You are on page 1of 3

(“Foklori shqiptar”, Gjergj Zheji, Tiranë, 1998, f.

91-94)

Proverbat janë fraza të shkurtra që shprehin me pak fjalë filozofinë popullore


(urtinë popullore). Pikërisht për këtë, ato thirren nga populli edhe fjalë të urta.
Proverbat janë të përhapur në të gjithë botën dhe nuk ka dyshim se midis tyre
hasen edhe ngjashmëri apo identitete. Megjithatë, çdo popull ka proverbat e tij, të
ndërtuara sipas psikologjisë dhe përvojës së tij jetësore, filozofike e historike. Nganjëherë
është e lehtë të përcaktohet pak a shumë një moshë për një proverb të caktuar, por në të
shumtën është e vështirë aq më tepër që në rrymë të kohës, proverbat edhe evoluojnë e
mund të marrin edhe trajta disi të ndryshme.

Proverbat flasin për dukuri dhe situata të ndryshme në jetën e njeriut. Në to


shpaloset qartë filozofia e popullit dhe ne gjejmë në to vlerësime për shumë dukuri e anë
të jetës. Në këtë vështrim ato janë mësime të vërteta. Megjithatë do të ishte punë e kotë të
orvateshe e të gjeje një konsekuencë të plotë në të gjitha proverbat: shpeshherë për të
njëjtën dukuri mund të hasen vlerësime të ndryshme, madje edhe të kundërta. Kjo vjen
nga fakti se proverbat janë krijuar nga njerëz e shtresa të ndryshme dhe për këtë
nganjëherë është e vështirë të shmangen ndryshimet. Sidoqoftë ka proverba që flasin për
jetën, për dukuri shoqërore për natyrën e njeriut, për cilësitë dhe të metat e tij, për
natyrën, për familjen, për detyrat e secilit etj. Madje, shpesh mbledhësit e folklorit
përpiqen t’i renditin ato duke i ndarë në grupe sipas tematikës që ato trajtojnë.

Ndarja e proverbave sipas formës

Proverbat hasen në formën e një vargu apo të dy deri tri vargjeve si edhe në
formën e një fraze në prozë.
Për sa u përket formave të proverbave mund të përmendim disa prej tyre:
1. Një varg i thjeshtë i ndarë në dy hemistëkë të rimuar:
Buk’ e hi e ndë shtëpi.
Gjen shesh, bën përshesh.
Ferra e nisi, ferra e grisi.

Po mund të jenë edhe dy vargje:


Bukuria s’është për fis,/ po kush di e kullandris.
Kur nuk e ke zanat,/ mos u bën hoxhë në fshat.

Edhe tristikët nuk janë të rrallë:


Ia dha drurit, u tha,/ ia dha gurit, u ça,/ ia dha njeriut – dhe e mbajti.
Ku hanë e s’apin, ku flet e s’të dëgjojnë, / zot ynë mos të fshiftë!

Në të gjitha këto raste, vargjet edhe sidomos rimat, janë mjete mnemoteknike (që
shërbejnë për kujtesën, për t’u mbajtur mend). Sidoqoftë është me vend të themi këtu që
zakonisht me anë të rimës (qoftë kjo edhe e brendshme) vihen në dukje fjalët më të
rëndësishme, ato që bartin idenë e proverbit.
2. Vendin e rimës mund ta zërë aliteracioni, ky jo vetëm në proverba që kanë formën
e vargut, por edhe në ato që kanë formën e një fraze në prozë.
Çdo mizë nuk bën mjaltë.
Ngordhi macja, u ngjall miu.
Ka të keqen e kalorësit, se i varen këmbët.

3. Shpesh hasen proverba në formë antiteze, konstrasti.


Bëri të pjellë, dështoi.
Vdis pa të dua.
Keq me burrë, keq pa burrë.

4. Formë tepër e përdorur është ajo e pyetjes.


Ku di dhia ç’është tagjia?
Ç’la dimri të marrë morteja?

Ka raste kur pyetja ka edhe përgjigjen të shprehur.


Zuri gjarprin? Shtypin kokën.
- Polli kau? Të rruat viçi.

5. Herë-herë proverbi ka formën e një morali fabule.


Në mos gjeça konop gjetiu, po vi Pashë e virrem tu ti.
Miun s’e nxinte vëra, hiqte dhe kungullin pas.
Shumë herë dhelpra q’është aqë dinake, zihet për katër këmbësh.
Shpinin ulkun të pagëzonjën e ay u thosh: “Ja dhëntë tek na turbullojnë unjët?”.

6. Shpesh proverbi ka formën e një rregulle jete apo të një neni të kanunit të maleve:
Gusht e gunë.
Prilli këndon bilbili.
Marsi çan lëkurët, shkurti shkurton urët.
Gjaku ujë s’bëhet.
Gjumi i tepërt, rroba të vjetra.

Njësi frazeologjike - përkufizime

Ndërsa në “Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” (1999)


theksohet se “në fushën e shqipes si tipare të përgjithshme të njësisë frazeologjike
janë njohur struktura togfjalëshore, njësia kuptimore, qëndrueshmëria, figurshmëria,
neutralizimi i raporteve të brendshme sintaksore, njëvlerësia me fjalën nga ana e
kuptimit kategorial dhe e funksionit në ligjërim”.

Edhe S. Floqi (1968), kur pohon se “togfjalëshet e qëndrueshme, frazeologjike,


si ekuivalente të një fjale të vetme, [...........] nuk studiohen nga sintaksa, por nga
leksikologjia (më saktë nga frazeologjia)”, pranon, me të drejtë, se frazeologjia
studion togfjalëshat e qëndrueshëm, por e ngushton vëllimin frazeologjik të
togfjalëshave të qëndrueshëm vetëm në ata që janë të barasvlershëm me një fjalë të
vetme. ( Floqi, S. (1968). Çështje të teorisë së togfjalëshit në shqipen e sotme, Studime
filologjike nr.1,
Tiranë).

Ndërsa fjalori i Gjuhës Shqipe (Tiranë, 2006) jep këtë përkufizim “Një tërësi fjalësh të
lidhura sipas rregullave gramatikore, të cilat shprehin një mendim të plotë”.

You might also like