You are on page 1of 20

Dervishi,Zyhdi.

Lente të ndërveprimit simbolik 2017

TEMA 1 . SIMBOLET KULTURORE ( kap. 1,2,3)

1.1 Kuptimi për simbolin; fillime të kulturës, së shoqërisë


njerëzore
“Lente të nërveprimit simblik” synon të realizojë një skanim të simboleve,të elementeve të
veçantë të komunikimit joverbal që kanë ndikuar dhe ndikojnë më shumë në funksionimin
e shoqërisë shqiptare, tradicionale dhe të ditëve tona.

Autori ka qëmtuar me përparësi mënyrat e veçanta të komunikimit gjuhësor dhe simbolik të


shqiptarëve në caste gëzimesh familjare,ceremoni fejese,martese apo në ceremoni mortore.Për të
krijuar një lloj “atlasi” të simboleve me profil më original dhe me rëndësi të veçantë në
funksionimin e shoqërisë tradicionale shqiptare, i referohet me përparësi krijimtarisë së pasur
folklorike të shqiptarëve, veçanërisht poezisë popullore.Ky libër solid dhe që lexohet me një
frymë shqyrton një shumicë ritesh, simbolikash pamore veshjesh, sjelljesh, fjalësh të
normativizuara në kulturën popullore shqiptare. Vështrimi hidhet në histori por edhe në ditët e
sotme.

Alan Bosquet: “….shpirti i një populli gjendet në poezinë e tij, shumë më tepër nga çdo
formë tjetër e artit. Shpirti i Shqipërisë gjendet në poezinë e saj më të mirë”.

Komunikimi joverbal është një aspekt mjaft i rëndësishëm i komunikimit midis


njerëzve.Studiuesit kanë argumentuar se veçanërisht kur formohen ose përftohen impresionet e
para,kur ka kontradita ndërmjet fjalëvë dhe veprimeve dhe kur njerëzit përjetojnë konfuzion
ndjenjash për dikë ,mesazhet joverbale ndikojnë më shumë se mesazhet verbale. “Selitja”e
ngrehinës së këtij libri shqyrton me vëmendje ato linja të mendimit teorik, të komunikimit me
simbole joverbale që i ndihmon lexuesit të orientohen me lehtësi në sistemet e komunikimeve të
kulturave të tjera. Në faqet e këtij libri, gjen mënyra të komunikimit joverbal drejtpërdrejt nga
jeta në rrjedhën e saj të natyrshme dhe jo të kontraktuara në situate laboratorike.

Në çdo shoqëri njerëzit i përvetësojnë spontanisht shumicën e elementëve të rregullave të


komunikimit simbolik, joverbal në procesin e gjatë të shoqërizimit. Një përvetësim i tillë është
përgjithësisht i ngadalshëm dhe shoqërohet me gabime që përsëriten dendur, sidomos në fazat e
para të shoqërizimit të njerëzve.Gabimet në komunikimin joverbal janë përgjithësisht më të
pranishme ndër shqiptarët , së paku , për katër arsye kryesore:

Së pari, kultura shqiptare ,tradicionale dhe e ditëve tona është shumë e pasur me elementë
të komunikimit simbolik,joverbal. Përvetësimi i kësaj kulture kërkon kohë , kualifikim ose së
paku një farë trajnimi.
Së dyti, elementët e komunikimit simbolik , joverbal ,zënë një peshë specifike të
rëndësishme në fondet e pasurive të kulturës shqiptare. Kjo i detyron shqiptarët të
përvetësojnë jo vetëm gjuhën e komunikimit joverbal por edhe dialekte të diferencuara
dukshëm saj.

Së treti, shqiptarët mund të karakterizohen si komb emigrantësh. Sipas të dhënave në 2014


–ën rreth 1 milion e 400 mijë shqiptarë punonin dhe jetonin si emigrantë, të cilët përbënin
rreth 33% të popullsisë .Ky tregues ka rëndësi për tri arsye: a) Shqiptarët që u kthyen në
atdhe pas emigrimit , u duhet te rikujtojnë e të mësojnë nga e para modelet e komunikimit
, të ndërveprimit simbolik. b) Nuk është i vogël numri i emigrantëve që jetojnë e punojnë
si emigrantë ilegale në vende të tjera. c) Ështe i madh numri i të rinjve dhe të rejave
shqiptare që zgjedhin të jetojne jashtë në vende të tjera, në sisteme kulturore të tjera.
Sfidë e rëndë për emigrantët , nuk është vetëm përvetësimi i gjuhës së folur të vendit
pritës, por edhe gjuhën e ndërveprimit simbolik, joverbal. Studentët shqiptarë mund të
pësojnë më shpesh shok kulturor kur nuk kuptojnë gjuhën simbolike.

Së katërti, si rrjedhojë e përballjes me sfida të rënda deri ne caqet e mbijetesës,ndër


shqiptarët është “instaluar mekanizmi”psikokulturor i shikimit dhe i trajtimit bardh’ e zi të
çështjeve të ndryshme , veçanërisht të atyre shoqërore.Duke analizuar kuptime simbolike të
mjaft kulturave të tjera, ky libër ndihmon për të kultivuar vetëdijen e relativizimit
kulturor.Ky libër synon t’u plotësoje këto kërkesa praktike të shqiptarëve për t’u
aftësuar të lexojnë mesazhet që përcillen përmes simboleve te kulturës së vet.

Çdo kulturë ka sistemin ose nënsistemin e vet të simboleve. Në studimet sociologjike


simboli kulturor ,përcaktohet si diçka që mbart dhe përçon kuptime te caktuara ndër
anëtarët e një kulture. Simbolet mund të jenë figura e tinguj, shenja e fjalë, veprime e gjeste
njerëzore ,si objekte e sende të botës materiale.

Çdo simbol mund të çojë kohë pas kohe një ose më shumë kuptime ose nënkuptime
të ndryshme ndërmjet anëtarëve të një kulture. Në librin e tij “Struktura e papranishme”
, kulturologu Umberto Eco analizon, kuptimet e objektit simbol të kapeles goliardike .Një
kapele e tillë simbolikisht shënjon student. Ngjyra të kësaj kapeleje identifikojnë studentë
të fakulteteve të vecanta. Më parë kapelja shprehte “moshën e re”, “moshën e lumtur e të
shkujdesur”. Më vonë kjo shënonte një pushim të shkurtër para ballafaqimit me
përgjegjësitë e moshës madhore.

Simbolet janë të llojllojshme. Në Kine është realizuar të shkruarit 5-6 mijë vjet më parë në
trajtën e hieroglifeve. Çdo shkronjë hieroglifike ,çdo idiogramë ose piktografë simbolizon
një objekt ose përçon kuptime dhe emocione të caktuara ndërmjet anëtarëve të kulturës që i
përdor. Sipas botimit “ Kang Xi Dictionary” në vitin 1716 përllogariteshin të jenë përdorur
47035 hieroglife. Hartuesit e botimit më të fundit pohojnë se gjuha kineze përmban 56000
hieroglife. Umberto Eco ka vënë në dukje se shumica e hieroglifeve janë formuar si ideograma
që përkojnë me ide të caktuara, se mjaft prej tyre përmbajnë elemente okulte ,misterioze dhe
janë shumë kuptimore. Kësisoj , hieroglifet i ndihmojnë njerëzit për të komunikuar jo vetem me
njëri – tjetrin, por metohet edhe me forcat hyjnore.Shkrimtari grek Niko Kazanxaqis, ka shkruar
: “Gërmat kineze janë kaq shprehëse , saqë beson se është një arkitekturë më vete
kuptimplotë…Shpirti dhe gërma bëhen një .Ecën dhe i gëzohesh harmonisë së tyre të
ngjyrave .” Për ta konkretizuar përçimin e kuptimeve nga hieroglifet përmendim se figura e
zemrës me shenjën e skllavërisë mbi të , shpreh nocionin e tërbimit,dy margaritarë të njëjtë
nënkuptojnë puthje, një dorë me peshore do të thotë historian.

Në disa vende te Europës dhe veçanërisht ne Skoci , kryqi i zjarrte simbolikisht funksiononte si
kushtrim për kryengritje kundër pushtuesve.

Sistemi i simboleve të çdo kulture formohet gradualisht në procesin e veprimtarive gjithnjë e


më të shumëllojshme . Përvoja tregon se në formimin e simboleve të ndryshme shpesh ndikojnë
ngjarje historike shumë të rëndësishme ose mbresëlënëse në jetën e një populli, veprimtaria
krijuese e njerëzve të shquar si : shkrimtarë , artistë, shkencetarë etj.

Në kulturën japoneze , tradicionale ose të ditëve tona , mjaft lule kane pasur ose kanë kuptime
simbolike të veçanta.P.sh. krizantema është emblema e rezistencës dhe e pavdekshmërisë, lotusi
simbolizonte hijeshinë dhe virtytin e pastër të pamolepsur. Ndërsa sakura , lulja e qershise është
e ngulur në degë të fortë dhe vdes duke rënë në tokë e pavyshkur, dhe samuraj vdes me
dinjitet , pa u turpëruar.

Në kulturën tradicionale kineze ,prekja e gërshetave të vajzës është gjesti që shpreh dashurinë
në mënyrën më delikate, Zjarri simbolizon pasionin, retë simbolizojnë kotësinë.
Në kulturën gjermane , trëndafili i bardhë shpreh përkujtim për të ndjerët dhe nderim për jetën
dhe veprimtarinë e tyre, sidomos kur veprimtari të tilla kanë pasur rëndësi historike të vecantë
për shoqërine. Me rastin e 25 vjetorit të rrëzimit të Murit të Berlinit kancelarja e Gjermanise
Angela Merkel , vendosi një trëndafil të bardhë në një pjesë të këtij muri që tashmë ka
statusin e relikes-muze, për të nderuar të gjithë ata gjermanë që sakrifikuan jetën e tyre duke
sfiduar Murin e Berlinit , që simbolikisht shprehte ndarjen e padrejtë të popullit gjerman.

Studiues e shkencëtare ,sociologë , kulturologë etj.mendojnë se kafshët, edhe ato me sistem te


zhvilluar nervor si shimpazetë , nuk janë të afta të përdorin simbolet. Vetëm njerëzit jane
krijesat e vetme në planetin tonë që në rrjedhën e gjatë të kohës kanë krijuar dhe përdorin
sisteme simbolesh gjithnjë me të pasura e më komplekse për të transmetuar kuptime, mesazhe
dhe emocine te caktuara në komunikimet dhe bashkëveprimet e shumëfishta ndërmjet tyre.

Një nga tiparet kryesore që e dallon shoqërinë njerëzore nga bota e kafshëve , është se njerëzit
përdorin simbole kulturore me kuptime abstrakte.Përdorimin e simboleve nga njerëzit ,
studiuesit e konsiderojnë si fillimin e historisë së shoqërisë njerëzore . Leslie, studjues
amerikan ka shkruar : “Kultura është një organizim i fenomeneve – veprimeve, i objekteve,
i ideve, dhe i sentimenteve që përcaktohen nga përdorimi i simboleve.

Në sitë të karakterit të vet simbolik , kultura mund të transmetohet lehtësisht e menjëherë nga
njëri organizëm njerëzor në tjetrin. Historia e kristalizimit , e evolucionit të sistemeve të
simboleve kulturore në rrjedhën e gjatë të mbijetesës e te ndërrimit të mijëra brezave njerëzore.
Në këtë proces të gjatë e mjaft të ndërlikuar disa elemente të kulturave, të sistemeve të tyre
të simboleve janë zhdukur, të tjerë kanë ndryshuar dhe pjesa tjetër është plotësuar dhe
zhvilluar.

Në rrjedhën e gjatë të historisë së shoqërisë njerëzore formimi i ngadaltë i identitetit të


veçantë kulturor të popujve , është përcaktuar nga përdorimi i simboleve të veçantë. Sa më
shumë shtohen e pasurohen simbole të tillë ,aq më shumë përforcohet identiteti i veçantë
kulturor i popujve.Origjinaliteti e identiteti kulturor i çdo populli shfaqet më dukshëm në
tërësinë e simboleve kulturore të veçantë.

Stefano Zecchi shkruan : është gjithnjë zanafilla e identitetit të një populli,është shprehje e
nje dallimi ; të kuptuarit e këtij komunikimi bën njohjen e veçorive të popullit që e përdor.
Deri në fillim të shekullit XX ,shumica e njerëzve që popullonin planetin tonë nuk
komunikonin nëpërmjet shkrimit . Pushteti i komunikimit simbolik ,ndikon më shumë tek ata
që e zotërojnë sa duhet gjuhën e shkruar. Pushteti i komunikimit simbolik është sfumuar disi
pas Luftës së Dytë Botërore, si rrjedhojë e masivizimit me ritme më të shpejta të arsimimit të
popullsisë në të gjitha nivelet, pothuajse në të gjithë vendet e botës.

Gjatë viteve të fundit ,rritja e numrit të njerëzve që komunikojnë më shumë përmes postës
elektronike , ka dobësuar rolin e simboleve në komunikimet e drejtpërdrejta.Numri i simboleve
të reja që ka vënë në qarkullim komunikimi elektronik ,është shumë më i kufizuar se numri i
simboleve që ai nxjerr nga qarkullimi në komunikimet e drejtpërdrejta ndërmjet njerëzve.

1.2 Simbolet dhe shumëllojshmëria e tyre

Në përfytyrimet mitologjike mjft të pasura të shqiptarëve vend të rëndësishëm zënë dy krijesa


me profile të kundërta: dragoi dhe kuçedra.Kuçedra paraqitej si përbindësh,gjarpër ose reptil i
madh që jetonte në pjesët e lagura të nëntokës, me bishtin në det ose lumë dhe kokën në majën e
malit më të lartë. Sipas përfytyrimeve mitologjike ,kuçedra thante burimet, shkaktonte tërmete,
stuhi dhe rrebeshe breshëri që prishnin të mbjellat. Sipas besimeve mitologjike shqiptare, fuqinë
rrënimtare të kuçedrës e mposhtte vetëm dragoi. Ndryshe nga kuçedra që mund të ishte dhe një
plakë e ligë, dragoi ishte gjithnjë krijesë e gjinisë mashkullore , djalë me cilë si të veçanta që
në lindje. Ai lindte i mbështjellë me një cipë të hollë që quhej “këmishë” dhe me “fletë e krahë te
sqetullat ose te shpatullat”. Dragoi sillte mbarësi për gjithçka në jetën e familjes por edhe të
gjithë fisit e banorëve të fshatit. Ai përfytyrohej me fuqi të jashtëzakonshme.

Në krijimtarinë folklorike të shqiptarëve, burrat trima krahasohen me dragoin.p.sh.

Kenka ba si me kenë drague


N’cep të krahit e ka vnue
Nje mi okësh guri i ka qëndrue

Edhe në letërsinë e kultivuar shqiptare ,luftëtarët më të guximshëm ,janë karakterizuar si “trima


me fletë”. Poeti dhe kryemjeshtri i muzikalitetit të vargëzimit, Fan Noli, ka shkruar për Bajram
Currin.
Vendi dridhej ,ay mbeti
Se s’tronditej nga tërmeti.
Dif dragoj i Dragobisë,
Trim tribun i vegjëlisë

Janë shumë të pasua përfytyrimet mbi gjithëfuqinë e dragoit,por ai që përballonte sfida të rënda
mund të vritej nga një fjalë e vetme ose togfjalësh. Nëse nëna i tregon dikujt se djali ka krahë ose
fletë ,djali vdiste. Edhe nga mallkimi “T’u thafshin krahët!” djali –dragua vdiste.
Nga bisedat me të moshuar në zonën e Prezës , dhe në fshatra të rrethit të Krujës për
përfytyrimet e krijuara brez pas brezi tregojnë: kur moti trazohej nga tufanet e rrebeshet edhe
foshqe djepi ,këta fëmijë largoheshin nga shtëpia dhe ktheheshin vetëm kur qetësohej moti. Ata
rriteshin disi të mënjanuar nga bashkëmoshatarët, ishin fizikisht të dobët, dukeshin disi të hutuar,
ndihmonin shumë të tjerët aq sa harronin dhe interesat e tyre. Përgjithësisht nuk martoheshin
dhe vdisnin pa i mbushur të dyzetat. Edhe largimi i tyre nga kjo botë pritej me qetësi,sepse nuk
kishin ardhur në këtë botë për të jetuar si gjithë të tjerët.

Për luftëtarët më trima e sidomos për komandantët që kanë udhëhequr luftërat tona në shekuj ,
përhapej fjala se ata kishin lindur me këmishë ose me fletë. Komandantët që mbështilleshin me
një aureolë të tillë ushtronin presion më të madh psikologjik e frikësues tek ushtarët pushtues.

Një deklaratë të tillë ka bërë edhe babai i futbollistit tonë Armando Sadiku, duke deklaruar se
djali i tij ka lindur me këmishë. Këto deklarata bëhen fare rrallë dhe kryesisht për presion
psikologjik ndaj kundërshtarit.

Në shoqërinë tradicionale shqiptare burrat më të virtytshëm, prijësit popullorë portretizohen me


tri karakteristika:1)Trimëria që i ndihmon të përballojnë çdo sfidë ,deri në vetësakrifikim për
lirinë e dinjitetin e tyre të familjarëve apo bashkëbanorëve. 2) të qenët mikpritës me
përkushtimin më të madh për të nderuar,ndihmuar e mbrojtur mikun. 3) Njeri i fjalës , burrë që di
të thotë ku dhe kur duhet të flasë fjalën e mençur ,që zgjidhë problemet, fjalën e ëmbël që
qetëson dhe shpirtërat më të trazuar.

Edhe në letërsinë shqipe të kultivuar ,fjala e mençur ,e ëmbël konsiderohet si një nga profilet
kryesore të burrave që kanë luajtur rol më të rëndësishëm në historinë e popullit tonë.

Në veprën “Historia e Skenderbeut” poeti kombëtar Naim Frashëri , cilësitë kryesore të burrave
shqiptarë në epokën e luftërave të popullit tonë kundër pushtuesve Osmanë i ka jetësuar tek
figura e Kamanit. Ai imponohej jo vetëm me forcën e vrigëllimës së shpatës ,por edhe me fuqinë
e fjalës.

Kishte gjithë urtësinë,


Me një zë të ëmbël fliste,
Fjal’ e tij e bind njerinë,
Dhe gjuha hekur i priste.

Burra e prijës të hekurt që luftojnë me trimëri jo vetëm me shpatë por edhe me forcën e fjalës,që
mban gjithë nektarin e mirësisë dhe mençurisë. Me guximin për të sakrifikuar deri ne mohim për
çështjen e atdheut dhe me fjalën e mençur që ofron zgjidhje të drejta në dobi të çdo individi e të
gjithë popullit shqiptar.
Në elegjnë “Syrgjyn – vdekur”,Fan Noli e portretizon Luigj Gurakuqin me këto vargje:

Nënë moj, ç’është përpjekur


Gojëmjalt’ e zemërhekur

2 ishin linjat më të forta të personalitetit te tij: zemra e guximshme , qëndrueshmëria e hekurt


përballë vështirësive e sfidave dhe fjala e ëmbël , e cila si mjalti lubrifikon mekanizmat e
zgjidhjes në mendim të të gjithë problemeve,sado të ndërlikuara qofshin.
Në shoqërinë tradicionale shqipatre ,besohej në fuqinë e fjalës për të parathënë të ardhmen. Me
vëmendje dëgjoheshin fjalët e para që artikulonte fëmija. Nëse fëmija thoshte “nënë” ,besohej se
fëmija tjetër që do të lindte do të ishte vajze . Nëse do të thoshte “baba” fëmija do të ishte djalë.
Kështu në një fare mënyre merrte status më të nderuar fëmija që parathoshte ardhjen e një djali
në familje.
Në të gjitha segmentet e shoqërisë tradicionale shqiptare, strukturat shtetërore nuk ekzistonin,ose
kryenin funksione te kufizuara dhe përkohësisht. Në këto rrethana fjala kishte fuqi gati magjike
për funksionimin e shoqërisë.
Sidomos për burrat ,që kryenin detyra shoqërore të veçanta si pjesëmarrja në kuvendet e fshatit ,
të flamurit ose zgjidhjen e konflikteve të shumëllojshme ( pleqësimet) ,administrimi i çështjeve
ekonomike e socialkulturore të familjes ose i problemeve të veçanta të fisit,ishte gati e
domosdoshme të pinin duhan ,ose të shfrytëzonin mundësitë që u jepte servirja e duhanit,për të
“peshuar” me maturi e për të gjetur fjalën e duhur edhe për situatat më të ndërlikuara ,për
çështjet më delikate.Ftesa që një burrë i bënte një tjetri për të “ndërruar një duhan” simbolikisht
nënkuptonte kërkesën për të biseduar për një çështje serioze.
Në shoqërinë shqiptare deri në fillim të shekullit të XX, sidomos në krahinat fshatare, nuk kishte
njësi shërbimi të tilla si kafene ,restorante kështu që burrat takoheshin në rrugë rastësisht ose si
rastësisht. Kur një burrë e ftonte një tjetër me shprehjen “a ndërrojmë një duhan”, tjetri e
pranonte ftesën pothuajse në çdo rast,sepse,ndërkohë që pinin duhan burri që ftonte çelte bisedë
për ndonjë çështje të rëndësishme ekonomike që kishte të bënte me dy familjet ose fiset e
tyre,për ndonjë fejesë ,tejkalimin e konflikteve të caktuara e deri për faljen e ndonjë gjaku.
Kësisoj ftesa për “ndërrim duhani” përcillte mesazhe simolike mjaft të rëndësishme dhe
njëherazi nuk vinte ne pozitë asnjërën palë, pasi asnjëra palë nuk qeraste tjetrën ,por thjesht
ndërronin duhanin, duke qënë në pozita krejt të barabarta,ç’ka konsiderohej diçka shumë e
rëndësishme për malësorët shqiptarë.
Në kanunet e shqiptarëve ka paragrafe që arsyetojnë dhe mbrojnë trajtimin e barabarë e me
dinjitet të të gjithë burrave , madje që kur lindin deri në çastet më të fundit të jetës. Te Kanuni i
Lek Dukagjinit thuhet : “Në kanu të malevet të Shqypnis gjithsa djelm të lejn ,njehen të
mirë e veçohen njani prej tjetri…. Secili mbahet i mirë dhe i thotë vendit “Jam burrë” e i
thonë “A je burrë!” Kësisoj mendësive mbizotëruese në shoqërinë tradicionale shqiptare ,
burri i qerasur ndjehej dyfish i fyer nëse çështja për të cilën hapte një bisedë , nuk kishte ecur
mbarë dhe komunikimi ndërpritej. Në të tilla qerasja përjetohej si lëmoshë nga burri i qerasur ,
ndërkohë që nuk respektohej me zgjidhje të mbarë të çështjes që i interesonte atij ose familjarëve
dhe të afërmve të tij.
Studiuesit e historisë dhe të kulturave mesjetare në Europë kanë argumentuar se “kafeja pushtoi
malet dhe kodrat e Ballkanit shumë kohë përpara se të arrinte në pjesën tjetër të Europës”
Edhe ndër shqiptarët kafeja ka qenë dhe mbetet një nga pijet më të parapëlqyera në jetën e
përditshme dhe pothuajse në të gjithë ceremonitë më të rëndësishme. Shqiptarët e shoqërisë
tradicionale pinin shumë ,deri 20 filxhanë kafe ne ditë. Në shumicën e kafeneve dhe të shtëpive
të shqiptarëve përgatitej kafe shumë cilësore. Ndërkohë që vizitonte Shqipërinë e mesit të
viteve ’30 të shekullit të XX, shkrimtari suedes Sven Auren u nderua shpesh me kafe ( deri edhe
në 7 filxhanë kafe brenda një ore) në mjedise të ndryshme zyrtare , familjare dhe ceremonial. Për
statusin e kafesë në shoqërinë shqiptare tradicionale ,ai shkruan: “ Kafeja është simbol i paqes ,
bujarisë dhe kulturës”. Ajo nuk është një mjet kënaqësie ,por gati-gati një rit i shenjtë. Mund të
jesh i varfër si ai që punon me gomar ose i pasur si një bej Elbasani,por nëse nuk fton për një
filxhan kafe atë që të shkel në prag të derës , atëherë ke shkelur ligjet më themelore të krahinës.
Nuk ka rëndësi se kush të hyn në shtëpi. Qoftë mik ose armik ,zengjin ose fukara , i njohur ose i
panjohur , mjafton që po qëndron në pragun tënd , ai është mysafiri yt dhe kërkon miqësinë
tënde. Ta ftosh për nje filxhan kafe është obligimi i parë i të zotit të shtëpisë , shumë më e
rëndësishme sesa shtrëngimi i duarve ose të thuash “Mirëdita”. Kafeja është si një ftesë miqësie.
Së pari vihen filxhanët e vegjël përpara dhe aroma e ëmbël të gudulis këndshëm vrimat e
hundës, pastaj fillon muhabeti. Në shoqërinë shqiptare kafeja paraprinte të gjitha bisedave
shoqërore , miqësore , madje shpesh edhe bisedave zyrtare.
Përgatitjes së kafesë i kushtohej vëmendje e veçantë . Përgjithësisht servirej kafe turke e
modifikuar . Sven Auren shkruan “Kafeja më e mirë në botë pihet në Shqipëri…. . Ajo ka një
aromë aq të mirë , ka nje raport aq perfekt midis sheqerit dhe kafesë….”
Në shoqërinë tradicionale shqiptare nëpërmjet idhtësisë së kafesë,tërthorazi jepeshin përgjigje
edhe për shumë çështje të tjera. Nëse një malësor shkonte në shtëpinë e një bashkëfshatari tjetër ,
qoftë ky i afërm ose thjesht i njohur për të vazhduar një bisedë të nisur më parë që kishte të bënte
me ndonjë fejesë , zbutjen ose tejkalimin e ndonjë konflikti , me falje gjaku ose me çështje të
rëndësishme , i zoti i shtëpisë nuk e pyeste mikun se si e donte kafenë . Nëpërmjet shkallës së
ëmbëlsisë ose të idhtësisë së kafesë simbolikisht miku merrte mesazhin e duhur për ecurinë e
çështjes që qëndronte në sfondin e një vizite të tillë.
Nëse I servirej kafe e ëmbël , miku merrte mesazhin se çështja ishte zgjidhur ose ishte në rrugë të
mbarë dhe pa kthim mbrapa. Për të përforcuar kuptimin e një mesazhi pozitiv miku vinte në
dukje ëmbëlsinë e kafesë si : “ E paskeni ngatërruar kafenë me mjaltin “, “ kafesë I paskeni
hedhur mjaltë e jo sheqer”. I zoti I shtëpisë I miratonte pohime të tilla, në thelb zgjidhjen positive
të problemit që ishte në diskutim.
Kur I servirej kafe e mesme , miku merrte mesazhin se çështja për të cilën ai ishte I interesuar
kishte mbetur ende pezull.për të konfirmuar se kafeja ishte e mesme ,që nënkuptonte ngrirje të
çështjes, miku shprehej: “ Nuk e din ë ka pasur sheqer ose jo ë anët tuaja” etj. Miku merrte
mesazhin se duhej të ishte shumë I kujdesshëm në arsyetime, se duhej të përdorte me mençuri
gjithë arsenalin e argumenteve, për të lëvizur çështjen në kahun e zgjidhjes më të mirë .
Mikpritësit mund t’i ofrojnë mikut kafe pa sheqer. Në situate të tilla miku sillej në dy mënyra .
më rrallë e përforconte këtë fakt me shprehje disi diplomatike si : “Ka qenë mot I keqdhe nuk
kanë ardhur mallrat nga qyteti”etj. Heshtjes s ëmikpritësve miku I përgjigjej me heshtje, ç’ka
nënkuptonte se përgjigjja negative për çështjen ishte e padiskutueshme. Miku nuk çelte fare
bisedën për të cilën ishte në rolin e “nënpunësit” mik. Ai ruante qetësinë shpirtërore ose të
paktën paraqitej I tillëdhe niste bisedën për çështje të tjeraqë kishin të bënin me ndikimet e motit
në ecurinë e bujqësisëe blegtorisë. Vlen të theksohet se përdorimi I idhtësisë së kafesë dhe I
mjeteve të tjera simbolike për të përcjellë përgjigje negative,sidomos për çështje jetike që
kishin të bënin me fatet e individëve ose të familjeve apo të bashkësive më të mëdha,fjala
mohuese kishte peshë mjaft të rëndë , deri në nivelin e shpërfilljes ose të fyerjes për palën
tjetër,pra jo vetëm për familjen e individin që prekte drejtpërdrejt hija e fjalës së keqe , por edhe
për gjithë fisin e tij.
Shqiptarët në moshë të pjekur ishin të vetëdijshëm për gamën e gjerë të mesazheve që përcillte
kafeja nëpërmjet shkallës së ëmbëlsisë ose të idhtësisë së saj madje edhe nëpërmjet
kontekstualizmit të rrethanave kur servirej , aq sa diçka e tillë ishte kristalizuar edhe në
krijimtarinë artistike-folklorike .Për këtë mjafton t’i referohemi vargjeve:
Filxhan i bardhë dëborë
Kafeja si myreqepi
Kur e mbangoca ne dorë
Si ferman që del nga mbreti

Kësisoj, në hapësirat e vetëdijes e të komunikimit të shqiptarëve në shoqërinë paramoderne


kafeja përcillte simbolikisht mesazhe të shumta, të cilat, sikurse fermanët ose dekretet
mbretërore,ishin jo vetëm të mirëpërcaktuara, por edhe të diskutueshme e të pakundërshtueshme
nga mesazhmarrësit
Trokitja e gotave të rakisë nënkuptonte mirëkuptimin midis personave pjesëmarrës në gosti,
sheshim e kapërcim të mosmarrëveshjeve ndërmjet tyre deri edhe përkushtim për të ndihmuar
njëri-tjetrin. Trokitja e gotave ndërmjet dy ose më shumë personave tregonte se ata ishin më të
afërt me njëri-tjetrin se po ndërronin thjesht një duhan ose po të pinin së bashku kafe.
Përgjithësisht , me “morsin” e trokitjeve të tilla shënohej përfundimi i mbarë i një çështjeje të
nisur me ndërrim duhani.
TEMA 2. PROFILET E SIMBOLEVE, SISTEMET E
SIMBOLEVE DHE NDRYSHIMI I TYRE ( kap.4,5,6,7,8,9)
2.1 Profilet e ndryshimit kulturor : shoku-tronditja nga përballje me
kultura të tjera, që kanë ndryshime kulturore të thella me njëra-tjetrën.

Simbolet kulturore realizojnë funksione të shumëllojshme në jetën e shoqërisë , pra dhe të çdo
individi . Në procesin kompleks të shoqërizimit njerëzit familjarizohen natyrshëm me kuptimet
që përcjellin simbolet e kulturës së vet, po, përgjithësisht janë pak të vetëdijësuar për rëndësinë e
simboleve në veprimtarinë e shumëanshme dhe në jetën e tyre.
Përvoja jetësore tregon se anëtarët e një kulture në shumë raste vetëdijësohen për rolin e
pazëvendëueshëm të simboleve në komunikimet ndërinividuale kur ndodhen në situatë
keqkuptimesh ose kur dikush nuk i përmbahet kritereve tradicionale në deshifrimin e kuptimeve
që përcjellin simbole të caktuara. Për çdo popull flamuri kombëtar adhurohet si simbol i
përpjekjeve të tij të shumëanshme në rrjedhën e historisë për liri, për emancipim për përparim të
pandërprerë.P.sh. flamuri i Bolivisë ka 3 ngjyra që simmolizojne : e kuqja simbolizon gjakun e
derdhur nga populli, e verdha , ngjyrën e arit , të metalit më të çmuar dhe e gjelbërta ,ngjyra
mbizotëruese e bimësisë që simbolizon pjellorinë e tokës.
Ndërsa në flamurin tonë kombëtar , mbizotëruese është ngjyra e kuqe, e cila përfaqëson
lumenjtë e rrëmbyer të gjakut që ka derdhur populli shqiptar në rrjedhën e shekujve. Për këtë
flamur, eruditi Faik Konica ka shkruar: “ Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në
një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja”.
Si çdo flamur tjetër , edhe flamuri kombëtar i shqiptarëve simbolizon vlerat dhe momentet
kryesore të historisë sonë.Edhe shoku kulturor që përjetojnë njerëzit kur veprojnë në një sistem
tjetër kulturor , i bind ata për vlerën e simboleve të kulturës së vet. Shoku kulturor shfaqet si
çorientim , si çoroditje ose tronditje kulturore, shpirtërore individuale, kur anëtari I një kulture
ndeshet me modele sjelljesh, të vepruari ose të menduari të cilat ndryshojnë rrënjësisht ose janë
edhe të kundërta me modelet analoge te kulturës së vet. Janë më të rrezikuar të bien në shok
kulturor njerëzit më pak të shkolluar,njerëzit që kanë informacione të kufizuara për veçoritë e
kulturave përtej atyre vetjake.
Shoku kulturor ka profil ndërkulturor dhe ndërnënkulturor. Udhëtarët përjetojnë shok kulturor
kur takohen me njerëz ,mënyra e jetesës e të cilëve ndryshon shumë nga mënyra e jetesës së
tyre.P.sh. si shokohen amerikanoveriorët me banorët e Afrikës Lindore në injorimin dhe
keqtrajtimin e kafshëve.Por amerikanoveriorët shokohen edhe kur zbulojnë se banorët e disa
rajoneve të Indonezisë dhe të rajoneve veriore të Kinës gatuajnë në meny të ndryshme mish qeni.
Përvoja jetësore tregon se një udhëtar përjeton shok kulturor nëse modele të caktuara të sjelljes ,
të veprimeve perceptohen si fyerje nga anëtarët e një kulture tjetër. Kësisoj mund të ndodhë kur
një amerokanoverior kërkon një kulaç me djathë në një restorant indiani. Në një situatë të tillë
hindusët do të ndjeheshin shumë të fyer ,pasi ata duke e konsideruar lopën si kafshë të
shenjtë,totemike nuk konsumojnë mishin , qumështin e lopës dhe nënproduktet e tyre. Njerëzit
që udhëtojnë në në mjediset e sistemeve kulturore që nuk i njohin lipset të vetëdijësohen se
veprime ose modele sjelljesh të caktuara, që simbolikisht përcjellin mesazhe pozitive Brenda
kulturës së tyre, mund të sjellin përçmime ose fyerje të rënda ndër anëtarë të kulturave të tjera.
Në të kundërt udhëtarë të tillë të painformuar për profilet e veçanta të kulturave të tjera
përfshihen në vorbullën e keqkuptimeve problematike , të cilat mund të shndërrohen në burim
zënkash e konfliktesh me anëtarët e kulturave të tjera.
Kuptimet simbolike edhe brenda një kulture mund të jenë aq të ndryshme saqë anëtarët e një
nënkulture mund të përjetojnë shok kulturor, kur ndeshen me simbole që përcjellin mesazhe me
kuptime rrënjësisht të kundërta në nënkultura të tjera. Me “syzet” simbolike lexohet në mënyra të
ndryshme edhe flamuri kombëtar. Shumica e bashkëkombasve e konsiderojnë atë si simbol të
trashëgimisë historike . Ndërkohë , pakicat kulturore të paragjykuara ose të diskriminuara nga
popullsia në shumicë ose nga strukturat shtetërore e perceptojnë flamurin kombëtar në atë shtetsi
simbol të shtypjes dhe të persekutimit.Kultura shqiptare përbëhët nga një begati nënkulturash
mjaft të spikatura, të formuara nën ndikimin e faktorëve të ndryshëm. Faik Konica shkruan:
“Kultura shqiptare është një konfederatë e një numri të madh minirepublikash nënkulturore”
veçanërisht dallohen qartë disa nënkultura të krahinave veriore në krahasim me ato të Shqipërisë
Jugore. Në Veri ndalohet rreptësisht martesa midis dy vetave që janë gjak e gjini, kanë kuneti,
kumbari, vllaznim me gjak të pimë. Martesa midis tyre është turp që i zhburrëron të dy fiset, pasi
është njëlloj si të martohet vëllai me motrën. Anëtarët e nënkulturave jugore , të ndikuar edhe
nga kultura të tjera perëndimore e lindore kanë mendësi më pragmatike dhe priren më shumë nga
interesa ekonomikë në lidhjet martesore. Ata tolerojnë edhe lidhjet martesore ndërmjet
kushërinjve të afërt të motivuar kryesisht nga dëshira për mosndarjen e pasurisë.

2.2 SISTEMET KULTURORE NË NDRYSHIM


Në ansamblin e pasur me më shumë se 1000 sisteme kulturore të gjalla dhe më të njohura të
planetit tonë, kultura shqiptare ndoshta ka shkallën më të lartë të densitetit të nënkulturave.Është
vështirë të gjendet në botë një kulturë tjetër , me shtrirje gjeografike kaq të kufizuar sa kultura
shqiptare, e cila të ketë një numër shumë të madh nënkulturash , të dallueshme nga njëra-tjetra.
Historianë , etnografë, udhëpërshkrues, të huaj anglezë, francezë, italiane etj , të cilët e kanë
njohur nga afër shoqërinë shqiptare, kanë theksuar në motërzime të ndryshme idenë se kultura
shqiptare është një konglomerat republikash të vockla nënkulturore.Nëpërmjet studimeve
komplekse multidisiplinore përvijohet rregullsia se përgjithësisht sa më delikate dhe të
rëndësishme të ishin dukuri të caktuara për funksionimin e shoqërisë tradicionale shqiptare ,aq i
pasur ishte dhe fondi i simboleve kulturore e nënkulturore që i shënonte ato në spektrin e
nuancimeve.
Në shoqërinë tradicionale shqiptare mjaft statuse të grupimeve të ndryshme të popullsisë,
veçanërisht të grave shpreheshin simbolikisht edhe në elementë të veshjes së tyre , të cilat
ndryshonin nga një krahinë ose minirepublikë popullore në tjetrën.
Në shoqërinë shqiptare paramoderne ,burri e divorconte gruan vetëm për tradhëti
bashkëshortore, për prerjen e mikut në besë, dhe për branci ose vjedhje. Në atë kohë i jepej
rëndësi identifikimit të grave me statusin e të divorcuarës. Simbolikisht një status i tillë në
krahina të ndryshme të shqipërisë ,shprehej me elementë të veçantë në veshje. Në krahinën
e Mirditës gruaja e divorcuar identifikohej nëpërmjet prerjes se thakëve. “Me i pre thakun grues”
d.m.th. ta ndash gruan e ta kthesh te prindërit e saj përgjithmonë. Në Malësinë e Vogël , gruan e
divorcuar e shënonin flokët e prerë dhe thekët e prerë të njërit sup të jelekut. Në Malësinë e
Madhe gruas i priteshin flokët dhe brezi në dysh.tek Arbëreshet e Italisë kuptimi për divorcin
shprehej me prerjen e nje rripi përgjysmë, duke lënë ne dorën e burrit njërën pjesë dhe në dorën e
gruas pjesën tjetër. Përmës simboleve kulturore të shumta e të larmishme përcilleshin meazhe të
qarta që kishin të bënin me predispozicionin e vajzave ose grave të veja për t’u martuar ose jo.
“Që të mos shkrepnin fishekët e këresave në drejtim të saj” , simbolet kulturore që rrezatonin
mesazhe të tilla ishin të ndryshme në krahina të ndryshme. Ndër ortodoksët e Shqipërisë
Juglindore ,statusi i vejushave shprehej me veshjen e rrobave të zeza dhe mbështjelljen e kokës
më shami të zezë.Myslimanet e Shqipërisë së Mesme vishnin rroba te errëta ,lëveren e bardhë në
kokë dhe me përparësen e zezë ,e cila si rregull kishte disa shirita të bardhë , të cilët me kalimin e
kohës shtoheshin për të treguar simbolikisht se fëmijëve të tyre po u ecte jeta mbare. “ Perëndia
vërtet ta mori burrin , por u dha mbarësi fëmijëve , prandaj zbardhi pak rrobat për hir të
fëmijëvë”.Vajzat të cilat vendosnin të mos martoheshin : së pari për t’u përkujdesur për prindërit
ose motrat e vëllezërit e mitur, së dyti , ndodhte që vajza të mos pranonte të martohej me djalin
me të cilin e kishin fejuar që në djep.Vajza të tilla quheshin virgjina dhe përfitonin një status
tjetër në shoqëri.Ky ndryshim i statusit shprehej jo vetëm me prerjen e flokëve por edhe në
elementë të caktuar të veshjes, të cilat dizenjoheshin në mënyra të veçanta në krahina të
ndryshme të Shqipërisë së Veriut.Në disa zona statusi i virgjinave shenjohej me veshje të
përziera,pjesërisht si gratë dhe pjesërisht si burrat.P.sh.në Dukagjin të Shkodrës ato visheshin me
xhubletë si gratë, por në kokë vinin kapuç dhe jo shami.Ne krahinën e Martaneshit , vendimi i
vajzave për të mos u martuar shprehej simbolikisht me veshjen e brekusheve të zeza prej
shajaku, me veshjen e xhurdisë së zezë me lëshimin e flokëve mbi supe si burrat.Në mjaft
krahina të Shqipërisë veriore veshja tërësisht si burrat , ndryshimi i emrit , vetëpagëzimi me emër
burri tregonte simbolikisht se virgjina kishte braktisur pothuajse gjithçka nga statusi i vajzës dhe
kishte kaluar në statusin e burrit.Në jo pak raste virgjinia të tilla kanë marrë pjesë në luftë kundër
pushtuesve të huaj përkrah burrave. Madje në raste të rralla virgjinat vrisnin edhe për gjakmarrje.
I tillë është rasti i Hasimesë , e cila vret dy burrat- hasëm që i kanë vrarë të dy vëllezërit .
Studimet anropologjike,etnografike, socilogjike etj kanë provuar se shumica e simboleve të çdo
kulture pësojnë ndryshime të caktuara në rrjedhën e kohës. Këto ndryshime pasqyrojnë në
mënyrë të përqëndruar zhvillimet kulturore, ekonomike, politike, shkencore etj të çdo shoqërie
dhe ndikimet e ndërsjellta të kulturave dhe të shoqërive të tjera. Ndryshimet e simboleve
kulturore shfaqen në disa linja kryesore. Në ditët tona ndër shqiptarët shenja ose ndryshime
të tilla në veshjen e pamjen e jashtme të grave e kanë humbur kuptimin e tyre simbolik, si
të thuash kanë dalë jashtë sistemit të simboleve funksionuese në jetën e gjallë të shoqërisë.
Në shoqërinë tradicionale shqiptare nuset e reja visheshin me rroba shumëngjyrëshe , në të cilat
mbizotëronte e kuqja e ndezur. Kur e kishte burrin larg shtëpisë për një kohë të gjatë nizam në
formacionet luftarake të Osmanëve, nusja e re jetonte pa gëzime ,si gjysmë e ve dhe vishej me
rroba me ngjyra të errëta,si bluja, jeshilja dhe kafja.Gjendja e rënduar sidomos shpirtërore e
nuseve të reja shprehej me këto veshje dhe veçanërisht me shaminë e zezë që mbante në kokën ,e
cila në gjuhën popullore quhej “shami –murgë”. Ndërsa në ditët tona , pothuajse të gjitha nuset e
reja që e kanë bahkëshortin në emigracion nuk ndryshojnë asgjë në veshjet e tyre ose edhe veshin
rroba më cilësore të modës së fundit që qarkullojnë në vendet më të urbanizuara të Perëndimit.
Ato që kanë më shumë mundësi ekonomike vishen me rroba më të shumëllojshme , që bien më
shumë në sy.
2.3 TEORITË PËR KOMUNIKIMIN DHE NDËRVEPRIMIN SIMBOLIK
Paradigma bioevolucinare dhe ajo socialkulturore ofrojnë një kuadër të përgjithshëm , brenda të
cilit realizohet procesi mjaft kompleks i komunikimit joverbal. Për të përvijuar në mënyrë më të
detajuar “mekanizmat” e komunikimit joverbal janë përpunuar gjashtë teori, të cilat janë më
ndikuese në studimet e një fushe të tillë të veprimtarive ndërindividuale.
1.Teoria e parashikimit të fortë.Kjo teori niset nga premisa se në ndërveprimin e tyre të
përditshëm e të pandërprerë njerëzit përgjithësisht priren të parashikojnë, të presin diçka në
sjelljet e tyre dhe të të tjetëve.Këto parashikime ose pritshmëri përcaktohen nga përvoja e jetës së
përditshme ,nga njohjet nga sistemi i normave kulturore ose nënkulturore.Në ndërveprimet ose
komunikimet e njerëzve në jetën e përditshme parashikimet mund të konfirmohen ose
dhunohen.Mesazhet e sjelljes dhe të komunikimit të një personi që dëshiron të përcjellë mesazhe
mund të konfirmojnë parashikimet e marrësit të mesazheve të tillë. Kështu përgjithësisht marrësit
e mesazheve përjetojnë gjendje emocionale pozitive ,ose nuk përjetojnë gjendje emocionale të
rënduar. Në rrethana të tilla ,studimet socialpsikologjike i kualifikojnë në dhunime negative dhe
dhunime pozitive.P.sh. rasti i nje vajze që eshtë mësuar të marrë dhurata të shtrenjta nga prindërit
për çdo datëlindje. Por mund të ndodhë që jashtë pritshmërive të saj , prindërit t’i dhurojnë diçka
jo të shtrenjtë.Dhunime të tilla karakterizohen si negative. E kundërta n.q.se prindëriti i dhurojnë
një makinë ,Dhunime të tilla të parashikimit ose të pritshmërisë në studimet e komunikimit
karakterizohen si dhunime pozitive.2.Teoria e zgjimit ose e gjallërimit të mospërputhjeve .kjo
teori thekson rolin e zgjimit ose të gjallërimit në ngritjen e uljen e nivelit të parashikimit të
partnerëve në procesin e ndërlikuar të ndërveprimit.Mjaft studiues mendojnë se kjo teori është
avancuar si alternativë ndaj modeleve të parashikimit të ndërsjelltë të kompesimit.Shkalla e
përputhjes ose e pajtimit të përjetuar bazohet në atë që bie në zonën e të pranueshmes.Kur sjellja
e partnerit shmanget disi nga parashikimi , por bie ë zonën e të pranueshmes, reagimi i marrësit
është i lehtë.P.sh.takimi njohës i Besianes me Kreshnikanin. Të dy të rinj nga Tirana.Biseda e
parë njohëse mund të jetë e këndshme.Pas kësaj ,djali mund ta ftojë vajzën për drekë më mirë se
sa pret vajza ,por ai mund të sillet edhe ftohtë ndryshe nga sa pret ajo. Këto modele nxisin
reagime të lehta të Besianës pasi ato projektohen brenda zonës së pranimit.Kësisoj nëse përjeton
emocione pozitive ka të ngjarë që ajo të sillet në mënyrë ekspresive.Por nëse djali e shpërfill
vajzën dhe kjo sjellje bie jashtë sferës së parashikimit të Besianës ,zgjojnë në vetëdijen e saj
reagime të ashpra mospajtuese,provokojnë pakënaqësi ankth dhe deri frustrim.3.Teoria e
valencës ose e vlerave njohëse. Një nga themeluesit dhe zhvilluesit kryesorë të kësaj teorie është
P.A.Andersen. Duke analizuar mënyrat dhe nivelet e reagimit të partnerëve në procesin e
komunikimit Andersen identifikoi 6 skema njohëse.1) përshtatshmëri kulturore,2) predispozitë
vetjake, 3) përshtatshmëri bashkuese,4) përshtatshmëri institucionale , 5) gjendje psikologjike
dhe 6) fizike, me të cilët ndërveprojnë.Sipas Andersenit këto 6 skema njohëse veprojnë të
ndërthurura së bashku si një filtër ose rrjet filtrash, për t’i bërë më të kuptueshme reagimet e
partnerëve në situatë komunikimi simbolik,sidomos marrësit e mesazheve.Teoria e vlerave
njohëse është përpunuar kryesisht mbi baza empirike.4.Teoria e përshtatjes në procesin e
komunikimit.Kjo teori fokusohet më shumë te koncepti i përshtatshmërisë në procesin e
komunikimit sesa koncepti i ndërsjelltë dhe ai i kompesimit. Ndërsjellja dhe kompesimi
përfaqësojnë modifikime në modelet e sjelljes joverbale,si reagim i drejtpërdrejtë ndaj
ndryshimeve në modelet e sjelljevetë një ose disa partnerëve të tjerë të komunikimit joverbal
janë identifikuar dy forma kryesore të përshtatjes: konvergjenca dhe divergjenca.Konvergjenca
nënkupton përshtatjen për t’iu përafruar stilit të komunikimit joverbal të një peroni tjetër ose të
një grupi shoqëror të caktuar si:shprehjet e fytyrës,lëvizja e syve, mënyra e të qeshurës, dhënia e
dorës dhe përgjithësisht të prekurit,pozicionimi i trupit dhe mënyra e të ecurit ,tonet e zërit dhe
mënyra e të theksuarit të fjalëve,etj. Përshtatja divergjente përfaqëson modifikimin e
komunikimit joverbal në atë mënyrë dhe masë që të jetë sa më pak i ngjashëm me modelet e të
komunikuarit të dikujt tjetër ose të një grupimi shoqëror të caktuar. Njerëzit priren drejt
përshtatjeve divergjente kur dëshirojnë të distancohen nga një person ose grup shoqëror,me të
cilët janë konfliktuar ashpër ,pas një periudhe të gjatë afrimiteti ose bashkëpunimi intensiv.Mjaft
studiues mendojnë se teoria e përshtatjes ka nevojë të përpunohet në detajet e saj të caktuara.5.
Teoria e përshtatjes ndërvepruese.Si teori e sjelljes shoqërore , teoria e përshtatjes ndërvepruese
fokuson në qendër të shpjegimeve të problematikës së komunikimit joverbal dëshirat, kërkesat
dhe parashikimet ose të ndryshme.Për të karakterizuar situatat , në të cilat modelet e sjelljeve të
pritshme janë larg atyre që realizohen pothuajse në të gjitha mjediset e shoqërisë shqiptare, ka
qarkulluar dhe qarkullon proverbi “Peshku në det, tigani ne zjarr”.6) Teoria e procesit ose e
veprimit paralel.Në formulimin e kësaj teorie një ndihmesë të rëndësishme ka dhënë
M.Patterson.Ai u bazua në përgjithësimin e një materiali të pasur empirik , në modelin e nxitjes
së intimitetit dhe në modelin e funksionimit të pandërprerë të formuluara prej tij më parë në vitet
1976 dhe 1982-1983.Ideja qëndrore e kësaj teorie thekson se njerëzit janë njëherazi kodues dhe
dekodues në procesin kompleks të komunikimit joverbal.Patersoni ka identifikuar 3 përcaktues:
faktori biologjik,kultura dhe personaliteti. Faktori biologjik u referohet ndikimeve evolucionare
në formimin e modeleve.Kultura dhe personaliteti ndikojnë në modifikimin e këtyre prirjeve
bioogjike.Kjo teori sqaron pse disa ndërveprime simbolike realizohen në mënyrë
automatike,ndërkohë që disa të tjera realizohen nën “kamerën” e përkujdesjes së qëllimshme të
njërit ose të dy partnerëve të përfshirë në procesin e komunikimit joverbal.
2.4 KOMUNIKIMI VERBAL DHE JOVERBAL
J.Burgoon, D.Buller, dhe Ë.Ëoodalle përcaktojnë komunikimin si “një proces dinamik të
pandërprerë nëpërmjet të cilit dhënësit dhe marrësit shkëmbejnë mesazhe” dhe te komunikimi
joverbal përfshijnë “mesazhet që njerëzit i shkëmbejnë pa fjalët në vetvete”. Komunikimi
joverbal përfshin të gjitha modelet e sjelljeve që nuk janë fjalë. Studiuesit e konsiderojnë
komunikimin joverbal si një dekor të integruar të sjelljeve joverbale. P.Andersen ka argumentuar
se shqyrtimi analogjik dallon komunikimin joverbal nga ai verbal.Studiues të tjerë përcaktojnë
tërthorazi komunikimin joverbal , duke u bazuar kryesisht në kodet e komunikimit.Por sipas
studiuesve jo të gjitha sjelljet përfshihen te komunikimi. Jo të gjitha modelet e sjelljeve kanë të
njëjtat mundësi komunikimi.Mesazhet joverbale përfshijnë gjithë komunikimin që është
analogjik , jolinguistik dhe të drejtuar me përparësi prej hemisferës së djathtë të trurit. Ndërsa
komunikimi verbal është model komunikimi shifror ose operacional, komunikimi joverbal është
shumështresor ,shumëmënyror,shumëpërmasor dhe analogjik. Trajtimi analogjik përfshin
dekodimin e sjelljeve në mënyrë holistike, të gjithanshme, ndërsa trajtimi shifror ose operacional
përfshin identifikimin dhe ndarjen e kuptimit të njësive të veçanta të sjelljes.Disa kode
analogjike janë thelbësore ,të brendshme ,ç’ka do të thotë se referentët janë të lidhur shumë
ngushtë ose janë e njëjta gjë.P.sh. të skuqurit në situatën e të zënit ngushtë, të klithurit ose të
qarët në gjendje trishtimi,të dridhurit kur përjetohen çaste nervoziteti,karakterizohen si kode
thelbësore ose të brendshme individuale. V. Manusov, M. Keenley kanë pohuar se për ta kanë
më tepër rëndësi kodet e ndryshme të mesazheve joverbale si: kineskis,proksemis,haptiks dhe
kronemiks. 1) kinensis d.m.th. modelet e lëvizjeve,2) proksemis, d.m.th. menaxhimin e hapësirës
së distancës dhe të territorit në procesin e komunikimit,3) artifaktet, d.m.th. veshjet ,stolitë ,
çanta e dorës etj. Mesazhet që përcjellin elemente të tilla modifikohen nga rrethanat e veçanta të
çdo veprimi ose komunikimi joverbal.Nëse verbal ka kuptim me fjalë, atëherë komunikim
joverbal d.m.th.komunikim pa fjalë.Duke u mbështetur në idetë e studiuesve ,ata argumentojnë
se jo të gjitha mesazhet joverbale janë vokale.Dallimet kryesore paraqiten kështu.
TIPAT E KOMUNIKIMIT
KOMUNIKIMI KOMUNIKIMI
VOKAL JOVOKAL
KOMUNIKIMI Fjalët e folura Fjalët e shkruara
VERBAL
KOMUNIKIMI Toni i zërit ,psherëtimat,klithmë, (britmë, Gjeste, lëvizje,shprehjet e fytyrës etj
JOVERBAL fishkëllimë,cilësi të vokalit,forcë,lartësi e
tingullit, intesitet i tonit)etj

Mjaft studiues e kanë përcaktuar komunikimin joverbal si : “mesazhe orale ose joorale të
shprehura me mjete të tjera,përveç mjeteve linguistike”.Studiuesit kanë konstatuar se përmes
gjuhës së trupit ose gjestikulacionit shprehen jo vetëm mesazhe komplekse , por edhe një gamë e
pasur emocionesh estetike ,artistike çka ka mundësuar krijimin e filmave pa zë..Komunikimi
kineskis dhe metakomunikimi kanë këto karakteristika kryesore:1. Pothuajse në çdo rast
komunikimi, mesazhet nuk mund të shmangen.2. Mesazhet e komunikimit joverbal përcjellin
mesazhe të cilat lejojnë një gamë më të gjerë mënyrash të të kuptuarit nga të tjerët në krahasim
me të komunikuarit verbal.3. Mesazhe joverbale mund të tërheqin vëmendjen më shumë se
mesazhet verbale.4. Mesazhet joverbale ndikohen më shumë prej rrethanave të komunikimit se
mesazhet verbale. Si i tillë përcaktohet me vështirësi nga pikëpamja teorike.Shqyrtimi analitik i
dallimeve ndërmjet komunikimit me fjalën e folur e të shkruar dhe komunikimit joverbal
ndihmon për të nxjerrë më në pah funksionet e veçanta socialkulturore që realizojnë këta tipa të
komunikimit.
2.5 GJUHA JOVERBALE : GJESTET, FYTYRA, ZËRI, PREKJA, VESHJET,
DISTANCA
Vlerësimi i parë për dikë jepet nga pamja e jashtme.Mjaft sociologë e psikologë mendojnë se
pamja e jashtme është ndoshta i vetmi burim informacioni më i rëndësishëm në përfitimin e
impresioneve fillestare. Elementë si : flokët, ndërtimi trupor, veshja, zbukurimet,stolitë,artifaktet
etj ndikojnë në pamjen e jashtme.Elementë të tillë përcjellin një varg mesazhesh,të cilat
ndryshojnë nga njëra kulturë në tjetrën si dhe në rrjedhën e kohës.
Antropologu Desmond Morris ka argumentuar se gjestet që kryejne njerëzit trashëgohen ose
përftohen nëpërmjet zbulimit, imitimit dhe trajnimit.Në procesin kompleks të shoqërizimit që
nga fëmijëria dhe pothuajse gjatë gjithë jetës,shumë gjeste njerëzit i mësojnë nëpërmjet imitimit
të gjesteve të të tjerëve.Një nga gjestet më tipike është ajo e shtrëngimit të duarve sikurse janë
edhe mjaft forma të tjera përshëndeetjeje.Një pjesë e gjesteve të njerëzve të rritur janë në një
masë të konsiderueshme vijimi i disa veprimeve jetike të tyre në moshën e fëmijërisë, e deri të
foshnjërisë.Mjaft sudiues mendojnë se në procesin e komunikimit njerëzit reagojnë ndaj fyryrës
së njëri-tjetrit në mënyrë holistike,duke këmbyer ndërsjelltazi në fillim impresione të
përgjithshme dhe më pas, duke fokusuar në vëmendje veçoritë dalluese të fytyrës së
bashkëkomunikuesit.Është pothuajse e pamundur të klasifikohen fytyrat e njerëzve, pasi është e
vështirë ose krejt e pamundur që dy fytyra të jenë pothuajse identike,madje, as fytyrat e djemve
ose vajzave binjake identikë.Shprehjet e fytyrës shërbejnë si burim i veçantë informacioni,
sidomos për gjendjen emocionale të individëve.Një proverb mjaft i përhapur ndër
amerikanoveriorët thotë: “Ndjenjat e njerëzve janë të shkruara në fytyrat e tyre”Fytyrat e
njerëzve ,sipas studiesve janë të aftë të krijojnë rreth 250 mijë shprehje.Ka 44 mënyra të
dallueshme, sipas së cilave lëvizin muskujt e fytyrës për të krijuar shprehje të
shumëllojshme.Paul Ekman ka argumentuar: “ Ajo çka është universale në përcjelljen e
emocioneve nëpërmjet shprehjeve të fytyrës,është mënyra e veçantë e lëvizjes së muskujve të
fytyrës kur shfaqet një emocion i caktuar”.Përvoja jetësore tregon se meszhet e shumëllojshme
që përcillen përmes ndryshimeve në mimikën e fytyrës janë më të deshifrueshme, më pak të
maskueshme se sa mesazhet që përcillen me fjalët e shkruara ose të folura. “Ne-nënvizon Erich
Fromm-pasqyrojmë humoret tona nëpërmjet shprehjeve të fytyrës dhe sjelljeve tona,ndërsa
ndjenjat me lëvizje e gjeste aq të sakta , saqë të tjerët arrijnë t’i njohin ato më mirë nga sjellja
jonë se sa nga fjalët tona.Studiuesit e shkencave sociale përdorin termin paragjuhë për të
përshkruar mesazhet joverbale,vokale ose zanore.Shumë elementë të zërit funksionojnë si mjete
komunikimi.Ndër ta më të rëndësishëm janë: toni i zërit, shpejtësia e të folurit, dinamika e
ngritjes dhe e uljes së zërit,numri dhe kohëzgjatja e pauzave disfluencat ose mungesa e
rrjedhshmërisë.Studiuesit mendojne se sarkazma është një shembull në të cilin theksimi dhe toni
i zërit ndihmojnë për të ndryshuar kuptimin e pohimit,për të kundërshtuar mesazhin që ai
përcjell verbalisht.Studiuesit kanë argumentuar se edhe të prekurit është një dukuri mjaft
komplekse.Nëpërmjet prekjeve shprehet ngrohtësia,përzemërsia e prindërve e të afërmve, e
mësuesve dhe miqve për fëmijët në parashkollor apo në shkollën fillore.Prekjet mund të përçojnë
një spektër të gjerë, të shumëllojshëm dhe të nuancuar meszhesh që kanë të bëjnë pothuajse me
të gjithë marrëdhëniet e dukuritë sociale që luhaten deri në skaje, nga aktet e dhunës më
aggressive dhe intimitetet më intime.Prekjet realizojnë misione të tillë ngaqë janë të shumta e të
llojllojshme si: prekjet funksionale ose profesionale,prekjet shoqërore ose qytetare, ato
miqësore,prekjet intime, etj. Edhe veshja është bërë objekt studimi i disa disiplinave
shkencore.Elemente të ndryshme të veshjes janë simbole sociokulturore që ofrojnë informacione
komplekse për përkatësinë kulturore,nënkulturore dhe nivelin arsimor për përkatësinë klasore të
personit dhe formimin professional të tij, për statusin shoqëror, ekonomik dhe politik. Për
ecurinë e karrierës,shkallën e moralitetit,për shijet artistike dhe nivelin e sofistikimit të tyre,për
shpërpjestimet ndërmjet gjendjes ekonomike dhe shijeve estetike, për veçoritë e personalitetit
dhe kontradikta të ndryshme që përjeton personi nën një veshje të caktuar.Në bashkëveprimet
dhe komunikimet ndërmjet njerëzve edhe dinamika e ndryshimit të distancës mes tyre
simbolikisht përcjell mesazhe të shumëllojshme, të nuancuara, të cilat ndryshojnë në vartësi nga
sistemi kulturor ,natyra e veprimtarisë, gjendja emocionale e njerëzve që komunikojnë. Janë 4
distancat që Eduard T.Hall ka studiuar dhe i ka emërtuar: distanca intime,vetjake,shoqërore dhe
ajo publike.Sipas tij largësia që njerëzit mbajnë ndaj njëri-tjetrit në procesin e ndërveprimit
përcaktohet kryesisht nga formimi psikokulturor i tyre, nga përmbajtja e bisedës, nga
pikësynimet vetjake të bashkebiseduesve në jetë dhe sidomos në procesin e caktuar të
komunikimit.
Në mendimin tim,pas leximit me kureshtje të librit,mendoj se ky libër është një thesar kulturor e
shpirtëror,sepse analizon në detaje simbolet kulturore të shumëllojshme të popullit tonë dhe na
mirëorienton në labirintet e ndërveprimeve në shoqëritë bashkëkohore,për të komunikuar më
natyrshëm edhe me simbolet kryesore të sistemeve të tjera kulturore.Leximi i këtij libri, jo vetëm
që ishte kënaqësi,por edhe një habi,që më mbushi me emocione për shumëllojshmërinë dhe
analizën bindëse nëpërmjet shembujve të shumtë.Autori përveç fakteve,mendimeve dhe
shënimeve bibliografike të tij, ka edhe një bibliografi për literaturën e përdorur,regjistrin e
emrave dhe përmbajtjeve që ia shtojnë vlerën.Analiza sociologjike,etnologjike dhe
antropologjike (pa i identifikuar këto), që bëhen në këtë vepër,e bëjnë atë vlerë të shtuar të
pasurisë sonë letrare.

You might also like