
ety, 1995; Björk,
Roos, & Lauri,
2009).

19
Llojet e ndryshme
të shkrimit akademik
Tashmë, kur është e qartë që shkrimi akademik dallon nga të gjitha format e
shkrimit personal dhe kreativ, është e natyrshme edhe pyetja: pse shkruhet
një shkrim akademik?

Sipas Bailey (2011), arsyet kryesore, për të cilat studiuesit shkruajnë janë:
• për të raportuar rezultatet e një hulumtimi të realizuar,
• për të trajtuar një problem, sfidë apo dilemë duke iu përgjigjur një
pyetje hulumtuese që autori e ka zgjedhur (shtruar),
• për të dhënë pikëpamjen (mendimin kritik) të autorit për një
çështje, temë a subjekt.
• për të sintetizuar hulumtimet e realizuara nga të tjerët në një temë
të caktuar.

Të gjitha qëllimet e lartpërmendura, studiuesit ia dalin që t’i realizojnë


duke u shërbyer me forma të ndryshme të shkrimit akademik. Për shembull,
një studiues zgjedh që të ofrojë këndvështrimin e tij ndryshe për kujdesin
shëndetësor, duke përmbledhur në një libër idetë e tij të mbështetura në
praktikën klinike. Gjithashtu, një student mund të zgjedhë që të shkruajë një
ese, që përmbledh të gjitha teoritë dhe teknikat e këshillimit psikologjik. Pra,
edhe qëllimet pse shkruajnë studiuesit, por edhe format e shkrimit mund të
dallojnë.

Një përkufizim më i gjerë i shkrimit akademik do të mund të përfshinte


çdo detyrë në çdo mjedis akademik. Megjithatë, llojet më të shpeshta të
shkrimeve akademike përfshijnë:
• Librat dhe raportet për librat,
• Përkthimet,
• Artikujt shkencorë,
• Artikujt e prezantuar në konferenca,
• Temat e Diplomës, Temat Master dhe Temat e Doktoraturës,
• Abstraktet,
• Esetë.

20 Shkrimi akademik, një formë ndryshe e komunikimit


Karakteristikat
e shkrimit akademik
Nëse jeni duke lexuar një tekst që është i saktë, i qartë, jo personal, objektiv,
që përmban një terminologji profesionale dhe gjuhë pasive, si dhe ka
mënyrë unike të referimit të punës shkencore, atëherë ju keni para duarsh
një shkrim akademik. Shkrimi akademik është mënyra për të komunikuar
rezultatet e një hulumtimi tek studiuesit e tjerë. Për këtë arsye, struktura e
shkrimeve akademike duhet të jetë mbi të gjitha formale dhe logjike. Shkrimi
akademik duhet të jetë koheziv dhe të përmbajë një rrjedhshmëri logjike të
ideve, që nënkupton lidhje të pjesëve të ndryshme në atë formë që krijojnë
një përmbajtje të rrjedhshme dhe me kuptim. Duhet të ketë lidhje mes fjalive
dhe paragrafeve, në mënyrë që lexuesi të jetë në gjendje që të përcjellë
argumentet e shtruara pa u hutuar. Shkrimet akademike që i plotësojnë këto
kritere konsiderohen të denja për publikime.

Shakaja e Sokal
Alan Sokal, një fizikant i Universi- në Majin e vitit
tetit të Nju Jorkut, në vitin 1996 1996, Sokal do të
do të dorëzonte një artikull në tregonte publik-
Zhurnalin Akademik të Studimeve isht, që ajo që
të Kulturës Postmoderne. Një ishte botuar ishte
fizikant që shkruan për artin, nuk një shaka e mad-
është diçka e zakonshme! Por, he, një artikull
kjo nuk është e vetmja e veçantë që nuk ka asnjë
e Sokal-it. Realisht, ai do të lloj mbështetje
dorëzonte një tekst koti, të pavlerë dhe shkencore. Sidoqoftë, për botuesin e
i tëri një shaka e madhe. Gjithë këtë, revistës, ka mjaftuar vetëm gjuha e qa-
Alan Sokal do ta bënte për të parë, rtë. Pothuajse 20 vjet më pas, zhurnalet
nëse një artikull, do të mund të botohej shkencore shqyrtojnë me shumë kujdes
në këtë revistë, vetëm nëse tingëllon çdo artikull shkencor që synon të publi-
mirë dhe përshtatet me ideologjinë e kohet dhe lëshime të tilla është shumë
zhurnalit (Sokal, 1996). Ky zhurnal në e vështirë që të ndodhin. Dhe, jo vetëm
atë kohë nuk kishte një bord shqyrtues gjuha e qartë, por edhe aspektet tjera
të jashtëm të artikujve dhe... do ta të shkrimit akademik janë të vlerësuara
botonte artikullin. Në ditën e botimit, me shumë kujdes.

21
Shkrimi akademik
duhet të jetë i qartë
“Gjuha e shkruar është më e komplikuar sesa gjuha e folur”, (Biber, Johansson,
Leech, Conrad &Finegan, 1999; Cook, 1997), prandaj, një nga karakteristikat
më të rëndësishme të shkrimit akademik është qartësia. Siç përmendet në
fillim të këtij kapitulli, shkrimi akademik nënkupton transmetimin e rezultateve
të një hulumtimi tek lexuesit, që mund të jenë studiues të së njëjtës fushë
apo të fushave të tjera. Në mënyrë që të kuptohet drejtë dhe saktë ajo që
keni dashur të transmetoni tek lexuesit, shkrimi akademik duhet të jetë i
qartë. Nëse nuk është i tillë, atëherë ju do të ngjallni shumë konfuzion tek
lexuesi dhe nuk do t’ia dilni dot që të jepni kontributin tuaj shkencor.

Gjuha e qartë, nënkupton paragraf të strukturuar mirë dhe fjali të cilat


lexuesit i mundësojnë që të ndjekë dhe kuptojë linjën tuaj të argumentimit.
Duhet shmangur të gjitha shprehjet që përçojnë dykuptimësi, që nuk janë
specifike dhe mjaftueshëm të sakta për të transmetuar kuptimin e drejtë.
(Murray dhe bp, 2006; Silva, 2007). Në të vërtetë, hulumtimet e tregojnë që
ndikimi i paqartësisë në të shkruar i bën edhe revistat shkencore më pak të
lexuara. Sa më e ndërlikuar që të jetë gjuha e përdorur në të shkruar, aq më
pak ka interesim nga studiuesit për të lexuar dhe trajtuar atë përmbajtje.
(Hartley dhebp., 1988; Oppenheimer, 2005; Shelley &Schuh, 2001).Pothuajse
të gjithë e pëlqejnë gjuhën e qartë, por nuk është lehtë që të shkruhet një
shkrim akademik me një gjuhë të tillë. Megjithatë, studiuesit ia dalin mbanë,
falë përvojës që fitojnë ndër vite.

Aspekti formal i të shkruarit


Në përgjithësi, shkrimi akademik është formal. Shumica e studentëve, e
pëlqejnë gjuhën jo-formale, atë që zakonisht e flasin dhe e shkruajnë me
miqtë e tyre, duke qenë se është më e lehtë që të shkruhet. Mirëpo, një
gjuhë e tillë nuk mund të përdoret në shkrimet akademike. Në veçanti, kjo
nënkupton që fjalët duhet të shkruhen të plota dhe pa shkurtesa dhe nuk
duhet të përdoren në asnjë mënyrë zhargone. Në shkrimet e ndryshme
informale, studentët kanë tendencë që të anashkalojnë përdorimin e

22 Shkrimi akademik, një formë ndryshe e komunikimit


shenjave të pikësimit. Ky është edhe një tjetër gabim që duhet të evitohet,
kur shkruani një shkrim akademik. Respektimi i shenjave të pikësimit është i
domosdoshëm, që një shkrim akademik të jetë i qartë.

Saktësia e shkrimit akademik


Në shkrim akademik duhet të jeni të saktë kur përdorni informacione, data
dhe shifra. Asnjëherë në raportimin e punës tuaj shkencore nuk duhet që
të përdorni shprehje të tilla si “shumë njerëz” apo “disa libra”, por duhet
shkruar shifra e saktë e njerëzve “50 milion njerëz” apo “librat e Frojd dhe
Rogers”. Vetëm kjo mënyrë e shkrimit akademik, iu mundëson lexuesve që
të kuptojnë drejtë atë që keni dashur të shkruani. Në të kundërtën, lexuesit
do ta trajtojnë shkrimin tuaj të pasaktë.

Gjithashtu, në shkrimin akademik, nuk duhet të shkruhet: “Diku në fillim të


viteve 90-të, Clancy Blair ka botuar artikullin e tij”, por duhet të shkruhet
saktë viti i publikimit “Clancy Blair (1998) do të kthente vëmendjen nga
aftësitë vetërregulluese”. Kjo formë e të shkruarit, i mundëson lexuesit që të
identifikojë më lehtë artikullin në fjalë dhe ta gjejnë e studiojnë atë nëse janë
kurioz për përmbajtjen.

Shkrimi akademik
duhet të jetë objektiv
Objektiviteti në shkrimin akademik nënkupton, që ky shkrim ka si fokus kryesor
informacionin, që duhet të transmetohet tek publiku, argumentin që duhet
shtruar, rezultatin që komunikohet dhe jo autorin. Askush nuk dëshiron të
dijë, se çfarë ju mendoni dhe çfarë ju besoni (UEFAP, 2013). Lexuesi dëshiron
të dijë pyetjen tuaj të hulumtimit, metodën që keni zgjedhur për të dhënë
përgjigje në atë pyetje dhe rezultatet e hulumtimit tuaj.

Nëse vazhdimisht përdorni “unë”, “e imja”, “e juaja”, “ne”, atëherë kjo mund
të shtyejë lexuesin që të besojë se studimi është vërtetë shumë subjektiv

23
(Openheimer, 2005). Përdorimi i këtyre fjalëve, mund të interpretohet si
mungesë e evidencës empirike për problemin e hulumtimit.
Andaj, përpiquni maksimalisht që të shmangni këtë mënyrë të komunikimit:
“Unë mendoj që ka një arsye të madhe që i shtyn njerëzit drejt vetëvrasjeve”
dhe përdorni gjuhën e mirëfilltë akademike“. Hulumtimet tregojnë që arsye
kryesore e vetëvrasjeve është depresioni (Lickerman, 2012).

Për të qenë objektiv, duhet të shmanget raportimi i rezultateve të hulumtimit


në vetën e parë njëjës. Zakonisht, duhet shmangur raportimi i tillë, si “Unë
kam gjetur se...” ose “Unë mendoj se...” (Smyth, 1996). Në vend të saj,
zgjedhni një gjuhë pasive, që mund të ndihmojë lexuesin që të përcjellë
vetëm linjën e argumentit, të tillë si, “Rezultatet e hulumtimit tregojnë...”
apo “Studimi nxjerrë në pah...”.
Objektiviteti nuk mund të shihet i ndarë nga përgjegjësia që ka autori kur
shkruan një shkrim akademik. Çdo pretendim i ngritur nga ana e autorit
duhet të argumentohet dhe justifikohet me anë të parafrazimit apo citimit të
autorëve dhe punës së tyre.

Toni i shkrimit akademik


Në të gjithë artikullin shkencor, është e rëndësishme që të prezantohen
argumentet e të tjerëve në mënyrë të qartë dhe me një ton përshkrues (Smyth,
1996). Kur prezantoni pozicionin e një autori, me të cilin nuk pajtoheni, ju
duhet që të prezantoni argumentin saktë, pa e shtrembëruar dhe pa e gjykuar.
Duke qenë se ju duhet të prezantoni hulumtimet e të tjerëve dhe rezultatet
e hulumtimit tuaj, atëherë duhet ta bëni atë në mënyrën më objektive të
mundshme dhe me tonin më jo-gjykues të mundshëm. Kjo është mënyra e
përkryer për të shkruar një shkrim akademik.

24 Shkrimi akademik, një formë ndryshe e komunikimit


Si të kuptojmë nëse
shkrimi akademik
është i qartë, formal,
i saktë dhe objektiv?

Si ta kuptojmë, kur një shkrim akade-


mik nuk është mjaftueshëm i qartë?
Ka mënyra të ndryshme për ta bërë
një gjë të tillë. Të propozuara kohë
më parë nga Schriver (1989), janë
dy metodat më të përdorura për të
vlerësuar qartësinë, saktësinë dhe
objektivitetin e shkrimit akademik.
Një mënyrë e mirë për të vlerësuar
se sa i qartë është një shkrim akade-
mik, është të kërkohet vlerësimi i
ekspertëve. Mësimdhënësit apo edhe
kolegëve që pasi të lexojnë shkrimin,
miqtë tuaj më me përvojë, që kanë
të përpiqen që të ritregojnë atë apo
përfunduar studimet bazë mund të
të transmetojnë mesazhet kryesore.
shërbejnë si vlerësues të mirë të qa-
Nëse ajo që ata kanë kuptuar nuk
rtësisë së tekstit që keni shkruar.
përkon me atë që ju keni dashur të
Mënyrë tjetër për të vlerësuar se sa i
shkruani, ja vlen të rishikohet komplet
qartë është shkrimi që keni shkruar,
teksti. Në rastet kur keni paqartësi,
është të pyeten lexuesit e thjeshtë.
se cilin version të shkrimit akademik
Në raste të tilla, kolegët janë një
ta fusni në shkrimin tuaj, atëherë
burim i mirë vlerësimi. Ju mund të
shkruani të dy versionet dhe kërkoni
shpërndani shkrimin tuaj akademik
nga ana e kolegëve që të vlerësojnë
dhe bashkë me të edhe një shkallë
se cila prej dy versioneve është më e
vlerësimi, që ju mundëson lexuesve
qartë.
që të vlerësojnë se sa i qartë është
shkrimi juaj. (P.sh. Nga 1 deri në 10,
cila është shkalla e qartësisë së këtij
paragrafi apo pjese). Gjithashtu, për
të parë sesa i qartë është shkrimi
juaj, ju mund të kërkoni nga ana e

25
Komunikimin e rezultateve të punës shkencore, nëpërmjet
FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN një gjuhe të qartë, objektive dhe të saktë, e njohim si
shkrim akademik.

Shkrimi akademik nënkupton përdorimin e një stili të


veçantë të të shkruarit, që fillon nga një pyetje hulumtuese
që shtron studiuesi dhe mbaron me përgjigjen shkencore
të tij.

Shkrimi akademik është formal dhe dallon nga format e


tjera të shkrimit, sikurse janë shkrimi kreativ dhe personal.

Nëpërmjet shkrimit akademik, studiuesit përcaktojnë një


problem, sfidë apo dilemë dhe i japin përgjigje nëpërmjet
një raporti shkencor (shkrimi akademik).

Disa nga format e shkrimit akademik përfshijnë librat,


artikujt shkencorë, prezantimet në konferenca, raportet,
temat e diplomës, abstraktet dhe esetë.

Gjuha e qartë në një shkrim akademik, nënkupton paragraf


të strukturuar mirë dhe fjali të cilat lexuesit i mundësojnë
që të ndjekë dhe kuptojë linjën e argumentimit që shtron
autori.

Në një shkrim akademik, raportimi nuk duhet të jetë


asnjëherë dyshues apo hamendësues, por i saktë dhe
shumë objektiv.

Në një shkrim akademik, asnjëherë nuk gjykohen idetë,


por ato thjeshtë raportohen dhe sfidohen nga fakte dhe
argumente, që autori mund t’i sjellë.

Për të vlerësuar se sa i qartë është një shkrim akademik,


mund të kërkohet vlerësimi i ekspertëve (mësimdhënësve)
apo edhe lexuesve të thjeshtë (kolegëve).

26 Shkrimi akademik, një formë ndryshe e komunikimit


PYETJE PËR DISKUTIM

1
Pse mendoni se janë vendosur rregulla
të qarta sa i përket shkrimit akademik?

Çfarë do të mund të ndodhte nëse

2
në komunikimin mes studiuesve do të
përdorej vetëm gjuha informale? Cili do
të ishte impakti mbi shkencën?

Krahas vlerësimit të ekspertëve dhe

3
lexuesve të thjeshtë, cilat mund të jenë
metodat alternative për të vlerësuar
qartësinë, objektivitetin, saktësinë dhe
tonin e një shkrimi akademik?

27
DETYRA PËR USHTRIME

Gjeni një nga esetë tuaja të fundit dhe shihni vetëm titullin.
Provoni që ta shkruani edhe një herë nga fillimi. Më pas
krahasoni saktësinë, qartësinë, thjeshtësinë, objektivitetin
dhe tonin e përdorur mes dy eseve. Përshkruani dallimet.

Kërkoni nga miqtë tuaj ndonjë ese, temë diplome apo


artikull që kanë shkruar rishtaz. Përpiquni të gjykoni se
cilat aspekte çalojnë dhe do të mund të ishin ndryshe, në
qoftë se do ishin respektuar rregullat e shkrimit akademik?

Krijoni një pyetësor vlerësimi për qartësinë, objektivitetin


dhe saktësinë e shkrimit akademik. Bashkë me esenë tuaj,
dërgojeni tek disa kolegë dhe/apo mësimdhënës dhe
kërkoni nga ata që ta vlerësojnë secilin nga aspektet e
lartëpërmendura të shkrimit akademik.

28 Shkrimi akademik, një formë ndryshe e komunikimit


REFERENCAT

Bailey, S. (2011). Academic Writing: Murray, R. & Moore, S. (2006). The


A Handbook for International handbook of academic writing:
Students. Third Edition. London: A fresh approach. Maidenhead.
Routledge. Open University Press - McGraë-
Biber, D., Johansson, S., Leech, G., Hill.
Conrad, S., and Finegan, E. Oppenheimer, D. M. (2005).
(1999). Longman grammar of Consequences of erudite
spoken and Written English. vernacular utilized irrespective of
Harlow: Pearson Education. necessity: Problems with using
Björk, B-C, Roos, A &Lauri, M. (2009). long words needlessly. Applied
Scientific journal publishing: Cognitive Psychology, 20(2),
Yearly volume and open access 139–56.
availability. Information Research, Oshima A. & Hogue, A.(1999).Writing
14 (1). Academic English, 3rd ed. River,
Collier, R. (2009). Legumes, lemons and NJ: Pearson Education.
streptomycin: A short history of Royal Society (2011).Knowledge,
the clinical trial. Canadian Medical networks and nations: Global
Association Journal,180(1): 23–24. scientific collaboration in the 21st
Cook, E. (1997).Aramaic Language century.The Royal Society.
and Literature'.The Oxford Shelley, M. &Schuh, J. H. (2001). Are
Encyclopedia of Archaeology in the best higher education journals
the Near Eat. Edited by Eric M. really the best? A meta-analysis
Meyers. New York. Oxford, 178- of writing quality and readability.
184. Journal of Scholarly Publishing,
Elboë, P. &Belanoff, P. (2000) A 33(1), 11–22.

Community of Writers: A Silva, P. J. (2007).How to write a lot:
Ëorkshop Course in Ëriting. a practical guide to productive
London: McGraë-Hill.
 academic writing.Washington,
Hartley, J., Trueman, M. & Meadows, A. DC: American Psychological
J. (1988). Readability and prestige Association.
in scientific journals.Journal of Smyth, T. R. (1996).Writing in
Information Science, 14(1), 69–75. psychology: A student guide. New
Levine, M. (2004) The Myth of Laziness. York: Wiley.

New York: Simon and Schuster.
 Sokal, A. D. (1996). A Physicist
Lickerman, A. (2012). The Experiments With Cultural
Undefeated Mind: On the Studies. Lingua Franca.
Science of Constructing an Vallis, G. (2011). Reason to Write:
Indestructible Self. Florida: Health Applying Critical Thinking to
Communication Inc. Academic Writing. North Carlina:
Mabe, M. (2003). The growth and Kona Publishing.
number of journals.Serials, 16 (2),
191-197.

29
PROCESI I TË
SHKRUARIT
Kur shohim artikujt shkencorë të botuar, rrallë e mendojmë sesa i gjatë ka
qenë rrugëtimi që është dashur të ndjekë ai artikull, nga momenti kur ka
qenë vetëm ide e autorit e deri tek publikimi që kemi në duar. Nëse keni
menduar se një rrugëtim i tillë është i lehtë dhe i shkurtër, atëherë ky kapitull
do t’ju zhgënjejë. Të shkruarit e një artikulli mund të marrë muaj të tërë, kjo
pasi që të shkruarit nuk është një akt i izoluar, por përfshin edhe të menduarit
kritik, shqyrtimin e korrigjimin e vazhdueshëm të asaj që është shkruar derisa
të kemi formën përfundimtare.

NË KËTË KAPITULL DO T’I JEPEN


PËRGJIGJE PYETJEVE TË MËPOSHTME:

- Cilat janë fazat e procesit të të shkruarit?


- Çfarë e karakterizon fazën e para-shkrimit?
- Si mund të gjeni një ide për realizimin e hulumtimit?
- Si duhet të strukturohet puna në fazën e organizimit?
- Kur jemi të gatshëm që të futemi në fazën e shkrimit?
- Çfarë duhet të kemi parasysh gjatë shkrimit të draftit të
parë?
- Kush mund të bëjë lustrimin dhe redaktimin e një teksti?

31
PROCESI I TË SHKRUARIT
Fazat e shkrimit
akademik
Të shkruarit është një akt kreativ i vazhdueshëm (Hogue, 2006). Sa herë
që shkruani diçka, ju e mendoni atë më parë. Para se të shkruani diçka,
shqetësoheni për atë se çfarë do të thoni dhe si do ta thoni. Dhe pasi të
keni shkruar, ju sërish i ktheheni tekstit, e lexoni dhe përmirësoni pjesët që
besoni se nuk janë në rregull. “Ju shkruani dhe përmirësoni, derisa të jeni të
kënaqur me atë që keni shkruar dhe e keni bindjen e plotë, që ajo që keni
shkruar është ajo që doni të thoni” (Oshima & Hogue, 2006, f. 15).
Siç edhe mund të shihni nga argumenti i sjellë më lart nga Hogue, të shkruarit
është një proces, që nis para se të vemë fjalët në letër dhe përfundon, atëherë
kur kemi publikuar artikullin, dorëzuar detyrën apo prezantuar raportin.

Autorë të ndryshëm janë përpjekur, që të vënë në pah fazat e procesit të


të shkruarit. Por, është vërtetë sfiduese që të dallosh fazat e të shkruarit,
duke qenë se studiuesit zgjedhin strategji të ndryshme të të shkruarit, kanë
menaxhim të ndryshëm të kohës, por edhe stil të ndryshëm të shkrimit.
Megjithatë, në përpjekje për ta bërë sa më të qartë një proces të zakonshëm
të të shkruarit, ne ju sjellim modelet e ofruara nga Henning (2005), Oshima
dhe Hogue (2006).

Përgjithësisht, procesi i të shkruarit të një artikulli shkencor apo teme


diplomes, ndahet në tri apo katër faza. Hening dhe bashkëpunëtorët e tij
(2005) paraqesin tre faza të procesit të të shkruarit, që përfshijnë:
1. Para-shkrimin,
2. Draftin e parë,
3. Shqyrtimin

Ndërkaq, për Hogue (2006), të shkruarit është një proces që ka katër faza
dhe secila prej tyre ndikon në cilësinë e versionit final të shkrimit akademik,
që ne lexojmë. Meqë klasifikimi i Hogue gëzon mbështetje më të madhe, do
të sjellim shpjegimin e tij për të përshkruar procesin e të shkruarit.

33
Faza e para-shkrimit
Dëshironi të shkruani? Po, për çfarë? Paraprakisht, ju duhet një ide apo një
arsye për të shkruar. Gjetja e një ideje e karakterizon fazën e parashkrimit.
Edhe pse në dukje e thjeshtë, jo gjithmonë është e lehtë të realizohet. Idetë
ndonjëherë vijnë grumbull, e pasi lexojmë dhe shohim literaturën, i gjykojmë
si të pavlefshme. Ndonjëherë ju nuk keni nevojë të brengoseni për idenë,
sepse ajo jepet nga ana e mësimdhënësit, që kërkon nga ju të shkruani
një ese me titull “Modelet e suksesshme të menaxhimit të dhimbjes” apo
“Përparësitë e aplikimit të teknikave konjitiv-biheviorale”. Në raste të tjera,
siç është tema e diplomës, studentët duhet të shpenzojnë kohë deri sa të
gjejnë idenë për hulumtim, që është domethënëse për fushën e tyre të
studimit.

Ndonjëherë, faza e parë e shkrimit, fillon krejt spontanisht, përderisa ju


jeni në vendin tuaj të punës dhe ndesheni në një problem që dëshironi ta
adresoni dhe këtë e bëni duke shkruar një projekt-propozim.
Por, në rastet më të zakonshme, ashtu siç edhe përshkruhet nga ana e Henning,
Gravett dhe Van Rensburg (2005), faza e para-shkrimit karakterizohet nga të
lexuarit, të menduarit kritik dhe mbledhja e shënimeve që çojnë në gjetjen
e një ideje të re për hulumtim. Të menduarit, të lexuarit dhe mbledhja e
shënimeve përshkruhen detajisht në kapitullin e tretë të këtij libri “Të lexuarit
dhe mendimi kritik”. Pjesa më e madhe e studentëve, që janë në prag të
diplomimit apo edhe atyre që kërkojnë të publikojnë një artikull shkencor,
angazhohen në leximin e artikujve shkencorë. Gjatë leximit, dhjetra ide,
mendime dhe gjykime personale mund t’ju bien ndërmend. Andaj, është e
domosdoshme, që në këtë fazë të shkruani dhe mbani shënime, në mënyrë
që asnjë nga idetë për të realizuar hulumtimin tuaj, të mos ju ikë.

Është e qartë, që i gjithë procesi i të shkruarit fillon nga ideja. Ajo duhet të
jetë mirë e menduar, para se të fillohet me realizimin e saj. Zakonisht, idetë
i vetëgjykojmë, atëherë kur marrim të lexojmë artikujt e ndryshëm, që kanë
të njëjtin subjekt studimi. Por, gjithmonë është i mirëseardhur një diskutim
me mësimdhënësin e lëndës apo ndonjë koleg që ka më shumë përvojë në
fushën e studimit, pasi duke qenë më kompetent, ata mund të modifikojnë
më lehtë idenë tuaj dhe ta bëjnë atë që të jetë një kontribut unik në fushën
e studimit.

34 Procesi i të shkruarit
Si mund të gjeni një ide për realizimin
e hulumtimit?

Në përpjekje për të gjetur një ide për hulumtim, ja vlen


të shqyrtoni këshillat e mëposhtme.
1. Pyesni veten: Çfarë temash më 4. Kërko projekte aktuale hulumtuese
interesojnë mua? që zhvillohen
Është jashtëzakonisht e Shumica e institucioneve të
rëndësishme, që ajo që shkruani arsimit të lartë, zhvillojnë projekte
të jetë në përputhje të plotë me të ndryshme hulumtuese. Në
interesat dhe preferencat tuaja. të shumtën e rasteve, është
Duke qenë se procesi i të shkruarit e mundshme që studentët të
është i gjatë, ju duhet të jeni përfshihen në ato projekte dhe
gjithmonë të motivuar për të shkruar të ndihmojnë në realizimin e
dhe kjo arrihet vetëm atëherë kur ju hulumtimit dhe si përfitim marrin në
pëlqeni temën apo subjektin që po shërbim të dhënat, me të cilat mund
studioni. të realizojnë hulumtimin e tyre.

2. Konsulto mësimdhënësit 5. Kërko probleme të përditshme të


Ndonjëherë, ju mjafton që të jetës profesionale
flisni me mësimdhënësit tuaj dhe Hulumtimi që nuk ka efekt pozitiv
t’ju tregoni për fushën në të cilën në praktikë, është i predispozuar
dëshironi të shkruani dhe ata ju për t’u harruar shpejt. Andaj, ide
orientojnë drejt një subjekti, që të mira mund të vijnë si rezultat i
është studiuar pak apo që vazhdon problemeve të përditshme, të cilat
të mos jetë i adresuar ashtu siç i hasni në jetën tuaj profesionale.
duhet. Hulumtimi që ju mund të realizoni,
mund të jetë një përgjigje e mirë
3. Kërko artikuj shkencorë të kohës ndaj sfidave apo problemeve të
së fundit jetës tuaj profesionale.
Artikujt shkencorë të kohës së
fundit, gjithmonë ofrojnë edhe disa 6. Intervisto kolegë apo edhe
paragrafe në fund të studimit, që menaxher në vendin tuaj të punës
zakonisht emërtohen si, “pyetjet Nëse jeni i punësuar, ju mund të
hulumtuese për të ardhmen“. gjeni një ide të mirë hulumtimi
Kështu që, autorët e një publikimi duke intervistuar ndonjë koleg apo
shkencor, japin informacione për atë menaxher të institucionit ku punoni.
që ka mbetur pa u studiuar në lidhje Ndonjëherë, shpalosja e gjendjes që
me subjektin e tyre të hulumtimit. mbizotëron në një institucion, sfidat
e përditshme që kanë punëtorët
shëndetësorë, mund të jenë burim
për ide të mira hulumtuese.

35
Janë tre mundësi që të krijoni
rrufetë e mendimeve.

1. Krijoni një listë, ku të shkruhen fjalë, fraza


apo fjali që janë të lidhura me temën tuaj.

2. Filloni atë që quhet shkrimi i lirë dhe thjesht


përshkruani atë, që ju bie ndërmend pa
ndaluar fare. Shumica e këtyre shkrimeve
të lira nuk zgjasin më shumë se 5 deri në
Çfarë e bën 10 minuta.
më të lehtë fazën
e para-shkrimit? 3. Duke krijuar hartën e mendimeve, ju mund
të shkruani temën kryesore në qendër dhe
Atëherë kur nuk e keni
pastaj përpiqeni që të kujtoni sa më shumë
vendosur se për çfarë
do të shkruani, ja vlen koncepte, me të cilat lidhet një ide. (shih
të provoni teknikën e figurën e mëposhtme).
rrufesë së mendimeve. Kjo
teknikë, është një rrugë për
Harta e mendjes, e realizuar me temë
mbledhjen e ideve për një
temë (Zemach & Rumisek, qëndrore “Pleqërinë”, na mundëson që të
2003). Kur ju përpiqeni shtrijmë të gjitha faktet që lidhen me këtë
që të shkruani rrufetë moshë të zhvillimit njerëzor dhe më pas
e mendimeve, shkruani
të identifikojmë një ide, e cila do të ishte
thjesht çdo ide që ju bie
ndërmend, duke mos u e përshtatshme të realizohej si ese, temë
shqetësuar aspak nëse diplome apo artikull shkencor. Nga kjo hartë
është e pakuptueshme, e ja dalim të identifikojmë zhvillimin intelektual
padobishme apo e kompli-
të moshave të shtyra, si ide për temën tonë,
kuar. Atë mund ta vendosni
më vonë. Thjesht shkruani që do ta zhvillojmë në formë eseje në vazhdim
gjithçka, sepse kjo është të këtij kapitulli.
faza kur ju mblidhni idetë
tuaja të hulumtimit.
Figura 1. Një hartë mendimesh e realizuar për subjektin
e përgjithshëm “Pleqëria”

36 Procesi i të shkruarit
Faza e organizimit
Pasi të keni zgjedhur idenë tuaj për hulumtim, është koha që ta organizoni
atë. Sipas Oshima dhe Hogue (2006), organizimi i idesë tuaj në një skicë
apo përkufizimi i një kornize të përgjithshme për shkrimin tuaj, përbën edhe
fazën e dytë të procesit të të shkruarit. Detyra juaj këtu është, që të vini kufij
të qartë për të gjithë esenë, artikullin shkencor apo temën e diplomës. Në
këtë fazë, ju vendosni se çfarë do të përfshini në shkrimin tuaj akademik dhe
çfarë do të lini anash. Në momentin kur keni idenë e përgjithshme për atë
që dëshironi të shkruani, ju duhet medoemos, që atë ta përpunoni më mirë
dhe të përpiqeni që ta “skiconi” para vetes, se si do të duket i tërë punimi,
nga fillimi deri në fund.

Natyrisht një proces i tillë nuk mund të jetë asnjëherë i pavarur nga të lexuarit
dhe mendimi kritik. Teksa organizoni idenë tuaj, ju lexoni dhe e strukturoni,
ristrukturoni dhe e shqyrtoni atë, deri në pikën kur struktura e përgjithshme,
që keni para vetes ju pëlqen dhe e konsideroni si një skelet të mirë për esenë,
temën e diplomës apo edhe artikullin tuaj shkencor.

37
Faza e shkrimit (Drafti i parë)
Pasi të kemi vënë kufijtë e temës për të cilën do të shkruajmë, atëherë nuk
mbetet gjë tjetër, veçse të fillojë faza e shkrimit. Në këtë fazë, fillimisht
kërkohet që të shkruhet një draft i shpejtë, gjithmonë duke u shërbyer
me kornizën e krijuar në fazën e organizimit (Oshima &Hogue, 2006). Siç
rekomandon Hogue dhe kolegët (2006), “drafti duhet të shkruhet sa më shpejt
të jetë e mundur dhe pa u ndalur në gabimet e mundshme gramatikore,
të shprehurit apo shenjat e pikësimit” (f. 18). Kjo sepse, para gjithçkaje
tjetër, e rëndësishme është që të gjitha idetë, argumentet, faktet dhe fjalitë
interesante që na shkojnë ndërmend, të vendosen në letër. Sigurisht do të
gjeni shumë gabime në draftin e shpejtë që shkruani, atëherë kur ktheheni
ta lexoni sërish, ta rregulloni e lustroni. Por, gabimet drejtshkrimore janë të
pranueshme në këtë fazë. Gjithmonë kujtoni, që idetë janë më të vlefshme.
Ndonjëherë kur ato ikin, nuk i kujtojmë dot. Ndërkaq, gabimet i kemi aty dhe
mund t’i përmirësojmë në çdo kohë.

Kini parasysh, që ky është një draft i një eseje apo artikulli dhe nuk është
forma përfundimtare që do të nxirrni në publik. Atë do ta shihni vetëm ju.
Natyrisht një fazë e tillë, bëhet më e lehtë falë dy fazave paraprake. Pra të
shkruarit është më i lehtë, për shkak se autori e di saktë temën për të cilën
do të shkruajë dhe se cila do të jetë përmbajtja e përgjithshme. Gjithë çfarë
mbetet është plotësimi i rreshtave, duke u përpjekur për të krijuar paragrafë
që janë kuptimplotë, të qartë, të saktë dhe të mirë argumentuar.

38 Procesi i të shkruarit
Për të bërë edhe me të qartë fazën e organizimit në procesin e të shkruarit, do të
shfrytëzojmë idenë që kemi identifikuar si të vlefshme për ta kthyer atë në një ese.
Meqë po përpunojmë fazën e organizimit të të shkruarit, atëherë mund të shihni
më poshtë, se si organizohet ajo në disa rreshta.

Draft titulli: Zhvillimi intelektual tek të moshuarit

Hyrja
Do të nisë me një shembull për humbjen e funksioneve në pleqëri.
Shkruaj disa nga çrregullimet që janë tipike për moshat e shtyra.
Përmend disa nga statistikat për të moshuarit.
Shkruaj referencat që flasin për zhvillimin intelektual.
Gjithsej dy paragrafe.

Përmbajtja
Shtroj problemin.
Shqyrtoj shkurtmisht literaturën.
Përpunoj arsyet pse flitet për një zhvillim të dobët intelektual në këtë moshë.
Krahasoj artikujt.
Gjithsej 3 paragrafe

Përfundimet
Ripërsëris edhe njëherë tjetër pyetjen hulumtuese.
Nxjerr përfundimet.
Përmbyll me një rekomandim.
Gjithsej 1 paragraf.

Një shembull i shkrimit


Duke u shërbyer me shënimet e krijuara në fazën e organizimit, do të shkruajmë më
poshtë një ese të shkurtër. Vëreni se si ndryshojnë gjërat.

Draft titulli: Zhvillimi kognitiv tek të moshuarit

Pothuajse të gjitha funksionet psikologjike, fizike dhe sociale pësojnë rënie të konsiderueshme në
pleqëri, pas moshës 65 vjeçare, atëherë kur mendohet se kontributi aktiv nuk është më i mundshëm
(Gorman, 1999). Indikatori më i mirë për një gjendje të tillë të vështirësuar shëndetësore, është
fakti që të moshuarit e vizitojnë doktorin tre herë më shumë se personat e moshës 22 deri në 44
vjeçare (Shiman, 2004). Për më tepër, të dhënat e institutit për Matje dhe Vlerësim të Shëndetit
në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (2010), tregojnë se 20% e të moshuarve kanë çrregullime
të ndryshme neurologjike. Të gjitha këto ndryshime që shoqërojnë moshën e shtyrë kanë ndikim të
drejtëpërdrejtë në zhvillimin kognitiv.

39
Zhvillimi nuk nënkupton vetëm rritjen, por përfshin çdo ndryshim, që paraqitet në jetën e njeriut.
Zhvillimi kognitiv i referohet ndryshimeve në aftësitë mendore, si të mësuarit, vëmendjen, kujtesën,
gjuhën, të menduarit dhe kreativitetin (Papalia, Olds & Feldman, 2007). Pothuajse të gjitha
hulumtimet shkencore të realizuara me këtë populacion, tregojnë qartë që tek të moshuarit,
të gjitha proceset kognitive pësojnë rënie të konsiderueshme. Një studim i realizuar nga ana e
Qendrës për Kontroll të Sëmundjeve (2009), e tregon qartë që kujtesa afatshkurtër pëson rënie
të konsiderueshme pas moshës 65 vjeçare. Si rezultat, të moshuarit shpesh shtrojnë të njëjtat
pyetje për disa herë dhe nuk njohin figurat apo personat që i kanë takuar rishtaz. Duke qenë se
kujtesa është ngushtë e lidhur me vëmendjen, edhe ky funksion kognitiv bie ndjeshëm. Rezultatet
tregojnë që në këtë moshë shkurtohet koha e përqëndrimit të vëmendjes në një objekt të caktuar
(Madden & bp 2012).

Jo vetëm kujtesa dhe vëmendja dobësohen në këtë moshë. Rezultatet e hulumtimeve nxjerrin
në pah edhe dobësim të gjuhës dhe të menduarit (Burke & Mackay, 1997). Të menduarit
ngadalësohet në këtë moshë dhe të folurit vështirësohet si rezultat i kësaj të fundit. Në veçanti kjo
është e dukshme tek të moshuarit që i përcjell demenca apo humbja e funksioneve intelektuale
(Kensinger, 2014).

Për sa i përket të mësuarit, sa më i moshuar të jetë individi, aq më shumë kohë, përpjekje dhe
përsëritje i duhen që të mësojë një përmbajtje të caktuar apo sjellje të re. Në veçanti, të mësuarit
vështirësohet si pasojë e procesimit të ngadalshëm i informatave. Më pas, të mësuarit e informatave
të reja bëhet gjithmonë e më i vështirë (Baltes, Lindenberger & Staudinger, 1999).

Edhe pse është pothuajse e pamundur që të parandalohet rënia e funksioneve kognitive, programe
të ndryshme, rekomandojnë aktivitete të tilla si socializimin, lëvizjen (shëtitjet), trajnimet e trurit,
rritjen e vetëbesimit, trajnimin e përqëndrimit të vëmendjes, si forma të ndryshme për të mbajtur
aktive apo për të mos i lënë të zbehen ndjeshëm, në këtë moshë, këto funksione kognitive
(Asociacioni i Psikologëve Amerikanë, 2013).

Pra është e qartë që zhvillimi kognitiv tek të moshuarit është negativ dhe pothuajse të gjitha
funksionet pësojnë rënie. Kujtesa dhe vëmendja dobësohen, të menduarit, të folurit dhe të mësuarit
vështirësohen dhe kjo sigurisht e bën më të vështirë jetën në këtë moshë. Por siç rekomandon
edhe Asociacioni i Psikologëve Amerikanë, mbështetja sociale mund të jetë një kurë e mirë për
shëndetin psikologjik dhe në veçanti për proceset kognitive. Më shumë përkahje dhe mbështetje
për njerëzit e kësaj moshe, garantojë edhe funksionet kognitive më aktive.

40 Procesi i të shkruarit
Faza e lustrimit, shqyrtimit
dhe redaktimit
Në këtë fazë ju ilustroni atë që keni shkruar (Oshima &Hogue, 2006). Ndryshe,
kjo fazë është e njohur edhe si faza e shqyrtimit dhe redaktimit. Nëse ja keni
dalë që të arrini deri në këtë fazë, atëherë jeni shumë afër versionin tuaj më
të mirë të esesë, temës së diplomës apo edhe artikullit shkencor.

Sipas Oshima dhe Hogue (2006), fillimisht në këtë fazë duhet të trajtoni e
përmirësoni përmbajtjen dhe mënyrën e organizimit të shkrimit akademik,
që ndryshe njihet si shqyrtim. Ndërkaq, pasi të jetë rregulluar struktura dhe
përmbajtja, i vjen radha edhe çështjes së gramatikës, shenjave të pikësimit
dhe aspekteve të tjera teknike, që njihet si redaktim.

Redaktimi
nga autori
apo kolegët

Janë dy mënyrat e redaktimit dhe shqyrtimit të shkrimit akademik. Redaktimin


mund ta bëni ju vetë apo edhe kolegët tuaj. Kur redaktimin e bëjnë kolegët
tuaj, detyrë e tyre është që të lexojnë shkrimin tuaj, të shtrojnë pyetje dhe
të komentojnë në atë që mund të ndryshohet dhe si pasojë e përmirëson
cilësinë e shkrimit. Mbi të gjitha, kolegët mund t’ju ndihmojnë që të shihni
se sa është i kuptueshëm teksti dhe a është i qartë, objektiv, i saktë dhe
formal, ashtu siç edhe kërkojnë rregullat e shkrimit akademik. Një shembull i
redaktimit dhe shqyrtimit të tekstit është paraqitur më poshtë.
Ndërkaq, ka edhe një mundësi tjetër, që të bëhet redaktimi i shkrimit
akademik. Duke marrë para duarve një nga dokumentet e përgatitura për
vlerësim, vetë ju mund të kontrolloni secilën pjesë edhe të shihni nëse është
në përputhje me standartet e shkrimit akademik.

41
Procesi Stilet e ndryshme
i të shkruarit, të shkrimit
një formë
e detajuar
dhe sfida e fazave
Nëse një artikull shkencor, punim diplome
Paketa “Office”
apo edhe ese, kalon katër fazat e të shkruarit
mundëson një
bashkëpunim të ka mundësi që të jetë më i kompletuar
jashtëzakonshëm në dhe më me pak gabime në strukturë dhe
mes të studiuesve. Më përmbajtje. Kjo sepse, secila fazë është
poshtë është paraqitur
vërtetë e rëndësishme dhe kontribuon në
një shqyrtim i esesë së
shkruar për zhvillimin cilësinë e përgjithshme të artikullit. Në
kognitiv tek të moshuarit. dukje të parë, faza e organizimit nuk ka të
Me ngjyrë të kuqe janë njëjtin rol si faza e shqyrtimit apo faza e
komentet dhe sugjerimet
para-shkrimit. Megjithatë gabime të mëdha
e shqyrtuesit/redaktorit.
Ato janë gjithmonë mund të jenë rezultat i anashkalimit të një
të shkruara qartë dhe faze të tillë. Faza e organizimit mundëson
identifikohen lehtësisht. një shikim holistik mbi përmbajtjen, që do
Ndonjëherë shtrohen
të zhvilloni. Nëse këtu nuk janë qartësuar
në formë pyetjeje
e ndonjëherë janë gjërat ashtu siç duhet, do ta keni shumë
sugjerime për ndryshime. të vështirë që ta bëni në fazën e shkrimit,
Autori mund të zgjedhë atëherë kur do të jeni të shqetësuar edhe
që të marrë të gjitha
me stilin e shkrimit, pasqyrimin sa më të mirë
parasysh apo të zgjedhë
vetëm disa që janë më të të fakteve dhe bërjen sa më tërheqëse të
rëndësishme. shkrimit tuaj. Prandaj, të paktën në
fillimet e përvojës suaj si student
dhe studiues, duhet të përpiqeni që
të respektoni këto faza të shkrimit
akademik, me qëllim që të keni një
cilësi më të mirë në shkrimin tuaj
akademik.

42 Procesi i të shkruarit
Procesi i të shkruarit karakterizohet nga katër faza

FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN


të përgjithshme: (1) Faza e para-shkrimit, (2) Faza e
organizimit, (3) Faza e shkrimit (drafti i parë) dhe (4)
Faza e ilustrimit, shqyrtimit dhe redaktimit.

Gjetja e një ideje për të shkruar, e karakterizon fazën


e para-shkrimit.

Idenë për atë që shkruani, mund ta gjeni duke


lexuar artikujt shkencorë dhe librat akademikë, duke
konsultuar mësimdhënësit apo edhe duke intervistuar
kolegët dhe menaxherët në vendin e punës.

Rrufetë e mendimeve janë një teknikë e mirë për të


gjeneruar një ide për shkrim.

Organizimi i idesë për hulumtim në një skicë apo


përkufizimi i një kornize të përgjithshme për shkrimin,
e përbën fazën e dytë të procesit të të shkruarit, që
njihet si faza e organizimit.

Shkrimi i draftit të parë të esesë, punimit seminarik,


temës së diplomës, e karakterizon fazën e tretë të të
shkruarit.

Faza e organizimit dhe ajo e shkrimit nuk mund të jenë


asnjëherë të pavarura nga të lexuarit dhe mendimi
kritik.

Rregullimi i strukturës, përmbajtjes dhe përmirësimi


i gabimeve drejtshkrimore e karakterizojnë fazën e
ilustrimit, shqyrtimit dhe redaktimit.

Redaktimi mund të bëhet nga vetë autori apo edhe


nga kolegët.

43
PYETJE PËR DISKUTIM
Çfarë mund të ndodhë nëse nuk

1
respektojmë fazat e të shkruarit? Cilat
mund të jenë pasojat e një qasje të
paorganizuar të të shkruarit?

Cilat janë strategjitë


apo teknikat që mund të
lehtësojnë gjetjen e një ideje
për të shkruarit?
2
3 Si mund të organizohet
të shkruarit në grupe?

4
Çfarë mund ta bëjë të
shkëlqejë një shkrim akademik
në fazën e ilustrimit?

5
Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e (1)
redaktimit të shkrimit nga autori dhe (2)
redaktimit të shkrimit nga kolegët?

44 Procesi i të shkruarit
DETYRA PËR USHTRIME
Krijoni një listë me “rrufetë e ideve”, për të cilat do
të dëshironit të shkruani. Zgjidhni atë që mendoni
se është më me vlerë për ta kthyer në një ese.

Duke u shërbyer me shembullin e dhënë në


fazën e organizimit, që është përshkruar në këtë
kapitull, përpiquni që të organizoni idenë tuaj në
një faqe, ku shënoni vetëm pikat kryesore që do të
përmbajë eseja juaj.

Shkruani draftin e parë të esesë.

Bashkëpunoni me kolegët tuaj. Kërkoni nga ata


që të bëjnë redaktimin e esesë që keni shkruar
dhe redaktoni shkrimin e tyre. Tregoni se cila
perspektivë është më e lehtë (1), të shkruarit apo
(2) redaktimi i një shkrimi akademik.

Reflektoni mbi procesin e të shkruarit, që keni


ndjekur dhe sqaroni nëse ka qenë më e lehtë në
krahasim me praktikën tuaj të shkrimit më herët?

45
REFERENCAT

Baltes, P.B., Linderberger, U., & Oshima A. & Hogue A. (1999). Ëriting
Staudinger, U. M. (1998). Life Academic English, 3rd ed. River,
span theory in developmental NJ: Pearson Education.
psychology. In W. Damon & R.
M. Lerner (Vol. Ed.) Handbook
Oshima, A. & Hogue, A. (2006). Writing
of child psychology: Vol. 1.
Academic English, 4th ed. New
Theoretical model of human
York: Pearson Education Inc.
development (5th ed., pp. 1029-
1143). New York: Wiley.
Papalia, D. E., Olds, S. W., & Feldma R.
D. (2007). Human development,
Burke, D. M., & MacKay, D. G. (1997).
10th ed. Boston: McGraw Hill.
Memory, language and ageing.
Philosophical Transactions of the
Royal Society: Biological Sciences, US Department of Health and Human
352, 1845-1856. Services; Centers for Disease
Control and Prevention; National
Center for Health Statistics,
Gorman M. (1999). Development and
National Ambulatory Medical Care
the rights of older people. In:
Survey (NAMCS), 2002–2005.
Randel J, et al., Eds. The ageing
http://www.cdc.gov/nchs/ahcd/
and development report: poverty,
ahcd_questionnaires.htm. E hapur
independence and the world's
në Gusht, 2015.
older people. London: Earthscan
Publications Ltd.
Zemach, d. E., & Rumisek, L. A. (2003).
College writing from paragraph to
Henning, E., Gravett, S., & van
essay.Oxford: MacMillan.
Rensburg, Ë. (2005). Finding Your
Way in Academic Writing. Pretoria:
Van Schaik Publishers.

Kensinger, E.A. (in press). Remembering


emotional information: Effects of
aging and Alzheimer’s disease. To
appear in Progress in Alzheimer's
Disease Research. Nova Science
Publishers: Hauppauge, NY.

Madden, D. J., &Whiting, W. L. (2004).


Age-related changes in visual
attention. In P.T. Costa & I. C.
Siegler (Eds.) Recent advances in
psychology and aging (pp. 41-88).
Amsterdam: Elsevier.

46 Të lexuarit dhe mendimi kritik


TË LEXUARIT DHE
MENDIMI KRITIK
Cilado detyrë që implikon të shkruarit, është e pamundur të realizohet pa
leximin dhe të menduarit kritik. E zëmë sikur profesori ju kërkon që të shkruani
një ese kritike, për mënyrat më efikase, për transmetimin e lajmit të keq tek
pacientët. Domosdoshmërisht, juve ju duhet të lexoni në lidhje me temën,
të kuptoni, njihni dhe studioni mirëfilli qasjet ekzistuese për transmetimin e
lajmit të keq. Dhe para se të shkruani një ese të mirëfilltë dhe gjatë gjithë
procesit të të shkruarit, ju duhet të mendoni në mënyrë kritike, për të gjykuar
dhe vlerësuar, duke u mbështetur në provat e sjellura, se cila prej metodave
është më efikasja në këtë drejtim.

BRENDA KËTIJ KAPITULLI, DO TË KENI


MUNDËSINË QË TË KUPTONI PËRGJIGJET
E PYETJEVE TË TILLA:

- Si të gjejmë literaturën relevante për lexim?


- Si mund të sigurohemi që ajo që kemi gjetur ka vlerë?
- Pse duhet të kemi kujdes me literaturën e marrë nga
interneti?
- Çfarë është të lexuarit akademik?
- Çfarë e dallon të lexuarit akademik nga format e tjera të
leximit?
- Pse na duhet të menduarit kritik gjatë leximit?
- Si mund të na ndihmojë leximi kritik gjatë procesit të
shkrimit?
- Cila është mënyra më efikase për mbajtjen e shënimeve
gjatë të lexuarit?

47
TË LEXUARIT DHE MENDIMI
KRITIK
Si të gjeni Kujdes me
literaturën artikujt e marrë
nga interneti
relevante? Sa herë që keni në duar
një artikull të marrë nga
Para se të lexoni atë që ju është rekomanduar, interneti, ese apo edhe
duhet që gjeni atë. Gjetja e literaturës tekst tjetër, vlerësoni atë
adekuate, që kërkon mësimdhënësi për me kujdes, pasi nuk ja
vlen të shpenzoni kohën
esenë që shkruani, artikullin që do të botoni tuaj, duke lexuar burime
apo prezantimin tuaj, është bërë gjithëherë të informatave, të cilat
e më e lehtë. Sot, mjafton një kërkim i nuk janë të vlefshme. Si-
avancuar në internet, përkatësisht në web- pas Bailey (2011), për t’u
siguruar që ajo që lexoni
faqet e dedikuara për literaturën shkencore ka vlerë, duhet të kontrol-
dhe shfaqen para jush burime të panumërta loni çdo herë:
librash, artikujsh shkencorë dhe esesh.
- nëse web-faqja është
e besueshme (P.sh. a ka
Cilado formë e shkrimit akademik, ndonjë parashtesë ac. që
ju mund ta gjeni duke e kërkuar: qëndron për shprehjen
• Me titullin e artikullit, librit apo “academic” (akademike)
esesë dhe vitin e publikimit; apo është thjesht opinioni
i një të panjohuri);
• Emrin e autorit/ëve;
• Shtëpinë botuese dhe edicionin e - nëse është dhënë emri i
autorit dhe a është ai/ajo
botimit; i/e njohur në këtë fushë;
• Fjalët kyçe.
- nëse gjuha dhe teksti
është i përshtatshëm për
Ndonjëherë, edhe kur gjeni artikullin të thënë që është një
shkencor të dëshiruar, qasja në të nuk do të shkrim akademik (kujto-
jetë e mundshme. Kjo pasi një pjesë e mirë ni elementet e shkrimit
akademik nga kapitulli i
e artikujve shkencorë, librave dhe eseve janë parë);
me pagesë. Nëse jeni fatlum dhe universiteti
- nëse ka ndonjë gabim të
juaj është parapagues i shërbimeve të tilla, dukshëm në tekst, p.sh.
ato do të hapen për ju. gabime gjuhësore, që
edhe mund të jenë indika-
Po ashtu, një kërkim i shpejtë në “Google torë të një qasje krejt të
shkujdesshme të autorit
Scholar” mund të ofrojë për ju informacionet apo edhe mungese të
e mjaftueshme për librin apo esenë që redaktimit.
kërkoni.

49
Në “Google Scholar” ofrohen për ju edhe të dhëna të tjera për rëndësinë e
artikujve shkencorë, të tilla si numri i citimeve të një artikulli.

Duke ndjekur teknikën e “topit të dëborës”, në momentin që keni një artikull


shkencor që trajton temën tuaj të interesit, shihni listën e referencave. Aty
renditen burimet të cilat i ka shfrytëzuar autori për të krijuar artikullin e tij
dhe aty mund të gjeni pastaj një varg artikujsh shkencorë që mund të jenë të
rëndësishëm edhe për ju (Oshima & Hogue, 1999; Zemach & Rumisek, 2003).
Nëse keni vërtetë telashe me gjetjen e literaturës, gjithmonë një adresë e
mirë është mësimdhënësi, që mund të njohë subjektin e temës suaj apo
edhe autorët, që janë aktiv për subjektin, që ju dëshironi të shkruani. Mjafton
që mësimdhënësit t’ju japin një emër të famshëm në atë fushë dhe ju mund
të futeni në web-faqen e tij/saj personale dhe të shihni listën e publikimeve
që ka bërë.

Të lexuarit akademik
Studentët janë të angazhuar në një lloj të veçantë leximi, që njihet si të
lexuarit akademik, që dallon shumë nga të lexuarit e titrave në televizion,
revistave apo reklamave (Northedge, 2005; Oshima & Hogue, 2006; Zemach
& Remisek). Të lexuarit për të mësuar, ashtu siç është edhe të lexuarit për
të shkruar, nuk nënkupton vetëm leximin e zakonshëm për argëtim. Janë
disa aspekte që e dallojnë qartë, të lexuarit akademik nga format e tjera të
leximit.

Kuantiteti
Gjatë studimeve, ju duhet të shkruani shumë ese, detyra, raporte dhe të
gjitha këto nuk mund të bëhen pa lexim. Andaj, gjatë studimeve, studentët
duhet të lexojnë jo vetëm librat e detyrueshëm për lëndët profesionale, por
shumë më tepër se kaq. Artikujt shkencorë nga fusha e tyre e studimit, esetë
dhe raportet hulumtuese që kanë shkruar të tjerët, janë të domosdoshme
të lexohen, që studentët të jenë në gjendje të shkruajnë shkrimet e tyre
akademike, duke i bashkangjitur me prova dhe me argumente bindëse.

50 Të lexuarit dhe mendimi kritik


Vështirësia
Duhet vërtet përqëndrim i vëmendjes, që të kuptohet përmbajtja e shumicës
së shkrimeve akademike. Një roman është i lehtë për t’u lexuar dhe kuptuar,
por shumica e artikujve dhe librave shkencorë, përmbajnë koncepte të cilat
janë të vështira për t’i kuptuar, me një lexim të thjeshtë. Ndonjëherë duhet të
kërkoni literaturë shtesë, për të kuptuar terma, koncepte dhe përkufizime të
caktuara që janë shkruar në shkrime të ndryshme akademike. Për më tepër, si
student, ju duhet jo vetëm të arrini të kuptoni përmbajtjen e përgjithshme të
librit, por duhet të jeni në gjendje ta analizoni dhe ta vlerësoni atë përmbajtje.
Për këtë arsye, ky nivel i leximit është më i vështirë, sesa të lexuarit për
argëtim.

Qëllimi
Në shumicën e rasteve, qëllimi i të lexuarit të librave universitarë dhe artikujve
shkencorë nuk është për të kaluar ditën. Studentët lexojnë për t’u njohur me
ide të reja, që do t’i ndihmojnë ata të shohin botën më ndryshe (Northedge,
2005).

Angazhimi aktiv
Pyetja më e shpeshtë që duhet të shtroni për veten tuaj teksa lexoni është
“çfarë ka dashur të thotë autori?” (Northedge, 2005, f. 101). Ju duhet të
jeni vazhdimisht të përqëndruar në atë që lexoni, në mënyrë që ta kuptoni
drejt dhe saktë linjën e argumentimit që ndjek një autor i caktuar. Duhet që
në vazhdimësi të reflektoni në përmbajtjen e sjellë dhe kështu ta studioni
mirëfilli atë. Çdo përmbajtje e lexuar pa analizë dhe reflektim, të menduarit
kritik i mirëfilltë, do të fshihet shumë shpejt nga kujtesa juaj.

51
Shkruaj duke lexuar
Këshilla të vlefshme Duke lexuar, shkruani përshtypjet dhe
për të lexuarit reagimet tuaja. Shënimet për
faktet më të rëndësishme apo
pikat kryesore, janë gjithmonë
Kur lexojmë për të mësuar dhe për të të vlefshme. Shënimet tuaja
shkruar, duhet më shumë vëmendje, mund të jenë pyetje apo përg-
përqëndrim, që mundëson më pas ana- jigje, por mos kopjoni të gjithë
lizën dhe vlerësimin e mirëfilltë të asaj pjesën e tekstit. Për më tepër
që është shkruar. Gjeni më poshtë disa lexoni pjesën e këtij kapitulli që i
këshilla të vlefshme që mund të rrisin dedikohet mbajtjes së shënimeve
cilësinë e leximit tuaj. gjatë të lexuarit.

Lexo të gjitha pjesët e tekstit Lexo me kolegët


Ndonjëherë ka prirje, që të kalohen Do të ishte tejet e dobishme, sikur të
pjesë të caktuara të tekstit. lexonit të njëjtin artikull një-
Vetëm me të parë të titullit apo kohësisht me disa nga kolegët
nëntitullit, ju mund të gjykoni që tuaj. Diskutimi që do të mund të
ajo pjesë e tekstit nuk është e zhvillonit me ta, do t’i ndihmon-
nevojshme dhe nuk e lexoni fare. te shumë në të kuptuarin e asaj
Por, kjo nuk i leverdis aspak lexi- që është shkruar. Diskutimi me
min tuaj. Për të kuptuar tërësinë kolegët për atë që keni lexuar, ju
e shkrimit akademik, ju duhet bën të kuptoni edhe këndvësh-
që të lexoni çdo fjali në tekst, të trimet ndryshe, të cilat mund të
përpiqeni që të gjeni lidhjen në ndërtohen duke lexuar të njëjtin
mes paragrafëve të tekstit dhe shkrim akademik.
të kuptoni cila është rëndësia
e secilës pjesë në atë shkrim Stimulo mendimin kritik
akademik. Gjatë kohës kur lexon, por edhe kur
përfundoni komplet artikullin,
Planifiko leximin mendoni se çfarë i mungon
Nëse libri ka shumë faqe apo artikullin atij, çfarë nuk është diskutuar
e keni të pamundur që ta lexoni apo është lënë pa u adresuar si
për një ditë, hartoni një plan se si duhet. Ky është vetëm një nga
do ta lexoni, sepse kjo mund të elementet e të menduarit kritik,
ndihmojë të lexuarin tuaj, të jetë që duhet ta përcjellë të lexuarin
më efektiv. tuaj.
Leximi kritik
Në mënyrë që të ketë kuptim ajo që lexojmë, duhet të pyesni veten nëse
jeni të bindur, për argumentet e ofruara nga studiuesi që shkruan. Leximi që
përcillet nga një pyetje e tillë, njihet si lexim kritik. Gjatë të lexuarit kritik, ju
nuk pranoni thjesht atë që ju serviret, si një e vërtetë e pamohueshme, por
përpiqeni, që të lexoni me shumë kujdes dhe më pas ta vlerësoni dhe ta
gjykoni (Murray & Moore, 2006). Northedge (2005) e përshkruan mjaft mirë
procesin e leximit kritik dhe pyetjet që duhet ta shoqërojnë secilin hap të
këtij procesi.

Sa mund t'i besohet një teksti të tillë?


Sot në internet, mund të postohen miliona tekste dhe jo të gjitha kanë vulën
e vërtetësisë. Disa mund të jenë opinione personale, disa mund të jenë
edhe gënjeshtra apo sajime. Prandaj, gjithmonë duhet të siguroheni, se ajo
që lexoni, është një shkrim i mirëfilltë akademik. Këtë mund ta bëni duke
kontrolluar, se kush është botuesi i librit apo kush është autori. Pasi të jeni
siguruar se artikulli është shkencor dhe ka një metodologji shkencore, mos
u dorëzoni. Vazhdoni që të kontestoni atë që është shkruar, përpiquni që të
provoni edhe me anë të metodave të tjera, nëse ajo që është shkruar, është
e vërtetë, e saktë dhe e vlefshme.

Gjithmonë shihni se kur dhe për çfarë audience është shkruar.


Artikujt e ndryshëm mund të jenë relevant vetëm për një periudhë të caktuar.
Për më tepër, artikujt e vjetër shkencorë, mund të sfidohen seriozisht me
metoda të reja të hulumtimit, në fushën e mjekësisë dhe shkencave sociale.
Gjithmonë duhet të bëhet kujdes me vitin e publikimit të artikujve shkencorë

53
dhe të keni parasysh, se artikujt shumë të vjetër, që i takojnë viteve të 80-të,
mund të mos jenë më të duhurit për fushën tuaj të studimit. Për më tepër,
ju duhet të shihni se për çfarë audience është shkruar një shkrim akademik.
Ndonjëherë, gjuha e përdorur në artikuj, ese apo libra, ka tendencë që t’i
përshtatet audiencës. Një hetim i hollësishëm i gjuhës së shkruar, ju sjell edhe
më shumë informacione mbi cilësinë e shkrimit, por edhe mbi vërtetësinë e
fakteve.

A përcillet në mënyrë logjike argumenti?


Në përpjekje për të ndërtuar një shkrim akademik interesant, autorët në
mënyrë të pavetëdijshme, kapërcejnë nga një linjë argumentimi në tjetrën
dhe këtë nuk e bëjnë të qartë për lexuesin. Kjo mund të vërehet lehtë nga
ana e lexuesit të vëmendshëm dhe kritik. Pra, mund të ndodhë që autorët
të fillojnë mbështetjen e një linje të të menduarit dhe më pas të përdorin
argumentet e njëjta për t’iu kundërvënë idesë që prezantojnë. Të lexuarit
kritik, përfshin edhe gjykimin e asaj sesa është i saktë dhe konsistent autori
në përdorimin e argumenteve në kuadër të një teksti.

Mbështetja, provat dhe argumentet që ofrohen.


Nëse i vetmi argument i autorit është mendimi i tij, përvoja e tij, puna e
tij, atëherë kini kujdes. Mendimet dhe përvojat e autorit mund të jenë të
ndryshme nga mendimet dhe përvojat e autorëve të tjerë, Andaj, ja vlen që
të ndajmë më shumë kohë për të vlerësuar saktësinë e mendimeve të tij.
Prova apo argumenti më i fortë, që mund të hasim në hulumtime, nuk janë
mendimet e autorit, por rezultatet e hulumtimit që sjell rezultatet e kërkimit
të tij shkencor.

A ka linjë tjetër mendimi apo shkollë tjetër mendimi?


Ndonjëherë autorët që i takojnë një linje të caktuar mendimi apo shkolle
mendimi, kanë tendencë që në artikujt e tyre të mbiprezantojnë ato
argumente që i mbështesin idetë e supozimet e tyre dhe të anashkalojnë
punën e autorëve të tjerë, që ofrojnë prova që bien ndesh me idetë e tyre.
Një lexim kritik përfshin gjithëherë edhe hulumtimin për idetë alternative, të
cilat janë në kundërshtim me atë që lexoni. Këtë pyetje, ashtu siç propozon
edhe Bailey (2012), mund ta shtroni edhe kësisoj “A ka ngjashmëri kjo që
lexoj, me atë që kam lexuar më parë?”. Kjo e ndihmon një lexues kritik, që
të kuptojë të dyja anët e medaljes dhe të formojë një gjykim të mbështetur
në të gjitha argumentet.

54 Të lexuarit dhe mendimi kritik


A janë të mbështetura përfundimet?
Ndodh jo rrallë, që autorët të nxjerrin përfundime, të cilat nuk mund t’i
justifikojnë rezultatet e hulumtimit të tyre apo me argumentet, provat dhe
shembujt që sjellin në trungun e një shkrimi akademik. Një gjë të tillë, mund
ta vëjë re një lexues i vëmendshëm, që është në përpjekje për të zhvilluar një
lexim kritik. Këta ja dalin, që të identifikojnë, se si janë nxjerrë përfundimet
dhe nëse janë të qëndrueshme apo përfaqësojnë më shumë dëshira të vetë
autorëve.

A pajtohem unë me pikëpamjen e autorit?


Një nga pyetjet që propozon Bailey (2012) është që të shihet, nëse ju
pajtoheni ose jo me pikëpamjet që ka autori. Kjo edhe mund të ndihmojë që
të zhvilloni akoma më shumë një qasje kritike ndaj artikullit apo edhe mund
t’ju bëjë që të rikujtoni, se ajo që keni menduar deri më tani, mund të ketë
qenë gabim.

55
Mendimi kritik
Është pikërisht debati shkencor, që ka sjellë zhvillimin më të madh të
shkencës. Gjithmonë ka debat në lidhje me të gjitha njohjet që kemi, në çdo
disiplinë. Ato që janë arritur deri në këtë pikë, por edhe njohjet e reja do të
kontestohen, kundërshtohen, sikurse edhe të mbrohen e argumentohen me
hulumtime të reja shkencore (Cottrell, 2005).

Ky lloj debati do të ishte i pavlerë në mungesë të një mendimi kritik të


studiuesve nga çdo disiplinë dhe çdo fushë. Të menduarit kritik përkufizohet
si aftësia për të menduar qartë e në mënyrë racionale dhe përfshin aftësinë
e individit për të reflektuar e menduar në mënyrë të pavarur (Cotrell, 2008).

Sipas Brink-Budgen (2000), kush disponon të menduar kritik, është në


gjendje që:
• të kuptojë logjikën e ndërlidhjes së ideve të ndryshme,
• të identifikojë, ndërtojë dhe vlerësojë argumentet që sjellin
artikujt e ndryshëm shkencorë,
• të hetojë inkonsistencën dhe gabimet e zakonshme në arsyetim
që ka studiuesi,
• të zgjedhë problemet sistematikisht,
• të identifikojë rëndësinë dhe relevancën e ideve,
• të reflektojë mbi mënyrën se si një i tretë justifikon vlerat dhe
besimet e tij.

56 Të lexuarit dhe mendimi kritik


Për më tepër, ashtu siç i përshkruan edhe Vallis (2011), personat që kanë
mendim kritik të zhvilluar në vazhdimësi, janë kurioz për gjërat e përditshme,
formojnë pyetje, për të cilat akoma nuk ka përgjigje të qartë dhe përpiqen
në vazhdimësi, të ofrojnë ide e rrugëzgjidhje për dilemat e ndryshme. Me një
fjalë, mendimi kritik nënkupton, që asgjë të mos pranohet me siguri të plotë,
si një informatë e saktë apo argument i pamohueshëm.

Në kontekstin e shkrimit akademik, të menduarit kritik nënkupton ngritjen e


çështjeve vitale dhe të shtruarit e pyetjeve të rëndësishme, të cilat formulohen
me një gjuhë të qartë e të saktë dhe pastaj me anë të një procedure, po
ashtu të qartë e mirë të përshkruar, sqarojnë nxjerrjen e përfundimeve dhe
përpiqen që të mbështesin atë që kanë gjetur.

Sipas Baileyt (2012), mendimi kritik duhet të shprehet edhe atëherë kur ju
mendoni, se teksti që keni në duar, është shumë i besueshëm dhe i saktë. Kjo
ngaqë, mendimi kritik nuk nënkupton vetëm pranimin pasiv të argumenteve,
por vënien në pikëpyetje të tyre dhe vlerësimin e kujdesshëm (Bailey, 2012).

57
Fjalori Mbajtja
profesional
dhe kartat e shënimeve
e koncepteve
Kujtesën tuaj e ndihmon shumë mbajtja
e shënimeve. Duke qenë se kujtesa jonë
Fjalori profesional. Shumi- funksionon në atë mënyrë, që shumica e
ca e artikujve shkencorë
përmbajnë një fjalor profe- informacioneve që lexojnë mund të kalojë
sional. Edhe pse studiuesit vetëm në kujtesën afatshkurtër dhe nuk
përpiqen që gjithmonë në arrijnë dot të strehohen në kujtesën afatgjatë,
publikimet e tyre të kenë duhet të ndërhyhet në atë mënyrë, ku jo
një gjuhë të qartë dhe të
thjeshtë, kjo jo gjithmonë të gjitha ato që lexojmë të ngelin thjesht si
është e mundshme. Por, gjurmë nervore në kujtesën afatshkurtër.
ndonjëherë ata janë të
shtyrë, që të përdorin një Andaj, mbajtja e shënimeve është një teknikë
lloj të tillë terminologjie,
e cila është e vështirë të e mirë. Kjo pasi ju keni mundësinë që të mbani
kuptohet në mungesë të në mend një pjesë të një teksti, kur e lexoni
një fjalori profesional. Sot, atë, por edhe atëherë kur e shkruani. Për më
interneti është një adresë tepër, shënimet tuaja mund të lexohen më
e mirë për këtë, me fjalorët
elektronik që ai ofron, por vonë dhe pastaj e keni mundësinë, që të
edhe fjalorët profesionalë kujtoni edhe ato pjesë të artikullit shkencor
të fushave sociale dhe që keni lexuar dhe nuk i keni mbajtur në
mjekësore, mund të jenë mend.
vërtetë një ndihmesë e
mirë, për të kuptuar më Northedge (2005) konsideron se mbajtja
mirë konceptet. e shënimeve është një dialog që ne bëjmë
Kartat e koncepteve. Gjatë me veten tonë. Ai e konsideron mbajtjen e
të lexuarit, është mirë që shënimeve, si një proces shumë konstruktiv,
të mbahen shënime për
termat e panjohur dhe por edhe personal. Sipas Northedge (2005),
një mënyrë e mirë për mbajtja e shënimeve duhet të ndahet në
ta bërë këtë, janë kartat mbajtje të shënimeve për përvetësimin e
e koncepteve. Në kartat njohurisë, për organizimin e njohurisë, për
e koncepteve, shkruani
gjithmonë fjalën e panjohur mbështetjen e kreativitetit dhe mbajtja e
dhe poshtë saj sqarimet shënimeve strategjike.
që keni gjetur. Renditni në
formë alfabetike, ashtu siç Northedge (2005) këshillon që shënimet
propozon edhe Northedge
(2005) dhe pastaj po të organizohen mirë në fletë dhe të jenë
harruat një term e keni më konçize. Sipas tij, ju duhet të vizatoni një
të lehtë që ta gjeni.

58 Të lexuarit dhe mendimi kritik


hartë mendimesh dhe jo të shkruani gjithçka që ka në tesktin që lexoni. Dhe
më e rëndësishmja duhet të përpiqeni, të strukturoni shënimet tuaja, në
mënyrë, që ato të kenë kuptim për ju.

Shumë ide mund t’ju bien ndërmend gjatë kohës që lexoni, por nëse ato nuk
i shkruani, ka shumë gjasë, që t’i harroni të gjitha dhe të mos keni mundësinë
t’i ktheheni më atij materiali. Këshillat e Northedge, mund të jenë shumë të
vlefshme në këtë drejtim.

Teknikat që mund të përdorni


për të mbajtur shënimet
Kartat e përmbledhjes. Në kartat e përmbledhjes ju mund të shkruani
përmbledhjen e artikullit që keni lexuar, rezultatet më interesante të dala
nga ai artikull, implikimet apo rekomandimet. Por, asnjëherë mos harroni,
që të shkruani edhe ndonjë nga përshtypjet tuaja, sepse vetëm kështu
funksionojnë mirëfilli kartat e shënimeve dhe rriten mundësitë, që kur t’i
ktheheni atyre, të kujtoni më shumë nga jo që keni lexuar.

Duke qenë se shënimet janë një pronë e juaja personale, atëherë ju duhet që
t’i skiconi ato, në atë mënyrë që të kuptohen më lehtë për ju. Bailey (2012),
propozon që:
• Të përdorni shprehjet tuaja dhe të mos kopjoni tekstin origjinal. Kjo
sipas tij, mund edhe të shmang plagjiaturën e pavetëdijshme.
• Të shkruani burimin e shënimeve të tua ( mbiemrin e autorit dhe
vitin e publikimit).

59
Mbajtja e shënimeve është një proces i shpejtë. Ju nuk duhet që t’i mbani
ato të thjeshta dhe të strukturuara mirë, por gjithashtu nuk duhet të shënoni
vetëm fjali të plota. Mos i ktheni shënimet tuaja në një tekst të gjatë, por plot
me fjali, që do t’ju marrin shumë kohë për lexim kurdo që ktheheni.
Për të qenë akoma më efektive mbajtja e shënimeve, strukturojini ato,
duke përdorur hierarki (mbase strukturën IMRAD) apo edhe numra që të
organizoni informacionin që keni marrë. Përdor gjithashtu simbole (+, >, =)
dhe shkurtesa për të kursyer kohë, por mos e teproni dhe mos rrezikoni që
kur t’ju ktheheni atyre, pas një kohe, mos të kuptoni fare se çfarë keni shkruar.

Nënvizimi i artikujve. Një mënyrë tjetër e të mbajturit shënime, është direkt


në artikullin që lexoni. Gjithmonë keni hapësirat majtas dhe djathtas artikullit
që të shënoni atë që keni ndërmend. Megjithatë, kjo funksionon më mirë,
atëherë kur artikullit, librit apo esesë, filloni t’i nënvizoni pjesët që i ka më të
rëndësishme.

60 Të lexuarit dhe mendimi kritik


Shënimet e Cornell
Ka mënyra të ndryshme për të mbajtur shënime. Megjithatë, një gjë duhet të jetë
e qartë, që shënimet nuk duhet të jenë kurrë vetëm përshkrim i asaj që është e
shkruar në libër. Mbi të gjitha shënimet duhet të jenë reflektim i asaj që lexoni. Sipas
Northedge (2005) shënimet duhet të jenë skeleti i tekstit që keni lexuar. Një nga
qasjet më të shpeshta që përdorin studiuesit për mbajtjen e shënimeve, njihet si
sistemi Cornell (shih figura 1). Ky sistem është i zhvilluar nga Ualter Pauk (2001) dhe
sipas këtij sistemi, shënimet ndahen në 5 pika:

1. Fillimisht ju duhet të shkruani emrin e artikullit që lexoni, librit apo esesë


(fusha 1).

2. Gjatë leximit të tekstit, ju duhet të plotësoni fushën 2 në anën e djathtë, duke


shënuar idetë kryesore, informatat, datat e rëndësishme.

3. Në anën e majtë (fusha 3) shëno vetëm konceptet kryesore dhe pyetjet e


mundshme, në të cilat mund të gjesh përgjigje në anën e djathtë apo fushën
2.

4. Për të provuar nëse keni mbajtur në mend ashtu siç duhet konceptet dhe py-
etjet, mbuloni idetë kryesore (fusha 2) dhe përpiquni që të kujtoni konceptet
apo edhe të përgjigjeni në pyetjet që keni shkruar në fushën 3.

5. Në fund të faqes, pastaj shkruani me fjalët tuaj një përmbledhje të artikullit,


duke e lidhur gjithmonë me atë që dini aktualisht (fusha 4). Shkruani se pse
është i rëndësishëm ai artikull dhe ku mund ta përdorni për të shkruarit tuaj.

Figura 1. Skema e mbajtjes së shënimeve sipas Cornell

(FUSHA 1)
Titulli i artikullit/librit që lexoni
Data e leximit
(FUSHA 2) (FUSHA 2)

• Ideja kryesore Idetë kryesore, informatat, datat e


• Konceptet kryesore rëndësishme
• Pyetjet kyçe • Fjalët kyçe & idetë
• Datat e rëndësishme / njerëzit / vendi
• Idetë kryesore të artikullit
• Informatat nga librat
• Diagramet
• Formulat
(FUSHA 4)
Përmbledhje e artikullit të lexuar me fjalët tuaja

61
Një nga mënyrat më efikase për gjetjen e artikujve shkencorë
FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN që janë relevantë për fushën tuaj të studimit arrihet nëpërmjet
kërkimit të avancuar në internet, që mund të bëhet duke kërkuar
(1) titullin e artikullit, librit apo esenë dhe vitin e publikimit, (2) emrin
e autorit/ëve, (3) shtëpinë botuese dhe edicionin e botimit dhe (4)
fjalët kyçe.

Gjithëherë duhet të bëhet kujdes me burimet e informatave


nga interneti dhe ju duhet të kontrolloni nëse web-faqja është
e besueshme, nëse autori është i njohur për fushën, nëse gjuha
është e qartë dhe pa shumë gabime.

Të lexuarit akademik, nënkupton të lexuarit për të njohur ide të


reja, që i ndihmojnë studiuesit të shohin botën më ndryshe, të
analizojnë fenomenet dhe të kuptojnë mirëfilli ndërlidhjet mes tyre.

Të lexuarit akademik është më i vështirë se sa të lexuarit për argëtim.


Kjo për faktin që studentët gjatë të lexuarit akademik duhet të jenë
në gjendje që të analizojnë dhe vlerësojnë përmbajtjen që lexojnë.

Leximi që përcillet me pyetjen“A jemi të bindur nga argumentet e


ofruara nga studiuesi që shkruan” njihet si lexim kritik.

“Sa mund t’i besohet një shkrimi akademik?”, “A përcillet në


mënyrë logjike argumenti?”, “Sa ka prova dhe argumente që e
mbështesin pretendimin e autorit?”, “A ka linjë tjetër mendimi
apo shkollë tjetër mendimi?”, janë disa nga pyetjet që duhet të
shoqërojnë studiuesit gjatë të lexuarit kritik.

Të menduarit kritik definohet si aftësia për të menduar qartë


dhe në mënyrë racionale dhe përfshin aftësinë e individit për të
reflektuar dhe menduar në mënyrë të pavarur.

Studiuesit që kanë mendim kritik të zhvilluar në vazhdimësi janë


kurioz për gjërat e përditshme, formojnë pyetje për të cilat akoma
nuk ka përgjigje të qartë, dhe përpiqen në vazhdimësi të ofrojnë
ide dhe rrugëzgjidhje për dilemat e ndryshme.

Mendimi kritik nuk nënkupton vetëm pranimin pasiv të


argumenteve, por vënien në pikëpyetje të tyre dhe vlerësimin e
kujdesshëm (Bailey, 2012).

Pjesë shumë e rëndësishme e të mbajturit në mend është mbajtja


e shënimeve. Janë disa mundësi për ta bërë një gjë të tillë, por
shënimet e Cornell janë ndër më të famshmet.

62 Të lexuarit dhe mendimi kritik


PYETJE PËR DISKUTIM
Cilat janë disa nga metodat e avancuara

1
të kërkimit të literaturës relevante për
fushën tuaj të studimit?

Si mund të stimulojmë të lexuarit dhe


të menduarit kritik? Cilat janë disa nga
teknikat efikase që mund të jenë të
dobishme për punën me studentë?
2
3
Cila është ndërlidhja
në mes të lexuarit dhe
të menduarit kritik?

4
Sqaroni dallimet në mes
të lexuarit pasiv dhe të
lexuarit kritik?

Cila nga metodat e mbajtjes së shënimeve

5
është më efikase? Diskutoni përparësitë
dhe mangësitë e fjalorit profesional dhe
kartës së koncepteve.

63
DETYRA PËR USHTRIME

Kërkoni në platformat elektronike (p.sh. Google Schoolar)


dhe gjeni 5 artikuj shkencorë relevantë që trajtojnë
sadisfaksionin e pacientëve me shërbimet shëndetësore.
Sqaroni pse artikujt që keni gjetur ju, janë më të
rëndësishmet në këtë fushë.

Zgjidhni njërin nga artikujt që keni gjetur në platformën


elektronike dhe pasi të keni përfunduar leximin, përgjigjuni
në pyetjet e mëposhtme:
• Sa mund t’i besohet një shkrimi akademik?
• A përcillet në mënyrë logjike argumenti?
• Sa ka prova dhe argumente që e mbështesin
pretendimin e autorit?
• A ka linjë tjetër mendimi apo shkollë tjetër mendimi?

Krijoni një listë me pyetje që ju konsideroni se janë të


rëndësishme të shtrohen, sa herë që lexoni një shkrim
akademik.

Lexoni një shkrim akademik dhe mbani shënimet duke


shfrytëzuar modelin e Cornell.

64 Të lexuarit dhe mendimi kritik


REFERENCAT
Bailey, S. (2011). Academic Writing: Van den Brink-Budgen, R. (2000).Critical
A Handbook for International Thinking for Students. Oxford:
Students. Third Edition. London: How To Books.
Routledge.
Vallis, G. (2011). Reason to Write:
Cottrell, S. (2005) Critical thinking skills. Applying Critical Thinking to
Basingstoke: Palgrave Macmillan Academic Writing. North Carlina:
Kona Publishing.
Cottrell, S. (2008) The study skills
handbook. Basingstoke: Palgrave Zemach, d. E., & Rumisek, L. A. (2003).
Macmillan College Writing from paragraph to
essay. Oxford: MacMillan.
Hartley, J., Trueman, M. & Meadows, A.
J. (1988). Readability and prestige
in scientific journals.Journal of
Information Science, 14(1), 69–75.

Murray, R. & Moore, S. (2006). The


handbook of academic writing:
A fresh approach. Maidenhead.
Open University Press - McGraw-
Hill.

Northedge, A. (2005) The good study


guide. Glasgow: Open University
Press.

Oshima, A. & Hogue A. (1999).Writing


Academic English, 3rd ed. River,
NJ: Pearson Education.

Oshima, A. & Hogue, A. (2006). Writing


Academic English, 4th ed. Neë
York: Pearson Education Inc.

Silva, P. J. (2007).How to write a lot:


a practical guide to productive
academic writing. Washington,
DC: American Psychological
Association.

65
PARAGRAFET
I keni parë piramidat egjiptiane?
Janë thjesht të jashtëzakonshme, gjigande dhe me të drejtë shtrohet pyetja
retorike deri tani, se si ja dolën njerëzit e asaj kohe që të ndërtojnë diçka të
tillë, sa impozante, aq edhe të mistershme.

Mendja mund t’ju shkojë tek tjegullat. Gjithçka ka filluar me një tjegull, e
pastaj me të tjerat, që janë vendosur sipas planit, deri në atë të fundit që
është vënë në krye për ta bërë piramidën, që të duket e tillë – e mahnitshme.
E njëjta, një shkrim akademik është një piramidë. Në vend te tjegullave,
shkrimet akademike, kanë paragrafet. Ato fillojnë me një paragraf dhe
pasohen nga shumë të tjerë, derisa shuma e paragrafëve të krijojë një
fotografi të përgjithshme - një shkrim akademik.

NË KËTË KAPITULL DO TË SQAROHEN


PYETJET E MËPOSHTME:

- Çfarë është paragrafi?


- Cila është struktura e paragrafëve?
- Si ndërtohen paragrafët?
- Çfarë është fjalia kryesore?
- Cilat janë fjalitë mbështetëse?
- Si ndërtohet fjalia konkluduese?
- Cilat janë llojet e paragrafëve?

67
PARAGRAFET
Fjalë, fjali, paragrafe...
Një shkrim akademik ka në përmbajtje mijëra fjalë, që ndërtojnë fjalitë dhe
qindra fjali që ndërtojnë paragrafët. Paragrafët mund të dallojnë nga gjatësia
dhe përmbajtja, megjithatë kanë të njëjtin rol dhe që të gjithë ju shërbejnë
lexuesve, që të kuptojnë drejtë hulumtimin shkencor. Ashtu siç definohen
edhe nga studiuesit e tjerë, paragrafet janë një grup fjalish, formulimesh apo
deklaratash, që shkruesi i zhvillon për një temë të caktuar dhe me qëllim që
të transmetojë mesazhin e tij tek lexuesit (Hogue, 2006, Zemach & Rumisek,
2006).

Në shkrimin akademik, një paragraf është zakonisht nga 5 deri në 10 fjali


i gjatë (Zemach & Rumisek, 2006), por mund të jetë më i gjatë apo më i
shkurtër në varësi të temës, qëllimit apo edhe stilit të shkrimit që ndjek autori.
Rekomandimet e autorëve të ndryshëm janë të qarta, që paragrafet të mos
jenë shumë të gjatë, pasi që kjo mund të shkaktojë hutim dhe konfuzion tek
lexuesi dhe e bën të vështirë kuptimin e mesazhit.

Fjalitë ndërtojnë paragrafet


Gjatësia e paragrafeve është e ndryshme, por struktura e tyre është zakonisht
e njëjtë. Në një paragraf, fjalia e parë prezanton një pikë kryesore, idenë apo
informacionin që dëshiron të transmetojë shkruesi, ndërkaq pjesa tjetër e
paragrafit e mbështet atë pikë, ide apo informacion (Hogue, 2006). Zemach
dhe Rumisek (2006) i ndajnë paragrafet në tri pjesë:
1. fjalinë kryesore,
2. fjalinë mbështetëse
3. fjalinë konkluduese

1. Fjalia kryesore

Në fjalinë kryesore pasqyrohet ideja kryesore e paragrafit. Është zakonisht


fjalia e parë e paragrafit dhe është fjalia më e përgjithshme, që i mundëson
lexuesit të krijojë një ide se çfarë do të lexojë në vazhdim. Në këtë fjali,
studiuesi i rrëfen lexuesve, se cili do të jetë subjekti i paragrafit dhe përpiqet

69
që të tërheqë vëmendjen e tyre. Gjithashtu, Hogue (2006) porosit që
studiuesit të ruajnë një balancë dhe rekomandon, që gjuha e përdorur të
mos jetë shumë gjenerale, por as shumë specifike.

Fjalia e mëposhtme është fjali kryesore e një paragrafi:


Pothuajse të gjitha funksionet psikologjike dhe fizike pësojnë rënie të
konsiderueshme në pleqëri.

Kjo fjali i hap rrugën fjalive të tjera mbështetëse, që do ta ndihmojë lexuesin


të kuptojë se cilat janë ato funksione që dobësohen tek të moshuarit. Pra,
pritjet e lexuesit mund të jenë, që në fjalitë vijuese, të gjejë mbështetje apo
sqarime shtesë për rënien e funksioneve psikologjike, fizike dhe sociale tek
të moshuarit. Siç mund të shihet, fjalia kryesore e marrë në këtë shembull,
është vërtetë e përgjithshme dhe mund të nxisë kureshtjen e lexuesit për të
ditur më shumë rreth subjektit.

2. Fjalitë mbështetëse

Emërtimi mbështetës e sqaron rolin dhe funksionin që duhet të kenë


fjalitë, që konsiderohen si "përbërësit kryesorë të paragrafëve". Pra,
fjalitë mbështetëse duhet të ofrojnë prova, dëshmi, fakte që sqarojnë dhe
elaborojnë edhe më tej fjalinë kryesore. Këto janë të gjitha fjali specifike,
të shkurtra dhe konkrete. Zakonisht këto fjali karakterizohen nga shembujt,
prandaj janë karakteristikë e frazave sinjalizuese, të tilla si "Për shembull",
"Një shembull...", "Një përvojë...", "Nga rasti...".

Dy fjalitë e mëposhtme janë shembuj tipik të fjalive mbështetëse.


Indikatori më i mirë për një gjendje të tillë të vështirësuar shëndetësore,
është fakti që të moshuarit e vizitojnë doktorin tre herë më shumë se
personat e moshës 22- 44 vjeçare (Shiman, 2004). Për më tepër, të dhënat
e institutit për Matje dhe Vlerësim të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës (2010), tregojnë se 20% e të moshuarve kanë çrregullime të
ndryshme neurologjike.

Duke qenë se në fjalinë kryesore është shkruar "pothuajse të gjitha


funksionet psikologjike, fizike dhe sociale pësojnë rënie të konsiderueshme
në pleqëri”, është koha që të ofrohet mbështetja për të. Andaj, në fjalinë e

70 Paragrafet
parë mbështetëse ofrohet një statistikë e besueshme
nga studimi i Shiman (2004), që tregon për numrin Paragrafi
e të moshuarve që vizitojnë mjekun, e që është si sandwich
i madh në krahasim me vizitat e popullatës që i
takojnë moshës së mesme. Fakt ky që mbështet Siç e përshkruan
Hogue (2006),
rënien e funksioneve tek të moshuarit. Edhe fjalia e paragrafi është
dytë përbën një mbështetje të fuqishme për fjalinë sikurse një sand-
kryesore, përderisa ofron të dhëna për numrin e wich ku "fjalia
lartë të të moshuarve që vuajnë nga çrregullimet e kryesore dhe
fjalia konklu-
ndryshme neurologjike, që afektojnë aspektin fizik, duese janë dy
psikologjik e social. copat e "bukës",
që e mbyllin
"mishin" – fjalinë
mbështetëse"
3. Fjalia konkluduese (f.36).

Zakonisht kjo fjali shkruhet në fund të një paragrafi.


Mund ta përfundojë një paragraf duke i dhënë një
koment përfundimtar në lidhje me temën. Hogue
(2006) sugjeron që edhe këtu të fillohet me një frazë
sinjalizuese "Si përfundim", "Për të përmbledhur"
dhe asnjëherë të mos prezantohet një ide e re në
paragrafin konkludues. Në fjalinë konkluduese, duhet
të përpiqeni gjithmonë të kujtoni lexuesin se cila ka
qenë fjalia kryesore dhe ta përmbyllni paragrafin duke
dhënë mesazhin tuaj kryesor në lidhje me temën.

Fjalia e mëposhtme është një fjali konkluduese.


Si përfundim, funksionet psiko-fizike zbehen në
pleqëri dhe kjo e bën sigurisht më të vështirë jetën
në këtë moshë.

Siç mund të shihet edhe nga shembulli, pjesa e


parë e fjalisë konkluduese i referohet fjalisë kryesore
"funksionet psiko-fizike zbehen në pleqëri”. Pastaj,
ofrohet edhe një përmbyllje e komplet paragrafit
duke konkluduar, që si pasojë e rënies së funksioneve
psikologjike dhe fizike, jeta e të moshuarve është më
e vështirë.

71
Llojet e paragrafeve
Një shkrimi akademik i duhet jo vetëm përshkrim i saktë, tregim i qartë, por
edhe kritikë e mirëfilltë dhe e argumentuar. Prandaj, për t’ja dalë mbanë që
të plotësojmë kriteret e një eseje, punimi diplome apo artikulli shkencor na
duhen paragrafë të ndryshëm. Në bazë të funksionit që kryejnë në kuadër të
një shkrimi akademik, më poshtë janë renditur llojet e paragrafeve.

Paragrafët tregues
Paragrafët tregues janë zakonisht paragrafë, që përmbajnë një gjuhë aktive.
Nuk janë edhe aq të shpeshtë në shkrimet akademike, përderisa gjuha e
shkrimit akademik është zakonisht një gjuhë pasive. Megjithatë, mund të
zënë vend teksa një studiues përshkruan ndjenjën, që mund të sjellë puna
me pacientët. Rëndom, në këtë lloj të paragrafëve tregohet një histori apo
një ngjarje personale, sipas një rendi kronologjik.

Që nga momenti që klienti hyri në dhomën e terapisë, mu krijua


P.sh. përshtypja që kishte frikë. Pasi i mora historinë dhe plotësova
formularin e pranimit, nisa të bëj pyetjet për përvojën e fundit
traumatike. Ai vazhdonte të dridhej, sa për të më konfirmuar
që do të ishte e vështirë që të reduktohej frika e tij. Vetëm pas
disa minutash bisede, ai filloi të lehtësohej dhe frymëmarrja u
stabilizua. Kjo mundësoi më pas që edhe seanca të kishte sukses.

Paragrafet përshkruese
Vetë termi përshkrues sqaron që paragrafe të tilla e kanë për qëllim që të
bëjnë sa më të qartë, më të afërt, "të prekshëm" një ide. Zakonisht, paragrafët
përshkrues përdoren për të përshkruar pamjen, ndjenjat, proçeset, ngjarjet
(Hogue, 2006). Sipas Hogue (2006), një paragraf i mirë është si një pikturë, që
i mundëson lexuesit që të imagjinojë objektin, vendin, personin apo ngjarjen.

72 Paragrafet
Zakonisht, paragrafët përshkues e ndjekin një model, të ashtuquajtur rendi
hapësinor. Ashtu siç organizohen gjërat në një hapësirë të caktuar, që secila
ta ketë vendin e vet dhe japin një tërësi, që është tërheqëse dhe e këndshme,
ashtu duhet të duken edhe paragrafët përshkrues, kur qëndrojnë së bashku
– një tërësi që përçon kuptim.

Paragrafet përshkruese janë mjaft të shprehura në shkrimet akademike. Në


veçanti ato zënë vend në pjesën hyrëse, aty ku përshkruhen rezultatet e
hulumtimeve të tjera dhe rruga, që kanë zgjedhur studiuesit për të arritur
deri tek një konkludim i caktuar.

Binnet besonte se inteligjenca është një konstrukt i lindur.


P.sh. Mbështetje për këtë, ai shfrytëzoi hulumtimin e realizuar me
binjakët njëvezorë, të cilët i testoi për inteligjencën në moshën
4 vjeçare dhe kur ata kishin mbushur 18 vjet. Në të dyja rastet,
dallimet në pikë mes të binjakëve ishin të papërfillshme
statistikisht. Mungesën e dallimeve, Binnet do t'ia atribuonte
faktit që intelegjenca është e lindur dhe pavarësisht se ku rriten
fëmijët, ata ruajnë një inteligjencë të njëjtë.

Paragrafët shpjegues
Teksa në paragrafët sqarues ofrohen thjesht fjali që i mundësojnë lexuesit "të
shoh pamjen që dëshiron të portretizojë autori", në paragrafët shpjegues
bëhet edhe një hap më tej dhe ofrohen sqarime për ngjarjen, procesin
apo personin. Paragrafët shpjegues ofrojnë përgjigje në pyetje "Pse" dhe
shpjegojnë arsyet pse ndodh një fenomen, ngjarje apo proces.

Në shkrimin akademik, paragrafët shpjegues rëndom zënë vend në pjesën


e diskutimit, aty ku duhet ofrohen shpjegime për rezultatet e gjetura të
hulumtimit. Këta paragrafë i ndihmojnë lexuesit, që të kuptojë më mirë
përmbajtjen e rezultateve dhe të ketë të qartë, se cilat janë implikimet e asaj
se çfarë ka gjetur studiuesi.

73
Rezultatet e studimit tregojnë që pagjumësia mund të ketë efekt
P.sh. të jashtëzakonshëm në kujtesën tonë. Duke qenë se shumica
e informacioneve që duhet të mbahen mend kërkojnë një
përqëndrim të vëmendjes dhe futje në funksion të memories
punuese, kjo është pothuajse e pamundshme në rastet kur
subjekti nuk ka bërë gjumin e mjaftueshëm. Në mungesë
të gjumit, subjektet e kanë të vështirë që të përqëndrojnë
vëmendjen e tyre në fokusin që iu kërkohet, heqin elemente të
rëndësishme të informacionit, kanë pamundësi të procesimit
të informacionit dhe përpunimit të tij, si rezultat edhe harrojnë
përmbajtjet që kanë dëgjuar apo përjetuar. Andaj, një gjumë
i mirë është parakusht për të mbajtur mend dhe mësuar në
mënyrë të suksesshme

Paragrafët që shprehin opinione


Ndodh jo rrallë që juve si student t’ju kërkohet opinioni juaj rreth një procesi,
fenomeni apo ngjarje. Opinioni është ideja apo besimi që ju keni në lidhje
me një subjekt të caktuar (Zemach & Rumisek, 2006). Ta zëmë, ju mund
të thoni që "Teoria me klientin në qendër, është shumë e vështirë për t'u
realizuar". Por ky është vetëm një opinion i juaji, që duhet të dallojë nga
faktet që ju prezantoni në esenë tuaj. Një fakt është pjesë e një informacioni
që është i vërtetë, si p.sh. "Teoria me klientin në qendër është ide e Abraham
Maslou dhe Carl Rogers". Sado që në dukje e lehtë, paragrafët që shprehin
opinionet tuaja duhet të jenë të ndërtuar me kujdes. Opinionet në një shkrim
akademik edhe mund të mos jenë të rëndësishme, por atëherë kur kërkohet
që ato të shprehen, duhet bërë e qartë se cilat janë opinionet tuaja të jenë
origjinale dhe jo plagjiaturë e opinioneve të autorëve të tjerë.

Konsideroj se pagesa për performancë është mënyra më e mirë


P.sh. e motivimit të punëtorëve shëndetësorë. Sipas mendimit tim,
jo të gjithë mjekët duhet të paguhen njësoj, pavarësisht punës
që bëjnë. Duke shpërblyer punën e atyre që ofrojnë shërbime
cilësore, shtojmë konkurrencën e mund të nxisim edhe të tjerët
që të rrisin performancën e tyre në punë. Vetëm një qasje e
tillë do të mund të siguronte cilësi më të mëdha të shërbimeve
shëndetësore në vend.

74 Paragrafet
Paragrafët krahasues
Në paragrafët krahasues ju sillni për lexuesit dy linja të ndryshme mendimi,
dy personalitete të ndryshme, dy ngjarje dhe i diskutoni se sa të ngjashme
apo të ndryshme janë. Ndonjëherë ju përpiqeni, që me anë të paragrafëve
krahasues të tregoni, se cila ide është më e mirë se tjetra apo cila figurë ka
më shumë impakt se tjetra. Për të vënë në pah për lexuesin se cila figurë
vërtetë është më me ndikim, duhet që të ofrohen paragrafët krahasues, që
sjellin të dhëna mbi atë se si dallojnë apo sa të ngjashme janë fenomenet që
diskutoni. Në shumicën e rasteve, kur mësimdhënësit ju kërkojnë studentëve
të shkruajnë paragrafë krahasues, japin tema të tilla si përparësitë dhe
mangësitë e dy metodave të intervenimit.

Sipas (Zemach & Rumisek, 2006), me anë të këtyre paragrafëve, ne vëmë në


pah se sa të ngjashme apo të ndryshme janë dy fenomene, ngjarje, opinione,
ide apo mendime. Sipas (Zemach & Rumisek, 2006) ekzistojnë dy mundësi të
organizimit të fjalive në paragrafët krahasues:

1. Organizimi në bllok
Në fillim shkruani të gjitha ngjashmëritë, që e karakterizojnë një faktor dhe
pastaj të gjitha dallimet që i kanë këta dy faktorë në një paragraf tjetër.

2. Organizimi pikë-për-pikë
Krahasoni një pikë në të dyja temat, pastaj pikën e dytë, të tretë e kështu me
radhë.

Studime të ndryshme kanë treguar që inteligjenca dhe aftësitë


P.sh. vetërregulluese janë dy nga faktorët më të rëndësishëm për
suksesin e fëmijëve në shkollë (Blair & Razza, 2007). Përderisa
inteligjenca nënkupton aftësinë e lindur për të zgjidhur situata të
reja problemore, aftësitë vetërregulluese nënkuptojnë aftësinë
e individit për të kontrolluar mendimet, emocionet dhe sjelljet
e tij. Inteligjenca, vie në shprehje, kur fëmija zgjedh detyrat e
matematikës, por edhe aftësitë vetërregulluese, si përqëndrimi
i vëmendjes, zhvendosja e vëmendjes dhe mbajtja në mend e
instruksioneve, janë të rëndësishme për të treguar sukses në
zgjedhjen e detyrës (McClelland, 2012). Kjo është edhe arsyeja

75
pse sot këto dy komponentë shihen si të ndërlidhur ngushtë mes
njëri-tjetrit. Studimet e fundit tregojnë se një fëmijë inteligjent
që nuk posedon aftësi të mira vetërregulluese, mund të mos
e kalojë pragun e performancës së një fëmije me inteligjencë
mesatare, por me aftësi të mira vetërregulluese (p.sh. Morrison,
2008).

Paragrafët e problemeve/zgjidhjeve

Paragrafët e problemeve/zgjidhjeve janë paragrafe të organizuara në atë


mënyrë, që fillimisht prezantojnë një problem, pastaj i prezantojnë një apo
dy zgjidhje, alternativa apo mundësi (Zemach & Rumisek, 2006). Zakonisht
paragrafi i parë e shtron problemin, ndërkaq paragrafët vijues janë zgjidhje
për problemin.

Lojrat elektronike agresive mund të nxisin sjellje agresive tek


P.sh. fëmijët, në jetën e tyre reale. Shumica e prindërve raportojnë që
e kanë të vështirë të largojnë fëmijët e tyre nga lojra të tilla. Duke
qenë e pamundur për prindërit të mbajnë fëmijët larg lojrave
agresive, të cilat përmbajnë modele të dhunshme të sjelljes, të
paktën duhet që koha, me të cilën fëmijët shpenzojnë me lojra
të tilla, të jetë sa më e shkurtër. Për më tepër, duhet të punohet
vazhdimisht në vetëdijësimin e fëmijëve për pasojat e kopjimit
të modeleve të tilla agresive të sjelljes. Atyre duhet t’ju sqarohet
që sjelljet agresive janë të sanksionueshme dhe të dëmshme për
fëmijën dhe si të tilla, kurrsesi nuk duhet të praktikohen në jetën
e përditshme.

76 Paragrafet
Paragrafët e proceseve

Në paragrafët e proceseve ofron informacione për mënyrën se si zhvillohet


një proces dhe njihen edhe me emrin "si të?" paragrafe. Për të sqaruar një
proces në mënyrë të qartë, atëherë duhet të ndahet procesi në hapa dhe
të sqarohet secili hap. Gjatë të shkruarit, gjithëherë përmend edhe numrin
e hapit. Kjo ndihmon lexuesin që të orientohet më lehtë në paragrafin tuaj
dhe ta kuptojë atë edhe më mirë (Hogue, 2006). Në një paragraf që përsh-
kruan procesin është e udhës, që të përshkruhet i tërë procesi sipas rregullit
të kohës.

I tërë hulumtimi është realizuar në periudhën kohore Dhjetor


P.sh. 2014 – Mars 2015. Fillimisht në muajin dhjetor janë siguruar
lejet për realizim të hulumtimit dhe janë përkthyer e përshtatur
pyetësorët. Në dhjetë-ditëshin e parë të muajit Janar, janë
trajnuar anketuesit dhe është pilotuar pyetësori. Pastaj muaji
Shkurt është shfrytëzuar për mbledhjen e të dhënave. Vetëm në
muajin Mars, janë analizuar të dhënat dhe është shkruar raporti
përfundimtar.

77
Paragrafet janë një grup fjalish, formulimesh apo deklaratash, që
FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN shkruesi i zhvillon për një temë të caktuar dhe me qëllim që të
transmetojë mesazhin e tij tek lexuesit.

Një paragraf është i gjatë zakonisht nga 5 deri në 10 fjali.

Një paragraf ka zakonisht (1) fjalinë kryesore, (2) fjalitë mbështetëse


dhe (3) fjalinë konkluduese.

Fjalia kryesore është fjalia e parë e paragrafit, që i mundëson


lexuesit të krijojë një ide, se çfarë do të lexojë në vazhdim nëpërmjet
një formulimi të përgjithshëm.

Fjalitë mbështetëse ofrojnë prova, dëshmi, fakte që sqarojnë dhe


elaborojnë edhe më tej fjalinë kryesore.

Fjalia konkluduese e përmbyll një paragraf dhe rëndom është një


koment përfundimtar në lidhje me subjektin e paragrafit.

Paragrafët tregues ofrojnë detaje për një histori apo ngjarje


personale, sipas rendit kronologjik.

Paragrafët përshkrues portretizojnë një proces apo ngjarje në atë


mënyrë që lexuesi ta ketë të lehtë të kuptojë, sikur të ishte prezent
dhe ta vëzhgonte personalisht.

Paragrafët shpjegues ofrojnë përgjigje në pyetje “Pse” dhe


shpjegojnë arsyet pse ndodh një fenomen, ngjarje apo proces.

Paragrafët e opinioneve i mundësojnë studiuesit, që të sqarojë


opinionin e tij/saj për një fenomen, ngjarje apo proces.

Në paragrafët krahasues studiuesit sjellin dy linja të ndryshme


mendimi, dy personalitete të ndryshme, dy ngjarje dhe i diskutojnë
se sa të ngjashme apo të ndryshme janë ato.

Paragrafët e problemeve/zgjidhjeve janë paragrafe të organizuara


në atë mënyrë, që fillimisht prezantojnë një problem, pastaj i
prezantojnë një apo dy zgjidhje, alternativa apo mundësi.

Në paragrafët e proceseve ofron informacione për mënyrën se si


zhvillohet një proces dhe njihen edhe me emrin “si të?” paragrafe.

78 Paragrafet
PYETJE PËR DISKUTIM
Cilat janë format më të shpeshta të

1
paragrafëve që zënë vend në artikujt
shkencorë? Argumentoni përgjigjet
tuaja.

2
A mund të quhet i plotë një paragraf në
mungesë të fjalive mbështetëse

3
Si mund të reflektojë tek
lexuesi mungesa e fjalisë
konkluduese?

4
Cili është dallimi mes
të paragrafëve tregues,
përshkrues dhe shpjegues?

5 Cilët paragrafë mund të jenë


sfidues në të shkruar?

79
DETYRA PËR USHTRIME

Gjeni një ese tuajën apo të ndonjë kolegu dhe shikoni me


kujdes paragrafët. Gjeni çfarë lloj paragrafesh janë ato
dhe argumentoni ndarjen (kategorizimin) e tyre?

Shkruani një paragraf të plotë, tregues për mësimet që


keni marrë nga ky kapitull. Paragrafi duhet të ketë fjalinë
kryesore, fjalitë mbështetëse dhe fjalinë konkluduese.

Lexoni edhe një herë tjetër paragrafin e ofruar si shembull


tek paragrafët e problemeve/zgjidhjeve. Duke ruajtur
vetëm fjalinë kryesore, përpiquni që të krijoni fjali të tjera
mbështetëse dhe një fjali të re konkluduese.

80
81
ESETË

Isha mësuar me hartimet përshkruese të mërzitshme për pranverën, pushimet


dimërore apo festën e fundvitit dhe deri në shkollën e mesme nuk kisha
shkruar asnjëherë një ese kritike. Teksa një profesor i imi e sqaronte temën e
një eseje, një varg pyetjesh mu rrotulluan në mendje. Çfarë të shkruaj e çfarë
të mos shkruaj? Si ta shkruaj? Nga t’ia filloj? Unë nuk e kisha as më të voglën
ide se çfarë ishte eseja. A ishte njëjtë si hartimet apo jo? E pse dreqin mu
desh ta zgjidhja këtë drejtim gjuhësor në gjimnaz. Atëherë ja pata dalë disi,
por në studime ishte ndryshe. Kisha menduar se kishte vetëm një ese, por e
vërteta ishte ndryshe.

PËR TË LEHTËSUAR PËRBALLJEN TUAJ


ME ÇDO KËRKESË TË MËSIMDHËNËSVE PËR
TË SHKRUAR NJË ESE, NË KËTË KAPITULL
DO TË SQAROJMË:

- Çfarë janë esetë?


- Cila është struktura e një eseje?
- Çfarë duhet të përmbajë hyrja, trungu dhe përfundimi?
- Çfarë është modeli “hinkë” për hyrjen dhe “hinka e
mbrapshtë” për përfundimin?
- Cilat janë llojet e eseve?
- Si të kontrollojmë esenë para dorëzimit?

83
ESETË
Esetë, ndër Kur ju duhet
detyrat ta bëni avokatin

më të vështira?
Fjala ese rrjedh nga gjuha
e vjetër latine dhe nga
fjala "exigere", që do
të thotë të hulumtosh,
Esetë janë ndër detyrat e shpeshta dhe më ekzaminosh, të testosh
të vështira që i japin mësimdhënësit për të (Pardue University, 2015).
vlerësuar, jo vetëm shkathtësitë në të shkruar Pra, kur studenti ftohet
që të shkruajë një ese,
të studentëve, por edhe të menduarit kritik
atij i kërkohet të testojë
të tyre, aftësinë për të peshuar argumentet, apo të hulumtojë idetë
për të organizuar mendimet dhe për t'i e të tjerëve. Për t’ia dalë
shprehur ato në një formë logjike, koherente mbanë, është gjithmonë
një ide e mirë që ta men-
dhe kritike. Ato kërkojnë më shumë se sa
doni veten si një avokat
prezantim të asaj që është bërë në të kaluarën në këto raste. Si avokat,
nga studiuesit e tjerë. Zakonisht, në një ese ju e keni për detyrë që ta
kërkohet nga ju që të ngrini një debat rreth një bindni jurinë që ju keni
të drejtë, por gjithmonë
teme dhe të ofroni argumente që mbështesin
duke përmendur edhe
apo nuk mbështesin një qëndrim të caktuar argumentet e palës tjetër,
(Bouker, 2007). Pra, esetë janë eksplorim për të cilat ju tregoni se
intelektual i një teme, që përfshijnë analizën kanë mangësi apo pasak-
tësi. Asnjëherë nuk duhet
e provave dhe argumentave të ndryshme,
që të fshihni opinionet që
mbi të cilat autori e zhvillon perspektivën e tij janë të kundërta nga ajo
të të menduarit. (Plymouth University, 2011). që ju mbroni. Përkundra-
zi, ato e pasurojnë edhe
më shumë esenë tuaj dhe
Kur shkruajmë një ese, ne përpiqemi t'i
e bëjnë lexuesin që të
pëgjigjemi një pyetje a dileme, duke u kuptojë, se gjatë për-
shërbyer me idetë dhe argumentet që të gatitjes së esesë ju keni
tjerët i kanë sjellë, por edhe duke inkorporuar lexuar dhe keni grumbul-
luar mjaftueshëm burime
mendimet tona. Sipas Bouker, qëllimi
që janë të rëndësishme
kryesor i esesë është shprehja e një opinioni, (Bouker, 2007).
prandaj renditja logjike e argumenteve dhe
organizimi i informacionit që mbështesin atë
opinion janë esenciale (Bouker, 2007).

Eseja i nënshtrohet çdo rregulli të


përgjithshëm të shkrimit akademik dhe kjo
nënkupton që eseja duhet të jetë e qartë, e

85
saktë, konciz, objektiv dhe formal dhe si çdo
formë tjetër e të shkruarit akademik është një
proces. Në mënyrë që, procesi i të shkruarit
tuaj të jetë efikas, ju mund të shërbeheni
me këshillat e ofruara në kapitullin e dytë
"Procesi i shkrimit akademik".

Struktura e esesë
E parë nga struktura, esetë sipas Zemach
Hyrja si orientim Rumisek, janë një grup paragrafësh që
për lexuesin shkruhen për një temë të veçantë dhe që
Për të kuptuar më mirë
kanë një ide qëndrore. Eseja duhet të ketë
se si duhet të filloni një harmoni mes paragrafeve dhe koherencë
ese duke u shërbyer me (Hogue, 2006). Sipas përkufizimit të Rumisek,
hyrjen "hinkë", imagji- esetë duhet të kenë të paktën tre paragrafe,
noni sikur po drejtoni një
shok tuajin të konviktit
por më të zakonshmet në shkrimin akademik,
që të gjejë një libër në janë esetë me pesë paragrafe. Pa marrë
dollapin tuaj. Është e parasysh gjatësinw, esetë kanë tre pjesë
kotë që të përshkruani kryesore: hyrjen, trungun dhe konkluzionet.
që në fillim librin, ngjyrat
apo titullin e tij. Shoku
juaj nuk do të jetë në
gjendje ta gjejë dot atë,
sado bukur që ta përsh- Hyrja e esesë
kruani, nëse paraprakisht
ju nuk i tregoni se ku Paragrafi hyrës i një eseje ka dy funksione
ndodhet dhoma juaj, si
duket dhoma juaj, çfarë kryesore: (1) të tërheqë vëmendjen e lexuesit
pamje ka dollapi dhe dhe të stimulojë interesimin e tij për lexim;
në cilin cep të dhomës (2) të prezantojë për lexuesin qëllimin dhe
e keni vendosur atë. subjektin e esesë (Hogue, 2006). Kjo pjesë nuk
Hyrja "hinkë" e bën më
të lehtë për lexuesin që duhet të zërë më shumë se 5% të hapësirës
të përcjellë esenë tuaj, së përgjithshme të esesë (Bouker, 2007). Për
ashtu sikur sqarimet tu- një hyrje të plotë dhe sa më konçize, Bouker
aja për vendndodhjen e
(2007) propozon që t’iu japim përgjigje disa
librit, që do ta bënin më
të lehtë gjetjen e tij. apo të gjithave pyetje, si: “Kush, Çfarë, Ku,
Kur, Si dhe/apo Pse?” (f. 37). Për më tepër,

86 Esetë
ajo sugjeron që në pjesën hyrëse të tregohet qartë se cili është kontributi i të
tjerëve në këtë subjekt studimi dhe pse eseja është e rëndësishme.
Në anën tjetër, Hogue (2006) në librin e saj, prezanton hyrjen e ashtuquajtur
“hinkë”, që njëkohësisht është edhe hyrja më e përdorur në të shkruarit e
eseve.

Formulimi i përgjithshëm
Për të realizuar një hyrje “hinkë”, ju duhet të filloni me një formulim të
përgjithshëm, që përfshin të dhëna të përgjithshme rreth temës suaj. Këto të
dhëna, duhet ta udhëheqin lexuesin gradualisht, nga fusha e përgjithshme
prej nga ku është marrë apo ideuar tema juaj, deri tek tema specifike që keni
zgjedhur ta trajtoni. Kjo duhet të ndodhë ashtu sikurse lentja e kamerës, që
lëviz në drejtim të një objekti specifik, por paraprakisht ju ka mundësuar që
të shihni tablonë e përgjithshme (Hogue, 2006).

Formulimi specifik
Pjesë e hyrjes “hinkë” është edhe formulimi specifik. Janë tre elementët e
formulimit specifik të listuara më poshtë.

1. Tregon temën specifike të esesë


P.sh.
Në këtë ese trajtohet roli i teknikave kognitive-biheviorale në
ballafaqimin e frikës irracionale.

2. Mund të listojë temat specifike të temës kryesore


P.sh.
Fokusi kryesor i këtij shtjellimi do të jenë dy teknikat kognitiv-
biheviorale: ristrukturimi i mendimeve dhe desentetizimi
sistematik.

3. Mund të tregojë edhe metodën e organizimit të esesë


P.sh.
Fillimisht do të ofrohet një listë e argumenteve pro dhe kundër
aplikimit të teknikave biheviorale dhe më pas një rëndësi e
veçantë do t’i kushtohet të dhënave që sillen nga praktika klinike.

87
Në veçanti formulimi specifik është i
Hyrja “hinkë” rëndësishëm për esenë, pasi informon
lexuesin qartë se çfarë e pret. Bouker (2007)
Figura e mëposhtme
tregon përmbajtjen e jep disa këshilla të vlefshme sa i përket
hyrjes “hinkë”. Ajo fillon formulimit specifik. Sipas saj, formulimi
me një formulim të përg- specifik duhet të jetë:
jithshëm, që mund të • i qartë
jetë një apo më shumë
fjali dhe pastaj gradual- • jo më i gjatë se 2 fjali
isht ngushtohet deri në • realistik
formulimin specifik. • i rëndësishëm
• të japë përgjigje në pyetjen e esesë
apo arsye pse është zgjedhur një
linjë e caktuar argumentimi.

Figura 1. Hyrja “hinkë” e esesë

FORMULIMI I PËRGJITHSHËM

DREJT FOKUSIMIT

FORMULIMI SPECIFIK

88 Esetë
Trungu Paragrafët
mbështetës
Trungu i një eseje mund të jetë një
paragraf i vetëm, por varësisht nga kriteret Figura e mëposhtme para-
e parashtruara (p.sh. nga mësimdhënësi), qet trungun e esesë. Pra,
kjo pjesë ndërtohet mbi
mund të ketë edhe më shumë paragrafe
definicione, shpjegime,
(Hogue, 2006). Zakonisht, në këtë pjesë, shembuj dhe prova e që
ofrohen argumentet mbështëtëse për linjën përbëjnë edhe paragrafët
e mendimit që autori dëshiron të ndjekë. mbështetës për qëndrimin
e autorit. Secili paragraf
Kjo pjesë zakonisht përbën 70 deri në 80%
është i veçantë, por siç
të esesë. edhe prezantohet në
figurë nëpërmjet vizave
Çdo paragraf përmban një nga idetë apo lidhëse, kalimi nga një
paragraf në tjetrin, duhet
argumentet mbështetëse për pozicionin
të jetë i kuptueshëm për
që merr autori. Edhe pse secili paragraf lexuesin.
do të jetë një argument i ri, është shumë e
rëndësishme, që paragrafët të ndërlidhen
mes vete. Për më tepër, kjo është pjesa kur
ju duhet të përpiqeni që të ofroni sa më
shumë argumente, fakte dhe shembuj që e
mbështesin idenë tuaj.

Figura 2. Trungu i esesë

PARAGRAFI I PARË MBËSHTETËS


(definicione, shpjegime, shembuj, prova)

PARAGRAFI I DYTË MBËSHTETËS


(definicione, shpjegime, shembuj, prova)

PARAGRAFI I TRETË MBËSHTETËS


(definicione, shpjegime, shembuj, prova)

89
Përfundimi, një Përfundimi
“hinkë” e kthyer
mbrapsht. Përfundimi paraqet një pëmbledhje të
esesë dhe pikave kryesore të diskutuara
Ndërkaq, figurativisht, në përmbajtje (Hogue, 2006). Mund të jetë
përfundimi duhet të 1 deri në 2 paragrafe, apo siç e përcakton
duket sikur një hinkë e
kthyer mbrapsht. Fjalia
Bouker (2007), mund të jetë nga 5 deri në
e parë të jetë një lidhje 10% të esesë.
me paragrafin paraprak.
Pastaj, të ritregohet edhe Paragrafet e përfundimit janë të fundit në
një herë qëllimi i esesë,
të përmbledhen argu-
një ese. Sipas Hogue (2006) këto paragrafe
mentet dhe të mbyllet kanë tre qëllime kryesore:
me një formulim të përg- 1. Sinjalizojnë fundin e esesë
jithshëm. 2. I kujtojnë lexuesit pikat kryesore
3. E lënë lexuesin të ndahet nga eseja me
mendimet përfundimtare të autorit në
lidhje me temën.

Figura 3. Përfundimi i esesë

RITHEKSIMI I TEMËS
Disa autorë konsiderojnë
se fundi i esesë mund të
PËRMBLEDHJE shfrytëzohet edhe për të
E ARGUMENTEVE
dhënë rekomandime, për të
propozuar studime apo ese
FORMULIM I PËRGJITHSHËM të reja në atë fushë. Për
PËRMBYLLËS më tepër, preferohet edhe
ndonjë fjali që tregon për
limitimet e punës suaj,
e që mund të jetë një
komunikim i sinqertë me lexuesin.
Po ja dolët që të përvetësoni këshillat e të
shkruarit të eseve, të ndiqni strukturën, të
jeni të qartë dhe të saktë në shkrimin tuaj,
do të kuptoni që realisht shkrimi i eseve nuk
është një detyrë e vështirë, ashtu siç mund të
pandehin të tjerët.

90 Esetë
Llojet e eseve
Megjithëse të gjitha esetë kanë të njëjtën
strukturë, por ato mund të ndryshojnë në
përmbajtje dhe stil" (Bouker, 2007, f. 36). Disa
ese realizohen për të vënë në pah dobësitë
dhe përparësitë e një artikulli shkencor, të
tjerat realizohen për të përshkruar proçese,
për të dhënë kritikën e mirëfilltë mbi një
hulumtim apo edhe për të shpjeguar
fenomene. Më poshtë gjeni të sqaruara disa
nga llojet e eseve, që janë më të shpeshtat
në edukimin e lartë.

Esetë treguese
Nëse jeni lodhur nga esetë që kërkojnë
shumë hulumtim dhe që gjithmonë duhet
të mbështeten në kërkim të burimeve që
mbështesin idenë tuaj, mbase ky lloj i eseve
do t’iu pëlqejë më shumë (Purdue University,
2012). Tema të eseve
treguese
Esetë treguese mund të shihen si prezantim i
një ngjarje. Këto ese në të shumtën e rasteve Përshkruani raportin tuaj
me mbikqyrësin gjatë prak-
janë personale dhe i lejojnë studentit që të
tikës klinike.
tregojë një ngjarje apo përvojë në mënyrë Përshkruani përvojën tuaj
kreative dhe emocionale (Purdue University, me klientin në seancën e
2012). Sado që personale, edhe kjo ese parë terapeutike.
duhet që t'iu përmbahet të gjitha rregullave
dhe strukturës së eseve. Esetë e tilla nuk
janë edhe shumë të kërkuara në ambientet
akademike, por ju udhëzoheni të shkruani
një të tillë, për të treguar një përvojë tuajën
personale, që mund të lidhet ngusht me të
mësuarit tuaj.

91
Tema të eseve Esetë argumentuese
argumentuese
Esetë argumentuese janë ndër format
Argumentoni qëndrimin më të shpeshta të të shkruarit të eseve që
tuaj pro komunikimit të kërkojnë hetim të një teme, mbledhje dhe
lajmit të keq nga infermi- vlerësim të provave (Purdue University, 2012).
erët? Esetë argumentuese dallojnë nga esetë
Përse eksperimenti njihet
si metodë superiore e stu- përshkruese në kohën që duhet të kalohet
dimit në psikologji? në periudhën e parashkrimit dhe hulumtimit.
Esetë argumentuese janë zakonisht më
të gjata dhe kërkojnë më shumë punë
në hulumtimin, gjetjen dhe vlerësimin e
burimeve, përderisa esetë përshkruese
kërkojnë më pak hulumtim dhe janë më
të shkurtra (Purdue University, 2012). Në
esetë argumentuese është e mundshme që
studenti të mbledhë të dhëna me anë të
pyetësorit, testit apo eksperimentit dhe ato të
dhëna t’i përdorë që të ndërtojë argumentin
e tij mbrojtës (Illinois State University, 2015).

Sipas Endy (2011), një ese e mirë


argumentuar ka tre kualitetete specifike:
• Saktësi në argument dhe përdorim
të termeve
• Mbështetje të fuqishme në prova
• Qartësi dhe saktësi në prozë

92 Esetë
Esetë shpjeguese
Esetë shpjeguese kërkojnë nga studenti që
të hetojë një argument, të vlerësojë provat,
dhe të japë shpjegime “pse ekziston apo pse
shfaqet” një fenomen i caktuar, gjithëherë
nëpërmjet një gjuhe që është e qartë dhe e
saktë (Pardue University, 2015).
Kjo mund të arrihet nëpërmjet krahasimit
të dy apo më shumë ideve, mendimeve,
argumenteve, fakteve dhe nëpërmjet
identifikimit të marrëdhënies shkak- pasojë
kur flasim për dy fenomene.
Prandaj, si pjesë e eseve shpjeguese
konsiderohen esetë krahasuese dhe esetë
shkak-pasojë.

Tituj të eseve
Esetë krahasuese krahasuese

Esetë krahasuese diskutojnë ngjashmëritë Krahaso teknikat bihevio-


dhe dallimet në mes të dy koncepteve, ideve rale dhe teknikat kognitive
apo mendimeve. Në këtë rast, eseja mund në ballafaqimin e ankthit?
Sigmund Frojd apo Ana
të ketë për qëllim që të bind lexuesin se Frojd? Cili është meritori
cilat nga konceptet, shkollat, personalitetet për afirmimin e mekaniz-
apo sqarimet është më e mirë dhe më e mave mbrojtës?
dobishme, duke i vënë në pah dallimet që
ekzistojnë mes tyre (Gallaudet University,
2015).

93
Tituj të eseve Esetë shkak-pasojë
shkak-pasojë
Esetë shkak-pasojë shpjegojnë “pse dhe
Pse pacientët mund të si” disa ngjarje ndodhin dhe japin përgjigje
jenë të pakënaqur me gjithashtu në pyetjen “çfarë i shkakton” ato
shërbimet shëndetësore? ngjarje. Këto ese janë studim i marrëdhënies
Cilat mund të jenë pasojat
e mungesës së empatisë në mes të dy fenomeneve, ngjarjeve,
nga psikologu gjatë se- faktorëve etj. (Gallaudet University, 2015). Në
ancës psiko-terapeutike? këto ese mund të sqarohen të dyja, shkaku
dhe pasoja (Cilat janë shkaqet dhe pasojat
e duhanpirjes tek adoleshentët?) apo autori
mund të zgjedhë të përshkruajë vetëm njërën
prej tyre (Shkaktarët e ndotjes së ambjentit
në Kosovë). Kur studentët shkruajnë një
ese për shkakun, atëherë diskutojnë pse
ndodh një fenomen, shfaqet apo realizohet.
Ndërkaq, kur shkruajnë për pasojet, zakonisht
përshkruajnë atë që ka ndodhur pas një
ngjarje specifike apo rrethane.

Tituj të eseve Esetë kritike


shkak-pasojë
Esetë kritike analizojnë përparësitë, dobësitë
Cilat janë përparësitë dhe dhe metodën e përdorur në punën shkencore
mangësitë e qasjes me
të një apo më shumë autorëve. Zakonisht,
klientin në qendër?
Listo pesë kritikat tuaja këto ese fillojnë me një përshkrim të punës,
kundrejt politikë-bërjes veprës, hulumtimit që ka realizuar studiuesi,
kosovare në shëndetësinë dhe më pas fillon edhe analiza e secilës prej
publike?
komponentëve.

Qëllimet e kësaj eseje janë që të dalin në


pah aftësitë e studentit për të vlerësuar
dhe kritikuar punën e të tjerëve. Natyrisht,
një kritikë dhe një vlerësim i mirëfilltë mund
të jetë i tillë, vetëm atëherë kur studenti
paraprakisht e ka lexuar, njohur dhe studiuar

94 Esetë
mirë punën shkencore, hulumtimin apo artikullin për të cilin shkruan. Një ese
kritike mund të shkruhet për një tjetër ese, ngjarje, libër, film apo punë arti.
(Gallaudet University, 2015)

Lista kontrolluese për esenë


Para se të dorëzoni esenë tuaj, ia vlen që të bëni edhe një kontroll të fundit,
në mënyrë që të bindeni se gjithçka e shkruar është në përputhje me kërkesat
e një eseje të mirëfilltë shkencor.

Lista e mëposhtme kontrolluese e Plymouth University (2011) mund t’ju


ndihmojë. Pasi të keni shkruar esenë, lexoni gjithmonë me kujdes secilën
pyetje të shtruar më poshtë dhe shihni nëse eseja juaj adreson secilën prej
tyre.

1. A i përgjigjet eseja pyetjes hulumtuese të temës që është caktuar?


Eseja duhet të ofrojë përgjigje në pyetjen hulumtuese që shtrohet në
fillim. Nëse pyetja hulumtuese është "Cili është ndikimi i televizionit në
sjelljet agresive të fëmijëve?", atëherë lexuesi që ka në dorë esenë tuaj
duhet ta ketë të qartë në fund, se si mund të ndikojë TV-ja në sjelljen
agresive dhe në cilat raste. Çdo devijim nga kjo pyetje hulumtuese, do
të sillte shumë konfuzion tek lexuesit.

2. A i mbulon të gjitha pikat kryesore dhe vargun e argumenteve të


mundshme?
Ndonjëherë është më e lehtë që të gjeni mbështetje dhe të sillni
argumente vetëm për idenë apo hipotezën tuaj. Megjithatë, një ese
e mirë, nxjerr në pah gjithmonë vargun e gjatë të argumenteve, që
mund të jenë pro dhe kundër. Duke përmendur argumentet relevante,
edhe atëherë kur janë në kundërshtim me pikëvështrimin tuaj, i jepni
më shumë vlerë esesë tuaj.

3. A i keni argumentuar të gjitha pikat kryesore në thellësinë e duhur?


Të gjitha pikat kryesore që ju sillni në ese, duhet të argumentohen sa
më qartë dhe thjeshtë. Kjo mund të arrihet vetëm atëherë, kur secilin
argument e elaboroni në mënyrë të njëjtë. Argumentet që ju mund

95
t'i dini, mund të jenë krejt të panjohura për lexuesin, pra përpiquni
maksimalisht që të ofroni thellësinë e duhur të sqarimeve për çdo
pikë kryesore. Pandehni sikur lexuesit tuaj janë totalisht të paditur për
temën që prezantoni dhe përpiquni që atyre t’ja bëni të qartë çdo hap
në ese.

4. A e ka eseja stilin analitik?


Nuk mjafton thjesht prezantimi i argumenteve apo vetëm përplasja e
tyre. Një ese e mirë gjithmonë nxjerrë në pah edhe aftësitë analitike të
shkruesit. Kontrolloni çdo herë nëse eseja e ka stilin analitik dhe nëse
analiza juaj është mirë e mbështetur nga faktet.

5. A e keni zhvilluar dhe mbrojtur argumentin gjatë gjithë esesë?


Ju nuk duhet që të nisni një argument në fillim dhe pastaj të kaloni në
një argument tjetër në mes të esesë dhe të përfundoni duke mbrojtur
po një tjetër në fund të saj. Mendoni mirë, se cili është argumenti që
ju dëshironi t'i jepni më shumë mbështetje në esenë tuaj dhe qëndroni
besnik deri në fund të saj.

6. A është argumenti juaj logjik dhe realistik?


Në tendencë për të mbrojtur pikëvështrimin e tyre, shumë studentë
zgjedhin që të ofrojnë argumente të paqena dhe jo logjike. Lexuesit
mund të binden se ju keni të drejtë në atë që mbroni, vetëm atëherë
kur gjithë ajo çfarë shkruani ka kuptim për ta dhe është reale.

7. A është përmbajtja e saktë dhe e rëndësishme?


Saktësia duhet të jetë mbi të gjitha. Shtrembërimi i fakteve, edhe
atëherë kur ndodh pa qëllim e bën të papranueshëm një ese.
Gjithmonë, duhet të përpiqeni që eseja të jetë e saktë edhe atëherë
kur saktësia nuk garanton, që eseja do të jetë e rëndësishëm apo e
pëlqyeshme.

8. A është materiali i organizuar dhe strukturuar në mënyrë logjike?


Gjithmonë qëndrojini besnik strukturës që duhet të ketë eseja e
përshkruar në këtë kapitull. Përpiquni gjithmonë që eseja juaj të fillojë
me një pyetje hulumtuese të qartë dhe pastaj përpiquni që të jepni
përgjigje në atë pyetje, me anë të përmbajtjes që ka eseja juaj nga
fillimi deri në fund.

96 Esetë
9. A përmban eseja një rrjedhë logjike dhe a ka një ndërlidhje mes
paragrafit paraprak dhe atij vijues?
Kalimi nga një paragraf në tjetrin pa një ndërlidhje logjike mund të
hutojë lexuesin. Sa herë kaloni në një paragraf të ri, mendoni nëse i keni
dhënë mundësi lexuesit që përmbajtjen e re të cilën do të prezantoni
në atë paragraf ta ndërlidh me paragrafin paraprak.

10. A është çdo pikë kryesore e mbështetur mirë nga shembujt dhe
argumentet?
Shembujt, referencat, burimet e ndryshme janë gjithmonë mbështetje
e mirë për çdo pikë kryesore që sillni në esenë tuaj. Përdorni ato në
shërbim të qartësisë dhe të kuptueshmërisë që duhet të kenë lexuesit
për të gjitha konceptet që keni përdorur në ese.

11. A janë të ndara qartësisht në ese, idetë tuaja nga idetë e tjerëve?
Lexuesi duhet ta ketë të qartë se ku përfundon ideja e sjellë nga një
autor tjetër dhe ku fillon ideja juaj. Veshja e mendimeve të të tjerëve,
si mendime tuaja edhe atëherë kur është e paqëllimshme, e bën të
papranueshme esenë. Prandaj, kujdes këtë pjesë.

12. A i keni përmendur drejt dhe saktë të gjitha burimet e informatave?


Ndonjëherë teksa shkruajmë draftin nuk i vëmë shumë rëndësi
referencave. Është koha, që të siguroheni mirë nëse çdo referencë e
përdorur është shkruar saktë. Asnjë autori nuk duhet t'i mbetet hatri
që ju i keni shkruar emrin apo mbiemrin gabim, i keni ngatërruar vitin e
botimit apo edhe i keni vënë titull tjetër librit të tij.

13. A keni një numër të mjaftueshëm të burimeve/referenca?


Një ese me dy burime është thjesht e mangët. Burimet e pasurojnë
esenë, prandaj sa më shumë që të keni përdorur, aq më shumë keni
lexuar ju.

14. A ka eseja gjatësinë e duhur?


Siç është shkruar edhe në fillim të këtij kapitulli, 5 paragrafe është
gjatësia e preferuar për esetë. Por, çdo herë është mirë të siguroheni,
nëse gjatësia e eseve është në përputhje me kërkesat e mësimdhënësit.

97
15. A i keni numëruar numrin e fjalëve?
Një paragraf mund të ketë deri në 300 fjalë. Por, edhe mund të jetë më
i shkurtër. Nëse mësimdhënësi kërkon nga ju që të keni jo më shumë
se 600 fjalë në esenë tuaj, atëherë keni kujdes që të numëroni fjalët
dhe të siguroheni që ato janë strukturuar mirë në paragrafët tuaj.

16. A e keni shkruar punën tuaj shkencore në stilin e duhur duke qenë i
qartë dhe i thjeshtë?
Pasi të keni lënë esenë të pushojë për disa orë apo disa ditë, është koha
që ta rilexoni dhe kontrolloni nëse vërtetë është i qartë, i kuptueshëm
dhe i thjeshtë.

17. A është gramatika dhe shenjat e pikësimit në rregull?


Për të fundit herë para dorëzimit, kontrolloni nëse secila pjesë e esesë
është vërtetë e shkruar drejt dhe pa gabime gramatikore. Por mos
harroni, shenjat e pikësimit.

18. A janë përdorur si duhet tabelat dhe figurat?


Kontrolloni nëse tabelat i kanë të shënuara legjendat e tyre lart,
ndërkaq figurat poshtë.

19. A është prezantuar si duhet eseja në formën e shkruar, duke


respektuar hapësirën mes rreshtave, tipin e shkronjave, madhësinë e
shkronjave?
Është e preferueshme që esetë të shkruhen me fontin e shkronjave
"Times New Roman", hapësira mes rreshtave të jetë 1.5 (apo edhe 2)
dhe madhësia e shkronjave të jetë 12.

Po i dhatë përgjigje çdo pyetje të shtruar në këtë listë dhe nëse jeni të sigurtë
që secila nga rekomandimet që kanë shtruar pyetjet e mësipërme është
respektuar, atëherë bëhuni gati për një feedback pozitiv të mësimdhënësit
dhe mos e prisni këshillën e 20-të.

98 Esetë
Esetë janë hulumtim apo studim intelektual i një teme

FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN


dhe përfshin analizën e argumenteve, mbi të cilat autori e
zhvillon perspektivën e tij të të menduarit.
Qëllimi kryesor i esesë është shprehja e një opinioni,
prandaj renditja logjike e argumenteve dhe organizimi i
informacionit që mbështesin atë opinion janë esenciale.
Esetë duhet të jenë të qarta, të sakta, konçize, objektive
dhe formale.
Esetë nuk mund të jenë më të shkurtra se tre paragrafe.
Esetë kanë tre pjesë kryesore: hyrjen, trungun dhe
konkluzionet.
Në hyrjen e esesë, autori duhet (1) të tërheqë vëmendjen
e lexuesit dhe të stimulojë interesimin e tij për lexim dhe (2)
të prezantojë për lexuesin qëllimin dhe subjektin e esesë.
Hyrja “hinkë” e esesë, nënkupton që eseja duhet të fillojë
me formulime të përgjithshme dhe të shkojë nga formulimi
specifik.
Në trungun e esesë ofrohen argumentet mbështëtëse për
linjën e mendimit që autori dëshiron të ndjekë.
Përfundimi paraqet një pëmbledhje të eseve dhe pikave
kryesore të diskutuara në përmbajtje.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të eseve, dhe ato dallojnë
për nga qëllimi që kanë.
Esetë përshkruese janë në të shumtën e rasteve personale
dhe mundësojnë që të përshkruhet një ngjarje apo përvojë
në mënyrë kreative dhe emocionale.
Esetë argumentuese kërkojnë hetim të një teme, mbledhje
dhe vlerësim të provave, që mundësojnë argumentim pro
apo kundër një teorie, autori apo linje të të menduarit.
Esetë shpjeguese kërkojnë nga studenti të hetojë një
argument, të vlerësojë provat, dhe të japë shpjegime “pse
ekziston apo pse shfaqet” një fenomen i caktuar.
Esetë krahasuese diskutojnë ngjashmëritë dhe dallimet
mes dy koncepteve, ideve apo mendimeve.
Esetë shkak-pasojë shpjegojnë “pse dhe si” ndodhin disa
ngjarje dhe japin përgjigje gjithashtu në pyetjen “çfarë i
shkakton” ato ngjarje.
Esetë kritike analizojnë përparësitë, dobësitë dhe
metodën e përdorur në punën shkencore të një apo më
shumë autorëve.

99
PYETJE PËR DISKUTIM
Cila mund të konsiderohet pjesa

1
kryesore e një eseje? Diskutoni
rëndësinë që ka secila pjesë e
esesë, përfshirë hyrjen, trungun dhe
përfundimin.

2
Cilat mund të jenë dallimet mes esesë
kritike dhe esesë argumentuese?

Cila nga llojet e eseve duhet të

3
kërkohet më shpesh nga studentët,
në mënyrë që ata të rrisin
shkathtësitë e tyre në të shkruar, por
edhe të fitojnë më shumë njohuri në
fushën e tyre profesionale?

100 Esetë
DETYRA PËR USHTRIME
Përdorni shembullin e esesë në kapitullin e
dytë (procesi të shkruarit) dhe përpiquni që të
identifikoni tre pjesët e esesë: hyrjen, trungun dhe
përfundimin?

Gjeni ndonjë ese që e keni shkruar së fundmi apo


huazoni një të tillë nga kolegët dhe përpiquni të
identifikoni formulimet e përgjithshme dhe ato
specifike në pjesën hyrëse të esesë.

Punoni në grup bashkë me kolegët. Përzgjidhni së


bashku një temë për të shkruar një ese. Pasi të keni
zgjedhur temën, ndahuni në katër grupe. Grupi i
parë të shkruajë një ese përshkruese, grupi i dytë
një ese argumentuese, grupi i tretë të shkruajë një
ese shpjeguese dhe grupi i katërt një ese kritike
për të njëjtën temë që keni përzgjedhur për të
shkruar. Pasi të keni shkruar esenë, mblidhuni
bashkë dhe diskutoni për dallimet që kanë esetë
tuaja.

101
STRUKTURA
E NJË ARTIKULLI
SHKENCOR
Aktualisht, artikujt shkencorë janë format kryesore të shkrimit akademik. Mijëra revista
shkencore ekzistojnë anembanë botës dhe publikojnë me miliona artikuj shkencorë.
Kjo është mënyra, se si studiuesit paraqesin rezultatet e hulumtimeve të tyre dhe
fillojnë debate shkencore. Megjithatë, si çdo formë tjetër e shkrimit akademik,
edhe artikulli shkencor e ka një strukturë. Në komunitetin shkencor ndërkombëtar,
struktura e një artikulli shkencor njihet me akronimin IMRaD, që korrespondon me
pesë fjalë të gjuhës angleze:
I – Introduction (Hyrje)
M – Method (Metoda)
R – Results (Rezultatet)
a – and (dhe)
D –Discussion (Diskutimi)

NË KËTË KAPITULL JU DO TË NJIHENI ME STRUKTURËN


E ARTIKULLIT SHKENCOR DHE DO TË GJENI PËRGJIGJE
NË PYETJET E MËPOSHTME:

- Çfarë e bën një titull të mirë?


- Çfarë duhet të përmbajë një titull i një artikulli shkencor?
- Si duhet të shkruhen autori/ët e artikullit shkencor?
- Çfarë është abstrakti?
- Cila është struktura e abstraktit?
- Si duhet ndërtuar një hyrje e mirë?
- Cila duhet të jetë përmbajtja e hyrjes?
- Çfarë duhet të shkruajmë në metodën e artikullit shkencor?
- Si duhet të përshkruajmë pjesëmarrësit, procedurën dhe instrumentet
e një artikulli shkencor?
- Si të paraqesim rezultatet?
- Si duhet të duken tabelat dhe grafikonet?
- Si të raportohen rezultatet e analizave statistikore deskriptive dhe
atyre konkluduese?
- Si duhet të përmbyllet një artikull shkencor?
- Çfarë duhet të përmbajë diskutimi?

103
STRUKTURA
E NJË ARTIKULLI SHKENCOR
Artikujt shkencorë
Në një artikull shkencor, studiuesit paraqesin në formë të shkruar rezultatet e
hulumtimit të tyre. Artikujt shkencorë i dedikohen audiencës akademike dhe
gjuha e përdorur është e qartë, e thjeshtë, e saktë. Çdo artikull shkencor,
duhet të shqyrtohet nga ekspertët e fushës. Në raste të caktuara, kur artikulli
është larg përmbushjes së kritereve, mund të refuzohet për botim në një
revistë shkencore. Zakonisht ndodh, që shqyrtuesit e një artikulli shkencor,
të japin sugjerimet e tyre për përmirësimet që duhet të bëjë autori, në atë
mënyrë që artikulli të jetë i pranueshëm. Që një artikull shkencor të jetë i
pranueshëm, mbi të gjitha duhet të ketë një strukturë të pranueshme, që
fillon me një titull të mirë e mbaron me referenca të sakta.

Titulli
Për çfarë shërbejnë titujt e artikujve shkencorë? Për të tërhequr vëmendjen
e lexuesit apo për ta informuar atë? Këto janë pyetjet që shtronte Hartley
(2005) në artikullin e tij. Përgjigja më e lehtë dhe më e saktë në këtë pyetje
është të themi se titujt e artikujve shkencorë, duhet të shërbejnë edhe për
të tërhequr vëmendjen e lexuesve, por edhe për të informuar lexuesin në
lidhje me atë që e karakterizon brendinë e artikullit. Megjithatë, në praktikë,
një gjë e tillë, jo gjithmonë është e lehtë për t’u realizuar.

Çfarë duhet të përfshijmë në titull?


Sipas Manualit për Publikim të Asociacionit të Psikologëve Amerikanë (2010;
Botimi i gjashtë), “Titulli duhet të përmbledhë idenë e përgjithshme të
artikullit dhe nëse është e mundur, të jetë me stil” (f. 21). Në vazhdim, APA
cakton edhe përmbajtjen e titullit, që duhet të jetë një formulim i saktë i
temës kryesore të artikullit, duhet të përmbajë variablat dhe raportin mes
tyre.

Titulli "Ndikimi i Perfeksionizmit në Performancën Shkollore të


Adoleshentëve", i plotëson kriteret e tilla dhe mund të jetë një shembull
i një titulli të mirë. Ky titull përmbledh idenë e përgjithshme të artikullit.
Për më tepër, titulli përmban dy variablat e studimit (perfeksionizmin dhe
performancën shkollore) dhe gjithashtu edhe grupmoshën ku janë matur

105
këto dy variabla (adoleshentët). Gjithashtu,
Shembulli studimi tregon edhe për raportin në mes
që nuk duhet të variablave, teksa flitet për "ndikimin"
ndjekur e perfeksionizmit (variabla e pavarur) në
performancën shkollore (variabla e varur).
Shembulli që nuk du-
Përfundimisht, një titull i tillë mund të jetë
het ndjekur është titulli
i mëposhtëm, i cili nuk nxitës, për faktin se nuk ofron sqarime
është i qartë, i saktë dhe për ndikimin pozitiv apo negativ të
nuk përmban të gjitha perfeksionizmit në performancën shkollore.
variablat e studimit:

"Dëmet e duhanit në
shtatzëni" Vështirësitë në të shkruarit
e titujve të mirë
Ky titull do të shndërro-
Jo në të gjitha rastet studimet përmbajnë
hej lehtë në një titull të
mirë, duke u bërë e qartë vetëm dy variabla dhe fokusohen vetëm në
përmbajtja e artikullit, raportin mes tyre, sikurse në shembullin e
duke u përshkruar variab- mësipërm. Janë të shumta studimet, të cilat
lat e studimit dhe raporti
kanë më shumë se një variabël të pavarur dhe
mes tyre:
një tjetër të varur. Për më tepër, disa studiues
"Njohuritë e grave e cilësojnë dizajnin e tyre si pikën më të fortë
shtatzëna për efektet të studimit dhe duan që atë ta vënë në pah,
negative të duhanprijes
që në titull. Në rastet e tilla, bëhet edhe më
gjatë shtatzënisë"
e vështirë gjetja e një titulli që është edhe
Ndonjëherë titulli mund atraktiv, por edhe informues.
të jetë vërtetë i mërzit-
shëm, sikurse në rastin e
mëposhtëm:
Si të ndërtojmë një titull të mirë?
"Studim mbi tipet e Një titull i mirë, nxit interesin e lexuesit dhe
personalitetit dhe jetëg- e stimulon atë për të lexuar edhe abstraktin
jatësinë e tyre"
(nëse jo studimin në tërësi). Një titull i mirë,
Si mendoni për këtë titul- duhet edhe të dallojë nga mijëra tituj të tjerë,
lin tjetër, që do ta sfidon- që konkurojnë për vëmendjen e lexuesit,
te të parin? teksa ai shfleton përmbajtjen e një gazete.
(Hartley, 2008)
"Kush jeton më gjatë?
Introvertët apo Ekstra-
vertët?" Studiesit e shkencave shëndetësore dhe
sociale, duhet të kenë parasysh që titulli
duhet të jetë i qartë, i saktë dhe i vetë-

106 Struktura e një artikulli shkencor


shpjegueshëm. Preferohen titujt të cilët janë
të shkurtër (Soler, 2007) dhe jo më shumë Ku duhet
se 12 fjalë (APA, 2010). Gjatësia e titullit nuk të vendoset
duhet të jetë asnjëherë shqetësimi kryesor titulli?
i hulumtuesve dhe nuk duhet të vendoset
Pasi të keni gjetur titullin
para qartësisë dhe saktësisë.
e artikullit tuaj, atëherë
atë duhet ta vendosni në
Megjithatë, pikëpamjet për atë se çfarë duhet krye të faqes dhe në mes
të përmbajë një titull i mirë janë të ndryshme. të margjinës së djath-
të dhe të majtë të asaj
Profesori Lilleyman Hall (1998), shkruante për
faqeje.
titujt e mirë, që duhet të jenë deskriptiv dhe
të mos tregojnë asnjëherë se çfarë rezultatesh
apo përfundimesh janë arritur. Në anën tjetër
Bjorn Gustavi (2008) preferon, që titulli të
jetë deklarativ dhe me një fjali të shkurtër të
përshkruajë gjetjen kryesore, e cila mund të
shtyjë lexuesin të shfletojë artikullin deri në
fund, për të kuptuar më shumë rreth tij.
Megjithatë, si njëra qasje, ashtu edhe tjetra,
janë të dobishme dhe mund të sjellin tituj të
mirë. Ju mund të shfrytëzoni këshillat e të
dyja palëve për të ofruar tituj tërheqës dhe
informues.

Kujdes
Siç rekomandon edhe Asociacioni i
Psikologëve Amerikanë (2010), duhen
bërë përpjekje që të shmangen shkurtesat
apo akronimet në tituj. Jo të gjithë ata
që lexojnë artikujt shkencorë në fushën
tuaj, qoftë ajo mjekësi e përgjithshme apo
psikologji, i dinë dhe i njohin akronimet e
famshme të profesionit tuaj, si ADN (Acidi
dezoksiribonukleik).

107
Autorët dhe afiliacionet
Rëndom, kur lexojmë një titull të mirë dhe tërheqës, shohim më poshtë për
autorin. Mund të jetë një emër i njohur nga fusha e studimit tuaj dhe justifikon
gjithçka apo mund të jetë një emër i ri (një student mbase) dhe mund të
mendojmë për një talent, të cilin do ta njohim më mirë në të ardhmen.
Çdo artikull shkencor ka një apo më shumë autorë. Natyrisht, secilit që ka
punuar në përgatitjen e artikullit shkencor duhet t’i njihen meritat dhe të jetë
pjesë e listës së autorëve.

Nëse artikulli shkencor ka vetëm një autor, atëherë kjo është fare e thjeshtë
për t'u shkruar. Sipas APA (2010), në rastet kur kemi një autor të vetëm,
shkruajmë fillimisht emrin dhe pastaj mbiemrin e autorit. Kjo e redukton
mundësinë për të gabuar identitetin e autorit. Për të ndihmuar studiuesit
dhe punonjësit e bibliotekës, gjithmonë shkruani njësoj: emrin dhe më pas
mbiemrin (p.sh. Fitim Uka) në të gjitha publikimet tuaja dhe jo anasjelltas
(Uka, Fitim). Mos përdorni iniciale në një artikull (p.sh. F. Uka) dhe emër të
plotë në një artikull tjetër. Jini koherent, në mënyrë që lexuesit të kenë të
lehtë të dallojnë kontributin tuaj shkencor ndër vite.

Kë të vendosim të parin në listën e autorëve?


Megjithatë, sfida mund të shfaqet në rastet kur kemi më shumë se një autor.
Si duhet të renditen ata? Kush duhet të jetë i pari?
Asociacioni i Psikologëve Amerikanë (2001) ofron sugjerime të qarta për
mënyrën e renditjes së autorëve në rast se ka më shumë se një autor.
Sipas APA, renditja e emrave (nga i pari tek i fundit) duhet të reflektojë
kontributin shkencor dhe profesional të autorëve në artikull, pavarësisht
statusit të tyre akademik apo titujve shkencorë.
Nëse studenti ka bërë punën më të madhe në të shkruarit e artikullit shkencor,
atëherë duhet renditur i pari dhe më pas renditen profesorët/mbikqyrësit
profesionalë të temës së tij, që mund të kenë dhënë po kështu kontribut në
të shkruarit e artikullit apo përmirësimit të tij.

108 Struktura e një artikulli shkencor


Afiliacionet
Ajo që është e rëndësishme të shkruhet
Ku duhet
dhe që kërkohet në vazhdimësi, edhe nga
të vendosen
revistat shkencore por edhe nga konferencat
autori dhe
e ndryshme, është afiliacioni. Afiliacioni
afiliacionet?
identifikon vendin (institucionin), ku autori Autorët dhe afiliacionet
apo autorët kanë realizuar hulumtimin. Ju e tyre renditen men-
mund të shkruani dy afiliacione të ndryshme, jëherë pas titullit, në
vetëm në rast se të dyja kanë dhënë kontribut mes të margjinës së
djathtë dhe të majtë të
substancial në mbështetjen e studimit. Në asaj faqeje.
rastet, kur autori nuk ka asnjë afiliacion,
atëherë ju duhet të shkruani qytetin apo
vendbanimin e autorit.

Kujdes!
Kur shkruani emrat e autorëve, asnjëherë nuk
duhet të shkruani edhe titujt e tyre akademik
(p.sh. Prof. Dr.) apo titujt shkencorë (p.sh.
MSc apo Dr.).

109
Abstrakti
Dëshironi të prezantoni punimin që mbaruat rishtaz në një konferencë
shkencore? E zëmë se po. Shkoni në ueb-faqen e konferencës dhe shihni se
kërkohet abstrakti i hulumtimit. Kjo është mënyra se si këshilli shkencor i asaj
konference, do të vlerësojë nëse punimi juaj ja vlen të prezantohet në atë
konferencë.

Ngjashëm, në një artikull shkencor, lexuesi ka mundësinë që menjëherë


pas titullit dhe emrit tuaj, të lexojë abstraktin që ju keni përgatitur. Në këtë
mënyrë, lexuesi vlerëson nëse hulumtimi juaj i intereson, është tërheqës dhe
shpreh dëshirën për të lexuar tutje apo... për ta zëvendësuar atë me një
artikull tjetër.

Çfarë është abstrakti?


Abstrakti është një përmbledhje e shkurtër dhe gjithëpërfshirëse e studimit
(APA, 2010). Abstraktet mund të jenë nga 150 fjalë deri në 250 fjalë, por
pavarësisht nga kërkesat e revistave apo konferencave shkencore, mund të
ketë edhe më shumë fjalë. Kjo i mundëson lexuesit që të kuptojë shpejt se
cila është përmbajtja e artikullit dhe çfarë informacionesh mund të gjejë,
nëse e lexon në tërësi. Edhe pse abstrakti vendoset në krye të artikullit,
zakonisht shkruhet në fund, bashkë me titullin (Hartley, 2008). Vetëm pasi të
keni përfunduar së shkruari të gjitha pjesët tjera (hyrjen, rezultatet, diskutimin)
dhe e keni të qartë se cili është abstrakti që i përmbledh më së miri të gjitha
informacionet e rëndësishme.

Përmbajtja e abstraktit
Në varësi të dizajnit që ka studimi, ndryshon edhe përmbajtja e abstraktit.
Sipas APA (2010), abstraktet e hulumtimeve empirike duhet të sqarojnë:
• Problemin që po studiohet, nëse është e mundshme me një fjali,
• Pjesëmarrësit, duke treguar për karakteristikat të tilla si mosha,
gjinia, etniciteti,
• Aspektet esenciale të metodës së përdorur, përfshirë instrumentin
e përzgjedhur për mbledhjen e të dhënave.
• Të dhënat (rezultatet) kryesore, përfshirë edhe madhësinë e efektit

110 Struktura e një artikulli shkencor


dhe intervalin e konfidencës, nivelin e signifikancës,
• Konkluzionet dhe implikimet.

E përkthyer në fjalë të tjera nga Hall (1998), abstrakti duhet të japë përgjigje
në këto katër pyetje kryesore:
• Pse është realizuar një studim i tillë?
• Çfarë dhe si është realizuar?
• Çfarë është gjetur?
• Çfarë është konkluduar?

Në përpjekje për të dhënë përgjigje në pyetjen e parë, ju duhet të


argumentoni se studimi juaj është i rëndësishëm dhe do të sjellë të dhëna të
dobishme për fushën e studimit. Duke dhënë përgjigje në pyetjen e dytë, ju
do të jeni në gjendje që të shpjegoni metodologjinë. Duke dhënë përgjigje
në pyetjen e tretë, ju prezantoni rezultatet dhe në përgjigjen e pyetjes së
fundit ju ofroni konkluzionet e hulumtimit tuaj.

Një abstrakt i mirë


Duke qenë se lexuesit e kanë kontaktin e parë me abstraktin e artikullit,
atëherë paragrafet e shkruara në abstrakt janë paragrafet më të rëndësishme
të një artikulli (APA, 2010). Por, çfarë e bën një abstrakt të mirë? Sipas
Asociacionit të Psikologëve Amerikanë (2010), një abstrakt i mirë është:
• I saktë (korrekt): Abstrakti në mënyrë të saktë reflekton qëllimet
dhe përmbajtjen e studimit. Nuk duhet asnjëherë që të përfshihen
informacionet të cilat nuk mund të gjenden në studim.
• Jo-vlerësues: Abstrakti nuk duhet të jetë vlerësues dhe nuk duhet
të komentojë përmbajtjen e studimit.
• Koherent dhe i lexueshëm: Gjuha e përdorur në abstrakt duhet të
jetë e qartë dhe konçize. Duhet përdorur koha e tashme për të
përshkruar konkluzionet e arritura. Ndërkaq, duhet përdorur koha
e shkuar për të përshkruar rezultatet e gjetura.
• Konçiz: Abstrakti duhet të jetë i shkurtër e i drejtpërdrejtë dhe
duhet të përmbajë fjali që janë informuese. Fillo abstraktin me
pikat më të rëndësishme të artikullit. Në abstrakt përfshij vetëm 4
apo 5 konceptet, gjetjet dhe implikimet e studimit.

111
Abstraktet e strukturuara
Ku duhet Siç shpjegon Hartley (2008), abstraktet e
të vendoset strukturuara zakonisht shkruhen duke u
abstrakti? shërbyer me pesë nëntituj: Prapavija, Qëllimi,
Abstrakti duhet të vendo- Metodologjia, Rezultatet dhe Konkluzionet.
set gjithmonë në një faqe Ndonjëherë, nëntitujt dallojnë ku, në vend
të re. Ju duhet të vendos- të Prapavijës shkruhet Hyrje, apo në vend të
ni fjalën Abstrakt në krye Konkluzioneve shkruhet Diskutimi. Abstraktet
të faqes e në qendër dhe
pastaj të shkruani poshtë e strukturuara për herë të parë janë përdorur
përmbajtjen e abstraktit. në revistat shkencore të mjekësisë në vitin
1980 (Hartley, 2008). Që nga ajo kohë, ka
përdorim të gjerë të këtyre abstrakteve
pothuajse në të gjitha fushat (Nakayama et
al., 2005).
Megjithatë, janë revistat shkencore dhe
konferencat ato që përcaktojnë nëse një
abstrakt duhet të jetë i strukturuar apo jo. E
rëndësishme është të thuhet, se të dyja tipet e
abstrakteve, edhe ato që janë të strukturuara
me nëntituj, por edhe ato që nuk ndahen
sipas nëntitujve (ashtu siç kërkon APA) janë
të pranueshme.

Të parat, pra abstraktet e strukturuara,


mund të kenë një përparësi. Të paktën,
kështu argumenton Hartley (2004), që rendit
katër argumente në favor të abstrakteve
të strukturuara. Sipas tij, abstraktet e
strukturuara:
• Përmbajnë më shumë informacione
• Janë më të lehta për t'u lexuar (falë
edhe nëntitujve)
• Janë më të lehta për kërkim
• Janë përgjithësisht të mirëpritura
nga lexuesit dhe autorët

Më poshtë mund të gjeni një abstrakt


të strukturuar dhe një tjetër që është i
pastrukturuar.

112 Struktura e një artikulli shkencor


Hyrja
Gjithmonë është e vështirë dhe sfiduese për të shkruar hyrjen (Bailey, 2006).
Kjo pasi ekzistojnë dhjetra mënyra, se si mund të fillohet me një artikull
shkencor. Ju mund të shihni teksa artikujt shkencorë fillojnë me një pyetje:
(p.sh. E keni menduar ndonjëherë, se si mund të ndikojë komunikimi në
marrëdhënien terapeutike pacient-infermier?) apo me një qëndrim të
mbështetur në literaturë (p.sh. Me gjithë studimet e deritanishme, dihet pak
apo aspak për funksionimin e trurit). Këtu mund të shihni teksa vihet në pah
kreativiteti dhe talenti i studiuesve që shkruajnë.

Qëllimi i hyrjes
Qëllimi i hyrjes është t’ju ofrojë lexuesve informatat e mjaftueshme, që ata
të kuptojnë problemin që ekziston në fushën e studimit tuaj, kontekstin
dhe synimet e studimit, qëllimin kryesor dhe objektivat e studimit, pyetjen
hulumtuese dhe hipotezat (Murphy, 2009).

Përmbajtja e pjesës hyrëse


Përkundër faktit që autorët janë të lirë të fillojnë hyrjen si të duan dhe të
shpalosin potencialin e tyre krijues, ata duhet t'ju përmbahen disa kërkesave
të përgjithshme.

Mbase, në mënyrën më të mirë të mundshme, Suales dhe Feak (2004) kanë


përmbledhur informacionet që duhet të përmbajë pjesa hyrëse e një artikulli
shkencor, duke i ndarë në lëvizje:
Lëvizja e parë: Autori prezanton territorin e tij hulumtues:
a) duke treguar që fusha e përgjithshme e studimit është
e rëndësishme, qëndrore, interesante, problematike dhe e
rëndësishme në disa mënyra. (p.sh. Numri më i madh i vetëvrasjeve
ndodh në vendet me zhvillim të dobët ekonomik).

(b) duke prezantuar të gjetjet e studimeve të mëparshme në këtë


fushë (p.sh. Numri më i madh i vetëvrasjeve ndodh në vendet me
zhvillim të dobët ekonomik).

113
Lëvizja e dytë: Autori përgatit terrenin për të prezantuar studimin e tij,
a) duke treguar zbrazëtirat në hulumtimet e mëparshme (p.sh.
Shumica e studimeve të mëhershme në këtë fushë janë përshkruese).

Lëvizja e tretë: Autori fillon të adresojë zbrazëtirat e hasura në literaturë


dhe njëkohësisht prezanton idenë e hulumtimit, duke:
a) prezantuar qëllimet e hulumtimit dhe natyrën e hulumtimit
(p.sh. Ky është një studim longitudinal që ka për synim përcjelljen
e ndikimit të vetëbesimit në/për...¬)
b) duke listuar pyetjet hulumtuese (Si ndikon duhanpirja e nënave
shtatzëna në shëndetin e fëmijëve të porsalindur?) dhe hipotezat
(Sa më e shpeshtë duhanpirja, aq më të mëdha problemet
shëndetësore të fëmijës).

Struktura e Hyrjes sipas APA


Sipas Asociacionit të Psikologëve Amerikanë (2010), hyrja e një artikulli
shkencor duhet të përmbajë:
1. Prezantimin e problemit,
2. Përshkrimin e rëndësisë së studimit të atij problemi,
3. Përshkrimin e kontributit (të mëhershëm) të studiuesve në atë
fushë,
4. Përshkrimin e hipotezave dhe ndërlidhjen me dizajnin e
hulumtimit.

Prezantimi i problemit
Pjesa më e rëndësishme e hyrjes ka të bëjë me prezantimin e problemit.
Nëse ja dilni mbanë që të bindni lexuesin, se problemi që ju keni trajtuar
është i rëndësishëm, atëherë e keni të sigurtë leximin e artikullit nga ana e tij.

Teksa, bëni përpjekje për të prezantuar problemin, ju duhet të keni parasysh


pyetjet e mëposhtme:
• Pse është i rëndësishëm studimi juaj?
• Si ndërlidhet studimi juaj me punën e mëhershme në këtë fushë?
Nëse disa aspekte të këtij hulumtimi janë studiuar edhe më
parë, atëherë ju duhet të tregoni se si studimi juaj dallon nga të
mëparshmit.

114 Struktura e një artikulli shkencor


• Cilat janë hipotezat primare dhe
sekondare, objektivat e studimit
dhe si ndërlidhen ato me teorinë?
• Si ndërlidhen hipotezat dhe dizajni
juaj i hulumtimit me njëra-tjetrën?
• Cilat janë implikimet teorike dhe
praktike të studimit tuaj?

Sipas APA (2010), një hyrje e mirë i


përgjigjet këtyre pyetjeve në disa faqe, duke
përmbledhur argumentet e rëndësishme
dhe evidencën e mëhershme dhe duke i Ku duhet
dhënë lexuesit një ide të qartë për atë se vendoset
"Çfarë është bërë dhe pse?" (f.25). hyrja
Kur të përgatisni draftin
Përshkrimi i rëndësisë që ka e parë të artikullit tuaj
shkencor, gjithmonë
studimi i problemit vendosni hyrjen në një
Në këtë pjesë, ju duhet që të tregoni, faqe të re. Në vend që të
pse problemi ka nevojë për një hulumtim shkruani hyrje, ju duhet që
të ri. Pavarësisht nga lloji i hulumtimit, edhe një herë të shkruani
titullin e studimit tuaj, që
ndryshon edhe mënyra e argumentimit apo
duhet të vendoset në krye
përshkrimit të rëndësisë që ka studimi juaj të faqes dhe në qendër
mbi problemin. Pse?! të saj.

Përshkrimi i kontributit të
studiuesve
Në këtë pjesë, ju duhet të ofroni përshkrim të
studimeve të tjera në këtë fushë. Megjithatë,
siç rekomandon edhe APA (2010), nuk është
e thënë që të gjitha hulumtimet e realizuara
deri tani të përmenden. Mjafton që t’i
referoheni studimeve të kohës së fundit.
Gjatë përmbledhjes së punës shkencore të
studiuesve të tjerë, është e rëndësishme që
të shmangni detajet dhe të ofroni vetëm të
dhënat dhe konkluzionet kryesore.

115
Anne Uitaker (2009) ofron E një rëndësie të jashtëzakonshme është
disa këshilla për studentët, se në këtë pjesë, ju të keni mundësinë që
që i ndihmojnë për të
ndërtuar një hyrje të mirë.
të demonstroni logjikën e vazhdimësisë nga
Sipas Uitaker (2009), në studimet e kaluara në studimin tuaj.
pjesën hyrëse autorët
duhet të bëjnë përpjekje
që në fillim:
Të tërheqin vëmendjen e
Përshkrimin e hipotezave
audiencës, duke përdorur dhe ndërlidhjen me dizajnin
ndonjë gjetje interesante e hulumtimit.
të hulumtimeve të tjera, Pasi të keni prezantuar problemin dhe keni
duke vënë në pah gjetjet
kontradiktore të dy apo
zhvilluar prapavijën e hulumtimit, ju duhet të
më shumë hulumtimeve. sqaroni qasjen tuaj për zgjidhjen e problemit.
P.sh. Truri po të shtrihet në Në studimet empirike, kjo nënkupton që të
tokë mund të jetë shumë prezantoni pyetjet hulumtuese dhe hipotezat
i gjatë...
P.sh. Përderisa studimet
e studimit tuaj. Fillimisht shtroni pyetjen
nga neuropsikologjia nuk tuaj hulumtuese dhe më pas si përgjigje në
gjejnë ndërlidhje në mes pyetjen hulumtuese, ofroni hipotezat tuaja.
të aftësive vetë-rregul- Gjithmonë kini parasysh që ngritja e një
luese dhe inteligjencës,
janë studimet e reali-
hipoteze të caktuar duhet të ketë një kuptim
zuara... logjik, të mbështetet në teori apo në gjetjet
Ajo këshillon që hyrjet të e studimeve të mëhershme.
mos jenë të mërzitshme,
sikurse nuk duhet të jenë
shumë të përgjithshme
(P.sh. Që nga vitet 40 ka
ekzistuar një debat i vazh-
dueshëm...)
Zakonisht, hyrjet e mira,
janë ato që nuk e lodhin
shumë lexuesin, por e dre-
jtojnë atë në problemin
që do të studiohet dhe i
ofrojnë atij një mundësi
që të kuptojë menjëherë
çfarë është e rëndësishme
në pak fjalë.
(P.sh. Përderisa studimet
nga neuropsikologjia nuk
gjejnë ndërlidhje në mes
aftësive vetë-rregulluese
dhe inteligjencës, janë
studimet e realizuara...).

116 Struktura e një artikulli shkencor


Metoda
Pasi të keni përfunduar hyrjen, ku keni vënë
në pah boshllëkun që kanë lënë në literaturë
studimet e kaluara dhe keni prezantuar idenë
dhe qëllimin e studimit tuaj, është koha për
Vlerësimi
të treguar se si e keni realizuar ju hulumtimin për qartësinë
tuaj. Kjo zakonisht bëhet në kuadër të e të shkruarit
kapitullit të Metodës.

Vlefshmëria e një studimi në masë të madhe Duke qenë se autorët e


varet nga metoda (Murphy, 2009). Lexuesit njohin shumë mirë hulum-
timin e tyre, ndonjëherë
dhe kritikët zakonisht e vlerësojnë seriozitetin harrojnë për të përshkruar
e një hulumtimi dhe gjykojnë vlefshmërinë e detaje që janë shumë
saktësinë e përfundimeve të nxjerra, duke të rëndësishme (Hart-
u mbështetur në metodën e përdorur. Ta ley, 2009) dhe e kanë të
vështirë që të shkruajnë
zëmë, një hulumtim me dizajn deskriptiv, me një gjuhë të thjeshtë
që përfshin jo më shumë se 20 pjesëmarrës dhe të qartë për të gjithë
dhe ka vetëm një instrument vetë-raportues lexuesit. Për këtë arsye,
mund të nxisë dyshime për sigurinë dhe Day dhe Gastel (2006),
propozojnë që kapitullin
vlefshmërinë e të dhënave të nxjerra. Në anën e metodës ta lexojë një
tjetër një hulumtim me dizajn eksperimental koleg i juaji që nuk është
që kontrollon dhe manipulon kujdesshëm i familjarizuar me temën
dhe të shohë, nëse ka
me variablat dhe që përfshin një mostër prej
mundësi që ta përcjell dhe
200 pjesëmarrësish, mund të trajtohet më ta kuptojë drejt atë.
seriozisht dhe rezultatet e tij të jenë më të
vlefshme.

Megjithatë ju duhet të jeni të sinqertë në


raport me lexuesit dhe të raportoni në detaje
të dhënat në lidhje me metodën e përdorur
në hulumtim edhe atëherë kur metoda nuk
është pika më e fortë e hulumtimit. Vetëm
kështu ju i jepni mundësinë lexuesit, jo vetëm
të gjykojë, por edhe të replikojë studimin
tuaj, sipas hapave që ju keni ndjekur. Për më
tepër sqarimi i saktë dhe i detajuar i

117
metodës, ju mundëson studiuesve të tjerë të interesuar që të përmirësojnë
metodologjinë dhe të përdorin mostër tjetër, instrument apo procedurë
tjetër, për të parë nëse rezultatet do të jenë të njëjta me hulumtimin tuaj. Në
këtë pjesë ju duhet të raportoni në kohën e shkuar, kjo pasi ju keni realizuar
hulumtimin para një kohe. Për më tepër duhet të përdorni gjuhën pasive, në
vend të asaj aktive. Edhe në këtë pjesë ju duhet t’i referoheni literaturës dhe
të argumentoni pse keni zgjedhur metodologjinë e caktuar, në veçanti kur
janë përdorur dizajne komplekse për analizën e të dhënave (Murphy, 2009).
Gjithashtu asnjëherë nuk duhet të ofrohen rezultate në këtë kapitull, ngaqë
qëllimi i vetëm i kësaj pjese është që të përpunohet dizajni i studimit.

Struktura e Metodës sipas APA


Kapitulli i metodës në një artikull shkencor mund të ndryshojë në varësi të
revistës shkencore. Sidoqoftë, në krahasim me Hyrjen, kërkesat për kapitullin
e Metodës janë më strikte. Sipas Asociacionit të Psikologëve Amerikanë, në
artikujt shkencorë, kapitulli i Metodës ndahet në tre pjesë:

1. Pjesëmarrësit
2. Procedura
3. Instrumentet

Pjesëmarrësit
Në fushat e shkencave mjekësore dhe sociale, pjesëmarrësit e një hulumtimi
zakonisht janë njerëzit. Pjesëmarrës mund të jenë pacientët e hospitalizuar,
që flasin për cilësinë e shërbimeve mjekësore, mjekët që raportojnë
praktikat e tyre të punës apo fëmijët që zgjedhin një varg detyrash të një
testi. Përshkrimi i qartë dhe i saktë i karakteristikave të pjesëmarrësve në
hulumtim është i një rëndësie të veçantë.
Në bazë të përshkrimit të pjesëmarrësve, kritikët do të vlerësojnë nëse
rezultatet e nxjerra mund të gjeneralizohen për popullatën e studimit. Në rast
se janë përzgjedhur vetëm 40 pacientë nga Spitali Rajonal i Pejës, që flasin
për cilësinë e shërbimeve të marra dhe autori pretendon të gjeneralizojë të
dhënat për të gjitha spitalet e Kosovës, atëherë mund të has në kritikë të
rreptë.

Jo vetëm kaq, përshkrimi i qartë i karakteristikave të pjesëmarrësve, i


mundëson një studiuesi tjetër që të replikojë studimin tuaj apo të avancojë

118 Struktura e një artikulli shkencor


tutje metodologjinë e zgjedhur nga ana juaj,
duke shtuar numrin e pjesëmarrësve apo Përshkrimi
duke bërë ndryshe përzgjedhjen e mostrës. i saktë i
procedurave
Gjatë përshkrimit të pjesëmarrësve, duhet të mostrimit
ofruar informacione për:
Në nën-kapitullin e dedi-
• Moshën, kuar pjesëmarrësve, duhet
• Gjininë, përshkruar po ashtu edhe
• Grupin etnik apo racor, procedurat për përzgjedh-
• Nivelin e edukimit, jen e mostrës. Nëse përzg-
• Statusin socio-ekonomik, jedhja e mostrës ka qenë
• Gjuhën, e rastësishme, atëherë
duhet të ofroni sqarime
• Dhe të dhëna të tjera që lidhen për teknikën e përdorur në
ngushtë me fushën e studimit tuaj përcaktimin e mostrës.
(P.sh. sadisfaksioni i përgjithshëm
me jetën apo përvoja në punë). P.sh. Vetëm 9 nga 13
shkollat e kontaktuara në
rajonin e Prishtinës kanë
Në manualin e APA (2010), rekomandohet pranuar që të marrin
përshkrim sa më specifik i pjesëmarrësve pjesë në këtë hulumtim.
me fokus të veçantë në karakteristikat e tyre Nga secila shkollë është
që mund të ndikojnë në interpretimin e të përzgjedhur vetëm
paralelja e dytë e klasës
dhënave. së tetë.

Gjithashtu, ju duhet të
sqaroni edhe përqindjen
e nxënësëve që kanë
pranuar të marrin pjesë në
hulumtim.

P.sh. Nga gjithsejt 194


nxënës të kontaktuar,
156 kanë pranuar të
bëhen pjesë e studimit
(80%).

119
Procedura
Një nga nënkapitujt e metodës është edhe procedura, ku përgjatë secilës
pjesë, duhet të sqarohet në detaje rruga që ka ndjekur hulumtimi shkencor
deri në publikim. Në këtë nënkapitull duhet të përshkruhet në detaje mjedisi
ku janë mbledhur të dhënat, të sqarohen kushtet në të cilat është realizuar
hulumtimi, kohën e realizimit të hulumtimit dhe kohëzgjatjen, si dhe rendin
e aplikimit të pyetësorëve apo testeve. Përshkrimi i mëposhtëm i sjellë në
shembull, tregon se si duhet të duket një procedurë që i plotëson kriteret e
nevojshme.

Të gjithë fëmijët janë testuar individualisht në dhomën e pritjes në


P.sh. shkollë, larg zhurmës dhe pengesave të mundshme nga nxënësit
tjerë apo vizitorët. Të gjithë nxënësit i janë nënshtruar dy herë
procedurës së testimit, në vjeshtën e vitit 2014 dhe në pranverën
e vitit 2015. Të dhënat janë mbledhur në njërën nga ditët e
rregullta të mësimit (nga e hëna në të premte), në gjysmëvjetorin
e parë (matja e parë) dhe në gjysmëvjetorin e dytë (matja e dytë)
të klasës së parë. Në të dyja matjet, testet e njëjta janë aplikuar
për të parë zhvillimin e shkathtësive të hershme akademike të
fëmijëve. Gjithashtu edhe rendi i zbatimit të testeve ka qenë i
njëjtë, duke filluar me testin e shkathtësive të hershme gjuhësore
dhe duke përfunduar me testin e shkathtësive matematikore. E
gjithë procedura e testimit ka zgjatur 45 minuta.

Në kapitullin e procedurës, duhet të ofrohen edhe të dhëna për procedurën


e përkthimit të instrumenteve nga një gjuhë tjetër, nëse kjo është aplikuar.

Të gjitha instrumentet e përdorura në këtë hulumtim janë


P.sh.
përkthyer në gjuhën shqipe sipas standardeve të përcaktuara nga
Brislin (1987). Duke ndjekur këtë model, një përkthyes i pavarur
fillimisht e ka përkthyer pyetësorin në gjuhën shqipe. Pastaj, një
përkthyes tjetër e ka përkthyer pyetësorin nga gjuha shqipe në
gjuhën angleze...

Tek nënkapitulli i procedurës, duhet raportuar gjithashtu edhe respektimi


i standardeve etike dhe procedurave për monitorimin e sigurisë së
pjesëmarrësit. Gjithashtu duhet ofruar edhe sqarime në lidhje me atë se
a janë stimuluar pjesëmarrësit për pjesëmarrje në hulumtim apo jo. Në

120 Struktura e një artikulli shkencor


seksionin e procedurës duhet të ofrohen edhe informacione për metodën e
përdorur, për të rritur cilësinë e matjeve.

Para se të mblidhen të dhënat, të gjithë intervistuesit kanë


P.sh.
ndjekur një trajnim njëditor.

Vetëm një përshkrim i tillë i detajuar dhe i saktë i pjesëmarrësve, është i


pranueshëm për publikim. Në të kundërt, shqyrtuesit dhe redaktorët e një
shkrimi akademik që nuk ofron një përshkrim të saktë të procedurave të
mostrimit dhe karakteristikave të pjesëmarrësve, mund të japin një vlerësim
negativ për artikullin dhe të rekomandojnë mospublikimin e tij.

Instrumentet
Një aspekt shumë i rëndësishëm i kapitullit të “Metodës” është edhe
Instrumenti. Instrumentet për mbledhjen e të dhënave mund të jenë
pyetësorët e shkruar, por mund të shkruani edhe intervistat apo vëzhgimin.
Studiuesve ju intereson në veçanti që të kuptojnë se cilat instrumente i
keni përdorur për mbledhjen e të dhënave dhe nëse ato instrumente janë
përdorur apo jo edhe në hulumtimet e tjera.

Kjo është edhe arsyeja pse duhet sqaruar në detaje edhe aspektet
psikometrike të çdo instrumenti të përdorur, përfshirë këtu edhe vlefshmërinë
dhe sigurinë.

Tek nënkapitulli i instrumenteve, ju duhet të përshkruani në detaje:


1. Emrin e instrumentit të përdorur (pyetësorit, intervistës, testit)
dhe autorin apo autorët.
2. Çfarë mund të masë një instrument i tillë?
Trokitja me laps (Blair & Razza, 2007), është një nga testet e
P.sh.
përdorura në këtë hulumtim, për matjen e funksioneve ekzekutive
të fëmijëve.

3. Sqaroni natyrën e instrumentit


Në këtë detyrë fëmijët duhet të mbajnë mend dy rregulla kryesore
P.sh.
të lojës dhe të bëjnë të kundërtën e asaj që bën eksperimentuesi.
Në momentin kur (rregulli 1) eksperimentuesi troket me laps një
herë, fëmijët duhet të trokasin me laps dy herë

121
dhe anasjelltas, (rregulli 2) kur eksperimentuesi troket me laps dy
herë, fëmijët duhet të trokasin një herë.

4. Sqaroni mënyrën e pikëzimit (poentimit).


5. Raportoni vlerat psikometrike të instrumentit.

Trokitja me laps ka një konsistencë të brendshme që është e


P.sh.
pranueshme (Cronbach’s alphat1 = .91).

Rezultatet
Sipas Salovey (2000), arti i të shkruarit rezultate të mira, qëndron në atë se sa
bukur ju mund të rrëfeni tregimin tuaj, që e keni ndërtuar në hyrje, edhe në
rezultatet tuaja. Pra, rezultatet duhet të jenë vazhdimësi e tregimit që keni
nisur në hyrje dhe ta kompletoni atë.

Rregulli numër 1 që duhet të respektojë secili studiues teksa shkruan rezultatet,


është që vetëm të raportojë gjetjet dhe kurrsesi të mos i interpretojë ato.
Pra, vetëm paragrafët përshkrues janë të nevojshëm në këtë pjesë, ndërsa
paragrafët shpjegues dhe kritikë nuk zënë vend këtu.

Në mënyrë që lexuesi të ketë më të lehtë që të kuptojë seksionin e rezultateve,


rekomandohet që në fillim të këtij seksioni, lexuesve t’ju rikujtohet qëllimi i
hulumtimit. Pastaj duhet të prezantohen të dhënat kryesore, që mbështesin
apo refuzojnë hipotezat, në formë tabelare dhe grafike (Hartley, 2008). Pra,
është e zakonshme që fjalia e parë në këtë seksion, të fillojë me “Tabela 1
tregon të dhënat përshkruese…”. Në tabelën përshkruese ofrohen të dhëna
për përqindjet, mesataret, minimumin dhe maksimumin e rezultateve për
secilën variabël dhe devijimin standard.

122 Struktura e një artikulli shkencor


Tabelat sipas standardeve të APA
Siç rekomandon APA (2012), tabelave duhet t’ju shkruhen legjendat në
krye. Legjenda është një sqarim i shkurtër dhe konçiz i përmbajtjes së
tabelës. Siç mund të shihet nga tabela e mëposhtme, ka kufizim (vijë
të plotë) vetëm në krye dhe në fund të tabelës, por jo edhe mes secilit
rresht. Në të gjithë tabelën përdoret vetëm një lloj i shkrimit, një font dhe
hapësirë e njëjtë mes rreshtave.

Rendi i raportimit të rezultateve


Sado që studiues të ndryshëm kanë stile të ndryshme të shkrimit dhe në
disa raste edhe rezultatet e gjetura imponojnë një strategji ndryshe të
raportimit të rezultateve, rekomandohet që ky seksion të fillojë me përgjigje
në hipotezat e shtruara në pjesën hyrëse.

Pra, në pjesën hyrëse, studiuesit shtrojnë parashikimet e tyre (hipotezat) për


rezultatet dhe në këtë pjesë është koha që të aprovojmë apo refuzojmë ato.
Ndonjëherë studiuesit e nisin duke raportuar rezultatet e gjetura për
hipotezën e parë, e pastaj atë të dytë e kështu me rradhë. Në raste të tjera,
studiuesit zgjedhin që të raportojnë rezultatet kuptimore që kanë hasur dhe
që janë konfirmim i hipotezave të tyre dhe pastaj të vazhdojnë me rezultatet

123
që nuk kanë qenë në pajtim me pritjet e tyre. Edhe njëra, por edhe tjetra
strategji është e pranueshme.

Në rastet kur raportoni rezultatet signifikante ju duhet të përmendni analizën


e zgjedhur dhe detajet e nevojshme për lexuesit.

Në pajtim me hipotezën e parë të këtij studimi, rezultatet


P.sh. e analizës regresionale tregojnë për ndikim të moderuar të
inteligjencës në suksesin e fëmijëve në shkollë R2 = .22, F(1, 225)
= 42.64, p< .001.

Vazhdon debati në lidhje me atë se si duhet të raportohen rezultatet dhe


sa i thellë duhet të jetë përshkrimi i tyre. Sipas APA (2012), rezultatet duhet
të raportohen në detajet e nevojshme për të justifikuar përfundimet. Duhet
të përmenden të gjitha rezultatet e rëndësishme, por edhe ato që nuk
përputhen me pritjet tuaja. Në asnjë mënyrë nuk duhet që ju të shmangni
raportimin e rezultateve që nuk janë në pajtim me atë që keni hipotetizuar,
apo edhe që nuk ju pëlqejnë. Edhe të tilla rezultate, mund të jenë shumë të
vlefshme për lexuesit.

Në kundërshtim me pritjet tona fillestare, rezultatet nuk tregojnë


P.sh. dallime signifikante në mes të meshkujve dhe femrave në testin
e përqëndrimit të vëmendjes.

Gjithashtu, APA (2012) rekomandon që të raportohen edhe ato të dhëna që


kanë efekt të vogël statistikor dhe jo-signifikant, në ato raste kur rezultatet
e tilla janë në kundërshtim me teoritë apo të gjeturat e hulumtimeve të
tjera. Kjo mundëson debat shkencor dhe mund të jetë një pikë e mirë për
ndërtimin e konkluzioneve.

Raportimi i rezultateve të analizave konkluduese


Në seksionin e rezultateve, duhet të ofrohen edhe sqarime të detajuara për
analizën statistikore të të dhënave. Në fushat e shkencave shëndetësore
dhe sociale përdoren një varg i analizave statistikore, që gjenerohen falë
programeve dhe paketave të ndryshme për analizë të të dhënave. Andaj
duhet të ofrohen sqarime për secilën analizë statistikore, në mënyrë që ajo
të jetë e qartë për lexuesit.

124 Struktura e një artikulli shkencor


Një pikë kritike që duhet të raportohet në kuadër të rezultateve, janë
edhe të dhënat e munguara. Ndodh që në shumë baza të të dhënave që
përdoren për hulumtime të ndryshme, të mungojnë të dhëna të caktuara
për performancën e pjesëmarrësve. Andaj, është e rëndësishme që në këtë
pjesë të sqarohet, se çfarë është bërë në këtë drejtim dhe si janë trajtuar të
dhënat e munguara. Disa zgjedhin procedura të tilla si FIML (Allison, 2003),
për të analizuar të dhënat, duke marrë parasysh edhe rezultatet e munguara,
ndërkaq të tjerë zgjedhin që të përjashtojnë nga analiza pjesëmarrësit që
kanë shumë të dhëna që mungojnë. Në të dyja rastet, ju detyroheni që të
sqaroni lexuesit për zgjedhjen që keni bërë.

Në veçanti kur raportohen të dhënat e statistikave konkluduese, që ofrojnë


informata për madhësinë e efekteve statistikore, duhet të bëhet kujdes që
ato të jenë të qarta dhe lehtësisht të lexueshme dhe kuptueshme nga ana
e lexuesit. Ta zëmë, nëse ju raportoni një analizë korrelacionale, ajo duhet
të përcillet domosdoshmërisht me formulën bazë, që përfshin koefiçentin
e korrelacionit dhe nivelin e signifikancës, por duhet edhe një përshkrim i
detajuar i gjetjes.

Rezultatet tregojnë për një ndërlidhje signifikante pozitive në mes


P.sh. të performancës së profesionistit shëndetësor dhe sadisfaksionit
që raportojnë pacientët (r = .69, p < .05).

Pra nuk mjafton vetëm raportimi i numrave. Me anë të këtij përshkrimi,


lexuesi e ka të qartë që sa më e mirë që të jetë performanca e profesionistit
shëndetësor, aq më i kënaqur do të jetë pacienti.

Edhe në këtë seksion, si edhe në çdo tjetër, kërkohet qartësi dhe saktësi
në raportim të rezultateve. Natyrisht qartësia është e mundshme edhe falë
figurave që përdoren në kuadër të seksionit dhe që e ndihmojnë lexuesin të
kuptojë më lehtë dhe më shpejt mesazhin që transmeton gjetja juaj. Prandaj,
figurat duhet të shihen si një mundësi e mirë për të pasuruar rezultatet tuaja.

125
Grafikonet sipas standardeve të APA
Në dallim nga tabelat, legjendat vendosen gjithmonë poshtë grafikoneve.
Ndërkaq, njëlloj sikurse edhe legjenda e tabelave, edhe legjenda e
grafikoneve është një sqarim i shkurtër dhe konciz i përmbajtjes së
grafikonit. Në shembullin e mëposhtëm mund të shihet një grafikon që
përmbledh rezultatet e Modelit të Strukturës së Ekuacionit. Në fund të
grafikonit është ofruar edhe sqarimi i detajuar, që përmban:
1. Emrin e analizës statistikore
2. Sqarimin e shkurtër të variablave dhe qëllimin e analizës
3. Shënimin për përshtatshmërinë e kësaj analizë
4. Nivelin e signifikancës

Figure 1. Modeli i Strukturës së Ekuacionit me empatinë dhe


vetëbesimin që predikojnë sadisfaksionin e pacientit në gjashtë
matje të ndryshme.

Note. Përshtatshmëria statisikore e modelit RMSEA = .041,


TLI = .938, SRMR = .023.
** p< .01, * p< .05, +p< .10

126 Struktura e një artikulli shkencor


Diskutimi
Sapo të keni raportuar të gjitha rezultatet e gjetura, është koha për
interpretimin e tyre. Në seksionin e diskutimit, siç mund të nënkuptohet
edhe nga emërtimi, është koha që ju të filloni dhe diskutoni rezultatet e
hulumtimit tuaj, duke i krahasuar ato me të gjeturat e hulumtimeve të tjera.

Lewin dhe bp. (2001), Swales dhe Feak (2004) dhe Hartley (2008) ofrojnë
konceptin e tyre për atë se si duhet të duket diskutimi në 5 hapa.
• Hapi i parë: Paraqit të dhënat dhe arritjet kryesore të hulumtimit.
• Hapi i dytë: Vlerëso se si rezultatet përputhen apo nuk përputhen
me të gjeturat e studimeve të tjera. Trego nëse ato janë
kontradiktore, të ngjashme, në pajtim apo mospajtim me atë që
është gjetur më herët.
• Hapi i tretë: Listo kufizimet e studimit tënd.
• Hapi i katërt: Ofro një interpretim/sqarim të rezultateve tuaja dhe
kundërargumentet që përdorin autorët e tjerë.
• Hapi i pestë: Sqaro implikimet e studimit tënd dhe rekomando
hulumtime të reja që do të mund të zgjeronin njohuritë në këtë
fushë.

Në anën tjetër, APA (2012), rekomandon që të fillohet nga hipotezat, duke


sqaruar nëse ato kanë gjetur apo jo mbështetje, sipas rendit të paraqitjes
në pjesën hyrëse. Edhe në rastet kur hipotezat janë vërtetuar (shembulli 1),
por edhe në ato raste kur ato janë refuzuar (shembulli 2), duhet të ofrohen
sqarimet dhe interpretimet tuaja.

Rezultatet e analizës regresionale tregojnë që profesionisti


Shembulli 1 shëndetësor që tregon empati për gjendjen emocionale
të pacientit, e bën këtë të fundit që të jetë më i kënaqur me
shërbimet shëndetësore që ofron profesionisti shëndetësor. Të
dhënat janë në të njëjtën linjë edhe me rezultatet e hulumtimeve
të mëparshme (p.sh. Lin, 2013; Vins, 2014), që e konsiderojnë
empatinë si një nga konstruktet themelore të performancës
së punëtorëve shëndetësorë. Pra, në rastet kur profesionisti
shëndetësor e kupton mirëfilli situatën në të cilën ndodhet
pacienti, kjo i kontribuon terapisë dhe shton gjasat për rezultatet
pozitive.

127
Rezultatet nxjerrin në pah dallime të thella përsa i përket rolit,
Shembulli 2
që kanë të dy gjinitë në vendimmarrje. Sipas rezultateve të
këtij studimi, vendimet sillen më shpesh nga meshkujt dhe kjo
e bën që të refuzohet hipoteza e dytë. Gjithashtu, rezultate të
tilla janë në kundërshtim me hulumtimet paraprake të realizuara
në Evropë dhe ShBA (Tominey, 2013; Xian, 2010), që tregojnë
për rol të barabartë të femrave dhe të meshkujve kur janë në
pyetje sjelljet e vendimeve të reja. Megjithatë, rezultatet e këtij
hulumtimi mund të jenë reflektim i kulturës tonë, që vazhdon të
jetë e dominuar nga meshkujt.

Gjithashtu APA (2012), porosit që në pjesën e diskutimit të merret parasysh


edhe burimi i mundshëm i gabimeve të gjetura, pasaktësia e mundshme në
matje dhe mangësi të tjera gjatë kohës që raportojmë rezultatet. Kjo e bën
një shkrim akademik që të plotësojë edhe parakushtin e sinqeritetit në raport
me lexuesin. Pra, gjithmonë kur diskutoni të dhënat tuaja, përpiquni që të
tregoni edhe mangësitë e studimit që mund të kenë ndikuar në rezultatet
tuaja.

Koeficienti i korrelacionit në mes të inteligjencës dhe suksesit të


P.sh. fëmijëve në shkollë është më i lartë se në të gjitha studimet e
tjera, por kjo mund të jetë si rezultat i testeve të përdorura, që
kryesisht masin inteligjencën joverbale. Po kështu, në këtë drejtim
mund të ketë patur ndikim edhe numri i vogël i pjesëmarrësve
në studim.

Duke njohur mangësitë e studimit tuaj, ju ofroni indikacione edhe për atë
se sa mund të përgjithësohen të dhënat e hulumtimit tuaj për popullatën e
studiuar.
APA (2012) rekomandon që ju të mbyllni seksionin e diskutimit me një
justifikim të arsyeshëm për rëndësinë e të dhënave tuaja. Në këtë seksion
ju mundeni shkurtimisht, të tregoni se, pse studimi juaj është i rëndësishëm
dhe pse rezultatet e studimit tuaj janë të rëndësishme.

128 Struktura e një artikulli shkencor


Në të shkruarit e kësaj pjese, APA (2012) sugjeron që të keni parasysh dy
pyetje të mundshme,
Cila është rëndësia teorike, klinike apo praktike e rezultateve
tuaja?
Cilat probleme mbeten të pazgjidhura apo cilat probleme të reja
dalin si pasojë e studimit tuaj?

Të dhënat që këshillimi i pacientit me psikologun para operimit


P.sh. e reduktojnë ndjeshëm nivelin e ankthit tek pacienti, sugjerojnë
përfshirjen e psikologut në ekipin multidisiplinar që trajton
pacientët para intervenimit. Ndërkaq, mbetet e paqartë se
çfarë teknike dhe cilat qasje duhet të aplikohen nga psikologu
në mënyrë që këshillimi të jetë gjithmonë i suksesshëm dhe i
dobishëm në reduktimin e ankthit të pacientëve.

Referencat
Në fund të çdo artikuli shkencor, ju duhet të shkruani referencat. Sipas APA
(2012) referencat duhet të renditen në formë alfabetike. Megjithatë, nuk është
edhe aq e thjeshtë sa duket. Gjatë kohës që ju shkruani hyrjen, ju përdorni
citime dhe parafrazime, ndërkaq burimet tuaja mund të jenë librat, artikujt e
tjerë shkencorë apo edhe tekste të marra nga interneti. Andaj, të gjitha këto
duan përshkrime specifike. Të gjitha sqarimet përsa i përket referencave i
gjeni në kapitullin e tetë të këtij libri “Referencat në shkrimin akademik”.

129
Struktura e artikulli shkencor
në katër pyetje
Hill (1965) do të ofronte një sqarim tejet të saktë të strukturës së një
artikulli shkencor, duke shtruar katër pyetje, që sipas tij, gjejnë përgjigje
në çdo seksion të një artikulli shkencor.
“Pse është realizuar një hulumtim të tillë?”, është pyetja që
gjen përgjigje në hyrjen e një artikulli shkencor.
“Çfarë dhe si është realizuar?”, është pyetja që gjen përgjigje
në metodën e një artikulli shkencor.
“Çfarë është gjetur?” është pyetja që mund të marrë përgjigje
pasi lexuesi të ketë shfletuar rezultatet.
“Çfarë nënkuptojnë rezultatet?” është pyetja e fundit që merr
përgjigje në diskutim.

130 Struktura e një artikulli shkencor


Në një artikull shkencor, studiuesit paraqesin në formë të

FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN


shkruar rezultatet e hulumtimit të tyre.

Çdo artikull shkencor ka strukturën IMRaD dhe ka katër


pjesë kryesore: (1) Hyrjen, (2) Metodën, (3) Rezultatet dhe
(4) Diskutimin.

Titulli duhet të jetë reflektim i përmbajtjes së përgjithshme


të artikullit.

Titujt shërbejnë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, por


edhe për ta informuar atë për përmbajtjen.

Renditja e autorëve në një artikull shkencor bëhet në


bazë të kontributit të dhënë në shkrimin e artikullit. I pari
renditet ai që ka dhënë kontributin kryesor.

Abstrakti është një përmbledhje e shkurtër (150 fjalë deri


në 250 fjalë) dhe gjithëpërfshirëse e artikullit shkencor.

Abstrakti ka po ashtu strukturën IMRaD dhe përmban


një apo dy fjali nga seksionet kryesore: hyrje, metoda,
rezultatet dhe diskutimi.

Në hyrje lexuesve u ofrohen informatat e mjaftueshme


që ata të kuptojnë problemin që ekziston në fushën e
studimit tuaj, kontekstin dhe synimet e studimit, qëllimin
kryesor dhe objektivat e studimit, pyetjen hulumtuese dhe
hipotezat.

Në seksionin e metodës ofrohen të dhëna të detajuara për


mënyrën se si është realizuar hulumtimi.

Në metodë përshkruhen karakteristikat e pjesëmarrësve,


procedura e ndjekur në hulumtim dhe instrumentet e
përdorura për mbledhjen e të dhënave.

Rezultatet duhet thjesht të raportohen, duke përdorur


paragrafë përshkrues.

Në seksionin e rezultateve duhet ofruar raportim i saktë i


statistikave konkluduese dhe detaje që janë të nevojshme
për lexuesin që të kuptojë analizat statistikore që keni
zgjedhur dhe rezultatet e hulumtimit tuaj.

Në diskutim ofrohen interpretimet tuaja për rezultatet e


gjetura.

Diskutimi nënkupton gjithashtu, edhe krahasim të


rezultateve të hulumtimit tuaj me rezultatet e hulumtimeve
të tjera që janë realizuar në të kaluarën për të njëjtin
subjekt.

131
PYETJE PËR DISKUTIM
A duhet të sakrifikohet një

1
titull tërheqës, për hir të një
titulli informues?

Cilat mund të jenë pasojat, nëse

2
hulumtuesit dështojnë që të ofrojnë
mbështetje të mjaftueshme për hipotezat
që kanë ngritur në pjesën hyrëse të një
artikulli shkencor?

Pse duhet shmangur

3
interpretimi në seksionin
e rezultateve?

Çfarë mund ta bëjë një diskutim

4
të një artikulli shkencor tërheqës
për lexuesit?

132 Struktura e një artikulli shkencor


DETYRA PËR USHTRIME
Kthehuni pas titujve të eseve apo punimeve tuaja dhe
shihni nëse keni respektuar kërkesat e APA për titullin.
Shihni gjithashtu, nëse titulli juaj është atraktiv, i qartë,
i saktë dhe shpjegues. Përpiquni të ndërtoni tituj të ri
për të njëjtat përmbajtje që keni shkruar.

Lexoni një artikull shkencor në fushën tuaj të studimit,


por anashkaloni abstraktin. Përpiquni që të shkruani
një abstrakt për të njëjtin artikull dhe pastaj diskutoni
dallimet.

Shkruani një hyrje të shkurtër për një temë që do të


dëshironit të hulumtoni.

Hulumtoni dhe gjeni një instrument që mat sadisfaksionin


e pacientëve me shërbimet shëndetësore. Përpiquni
që ta përshkruani atë dhe të ndërtoni nën-seksionin
“Instrumentet” , në pajtim me rregullat e shkrimit
akademik.

Përpiquni që të përshkruani rezultatet e tabelës të


sjellë në këtë kapitull në seksionin e rezultateve dhe
ta raportoni atë siç kërkohet me rregullat e shkrimit
akademik të përcaktuara nga APA (2012).

Imagjinoni sikur keni gjetur rezultate krejt të kundërta


me ato që keni lexuar në artikullin shkencor që ju është
rekomanduar ta lexoni për të shkruar një abstrakt për të.
Detyra juaj në këtë rast është që të shkruani seksionin e
diskutimit, duke u përpjekur që të jepni sqarimet tuaja,
pse rezultatet janë kaq kontradiktore.

133
NGA E SHKRUARA
NË TË FOLUR
(LIBRAT, PUNIMET E DIPLOMËS, PREZANTIMET ORALE
DHE POSTER PREZANTIMET)

Ta zëmë se keni menduar të promovoni rezultatet e hulumtimit tuaj të fundit.


Ju mund të keni menduar botimin e një artikulli shkencor, por pasi keni
parë kapitullin për strukturën e artikullit shkencor dhe atë për procesin e të
shkruarit në këtë libër, keni mëdyshjet tuaja dhe filloni të frikësoheni. E di
dhe ju kuptoj. Mund të ndjeni se rruga për botimin e një artikulli shkencor
është e gjatë dhe puna që kërkohet për të shkruar e botuar artikullin është
sfilitëse dhe dërrmuese. Prandaj, nëse vërtetë e konsideroni se nuk jeni të
gatshëm për botimin e një artikulli, por në anën tjetër e keni dëshirën e flaktë
që t’i tregoni komunitetit tuaj shkencor për rezultatet që keni gjetur, atëherë
ka shpresë edhe për ju. Mbase ju mund të shmangni të shkruarit e një libri,
artikulli shkencor apo eseje. Në vend të saj, mund të prezantoni rezultatet e
hulumtimit tuaj në një konference shkencore.
Pra, jo vetëm artikujt shkencorë dhe esetë janë forma të komunikimit
akademik. Ka edhe kanale të tjera nëpërmjet të cilave ju mund të shprehni
idetë tuaja, hipotezat apo të promovoni rezultatet e një hulumtimi. Studiuesit
e zellshëm shkruajnë edhe libra, por bëjnë edhe shumë prezantime shkencore
në konferenca të ndryshme.

NË KËTË KAPITULL JU DO TË MERRNI


PËRGJIGJE NË PYETJET E TILLA SI:
- Cilat janë llojet e librave?
- Si të gjejmë nje temë të mirë diplome?
- Si të strukturojmë punimin e diplomës?
- Çfarë janë prezantimet orale?
- Si duhet të organizohen dhe strukturohen prezantimet
orale në konferenca?
- Çfarë janë poster prezantimet?
- Si duhet të strukturohen poster prezantimet dhe ku duhet
vënë fokusi?

135
NGA E SHKRUARA NË TË FOLUR
(LIBRAT, PUNIMET E DIPLOMËS, PREZANTIMET ORALE DHE POSTER
PREZANTIMET)
Librat
Romanet apo përmbledhjet e poezive edhe pse libra, nuk konsiderohen
si lloje të shkrimit akademik. Kjo sepse ato nuk i plotësojnë kriteret e
komunikimit akademik që janë përkufizuar në kapitullin e parë të këtij libri.
Siç është sqaruar në kapitujt paraprak, shkrimi akademik përkufizohet si
komunikim ndërmjet studiuesve dhe ka si qëllim nxitjen e debatit shkencor,
të kontestojë apo vërtetojë njohje që janë arritur deri tani, të paraqesë fakte
shkencore për fenomene të ndryshme në shkencat sociale dhe mjekësore.
Librat akademikë karakterizohen nga ide shkencore që janë objektive dhe të
matshme. Librat akademik mund të përmbajnë opinione shkencore, ide dhe
hipoteza, përmbledhje rezultatesh apo konkluzionesh, faktesh apo njohurish
për fenomenet e një fushe të caktuar studimi. Pra, të gjithë librat që i keni
marrë në universitet apo lexuar në shkollë dhe që janë përmbledhje të fakteve
e njohurive aktuale në shkencat sociale dhe mjekësore, konsiderohen si libra
akademikë. Por ka më shumë se kaq.

Hartley (2008) në botimin e tij për Shkrimin Akademik, i ndan librat në disa
lloje. Sipas tij, secili ka karakteristikat e veta dhe i dedikohet një audience të
caktuar.

Librat shkencorë dhe mësimorë


Një libër voluminoz, “Infermieria e internos dhe kirurgjisë” (Smeltzer & Bare,
2003), qëndron gjithmonë në tavolinën e kolegut tim. Ky është vetëm një nga
librat e shumtë shkencorë që infermierët duhet të lexojnë dhe shqyrtojnë
për t’u pajisur me njohuritë dhe shkathtësitë e duhura për profesionin e

137
tyre. Librat mësimorë shërbejnë për studentë të marrin njohuritë bazike për
profilet e ndryshme. Ato përmbajnë definicione për diagnoza të ndryshme
infermierore, karakteristika, shenja dhe simptoma të çrregullimeve të
ndryshme. Përgjithësisht librat shkencorë dhe mësimorë, përmbajnë njohuri
dhe fakte shkencore që janë provuar si të vërteta në hulumtime të ndryshme
shkencore apo nga praktika klinike e autorëve.

Librat që përmbledhin kapituj origjinal nga autorë


të ndryshëm
Shumica e librave shkencorë të ditëve të sotme janë përmbledhje e kapitujve
origjinalë që sillen nga autorë të ndryshëm. Le të supozojmë se një grup
psikologësh dëshiron të sjellë një libër të munguar në Kosovë, për shkollat
e ndryshme psikologjike. Disa prej psikologëve mund të kenë njohuri dhe
afrimitet më të madh me shkollën psikanalitike, të tjerët mund të jenë
praktikues dhe njohës të mirë të teknikave biheviorale. Prandaj, për të nxjerrë
një libër sa më të mirë, ky grup psikologësh zgjedh që të bashkëpunojë dhe
secili të shkruajë nga një kapitull të veçantë, për një shkollë psikologjike që
e njeh më mirë. Shembujt e librave të tillë tashmë janë të shpeshtë dhe
praktika tregon që janë shumë më cilësorë, se sa librat e shkruar nga një autor
i vetëm, që mund të jetë i limituar në njohuritë që disponon për përparësitë
dhe mangësitë e secilës shkollë psikologjike.

Librat që përmbajnë një përmbledhje të artikujve


shkencorë nga autorë të ndryshëm
Librat e tillë përmbajnë artikuj shkencorë të autorëve të ndryshëm, që mund
të jenë botuar më parë apo që nuk janë botuar akoma dhe që kanë një
subjekt të përbashkët.

“Mësimdhënia e shkrimit akademik në Edukimin e lartë Evropian” (Björk,


Bräuer, Rienecker & Jörgensen, 2003) është një nga librat e tillë, që përmban
artikuj shkencorë të autorëve të ndryshëm dhe që trajtojnë disa nga aspektet
e rëndësishme të shkrimit akademik në institucionet e ndryshme të edukimit
të lartë në Evropë. Secili nga autorët sjell prespektiva të ndryshme, disa
fokusohen në të menduarit kritik, të tjerët tek karakteristikat e një shkrimi të
mirë akademik. Si përfundim, lexuesit përfitojnë një libër që sjell njohuri të
rëndësishme për shkrimin akademik. Librat e tillë kërkojnë shumë më pak

138 Nga e shkruara në të folur


shkrim nga botuesit, sepse detyra e tyre është mbledhja e artikujve më të
mirë në një fushë të caktuar dhe sigurimi i të drejtave të autorit për to.

Librat që përmbajnë përmbledhje të artikujve shkencorë nga i njëjti autor.


Kohët e fundit, janë popullarizuar librat e tillë, që përmbledhin gjithë
kontributin shkencor të një autori. Ka të atillë, që gjithë karrierën e tyre
shkencore ia kanë dedikuar një disipline të veçantë apo një subjekti të caktuar.
Për ta promovuar punën e tyre shkencore, ata zgjedhin që të botojnë një libër,
që përmban të gjitha publikimet e tyre shkencore. Siç sqaron Hartley (2008),
këta libra mund të shkruhen vetëm nga autorët me përvojë, që dëshirojnë të
promovojnë kontributin e tyre në një fushë të caktuar.

Përmbledhjet e konferencave
Pas konferencave, është traditë që të bëhet një libër përmbledhës me
editorët, faktet më relevante të sjella në ato konferenca, gjetjet më të
veçanta apo implikimet teorike dhe praktike që mund të pasojnë si rezultat i
diskutimeve të zhvilluara në to.

Për më tepër, disa konferenca ftojnë të gjithë prezantuesit që t’i përmbledhin


hulumtimet e tyre në një formë të shkurtër, duke ruajtur strukturën IMRaD
dhe t’i botojnë në librin e konferencës. Ky lloj libri ngjan shumë me librin
e abstrakteve që ka secila konferencë, ku përfshihen të gjitha abstraktet e
punimeve që do të prezantohen në kuadër të asaj konference.

139
Punimi i diplomës
Në mënyrë që një student të marrë diplomën e studimeve bazë, studimeve
master apo të doktoraturës, nevojitet një punim diplome, që në shkencat
sociale dhe ato mjekësore, rëndom nënkupton realizimin e një hulumtimi
nga pyetja hulumtuese deri tek konkluzionet. Atëherë kur studenti të ketë
kaluar një numër provimesh dhe të jetë përgatitur profesionalisht në fushën
e tij, vjen rradha që të dëshmojë kontributin e tij në fushën e studimeve.

Gjatë studimeve, falë të menduarit të tyre kritik, studentët vërejnë se cilat


mund të jenë mangësitë, temat që kanë nevojë të studiohen më tepër, pyetjet
që janë pa përgjigje. Ashtu siç është përshkruar edhe në kapitullin “Procesi i
të shkruarit”, studentët mund të kërkojnë edhe ndihmën e mësimdhënësve
dhe kolegëve për të identifikuar një temë diplome që është e mirë.
Pavarësisht nga fusha specifike, punimi i diplomës mund të ndryshojë,
megjithatë shumica e ruajnë strukturën ndërkombëtare IMRaD. Për më tepër,
në varësi të universitetit ku ju studioni edhe dizajni apo kërkesat teknike për
shkrimin mund të jenë të ndryshme. Këtu do të paraqiten vetëm elementet
e përgjithshme të një teme diplome.

Ballina (Faqja e parë)


Në faqen e parë, duhet të ofroni informata për emrin e institucionit të arsimit
të lartë ku ju jeni diplomuar dhe fakultetin apo departamentin e studimeve
tuaja.
Në mes të faqes vendoset emërtimi “Temë diplome” dhe menjëherë poshtë
saj titulli i punimit të diplomës suaj. Më poshtë, ju duhet të shkruani emrin

140 Nga e shkruara në të folur


tuaj dhe pastaj edhe emrin e mësimdhënësëve që kanë mbikqyrur punën
tuaj. Ndërsa në fund të faqes vendoset gjithmonë viti i diplomimit.

Abstrakti
Menjëherë pas ballinës vendoset edhe abstrakti i temës. Abstrakti është një
përmbledhje e shkurtër e gjithë hulumtimit, nga 100 deri në 200 fjalë, që
ruan strukturën IMRaD (shih kapitullin “Struktura e artikullit shkencor”).

Mirënjohja
Zakonisht studentët dëshirojnë që suksesin e tyre në temën e diplomës t’ia
dedikojnë dikujt apo të falënderojnë dikë që ka kontribuar dhe ndihmuar
ata në realizimin e hulumtimit. Ata mund të jenë persona të veçantë për
studentin, si familjarë apo mentorë, por edhe institucione të ndryshme që
kanë ndihmuar financiarisht realizimin e hulumtimit. Kjo është pjesa, ku
studentët mund të shprehin mirënjohjen e tyre.

Lista e tabelave dhe figurave


Pas mirënjohjes, ju i ktheheni sërish përmbajtjes së punimit tuaj shkencor.
Temat e diplomës në disiplinat mjekësore dhe sociale, që mund të mos
përmbajnë rezultate të paraqitura në formë tabelare apo grafike, janë të
rralla. Për t’i mundësuar lexuesit, që të gjejë më lehtë dhe më thjesht të
gjitha tabelat dhe figurat që gjenden në punim, ju duhet të krijoni listën e
tyre, duke specifikuar se në cilën faqe mund të gjendet secila nga tabelat
apo figurat e përfshira në punimin tuaj.

Përmbajtja
Njëlloj si me listën e tabelave dhe figurave, lexuesit duhet t’i lehtësohet gjetja
e shpejtë e pjesëve të informacionit apo temës së diplomës që dëshiron
të lexojë. Prandaj, në këtë pjesë ju duhet të vendosni titujt dhe nëntitujt e
temës suaj dhe të specifikoni për secilën, se në cilën faqe mund të gjendet.

Hyrja
Në pjesën hyrëse të një punimi diplome, studentët ofrojnë shqyrtimin e
detajuar të literaturës ekzistuese në fushën përkatëse, shtrojnë pyetjen e tyre
hulumtuese dhe hipotezat e studimit.

141
Metoda
Tema e Në faqet që i dedikohen metodës, studentët
diplomës – një duhet të përshkruajnë pjesëmarrësit,
version i zgjatur procedurën dhe instrumentet e hulumtimit.
i një artikulli
shkencor
Rezultatet
Në seksionin e rezultateve, studentët duhet
Tema e diplomës, masterit
apo doktoraturës dallon thjesht të prezantojnë gjetjet e tyre dhe
nga artikujt shkencorë, të konfirmojnë nëse janë vërtetuar apo jo
vetëm sa i përket gjatësisë hipotezat e parashtruara në pjesën hyrëse.
së shkrimit, sepse struktu-
ra dhe të gjitha rregullat
e shkrimit janë të njëjta. Diskutimi
Prandaj, të gjitha sqarimet Në diskutim, studentët duhet të fillojnë
përsa i përket strukturimit interpretimin e rezultateve dhe të bëjnë
të një artikulli shkencor të krahasimin e tyre me gjetjet e hulumtimeve
paraqitur në kapitullin e
tretë, mund të përvetëso- të tjera, që janë shqyrtuar në pjesën hyrëse
het edhe në punimin e të punimit.
diplomës.
Rekomandimet
Duke u mbështetur në rezultatet e hulumtimit,
studenti mund të ofrojë rekomandimet e tij,
që mund të ndikojnë në praktikat klinike apo
edhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve
shëndetësore.

Referencat
Pas rekomandimeve, ju listoni të gjitha
referencat e përfshira në punimin tuaj, duke
i renditur ato sipas rendit alfabetik.

Aneksi apo shtojcat


Hapësira e aneksit dhe shtojcat i rezervohen
studentit për të vendosur ato pjesë të
informacionit, që do të ngarkonin përmbajtjen
dhe do ta vështirësonin të kuptuarit nëse
do të vendoseshin në seksionet kryesore,
siç janë hyrja, metodologjia, rezultatet apo
diskutimi. Studentët mund të vendosin në

142 Nga e shkruara në të folur


aneks pyetësorin e plotë, që kanë përdorur për mbledhjen e të dhënave apo
transkriptet e intervistave që kanë zhvilluar me pjesëmarrësit.

Deklarata e autorësisë
Shumica e institucioneve të Arsimit të Lartë, u kërkojnë studentëve që në
fund të punimit të nënshkruajnë deklaratën e autorësisë. Në këtë deklaratë,
studenti pranon që ka bërë punë të pavarur dhe nuk ka bërë plagjiaturë. Një
tekst bazë që përdoret nga shumica e institucioneve, ka këtë përmbajtje:
“Unë konfirmoj që këtë punë shkencore e kam realizuar vetë dhe nuk kam
përdorur burime apo referenca të tjera, përpos atyre që i kam shkruar në
listën e referencave. Unë nuk e kam dorëzuar këtë punim në asnjë universitet
tjetër dhe ky punim nuk është publikuar asnjëherë më parë.”

Prezantimet
orale të
hulumtimeve
shkencore
Jo të gjitha hulumtimet shkencore që
realizohen nga studiuesit nëpër botë,
përfundojnë si artikuj të botuar në revista
shkencore. Një pjesë e mirë e studiuesve
zgjedhin që t’i komunikojnë rezultatet e
punës shkencore në konferenca, simpoziume
apo tryeza diskutimi. Kjo është një mënyrë
më e lehtë dhe që kushton më pak. Qëllimet
e prezantimeve orale, sipas Gould (1995)
dhe Hartley (2008) qëndrojnë në shfaqjen e
rezultateve dhe promovimin e tyre, duke i
komunikuar ato tek publiku, përmes gjuhës
së folur. Sipas tyre, gjuha e folur është më
direkte se sa ajo e shkruar dhe kjo është
vetëm një nga përparësitë e prezantimeve
orale në krahasim me publikimet.

143
Si të strukturojmë një prezantim?
Në konferenca të ndryshme shkencore ju mund të ndeshni studiues që kanë
stile të ndryshme prezantimi dhe që përpiqen në mënyrën e tyre unike dhe
atraktive, të transmetojnë mesazhin e punës së tyre shkencore.

Megjithatë edhe kreativiteti ka një kufi. Sikurse edhe publikimet shkencore,


edhe prezantimet orale në konferenca të ndryshme, duhet të kenë strukturën
IMRaD dhe kësaj strukture duhet t’i përmbahen të gjithë prezantuesit. Edhe
prezantimet orale duhet të kenë hyrjen, metodologjinë, rezultatet dhe
diskutimin. Qëllimin e secilës pjesë të strukturës IMRaD, mund ta njihni tek
kapitulli i artikujve shkencorë.

Me apo pa PPT
Power Point (PPT), është një nga programet më të popullarizuara të paketës
së njohur “Office” për prezantime. Ky program i jep mundësinë prezantuesit,
që të paraqesë disa nga pikat kryesore të prezantimit të tij në ekran, në formë
të shkruar. Zakonisht këto shënime, përdoren për orientimin e audiencës. Por,
ka një përplasje mendimesh mes atyre që konsiderojnë se PPT nuk duhet të
përdoret dhe atyre që nuk mund ta mendojnë një prezantim shkencor pa
PPT.

Adams (2006) është ndër kundërshtarët e rreptë të PPT-ve, që i shohin


prezantimet e ndërtuara mbi këtë program si të pavlera dhe aspak të
dobishme. Edhe Myers (2002) e konsideron se PPT-et janë një disavantazh
për prezantuesit dhe mendon që përmbajtjet e fletëve të PPT-së ndonjëherë
e kufizojnë shumë prezantimin e studiuesit, duke e shtyrë atë, të paraqesë
vetëm fakte të thjeshta dhe jo ide e argumente që janë të komplikuara, e që
ndonjëherë janë të vështira të paraqiten grafikisht apo vizualisht.

Pavarësisht kësaj, janë të pakta, për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare,
prezantimet orale në konferenca të cilat nuk mbështeten në PPT.

Të paktën, studentët i duan fletët e prezantimeve në PPT. Sipas Susskind,


(2005) fletët e prezantuara me PPT janë po aq të pëlqyeshme, sa materialet
tjera që përdoren për të nxitur vëmendjen e audiencës.

144 Nga e shkruara në të folur


Si të strukturojmë fletët tona të prezantimit
në Power Point
Duke marrë parasysh popullaritetin që gëzojnë dhe përkrahjen e
jashtëzakonshme nga komuniteti shkencor, sot debati për përdorim të fletëve
(slajdeve) të PPT-it mund të quhet i mbyllur dhe fitues për ata që i përdorin.
Përdorimi i fletëve të prezantimit, ndihmon audiencën të ndjekë prezantimin
tuaj dhe ndihmon prezantuesin të orientohet më mirë.

Planifikimi
Megjithatë para se të strukturojmë fletët e prezantimit, duhet të bëjmë
një planifikim të mirëfilltë, pasi kjo është vërtet një fazë e rëndësishme
në prezantimet orale. Për më tepër, shumica e gabimeve që ndodhin në
prezantime orale i atribuohen mungesës së një planifikimi adekuat. Kur të
keni para vetes rezultatet, juve ju duhet të planifikoni me detaje prezantimin
tuaj. Duhet të keni parasysh se kush është audienca juaj. Audienca juaj mund
të jenë nxënës apo studentë, mund të jenë mësimdhënës apo akademikë.
Prandaj është shumë e rëndësishme që të keni parasysh se kush do të jetë
përballë jush në momentin që planifikoni prezantimin tuaj dhe gjuha që
do të përdorni duhet t’i përshtatet audiencës. Ju duhet gjithmonë të keni
parasysh, se qëllimi i prezantimit tuaj nuk nënkupton, të flisni sa më shumë,
por që audienca të kuptojë sa më shumë dhe saktë mesazhet tuaja.

Jo lexim të fletëve, por prezantim!


Shumë studentë e ngatërrojnë qëllimin e fletëve të prezantimit dhe
mendojnë, se ato duhet të përfshijnë çdo gjë që planifikojnë të thonë para
audiencës. Kjo bën që disa prej tyre të lexojnë gjithë përmbajtjen e fletëve të
prezantimit. Por, në të vërtetë, fletët e prezantimit duhet të përdoren vetëm
për të orientuar audiencën dhe në asnjë mënyrë për t’u lexuar. Prandaj, fletët
e prezantimit duhet të përmbajnë vetëm fjalitë kryesore, të cilat i shërbejnë
prezantuesit të ndërtojnë komunikimin e tij me audiencën.

145
Kohëzgjatja e një prezantimi
Shembull i fletës oral
së parë Zakonisht, kohëzgjatja e një prezantimi oral
Në fletën e parë të para- përcaktohet nga konferencat. Por, rëndom
qitur në këtë shembull, një prezantim oral nuk zgjat më shumë se
titulli tërheq vëmendjen 15 minuta, përfshirë edhe pyetjet nga ana e
e lexuesve, sepse është audiencës.
vendosur në qendër. Mbi
titull është vendosur edhe
emri i konferencës ku është
prezantuar një punim i tillë. Nga hyrja deri tek
Ndërkohë, poshtë titullit,
janë vendosur autorët e referencat
punimit dhe afiliacionet
e tyre. Gjithashtu, është Për ta bërë sa më të qartë dhe më të afërt
përfshirë edhe vendi ku
strukturën që duhet të kenë prezantimet
është realizuar prezantimi
dhe data, që i mundëson orale, më poshtë mund të gjeni disa këshilla
të gjithë atyre që duan ta se si të strukturoni fletët e prezantimit të
parafrazojnë apo citojnë një shoqëruara me shembuj konkret.
prezantim të tillë, të kenë
edhe referencën e plotë.
Nga titulli mund të kupto-
het që hulumtimi ka për
qëllim të studiojë ndikimin Fleta e parë (Ballina)
e inteligjencës në për- Fleta e parë është e rezervuar për titullin e
ballimin e depresionit në punimit tuaj, emrin tuaj dhe të bashkautorëve
pleqëri.
të punimit dhe afiliacionet e tyre.

Pamje e fletës së parë (ballinës) të punuar në PPT

P.sh.

146 Nga e shkruara në të folur


Nëse prezantoni një konferencë të caktuar, gjithmonë në fletën e parë
vendosni emrin e konferencës dhe datën e prezantimit. Mbani mend, që
një prezantim i tillë mund të mbetet dokument për dikë që dëshiron t’ju
parafrazojë apo citojë, prandaj ata duhet të gjejnë të gjitha informacionet që
lidhen me ju dhe prezantimin tuaj, në mënyrë që të krijojnë saktë referencën
e punës tuaj shkencore.

Në momentin që shfaqni fletën e parë, është koha të thoni disa fjalë për
veten tuaj dhe afiliacionin tuaj, edukimin apo përvojën tuaj. Kjo varet edhe
nga lloji i prezantimit oral. Zakonisht, në konferenca mjafton që të tregoni
emrin dhe mbiemrin tuaj dhe universitetin nga vini.

Hyrja
Në pjesën hyrëse, shumica e audiencës, vendos nëse do të dëgjojë
prezantimin tuaj apo do të bëjë diçka tjetër në vend të saj, p.sh. të shohë
e-mailet në telefon apo të shkruajë mesazhe me një koleg që po bën pushime.
Prandaj, këtu është momenti i duhur të tërhiqni vëmendjen e audiencës,
duke shtruar një pyetje interesante, duke ofruar një fakt të jashtëzakonshëm
apo duke treguar një histori tërheqëse. Disa edhe mund të preferojnë ndonjë
barcaletë të shkurtër, që është ngushtësisht e lidhur me temën.

Rëndom pjesa hyrëse përfshin jo më shumë se 3 faqe PPT. Duhet të


shfrytëzohen racionalisht, që t’iu përgjigjen objektivave të hyrjes ashtu siç
rekomandon APA dhe të informojnë audiencën për:
1. Problemin që do të marrë një përgjigje me hulumtimin tuaj,
2. Rëndësinë e studimit të atij problemi,
3. Kontributin (e mëparshëm) të studiuesve në atë fushë,
4. Pyetjen hulumtuese dhe hipotezat.

Sa herë realizoni një prezantim oral, përpiquni maksimalisht të adresoni


secilën nga pikat e shënuara më lartë, në mënyrë që hyrja juaj të ketë kuptim
dhe prezantimi të plotësojë, përveç anës vizuale edhe kriteret e përmbajtjes.

147
Shembulli i prezantimit të hyrjes

Siç mund të shihni nga shembulli i sjellë më poshtë, fleta


e dytë është vendosur për të tërhequr vëmendjen dhe
njëherësh për t'i hapur rrugë prezantimit të problemit, që do
të gjejë zgjidhje me këtë hulumtim. Autorët sjellin statistika
interesante që flasin për plakjen dhe i rrëfejnë audiencës
edhe problemet e mundshme që sjell plakja e popullsisë
botërore. Fotografia tërheq vëmendjen, por edhe e pasuron
përmbajtjen e shprehur me fjalët përcjellëse.

148 Nga e shkruara në të folur


Fleta e radhës tregon rëndësinë e studimit të këtij problemi, duke sjellë fakte
nga studimet e realizuara më herët, që flasin për problemet e ndryshme
me të cilat përballen të moshuarit. Edhe në këtë faqe, formulimet janë të
përgjithshme dhe ndiqet modeli i hyrjes hinkë, i prezantuar tek esetë. Pra,
autorët fillimisht flasin për pleqërinë, pastaj problemet psikologjike me
të cilat përballen ata, për të vazhduar me fletën e radhës, që prezanton
problemin specifik.

Në këtë fletë autorët e bëjnë temën që duan të shtjellojnë më të afërt me


lexuesin dhe për më tepër tregojnë edhe rëndësinë e të studimit të kësaj
teme, duke e sjellë me një titull të tillë si "Çfarë e bën më të lehtë pleqërinë?”.
Në fletën paraprake të prezantimit, autorët treguan se cilat janë problemet
me të cilat përballen të moshuarit, duke prezantuar shkurtimisht edhe
depresionin, si një nga format e reagimit ndaj pleqërisë.
Në këtë fletë, ata përpiqen të identifikojnë faktorët social dhe personal (në
mes tyre edhe inteligjencën) dhe ndikimin që mund të kenë në përballimin
e depresionit.

149
Pas të gjithë fletëve që sqarojnë problemin e studimit, është rradha për të
sqaruar pyetjen hulumtuese dhe hipotezat. Pra, në këtë fletë autorët shtrojnë
pyetjen hulumtuese “Si ndikon inteligjenca në përballimin e depresionit në
pleqëri?” dhe ofrojnë dy përgjigje të mundshme në formë hipotezash, që
flasin për inteligjencën si mekanizëm mbrojtës kundër depresionit.

150 Nga e shkruara në të folur


Metodologjia
Ndonjëherë e tërë metodologjia mund të përmblidhet në një faqe të vetme
të PPT-së. Megjithatë, në rastet kur kjo është e pamundur, mund të krijohen
tri të tilla, që i dedikohen (1) mostrës apo pjesëmarrësve, (2) procedurës dhe
(3) instrumenteve të përdorura në punimin tuaj.

Shembull i prezantimit
të metodologjisë

Më poshtë mund të gjeni shembullin e prezantimit të


metodologjisë në një fletë të vetme. Këtu autorët fillimisht
sqarojnë mostrën, duke treguar numrin e pjesëmarrësve,
moshën e tyre mesatare, gjininë dhe edukimin.
Më pas, sqarohen instrumentet e përdorura në këtë hulumtim.
Kjo pjesë përmbyllet me procedurën, ku ofrohen të dhëna
për ambjentet e realizimit të hulumtimit, kohëzgjatjen e
procedurës dhe mënyrën e analizimit të të dhënave.

151
Rezultatet
Duke qenë se fletët e PPT-ve përdoren vetëm për të orientuar lexuesit dhe
jo për të dhënë të gjitha sqarimet, atëherë fletët e dedikuara për rezultatet,
mund të përmbajnë vetëm grafikë dhe tabela të shoqëruara me legjenda.
Kjo është mënyra më e mirë për të mos ngarkuar fletët e prezantimit,
megjithatë ju duhet të siguroheni, që tabelat dhe grafikët të jenë të
lexueshme dhe kuptueshme nga audienca edhe pa sqarimet tuaja. Por, nëse
ndjeni se grafikët apo tabelat tuaja kanë nevojë për sqarime sepse mund
të mos kuptohen apo nëse keni frikë se mund të harroni diçka që është e
rëndësishme për t’u thënë, atëherë ju mund të shkruani edhe ndonjë fjali që
përmbledh rezultatin kryesor të gjetur.

Numri i fletëve që i dedikohet rezultateve ndryshon në varësi të volumit të


materialit që keni për të prezantuar. Megjithatë, 3 deri në 5 faqe rezultate,
është mesatarja e asaj që mund të ndjekë me vëmendje audienca.

Shembull i prezantimit të rezultateve


Shembujt e mëposhtëm tregojnë dy mënyrat e prezantimit të rezultateve
në fletët e prezantimit. Në shembullin e parë, ju mund të shihni prezantimin
e rezultateve, thjesht duke sjellë grafikët e realizuar në hulumtim. Kjo i jep
mundësi prezantuesit të komentojë atë që është paraqitur në grafik dhe
ta sqarojë edhe më tej për audiencën.

152 Nga e shkruara në të folur


Në shembullin e dytë, grafiku shoqërohet me një sqarim për
rezultatin kryesor. Kjo e bën më të lehtë audiencën, që të kapë
mesazhin kryesor. Por, duhet të kini parasysh që audienca mund
të mërzitet, nëse ju thjesht lexoni atë që keni paraqitur në slajde.

153
Në fletën e tretë, është paraqitur shembulli i fletës së rezultateve,
që përmban analiza konkluduese. Siç është sqaruar në fillim të këtij
kapitulli, prezantuesi gjithmonë duhet të ketë parasysh se cila është
audienca e tij dhe ta përshtasë prezantimin, në mënyrë që të jetë i
kuptueshëm dhe i qartë për të gjithë.

Në mënyrë që prezantimi të kuptohet nga audienca, autorët kanë


zgjedhur të thjeshtojnë prezantimin e rezultateve dhe të paraqesin
vetëm përqindjen e variancës që shpjegohet nga inteligjenca, pa
përfshirë koefiçientin e regresionit dhe formulën e plotë të analizës
regresionale. Kjo është e pranueshme për prezantimet orale, por jo
për artikujt e shkruar.

154 Nga e shkruara në të folur


Diskutimi
Dy apo tre fletë prezantimi janë të mjaftueshme për diskutim. Në këto fletë
ju përpiqeni të përmblidhni gjetjet e hulumtimit tuaj dhe t’i krahasoni ato me
hulumtimet e mëparshme. Ju duhet t’i shfrytëzoni këto fletë për t’i treguar
audiencës, se cila është risia e rezultateve tuaja dhe cili është kontributi i këtij
studimi për komunitetin akademik.

Shembull i prezantimit të diskutimit


Fleta e mëposhtme tregon mënyrën se si mund të strukturohet
pjesa e diskutimit. Në këtë shembull ju mund të shihni sesi diskutimi
fillon me konkluzionin kryesor të temës dhe pastaj krahason gjetjet
e këtij hulumtimi, me ato të hulumtimeve të tjera. Në fjalinë e fundit,
është radha për të treguar se cila është e veçanta e këtij studimi në
krahasim me studimet e tjera.

155
Nga prezantimi Falenderimi
në artikujt dhe referencat
shkencorë
Prezantimi duhet të përmbyllet gjithmonë
Ndonjëherë debati dhe duke falenderuar audiencën për vëmendjen.
interesi që zgjon një
prezantim shkencor, tek
Gjithashtu, referencat duhet të shfaqen
audienca, mund ta shtyjë në slajdin e fundit, por jo të prezantohen.
autorin që të mendojë për Ato janë të rëndësishme në prezantimin
ta shkruar dhe botuar atë tuaj, sepse çdokush që kërkon kopje të
përmbajtje në një artikull
shkencor. Këtë e tregojnë
prezantimit tuaj, mund të identifikojë edhe
edhe rezultatet e studi- referencat që keni përdorur në hyrje dhe
meve të ndryshme që diskutim.
janë realizuar nëpër botë.
Një studim i sjellë nga
Drott (1995), tregon që
gjysma e prezantimeve në Çfarë mund të ketë më shumë
konferencat e shkencave në një prezantim?
sociale janë kthyer në Nëse i përmbaheni strukturës IMRaD të
artikuj shkencorë të pub-
likuar, ndërsa vetëm 1/3 e
prezantimit, atëherë ju keni plotësuar
prezantimeve në shkencat kushtin kryesor për strukturën e
mjekësore janë publikuar prezantimit. Me kaq, mund të përmbyllet
më pas si artikuj shken- një prezantim oral. Por, gjithmonë mund
corë (Stolk et al., 2002).
Për më tepër, disa nga
të ketë më shumë, falë kreativitetit tuaj.
hulumtimet e prezantuara, Në konferenca të ndryshme, ju mund të
mund të kërkohen që të shihni prezantues që përdorin video për
botohen nga konferenca të tërhequr vëmendjen e audiencës që
të ndryshme, megjithatë,
kjo nuk është një kërkesë
në fillim të prezantimit apo përdorin video
e zakonshme për të gjitha nga procesi i mbledhjes së të dhënave.
konferencat. Disa prezantues preferojnë që të ndajnë
diskutimin nga konkluzionet. Gjithashtu, në
rastet kur kemi të bëjmë me prezantim të
raporteve, ka gjithmonë hapësirë edhe për
rekomandime. Sidoqoftë, struktura IMRaD
konsiderohet e paprekshme. Pasi të keni
respektuar këtë strukturë, ndoshta mund të
ketë pak vend për kreativitetin tuaj.

156 Nga e shkruara në të folur


Këshilla të përgjithshme se si duhet të duken fletët
e prezantimit

Sa i përket aspektit teknik, anës vizuale të prezantimit, këshillat më të


vlefshme vijnë nga Francis dhe bashkëpunëtorët (2014), që duke u marrë me
rezultatet e hulumtimit të audiencës, kanë vënë në pah modelet më të mira
për përgatitjen e fletëve të prezantimit.

Francis dhe bashkëpunëtorët (2014) rekomandojnë:


• Përdorimin e madhësisë së shkronjave, së paku 22 pikë për tekstin
dhe 16 pikë për legjendat e tabelave dhe figurave.
• Përdorimin e një lloji të vetëm të shkronjave gjatë gjithë prezantimit
(ndër më të pëlqyerat: Tahoma, Arial, Verdana, Microsoft Sans
Serif).
• Përdorimin e ngjyrave të kundërta për prapavijën dhe tekstin
(p.sh. prapavija e bardhë dhe teksti me ngjyrë të zezë).
• Përdorimin e numrave apo simboleve para fjalive, që i mundësojnë
secilës fjali të jetë fjali kryesore dhe të marrë të njëjtën vëmendje
nga audienca.
• Të mos përdoren më shumë se 5 fjali për një fletë prezantimi.
• Të shmangen elementet që mund të shpërqëndrojnë vëmendjen e
audiencës (p.sh. ngjyrat e ndezura, shumë fotografi etj.).
• Jo më shumë se 40 sekonda prezantim për një fletë prezantimi.

157
Poster prezantimet
Posteri është një tjetër mënyrë për të prezantuar punën shkencore në një
konferencë apo simpozium. Edhe posteri është një nga format e shkrimit
akademik dhe si i tillë, ka strukturën IMRaD. Meqenëse ka një numër të
kufizuar fjalësh, kjo është sfida më e madhe për studiuesit, që duhet të
prezantojnë atë që kanë për të thënë, shkurt dhe saktë. Për më tepër sfidë
është edhe fakti, se studiuesit përgatisin posterin dhe plotësojnë kriterin “që
posteri të kuptohet nga audienca pa u prezantuar fare nga autori”. Prandaj,
gjatë përgatitjes së posterit duhet të bëhet kujdes i veçantë.

Në varësi të fushës së studimit apo kërkesave të konferencës, një poster


mund të ketë pamje të ndryshme. Megjithatë, shumica e rregullave për
poster janë të përgjithshme dhe përfshijnë çdo poster çdo fushë e studimit.

Posterat mund të jenë të madhësisë A1 dhe A0. Ata mund të jenë të shtrirë në
formë horizontale apo vertikale, por secili prej tyre duhet të ketë strukturën
IMRaD. Pra, edhe posteri duhet të ketë të njëjtën strukturë, sikurse artikulli
shkencor apo prezantimi oral dhe duhet të fillohet me hyrjen, për të vazhduar
me metodologjinë, rezultatet dhe diskutimin.

158 Nga e shkruara në të folur


Hartley, (2008), ka bërë një përmbledhje të shkëlqyer të të gjitha aspekteve
që duhet të kini parasysh, kur të ndërtoni një poster shkencor. Më poshtë
janë të listuara të gjitha rekomandimet e tij:

1. Titulli duhet të jetë i shkurtër dhe i qartë.


2. Posteri duhet të ndahet në nëntituj.
3. Duhet të shmangni akronimet në titull dhe në tekst.
4. Duhet të përdorni font të shkronjave mes 24 dhe 30 pikë. Ju duhet
të jeni në gjendje që posterin tuaj ta lexoni dhe nga 2 apo 3 metra
largësi.
5. Mos përdorni më shumë se tri kolona për të shtrirë tekstin tuaj.
Nëse përdorni më shumë se kaq, rrezikoni që lexuesi ta ketë shumë
të vështirë të ndjekë tekstin tuaj.
6. Përdorni fjali të shkurtra dhe kur është e mundur, përdorni numra.
7. Lërni hapësirë mes rreshtave .
8. Përdorni 2 apo maksimumi 3 ngjyra dhe mos vizatoni Ylberin
(nënkupton mospërdorimin e të gjitha ngjyrave që shkaktojnë
konfuzion).
9. Mos përdor grafikë në 3D, por grafikë të thjeshtë.
10. Sa herë që të keni mundësi, plotësojeni posterin me dorëshkrime,
që ndihmojnë lexuesin ta kujtojë posterin tuaj.

159
Ndër format më të shpeshta të shkrimit akademik janë
FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN librat, që mund të ndahen në (1) libra shkencorë dhe
mësimorë, (2) libra që përmbledhin kapituj origjinalë nga
autorë të ndryshëm, (3) libra që përmbajnë përmbledhje
të artikujve shkencorë dhe (4) libra që përmbledhin gjetjet
e konferencave shkencore.

Punimi i diplomës është një shkrim akademik që duhet


të realizojë studenti në përmbyllje të studimeve dhe
përmbledh rezultatet e hulumtimit të tij, duke respektuar
rregullat e shkrimit akademik.

Punimi i diplomës dallon nga artikujt shkencorë vetëm në


gjatësinë e shkrimit, sepse struktura dhe të gjitha rregullat
e shkrimit janë të njëjta.

Në varësi të fushës specifike, edhe punimi i diplomës


mund të ndryshojë, megjithatë shumica e ruajnë strukturën
ndërkombëtare IMRaD.

Prezantimet orale kanë për qëllim shfaqjen e rezultateve


dhe promovimin e tyre nga studiesit, duke i komunikuar
ato tek publiku përmes gjuhës së folur. Prezantimet
orale janë të zakonshme në konferenca dhe simpoziume
shkencore.

Planifikimi është një nga fazat më të rëndësishme për


përgatitjen e një prezantimi oral, gjatë të cilit autorët
marrin parasysh audiencën, që do të kenë përballë dhe
përpiqen që komunikimin ta realizojnë në atë mënyrë që
të jetë i kuptueshëm për të gjithë.

Provat e sjella nga hulumtime të ndryshme, tregojnë se


përdorimi i fletëve të PPT-së gjatë prezantimit, i mundëson
audiencës ta ndjekë një prezantim shkencor dhe të mbajë
mend më shumë nga informacioni i ofruar.

160 Nga e shkruara në të folur


Prezantimi nuk nënkupton leximin e të gjitha fjalëve

FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN


dhe fjalive të shkruara në fletët e PPT-së. Përkundrazi,
fjalitë në PPT duhet të shfrytëzohen vetëm për të
orientuar diskutimin.

Prezantimi oral në një konferencë shkencore nuk


është më i gjatë se 15 minuta.

Një pjesë e mirë e prezantimeve në konferenca të


ndryshme shkencore, pasi të kenë marrë pëlqimin
e audiencës, kthehen në artikuj shkencorë dhe
botohen në revista shkencore.

Posteri është një formë tjetër e prezantimit të


gjetjeve të një studimi, që përmblidhen shkurtimisht
dhe ndahen në nënkapituj sipas strukturës IMRaD
dhe shtypen në një fletë format A1 dhe A0.

Në konferenca të ndryshme, posteri mund të


prezantohet shkurtimisht nga autori, por ai duhet
të jetë mjaftueshëm i qartë, që audienca ta kuptojë
edhe pa prezantimin e autorit.

161
PYETJE PËR DISKUTIM
Cila mund të jetë arsyeja e një trendi

1 në rritje të publikimit të librave që


përmbledhin kapituj origjinalë nga
autorë të ndryshëm?

Cilën linjë mendimi mbështesni ju, kur


janë në pyetje prezantimet orale: (1) atë
që është pro përdorimit të fletëve të
prezantimit apo (2) atë që është kundër
fletëve të prezanimit? Argumentoni pse.
2
Çfarë mund të konsideroni si sfidën

3 më të madhe në realizimin e një poster


prezantimi?

Numëroni përparësitë dhe mangësitë

4
e prezantimit oral dhe poster
prezantimeve? Krahasoni të dyja dhe
tregoni cila mund të jetë më efikase.

162 Nga e shkruara në të folur


DETYRA PËR USHTRIME
Zgjidhni një artikull shkencor që është botuar gjatë
vitit 2015 në fushën tuaj të studimit dhe lexojeni me
vëmendje. Pasi ta keni kuptuar mirë përmbajtjen,
përgatitni një prezantim oral, duke u bazuar te
këshillat e ofruara në këtë kapitull. Prezantojeni atë
para një audience dhe kërkoni përshtypjet e tyre
për fletët dhe mënyrën e prezantimit. Duke qenë
se prezantimet bëhen gjithmonë për audiencën,
përshtypjet e tyre ndihmojnë që të përmirësoni
performancën tuaj.

Për të njëjtin artikull shkencor, krijoni një poster.


Kjo do t’ju ndihmojë që të kuptoni edhe më
shumë dallimet/ngjashmëritë mes të dyja formave
të prezantimit.

163
REFERENCAT NË
SHKRIMIN AKADEMIK
Profesori hap derën dhe hyn në klasë. Pa i përshëndetur fare studentët, merr
shkumësin dhe shkruan në dërrasën e zezë; “Çfarë e bën njeriun të lumtur?”
Studentët ngrejnë dorën për të dhënë përgjigje. Secili prej tyre që fillon me “Unë
mendoj...” , mësimdhënësi e injoron dhe sheh në drejtimin e studentit tjetër. Në
çastin kur edhe tjetri fillon me “Unë jam i bindur që...”, ai e kalon dhe është në kërkim
të studentëve të tjerë të “guximshëm”, që mund të japin një përgjigje. Të trembur
nga qëndrimi profesorit të gjithë ulin duart. Ajo çfarë po kërkonte profesori është
një mendim i mirëfilltë shkencor, i mbështetur në studimet e mëparshme, rezultatet
e hulumtimeve shkencore dhe jo thjesht mendime personale të studentëve. Jo
sepse mendimi personal i studentëve nuk është i rëndësishëm, por sepse në kuadër
të një artikulli shkencor, studentët duhet t’i japin më shumë rëndësi rezultateve të
hulumtimit të tyre, sesa mendimeve dhe gjykimeve personale.
Gjithashtu, në shkrimet akademike, kërkohet shqyrtim literature. Studiuesi, është
gjithmonë i obliguar të shkruajë se çfarë kanë gjetur studiuesit e tjerë në hulumtimet
e tyre për të njëjtin subjekt apo fushën e përafërt të studimeve dhe vetëm pastaj, të
tregojë se cila është ideja e tij dhe kontributi që dëshiron të japë për fushën.

Prandaj, citimi dhe parafrazimi është i pashmangshëm në çdo shkrim akademik. Sa


herë që parafrazoni, citoni apo përshkruani një ide që ka influencuar punën tuaj
shkencore, ju duhet të tregoni burimin e informacionit.

NË KËTË KAPITULL DO TË SQAROHEN


PYETJET E MËPOSHTME:
- Si duhet t’i referohemi punës së të tjerëve?
- Çfarë është citimi?
- Si duhet të citojmë në shkrimet akademike?
- Çfarë e bën të saktë një citim?
- Çfarë është parafrazimi?
- Çfarë duhet të përmbajë një referencë e një artikulli
shkencor?
- Çfarë duhet të përmbajë një referencë e një libri?
- Si shkruhen dhe renditen referencat në shkrimin akademik?
165
REFERENCAT NË SHKRIMIN
AKADEMIK
Citimi
Kur ju bëni një citim direkt, atëherë thjesht shkruani një apo më shumë fjali të
marra nga një tekst i caktuar, fjalë për fjalë dhe pa ndryshuar asgjë në renditje.
Kjo ndoshta është mënyra më e lehtë për t’iu referuar punës shkencore të
të tjerëve, por nuk preferohet të jetë e shpeshtë. Ju lejoheni që të përdorni
citimin direkt, në ato raste kur mendoni se është i domosdoshëm, atëherë
kur përdorimi i përshkrimit tuaj mund të jetë i paqartë dhe konfuz për
lexuesin. Pra, citimi është zgjedhja më e mirë atëherë kur kemi të bëjmë me
përkufizime, ligje apo edhe pyetje të testeve dhe instrumenteve, në mënyrë
që të mos prishet kuptimi i tyre.
Për të përmbushur të gjitha kriteret e një citimi direkt të mirëfilltë, ju duhet
të vendosni në thonjëza të gjithë fjalitë e marra nga teksti. Në përfundim
shkruani në kllapa mbiemrin e autorit, vitin e publikimit të artikullit apo librit
dhe numrin e faqes, prej nga është marrë pjesa e tekstit.

Ju mund të përdorni citate nga një tekst i caktuar dhe t’i bëni ato pjesë të
fjalisë suaj (shembulli i parë) apo mund të shkruani fjalinë e plotë dhe të
shkruani referencën në fund, siç është paraqitur në shembullin e dytë:

167
Duke sqaruar ndikimin negativ të internetit në pasivitetin e
Shembulli 1
nxënësve në shkollë, Noeth dhe Volkov (2004) argumentojnë
se “teknologjia duhet të përdoret si mjet që ndihmon
mësimdhënësit për të futur në funksion gjithë potencialin e
nxënësve” (f. 2).

Disa studiues rekomandojnë që“teknologjia duhet të përdoret


Shembulli 2
si mjet që ndihmon mësimdhënësit për të futur në funksion
gjithë potencialin e nxënësve” (Noeth & Volkov, 2004, f. 2).

Citimet e marra nga dy faqe


Në rastet kur fjalia e marrë nga një burim fillon në një faqe dhe vazhdon
në tjetrën, pra shtrihet në dy faqe të ndryshme, atëherë sipas APA (2012)
ju duhet të shkruani të dyja faqet në fund të fjalisë tuaj, si në shembullin e
paraqitur më poshtë:

Në artikullin e tij, Buckman (2005) e përkufizon empatinë si “një


P.sh. konstrukt të vlefshëm që duhet të disponojnë mjekët për të
mbështetur pacientët” (f. 141–142).

168 Referencat në shkrimin akademik


Citimet nga burimet online
Në rast se përdorni citimin direkt për ndonjë pjesë të tekstit, që keni marrë
nga ndonjë burim online, atëherë ndiqni të njëjtat rregulla sikurse edhe me
tekstet e shkruara. Por, duke qenë se një pjesë e materialeve online nuk kanë
asnjë faqe, atëherë në vend të tyre, përdorni numrin e paragrafit sipas rendit-
jes duke shkruar në kllapa “para.” dhe numrin e paragrafit, si në shembullin
e mëposhtëm:

“Lindja mund të jetë e ndërlikuar ndonjëherë. Pas lindjes, qoftë


P.sh. ajo natyrale apo operim cezarian, mund të paraqitet inversioni
i uterusit. Kjo nënkupton që gjatë ekpulzionit të placentës
për shkak të shkëputjes së saj joadekuate nga mitra çonderi
tek “shtrembërimi” i mitrës nga brenda jashtë, ngjashëm me
ndonjë triko kur e hiqni përmes kokës” (Aliu, para. 9).

Saktësia në citimin direkt


APA (2012) sqaron që çdo citim direkt duhet të jetë identik sikurse edhe
origjinali, përfshirë fjalët dhe shenjat e pikësimit. I vetmi ndryshim që lejohet
është, që fjalia e cituar brenda thonjëzave, të nisë me shkronjë të vogël apo
të madhe, varësisht se si i përshtatet tekstit tuaj. Çdo ndryshim tjetër duhet
të shënohet.

Ta zëmë, nëse dëshironi të largoni pjesë të tekstit nga fjalitë e marra nga
burimi online, përdorni tre pika të ndara (. . .), si në rastin e mëposhtëm:

“Lindja mund të jetë e ndërlikuar ndonjëherë. Pas lindjes,


P.sh. . . . mund të paraqitet inversioni i uterusit. Kjo nënkupton që
gjatë ekpulzionit të placentës, për shkak të shkëputjes së saj
joadekuate nga mitra çon deri tek “shtrembërimi” i mitrës nga
brenda jashtë, ngjashëm me ndonjë triko kur e hiqni përmes
kokës” (Aliu, para. 9).

169
Ndërkaq, kur citoni disa fjali nga një tekst dhe keni larguar një nga fjalitë,
përdorni katër pika (. . . .).

“Lindja mund të jetë e ndërlikuar ndonjëherë. . . . . Kjo nënkupton


P.sh.
që gjatë ekpulzionit të placentës për shkak të shkëputjes së saj
joadekuate nga mitra çon deri tek “shtrembërimi” i mitrës nga
brenda jashtë, ngjashëm me ndonjë triko kur e hiqni përmes
kokës” (Aliu, para. 9).

Parafrazimi
Në rastet kur ju citoni, obligoheni të shkruani fjalë për fjalë tekstin, ashtu siç
edhe e keni parë në libër, artikull shkencor apo esenë e tjetrit. Ndërkaq, në
rastet kur parafrazoni një pjesë të tekstit nga një autor, nënkupton që ju ruani
kuptimin apo mesazhin e atij teksti, por e rindërtoni atë duke shfrytëzuar
fjalët dhe fjalitë tuaja. Parafrazimi nënkupton ndryshimin rrënjësor të fjalëve
dhe renditjen e tyre në tekst nga origjinali, por pa ndryshuar kuptimin (Bailey,
2003). Parafrazimi efektiv është çelës për të shmangur plagjiaturën. Për më
tepër, sipas Bailey (2003), parafrazimi i saktë e i qartë demonstron edhe
nivelin e të kuptuarit që ju zotëroni për tekstin,të cilin keni parafrazuar.
Por, kujdes! Ndonjëherë parafrazimi dhe përmbledhja përdoren si sinonime,
por nuk janë të njëjta në kontekstin e shkrimit akademik. Kur përmbledhim,
ne përpiqemi ta reduktojmë informacionin në një numër të caktuar fjalësh,
ndërkohë kur parafrazojmë përpiqemi të themi edhe njëherë një informacion
të rëndësishëm.

170 Referencat në shkrimin akademik


Për të kuptuar më mirë se si funksionon parafrazimi, le të marrim shembullin
e citimit direkt nga Buckman (2005):
Në artikullin e tij, Buckman (2005) e përkufizon empatinë si
P.sh. “një konstrukt të vlefshëm që duhet të disponojnë mjekët për
të mbështetur pacientët. . . dhe një përgjigje efikase kundër
ankthit të pacientëve”

Po të përdornim parafrazimin, në versionin tim, teksti do të mund të


dukej si vijon:
Në përpjekje për të sqaruar rëndësinë e konceptit të empatisë
P.sh. për mjekët, Buckman (2005) e konsideron këtë konstrukt, si
një ndër përgjigjet e vlefshme kundër ankthit që përjetojnë
pacientët.

Dallimi tjetër që mund të vëreni në raport me citimin, është se tek parafrazimi


ju nuk obligoheni që të shkruani numrin e faqes prej ku keni parafrazuar
tekstin. Gjithë çfarë duhet të shkruani kur parafrazoni, është mbiemri i autorit
dhe viti i publikimit. Parafrazimet janë më të shpeshta se citimet edhe kur
autori parafrazon. Kjo dëshmon se autori i ka lexuar artikujt shkencorë, i ka
analizuar ata dhe i ka përdorur në artikullin e tij për të krijuar njohje të reja
për lexuesit.

Si t’i referoheni punës së të tjerëve?

Citimet dhe parafrazimet përdoren brenda tekstit dhe siç u sqarua më lart,
gjithë çfarë detyrohemi të shkruajmë, krahas fjalive të marra, janë mbiemri i
autorit apo autorëve dhe viti i publikimit. Por kaq nuk mjafton, që studiuesit
e tjerë të identifikojnë burimin e informacionit. Pra, gjithë puna e studiuesve
e cila është cituar apo parafrazuar në tekst duhet të listohet në mënyrë
alfabetike në listën e referencave në fund (APA, 2012).
APA ka rregulla të qarta përsa i përket referencave. Çdo referencë e përshirë
në tekst duhet medoemos të jetë e listuar në listën e referencave dhe
anasjelltas. Gjithmonë duhet të bëhet kujdes në mënyrën e të shkruarit të
mbiemrave të autorëve, duhet të jenë identikë, si brenda tekstit ashtu edhe
në listën e referencave.

171
Megjithatë ka një përjashtim, materialet e marra nga Kurani dhe Bibla janë
të cituara vetëm në tekst dhe jo në listën e referencave. Përjashtim bëjnë
gjithashtu edhe referencat e komunikimeve personale, që shkruhen vetëm
brenda tekstit.

Kur i referoheni punës shkencore të një autori

Kur kemi parafrazuar punën e një autori, i cili ka publikuar një libër apo një
artikull në një revistë shkencore, atëherë jemi të detyruar që të shkruajmë
mbiemrin e tij dhe vitin e publikimit në rrjedhën e fjalisë (shembulli i parë)
apo edhe në fund të saj (shembulli i dytë).

Shembulli Rezultatet e studimit të Primatesta (2001) tregojnë se, nikotina e


i parë
rrit shtypjen e gjakut.

Shembulli
i dytë
Ambientet më efektive për ulje të stresit tek fëmijët janë ato me
dominancë të elementeve natyrale (Korpela, 2002).

Atëherë kur edhe mbiemri i autorit është pjesë e tregimit, sikurse në rastin
e parë, vetëm viti i publikimit të punës së tij futet në kllapa. Kur ju ndërtoni
fjalinë duke u shërbyer vetëm me punën hulumtuese të autorit, por nuk e
përfshini autorin si pjesë të tregimit, si në rastin e dytë, atëherë mbiemri dhe
viti i publikimit, i ndarë me një presje dhe hapësirë, futen brenda kllapave.

Siç rekomandon APA, në rastet kur edhe viti i publikimit edhe mbiemri janë
pjesë e fjalisë narrative, atëherë asnjëra nuk futet në kllapa, si në shembullin
e mëposhtëm:

Në vitin 2010, Gershoff do të dëshmonte me hulumtimin e saj, se


P.sh. fëmijët që rriten nga prindër që ushtrojnë dhunë, kanë tendencë
që të jenë të dhunshëm nëraport më bashkëmoshatarët e tyre.

172 Referencat në shkrimin akademik


Kur i referoheni punës shkencore të dy a më shumë
autorëve

Kur artikulli shkencor që ju parafrazoni ka dy autorë, gjithmonë duhet të


përmenden mbiemrat e të dy autorëve dhe viti i publikimit të artikullit të tyre.

Por, nëse artikulli shkencor ka tre apo më shumë autorë, atëherë vetëm në
herën e parë që e parafrazoni atë, shkruani të gjithë mbiemrat e autorëve
dhe vitet e tyre të publikimit, si në shembullin e mëposhtëm:

Michelson, Bolund dhe Brandberg (2001) kanë gjetur se


P.sh.
problemet kronike janë të ndërlidhura me depresionin.

Por, nëse ju do t’i referoheni punës së të të njejtëve autorë edhe njëherë


tjetër në artikullin tuaj, atëherë ju mund të shkruani vetëm mbiemrin e autorit
të parë dhe shkurtesën “dhe bp” (dhe bashkëpunëtorët). Në artikujt e gjuhës
angleze ju do të mund të gjeni në vend të shkurtesës “bp” shkurtën “et al.”.

Michelson dhe bashkëpunëtorët (2001) kanë gjetur efekte


P.sh.
afatgjatë të problemeve kronike edhe në shëndetin social të
pacientëve.

Nëse i përdorni mbiemrat e autorëve si pjesë aktive të fjalisë, si në rastin


e mëposhtëm, gjithmonë i fundit ndahet me fjalën lidhëse “dhe” nga i
parafundit, ndërsa të tjerët ndahen me presje:

Rivers, Poteat, Noret dhe Ashurst (2009) kanë studiuar implikimet


P.sh. në shëndetin mental të fëmijëve që janë dëshmitarë të rasteve të
ngacmimit në shkolla.

Kur mbiemrat e autorëve futen brenda kllapave, fjala lidhëse “dhe” para
autorit të fundit shndërrohet në simbolin “&”, si në rastin e mëposhtëm:
Vetëm të qënit dëshmitarë të ngacmimit në shkolla, mund të ketë pasoja
negative për shëndetin mendor të nxënësve (Rivers, Poteat, Noret & Ashurst,
2009).

173
Sipas manualit të APA (2012), nëse një artikull ka gjashtë apo më shumë
autorë, atëherë ju mundeni që në herën e parë, të shkruani vetëm mbiemrin
e autorit të parë, të përcjellë nga shkurtesa “dhe bp“ (bashkëpunëtorët) dhe
vitin e publikimit.

Kur i referoheni punës shkencore të një grupi autorësh

Gjatë punës tuaj shkencore, përpilimit të artikujve, eseve apo edhe tezës
së diplomës, ju do të hasni materiale që janë produkt i organizatave,
asociacioneve, agjencioneve qeveritare apo korporatave. Nëse emri i
organizatave është i shkurtër si “Organizata për hulumtim”, atëherë përdorni
gjithmonë emrin e plotë. Nëse institucioni ka një emër të gjatë dhe akronimi
(shkurtesa) i tij është i njohur, atëherë përdorni vetëm akronimin. Ta zëmë,
se në rastet kur përmendni punën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë,
atëherë vetëm në herën e parë e shkruani emrin e plotë dhe në kllapa
akronimin (shih shembullin e parë më poshtë). Pastaj, sa herë që i referoheni
punës shkencore të këtij institucioni, ju mund të përdorni vetëm akronimin
dhe vitin e publikimit të raportit (shembulli i dytë).

Shembulli
i parë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh, 2014) ka studiuar
sjelljet që ndërlidhen me shëndetin tek adoleshentët.

Shembulli Prevalenca e lëndimeve në mesin e adoleshentëve në Kosovë,


i dytë
është ndër më të lartat në gjithë botën (OBSh, 2014).

Kur i referoheni punës shkencore të dy autorëve


me mbiemra të njëjtë

Në rastet kur i referoheni punës së dy autorëve, që kanë mbiemra të njëjtë,


shkruaj inicialet e autorit të parë edhe atëherë kur vitet e publikimit të të
dy artikujve janë të ndryshëm (shih shembullin e mëposhtëm). Inicialet i
mundësojnë lexuesit, që të mos ngatërrojë punën e një autori dhe t’ia veshë
atë një autori tjetër, vetëm për hir të mbiemrit të njëjtë.

174 Referencat në shkrimin akademik


Një varg studimesh si ai i F. Martins (2011) dhe E. Martins (2014) japin të
njëjtat rezultate.

Kur i referoheni punës shkencore të një autori


të paidentifikuar

Mund të ndodhë që, pasi t‘ju ketë pëlqyer shumë një pjesë e një teksti,të
cilin doni ta citoni, të mos e gjeni autorin. APA (2012) ofron zgjidhje edhe
për raste të tilla. Në raste të tilla, mund të shkruani në kllapa vetëm titullin e
artikullit, esesë apo librit.

Kur shkruani titullin e një artikulli, kapitulli apo web faqeje, vendoseni
atë në thonjëza, para vitit të publikimit:
Përmbajtjet që janë të përcjella edhe me fotografi, kujtohen më lehtë
(“Si të mësojmë më lehtë”, 2013).

Në rastet kur përdorni pjesë nga libra, broshura apo raporte që nuk
kanë një autor të identifikuar, atëherë përdorni shkronjat italike për të
shkruar titullin e tyre:
Rinoplastika është intervenim kirurgjik që nënkupton krijimin
e një hunde që është në harmoni me tiparet e tjera të fytyrës
(Kirurgjia plastike, 2008).

Nëse në tekstin që lexoni, autori është identifikuar si Anonim, atëherë


shkruajeni atë në tekst, para vitit të publikimit:
Klasifikimi i Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme duhet të bëhet në
raport me agjentin etiologjik (Anonim, 2013).

Kur i referoheni punës shkencore klasike

Kur data e publikimit të një libri nuk dihet, siç edhe mund të ndodhë me disa
libra të vjetër, APA (2012) rekomandon të përdoret viti i përkthimit apo viti i
botimit që ju keni përdorur.
Kjo është edhe punë pionere mbi hipnozën
(Avicenna, përkth. 1967).

175
Kur ju referoheni komunikimeve personale

Ndonjëherë është e pashmangshme gjatë të shkruarit tuaj, që të përdorni


edhe komunikimet personale, në mënyrë që të pasuroni shkrimin apo ta bëni
atë më të qartë për lexuesin. Komunikim personal, mund të jetë çdo letër
private, komunikim elektronik (e-mail), intervistë personale, bisedë telefonike
e të ngjashme (APA, 2012). Në raste të tilla, shkruani vetëm “komunikim
personal” në tekst dhe shkruani gjithashtu inicialet e mbiemrin e atij që e
komunikon, bashkë me datën e vitin e saktë të komunikimit.

Psikologjia në trojet shqiptare, identifikohet me rolin e jashtëzakonshëm


të profesor Pajazit Nushit
(A. Kryeziu, komunikim personal, 21 Mars, 2011).

Lista e referencave
Lista e referencave në fund të çdo artikulli përmban informacionet e duhura
për të identifikuar çdo burim që është përdorur në atë artikull (APA, 2012).
Pra, nuk mjafton që vetëm të shkruani në tekst mbiemrin e autorit dhe vitin e
publikimit të punës së tij. Ju duhet të ndihmoni lexuesit, që ta identifikojnë
më lehtë artikullin dhe ta shfrytëzojnë atë për ta lexuar të gjithin, nëse i
duhet. Këtë mund ta bëni në listën e referencave.

176 Referencat në shkrimin akademik


Çfarë duhet të përmbajë një referencë e një artikulli
shkencor?

Një referencë në stilin APA gjithmonë nis me mbiemrin e autorit apo


mbiemrat e autorëve. Pas autorit/ëve, shkruani vitin e publikimit të artikullit në
kllapa. Pas vitit të publikimit, ju duhet të shkruani titullin origjinal të artikullit.
Ndërkaq, në shkronja italike duhet të shkruani revistën shkencore në të cilën
është botuar artikulli. Në fund, shkruani numrin e vëllimit të revistës dhe pas
një presje që vendosni, shkruani faqet nga ku shtrihet artikulli.

Autori, E. E., Bashkautori, E. E.& Bashkautori, E. E. (viti). Titulli i


P.sh.
artikullit. Titulli i zhurnalit, numri, faqet.

Ju kujtohet hulumtimi i Gershoff (2002) në lidhje me dënimin e fëmijëve. Ja si


do të dukej në listën e referencave në fund të artikullit shkencor.

Gershoff, E. T. (2002). Corporal punishment by parents and


P.sh. associated child behaviors and experiences: A meta-analytic
and theoretical revieu. Psychological Bulletin, 128, 539-579.

Çfarë duhet të përmbajë një referencë e një libri?

Edhe referenca për librin fillon me autorin dhe pasohet nga viti i publikimit.
Pas saj, shkruhet titulli i librit me shkronja italike. Në dallim nga artikujt
shkencorë, kur shkruajmë referencën e librave, pas titullit vendosim vetëm
vendin e botimit dhe shtëpinë botuese.

Botuesi, E. E., Bashkëbotuesi, E. E. & Bashkëbotuesi, E. E. (viti).


P.sh.
Titulli i librit. Vendi i botimit: shtëpia botuese.

Foulkes, D. (1999). Children’s dreaming and the development


of consciousness. Cambridge, MA: Harvard University Press.

177
Renditja e referencave në stilin APA

Në stilin APA të shkrimit akademik, të gjitha referencat renditen në mënyrë


alfabetike. Ajo që përcakton renditjen e referencave, është mbiemri i
autorëve. Ju mund të shihni nga ky libër që keni në duar, se në fund të çdo
kapitulli janë shënuar referencat në formë alfabetike.

Gjithashtu, ju mund të shihni nga shembulli i mëposhtëm, se si janë të


renditura disa referenca në stilin APA.

Alvarez, G., & Oliva, A. (2009). Spatial ensemble statisticsare


P.sh.
efficient codes that can be represented with reduced
attention. Proceedings of the National Academy of Sciences,
106, 7345 - 7356.
Baars, B. J. (1997). Some essential differences betëeen
consciousness and attention, perception, and working memory.
Consciousness and Cognition, 6 (2-3), 363–371.
Campbell, J. (2004) Reference as attention. Philosophical
Studies,120, 265-276.
Evans, K., & Treisman, A. (2005). Perception of objects in natural
scenes: Is it really attention free? Journal of Experimental
Psychology, 31,1476 - 1479.

Në rastet kur ju keni cituar apo parafrazuar disa artikuj të të njëjtit autor,
që janë botuar në vite të ndryshme, atëherë ju duhet të listoni punimet
e të njëjtit autor në bazë të viteve të publikimit. Ato që janë më të vjetra,
vendosen të parat.

Jackson, F. (1982). Epiphenomenal qualia. Philosophical


P.sh. Quarterly, 32, 127-136.
Jackson, F. (1986). It is begining. Journal of Philosophy, 83, 291-
295.

Nëse i njëjti autor ka shkruar në të njëjtin vit dy artikuj, atëherë duhet të


listohen duke u mbështetur në titullin e artikullit dhe duhet përsëri të merrni
parasysh renditjen alfabetike.

178 Referencat në shkrimin akademik


Format
e ndryshme
Locke, J. (2004a). An të referencave
P.sh. essay concerning human
understanding (Vol. 2). Përveç stilit APA të referen-
Kessinger Publishing. cave, ka edhe stile të tjera,
si:
Locke, J. (2004b). Essay and
• Oxford
scientific articles (Vol. 1). • Harvard
Kessinger Publishing. • Chicago
• Asociacioni i gjuhëve
moderne (Modern
Në rastet kur kemi disa artikuj të një grup
Language Association,
autorësh dhe autori i parë është gjithmonë MLA).
i njëjtë, atëherë listohen në bazë të alfabetit, Secili stil ka rregullat
duke marrë për bazë autorin e dytë. Nëse e veta. APA, MLA dhe
Harvard, përdorin mbiem-
edhe autori i dytë është i njëjtë, atëherë
rat e autorëve dhe vitin e
merret për bazë autori i tretë e kështu me publikimit brenda tekstit.
radhë. Ndërkaq, Chicago dhe
Oxford përdorin fusnote-at,
më pas sqarimet për refer-
Oliva, A. & Blair, R. (2005). Gist
encën, autorin, librin dhe
P.sh. of the scene. In Neurobiology artikullin e shkruajnë në
of Attention. Elsevier Academic fund të faqes. Sidoqoftë,
Press. Psyche, 6, 6–15. stili APA i referencave është
dominant në fushat sociale
Oliva, A., & Torralba, A. (2006).
dhe shëndetësore.
Building the gist of a scene: The
role of global image features in
recognition. Progress in Brain
Research, 155, 23–36.

179
Kur merrni fjali të plota nga një artikull shkencor apo
FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN libër, pa i ndryshuar fare ato kemi të bëjmë me citim
direkt. Ju detyroheni që fjalinë apo fjalitë e marra t’i fusni
në thonjëza, të shkruani mbiemrin e autorit dhe vitin e
publikimit, si dhe të tregoni numrin e faqeve nga është
marrë materiali.

Çdo citim direkt duhet të jetë identik si origjinali, përfshirë


fjalët dhe shenjat e pikësimit.

Në rastet kur parafrazoni një pjesë të tekstit të një shkrimi


akademik, nënkupton që ju ruani kuptimin apo mesazhin
e atij teksti, por e rindërtoni atë duke shfrytëzuar fjalët dhe
fjalitë tuaja.

Parafrazimet janë më të shpeshta se citimet, në të gjitha


llojet e shkrimeve akademike.

Puna shkencore e studiuesve, e cila është cituar apo


parafrazuar në tekst duhet të listohet në mënyrë alfabetike
në listën e referencave në fund.

Çdo parafrazim apo citim i pjesëve të marra nga artikujt


shkencorë, duhet të përcillet me referencën që përmban:
autorin/ët, vitin e publikimit, titullin e artikullit, journal-in
shkencor ku është botuar, numrin dhe faqet.

Çdo parafrazim apo citim i pjesëve të marra nga librat,


duhet të përcillet me referencën që përmban: botuesin/
ët, vitin e publikimit, titullin e librit, vendin e botimit dhe
shtëpinë botuese.

Përveç APA, ka edhe stile të tjera të shkrimit të referencave,


si ajo: MLA, Oxford, Harvard dhe Chicago.

180 Referencat në shkrimin akademik


PYETJE PËR DISKUTIM

1
Pse është e nevojshme që të kemi një
sistem të unifikuar për referencat?

Sqaroni pse na duhet që për çdo


referencë të shkruajmë: autorin/ët, vitin
e publikimit, titullin e artikullit, zhurnalin
shkencor ku është botuar, numrin dhe
faqet?
2

3
Shpjegoni dallimet mes
parafrazimit dhe citimit?

181
DETYRA PËR USHTRIME

Shfrytëzoni kapitullin e parë të këtij libri “Shkrimi


akademik, një formë ndryshe e komunikimit” dhe me
fjalitë e përdorura nën titullin “Definimi dhe të kuptuarit e
shkrimit akademik” krijoni tre parafrazime dhe tre citime.

Shfrytëzoni të gjitha citimet direkte në këtë kapitull dhe


ktheni ato në parafrazime.

Gjeni një artikull shkencor që ka shfrytëzuar një sistem


tjetër për renditjen e referencave dhe listoni ato në mënyrë
alfabetike, sikurse kërkohet me manualin e Asociacionit
të Psikologëve Amerikanë (2012).

182
183
PLAGJIATURA

Lodhja është e zakonshme për studentët, teksa vihen përballë kërkesave


të shumta të mësimdhënësve për të shkruar ese, punime seminarike apo
raporte të hulumtimeve. Në të tilla raste, kur studentët kanë para vetes
shumë detyra për të bërë dhe në veçanti shumë për të shkruar, “rruga më e
shkurtër” tingëllon si zgjedhja ideale. Prandaj, disa zgjedhin që të kopjojnë
një seminar të bërë më përpara nga një koleg i tyre, të përkthejnë nje ese
nga interneti, apo të marrin pjesë teksti nga një autor dhe t’i paraqesin ato si
punën e tyre shkencore. Këto janë vetëm disa nga format jo etike të sjelljes
që studentët i vlerësojnë si pak të dëmshme, por që në fushën e shkrimit
akademik konsiderohen si shkelje të rënda, gjykohen si sjellje të pandershme
dhe sanksionohen rëndë, deri edhe në përjashtim nga studimet.

NË MËNYRË QË JU TË SHMANGNI
PLAGJIATURËN, NË KËTË KAPITULL,
DO TË OFROHET SQARIM PËR PYETJET
E MËPOSHTME:

- Çfarë konsiderojmë komunikim jo të sinqertë me lexuesin?


- Çfarë është pandershmëria akademike?
- Çfarë është plagjiatura?
- Çfarë është vetë-plagjiatura?
- Kur përfshihen studentët në plagjiaturë?
- Si sanksionohet plagjiatura?
- Si mund të identifikohet plagjiatura nga ana e
mësimdhënësve?
- Si mund të shmangim plagjiaturën?

185
PLAGJIATURA
Komunikimi jo i sinqertë
me lexuesit
Siç është përkufizuar në kapitullin e parë të këtij libri, shkrimi akademik është
një komunikim mes studiuesve. Krahas qartësisë, saktësisë, thjeshtësisë dhe
objektivitetit, studiuesit duhet të jenë të sinqertë kur shkruajnë artikullin e tyre.
Vetëm një debat që mbështetet mbi të vërtetat e nxjerra nga hulumtimet,
por kurrsesi e kundërta, mund të jetë i dobishëm për zhvillimin e shkencës
dhe pasurimin e njohjeve ekzistuese. Prandaj, nga secili studiues pritet që
të komunikojë drejt dhe saktë rezultatet e hulumtimit dhe jo t’i ndryshojë
ato vetëm për të mbështetur hipotezat apo për ta bërë më atraktive temën.
Gjithashtu, nga studiuesit pritet që të jenë krejt të sinqertë dhe të raportojnë
edhe mangësitë apo limitet e hulumtimit të tyre dhe jo t’i fshehin e tjetërsojnë
ato. Mbi të gjitha, është detyrë dhe detyrim moral i secilit studiues, që të
njohë dhe respektojë punën e të tjerëve por kurrë ta përvetësojë atë, në
mënyrë të paligjshme.

Përkundër rëndësisë së jashtëzakonshme që ka një komunikim i tillë i sinqertë,


jo gjithmonë e hasim edhe në praktikë. Në të kaluarën janë identifikuar edhe
raste të tilla, kur janë thyer rregulla të rëndësishme etike dhe studiuesit janë
përfshirë në vjedhje të pronës intelektuale të autorëve të tjerë, kopjim të
materialeve e ideve të të tjerëve. Por nga dënimet që kanë marrë, ju mund
të kuptoni, që kjo nuk është asnjëherë rruga që duhet ndjekur.

Kjo ka bërë që të rritet ndjeshëm edhe vëmendja e studiuesve ndaj


fenomeneve të tilla. Madje, terma të ndryshme janë krijuar për të emërtuar
veprime të tilla të studiuesve, që bien në kundërshtim me rregullat etike të
punës në shkencë. Si rezultat, sot njohim të ashtuquajturën “pandershmëri
akademike”. Pandershmëria akademike sipas Kolanko dhe bashkëpunëtorëve
(2006) është pjesëmarrje e qëllimshme e studiuesve në mashtrimin e lexuesit.
Ky mashtrim nënkupton gënjeshtrën e studiuesve në prezantimin e punës së
tyre shkencore apo prezantimin e punës shkencore të të tjerëve. Dy llojet më
të shpeshta të pandershmërisë akademike janë kopjimi dhe plagjiatura.

187
Plagjiatura... Plagjiatura
nënkupton
vjedhjen Plagjiatura është përvetësimi i kontributit
shkencor i të tjerëve. Ashtu siç e përshkruajnë
Fjala “plagjiaturë” e ka edhe autorë të tjerë, plagjiaturë kemi në
origjinën në antikitet ato raste, kur një studiues merr ide, fjalë e
dhe derivon nga fjala fjali nga një autor i caktuar dhe i prezanton
latine, që e ka kuptimin
ato sikur të ishin idetë, fjalët e fjalitë e tija
e “vjedhjes”, “plaçkit-
jes” apo “kidnap (nga (Bailey, 2011; Vallis, 2011). Sipas Bailey
anglishtja)”. Andaj, që (2011), kjo është një lloj vjedhje në shkrimin
nga ajo kohë, plagjiatura akademik dhe konsiderohet gjithashtu një
konsiderohet si një lloj
krim akademik. Si çdo produkt tjetër që
aktiviteti kriminal – ekuiv-
alent me vjedhjen (An- mund të gjendet në një dyqan, ideja dhe
gelil-Carter, 2000). shkrimi akademik ka çmimin e vet. Në dallim
nga produktet që mund të gjejmë në dyqan,
për t’i shfrytëzuar ato na duhet të paguajmë
një sasi të hollash, për të shfrytëzuar idetë
dhe fjalitë e një autori tjetër, na duhet që të
përmendim emrin e tij e të njohim kështu
mundin dhe punën që ai ka bërë.

Në komunitetin akademik, idetë dhe fjalët


shihen si pronë private e autorit, e atij që
për herë të parë i ka menduar dhe shkruar
ato. Çdo përsëritje e tyre duhet të njohë për
autor, atë që e ka thënë apo shkruar për herë
të parë. Kësisoj, sa herë që merrni pjesë të
tekstit nga një libër, artikull shkencor, ese
dhe punim seminarik, ju detyroheni që të
përmendni burimin e informacionit. Në të
kundërtën, ju bëni plagjiaturë.

188 Plagjiatura
Çfarë mund të konsiderohet plagjiaturë?

Dorëzimi i një eseje të shkruar nga dikush tjetër (p.sh. nga një student
i diplomuar në atë fushë, nga një web faqe) mund të quhet plagjiaturë e
rëndë. Por, edhe atëherë kur pa dashje keni harruar që të përmendni autorin
e një ideje që keni perifrazuar, apo edhe një pjese teksti që e keni cituar,
përbën plagjiaturë. Kjo është edhe arsyeja pse studiuesve ju kërkohet që të
kenë kujdes të shtuar, kur shkruajnë një artikull shkencor dhe të sigurohen që
asnjë nga idetë, fjalët dhe fjalitë e prezantuara nuk kanë për autor dikë tjetër.
Universitetet e ndryshme në mbarë botën, ju sqarojnë studentëve të tyre
që në fillim se çfarë është plagjiatura dhe çfarë mund të konsiderohet si
plagjiaturë. Teksti i mëposhtëm është marrë nga Universiteti i Londrës, dhe
ju mund të shihni se sa specifik është sqarimi i dhënë për studentët.

“Plagjiatura, që është një prezantim i hapur i fjalëve dhe mendimeve


të një autori tjetër, sikur të ishin tuajat, duhet të shmanget. Citimi
direkt i punës së botuar apo pabotuar (përfshirë edhe burimet nga
interneti) duhet të jetë gjithmonë i qartë dhe i identifikueshëm...
dhe një referencë e plotë deri tek burimi duhet të ofrohet në formën
e duhur. Kujtoni se, një seri e citimeve nga burime të ndryshme,
nëse nuk është e identifikuar si e tillë, përbën plagjiarizëm....
Barazvlefshëm, nëse ju e përmbledhni idenë apo gjykimin e një
autori tjetër, ju duhet që t’i referoheni sërish autorit në tekst dhe
duhet të përfshini punën, së cilës i jeni referuar sërish në listën e
referencave. Dështimi për ta bërë një gjë të tillë mund të rezultojë
me një gënjeshtër të shkruar nga ju...” (Universiteti i Londrës,
Instituti i Edukimit, 2002, f. 31).

Më poshtë mund të gjeni një listë me sjelljet që mund të konsiderohen


si plagjiaturë, të marra nga botimet e autorëve të ndryshëm në fushën e
shkrimit akademik (shih: Bailey, 2009; Oshima & Hogue, 2006; Zemak &
Rumisek, 2003).
1. Mospërdorimi i referencave kur ju përdorni idetë e të tjerëve,
2. Kopjimi i disa fjalive nga një artikull, pa dhënë referencë ,
3. Vetëm dhënia e referencës, por mospërdorimi i thonjëzave, kur
ju citoni një artikull të një autori tjetër,
4. Përvetësimi i strukturës së fjalive të një studiuesi tjetër pa
përdorur referencë,

189
5. Prezantimi i rezultateve të një
Plagjiatura hulumtimi tjetër, sikur ato të ishin
në mesin e rezultatet e hulumtimit tuaj,
studentëve 6. Kur ju e merrni një paragraf nga
një koleg i juaj dhe nuk e citoni
Në përgjithësi, studentët apo parafrazoni,
mendojnë se plagjia-
tura është një sjellje e 7. Nëse ju e angazhoni një koleg
pahijshme, por më pak tuajin që të shkruajë për ju.
serioze se mashtrimi 8. Nëse ju përdorni pjesë të një teksti
në provim apo kopjimi apo detyrë që e keni dorëzuar
(Baruchson-Arbib, 2004;
Elzubeir, 2003). Si pasojë më herët (tek një mësimdhënës
edhe numri i studentëve tjetër ) dhe përpiqeni që ta
që përfshihen në plag- mashtroni mësimdhënësin se kjo
jiaturë është më i madh. është një punë e re dhe kontribut
Të dhënat e hulumtimeve
të ndryshme tregojnë i ri shkencor.
për prevalencën në rritje
të plagjiaturës në am-
bientet akademike. Në
veçanti kjo ndihmohet
nga interneti, që fajëso-
het për lehtësimin që i ka
bërë një fenomeni të tillë
negativ (CQ Researcher,
2003; Renard, 2000).
Në vitin 2003, në një
studim të publikuar vihen
në pah shifra alarmante të
plagjiaturës tek studentët.
Gjithsejt 38% e stu-
dentëve kishin deklaruar
se ishin përfshirë në plag-
jiaturë (McCabe, 2009).
Në vitin 2005, po i njëjti
autor raporton se gjysma
e studentëve të anket-
uar në 68 kolegje dhe
universitete të Amerikës
Veriore, kanë pranuar se
të paktën një herë gjatë
studimeve të tyre janë
përfshirë në “vjedhje seri-
oze të punës së shkruar të
autorëve të tjerë”.

190 Plagjiatura
Ndëshkimet ndaj studentëve plagjiat
Çfarë mund të ndodhë në rast se kuptohet që studenti ka bërë plagjiaturë?
Rregullat, natyrisht, ndryshojnë nga një universitet në tjetrin dhe gjithmonë
varet edhe nga serioziteti i shkeljes që ka bërë studenti. Megjithatë, në secilin
universitet, plagjiatura është një sjellje e ndëshkueshme.

Vërejtje disiplinore
Vërejtja disiplinore me shkrim është një nga reagimet e zakonshme ndaj
studentëve plagjiat, ku bëhet e qartë që studenti ka shkelur rregullat e
universitetit dhe në rast të përsëritjes së një sjellje të tillë mund të rezultojë
në sanksione më të rënda, deri në përjashtim.

Qortimi
Qortimi i studentit plagjiat mund të jetë me shkrim apo me gojë dhe atij i
bëhet me dije shkelja që ka kryer dhe pasojat që bart ajo. Edhe tek qortimi,
studentit i bëhet e qartë që në rast të përsëritjes së një sjelljeje të tillë, ai
mund të përjashtohet nga universiteti.

Kërkim falje publike


Studenti detyrohet që të kërkojë falje publike për gabimin e bërë dhe të
zotohet, që nuk do ta përsërisë më këtë sjellje. Në raste të caktuara, studentit
i kërkohet që të adresojë faljen jo vetëm tek universiteti, por edhe tek autori/
ët prej nga është vjedhur ideja apo teksti.

Kompensimi
Në rast se plagjiatura ka rezultuar edhe me dëmtim financiar të autorit apo
universitetit, atëherë studentit i kërkohet që të kompensojë palën e dëmtuar
dhe universitetin. Një kompensim i tillë përcillet edhe me sqarimin, që në
rast të përsëritjes së një sjellje të tillë mund të rezultojë në sanksione më të
rënda, deri në përjashtim.

Suspendimi
Si pasojë e plagjiaturës së kryer, studenti mund të përjashtohet për një afat
të caktuar nga universiteti. Gjatë kësaj kohe ai/ajo ka mundësinë të reflektojë
për gabimin e bërë dhe i rikujtohet gjithashtu, që në rast të përsëritjes së një
sjellje të tillë mund të rezultojë në sanksione më të rënda, deri në përjashtim.

191
Përjashtimi
Në raste të plagjiaturës së rëndë, kolegji i mësimdhënësve të një institucioni
mund të marrë edhe vendimin për përjashtim të studentit nga universiteti.
Zakonisht, kjo është masa më e rreptë që e shoqëron përsëritjen e sjelljes
së pasinqertë apo plagjiaturës. Megjithatë në rastet kur plagjiatura është
e rëndë, atëherë mund të jetë edhe masa e parë dhe e vetme që marrin
drejtuesit e një universiteti. Për më tepër, përjashtimi nga universiteti mund
të përcillet edhe me një letër publike, ku sqarohet plagjiatura e bërë në
detaje dhe rezulton me pamundësinë e studentit të regjistrojë studimet në
një universitet tjetër.

Pse studentët bëjnë plagjiaturën?


Plagjiatura mund të jetë e qëllimshme dhe e paqëllimshme dhe mund të
ndodhë për shumë arsye (Gillet, Hammond & Mortala, 2009). Disa nga arsyet
që i shtyjnë studentët drejt plagjiaturës së qëllimshme janë ofruar nga Gillet
dhe bashkëpunëtorët (2009) si dhe Callahan (2004).

Ndër arsyet më të shpeshta janë:


1. Studentët nuk kanë kohën e mjaftueshme për të kryer një detyrë
të caktuar.
2. Studentët kanë ngarkesë të madhe dhe presion të madh për të
shkruar mirë.
2. Studentët mendojnë se mësimdhënësi nuk do ta vërejë/kuptojë.
3. Studentët mendojnë se nuk janë të aftë që ta kryejnë detyrën
ashtu siç duhet.
4. Studentët kërkojnë nota të mira apo sukses të lartë në një subjekt.
5. Studentët besojnë se shpërblimi mund të jetë më i madh se sa
dënimi i mundshëm në rast të hetimit.

Në anën tjetër, studentët mund të bëjnë plagjiaturë aksidentale apo të


paqëllimshme. Në raste të tilla, studentët pa qëllim, nga shkujdesi apo
paaftësia, shfrytëzojnë fjalët e ndonjë autori tjetër pa përmendur emrin e tij.

192 Plagjiatura
Kjo mund të ndodhë gjithashtu për disa
arsye: Si të shmangni
1.
Studentët nuk i dinë rregullat plagjiaturën?
e shkrimit akademik dhe Bailey (2011), sqaron se janë
përgjegjësitë që kanë ndaj autorit disa arsye pse studentët duhe
kur përdorin tekstin e tij. të shmangin plagjiaturën. Ndër
më kryesoret është fakti që
2.
Gjatë mbajtjes së shënimeve, kopjimi i punës së tjetrit nuk e
studentët nuk shkruajnë qartë se ndihmon dot studentin që të
ajo është një punë e marrë nga zhvillojë të kuptuarit e një përm-
bajtje, ideje apo teorie. Andaj,
një autor dhe më vonë harrojnë,
para se të jetë një mashtrim për
se ajo nuk është ideja e tyre dhe e komunitetin akademik, është
prezantojnë sikur të ishte e tillë. realisht mashtrim i vetes që bën
një student, i cili kopjon idetë e
3.
Mund të ngatërrojnë emrin e
tjerëve.
autorit me ndonjë tjetër. Mënyra më e mirë për të
shmangur plagjiaturën është,
Në të gjitha rastet, studentët mund që të citoni dhe parafrazoni
gjithmonë sipas rregullave të
të sanksionohen dhe dënohen për shkrimit akademik. Duhet që
plagjiaturë. Fakti që ju keni kryer një krahas ideve, teksteve që keni
plagjiaturë të paqëllimshme nuk mund t’ju përvetësuar, pjesëve të artiku-
jve shkencorë që keni marrë,
shpëtojë nga sanksionet e universitetit. të shkruani edhe autorin dhe
vitin e publikimit, në mënyrë
që të jetë e qartë për të gjithë
lexuesit, se ajo punë shkencore
nuk është e juaja, por është
lexuar nga ju dhe është për-
dorur në mënyrën e duhur për
të pasuruar esenë tuaj, temën
e diplomës apo artikullin tuaj
shkencor.
Në rastet e një parafrazimi të
saktë, studenti mbështetet
në materialin origjinal dhe e
transmeton kuptimin e atij
materiali, duke u shërbyer me
fjalët e veta dhe i mundëson
lexuesve që të dinë burimin e
saktë të informacionit. Në rastet
e përmbledhjes, studenti sërish
përdor referencën e autorit, por
e përmbledh në disa rreshta,
me fjalët e tij, kuptimin që e
transmeton autori në shumë
faqe.

193
Citimet Si mund të hetojnë
e tepërta dhe mësimdhënësit nëse
të panevojshme
studentët kanë bërë
Në përpjekje për të
shmangur plagjiaturën,
një pjesë e madhe e stu-
plagjiaturë?
dentëve shënojnë shumë
referenca në tekstin e tyre. Një mënyrë e re për të vërejtur nëse
Ajo që vërehet me një studentët kanë përvetësuar në mënyrë
të lexuar kritik, është që joetike punën shkencore të një autori tjetër,
vetëm një pjesë e vogël
është nëpërmjet softwer-eve kompjuterike.
e tyre janë të duhura në
tekst dhe të tjerat janë Megjithatë, mësimdhënësit përdorin edhe
krejt të panevojshme. Ju i njohuritë e tyre për të identifikuar pjesët e
detyroheni vetëm autorit, vjedhura të tekstit nga studentët.
që ka shkruar për herë të
parë tekstin, që dëshironi
të parafrazoni apo citoni Duke qenë se mësimdhënësit kanë lexuar
dhe jo atyre që e kanë dhe lexojnë në vazhdimësi shkrime të
bërë të njëjtën gjë që ndryshme akademike në fushën e tyre
dëshironi të bëni edhe ju.
profesionale, ata ndonjëherë e kanë të lehtë
Pra, ju nuk keni ndonjë de-
tyrim ndaj atyre që e kanë të identifikojnë, se kush nga studentët ka
parafrazuar apo cituar të bërë plagjiaturë idenë apo tekstin nga një
njëjtin tekst. autor i caktuar.

Në veçanti mësimdhënësit e konfirmojnë,


se është e lehtë të shihet se kur një pjesë
e tekstit është përvetësuar nga dikush tjetër,
sepse stili i shkrimit, qartësia, saktësia dhe
thellësia e të menduarit në atë pjesë, dallon
ndjeshëm nga pjesët e shkruara nga vetë
studenti.

Për më tepër, shumica e mësimdhënësve


kërkojnë, që të sigurohen që studenti është
kompetent për atë që ka shkruar dhe këtë e
bëjnë duke e ftuar atë në një bashkëbisedim
apo duke i kërkuar që të bëjë një prezantim
të shkurtër. Dështimi për të transmetuar

194 Plagjiatura
edhe në mënyrë verbale atë që është shkruar,
është një indikacion për mësimdhënësin, që
studenti nuk e ka shkruar vetë esenë apo
artikullin.

Vetë-plagjiatura
Interneti Mund të tingëllojë çu-
dhe plagjiatura ditshëm, por një lloj
i plagjiaturës është
edhe vetë-plagjiatura.
Interneti ka sjellë sot mundësi të pakufishme Vetë-plagjiatura haset
për plagjiaturën. Mjafton të hysh në internet në ato raste, kur autorët
dhe të kërkosh ese për çdo lloj teme dhe marrin pjesë nga tekstet e
tyre të botuara më herët
ato shfaqen para jush. Disa mund t’i marrësh dhe i fusin ato në teks-
pa pagesë,ndërsa për të tjerat duhet të tin që duan të botojnë
paguash një shumë modeste për t’i pasur rishtaz. Kjo konsiderohet
në dispozicion. Megjithatë, sikurse ju, edhe plagjiaturë dhe është një
formë tjetër e komunikimit
mësimdhënësit tuaj kanë qasje në të njëjtat të pasinqertë me lexuesin,
burime. Kjo nënkupton që mësimdhënësi sepse autori ka tendencën
fare lehtë mund të gjejë të njëjtin ese në që të paraqes punën e tij
origjinal, nëse kërkon në internet. të mëhershme si punë dhe
kontribut të ri shkencor.
“Të vjedhësh nga vet-
Mund të thuhet lirisht që sot ka një ‘luftë’ të ja” është po ashtu e
vazhdueshme në mes të dy kaheve. Nga njëra dënueshme, prandaj
anë grupi i ekspertëve të fushës së edukimit, duhet të bëni kujdes. Në
shkrimin akademik ju i
që punojnë fuqishëm për të zhvilluar detyroheni vetes, njësoj
softwer-e dhe mënyra të ndryshme për të sikurse i detyroheni edhe
detektuar plagjiaturën dhe në anën tjetër, autorëve të tjerë. Për të
një numër i madh kompanish piraterike, që shmangur plagjiaturën,
mjafton që në fund të
përpiqen të zhvillojnë bizneset e tyre me idesë apo tekstit që keni
shitjen e eseve dhe shkrimeve ndryshme marrë nga puna juaj e
akademike. Është e sigurtë, që studentët mëparshme akademike,
të cilët zgjedhin plagjiaturën e teksteve të të vendosni mbiemrin
tuaj dhe vitin e publikimit,
ndryshme akademike, janë humbësit më të ashtu siç bëni me autorët
mëdhenj. e tjerë. Tek e fundit, a nuk
është e bukur që të citoni
apo parafrazoni veten
tuaj?!

195
Krahas qartësisë, thjeshtësisë dhe objektivitetit, studiuesit
FAKTE TË SHPEJTA PËR KAPITULLIN duhet të jenë të sinqertë kur shkruajnë artikullin e tyre dhe
duhet të raportojnë saktë të gjetjet e hulumtimit të tyre.

Pandershmëria akademike është pjesëmarrje e qëllimshme


e studiuesve në mashtrimin e lexuesve, duke i ofruar atyre
informacione të pasakta.

Plagjiatura nënkupton përvetësimin e ideve, fjalëve e


fjalive nga një autor i caktuar dhe prezantimin e tyre sikur
të ishin idetë, fjalët e fjalitë tuaja.

Mospërdorimi i referencave, kur ju përdorni punën


shkencore e të tjerëve përbën plagjiaturë.

Plagjiatura mund të rezultojë në dënime të studentëve që


ndryshojnë nga vërejtja disiplinore verbale apo e shkruar
deri tek përjashtimi nga studimet.

Plagjiatura mund të jetë e qëllimshme, kur studenti


me vetëdije të plotë përvetëson pandershëm punën
akademike të një autori tjetër apo plagjiaturë aksidentale,
kur nga mosnjohja apo pakujdesia studenti nuk kryen
detyrimin ndaj autorëve të punës shkencore.

Vetë-plagjiatura haset në ato raste kur autorët marrin


pjesë nga tekstet e tyre të botuara më herët dhe i fusin
ato në tekstin që duan të botojnë rishtaz.

Softwer-e të ndryshme kompjuterike janë zhvilluar


për identifikimin e plagjiaturës. Gjithashtu, edhe
mësimdhënësit shfrytëzojnë përvojën e tyre për të
identifikuar punimet plagjiaturë të studentëve.

Parafrazimi dhe citimi i drejtë, sipas standardeve të


përcaktuara për shkrim akademik i çdo ideje apo
informacioni të marrë nga autorët e tjerë, është mënyra e
vetme për të shmangur plagjiaturën.

Ju i detyroheni vetëm autorit, që për herë të parë ka


shkruar tekstin, që ju dëshironi të parafrazoni apo citoni,
jo edhe atyre që e kanë parafrazuar apo cituar atë.

196 Plagjiatura
PYETJE PËR DISKUTIM
Cilat mendoni se janë mënyrat

1
më të mira për identifikimin e
plagjiaturës?

2
Numëroni dëmet që mund të shkaktojë
plagjiatura për komunitetin akademik?

3
Cilat duhet të jenë mënyrat e punës me
studentët, në mënyrë që ata të kuptojnë
rëndësinë e komunikimit të sinqertë me
lexuesit?

4
Cila janë masat e drejta të
ndëshkimit të studentëve në rast të
plagjiaturës sipas jush?

5 Si mund të shmangim citimin dhe


parafrazimin e tepërt?

197
DETYRA PËR USHTRIME

Hulumtoni në web-faqet e universiteteve të ndryshme dhe


gjeni modelet e prezantimit të plagjiaturës dhe formave
të ndëshkimit.

Hartoni një listë me disavantazhet e plagjiaturës për


zhvillimin akademik të studentit, që do të mund të
përdorej në një fushatë vetëdijësimi kundër plagjiaturës
në universitetin tuaj?

198 Plagjiatura
REFERENCAT
Angelil-Carter, S. (2000). Stolen empirical investigation. Nursing
Language? Plagiarism in Writing. Education Perspective, 48 (11),
Essex: Pearson Education Limited. 614-623.
Bailey, S. (2011). Academic Writing: McCabe, D. (2005) It takes a village:
A Handbook for International Academic dishonesty. Liberal
Students. Third Edition. London: Education Summer/ Fall: 26–31.
Routledge.
Oshima, A. & Hogue, A. (2006). Writing
Baruchson-Arbib, Sh. & Yaari, E. Academic English, 4th ed. New
(2004). Printed Versus Internet York: Pearson Education Inc.
Plagiarism: A Study of Students'
Renard, L. (2000). Cut and paste
Perception. International Journal
101: Plagiarism and the net.
of Information Ethics,1, 2-7.
Educational Leadership, 57,
Callahan, D. (2004). The Cheating 38–42.
Culture: Why More Americans
Vallis, G. (2011). Reason to Write:
Are Doing Wrong to Get Ahead.
Applying Critical Thinking to
Orlando: A Harvest Book,
Academic Writing. North Carlina:
Harcourt, Inc.
Kona Publishing.
CQ Researcher, (2003). Combating
Zemach, d. E., & Rumisek, L. A. (2003).
plagiarism: Is the Internet
College writing from paragraph to
causing more students to copy?
essay. Oxford: MacMillan.
Congressional Quarterly INC, 13,
773–796.
Elzuiber, M. A., Rizk, D. E. (2003).
Exploring perceptions and
attitudes of senior medical
students and interns to academic
integrity. Medical Education, 37(7),
589-596.
Gillett, A., Hammond, A. and Martala,
M. (2009). Successful academic
writing. Harlow: Pearson
Education Limited.
Kolanko, K., Clark, C., Heinrich, K.,
Olive, D., Serembus, J. & Sifford,
K. (2006). Academic dishonesty,
bullying, incivility and violence:
Difficult challenges facing nursing
education. Nursing Education
Perspective, 27, 3443.
McCabe, D. L. (2009). Academic
dishonesty in nursing schools: an

199
PËRSHTYPJE PËR LIBRIN

Libri është strukturuar dhe dizajnuar shumë mirë:


* Gjuha e përdorur është e rrjedhshme, e kuptueshme dhe pa
shprehje "lodhëse";
* Përmbajtja e tekstit është e arsyeshme dhe e justifikon titullin e
qëllimin e librit;
* Fjalitë janë të thjeshta, të ndërtuara mbi baza kognitive-empirike,
që gjithsecili i kupton;
* Metodologjia e parashtrimit te çështjeve të trajtuara është bërë
në mënyre didaktike;
* Teksi është i llojit te doracakut, që mund t'i shërbejë çdokujt, që
merret me shkrim akademik.

MD, FMD, Ms, PhD. Flamur Blakaj


Mjek ligjor

Ky libër është unik në gjuhën shqipe, në trajtimin e tërësisë së shkrimit


akademik, i cili gjen zbatim të gjerë si tek studentët e niveleve të
ndryshme të studimit, ashtu edhe tek akademikët, që synojnë të shtojnë
aktivitetin e tyre kërkimor.

MSc. PhD. cand. Bujar Gallopeni


Studiues i shkencave të Aplikuara në Psikologji

201
Instrumenti i fundit ndihmës për shkrimin e suksesshëm akademik, gjatë
studimeve dhe në shkencë – si mund të shkruhet një punë shkencore
që merr për bazë kriteret e cilësisë dhe njëkohësisht mbetet miqësore
për lexuesit, konçiz, ilustrues dhe me shumë shembuj rreth përmbajtjes
e stilit, është pikërisht kjo vepër që na gjendet përpara, që demonstron
se si mund të shkruhet suksesshëm dhe qartë. Përse i nevojitet punës
shkencore një temë e formuluar në mënyrë preçize? Një pyetje
hulumtimi? Përkufizimet dhe hipotezat? Pjesa e teorisë? Cila literaturë
është e preferuara në këtë drejtim? Si vlerësohet cilësia e tyre? Si duhet
të ndahet dhe strukturohet përmbajtja? Si argumentohet shkencërisht?
Si të jesh gati në kohë? Si të tejkalohen krizat gjatë shkrimit? Si zhvillohet
një stil shkrimi që të jep kënaqësi kur e lexon?

Kapitujt e këtij libri ofrojnë një kombinim të informatave profesionale


të specializuara, që lidhen me studimin, strategjitë psikologjike të të
mësuarit, për zgjidhjen e problemeve dhe këshillat e sugjerimet për
aplikimin praktik. Libri “ Shkrimi Akademik” është një këshillues i mirë
që të jep shembuj, blloqe tekstesh të një pune shkencore, të sqaron
fjalorin dhe stilin e përdorur dhe të shoqëron hap pas hapi deri te
hartimi i tekstit të përsosur. Kjo shumëllojshmëri e teksteve, shembuj
dhe ndihmesave konkrete të formulimit të tyre, e bëjnë këtë libër një
enciklopedi dhe referencë thelbësore për studentët.

Fitim Uka i njeh të gjitha këto probleme nga përvoja e tij dhe seminaret e
panumërta me studentët. Libri i tij çon shpejt drejt tekstit të suksesshëm
shkencor dhe ofron përgjigje të përshtatshme për secilin problem gjatë
shkrimit të këtyre teksteve.
Me plot respekt për punën shembull.

MScNH. Naime Brajshori, PhD cand.


Studiuese e Shkencave Shëndetësore

202
Libri që keni në dorë, është një përmbledhje solide dhe mjeshtërisht e
organizuar mbi historikun, anën teorike, aplikative si dhe implikimet e
shkrimit akademik në disiplinat studimore sociale.

Librin e bën të veçantë natyra e tij ilustrative dhe prania e shembujve,


fakteve dhe e kurioziteteve nga më të ndryshmet, të cilët vështirë
t'i hasni diku tjetër. Më tutje, kjo natyrë ilustrative dhe e dendur me
shembuj e fakte interesante, e bën librin të këndshëm për lexim,
megjithëse fusha e trajtimit në libër është krejtësisht teorike. Autori,
përmes një pune hulumtuese shumëdrejtimshe, duke u mbështetur në
përvojën e tij në mësimdhënie, na servir teorinë e shkrimit akademik,
në një produkt i cili është i këndshëm dhe atraktiv për t’u lexuar. Këtu
mendoj se qëndron edhe e veçanta apo pika e fortë e këtij libri.

MSc. PhD. cand. Naim Telaku,


Psikolog

Kisha fatin që këtë libër ta shihja njëherë si draft të parë , pastaj ta


merrja në dorë të tillë…të përkryer. Që në momentin e parë, më la
shije të mirë gjuha e shprehur, e cila ishte e thjeshtë, e kuptueshme dhe
interesante. Me gjithë empatinë që e karakterizon autorin e këtij libri,
Fitim Uka, ka arritur në mënyrë të përsosur t’ja adresojë studentëve,
profesionistëve nga fusha të tjera dhe mësimdhënësve apo kolegëve
të tij.

Ajo që e bën më të veçantë këtë libër janë faktet, kuriozitet, shembujt


që i bashkangjiten shumë bukur teorisë, tamam si njësi e vetme.
Ashtu siç ka nevojë truri për fjali të pakomplikuara, për të kuptuar një
përmbajtje, ashtu dhe syri ka nevojë për qetësi dhe ngjyrë, kjo e realizuar
mjeshtërisht në këtë libër. Ilustrimi i figurave, ngjyrat dhe dizajnimi janë
përsosmëria dhe kapaku i bukurisë së këtij të fundit.
Teksa e shfletova për të fundit herë, thashë; ”Kur kam një libër, i cili
me pëlqen që në goditjen e parë, gjej kohë ta rilexoj, duke shënuar
gjithçka interesante në të”.

Msc. Anisa Hasani,


Logopede

203
Libri i autorit Fitim Uka, është një kontribut i jashtëzakonshëm në
fushën e artit të shkrimit, në përgjithësi dhe shkrimit akademik në
veçanti. Autori në mënyrë origjinale dhe unike ka prezantuar format
dhe rregullat e shkrimit akademik.

Ai pratikisht ka ilustruar se ”Si”, ”Çfarë” dhe “Pse” duhet përdorur gjatë


punimeve akademike. Të jeni të bindur se ky libër nuk do të përfundojë
mbi kornizat e orendive tuaja, por do të jetë referencë e vazhdueshme
për çdo punim tuajin akademik, sidomos për studiuesit e shkencave
sociale dhe shkencave shëndetësore.

Me këtë libër autori sikur i është përgjigjur me empati thënies së Albert


Ajnshtajnit, i cili thoshte: “Mua nuk më duhet të di çdo gjë, mua vetëm
më duhet të di ku ta gjej atë”.

MSc. Besnik Peci,


Sociolog & Psikolog

204

You might also like