You are on page 1of 20

LEKSIKOLOGJIA

SHQIPE SI SHKENCË
Formimi, objekti, detyrat, lidhja me
shkencat e tjera
FORMIMI I SAJ SI SHKENCË
 Leksikologjia shqipe mori trajtat e një shkence të
plotë e sistemore në gjysmën e dytë të shekullit
XX.
 Në periudhën para viteve ‘40 të atij shekulli
janë bërë disa hapa me rëndësi në kërkimet
leksikologjike,
 sidomos për të nxjerrë në dritë pasurinë leksikore
e frazeologjike të shqipes,
 për ta pastruar atë nga lënda e huaj
 dhe për ta pasuruar me brumin e vetë shqipes.
 në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare
 fjalorët që hartoheshin
 Vend më të gjerë ka zënë puna për terminologjinë.
 Në fushën e etimologjisë e të leksikografisë na ka
ardhur një trashëgimi me shumë vlerë
 shumë albanologëve shqiptarë e të huaj, janë
marrë me gjurmimin e studimin e pasurisë
leksikore e frazeologjike të gjuhës amtare,
 me studimin e fjalëve të veçanta ose të leksikut të
saj,
 me etimologji e me histori fjalësh,
 me vlerësimin e shtresave e të klasave të veçanta
leksikore etj.
 Në fushën e studimeve etimologjike, kryesisht prej
albanologëve të huaj: “Fjalori etimologjik i gjuhës
shqipe” i Gustav Majerit (1891) dhe studimet
etimologjike të Norbert Joklit.
 Në fushën e hartimit të fjalorëve, d.m.th. të
praktikës leksikografike, na ka ardhur një trashëgimi
e mirë.
 Leksikografia është fusha më e hershme dhe më e
pasur e gjuhësisë shqipe.
 “Fjalorin latinisht-shqip” të Frang Bardhit
(“Dictionarium latino-epiroticum”, 1635)
 deri më sot kemi mbi 500 fjalorë të shqipes a me
shqipen, njëgjuhësh, dygjuhësh ose shumëgjuhësh
 Në fushën e terminologjisë, sidomos që nga Rilindja e
pastaj në vitet ‘30 të shekullit XX, gjallërohet puna
për zëvendësimin e termave të huaj me fjalë shqipe.
 Mirëpo të gjitha këto nuk arrinin të formonin një
sistem të plotë e tërësor dijesh, një shkencë të
mirëfilltë, me objektin e metodat e studimit dhe me
teorinë e vet të përpunuar
ZBRAZËTITË E KËSAJ PERIUDHE
 1. studimi i leksikut të shqipes mbështetej
në nismat e veçanta a të rastit.
 Studimet kryheshin shpeshherë jo për hir të
shqipes, për të nxjerrë në dritë pasuritë e
saj, por në dobi të studimit të gjuhëve të
tjera ose ndonjëherë thjesht për qëllime
krahasimi si gjuhë indoeuropiane
 2. Shumë studime për leksikun e shqipes nuk
kishin një bazë të shëndoshë teorike
 3. Studimet leksikologjike bëheshin nga
dijetarë të shkollave të ndryshme gjuhësore
 Në studimet leksikologjike mbizotëronte trajtimi
historiko-krahasues i leksikut të shqipes.
 Në këto studime, si edhe në studimet e tjera
gjuhësore në përgjithësi, nuk kishte zënë vend
koncepti për gjuhën si sistem:
 shumë herë trajtoheshin njësi të veçuara të leksikut,
pa vendosur lidhje sistemore ndërmjet tyre,
 pa i parë si njësi të një sistemi të vetëm, të leksikut,
 pa dalluar klasat e nënklasat leksikore me veçoritë e
tyre, fushat e paradigmat leksikore,
 hallkat e lidhura në lëvizjet kuptimore,
 ndikimet e ndërsjella të ndryshimeve në të njëjtin
sistem leksikor,
 prirjet e zhvillimeve brenda vetë këtij sistemi etj.
 Hapi i parë që u bë pas viteve ‘40 të shekullit
të kaluar në fushën e leksikologjisë ishte
përvetësimi i parimeve shkencore të kohës...
 problemet e leksikologjisë u vunë në lidhje të
ngushtë me ato të formimit të shqipes
standarde.
 Një sukses në këtë drejtim ishte botimi i
“Fjalorit të gjuhës shqipe” më 1954, i pari
fjalor shpjegues i gjuhës shqipe.
 më 1955 u ngrit Instituti i Historisë dhe i
Gjuhësisë, në të cilin kishte edhe një sektor
shkencor të posaçëm për leksikologjinë e
leksikografinë shqipe. Po në këtë vit u
themelua kartoteka e leksikut të shqipes.
 Përmbledhtas: arritje themelore në këta 25 vjetët e
fundit është ndërmarrja e hartimit të fjalorëve
shpjegues të shqipes.
 u botua “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980),
njëvëllimsh, një nga veprat më madhore të gjuhësisë
shqiptare.
 Hartimi i këtyre fjalorëve nuk ka vetëm rëndësi
praktike, por edhe teorike.
 Duke kodifikuar fjalët, frazeologjinë e kuptimet e tyre,
këta fjalorë bëhen pasqyrë jo vetëm e kësaj pasurie,
por edhe e nivelit teorik, në të cilin ka arritur trajtimi i
leksikut dhe i frazeologjisë shqipe në shumë drejtime.
 U integruan gjurmimet në Shqipëri dhe gjurmimet nga
studiuesit shqiptarë në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të
Zi, tek arbëreshët e Italisë e në diasporë, sidomos me
hartimin e botimin e fjalorëve dygjuhësh e krahinorë
OBJEKTI DHE DETYRAT
 Leksikologjia shqipe, që ka si objekt të vetin
fjalën dhe leksikun e gjuhës sonë.
 detyra janë:
 - studimi i fjalës dhe i kuptimit leksikor në gjuhën
tonë, si edhe i lidhjes ndërmjet tyre;
 - zbulimi i shkaqeve dhe i rrugëve të ndryshimit
të kuptimeve të fjalëve;
 - studimi i lidhjeve kuptimore ndërmjet fjalëve;
 - studimi i tipave kryesorë të fjalëve sipas
formimit;
 - studimi i gjithanshëm i bashkimeve të
qëndrueshme të fjalëve etj.
 Leksikologjia shqipe gjithashtu studion:
 - përbërjen leksikore të gjuhës sonë, klasat e
ndryshme leksikore dhe shtresat e leksikut të
gjuhës shqipe,
 - lëvizjet dhe ndryshimet që kanë ndodhur në
leksik;
 - grupon fjalët e kufizuara në përdorim për
shkaqe truallsore, shoqërore, profesionale a
stilistike;
 - zbulon lëvizjet historike të grupeve të
fjalëve në gjirin e leksikut, ndikimet e
gjuhëve të huaja etj.
 Leksikologjia jep njohuri:
 - edhe për fjalorët e tipave të ndryshëm,
 - trajton problemet teorike që lidhen me hartimin
e fjalorëve.
 Siç shihet, leksikologjia ka një fushë studimi mjaft
të gjerë, të rëndësishme dhe të vështirë.
 - studiohet fjala si njësia themelore e leksikut,
veçoritë e saj në gjuhën shqipe;
 - semantika leksikore, kategoritë themelore të
semantikës, si kuptimi leksikor, lëvizjet kuptimore
dhe struktura e kuptimit leksikor, në lidhje edhe
me fushat leksikore e semantike
 - grupet e fjalëve sipas formimit e sipas kuptimit
kategorial (paradigmat leksikore), d.m.th. fjalët e
formuara me ndajshtesa etj.
 - studiohet frazeologjia, e cila dallohet nga fjala
se ka ndërtim togfjalëshor (strukturë të hapur),
por merret si barasvlerëse e fjalës;
 - Leksiku i gjuhës shqipe dhe shtresimi i tij.
 - studiohet leksiku i standardit dhe përdorimi
stilistik i tij.
 - Jepen të dhënat për leksikografinë shqipe
 Nga ana e metodologjisë shkencore - synohet të
kuptohen sa më mirë lidhjet ndërmjet formës
gjuhësore e përmbajtjes së saj në njësinë e fjalës
a të frazeologjisë, të ndihet dinamika e zhvillimit
të pandërprerë të leksikut dhe të rroket ndërtimi
i lëndës nga njësia më e vogël a themelore: fjala,
drejt njësive më të mëdha (fjalët e pathjeshta,
frazeologjia, leksiku, ligjërimi etj.)
LIDHJA E
LEKSIKOLOGJISË ME
DISIPLINAT E TJERA
GJUHËSORE
 fjala, e aftë për të shënuar çdo send, dukuri a
shfaqje tjetër – NATYRA E SAJ
 lidhja e leksikologjisë me shkencat e tjera
gjuhësore, si me gramatikën, me fonetikën e me
stilistikën dhe me disa shkenca jogjuhësore, si
me historinë, me psikologjinë, me logjikën etj.
 A) Lidhjet e leksikologjisë me fonetikën
 leksikologjia e gjuhës shqipe duhet të mbajë
parasysh edhe disa njësi e dukuri të fonetikës, si
fonemën, theksin, intonacionin, gjatësinë,
hundorësinë
 Që të përcaktojmë kuptimin leksikor të një fjale
duhet të dimë edhe theksin e saj, vendin i tij në
këtë fjalë
 Leksikologjia duhet ta ketë parasysh në studimin e disa
fjalëve edhe intonacionin.
 Me intonacione të ndryshme edhe fjalët ashtu, vërtet,
more, posi etj. mund të përdoren për të pohuar a për të
vërtetuar diçka me ironi, me habi si pyetje etj. (-
Ashtu! - Vërtet! - More! - Posi! ose - Ashtu? - Vërtet?)
 B) me gramatikën leksikologjia ka lidhje më të gjera
 Nga forma fjala nuk është vetëm bashkim tingujsh të
nyjëtuar; ajo është e formësuar nga ana gramatikore.
Edhe kur jepen në fjalorë, të veçuara, fjalët
karakterizohen sipas kategorive e kuptimeve
gramatikore
 Që të shprehim mendimet tona, fjalët duhet t’i lidhim
në fjali. (sintaksa)
 Dallimi nga ana e kategorisë leksiko-gramatikore i
fjalëve me të njëjtët tinguj na ndihmon për të dalluar
edhe kuptimet e tyre; p.sh., te homoformat
 Përveç kategorisë leksiko-gramatikore, rëndësi në
studimin leksikologjik të fjalëve kanë edhe
kategoritë gramatikore, si gjinia, numri etj.
 Leksikologjia e gramatika gërshetohen veçanërisht
në lëmin e formimit të fjalëve të reja.
 Një lidhje tjetër ndërmjet leksikologjisë e
gramatikës shfaqet gjatë zhvillimit historik të
gjuhës. Në gjuhën shqipe me kohë kuptimi leksikor i
disa fjalëve është zbehur ose ka humbur krejt,
kurse funksioni gramatikor është përforcuar, si te
foljet ndihmëse e gjysmëndihmëse, te disa
parafjalë, te disa pjesëza trajtëformuese etj.
 Në disa raste, për të dalluar kuptimin leksikor, ka
rëndësi edhe vendi (rendi) i fjalëve në togfjalësha a
në fjali: njeri i zi “njeri me lëkurë të zezë” dhe i
ziu njeri “i shkreti, i mjeri njeri”;
 leksikologjia lidhet me gramatikën në disa
drejtime dhe, për të përcaktuar si duhet
kuptimet e fjalëve, ajo ka nevojë të mbajë
parasysh shumë kategori e dukuri gramatikore.
 C) Leksikologjia lidhet edhe me stilistikën.
 Lëvizjet kuptimore të fjalëve janë dukuri
themelore në leksikologji…, lindja e kuptimeve
të reja sipas tropeve (figurave) gjuhësore etj.
 kuptimet e reja të fjalëve lindin nëpërmjet
metaforës, metonimisë, sinekdokës etj.
 Kur flitet për përmbajtjen e vlerat e fjalës në
shqipe, bëhet dallimi ndërmjet kuptimit
leksikor dhe përdorimit të figurshëm.
LEKSIKU I SHQIPES DHE
ZHVILLIMI I TIJ
 Kur flasim për leksikun e gjuhës shqipe nuk kemi
kufizim kohor e truallsor.
 Ai përfshin të gjitha fjalët që janë përdorur nga
shqiptarët në të gjitha periudhat e jetës së
popullit tonë
 leksiku i gjuhës shqipe përfshin edhe fjalë të reja
 Edhe fjalë që kanë dalë nga përdorimi ose tashti
mund të përdoren më pak
 Edhe fjalë krahinore
 Edhe fjalë teknike-profesionale
 Edhe njësi frazeologjike të të gjithë tipave dhe të
gjithë truallit gjuhësor shqiptar
 Në gjendjen e sotme vendin kryesor në
studimet leksikologjike e zë leksiku i
shqipes standarde, në të cilin nuk bëjnë
pjesë fjalët e shprehjet dialektore e
krahinore të ngushta, fjalët e huaja të
panevojshme, ato të zhargoneve, të
vjetruarat etj.
 Leksiku i gjuhës standarde shqipe zhvillohet
e ndryshon paprerë.
 Ka tri lëvizje kryesore në këtë leksik: a)
krijohen a hyjnë fjalë e kuptime të reja; b)
dalin nga përdorimi fjalë e kuptime të
vjetruara. C) ndryshojnë përmbajtjen e më
pak
 Në leksikun e shqipes dhe të standardit ka njësi
të njëjta a shumë të ngjashme normative,
lëvizje të shpeshta e të pandërprera, ndërsa
sistemi fonetik dhe ai gramatikor janë të
qëndrueshëm për një kohë shumë të gjatë…
 Leksiku i shqipes standarde mund të
vështrohet në disa drejtime:
 - ndahen shtresat leksikore që e përbëjnë,
 - studiohen funksionet që kryejnë ato në gjithë
sistemin e gjuhës,
 - zbulohen proceset e zhvillimit të brendshëm,
 - lëvizjet që ndodhin,
 - lidhjet e fjalëve etj.

You might also like