You are on page 1of 2

Letërsia e vjetër shqipe Humanizmi shqiptar Marin Barleti

Tema mësimore:

Letërsia e vjetër shqipe Humanizmi shqiptar (ora 1)

Situata e të nxënit:

Nxënësi njeh dhe ndërton kuptimin e duhur mbi konceptet letrare dhe historike, duke perceptuar

edhe zhvillimin hap pas hapi të letërsisë.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:

1. Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të

fushës, varësisht temës mësimore

Nxënësi/-ja:

• diskuton në grup në mënyrë konstruktive,duke dhënë dhe marrë informacion mbi temën;

• Njeh dhe analizon kushtet historiko-kulturore, në të cilat u zhvillua letërsia e vjetër shqipe;

• fiton aftësitë e nevojshme për të kuptuar natyrën e letërsisë dhe, në veçanti, klasifikimin e
saj në periudha të ndryshme letrare dhe historike;

• vështron tablo dhe përshkruan përjetimin e tij.

Fjalë kyç: Humanizëm/Humanizëm shqiptar/Letërsi e vjetër/Letërsi shqipe/Letërsi


filobiblike/Letërsi laike/Kohë kulturore

Burime: teksti i letërsisë, fjalor i gjuhës shqipe, enciklopedi, foto, kompjuter, , fletore etj.

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: gjuhë shqipe dhe gjuhë e huaj, arte,
histori
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve Harta e mendimeve, bashkëbisedim, lexim i
drejtuar, diskutim i lirë, punë e pavarur, vëzhgim

Organizimi i orës së mësimit


Parashikimi: Harta e mendimeve dhe bashkëbisedim

Në fillim të kësaj ore mësimi, kujtojmë dhe ndërtojmë informacione.


- Hidhni në fletoren tuaj gjithçka që ju kujton fjala “humanizëm”;
- Pasi të keni hedhur idetë që ju vijnë ndërmend, lidhini me njëra-tjetrën;

ndërtojmë në tabelë pemën e mendimeve.


Plotësohet pema e mendimeve edhe me informacione ndërlëndore (kryesisht nga lënda e historisë).
Ndërtimi i njohurive: Lexim i drejtuar, pema e mendimeve, Diagrami i Venit Shtrojmë
një pyetje: – Ç’kuptojnë nxënësit me letërsi të vjetër shqipe?
Për të realizuar këtë, mund të përdorim edhe teknikën e pesëvargëshit. Humanizmi shqiptar fillon
me Marin Barletin dhe shtrihet deri te Jeronim De Rada. Sipas studimeve të prof. E. Çabejt, letërsia e
vjetër shqipe kalon nëpër tri kohë kulturore ose letrare:
1.letërsia e humanizmit (shek XVI) - Marin Barleti
2.letërsia filobiblike (shek XVI-XVIII) - Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Lekë Matrënga, Jul
Variboba, Pjetër Zarishi
3.Letërsia laike ose e bejtexhinjve (shek XVIII) - Nezim Berati, Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Kyçyku
Humanizmi shqiptar, sikundër në të gjithë Europën, u zhvillua i ndikuar nga humanizmi italian.
Por,pavarësisht kësaj, kjo lloj letërsie pati një ngjyresë tërësisht shqiptare .
Lexim i drejtuar Për disa minuta lexoni në tekstin tuaj materialin e dhënë në lidhje me
humanizmin shqiptar dhe më pas ndërtohen në tabelë, si më poshtë, karakteristikat e humanizmit.
Humanizmi
letërsia e humanizmit (shek XVI) - Marin Barleti
letërsia filobiblike (shek XVI-XVIII) - Gjon Buzuku, Pjetër Budi, Frang Bardhi, Lekë Matrënga, Jul
Variboba, Pjetër Zarishi
Letërsia laike ose e bejtexhinjve (shek XVIII) - Nezim Berati, Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Kyçyku

Humanizmi shqiptar/vështrimi historic


kjo lloj letërsie dëshmon edhe për fakte të rëndësishme historike të shqiptarëve dëshmon edhe
faktin se sa e moçme është gjuha shqipe është e lidhur ngushtë me atë çka është autentike shqiptare
vështrimi letrar letërsi heroike kulti i qëndresës (liria e atdheut dhe njeriut) identiteti kulturor (vlerat
morale dhe shpirtërore) letërsi e mirëfilltë për kohën kur u shkrua përfaqësuesit I përkasin elites
kulturore të kohës tema kryesore ishte qëndresa shqiptare kundër turqve për mëvetësi jetësore dhe
kulturore heroi kryesor u bë figura e Skënder
Nëpërmjet Diagramit të Venit i nxitim nxënësit të sjellin të përbashkëtat dhe të veçantat mes
humanizmit shqiptar dhe atij europian.

Humanizmi europian Shek. XIV Shek XVI


Humanizmi shqiptar
Në qendër njeriu- Ndikim nga humanizmi Italian
Rrëfenja Qëndresa e populli
Romani (romani kritik)
Romani historiko-letrar
Donkishotizmi si dukuri -Lufta çlirimtare si dukuri
Njeriu dhe njerëzorja
Përforcimi i njohurive: Diskutimi i lirë shtrohet një pyetje-shumë përgjigje:

Pse pati ndikim kaq të madh filobiblik letërsia humaniste? Mendimin mbështeteni me argumente.
Detyra dhe punë e pavarur Kërkoni në internet informacione shtesë lidhur me zhvillimin e
fushave të tjera të artit në këtë periudhë.
Vëzhgim:Vëreni me vëmendje dy figurat: “Pagëzimi i Krishtit”, i Onufrit dhe “Ikonë”, i Konstandin
Shpatarakut. Ç’ju intrigojnë këto tablo? Çfarë informacioni merrni prej tyre?

You might also like