You are on page 1of 32

KATALOGU I PROVIMIT PËR MATURË TË PËRGJITHSHME

GJUHË SHQIPE
DHE LETËRSI
Pilot projekti i provimit për nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit
në vitin shkollor 2007/2008
Katalogun e provimit e përgatiten:

Hava Pereziqi, SHMP „V.Bashkimi” Ulqin

Mr.Rrok Gjolaj, Gjimnazi „25 Maji” Tuz
Fadil Ulaj, SHMP „B.Bashiq” Plavë
Mr.Haxhi Shabani, Gjimnazi „Drita” Ulqin
Luigj Berisha, Qendra e Provimeve, Podgoricë
PËRMBAJTJA

1. Hyrje......................................................................................................................................4
2. Rregullat ..............................................................................................................................5
3. Qëllimet e përgjithshme ....................................................................................................6
4. Struktura dhe vlerësimi i provimit ......................................................................................7
4.1. Skema e provimit ...............................................................................................7
4.2. Tipet e detyrave/pyetjeve ................................................................................8
5. Përmbajtja e provimit dhe qëllimet ................................................................................9
5.1. Gjuhë ...................................................................................................................9
5.2. Letërsi ..................................................................................................................9
5.3. Të shprehurit me shkrim ...................................................................................10
5.4. Veprat letrare të obliguara ............................................................................10
6. Shembulli i testit ...............................................................................................................11
7. Fleta për përgjigje ...........................................................................................................20
8. Zgjidhja e testit me skemë për vlerësim ........................................................................22
9. Literatura ...........................................................................................................................29
1. HYRJE

Matura shtetërore në sistemin arsimor të Malit të Zi fillon të futet në vitin shkollor

2009/2010 dhe paraqet vërtetimin ekstern të standardizuar të arriturave shkollore të
nxënësve në fund të arsimimit katërvjeçar të gjimnazit. Në bazë të Ligjit për gjimnazin,
provimi i maturës jepet në mënyrë eksterne (neni 38), kurse për përgatitjen e materialit
të provimit dhe zbatimit të procedurës së maturës shtetërore është e ngarkuar Qendra
e Provimeve.

Në maj të vitit 2008, nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit do të japin provimin ekstern
të pilot maturës. Në këtë provim verifikohen dijet, aftësitë dhe shkathtësitë të cilat
bazohen në pjesët kryesore të programit të lëndës të cilat duhet ti dinë nxënësit në
fund të vitit të dytë.

Katalogu i provimit hollësisht e përshkruan provimin nga gjuha amtare dhe letërsia dhe i
kushtohet nxënësve dhe mësimdhënësve.
Në katalogun e provimit janë cekur qëllimet e përgjithshme të provimit, është
përshkruar struktura e provimit, kurse me formën e qëllimeve të provimit saktësisht është
thënë përmbajtja e lëndës e cila do të pyetet. Është ofruar shembulli i testit me skemën
e detajuar për vlerësim.

2. RREGULLAT

Provimi nga gjuha amtare dhe letërsia do të mbahet në kushte të njëjta dhe në
mënyrë të njëjtë për të gjithë nxënësit e vitit të dytë të gjimnazit.

Është paraparë që nxënësi të ulet vetëm në bankë dhe që rendi i bankave në

dhoma të mësimit të jetë i tillë që më së shumti në një klasë të vendosen 15 nxënës.

Materiali i provimit do të paketohet në qese të veçanta dhe të sigurta, të cilat do të

hapen para nxënësve menjëherë para fillimit të provimit.
Në provim nuk lejohet:
→ prezantimi i rrejshëm,
→ hapja e detyrave të provimit para kohës së lejuar,
→ pengimi i nxënësve tjerë,
→ shfrytëzimi i mjeteve të palejuara,
→ dëmtimi i shifrës në librezën e testimit,
→ mosrespektimi i shenjës për përfundimin e provimit.

Mjetet e lejuara: lapsi grafit, goma dhe lapsi kimik/stilolapsi.

Punimi i nxënësit duhet të jetë i shkruar me laps kimik/stilolaps.

3. QËLLIMET E PËRGJITHSHME

Pas përfundimit të vitit të dytë të gjimnazit, nxënësi duhet:

→  të njohë normën gjuhësore dhe drejtshkrimore dhe ta zbatojë atë me përpikëri

→  të kuptojë: përmbajtjen dhe rëndësinë e tekstit letrar e artistik, përmbajtjen dhe

   qëllimin e tekstit jo artistik

→  të vlerësojë i pavarur tekstin,të shpjegojë dhe argumentojë pohimet e tija

→  të di të shkruajë esenë (të diskutojë dhe të interpretojë)

4. STRUKTURA DHE VLERËSIMI I PROVIMIT

4.1. Skema e provimit

(provimi zgjatë 100 minuta dhe punohet pa pushim)

Pjesa e parë e provimit 40 minuta

detyrat/pyetjet nga gjuha dhe letërsia
Pjesa e dytë e provimit 60 minuta
shkrimi i esesë (250 deri në 300 fjalë)

Përmes detyrave/pyetjeve në pjesën e parë të provimit nxënësi duhet të tregojë se

→  e kupton përmbajtjen dhe qëllimin e tekstit jo letrar/përmbajtjen dhe
   rëndësinë e tekstit artistik
→  njeh dhe shfrytëzon shprehjet letrare-historike dhe shprehjet letrare-teorike
→  di të analizojë tekstin (pjesën apo fjalinë)

Me shkrimin e esesë nxënësi duhet të tregojë se

→  e kupton temën
→  di që në bazë të udhëzimeve të shkruaj hartim të qartë dhe me zhvillim të
   rrjedhshëm
→  di të shpjegojë përjetimet e tij
→  di të argumentojë pohimet e tij
→  di të përdorë shprehjet përkatëse
→  di të zbatojë drejtë rregullat gramatikore dhe të drejtshkrimit

Pjesa e parë e provimit merr pjesë në vlerësim deri në 60%

Pjesa e dytë e provimit (shkrimi i esesë) merr pjesë në vlerësim deri 40%.

4.2. Tipet e detyrave/pyetjeve

 detyrat/pyetjet e tipit të mbyllur

 detyrat/pyetjet me zgjidhje të shumëfishta

  (janë ofruar tri apo katër përgjigje prej të cilave një është e saktë )

 detyrat/pyetjet e zgjidhjes alternative

(pyetjet PO-JO apo E SAKTË-E PASAKTË)

 detyrat/pyetjet që bashkohen (fjalët janë të grupuara në dy kolona dhe

     duhet të bashkohen drejtë)

 detyrat/pyetjet e tipit të hapur

 detyrat/pyetjet e përgjigjes së shkurtër

  (duhet shkruar fjalën, sintagmën, fjalinë apo shpjeguar diçka në dy-tri fjali)

 detyrat/pyetjet e përgjigjes së gjatë

   (hartimi i esesë, shkrimi i tekstit funksional)

Të shprehurit
Tipi i detyrave Gjuhë Letërsi Gjithsej
me shkrim
Detyrat e 5 – 10 3–6 – 8 – 16
tipit të mbyllur
Detyrat e 5 – 10 6 – 12 1–2 12 – 24
tipit të hapur
Gjithsej 10 – 20 9 – 18 1–2 20 – 40

Vërejtje:provimi i maturës përbëhet nga pjesa eksterne dhe ajo interne.Pjesën eksterne
(80%) e zbaton Qendra e Provimeve,kurse pjesën interne(20%)shkolla.Pjesa interne e
provimit këtë vit nuk do të organizohet.

5. PËRMBAJTJTJA E PROVIMIT DHE QËLLIMET

A Pjesa e parë e provimit

Nxënësi duhet të përgjigjet në pyetje lidhur me tekstin e lexuar sikurse është: ftesa
zyrtare, fletë falënderimi, kërkesa, ankesa, letra publike, lajmi/raporti, teksti shkencor
e popullor, artikulli shkencor, reportazhi, intervista, reklama, jetëshkrimi, komenti,
eseja, portreti/përshkrimi i personit, tekstit dhe fragmenti letrar.

5.1. GJUHË

Nxënësi duhet të di
→  në shembull të tekstit të caktuar të përcaktojë:autorin, temën, kujt i
   kushtohet teksti; që në tekst të gjejë dhe të shpjegojë të dhënat dhe lidhjet
   e tyre.
→  zhvillimin historik të gjuhës amtare (perioda parakombëtare dhe
   kombëtare).
→  dialektet e gjuhës shqipe, veçoritë dhe karakteristikat.
→  fonetikën e gjuhës shqipe, veçoritë dhe karakteristikat.
→  të njohë drejtshkrimin e gjuhës shqipe.
→  alfabetet e gjuhës shqipe deri në vitin1908.
→  klasifikimin gjenetik të gjuhëve dhe gjuhën shqipe në kuadër të familjes së
   gjuhëve indoevropiane.
→  shtresat e gjuhës shqipe (dialektet, sociolektet)

5.2. LETËRSI

Nxënësi duhet që
→  në një tekst të dhënë të dallojë llojet, gjinitë letrare (lirikën, epikën,
   dramatikën) dhe llojet e letërsisë.
→  të njohë periudhat letrare nga antika deri te realizmi (përfaqësuesit kryesorë
   dhe veçoritë stilistike), të bëjë dallimin e veçorive stilistike të periudhave
   letrare.
→  të njohë dhe të formulojë temën dhe motivet e tekstit; të shpjegojë
   rëndësinë e fjalëve të cituara nga teksti .
→  të hetojë hapësirën,kohën dhe mënyrat që paraqiten në tekst.
→  të veçojë figurat stilistike në tekst (asonacën, aliteracionin, anaforën,
   epiforën, refrenin, metaforën, metoniminë, eufemizmin, alegorinë, asindetin,
   polisindetin, elipsën, aluzionin, ironinë) dhe të shpjegojë vlerat artistike të tyre.
→  të njohë elementet e vargëzimit (troka, jambi, daktili) cezurën, rimën.
→  të dallojë nocionet: autor, narrator, subjektin lirik, personazhet (ndarjen e tyre)
→  të dallojë nocionet personazhi dhe personi, të kuptojë motivimin në
   ndërtimin e personazhit letrar, të përshkruajë anën fizike dhe shpirtërore të tij.
→  të përcaktojë këndvështrimin e brendshëm dhe të jashtëm.
→  të njohë dhe të dallojë nocionet përmbajtja, fabula, sizhe, episodi, digresioni.
→  të njohë dhe të kuptojë karakteristikat e këngës epike dhe të epit (dhjetërro-
   këshin, heksametrin)
→  të njohë natyrën e tekstit dramatik, tekstin didaskalik, monologun, dialogun,
   njësinë e veprimit të dramës dhe etapat e zhvillimit të ngjarjes.

B Pjesa e dytë e provimit-kultura e gjuhës në praktikë

Nxënësi të di të shkruajë fletëfalënderimin, kërkesën, ankesën, letrën zyrtare, letrën

jozyrtare, urimin, shpalljen, lajmin, esenë.

Nxënësi të respektojë:
→  udhëzimet për shkrim të tekstit,formën e tekstit dhe parimet e formulimit
   (hyrjen, përpunimin, përfundimin, pasuset, shkrimin e emërtimeve të vendeve,
   datave, adresave, drejtimit të personave, emrin dhe mbiemrin e të adresuarit,
   margjinat...)
→  të ketë parasysh kuptueshmërinë,lidhshmërinë dhe formësimin e tekstit.

5.3. TË SHPREHURIT ME SHKRIM

Nxënësi duhet që

→  të shkruajë vetë esenë (ndërtimin e tekstit hyrjen, përmbajtjen, përfundimin,

   pasuset) dhe mendimet e tij t’i argumentojë me argumente të vlefshme.
→  duke shfrytëzuar njohuritë nga teoria e letërsisë të japë mendimin për tekstet e
   lexuara letrare.
→  të shkruajë rezymenë, të mbajë shënime dhe të diskutojë për veprën e lexuar.
→  të dallojë dhe të zbatojë stilet e ndryshme funksionale në shkrimin e lajmit,
   letrës szyrtare e jozyrtare, kërkesës, ankesës, urimit, konkursit, shpalljes.
→  të zbatojë normën drejtshkrimore dhe gramatikore të gjuhës amtare.

5.4. VEPRAT LETRARE TË OBLIGUARA

Homeri - „Ilijada” (fragment)

Sofokliu - „Antigona” (në tërësi)
Dante - „Ferri” (fragment)
Shekspiri - „Romeo dhe Zhulieta” (në tërësi)
M.Barleti - „Historia e Skenderbeut” (fragment)
Bajroni - „Çajld Haroldi” (fragment)
P.P.Njegosh - „Kurora e maleve” (fragment)
O.D.Balzak - „Xha Gorio” (në tërësi)
J.de Rada - „Këngët e Milosaos” (fragment)
N.Frashëri - „Bagëti e Bujqësia” (në tërësi)
A.Z.Çajupi - „Pas vdekjes” (në tërësi)
N.Mjeda - „Andrra e jetës” (në tërësi)

10
6. SHEMBULLI I TESTIT

1. Cili parim zbatohet kur fjalët shkruhen ashtu siç shqiptohen?

...................................................................................
(1 pikë)

2. Lexo tekstin, pastaj përgjigju në pyetjet 2, 3 dhe 4.

Klubi i Karatesë „Ulqini” zuri vendin e parë në turneun „Kupa e Lezhës 2008”

„Ulqini” fitoi Kupën e Lezhës

Klubi i Karatesë „Ulqini” zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme në Turneun

„Kupa e Lezhës 2008”, i cili u mbajt të shtunën në Lezhë. Turneu u organizua nga
KK „Besëlidhja” në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Shqipërisë dhe në të
morën pjesë të gjitha klubet më të njohura të Shqipërisë. KK „Ulqini” u kurorëzua me
20 medalje: 7 të arta, 8 të argjendta dhe 5 të bronzta si dhe kupën për vendin e parë
në renditjen e përgjithshme.

(Pjesë nga „Koha javore”, 27 mars 2008)

Teksti është:
1. raport
2. lajm
3. njoftim

Rretho përgjigjen e saktë.

(1 pikë)

3. Kujt i kushtohet ky tekst?

..................................................................................
(2 pikë)

4. Rretho me „PO”ose „JO” në tabelë për pyetjet nga teksti „Ulqini fitoi Kupën e
Lezhës 2008”!

Pjesëmarrësit Turneu „Kupa e Lezhës 2008”

KK „Ulqini” zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme

në turneun „Kupa e Lezhës 2008”
PO / JO

Turneu u organizua nga KK „Besëlidhja” në Bashkëpunim

me Federatën e Karatesë së Shqipërisë
PO / JO

KK „Ulqini”u kurorëzua me 22 medalje PO / JO

KK „Ulqini fitoi 6 medalje të argjendta PO / JO

(1 pikë)

11
5. Trego gjuhën dhe grupin e gjuhëve në të cilat autorët i kanë shkruar këto vepra letrare:
1. O. D. Balzak - „Xha Gorio” .................................. ...................................
2. P.P. Njegosh - „Kurora e maleve” .................................. ...................................
3. Bajron - „Çajld Haroldi” .................................. ...................................
gjuha grupi i gjuhëve

(2 pikë)

6. Rretho përgjigjen e saktë.

1. Inxhinjer
2. Prespektivë
3. Zviceran
(1 pikë)

7. Në fjalinë e mëposhtme përdor emrin në rasën rrjedhore:

Në gara kishte nxënës prej disa ...................................................................................

(1 pikë)

8. Në fjalitë e mëposhtme përdor shkronjën e madhe.

Shpesh përcjell emisionet në gjuhën shqipe të radiotelevizionit të malit të zi. Këtë punë e
bëjnë gazetarët e kësaj redaksie.
(1 pikë)

9. Shkruaj drejt shkurtesat e këtyre fjalëve.

doktor ...........................................
gram ...........................................
për shembull ...........................................
Agjencia Telegrafike Shqiptare ...........................................
do të thotë ...........................................
Organizata e Kombeve të Bashkuara ...........................................
(1 pikë)

10. Përmirëso në gjuhën standarde fjalët e mëposhtme.

Nanë ...................................................................................
Vënt ...................................................................................
Llambi ...................................................................................
Penxhere ...................................................................................
(2 pikë)

12
11. Kur n-ja midis dy zanoreve kalon në r kemi:.
1. palatalizim
2. rotacizëm
3. apofoni

Rretho përgjigjen e saktë.

(1 pikë)

12. Lexo këtë fjali me kujdes dhe pastaj kryej detyrën.

Regjisori amerikan me origjinë shqipe, gjatë vizite së tij, një vit më parë në Shqipëri,
pohonte se do të realizonte një film për Heroin sonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-
Skënderbeun.

Shkruaj drejt fjalët që janë përdorur gabim.

......................................................................................................................................
......................................................................................................................................
(4 pikë)

13. Rretho përgjigjen e saktë të ndarjes së fjalës në fund të rreshtit.

1. bukë
  -pjekës

2. bukë-
  -pjekës

3. bukë-
  pjekës

(1 pikë)

13
14. Lexo tekstin dhe kryej detyrat 14 dhe 15.

  BILBILI I KOSOVËS

Nexhmije Pagarusha, „Bilbili i Kosovës”, të tjerët

legjenda e gjallë e këngës „Mbretëresha e Këngës Shqipe”,
shqiptare, filloi të këndojë në dikush tjetër „Primadona e
Radio Prishtina para 60 vjetësh Melosit Popullor”, „Ema Sumak
kur kishte vetëm 15 vjeç. Opusi Shqiptare”, „Madam Baterflaj”,
i këngëve të kësaj këngëtareje „Fyti i Kristaltë”. Të gjitha këto
ishte shumë i gjerë dhe ajo ka epitete janë bërë sinonim për
shkëlqyer në të gjitha zhanret. emrin e Nexhmije Pagarushës
Artdashësit e shumtë edhe dhe mbase të gjithë kanë të
sot i kujtojnë ariet operistike të drejtë sepse të gjithë gjejnë
Bethovenit, Puçinit, Verdit e të diçka të veçantë në zërin e saj
tjera të cilat Nexhmija i këndoi magjik.
në shqip.
Për zërin e saj të
mrekullueshëm dikush e quajti

Në cilin stil funksional është shkruar ky tekst?

1. shkencor
2. letrar
3. publicistik
4. tjetër

Rretho përgjigjen e saktë.

(1 pikë)

15. Në bazë të tekstit sqaro titullin e këtij teksti.

......................................................................................................................................
......................................................................................................................................

(2 pikë)

16. Përcakto epokën letrare që u takojnë këta shkrimtarë .

1. Homeri ......................................................................
2. Dante ......................................................................
3. Çajupi ......................................................................
(1 pikë)

17. Rretho veçorinë që e karakterizon realizmin.

1. Letërsia popullore si frymëzim
2. Ëndërrimet e heroit lirik
3. Paraqitja e realitetit objektiv
(1 pikë)

14
18. Cilit lloj letrar i takon „Çajld Haroldi” i Bajronit?

...................................................................................
(1 pikë)

19. Shqiptarët në poemën e Bajronit janë.

1.  trima, besnik e mikpritës
2.  punëtorë, gjaknxehtë e koprracë
3.  bukshkelës, të hijshëm, të pasur
(1 pikë)

20. Me kujdes lexo fragmentin nga vepra e Bajronit „Çajld Haroldi”:

Të rreptë bijt e Shqipes, po vetitë

Nuk u mungojnë;veç t’ishin më t’arrira.
Armiku ua pa kurrizin ndonjë herë?
Kush e duron si ata mundimin’e luftës?
Shkëmbinjt e tyre s’janë më të patundur
Nga ata në çast rreziku dhe nevoje;
Ç’armiq për vdekje, po sa miq besnikë!
Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun,
Si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre.

Me një fjali shkruaj për çka bëhet fjalë në fragment

......................................................................................................................................
......................................................................................................................................

21. Cili është personazhi lirik i kësaj vepre?

......................................................................................................................................
(1 pikë)

22. Me kujdes lexo vargjet e mëposhtme të Bajronit:

Në këtë vend s’i ndihet zëri gruas:

E mbyllur, s’del dot pa çarçaf e rojë,
Mësuar në kafaz,as do të dalë;
Një i vetëm ia jep trupin dhe zemrën,
Atij q’e ka pranuar zot e burrë;

Cili është kuptimi i vargjeve?

     1.  heroizmi i femrës shqiptare
     2.  fati real i femrës shqiptare në atë kohë
     3.  femra udhëheq me fatin e vet

(1 pikë)

15
23. Lexo fragmentin nga „Andrra e jetës” të Ndre Mjedës dhe përgjigju në pyetjet 23, 24
dhe 25.
Molla t’kputuna nji deget
dy qershija lidhë n’nji rrfanë,
Ku fillojnë kufijt e Geget
rrijnë dy çika me nji nanë.

Kreckë e bre përzie me lisa

rriten rrotull me çetinë,
plepa t’but’ e qiparisa
mbëlojnë e veshin atë ledinë.

S’ushton mali prei baktijet,

s’fryn murrlani me duhi;
paq i kthilltë prei Perendijet,
paq prei nierit e qeti.

Si i quajmë strofat e përdorura në këtë fragment?

......................................................................
(1 pikë)

24. Shkruaj rimën e përdorur?

Strofa e parë ......................................................................
Strofa e dytë ......................................................................
Strofa e tretë ......................................................................
(1 pikë)

25. Përshkruaj vargjet ku është përdorur metafora?

......................................................................
......................................................................
......................................................................
......................................................................
(1 pikë)

26. Gjej epitetin në vargjet e shënuara më poshtë:

Kruj’ o qytet i bekuar

prite,prite Skënderbenë,
po vjen si pëllumb i shkruar
të shpëtonjë mëmëdhenë!
(1 pikë)

16
27. Lexo fragmentin pastaj zgjidh detyrën:

Të dy djemtë hynë në dhomën ku dergjej plaku. Eugjeni u tmerrua nga ndryshimi i

asaj fytyre të shtrembëruar prej dhembjes, të zbehtë dhe shumë të dobët.
-E,baba?-e pyeti ai duke u kërrusur mbi krevat.
Gorio i hodhi Eugjenit sytë e tij të veshur dhe e vështroi me vëmendje të madhe,
pa e njohur. Studenti nuk e duroi dot këtë pamje dhe iu mbushën sytë me lot.
-Bianshon, a nuk do të ishte mirë sikur të kishin perde dritaret?

Përshkruaj një fjali nga teksti ku paraqitet narratori.

..........................................................................................................................................
..........................................................................................................................................

(1 pikë)

28. Lexo këto vargje dhe trego cila figurë letrare është përdorur në fjalët e nënvizuara:

Pranë sofrës i pangrënë

Pranë dijes i panxënë

1. metaforë
2. krahasim
3. antitezë
4. hiperbolë

Rretho përgjigjen e saktë.

(1 pikë)

29. Shkruaj sipas dëshirës një shpallje të vogël (deri në dhjetë fjalë), kini kujdes për
formën dhe drejtshkrimin!

..........................................................................................................

(3 pikë)

17
30. Lexo me kujdes fragmentin nga vepra „Bagëti e Bujqësia” të Naim Frashërit dhe
sqarimet për të shkruar esenë letrare me titullin „Himnizimi i atdheut në poemën
„Bagëti e Bujqësia”.

Eseja duhet të përmbajë 250 deri në 300 fjalë.Harto si tërësi që duhet të ketë hyrjen,
pjesën kryesore përmbajtësore dhe përfundimin. Konkretizo se si poeti madhëron
atdheun përmes reliefit, gjuhës dhe adhurimit të çdo gjëje që është shqiptare. Bëj kujdes
që në aspektin gjuhësor fjalia të jetë e qartë, e kuptueshme dhe të mos ketë gabime
gjuhësore.

Këshilla për shkrimin e esesë:

1. Pjesa hyrëse
Përcakto
1.1. Cilit drejtim i takon poeti Naim Frashëri?
1.2. Cilës formë (lloj )letrar i takon vepra „Bagëti e Bujqësia”?
1.3. Pse Naim Frashëri me vetëdije përmend vetëm anët e mira të shqiptarëve
   (Shqipërisë) dhe anashkalon veset e tyre?

2. Pjesa kryesore
2.1. Sqaro se çka përfshin himnizimi (mrekullimi) i poetit në poemën „Bagëti e
    Bujqësia”?
2.2. Cila është thirrja e poemës (konkretizo duke cituar vargun gjegjës) dhe me
   cilat vargje Naimi tregon përkatësinë e tij shqiptare dhe të atdheut?
2.3. Shpjego arsyet e dominimit të temës së atdheut në poemë që del përmes
   trajtimit të motiveve të dashurisë dhe mallit për atdhe, krenarisë për
   përkatësinë kombëtare e lashtësinë e shqiptarëve dhe jepni si ilustrim vargje
   nga poema.
2.4. Ndalu te përdorimi i gjuhës nga poeti në poemën „Bagëti e Bujqësia”, duke
   dalluar dy veçori të saj: gjuhën e pastër dhe përdorimin e prapashtesës
   zvogëluese.
3. Përfundimi
3.1. Përmbylle esenë letrare me shprehjen e mendimeve për platformën
   letrare të Naimit dhe romantikëve të tjerë shqiptarë që mbështeten në
   trekëndëshin: atdheu, gjuha dhe kombi.

Fragmenti i poemës “Bagëti e Bujqësia”, nga Naim Frashëri

„O malet e Shqipërisë e ju o lisat e gjatë,

Fushat e gjëra me lule,q’u kam ndër mend dit’ e natë
Ju bregore bukuroshe e ju lumënjt’ e kulluar
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruara!
Do të këndoj bagëtinë,që mbani ju e ushqeni;

O vëndëthit’ e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, me ep nderë,më ep emrin Shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zëmra s’e ka harruar.
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës qysh e le qengji kopenë,
Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë;
Edhe në i përfshin udhën njëzet a tridhjetë vetë
E ta trëmbin, ay s’kthehet,po shkon në mes si shigjetë
Ashtu dhe zëmëra ime më lë këtu, tek jam, mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua.

18
Tek buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
Tek mbin lulja me gaz shumë dhe me bukuri e m’erë
Kur i fryn bariu xhurasë, tek kullosin bagëtia,
Kur mëzen cjapi me zile,atje i kam mënd e mia,
Atje lind diell’i qeshur edhe hëna e gëzuar,
Fat’ i bardh’ e mirësia në atë vend janë mbluar:
Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatrë ditë,
Mëndje, merr fushat e malet, jashtë, nga qyteti,
Nga brenga, nga thash-e-themet, nga rrëmuja, nga rrëmeti”.

Në fletën që ke marrë shkruaj planin (konceptin) e esesë dhe pastaj shkruaje atë
qartë në vendin e caktuar. Në fund numëro fjalët e esesë dhe shkruaje numrin e tyre
nën tekst.
(25 pikë)

19
7. FLETA PËR PËRGJIGJE

Nxënësit bashkë me testin do të fitojnë edhe listën për shënimin e përgjigjevë në detyrat
me zgjidhje të shumëfishtë. Është e nevojshme që në vendin e duhur ME KUJDES të për-
shkruajnë përgjigjet e tyre.

Maj 2008

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI

20
Shembulli i fletës me shënimin e saktë të përgjigjeve të nxënësve

Maj 2008

GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI

21
8. ZGJIDHJA E TESTIT
ME SKEMËN PËR VLERËSIM

1.
parimi fonetik
1 pikë

2.
lajm
1 pikë

3.
Nxënësi di se teksti i kushtohet lexuesve të „Kohës javore”
Numri maksimal i pikëve: 2
Nxënësi di se teksti i kushtohet lexuesve POR në përgjigje nuk cekë emrin e gazetës.
Numri i pjesshëm i pikëve: 1
Tregon kuptim të gabueshëm APO jep përgjigje të pamjaftueshme OSE përgjigje të
papërcaktuar.
→  „Kohës javore”.
→  Karateistëve.
→  Nxënësve. (apo përgjigje të ngjashme)
0 pikë

4.
Pjesëmarrësit Turneu „Kupa e Lezhës 2008”

KK „Ulqini” zuri vendin e parë në renditjen e përgjithshme

në turneun „Kupa e Lezhës 2008”
PO / JO

Turneu u organizua nga KK „Besëlidhja” në Bashkëpunim

me Federatën e Karatesë së Shqipërisë
PO / JO

KK „Ulqini”u kurorëzua me 22 medalje PO / JO

KK „Ulqini fitoi 6 medalje të argjendta PO / JO

Të gjitha përgjigjet e sakta me këtë renditje: PO, PO, JO, JO=1 pikë
1 pikë

5.
1.frëngjisht gjuhë romane
2.malazeze gjuhë sllave
3.anglisht gjuhë gjermanike

Një përgjigje plotësisht të saktë (edhe gjuhën edhe grupi i gjuhëve) = 0 pikë;
Dy përgjigje plotësisht të sakta =1 pikë. Tri përgjigje plotësisht të sakta =2 pikë
2 pikë

6.
zviceran
1 pikë

7.
shkollash, klasësh, vendesh.
1 pikë

8.
Shpesh përcjell emisionet në gjuhën shqipe të Radiotelevizionit të Malit të Zi.Këtë punë
e bëjnë gazetarët e kësaj redaksie.
vetëm të gjitha përgjigjet e sakta
1 pikë

22
9.
dr.
gr.
p.sh.
ATSH
d.m.th.
OKB
5 apo 6 përgjigje të sakta =1 pikë
1 pikë

10.
nënë
vend
dhëmbi
dritare
për të katër fjalët e shkruara saktë=2 pikë;për dy ose tri fjalë të shkruara saktë=1
pikë;për një apo asnjë fjalë të shkruara saktë=0 pikë
2 pikë

11.
rotacizëm
1 pikë

12.
Regjisori amerikan me origjinë shqiptare, gjatë vizitës së tij një vit më parë në Shqipëri
deklaroi se do të realizonte një film për Heroin tonë Kombëtar,Gjergj Kastrioti-
Skënderbeun.
për çdo përgjigje të saktë =1 pikë
4 pikë

13.
bukë-
pjekës
1 pikë

14.
publicistik
1 pikë

15.
Nxënësi/nxënësja sqaron titullin e artikullit „Bilbili i Kosovës”. Përgjigjja duhet të jetë
në përputhshmëri me meritat e këngëtares për interpretimin e mrekullueshëm dhe
zërin magjik. Nxënësi/nxënësja mund të përgjigjet edhe me pjesë nga artikulli prej ku
është nxjerrë titulli.
Numri maksimal i pikëve: 2
Për përgjigje të pjesshme nxënësi merr 1 pikë.
Kurse për përgjigje të gabuar 0 pikë.

16.
antika, humanizmi, renesansa
1 pikë

17.
paraqitja e realitetit objektiv
1 pikë

23
18.
poemës
1 pikë

19.
trima, besnikë e mikpritës
1 pikë
për përgjigje të pasaktë
0 pikë

20.
për virtytet shqiptare
1 pikë

21.
Haroldi
1 pikë

22.
fati real i femrës shqiptare në atë kohë
1 pikë

23.
katërvargëshe
1 pikë

24.
ABAB
ABAB
ABAB
tri përgjigje të sakta=1 pikë
1 pikë

25.
Molla t’kputuna nji deget,
Dy qershija lidhë n’nji rrfanë.......
1 pikë

26.
i bekuar, i shkruar
1 pikë

27.
Gorio i hodhi Eugjenit sytë e tij të veshur dhe e vështroi me vëmendje të madhe, pa e
njohur.
1 pikë

28.
...sofrës i pangrënë,...dijes i panxënë.
1 pikë

29.
shpallja deri në 10 fjalë=1 pikë
respektimi i formës së shpalljes =1 pikë
respektimi i normës gjuhësore (rasave, renditjes së drejtë të pjesëve të fjalisë, shkronjës
së madhe, shkrimi i fjalëve bashkë dhe ndaras…)1 pikë
3 pikë

24
P. sh.: Studentja i ka kujdes fëmijët vetëm për një euro në orë.
Tel. 06…/Shifra: Studentja/Emri e mbiemri dhe adresa
Apo: Jap orë private nga gjuha shqipe dhe letërsia.

30.
Skema për vlerësimin e esesë
25 pikë
Përmbajtja-14 pikë

Nxënësi tregon për:

→  romantizmin të cilit i takon poeti Naim Frashëri (1 pikë)
→  vendin e poemës „Bagëti e Bujqësia” në lirikën patriotike dhe
kërkesa e shoqërore të Naimit (1 pikë)
parë →  poemën si himn për natyrën shqiptare, fshatin e fshatarin, për punën
e mënyrën e jetesës, për atdheun e lirë (1 pikë)
gjithsej 3 pikë

Nxënësi
→  tregon se çka përfshin himnizimi i poetit në poemën „Bagëti e
Bujqësia” (1 pikë)
kërkesa e →  tregon për burimin e entuziazmit naimjan (1 pikë)
→  tregon se cila është thirrja e poemës (citon vargun gjegjës) dhe jep
dytë shembullin e vargjeve ku Naimi tregon përkatësinë e tij shqiptare dhe
të atdheut (1 pikë)
→  tregon pse autori me vetëdije përmend vetëm anët e mira të
shqiptarëve dhe anashkalon veset e tyre (1 pikë)
→  parafrazon apo citon nga poema mrekullimin e poetit për gjithçka
që është shqiptare (1 pikë)
gjithsej 5 pikë

Nxënësi
→  tregon arsyet e dominimit të temës së atdheut në poemë që del
përmes trajtimit të motiveve të dashurisë dhe mallit për atdhe (1pikë)
kërkesa e →  rrëfen për këndimin që i bën punës dhe karakterin që i jep asaj
tretë    (1 pikë)
→  tregon për heronjtë lirikë të poemës „Bagëti e Bujqësija”. (1 pikë)
gjithsej 3 pikë

Nxënësi
→  tregon për trajtimet tjera dhe episodet e veçanta konkrete me
karakter shoqëror në poemën „Bagëti e Bujqësija”, citon vargje me
motive në fjalë (1 pikë)
→  tregon për gjuhën e Naimit në poemën „Bagëti e Bujqësija”,
kërkesa e posaçërisht duke u ndalur në gjuhën e pastër dhe përdorimin e
katërt prapashtesës zvogëluese. (1 pikë)
→  jep dëshmi bindëse për platformën letrare të romantikut më të madh
shqiptar Naimit që mbështetet në trekëndëshin: atdhe, gjuhë dhe
komb (1 pikë)
gjithsej 3 pikë

25
Struktura gjuhësore dhe ndërtimore e tekstit - 11 pikë

Struktura
Leksiku Drejtshkrimi Lidhshmëria
ndërtimore e tekstit

 Origjinaliteti  respektimi  lidhja e mirë  përshtatja e

(interpreton i normës dhe në nivel organizimit të
me fjalë të gramatikore të pasuseve të përgjithshëm
veta ,hartimi (përdorimi i drejtë tekstit dhe strukturës
nuk bazohet i rasave, foljevë 2 pikë ndërtimore të
vetëm në pavetore duhet, tekstit, strukturës
tregimin me renditja e drejtë së tij logjike
fjalë të veta e pjesëve të (qartë ndan
dhe përsëritjen fjalisë, përfundimi hyrjen,pjesën
e formulimeve i mendimeve në kryesore
të dhëna), fjali, harmonia e përmbajtësore
pasuria radhës së fjalëve) dhe,
e gjuhës, me gabime përfundimin;
figuracioni minimale. brenda pjesës
shprehja e 2 pikë kryesore ndan
qartë dhe pasuset)
e saktë,me  respektimi 2 pikë
gabime i normës së
minimale. drejtshkrimit
  3 pikë (shkrimi i drejtë
i shkronjës së
madhe, përdo-
rimi i drejtë
i shenjave
të pikësimit,
zbatimi i dijes
për ndryshimet
fonetike, zbatimi
i përpiktë i
të folmeve
dialektore
dhe gjuhës së
standardizuar)
2 pikë

gjithsej 4 pikë

26
VËREJTJE:
 Me 0 (zero) pikë vlerësohet punimi i parregullt, i palexueshëm dhe ai që nuk
ka shembuj të kërkuar leksikorë qoftë në përmbajtje apo në gjuhë.

 Për dorëshkrim që lexohet vështirë merret 1 pikë.

 Duhet respektuar kërkesën për numrin e fjalëve +/- 10%(vlerësohet hartimi

i cili ka prej 225 deri në 330 fjalë:nëse eseja ka më pak se 225 fjalë,NUK
LEXOHET FARE,kurse në 330 fjalë ndërpritet leximi).

Të shprehurit
Tipi i detyrave Gjuhë Letërsi Gjithsejtë
me shkrim
Detyrat e 6 6 _ 12
tipit të mbyllur
Detyrat e 9 7 2 18
e tipit të hapur

Gjithsej 15 13 2 30

Pjesa e I-rë e provimit-numri i pikëve: 38 (60 %)
Pjesa e II-të e provimit-shkrimi i esesë-numri i pikëve: 25 (40 %)
Numri i përgjithshëm i pikëve në test: 63 (100 %)

27
9. LITERATURA

Prof.Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, Rilindja, 1989

Akademia e Shkencave e RP të Shqipërisë - Instituti i gjuhës dhe i letërsisë-
Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe II, Tiranë, 1976
Instituti Albanologjik i Prishtinës, Kongresi i drejtshkrimit të gjuhës shqipe 20 - 25 nëntor
1972, Prishtinë, 1974
Instituti Albanologjik i Prishtinës, Drejtshkrimi i gjuhës shqipe, Prishtinë 1974
Historia e letërsisë shqiptare, Rilindja-Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1989
Rexhep Qosja, Historia e letërsisë shqipe - Romantizmi III, Rilindja, Redaksia e botimeve,
Prishtinë,1986
Milivoj Solar, Teoria e letërsisë, Rilindja - Redaksia e botimeve, Prishtinë, 1978
Jani Thomaj, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore i
KSAK, Prishtinë 1978
Bahri Beci, Dialektet e shqipes dhe historia e formimit të tyre, SHB DITURIA, 2002

28
Shënime

.........................................................................................................................................................

29

30
šev
www.iccg.cg.yu
ic@iccg.cg.yu

You might also like