You are on page 1of 14

UNIVERSITETI I PRIZRENIT

FAKULTETI JURIDIK

PUNIM SEMINARIK
LËNDA:FILLET E SË DREJTËS
TEMA:SISTEMI PRESIDENCIAL

MENTORI: STUDENTI:
Prof.Dr.Kadri Kryeziu Albion Bardheci

Nëntor 2017
Përmbajtja
Hyrja………………………………………………………………………………………3
Kuptimi dhe karakteristikat e sistemit presidencial………………..4
Sistemi presidencial në SHBA…………………………………………………6
Kongresi I SHBA-ve…………………………………………………………………7
Raporti i kongresit dhe presidentit të SHBA-ve………………………8
Senati i SHBA-ve………………………..………………………………………….10
Roli i gjykatës supreme në SHBA……………………………………………12
Përfundimi……………………………………………………………………………13
Literatura……………………………………………………………………………..14
Hyrje
Ky punim seminarik me temën:Sistemi presidencial ka për qëllim të
ofrojë njohuri themelore se si funksionon sistemi presidencial.

Sistemi presidencial është forma e paraqitjës së


demokracisë reprezentative që dallohet nga sistemi i regjimit
parlamentar pasi që tek këto forma fuqia mbi anën ekzekutive nuk
paraqitët nga parlamenti por nga kryetari i shtetit i pavarur i cili është
edhe president.
Sistemi presidencial zanafillën e ka në kushtetutën e SHBA-ve ndërsa
ndërkohë ka ardhur deri tek thirrja e disa regjimeve si të tilla. Anash
sistemit presidencial dhe ati parlamentar ka edhe disa forma të përziera
të tyre, që d.m.th kushtetutat përmbajnë elemente të lidhura nga këto
dy sisteme.
Si e veçantë e sistemit presidencial është zgjedhja e presidentit nga ana
e popullit. I zgjedhuri e lidhë në vete funksionin e kryetarit të shtetit
dhe të kryetarit të regjimit dhe nuk mund të shkarkohet nga këto
detyra nga ana e parlamentarëve. Veprimet e institucionit të tij nuk
janë të kushtëzuara. Anëtarët e kabinetit të tij i nënshtrohen
udhëzimeve të tij. Presidenti për emërimin e anëtare të kabinetit të tij
ka nevojë për pajtimin e Senatit (trupi legjislativ), mirëpo i është lënë
dorë e lirë sipas mendimit të tij të bëjë shkarkimin e anëtarëve të
kabinetit edhe kundër dëshirës së trupit legjislativ. Besimi parlamentar
dhe veto parlamentare në këto sisteme nuk ka. Presidenti nuk ka drejtë
iniciative për nxjerrje ligjesh por vetëm të drejtën e vetos kundër
parashtrimit të ligjit nga ana e parlamentarëve. Sistemi presidencial në
ShBA thirret në idenë themelore sipas së cilës, Presidenti është
fuqiplotë në anën ekzekutive ("Power of the sword") e që përshtatët
me fuqinë financiare të Kongresit ("Power of the purse"). E gjithë kjo
funksionon në bazë të një principi kontrollues: "checks and balances" -
kontrollet dhe barazimet.
Kuptimi dhe karakteristikat e sistemit
presidencial
Sistemi presidencial është formë e qeverisjës shtetërore e cila bazohët
në ndarjen rigoroze të pushtetit shtetëror.Funksionimi i pushtetit
shtetëror bazohët në pavarësinë dhe ekuilibrin e pushtetit presidencial
dhe parlamentar.

Esenca e sistemit presidencial konsiston në organizimin dhe pozitën e


pushtetit ekzekutiv.Pushteti ekzekutiv është i koncentruar në
institucionin e kryetarit,i cili është shef i pushtetit ekzekutiv.Në sistemin
presidencial,shefi i shtetit njëkohësisht ushtron funksionin e kryetarit të
shtetit dhe shefit të qeverisë.

Karakteristikat dominuese të sistemit presidencial janë:

1.Pushteti shtetëror është i ndarë dhe i ekuilibruar në dy


organe:parlament dhe president.

2.Parlamenti dhe presidenti paraqesin dy organe të pavarura,të cilat si


rregull nuk mund të kufizojnë njëri tjetrin.

3.Qeveria zakonisht organizohet në formë të kabinetit, të cilin e formon


dhe e kontrollon kryetari i Republikës.

4.Presidenti i Republikës zgjidhët në mënyrë të drejtëperdrejtë nga të


gjithë qytetarët.

5.Parlamenti dhe kryetari disponojnë me instrumente të kontrollit


reciprok dhe të kufizimit të pushtetit të tyre.
Presidenti si shef i shtetit e perfaqëson shtetin brenda
dhe jashtë tij.Si dhe ushtrimin e funksioneve tjera sipas
kushtetutës.Si shef i shtetit ekzekutiv presidenti emëron
dhe shkarkon qeverinë dhe eprorët e tjerë të organeve
shtetërore të cilët për punën e tyre i përgjigjen
drejtëpërdrejtë atij.
Presidenti në sistemet presidenciale paraqet institucionin
zgjedhor i cili zgjidhet në zgjedhjet presidenciale nga
ana e trupit zgjedhor.Ai për punën e tij nuk i përgjigjët
parlamentit përkundër kësaj ai ka instrumente të
kontrollit të aktivitetit legjislativ të parlamentit.Por kjo
nuk do të thotë se presidenti është mbi
parlamentin,sepse ai është i detyruar ti përmbahët
ligjeve të parlamentit.Në këto sisteme parlamenti nuk e
ka të drejtën e shkarkimit të qeverisë dhe nuk mund të
kerkojë përgjegjësi nga presidenti.
Sistemi presidencial është paraqitur për herë të parë në
SHBA ku që nga miratimi i kushtetutës së vitit 1787
funksionon një model specific i qeverisjës shtetërore.
Sistemi presidencial në SHBA
Presidenti paraqet institucion kryesor në SHBA në bazë të
rolit dhe të ndikimit politik të tij edhe quhet sistem
presidencial.Funksionët më të rëndësishme të tij
janë:është shef i shtetit,është komandant i forcave të
armatosura,shef i pushtetit ekzekutiv etj.Ai zgjidhet me
mandatë prej 4 vitësh dhe mund të zgjidhët më së
shumti edhe për një mandatë të radhës.Presidenti
zgjidhët drejtëperdrejtë nga ana e zgjedhësve dhe kjo
procedurë kalon nëpër këto faza e ato janë:
1.Partitë politike bëjnë marrëveshje brenda partiake për
nominimin e kandidatit të tyre në garën presidenciale.
2.Qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e partive por edhe
njërin nga kandidatët presidencial.
3.Bëhët në mesin e dhjetorit ku zgjedhësit në qdo shtet
federal me vota të fshehta deklarohen për zgjedhjen e
presidentit.
4.Inagurimi i presidentit bëhët me 3 janar.
Kongresi I SHBA-ve
Kongresi amerikan përbëhet nga dy dhoma:dhoma
përfaqësuesve dhe senatit .Puna dhe struktura e
kongresit është e rregulluar me nenin 1. Dhoma e
përfaqësuesve është dhoma e lartë e kongresit të
cilën e zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë
qytetarët me të drejtë vote. Në parim të dy dhomat
e kongresit kanë fushëveprim të njëjtë. Dhoma
përfaqësuesve ka tri grupe themelore të
funksioneve që i ushtron në mënyrë të pavarur nga
senati: Ajo shqyrton numrin më të madh të ligjeve
të cilat pas miratimit nga ana e sajë shqyrtohen
edhe në senat. Ajo së pari deklarohet për vendimet
që janë të lidhura me tatimet dhe ajo së pari ka të
drejtë ekskluzive që të fillojë procedurën kundër
funksionarëve të lartë shtetëror duke përfshirë këtu
edhe kryetarin e shtetit të ashtuquajturin
IMPEACHMENT.
Raporti i kongresit dhe presidentit të SHBA
Raporti i ketyre dy organeve mund të përmblidhët si
në vijim:
Kongresi nuk mund ta shkarkoj presidentin e as
ministrat.Presidenti nuk mund të shpërndaj
kongresin.Presidenti dhe ministrat nuk asistojnë në
seancat e kongresit.Pushteti ekzekutiv nuk ka
inciativë legjislative.
Presidenti i ka këto institucione të ndikimit në
punën e kongresit:ai i drejton kongresit mesazh mbi
gjendjen e federatës.I drejton mesazhe kongresit
për buxhetin.Qdo 6 muaj mund ti i drejtojë mesazhe
të tjera.Po ashtu ka edhe të drejtën e vetos ndaj
ligjeve të miratuara nga kongresi.
E drejta e vetos ndaj ligjeve të kongresit paraqet
institucionin kryesor të pushtetit të presidentit ndaj
kongresit,dhe janë të njohura dy lloje:vetoja
suspenzive dhe vetoja e xhepit.
Vetoja suspenzive është e drejta e presidentit që të mos
e nënshkruaj ligjin e miratuar në të dy dhomat e
kongresit dhe që ta kthejë sërish në shqyrtim.Ky ligj i
kthyer prapë për shqyrtim për të hyrë në fuqi duhet të
miratohet nga dy të tretat e deputetëve.Duke pasur
parasysh strukturën dy partiake të kongresit është e
vështirë të realizohët kjo.Ndërsa vetoja e xhepit është
formë specifike e së drejtës së vetos me të cilën
presidenti mund të parandalojë miratimin e ndonjë ligji
në parlament.Kjo do të thotë se në rast se ligji është
dorëzuar jo më parë se 10 ditë para mbylljës së sesionit
presidenti mund të mos ja kthej fare ligjin kongresit dhe
të mos e nënshkruaj pa dhënë shpjegime.Si rezultat i
kësaj kongresit i mbetët që në legjislacionin e radhës të
fillojë nga e para procedurën e re legjislative.Ndonëse
presidenti i SHBA-ve është politikisht jo përgjegjës ai
sipas kushtetutës është penalisht përgjegjës.Në rast se
dyshohët se presidenti ka kryer vepër të rëndë penale
procedura kundër tij fillohët nga dhoma e përfaqësuesve
ndërsa e gjykon dhe dënon senati.Kjo ka ndodhë një herë
kundër presidentit Xhonson i cili me atë rast është liruar
nga akuza.
SENATI I SHBA-ve
Është aplikuar në sistemin amerikan si zgjidhje
kompromisi në mes të tendencave centraliste dhe
federaliste me rastin e miratimit të kushtetutës së
vitit 1787. Formimi i senatit, mënyra e zgjidhjës së
tyre është në favor të shteteve të vogla. Në fakt
sipas kushtetutës është përcaktuar që senati të
përbëhet nga dy senator nga çdo shtet të cilët i
zgjedh trupi ligjdhënës i shtetit., në do 6 vjet dhe
çdo senator ka një votë me atë që çdo dy vite
zgjidhët një e tretat e senatorëve të ri. Pasi që SHBA
kanë 50 shtete senati i ka 100 anëtar. Senati ka
ndikim më të theksuar në kongres: Senati e ka rolin
e gjykatës së KASACIONIT( të instancës më të lartë
gjyqësore) për shqiptimin e dënimeve në bazë të
institutit të impeachemntit. Instituti i
impeachmentit e ka origjinën nga Anglia.
Ai është një procedim gjyqësorë kundër një anëtari
të dhomës së lordëve ose të dhomës së komunave
që akuzohej për një kundërvajtje politike. Në këtë
procedim akuzues ishte dhoma e komunave ndërsa
dhoma e lordëve ishte instancë gjyqësore që
shqyrtonte çështjen. Ndjekja fillon nga deputetët
por nuk është përdorur gjykimi i të pandehurit
kurrë në kongres. Senati ka të drejtë të formojë
komision hetues për çdo çështje të cilën e vlerëson
të arsyeshme. Senati jep mendimin për zgjedhjën e
disa funksionarëve të lartë shtetëror( ministrat ,
ambasadorët) të cilët i emëron kryetari i SHBA-
ve.Senati karakterizohet me modelin dypartiak të
bazuar në dominimin dhe rivalitetin në mes të dy
partive kryesore politike partisë demokratike dhe
partisë republikane.
Roli i gjykatës supreme në
SHBA
Gjykata supreme e SHBA-ve ushtron në
mënyrë të pavaruar pushtetin
gjyqësor.Ajo përveq kësaj ushtron
funksionin e kontrollit të
kushtetutshmërisë.Ajo përbëhët nga 9
gjyqtarë të cilët i emëron presidenti i
SHBA-ve pas konsultimit dhe marrjës së
mendimit nga senati.Përveq qështjeve
penale dhe civile ajo shqyrton edhe
konfliktet e kompetencave ndërmjet
federatës dhe shteteve federale.
Përfundimi
Sistemi presidencial paraqet sistemin i cili në menyrë më
të besueshme ka zbatuar parimin e ndarjës së pushtetit
shtetëror,ku presidenti është bartës i pushtetit
administrativo-ekzekutiv.Ky sistem përfaqësohet nga
SHBA.Pushteti ligjdhënës është plotësisht i ndarë nga
veprimtaritë e tjera.Këtë organ e zgjedh populli.Pushteti
administrativo-ekzekutiv,gjithashtu është i ndarë dhe
shumë i fortë.Në krye të organeve administrative
qëndron kryetari(presidenti) i Republikës.Presidentin
gjithashtu e zgjedh populli.Sipas sistemit
presidencial,ministrat i emëron vetë
presidenti(sekretarët shtetërorë)të cilët i përgjigjen
presidentit për punën e tyre.Pushteti gjyqësor ushtrohet
nga ana e gjykatësve të cilët këtë pushtet e ushtrojnë në
menyrë të pavarur.
Gjykata supreme në SHBA,përzihet në punët e organit
ligjdhënës duke penguar zbatimin e akteve juridike të
cilat janë në kundërshtim me kushtetutën Amerikane.
Literatura
Wikipedia
https://sq-
al.facebook.com/permalink.php?story_fbid
=249401561801406&id=163533137054916
ABC-ja e së drejtës dhe shtetit
Prof.Dr.Kadri Kryeziu

You might also like