You are on page 1of 32

PËRMBLEDHJE TE AFRIMI NGA LIBRI “HYRJE NË STUDIME GJINORE”- Dr.

Bahtije Gerbeshi Zylfiu dhe


disa tema që kanë qenë në syllabus e jo në libër.

KONCEPTE KRYESORE

Termi Gjini apo gender i referohet aspekteve socio kulturore e të qenit femër apo mashkull. Gjinia
nënkupton dallimet social mes grave dhe burrave. Gjinia formohet në mënyrë shoqërore dhe nuk jepet
biologjikisht, pra gjinia dallon nga termi seks i cili ka të bëjë me ndërtimin anatomik e biologjik dhe
ndryshimin mes burrave dhe grave .

Termi përkatësi gjinore ka kuptimin e dallimit kulturor të gruas nga burri , gjinia është pjesë e raporteve
sociale ajo është strukturë shoqërore por ka edhe specifikat e veta . krijimi i gjinisë përcaktohet nga
proceset historike kulturore dhe psikologjike.

Gati në çdo kulturë gruaja është trajtuar si krijesë e rendit më të ulët të shoqërisë sepse çdo kulturë
krijonte kuptimet e veta për termat femër dhe mashkull.

Modelet gjinore dallojnë nga vendi në vend por mund ta vërejmë se gruaja ishte gjithmonë në rend të
dytë jo vetëm në shoqëritë e lashta por edhe në ditët e sotme. Në shumicën e shoqërive ka dallime dhe
pabarazi mes burrave dhe grave, këto dallime vërehen në përgjegjësitë që u caktohen atyre.

Pikëpamjet se burrat janë aktive dhe gratë pasive ose se burrat duhet të punojnë jashtë kurse gratë të
rrinë në shtëpi janë përputhur me rolin që ka luajtur dhe luajnë burrat dhe gratë në shoqëri, këto ide
janë lidhur tani me termat femër dhe mashkull sa edhe janë bërë të natyrshme. Koncepti i përkatësisë
gjinore tregon se rolet dhe pritshmëritë mësohen por ato mund të ndryshohen me kohë.

Sipas mendimit feminist të jesh femër do të thotë të kesh një ndërtim të caktuar anatomik, të jesh grua
do të thot të jesh subjekt i disa pikëpamjeve dhe të kesh një rol të veçantë.

Koncepti seks- ky term tregon kategorinë e personit , fakt biologjik i të qenit mashkull apo femër që prej
lindjes. Ai ka të bëjë me dallimin biologjik mes femrave dhe meshkujve. Këto dallime përfshijnë
karakteristika si hormonale, anatomike, dallime mes organeve seksuale dhe funksionet riprodhuese si
edhe ato fiziologjike .

Barazia gjinore nënkupton barazinë e plotë mes grave dhe burrave. Barazia gjinore bazohet në parimin
ku të gjitha qeniet njerëzore pa dallim seksi, race, bindjeje fetare, niveli social-kulturor apo politik duhet
të kenë të drejta ligjore të barabarta.

Barazi gjinore do të thotë të pranosh dhe të vlerësosh në mënyrë të barabartë diferencat mes burrave
dhe grave dhe rolet e ndryshme që ata luajnë në shoqëri. Arritja e barazisë kërkon plotësimin e disa
kushteve të cilat kanë të bëjnë me ndryshimin e shpejtë të statusit të gras, ndër këto kushte janë njohja
dhe zbatimi i të drejtave të grave si të drejtat e njeriut, nxitja dhe përfshirja e tyre në të gjitha
veprimtaritë publike, pavarësia ekonomike, arsimimi i tyre si dhe fuqizimi nëpërmjet shtimit të tyre në
poste vendimmarrëse.

Termat barazi dhe drejtësi ligjore shpesh ngatërrohen, termi drejtësi gjinore i referohet të gjitha masave
jo vetëm ligjore që merren për të siguruar një barazi rezultatesh në përvojat e burrave dhe grave.
Drejtësia gjinore merret me promovimin e barazisë individuale, shoqërore, kulturore, politike dhe
ekonomike për të gjithë njerëzit. Ky term lindi si nevojë për ti kundërshtuar padrejtësitë e shumta që një
grup shoqëror i ushtron tek një grup tjetër.

Integrimi gjinor si term është i ri dhe u paraqit pas konferencës së tretë botërore të gruas në vitin
1985. Integrimi gjinor është riorganizimi, përmisimi, zhvillimi dhe vlerësimi i proceseve politike në
mënyrë që perspektiva gjinore të mishërohet në të gjitha politika dhe nivelet dhe të të gjithë aktorëve
që mirren me hartimin e politikave. Duke përfshirë të dy gjinitë në bërjen e politikave, krijohet
mundësia për krijimin e një ekuilibri mes dy gjinive. Integrimi gjinor i jep përparësi barazisë duke e
forcuar rolin dhe ndikimin e saj në politikat që ndiqen.

Diskrimini ka të bëjë me trajtimin e ndryshëm , barrierat apo dallimin që u bëhet njerzëve për shkak të
racës , klasës, gjinisë, origjinës, etnisë apo statusit kulturor të tyre. Diskrimini pakëson mundësitë për të
patur akses mbi burimet, shërbimet shëndetësore, arsimimin, punësimin, fuqizimin apo pushtetin dhe
për të përfituar prej tyre. Diskriminimi është i ndryshëm prej paragjykimit, një nga format më të
përhapura është diskriminimi gjinor.

Diskriminimi gjinor bëhet në rastin kur një person ose një grup njerëzish trajtohen më keq për shkak të
gjinisë së tyre.

Në literaturën e huaj hasim një kontradiktë me përdorimin e konceptit njeri. Në disa gjuhë si anglishtja,
frëngjishtja (man l’homme) ky term përdoret si për njeriun në përgjithësi ashtu edhe për të treguar
mashkullin, dmth krijesë njerëzore dhe krijesë mashkull kështu që shihet se femra është e përjashtuar
nga e njejta fjalë dhe nga i njejti definicion. Sipas kësaj logjike vetëm mashkulli është njeri

IDENTITETI DHE ROLI GJINOR

Mendimi për natyrën femërore dhe mashkullore është i lashtë, filozofët grekë kanë thënë se gruaja
është mashkull i paplotë dhe e shohin në pozitë nënshtruese. Studimet bashkëkohore tregojnë se të
qenit mashkull apo femër është rezultat biologjik por të qenit burrë apo grua është rezultat i kulturës
sepse çdo kulturë krijon kuptimet e veta për termat femër dhe mashkull. Këto kuptime parashohin
mënyrën se si duhet të sillet çdo gjini dmth rolet gjinore. Sikurse rolet dhe stereotipet gjinore e
pengojnë funksionimin individual dhe kanë efekt negativ në shoqëri. Rreth qështjes se a janë dallimet
në qëndrime, sjellje mes dy gjinive kanë zanafillë biologjike apo paraqiten si rezultat i ndikimit të
mjedisit jetësor ka pasur shumë hulumtime.

Hulumtuesit e parë kanë hulumtuar gjatë shekullit 20, ata theksojnë rëndësinë e ndikimit të mjedisit në
krijimin e dallimeve në sjellje mes femrave dhe meshkujve dhe shprehin bindjet e tyre. Niveli i dallimeve
në sjellje, aftësi dhe karakteristika të tjera të personalitetit paraqiten kryesisht siaps trajtimit të djemve
dhe vajzave në shoqëri

Grupi i dytë i studimeve thekson dallimet anatomike dhe biologjike mes meshkujve dhe femrave si
shkaktarë të dallimeve në vetitë e personalitetit të tyre. Kjo qasje e hedh poshtë ndikimin e mjedisit në
krijimin e dallimeve mes meshkujve dhe femrave. Kur flitet për dallimet gjinore të cilët janë rezultat i
dallimeve biologjike më së shpeshti përmenden dallimet në kromozome, hormone dhe dallimet
fiziologjike. Duke u bazuar në këta faktorë dallojmë tri grupe të teroisë biologjike.

Këto janë:

Teoria e hormoneve, teoria e zhvillimi të trurit dhe teoria e evolucionit, këto teori theksojnë idenë që
roli i gjinisë nuk mund të jetë i ndryshueshëm pa paraqitur rrezik për individin i cili e posedon atë.

Kategoria e gjinisë është term i përvaktuar për një varg ndryshimesh , këto ndryshime kanë
karakteristikat e tyre fizike dhe psikike prandaj kërkimet janë janë përqëndruar në atë që e vërtetojnë
dallimet në sferat më të ndryshme të sjelljeve mes anëtarëve të gjinisë femërore dhe mashkullore.

Grupi i tretë i hulumtuesve që ndryshe njihet si grupi i interaksionit i cili vlerëson ndikimin e
karakteristikave biologjike në paraqitjen e dallimeve të jashtme por që i vlerëson po aq të rëndësishëm
edhe faktorët e mjedisit. Duhet ditur kufiri mes ndikimit biologjik dhe edukimit, natyrës dhe kulturës.

Identiteti gjinor paraqet vetëdijen e individit për përkatësinë e gjinisë biologjike të caktuar, pra shkalla
ku një individ e cakton vetën si burrë apo grua. Formimi i identitetit është nën ndikimin e mjedisit me të
cilin individi është i rrethuar .

TEORITË E ZHVILLIMIT TË IDENTITETIT GJINOR

Janë të njohura tri tipe tradicionale të teorive të zhvillimit dhe përvetësimit të identitetit gjinor dhe rolit
gjinor: Teoria psikodinamike, Teoria e të mësuarit social dhe Teoria e zhvillimit konjitiv.

E përbashkët e këtyre tri teorive është që ato janë të orientuara në fazën e hershme të zhvillimi ttë
fëmijëve pra kur vihen themelet e sjelljeve tipike gjinore. Shumë hulumtues e cekin se mosha 2-3
vjeçqare është mosha kritike për përvetësimin e identitetit dhe rolit gjinor. Teoritë e identifikimit i kanë
fillesat e tyre në teoritë psikoanalitike të Frojdit e cila këtë fenomen të përvetsimit të identitetit e sheh si
një proces i gjërë i dentifikimit. Sigmund Frojdi ka qenë i pari i cili ka theksuar rëndësinë e këtij procesi
dhe i pari i cili e ka përmendur termin identifikim. Teoria psikoanalitike e Sigmund Frojdit, teoria e
identifikimit e D.B.Lynn si dhe teoria e T. Parsons dhe R.F.Bales janë teoritë më të rëndësishme të
identifikimit. Këto teori theksojnë identifikimin me prindin e gjinisë së njejët. Teoritë e identifikimit
fillojnë nga pikënisja që procesi i të mësuarit të rolit gjinor zhvillohet nëpërmjet qëndrimit të fëmijës që
të jetë i ngjashëm me prindërit me gjini të njejtë dhe që në këtë mënyrë të identifikohet me të.

TEORIA PSIKOANALITIKE E FROJDIT


Kjo teori e sheh përvetësimin e rolit gjinor si produkt të identifikimi të fëmijës me prindin e gjinisë së
njejtë. Në sjelljet e fëmijëve ndikojnë nëna dhe babai si modele të vetme identifikimi, sipas kësaj teorie
rolet gjinore janë pasojë e dallimeve gjinore biologjike . kjo teori thekson që fëmija kalon nëpër stade të
zhvillimit kognitiv dhe secili stad të zhvillimit i përgjigjet niveli i caktuar i sjelljes tipike gjinore. Ai thekson
rëndësinë e faktorëve biologjikë dhe identifikimin me prindërit. Sipas ti personaliteti gjatë zhvillimit të tij
kalon në katër faza, ato janë: orale, anale, faluse dhe gjenitale, frojdi thotë se në moshën 4 vjeçare
djemtë dhe vajzat hyjnë në fazën e falusit i cili karakterizohet me paraqitjen e kompleksit të Edipit te
djemtë dhe të elektrës te vajzat. Fëmija pra është i motivuar me emocione të forta drejtuar kah
prindërit, formon identitetin gjinor kongruent me gjininë e tij biologjike njëkohësisht edhe rolin specifik
gjinor me sjelljet e tij.

TEORIA E IDENTIFIKIMIT E D.B.LYNN

Një teori tjetër e identifikimit që buron nga teori a Frojfit dhe krijon një urë mes hulumtimeve
psikoanalitike dhe sociale-psikologjike. Sipas D.B.Lynn procesin e identifikimit e sheh të ngjashëm me
format tjera të mësuarit. Ai me këtë teori e bën dallimin mes identifikimin me një rol gjinor të caktuar
dhe identifikimin me prindin e gjinisë së njejtë.

TERORIA E T.PARSONIT DHE R.F.BALESIT

Këta procesin e përvetësimit të rolit gjinor e vështrojnë në kontekst tëraporteve familje-shoqëri.


Përvetësimi i rolit gjinor nuk zhvillohet me anë të procesit të identifikimit me personin p.sh me nënën
apo babain por me definimin e rolit shoqëror gjatl të cilit prindërit paraqiten vetëm në funksion të
modelit të rolit. Sipas kësaj djali dhe vazja nuk synojnë të bëhen të njejtë me prindërit e së njejtës gjini
por ta marrin rolin e prindërve siq i definon kultura.

TEORIA E TË MËSUARIT SOCIAL

Përfaqësuesit e kësaj teorie mbështeten tek sjelljet e jashtme por shumica e tyre e pranojnë që
identifikimi është më tepër se imitim dhe fëmijët i pranojnë jo vetëm sjelljet por edhe vlerat e rregullat.
Teoria e të mësuarit social bazohet në shkollën bihevioriste, kjo teori kundërshton teorinë
psikodinamike të zhvillimit të identitetit gjinor. Kjo teori identitetin gjinor e paraqet si produkt të
formave të ndryshme të mësuarit, princip kryesor i kësaj teorie është se sjelljet janë të kontrolluara mbi
baza të pasojave. Sjellja e cila përcillet me shpërblim do të përsëritet kurse jo që dënohet nuk do të
përsëritet. Kjo teori përmend dy proces ku fëmijët arrijnë qëndrime, vlera dhe modele të sjelljes social.
Procesi i parë ka të bëjë me të mësuarit direkt apo me bindje instrumentale ku hasim veprimet e
prindërve me qëllim të drejtojnë sjelljet e fëmijut kah ana pozitive. Kurse procesi i dytë është mësimi
inderiket pra kur fëmijët mësojnë se si duhet të sillen në bazë të pasojave të veprimit po në këtë rast të
mësojnë nga pasojat e veprimeve të tjerëve.

Kjo teori e përmend rëndësinë dhe ndikimin e procesit të imitimit dhe kanë konstatuar se fëmijët priren
të imitojnë personin me gjini të njejtë më shumë se sa një person të gjinisë kundërt,

TEORIA E ZHVILLIMIT KONJITIV


Sipas kësaj teorie fillimisht përvetësohet identiteti gjinore e pastaj roli gjinor. Kjo teori konstation se
ndërtimi dhe përforcimi i rolit gjinor është pasojë natyrore e zhvillimit konjitiv dhe pjekurisë. Sipas
përfaqësuesit të kësaj toerie L.Kohlbergut identiteti gjinor dhe roli i gjinisë zhvillohen paralelisht me
rritjen e fëmijëve. Ai dallon 5 mekanizma me anë të së cilave koncepti i rolit gjinor transformohet në
vlera mashkullore-femërore:

1. Prej moshës 1-3 vjeç te fëmijët udhëhiqet prirja që në njohuri të reja të përgjigjet me përvojat e
kaluara.
2. Prej moshës 3-4 fëmija formon mendime për gjitçka
3. Mes moshës 4-6 vjeç fëmijët arrijnë termin konstativ gjinor, dmth e pranojnë sterotipin gjinor
4. Prej moshës 6-7 paraqitet konformizmi për definimin e një veprimi apo roli si morale apo
devijim të roli si të pamoralshme.
5. Modelimi ose identifikimi i formimit të rolit gjinor.

ROLI I FAKTORËVE SHOQËRIZUES NË ZHVILLIMIN E IDENTITETIT

Njeriu nga vetë natyra e tij është i shoqërueshëm, edhe vetë zhvillimi social i njeriut varet nga formimi i
lidhjeve me njerëz të tjerë. Këto lidhje paraqesin shoqërizimin. Është e pamundur që një fëmijë të rritet
jashtë ndikimit njerëzor. Ai lind në një mjedis me një kulturë të caktuar. Familja është faktori i parë
shoqërizues i procesit të zhvillimit të personalitetit. Edukimi familjar mund të veprojë së bashku me
faktorë tjerë edukues por edhe mund të veprojë në zbutjen e tyre deri te largimi i tërësishëm i
stereotipeve gjinore. Famija – Prindërit-socializmi i roleve gjinore fillon në familje. Familja është mjedisi
ku fëmija përveç informacioneve të para për vete merr edhe informacione për botën. Zakonisht
prindërit deklarojnë se fëmijët e tyre i trajtojnë njësoj por në praktikë ndodh ndryshe. Fëmijët mësojnë
rreth rolit të brrave dhe të grave duke observuar prindërit e tyre. Vajzat më tepër janë të prirua që të
eksplorojnë karakteristika të nënave të tyre. Qysh para lindjes së fëmijës bindjet stereotipete prindërve
ndikojnë që prindërit të preferojnë një gjini të caktuar. Gjithsesi vajzat dhe djemtë trajtohen në mënyrë
të ndryshme nga prindërit e tyre(lodrat, punët e përditshme, reagimet e veprimeve të fëmijëve). Djemtë
në krahasim me vajzat inkurajohen më shumë për eksplorime të pavarura duke filluar që nga fëmijëria e
hershme. Shkaktar kryesor i mos trajtimit të barabartë mes vajzave dhe djemve janë bindjet prindërore.
Prindërit poashtu priren të ju flasin më shumë vajzave sesa djemve. Vajzave dhe djemve iu jepen lodra
të ndryshme, veshje të ndryshme dhe mjedise të ndryshme. Djemve preferohen të iu jepen punë me
mirëmbajtjen si lyerja kurse vajzave punë shtëpia si pastrimi gatimi. Këto modele gjinore ndikohen edhe
nga klasat sociale, historia etnike, punësimi i nënave dhe mirëqenia e familjes.

Faktorë tjerë përveç prindërve janë edhe anëtarë të tjerë të familjes si gjyshja, gjyshi, halla, tezja, daja,
motra e vëllai. Kur këta anëtar kujdesen për fëmijët ata luajnë një rol kyq socializues dhe në zhvillimin e
rolit gjinor. Po ashtu ai duke i parë sjelljet e tyre mëson. Edukimi është një aksion i socializmit pasi që
mësuesja apo mësuesi u rrënjos fëmijëve respektimin e vlerave shoqërore, mënyrën se si duhet sjellur.
Shkollat janë institucione qendrore të shoqërisë bashkëkohore dhe si të tilla ato janë faktorë të
rëndësishëm të shoqërizmit. Përveç mësuesit në socializmin gjinor të fëmijëve luajnë rol edhe materialet
mësimore, programet, konsultimi, organizimi shkollor dhe atmosfera e përgjithshme e shkollës. Djemtë
e formojnë identitetin e tyre duke shmangur çdo gjë të femrave. Sipas Kantit mësuesi nuk duhet të
anojë tek asnjë gjini më shumë por ti trajtojë të gjithë në mënyrë të njejtë. Edhe mësuesi luan një rol kyq
tek fëmijet pasi ata kalojnë gjysmën e ditës së bashku gjatë një periudhe kur edhe fëmija krojon
identitetin e saj apo të tij. Mësuesit e kolegjeve tentojnë të ju kushtojnë më shumë vëmendje gjinisë
mashkullore kurse femrat inkurajohen të flasin më pak, ndërprite, injorohen dhe shpesh nuk vlerësohen.

Bashkëmoshatarët janë poashtu faktorë të rëndësishëm shoqërizimi. Fjala bashkëmoshatar tregon


grupe të njerëzve apo të fëmijëve të së njejtës moshë por gjithashtu ka kuptimin e barabartë. Në shumë
raste ndikimi i moshatarëve është më i madh sesa i prindërve e sidomos në adoloshencë.

Loja dhe lodrat- lordat janë faktorë të rëndësishëm që ndihmojnë në socializimin e fëmijëve në rolet e
tyre gjinore. Prej momentit që fëmijët fillojnë të luajnë ata fillojnë të krijojnë stereotipe gjinore. Duke
ndarë lodrat në femërore dhe mashkullore ata përforcojnë bindjet e tyre për dallimet mes meshkujve
dhe femrave. Fëmijët meshkuj zakonisht luajnë me makina, revole dhe topa kurse vajzat me kukulla dhe
enë gatimi. Këto lodra japin mesazhe të rëndësishme edhe për profesionin që ata do të zgjedhin më
vonë. Poashtu djemtë mirren më shumë me sport kurse vajzat jo. Gratë shumë rrallë përmenden si
figura të rëndësishme historike, si lidere politike apo edhe shkenctare, ende shumicat e librave janë
seksiste dhe përmbajta e tyre mund të ndikojë në formulimin e roleve. Ilustrimet e teksteve shkollore
favorizojnë meshkujt më shumë se femrat dhe kur paraqiten femrat ato zakonisht janë rolin e nënës apo
të mësues. Meshkujt paraqiten në role profesionale e jo si prind apo bashkëshort.

Burimet e sterotipeve gjinore janë mediat të cilat përmes platformave të ndryshme komunikojnë
mesazhe rreth roleve gjinore. Programet telivizive janë të njejta me librat për fëmijë, shumica e
personazheve kryesore janë meshkuj dhe paraqite si të fortë, protagonistë, më agrsiv kurse femrat
shfaqen si të paafta dhe dënohen për sjelljet e tyre. Këto programe telivizive ndikojnë shumë te fëmijët.
Barazia gjinore në television është ende larg. Dominimi i meshkujve në pozicionet autoritare në
stacionet e mediave transmeton mesazhin se burrat janë më të rëndësishëm dhe më të ditur se gratë.
Gratë shihen në reklama të ushqimit , mjeteve të pastrimit. Sterotipet gjinore hasen edhe në mediat e
shkruara.
PJESA E DYTË

ANTROPOLOGJIA E GRUA

VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM

Antropoplogjia është studim i qenieve njerëzore. Fjala antropologji rrjedh nga fjala greke “Anthropos”
që do të thotë njeri dhe “logos” që do të thotë shkencë. Antropologjia është shkencë shoqërore
biologjike dhe historike që na ndihmon neve të mësojmë ngjashmëritë dhe dallimet mes grupeve
njerëzish në të gjithë botën. Qëllimi i antropologëve është të studiojnë se si njerëzit jetojnë sot dhe
nëpërmes gjetjeve të hulumtimeve të tyre zbulojnë se si ata mund të kishin jetuar në të kaluarën dhe si
ata janë zhvilluar deri në ditët kur të kryhet studimi.

Kemi lloje të ndryshme antropologjie si: antropologjia që studion gjetjet arkeologjike ( dëshmitë
materiale), antropologjia e trupit ose studimi i biologjisë njerëzore( si adaptohen njerëzit ndaj kushteve
të ndryshme dhe si ndryshojnë), antropologjia kulturore (si jetojnë njerëzit, çfarë dhe si i përdorin veglat
e punës, zhvillimi i artit, pikturës, muzikës, kodet e organizimit shoqëror e familjar, zakonet, doket),
antropologjia linguistike (si flasin njerëzit, gjuha) dhe antropologjia urbane. Antropologu Eric Wolf e
përshkruan antropologjinë si më shkencorja mes shkencave humane dhe më humanja. Në studimet
antropologjike vend zënë edhe studimet për gruan. Studimet antropologjike për gruan në fillim të viteve
70-ta ndryshonin me studimet antropologjike të kaluara se ato u fokusuan në rolin, statusin dhe
kontributet e grave në shoqëri. Kur është fjala për studimet antropologjike të gruas në shoqëri pikat
kryesore pohojnë se 1. Gruaja është e dyta. 2. Ndarjet tradicionale dhe kundërthëniet gjinore.

NATYRA DHE KULTURA

Një nga degët më të rëndësishme është antropologjia kulturore e cila zhvillon dhe nxit kulturën si një
koncept shkencor i cili studion ndryshimet kulturore mes qenieve njerëzore dhe shqyrton ndikimin e
proceseve ekonomike dhe politike.

Hulumtimi i kësaj teme paraqet vështirësi për arsye se varësia reale e grave e cila i përgjigjet
përjashtimeve të tyre ideohistorike nga definicioni si zoon politikon (sjellje njerëzore në një komunitet të
caktuar njerëzish). Socializmi i fëmijëve dhe amvisëria janë një nga faktorët vendimtarë në
transformimin e natyrës në kulturë. Çdo kulturë e njeh dallimin në mes të natyrës dhe kulturës. Dallojmë
tri nivele pse gratë e shohin vetën më afër natyrës.

1. Roli riprodhues i gruas e vendos atë më afër natyrës në kundërshtim me burrat që i liron atë më
shumë dhe u krijon mundësi që të merren me projekte kulturore.
2. Trupi i gruas dhe funksioni i saj e vendosin atë në role sociale ql konsiderohen më të ulëta se
burrat.
3. Roli tradicional i gruas në shoqëri është imponuar për arsye të trupit të saj dhe funksioneve që i
kryen trupi i saj.

Antropologët kulturorë studiojnë sesi njerëzit që ndajnë një sistem të përbashkët kulturor organizojnë
dhe formësojnë botën fizike dhe shoqërore përreth tyre, dhe nga ana tjetër formohen nga ato ide, sjellje
dhe mjedise fizike.

NDËRTIMI TRUPOR DHE NDRYSHIMET BIOLOGJIKE

E vërtetë e pamohueshme është se meshkuj dhe femrat nga aspekti fizik apo ndërtimi trupor ndryshojnë
dhe ka plotë studiues që teoritë e tyre mbi pabarazitë gjinore i bazojnë tek këto dallime fizike.

Në varësi të ndërtimit fiziologjik njeriu ka edhe ndryshime të rëndësishme psikologjike. Për të dëshmuar
dobësinë e gruas në krahasim me burrin thuhet se femrat e kanë temperaturën e lart, pulsin dhe
frymëmarrjen më të shpeshtuar kurse te mashkulli mbizotëron forca muskulare. Bota është plotë me
gjëra të ndryshme që kanë veqori të ndryshme dhe dallohen, kjo dallueshmëri nuk duhet të mirret si një
element diferencues por si një llojllojshmëri që e kompleton botën. Qeniet njerëzore ndryshojnë dhe
posedojnë karakteristika individuale

VENDI I GRUAS NË HISTORI

Për statusin e gruas gjatë historisë hasim qëndrime të ndryshme, një grup mendon që gruaja ka qenë e
nënshtruar kurse një tjetër mendon që gruaja e ka pasur një status të volitshëm në shoqëri. Gruatë u
injoruan edhe nga vetë historia. Njohja e mirëfilltë e historisë së gruas në shoqëri nuk mund të bëhet pa
njohjen e marrëdhënieve të përgjithshme shoqërore gjatë historisë. Në komunitetet primitive jeta e
grave ishte e bazuar në ciklin e saj fiziologjik.

AHISTORIZMI I GRUAS

Historigrafia nuk ka evidencuar kurrë anjë shoqlri ku nuk ka pasur gra mirëpo ka pak shkrime për rolin e
saj në civilizime të ndryshme. Mungesa e shkrimeve sygjeron një fshirje në historinë e shoqërive
njerëzore, kjo zhdukje e grave nga historia quhet ahistorizmi i gruas. Studiuesit vlerësojnë se kjo ka
ndodhur për disa arsye. Arsye e parë- mungesa e paraqitjes së gruas në librat e historisë, pastaj është
heshtja e gruas për pozitën dhe statusin e saj, përjashtimi i gruas nga institucionet administrative,
shoqërore e politike . nëse e analizojnë pozitën e gruas në shoqëri të ndryshme mund të vërejmë se
pozita dhe statusi i saj nuk ndryshon edhe aq është gati i njejtë pra që grua është kosideruar pronë e
babait dhe burrit të saj dhe nuk ka pasur të drejta fare.

GRUAJA NË LEGJENDA
Gruaja gjeti një vend të dallueshëm në letërsi ku mbizotëron fantazia dhe imagjinata. Gruaja u shfaq në
legjenda, poema e poezi me një fantazi të ndezur e pjellore, merrte pjesë në drama dhe në situata jo
reale me modelin e jetës së saj. Gruaja në letërsi paraqitet si personazh që me krijimin e teksteve të para
artistike. Ajo ka ekzistuara si mit, miti më i famshëm për grua ka qenë “grua është mister” dhe kjo nuk
do të thotë se ka qenë e heshtur por zëri i saj nuk është dëgjuar. Letërsia antike është zhvilluar në formë
legjendash, poemash e poezish të shkruara me shumë ndjenja. Veprat më të rëndësishme kanë qenë
Iliada dhe Odiseu po ashtu vlen të përmenden edhe veprat e Safos nga ishulli Lesbos e cila krijoi edhe
një shkollë poetike për femra.

Amazonat sipas burimeve mitoligjike greke janë një fis i grave –luftëtare, për herë të parë përmenden në
Iliadën e Homerit. Ato janë luftëtare të forta dhe të pavarura.

GRUAJA NË ANKITET

Greqia Antike

Greqia antike njihet si djepi i demokracisë ku qysh herët ekzistonte sistemi qeverisës me karakteristika si
mënyra e organizimit të shtetit në polise, e drejta e qytetarëve vendas dhe të huaj, pjesëmarrja në
qeverisje e burrave mbi moshën 20 vjeç, sistemi i delegimit të pushtetit mirëpo sa i përket statusit të
gruas, ai ishte më i ulët se i burrave mirëpo edhe kjo ndryshonte nga rajoni në rajon brenda Greqisë.

Gratë greke në Athinë nuk kishin të drejta vote ose të pavarësohen ekonomikisht. Ato gjithmonë
shoqëroheshin nga një mashkull( babai, vëllai, anëtar i familjes). Një grua kishte në pronësi rrobat e saj,
bizhuteritë dhe skllevërit por ajo nuk kishte të drejtë të blinte pronë, të kishte biznes. Femrat
martoheshin shpejt menjëherë pas pubertetit me një burrë më të madh në moshë. Detyrat e gruas së
martuar ishte të lindnin fëmijë, punë të përditshme si gatimi e pastrimi,qepja etj. Gratë athinase të
shtresës së lartë jetonin të izoluara brenda shtëpisë, ato nuk i shoqëronin burrat e tyre në darka a
tubime në fakt vetëm heterat( prostitutat të klasit të lartë) mund t’i shoqëronin burrat në këto darka,
dreka e tubime. Gratë e shtresave të mesme ishin më të lira pasi që burrat e tyre punonin gjithë ditë
prandaj edhe ato detyroheshin të dilnin të blinin rroba, të pastronin rrobat e shtresës së pasur. Në
Spartë jeta e grave ishte më ndryshe ndoshta edhe për shkak se spartakët ishin si shoqëri e orientuar si
shoqëri ushtarake luftarake. Gratë spartake ishin më të lira se ato në Athinë pasi ato sjellnin në jetë
ushtarët e ri të Spartës. Ajo martohej më në moshë (21), ushqehej mirë poashtu bënte edhe ushtrime
fiizike. Rrobat e gruas spartane ishin më të shkurtra, ajo mund të trashëgonte një pjesë të pasurisë.

Mendimi grek për pozitën e gruas në shoqëri

Filozofët dhe klerikët grekë duke qenë meshkuj vetë e kanë krijuar rolin e gruas greke sipas bindjeve dhe
qëndrimeve të tyre. Platoni ka qenë i pari i cili e ka trajtuar qështjen e barazisë dhe pabarazisë dhe për
vendin e gruas në shtet. Ai mendonte se burrat janë aktiv kurse gratë pasive, burrat i bëjnë ligjet kurse
gratl iu binden ligjeve. Sipas tij martesa dhe familje hynë tek korniza e ligjeve shtetërore dhe se shteti
kujdeset për edukimin e fëmijëve. Platoni mendonte se duhen edukuar njësoj si burrat si gratë dhe se
edhe gratë janë të afta për të gjitha punët e shtetit përveç faktit se ato janë më të dobëta në aspektin
fizik. Studimet e tij patën ndikim në mendimet e shumë studiuesve tjerë.
Ideja e barazisë në periudhën heroike greke

Tek helenët pabarazia ishte shumë e theksuar p.sh te Odiseu dallohen shtresat aristokrate dhe shtresa e
njerëzve të zakonshëm, aristokratët dallojnë nga dukja, aftësitë intelektuale, pasurisë dhe prejardhjes.
Sipas Homerit aristokratët qëndrojnë mbi të gjithë të tjerët. Tek shtresa e njerëzve të thjeshtë hynë:
bujqit, punëtorët, zanatlinjët, trgtarët , njerëzit pa punë e profesion, ardhacakët. Pastaj edhe skllevërit
pra periudha heroike greke nuk njeh as ide e as praktike të barazisë të të gjitë njerëzve. Grekët e
periudhës heroike e vlerësonin gruan për bukuri dhe më rrallë për menqurinë e karakterin e fortë etj.
Pushteti i mashkullit ndaj gras, bashkëshortes, vajzës ishte i njejtë me qëndrimin ndaj robërve dhe
shërbëtorëve. Hesoidi beson që Zeusi do ta shkatërrojë gjininë njerëzore dhe pastaj do të dalin njerëz të
rinj të cilët do të vendosin rendin shoqëror ku do të mbizotërojë drejtësia. Sipas Hesoidit gratë janë
ndëshkim për burrat. Sipas ligjeve të Solonit gruaja e martuar ka qenë e obliguar të ruajë martesën, çdo
prishje e martesës nga ana e saj është dënuar shumë rëndë. Gruaja nuk kishte kurfarë të drejta e as të
drejta politike. Në Romë dhe në Greqinë e vjetër gruaja nuk gëzonte asnjë të drejtë, qëllimi kryesor i
martesës për mashkullin ishte plotësim i kënaqësive, zotërimi i fëmijëve , sjellja e një kujdestari apo
shërbëtori që të kujdeset për fëmijët, mallin dhe pasurinë e shtëpisë. Në spartë gruaja inkurajohej të
kryente marrëdhënie edhe me persona tjerë përveç burrit të saj.

Mendimi i Sofistëve për pozitën e gruas në shoqëri

Sofistët janl mendimtarët e parë që shprehin pikëpamje racionale dhe kritike ndaj institucioneve
ekzistuese të kohës, me rëndsi të veqantë janë Protagora, Hippias, Antifoni, Kriti etj.

Ata i kushtuan rëndsi të veqantë problemit të pabarazisë shoqërore dhe pozitës nënshtruese tl gruas
greke. Hippias mendonte se ligjet që mbrojnë pabarazinë njerëzore janë në kundërthënie me natyrën. Ai
pohonte se konventat ekzistuese po shtypin klasat e caktuar dhe gratë duke i penguar që të zhvillojnë
aftësitë e tyre shpirtërore dhe edukimin duke ua pamundësuar pjesëmarrjen në jetën politike. Sofistët e
paraqitën idenë për barazinë e të gjithë njerëzve në mënyrë radikale, ata shprehën bindjen se pushteti i
skllavopronarit mbi skllevërit ishte i padrejtë sepse bazohej në dhunë.

Koncepti i Aristotelit për barazinë shoqërore

Aristoteli në studimet e tij është marrë me problemin e pabarazisë në përgjithësi dhe pabarazisë mes
femrave dhe meshkujve. Aristoteli pabarazinën pronësore e vështronte si shkak për jostabilitetin
shtetëror, sispas tij shteti i rregulluar mirë nuk do të ishte ai i cili do të eleminonte pabarazitë sociale në
mes të njerëzve por do të vendoste masa racionale. Sipas Aristotelit edukimi ka një rëndsi të veçantë për
shtetin prandaj nuk është problem kryesor që shteti të caktojë se kujt i takon por të edukojë qytetarët
në mënyrë që fisnikët mos të dëshirojnë të kenë teprë por as njerëzit e këqij të mos kenë mundësi të
kenë tepër(pasuri). Aristoteli pohon elementin natyror të pabarazisë së njerëzve, ai mendon që disa
njerëz nga natyra janë më të vërtytshëm kurse disa tjerë më pak. Gjitashtu edhe te njerëzit e lirë
ekzistojnë dallime në vyrtyte, të parat janë virtytet e meshkujve , të dytat janë të femrave dhe të tretat
të fëmijëve. Mashkulli sipas natyrës është i aftë të sundojë, ai në shtëpi duhet të ketë pushtet jo vetëm
mbi robërit por edhe mbi gruan. Edhe pse sipas Aristotelit gruaja posedon virtyte që i ka edhe mashkulli
këto virtyte dallojnë nga ato të mashkullit për nga kualiteti. Ai nuk pajtohej me idenë e Platonit për
shfrytëzimin e barabartë të pasurisë mes meshkujve dhe femrave. Rëndësinë e barazisë e politike më së
miri e ka paraqitur Perikliu, sipas tij udhëheqja e shtetit nuk është qështje e pakicës por e shumicës së
qytetarëve të lirë. Të gjithë qytetarët athinas duhet të jepin kontributin e tyre në punët publike dhe kush
nuk e bën këtë ai i konsideron si të padobishëm. Herodoti ka shënuar se athinasit i kishin dy kategori
themelore inferiore (fermat dhe skllevërit). Bilëe edhe në Athinë në atë demokracinë e saj tipike
demosin e përbënin vetëm meshkujt athinas.

Roma e lashtë

Romakët nuk iu dhanë të drejta të barabarta të gjithë njerëzve përpara ligjit. Gruaja romake kishtet të
drejtën e qytetarisë. Ligjet romake i siguronin asj të drejtë për pronësi dhe mbrojtje në marrëdhëniet e
biznesit por pak liri në jetën publike politike. Gruaja konsiderohej me një status të ulët e minor në ligjin
romak. Zakonisht martoheshin 18- 20 vjeç. Në kodin romak të familjes prishja e martesës bëhej në dy
mënyra, e par ishte prishja e martesës për shkaqe të jashtzakonshme si vdekja ose rënia e burrit apo
gruas rob dhe humbja e së drejtë të qytetarisë kurse e dyta ishte me kërkesën e gruas apo burrit për ti
dhënë fund martesës. Lidhja e martesës mbështetej si një akt i lindur drejtësisht dhe ndarja quhej
contrius actus- kundërakt.

Nëse martesa ishte bërë me blerjen e vajzës atëherë edhe ndarja bëhej me shitjen e vajzës., kur martesa
ishte bërë me ceremoni fetare edhe ndarja ndiqej nga priftërinj. Vendi i gruas romake (matrona) në
shoqëri ishte që kujdesej për familjen dhe shtëpinë . ajo gatuante, tirrte lesh, thurrte rrova të leshta,
pastronte, nëse ishte familja e pasur gruaja i mbikqyrte skllevërit duke i kryer këto punë. Në shek. II
p.e.r. filloi arsimimi i femrave dhe tek të pasurit u bë normë që ferma të mësonte greqisht, latinisht,
aritmetikë dhe histori jo që të përgaditeshin për ndonjë profesior por të ishin nëna dhe gra të
devotshme.

Perëndesha romake , tek romakët përmendet Vesta perëndesha e vatrës familjare për të gjithë romakët.
Vestalet, priftëreshat zgjidheshin prej moshës 6 deri në moshën 10 vjeç dhe ato i dhuronin Romës 30
vjetë të virgjërisë së tyre. 6 virgjëresha mbanin përherë të ndezur zjarrin e shenjët të Vestës, ato
simbolizonin bijat e Romës. Ato merrnin pjesë në festa dhe në ndeshjet e gladiatorëve. Pas moshës 30
vjeç atyre iu lejohej të martoheshin por shumica nuk martoheshin fare. Fortuna njihej si perëndesha e
ardhmërisë apo e fatit të mirë, Fortuna Primigenia njihej si mbrojtëse e fëmijëve, Cere perëndesha e
bujqësisë dhe Tellus perëndesha Nëna-Tokë mbronin prodhimet e tokës dhe të pjellshmërisë në
martesë, Juno perëndeshë e grave, Minerva perëndesh e arteve(muzika, aktrimi)

Gruaja në kulturat e Lindjes

Indi

Në Indi shoqëria e lashtë ishte e ndarë në katër kasta: të Brahminve( priftërinjtë dhe intelegjenca), të
Kshatrive(fisnikëve dhe ushtarakëve), të Vaishive( tregtarëve dhe fermerët) dhe të Shudrave( artizanëve,
punëtorëve dhe shërbëtorët). Pozita e gruas në shoqëri, familje por edhe në art është përzierje jo e
zakontë e fenomeneve plotësisht të kundërta , ajo ka qenë edhe perëndeshë edhe robëreshë, rob i
mashkullit por edh zot, pjesë përbërse e rëndësishme hinduse por njëkohësisht edhe e përjashtuar prej
saj. Gratë në Indinë e Lashtë gëzonin një status të barabartë me burrin në të gjitha fushat e jetës.
Tekstet e shenjta sugjerojnë se gratë martoheshin në moshë të pjekur dhe ishin të lira për të zgjedhur
burrin e tyre. Sipas Katayayanes gratë hinduse në Indinë e Lashtë ishin edukuar në shkolla fetare ku
studioheshin tekstet e shenjta të quajtura Vedas. Vetëm rreth viteve 500 p.e.r. statusi i grave indiane
filloi të minimizohej, diferencat ekonomike e politike mes kastave u thelluan dhe në këtë vorbull
ndryshimesh shoqërore e politike gruaja hinuse u gjend e zhvendosur nga roli i saj i mëhershëm në
shoqëri duke u vënë gjithmonë e më shumë në funksion të burrit dhe të familjes. Si masë e parë u
ndaluan gratë të lexonin tekstet e shenjta Vedas. Gratë që ishin ambicioze e energjike dhe që
përpiqeshin të merrnin përsipër më shumë sesa roli i nënës dhe i bashkëshortes kritikoheshin, atyre iu
ndalua edhe pjesëmarrja në disa rituale publike. Filluan rituale të reja si ai i krematoriumit ose djegia e
të vdekurve ku në të rolin kryesor e kishte djali, ai ndizte turrën e drurve dhe me këtë shpëtonte shpirtin
e babës sepse gratë shpalleshin të papastërta ritualisht. Gruaja e cila nuk kishte lindur djem mënjanohej
sepse ajo nuk mund ta shpëtonte shpirtin e burrit të saj i cili do të mbetej përjetësisht i uritur. Në Indinë
antike dhe të mesjetës kanë ekzistuar edge gratë të cilat kanë rënë nën rregullat strikte për kufizimin e
lirisë së gruas, këto kanë qenë kurtiyanet. Kurtizanet literatura i përshkruan të bukura, të edukuara, të
pasura dhe që kanë pozitë të lakmueshme në shoqëri. Kurtizania është dashur të jetë e arsimuar dhe të
zotëronte artet e bukura, gjithsej 64 shkathtësi: muzika, vallëzimi, këndimi, poezia dhe njohja e shumë
gjuhëve .

Hinduizmi është traditë kulturore fetare me origjinë në Indi, konsiderohet si feja më e vjetër nga të
gjitha fetë. Kodet më të rëndësishme të hinduizmit që është transkriptuar dhe përkthyer në ditët tona
është kodi Manu. Manu ishte njeri i parë legjendar, Adami i Hindus. Sipas ligjit Manu gruaja ishte e
rëndësishme për mirëqënien e familjes dhe e nevojshme për prezencën e zotave. Martesa konsiderohej
një punë e zotit. Burri ishte i detyruar ta zgjidhte gruan nga kasta e vet por gruan e dyte ose të tretë
mund ta merrte edhe nga kasta më e ulët madje edhe gruaja mund të martohej me më shumë se një
burrë. Në Hinduizëm haset fenomeni djegia e vejushës (Suttee). Një grua që i kishte vdekur burri nëse
donte mund të digjej gjallë së bashku me burrin e saj, ky rit flet për inferioritetin e gruas në Indinë e
Vjetër . mes viteve 500 dhe 300 p.e.s. në Indi lindi një nga degët e hinduizmit, Dharamsutra që do të
thotë e vërteta e shenjtë e cila është paraqitur në formë aforizmash. Në Dharmsutra janë shkruar të
drejtat dhe detyrat e përjetshme morale dhe fetare në formë ligjesh dhe kodesh që çdo individ duhe të
zbatojë. Dharamsutra në raport me gruan është relativisht liberale edhe pse qysh këtu fillon diskrimini i
gruas . Sipas Dharamsutrës gratë mund të kërkonin divorcin për shkak të impotencës së burrave, lënies
pasdore dhe sjelljes arrogante. Vejushav eiu lejohej rimartesa në kushte të caktuara veçënarisht nëse
ishin të reja. Më vonë pjesë e hinduizmit u bë edhe Dharamashastra ku sipas saj gruaja plotësisht iu
nënshtrohej mashkullit, ajo duhet t’i mbetej besnike burrit deri në vdekje, burri për të ishte zot të cili
duhet ti shërbejë dhe ajo kurrë nuk guxon të ankohet. Gruaja kurrë nuk guxon të jetëe pavarur, ajo
është plotësisht e varur nga babai, si e martuar nga burri dhe si vejushë nga djali.

Budizmi si fe botërore mbështetet tek mësimiet e Buda Shakyamuni apo Buda. Budizmi e dënonte
ndarjen e njerëzve në kasta dhe i kundëvihej dallimeve sociale apo gjinisë. Në fillmi Buda nuk e pranonte
gruan si objekt trajtese në fenë e tij mirëpo më vonë e pranoi. Buda martesën nuk e trajtoi si sakrament,
gratë budiste kanë qenë jashtë ligjeve diskriminuese brahamine, budizmi i lejonte vajzat të martoheshin
në moshë më të rritur, vejushat edhe mund të rimartoheshin pasi u vdiste burri, tek budizmi gratë e
veja të digjen me burrin nuk njihet si fenomen. Te budizmi femrat shfaqen si figura të rëndësishme
mirëpo ajo është e sunduar prej mashkullit , gratë bëheshin murgesha sepse atzre iu mundësohej që të
bënin karrierë, ato kishin mundësi ta praktikonin profesionin e mësues dhe infermierës.

Kodi I Hamurabit

Në Babiloni Hamurabi përmendet për formulimin e kodit ligjor që njihet si kodi i parë i shkruar në
histroinë e njerëzimit, kodi i Hamurabit ishte i shkruar mbi gur dhe kishte 282 ligje. Sipas kodit të
Hamurabit gratë dhe fëmijët duheshin mbrojtur. Trashëgimia e atit ndahej përpjesëtmisht barabrtë mes
djemve kurse vajzat nuk merrnin asgjë përveç prikës. Gratë e Babilonisë gëzonin të drejtën për të
punuar në tregti, buqësi e industri madje ajo mund ta kishte kapitaline vet. Prika saj mbetet pronë e saj
edhe pse menaxhohet nga burri. Ajo kishte të drejta të lidhte kontrata dhe të përfundonte marrëveshje.
Sipas kodit të Hamurabit gruaj që nuk lindte fëmijë apo vuante nga sëmundje të rënda burri mund ta
mbante robëreshë. E drejta e shkurorëzimit i përkiste burrit mirëpo gruaja nga burri që e ndante merret
një pagesë në varësi nga numri i fëmijëve. Në rast shkak i ndarjes është sjellja e keqe e gruas burri nuk
ishte i detyruat ë paguante gruan po edhe mund ta përdorte atë në shtëpi si shërbëtore. Perëndesha e
shquar e Babilonisë ishte Ishtarja- perëndesha e dashurisë fizike e pjellorisë dhe e luftës.

Në Izrael burri kishte të drejta absolute mbi familjen, vajzat hebreje trajtoheshin si shërbëtore edhe në
shtëpinë e babait dhe i ati mund ti shiste ato. Vajzat nuk kishin të drejta trashëgimie vetëm nëse nuk
kishte trashëgimtar tjetër.

Në Iran afërsia e gjakut motra dhe nëna nuk përbënin diqka që duhej respektuar, në shtetin Sasani
martesa me motrën nxitej, në Iranin e vjetër lejohej poligamia.

Në Kinën e vjetër ashtu si dhe në Indinë e lashtë shoqëria ishte e ndarë në kasta: të pasurit, qytetarët e
zakonshëm dhe skllevërit. Përveç që kishte dallime mes kastave por pabarazia sociale dhe politike e
ligjeve ishte e shprehur shumë. Grua nuk trajtohej si njeri por krahasohej me kafshë, asaj nuk i vihej një
emër por thirrej me numra si njëshi, dyshi, treshi. E drejta e ndarjes i takonte të dy palëve, nëse gruaja
tradhëtonte burri mund ta shiste atë. Themelues i Konfucianizmit është Konfuci i cili besonte se qeniet
njerëzore përmbajnë në vetvete burimin e vlerave të nevojshme për të përmisuar shoqërinë, ky nuk u
angazhua për përmisimin e pozitës së gruas. Konfucianizmi i la gruas status më të ulët.

Në Egjipit gratë kanë pasur më shumë të drejta sesa në vende tjera, përveç skllevërve gratë kishin të
drejta të barabarta me burrat. Ato kanë pasur të drejtë të blinin dhe zotëronin tokë, të martoheshin, të
bënin divorc, të bënin kontrata etj. Asnjë ligj i shkruar nuk jau ka ndaluar që gratë të mos jenë faraone.
Në Gadishullin Arabik para Islamit gruaja trajtohej si mjet për plotësimin e epsheve të mashkullit. Gruaja
ishte e privuar që të krijoj familje, ndarjes, trashëgimisë. Vajza në familjes trajtohej si barrë.
LIBRAT E SHENJËT PËR GRUAN

Historia e njerëzimit jep të dhëna se në civilizimet e lashta kanë ekzistuar perëndi femra. Në disa lëvizje
fetare gruaja konsiderohejt si person më i përshtatshëm dhe më i qëlluar se sa mashkulli për kryerjen e
ceremonisë fetare kurse në disa lëvizje të tjera angazhohen vetëm meshkujt. Me përhapjen e feve të
mëdha botërore, Judaizmi, Krishtërimi dhe Islami u krijuan dhe u vendosën rregulla të reja që
përcaktonin sjelljet e individëve qofshin ata meshkuj apo femra, mirëpo në këto fe statusi i femrës
mbeti i kufizuar. Judaizmi është feja më e vjetër rreth 1000 vjet para Krishtit. Judaizmi dhe krishtërimi
mund të thuhet se kanë të njejtën hapësirë gjeografike , të njejtën dogmë, një zot të vetëm dhe zanafilla
të përbashkta. Për këtë arsye judaizmi dhe krishtërimi ndajnë disa libra të shenjët, hebrenjët e quajnë
Torah e shkruar kurse krishterët e quajnë Dhjata e Vjetër. Pastaj hebrenjët dallohen për Thorën gojore
kurse te krishterët për Dhjatën e Re. Torah u bë Ligji i Moisiut, themeluesit e kombit izraelit. Dhjata
është libri i themelimit të krishtërimit. Në Torah burri dhe gruaja kanë tretman të ndryshëm, tek
hebrenjët gratë kishin status më të ulët sepse ato shiheshin si më të paafta. Vejushat ishin të përjashtuar
nga shoqëria kurse gratë beqare ishin të fshehura. Meqë Eva e kishte tunduar Adamin nuk ishte e
lejueshme që burrat të qëndronin vetëm me një grua pa qenë i martuar me të dhe ti hidhnin sytë mbi
një grua të martuar. Qëndrimi i Jezusit shfaqet tek ungjilli i Lukës dhe tek Ungjilli i Gjonit, edhe pse
Jezusi kishte pas vetes 12 dishepuj me të udhëtonin gra madje kur u ringjall Jezusi iu shfaq së pari grave.
Edhe pse jezusi mendonte pozitivisht për gruan krishtërimi u bazua më shumë tek historia e Adamit dhe
Evës, kjo i ka bërë që krishterët të besojnë që Bibla mëson se gratë janë inferiore ndaj burrave. Feja e
krishterë është qështje e meshkujve në simbolizmin dhe në hierarkinë e saj, nëna e tij Maria
konsiderohet si hyjnore. Zoti gjithnjë ka qenë babai një person mashkull dhe Jezusi mori formën
njerëzore të një burri. Në tekstet biblike rolet parësore janë të rezervuara për meshkujt , madje tek
Testamenti i ri të gjith dishepujt janë meshkuj. Sipas ideologjisë së Adamit dhe Evës gruaja është më e
dobët se se burri, gruaja e tundon burrin dhe prandaj konsiderohen si të rrezikshme, ato janë armike të
arsyes. Sipas doktrinës krishtere roli kryesore i grave është lindja e fëmijëve. Duke u bazuar në
mendimet e shumë filozofëve u krijua një identiet i padrejtë dhe shtypës ndërkohë për burrin një
identitet mbizotërues dhe mbivlerësues. Gjatë historisë Bibla është përdorur për ti mbajtur gratë në
vendin e vet por feministet janë përpjekur ti japin një interpretim pozitiv. Zoti në Bibël paraqitet si
çlirues prandaj këtu gratë e shohin aspektin pozitiv të saj. Po nëse zoti e ka krijuar mashkullin dhe
femrën si mund të themi se ai është më shumë mashkull se femër.

Islami njihet si fe më tolerante se sa fetë tjera, pra femra në Islam ka pozitë më të mirë se sa femrat në
religjionet tjera. Shumë studiues të Kuranit thojnë në Islam gruaja nuk është mëkatare, shkaktare e
mjerimit por feja i ka fuqizuar vetë meshkujt. Tek ky aspekt bazohemi tek pjesa “ o ju njerëz! Frikësojuni
Zotit tuaj, që ju ka krijuar prej një njeriu dhe nga ai krijoi shoqen e saj, e prej atyre u shtuan edhe shumë
burra e gra. Sipas shumë studiuesve ky është një nga tekstet e para ku gruaja humanizohet por një pjesë
e tyre theksojnë se prapë zoti krijoi njeriun( mashkullin) pastaj të shoqen e saj pra gruaja prapë është e
dyta. Këtu krijohet edhe një interpretim se zoti e krijoi gruan për burrin, që të mos jetojë në vetmi. Në
shumë tekste hasim që gruaja është krijuar nga burri p.sh në Bibël Eva është krijuar nga brinjët e Adamit,
Athina(perëndesha e menqurisë dhe e luftës) lindi nga koka e Zeusit pra të dy gratë kanë pozitë dytësore
edhe pse në realitet çdo burrë është i lindur nga një grua. Teoritë feministe pohojnë se tekstet
doktrinuese të secilës fe(Kurani, Bibla, Torah etj) janë seksiste dhe nga dallimet gjinore nxjerrin
arsyetime për diskriminet shoqërore.

GRUAJA NË MESJETË

Mesjeta është një periudhë kohore në historinë evropiane, ajo filloirreth vitit 476 kur ra Perandoria
romake perëndimore dhe vazhdoi deri kur Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën ose Botën e re në 1492.

Gjatë mesjetës u krijuan shtete të reja dhe mes këtyre shteteve ndodhën shumë lufta, krijuan kushte të
vështira për pozitën e gruas ndaj të cilës u shtua qëndrimi jo miqësor i kishës katolike.

Kisha katolike në këto vite e pati të vështirë t’i njihte gruas dinitetin e lartë të matronës romake. Kisha
mbante qëndrim shumë pesimist ndaj gruas. Shën Jerome thoshte se gratë janë porta e ferrit duke u
mbështetur në faktin që Satani e zgjodhi Evën si ndërmjetësuese e cila do ta shtynte Adamin nga mëkati.
Për Shën Augustinin gruaja ishte vetëm ndihmëse e mashkullit për lindjen e fëmijëve. Ai thotë se ato
janë të varura prej seksit mashkullore. Thomas Aquinas i cili ka zhvilluar një teori të tërë për vlerat më të
pakta në krahasim me mashkullin. Sipas mendimit të tij mashkulli i takon gjinisë së vërtetë, ai është aktiv
kurse gruaja është pasive dhe ajo vetëm ofron materialin(trupin e saj) për krijesa të reja apo fëmijë. Ai e
quan gruan krijesë me defekte. Gruaja nuk ka forcë morale që t’i rezistojë pasionit, kjo është arsyeja pse
gratë nuk duhet të arsimohen dhe të kenë përgjiegjësi politike. Prej shekullit X-XIII në Francë grat e
kanë pasur një pozitë relatiisht të mirë mirëpo statusi i saj ndryshoi në shekullin XIV kur filluan të dalin
ligje sipas të cilave gruaja nuk mund të jetë trashëguese e pasurisë. Gjykata supreme e Parisit me 29
qershor 1593 ia ndaloi grave çdo funksion në shtet. Gruaja sipas kishës ishte armiku i përgjithshëm dhe
kundrejt saj duhet të mirren masa mbojtëse. Me kalimin e kohës pozita e gruas është keqësuar kurse në
mesjetë është robëruar, kjo periudhë njihet si periudha e errët pasi u ndalua edukimi në përgjithësi e në
veqanti për gratë. Gratë janë trajtuar kryesisht si dytësore dhe të nënshtruara dhe janë lidhur me
emocionet, trupin dhe natyrën. Shën Pali ka thënë se gratë janë moralisht të barabarta me burrat,
shpëtimi i tyre ka rëndësi të njejtë me shpëtimin e burrave (të gjithë të bashkur në Jezu Krishtin-aspekti
moral/fetar). Ai thoshte se gruaja duhet t’i nënshtrohet burrave, ato mund t’i ndjekin shërbimet kishtare
bashkë me burrat por duhet të jenë të mbuluara me shami kurse burrat jo. Burrat janë imazhi dhe lavdia
e zotit kurse gratë janë krenaria e burrit. Ai ishte kundër martesës dhe vlerësonte gratë të cilat
dedikonin jetën Krishtit apo fesë. Në mesjetë e hasim edhe fenomenin e djegies së grave me pretekstin
se janë shtriga. Zhan d’Ark trimëresha frënge e pati një fatkeqësi të njejtë, ajo kërkonte nga mbreti një
ushtri që të luftonte për qlirimin e vendit të saj(Orleanin) nga anglezët. Mbreti i dha vajzës atë që ajo po
kërkonte dhe ajo arriti ta qlironte vendin e saj. Mbreti dhe bashkëpunëtorët e tij filluan ta shihnin këtë
vajzë me një dozë xhelozie. Ajo dëshironte t’i qlironte edhe vendet/qytetet tjera por u zu rob nga
burginjezët të cilët e shitën tek anglezët. Ata e akuzonin se ajo kishte bërë një pakt me djallin por ajo i
mohonte këto akuza. Zhana u dënua me vdekje, u dlnua të vdiste në turrën e druve si heretike. Ajo me
qëndrimet e saj nxiti patriotizmin francez. Në Angli mes shek,V-XI burrat mund t’i shisnin gratë. Në Angli
gruan e konsideroninsi një qenie të ulët prandaj ajo as nuk kishte të drejtë pa prekte as ungjillin. Vetëm
në kohën e mbretit Henriku i VIII, ky status u arrit të hiqej me një vendim të miratuar nga parlamenti. Në
francë që në shekullin e VI pati diskutime mbi statusin e gruas, ata erdhën në përfundim se gruaja është
vetëm një shërbëtore e burrit. Ato as nuk kishin të drejtë të kërkonin divorcin.
Gratë e Saksonisë, ishin ndoshta gratë më të mësuara të Evropës, përkushtimi i tyre ndaj arsimit ishte
një nga prioritetet kryesore të grave gjermane. Gruaja gjermane u bë konkurrente serioze e meshkujve.
Vajzat gjermane mund të martoheshin vetëm nëse ishin të virgjëra , nëse gratë bënin shkelje morale ato
dënoheshin nga bashkëshorti. Fajtorës iu qetheshin flokët dhe e zhvishnin para prindërve pastaj burri e
largonte nga shtëpia duke e rrahur me thupër. Gra të shquara gjermane ishin: Sofia Karlota ishte
bashkëshortja e mbretit të Britanisë George III e cila themeloi Akademinë në Berlin, mbretëresha
Kristina Elizabeta u mor me letërsi dhe u ndihmoi të tjerëve.

Pjesa e tretë- Për gruan shqiptare

Vështrim i shkurtër historik mbi të drejtën zakonore dhe fenë.

Në shoqërinë shqiptare shkaku kryesore që ka ndikuar në diskriminimin gjinor ka qenë dominimi i


normave patriakale, sipas normave dhe organizimit social të familjes femra është konsideruar gjithmonë
inferiore kurse burrat konsideroheshin si mbajtës të familjes. Gratë duhet të kujdeseshin për shtëpinë
dhe të mirreshin me rritjen e fëmijeve, punët e shtëpisë nuk vlerësoheshin prandaj edhe statusi i gruas
gjithmonë ka qenë i ulët. Gruaja punonte edhe në bujqësi por jo në punë të rënda kurse burrat me punë
fizikisht më të rënda(ndërtimin e shtëpive). Në rast se burri e lëshonte gruan pa fëmijë ajo nuk përfillej
fare dhe menjëherë duhej të largohej nga shtëpia e burrit për tek shtëpia e babait, por nëse kishin
fëmijë procedura e lëshimit ishte më e komplikuar.

Vajza skishte të drejt mbi pasurinë e babait pra të drejtën e trashëgimisë dhe kjo ndikonte tek statusin e
saj të ulët ekonomik. Gratë nuk mund ta trashëgonin as tokën. Në mungesë të djemve prona apo
pasuria iu lihej kushërinjeve më të afërt.

Bërthamë e jetës shoqërore ishte familja ku në bazë të traditës vërejmë dominimin absolut të mashkullit
dhe se familja nuk krijohej nga dashuria apo dëshira mes dy personave por me marrëveshje e prindërve
apo e të afërmeve. Sipas traditës më i moshuari është zoti i shtëpisë (kjo vlen për te dy gjinitë).

Familja patriarkale e organizuar sipas të drejtës zakonore shqiptare i ka këto tipare:

1. Familja si bashkësi njerëzish me lidhje gjaku nga babai- familje e madhe me disa breza
2. Familja patriarkale shqiptare kishte ekonomi të bashkuar, bujqësia e blegtoria ishin degët
kryesore të ekonomisë të cilat administroheshin nga i zoti i shtëpisë.
3. Pushteti i burrave mbi gratë e familjes- burrat ishin bashkëpronarë të pasurisë familjare kurse
gruaja kur martohej nuk sillte asgjë me vete prandaj kjo dëshmon se pushteti ekonomik i
burrave ishte për shkak të autoritetit të tyre në familje, pushtet i cili ishte edhe mbi gra.
4. Pushteti i të zotit të shtëpisë-familja patriarkale shqiptare ishte njësi paksa e madhe ekonomike
shoqërore dhe si e tille kishte nevojë për një udhëheqës të ditur, mençur që e organizonte gjithë
shtëpinë dhe familjen.
5. Ndarja e punës dhe organizimi i brendshëm- çdo familje e madhe apo e vogël i ndante punët
dhe kishte një organizim të brendshëm
6. Solidariteti mes anëtarëve të familjes në familjet e mëdha ishte tejet i theksuar

Termi familje ka fillu me u përdor vonë prej shqiptarët, për ta treguar familjen populli shqiptar përdorte
termat si zjarr, shtëpia tym.

Për të ekzistuar një rend në shoqëri dhe për rregullimin e relacionoeve mes njerëzve nevojiten rregulla,
këto rregulla i cakton vetë shoqëria që ndryshe quhen norma. Ato nuk janë të përjetshme por
vazhdimisht ndryshojnë. Përveç normave shoqërore çdo popull i ka edhe zakonet dhe traditat por të
cilat edhe ato ndryshojnë. Tek shqiptarët sipas zakoneve gruaja në raport me burrin kishte pozitë
nënshtruese.

E drejta zakonore shqiptare përbëhej nga disa kanune por ata më me ndikim kanë qenë:

-Kanuni i Skendërbeut dhe

-Kanuni i Labërisë

Këto kanune janë rregulla të pashkruara, veprimi i tyre shtrihej në këto zona

Kanuni i Lekë Dukagjinit- krahina e Dukagjinit, Malësi të Lezhës,Mirditë, rrafshi i Dukagjinit, Shalë.

Kanuni i Skendërbeut – krahinat e Shqipërisë së mesme ,Kruja, Elbasan, Shkumbin.

Kanuni i Labërisë-Malet e Kurveleshit të poshtëm e të sipërm, deti Jon afër Delvinës, Himarë.

Sipas normave kanunore vajzat nuk gëzonin të drejta individuale, ajo i nënshtrohej babait të saj apo
vëllait, kushërinjëve. Pushteti prindëror ndaj fëmijëve është i padiskutueshëm( ka të drejtë me rrah,
lidhë, vra, burgos e edhe me vra edhe kanuni nuk i kërkon arsye). Kanuni për gruan është tejet i
njëanshëm dhe regresiv. Sipas kanunit të Lekë Dukagjinit vajza ska të drejtë me e zgjedh fatine vet, do të
shkojë për atë me të cilin e fejojnë, nëse nuk ka prindër atëherë vendosin vëllezërit apo kushërinjët.
Zbatimi i kanunit poashtu dallon nga fshati në qytet. Mosha e fejesës dhe martesës nuk ishte e cekur në
kanun prandaj prindërit për shkaqe ekonomike i martonin vajzat e tyre në moshë ende të mitura,
shpeshherë edhe i premtonin në djep apo edhe në barkun e nënës. Fejesa në djep bëhej për shkak të
pasurisë, forcimin e një miqësie, bashkim mes dy familjeve. Fjala e dhënë e prindërve duhej respektuar
prandaj fejesa nuk lejohej të prishej, fejesa mund të prishej ishte me vullnetin e vajzëskur ajo deklarohej
se nuk do të martohej kurrë.

Arsyeja se vajzat fejoheshin të mitura ishte për shkak se fenomeni i grabitjës së vajzave ishte përhapur
shumë, prandaj fejesa e hershme i siguronte asaj të drejtën e paprekshmërisë. Marrëveshja e fejesës
finalizohej me dhënien e nishanit(unazës).

Martesa- e drejta prindërore me karakter patriakal. E drejta zakonore e përcaktonte statusin e gruas në
marrëdhëniet martesore e familjare. Martesa sipas të drejtës zakonore do të thotë të krijosh familej, të
shtosh fuqinë punëtore dhe të lindësh fëmijë
Virgjëria-ka ekzistuar mundësia që një vajzë që nga lindja të deklarohej që është djalë, ajo detyrohej të
vishej si djalë, të sillej si djalë, të shoqërohej me meshkuj, me këtë ndryshim ajo betohej se do ta ruante
virgjërinë e saj dhe betohej të mos i kthehej kurrë më gjinisë që e ka pasur kur ka lind.

Marrëdhëniet bashkëshortore- sipas së drejtës zakonore ndaheshin në marrëdhënie vetjake apo


personale dhe ato pasurore.

Marrëdhëniet vetjake përfshinin bashkëjetesën mes burrit dhe gruas.

Marrëdhniet pasurore- dallojmë dy lloje të pasurisë: pasuria që i takon familjes së madhe dhe pasurinë e
veçantë të anëtarëve të familjes. Gruaja trajtohej në mënyrë të pabarabartë edhe në marrëdhëniet
pasurore ndërmjet bashkëshortëve sepse ia mohonte të drejtëne pronësisë qysh kur ishte vajzë te
babai.

Shkurorëzimi- sipas normave zakonore kjo e drejtë ju takonte vetëm burrave. Burri mund ta ndante
vajzën gjatë fejesës apo edhe gruan pas martesës. Një nga shkaqet kryesore e ndarjes së gruas ishte
edhe shkelja e besnikërisë bashkëshortore e cila dënohej rëndë, kanuni e dënonte vetëm gruan ku
lejohej që edhe të vritej gruaja. Veqori e të drejtës zakonore shqiotare ishin të drejtat që i jepeshin gruas
së ve dhe të shkurorëzuar. Pas shkurorëzimit gruaja nuk mund të martohej deri në tre muaj, nëse ishte
shtatëzënë duhet të lindte e pastaj të martohej, fëmija i lindur konsiderohet pronë e burrit prandaj
duhet ta dorëzonte tek shtëpia e burrit(ish-burrit). Gruaja e ve vendoste vetë për martesë. Mirëpo në
disa vende gruaja e ve nuk lejohej të martohej për të dyten herë por mbetet në shtëpi si “levirati”(për
kunetër), njihen raste edhe kur burrit i vdiste gruaja dhe ai martohej me të motrën e saj.

Gruaja me punën e saj kontriubonte në gjallërimin e jetës ekonomike të familjes, përveç punëve të
shtëpisë ajo merrej edhe me punët e bujqësisë pastaj edhe me punët artizanale ato i përmbushnin
kërkesat e familjes me veshmbathje dhe për shtresa e mbulesa. Gratë në malësi kryenin edhe punë të
rënda(bartin dru e ujë, punojnë leshin,mbajnë zjarrin, presin miq dhe ruajn nderin e familjes.

Zoja e shtëpisë i kryen këto punë femërore gjithmonë sipas udhërit të zotit të shtëpisë. Kanuni ia njohu
gruas të drejtën e mbajtjes së armës për vetëmbrojte. Ajo nuk e kishte të ndaluar komunikimin me burra
të njohur e të panjohur pasi që merrte pjesë në çdo ceremoni familjare shoqërore(dasma, vdekje, festa).

Populli shqiptar i takon tri feve dhe feja ka ndikuar në forcimin e normave dhe vlerave tradicionale.
Pozita e gruas në familjen myslimane përcaktohej nga ligjet e sheriatit kurse pozita e gruas ortodokse
dhe katolike përcaktohej nga e drejta katonike kishtare. E drejta zakonore e përcaktonte çmimin e pajës
apo të martesës ku theksohej se familja e dhëndrit duhet t’i dërgonte familjes së vajzës 0,25 ar për ta
përgaditur pajën dhe nëse nuk e dërgonte familja e vajzës mund ta refuzonte martesën. Tek katolikët
me pajë babai i jepte vajzës edhe prikë, prika caktohej nga pasuria e patundshme që zakonisht ishte para
për të mos shkaktuar ngatërresa më vonë me fëmijët e tjerë. Mbi prikë të vajzës nuk guxonte të vinte
dorë askush sepse ajo i siguronte asaj pavarësi ekonomike në familjen e burrit. Në veri të Shqipërisë
prika quhej salem kurse në jug pekuli.
Sipas sheriatit gruaja kishte detyrime dhe të drejta, detyrimet ishin bindja ndaj burrit, të pranonte
jetesën me gra të tjera të burrit të saj, të ruante mallin e burrit, shëndetin e tij dhe vatrën
bashkëshortore. Ajo nuk lejohej të largohej nga shtëpia pa lejen e burrit. Burri kishte detyrim ndaj gruas
të ja siguronte veshmbathjen, ushqimin, banesë apo shtëpi të përshtatshme dhe duhej ta siguronte
respektin dhe dashurinë mes të gjitha grave nëse kishte më shumë se një. Nëse këto detyrime nuk
realizohen apo nëse njëri prej bashkëshortëve mashton, ka sëmundje tek organet gjenitale, çmendur u
jepej e drejta për shkurorëzim, para gjyqit është provuar që të pajtohen. Kurani i jepte të drejtë burrit ta
ndante e ta ndëshkonte gruan nëse e then besnikërinë bashkëshortore(tradhëtinë). Kurse feja katolike e
konsideronte kurorën e përjetshme pra nuk lejohej prishja e saj. Ajo njihej vetëm nësi burri apo grua
vdes ose kur kurora nuk ishte bërë në kishë apo edhe nëse nuk e kishin konsumuar ende martesën. Feja
ortodokse e lejonte prishjen e martesës nëse ka pasur tradhti. Gruaja e ve duhej të priste katër muaj e
10 ditë që më pas të martohej.

Tek feja katolike gruas i njihej e drejta e trashëgimisë në derë të babait(1/4 e pasurisë) që jipej në formë
prike apo paje.

Mendimtarë shqiptarë të lëvizjes kombëtare për pozitën e gruas

Dora d’Istria- grua e shquar e cila u angazhua kundër trajtimit negativ dhe të pabarabartë të gruas në
shoqërinë shqiptare gjatë shekullit XIX. Disa nga veprat e saj që e trajtuan këtë qështje janë: Gratë në
Lindje, Gratë në Perëndim, Një grua për gratë, Gratë e Azisë etj.

Ajo kërkonte zgjidhje për pengesat kryesore për zhvillimin e personalitetit të femrës. Ajo trajton qështje
si pozita e gruas në familje, roli dhe rëndësia e saj për edukimin e fëmijëve, pjesëmarrja e gruas në të
gjitha sferat e jetës dhe dinjiteti i gruas. Ajo i kushtoi shumë rëndësi gruas shqiptare madje botoi një
vepër të titulluar “Vasiliqia” që është një nga veprat më të rëndësishme të saj ku tregohet historia e
Vasiliqisë, bijës së një pasardhësi të pellazgëve të vjetër. Vasiliqia u rrëmbye nga Ali Pashë Tepelena kur
ishte ende e vogël duke i shkaktuar dhimbje të mëdha të atit të saj, mirëpo vajza e re arriti ta bëjë për
vete zemrën e egër të Ali Pashë Tepelena dhe në këtë mënyre ia arriti të shpëtonte vëllain e saj,
Gjeorgje Kiciu dhe si rezultat pushuan kontradiktat mes A.P.T dhe krishterëve. Në këtë vepër theksohet
besnikëria e gruas shqiptare ndaj burrit, madje historia thekson se gruaja shqitare ka pritur burrin saj me
shumë vite që tu kthehen nga lufta apo ushtria. Dora d’Istria shkruan për kontributin e gruas si nënë,
bashkëshorte e mirë dhe luftëtare e denjë. Ajo mendon se të gjitha shkaqet për pabarazinë e gruas nuk
duhet t’i kërkonte vetëm në paragjykimet e burrave sepse edhe gratë nuk ishin të prirura ndaj ideve të
reja. Ajo thotë se duhet t’i hapim gruas me intelekt të fortë fushat e punës mendore atëherë ajo e
zbulon talentin e saj. Ajo shkruan edhe për trimërinë e grave shqiptare. Dora d’Istria e përmend flet
edhe për pjesmarrjen e gruas në politikë. Dora d’Istria luftonte me këmbëngulje për të drejtat e gruas,
lirinë, barazinë e saj gjinore. Autorja vë në pah edhe pjesëmarrjen e gruas shqiptar në luftërat për liri
dhe pavarësi si shembull figura e Laskarina Bubulina- grua e menqur dhe e pasur e cila sakrifikoi të gjithë
pasurinë e saj dhe tërë familjen e saj për çlirimin e vendit të saj nga sunduesit.
Gruaja në veprën letrare të Jeronim De Radës

Jeronim De Rada poashtu e paraqitit femrën në veprat e tij ku në qendër të poemeës të tij qëndron
figura e Serafina Topisë. Përmes kësaj figure ai paraqet idenë e tij përparimtare dhe angazhiminn e tij
për ndryshimin e pozitës së gruas në shoqërinë shqiptare.

Figura e Serafinës është intelektuale, ka pavarësinëe saj morale, edhe pse si figurë nuk përkonte me
realitetin e asaj kohe por do duhej të shërbente si model. De Rada e kupton gruan si qenie të lartë.
Serafina e dinte se çdonte por i mëshefte ndjenjat e saj e sidomos kur të bëhet fjalë për fatin e saj. Ajo i
nënshtrohet cenzurës së rrethit të zakoneve dhe traditës

Angazhimi i Sami Frashërit për qështjen e gruas

Sipas Sami Frashërit rëndësia e vlerës së gruas është kuptuar shumë vonë dhe asnjëherë nuk është
vepruar për të siq ka qenë nevoja. Ai thotë se kurdoherë gruaja është quajtur si robëreshë e meshkujve
apo si pasuri e mall i tyre e herë si burim argëtimi, lojë e zbukurim i meshkujve. Gruaja ka njësoj pamjen
e një njeriu dhe ajo mund të jetë e aftë sikurse burri. Ai flet për dallimet mes meshkujve dhe femrave ku
theksons e femra është më e dobët fizikisht mirëpo ka mendje më të mprehët se meshkujt. Gruaja është
themeli i shoqërisë njerëzore, shtylla e moralit. Edhe Samiu pengesë kryesore për barazinë e gruas e
shihte nivelin e ulët të edukimit dhe të arsimit. Samiu e thekson amësinë tek femrat për ta treguar se sa
e rëndësishme është ajo, se si në çdo moshë është strehë për njeriun. Meqënëse gruaja ka një rol të
rëndësishëm në familje dhe më gjërë kjo është arsyeja që njerëzit e arsyeshëm kanë ditur ta vlerësojnë
gruan. Familje do të thotë grua, mendonte Samiu sepse kur mashkulli është i paarritur gruas i bien në
dorë shumë punë. Nëse gruaja është e edukuar bashkë me qumështin i jep fëmijës edhe edukatën.

Mid’hat Frashëri për të drejtën e grave

Ai qështjen e trajtimit negativ të gruas nuk e konsideron vetëm si preokupim i femrave por edhe i
meshkujve por si qështje të gjithë njerëzimit. Ai u angazhua për avancimin e pozitës së gruas. Ai paraqiti
idetë e tij për tejakalimin e status-quos-së gjinore në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike. Vepra e
tij “Gruaja” të cilën jau dedikoi mësuesëve të cilët do të formonin brezin e ri. T’i mbushni ata fëmijë me
ide përparimtare thoshte ai. Autori ishte i bindur se për të formuar një komb që të mund ky komb të
rrojë dhe të përparojë në një ideal, gruaja nuk duhet të mbetet në rradhë të dytë por të arsimohet
krahas mashkullit. Nëse femra nuk është e arsimuar atëherë ajo nuk është gati të bëhet partnere e
barabartë e mashkullit. Mid’hat Frashëri shkruan edhe për martesën dhe statusin e gruas së martuar.
Gruaja pa e zgjedhur burrin e saj shkon në shtëpi të huaj, bëhet punltore e lënë krejt pas dore sado që të
ketë qenë e bukur dhe e re.

Pjesa e katërt

Lëvizja dhe Feminizmi

Historia e lëvizjes së grua është periodizuar në tre faza apo valë sipas stuiusve feministë.
Vala e parë konsiderohet të jetë lëvizja që ndodhi në fillim të shek.XIX deri në fillimet e shek. XX ku pika
kyqe e kësaj vale ka qenë e drejta e votës(lëvizja sufragiste).

Vala e dyte e zhvilluar gjatë viteve 1960-1980 u fokusua në pabarazitë ligjore, sociale dhe kulturore. Vala
e tretë nga 1990 e deri më sot konsiderohet vazhdim i valës së dytë me qëllim të realizimit të objektia të
cilat nuk janë realizuar gjatë valës së dyte.

Lëvizjet për të drejtat e grave

Lëvizjet e hershme

Idetë për emancipimin e gruas datojnë që para shek. XVIII. Francezja Christine de Pisan konsiderohet si
parërendsja e mendimit feminist dhe themeluese e traditës perëndimore, ajo është e para grua që
siguronte jetesën me shkrimet e saj ku për herë të parë u vu në pyetje roli i gruas në shoqëri. Mendimi
feminist u forcua gjatë periudhës së Iluminizmit me mendimtaret angleze si Mary Astell dhe shkrimtarja
aristokrate Mary Wortley Montagu. Në periudhën e Iluminizmit gratë filluan të vedijësoheshin se edhe
ato si krijesa njerëzore duhet t’i kenë të drejtat e tyre. Mary Astell besonte se gratë dhe burrat janë
njësoj qenie të arsyeshme prandaj edhe duhet të arsimohen njejtë. 10 vitet e fundit të shekullit XVIII u
karakterizuan me dy revolucione: Revolucioni Amerikan i 1776-së dhe Revolucioni Francez i 1789-së.
Ligji Amerikan i të drejtave së bashku me parrullën franceze Liberte Egalite dhe Fraternite pra Liri, Barazi
dhe Vëllazëri patën ndikim të madh në shoqëri. Mendimin politik e filozofik iluminist e përshkonte idea
e progresit të shoqërisë jo përmes zotit po përmes zhvillimi të dijes dhe arsyes njerëzore. Përpjekje për
përmisimin e statusit të gruas janë veprat e Mary Wollstonecraft, Abigail Adams që binin në
kundërshtim me veprat e Volterit, Rusosë, Monteskiesë etj, një përpjekje tjetër është edhe letra e
Abigail Adams e drejtuar të shoqit të saj i cili ishte presidenti i dyte i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
që të angazhohej në përmisimin e tëë drejtave të grave.

Grupet e para aktive të grave u organizuan pas Revolucionit Francez ku takoheshin, debatonin dhe
hartonin kërkesat e tyre. Olympe de Gouges-udhëheqëse e një grupi të grave hartoi një deklaratë të
titulluar “Deklarata për të Drejtat e Grave” e bazuar në dokumentin kryesor “Deklarata për të Drejtat e
Njeriut dhe Qytetarit”. Ajo kërkonte që të drejtat e shpallura nga deklaratat e Revolucionit të vlenin
edhe për gra dhe kjo qe arsyeja që ajo u ekzekutua në vitin 1793. Vdekja e saj qoi në mbylljen e të gjitha
klubeve dhe u burgosën e u përndoqën shumë gra.

De Condorset- mendimtar dhe politika i cili i mbështeti gratë dhe kërkesat e tyre. Ai deklaroi se duhej t’i
ofroheshin të gjitha qenieve njerëzore të gjitha mjetet e nevojshme për t’i plotësuar nevojat e tyre në
mënyrë që ta sigurojnë mirëqenien e tyre. Ai propozonte që secilit individ t’i jepej mundësia për
zhvillimin e talentit dmth barazi faktike mesa burrave dhe grave, nëse kjo ju mohohet ai thotë se kjo
është tirani e papranueshme. Mary Wollstonecraft pohonte se nëse grave do të ju jepeshin të drejtat
dhe mundësit e burrave dhe pavarësinë ekonomike atëherë përsosmëria e njerëzimit do të ishte më e
afërt. Deklaratë tjetër në mbështetje të feminizmit ishte edhe ajo e Xhon Stjuart Millit i cili u angazhua
për të drejtën e gruas që të votojë kurse gruaja e tij u angazhua që gruaja të ketë të drejtë punoj jashtë
shtëpisë së saj me qëllim që të pavarësohet ekonomikisht. Gratë kërkonin që të edukoheshin me qëllim
që të punonin. Gratë të cilat përbënin një grup me interesa speciale dhe mbanin një pozitë të
nënshtruar në shoqëri, aktivitetin e tyre e përqëndruan në përmisimin e pozitës së tyre në shoqëri. Idetë
e tyre u njohën si ide feministe. Lëvizja e grave përparoi edhe në SHBA ku u lidh me luftën e skllavërisë.
Gratë u përfshinë në luftën për çlirimin nga skllavëria e popullësisë me ngjyrë mirëpo asnjë grua nuk u
lejua të mirrte pjesë në Konventën Botërore kundër skllavërisë që u mbajt në Londër në 1840, ky fakt i
bëri ato të kuptojnë se skllavëria nuk kishte të bënte vetëm me racën po edhe me gjininë. Në vitin 1848
drejtueset e lëvizjeve të grave në SHBA u mblodhën dhe miratuan deklaratën e Pikëpamjeve ku thuhet
se të gjithë burrat dhe gratë janë krijuar të barabartë. Figura të famshme të lëvizjeve të grave të aso
kohe ishin Elisabet Cady Stanton, Susan Anthony dhe Lucy Stone.

LËVIZJET PËR TË DREJTAT POLITIKE

Për shkak të angazhimit të grave për të drejtat politike, lufta feministe u përhap në të gjitha vendet
kryesore Evropiane, madje në Amerikë dhe Britani shumë prej kërësave të tyre ishin realizuar. Arsimimi i
grave u rrit në masë të madhe prandaj u rrit edhe kërkesa për mësuese por pastaj u rrit edhe kërkesa
për arsim të lartë për gra. Pastaj një grua e martuar kishte të drejtë ta kishte pronën e saj, ti mbante të
ardhurat e saj, kujdestarinë e fëmijës, mbrojtje nga abuzimi fizik i burrit. Vlen të përmendet takimi në
Londër i vitit 1908 ku morrë pjesë gjysëm milion njerëz. Si rezultat i kësaj lufte gratë fituan të drejtën e
votës, së pari në Zelandë të Re në vitin 1893, Australisë 1903, Finlandë 1906, Norvegjisë 1913,,
Danimarkë 1915, Japoni 195 etj. Gjatë depresionit të madhe dhe L2B lëvizjet feministe pësuan rënie pasi
që prioritet ishte të mbijetonin dhe jo të drejtat e grave pasi që edhe lufta la shumë shkatërrime e
pasoja, shoqëria u fokusua në rindërtim.

Rigjallërimi i lëvizjes

Në vitet 60 lëvizjet feministe u riaktivizuan duke synuar reforma më të gjëra social. Kjo periudhë zgjati
deri tek vitet 80 dhe konsiderohet si vala e dyte. Vala e dytë kishte për qëllim ti jepte fund diskriminimit.
Carol Hanisch në një ese të saj përdori fjalinë “Personalja është politike” e cila u bë slogan i lëvizjes dhe i
valës së dytë. Në SHBA lëvizjet e grave iu bashkuan Martin Luther King për të drejtat cilivile, pike shtyse
tjetër do të ishte formimi i Komisionit për statusin e gruas në vitin 1961. Raporti i parë i këtij komisioni
do të theksonte se gratë kishin një pozitë inferiore në shoqërinë amerikane. Ndikim të madh pati edhe
libri “Mistika Femërore “ i Betty Friedan ku ajo theksoi se gratë nuk kishin hapësirë që ti përmbushin
synimet e veta përveç të jenë bashkëshorte dhe nëna. Ajo u vu në krye të Organizatës Kombëtare të
Grave ku u shkrinë të gjitha lëvzijet e grave, program i së cilës ishte sigurimi i të drejtave të grave .

Në vitin 1885 u formua një koalicion i përbërë nga drejtueset e organizatave më të mëdha të grave që u
quajt Axhenda e Grave.

Lëvizjet e grave në vende të ndryshme


Lëvizjet e grave në vende të ndryshme u zhvilluan në nivele të ndryshme. Në Kinë qështja e grave ishte
prioritet i shoqërisë. Në familejt e vjetra kineze gruaja nuk kishte asnjë të drejtë, as për pronë as për
trashëgimi as për martesë të saj madje në Kinë këmbët e grave lidheshin që të mos rriteshin shputat. Me
kohë ligji i martesave u përmisua dhe pozita e gruas përparoi po ende ka neveojë për përmisime.

Në Indi lëvizjet feministe u fokusuan tek arsimimi i femrave, pastaj u ndalua djegia e grave të veja,
martesa në moshë fare të vogël. U fitua e drejtës së divorcit, votës dhe trashëgimisë. Mirëpo ende
vërehet tek shtresat e varfëra praktikimi i traditave dhe zakoneve shytpëse për femrat.

Suedia dhe Norvegjia konsiderohen si modele të barazisë gjinore mirëpo ende ka raste të dhunës etj.

Lëvizja e gruas në Shqipëri

Në vitet 20-30 u krijuan shoqatat e para të grave të arsimuara. Motrat Qiriazi kishin krijuar shoqërinë e
parë të grave” Ylli i Mëngjezit”. Në vitin 1920 doli revista e gruas me emrin”Gruaja Shqiptare” por pastaj
u detyrua te mbyllej nga Ahmet Zogu. Përpjekjet e grave u fokusuan tek arsimimi i grave përmes të cilit
femra do të mund të shkëputej nga jeta e saj e mbyllur. Gratë e arsimuara të asaj kohe ishin: Urani
Rumbo, Parashqevi Qiriazi, Kaliopi Plasari, Ikbal Çika, Emine Toptani etj. Patriarkalizmi në Shqipëri
mbizotëroi në formën më të egër të absolutizmit mashkullor deri në mesin e shekullit. Partia Komuniste
e Shqipërisë nxiti që edhe gratë të merrnin pjesë në luftë. Deri tek vitet e 60 ndodhën ndryshimet më
pozitive për pozitën e gruas sa i përket punësimit, zhdukjes së analfabetizmit, leja e lindjes së paguar etj.
U rrit angazhimi kundër dhunës shtëpiake, dhunës fizike ndaj gruas, shitblerjes së vajzave dhe fejesave
në djep. Gruaja në Shqipëri mori pjesë aktive në lëvizjen e viteve 1990-1991 për ta futur shoqërinë në
rrugën e transformimit të saj nga një shoqëri totalitare, e izoluar, e mbështetur në pronën shtetërore,
në një shoqëri të hapur e demokratike, sistem politik pluralist mirëpo fillimi i këtij procesi ishte shumë
zhgënjyes. Në vitet 1991-1992 u formuan shoqatat e para të pavarura nga partitë politike “Shoqëria në
dobi të gruas shqiptare”, Shoqata e Planifikimit familjar, Shoqata e grave “Refleksione”. Organizat e gave
kanë kontribuar në përmisimin e legjislacionit e gruas si për ligjin mbi “shëndetin riprodhues”, “kodin e
familje, “barazinë gjinore”. Kontribut tjetër i rëndësishëm është formimi i forumit të gruas socialiste,
lidhja demokratike e gruas dhe së fundmi forumi i gruas socialdemokrate. Këto forume ndikuan në
rritjen e pjesëmarrjese dhe kontributit të grave e vajzave në ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Lëvizja e gruas në Kosovë

Për çlirimin kombëtar krahas burrave rol modest kanë edhe gratë, si rasti i Norës së Kelmendit që vrau
një pasha osman për të shpëtuar krahinën dhe nderin, pastaj gratë që luftuan në grykën e Kaçanikut,
Tringë Smajlaj nga Gruda- heroinë e disa betejave, motrat Qiriazi për shkollën shqipe në Korçë, Shote
Galica. Trashëgimia kanunore ishte rënduese për gruan shqiptare. Gjatë L2B Kosova në aspektin e
analfabetizmit ishte në gjendje të mjerueshme. Sa i përket zhvillimit arsimor, kulturor dhe social të gruas
në Kosovë mund të vërejmë tri veqori:

V. e parë- progresi i gruas është i përfshirë në programet e zhvillimit të tërësisë së shoqërisë. Gruaja pra
ishte pjesë e projekteve për arsim, punësim,pjesëmarrjes politike.
V. e dytë- format e organizmit të punës me gruan dhe për gruan janë tipike komuniste dmth janë
kontrolluar nga partia komuniste, në Kosovë nga LKJ. Në Kosovë poashtu u krijua Fronti Antifashist i
Grave në 1945.

V. e tretë- qasja më specifike për gruan si nënë, amvise, qytetare e barabartë në shoqëri. Kosova për të
arritur me nivelin e avancimit të gruas ne vendet tjera ajo duhet të bënte disa reforma

-dalja e femrës zbuluar pa perçqe dhe ferexhe

-arsimimi i gruas

-punësimi i gruas

Kushtetuta e vitit 1974 e ngrit pozitën e gruas më lartë e cila konsiderohet si një hap tejet i rëndësishëm
por pastaj viti 1989 përmbysi të gjitha liritë dhe të drejtat kombëtare duke u vënë gjithçka nën kontrollin
serb. Të gjithë humbën të drejttat, humbën punën, të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre. Kjo periudhë
njihet edhe si periudha e vetëdijësimit pasi që burra e gra morën pjesë në protesta e demostrat duke
kërkuar të drejtat e tyre. Mësimi vazhdoi në shtëpi private, bodrume etj. Pas luftës në Kosovë nën
monitorimin e UNMIK-ut qeveria e Kosovës përcaktuan disa objektiva.

-Përmisimi i kushteve shoqërore ekonomike

-Zbatimi i ligjit për respektimin e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës

-ngritja e nivelit të arsimit të femrës

-mundësitë e barabarta mes meshkujve dhe femrave në punësim

Barazia gjinore sot është parim kyq për demokracinë në Kosovë.

Lëvizja e sotme ndërkombëtare

Pas viteve 60 në vendet tjera filloi të rrite ndërgjegjësimi se lëvizjet feministe duhet të
ndërkombtarizohet. Viti 1975 u shpall si viti ndërkombëtar i grave dhe periudha 1976-1985 u konsiderua
nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara si dekada e Kombeve të Bashkuara për gratë. Kjo për shaka të
disa konferencave që u mbajtën në Meksikë, Danimarkë etj. Moment kyq është miratimi i Konventës për
Eliminimin e të gjitha llojeve të diskriminimit ndaj gruas që sot njihet si CEDAW.

Konventa CEDAW u kërkon shteteve anëtare ta dënojnë diskriminimin e gruas në fushat politike,
ekonomike, sociale, kulturore. Ju kërkon që të modifikojnë ligjet, rregulloret apo politika ekzistuese që
lejojnë disktriminimin e grave. Pastaj konferenca e 1985 në Nairobi vlerësoi progresin e bërë dhe
angazhimin e kombeve të ndryshme për qështjen e gruas. Këto organizata përfaqësojnë një diversitet të
gjërë bindjesh dhe platformash bindjesh. Të gjitha aktivitetet e dekadës u zhvilluan me moton “Barazi,
zhvillim dhe paqe”. Sukseset e lëvizjes u vunë në dukje në Konferencën e Pekinit në vitin 1995 ku morrën
pjesë 50 mijë persona. Deklarata e Konferencës së Pekinit dhe Platofrna për veprimin e saj u bënë baza
e veprimeve politike dhe e masave tërësore për qeveritë e të gjitha vendeve dhe organizatave të grave,
kjo deklaratë u mbështet nga 180 vende. Deklarat përcaktoi 12 fusha kritike që duheshin adresuar.
Platforma i bën thirrje qeverive për objektiva strategjike mbi:

-sigurimin e qasjess së barabartë në arsim

-çrrënjosjen e analfabetizmit mes grave

-përmisimin e qasjes së grave në arsimin profesional

-zhvillimin e arsimit dhe trajtimit jo diskriminues

-Alokimin e burimeve të mjaftueshme për reforma arsimore dhe për monitorimin dhe zbatimin e tyre.

Zhvillimi i teorive moderne feministe

Karakteristikat e teorive moderne feministe

Teoria feministe kërkon të shpjegojnë shoqërinë dhe sidomos pozitën e gruas nga një këndvështrim
femëror. Këto teori synojnë të shpjegojnë pabarazitë gjinore dhe fokusohen në promovimin e interesave
dhe të të drejtave të grave. Çështjet që ato fokusojnë përfshijnë diskriminimin, shtypjen, steroetipizimin,
seksizmin, patriarkalitetin.

Karakteristikat e toerive feministe janë se:

-Fokusohen në statusin e gruas dhe përvojat e saj shoqërore

-Zgjedhin këndvështrimin femëror për studimin e botës sociale

-Kritikojnë status quonë dhe motivojnë lëvizjet për për përmisimin e pozitave të grave.

Feminizmi si drejtim teorik është zhvilluar si disiplinë e mbështetur në disiplina si antropologjia, historia,
psikologjia, feja, biologjia, anatomia, politika, ekonomia. Feminizmi kërkon t’i përdor këto njohuri për të
promovuar emancipimin e gruas. Baza e feminizmit është politike dhe jo vetëm sociale.

Lëvizja feministe ishte një lëvizje feministe ishte një lëvizje shoqërore e cila kërkonte të drejta të
barabarta për gratë. Feminizmin e ndihmoi edhe botimi i disa librave si “Seksi i dytë” i Simon Beauvoir
ku flet se si gjithmonë ka kundërshtuar rolin e shtëpiakes apo rolin tradicional të femrës. Ai e kritikon
ashpër tezën e Frojdit sipas të cilës femra është e gjykuar në status shoqëror dytësor për arsye se nuk ka
organ seksual që simbolizon epërrsinë. Sipas saj lufta e femrave nuk është për ta pasur një organ të tillë
por për njohjen e të drejtave që i kanë meshkujt t’i kenë edhe femrat. Nuk është seksualiteti gjëja që ju
shkakton epërsi meshkujve por pushteti që seksualitetin e tyre e tregon si superior. Femrave nuk iu
mungons seksualiteti por fuqia mashkullore. Në pjesën e dytë de Beauvoir thekson se armiku më i madh
i femrave nuk janë pengesat e jashtme por ato që femrat i kanë në mendjet e tyre dhe që shkaktojnë
përceptimin e gabuar të pozitës së tyre. Pastaj edhe libri i Betty Friedan “Mistika Femërore”, “Eunuku
Femër” i Germaine Grerit. Ideja themelore e këtyre veprave ishte se themeli i luftës së lëvizjës feministe
në të ardhmen duhet të jetë i vendosur në mënyre solide në pranimin e nevojës që të zhduket baza
kulturore që shkakton seksizmin. Në fillim feminizmi merrej me të drejtave e grave kurse tani është
drejtuar kah e drejta femërore ku në fokus ka kontrollin e lindjeve, abortin, dhunën mashkullore dhe
imazhet stereotipet për gratë.

PËRCAKTIMI I TERMIT FEMINIZËM

Termi feminizëm rrjedh nga frëngjishtja, daton në vitin 1890 dhe filloi të përdorej si sinonim i
emancipimit të grave. Një lëvizje që për qëllim ka që gruaja të bëhet e barabartë me mashkullin.
Problemi kryesor në definimin e termit feminizëm është se ka pasur shumë gra të cilat kanë marrur
pjesë në aktivitet e zhvilluara për të drejtën e grave por nuk e quanin vetën feministe, për shkak se ky
term keqkuptohej. Plotë njerëz besojnë se feministët i urrejnë burrat. Gratë druheshin ta quanin vetën e
tyre feministe me frikën se po paragjykoheshin. Me termin feminizëm duhet kuptuar mbrojtja e të
drejtave të grave për barazi me burrat në të gjitha fushat e jetës. Definicion tjetër është se feminizmi
është tërësi e ideologjive dhe lëvizjeve politike qëllimi i të cilave ka qenë përmisimi i pozitës së grave në
shoqëri dhe njohja e të drejtave të barabarta mes burrave dhe grave. Feminizmi paraqet besimin në
barazi sociale, politike dhe ekonomike mes sekseve.

FEMINIZMI MODERN LIBERAL

Gjatë modernizmit qështja e gruas ishte temë e rëndësishme, gjatë kësaj periudhe u shfaqën disa
pikëpamje ku duhen përmendur femnizmin radikal, feminizmin liberal, feminizmin socialist, feminizmin
kulturor, feminizmin marksist dhe feminizmin e botës së tretë. Këto pikëpamje kishin të përbashkët se
kritikonin ndarjen stereotipike sipas gjinisë në shoqëri dhe se mendonin se seksizmi ekziston si një
diskriminim i institucionalizuar mirëpo synimi i të gjitha rrymave të feminizmit është çrrenjosja e
seksizmit dhe zevendësimi i tij me barazi gjinore.

Feminizmi liberal i shek. XIX kërkonte të drejta ekonomike të barabarta, gratë e panë që duhet të
angazhoheshin për të drejtën politike. Ato duhet të kundërshtonin ligjet të cilat e pengonin avancimin e
pozitës dhe statusit të saj. Pra feminizmi liberal u fokusa në ndryshimet politike, ligjore dhe ekonomike,
kjo rrymë e feminizmit lufton për edukimin e femrave, punësimin e femrave, të drejtën e votës. Sipas
feministeve liberale për arritjen e barazisë gjinore duhen krijuar rrethana të tilla ku që të dy gjinitë do të
kenë mundësi të njejtë për tu arsimuar. Ato kërkonin zgjidhjen e tri probleme kyqe:

-Diskriminimi ligjor- Eliminimi i diskriminimit që u bëhet femrave në suaza të ligjit

-Diskriminimi institucional- zhdukja e praktikës të pranimit në punë të mirret parasysh gjinia e jo


kompetencat.

-Diskriminimi social- zhdukja e sjelljeve diskriminuese, eliminimi i praktikës që fëmijët të edukohen sipas
përkatësisë gjinore por edukimi i tyre si njerëz apo individë.
Feminizmi liberat apo individual ka argumentin mbi premisat themelore të filozofisë politike të
liberalizmit past nga idea që njerëzit janë qenie të arsyeshme dhe që kanë të drejta të barabarta.

MARKSIZMI DHE FEMINIZMI

Kjo rrymë u frymëzua nga shkrimet e Marksit dhe Englelsit dhe kërkon që modelin marksist ta aplikojë
në përvojat e grave. Feministet e kritikuan Marksin sepse sipas tyre ai nuk ishte i interesuar për pozitat e
grave në shoqërinë kapitaliste. Feministet Marksiste e përdorin veprën e tij si bazë të teorisë së tyre.
Kapitalizmi qon në grumbullimin e pasurisë dhe burrat kanë nevojë të legjitimojnë trashëgimtarë për të
trashëgimuar pasurinë e tyre, grave i është kërkuar që të lindin trashëgimtarë për garantimin e
vazhdimit të strukturës familjare. Engelsi thotë se gratë e kanë përjetuar një disfatë të madhe kur e kanë
humbur kontrollin e pronës/pasurisë. Familaj është karakterizuar me një sistem me role dominuese,
familja ishte patrilineare me pasardhës dhe trashëgimi që kalon nga linjat mashkullore. Marrëdhëniet
seksuale u bënë monogame pra një grua vetëm me burrin e saj por burri lejohej të kishte marrëdhënie
edhe me tjera gra(standard i dyfishtë). Ekzistonte ideologjia familjare ku grua e kishte rolin si nënë,
bashkëshorte dhe si punëtore shtëpie. Siaps ideologjive të asaj kohe gruaja duhej të përjashtohej nga
forca e punës dhe ishin burrat ata që duhet të fitonin pagën. Kjo ideologji e dënoi gruan jashtë mase
duke e mbyllur atë në shtëpi dhe ishte e varur ekonomikisht. Për feministet marksiste një nga
problematikat kryesore të sotme vazhdon të jetë roli ekonomik që kanë gratë, mungesa e sigurimeve
sociale dhe shëndetësore.

FEMINISTET RADIKALE

Kjo teori u shfaq në fundin e viteve të 70-ta. Feminizmi radikal është një perspektivë brenda feminizmit
që kërkon një rirenditje radikale të shoqërisë në të cilën epërsia mashkullore eliminohet në të gjitha
kontekstet shoqërore dhe ekonomike, ndërsa njeh që përvojat e grave ndikohen gjithashtu nga ndarje të
tjera shoqërore si në racë, klasë dhe orientim seksual . Feministët radikalë e shikojnë shoqërinë si një
patriarkat në të cilin burrat dominojnë dhe shtypin gratë. Feministët radikalë kërkojnë të shfuqizojnë
patriarkatin si një front në një luftë për të çliruar të gjithë nga një shoqëri e padrejtë duke sfiduar
normat dhe institucionet ekzistuese shoqërore. Kjo luftë përfshin kundërshtimin e objektivizimit seksual
të grave, ngritjen e vetëdijes publike për çështje të tilla si përdhunimi dhe dhuna ndaj grave, sfidimin e
konceptit të roleve gjinore dhe sfidimin e asaj që feministët radikalë e shohin si një kapitalizëm racor
dhe gjinor. feministët radikalë besojnë se ndryshimet në organet gjenitale dhe karakteristikat sekondare
të seksit nuk duhet të kenë rëndësi kulturore ose politike.

FEMINIZMI LINGUISTIK

Për mendimin feminist postmodern burim krucial janë pikëpamjet e zhvilluara nga feministët francezë
të ndikuar shumë nga idetë e Fukosë në lidhje me marrëdhëniet mes dijes, pushtetit dhe gjuhës.
Feministët francezë të cilët e kanë afruar psikoanalizën e Frojdit dhe subjektivitetin e Lakanit me
analizën e mendimtarëve postmodern mbi qështjen e seksualitetit shprehen se baza e ideologjisë është
gjuha. Ata fokusohen në rolin që gjuha ka luajtur në pozitën inferiore të gruas në shoqëri kjo dhmth
quhet feminizëm linguistik. Tri feministet Julia Kristeva, Luce Irigaray dhe Helene Cixous pozitën inferiore
të gruas e shpjegojnë me fakorin gjuhë e jo atë ekonomik, politik dhe shoqëror. Temë kyqe tek kjo rrymë
e feminizmit është maskulinocentrizimi i fjalëve si pjesë përbërse e gjuhës si p.sh disa veqori janë për
meshkuj e disa për femra. Madje ka disa fjalë për të gjithë njerëzit por që janë maskulinocentriste si “ të
bëhesh burrë”, “ si femër” etj. Ka edhe të atillë që mendojnë se edhe nëse ndërrohet fjalori nuk ndikon
në pozitën dhe statusin e gruas.

FEMINIZMI POSTMODERN

Është i përgjithshëm dhe nuk ofron zgjidhje konkrete për gruan prandaj edhe kritikohet. Është
themeluar në bazë të argumenteve relacionistike ku bashkësia themelore e shoqërisë është çifti jo
hierarkik mashkull-femër. Sipas feministëve postmodern deri sa të ekzistojë ndarja e padrejtë e
pushtetit mes gjinive, femrat gjithë do të jenë më inferiore se meshkujt. Kornizën e feminizmit
postmodern Jane Flax e përshkruan me 4 tipare

1. Shprehja e qartë e pikëpamjes feministe në kuadër të mjedisit ku jetojmë


2. Të menduarit rreth asaj se si mund të ndikohet ndaj kësaj bote.
3. Të menduarit se si ato mund të aplikohen në raportet shoqërore të pushtetit dhe të dijes.
4. Tl imagjinosh se kjo botë po shëndrrohet.

Mendimi postmodern e kundërshton idenë se raca, gjinia dhe klasat janë përcaktues të shoqërisë.
Feminizmi post modern i pranon dallimet mes gjinive por munduhet që ti ekzaminojë edhe dallimet që
femrat kanë mes vet. Sipas tyre gjinia shoqërore është themel i pabarazisë.

FEMINIZMI SOCIALIST

Kjo rrymë është munduar ti bashkojë feminizmin radikal dhe marksist. Feminizmi socialist është një teori
me dy drejtime që zgjeron argumentin e feminizmit marksist për rolin e kapitalizmit në shtypjen e grave
dhe teorinë e feminizmit radikal për rolin e gjinisë dhe patriarkatit. Feministët socialistë hedhin poshtë
pretendimin kryesor të feminizmit radikal se patriarkalizmi është burimi i vetëm, ose kryesor, i shtypjes
së grave. Feministët socialistë pohojnë se gratë janë të shtypura për shkak të varësisë së tyre financiare
nga meshkujt. Gratë janë subjekt i dominimit të burrave brenda kapitalizmit për shkak të një ekuilibri të
pabarabartë në pasuri. Ata e shohin varësinë ekonomike si forcën shtytëse të nënshtrimit të grave ndaj
burrave.

TEMA EKSTRA PREJ SYLLABUSIT QE NUK JANE NE LIBER

TRENDET DHE PERSPEKTIVA E PJESMARRJES SE GRAVE NE POLITIKE

Përfaqësimi i drejtë i grave në jetën politike ka një ndikim pozitiv në integrimin gjinor në

politikat e ndryshme.
Të dhënat në dispozicion për praninë e gratë në parlament dhe në qeveri tregojnë një trend pozitiv, por
mbetet ende shumë për të bërë për të siguruar një prani të barabartë të të dy gjinive në vendimmarrje.

Përfaqësimi i drejtë politik për gratë: një objektiv global

Gratë në pozitat e vendimmarrjes luajnë një rol vendimtar në integrimin e gjinisë në të gjitha fushat e
politikave. Sidoqoftë, në shumicën e shoqërive nëpër botë, gratë mbajnë vetëm një pakicë të
pozicioneve vendimmarrëse si në institucionet publike ashtu edhe në ato private.

Avancimi i pjesëmarrjes politike të grave është thelbësore për realizimin e rezolutes se Kombeve te
baskuara per qellime te zhvillimit te qendrueshem te cilat synojne 'të sigurojë pjesmarrjen e plote te
grave dhe efektive dhe gratë të plota dhe efektive dhe mundësitë e barabarta për udhëheqje në të
gjitha nivelet e vendimmarrjes në politikë.

KB-ja përdor dy tregues si standarde për përparimin: (1) proporcionin e vendeve të mbajtura nga gratë
në parlamentet kombëtare dhe qeveritë lokale; dhe (2) përqindja e gratë në pozita menaxheriale.

Të dhëna për gratë në politikë: BE dhe botë. Në të gjithë botën, gratë janë ende të nënpërfaqësuara në
pozitat udhëheqëse.

Në mënyrë të ngjashme, vetëm 18% e ministrave të emëruar janë gra, dhe ato zakonisht caktohen

portofolet që lidhen me mjedisin, burimet natyrore dhe energjinë, të ndjekura nga sektorët socialë. Kjo

do të thotë që gratë janë ende kryesisht të përjashtuara nga degët ekzekutive të qeverisë.

NDIKIMI I GRAVE NË POLITIKË ( DUKE E PËRFSHI EDHE KOSOVËN) DHE


KUOTAT GJINORE

Rëndësia e pjesëmarrjes së grave në politikë është e njohur ndërkombëtarisht. Konventa për t’i dhënë
Fund Diskriminimit Ndaj Grave (CEDAW) u bën thirrje shteteve nënshkruese që të sigurojnë të drejtën e
barabartë të grave për të qenë të pranueshme dhe për të mbajtur poste publikei . Në Rezolutën e 2012-
ës për Gratë dhe Pjesëmarrjen Politike, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u bën thirrje të gjitha
shteteve që të: “ inkurajojnë fuqishëm partitë politike që të largojnë të gjitha pengesat të cilat
drejtpërdrejt apo tërthorazi diskriminojnë pjesëmarrjen e grave, të zhvillojnë kapacitetet e tyre për të
analizuar çështjet nga një perspektivë gjinore, dhe të miratojnë politika për të përkrahur aftësitë e grave
që të marrin pjesë plotësisht në të gjitha nivelet e vendim-marrjes brenda partive politikeii. Pjesëmarrjes
së Grave në Partitë Politike të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Parimet e
Prishtinës, të dala nga Samiti Ndërkombëtar për Fuqizimin e Grave organizuar nga presidentja Atifete
Jahjaga më 2012 dhe e mbështetur nga USAID, thotë se “nënpërfaqësimi politik i grave cenon njohjen e
shoqërisë me problemet ekonomike, të sigurisë, drejtësisë dhe ato sociale me të cilat ata përballen, dhe
gatishmërisë së qeverisë që me të vërtetë t’i trajtojë ato problemeiii. Zgjerimi i pjesëmarrjes së grave në
politikë çon në përfitime të prekshme për qeverisjen demokratike. Pjesëmarrja e plotë dhe aktive e
grave në politikë rezulton në përfitime pozitive duke përfshirë edhe zhvillimin e politikave që janë më të
përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëveiv, rritjen e bashkëpunimit përmes linjave partiakev , dhe paqe
më të qëndrueshme.vi Kur gratë janë të fuqizuara si udhëheqëse politike, ato vende zakonisht shkojnë
drejt standardeve më të larta të jetesës dhe zhvillimeve pozitive në arsim, infrastrukturë, dhe
shëndetësi. Zgjerimi i pjesëmarrjes në politikë me përfshirjen e grave mund të përmirësojë funksionimin
e qeverive, legjislativit dhe partive politike, dhe mund të ndihmojë qeveritë të sigurojnë përfitime më të
prekshme për qytetarët.

Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në rritjen e numrit të grave në udhëheqjen politik. Edhe pse numri i
grave në pozicione drejtuese ekzekutive mbetet i ulët, prania e grave me ndikim në një pjesë të vogël të
pozitave kyçe është duke e ndryshuar qëndrimin publik në lidhje me gratë dhe është duke e krijuar
momentin për rritjen e lidershipit të grave në të ardhmen. Zbatimi i legjislacionit për kuotën gjinore, ka
hapur rrugë më të gjëra për pjesëmarrjen e grave në politikë si dhe i ndihmon gratë në tejkalimin e
pengesave për pjesëmarrje në politikë. Duke rritur numrin e grave që shërbejnë si model në poste
publike, gjithashtu ndihmon në ndryshimin e opinionit publik në lidhje me aftësitë e grave për të marrë
pjesë në politikë. Shprehur me numra, 32,5 për qind e anëtarëve të parlamentit (deputetë) janë gra. Për
tre nga gjashtë vjet nga pavarësia e Kosovës, një grua ka qenë kryetare e shtetit. Disa gra ministresha në
qeveri kanë dhe vazhdojnë të mbajnë poste kyçe, edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ)
është një grua. Në zgjedhjet lokale të 2013-ës, për herë të parë një kryetare komune u zgjodh grua. Këto
janë arritje të rëndësishme që duhet të njihen. Megjithatë, mbeten shumë role udhëheqëse dhe sektorë
kyç në Kosovë ku gratë nuk janë të përfaqësuara, Kosovë: Tejkalimi i Pengesave për Pjesëmarrjen e
Grave në Politikë kështu që ende mbeten pengesa domethënëse për pjesëmarrjen e grave.

Ligji zgjedhor i Kosovës rregullon zbatimin e kuotës gjinore prej 30 për qind ulëse në kuvendet komunale
dhe atë kombëtar. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) për herë të parë aplikoi sistemin
e kuotave gjinore në Kosovë në tetor të vitit 2000. Rregullorja 39/2000, paraqitur nga UNMIK-u,
kërkonte së paku 30 për qind të kandidateve femra në listat e partive e që gjeti mbështetje të fuqishme
nga gratë kosovare dhe shoqëria civile. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ-ja duhet të sigurojë
që listat e partive të aplikojnë kuotën gjinore në mënyrë që të certifikohenvii. KQZ-ja duhet gjithashtu të
zbatojë kuotën gjinore edhe në shpërndarjen vendeve në Kuvend mes partive politike.

Përfaqësimi i grave në pozita menaxheriale në ndërmarrje publike dhe institucione e agjenci të pavarura
është shumë i ulët. Nga 299 pozita menaxheriale në ndërmarrjet publike, 252 prej tyre ushtrohen nga
burrat, derisa vetëm 47 nga gratë. Në institucione dhe agjenci të pavarura, nga 24 pozita në nivel të lartë
drejtues, 19 prej tyre ushtrohen nga burrat, kurse vetëm 5 nga gratë, ndërsa nga 156 pozita në nivel
drejtues, 107 prej tyre ushtrohen nga burrat dhe 49 nga gratë.

MIKRO DHE MAKROPROCESET (IDEOLOGJIA, PARTIA DHE ROLI I PARTIVE POLITIKE)

Fjala parti rrjedh prej fjalës latine (pars) që dmth pjesë. Nëse në një shoqëri një parti ka monopol për
të formuar vullnetin politik, nuk mund të bëhet fjalë për raporte konkurruese. Atëherë në shoqëri
funksionon sistemi njëpartiak. Një parti qeverisë dhe për të kontrolluar tërë sistemet brenda
shoqërisë domosdoshmërisht përdor mjete dhe metoda jodemokratike.

Partia paraqet një grup të bashkëmendimtarëve, qëllimi i të cilëve është realizimi i programit të
përbashkët. Një përkufizim tjetër, partitë i përcakton si lidhje të qytetarëve, të cilët në kohë të
shkurtër apo të gjatë veprojnë në krijimin e vullnetit politik dhe dëshirojnë të përfaqësojnë popullin
përmes madhësisë dhe organizimit të fuqishëm, pastaj paraqiten në opinion dhe ofrojnë mjete dhe
rrugë për realizimin e qëllimeve programore.

Mbështetur në organizimin e tyre, partitë ndahen në parti të kuadrove dhe parti masive. Partitë në
bazë të qëllimeve politike dhe shoqërore politikendahen dhe veprojnë për të realizuar programet e
tyre. Klasifikimi duke pasur për bazë drejtimet ideologjike dallon këta tipa partish: Parti Nacionaliste,
Konservatore, Liberale, Socialdemokrate dhe Komunise, Popullore.

‘Partitë politike janë larg vullnetit me kriju hapësirë dhe vend për gra, edhe kur ato janë në parti ato nuk
posedojnë fuqi reale vendimmarrëse brenda partisë’ (përfaqësuesja e shoqërisë civile). Në Statutet e
partive politike (AKR, LDK, LVV, PDK) nuk ekziston kuota për përfaqësim të grave në parti politike ndërsa
AAK-ja ka pohuar se që nga viti 2004 kjo parti në statut ka përfshirë kuotën prej 30% të përfaqësimit të
grave në pozita vendimmarrëse të partisë. Statuti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në nenin 18.3
parasheh që “me rastin e zgjedhjes së delegatëve për Kuvend, secila degë siguron përfaqësimin e
femrave dhe të rinjve. Sa i përket kryesisë së partisë nuk ka ndonjë dispozitë të veçantë për
përfaqësimin e grave përveçse si anëtare e kryesisë së LDK-s në mënyrë automatike është edhe
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së. Statuti i LVV-së në asnjë nen nuk parasheh ndonjë dispozitë të
diskriminimit pozitiv të grave, sipas këtij statuti gratë dhe burrat konsiderohen të barabartë. Kjo parti
nuk ka forum të gruas por sekretariatin e gruas. Sipas nenit 24.5 të statutit të Partisë Demokratike të
Kosovës ‘Kryetarja e Gruas Demokratike’ është anëtare e kryesisë së degës e poashtu neni 45.4
përcakton se anëtare e kryesisë së PDK-së është edhe ‘Kryetarja e Gruas Demokratike’. Statuti i PDK-së
nuk ka ndonje nen obligativ për përfaqësimin e grave në pozita vendimmarrëse të kësaj partie.

GJINIA NË BE

Bashkimi Evropian (BE) konsiderohet si një nga sistemet më të përparuara politike në botë në lidhje me
promovimin e barazisë gjinore, me politikat e tij që synojnë të luftojnë pabarazinë gjinore shpesh duke u
konsideruar "të jashtëzakonshme".

Për gati katër dekada, BE u ka imponuar shteteve anëtare një sërë normash dhe vlerash më të larta se
ato që janë në fuqi në shumicën e vendeve dhe ka ofruar një mjedis veçanërisht mikpritës për
mobilizimin feminist. Politikat evropiane të barazisë gjinore u zhvilluan në këtë mënyrë përmes
traktateve të njëpasnjëshme dhe zgjerimit gradual të kompetencës së Komunitetit, në përputhje me
zgjerimet, ekuilibrin politik brenda Këshillit dhe Komisionit, dhe rolin drejtues të luajtur nga gra të tilla si
Jacqueline Nonon, Éliane Vogel-Polsky ( 1926-2015), Barbara Helfferich, ose Eryl McNally.

Art 119 (neni 157 i Traktatit për Funksionimin e BE) ishte themeli i vetëm për aktivitetin Evropian në
fushën e barazisë gjinore deri në 1997. Kjo politikë bazohej në një seri instrumentesh të ndryshme. Së
pari, një arsenal ligjor (traktate, direktiva, jurisprudencë) garanton veçanërisht pagën e barabartë, së
bashku me trajtimin e barabartë në vendin e punës dhe tregun e punës. Ai gjithashtu ndaloi çdo
diskriminim në sistemet e sigurimeve shoqërore, vendosi kërkesat minimale për lejen prindërore dhe
lehonisë, siguroi mbrojtjen e punëtorëve shtatzënë dhe nënave të reja dhe përcaktoi statusin e
punëtorëve të vetëpunësuar dhe bashkëshortëve të tyre. Ai ndaloi në mënyrë të barabartë
diskriminimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e bëri ngacmimin një formë diskriminimi (ngacmimi
gjinor dhe seksual), parashikoi përmbysjen e barrës së provës dhe njohu mundësinë e veprimit pohues
"për seksin e papërfaqësuar" dhe garantoi trajtim të barabartë për burra dhe gra në aksesin dhe
furnizimin e mallrave dhe shërbimeve. U themeluan shumë dokumente e konventa me qëllim të
përmisimit të të drejtave të grave si Kartën e Grave të Komisionit Evropian , Pakti Evropian i Këshillit
Evropian për Barazinë Gjinore dhe Strategjia për barazinë gjinore për 2010-2015). Një Institut Evropian
për Barazi Gjinore, me qendër në Vilnius, u krijua gjithashtu në 2007, dhe filloi aktivitetet e saj në 2010.

You might also like