You are on page 1of 1

ANALIZË KRAHASUESE E TEKSTEVE LETRARE

II.
1. a. A është e mundur që F. Niçja ta ketë krijuar poezinë “Zogu Albatros” mbi
bazë të njohjes së – dhe nën frymëzimin e – “Albatrosit” të Bodlerit? b.
Ç’procedime duhet të bëjë studiuesi për ta konfirmuar apo përjashtuar një
mundësi të tillë? c. Nëse marrim të konfirmuar njohjen e “Albatrosit”
bodlerian nga Niçja, cilin vlerësoni si riorientimin themelor që ky i fundit i
bën në krijimin e vet tekstit burim? d .Sa dhe si mund të jetë kjo në pajtim
me njërën prej pikave fokale (kyçe) të filozofisë niçeane? e. Sa, si dhe pse
(nëse) mund të jenë ndikuar rezultatet e analizës krahasuese të dy poezive
prej faktit se ato i shqytuam jo në origjinal, por në variante përkthimore
shqip?

2. Me cilat premisa i qaset studenti/studiuesi me formim në letërsinë e


krahasuar tekstit letrar? Si mund të përkufizohet koncepti komparatist mbi
këtë tekst?

3. Cilat janë të përbashkëtat, cilat ndërlidhjet e ku dallojnë mes njëri-tjetrit: a.


raportet gjenetike (tekstuale); b. Raportet tipologjike (kontekstuale); c.
Raportet invariantore (universale)? Konkretizojini pohimet me shembuj nga
njohuritë tuaja historiko-letrare e përvojat e leximit rreth raporteve të
letërsisë shqipe me letërsi të tjera.

4. Cilat janë përvojat më kryesore teorike, metodike e të praktikës studimore


që keni fituar gjatë diskutimeve të zhvilluara nën shembullin poezinë “Kangë
në vete” (Migjeni)?

5. Përmblidhni me fjalët tuaja, pa riprodhim të pacituar nga tekstet: objektin


e studimit, metodën e zgjedhur, hipotezën bazë, argumentet kryesore dhe
përfundimin në të cilin arrijnë autorët në artikujt që keni përzgjedhur
(Lasgush Poradeci, Eminesku i keqkuptuar. La Steaua ... dhe dy artikujt e tjerë
ose, së paku, njërin prej artikujve).

You might also like