You are on page 1of 4

LENDA : METODOLOGJI

ESE ARGUMENTUESE

TEMA : “Perse dua te behem Mesues”

Mua me pelqen te mesoj dhe te marr njohuri me te cilat do te ndertoj te ardhuren time .

Te marresh njohuri do te thote te behesh nje njeri i ditur, pergjegjes dhe i afte per te
kaluar cdo sfide, nje njeri me kulture dhe i kompletuar.

Pas disa viteve shkolle, ne momentin e perzgjedhjes se fakultetit vendosa te zgjedh


"gjuhe-letersi".

Mesuesine, e ku ka me mire se nje dege plot dije, nje dege qe te meson e qe me pas ti
do mesosh te tjeret duke marre e duke dhene dije.

- Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri.

- Gjithmone na është mësuar se mësimdhënia është art dhe shkencë.

- A duhet të jetë mësuesi artist meqë mësimdhënia është art?

- A duhet të aktrojë mësuesi gjatë orës mësimore?

Çdo mësues i kushton jetën dhe karrierën nxënësve të vet. Gjatë gjithë karrierës së
tij\saj, mësuesi punon, lodhet, gëzohet, mërzitet, përjeton stres dhe ajo ҫka është më e
rëndësishmja është pranë nxënësit në momentet me delikate dhe kritike të moshës.

Të shohësh një lule të rritet e të lulëzojë është ndjesia më e bukur e një mësuesi e
sidomos kur këtë lule të vecantë e ujit dhe e drejton kah dritës së diellit. Por arsyet për
t’u bërë një mësues janë më të thella se kjo e fundit, është dëshira e madhe për t’u
përfshirë në jetën dhe në edukimit e njerëzve të tjerë.

Ndërsa vendi ynë ka bërë një rrugë të gjatë në reformën e arsimit, ne ende kemi një
rrugë të gjatë për të shkuar. Një rrugë që shpesh na ҫon nëpër kthesa të panjohura e
shpesh të pasigurta, por ja që mësuesi ja del përsëri. Me kokën lart e një barrë të rëndë
mbi supe ulet me dëshirë në bankën e tij dhe ndjek me kujdes nxënësit e vet.

Shumë herë është përfolur e shumë herë është “goditur” figura e tij por përsëri mbledh
forcat e vazhdon rrugën e drejtë të mësimdhënies. Sa shumë sfida dhe sa shumë
peripeci përjeton, sa shumë trishtim e sa shumë gëzim fiton, por përsëri ja del.
Ja disa arsye pse zgjodha të bëhem mësuese:

1- Të punosh më fëmijët është e mrekullueshme.

Është ndjesia më e bukur do me pëlqente ti shoh nxenesit qe me dëgjojnë plot


kureshtje, dhe të bindur kryejnë detyrat që ju jap.

2-Do te me pelqente të ndikoja në personalitetin e tyre dhe t’i ndihmoj të kuptojnë se


ҫfarë duan në jetë.

3-Fëmijët nuk lindin me dëshira dhe pasione por ato i fitojnë dhe i mësojnë gjatë jetës.
Mësuesi zbulon talentet dhe i drejton drejt rrugës më të mirë.

4-Do me pelqente te behesha nje mesuese e mire, sepse mësues i mirë është edhe një
psikolog i mirë.

5-Do me pelqente qe me idetë e tyre dhe të shoh se si funksionojnë mendjet e tyre.

Mendja e tyre është brilante, plot fantazi e plot botë.

6- Arsyeja e fundit por jo me pak e rendesishme eshte se edhe prinderit e mi jane nder
shkaqet qe me inkurajojne te ndermarr kete hap, me kane mbeshtetur dhe kane qene
mjaft te lumtur per profesionin qe une kam zgjedhur.

-Mesuesi qendron me krye te cdo gjeje, kudo ku ka dije, kudo ku ka arritje eshte nje
mesues qe qendron pas, "sepse vlera e mesuesit dhe pesha e qiellit nuk maten kurre"..

Une uroj dhe shpresoj shume qe se shpejti ta ushtroj profesionin tim dhe ta zoteroj ate
me se miri.
PUNOI :

EMILJANA GJONI

You might also like