You are on page 1of 15

Morfologjia

12-2 EMI METUSHI

A L J O N DA N I G E J L A T O RO M A N I

ARION PETRELA LO I S S AVA


Projekti përfshin:
❖Klasat e fjalëve:

Përemri – Aljon Dani

Lidhëzat – Gejla Toromani

Ndajfolja – Emi Metushi

❖Fjalëformimi – Arion Petrela & Lois Sava

❖Përmbledhje e informacioneve – Emi Metushi


Lidhëzat
Lidhëzat janë fjalë ose shprehje të pandryshueshme që shërbejnë për të lidhur dy gjymtyrë fjalie ose
dy pjesë të një fjalie të përbërë. Lidhëzat nuk ndikojnë në rasën e gjymtyrës që lidhin.
Sipas mënyrës si janë formuar lidhëzat ndahen:

të thjeshta: dhe, e, edhe, ose, apo, por, po etj.,

të përngjitura: derisa, sesa, kurse, ndonëse, pasi etj.;

shprehje lidhëzore: në qoftë se, me qëllim që, edhe pse, jo vetëm që...por edhe
Sipas funksionit që kryejnë, lidhëzat ndahen në lidhëza bashkërenditëse dhe lidhëza nënrenditëse.

Në shembullin:
Altini hyri në oborr. Dritani ndenji në rrugë.
kemi të bëjmë me dy fjali të bashkërenditura (që gojarisht ndahen me një pauzë), Keto dy fjali mund t'i lidhim me e, ose
ndërsa:
Altini hyri ne oborr e (ndërsa) Dritani ndenji në rrugë.
Në këtë rast themi se dy pjesët e fjalisë së përbërë mund të jenë të bashkërenditura.
Fjalet e, ndërsa i përkasin klasës së lidhëzave. Lidhëzat janë elemente lidhëse që shprehin disa lloj marrëdheniesh ndërmjet
pjesëve ose grupeve të saj përbërës.
Në këtë klase mund të dallojmë lidhezat bashkërenditëse:
e, dhe, edhe (këpujore)
a, apo, ose, qofte...qofte (veçuese)
kurse, ndersa, por (kundërshtuese)
andaj, prandaj, pa (përmbyllëse).
ndajfolje ose shprehje ndajfoljore bashkërenditëse si:
pastaj (shtuese), megjithëkëtë (kundërshtuese), në fakt (shkaku), jo vetem që...por (të shkallëzimit) etj.
Bashkërenditëset në parim lidhin elemente të së njëjtës klasë, të të njëjtit funksion. Disa lidhin vetëm
pjesë fjalish të përbëra, në rastin e ndajfoljeve ose shprehjeve ndajfoljore bashkërenditëse. Te tjera si
dhe, edhe, ose mund të lidhin qoftë fjali, qofte elemente të një fjalie (grupe emërore, mbiemra,
ndajfolje):
Albana mbaroi mesimet dhe doli me shoqet.
Zana i vuri librat dhe fletoret ne tavolinë.
Ai ishte i lodhur dhe i djersitur.
Do të punoj me ju sot edhe nesër.

Ndër lidhëzat nënrenditëse dallojmë:

• lidhëzat ftilluese që, se, në, nëse që nuk shprehin marrëdhënie të caktuara por vetëm lidhin një
pjesë të nënrenditur kryefjalore, kallezuesore, kundrinore, me fjalinë drejtuese:
Detyra ime është që të të ndihmoj.

• lidhëzat vendore ku, tek, nga, kudo:


Ku ka zemër, ka edhe krahë.

• lidhëzat kohore: kur, sa, tek, gjersa, pastë:


Sa jam me ty, nuk bëhem merak.
• lidhëzat shkakore: se, sepse, pasi:
Si s'kish kamzhik, i ra kafshës me grushta.
• lidhëzat qëllimore: që, me qellim që, në mënyrë që:
Që të kishim qetesi, dilnim kodrave të qytetit, ku rrinim gjersa ngrysej.
• lidhëzat krahasore mënyrore: sa, se si, sikurse, ashtu si:
Filloi të kendonte ashtu si e kishte zakon.
• lidhëzat kushtore: në, po, nese, kur, sikur, ne rast se:
Kur të mos marrësh pjesë ti kush do të marrë pjesë?
• lidhëzat rrjedhimore: sa, sa që, qe, aq sa:
Shtrengoi pusullën aq sa ndjeu dhimbje në gishta.
• lidhëzat lejore: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado (që), edhe po, edhe pse etj.:
Kjo ishte nje provë e madhe per nxenësit edhe pse aksioni nuk ishte i veshtirë.
Një pjesë e mirë e lidhëzave, përveç marredhenieve të bashkërenditjes ose të nënrenditjes shprehin
qartë dhe dallueshëm edhe marrëdhënie të caktuara kuptimore: dhe (bashkërenditje + shtesë), ose
(bashkërenditje + veçim), por (bashkerenditje + kundërshtim), sepse (nënrenditje + shkak) etj.
Këto janë pjesët:
• ftilluese: Dihet se gjuha lindi si mjet i komunikimit ndërmjet njerëzve.
• kohore: Sa të rrosh do të degjosh.
• vendore: Gjuha rreh ku dhemb dhëmbi.
• qëllimore: Ne shkuam në spital që të pyesnim për shëndetin e shoqes.
• shkakore e rrjedhimore: I urren, sepse i kanë vrarë djalin. Ata njerëz diçka kane, që janë
mbledhur ashtu grumbull.
• lejore: Sado të vegjël qofshin, popujt nuk lidhen kollaj me hekura.
• kushtore: Të ishte vendas, do të njihej menjehere nga të folurit.
• krahasore: Aq sa ngjajnë në fytyrë e në shtat, aq ngjajne nga karakteri.
• mënyrore: Mali dukej qarte, si të ishte afruar ndonjë kilometër me prane; sasiore: Ishte lodhur,
sa mezi ecte.

Bahri, Beci (1997). Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë


Ndajfolja
Përkufizimi sipas fjalorit: Pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që tregon një tipar të veprimit a të
gjendjes, rrethanat a mënyrën e veprimit ose shkallën e cilësisë a të veprimit.

Llojet e ndajfoljeve
Mënyre Kohe Vendi Sasie Shkaku
mirë, keq, bukur, dikur, dje, pardje, afër, larg, lart, pranë, shumë, pak, tepër, Përse, pse, sepse,
pastër, qartë, shkurt, nesër, pasnesër, djathtas, prapa, aq, kaq, mjaft prandaj, andaj
thjesht, paradite, pasdite, majtas, aty, atje,
menjëherë, pak nga sot, sonte, tani, vjet, diku, gjithkund,
pak, vazhdimisht, një herë e një kohë, anembanë,
shpesh, papritur, gjithmonë, kurdo, së gjithandej, kudo,
trimërisht, shpejti, njëherë ngado, asgjëkund,
artistikisht, anglisht kurrkund, ku
Shkallët e ndajfoljes

Pohore Shkallët e ndajfoljes Shkallët e ndajfoljes

Ndajfolja përdoret në ❖ E ultësisë Ndajfolja në shkallën


trajtën e saj normale: Tani nuk i merrte punët sipërore tregon që cilësia a
Sot në bulevard kishte aq rrëmbyer. intensiteti i veprimit është
ngado njerëz me ❖ E barazisë në një shkalle te lartë.
bicikleta. Ajo këndon po aq bukur Të rri shumë bukur!
U vonova pak, por kishte sa e motra.
trafik gjatë rrugës. ❖ E sipërisë
Ky fustan të rri bukur! Ajo është më mirë në
lëndët shoqërore se unë.
Dallimi i ndajfoljeve nga parafjalët me të njëjtën formë

Disa ndajfolje përkojnë në formë me disa parafjalë dhe dallojnë prej tyre vetem nga
funksioni. Parafjala shpreh marrëdhënie sintaksore varësie midis një emri, një numërori
ose një përemri në një rasë të caktuar dhe një gjymtyre tjetër, nuk mund te perdoret me
vete, prandaj nuk mund të jenë as gjymtyrë fjalie. Ndërkohë, ndajfolja eshtë fjalë
emërtuese, ka kuptim të mëvetësishëm leksikor dhe në fjali përdoret si gjymtyrë me vete.

Ndajfolje Parafjalë
Djali kaloi përbri. Djali kaloi përbri tyre.
Kthehu prapa dhe ec drejt meje. Prapa nesh ishte një grup fëmijësh
Shiko përreth. Perreth shtëpise kishte njerez.
Fjalëformimi
Forma dhe kuptimi i fjalës

• Fjala është njësia themelore e fjalisë.


• Të gjitha fjalët e një gjuhe përbëhen nga forma dhe kuptimi. Forma është tërësia e tingujve në të folur ose e shkronjave në të
shkruar që ndërton fjalën. Forma e fjalës lidhet me kuptimin e saj.

• Një pjesë e fjalës është e pandryshueshme dhe quhet temë e fjalës, tjetra është e ndryshueshme dhe quhet mbaresë e fjalës.

• Fjala përbëhet nga tema dhe mbaresa.

• Tema është ajo pjesë e fjalës që mbetet pasi heqim mbaresën. Një teme mund t’i shtohen parashtesa ose prapashtesa. Në këtë
rast ajo quhet temë fjalëformuese.

• Rrënja e fjalës bart kuptimin kryesor të fjalës.

• Mbaresa jep veçoritë gramatikore të fjalës.


Fjalët e parme dhe jo të parme
Fjalët në gjuhën shqipe janë të parme dhe jo të parme. Fjala quhet e parme kur tema është e njëjtë me rrënjën,
p.sh., flutur-a, këng-a etj. Fjala quhet jo e parme kur është formuar me parashtesë ose prapashtesë,
osetëdyjabashkë, sidheme mënyratë tjera. Fjalët jo të parme janë: të prejardhura (flutur-o-j), të përbëra
(bukë+pjekës) dhe të përngjitura (megjithatë).

Për formimin e fjalëve të reja në gjuhën shqipe, ka disa mënyra:


1) prejardhja, kur fjala e re formohet me ndihmën e parashtesës, prapashtesës ose parashtesës e prapashtesës
njëkohësisht, p.sh., përbuz, gjyqtar, përgënjeshtroj etj.
2) përbërja (kompozimi), kur fjala e re krijohet nga bashkimi i dy ose më shumë temave fjalëformuese, p.sh.,
bregdet, gjuhëgjatë, zemërmadh etj.
3) përngjitja, kur fjala e re krijohet nga përngjitja e dy ose më shumë fjalëve të veçanta, si pasojë e përdorimit të
tyre të gjatë pranë njëra-tjetrës, p.sh., gjithmonë, menjëherë, sepse etj
4) paranyjëzimi, kur fjala e re krijohet me anën e paravendosjes së nyjës, p.sh., i qeshur (qeshur me i përpara) etj.
5) konversioni, kur fjala e re krijohet si rezultat I ndërrimit të klasës së saj, p.sh., nga emër bëhet folje, pa përdorur
asnjë mjet fjalëformues, p.sh., krip (folje) vjen nga kripë (emër), rreth (ndajfolje) vjen nga rreth (emër)
Prejardhja ka disa nëndarje:

a. prejardhja parashtesore, kur temës fjalëformuese i shtohet parashtesa. Me anë parashtesash


formohen emra, mbiemra e folje. Disa nga parashtesat në gjuhën shqipe janë:
b. prejardhja prapashtesore, kur temës fjalëformuese i shtohet prapashtesa, p.sh.; gëzim, fshatar,
punëtor etj. Disa nga prapashtesat kryesore në gjuhën shqipe janë:
c. prejardhja parashtesore-prapashtesore, kur temës fjalëformuese i shtohet parashtesa dhe
prapashtesa njëherazi, p.sh. pagjumësi, pafundësi, i përbotshëm etj.

Përbërja ose është një mënyrë fjalëformimi me anën e së cilës krijohen fjalë të reja nga bashkimi i
dy ose më shumë temave fjalëformuese, p.sh., bregdet etj.; Sipas marrëdhënieve që kanë ndërmjet
tyre temat përbërëse, fjalët e përbëra ndahen në dy grupe kryesore:

a. fjalë të përbëra këpujore, bar-lulishte etj.


b. fjalë të përbëra përcaktore, fatbardhë (fat i bardhë) etj.
Fjalët e përngjitura formohen nga bashkimi në një fjalë të vetme i dy a më shumë fjalëve të
veçanta, zakonisht për arsye të përdorimit të gjatë njëra pranë tjetrës. Fjalët e përngjitura u takojnë
më shumë pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës, si: Ndajfolje, parafjalë, lidhëza, pasthirrma,
përemra të pacaktuar, pjesëza, emrat ecejake-t (ec e jakë), farefis, gjëegjëzë, thashetheme etj. ose
numërorët njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë… njëqind etj.

Nyjëzimi

Me këtë mënyrë formohen fjalë të reja, kur temës fjalëformuese i shtohet një nyjë përpara, p.sh.: i
lexuar, i gëzuar, i lumtur. Me anën e paranyjëzimit (vendosjes së nyjes përpara fjalës) formohen:

• Mbiemra prej pjesores së foljeve: i ardhur, i fjetur, i vendosur, i shkruar etj.


• Mbiemra prej ndajfoljeve: i bukur, i mirë, i drejtë etj.
• Emra prej pjesoreve të foljeve: të ecurit, të folurit, të menduarit, të qenit, të parët etj
Konversioni

Konversioni është mënyra e formimit të një fjale të re, si pasojë e kalimit të fjalës nga një klasë (pjesë e
ligjëratës) në një klasë tjetër (pjesë tjetër të ligjëratës), pa qenë i nevojshëm përdorimi i parashtesave apo
prapashtesave. Ky kalim ndodh për shkak të ndryshimit të kushteve sintaksore të përdorimit të tyre. P.sh.
punëtor përdoret dhe si emër dhe si mbiemër

-Antonimet, sinonimet dhe homonimet

• Antonimet janë fjalë, të cilat kanë kuptim të kundërt me njëra-tjetrën:


• mëngjes – mbrëmje;
• Sinonimet janë fjalë, të cilat shkruhen ndryshe, por që kanë kuptim të njëjtë me njëra-tjetrën:
• i brengosur – i merakosur;
• Homonimet janë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por që kanë kuptim të ndryshëm:
• akrep (kafshë e vogël helmuese, e zezë) – akrep (shigjetëzat që rrotullohen në orë).

You might also like