You are on page 1of 32

PEGASUS M-51

ESEJA DHE LLOJET E SAJ

shqyrtim i eseve dhe llojeve të tyre


Venera BARALIU_Prizren
1/1/2010

Në këtë punim shkencor për “Llojet e eseve”, pasqyrohet, reflektohet, trajtohet, analizohet,
elaborohet dhe ndriçohet një fushë shumë e veçantë dhe relevante, e rëndësishme, eseja, si
një ndër format më të përsosura të shkruarit. Llojet e esesë, modelet ose tipet e llojeve të
esesë, si eseja treguese, shpjeguese, përshkruese, bindëse dhe modelet e tyre, procesi i të
shkruarit dhe llojet e tij, paragrafi, llojet e paragrafit, etj.
LLOJET E ESEVE

ABSTRAKT

Në këtë punim shkencor për “Llojet e eseve”, pasqyrohet, reflektohet, trajtohet, analizohet,
elaborohet dhe ndriçohet një fushë shumë e veçantë dhe relevante, e rëndësishme, eseja, si
një ndër format më të përsosura të shkruarit. Llojet e esesë, modelet ose tipet e llojeve të
esesë, si eseja treguese, shpjeguese, përshkruese, bindëse dhe modelet e tyre, procesi i të
shkruarit dhe llojet e tij, paragrafi, llojet e paragrafit, etj.

Njohuritë, informacionet dhe të dhënat shkencore dhe teorike, praktike, empirike, analitike
për temën, bazohen dhe mbështeten në burime relevante dhe literaturë të nduardurshme,
adekuate dhe të bollshme, duke na ofruar sado pak të dhëna shkencore të pasura, të
kompletuara dhe bukur të mjaftueshme për çështjen në fjalë. Eseja është një përmbledhje e
shkurtër letrare e cila shtjellon një temë të vetme, dhe zakonisht paraqet pikëpamjet
personale të autorit. Fjala “ese” rrjedh nga Gjuha Frënge, që do të thotë mundim, përpjekje
për të shkruar një rrëfim. Eseja është një lloj shkrimi i shkurtër që ka në bazë faktin dhe jo
trillimin.

Pra eseja është një shkrim i shkurtër i cili ka për temë një subjekt apo në kuptimin më të
gjerë eseja mund ti referohet një tregimi ose edhe një studimi kritik madje mund ti referohet
edhe një fragmenti nga libri. Eseja nuk guxon të tejkaloj përafërsisht 1500 fjalë apo rreth
pesë faqe të shkruara. Nëse e tajkaloni këtë limit atëherë nuk i keni respektuar rregullat e
shkrimit të esesë. Gjëja kryesore që duhet të bëjmë në një ese është t’i kushtojmë vëmendje
disa aspekteve, siq janë: Të ketë një strukturë të duhur; Të filloj me përshkrim të shkurtër të
çështjes së cilën e trajton dhe cila është relevanca e saj; Prezentimi dhe analiza e
argumenteve duhet të bazohet në teoritë dhe idetë e qëndrueshme; Të analizojë pikpamjet
e kundërta; Të përdoren faktet teorike dhe empirike për të argumentuar aspektet e
ndryshme; Të argumentohet një perspektivë e caktuar në mënyrë logjike; Të listohen
informatat e ndryshme dhe të përdoren vetëm informatat relevante; dhe në fund të
mbaroni esenë me konkluzat përkatëse.

1
LLOJET E ESEVE

HYRJA

Në punimin kërkimor-shkencor, me temën “Llojet e eseve”, paraqitet, trajtohet, analizohet


dhe ndriçohet një çështje tejet relevante eseja, si një ndër format më të përkryera të të
shkruarit. Llojet e eseve, modelet (tipet) e llojeve të tyre, procesi i të shkruarit, paragrafi dhe
tipet e tij, etj.

Në këtë punim trajtohet e bëhet fjalë në formë të thelluar, të gjithanshme, të zgjeruar dhe
në mënyrë të hollësishme, të detajuar, të stërholluar, për këto çështje, nën-çështje e më
gjerë dhe për secilën veç e veç,për esenë treguese, udhëzime; për esenë përshkruese, si dhe
modelet e saj, përshkrimin e një ngjarje; për esenë shpjeguese, si modelet e saj, esenë e
procesit, esenë e shembullit, esenë e krahasim-kontrastit, esenë klasifikuese, esenë
përkufizuese dhe esenë shkak-pasojë; si vështrimin e përgjithshëm, udhëzime, etj.

Megjithatë, elaborimi dhe trajtimi i këtyre çështjeve, nën-çështjeve na ofrojnë sadopak të


dhëna shkencore adekuate, të llojllojshme, të gjithanshme dhe të mjaftueshme për temën
në fjalë. Këto të dhëna për esenë, llojet e eseve, modelet e eseve, paragrafin, procesin e të
shkruarit reflektojnë për vlerën e veçantë dhe relevancën e madhe të tyre për studentët,
nxënësit, shkruesit, studiuesit dhe të gjithë të interesuarit tjerë për këtë çështje, për
përgatitjen, aftësimin e perfeksionimin e tyre për të shkruar ese, lloje të tyre, me lavdi të
madhe për bashkëpunim-komunikimit sa më të mirë me lexuesit.

Megjithatë, informohemi për mjeshtrin, mënyrën e mundimshme të të shkruarit, ku edhe


vetë fjala ese në origjinë ka kuptimin e mundimit, përpjekjes për të shkruar, dhe hapat qe
duhet ndjekur për të shkruar, arritur ese të mirëfilltë, efikas, të suksesshëm. Gjithashtu,
kuptojmë se si ky lloj, model, zhanri i të shkruarit i aftëson studentët, nxënësit, profesorët,
shkruesit, studiuesit, shkrimtarët e të gjithë të interesuarit tjerë për të shprehur idetë,
ndjenjat, opinionet, mendimet, konceptet, pikëpamjet për të bashkëvepruar-komunikuar sa
më mirë me lexuesit, publikun dhe njerëzit.

2
LLOJET E ESEVE

I. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT

Një ese bëhet më interesante dhe më e lehtë për tu shkruar nëse mbështetet në
metodologjinë përkatëse të ndërtuar dhe verifikuar enkas për shkrimin e eseve. Termi
“metodologji” e ka gjenezën nga gjuha greke, përkatësisht nga fjala “methodos”, që dmth;
mendim, qasje, përpunim, dhe shprehja “logos” që dmth; shqyrtim. Përkthyer drejtpërdrejt,
dmth; “shqyrtim i metodave”, apo shkurt “metodologji”.1
Metodologjia e hulumtimit të eseve është një proces i domosdoshëm për tu zbatuar
kur merremi me shkrimin e eseve. Shumë njerëz të shtresave të ndryshme, dhe kategorive të
ndryshme intelektuale, si shkrimtarë, studentë, profesorë, poetë, apo edhe nxënës të
shkollave të mesme shpesh shkruajnë ese, por më shumë ese për veten e tyre.
Me kalimin e kohës është ndjerë nevoja e përsosjes sa më të madhe të kësaj
mjeshtërie, e cila është e domosdoshme për çdo individ. Prandaj mu këtë qëllim janë krijuar
shumë mënyra të shkruarit të eseve me synimin e vetëm për të vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi midis lexuesve dhe atyre që shkruajnë ese. Kjo marrëdhënie midis shkruesit
dhe lexuesit, është bashkëpunimi, reklamimi, propaganda, por mund të ketë edhe karaktere
tjera bashkëpunimi.
Gjatë shkrimit të esesë, shkruesi e ndërton tekstin në një mënyrë të tillë që të ndikoj
mbi lexuesin. Në këtë proces shkruesi i esesë bën edhe parashikime për njohuritë e lexuesit,
se çfarë di se çfarë do të mësojë prej tekstit të tij. Janë shumë çështje dhe situata të vështira
që duhet të kapërcehen gjatë shkrimit të esesë, siç janë: qëllimet e ndryshme, kontestet e
ndryshme, shumëllojshmëria e situatave të ndryshme, tematikat e ndryshme, etj. Kështu që
procesi i shkrimit të esesë, mund të shndërrohet në një proces mekanik të zbatimit të disa
rregullave dhe udhëzimeve që shërbejnë si shabllone në situata të ndryshme. Gjatë procesit
të shkrimit dalin edhe të papritura tjera që kanë të bëjnë me modelin, përmbajtjen, lexuesin
dhe përdorimin e burimeve të ndryshme.

1
Prof dr. Ali Jakupi, Metodologjia e punës shkencore, Prishtinë 2005.

3
LLOJET E ESEVE

II. ESEJA

Termi ese përdoret në mënyra paksa të ndryshme dhe në konteste të ndryshme.


Përkufizimi më i qartë për esenë është dhënë nga Profesori i Gjuhës Angleze në Universitetin
e Berklit në Kaliforni, Frederik Kreus. Ky e përkufizon esenë si një copë mjaft të shkurtër të
tregimit që përpiqet të shënjoj diçka në mënyrë interesante.2

Një ese është mjaft e shkurtër, edhe pse disa shkrimtarë i referohen një teksti të
shkruar mjaft gjatë. Zakonisht ese mund ët jetë një copë teksti e cila mund të shkruhet në
një gazetë apo revistë. Një ese nuk duhet të jetë një trillim por një ngjarje e vërtetë, që dmth
se shkrimtari duhet të përpiqet që në ese të thotë të vërtetën e jo thjesht me shkrimin e
vetë të mundohet të argëtojë lexuesin. Pra çdo fjalë e një eseje duhet të jetë e shkruar mirë
dhe fjalë për fjalë e vërtetë.

Një ese përpiqet të përcaktojë një qëllim dhe ky është aspekti më i rëndësishëm dhe
më sfidues i esesë. Një ese nuk guxon të jetë vetëm një spektër fjalësh ose paragrafësh të
shkruara, por një ese duhet të ketë një kuptim domethënës, të ketë një tezë, dhe të ketë një
përfundim të mirë. Kjo e bën esenë të jetë i ndryshëm, të themi, nga një artikull enciklopedie
apo diçka e ngjashme. Një ese duhet të përpiqet të shprehë një qëllim në mënyrë sa më
interesante, shkrimi të jetë i vërtetë dhe i shkruar për dikë. Qëllimi i saj është që ti pëlqejë
lexuesit dhe të ndryshojë të menduarit e tij. një ese mund të kërkojë që të ju informoj, të ju
bindë për diçka ose ti bëjë të dyja, të ju informoj dhe të ju bindë. Por për të arritur këtë
qëllim me lexuesin e vërtetë, eseja duhet të mbajë gjallë vëmendjen dhe interesimin e
lexuesit.3

Eseja mund të përbëhet nga një numër elementesh, duke përfshirë këtu: kritikë
letrare, manifestet politike, argumentet e të mësuarit, vëzhgimin e jetës së përditshme,
memoaret, reflektimet e autorit, etj.

Pothuajse të gjitha esetë moderne janë shkruar dhe shkruhen akoma në prozë. Për
shembull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada, esetë janë bërë pjesë e
rëndësishme e edukimit formal të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve. Arsimtarë të gjitha
niveleve praktikojnë dhënien e eseve për të provuar aftësitë e nxënësve për të shkruar dhe
paraqitur mendimet e tyre. Përzgjedhja e aplikantëve për tu regjistruar në fakultete sot
bëhet përmes eseve të shkruara. Shumë nxënës që zgjedhin për të studiuar shkencat

2
http://daphne.palomar.edu/handbook/whatisanessay.htm
3
What is an Essay? http://daphne.palomar.edu/handbook/whatisanessay.htm

4
LLOJET E ESEVE

shoqërore dhe ato sociale, duhet ti nënshtrohen shkrimit të esesë si mënyrë e vlerësimit të
performancës së tyre gjatë provimit përfundimtar të maturës.4

Edhe në provimin tonë kombëtar të maturës, të cilit i nënshtrohen nxënësit e të gjitha


gjimnazeve në Kosovë, ekzistojnë një apo dy ese të obligueshme ose për tu shkruar, ose për
tu trajtuar karakteristikat e saj.5 Esetë mund të shprehen edhe në forma tjera, si përmes
filmave të ndryshëm dokumentar apo edhe fotografive të ndryshme të shoqëruara me pak
tekst të shkruar.6

2.1 Ç’ ËSHTË ESEJA

Eseja7 është një lloj teksti përmes të cilit dikush shpreh bindjet e veta, mendimet dhe
ndjenjat e veta lidhur me një ide të caktuar apo përjetim, për një njeri, për një libër apo tekst
të shkruar nga dikush. Pra një ese mund të shkruhet për çfarëdo lloj objekti apo për çfarëdo
lloj teme. Prandaj të eseja është e rëndësishme: Tema, Qëllimi, dhe Lexuesi (Dëgjuesi). Aldos
Haksli, një esesit i famshëm në një moment kishte thënë se: “Eseja është një mjet letrar për
të thënë pothuajse çdo gjë në lidhje me gjithçka”. Sipas tij eseja është një specie letrare
ekstremist e ndryshme, dhe studimi efektiv i saj përfshin tri korniza kryesore të eseve:

Eseja personale dhe autobiografike – ku në këtë ese përshkruhen fragmente të


ndryshme autobiografike, anekdota, dhe përshkrime tjera.

Eseja objektive, faktike ose konkrete – është një lloj eseje te e cila personazhi
përshkruan drejtpërdrejt veten e tij, duke tërhequr vëmendjen e lexuesit për një temë
letrare, artistike, shkencore ose politike.

Eseja abstrakte dhe universale – janë ese të cilat shkruhen me gjuhën e abstraksionit të
lartë, ku tema kurrë nuk është personale dhe ku rrallë përmenden faktet e veçanta të
përvojës.

Në përfundim vlen të themi se esetë sot janë bërë mjet shumë i rëndësishëm për të
kuptuar nivelin e nxënësve dhe studentëve tanë e pse jo edhe të arsimtarëve e profesorëve
tanë. Aplikimi i shkrimit të eseve apo edhe i komentimit, shpjegimit dhe vlerësimit të eseve,
sot është praktikë e kohës dhe me këtë edukatorë të niveleve të ndryshëm si dhe
institucione të ndryshme i provojnë kandidatët e tyre se ç’ nivel të njohurive kanë.8

4
http://en.wikipedia.org/
5
Mendim i autorit të këtij punimi.
6
http://en.wikipedia.org/wiki/
7
Eseja lidhet me emrin e shkrimtarit francez Michel De Montaigne dhe esetë e tij te botuara në vitin
1580, ku ai shpreh pikëpamjet e tij mbi jetën, njeriun, botën, letërsinë, filozofinë, shkencën, fenë,
kozmosin, natyrën, etj.
8
Autori

5
LLOJET E ESEVE

2.2 PROCESI I TË SHKRUARIT

Gjatë veprimtarisë së përditshme mësimore dhe shkollore, si dhe gjatë punës


intelektuale dhe shkencore njerëzit kanë nevojë të shkruajnë, në fakt kjo është
domosdoshmëri. Prandaj shkrimi është një proces intelektual i cili duhet të përcillet me
mendime adekuate për tematikën e shkrimit. Shumë njerëz shkruajnë, por jo gjithmonë
shkrimet i plotësojnë rregullat gjuhësore dhe gramatikore, prandaj shkrimi duhet të ketë
kuptim, të jetë i qartë, të ketë renditje të duhur të fjalëve në fjali dhe të jetë domethënës.
Shkrimet e para që janë bërë herët, mund edhe të mos vlerësohen si shkrime të mira,
por ato paraqesin hapat e parë të shkrimeve dhe si të tilla konsiderohen si margaritarë të
letërsisë shqipe. Ne kemi pas dhe kemi shumë shkrimtarë të njohur në letërsinë shqipe që
kanë bërë shkrime të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyera në letërsinë shqipe dhe më gjerë,
dhe shumica prej tyre kanë bërë shkrime të cilat kanë pasë ndikim të madh (pozitiv) në
shkrimet e bukura të poetëve të mëvonshëm.
Në fillim mjeshtëria e shkrimeve nuk ishte në nivel të kënaqshëm, por më vonë me
kalimin e kohës, shkrimtarë të ndryshëm nacional, filluan të shkruajnë më bukur dhe filluan
të përsosin gjithnjë e më tepër mjeshtërinë e shkrimit. Kjo gjë pati një ndikim të madh në
rritjen e lexuesve dhe në krijimin e një marrëdhënie bashkëpunimi në mes të lexuesit dhe
shkruesit.
Shkrimi duhet të jetë kuptimplotë në aspektin logjik, por njëkohësisht praktikohet që
shkrimi të jetë edhe teknikisht i bukur dhe të ketë stil.
Shkrimi i një eseje në veçanti, kërkon një angazhim të mendjes në lidhje me subjektin e
temës, prandaj që të shkruash ese, së pari duhet të bësh një listë të pikave kryesore të cilat
janë të nevojshme për të krijuar një vazhdimësi logjike të esesë. Ne mund ti ndryshojmë më
vonë pikat kryesore të esesë, ti shtojmë apo ti reduktojmë ato sipas nevojës. Shkrimi i një
eseje është njëri prej angazhimeve tona të para që nga koha kur kemi qenë në bankat e
shkollës fillore, e ndoshta edhe më herët. Prandaj në bazë të temës që trajtohet mund të
shkruhen esetë letrare, filozofike, historike, sociale , etj.
Në përgjithësi shkrimi mund të bëhet në disa forma, si nëpërmjet poezive, prozave,
romaneve, novelave, apo eseve të ndryshme. Eseja duhet të ketë një strukturë të
mendimeve për tematikën e caktuar që e shkruan shkruesi. Megjithatë nuk mjafton vetëm
kjo, por është e nevojshme edhe ndjekja e disa rregullave dhe mjeshtërive të caktuara për
zbatimin e të cilave paraprakisht jepen disa udhëzime. Në diagramin e mëposhtëm ne do të
paraqesim fazat e shkrimit të një eseje dhe mënyrat se si lidhen këto faza me njëra tjetrën 9.
Kur vendosim të shkruajmë një ese, ne patjetër duhet të kalojmë nëpër të gjitha fazat
e përshkruara më sipër. Çdo pjesë e shkrimit të esesë bëhet në mënyra të ndryshme.
Metodat që përdoren me këtë rast janë po aq të rëndësishme sa edhe produkti i punës së
nxënësve apo studentëve që shkruajnë një ese, dhe këto kanë një rëndësi të veçantë.

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
9

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2.

6
LLOJET E ESEVE

Është shumë e rëndësishme të dihet se para se të fillohet shkrimi i një eseje, duhet të
mendohet për qëllimin e shkrimit dhe për lexuesin e shkrimit që jeni duke e nxjerrë në
botim. Natyrisht se qëllimi ju përket juve, ndërsa lexuesi është ai/ajo që do të jua lexojë
shkrimin tuaj.

10

Fazat për shkrimin e esesë.


Në këtë rast një gjë është shumë me rëndësi, e ky është stili i shkrimit tuaj. Stili duhet
të jetë specifik, si dhe gjuha të jetë e veçantë në varësi prej asaj se kujt i drejtohet shkrimi, si
psh, ndryshe i drejtoheni një politikani, ndryshe një kolegu apo shoku, ndryshe një të
dashuri/re, ndryshe një të huaji, etj.

2.2.1 SHKRIMI I HYRJES

Është e rëndësishme që shkruesi i esesë të organizojë mirë shprehjen e pikëpamjeve


dhe mendimeve të tij, për të komunikuar sa më mirë me lexuesin. Hyrja është shkruar në
fillim, ndërsa përfundimi bëhet nga kuptimi i asaj çfarë kemi krijuar në ese. Në shkrimin
cilësor të një eseje mund të jap kontribut edhe pedagogu apo mësuesi i nxënësit. Ai mund të
sugjerojë dhe ti japë nxënësit ide të reja, shembuj të freskët, apo edhe mendime të qarta.

2.2.2 KOPJA E PARË

Nxënësit kanë shumë vështirësi kur i qasen hartimit të një eseje. Disa përdorin qasjen
lineare, duke filluar me hyrjen dhe shkrimin e sekuencave përmes konkluzioneve. Ndërsa
disa tjerë preferojnë qasjen rekursive duke punuar për një kohë në një seksion dhe pastaj
duke kaluar në seksionit tjetër të esesë, si dhe kthimin e serishëm në seksionin paraprak.

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
10

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2.

7
LLOJET E ESEVE

Qëllimi i eseve është për ti inkurajuar nxënësit për ti zhvilluar idetë dhe konceptet e
tyre me shkrim dhe paraqitje të mendimeve. Edhe pse rezultatet nga shkrimi i eseve të
nxënësve nëpër shkollat tona është në nivel të mirë, kjo len edhe shumë për tu dëshiruar për
shkakun se duhen bërë përmirësime në këtë drejtim.11

2.2.3 RISHIKIMI

Pasi të keni shkruar një ese, ju duhet të prisni një apo dy ditë në mënyrë që pas leximit
të serishëm të esesë, mund të ju vijnë mendime të reja dhe ide të reja me anë të cilave ju
mund ta plotësoni kuptimin e esesë, dhe në këtë mënyrë do ta përmirësoni cilësinë e esesë.
Ndërkohë ju mund ta rilexoni disa herë esenë dhe mund të bëni ndërhyrje eventuale në
drejtim të përmirësimit të gabimeve dhe cilësisë së esesë.12
Rishikimi i esesë është një veprim shumë e rëndësishëm, kur kemi parasysh krijimin e
një eseje cilësore dhe me vlerë. Rishikimi i esesë nënkupton përmirësimin e shumë gabimeve
gramatikore, respektimin e shenjave të pikësimit, pastaj respektimin rregullave të
drejtshkrimit, etj.
Mund të shikojmë edhe ndonjë libër me ese për të kopjuar stilin e shkrimit të eseve, ku
mund të mësojmë për përdorimin e kolonave, thonjëzave, gjysmë-kolonave, apostrofave,
presjeve, fusnotave, etj.13 Kujdes për të shmangur përdorimin e panevojshëm të pikave
çuditëse, sidomos kur përdorni mendimet dhe deklaratat tuaja.
Me rishikim të esesë ju keni mundësi që të largoni ndonjë fjalë të panevojshme ose
fjalë që e keni përsëritur dy e më shumë herë. Ndërkohë sigurohuni që keni përdorur ndonjë
fjalor me të cilin keni shkruar drejt fjalët e panjohura. Në të njëjtën kohë sigurohuni se keni
përdorur gjuhë të butë dhe të ëmbël e jo vetëm fjalë të mëdha dhe fjalë dashurie apo
patriotizmi.
Esetë më të mira që krijohen janë të qarta, koncize, dhe kuptohet lehtë nga një
audiencë e gjerë. Duhet të ju shmangeni bisedave joformale dhe shkurtesave të
panevojshme. Eseja juaj përfundimisht duhet të jetë e shkruar në mënyrë koncize, me një
ton serioz, gjuhë koncize dhe me një stil të lehtë lirik.

2.2.4 REDAKTIMI

Në fillim ne duhet të kemi të qartë se cila është faza e redaktimit të esesë. Kjo fazë
është kur ne kontrollojmë esenë për gabime të mundshme dhe i korrigjojmë ato menjëherë.
Redaktimi i esesë bëhet nëpërmjet të këtyre hapave kontrollues: Kontrolloni drejtshkrimin
tuaj, Kontrolloni gjuhën tuaj gramatikore që keni përdorur, Lexoni ese tuaj përsëri, për
gabimet eventuale, Sigurohuni që çdo fjali ka një subjekt të caktuar, Sigurohuni që subjektet
tuaja dhe foljet janë të akorduara me njëra tjetrën.

11
http://www1.aucegypt.edu/academic/writers/research.htm
12
http://www1.aucegypt.edu/academic/writers/analysis.htm
13
http://www.wikihow.com/Write-an-Essay

8
LLOJET E ESEVE

Kontrolloni kohët e foljeve në çdo fjali të shkruar. Sigurohuni se çdo fjali e shkruar ka
kuptim. Sigurohuni që eseja juaj ka një hyrje, ka paragrafët përkrahës, dhe një paragraf
përmbledhës të esesë. Kontrolloni që të gjithë paragrafët tuaj janë shkruar në formatin e
duhur dhe në fund shih nëse eseja juaj është interesante, apo jo. Nëse nxitojmë në shkrimin
e esesë ne do të përfundojmë me një ese të shkruar keq.
Gjatë redaktimit të esesë, mundohuni që ta bëni esenë tuaj interesante në mënyrë që
njerëzit ta kuptojnë tematikën e saj dhe ta pëlqejnë atë. Shkrimi i esesë nuk guxon të bëhet
në shpejtësi dhe me nxitim por duhet të shkruhet ngadalë. Ju duhet ti jepni kohë të
mjaftueshme vetes për shkrimin e esesë, në mënyrë që të ndiqen të gjithë hapat e
nevojshëm për shkrimin e esesë.14

2.2.5 KORRIGJIMI

Gjatë korrigjimit të esesë ju duhet ta analizoni me kujdes punën tuaj gjatë shkrimit të
saj, duke prerë çdo informacion të shkruar i cili nuk ka lidhje me temën tuaj që keni
shtjelluar. Ne besojmë se ju nuk doni të shkruani një ese e cila del jashtë temës suaj. Pra çdo
informacion i cili nuk ka lidhje me temën tuaj duhet të flaket jashtë esesë.
Eseja duhet krijuar ashtu që ajo të ketë rrjedhë të mirë dhe ti ketë fjalët e kuptueshme.
Është mirë që esenë tuaj ta lexojë dikush tjetër me zë të lartë edhe atë para jush, në mënyrë
që juve duke e dëgjuar të ju ngacmojnë veshin fjalët të cilat nuk përputhen mes veti, nuk
kanë rimë, apo janë thënë keq.
Prandaj nëse e sheh të arsyeshme duhet të ndërhyni dhe korrigjoni fjalitë dhe
paragrafët problematikë. Sigurohuni që ndryshimet tuaja ndihmojnë në përmirësimin e
cilësisë së esesë suaj. Ne duhet i marrim parasysh idetë më kryesore gjatë shkrimit të esesë,
para se të merren parasysh ato më pak të rëndësishme.
Nëse keni çfarëdo mangësi dhe mungese të njohjes për shkrimin e esesë dhe nuk keni
se ku të merrni informacione ndihmëse, atëherë kyçuni në internet dhe “google”, është
vendi i duhur ku mund të gjeni zgjidhje dhe informacione të mjaftueshme për hapat prioritar
të krijimit të esesë.15
Shkruani esenë tuaj sikur jeni duke zhvilluar një debat. Kur ju flisni në një debat ju
prezantoni temën tuaj, listën e provave tuaja dhe të nxirrni konkluzione para njerëzve të
cilët janë duke ju dëgjuar. Edhe eseja ka një strukturë të ngjashme ndërtimore, por këtë herë
lexuesi është ai që nxjerr vlerësimet për esenë tuaj.

14
http://www.aucegypt.edu/academic/writers/thesis.htm
15
http://www.csu.edu.au/division/studserv/my-studies/learning/pdfs/essay.pdf

9
LLOJET E ESEVE

2.2.6 BOTIMI

Nëse e keni shkruar esenë si duhet, dhe nëse keni shpenzuar kohë të mjaftueshme për
ta planifikuar, për ta rishikuar, modifikuar, edituar dhe përmirësuar esenë tuaj, atëherë ju
mund të kaloni në hapin e ardhshëm, që është hartimi i esesë suaj dhe shkrimi i saj me
kompjuter apo edhe ilustrimi me fotografi, tabela, vizatime, karikatura, etj. Pra tani është
koha për të krijuar kopjen tuaj përfundimtare të esesë që e keni shkruar me aq mund. Por së
pari bëni kujdes që paragrafët dhe ilustrimet të jenë të lidhura në mënyrë logjike.
Çdo herë që e lexoni esenë tuaj, para se ta nxjerrin në shtyp, pyesni veten se a i keni
kryer të gjitha punët si duhet, a i keni shprehur idetë sa më qartë që është e mundur, në
bazë të subjektit tuaj, audiencës tuaj dhe qëllimit tuaj.
Ekzistojnë disa udhëzime të përgjithshme që do të na ndihmojnë për të nxjerrë një
draft final serioz, mirëpo tani nuk e kemi parë të rrugës të shkruajmë rregullat e shkrimit të
këtij udhëzimi, përderisa ekzistojnë disa rregulla ndërkombëtare për shkrim të eseve dhe
tregimeve e teksteve të ndryshme, të cilat duhet ti dijë çdo student.16

2.3 PARAGRAFI

Paragrafi është pjesë e një eseje të shkruar, e cila përbëhet nga disa fjali të cilat
trajtojnë të njëjtën temë për të cilën shkruhet eseja. Zakonisht paragrafët janë të ndërtuara
me fjali të thurura mirë, ku idetë dhe ndjenjat e shkruesit trajtohen me kujdes në lidhje me
një çështje të caktuar.
Paragrafi është bazë e ndërtimit të strukturës së një eseje dhe bën të mundur
vendosjen e fjalive në radhë dhe në mënyrë të përshtatshme, duke i dhënë një pamje të
qartë dhe mjaft interesante temës për të cilën bëhet fjalë.17 Eseja përbëhet nga hyrja,
zhvillimi i përmbajtjes dhe mbyllja apo përfundimi. Për ndërtimin e një eseje hartohet plani i
cili zbërthen tri elementet kryesore të tij.
Struktura e esesë përbëhet prej tri pjesëve themelore të saj:
a) Hyrjes (ku hapet tema);
b) Trungut (ku jepet fjalia tematike), dhe
c) Fundit (ku nxirren përfundimet).
Qëllimi i çdo paragrafi duhet të jetë i qartë i renditur i skicuar mirë. Plani me të cilin ju filloni
shkruhet në pika, kjo më pas duhet të mbulohet me fjali të ndara në paragraf.
Vendosja e këtyre fjalive në rendin e përshtatshëm ofron një pamje të qartë dhe interesante
të temës që trajtohet. Paragrafi ka tri pjesë përbërëse:
a) fjalinë kryesore,
b) pjesën e mesme (trungun), dhe

16
http://www.aucegypt.edu/academic/writers/
17
http://www.aucegypt.edu/academic/writers/paragraphs.htm

10
LLOJET E ESEVE

c) fjalinë mbyllëse.
Paragrafi është i plotë kur fjalia kryesore është tërësisht e mbështetur. Si rregull, kjo
arrihet nëse shkruhen nga tri deri në shtatë fjali. Nëse paragrafi juaj është më i gjatë se
shtatë fjali, ato duhet të ndahen në dy paragrafë, ose mendoni nëse të gjithë ato detaje janë
të rëndësishme. Nëse paragrafi është më i shkurtër se tri fjali, kjo do të thotë se ka mundësi
që në të, të mos jetë përfshirë informacion i mjaftueshëm për mbështetjen e idesë.
Mundohuni t`i shtoni fjali të tjera paragrafit, ose shtoni detaje të tjera.

Paragrafi përbëhet nga disa fjali, të cilat trajtojnë të njëjtën temë. Kështu, për të arritur
te paragrafi, njohuritë kalojnë nga fjalia. Çdo fjali e ndërtuar mirë i përket një paragrafit.
Paragrafi në vetvete është një formë e rëndësishme e organizimit të fjalive për të
komunikuar ide apo ndjenja të përqendruara në çështje të veçantë. Ai është gjithashtu dhe
baza e ndërtimit të eseve.

Shembull: Pranvera
Në pranverë, akulli e dëbora fillojnë të shkrijnë e të mbushin lumenjtë e liqenet.
(Fjalia kryesore).
Natën, kur qielli është i pastër, mund të shihen yjet, miliona yje, krahas vezullimit të dritës së
hënës. Dhe ndonjëherë mund të shikoni edhe yje që bien dhe zhduken para se të arrijnë
vijën e horizontit.
(Subjekti)
Shembull: Jeta me një vëlla të vogël
Të jetosh me vëllain tim të vogël është shumë e vështirë.
(Fjalia kryesore)
Së pari, ai mundohet të më kopjojë në çdo gjë. Nëse unë pi një gotë të dytë me qumësht,
kështu do të bëjë dhe ai. Së dyti, ai gjithmonë do të luajë me shokët e mi. Nëse ne luajmë
basketboll, ai do të luaj me ne. Por ai është shumë i vogël. Së treti, ai kërkon të qëndrojë
zgjuar sa dhe unë. Gjithmonë i thotë nënë: “Pse ai do të qëndrojë zgjuar më vonë se unë?”
Nëna më thotë se ai dëshiron të më ngjajë dhe për këtë duhet të jem krenar18.

(Shembuj që shpjegojnë subjektin)


Përpiqem të jem, por jo gjithmonë është e lehtë. (Ideja mbyllëse)

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
18

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.26.

11
LLOJET E ESEVE

2.4 ESEJA KLASIKE

Për nga mënyra e ndërtimit, lloji më i përhapur i esesë është eseja klasike. Eseja klasike
përbëhet nga pesë paragrafë, ku paragrafi i parë është hyrja e esesë, tre paragrafë përbëjnë
trungun e esesë dhe paragrafi i fundit është përfundimi i esesë, pra vlen formula (1+3+1). 19
Eseja klasike shkruhet në mbështetje të një ideje ose të disa ideve së bashku të cilat kanë
lidhje të ngushtë me njëra tjetrën.

Por eseja klasike mund të përbëhet edhe nga më pak paragrafë se që thonë rregullat,
pra nga aq paragrafë sa është e nevojshme që të shprehim dhe lidhjet me atë që duam të
tregojmë. Gjatësia e esesë duhet të jetë e mjaftueshme që autori të shprehë në tërësi idetë
e tij dhe ndjenjat e tij përmes esesë. Kjo lidhet me mënyrës se si shkruesi i esesë i kupton
dhe i shikon idetë e veta dhe mënyrën se si i përdorë faktet gjatë shkrimit të esesë së tij.

Në shkrimin e një eseje është e nevojshme të jepen detajet e temës, të ofrohen


shembujt bindës, të përzgjidhen citimet e përshtatshme dhe të drejtpërdrejta. Është e
pamundur të shkruhet një ese e mirë nëse shkruesi nuk është në gjendje të kuptoj materialin
që interpretohet, nëse shtrembërohen faktet, nëse kundërshtohet vetja dhe nëse shembuj
apo çështjet që mund të theksohen nuk janë të mjaftueshme për shkrimin e esesë.20

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ESE”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
19

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.53.


Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
20

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.54.

12
LLOJET E ESEVE

III. LLOJET E ESEVE

Ndonëse eseja është më e gjatë se një paragraf, ajo i jep mundësi shkruesit të esesë që
të shpjegojë plotësisht një temë të caktuar dhe të shprehë lirshëm idetë e veta në ese.21
Esetë janë në forma të nduardurta prandaj ekzistojnë mjeshtri të caktuara brenda secilit lloj
të esesë, për mënyrën dhe stilin se si të shkruhen ato.

Për nga mënyra e përmbajtjes dhe si shtjellohen temat, esetë janë katër llojesh:
Esetë tregues,
Esetë përshkrues,
Esetë shpjeguese, dhe
Esetë bindëse

3.1 ESEJA TREGUESE

3.1.1 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM


Eseja treguese rrëfen një histori apo përdor një histori për të bashkëpunuar ose
komunikuar. Një nga katër llojet kryesore të një eseje të shkruar është edhe tregimi. Qëllimi i
esesë treguese është që të tregojë apo rrëfejë, zakonisht në formën e një historie të shkruar,
por gjithashtu edhe të ilustrojë një ide, të komunikojë në lidhje me një ide, në lidhje me një
ndjenjë ose me të dyja së bashku.
Ne të gjithë, në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, jemi tregimtarë të ngjarjeve të
ndryshme jetësore, si dhe të gjithëve na pëlqen të dëgjojmë apo edhe të lexojmë histori të
ndryshme dhe interesante të popullit tonë, apo popujve tjerë. Kjo është edhe më tërheqëse
kur tregimi rrëfehet nga dikush që di të tregojë mirë për ngjarje të tilla. Prandaj për shumë
njerëz tregimi është një formë e lehtë e të shkruarit, sepse ngjarjet shkruhen lehtë ashtu siç
dëgjohen apo lexohen diku.

3.1.2 DISA UDHËZIME PËR TË SHKRUAR NJË ESE TREGUESE

Ekzistojnë disa udhëzime për të shkruar një ese treguese, si: Kujtoni se po “tregoni një
histori”. Subjekti zakonisht është diçka që ju ka ndodhur, ngjarë juve, apo dikujt tjetër që ju e
njihni22. Rëndom një befasi nga jeta juaj apo e dikujt tjetër është subjekti më i mirë për
shkrimin e tregimit. Poashtu dzhet të kujtoni se është ese treguese e jo biografi ose
autobiografi23. Koncentrohu në një kohë, ndodhi, ngjarje, event apo veprim të caktuar. Por
ngjarja duhet të ketë një fillim një mes dhe një fund; që do të thotë se eseja tregon një
histori të plotë. Meqenëse shumica e eseve treguese i japin më shumë relevantë pjesës së

21
Si të shkruajmë një se, Tiranë, CDE, 2004, fq.53
22
Si të shkruajmë një se, Tiranë, CDE, 2004, fq.68
23
Si të shkruajmë ese, Procesi dhe shkrimet funksionale, Tiranë 2004.

13
LLOJET E ESEVE

mesme të historisë. Edhe pse fillimi deh mbyllja janë relevante, mes veti, mesi i tregimit
është ai ku kureshtja, interesi i lexuesit koncentrohet në një konflikt.
1. Mbani mend se si po e “tregoni” një histori dhe subjektin e asaj historie, e cila mund
të jetë diçka që ju ka ndodhur juve ose dikujt që ju e njihni. Një e papritur nga ju apo familja
juaj, ose diçka e veçantë q ju ka ndodhur, mund të jetë subjekt për shkrimin esesë treguese.
Duhet të keni parasysh se po shkruani një ese e jo një autobiografi tuajën. Përqendrohuni në
një kohë në një ngjarje apo në një veprim të caktuar që ju ka ndodhur. Ngjarja duhet të ketë
një fillim, një mes dhe një përfundim të caktuar, që dmth, se eseja tregon një histori të plotë
të kaluar nga ju ose dikush tjetër.
Shumë autor të cilët shkruajnë ese, përqendrohen në shkrimin e pjesës së mesme të
historisë, duke mos i kushtuar shumë relevancë pjesë hyrëse dhe përfundimit të esesë,
përkundër faktit se pikërisht këto dy pjesë janë më të rëndësishme sepse vëmendja e
lexuesit përqendrohet më shumë aty.
2. Pjesa kryesore e tregimit të esesë është me konflikte. Konflikti mund të jetë i
brendshëm dhe i jashtëm. Një konflikt është i brendshëm, psh; nëse themi: A duhet ta
njoftojmë arsimtarin e matematikës se një shok i imi po kopjon afër meje dhe ai nuk po e
sheh!?. Ky quhet konflikt i brendshëm sepse po ndodhë brenda një personi. Por konflikti
mund të jetë edhe i jashtëm, dhe ndodhë mes një personi dhe një force të jashtme, psh; A
do të mund të përballojë këtë stuhi dëbore dhe ë shkoj me makinë shëndoshë e mirë në
shtëpi?. Te dy këto raste sapo të zgjidhen konfliktet, duhet të përfundojë edhe tregimi i
esesë.24
3. Rëndom tregimi rrëfehet, duke filluar nga këndvështrimi i një personi, atij që
përdorë përemrin vetor të vetes së parë “Unë”. Tregimi del më mbresëlënës kur shkruhet në
veten e parë njëjës, pra duke përdorur mbiemrin vetorë “unë”.
4. Tregimi mbështetet në detajet konkrete dhe të veçanta të esesë. Përdorimi i
detajeve ndihmon shumë lexuesin të kuptojë shijen tuaj.
5. Tregimi si edhe llojet tjera të shkrimit ka një strukturë dhe organizim të caktuar, ku
metoda më zakonshme dhe më natyrore është ajo kronologjike.
6. Tregimi komunikon një mesazh por jo me shumë fjalë. Përfundimisht nëse ndiqen
me kujdes pesë hapat e mësipërm, mesazhi do të jetë shumë i qartë.
3.2 ESEJA PËRSHKRUESE

3.2.1 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM


Njëri nga katër llojet kryesore të shkrimit të një eseje është edhe përshkrimi25 i objektit
të esesë. Qëllimi i përshkrimit të esesë është që të ndihmojë lexuesin që të shohë atë çfarë
ju keni parë te një person dhe e shkruani atë në ese. Subjekti i shkruar mund të jetë diçka që

24
Si të shkruajmë një se, Tiranë, CDE, 2004, fq.68
Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ESE”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
25

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.73.

14
LLOJET E ESEVE

lexuesi e njeh por nuk e shikon me syrin të cilin e keni parë ju. Prandaj ju duhet të përpiqeni
që ta shpjegoni sa më qartë atë që keni parë duke e përshkruar sa më mirë.
Gjatë shkrimit të esesë përshkruese ju duhet të jeni sa më objektiv në shkrimin tuaj
dhe jo të ndikoheni nga ndjenjat tuaja. Shumë arsimtarë këtë lloj shkrimi e cilësojnë si
subjektiv, dhe kur nuk i nënshtrohet ndjenjave e quajnë shkrim objektiv26. Ekzistojnë katër
modele të esesë përshkruese, si:

3.2.2 PËRSHKRIMI I NJË OBJEKTI

Në lidhje me shkrimin e esesë përshkruese, ekziston një ide e saktë që lidhet me


nevojën e përdorimit të mbiemrave. Por përdorimi i mbiemrave nuk ka pse të
mbivlerësohet. Përshkrimi i mirë mbështetet në përdorimin e detajeve të përshtatshme,
konkrete dhe të veçanta. Ta ilustrojmë këtë koncept me një copë shkrimi;
Ajo çka më pëlqen më shumë te apartamenti im është se aty gjenden shumë gjëra të
veçanta për mua. Mobiliet e dhomës së gjumit janë punuar nga gjyshi im, komoja27 ashtu
sikurse edhe personaliteti i tij, duket kontradiktore. Dhoma është mjaft e madhe por ka një
lustër të veçantë. Por ky kontrast është i dukshëm edhe te lulet e mia. Gjethet delikate e të
lidhura bëjnë kontrast me vazot e rënda prej bakri ku janë vendosur. Ndërsa drita shkëlqen
në dyert e verandës dhe përthyhet përmes gjetheve të begonjës, ndërsa vazoja e kristaltë në
raft, e pret dritën dhe e thyen atë në ylber të vegjël mbi gjethet e lules28.
Rrallë na ndodhë që të kalojmë një javë e të mos bëjmë përshkrimin e një ngjarje apo
të një objekti të çfarëdoshëm. Na ka rastisur të përshkruajmë çka kemi parë në qytet, në
treg, apo në shkollë. Prandaj kjo është arsyeja se pse nxënësit duhet të mësojnë se si ti
përshkruajnë objektet dhe gjërat që shohin. Shpjegimi i asaj çka shihet është mënyra më e
mirë e fillimit të procesit të përshkrimit të objektit.

Shembull: E thjeshtë

Ajo ishte një orë e thjeshtë dhe e mbajtur mirë.


Kur e nxora me kujdes nga mbajtësja e saj në formë kubi, ku kishte qëndruar prej kohësh,
vura re se sa rëndoi mbi pëllëmbën time. Ajo ishte punuar me delikatesë. Mbi të nuk kishte
zbukurime të tepruara, pasi që ajo ishte menduar për të qenë funksionale. Ajo ishte punuar
me shumë dashuri, njësoj siç po e ndjenja edhe unë në atë çast.
..........
Vazhdonte të ishte e thjeshtë, apo jo? Cilësitë e prekshme dhe ato të padukshme të saj ishin
pjesët që e krijuan atë orë, ashtu siç krijuan njeriun të cilit ajo i përkiste, babait tim.

26
Si të shkruajmë një se, Tiranë, CDE, 2004, fq.68
27
Komo - Veshja e një personi që duket pedant.
Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
28

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2.fq.74

15
LLOJET E ESEVE

Po japim disa udhëzime për të përshkruar një objekt në ese; E para duhet analizuar
objektin që kemi zgjedhur po përpiqemi të gjejmë mënyrën se si ti analizojmë idetë tona në
paragrafë. Strukturimi i esesë duhet ti përngjajë renditjes së mëposhtme29:
Hyrja
Përshtypja e parë
Fusha
Butonat (bishti)
Rripi i lëkurës
Zbukurimet
Mbyllja
E para; në këtë ese, struktura dhe organizimi i esesë janë bazuar kryesisht në metodat
hapësinore, e cila funksionon mirë me disa objekte. Një metodë praktike mund të jetë
renditja kronologjike vëzhgimeve të bëra.
E dyta, ndiqni udhëzimet që kanë të bëjnë me zhvillimet, duke përdorur në masën e
duhur mbiemrat, dhe për këtë mbështetuni në përdorimin e detajeve dhe shembujve
specifikë e konkret për të tërhequr vëmendjen e lexuesve tuaj.
E treta, përpiquni që të zhvilloni përshkrimin, të përdorni analogji të rastit. Analogjia
është një krahasim i shkurtër i dy koncepteve, ku njëri është koncepti me të cilin autori është
shumë i afërt dhe tjetri koncept është ai të cilin e përshkruan.

Si duhet të përshkruhet një objekt?

Mënyra e përshkrimit të një objekti në ese bëhet në këtë mënyrë:


Gjeni objektin e esesë
Studioni me kujdes objektin
Mbani në shënim idetë dhe vëzhgimet e kryera në hapin e dytë. Shënoni të gjitha
detajet dhe analogjitë të cilat ju vijnë në mendje.
Organizoni dhe strukturori detajet e objektit të esesë
Përgatitni një kopje të parë të esesë suaj

3.2.3 PËRSHKRIMI I NJË VENDI

Sigurisht se keni pasur rastin ti shpjegoni ndonjë shokut tuaj apo ndonjë të huaji,
vendlindjen tuaj, qytetin apo fshatin ku keni lindur, ju apo prindërit tuaj. Për të bërë një
përshkrim të tillë, ju duhet të vendosni se si t’ia filloni dhe çfarë të thoni. Së pari ju duhet të
mendoni si ta përshkruani qytetin tuaj, në aspektin e dukjes, historisë, pozitës gjeografike,
apo përbërjes së popullsisë.30

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
29

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.60.


Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
30

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2.fq.78

16
LLOJET E ESEVE

Nganjëherë është pak vështirë ti përfshish të gjitha që duhen thënë për qytetin tuaj
dhe ndodhë që bëhesh konfuz. Ka raste kur nuk mund ti përfshish të gjitha, por nganjëherë
edhe nuk di se çka ke lënë pa thënë. Pra për të mënjanuar hutinë, ju duhet thjesht të keni në
kokë apo në formë të shkruar, një koncept. Kjo përshtypje që ju doni ta komunikoni me
lexuesin përmes shkrimit tuaj quhet përshtypje zotëruese. Përshtypja zotëruese nënkupton
atë që ju keni lënë të kuptohet.
Duhet të kemi parasysh që kur përshkruajmë një vend, duhet të fillojmë përshkrimin
me një përgjithësim. Ky përgjithësim ndryshe quhet, përshtypje zotëruese. Përshtypja
zotëruese ka të njëjtin funksion, sikurse edhe teza. Ajo është ideja e kufizuar e një teme të
veçantë, apo e përshkrimit të një vendi të cilin duam t’ia rrëfejmë një lexuesi përmes esesë.

Po japim disa udhëzime për të shkruar një ese përshkruese të një vendi;

E para; zbatoni rregullat e të shkruarit përshkrues të esesë, si dhe shkruani në detaje


disa shembuj të veçantë dhe përdorni në një masë të caktuar mbiemrat, si dhe përpiquni të
ndërthurni analogji.
E dyta; përqendrojeni përshkrimin tuaj rreth një përshtypje të qartë zotëruese.
E treta, mësoni se si të zgjidhni informacionin që do të përfshini në përshkrimin tuaj.
Në përshkrimin tuaj nuk duhet të përfshihen detajet minimale, pasi që lexuesi do të hutohej
prej tyre.
E katërta; mundohuni të krijoni një strukturë dhe një organizim të detajeve që keni
përzgjedhur. Kjo nuk është e lehtë gjithmonë, sepse në shumicën e rasteve vendet nuk mund
të ndahen në paragrafë. Është përgjegjësi e juaja që paragrafët të jenë të kuptueshme.
E pesta; sikurse te çdo lloj shkrimi, përpiquni të shkruani në mënyrë që të komunikoni
me lexuesin tuaj. Më poshtë po japim një ese që përdor përshkrimin përshtypjes për një
vend, por edhe për të thënë diçka.

Një pjesëz nga jeta në parajsë


Kur një ditë të shkoj në qiell, dhe besoj se çdo njeri do të shkoj atje, unë do të shijoj ditët e
mia në qiell, si një 12 vjeçare së bashku me gjyshin tim. Shpresoj se kur gjyshi im të jetë në
parajsë, ai do të jetë duke pritur ardhjen time. Sapo të shkoj, gjëja e parë që do të bëj, është
të takoj gjyshin tim. Besoj se do të kalojmë ditë të gëzuara atje. Parajsa është një vend ku
kalohen çaste të gëzuara.31

3.2.4 PËRSHKRIMI I NJË PERSONI


Kemi pasur rastin që të përshkruajmë një personazh32 para një personi tjetër, qoftë
duke përshkruar vetitë e mira apo vetitë e këqija të tij, sikurse edhe të bëmat dhe veprat e
tij. Mund ti shpjegoni dikujt se fqinji jua ka blerë një shtëpi të bukur përballë. Mund ti

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
31

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.80.


Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
32

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.85.

17
LLOJET E ESEVE

shpjegoni dikujt se keni parë një njeri të çuditshëm në rrugë apo në autobus, etj. Përshkrimi i
një personi është diçka e cila mund të bëhet vazhdimisht. Ky përshkrim nuk është i lehtë kur
duhet të shkruhet, sepse kemi të bëjmë me një njeri, një person dhe përshkrimi i tij duhet të
bëhet me kujdes.

Arsyeja për këtë qëndron në faktin se njerëzit janë të ndërlikuar dhe mjaft të ndjeshëm
në fjalët që thuhen për personalitetin dhe dukjen e tyre fizike. Njerëzit kanë karakter, kanë
sjellje, kanë eksperiencë jetësore, njëherazi ata janë edhe prindër, fëmijë, aktorë, politikanë,
zyrtarë shtetërorë, etj. Ju duhet të keni kujdes të shkruani për atë që ju tërheq te individi për
të cilin ju po shkruani esenë.

Udhëzimet për të shkruar një ese mbi një person, kanë të bëjnë me përdorimin e të
njëjtave parime të përshkrimit, si edhe për rastet tjera. Anashkaloni mbështetjen te
mbiemrat, duke i dhënë më shumë rëndësi detajeve të veçanta, duke përfshirë ato që
tërheqin më shumë vëmendjen e lexuesit. Mundohuni të përshkruani në mënyrë sa më
komplekse personalitetin e një personi. Psh, mos shkruani kaq shkurt; “Mamaja ime ishte aq
dorështrënguar”, por “Mamaja ime ishte aq dorështrënguar sa që nuk guxoj ti tregoj diçka”.

Udhëzimet për të shkruar një ese personale33

Së pari zgjidhni një person për të cilin doni të shkruani një ese personale,
Paraprakisht uluni dhe njëherë mendoni për këtë person. Mundësisht vëzhgojeni
personin, por pa ju vënë re ai që po vëzhgohet nga ju.
Mbani shënime të detajuara dhe merrni informacione në lidhje me këtë person.
Formuloni një përshtypje zotëruese nga ky person. Flisni për cilësitë apo dobësitë
e tij dhe këto ia komunikoni lexuesit.
Sigurohuni që të bëhet jo vetëm përshkrimi fizik i personit, por edhe përshkrimi i
karakterit dhe personalitetit të tij.
Organizoni pjesën kryesore të esesë, duke filluar me të, organizoni informacionin
në grupe idesh që më vonë mund të bëhen paragrafë.
Bëni një skicë te esesë suaj, dhe përfundimisht,
Përgatitni një kopje të esesë.

3.2.5 PËRSHKRIMI I NJË NGJARJE

Ne përditë ecim për në punë, ose shëtisim pa pas ndonjë arsye të veçantë, por këtë e
bëjmë për relaks. Ta bësh këtë përditë, të jep një mundësi për të reflektuar. Vetë
eksperienca e tillë jetësore na ka bërë që të kemi shume gjëra për të treguar apo shumë
ngjarje për të përshkruar. Shpesh na jepet mundësia që para dikujt të shpalosim ngjarje të
ndryshme jetësore që na kanë ndodhë që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme. Ka periudha

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
33

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.91.

18
LLOJET E ESEVE

të ndryshme kohore kur ngjarjet janë më interesante, si psh, periudha fëmijërore, koha e
studimeve, koha e dashurisë, mbresat nga shkollimi, nga dasma martesore, nga puna, nga
lufta, nga sporti, e deri te pranimi i fatkeqësisë ose rastet e vdekjes, etj.34

Të gjitha këto ngjarje dhe kujtime nga jeta , përfaqësojnë fazat e jetës sonë nëpër të
cilat kalojmë të gjithë dhe në të njëjtën kohë ndryshojmë, zhvillohemi, rritemi dhe plakemi.
Disa ngjarje të veçanta të jetës sonë ne i konsiderojmë si mjaft domethënëse dhe përpiqemi
ti kujtojmë ato ngjarje, duke i mbajt mend edhe detajet më të vogla. Tërë këtë ne e bëjmë
përmes ruajtjes së shumë fotografive, videove, ditarëve, apo shënimeve tjera.

Shkrimi i një eseje të tillë mund të jetë shumë interesant, sidomos nëse kjo ngjarje ka
shënuar një ndryshim pozitiv në jetën tonë, por edhe një përvojë negative apo të vështirë.

Udhëzime për të shkruar ngjarje në një ese

E para; zbatoni të gjitha rregullat e të shkruarit përshkrues duke shkruar detaje e


shembuj konkretë dhe të veçantë. Përpiquni të ndërthurni disa analogji që ndikojnë
pozitivisht në mbështetjen e idesë sonë.

E dyta; përqendroni përshkrimin rreth një përshtypje të qartë zotëruese, dhe mos u
përqendroni të ngjarja sa te domethënia e saj.

E treta; përqendrohuni te elementi i kohës së ngjarjes. Nëse eseja nuk është e gjatë,
atëherë duhet përcaktuar periudhën kohore të ngjarjes.

E katërta; krijoni një strukturë ose organizim të detajeve që mendoni të përfshini në


esenë tuaj. E pesta; përpiquni të komunikoni me lexuesin tuaj.

Shembull: Vogëlushja pa jetë

Ishte një ditë e bukur vere. Qielli ishte i pastër dhe dielli ndriçonte në qiell. Vështroja jashtë
dritares së kuzhinës për një kohë të gjatë, siç bëj çdo mëngjes. Duke menduar për gjërat që
bëja gjatë ditës, kuptova që ajo ishte dita që sdo të doja ta kisha jetuar ndonjëherë. Sepse
unë kisha humbur Verën.

Kur u futa në dhomën e pritjes më ranë në sy lulet dhe qirinjtë. Të gjitha ishin të kuqe dhe të
verdha, nuk munda të mos mendoja për Verën.35

3.3 ESEJA SHPJEGUESE

34
Autori i punimit
Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ESE”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
35

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2.

19
LLOJET E ESEVE

Një ese shpjeguese, sqaron ose shpjegon se si apo pse ka ndodhë një gjë. Ne këtu do të
ndalemi në gjashtë modele zhvillimi të esesë të cilat janë: procesi, shembulli, krahasimi-
kontrasti, klasifikimi, përkufizimi dhe shkak-pasoja36.
Një shembull i esesë shpjeguese është ky: Shkruaj një ese ku shpjegohet se Shqiptarët
në kohën e Skënderbeut, kanë emigruar në mënyrë masive në Italinë Jugore, më saktë në
krahinat Sicili dhe Kalabri.37
Jepni informacione të bazuara shkencore për arsyet e emigrimit të shqiptarëve në atë
kohë. Arsyeja e parë është gjendja e vështirë ekonomike e shqiptarëve në atë kohë. Arsyeja e
dytë është pushtimi i rëndë dhe krimet që bënin turqit ndaj shqiptarëve. Arsyeja e tretë është
jeta më e qetë dhe më e lehtë në Itali e cila në atë kohë ishte larg konflikteve luftarake. Në
fund të esesë bëhet përmbledhja e fakteve të shpjeguara më sipër.38

3.3.1 ESEJA E PROCESIT


Vështrim i Përgjithshëm

Procesi është një metodë udhëzimi të cilën e përdorë autori, për të shpjeguar një dukuri,
ndërtimin e një objekti apo diçka tjetër. Përshkrimi i një procesi është shpjegim i zakonshëm
dhe sipas një rendi kronologjik të caktuar.

Qëllimi i tij është që ti tregoj lexuesit veprimet që e ndihmojnë për të kryer një detyrë, ose
për të siguruar një informacion të saktë. Përshkrimi i një udhëzimi është një shpjegim i
detajizuar hapa pas hapi në realizimin e procesit. Udhëzimi i drejtohet një lexuesi më të
zgjedhur, sidomos për persona me aftësi të kufizuara në njohje dhe zhvillim. Për shembull,
ekzistojnë udhëzime në fushën e përdorimit të teknologjisë informatike, për shkak se jo të
gjithë të dinë të përdorin si duhet këtë teknologji.39

Eseja e procesit

Udhëzimi është një metodë zhvillimi mjaft e përdorur. Rrallë mund të ndodhë që brenda një
dite të mos na duhet ti shpjegojmë dikujt një veprim të caktuar, siç është përdorimin e një
celulari, aplikacioni, gatimin e një ëmbëlsire, proceduarat për të ndjekë një studim të
caktuar, mënyrën e përdorimit të një pajisje elektrike, etj. Secili prej nesh zotëron shprehi të
ndryshme, duke nisur nga teknologjia e deri te shkrimet e ndryshme dhe gatimi i ushqimeve

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
36

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2.fq-97


37
Autori
38
Autori
Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
39

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.97.

20
LLOJET E ESEVE

dhe shpesh ndihemi të lumtur kur dimë ti shpjegojmë dikujt diçka. Për arsye të qëllimit të saj
një ese duhet të ketë disa elemente.40

Udhëzimet për të shkruar një ese për një proces/udhëzim

E para; duhet të përdoret një gjuhë e qartë dhe e lehtë, si dhe informacioni duhet të
jetë i kuptueshëm dhe të lëvizë në mënyrë logjike, hap pas hapi para lexuesit. Duhet të jeni
të qartë dhe të përdorni terma të saktë, fjalor të zgjedhur sipas terminologjisë, folje në
mënyrën urdhërore, strukturë paralele dhe kalimtare, si në fillim ashtu edhe në fund.

E dyta; pasi që procesi/udhëzimi kërkohet të shpjegohet ashtu si realizohet, atëherë


zgjidhni një temë e cila ju jep mundësi të përshkruhet mirë një proces që e njihni.

E treta; krijoni një strukturë dhe organizim të esesë. Çdo hap i procesit funksionon si
fjali kryesore. Sigurohuni që çdo paragraf të jetë i njëtrajtshëm dhe i kuptueshëm.

E katërta; çdo hap i procesit zhvillohet me detaje dhe me shembuj. Përpiquni ti jepni
lexuesit informacione të plota dhe mundohuni ti jepni sugjerime ose udhëzime për
plotësimin e procesit. Këto e bëjnë që procesi/udhëzimi të funksionojë mirë. Sugjerimet e
tilla tregojnë se autori i esesë është i ndërgjegjshëm për praninë e lexuesit.

E pesta; gjatë kohës që shkruani esenë tuaj, kushtoni rëndësi analizës së lexuesit.
Analiza e tij është shumë e rëndësishme, para fillimit të shkrimit të esesë suaj. Kjo është
ecuri e esesë së procesit. Eseja e procesit është gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për tiu
drejtuar një lexuesi të caktuar, kjo dmth, ti drejtoheni një lexuesi të veçantë dhe të shkruani
për këtë lexues ndoshta në formë të një letre.

Tani nëse duan të shkruajmë një ese procesi, duhet ti ndjekim këta hapa; së pasi duhet
zgjedhim një proces dhe t’ia përshkruajmë apo t’ia shpjegojmë lexuesit. Pastaj duhet të
analizojmë lexuesin e esesë. Mandej duhet të përpiqemi ta ndajmë atë në hapa, të shënojmë
hapat kryesorë të procesit dhe të përdorim skicat. Në fund fare duhet të përgatisim kopjen e
parë.41

3.3.2 ESEJA ME SHEMBULL

Eseja me shembuj është njëra ndër esetë më themelore në shkrimin akademik. Shkrimi
i një eseje shpesh mund të jetë stresues dhe sfidues për autorin. Përdorimi i shembujve të
esesë bëhet për disa arsye. Shembujt i sqarojnë dhe i ilustrojnë pikat kryesore të esesë dhe i
bëjnë shkrimet më të gjalla dhe më të paharrueshme. Shembujt shërbejnë edhe për të

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
40

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.98.


Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
41

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.104.

21
LLOJET E ESEVE

shtuar interesimin e lexuesit për esenë tuaj. Ato e tërheqin lexuesin dhe i thonë atij: “Jam i
sigurt se do ta mbash mend këtë pikë”.

Shpjegim i shkurtër i esesë me shembuj

Përdorimi i shembujve është një nga mënyrat më frytdhënëse për të ilustruar dhe
shpjeguar ide. Një ide e zakonshme apo ndoshta abstrakte mund të bëhet konkrete dhe
shumë e qartë përmes përdorimit të disa shembujve. Ky është një rregull i njohur dhe i
zbatueshëm në komunikimin e përditshëm.

Nëse jeni duke bërë një bisedë më dikë ose jeni duke komunikuar me atë, atëherë
dëgjoni me kujdes atë që thotë bashkëbiseduesi juaj dhe mbani mend ato që thoni ju vetë.
Idetë tuaja do ti shpjegoni me shembuj.

Autori i esesë duhet të ketë një ide të përgjithshme dhe kjo quhet tezë. Për të zhvilluar
tezën autori duhet të përdorë një sërë shembujsh që lidhen me njëri tjetrit. Për zhvillimin e
shembujve autori duhet të përdorë detajet e temës së përdorur. Zotërimi i këtij procesi
është hapi i parë për të mësuar si shkruhet në shpjegim. Shembujt janë shumë të
rëndësishëm për shpjegimin, sqarimin, mbështetjen ose ilustrimin e tezës.

Udhëzime për të shkruar një ese me shembuj

E para; sigurohuni që secili shembull të lidhet me tezën. Ju duhet të zgjidhni së paku dy


dhe më së shumti katër teza të ndryshme. Teorikisht numri i tezave të përzgjedhura mund të
jetë shumë më i madh, deri në pafund, por ju duhet të zgjidhen vetëm tri teza të cilat mund
të jenë më të frytshme për zhvillimin e idesë kryesore. Një ide mund të shpjegohet vetëm
me një shembull, por kjo do të thotë se ky shembull është shumë i veçantë.

E dyta; duhet të zhvillojmë shembuj me detaje të veçanta dhe konkrete. Nëse nuk
zhvillohen shembujt, eseja mund të jetë jo frytdhënëse. Shembujve duhet ë ju shtohen edhe
detajet e tyre. Shembujt e nxjerrë mirë, nënkuptojnë se lexuesi e kupton mirë atë çfarë
synoni të thoni në ese. Kuptimi i esesë ndihmohet shumë përmes detajeve të esesë suaj.

E treta; sigurohuni dhe organizoni kirë esenë tuaj. Ju mund të zgjidhni përmes dy
alternativave, induksionit dhe deduksionit. Deduksioni është procesi i të menduarit që fillon
si i përgjithshëm dhe bëhet i veçantë, përderisa induksioni është procesi i të menduarit i cili
fillon nga e veçanta duke shkuar kah e përgjithshmja. Në një ese pjesa e përgjithshme është
paraqitja e tezës dhe pjesa e veçantë janë shembujt e esesë. Induksioni dhe deduksioni,
mund të zbatohen në çdo lloj të shkruari. Megjithatë eseja me shembuj është një mundësi e
mirë për ti përforcuar këto shprehi dhe për të praktikuar këto teknika bazë të organizimit. 42

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
42

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.105.

22
LLOJET E ESEVE

Është momenti që të shkruajmë një ese me shembuj, atëherë çfarë duhet të bëjmë:

Së pari duhet të zgjedhim një temë që mund të na interesojë.


Të mendojmë shembujt që mund të përdorim për të mbështetur temën.
Zgjedhim shembujt që do të përdorim në ese. Ato duhet të jenë të plota dhe mundësisht
të lidhura me njëra tjetrën.
Zgjidhet mënyra e organizimit, induktive apo deduktive.
Bëhet skica, pastaj mendohet radhitja e disa nga detajet që mund të përdoren për të
zhvilluar shembujt.
Në fund përgatitet kopja e parë.

3.3.3 ESEJA E KRAHASIMIT (KONTRASTIT)

Eseja e krahasim – kontrastit është shumë e zakonshme, pasi që ky është një model
retorik, dhe një mënyrë e të menduarit rreth organizimit të mendimeve tona të cilat ne i
përdorim shpesh. Ky lloj eseje në nivel universitar, përdoret pothuajse në të gjitha disiplinat,
si psh; kur krahasojmë dy poezi të një autori, kur krahasojmë dy presidentë apo politikat e
tyre, kur krahasojmë dy modele të hartimit, dy kurrikula të ndryshme, etj.
Por njerëzit në jetën e përditshme krahasojnë dy njerëz, dy objekte, dy dukuri, dy
fenomene, dy ligje, e tjera të cilat janë jashtë botës së akademikëve. Shpesh në bazë të një
krahasimi ne duhet të marrim vendime të ndryshme, psh; kur nuk shohim, të marrim syze
apo lente, të studiojmë për psikologji, për biznes apo për informatikë, etj. 43
Duke pas parasysh se përdorimi i krahasimit dhe i kontrastit është mjaft i përhapur, për
shumë nxënës e studentë, ai nuk është i vështirë të përdoret edhe në të shkruar. Krahasim-
kontrasti është një metodë e mirë për të lehtësuar mënyrën o organizimit të menduarit dhe
është një proces që ndihmon në marrjen e vendimeve dhe një mënyrë e saktë dhe
argumentuese për të komunikuar me njerëzit.44
Shpjegim i shkurtër i esesë krahasuese dhe të kontrastit
Nëse një autor mendon se është e arsyeshme, e nevojshme dhe e vlefshme për të
punuar dy tema ose dy aspekte të së njëjtës temë, ai i zhvillon idetë përmes përdorimit të
krahasim-kontrastit. Në përgjithësi shprehja krahasim-kontrast, përdoret për të përshkruar
çdo lloj të shkruari që lidhet me të dy temat. Por sidoqoftë ekziston një përkufizim i saktë i
këtyre temave. Kur bëhet krahasimi, kjo donë të thotë se autori po shpjegon ngjashmëritë e
dy temave. Ndërsa kontrasti donë të thotë se autori shpjegon ndryshimet dhe dallimet mes
dy temave. Ndërkaq krahasim-kontrasti nënkupton shpjegimin nga autori si të ngjashmërive,
ashtu edhe të dallimeve. Për kryerjen e një detyre që përfshin krahasim kontrastin, kërkohet
që të keni një synim të qartë për të punuar me të dyja temat njëkohësisht.

43
Autori.
Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
44

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.110.

23
LLOJET E ESEVE

Krahasim-kontrasti është thjesht një metodë zhvillimi i esesë; apo ajo është një formë
retorike, por është autori ai i cili duhet të shqyrtojë përdorimin e krahasim-kontrastit.
Ekzistojnë dy mënyra kryesore të zbatimit të kësaj metode në një ese, dhe ato janë: trajtimi
me radhë i temave dhe trajtimi i pikave kryesore të temës.45
Udhëzime për shkrimin e një eseje me krahasim-kontrast

Si gjithmonë duhet të zgjidhni një temë që ju intereson.


Sigurohuni që jeni i përqendruar në një metodë të caktuar, në krahasim-kontrast, ose
në të dy format.
Sigurohuni që keni një lexues të cilit i drejtoheni me jë qëllim të caktuar.
Nëse keni vendosur të trajtoni dy tema në esenë tuaj, kjo do të thotë se keni
përcaktuar strukturën dhe organizimin e esesë tuaj.
Tani mbetet të përcaktohet tema që doni ta diskutoni, temën e parë ose të dytë, dhe
cilat pika do ti përdorni për të analizuar dy temat.
Hartohet plani para se të shkruhet tema dhe para se të përgatitet kopja e parë.
Mendohet për detajet dhe shembujt që do të përdoren për të zhvilluar pikat kryesore
të planit të bërë gjatë përgatitjes së kopjes së parë.
Të gjitha pikat e dy temave duhet të trajtohen në të njëjtën masë, e kjo dmth, se nuk
mund të favorizohet njëra apo tjetra temë.
Nëse vendosni të shkruani një ese krahasim-kontrasti, atëherë duhet të zbatoni këta hapa:
Mendoni një temë për esenë tuaj,
Zgjidhni metodën që do ta përdorni,
Bëni një skicë,
Përgatitni kopjen e parë,
Rishikoni draftin duke u përqendruar te zhvillimi dhe te struktura e esesë,
Shkruani variantin përfundimtar të esesë suaj.

3.3.4 ESEJA KLASIFIKUESE

Klasifikim i esesë i është një metodë e zhvillimit të një eseje që ka të bëjë me renditjen
e njerëzve, objekteve, ose ideve, me karakteristika të përbashkëta në klasa të veçanta ose
grupe të veçanta. Klasifikimi i eseve është një formë tjetër tipike dhe retorike të cilën duhet
të dijë ta përdorë një autor. Kjo ese është një tjetër metodë zhvillimi, është një tjetër
metodë për të komunikuar me ide dhe me mendime të ndryshme.
Klasifikimi të cilit i referohemi si një ndarje, apo një ndarje analitike ose analizë, është
një metodë zhvillimi të cilën autori e përdorë për të ndarë një grup në nëngrupe, përmes
zbatimit të një apo më shumë rregullave klasifikuese, pastaj çdo nëngrup shpjegohet në
hollësi. Klasifikimi është një proces i cili përdoret shumë shpesh, për shembull kur shkojmë
për të shikuar një ndeshje futbolli, duke i shikuar më radhë të gjithë që nga trajneri e deri te

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
45

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.111.

24
LLOJET E ESEVE

lojtarët një nga një dhe stafi tjetër ndihmës. Ekzistojnë dy lloje të klasifikimeve, joformal dhe
formal, por ky i fundit është më i përhapur dhe më gjithëpërfshirës se i pari.46
Udhëzime për shkrimin e një eseje klasifikuese
E para; duhet të bëhet klasifikimi formal i cili nënkupton ndarjen e një grupi të madh
në tre a më shumë grupe më të vegjël të quajtura nëngrupe.
E dyta; kjo ndarje në nëngrupe të bëhet përmes zbatimit të pandërprerë të rregullave
të klasifikimit.
E treta; nuk duhet të kapërcehen grupet, por ato duhet të përfshihen në tërësi.
E katërta; klasifikimi duhet të jetë i plotë e kjo dmth se bashkimi i të gjitha nëngrupeve
duhet të jetë i barabartë me grupin përkatës.
E pesta; eseja duhet të strukturoret dhe të organizohet në paragrafë koherente dhe të
njëtrajtshme, kështu që shumë autorë në vend të skicave tradicionale të eseve
përdorin tabelat krahasuese. Në krye të tabelës radhiten nëngrupet, kurse vertikalisht
në të majtë të saj radhiten rregullat e klasifikimit.
E gjashta; për zhvillimin e nëngrupeve dhe të rregullave përdorni detaje dhe shembuj.
Ky proces fillon kur plotësohet tabela e klasifikimit.
Që të shkruani një ese klasifikuese, duhet:
Të zgjidhni temën ose grupin.
Ndani grupin në nëngrupe dhe zgjidhni rregullat për klasifikimin që do të bëni në ese.
Bëni një tabelë klasifikuese dhe shënoni në të detajet që përdorni në esenë tuaj.
Rishikoni tabelën dhe sigurohuni që nëngrupet janë të plota dhe keni detaje të
përshtatshme për të përdorur në secilin nëngrup.
Përgatitni kopjen e parë për esenë tuaj.

3.3.5 ESEJA PËRKUFIZUESE


Përkufizimi, emërtohet shpesh si shtjellim i zgjeruar, prandaj është një metodë
zhvillimi në të cilën autori shpjegon një fjalë, një shprehje ose një term. Përkufizimi i zgjeruar
është një metodë e zhvillimit që e përdorim për t’iu përgjigjur (psh) pyetjes së një fëmije;
“Çfarë është shkolla?”, ose pyetjes që i bëhet një të moshuari; “Çka do të thotë të plakesh
me dinjitet?”.
Përkufizimi shpesh përdoret për të shpjeguar fjalë me lidhje të forta emocionale, siç
është përkufizimi i jetës ku diskutohet për abortin, përkufizimi për lirinë, mbi censurën dhe
kontrollin e medias, ose përkufizimi mbi dashurinë, planifikimin e martesës apo të divorcit.
Pra sa herë që shpjegojmë një fjalë, një shprehje apo një term, ne përdorim metodën
përshkruese të njohur ndryshe si përkufizimi. Disa njerëz kur dëgjojnë fjalën përkufizim,
atyre mendja ju shkon te fjalori, ku aty mund të gjejnë përkufizimet adekuate.
Përkufizimi i fjalorit, përmban një histori të shkurtër të fjalës dhe disa kuptime të
shkurtra objektive. Përkufizimi përshkruan kuptimin më të plotë dhe më të mirëfilltë të
fjalës. Ky kuptim duhet të jetë standard, objektiv dhe nuk kundërshtohet nga askush.

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
46

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2, fq.119.

25
LLOJET E ESEVE

Përkufizimi është formal dhe formula e zakonshme e përkufizimit të tillë është: “Termi që do
të përkufizohet=Kategoria+Karakteristikat dalluese”.

Si të shkruajmë një ese përkufizuese?

Së pari vendosni për subjektin e temës që do të trajtoni, si dhe çfarë do të komunikoni


me lexuesit?
Vendosni për metodën e strukturës, organizimin dhe zhvillimin e esesë.
Jepni formë ideve tuaja përmes një skice, si dhe përfshini në detaje shembujt që do të
përdorni në ese.
Përgatisni një draft të esesë suaj.

3.3.6 ESEJA SHKAK – PASOJË

Po ti bëjmë një vështrim të përgjithshëm marrëdhënieve shkak-pasojë që shprehen në


një ngjarje, shohim se kjo është pjesë e mendimeve tona të përditshme. Shpesh na ndodhë
që të pyesim veten se përse vëmë bast për një skuadër përderisa humbëm bastin, përse
blemë këpucë të modelit të fundit, kur modelet klasike janë më të mira, apo nuk kishim para
të mjaftueshme, apo bëmë një Pazar për të cilin nuk ia vlejti, etj.

Kur e ndjekim këtë linjë të së menduarit, e pyesim veten për shkaqet, dhe në anën
tjetër i përgjigjemi pyetjeve “Pse?”, “Pse ndodhi kjo gjë?”, ose “Çfarë do të ndodhë nëse e
bëj këtë veprim?”, ose “Çfarë rezultatesh do të ketë ky veprim?”. Pra kur ndjekim këtë linjë
të menduari, pyesim veten për pasojat.

Ky lloj i të menduarit është parimi themelor për esenë shkak-pasojë, e cila shpesh
emërtohet si ese analizuese-shkakore. Zakonisht një ese shkak-pasojë është e kufizuar mbi
një shkak ose mbi një pasojë, mirëpo përfshirja e të dyjave në të njëjtën kohë në një ese nuk
ndodhë shpesh. Eseja shkakore analizon shkakun i cili qon në ekzistencën e një situate.
Ndërsa eseja pasojë, analizon një pasojë ose një sërë pasojash që janë rezultat i një situate
të caktuar e cila i ka shkaqet e veta. Një ese shkak-pasojë e analizon shkakun dhe pasojën e
një situate të caktuar.

Çdo dukuri ose ngjarje ndodhë në një situatë të caktuar. Nëse i analizojmë rezultatet e
përhapjes dhe të jehonës së një situate të tillë dmth, se po kërkojmë pasojat e asaj që
ekziston ose që ka ekzistuar më parë por jo tani.

Nëse shkruajmë një analizë shkakore, atëherë:

Mendoni një temë, një situatë të caktuar.


Vendosni nëse do të analizoni shkaqet, pasojat apo të dyja bashkë.
Formuloni një tezë të caktuar.
Shënoni idetë ne një skicë.
Përgatitni draftin fillestar.

26
LLOJET E ESEVE

3.4 ESEJA BINDËSE


3.4.1 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Eseja bindëse është një nga katër llojet kryesore të së shkruarit të eseve. Qëllimi i
esesë bindëse47 është që të bindë lexuesin të pranojë, të përvetësojë ose të veprojë sipas
ideve të autorit që shkruan esenë. Bindja është një çështje e fortë, prandaj ai që shkruan për
bindjen në një mënyrë delikate, ai i thotë lexuesit se “Ja ku janë idetë e mia, të zhvilluara
plotësisht, të thurura mirë, të zhvilluara logjikisht, etj”. Një ese bindëse nuk është një
metodë retorike e organizimit të një strukture apo zhvillimi, por është një lloj të shkruari. Kjo
do të thotë se bindja mbështetet në lloje tjera të shkruarit për strukturën, organizimin dhe
zhvillimin.

Udhëzime për shkrimin e një eseje bindëse

Duhet të filloni me një propozim që është një ide qendrore dhe zotëruese e cila mbështetet
dhe zhvillohet nga idetë tjera. Nëse propozimi mungon apo është i dobët, ose nuk bëhet si
duhet, pa marrë parasysh se si shkruhet, eseja nuk do të jetë shumë bindëse.

Të shkruarit e mirë dhe bindës është i organizuar. Shumica e njerëzve impresionohen nga të
shkruarit e organizuar të disa autorëve, ndërsa disa të tjerëve nuk ju bën përshtypje të
shkruarit pa organizim, por as të shkruarit e organizuar.

Struktura e të shkruarit është gjithashtu shumë e rëndësishme për shkrimin e esesë.


Shkruani paragrafë homogjenë dhe të harmonizuar në mënyrë që të ketë zhvillim logjik nga
njëri mendim në tjetrin.

Zhvilloni idetë në mënyrë të plotë e të qartë dhe për këtë përdorni shembuj dhe detaje.
Anashkaloni të qenët përgjithësues sepse askush nuk bindet me këtë. Të jeni të
përgjegjshëm për marrëdhënien q ekziston midis autorit dhe lexuesit. Kurrë mos mendoni se
ju jeni ekspert i kësaj fushe dhe lexuesi nuk mund të ju kuptoj sepse nuk ka inteligjencë të
mjaftueshme, për shkak se kjo e fyen lexuesin, etj.

Nëse mendoni të shkruani një ese me tematikë bindëse, atëherë duhet të ndiqni hapat48:

Zgjidhni një temë të caktuar. Përqendrohuni te lexuesi dhe te qëllimi i tij.


Krijoni një sugjerim për lexuesin. Hartoni një listë argumentesh për pranimin e sugjerimit
tuaj nga lexuesi. Shënoni detajet për çdo argument. Kyçuni në rolin e lexuesit. Pyesni veten
nëse lexuesi mund të kundërshtoj propozimin tuaj. Vendosni mbi metodat e strukturimit dhe
të organizimit tuaj. Përgatitni një skicë dhe në fund shkruani draftin fillestar.

Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
47

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2.fq-140.


Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, botues, “Qendra për Arsim Demokratik”,
48

Tiranë 2004. Shtypur në shtypshkronjën “PEGI” me ISBN: 99927-994-1-2.fq-146.

27
LLOJET E ESEVE

IV. REZYME

Një shkrim, sado i vogël, qoftë dhe i formatit së skicës në shkolla, pikësëpari duhet
parapëlqyer, që do të thotë se duhet shkruar me një ndjenjë gëzimi. Montaigne shënon se
koncepti i letërsisë detyruese është i gabuar. Këtë gjë më së shumti duhet ta ketë parasysh
mësuesi i letërsisë kur ju jep nxënësve temat e eseve, si për të ndikuar psikologjikisht mbi
nxënësit, ashtu dhe për të krijuar atë mjedis entuziast, që është i domosdoshëm për
krijimtarinë letrare.
Montaigne thotë: "Nëse në një libër gjen një fragment të vështirë, kaloje". Ai sheh në
letërsi njëlloj lumturie. I këtij mendimi është edhe poeti argjentinas Borges: "Një libër nuk
duhet të kërkojë mundim, lumturia nuk duhet të kërkojë mundim."
Shumë të rinj, të ndodhur në bankat e shkollës se mesme gjatë orës së “skicës letrare”,
ndiejnë vështirësi në formulimin e saj, por kjo nuk duhet të na shqetësojë.
Shpesh nxënësve u jepet një temë e tillë, si : "Përshkruani figurën e nënës". Përshkrimi
i figurës së nënës jep mundësi dhe hapësirë shprehjeje, pasi, cilitdo i jepet rasti të
përshkruajë me dashuri figurën e një gruaje, qoftë edhe të nënës së vet.
Shpesh ndodh që individë të talentuar të mos i hyjnë rrugës se vështirë të letërsisë ,
vetëm e vetëm ngaqë kanë ndier vështirësi në shkrimin e hartimeve, qysh në shkollën e
mesme. Letrari nuk duhet të dekurajohet nga vështirësitë që has në krijimtari, as nga qortimi
që mund t'i bëhet veprës së tij. Ai duhet të jetë i armatosur me një bindje të fortë, e cila e
bën atë të ecë përpara dhe të ketë një vetëdije të pacenueshme. "Shkopi që mund të
marrësh kohë pas kohe për të forcuar ecjen tënde është të mësosh edhe nga veprat e
mjeshtërve të tjerë më të mirë."
Krijimi është një gjendje e veçantë ku, siç thotë I. Kadare, "Truri i shkrimtarit pulson si
në ethe", ndonëse në çdo çast ai gjendet në vetëkontroll. Mësuesi duhet të jetë në rolin e
mediumit për ta çuar nxënësin gjer në atë pikë ku "truri të pulsojë si në ethe", i gatshëm për
të nisur esenë letrare. Gjithmonë me parimin që nxënësi është i lirë dhe ka hapësirë të plotë
për të dhënë një krijim sa më real, sa më të besueshëm dhe sa më origjinal.
Ese-ja "kolektive" është një lloj gare midis nxënësve. Krijimi juaj, sa më origjinal, bëhet
edhe më joshës, po të mendosh që eseja më e mirë do të lexohet në klasë, para të gjithëve,
dhe do të vlerësohet me një notë, e cila ka rëndësinë e saj .
Në orën e esesë, nxënësi duhet ta ndiejë vetën jo si në klasë, por si në një qafë mali, ku
zëmra nis të trokasë më ndryshe dhe truri, i cili gjendet si në ethe, nis të vegojë gjithçka që
sheh më "syrin e zogut", në syrin e imagjinatës.

V. LITERATURA
Dr. Bardhyl Musai, (Profesor i Asociuar), “Si të shkruajmë ese”, ISBN: 99927-994-1-2.
Prof dr. Ali Jakupi, Metodologjia e punës shkencore, Prishtinë 2005
Si të shkruajmë një se, Tiranë, CDE, 2004

28
LLOJET E ESEVE

http://www.thefreedictionary.com/essay
http://daphne.palomar.edu/handbook/ëhatisanessay.htm
What is an Essay? http://daphne.palomar.edu/handbook/ëhatisanessay.htm
http://www.aucegypt.edu/academic/writers/
http://www.aucegypt.edu/academic/writers/paragraphs.htm
http://www.aucegypt.edu/academic/writers/research.htm
http://www.aucegypt.edu/academic/writers/analysis.htm
http://ww.wikihow.com/Write-an-Essay
http://www.aucegypt.edu/academic/writers/thesis.htm
http://www.csu.edu.au/division/studserv/my-studies/learning/pdfs/essay.pdf

PËRMBAJTJA
ABSTRAKT 1
HYRJA 2
I. METODOLOGJIA E HULUMTIMIT 3
II. ESEJA 4
2.1 Ç' ËSHTË ESEJA 5
2.2 PROCESI I TË SHKRUARIT 6
2.2.1 SHKRIMI I HYRJES 8
2.2.2 KOPJA E PARË 8
2.2.3 RISHIKIMI 9
2.2.4 REDAKTIMI 9
2.2.5 KORRIGJIMI 10
2.2.6 BOTIMI 11
2.3 PARAGRAFI 11
2.4 ESEJA KLASIKE 13
III. LLOJET E ESEVE 14
3.1 ESEJA TREGUESE 14
3.1.1 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM 14
3.1.2 DISA UDHËZIME PËR TË SHKRUAR NJË ESE TREGUESE 14
3.2 ESEJA PËRSHKRUESE 15
3.2.1 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM 15
3.2.2 PËRSHKRIMI I NJË OBJEKTI 16
3.2.3 PËRSHKRIMI I NJË VENDI 17
3.2.4 PËRSHKRIMI I NJË PERSONI 18
3.2.5 PËRSHKRIMI I NJË NGJARJE 19
3.3 ESEJA SHPJEGUESE 21

29
LLOJET E ESEVE

3.3.1 ESEJA E PROCESIT 21


3.3.2 ESEJA ME SHEMBULL 22
3.3.3 ESEJA E KRAHASIMIT (KONTRASTIT) 24
3.3.4 ESEJA KLASIFIKUESE 25
3.3.5 ESEJA PËRKUFIZUESE 26
3.3.6 ESEJA SHKAK - PASOJË 27
3.4 ESEJA BINDËSE 28
3.4.1 VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM 28
REZYME 29
LITERATURA 30
FORMATIMI I TEKSTIT 32

FORMATIMI I TEKSTIT
(standardi - apa)
Emërtimi i fajllit: Eseja dhe llojet e saj (*.docx) ☒
Emërtimi i kandidatit: Shqipe Bllaca_pedagoge ☒
Titulli i Punimit: Eseja dhe llojet e saj ☒
Për Institucionin: Fakulteti i Edukimit - Prishtinë ☒
Madhësia e letrës: A4 ☒
Shtrirja: Portret ☒
Margjinat: (Majtas 3.00cm, Djathtas 2.5 cm) ☒
Tipi i shkronjave: “Calibri”, me madhësi 12 p ☒
Hapësira e rreshtave: 1.15 pt ☒
Numërimi i faqeve në mes të pjesës së fundme të faqes:(center–bootom) ☒
Gabimet gjuhësore Tentojnë në zero ☒
Dizajni i temës Sipas standardeve-APA ☒
Kapitujt dhe nënkapitujt me veçori të stilit; (default) ☒
Fjalët e rëndësishme të shkruara në Italik (Italic); ☒
Fusnotat janë të shkruara sipas stilit të referimit “APA”; ☒
Faqja e parë (ballinën), e punuar sipas dëshirës,... ☒
Ndarja e kapitujve është bërë në tri nivele; 1, 1.1, 1.1.1 ☒
Nivelin e parë në kursiv; (bold) Calibri, me madhësi 14p ☒

30
LLOJET E ESEVE

Nivelin e dytë në kursiv; (bold/italik) Calibri, me madhësi 13p ☒


Nivelin e tretë në normal; Calibri, me madhësi 12p ☒
Teksti i trungut të punimit; Calibri, në normal me madhësi 12p ☒
Teksti i rrafshuar nga të dyja anët; (Justify), ☒
Teksti me paragrafë Djathtas (1cm) First Line Indent ☒
Punimin do të shtypet në formatin e dukjes në kolor; (pasi të shtypet!) ☒
Lidhja e punimit duhet bërë në cepin e majtë të sipërm, ose masive majtas; ☒

31

You might also like