You are on page 1of 15

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI FILLOR OSE PARASHKOLLOR

TITULLI I PUNIMIT TUAJ

Kandidatja: Mentor/e:
Emri Mbiemri i studentit/es Thirrja, Emri Mbiemri i Mentorit/es

Mitrovicë, Muaji, 2018


PËRMBAJTJE

Abstrakti........................................................................................................................
1. HYRJE........................................................................................................................1
1.1 .....................................................................................................................................
1.2......................................................................................................................................
1.3.......................................................................................................................................
1.4.......................................................................................................................................
1.5.ETJ..................................................................................................................................

2. METODOLOGJIA.....................................................................................................
2.1 Dizajni hulumtues......................................................................................................
2.2 Pjeswmarrwsit............................................................................................................
2.3Instrumentet e hulumtimit........................................................................................
2.4Procesi i mbledhjes së të dhënave..............................................................................
2.5 Analiza e të dhënave..................................................................................................
2.6Aspekti etik................................................................................................................

3. REZULTATE ..............................................................................................................
4. DISKUTIME ................................................................................................................
4. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME...................................................................

LITERATURA.....................................................................................................................

SHTOJCAT..........................................................................................................................
Shtojca A -.............................................................................................................................
Shtojca B - Forma e dakordimit dhe
Pyetësorët.....................................................................
Shtojca C –............................................................................................................................
Lista e tabelave dhe e figurave [nëse ka],
Listohen me numra arabë tabelat e përdorura,grafikët, figurat,fotografitë,veprat,etj., si dhe
numrinëfaqenkukëtotabela,grafikaetj.gjenden. Tabelat apo figurat duhet të shoqërohen me titullin
e tyre. Titulli i tabelave vendoset mbi tabelën, kurse titulli i figurave vendoset nën figurën
përkatëse. Shënohet me shkronja të mëdha të shtypit, e bolduar.

Lista e shkurtesave [nëse ka]


Në mënyrë alfabetike shkruhen të gjitha shkurtesat e përdorura në punim, krahas emërtimeve të
plota të tyre. Shënohet me shkronja të mëdha të shtypit, e bolduar
ABSTRAKTI

Duhet të fillojë në faqe të re. Duhet të jetë rreth 250-300 fjalë dhe të ketë karakter informativ.
Abstrakti duhet të shërbejë si “zëvendësim” i punimit, pra të përmbajë esencën e punimit. Në
abstrakt vendosen: qëllimi, metodologjia e përdorur: pjesëmarërsit, instrumentet, analizat,
rezultatet dhe implikimet teorike apo praktike te tyre. Mos citoni referenca në abstrakt!
Shënohet me shkronja të mëdha të shtypit, e bolduar, në qendër të fletës.
Fjalë kyçe: Fjalët kyçeduhet të identifikojnë fushën e punimit tuaj dhe temën qendrore.
Vendosen 3-5 fjalë kyçe. Shënohet me shkronja të vogla, majtas fletës, e bolduar, e pjerrtëzuar
[italic].
1

1. HYRJE

Duhet të fillojë në faqe të re. Shkruhet në mënyrë të qartë, informuese dhe përshkruese rreth
temës. Hyrja fillon me një perspektivë të gjerë të temës apo çështjes që është hulumtuar dhe
përfundon duke u fokusuar në këtë temë apo çështje. Zakonisht në pjesën e hyrjes harmonizohet
edhe rishikimi i literaturës, në të cilën bëhet përshkrimi i të gjeturave nga literatura relevante me
temën apo çështjen. Është e rekomandueshme që në rishikimin e literaturës të ofrohen
rezultate/qëndrime për dhe kundër. Shënohet me numër arab dhe me shkronja të mëdha shtypit të
bolduara, në qendër të fletës.
2

2. METODOLOGJIA
Duhet të fillojë në faqe të re. Në këtë pjesë qartësohet qasja kërkimore, qëllimi i hulumtimit,
pyetjet kërkimoredhe ose hipotezat. Shënohet me numër arab dhe me shkronja të mëdha të
bolduara, në qendër të fletës.

2.1 Pjesëmarrësit
Ofrohen të dhëna për numrin, mënyrën e zgjedhjes dhe popullatën nga e cila është përzgjedhur,
si dhe karakteristikat specifike të tyre. Shënohet me shkronja të vogla, majtas fletës, e bolduar, e
pjerrtëzuar [italic].

2.2 Instrumentet
Ofrohet shpjegim i saktë i instrumenteve të përdorura, si dhe saktësimi i standardizimit të tyre
[nëse janë të standardizuara, vetëm e përmendim, nëse nuk janë të standardizuara duhet të
shpjegoni procedurën e standardizimit të tyre; duhet të shkruhet autori i instrumentit dhe viti].
Shënohet me shkronja të vogla, majtas fletës, e bolduar, e pjerrtëzuar [italic].

2.3 Mënyra e mbledhjes së të dhënave,


Ofrohen të dhëna për kohën, vendin dhe mënyrën e saktë të mbledhjes së të dhënave. Shënohet
me shkronja të vogla, majtas fletës, e bolduar, e pjerrtëzuar [italic].

2.4 Analizat,
Duhet të shkruhen qartë analizat që janë përdorur, cila ka qenë ecuria e përpunimit të të dhënave.
Shënohet me shkronja të vogla, majtas fletës, e bolduar, e pjerrtëzuar [italic].

2.5 Aspektin etik,


Sqarohet respektimi i etikës hulumtuese. Shënohet me shkronja të vogla, majtas fletës, e bolduar,
e pjerrtëzuar [italic].
3

MODEL I TABELES

Tabela 1
Numri dhe Përqindja e Pjesëmarrëse në Hulumtim sipas Komunave
Numri Përqindja Përqindja Përqindja
valide kumulative
Drenas 15 62.5 62.5 62.5
Edukatore Skenderaj 9 37.5 37.5 100.0
Total 24 100.0 100.0
Drenas 44 73.3 73.3 73.3
Nena Skenderaj 16 26.7 26.7 100.0
Total 60 100.0 100.0
Drenas 11 40.7 40.7 40.7
Babai Skenderaj 16 59.3 59.3 100.0
Total 27 100.0 100.0

MODELI I FIGURES

A keni tabele te bardhe interaktive ne 3


institucionin tuaj 9

A keni Laptop ne institucionin tuaj


4
0

A keni tablet ne institucionin tuaj


0 Skenderaj
0
Drenas
A keni kamere gixhitale ne institucionin tuaj
3
0

A keni kompiuter ne institucionin tuaj


2
0

0 1 2 3 4 5 6 7 8 9

Grafiku 1. Përgjigjet sipas komunave për pajisjet teknologjike në institucione.


4

3. REZULTATE
5

4. DISKUTIME
Duhet të fillojë në faqe të re. Duhet të përmbajë diskutimin profesional të bazuar në rezultatet e
dala, duke synuar shpjegimin sa më të plotë dhe të qartë të pyetjes qendrore të punimit apo
hipotezës/ave, si dhe propozimet për zgjidhje, qasje më të avancuara apo veprime konkrete në
vazhdimësi. Është pjesa përmbyllëse e punimit dhe duhet të jetë koncize, sintetike dhe të
përmbajë një rekomandim apo mesazh. Shënohet me numër arab dhe me shkronja të mëdha të
bolduara, në qendër të fletës.
6

5. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME

Seksioni i shqyrtimeve përmbyllëse përmban një rishikim të punës tuaj dhe po ashtu shtjellimin e
rezultateve që i keni prezantuar në kapitullin kryesor.
Në përgjithësi, në seksionin e konkluzioneve ofrohen informatat vijuese: Çka ka të re në punën e bërë?
Cilat konkluzione mund të nxirren nga puna? Cilat përvoja janë arritur gjatë kryerjes së punës? A ekziston
ndonjë rrugë tjetër për kryerjen e punës?
Seksioni i rekomandimeve paraqet një përmbledhje të punës nga pikëvështrimi i rekomandimeve të
ofruara në zgjidhjen e problemit të shtruar në punim. Në kuadër të këtij seksioni mund të përmendni ato
ide të cilat do të mund të shfrytëzoheshin për punë të mëtutjeshme profesionale e shkencore në lëmin në
fjalë.
7

LITERATURA

Chen, J.Q., and Price,V. (2006). Narroëing the digital divide: Head start teachers develop
proficiency in computer technology. Education and Urban Society 38: 398_405.
Daniele, N. (2008). Majeutika Edukative, Prishtinë
Edëards, S. (2005). Identifying the factors that influence computer use in the early childhood
classroom. Australasian Journal of Educational Technology 21: 192-210.
Hill, S. (2010). The millennium generation: Teacher-researchers exploring neë forms of
literacy. Journal of Early Childhood Literacy 10: 314-340.

Burime nga interneti:

file:///C:/Documents%20and%20Settings/S%20mobile/My%20Documents/Doënloads/SHQIPO
NJA%2001.pdf 05.04.2016 [shfrytezuar me date 12.12.2012]
8

SHTOJCAT
SHTOJCA A
9

FORMULAR PAJTIMI

UNIVERSITETI I MITROVICES
‘ISA BOLETINI’
Rr.Parku Industrial, p.n. 40000 Mitrovicë
Republika e Kosovës
FAKULTETI I EDUKIMIT

F O R M U LA R PAJTIMI

I/E nderuar,
Fakulteti i Edukimit të Universitetit të Mitrovicës, në organizimin e studimeve ka të paraparë
zhvillimin e punimit të Diplomës. Në këtë kuadër, unë kam zgjedhur të zhvilloj këtë hulumtim.
Hulumtimi do të përcaktojë se si ndikon rrethi familjar në zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës
[Ndikimi i ambientit familjar në zhvillimin e fëmijës].
Formulari ju ofrohet për tu pajtuar që të jeni pjesë e hulumtimit. Ne ju sigurojmë që të dhënat e
mbledhura në këtë studim, do të përdoren vetëm për realizimin e qëllimit të këtij studimi. Ju
mund të zgjidhni të jeni pjesëmarrës në kushte anonimiteti ose konfidencialiteti. Ne respektojmë
zgjedhjen Tuaj.

Duke besuar dhe respektuar në bashkëpunimin me Ju, Ju falënderojmë.

Ju lutem nënshkruani konfirmimin tuaj. Ofruesi i formularit


Një kopje e këtij konfirmimi mbetet tek Ju.

---------------------------------------- -----------------------------------
[Nëse keni ndonjë pyetje apo paqartësi në vazhdimësi, ju lutem kontaktoni profesoreshën
mentore të punimit, Merita Shala, në merita.shala@umib.net]
Ju faleminderit !
10

PY E T Ë S O RI
[Vendos një kopje të pyetësorit]

You might also like