You are on page 1of 18

Sh.m.t.

k : “ Nace Bugjoni “ – Kumanovë

Lënda :
Histori

Tema :“
Pashallëqet
shqiptare“

Mentor : Nxënës :
Prof. Shenasi Xheladini Almira Eshtrefi
II-8

Përmbajtja :
Fillimet e Pashallëkut të Shkodrës 3
Pashallëku i Shkodrës nën udhëheqjen e
Karamahmut Pashës 5
Rënia e Pashallëkut të Shkodrës 7
Fuqizimi i familjeve fudale në Kosovë 8
Pashallëku i Beratit 9
Krijimi i Pashallëkut të Janinës 10
Konflikti i Ali Pashë Tëpelenës me Sulltanin
13
Rënia e Pashallëkut të Janinës 15
Masakra e Manastirit 17
Literatura e shfrytëzuar 18

Fillimet e Pashallëkut të Shkodrës

2
Gjatë shek.XVIII , një numër i madh i familjeve feudale
u fuqizuan shumë ekonomikisht duke zgjeruar pronat e
tyre dhe të ardhurat nga tatimet , e këto familje në
gjuhën e popullit u njohën si “ oxhaqe “, krerët pasi u
njohën nga Sulltani arritën titullin “ pashë “, ndërsa
sanxhaqet u njohën si “ pashallëqe ”.
Në Shkodër për afro tridhjetë vite vazhduan betejat për
pushtet ndërmjet përfaqësuesve të familjes feudale të
Begollajve të Pejës të emëruar prej Sulltanit si
sanxhakbejlerë të Shkodrës dhe familjes shkodrane të
Çaushollajve, ku në këto luftëra fitues doli Mehmet Bej
Bushatliu , i cili pasi mposhti Mehmet Pashë
Çaushollin në vitin 1757 u emërua nga Sulltani si
sanxhakbej i Shkodrës dhe iu dha titulli “ pashë “, me
çka u formua “ Pashallëku i Shkodrës “.
Mehmet Pashë Bushatliu me të ardhur në pushtet
mori masa të forta për stabilizimin e gjendjes politike
dhe ekonomike në pashallëkun e tij , duke siguruar
përkrahjen e banorëve të Shkodrës dhe pasi i asgjësoi
krerët e oxhaqeve rivale të Shkodrës , në vitin 1759 i
nënshtroi agallarët e Ulqinit.
Më 1760 Mehmet Pashë Bushatliu nga Sulltani u njoh
si sanxhakbej në rangun e vezirit dhe kjo e inkurajoi
atë për të zgjeruar kufijtë e pashallëkut,ku më 1770
arriti të pushtojë krahinën pjellore të Zadrimës dhe
Lezhën e më pas pushtoi edhe Krujën pasi i asgjësoi
Tahir dhe Ismail Toptanin.

3
Pasi mori pjesë në kryengritjen e Moresë, me fermanin
e Sulltanit iu mundësua të birit emërimi si sanxhakbej i
Dukagjinit dhe Elbasanit , ndërsa me këtë iu mundësua
Bushatliut të zgjerojë ndikimin e vet politik edhe në
Shqipërinë e Mesme edhe pse më 1775 vdiq.

Pashallëku i Shkodrës nën udhëheqjen e


Karamahmut Pashës

4
Pas vdekjes së Bushatliut, në krye të sanxhakut
Sulltani e emëroi Mehmet Pashë Kystendillin , gjë për
të cilën pasardhësit e Bushatliut qenë kundër dhe
prandaj Sulltani u detyrua që në krye të emërojë të
birin, Mahmut Pashën , i njohur ndryshe si
Karamahmut Pasha, qëllimi i të cilit ishte zgjerimi i
pashallëkut të tij dhe shkëputja nga pushteti qëndror
osman.
Ai krijoi një ushtri të fuqishme dhe duke u përpjekjekur
që të krijojë edhe një pashallëk më të madh, në
qershor të vitit 1785 sulmoi Malin e Zi të cilin e
pushtoi dhe e detyroi të paguante tatim, ndërsa më
pas arriti edhe deri në Lushnjë, Elbasan dhe në Korçë
e për këtë Sulltani e largoi nga posti dhe nisi një
ekspeditë ushtarake kundër tij.
Karamahmut Pasha në gusht të vitit 1875 fitoi një
betejë në Kosovë kundër ushtrisë osmane të
udhëhequr nga Abdi Pasha dhe me këtë autoriteti i tij
u rrit edhe më shumë, ku fuqitë e huaja rivale të
Perandorisë Osmane deshën të krijojnë miqësi me
Karamahmut Pashën i cili u kërkoi që ta njihnin si
sundimtar të Shqipërisë , për çka Porta e Lartë ishte
kundër dhe i premtoi falje dhe titullin e vezirit, por pa
sukses.
Më 1760 Karamahmut Pasha në Podgoricë thirri një
kuvend të njohur si “Konfederata Ilirike “ në të cilin te
ftuar ishin krerët shqiptarë nga pashallëku i tij dhe
përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjës dhe
5
Hercegovinës ku u vendos që së bashku të luftonin
kundër osmanëve dhe duke shfrytëzuar angazhimin e
Perandorisë osmane në luftën kundër Rusisë në verën
e vitit 1787 ai nisi një kryengritje kundër tyre, por i
detyruar prej kundërveprimit të osmanëve,
Karamahmuti u detyrua të mbyllej në kalanë e
Rozafës dhe pasi i sulmoi, i shkaktoi humbje të mëdha
Perandorisë Osmane.
Pas dy vitesh, ai filloi të punojë përsëri në mënyrë të
pavarur, ndërsa pataj Sulltani e shkarkoi prej funksionit
dhe e dënoi me vdekje.
Më 28 nëntor të vitit 1793 osmanlinjtë e rrethuan
Shkodrën, por Karamahmuti u shkaktoi edhe një
disfatë dhe pas kësaj fitoreje, ai më 1795 futi nën
sundim Prizrenin e Dibrën, kurse më 1796 sulmoi
Malin e Zi , me çka pësoi humbje të rënda dhe mbeti i
vrarë më 22 shtator të vitit 1796 dhe për suksesin e tij
prej bashkëkohanikëve të tij u konsiderua si “mbret i
Shkodrës “.

Rënia e Pashallëkut të Shkodrës


Me vdekjen e Karamahmut Pashës , në pushtet erdhi i
vëllai, Ibrahim Pashë Bushatliu i cili mori pjesë në

6
lëvizje të shumta kundër Perandorisë Osmane , por pas
një beteje për pushtimin e Tiranës më 1809 ai pësoi
disfatë dhe u kthye në Shkodër, ku dhe vdiq pas pak
kohe.Ibrahim Pashën më 1810 e zëvendësoi i biri,
Tahir Pasha i cili për shkak se ishte i ri në moshë shpejt
u detyrua që postin e tij t’ia lëshojë Mustafa Pashë
Bushatliut i cili me mbështetjen e Portës së Lartë u
përpoq ta zgjeronte pushtetin e tij drejt jugut.Në vitet
1821/22 ai së bashku me forcat e Sulltanit u mundua të
likuidojë Pashallëkun e Janinës, por nuk qëndroi gjatë
dhe u largua kundër vullnetit të Sulltanit.
Me fillimin e luftës ruso-turke më 1828 ai u përpoq të
afrohej me Rusinë,pa i prishur marrëdhëniet me
Portën e Lartë dhe kur marshoi drejt Stambollit, u thye
keq nga ushtria ruse dhe u kthye në Shkodër, ku pas
një sërë betejash me ushtrinë e Sulltanit në verën e
vitit 1831 ai u detyrua të mbillej në kalanë e Rozafës
për 6 muaj , ndërsa pastaj iu dorëzua Sulltanit i cili e
fali dhe kjo shënoi rënien e Pashallëkut të Shkodrës.

Fuqizimi i familjeve feudale në Kosovë

7
Si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë gjatë shekullit
XVIII u shfaqën familje të fuqishme feudale të cilat
filluan të shfaqnin dëshirën për pavarësi nga pushteti
osman, por gjatë kësaj periudhe luftëra gjithashtu
zhvilloheshin ndërmjet feudalëve kosovarë të cilët
dëshironin të fitonin epërsi ndaj njëri-tjetrit.
Në Prizren u dallua familja e Rrotullajve e cila që nga
viti 1794 kur dëboi nga Prizreni Sali Pashitet pati
mundësinë të qeverisë në mënyrë të plotëfuqishme
dhe me këtë i dha Prizrenit karakterin e një pashallëku.
Në Pejë u dallua familja e Begollajve e cila përpos se
në Pejë, sundoi edhe në një pjesë të madhe të Kosovës
e disa pashallarë nga kjo familje për një kohë qeverisën
me pashallëkun e Shkodrës, ndërsa Pashallëku i Pejës
pati edhe një rol të rëndësishëm në jetën politike të
Kosovës.
Në Kosovë përveç këtyre dy familjeve, u dallua edhe
familja e Vuçiternajve që sundoi në Vuçiternë dhe ajo
e Gjinollajve që sundoi në Prishtinë.

Pashallëku i Beratit

8
Si në Shqipërinë Veriore, edhe në atë jugore filloi
fuqizimi i fisnikërisë feudale vendase dhe kështu kah
mesi i shekullit XVIII sanxhakun e Vlorës, me qendër
në Berat u dalluan për fuqinë ekonomike dhe politike
familjet feudale të Vlorajve, Velabishtajve dhe
Ngurzajve.
Pas vrasjes së poetit Ismail Pashë Velabishtit më 1864
në Vlorë, në përpjekje për të nënshtruar Vlorajt në
krye të sanxhakut u emërua Ahmet Kurt Pasha i cili me
shpejtësi zgjeroi sundimin e vet, duke nënshtruar edhe
sanxhaqe tjera , por gjithmonë duke ruajtur
besnikërinë ndaj Portës së Lartë.
Ahmet Kurt Pasha nuk arriti që ta zgjerojë pashallëkun
e tij deri në Shqipërinë e Jugut sepse në betejën që ai
zhvilloi me Bushatlinjtë, me Kapllan Pashën e Delvinës
dhe me qytetarët e Tiranës për pushtimin e këtij qyteti
ai pësoi disfatë dhe kështu vdiq më 1787.
Pas grindjeve të shumta, vendin e tij e zuri Ibrahim
Pashë Vlora , kurse më 1809 Berati ra në duart e Ali
Pashë Tepelenës.

Krijimi i Pashallëkut të Janinës


9
Gjatë shekullit XVIII epiqendër e luftës ndërmjet
familjeve feudale u bë qyteti i Janinës në jug të
Shqipërisë e ky qytet pikërisht në këtë periudhë ishte
në fazën e lulëzimit ekonomik dhe kishte një aristokraci
feudale mjaft të zhvilluar, në rradhët e së cilës pas
mesit të shekullit XVIII shpërthyen grindje të ashpra
për të sunduar Janinën.
Me rënien e qytetit në dorën Mehmet Pashë
Karakushit ky rajon u shkëput nga Sanxhaku i
Tërhallës, duke marrë kështu tiparet e një pashallëku
mirëpo me vdekjen e tij më 1775 përsëri shpërthyen
grindjet feudale.
Këtë situatë e shfrytëzoi Ali Pashë Tepelena i cili pasi u
emërua si mytesarif i Sanxhakut të Tërhallës më 1786
nxitoi të vinte nën kontroll Pashallëkun e Janinës,
duke e zgjeruar atë dhe duke nënshtruar feudalët e
tjerë shqiptarë.
Me të marrë Janinën Ali Pasha goditi me dorë të hekurt
feudalët rivalë, shfarosi bandat e hajdutëve, vendosi në
pashallëk rregulla dhe qetësi shpirtërore e duke
konfiskuar çifliqet e rivalëve ai grumbulloi një pasuri të
madhe me çka një pjesë ua shpërndau besnikëve të tij.
Ali Pashë Tepelena arriti që nga Sulltani të siguronte
njohjen e tij si sundimtar i Janinës dhe emërimin e të
biritm Veli Pashës si mytesarif të Tërrallës.

10
Ali Pasha kujdes të veçantë u kushtoi ndërtimit dhe
rindërtimit të kalave, si dhe organizimit të një ushtrie
të fortë e të disiplinuar.
Pas marrjes së këtyre masave, ai filloi të zgjerojë
pashallëkun, duke nënshtruar Konicën, Përmetin,
Libohovën,Tepelenën dhe qytetin bregdetar të Artës
dhe kështu siguroi daljen në det.
Në vitin 1793 , Ali Pasha përfitoi nga marshimi i
ushtrisë osmane drejt Shkodrës kundër Bushatlinjve
dhe vuri nën kontroll kazanë e Korçës dhe Sanxhakun e
Ohrit.
Duke shfrytëzuar kontradiktat ndërmjet Perandorisë
Osmane dhe fuqive evropiane ai arriti të nënshtronte
Himarën, Beratin, Vlorën, Delvinën dhe Gjirokastrën.
Beteja më e ashpër e Ali Pashë Tepelenës ishte ajo për
nënshtrimin e krahinës së vetqeverisur të Sulit, ku një
grup grash së bashku me fëmijët e tyre u hodhën në
greminë për të mos rënë në duart e tij.
Pashallëku i Janinës shtrihej nga Durrësi në Veri deri
në gjirin e Korintit në jug, ndërsa këtu bënin pjesë jo
vetëm viset shqiptare, por edhe ato greke të Tesalisë.
Ali Pasha ishte sundimtar absolut i pashallëkut dhe
kishte krijuar si organ ndihmës një Divan të përbërë
prej shtatë personash ku rol të rëndësishëm luante
kryekomandanti i ushtrisë, Omer Pashë Vrioni , ndërsa
si ndihmës kishte caktuar një grup sekretarësh që
njihnin mirë gjuhët e huaja.

11
Pasi që ishte sundimtar i një pashallëku me pozicion
strategjik për marrëdhëniet e Stambollit me fuqitë
europiane, Ali Pasha ndoqi një politikë të jashtme
tepër aktive.
Franca, Anglia dhe Rusia vendosën lidhje të
drejtëpërdrejta me Pashallëkun e Janinës dhe pranë
Ali Pashës vendosën përfaqësuesit e tyre diplomatikë.
Ali Pashë Tepelena përveç ushtrisë dhe flotës së vogël
luftarake, krijoi edhe një polici të fortë me një rrjet të
gjërë informatorësh, të cilët vepronin brenda dhe
jashtë kufijve të Pashallëkut.

12
Konflikti i Ali Pashë Tepelenës me Sulltanin

Porta e Lartë nuk mundi gjatë të pajtohej me


ekzistencën e një Pashallëku autonom, si ai i Janinës
dhe prandaj në vitin 1812, ajo e shpalli atë si të
shkarkuar nga funksioni i mytesarifit dhe e urdhëroi
të linte Janinën dhe të vendosej në Tepelenë.
Ali Pasha u vendos në Tepelenë, por pas një kohe të
shkurtër me ndërhyrjen e Anglisë u kthye përsëri në
Janinë.
Marrëdhëniet e tij me Sulltanin u acaruan përsëri kur ai
nuk iu bind urdhërit të Sulltanit për të marshuar
kundër kryengritjes serbe më 1813, por pavarësisht
kësaj Sulltani qe i detyruar t’ia njihte Ali Pashës postet
e mëparshme.
Ali Pasha duke menduar se lëvizjen çlirimtare greke
dhe organizatën: “ Shoqata e miqve “ do t’i kishte
aleatë në luftën kundër Sulltanit, iu la atyre hapësirë
të madhe veprimi në oborrin e tij dhe kështu këta
patën mundësinë të depërtonin deri në oborrin e Ali
Pashës dhe ata dëshironin që ta shfrytëzonin luftën e
Pashait të Janinës kundër shtetit osman si faktor
lehtësues për triumfin e lëvizjes greke çlirimtare.
Në ndërkohë, edhe feudalët kundërshtarë të Ali Pashës
filluan të lëviznin për ta përmbysur atë dhe kjo gjendje
e detyroi Ali Pashën të kundërvepronte. Më 1820 ai
kurdisi një atentat në Stamboll kundër kreut të grupit
kundërshtare, Ismail Pashë Beut dhe me këtë rast
13
Sulltani e shpalli atë të shkarkuar nga funksionet,
duke shkaktuar prerjen e marrëdhënieve ndërmjet
tyre.
Ali Pashë Tepelena filloi përgatitjet e tij për t’i bërë
ballë Portës së Lartë dhe në një mbledhje që e
organizoi me krerët shqipatrë dhe grekë në maj të
vitit 1820, ai bëri thirrje për mobilizim të përgjithshëm
dhe u premtoi se po të thyente ushtrinë e Sulltanit ,
do të krijohej një shtet kushtetues në të cilin do të
përfshihej Shqipëria dhe Tesalia, kurse Greqia
Qëndrore dhe Moreja do të bashkoheshin në një shtet
autonom nën mbrojtjen e Ali Pashë Tepelenës.

14
Rënia e Pashallëkut të Janinës

Në qershor të vitit 1820, ushtritë e Sulltanit të


komanduara nga Ismail Pashë Beu sulmuan
Pashallëkun e Janinës në katër drejtime dhe
komandantët ushtarakë sapo ranë në kontakt me
forcat e Sulltanit, u dezertuan dhe e lanë Ali Pashën në
një pozitë tejet të veshtirë.
Kur forcat ushtarake osmane hynë në Janinë në gusht
të vitit 1820, Ali Pasha së bashku me disa luftëtarë u
vendos në 2 kështjella pranë qytetit, por në ndërkohë
ushtria osmane vazhdonte të merrte njërën pas tjetrës
krahinat e Pashallëkut, me çka gjendja për pashain u bë
edhe më e pashpresë kur u dorëzuan kundrejt faljes
edhe dy djemtë e tij, Veli dhe Myftar Pasha.
Pas caktimit të Hurshid Pashës si komndant i ri i
operacionit dhe pas bahkimit të forcave të tij me ato
të Mustafa Pashë Bushatliut, bën që rrethimi i Ali
Pashës në kështjella të shtrëngohej edhe më shumë, e
prandaj në këto kushte ai së bashku me të shoqen,
Vasiliqinë pranuan të dorëzoheshin,me shpresë se do
të faleshin.
Ali Pasha duke pritur faljen e Sulltanit në kishën e
Shën Pantelejmonit më 25 janar të vitit 1822 u gjend
përballë një numri të madh ushtarësh të Hurshid
Pahës , të cilët kishin shkuar ta arrestoninm por ai
refuzoi thirrjen e tyre të dorëzuar dhe kështu në luftim

15
e sipër u gjend i vrarë, ndërsa koka e Ali Pashës më 23
shkurt të 1822 u dërgua në Stamboll si trofe fitoreje.
Varret e Ali Pashë Tepelenës

16
Masakra e Manastirit

Pas vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, Porta e Lartë mori


masa të rrepta për t’i dhënë fund thirrjeve sepetariste
të fudalëve shqiptarë.
Me mbarimin e luftës ruso-turke të viteve 1828/29,
Sulltani për në Shqipëri nisi një ushtri të madhe në
krye me Mehmet Reshit Pashën, i cli në vend të
ballafaqimeve me feudalët shqiptarë, zgjodhi
eliminimin e tyre nëpërmjet një kurthi dhe për këtë
qëllim ai në fillim, konkretisht në gusht të vitit 1830
fitoi fisnikërinë shqiptare e më pas u paraqit në
Manastir me qëllimin që do t’u jepte shpërblimet e
prapambetura dhe dekretet e faljes.
Disa feudalë shqiptarë si Tafil Buzi, Zenel Gjoleka e
Çelo Picari nuk u paraqitën pasiqë si duket, ata kishin
dyshuar në qëllimet e kësaj ftese, ndërkaq
pjesëmarrësit e kësaj ftese papritmas u gjendën nën
goditjet e plumbave të ushtarëve të Reshit Pashës, të
cilët gjoja po bënin një parakalim emocional.
Fatkeqësisht, nga kjo masakër mbetën të vrarë mbi
500 persona, ndërsa masakra llogaritet si një masakër
e padëgjuar.

17
Literatura e shfrytëzuar

“ Historia e popullit shqiptar për shkollat e mesme “ –


nga :
 Bep Jubani ( kreu I, II ) ;
 Pëllumb Xhufi ( kreu III ) ;
 Kasem Biçoku ( kreu IV ) ;
 Ferid Duka ( kreu V, VI ) ;
 Hysni Myzyri ( kreu VII-XIII dhe mësimet
mësimet 91,92 ) ;
 Mentar Belegu ( kreu XIV , XV ) ;
 Fehmi Rexhepi dhe Ramiz Abdyli ( kreu XVI ) ;
 Muharrem Dezhgiu ( kreu XVII, XVIII ) ;
 Dilaver Sadikaj ( kreu XIX, XXI,XXIII, XXV ) ;
 Fehmi Rexhepi ( kreu XX,XXII, XXVI dhe
mësimet 49, 56 ) ;

18

You might also like