You are on page 1of 41

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I HISTORI-FILOLOGJI
DEPARTAMENTI I GJUHËSISË

PUNIM DIPLOME

TEMA:Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt shqipes standarde.

UDHËHEQËS: PUNOI:
Prof.dr.Shezai Rrokaj Adela Muka

TIRANË,2020
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 1

Tabela e përmbajtjes:

Abstrakt.......................................................................................................................................................3
Falenderime dhe mirënjohje........................................................................................................................4
Metodologjia...............................................................................................................................................4
Kreu 1. Pjesa Historiko-Gjeografike e Tiranës...........................................................................................5
1.1. Informacion i shkurtër reth qytetit të sotëm, TIRANA...............................................................5
1.2. Harta ku shënohet Tirana..............................................................................................................5
1.3. Tirana (Tirona)...............................................................................................................................5
1.4. Tiranasit (Tironasit).......................................................................................................................7
Kreu 2. Analiza fonetike mes të folmes së Tiranës dhe gjuhës standarde....................................................8
2.1. Gjuha Shqipe dhe dialektet............................................................................................................8
2.3. Ndrshimet Fonetike......................................................................................................................10
2.5. Gjatësia e zanoreve.......................................................................................................................10
2.6. Zanoret e theksuara......................................................................................................................11
2.7. Zanoret e patheksuara.................................................................................................................11
2.8. Grupet e bashkëtingëlloreve........................................................................................................13
Kreu 3. Ndryshimet gramatikore mes të folmes së Tiranës dhe gjuhës standarde.....................................14
3.1.Emri................................................................................................................................................14
3.1.1 Gjinia...........................................................................................................................................14
3.1.2. Trajta..........................................................................................................................................15
3.1.3. Rasa............................................................................................................................................16
3.1.4. Numri..........................................................................................................................................16
3.1.5. Nyja.............................................................................................................................................17
3.2. Përemri..........................................................................................................................................17
3.2.1. Përemrat vetorë.........................................................................................................................18
3.2.2. Përemrat e pacaktuar................................................................................................................18
3.3.Folja................................................................................................................................................18
3.3.1. Mënyra Dëftore..........................................................................................................................18
3.4. Pjesëzat..........................................................................................................................................20
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 2

Kreu 4. Ndikimi dhe depërtimi i gjuhës standarde në të folmen e Tiranës................................................21


4.1 Përfundime.....................................................................................................................................27
4.2.1 Fjalorth........................................................................................................................................29
4.2.2 Tekste...........................................................................................................................................38
4.3. Bibliografia historike:..................................................................................................................41
4.4. Bibliografi gjuhësore:..................................................................................................................42
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 3

Abstrakt

Gjuha është mjeti themelor I komunikimit në shoqërinë njerëzore, është ajo ç’ka e dallon atë nga
qeniet e tjera të gjalla. Gjuhën e perdorim në çdo çast për të përmbushur nevojat tona jetësore si
edhe për të komunikuar me njerëzit që na rrethojnë. Aftësitë e njeriut janë të shumta dhe të
ndryshme, kështu gjuha është diçka e veçantë kundrejt aftësive të tjera të cilat janë të prirura për
të qenë të tilla, gjuha është diçka e trashëguar. Kjo vërtetohet në faktin se në botë ekzistojnë
shumë gjuhë, ne kemi gjuhën tonë, gjuhën Shqipe. Për shqiptarët themi se I përkasin një
bashkësie gjuhësore pasi merren vesh me njeri-tjetrin me anë të gjuhës shqipe, pra gjuha është
gjëja themelore e përbashkët që I bashkon, por përtej kësaj fillojnë dallimet. Shqiptarët janë të
shpërndarë në krahina, qytete e fshatra, madje edhe në shtete të ndryshme; ata u përkasin
shtresave shoqërore e profesioneve të ndryshme, janë moshash e gjinish të ndryshme. Këto
dallime pasqyrohen edhe në gjuhë, kështu gjuha kombëtare shfaqet në variante të ndryshme, në
varësi të territorit ku flitet ose të klasës a të shtresës shoqërore të cilës i përkasin folësit e saj.

Ndarja territoriale gjuhës shqipe përbën pasurinë më të madhe të ruajtjes së saj. Mund të them
me bindje se “gjuha jeton përmes dialekteve”, kjo gjë shpesh harrohet dhe në kohën e njeriut
modern kjo shihet thjesht si diçka historike, në kohën në të cilën jetojmë dialektet janë në një
tkurrje e shpesh drejt një shuarje të plotë. Gjërat e trashëguara gjithmonë duhet të ruhen fort, e
me këtë shtjellim të mëposhtëm kjo dukuri do të trajtohet nën shembullin e dialektit të Tiranës, e
cila me vështirësi të madhe është treguar rezistente dhe ka mbijetuar, përtej kësaj shpreh
keqardhjen time për brezat e rinj të cilët nuk përdorin gjuhën e trashëguar nga të parët e tyre,
humbin një pasuri tepër të madhe. Nuk jam dakord që njeriu sot të mos zotërojë gjuhën standarde
por nuk jam absolutisht dakord të harrojë origjinën e tij, e njeriu kudo që të jetë gjuha e bën të
ndihet në vendin e tij. Unë sot studioj Gjuhë Shqipe –letërsi çka më ka mësuar përpos së gjithash
së pari vlerën e gjuhës dhe më gëzon fakti kur njerëzit më të cilët komunikoj më komplimentojnë
për zotërimin dhe përdorimin e gjuhës së vendit tim, e dialektit Tironas’, e gëzohem edhe më
shumë kur dëgjoj që njerëzit me çfarëdo prejardhjeje ruajnë fort gjuhën e tyre.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 4

Falenderime dhe mirënjohje

Falenderimi më i madh i takon familjes sime e cila më ka mbështetur në të gjitha aspektet gjatë
gjithë këtyre vitete dhe kanë patur besim të plotë në aftësitë e mia. Gjithashtu një falenderim dhe
mirënjohje shkon për të gjithë profesorët dhe personelin e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë,
dega Gjuhë- letërsi dhe veçanërisht prof. dr Shezai Rrokaj duke e falenderuar për përkushtimin,
sugjerimet, këshillat dhe mbi të gjitha besimin gjatë gjithë punimit të temës.

Metodologjia

Për të trajtuar këtë temëjam mbështetur në studime të përgjithshme mbi dialektologjinë dhe
shqipen standarde, libra historikë për qytetin e Tiranës dhe historinë e saj. Një vend të veçantë
zënë intervistat gjysmë të strukturuara.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 5

Kreu 1. Pjesa Historiko-Gjeografike e Tiranës

1.1. Informacion i shkurtër reth qytetit të sotëm, TIRANA

Qyteti i sotëm I Tiranës daton në vitin 16141, ku zë fill me Xhaminë e Vjetër, fakt i cili nuk
mund të mohojë lashtësinë e qytetit por nuk mund të themi se qyteti i sotëm nuk është vazhdim i
tyre. Lufta kundër Osmanëve e cila zgjati për shumë kohë, solli pasoja të rënda për të gjithë
vendin, një mjerim ekonomik, zvogëlim dhe migrim të popullsisë. Por në gjysmën dytë të
shekullit XVI ishin kapërcyer këto pasoja dhe kishte filluar rritja ekonomike si dhe rritje e
popullsisë. Në prag të themelimit të saj Tirana kishte vetëm 15 shtëpi e deri më sot qyteti i
Tiranës është një nga qytet më të mbi populluara. Në lidhje me emërtimin e qytetit janë tri
hipoteza të cilat do i përmend më poshtë, por nuk ka akoma një version bindës dhe pëfundimtar
për shpjegimin etimologjik të emrit të kryeqytetit tonë.

1.2. Harta ku shënohet Tirana

Në një botim të Institutit Italian të Kulturës, me titull “Albania”, është botuar harta e Giacomo
Cantelit, “Albania propria overo superior” (Shqipëria e mirëfilltë ose e epërme). Kjo hartë i
takon vitin 1689 dhe bën pjesë në vëllimin e dytë të Mercurio Geografico; ajo është publikuar në
disa botime, që nga viti 1669 e deri në vitin 1692. Në realitet harta ka përmasat 54,5 x42,8 cm,
por në librin e botuar përmasat kan qenë më të vogla gjë që nuk ka lejuar të lexosh emrin e
Tiranës as nëpërmjet zhvillimit kompjuterik. Tek kjo hartë është shënuar emri i qytetit në formën
Terrana dhe kjo është harta e parë e zbuluar deri më sot që përmban emrin e Tiranës. Nëse
botimi i parë ka qenë i njëjtë me atë të vitit 1689, atëher mund të themi se Tirana u pasqyrua, për
herë të parë në një hartë, në vitin 16692.

1.3. Tirana (Tirona)

Tirana është kryeqendra qarku dhe rrethi me të njëjtën emër dhe kryeqyteti i Republikës së

1
G. Bakiu, Tirana e vjetër, Tiranë,2019, fq. 43.
2
G. Bakiu, Tirana e Vjetër, Tiranë,2019,f.65.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 6

Shqipërisë. Tirana ndodhet në qendër të Shqipërisë, reth 35 km në lindje të Durësit dhe rreth 40
km në veri-perëndim të Elbasanit, në një luginë të rrethuar nga Mali i Dajtit. Qyteti u themelua
në vitin 1614 nga Sulejman Pashë Bargani, me origjinë nga fshati Mullet dhe u përmend për herë
të parë në një dokument të Vnedikut më 1418. Gjatë gjithë historisë së saj ajo ishte një qendër
romake dhe bizantine në periudhën e zgjerimit të saj të parë, pushtohet nga perandoria turko-
osmane në shekullin e e pesëmbëdhjetë ku ndikoi në shumë aspekte dhe sigurisht duke prekur
pak edhe gjuhën. Tirana e shpalli pavarësinë më 2 nëntor 1912, dhe u shpall edhe si kryeqytet me
11 shkurt 1925 nga Asambleja Kushtetuese. Por si u emërua ky qytet?

Janë dhënë tri argumenta në lidhje më këtë shpjegim; i pari vjen nga August Degrand sipas të
cilit , themeluesi i qytetit Sulejman Pasha e quajti atëTehran në kujtim të një fitoreje të korrur në
Persi , më pas ky emër u transformua në Tirana 3. Një versioni parë vjen përsëri në lidhje me
themeluesin e qytetit ku sipas Ahmet Gashit, Sulejman Pasha pa një të papunë që luante me ranë
(rërë) dhe kur pashai e pyeti se ç’po bëntë, ai u përgjigj: “Jamë tue tjerrë ranë”. Kështu ai e quajti
qytetin Tir ranë , emërtim që u transformua në Tiranë4.

I dyti version mbështëtët në hipotezën e transformimit të togfjalëshit vendas “të ranat” (të rana,
të rëna), që nënkupton një fushë të formuar nga depozitimi i materialeve të ngurta, që sillnin ujrat
që kalonin nëpër të. Verisioni i tretë vjen nga emri latinisht Tyros dhe greqisht Turos greqishtja
“tiri-djathë” që nënkupton një vend të bulmetit 5. Asnjë nga varsionet nuk është shumë bindës
dhe akoma nuk kemi një version përfundimtar, por nuk është qyteti i parë me një problem të tillë.
Ky kryeqytet deri në ditët e sotme ka patur një zhvillim te jashtëzakonshëm duke u bërë qendra
më e madhe ekonomike, kulturore, akademike, politike e vendit. Sigurisht zhvillime dhe
ndyshime të mëdha ky vend pësoi edhe nga ana e gjuhës. Por këto gjëra janë ruajtur shumë në
fshatrat e saj.

Tirana ndodhet në një vijë d.m.th në një zonë që përfshin ç’përmbledh trekëndëshi Durrës-
Elbasan- bregdet. Por edhe brenda kësaj zone Tirana ka veçantitë e saj gjuhësore, veçanërisht ato
veçori që japin tingëllimin e vërtetë Tironas’. Shumë vite më përpara e folmja e Tiranës kishte
një shtrirje shumë të gjerë derisa u vendos gjuha Shqipe Standarde ku u vendos toskërishtja
sigurisht me disa ndryshime të vogla njësuese më 1972. Ky ishte faktori i parë që u bë pengesë
3
Po aty, f.62 .
4
A.Gashi, Gjeografia e Shqipnis, Tiranë,1933, f.67.
5
Historija e Tiranës, në “Shqypnija e ilustrueme”, kalendari, Shkodër,1929,f.54.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 7

në përdorimin e saj, sigurisht nuk mund të mënjanojmë edhe migrimin e shumë familjeve jugore
dhe veriore. Mirëpo gjuha dhe dialektet janë të qëndrueshme. Sot në kryeqytet rrallë e dëgjojmë
të flitet, por fshatrat e saj nuk e kanë humbur madje shumica prej tyre e ruajnë me fanatizëm, por
për fat të keq në përgjithësi është reduktuar. Në shumë fshatra veçantitë e kësaj gjuhe nuk kanë
humbur sidomos kur bëhet fjalë për përdorimin e tyre nga mosha e mesme dhe të moshuarit të
cilët mundohen ta lënë si trashëgim për brezat e rinj.

1.4. Tiranasit (Tironasit)

Siç kuptohet në shqiptarët jetojmë në një vend të vogël, thuajse në të njejtën gjërësi gjeografike;
kanë përjetuar sisteme dhe qeveri të njëjta, por dallimet midis tyre qëndojnë mes atyre që ka
sjellë terreni apo jeta sociale, d.m.th viset malore apo fushore, fshati apo qyteti, shkalla e
civilizimit e cila është e lidhur ngushtë me gjeneologjinë familjare si dhe traditën, siç është diçka
e lindur intelekti apo kultura e fituar në individë të veçantë. Tiranasit janë qytetarë të cilët së pari
shquhen për një sërë vetish që lidhen drejt përdrejt me vendin ku mori jetë qyeti i sotëm. Ata
kanë kulturë, tradita të cilët i ruajnë dhe i trashëgojnë brez pas brezi. Kanë veshjet e tyre
karakteristike, banesat, zakonet, ritet të cilat i veçojnë nga të tjerët, një gjë tjetër e rëndësishme
është e folura, e cila ka veçantitë e saj. Pyetjes se sa kohë, breza duhet të kesh banuar në Tiranë
që të quhesh tiranas dhe që shpesh vështirë të gjesh një përgjigje plotësisht bindëse do të shpreh
mendimin tim në lidhje më këtë. Nuk mund të mohojmë faktin për një gjë shumë të dukshme siç
është migrimi i qytetarëve të shqipërisë nga veriu dhe jugu që janë shpërngulur nga një kohë e
gjatë në qytetin e Tiranës dhe fshatrave të saj, e pikerisht që në momentin e ardhjes në Tiranë
fillon pra të jesh pjesë e saj dhe fillon “proçesi” i bërjes tiranas. Por që ky proçes të përfundojë
duhet të kalojnë 3-4 breza, duke ditur se një brez “nënkuptohet” një periudhë 25-30 vjeçare.
Nëditët e sotme brenda qytetit të Tiranës vështirë të gjesh breza të tillë, ata të cilët mund të
quhen “puro” Tironsë’ , por në fshatrat e saj ka shumë familje të cilët vazhdojnë të kenë të
njejtën vijë kulture, tradita , zakone e gjuhë të njëjtë me kohën e vjetër të Tiranës.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 8

Kreu 2. Analiza fonetike mes të folmes së Tiranës dhe gjuhës standarde

2.1. Gjuha Shqipe dhe dialektet

Gjuha shqipe ka dy degë të mëdha për ndarjen e gjuhës, ne edhe pse e kuptojmë mirë njëri –
tjetrin pavarësisht krahinës qëi përkasim ka sigurisht dallime të cilat herë herë dalin edhe të
mëdha. Kjo ndarje është me bazë territoriale: gegërishtja ose dega e trojeve shqiptare, që shtrihen
neë Shqipërinë Veriore, dhe toskërishtja 6 ose dega e trojeve shqiptare, që shtrihen në Shqipërinë
Jugore.

Gegërishtja dhe toskërishtja janë variante të së njejtës gjuhë kombëtare: të shqipes, ashtu si dhe
bartësit e tyre shqiptarët (përkatësisht gegët dhe toskët) janë pjesë përbërëse të së njejtës etni, e
të njëjtit komb: kombit Shqipar.

Fjala dialekt ka një histori të gjatë dhe kemi patur shumë përkufizime në lidhje me të, por një
përkufizim më të pranueshëm na e ka dhënë J.Gjinari në tekstin “Dialektologjia Shqiptare”
(1988): “ Dialekti është një variant i një gjuhe , i cili shërben si mjet komunikimi për një kolektiv
pak a shumë të vogël njerëzish, përfaqesuesit e të cilit kanë marrëdhënie të drejtpërdrejta në një
territor të caktuar”.Veçoritë qëi dallojnë këto dy dialekte janë fonetike, gramatikore dhe
leksikore.Ndarja më e madhe e gjuhës janë Dialektetku përfshihen dy ndarjet më të mëdha
(Gegërishtja dhe Toskërishtja), këto të fundit përbëhen në njësi më të vogla qëquhen nëndialekte
ku përfshihen nëndialektet e gegërishtes: (gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore) 7. Kemi
edhe nëndialektet e toskërishtes: (toskërishtja veriore dhe toskërishtja jugore) 8, pastaj kemi të
folmet e krahinave e të qyteteve të ndryshme dhe deri të fshatrave të veçanta, të cilat
gjithashtu, përbëhen nga të folmet e fiseve apo familjeve të veçanta ku përfshihen gegërishtja
veriperëndimore, gegërishtja verilindore, gegërishtja qendrore, gegërishtja e Shqipërisë së
Mesme, e folmja e arbneshëve të Zarës, toskërishtja veriore e krahut perëndimor, toskërishtja
veriore e krahut lindor, labërishtja, çamërishtja, të folmet e arbëreshëve të Greqisë, të folmet e

6
Shkurtaj.Gj, Dialektet e Shqipes, Tiranë 2012.f. 19.
7
Po aty, f.22.
8
Po aty, f.23.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 9

arbëreshëve të Italisë, e folmja e Mandricës, e folmja e shqiptarëve të Ukrainës 9, duke zbritur


kështu deri te pjesa më e vogël idiolektie folmja e individit të veçantë.

Gjuha Shqipe që flitet në Republikën e Shqipërisë apo jashtë saj në hapësirat etnike dhe në
diasporën arbëreshe e shqiptare mund të paraqitet në dy forma kryesore: si gjuhë dialektore dhe
si gjuhë letrare e njësuar (standarde) 10. Kështu gjuha shqipe si çdo gjuhë tjetër, në treva apo zona
të ndryshme ka të folme të ndryshme por ka vetëm dy dialekte sepse në botë ka edhe gjuhë me
shumë dialekte

Megjithatë edhe pse ndarja pra është e vogël, përsëri ka bërë që problemet të jenë të mëdha,
sidomos kur bëhet fjalë për shuarje të gjuhës. Mostrashëgimi i saj ka bërë që shumë gjuhë,
dialekte apo të folme të jenë drejt një reduktimi të thellë. Kështu këtë shembull do ta trajtojmë
nën shembullin e të folmes së Tiranës ose Tironës, si ka mbijetuar ajo dhe çfarë e ardhme e pret
atë.

2.2. E folura e Tiranës

11
E foluara e Tiranësi takon dialektit të gegërishtes, (vetë Tiranasit bëjnë pjesë tek gegët) në
hartën dialektore të Shqipërisë e folmja e Tiranës bën pjesë në nëndialektin e gegërishtes jugore
për nga ndarja gjeografike ku shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasanit, të Durrësit, të
Tiranës, të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonisë Perëndimore prej Dibre deri
në Shkup e Kumanovë.12 Sigurisht që me karakteristika të veçanta të cilat do t’i përmendim edhe
më poshtë. Siç e thamë edhe më lart, shumë kohë më parë kjo e folme kishte një shtrirje të gjerë,
ndërsa sot duhet të vihemi në kërkim të saj për ta dëgjuar atë. Kjo rënie e saj sillet rreth disa
faktorëve të clat gjithmonë janë pak cënuese për dialektet siçështë gjuha shqipe standarde e për
këtë fakt do ti vendosim përballë njëra tjetrës për të kuptuar më mirë ndryshimin dhe ndikimin që
kanë me njëra-tjetrën. Dallimi kryesor është ndryshimet mes zanoreve duke i vënë ato përballë
Shqipes Standarde apo duke i krahasuar me të folmet e vendeve të tjera. Aty ku ka depërtuar
gjuha standarde është leksiku, por ajo çka të bën më shumë përshtypje është se tiranasit e flasin
9
Po aty,f.23.
10
J.Gjinari.Gj.Shkurtaj. Dialektologjia, Tiranë 2003, f.28.
11
G.Bakiu, Tirana e Vjetër, Tiranë, 2019, f. 120.
12
J.Gjinari, Dialektet e Gjuhës Shqipe, Tiranë 1989, f.50.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 10

dhe e shkruajnë saktë gjuhën e njësuar por kjo gjë ka çuar në humbjen e disa fjalëve të cilat
përdoren sot vetëm nga brezi i tëmoshuarve, shumë pak nga brezi i moshës së mesme dhe aspak
nga brezi i ri i cili priret gjithnjë më tepër drejt shqipes standarde.

2.3. Ndrshimet Fonetike

Dallimet fonetike të të folmeve të një gjuhe mund të shihen nga ana tingullore, në mënyrë të
veçuar,të palidhura me vendin dhe rolin që luajnë në sistemin fonologjik të të folmeve përkatëse,
por ato mund të shihen edhe nga pikëpamja stukturore e funksionale, d.m.th nga vlera që kanë në
sistemin e fonemave të të folmeve. Gjuha Shqipe ka shtatë zanore dhe njëzet e nëntë
bashkëtigëllore. Në përgjithësi në sistemin e bashkëtingëlloreve dallimet dialektore janë më të
pakta se në sistemin e zanoreve por në kët të folme ka mjaftueshëm edhe nga bashkëingëlloret.

Ndryshimit në sistemin e zanoreve: Sistemi zanor i gjuhë s shqipe Standarde Shqipe përbëhet
prej 7 fonemash (i), (y), (u), (e), (ë), (o), (a).

Një nga tiparet më kryesore, dhe që e bën më dalluese kundrejt standardes si dhe karakteristike
për të folmen e Tiranës është mes zanores a/o.

Zanorja a zëvëndësohet me zanoren o :

(Mami,Tiran,Vaj,Varr,Vatër,Çant,Kam,Marr,Jam) bëhet:

(Moma,Tiron,Voj,Vorr,Votër,Çont,Kom,Mor,Jom).

Kemi edhe të kundërtën e këtij ndryshimi o dhe a psh (Gomari,Domatja,Osman) bëhet


(Gamori,Damotja,Asmon).

Kemi ndërrimin e ë-së me o: (Dhëndri-dhondrri, lëng-long,bëj-boj, nxënës-nxonës,ëndërr-


ondërr, nëna-nona).

2.5. Gjatësia e zanoreve

Si në të gjithë gegërishten, edhe në të folmen e krahinës së Martaneshit, zanoret e theksuara kanë


tri shkallë: gjatësi, gjatësi e mesme, shkurtësi.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 11

Zanoret e gjata janë përftuar kryesisht nga këto raste:

1.Nga monoftongimi i diftongjeve ue, ye, ie, del si:

(Duel-du:l, diell-di:ll, qiell-qi:ll, grua-gru:, krye-kry:, dyer-dy:r, lyeja-ly:jsha, mielli-mi:lli) etj.

2.Fonema e gojore e shkurtër: kjo fonemë del me një timbër të hapur edhe në të folmet e Tiranës,
dhe si variant fonetik i kushtëzuar kur pasohet nga dy e më shumë bashkëtingëllore 13:
(Vetulla- Vet:lla) , (Petulla-pet:lla) ,(Punu-p:nu), etj.

3.Fonema i , në të folmet e Tiranës në vend të kësaj zanoreje ( e e shkurtër ose e gjatë) del y-ja
në ato fjalë ku gjendet para një bashkëtingëllorjeje buzore b, p, m 14 (rrip-rryp, hip-hyp, qilim-
qylym, kripë-kryp) etj.

2.6. Zanoret e theksuara

Pushtimi i perandorisë Osmane ka ndikuar shumë në gjuhën gjuhën shqipe dhe kryesisht në
gjuhën Tironse kështu zanoret e theksuara kryesojnë tek fjalët me burim turk të cilat janë të
shumta dhe theksohen në rrokjen e parafundit:

(Pãre, kãve, xhãde, bakllãva, hãk)etj.

2.7. Zanoret e patheksuara

1.Fonema u e patheksuar:nuk del u-ja e patheksuar në një rrokje fundore që mbyllet nga një
bashkëtingëllore ll ose r, në vend të saj në këtë pozitë del ë-ja 15(mjegull-mjegëll, uthull-ufëll,
flutur-flutër, hekur-hekër) etj.

2. Fonema u e patheksuar: nuk shqiptohet edhe në një rrokje nistore të hapur16(mullar-mllar,


mbuloj-mloj, fuqi-fqi, kusur-ksur) etj.

13
Gjinari.J, Shkurtaj. Gj, (Dialektolgjia), f.187, Tiranë 2003
14
Gjinari.J, Shkurtaj. Gj, (Dialektologjia), f.190, Tiranë 2003
15
Po aty, fq 190
16
Po aty,fq 191
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 12

3.Ë-ja paratheksore: ka shkuar drejt një tkurrjeje t dukshme përkatësisht kur shoqërohet nga
bashkëtigëlloret (l, m, n, r ) ,

(k;misha-këmisha, k;tyne-këtyre,l;kur- lëkurë, l;moj-lëmoj, m;soj-mësoj, m;zat-mëzat, m;shtjerr-


mështjerr, pun;tor-punëtor, p;rru-përrua, trim;ni-trimëri, plq;ni-pleqëri, burr;ni-burrëri,)

4. Zanorja ë nuk bie kur rënia e saj do të shkaktonte formimin e një grupi bashkëtingëllor, i cili
nuk mund të shqiptohet njëherësh si një rrokje e vetme me zanoren e theksuar që e paraprin:
(sofër, gjarpër, hasër, i vjetër, letër, femër, motër, kodër) , etj.

Por kur grupi bashkëtingëllor shqiptohet me një zanore pasuese, atëherë ë-ja bie: (sofra, hasra,
motra, letra, e vjetra, kodra), etj.

Ndryshimet mes sistemit të bashkëtingëlloreve

Sistemi bashkëtingëllor i gjuhës standarde shqipe përbëhet prej 29 fonemash: (p), (b), (t), (d), (c),
(x), (ç), (xh), (q), (gj), (k), (g), (f), (v), (th), (dh), (s), (z), (sh), (zh), (h), (j), (m), (n), (nj), (l), (ll),
(r), (rr). Ky sistem dallohet nga sistemet e bashkëtingëlloreve të të folmeve të ndryshme të
shqipes. Diku me praninë e një foneme më shumë, diku një më pak e diku tjetër me neutralizim.

1. Kemi këmbimin h-së me f-në para bahkëingëlores dhëmbore t:

(i ftohtë- i ftoft, i mprehtë- i preftë)

-h-në me f-në ( Shoh-shof).

-Fonema /h/ në përbërjen fonemore të fjalës ndihmë në të folmen e tiranës nuk ekziston, pasi
fjala del ni:m.

2.Nj-ja nuk del në mes të fjalës dhe në fund të fjalës:

(Rrënja- rro:ja, thonj-tho:j, hunj-hu:j, brinja-bri:ja)

3. Fonema r kryesisht në fund të fjalës del n:

(Vera-Vena, rëra-rona,floriri-florini,dimër-dimën,këtyre-k:tyne,lakër-lakën, hyra-hyna, emër-


emën, pleqëri-ple;qni, gjarpër-gjarpën).
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 13

-kjo dukuri quhet roacizëm, d.m.th ndërrimi i n-së me r-në

4.Fjala (sipër, mundësi) në shumicën e rasteve sidomos nga brezi i të moshuarve del
(cipër/munci).

2.8. Grupet e bashkëtingëlloreve

Në të folmen e Tiranës grupet e bashkëtingëlloreve kanë pësuar ndryshime dhe gjithashtu me e


dallueshmja është reduktimi i grupit duke dalë si një shkronjë e vetme.

1. Grupi mb ka përfunduar në sonanten dybuzore m.

Në çdo pozitë të fjalës gjejmë m: mas (mbas), maj (mbaj), mlodha (mblodha), m:usha (mbusha),
m:arova (mbarova), m:jell (mbjell), m:esa (mbesa), m:rapa (mbrapa), m:rom (mbrëm), m:ret
(mbret), m:ëll (mbylli), m:usha (mbusha), pam:uk (pambuk), dhem:je (dhimbje), thum:i
(thumbi), dhom:i (dhëmbi), plum: (plumb), kom:a (këmba), krëm: (krimb), m:ërthej (mbërthej)
m:arë (mbarë )etj.

2. Grupi nd ka përfunduar në sonanten n, duke shtuar kështu dendurinë e sonantes n në


përdorim:
- në fillim të fjalës: n:er (nder), n:ita (ndenja), n:im (ndihmë), i ny:t ( i ndyrë), n:ryshe
(ndryshe) kn:oj (këndoj)etj.

Por del edhe një rast ku grupi nd ka dhënë d në fjalën :daj (ndaj).

Por nëse i drejtohemi historisë së gjuhës do thoshnim që ndaj daj, pasi daj është forma më e
vjetër e fjalës pa protezën e n-së, kurse ndaj është më e re.

- në mes dhe në fund të fjalës:munsi (mundësi), hun:a (hunda), fun: (fund), tu:n (tund), shkun:
(shkund), fu:ni, (fundi), veni (vendi) etj.

3.Grupi ng ka përfunduar në sonanten n:

N:usht (ngusht), n:roft ( ngrohtë ), n:arku (ngarku), n:rehem (ngrehem),

4. Grupi ngj ka përfunduar në sonanten nj :


Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 14

N:jall (ngjall), tun:jatjeta (Tungjatjeta)


Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 15

Kreu 3. Ndryshimet gramatikore mes të folmes së Tiranës dhe gjuhës


standarde

Në këtë kapitull, do të ndalemi kryesisht në të gjitha kategoritë morfologjike, duke dhënë edhe
tabelat përkatëse të lakimit të kategorive emërore dhe të zgjedhimit të foljeve. Duke qenë se
dialektet shihen në prerjen e sotme kohore, si pikënisje për krahasim kemi marrë gjuhën
standarde. Natyrisht, do të ndalemi në ato dukuri që janë specifike për të folmen e Tiranë sidhe
që paraqesin interes gjuhësor, dialektor, pa lënë mënjanë edhe dukuritë e tjera që janë të
përbashkëta me gjuhën standarde. Për këtë ne mbështetemi në tekstin akademik“Gramatika e
gjuhës shqipe 117

3.1.Emri

3.1.1 Gjinia

Në të folmen Tiranës krahas emrave të gjinisë mashkullore dhe femërore, ka edhe emra të gjinisë
asnjanëse.

1. Dalin në gjininë mashkullore emrat:

-Emrat që mbarojnë në të pashquarën me zanore të theksuara a, e, i, y: ( shiu, njeriu, bariu, miu,


syri, etj.
- Emrat që mbarojnë me –xhi, -çi: ( baltaxhi-u, duhanxhi-u, teneqexhi-u, sherraxhi- u, zanatçi-u)
etj.
-Të gjinisë mashkullore janë edhe emrat që mbarojnë me bashkëtingëllore dhe marrin mbaresën
–i: ( zall-i, gur-i, yll-i, mon-i, tlyn-i, rryp-i, saç-i, etj.

2. Dalin në gjininë femërore:

Në të folmen e Martaneshit në gjininë femërore dalin të gjithë emrat që në të pashquarën


mbarojnë me –e të patheksuar, por në të shquarën kjo e bie:

17
Gramatika e gjuhës shqipe 1, Tiranë 1995
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 16

(xhezme-xhezmja), (shkrepse-shkrepsja), (resme-resmja ; fotografi) ,(rreze-rrezja), (meze-


mezja), (qime-qimja), (qyqe-qyqja), (dritare-dritarja) etj.

Dalin në gjininë femërore edhe disa emra, të cilët mbarojnë me zanoret a, e, i të theksuara: hata-
ja, re-ja, tabaka-ja etj.

Ashtu si edhe në gjuhën standarde edhe në të folmen e kësaj krahine, gjinia asnjanëse sa vjen e
po ngushtohet, është reduktuar në një numër të kufizuar fjalësh. Disa emra që shënojnë lëndë në
këtë të folme ruhen si asnjanës në brezin e vjetër. Por edhe këtu nuk janë të pakta rastet kur
krahas këtyre formave, të njëjtat fjalë përdoren edhe në gjininë mashkullore:

- dhjomët (dhjomt e lopës), tlynët (tlynt e lopës), grunët etj, siç e theksuam edhe më sipër këta
emra dalin edhe në gjininë mashkullore: dhjomi, tlyni, gruni etj. Sot në këtë të folme, me
përjashtim të ndonjë rasti të rrallë, në brezin e mesëm dhe të ri këta emra janë kthyer në gjininë
mashkullore.

Gjinia asnjanëse ruhet ende:

- në pak emra të nyjshëm, që kanë dalë nga emërzimi i mbiemrave përkatës:


(t’leshtat, t’ftohtit, t’zit) etj.

- në disa emra të nyjshëm prejfoljor që kanë dalë nga emërzimi i pjesoreve, si:
( t’vjelltit, t’folmet , t’qamet, t’qeshmet, t’hymet, t’dalmet) etj, por këta emra hasen edhe si e
(vjellmja, e folmja, e dalmja, e hymja, e qeshmja, e qamja) etj

Gjinia e emrit ujë, ruhet si ansjëanëse nga brezat e vjetër dhe nga një pjesë e mirë e të rinjve
merr gjininë mashkullore uji.

Emri djathë e ruan gjininë asnjanëse, ku në shumë zona të tjera mer gjininë mashkullore:
djathi.

3.1.2. Trajta

Përsa i përket trajtës së emrave interes nga pikpamja dialektore paraqet trajta e shquar e emrave
mashkullorë numri njëjës, sidomos ajo e emrave që në të pashquarën mbarojnë me togzanor –ua
në Jug dhe ue ose u në veri.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 17

Në Shqipërinë e mesme e formojnë trajtën e shquar të këtyre emrave duke nxjerrë zanoren o në
vend të diftongut dhe duke marrë mbaresën shquese i18: Kështu në të folmen e Tiranës del (Ftua/
ftue/ ftu- ftoi) , (Thua/thue/thu-thoi), (Përrua/prrue/prru- përroi/prroi), (Krua/kru/-kroi).

Emrat që mbarojnë me një –o të patheksuar në të shquarën marrin –ja, duke dalë para mbaresës
shquese –a një j, siç duket antihiatizuese dhe duke rënë zanorja o: (depo-depja, radjo-radja,
koha-kohja). Përgjithësisht në këtë të folme, emrat femëror që mbarojnë me një e të patheksuar,
kur shquhen e humbasin e-në dhe marrin –ja: (vorbe-vorbja, nuse- nusja, xhezme-xhezmja, lule-
lulja) etj.

3.1.3. Rasa

Rasa kallëzore. Forma e rasës kallëzore të emrave mashkullorë tëshquar numri njëjës përbën
dallimin më të madh midis të folmeve.

Në të gjitha të folmet veriore dhe ato të Beratit, Myzeqesë dhe të Mallakastrës shihet një formë
më e re, në të cilën ndërmjet temës së emrit dhe mbaresës del sipas rastit zanorja i ose u (malin,
detin, plakun), në të folmet e tjera jugore (më tepër në ato fshataret) kjo formë del me mbaresën
n(ë) të vendosur drejtpërsëdrejti pas temës së emrit (maln/ë, gurn/ë, detn/ë, plakn/ë, fikn/ë) 19.
Në të folmen e Tiranës kësaj forme i ngjitet mbaresa –n(ë) dhe mbaresës së vjetë r që ka qenë
me–n, por, veç kësaj midis temës së emrit dhe mbaresës del zanorja –i, siç duket për anologji me
gjinore-dhanoren njëjës të trajtës së shquar ku bëjnë përjashim vetëm emrat që mbarojnë me
togzanor, dhe nuk del –n-ja në trajtën e shquar: (ullinin, mullinin, kushurinin, synin, trunin etj).

R. Vendore. Në të folmen e Tiranës forma e përbërë nga tema e kallëzores me mbaresën t(ë)
është bërë zakon të quhet trajtë e rasës vendore. Paraqitet gjithmonë nga parafjalët në, mbi, nën,
nëpër, përmbi, medhe për: (Në malt, mbi/përmi gurt, nëpër misrit, me lugt).

3.1.4. Numri
Ashtu si në mbarë shqipen edhe e folmja e Tiranës njeh dy numra: njëjësin dhe shumësin.
Ndryshime duken kryesisht vetëm në formimin e shumësit të emrave mashkullore:

18
Shih: J.Gjinari, Gj.Shkurtaj. Dialektologjia.Tiranë 2003.fq.214.
19
Shih: J. Gjinari, Gj. Shkurtaj, Dialektologjia, Tiranë, 2003, f. 216.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 18

1. Shumë nga emrat mashkullorë e formojnë shumësin me mbaresën –a: (burr-a,çekiç-a,


demel-a, kazon-a, naplon-a, çun-a, gisht-a, thum-a, msus-a),spec-a, viç-a, jetim-a, top-a,
jargon-a, derr-a, çels-a, stol-a, shofer-a,oficer-a, film-a, dyqone “dyqan”)etj.

2.E formojnë shumësin me mbaresën –eemrat: (pus-e, gabim-e, ushqim-e, fustan-e, mal-e,shtet-
e, themel-e, zakon-e, simite, peshqir-e)etj.

3. Në disa emra shumësi me njëjësin dallohen vetëm nga gjatësia e zanores së temës
se në shumës është më e gjatë: (fishek – fishe:k, jelek – jele:k, ibrik – ibri:k, ushtar
– ushta:r, japrak – japra:k).

4. Emrat që mbarojnë me zanore të theksuar hundore i/u si: (Ulli, huj, gju, mi “miu”) në shumës
marin mbaresat i-t. P.sh.: (Ullit, hujt, gjujt, mit) etj.

3.1.5. Nyja

E folmja e Tiranës përdor nyja të caktuara dhe nyja të pacaktuara. Si nyjë e pacaktuar
shërben njime trajtën më të shpeshtë nga brezi i të moshuarve ( :i gur, :i fmi, :i moc, :i goc, :i
her, :i got, :i fshes, :i cop, :i buk, etj.)me trajtën nji hasen përdorimet te brezi i mesëm dhe ai i ri,
por nuk mungojnë rastet kur edhe tek këta të fundit haset trajta me i.

Si nyja të përparme e folmja e Tiranës sikurse edhe gjuha standarde, përdor ato që
qëndrojnë:

a. para mbiemrit: (i mir, i keq, i drejt, i vujtshëm, e lame, e thame, e shkunme ) etj.
b. para emrave në gjinore: (i shpis, i arës, i motrës, i katunit, i dynjos, ikõmshiut )etj.
c. para emrave prejpjesor: (të ftohtit, të folmit).
d. para disa përemrave: (i atyne, i asaj, i atij) etj.
e. para numërorëve që tregojnë tërësi: (të dy, të shtat ) etj.
f. para emrave të ditëve të javës: ( e hon, e mart, e mërkur, e shtun ) etj.

3.2. Përemri
Disa përemra të të folmes së Tiranës dalin më dallime të dukshme ku kundrejt shqipes standard:
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 19

3.2.1. Përemrat vetorë

Në përgjithësi, duke iu referuar dialekologjisëdallimi tek premrat vetorëështëi pakët por në të


folmen e Tiranës ka të tilla. Shqipes standard i njihen këto përemra vetorë që kanë tri veta:

Përemrat vetorë të vetës së parë:njëjës unë, shumës ne.

Përemrat vetorë të vetës së dytë:njëjës ti, shumës ju.

Përemrat vetorë të vetës së tretë:njëjës ai-ajo dhe shumës ata-ato

Në të folmen e Tiranës përemri vetorëtiekziston një tjetër variant dhe del tina, po kështu dhe
përemri vetorëi vetës së tretë njëjës mashkulloreai del aina, kjo e fundit në rasën dhanore del
atina. Ndërsa po përemrat vetorë të vetës së tretë po të numrit shumës te të dy gjinitë rasa
dhanore atyre, u/atyre, u del atyne.

3.2.2. Përemrat e pacaktuar

Përemrat e pacaktar janë: kush, dikush, një, ndonjë, askush, asnjë, asgjë, diçka, secili, ca, shumë,
pak, disa etj.

Në të folmen e Tiranës p.sh përemri dikush zëvendësohet me njoni, po kështu edhe askush me
asnjoni.

3.3.Folja

3.3.1. Mënyra Dëftore

Koha e tashme. Foljet e zgjedhimit të parë (foljet e të dy klasave) d.m.th. foljet që


dalin me temë në zanore ose togzanorsh, kanë mbaresat e gjuhës standarde, në vetat e
kohës së tashme, me përjashtim të V II dhe V III njëjës ku mbaresa –n nuk del dhe
mungesës së zanores – ë fundore në vetat e shumësit, veçori për të gjithë të folmet e
gegerishtes.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 20

Pastroj Kthej Shkruaj Lyej


Pastroj Kthej shkru: j ly: j
Pastro Kthe shkru: ly:
Pastro Kthe shkru: ly:
pastro –jm: kthe–jm: shkru –jm: ly–jm:
pastro–ni kthe–ni shkru–ni: ly–ni
Pastro–jn: kthe–jn: shkru–jn: ly–jn:

Siç e shohim në këtë tabelë mbaresa ë, ështëreduktuar ashtu si dhe togjet e zanoreve te fljet
shkruaj-shkruj,si dhe lyej-lyj.

Po kështu edhe në foljet e parregullta supletive në kohën e tashme zgjedhohen kështu:

Kam Jam Bi: (pruna) Bi: (rashë)


Ke: Je: Bi: Bi:
Ka: Është Bi: Bi:
Kemi Jeni Bi:m Bi:m
Keni Jeni Bi:ni Bi:ni
Kan Jan Bi:n Bi:n

Të njëjtën gjë shohim edhe tek kjo tabelë, pra mungon ë-ja fundore dhe bien grupet e zanoreve,
ndryshe pra nga gjuha shqipe standarde.

Po kështu edhe foljet pësore mënyra dëftore e kohës së pakryer, në të folmen e Tiranës marrin
prapashtesën –sh përveç vetes së tretë njëjës, siç i shohim edhe të renditura në tabelën më
poshtë:

Kërkoj–sha Mer–sha (marr) Punoj–sha


Kërkoj–she Mer–she Punoj–she
kërkoj–te Mer–te Punon–te
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 21

kërkoj–shim Mer–shim Punoj–shim


Kërkoj–shit Mer–shit Punoj–shit
Kërkoj–shin Mer–shin Punoj–shin

Format e tjera të foljeve nuk ndryshojnë shumë nga gjuha standarde, ose më saktë nuk
kanëndonjë veçori specifike.

3.4. Pjesëzat

Përgjithësish në dalimet e sistemit dialektologjik pjesëzat nuk kanëndonjë shtrirje të madhe por,
në të folmen e Tiranës kryesisht pjesëza e thjeshtë (nuk), nuk mund të lihet pa përmëndar pasi ajo
nëpjesën më të madhe të rasteve duke përjashtuar një pjesë fare tëvogël nuk përdoret pasi
zëvëndësohet me pjsëzën s’( s’kom, s’du, s’boj) etj.

- Përdorimi i apostrofit në të folmen e Tiranës nuk del vetëm tek pjesëzat por dhe tek parafjalët
(në, më,, të ) dalin (m’ka-më ka, n’fillim-në fillim, n’brez- në brez, t’gjith-të gjithë, t’gjata-të
gjata, t’kërkojsha-të kërkojsha , n’palestër-në palesër, t’jetës-të jetës) etj.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 22

Kreu 4. Ndikimi dhe depërtimi i gjuhës standarde në të folmen e Tiranës

Zhvillimi i sotëm i të folmeve popullore dhe përgjithësisht i dialekteve të shqipes nuk


mund të shihet i shkëputur nga rrjedhat e zhvillimit dhe kaheve të përgjithshme, kulturore
dhe mendore të bashkësisë shoqërore shqiptare e më gjerë. Në shoqërinë parakombëtare, në të
cilat mbizotërojnë lidhjet e ngushta me baze fshati apo krahine, prania e varianteve nuk sjell
ndonjë problem. Por me lindjen e kombit dhe sidomos me krijimin e shtetit kombëtar, kur
lidhjeve te ngushta krahinore ua zë vendin një bashkim i gjerë mbarëkombëtar, lind nevoja për
një mjet të përbashkët komunikimi. Përdorimi i shumë dialekteve apo nëndialekteve përbën një
pengesë për funksionimin e shtetit, si dhe për tregun kombëtar të punës dhe të mallrave.
Sigurisht edhe për nevojat e administratës dhe të shkollës njeri prej dialekteve kryesore ngrihet
ne nivelin e gjuhës zyrtare, e cila zotërohet dhe të kuptohet nga të gjithë. Prandaj dhe në krye të
ndarjes dialektore të gjuhës Shqipe qëndron gjuha Standarde, si emërues i përbashkët i gjithë
këtyre varianteve territorjale, shërben si mjet që lehtëson komunikimin midis Shqiptarëve, sado
të largëta të jenë të folmet20. Kjo gjë sigurisht në shoqërinë moderne ka ardhur si pasojë e disa
faktorëve të tillë si:

1.Pjesmarrësit në komunikim: kush flet dhe kujt i flet 21?

2.Mjedisi apo konteksti shoqëror i ndërveprimit: ku flasin22?

3.Tema: për çfarë flitet23?

4.Funksioni: pse flasin?24

Kështu ndikuar nga këto faktorë kryesisht shoqërorë, ndodh që shumë persona janë çdo ditë
rrethuar nga to dhe janë të “detyruar” në një farë mënyre të ndryshojnë të folurën e për pasojë
edhe mos përdorimin e saj.

20
Memushaj Rami(Shqipja Standarde)fq 44-45,2008
21
J. Holmes, Hyrje në sociolinguistikë, Tiranë,2015, f.9.
22
Po aty, fq.9.
23
Po aty, fq.9.
24
Po aty, fq.9.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 23

Nuk mund ta mohojmë dot faktin se dialektet vihen në pozita nënshtrimi ndaj gjuhës letrare apo
standarde, ato pësojnë çdo ditë ndryshime për t’u afruar me të, përgjithësisht duke marrë tipare të
reja prirur drejt standardes por njëkohësisht duke humbur vlerat dhe veçantitë e veta. Nga ana
tjetër kemi faktin se edhe vetë gjuha standarde ka bazë të saj një dialekt, por nuk përputhet
krejtësisht me të. Nga pikëpamja gjuhësore pothuaj çdo dialekt ka aftësinë të ngrihet në nivelin e
standardes, prandaj nuk është e vështirë për një individ të arrijë t’i zotërojë të dyja pra edhe
dialektin kujt i përket por edhe gjuhën standarde duke shmangur kështu humbjet e dialekteve apo
të folmeve kujt i përkasin.

Për atë që jemi të bindur është se veprimi i gjuhës standarde apo depërtimi mbi të folmet e
ndryshme të shqipes asnjëherë nuk ka qenë mëi madh se në periudhën që jetojmë.
Tani do të trajtojmë ndikimin e depërtimin e gjuhës standarde në të gjitha nënsistemet e
së folmes së Tiranës.

Ndikimet më të dukshme të gjuhës standarde duken në leksik. Kjo shpjegohet me faktin se nga të
gjithë nënsistemet e gjuhës, leksiku është më i lëvizshëm; ai
pasqyron të gjitha ndryshimet që bëhen në jetën politike e shoqërore, ekonomike e
kulturore të një populli: shfaqen fjalë të reja që emërojnë sende e dukuri e raporte
të reja, dalin jashtë përdorimit fjalë të vjetra, që lidhen me emërtimin e sendeve e
të fenomeneve që nuk përdoren më.

Gjuha synon t’u përshtatet përherë e më mirë nevojave kumtuese të folësve.


Mirëpo, këto nevoja kumtuese janë të lidhura me shkollimin, me arsimimin, me
kulturën dhe faktorë të tjerë jashtëgjuhësorë.

Që të dilet në një përfundim të saktë, duhet njohur gjithashtu pasuria leksikore e së


folmes, zakonisht ka dallim të dukshëm midis folësve të një brezi më të moshuar, folësve të një
brezi të mesëm dhe atij të ri. Sigurisht nuk mund të bëhet fjalë për dallime rrënjësore,
pasi pjesa më e madhe e fjalëve që përdoren janë të njëjta. Por një pjeë mirë tyre janë gjithnjë
në humbje. Poshtë kemi të listuar disa fjalë të vjetra Tiranase të cilat janë përdorur nga brezi i të
moshuarve, shumë pak nga brezi i mesëm dhe aspak nga brezi i ri, ku këto të fundit priren drejt
standardes. Me anë të tyre mund të dallojmë dhe nxjerrim disa veçori. Në kolonën e parë kemi
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 24

fjalë të vjetra, në kolonën e dytë kemi të njëjtat fjalë të cilat siç e shohim kanë pësuar ndryshime
leksikore, e këto të fundit vijonë me ndryshime fonemore kundrejt shqipes Standarde.

Fjalë të vjetra Tironsit sot Gjuha Standarde


(Nga brezi i të moshuarve). (Brezi i mesëm dhe pak
nga brezi i ri).
Mufat Frëhet Fryhet
Ushkur Rrëp Rrip
Mrroklla Rrena Gënjeshtra
Mrahamon Nopë Napë
Myhyr Unaz Unazë
Mendile Shami Shami
Lapër Shpullë Shuplakë
Kalem Laps Lapsi
Resme Fotografi Fotografi
Ije Nonë Nënë
Gjyslykë Syze Syze
Nahi Onë Anë
Surrat Ftër Fytyrë
Tate Babë Gjysh
Tomël Qumsht Qumësht
Tefter Letër Letër
Trajsë çontë (e modhe) çant (e madhe)
Nevojtore Banjo Tualet
Dro Noshta Ndoshta
Gjylaç Omëlsinë Embëlsirë
(çke) vift çke bo çfarë ke bërë
Lloq Njeri i ngathtë Njeri i ngathët
Shpirzë Shkreps Shkrepëse
Ftere Tigan Tigan
Xhumlek Kmishë Këmishë
Kapotë Pallte Pallto
Tlynë Gjalp Gjalp
Kunrra Kpucë (të mira) Këpucë të mira
Opinga Pandofla Shapka
Sahon Tas Enë e madhe
Aheng Orkestër Orkestër
Fillakat Vetëm Vetëm
i/e Sjut i /e zgjut i/e zgjuar
Hise Pjesë Pjesë
Vargoj Rreth Rrathë
(Nuk) vi (Nuk) bon Nuk më pëlqen
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 25

Bejhane Noze Naze


Sumlla Sumbull Kopse
Kobure Pagure Shishe
Shallvare Brekushe Pantalona (të gjera)
Setër Xhaketë Xhaketë
Ferexhe Pelerinë Pelerinë
Çerve Brez Brez
Kushona Tenxhere Tenxhere (enë gatimi)
Xhezve Xhezme Xhezme
Llahingë (Gra që qanin xhenazet) (Gra që qanin xhenazet)
Shallamo Salcë Kosi Salc Kosi
Kakamori Baston Bostan
Kokme Sapllak Gotë (e madhe)
Teneshir Arkivol Arkivol
Fukara/ Fukarallët i varfër i varfër
Njele Ngele Mbete
Bzojta Flas Flas
Penxhere Dritare Dritare
Humat Hum Humb

Siç e shohim në këtë tabelë ndryshimi i fjalëve (nga brezi i të moshuarve deri te brezi i mesëm)
ka ndryshime leksikore, ndërsa brezi I mesëm vijon dejt standardid me ndryshime fonemore,
ndërsa brezi i ri përdor shumë pak nga brezi i mesëm dhe ka një përdorim të gjerë të gjuhës
standard.

Por, përveç fjalëve të mësipërme, theksojmë gjithashtu se, në brezin e vjetër ndeshin edhe
shprehje të caktuara, të cilat kanë rezultuar disa herë të padëgjuara dhe disa herë të papërdorura
nga të rinjtë, edhe pse disa prej tyre i njihnin. Vlen të përmendim disa prej tyre në kontekste
sintaksore ashtu siç janë ndeshur, duke i shoqëruar me kuptimet përkatëse:

Mos merr si pushka jevgut! – Mos të nxitohesh pa u menduar.

Nuk bje rrufeja ne hale!– Nuk gjen gjë njeriun e keq.

Dinaku hyn në pus e del pa u lag!– Një njeri tepër i zgjuar

Nji pun që s’e bon vet mos kërko ti gjësh t’metë! - Kur dikush e bën një punë mos shiko si e ka
bërë.

Mos pyt sa vjeç je po si je me sh:net! –Nuk ka rëndësi sa vjeç je por të jesh i shëndetshëm.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 26

Goja t’prish, goja trregullo !- Duhet tëjesh i kujdesshëm për fjalët që flet.

Shpejt hudhet guri n’lum, po kollaj se qet ! – Vendimi për tëbërë diçka meret shpejt, por nëse e
bën s’kthehet kollaj.

Mur, mur bohet kalaja !- Punët e mira bëhen avash avash.

Mos dil si bishti para s’qeparit! – Mos dil para dikujt që nuk të takon.

Jeta osht e atij që di me e jetu ! – Jeta duhet marë si të të vijë .

Me m’prit mu ke për tvesh brekushe !- Meqenëse brekushet i kan pas veshur të moshuarit , i
themi dikujt që po tmë presi do plaket, pra do vonoj shumë.

Ja ka k’put kokën babs vet !- I ngjan shumë babait !

Tu boft gjak e sh’net ! – Urim kur japim dicka për të ngrënë.

Bofsh hajër !- Urim

U bofsh burr me mustaqe !- Urim për dikë që të rritet !

S’kam pik takati ! –S’kam fuqi .

S’kam i kryq m’xhep !- Nuk kam fare para në xhep.

Përveç këtyre kemi edhe disa shprehje të skalitura nga vetë Tiranasit (Tironsit e vjetër) që
përdoren sot nga të moshuarit dhe brezi i mesëm trashëguar sigurisht nga të moshuarit.
Këta njerëz ndonëse kanë vdekur, mbahen gjallë akoma përmes gjuhës ku janë kthyer në
shprehje dhe kanë gjetur shtrirje të madhe në të folmen e Tiranës më shumë si shprehje komike.

Shaban Qosja, (shiste pemë, fruta perime te rruga Kavajës. Ai kishte pak hundën e madhe dhe
shpesh kur njerëzit e ofendonin apo bënin shaka e quanin “Hunderr” për këtë gjë ai i kundër
pëgjigjej të gjithë njerzve që e shikonin “ça ke që mshef”?)

Kështu të gjithë njerëzve që I mendojnë gjërat që nuk janë në të vërtetë I thonë:

- “Mje bo si Shabon Qosja”!


Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 27

Shaban Zelka, (i cili gruan dhe vajzat i mbante tërë ditën mbyllur dhe vetëm punonin)
Sot bëhet një krahasim për femrat të cilat qëndrojnë të mbyllura dhe vetëm punojnë e nuk dinë të
bëjnë asgjë tjetër, madje edhe bisedat irefuzojnë.

- “Mjeni bo si grat e Shabon Zelkës”!

Hasan Kuka, edhe ky një tironas i cili rrinte gjithmon mbyllur ose fshihej edhe kur njerzit i
shkonin, edhe sot atyre njerëzve të cilët as nuk presin njerëz dhe as nuk shkojnë i “etiketojnë” me
emrin e tij.

- “Je bo si Hasan Kuka”.


Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 28

4.1 Përfundime

Ky studim synon të përshkruajë gjendjen aktuale të kësaj të folmjeje e cila po pëson humbje çdo
ditë e më shumë, duke hedhur një vështrim rreth tipareve më të rëndësishme në fushën e
fonetikës, morfologjisë dhe më e rëndësishmja leksikut.
Duke qenë se tashmë Tirana si qytet nuk përmban popullsinë autoktone të saj, është shumë e
vështirë të mbijetojë e folmja brenda qytetit sepse kanë ndikuar shumë faktorë, sigurisht një
faktorë i rëndësishëm është migrimi dhe mbipopullimi me krahina të përziera të cilat janë bërë
dominante. Kështu më është dashur të studioj aty ku ka mbijetuar me kohë dhe vazhdon akoma
por sigurisht edhe këtu e “cënuar” nga gjuha shqipe standarde ,bëhet fjalë pikërisht në fshatrat e
saj duke zgjedhur të folmen e Pezës ku e folura e Tiranës është tipike e tyre, si dhe Prezën përsëri
një fshat i Tiranës ku përveç të tjerave gjuha tek ata është një pasuri e madhe , një vlerë e
madhe , e pacënueshme e mbi te gjitha e trashëgueshme brez pas brezi. Rruga nëpër të cilën
zhvillimi gjuhësor i të folmes së Tiranës drejt standardes është shumë e prekshme, e për këtë më
ka ndihmuar:

1.- Sistemi fonetik i kësaj të folmjeje, në vija të përgjithshmë më dha mundësinë të zbuloj disa
veçori që e bëjnë atë të dallueshmë nga standardja. E kjo gjë është arritur duke pasur parasysh
sistemin fonologjik të zanoreve e të bashkëtingëlloreve duke pasur si bazë sistemin fonologjik të
gjuhës shqipe standarde. Në të folmen e Tiranës u vë re që ndryshimet fonetike nuk ishin të pakta
në sistemin e zanoreve , ku dalloheshin dy nënsisteme në varësi nga vendi i theksit ku
mbizotëronin nënsistemi i zanoreve të patheksuara ku bëjnë të shihet dallimi drejt standardes. Po
kështu, edhe sistemi i bashkëtingëlloreve ku në përgjithsi dialektologjisë i mungojnë pra janë të
pakta, por në të folmen e Tiranës nuk mungonin, si edhe në grupet e formuara nga
bashketingëlloret ku drejt standardes janë veçori të dukshme.

2.- Edhe një vështrim apo studim nga ana morfologjike, mund të themi se nuk janë të një
karakteri të thellë strukturor, por nga këto vëzhgime kam nxjerr disa veçori që përbëjnë interes
për dialektologjinë siç janë kryesisht gjinia dhe përemri.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 29

3.-Pjesa më e rëndësishme e këtij punimi dhe sigurisht interesi më i madh i kësaj ekspedite në
këto dy fshatra ka qenë sigurisht tek leksiku. Fjalë të cilat kanë ndryshime rrënjësore kundrejt
standardes përdoren shumë nga brezi i të moshuarve ku edhe ato vetë një pjesë të mirë të fjalëve
i kanë të trashëguara , dhe më pas vjen brezi i mesëm ku këto fjalë i kanë futur në rrugën e
standardizimit e ndodhen në të vetëm me ndryshime fonetike ku brezi i ri i ka çuar dhe më tej
duke u barazuar me standarden.

Fjalorthi i renditur më poshtë përbën një pjesë të rëndësishme të këtij punimi pasi gjetja e tyre ka
patur një punë jo intensive tri vjeçare e cila ka nisur në të njëjtën kohë me rrugëtimin tim drejt
kësaj dijeje, jam e bindur se vënia në kërkim të tyre do çojë në rritjen më të madhe të numrit të
fjalëve.

E folmja tiranase për më shumë se 90 vjetët e fundit, gjithnjë e më shumë, është bërë si diçka e
çmuar sepse ndryshimi është i vazhdueshëm, sigurisht që dialekti në përgjithësi është “pasuri” e
madhe ne askujt nuk mund t’ja imponojmë atë. çdo njeri është i lirë të zgjedhë atë që don, por
tek e fundit është diçka e cila duhet të mbrohet dhe nderohet. Dikur problemet mes gjuhës
qëndronin në mënyrën e të shkruarit dhe përdorimit të saj gjë e cila mori fund, por sot problemi
qëndron tek gjuha e folur e cila ka filluar të ndryshojë.

Gjuha letrare apo standarde funksionon në të folur dhe në të shkruar , ndërsa dialekti në
përgjithsi vetëm në të folur pasi në të shkruar njerëzit përpiqen që të shkojnë në shëmbulltyrën e
standardes, gjë që i jep prioritet standardit sepse nësë dialekti edhe në të folur zëvëndësohët nga
standardi , tregon se është gjithnjë në shuarje. çdo kush prej nesh , i çdo lloj krahine, i çdo lloj
moshe duhet të edukohet në mënyrë të tillë që të kuptojnë se pasuria më e madhe që kanë është
vendi dhe gjuha , është prejardhja e tyre e cila jo të nënshtrohet e të shtypet por të nxirret sa më
në pah të mundet. “Origjina është e vetmja gjë e cila nuk mund të ta humbë krenarinë”.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 30

4.2. Shtojcë
Të dyja pjesët e shtojcës zënë një vënd shumë të rëdësishëm të këtij punimi pasi përfaqsojnë
edhe punën në ekspeditën gjuhësore.Tabela Fjalorth përman fjalë të vjetra Tiranasa, janë të
renditura sipas alfabetit dhe shpjeguar sigurisht nën shembullin e fjalorit të sotëm të gjuhës
Shqipe. Edhe tekstet sigurisht në bazë të së cilëve është analizuar edhe i gjithë punimi, marrë
nga fshatrat e Tiranës :Prezë dhe Pezë.

4.2.1 Fjalorth

FJALORTH
ADHAPË (e ngurtësuar) vuajtje, mundim.
AJEL/i (vetëm njëjës) reumatizmi.
ALLACAKASH (ndajfolje) rrëmbimthi, grumbull njerëzish që turren duke u përplasur me
njeri-tjetrin.
ALLAHILE (pasthirrmë) Të lutem aman.
ARRGJON (folje) në fjalor “Rregjon” por me tjetër kuptim nga i yni/ shteron, pakësohet.
(Arrgjoi qumështi).
ARRKAJË (ndajfolje), shtrirë/pa fuqi. “Ishin Arrkajë/ ishin të sëmurë).
ARRSHJET (folje) Rrëshjet.
ARRSHITË (emër), “Rrugë me baltë, llucë”.
ARRMOQKA (emër), “Mbeturina shkarpash”.
ARRSHONAS (ndajfolje), Rrëshqanthi.
ASIUT (përemër ipacaktuar), asnjërit.
ANÇO (shprehje), “s’ka gjë”.
AHENG (emër), Orkestër. “Aheng Tirone”.
ANGASTEN (ndajfolje), enkas/kastile.
BACU-NI (emër), enë për vaj.
BADURRË (emër), enë shumë e vogël dhe përdoret kur i drejtohemi një njeriu i cili është
shumë i/e vogël, “ishte si badurre/badurr”.
BALLDUÇ (emër), ai që ka ballin e madh, të dalë pak para.
BED (ndajfolje), shumë, tepër.
BEJHANË (emër) naze.
BEJHUDË (shprehje), i hutuar/ jerm.
BËZGUN (emër), muskuloz/ i fuqishëm.
BERKAÇE (emër), kusi “e vogël”.
BEFTONË (emër), sebep, pretekst.
BRIÇK- E/A (emër), vrimë në murë, “gjej briçkë e futu” kur kërcënojmë dikë që ka bërë faj.
BRUSHKULL (emër),çapkën/ njeri i prapët.
BOJUFULL (emër), ylber.
BUBALOQE (mbiemër), e madhe.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 31

BUGOJË (folje), ndos/bëj pis.


BUBRROJ (folje), kërkoj diçka.
CAMURR (emër), ezmer/ zeshkan.
CARO/JTË (emër). a) Gurë për kufizimin e varrit “te koka dhe këmbët”.
b) Gurë për kufizimin e vatrës së zgjarrit në shtëpitë e dikurshme.
CAPU (emër), sapun.
CIMOCA (emër), rrip i gjerë me copë pëlhure ç5-20 cm për të lidhur fëmijët në djep.
CINGLOJ (folje), copëtoj, pres në pjesë të vogla.
CERRKATË (emër), mbarim, kur diçka bie me pika.
CICOJ (folje), ngacmoj. “Mos e cico”!
ÇAKOO (mbiemër),i fortë. “Ti thyen dhëmbët, çako fare”.
ÇENELIK (pjesore), ngatërruar. “Ishin bo çenelik me njoni-tjetrin”.
ÇËR? (p. pyetësor), çfarë? “çër deshe”?
ÇEREVEL (emër), fytyre e shëmtuar sidomos ato që kanë buzë të deformuar. “Mos mi ço buzt
m’çerevel m’çerevel.
ÇIKË- ÇIKË(shprehjendafoljore),i lagur / i bërë qullë në djersë ose në shi. “Jom bo çikë-çikë
tu kullu”.
DËBËRDOÇ (emër),i pa aftë
DËZLLUK (emër), gungë që krijojet gjatë qepjes. “Nuk qepte gjo ajo e kishte qep dezlluk
krejt”.
DROMSKË(emër), mbetjet kur shkrihet gjalpi.
DUMLLA/JA (emër) semundje e paralizës. “Të raft dumllaja ishalla” kur duam të mallkojmë
dikë që na ka hyrë në hak.
DEBE (emër), enë bakri për të mbushur ujin.
DEREXHE (emër), gradë/gjendje. “Ka shku në at derexhe që s’ba mo”.
DYKU (pjesëz), ndoshta. “Dyku s’vje mo”.
DOç (emër), pjepëri papjekur.
EFTIJAXHË (mbiemër),i gatshëm. “Është aftijaxhë me e bo kët pun”.
GAROJKË(mbiemër), bosh. “Arrë garokë”.
GANUQ (emër), njeri i kërrusur, i sëmurë me kurrizin. “Rrinte si ganuq”- kur një njeri nuk
reagon ndaj diçkaje.
GËRGULE (emër). a) Flluska, valë. “Tu zi me gërgule”.
b) Zhurmë/ rrëmuje. “Gërgulja modhe atje”!
GËLMIçA (emër), ashkle, copa tëvogla.
GËRRJEPçË (emër), pjesë e mbetur nëtrung, pasi është prerë pema.
GUFKARAQE (emër), pulë e shëndoshë, me shumë pupla.
GJASME (pjesëz), gjoja.
GJYFQYJ (folje), ndrysh (dorën/këmbën). “Kishte gjyfqy dorën”.
GJULLDUP (emër), grackë/kurth.
GJITHNUR (emër), lloj-lloj. “M’kishte pru gjithnur gjonash”.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 32

HARANOP (emër), shkatarraq.


HARAPINË (ndajfolje), fluturimthi/përpjetë. “U hudh prej qefit n’harapina”.
HARASAN (emër), llaç.
HISE (emër), pjesë/ copë. “Për hise pule m’kishin hudh krahanurin”.
HASHAF (emër), oriz i zier në lëngun e thanës.
HASHNUR (folje), u gëzua. “Sa m’ka pa u hashnur krejt mo”.
HJEKA (folje), hoqa.
HORE (emër), shaka.
HUMAT (folje), humb.
HUMLLIS (folje), fundos. “Ka qen balt e modhe// humlliste koma n’balt”.
HULMTOJ (folje), zhduk.
HUTRROJË(emër), buf. “Nuk di ç’pati ajo rrite si hutrrojë”.
HORA (folje), e kr. e thjeshtë. Hëngra.
HILLC (emër), hithër.
HORAXHI (emër), shakaxhi. “Vdiqm e marum at ditë// ishte horaxhiu modh”.
IBRET (ndajfolje), shoqërohet me parafjalën për. A). Pis/ ndotur. “U bona për ibret”. B)
(ndajfolje), shumë/ tepër. “U lodha ibret”.
JEGJ/A (folje), ndrydh. a). Sinonim i fjalës gjyfqy.
b).(folje), shtyp/zbus. “Mos e merr at dardh se qeka jegj”.
JAMOK/U (emër), top prej leshi.
KALLANIS (folje), administroj/ zotroj. “Ajo di me kallanis çdo gjo”.
KALAGJER/E (emër), sasi e madhe bimësh të egra, ferra ku nuk kalon dot. “Qeka o kalagjere
modhe”!
KABA (mbiemër), i rëndë në peshë.
KALMUQ/i (emër), mbetrina drithrash.
KALLVOZ (mbiemër), i nxirë, i pistë.
KAçALLOJ (folje),rrëmujë. Prish rendin gjërave “mos i kaçallo”!
KASHTIS (folje), përziej, bashkoj.
KICRROHEM (folje), ngjitem me duar në pemë.
KARAVITET (folje), qëndron në një anë nuk rrin drejtë.
KIZET (folje), grindet. ç’ka që kizet ky kalamo kshu”?
KËLTRESË (emër), cipë e hollë që vë gjella ose qumështi. “Paska vu këltresë”.
KROMOSIT (pjesore), thyer. Sot është zëvendësuar me krasit/pres, ishin kromosit ullit.
LADHOR/E/JA (emër). Një lloj bime e kultivuar në vazo, me gjethe të forta e të lëmuara,
bimë medicinal për shërimin e lungave të thata apo puçrrave të mëdha të qelbëzuara.
LIK/U (emër), pjesë e vegjëve ku punohen pëlhurat. Dy shkopinj parallel që tendosin spango
të trashë ku kalojnë penjtë e pëlhurës.
LJER/E-JA (emër), tepsi e madhe prej bakri.
LAKATERE (shprehje), llafazan/ thashethemaxhi. “Ajo nusja ishte i lakaterja modhe fort”.
LUGERE (emër), shtëllnga.
MASNI / MASNAJ (ndajfolje), pastaj.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 33

MALLGOM, pishman.
ME FËRTE, me të vërtetë.
MRUME (emër), bukë gruri.
MOçKË (mbiemër), i fortë, tokë e fortë.
MERIT (pjesore), dobësuar / tretur. “Ishte merit kejt (shumë)” .
MYLMES/E-A (emër), yndyrë.
MRAHAMON/i (emër), napë e bardhë që vendosin gratë në kokë. “M’kishte pru i mrahamon
t’bukur”.
MURDAR (emër), batakçi.
MUFAT (pjesore), fryrë.
MRROKLLA (emër), vida të vogla metalike. Përdoret edhe si shprehje kur dikush na
justifikohet me gjëra të vogla. “Lej kto mrroklla”!
MçIFEM, (folje), fshihem.
NANARAQ/i (emër), pisanjos.
NEZË (emër), zili. “E kom nezë”.
NALC/Ë (emër), shkak. “Ku e ka at nalc ë s’më fol”.
NIMET (emër), ushqim.
NRËKË (deformim- në grykë) përqafim. “Sa erdh e mor nrëkë”.
NUSEBUKUL/A (emër), nuselalë.
NYR (lidhëz), deri. “Nyr dje”.
NERQEZ (emër), serioz.
NONRRAMEN (emër), i pavendosur.
NAMAZBREZ/i (emër), napë e bardhë që mbulonte kokën dhe gjithë kurrizin deri te gjuri.
PAC (emër), njeri me ngjyrë.
PAçAFINË, (mbiemër), i shkathët.
PANAZOR/E, (emër), enë baltë.
PASHTRAF (emër), sirtar, kuti e vogël për tualet.
PËRNI (lidhëz), prandaj.
PANTULL (emër), pantallona.
PIRË (emër), racë.
PËRLYT/Ë-A, (emër), llucë.
PËRSHIS (folje), rrëshqas.
PSIT (lidhëz), përsëri.
PJELM (emër), misër iskuqur.
PËRDI (mbiemër), i ndenjur. “Mos e ha së nuk është e freskët është përdi”.
PSHTOJ (folje), shpëtoj.
PLIZ (emër), pulith. Morr i pulave.
PUMçE (mbiemër), i/e shëndoshë. “Ishte bo si pumçe”.
QEMOLË (emër), qetësi.
QENRRI/A (emër), ashkël e vogël që të ngulet në dorë.
QEPATIS (folje), mbërthej/ kap. “E pata qepatis mirë”.
QINGLOJ (folje), godasnë shenjë.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 34

QUJ (folje), zgjoj nga gjumi.


QUTË (pjesore), zgjuar.
QUPLOHET (folje), lage në ujë.
QURUF (ndajfolje), pshtirë.
RAZI (dakord.
RIZË(emër), puçërr fortë që del në shputën e këmbës.
RUNË (emër), vatër, vendi më afër zgjarrit.
RRAPLLI/A (emër), gllënkë, kur pin diçka vetëm një herë.
RRAPLLIS (folje), mbyllë sytë.
RRËKLLEJ (folje), përmbys.
RRADHAQE (emër), rrodhe.
SABËR (emër), durim.
SALLOKE (ndajfolje), lirshëm.
SKËRFYLL (emër), gjatosh, njeri shumëi gjatë
SKERHELLË (emër), sinonim i fjalës skërfyll.
SKITËRR (emër), thërrime.
SKITRROJ (folje), grimcoj mishin apo diçka gjatë prerjes dhe bëhem pis. “Skitrrova venin”.
SJAQ (folje), ngjesh, shtyp.
SJUTË (ndajfolje), urtë, pa bërë zë.
i/E SJUTË (mbiemër), i/e zgjuar. “i ka kalamajt e sjut”/ i ka fëmijët e zgjuar.
SHAG/E (emër), leckë.
SHAFIT (folje), zhduk.
SHAKLLABAN/i (emër), skizofren, i magët nga trutë.
SHAKULL/i (emër), enë vorbull.
SHARRAGAQE (emër), grua shkatarraqe/ e pambajtur në veshjë.
SHEN/A (folje), gezohem.
SHËRDHEZ/i (emër), qelb i përzier me gjak që qëndron në plagë.
SHELB (emër), shqelm.
SHINJOLL/Ë (emër), përfytyrim. “Mu bo shinjoll baba që m’ka vdek”.
SHISHIJOLL/i (emër), rugë asfalti.
SHKALAZIS (folje), shtyp me këmbë.
SHKARAFUQ (folje), heq petalet, kokrat e një peme. “Shkarafuqi lulet”.
SHKARAVIJ (folje), shqyej pa e prerë diçka.
SHLOJ (folje e deformuar), lëshoj.
SHKLY (folje edeformuar), shqyej, këpus. Përdoret edhe si kërcënim për dikë: “Të shklyva në
dysh”!
SHUNGLLAQE (emër), teveqele.
SHKLIZË (emër), shkëndijë.
SHPIRZË (emër), shkrepëse. “A ke shpirzë me nez sobën”?
TAKTIS (folje), çmendem. “Kishte takis i shkreti”! / Ishte çmendur!
TEFTABEN/i (emër), banak.
TELTIP (emër), model.
TEMIZË (emër), kujdes/ nga pak. “Ai/ajo ha me tamizë”.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 35

TARALEL (emër), budalla.


TERGOJ (folje), largoj/ përze pulat.
TERMGSHËM (ndajfolje), rrëmbyeshëm.
TRISTOJ (folje), tremb. “Jam tristu ront, sit a maj men”.
TALLAGJAR/E (emër), njeri që nuk kupton.
TERETIKË (emër), sinonim i fjlës tallagjar/e.
TERRATIS (pjsore), dobësuar.
TURRIç/K (emër), njeri serjoz ose i sertë. “Ishte turiçk i keq”.
TRUJË (folje), mallkoj.
TASTAMON (, taman.
TUN/ TUNEM (folje), ngrihem/ luaj vendit.
TRUSHKULL (ndafolje), lakuriq.
TROMTË (folje), ndërroj.
TEFTER (emër), letër.
VERDHOJ (folje), vrapoj.
VRRAZHGË (emër), gërrvishtje.
VËRDE (ndajfolje), pa kufi, pa gardh.
VERENIK (mbiemër), i zverdhur.
VARVALË (emër), zhurmë.
VIXHUDË (emër), fuqi.
VALECE (emër), leckë.
VIZHDONË (emër), zemër. “Ta dhashë me vizhdonë”! / Ta dhashë me zemër!
YZERHONE (emër), tualet/ banjo.
YZER (emër), shtatzënë. “Ishtë me yzer”.
YXHYM (folje), me vrull.
XHARDINË (emër), pallto.
XHUMLEK (emër), këmishë.
ZABUN (emër), xhaketë e trashë/ xhup.
ZDROJ (folje), rrah/godas.
ZGORGË (emër), trung bosh.
ZGËRDOJ (folje), hap gjoksin.
ZGAFNOJ (folje), hap gropa.
ZUBLLOJ (folje), rrah dikë.
ZGUPTHI (ndajfolje), përpjetë.
ZGËRRLAQ (folje), shtyp fruta ose diçka të butë.
ZAVALLI (emër), njeri i shkretë/ i mjeruar.
ZGËRGOJ (folje), hap njëvrimë tëmadhe, gropë.
ZBRUJË (folje), ngjesh brumin.
ZBURTH (emër), sëmundje e gojës te kafshët.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 36

4.2.2 Tekste

Nona osht qërru ka 20 vjet // qashtu e kom shtë me halle//. Mkon nimu kalamojt // kom 2 çuna e
5 goca// mezi i kom rrit. Burri m’ka shku i ri// vet kom rru shum. Ma njona goc / dy kom afër
tjert i kom jasht// ene çunat. N’shpi s’kom nryshu gjo// ene e mataroj veten vet// gjonat i maj
men përmenç// kom yzerhonen teme// lahem me gjym e debe si herët// i çap buk ma bo goca//
kom mesën e vogël // m’knoqi // m’ka majt gjall// më bo hyzmet fort//. Raft mi burr t’mir ishalla!

Sabrije Hasani – 100 vjeçe, lindur në fshatin Prezë të Tiranës, pa arsim.

Jom 87 vjeçe// nyr 10 vjeçe// kina pas punu me vegj// nonat tona punojshin gjetiu// me hak, me
pare// n’fillim bojshim mostra peni // masnaj fillum punën// un i kom vazhdu// nuk i kom lon// i
kom mor me vete// me at kohje nuk kishim pe// bishin arrxhit// ene ne bjejshim// 200 lek i
shitshim i çarçaf// kurse tështi i boj me 50 mij// copa tavoline// piceta// çarçaf// ça t’kërkojshin
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 37

njerzt// se ene sot boj me kërkesa//. Me nejt un sikur smuhëm// po ktu jom mirë// jom msu tu
p’nu// as nuk menoj gjona// se s’kom ç’menoj// veç vdekjen po atë s’du me e menu// kët pun
kom bo // jet e mot// ene sun e loj// s’kom bo asi pun tjetër// as n’baçe s’kom punu/ / as
n’koprativ// veç kët pun//

Çiçe Deliu – 87 vjeçe, lindur në Prez, pa arsim.

Veshja Tironse n;rysho nga e shqipris mesme// me at kohje mo // burrat kishin shallvaret// posht
ktyne ishte kmisha// jeleku qenis me flori/ i thojshin mintan// masnaj xhoka prej leshi// opingat
ene qeleshja//. Shallvaret-brekushet ishin t’bardha // po kishte ene t’zeza//. N’bel lidhshin me
ushkur// rrëp si i thon sot// cipër ishte brezi leshit// t’majte nxet n’dimën// po kan majt ene kutin e
duhonit, sahatin apo noj kobure t’vogël// n’brez majshin çerven// u fshishin kur mershin
abdesin// mu fal m’xhami//burrat u qethshin// po t’gjith kishin musteqe// qeleshja e bardh, e
nalt//. Grat kishin ferexhen// nga kaptina ke komt// ka pas ene perçe // m’lojte ftërën//. Flokt i
majshin t’gjata// i lyjshin me k’na//grat e pasme// kishin veshje t’mira// xhybe pri stofi// dimitet i
kishin për darsëm//. Kur nryshun t’veshmet// kto mrapa // ju bojshin gocve n’paj// kush kishte
munsi// jepshin naplona florini// që i varshin m’qaf//.

Nurie Terziu- 65 vjeçe, lindur në fshatin prez, me arsim 7-vjeçare.

Ka// bo// dy vite kurs// për rrobaqepësi// që e vogël// kam pas// shum:// qef me qep // sot kam //
robaqepsin time// si filim // për mu ka qen: // e vështir se njerëzit // skishin besim// ose si me
thon// nuk kisha // kriju klintelën time// por me kalimin e kohës// fillojn: // edhe krijohen// Jap
fustane// me qera // njerëzit bojn// porosi të ndryshme // në ver // ka më shum: // pun:ë // kurse
në dimër// ulet intersi// për momentin //si ambient //është i vogël // po kam shum: plane//

Danjela Limanaj -22 vjeçe, lindur në Prez, me arsim të mesëm.

Jom 80 vjeç// kom lind me pesmet (15) mars 1940// n’Pez t’modhe// fshati ka qën shum keq// u
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 38

dogj pri luftës// masnaj u ndërtun shpi t’vjetra// ene filloi pop:lli // u mershin me qymyr,
blektori// punofshin tokën vet// e mjellshim vet// e korrshim me krah// grunin e mjellshim me
dor// e korrshim po me dor// prodhofshim grun ai si kishte, kishte// tjert skishin //n’52- shin kena
qen t’pa pas// n’55-ën u prish sistemi// u bo koperativa// Un kom qen bigradjer// kom nit 15 vjet
n’detyr// mershim 150 lek dit pune// krahasu me koperativa tjera// e Kavajs e Durrsit// Peza ka
qen ma mir// ene poplli // u rregulli. Un mjellsha// 15 hektar misër// damote// grun e shalqi//.
Tashi toka osht e vrazhd// at’her kishim liqen// mershim uj// sot e morin me pomp// me naj grop//
tjert presin shiun// . Tashi un s’kom mo takat// ja kom lon kalamojve// as kom dal kuni// s’munja
ka bo pun e vet// e nuk dal // der sa t’hik smunja// se kan thon// pencionistët mrena n’shpi// ene
un n’shpi// atu do rrij// se o puna ktu// hajd se vdes vet// i kom hor // dit e mija// po ja n’jis
tjerve//

Xhafer Vrapi- 80 vjeç, lindur në fshatin Pezë, arsim fillor.

-Mirëmëngjes zonjë !

- Mirmgjes //

- Mund të na tregoni se çfarë keni gatuar sot?

- Sot kom gatu: gje:ll me mish me patate //

- Kjo është gjella juaj e preferuar?

- Po //

-Mund të ma thoni recetën ju lutem?

-Marrim dy kokrra qep, i fërgojm n’voj, pastaj i hudhim mishin / e përzi:m edhe
mishin me qep // masi t’skuqen mi:r // hudhim damotet // i hudhim dy gota uj:
dhe e lojm i gjymës ore tu zi në presion // në kohën që mishi osht tu zi n’tenxhere /
ne aqihere fërgojmë patatet // sa t’jet zi mishi hudhim patatet e skuqme n’tenxhere / i
lojm sa t’marrin :i val: / i hudhim në kryp // masanaj gjella osht e gatshme për t’u shërbe.

-Faleminderit!//
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 39

-S’ka pse,kënaq:si për mu!//

-Mirupafshim!

-Mirupafshim!
Resi Dini 43 vjeçe- , lindur në Pezë,me arsim fillor.

Kam 5 vite që merem me tregti// domethon// babi im e ka nis//po me kalimin e kohës// ene
biznesi// ka ardh tu zgjeru//atë që kan pas prind’rit// ma lan mu// e vet meren me tjetër// i kam bo
paralelisht// ene punën // ene shkollën// se studioj për drejtsi// n’tiran//ene biznesin ktu e kam//
edhe ka pak vite që jetojm ktu// që kur kam nis shkollën// jam mor edhe me sport// kam fitu
vendin e par// për badybuider // e kam sportin pjes t’jetës// nuk lej asnjë dit// pa shku n’palestër//
ene sikur t’jem // i lodh ose s’kam// mund’si shkoj gjithmonë// .

Klajdi Gjumsi-23 vjeç, lindur në Pez , me arsim të larta.

4.3. Bibliografia historike:

1. Gazmend A. Bakiu, “Tirana e vjetër (një histori e ilustruar)”, Tiranë, 2019.


2.A. Gashi, “Gjeografia e Shqipnis”, Tiranë, 1933.
3. “Historija e Tiranës”, në Shqypnija e ilustrueme, kalendari, Shkodër, 1929.
Adela Muka Si ka evoluar e folura e Tiranës drejt Shqipes Standarde 40

4.4. Bibliografi gjuhësore:

1. Gjinari.J, Shkurtaj.Gj, “Dialektologjia”, Tiranë, 2003.

2.Gjinari.J, “Dialektet e Gjuhës Shqipe”, Tranë, 1989.

3.Memushaj.R, “Shqipja Standarde”, Tiranë 2008.

4. Agalliu.F, Angoni.E, Demiraj.SH, Dhrimo.A, Hysa.E, Lafe.E, Likaj.E,


“Gramatika e Gjuhës Shqipe 1”, Tiranë,2002.

5. Holmes.J, “Hyrje në sociolinguistikë”, Tiranë, 2015.

6.“Fjalor i Gjuhës së sotme Shqipe”, Tiranë1980.

You might also like