You are on page 1of 27

UNIVERSITETI “NËNË TEREZA”

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE


PROGRAMI STUDIMOR: SPORT DHE SHKENCAT SPORTIVE

PUNIM SEMINARIK

Lënda: Metodologjia e Hulumtimeve Shkencore në Sport

Tema: Rendesia e disa ndryshoreve antropometrike dhe motorike ne


suksesshmerine e ekzekutimit te elementeve akrobatike ne gjimnastike tek mosha
13 vjeqare

Mentor: Doc. Dr. Agon Saiti

Punoi: Halim Iljazi

Shtator 2020
1. Hyrje ......................................................................................................................................
2. Hulumtimet e deritanishme në hapësirat antropometrike dhe motorike si dhe raportet e
tyre me Gjimnastikën
(akrobatikën).......................................................................................
3. Qëllimet e hulumtimit...........................................................................................................
4. Hipotezat e hulumtimit.........................................................................................................
5. Metodat e hulumtimit ...........................................................................................................

5.1 Mostra e individëve ...................................................................................................................

5.2 Mostra e instrumenteve matëse ...............................................................................................

5.3 Mostra e variablave (ndryshoreve) ............................................................................................

5.4 Mënyra e aplikimit të hulumtimit ...............................................................................................

5.5 Metoda e përpunimit të rezultateve ...........................................................................................

6. Rezultatet e përpunuara dhe interpretimi i tyre ...................................................................

6.1 Grupi i statistikave ....................................................................................................................

6.2 Analiza e dallimeve ndërmjet grupeve (1 meshkujve) dhe (2 femrave) ...................................

6.3 Analiza deskriptive (përshkruese) për meshkuj .........................................................................

6.4 Niveli i homogjenitetit të ndryshoreve (meshkuj) .....................................................................

6.5 Analiza deskriptive (përshkruese) për femra ............................................................................

6.6 Niveli i homogjenitetit të ndryshoreve (femra) .........................................................................

7. Përfundimi .............................................................................................................................
1.Hyrje

Gjimnastika si sport, duhet të kuptohet si tersi e veprimeve fizike e lëvizore me dhe pa


vegla, të mundshme për t’u realizuar pa dallim moshe e gjinie, me qëllim të forcimit të
shëndetit, rritjes së aftësive fizike, formimit të shprehive lëvizore, edukimit dhe aftësisë së
orientimit në hapësirë dhe kohë si dhe hedhjes së bazave të teknikes sportive.
Kur marrim parasysh ndikimin e këtij sporti në masë kaq të madhe në organizmin njeriut, pra
në aftësitë fizike, psikologjike, funksionale dhe jetësore, ne gjithsesi duhet të bëjmë përpjekje
që këtë sport ta inkuadrojmë sa më shumë në shoqërinë tonë.

Ky punim synon që Gjimnastikën si sport, ta inkuadron brenda shkollave, sa më shumë që


është e mundur, si dhe të nxjerrë në pah dobitë, të cilat nuk janë të pakta për nxënësit e
shkollës, ngase, siç dihet, kohëve të fundit, fëmijët janë të rrezikuar nga lojërat kompjuterike
dhe rrjetet e ndryshme sociale me përmbajtje shumë të ndjeshme për këto mosha. Në këtë
mënyrë, edhe më shqetësues është fakti se, atyre në masë shumë të madhe u mungon
aktiviteti fizik. Prandaj, në bazë të shumë hulumtimeve të ndryshme, ne jemi në dijeni se të
rinjt dhe të rejat, të cilët u nënshtrohen rreziqeve që i përmendem më lartë, nuk mund të
posedojnë një shëndet psikofizik të kënaqshëm, duke qenë se tek ta do të jenë prezent: stresi,
depresioni, agresiviteti etj. Gjëra të cilat do të ndikojnë në të nxënit mësimor të nxënësit.

Në kuadër të plan- programit mësimor brenda vitit në shkolla është e paraparë që


Gjimnastika
të zhvillohet në 10-15 orë mësimi, edhe pse nuk janë të mjaftueshme. Me një qasje të
programuar mirë, nga ato orë mësimi nxënësit do të arrijnë:
 Të njihen me Gjimnastikën si sport
 Të njohin rolin e Gjimnastikës dhe të sportit në jetën e tyre
 Do të arrijnë të njihen me teknikat themelore të këtij sporti
 Do të posedojnë një statut fizik më të shendosh
 Dhe duke mësuar teknika të këtij sporti nxënësit do të bëhen me të guximshëm, me të
vullnetshëm për jetë, do të fitojnë një vendosmëri më të lartë
 Do të kenë një gjendje shpirtërore me të mirë, dhe
 Nxënia mësimore e tyre do te jetë në nivel më te lartë etj.

Duke marrë parasysh ato qe u thanë më lartë, me plotë të drejtë mund të themi se:
Gjimnastika sportive u pëlqen njerëzve të disiplinuar, pra atyre që janë: të guximshëm, të
vendosur, që fantazojnë lehtë dhe dëshirojnë përsosmëri të ushtrimit. Ndërsa këtë sport
nuk e dëshirojnë: të pa disiplinuarit, të ngadalshmit, pleqtë, frikacakët, njerëzit e
shqetësuar si dhe ata që kanë pak inteligjencë praktike .1

Ky punim, po ashtu, mund të ndikojë pozitivisht edhe për identifikimin e gjendjes së statutit
motorik dhe antropometrik të nxënësve, gjë e cila është shumë me rendësi për një planifikim
të mirë të punës vjetore më nxënës nga ana e mësuesve të Ed. Fizik dhe Sportiv.

1
2. Hulumtimet e deritanishme në lidhje me hapsirat
antropometrike dhe motorike dhe raportet e tyre me
Gjimnastikën (akrobatikën)

Definimi i konstituimit trupor të fëmijëve është vështirë e realizueshëm, sepse ata ende nuk
kanë karakteristika stabile referente, posaçërisht tek vajzat. Disa metoda për tu përdorur
kërkojnë karakteristikat konstitucionale fikse ose relativisht stabile ( psh. samototipi i Sheldonit:
endomorf, mezomorf, ektomorf):

 Endomorf: të dhjamosur me kuka te zgjeruar


 Mezomorf: muskulor
 Ektomorf: të gjatë me muskuj të dobët

Kjo vlen për personat e rritur, ndërsa aplikimi te fëmijët është i pabesueshëm.

Rritja e ndryshme e karakteristikave antropometrike dhe të indeve (sidomos indi dhjamor nën
lëkurorë) shpejt ndryshon proporcionet trupore, i cili në mënyrë të konsiderueshme ndikon në
besueshmërinë e konstituimit trupor individual të fëmijës.

Modelet e rritjes munden thjesht të përmblidhen në tri veti si vijon (sipas Medved dhe bashkp.,
1987):

o intensiteti i rritjes së disa organeve individuale nuk janë të barabarta;


o rritja nuk është lineare, por tregon periudhat e intensitetit të shpejtuar dhe të
ngadalësuar;
o organet gjatë rritjes nuk e rritin vetëm masën e vet por e ndryshojnë edhe
strukturën e vet.
3. Qëllimet e hulumtimit

Qëllimi shkencor - i këtij punimi është verifikimi i lidhshmërisë dhe ndikimit të katër (4)
ndryshoreve antropometrike dhe katër (4) ndryshoreve motorike të përfshira në ketë
hulumtim në suksesshmerinë e ekzekutimit të elementeve në akrobatikë.
Krahas kësaj qellim tjetër është verifikimi i dallimeve ndërmjet dy gjinive në ndryshoret
antropometrike dhe motorike të përfshira në hulumtim.

 Qëllim tjetër i këtij punimi është verifikimi i statutit psiko-motorik të nxënësve të moshës
13 vjeçare të shkollave fillore dhe verifikimi i nivelit të gjimnastikës në shkolla fillore.
Sepse, për tu marrë me Gjimnastikën si sport hapi i parë që duhet të bëjmë është
përcaktimi i përmasave trupore dhe faktorët motorik të atyre që do të merren me
Gjimnastikë psh:
 Gjatësia e gjimnasteve
 Masa e gjimnasteve
 Dimensioni tranzverzal i gjimnasteve
 Indi dhjamor- nënlëkuror i gjimnasteve
 Përgatitja e muskujve të trungut
 Përgatitja e muskujve të ekstremiteteve të trupit

Sepse, nuk mund të zhvillojmë aftësitë teknike, taktike etj pa ditur se cilët janë p ërmasat
trupore dhe faktorët motorik të një personi i cili mund të merret me Gjimnastikë. Mosha 13 vj.
është marrë si mostër për arsye se moshat 6-7 vj që janë më të përshtatshëm për gjimnast nuk
ishte e mundur te hulumtohet, pasi që ata nuk janë të trajnuar në gjimnastikë dhe nuk do të na
jepnin model për gjimnast. Gjithashtu, arsye tjetër është se mosha 13 vj është e vonuar për
ketë sport, por megjithatë po të ushtrohet nga kjo moshë sistematikisht i riu mund të arrijë që
në moshën 24-25 vj të përfundoj karrierën e tij si një gjimnast me të arritura të kënaqshme,
“por jo kulminante”.
4.Hipotezat e hulumtimit

H-1 Pritet të ketë korrelacion më të lartë motorika se antropometria në sukseshmerinë


e ekzekutimit të elementeve akrobatike.

H-2 Priten korrelacione statistikisht domethënëse ndërmjet ndryshoreve motorike dhe


atyre antropometrike në raport me sukseshmerinë e ekzekutimit të elementeve akrobatike.

H-3 Nga ndryshoret e përfshira në hulumtim pritet ndikim me i madh i lartësisë


trupore në suksësëshmërinë e elementeve me trup të lirë (akrobatikë).

H-4 Duke pasur parasysh moshën që është përfshirë në hulumtim, nuk pritet ndikim
lartë i ndryshoreve të përfshira në suksesshmërinë e ekzekutimit të elementeve me trup të
lirë (akrobatike).
5. Metodat e hulumtimit

5.1 Mostra e individëve

Instrumentet matëse janë përdorur në mostrën prej 63 individëve. Prej tyre 33 të gjinisë
mashkullore dhe 30 të gjinisë femërore.
Mosha e tyre ka qenë 13 vj (+ - 6 muaj) dhe ata kanë qenë nxënës të shkollës fillore “26
Korriku” në Shkup.
Individët të cilët janë përfshirë në hulumtim kanë qenë aktiv në tërë procesin mësimor në
shkollë dhe konkretisht në atë të Ed. Fizike dhe sportive.
Matjet janë bërë në muajin maj të vitit shkollor 2019-2020, dhe duke iu përmbajtur rregullave
që matjet të jenë sa më të sakta dhe valide. Ato janë kryer brenda një periudhe kohore më të
vogël se 6 muaj.
Individët pjesëmarrës në hulumtim kanë qenë të shëndoshë në pikëpamje klinike dhe të aftë
për ndjekjen e mësimit në lëndën e Ed. Fizike, si dhe kuptohet pa të meta të theksuara morfo-
funksionale.
Gjithashtu, individët në ketë rast nxënësit e testuar, matjet antropometrike, testet motorike
dhe ekzekutimin e teknikave në Gjimnastikë (akrobatikë) e kanë kryer duke mos pasur ndonjë
sëmundje akute (ftohje, lëndim etj), sëmundje kronike e cila nuk lejon marrjen me aktivitete
fizike. Ata u janë nënshtruar testimeve dhe matjeve pa iu bërë presion, pra me vullnetin e tyre
dhe gjithmonë duke u përpjekur që të japin maksimumin e tyre.
5.2 Mostra e instrumenteve matëse

Mjetet të cilat janë përdorur për verifikimin e ndryshoreve antropometrike janë:


 Peshorja digjitale
 Antropometri
 Antropometri i shkurtuar
 Kaliperi

Matjet janë bërë me instrumente valide matëse antropometrike me saktësi sa më të madhe.


Matjet janë bërë me instrumente klasike antropometrike, sipas Martinit.
Për të eliminuar gabimet e mundshme, matjet janë bërë nga ekipi i njëjtë matës, me
instrumente të njëjta dhe në kohë të njëjtë ditore (para dite prej orës 8:00-10:00).
Matjet janë bërë sipas udhëzimeve të programit biologjik ndërkombëtar (IBP) pra, matjet janë
bërë në anën e majtë të trupit të kandidatit.
Duke ju përmbajtur këtij programi, ne kemi qenë të obliguar që matjen e indit dhjamor nën
lëkuror ta bëjmë tri herë, në mënyrë që rezultati të jetë sa më i saktë. Ndërsa, matjet tjera ka
mjaftuar të behën vetëm një herë.

Ndryshoret motorike janë vlerësuar duke u bazuar në numrin përsëritjeve për


(anterfleksionin, retrofleksionin, dhe përkuljet mbi krahë), ndërsa (kërcimi lartë) është testuar
më (cm).
5.3 Mostra e variablave (ndryshoreve)

Mostra e variablave përbehet prej 8 ndryshoreve. Prej tyre 4 antropometrike dhe 4 motorike.
Vlerësimi i suksesëshmerisë së ekzekutimit të elementeve teknike në akrobatikë, lënda
internacionale e të cilave ka qenë vërtetimi i ndikimit të këtyre ndryshoreve në
suksesshmerinë e ekzekutimit të elementeve akrobatike në Gjimnastikë Sportive respektivisht
(akrobatikë).
Për ketë qellim janë përdorur këto teste antropometrike dhe motorike:

Mostra e variablave (ndryshoreve) antropometrike:

1. Masa trupore (MT)


2. Lartësia trupore (LTR)
3. Gjerësia biakromiale (GJBA)
4. Indi dhjamor nën lëkuror në bark (IDH)

Masa trupore (MT)

Masa trupore është matur me peshoren digjitale, e cila mundëson saktësinë 0.1 kg. Peshorja
është vendosur në pozitë horizontale dhe është vendosur në bazë të fortë.
Individët matjen e kanë kryer të zbathur dhe me veshje të lehta sportive, duke qëndruar të
qetë mbi peshore.

Lartësia trupore (LTR)

Matja e lartësisë është bërë me antropometër. Individët matjen e kanë kryer të zbathur dhe
me veshje te lehta sportive, duke qëndruar mbi sipërfaqe të fortë.
Individët kokën e kanë mbajtur duke iu përmbajtur horizontales së Frankfurtit (skaji i poshtëm
i syrit dhe skaji i epërm i kanalit të jashtëm të veshit të jenë në pozitë horizontale).
Qëndrimi i trupit ka qenë i relaksuar dhe i drejtë, ndërsa shputat të bashkuara. Matësi ka
qëndruar në anën e majtë të individit.
Gjerësia biakromiale (GJBA)

Matja e gjerësisë biakromiale është bërë ndërmjet zgjatimeve shpatullore dhe është matur
me antropometër të shkurtuar.
Individët gjatë matjes kanë qëndruar në pozitë të drejtë dhe supet e lëshuara lirshëm.
Matësi gjatë matjes ka qëndruar mbrapa individit dhe krahët e jashtëm të antropometrit, ku
skajet e jashtme vendosen në të dy procesus acromialis (zgjatimeve shpatullore), duke e
shtypur lehtë në indin e butë. Rezultati ka saktësinë 0.1 cm.

Indi dhjamor nën lëkuror në bark (IDH)

Matja e tij është bërë me kaliper. Matësi me gishtin e madh dhe gishtin tregues ngrit rrudhen
lëkurore me drejtim horizontal në anën e majtë të barkut në nivelin e kërthizës, 5 cm në të
majtë të saj, duke u kujdesur që të mos kapet indi muskulor.

Rrudha lëkurore kapet me krahë të kaliperit, të cilët vendosen buzë gishtërinjve të matësit.
Pasi arrihet shtypja adekuate e kaliperit lexohet rezultati me saktësi prej 0.2 mm.

Mostra e variablave ( ndryshoreve ) motorike:

1. Përkulje mbi krahë


2. Anterflekion i trungut
3. Retrofleksion i trungut
4. Kërcim lartë nga vendi
Përkulja mbi krahë (PK)

Mënyra e realizimit të testit

Vendi: sipërfaqe e rrafshet.


Pozita fillestare: mbështetja e shtrirë para dhe këmbët e mbështetura në mur. Mbështetja e
duarve në tokë është bërë duke ju përshtatur gjatësisë dhe gjerësisë së supeve.
Detyra: nga kjo pozitë, të testuarit kanë realizuar mbledhjen dhe drejtimin e krahëve sa më
shumë që kanë pasur mundësi.
Vlerësimi: është bërë duke marrë për bazë numrin maksimal të mbledhje-drejtimit të
krahëve. Detyra është realizuar vetëm një herë.
Testi së pari është demonstruar nga ana e matësit dhe janë sqaruar detaje të nevojshme në
lidhje me detyrën.
Gjatë mbledhjes dhe drejtimit të krahëve nga ana e individëve, trupi është mbajtur plotësisht
i drejt dhe mbledhja si dhe drejtimi i krahëve janë realizuar deri në kufijtë maksimal të
mbledhjes së drejtimit të artikulacioneve.

Foto 1
Anterfleksioni i trungut (AFT)

Mënyra e realizimit të testit

Vendi: sipërfaqe e rrafshet.


Pozita fillestare: të testuarit kanë qenë në pozitë të shtrirë në shpinë me duar të vendosura
në qafë dhe këmbët të mbledhura në artikulacionin e gjurit në një kënd prej 30-40 0 , ndërsa
shputat e fiksuara në tokë nga ana e bashkë-ushtruesit.

Realizimi i detyrës: detyra është realizuar duke u mbledhur trungu nga pozita e shtrirë deri në
pozitë vertikale sa më shumë herë që është e mundur.
Vlerësimi: është bërë duke marrë për bazë numrin maksimal të mbledhje-shtrirjes së trungut.
Gjatë realizimit të detyrës, të testuarit kanë realizuar mbledhje-shtrirjen duke mos lëvizur
duart nga qafa dhe duke e bërë mbledhjen dhe shtrirjen të plotë.

Foto 2
Retrofleksioni i trungut (RFT)

Mënyra e realizimit të testit

Vendi: sipërfaqe e rrafshet.


Pozita fillestare: të testuarit kanë qenë në pozitë të shtrirë në bark me duar të vendosura në
qafë dhe këmbët e shtrira maksimalisht. Dhe, shputat e fiksuara në tokë nga ana e bashkë-
ushtruesit.
Realizimi i detyrës: detyra është realizuar duke u mbledhur trungu maksimalisht mbrapa nga
pozita e shtrirë në bark sa më shumë herë që është e mundur.
Vlerësimi: është bërë duke marrë për bazë numrin maksimal të mbledhje-shtrirjes së trungut.

Foto 3
Kërcimi lartë (KL)

Mënyra e realizimit të testit

Vendi: është mobilizuar antropometri për muri


Pozita fillestare: të testuarit qëndrojnë afër antropometrit brinjazi, me krahun e djathtë
ngritur lartë dhe duke mbështetur gishtërinjtë e dorës në mur. Në ketë moment shënohet
lartësia e prekjes së gishtave në mur.
Realizimi i detyrës: të testuarit janë shkëputur me të dy këmbët nga toka në lartësi duke
takuar murin me dorën e djathtë ne lartësinë maksimale. Testi përsëritet tri herë.
Vlerësimi: në fletë testim është shënuar ndryshimi i lartësisë me krahë të shtrirë dhe lartësisë
së kërcimit.
Të testuarit, gjatë matjes së lartësisë në qetësi, krahët i kanë mbajtur të shtrirë maksimalisht.
Kërcimi është realizuar me të dy këmbët, duke mos u kthyer me trup nga muri gjatë kërcimit.

Foto 4
5.4 Mënyra e aplikimit të hulumtimit

Matjet janë bërë nga ana personave profesional, në objektet e shkollës fillore “26 Korriuku”
në Shkup.

Matjet janë bërë secila veç e veç duke ju përmbajtur rregullave, në mënyrë qe nxënësit mos
ta ndjejnë lodhjen gjatë testimeve. Kandidatet para matjeve antropometrike nuk kanë bërë
asnjë lëvizje në kuptimin e përgatitjes për eksperiment, ndërsa para matjeve motorike dhe
vlerësimit në akrobatikë ata kanë zhvilluar një kompleks ushtrimesh dhe zgjatjeve për
përgatitje të organizmit për ngarkesa të ardhshme. Nxehjet janë bërë nga nxënësit të
udhëhequr nga ana e arsimtarit.

Matjet janë bërë në orët e paradites dhe janë kryer brenda një muaji. Temperatura gjatë
testimeve ka qenë 20-280C, temperaturë e cila është mjaft e përshtatshme për kryerjen e
këtyre testimeve.
5.5 Metoda e përpunimit të rezultateve

Në mënyrë që të arrijmë rezultate dhe konkludime sa më të sakta, mënyra e përpunimit të


këtyre rezultateve është bazuar në metoda dhe programe të pranuara shkencëtarisht nga ana
e eksperteve të metodave kërkimore shkencore.
Pra, rezultatet janë përpunuar me programin (SPSS) for Windows.
Janë llogaritur parametrat themelorë dhe statistikorë në hapësirën motorike dhe
antropometrike:

 Mesatarja aritmetike (Mean)

 Devijimi standard (St. Dev)

 Rezultati minimal (Min)

 Rezultati maksimal (Max)

 Rangu (Range Statistics)

 Simetria dhe asimetria e rezultateve të shpërndara (Skewness)

 Shtrirja apo rrumbullakimi i lakores së shpërndarje (Kurtosos)


6. Rezultatet e përpunuara dhe interpretimi i tyre

6.1 Grupi i statistikave

Group Statistics

Std. Error
GJINIA N Mean Std. Deviation Mean
masa trupore 1 33 48.597 10.8803 1.8940
2 30 50.000 7.7562 1.4161
lartësia trupore 1 33 1.5964 .08532 .01485
2 30 1.5680 .06672 .01218
gjerësia biakromiale 1 33 35.621 2.2617 .3937
2 30 34.937 1.5011 .2741
indi dhjamor 1 33 6.164 5.1688 .8998
2 30 9.093 4.2555 .7770
perkulje mbi krahë 1 33 15.64 7.339 1.278
2 30 8.03 5.102 .932
anterfleksion i trungut 1 33 45.45 25.482 4.436
2 30 29.33 24.391 4.453
retrofleksion i trungut 1 33 21.06 15.342 2.671
2 30 21.33 14.028 2.561
kërcimi lartë nga vendi 1 33 35.30 6.366 1.108
2 30 27.77 6.548 1.195
ushtrimet e lira 1 33 2.870 1.0772 .1875
(akrobatike) 2 30 2.570 1.0316 .1883

Grupi 1 meshkuj
Grupi 2 femra
Tabela nr. 1
Analiza deskriptive (grupi i statistikave)

Në tabelën nr. 1 janë paraqitur të dhënat themelore statistikore të të dy gjinive të përfshira


në hulumtim, pra meshkuj grupi (1) dhe femra grupi (2) dhe ato janë:

N- numri i individëve të përfshirë në mostër të hulumtimit, i cili përbehet prej 33 nxënës të


gjinisë mashkullore dhe 30 nxënës të gjinisë femërore.
Mean (mesatarja)- është dhënë mesatarja e përgjithshme e 8 ndryshoreve dhe ndryshores së
varur për të dy gjinitë veç e veç.
Në tabelë janë dhenë rezultate të cilat tregojnë se ndërmjet grupeve dhe ndryshoreve të
dhëna ka dallime të vlefshme për të cilat do të sqarojmë me hollësisht në tabelën e
mëposhtme.
Std. Deviation (devijimi standard)- është dhënë rezultati i largimit nga mesatarja e
përgjithshme.
Std. Error mean (mundesia e gabimit e shprehur në tabelë)
6.2 Analiza e dallimeve ndërmjet grupeve (1 meshkujve) dhe (2
femrave)

Independent Samples Test

Levene's Test for


Equality of Variances t-test for Equality of Means
95% Confidence
Interval of the
Sig. Mean Std. Error Difference
F Sig. t df (2-tailed) Difference Difference Lower Upper
masa trupore Equal variances
1.111 .296 -.584 61 .561 -1.403 2.4025 -6.2071 3.4010
assumed
Equal variances
-.593 57.834 .555 -1.403 2.3649 -6.1371 3.3311
not assumed
lartësia trupore Equal variances
2.039 .158 1.459 61 .150 .0284 .01943 -.01050 .06722
assumed
Equal variances
1.477 59.713 .145 .0284 .01921 -.01006 .06679
not assumed
gjerësia biakromiale Equal variances
5.554 .022 1.400 61 .166 .685 .4888 -.2929 1.6620
assumed
Equal variances
1.427 56.013 .159 .685 .4797 -.2764 1.6455
not assumed
indi dhjamor Equal variances
assumed
.336 .565 -2.442 61 .018 -2.930 1.1999 -5.3290 -.5304

Equal variances
-2.464 60.435 .017 -2.930 1.1888 -5.3073 -.5521
not assumed
perkulje mbi krahë Equal variances
assumed
4.201 .045 4.728 61 .000 7.60 1.608 4.388 10.818
Equal variances
4.809 57.223 .000 7.60 1.581 4.437 10.769
not assumed
anterfleksion i trungut Equal variances
assumed
.055 .815 2.559 61 .013 16.12 6.299 3.526 28.716
Equal variances
2.565 60.828 .013 16.12 6.285 3.552 28.690
not assumed
retrofleksion i trungut Equal variances
.110 .741 -.073 61 .942 -.27 3.716 -7.704 7.158
assumed
Equal variances
-.074 60.997 .941 -.27 3.700 -7.672 7.126
not assumed
kërcimi lartë nga vendi Equal variances
assumed
.002 .962 4.629 61 .000 7.54 1.628 4.281 10.792
Equal variances
4.623 60.062 .000 7.54 1.630 4.276 10.797
not assumed
ushtrimet e lira Equal variances
.073 .788 1.125 61 .265 .300 .2663 -.2329 .8323
(akrobatike) assumed
Equal variances
1.128 60.825 .264 .300 .2658 -.2318 .8312
not assumed

Tabela nr. 2
Analiza e dallimeve ndërmjet grupeve
Në analizën që është bërë në tabelën nr.2 janë dhenë këto rezultate:

Ka pasur dallim statistikisht të vlefshëm në ndryshoren antropometrike (indi dhjamor IDH) në


nivel sig. (p>.018) që do të thotë se dallimi është i vlefshëm.
Ka pasur dallim statistikisht të vlefshëm në ndryshoret motorike (përkulje mbi krahë PK) në
nivel sig. (p<.000) që do të thotë se dallimi është maksimalisht i lartë.
Ka pasur dallim statistikisht të vlefshëm në ndryshoren motorike (anterfleksion i trungut AFT)
në nivel sig. (p>.013) që do të thotë se dallimi është i vlefshëm.
Ka pasur dallim statistikisht të vlefshëm ne ndryshoren motorike (kërcim lartë nga vendi KL)
në nivel sig. (p<.000) që do të thotë se dallimi është maksimalisht i lartë.

Ndërsa në ndryshoret tjera antropometrike dhe motorike dhe gjithashtu në ndryshoren e


suksesshmërisë së ekzekutimit të elementeve teknike në akrobatikë nuk ka pasur dallime
statistikisht të vlefshme.
Pra, siç shihet nga rezultatet e dhëna tek moshat 13 vjeçare dallime me të larta janë
vërejtur në hapësirat antropometrike se sa në ato motorike.
Ndërsa, sa i përket elementeve teknike në akrobatikë në nivel shkollave fillore nuk janë
vërejtur dallime të vlefshme në sukseshmerinë e ekzekutimit të tyre.
Në tabelën nr 2 rezultatet tregojnë se meshkujt dhe femrat më tepër kanë pasur dallime në
hapësirat motorike se sa antropometrike.
6.3 Analiza deskriptive (përshkruese) për meshkuj

Descriptive Statistics

N Range Minimum Maximum Mean Std. Skewness Kurtosis


Statistic Statistic Statistic Statistic Statistic Deviation
Statistic Statistic Std. Error Statistic Std. Error
masa trupore 33 42.3 33.8 76.1 48.597 10.8803 1.176 .409 1.187 .798
lartësia trupore 33 .33 1.40 1.73 1.5964 .08532 -.546 .409 -.303 .798
gjerësia biakromiale 33 8.6 31.5 40.1 35.621 2.2617 -.203 .409 -.592 .798
indi dhjamor 33 21.8 3.2 25.0 6.164 5.1688 2.740 .409 6.801 .798
përkulje mbi krahë 33 31 4 35 15.64 7.339 .569 .409 .146 .798
anterfleksion i trungut 33 94 6 100 45.45 25.482 .968 .409 .441 .798
retrofleksion i trungut 33 66 4 70 21.06 15.342 1.570 .409 3.144 .798
kërcimi lartë 33 29 23 52 35.30 6.366 .246 .409 .193 .798
ushtrimet e lira
33 3.8 1.0 4.8 2.870 1.0772 .210 .409 -.731 .798
(akrobatike)
Valid N (listwise) 33

Tabela nr. 3

Në tabelën nr.3 është paraqitur grupi i statistikave për 9 ndryshoret e përfshira në hulumtim
të ndara vetëm për grupin e meshkujve, dhe këtu bëjnë pjesë:

N- (numri i nxënësve të përfshirë në hulumtim)

Range (gjerësia e variacionit) - (madhësia e ndryshimit ndërmjet max dhe min)

Max- (rezultati max i arritur për secilën ndryshore)

Min- (rezultati min i arritur për secilën ndryshore)

Mean- (mesatarja e rezultateve të arritura në ndryshore)

Std. Statistics- (devijimi standard)

Skewness- (simetria dhe asimetria e rezultateve të shpërndara)

Kurtosos- (shtrirja apo rrumbullakimi i lakores së shpërndarjes)


6.4 Niveli i homogjenitetit të ndryshoreve (meshkuj)

Masa trupore 22.39


Lartësia trupore 5.34
Gjerësia biakromiale 6.34
Indi dhjamor 83.76
Përkulje mbi krahë 46.86
Anterfleksion i trungut 56.06
Retrofleksin i trungut 72.83
Kërcimi lartë 18.01
Elementet akrobatike 37.28

Koeficienti i variacionit

Stand. Statistics / mean


statistics x 100 = Kv
Skewness- (simetria dhe asimetria e rezultateve të shpërndara)

Në rezultatet e dhëna në tabelën nr. 5 vërehet se:

MT, IDH, PK, AFT, RFT, KL dhe ULTOK kanë treguar një asimetri pozitive ndërsa, LTR dhe GJBA
kanë treguar asimetri negative.

Kurtosos- (shtrirja apo rrumbullakimi i lakores së shpërndarje)

Në rezultatet e dhëna në tabelën nr. 5 vërehet se:

MT, PK dhe KL kanë treguar një rrumbullakim mezokurtik (normal).

LT, GJBA dhe ULTOK kanë treguar një rrumbullakim platokurtik (të shtypur).

IDH dhe RFT kanë treguar një rrumbullakim leptokurtik (të ngritur).
6.5 Analiza deskriptive (përshkruese) për femra

Descriptive Statistics

N Range Minimum Maximum Mean Std. Skewness Kurtosis


Statistic Statistic Statistic Statistic Statistic Deviation
Statistic Statistic Std. Error Statistic Std. Error
masa trupore 30 25.8 36.8 62.6 50.000 7.7562 .159 .427 -1.224 .833
lartësia trupore 30 .28 1.43 1.71 1.5680 .06672 -.187 .427 -.043 .833
gjerësia biakromiale 30 6.5 31.5 38.0 34.937 1.5011 -.315 .427 -.083 .833
indi dhjamor 30 12.2 4.0 16.2 9.093 4.2555 .564 .427 -1.083 .833
perkulje mbi krahë 30 20 3 23 8.03 5.102 1.186 .427 1.111 .833
anterfleksioni i trungut 30 106 4 110 29.33 24.391 1.456 .427 2.712 .833
retrofleksioni i trungut 30 50 3 53 21.33 14.028 .856 .427 .043 .833
kërcimi lartë 30 28 14 42 27.77 6.548 -.208 .427 -.130 .833
ushtrimet e lira
30 3.8 1.0 4.8 2.570 1.0316 .800 .427 -.081 .833
(akrobatike)
Valid N (listwise) 30

Tabela nr. 4

Në tabelën 4 janë paraqitur grupi i statistikave për 9 ndryshoret e përfshira në hulumtim të


ndara vetëm për grupin e femrave, dhe këtu bëjnë pjesë:

N- (numri i nxënësve të përfshirë në hulumtim)

Range- (madhësia e ndryshimit ndërmjet max dhe min)

Max- (rezultati max i arritur për secilën ndryshore)

Min- (rezultati min i arritur për secilën ndryshore)

Mean- (mesatarja e rezultateve të arritura në ndryshore)

Std. Statistics- (devijimi standard)

Skewness- (simetria dhe asimetria e rezultateve të shpërndara)

Kurtosos- (shtrirja apo rrumbullakimi i lakores së shpërndarjes)


6.6 Niveli i homogjenitetit të ndryshoreve (femra)

Masa trupore 15.5


Lartësia trupore 3.84
Gjerësia biakromiale 4.29
Indi dhjamor 46.75
Përkulje mbi krahë 63.51
Anterfleksion i trungut 83.15
Retrofleksin i trungut 65.72
Kërcimi lartë 23.55
Elementet akrobatike 40.07

Koeficienti i variacionit

Stand. Statistics / mean


statistics x 100 = Kv
Skewness- (simetria dhe asimetria e rezultateve të shpërndara)

Në rezultatet e dhëna në tabelën nr. 6 vërehet se:

LTR, GJBA dhe KL kanë treguar një asimetri negative ndërsa, MT, IDH PK, AFT, RFT dhe ULTOK
kanë treguar asimetri pozitive.

Kurtosos- (shtrirja apo rrumbullakimi i lakores së shpërndarjes)

Në rezultatet e dhëna në tabelën nr. 6 vërehet se:

PK, AFT dhe RFT kanë treguar një rrumbullakim mezokurtik (normal).

MT, LTR, GJBA, IDH, PK dhe ULTOK kanë treguar një rrumbullakim platokurtik (të shtypur).
Asnjëra nga ndryshoret nuk kanë treguar rrumbullakim leptokurtik
Koeficienti i variacionit i aplikuar në entitetet e përfshirë në ketë hulumtim tregon se
ndryshoret ku kanë ndikuar kushtet e jashtme kanë rezultuar heterogjene, ndërsa në
ndryshoret ku nuk kanë ndikuar kushtet e jashtme ato kanë rezultuar me homogjene.

Tek meshkujt me heterogjen kanë rezultuar faktorët antropometrik dhe muskujt shtrirës të
trungut, ndërsa faktorët motorik topologjik dhe aftësitë teknike kanë rezultuar me homogjen.

Ndërsa, tek femrat me heterogjen kanë rezultuar faktorët motorik topologjik dhe aftësitë
teknike, ndërsa me homogjen kanë rezultuar të jenë faktorët antropometrik dhe muskujt
shtrirës të trungut.
7. Përfundimi

Ne jemi në dijeni që gjimnastika si sport në përbërjen e saj përmban shumë dimensione


(aspekte) të njeriut si në aspektin fizik ashtu edhe psikik. Duke pasur parasysh ketë fakt ne u
munduam që përmes këtij punimi të hulumtojmë disa nga ato dimensione të këtij sporti.
Duke qenë e pamundur që të përfshihen të gjitha dimensionet e tjera. Do të ishte një gjë e
mirë sikur ne të mos kufizoheshim vetëm me ketë, por të tentojmë që gjithnjë e me tepër të
shtrijmë njohuritë tona në fushën e gjimnastikës dhe në përgjithësi në sport.

Nga rezultatet e dhëna nga ky punim vërehet se gjimnastikës si sport brenda shkollave i është
lenë një hapësirë shumë e ngushtë, gjë qe ia pamundëson ndikimin e saj që ka si sport në
organizmin e njeriut.
Por, megjithatë, edhe duke pasur parasysh hapësirën e ngushtë, rezultatet kanë treguar se
gjimnastika ka një ndikim shumë të lartë në statutin fizik e sidomos në atë psikologjik të
nxënësit.
Poashtu, ky ndikim ka bërë qe në suksesin e ekzekutimit të elementeve akrobatike të mos
ndikojnë shumë as kushtet ekonomike,as sociale etj.
Sa i përket Gjimnastikës nëse e trajtojmë si sport atëherë mund të përfundojmë se për t’u
zhvilluar ky sport në vendin tonë, mënyra e zhvillimit të shtetit tonë dhe sistemi i sportit janë
tregues shumë të fuqishëm se përmes shkollave ky sport mund të ecën përpara.

Këtë hulumtim po e përfundojmë me shpresën se, çdo ditë e më tepër, njerëzit të cilët janë të
thirrur për ketë sport do të japin kontributin e tyre, në mënyrë që ky sport kaq i rëndësishëm
për jetën e njeriut në të ardhmen të jetë vegël në duar të fëmijëve tanë.

You might also like