You are on page 1of 1

Fan Noli

Jeta Parlamentare
Me zgjedhjet e mbajtura më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 - 30
shtator 1923). Ai shërbeu si ministër i Jashtëm në qeverinë e Xhaferr Ypit, vetëm për pak kohë përpara se të dorëhiqej.
Noli ishte kryetar i Partisë Popullore, e majta e asaj kohe, kundrejt Partisë Përparimtare. Përkrah Luigj
Gurakuqit dhe Stavro Vinjaut është ndër oratorët më shpotitës të foltores parlamentare. Më 21 nëntor 1923, u shugurua
peshkop i Korçës dhe mitropolit i Durrësit në Durrës, ndërsa më 27 dhjetor 1923 zgjidhet deputet i Korçës.[5]
Lëvizja e qershorit
Gjatë Lëvizjes së qershorit 1924 nuk ishte për përmbysjen me forcë që ndodhi; u vendos në krye të saj vetëm si kërkesë
e krahut të të rinjve, që shihnin tek ai një njeri me formim perëndimoro-amerikan. Regjimi zogist i rikthyer me të
ashtuquajturën Fitoren e Legalitetit më 24 dhjetor, e dënoi atë me vdekje në mungesë. Programi i tij me njëzet pika për
modernizimin dhe demokratizimin e Shqipërisë, ndër të cilat edhe reforma agrare, ishte tejet i nxituar e idealist për një
vend të prapambetur dhe pa tradita parlamentare. Më vonë Noli i shkroi arsyet e dështimit të tij në një letër që ia
drejtonte një mikut të tij anglez “Duke këmbëngulur tek reformat agrare, zgjova zemërimin e aristokracisë çifligare; duke
mos i zbatuar reformat, humba mbështetjen e masave fshatare”. Ardhja e një delegacioni rus me në krye Arkady
Krakovetsky shqetësoi kancelaritë perëndimore deri në atë pikë, sa të mbështesnin ardhjen e Zogut me anë të 106-112
oficerëve të ish-Ushtrisë Perandorake Ruse. Sipas mendimit të A. Këlcyrës në "Shkrime për historinë e Shqipërisë"
vërehet se lidhjet me Bashkimin Sovjetik ishin munduar ngaherë t’i sendërtonin, por ishte pikërisht kjo lëvizje që duhej të
soste.

Avni Rustemi

Jeta
Lindi 22 shtator 1895 në qytetin e Libohovës, i biri i një qehajai të Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet
fillore i mori në vendlindje dhe 12 vjeç e dërgojnë në Janinë për studime. Kur ishte 15-16 vjeç shkoi në Stamboll ku
vazhdoi një lice turk, më pas më 1912 në Gjenevë ku qëndroi një vit në një kolegj pedagogjik.
Dy vjet më vonë, në kohën e Vidit, kishte luftuar kundër andartëve grekë e vorio-epirotë në jug të vendit. Më 1915 ishte
kthyer në Janinë për të studiuar në një institut të mbajtur prej Lidhjes Botërore Izraelite. Më 1917 mori në Vlorë një
diplomë italiane për arsim, u emërua mësues në Tepelenë. Në mosmarrëveshje me drejtorin italian të shkollës, u
zhvendos në një shkollë vajzash në Vlorë, prej ku u pushua po për shkak mosmarrëveshjesh me drejtoreshën.
Në janar të 1919 shkoi në Kalabri, ku hyri student në kolegjin e Shën Mitër Korones. Në mbarim dha provimet dhe më
1920 shkoi në Romë ku u regjistrua në Fakultetin Pedagogjik. Gjatë majit të 1920 bën shpesh vajtje-ardhje nga Italia në
Shqipëri, ku u kërkoi shtimin e bursës autoriteteve shtetërore, qëndroi deri më 21 maj.

Punoi: Besmir NEZHA Pranoi: Alma TAKA SHEHI

You might also like