You are on page 1of 10

MUSINE

KOKALARI
Art i persekutuar
◦ Arti i të shkruarit i përmbahet pikë për pikë misionit të tij: MOS
HARRESËS.
E cilësuar si shkrimtarja e parë shqiptare femër, Musine Kokalari do të linte
një testament letrar, jo të pakët: tregime, skica, vargje të lira, ditar, mbledhje
përrallash, hulumtime, etj. Ky do të jetë dhe synimi ynë në këtë punim,
analizimi i krijimtarisë së Musine Kokalarit, një vështrim panoramik, i
përgjithshëm në krijimtarinë e saj.
Jeta dhe veprat
Krijimtaria e Musine Kokalarit. Analizë.
“Siç më thotë nënua plakë” – 1939
Vepra përmban dhjetë tregime në të cilat preken tema të ndryshme. Tematikat janë të
mbledhura në një rreth të ngushtë, ngjarje nga jeta e përditshme e grave, thashethemnajat e
tyre, jeta shtëpiake, doket e zakonet. Të krijohet përshtypja sikur të gjitha ngjarjet zhvillohen
në një lagje të qytetit dhe i jepen lexuesit në formë kronike. Një stil i pazakontë ky në letërsinë
shqipe. Veçantia e tregimeve qëndron në dialektin dhe frazeologjizmat e përdorura si dhe në
mënyrën e të rrëfyerit.

– Dialekti, frazeologjizmat.
“Për titujt e tregimeve Musineja ka preferuar frazeologjizmat e së folmes së Shqipërisë së
jugut. Autorja ka si mision ngulitjen në kujtesën e lexuesit, përveç mesazhit dhe evolucionin e
gjuhës në shtresën përjetuese, duke nënkuptuar etnicitetin. Titujt e tregimeve: “Burri shoku i
qenit”, “Paç fatin e të ligave”, “Udhën e mbarë pastë” etj.
E folura e zonës jugore është e pranishme në të gjithë veprën e Musinesë. E vënë në gjuhën e
plakave gjirokastrite ajo tingëllon ëmbël kur uron dhe ashpër kur mallkon e nëm. Nuk ka
tregim të mos ketë ndonjë togfjalësh a shprehje të njohur popullore. Po përmendim disa të
tilla: “Për mustaqet e Çelos”, “burri shoku i qenit”, “paç fatin e së ligave”, “u mbush qelqi e u
derth”, etj.
◦ Në disa nga tregimet nuk mungojnë dhe këngë popullore për kurbetin e vdekjen. Në
tregimin “Udhën e mbarë pastë” trajtohet tema e kurbetit, djali i shtëpisë do marrë udhën e
largët të mërgimit. Gratë e lagjes, të afërmit, miqtë, janë shtruar në drekë dhe më pas
asistojnë në ndarjen dhe largimin e djalit. Gjatë drekës vajzat e gratë e pranishme ngrihen
e këndojnë këngë kurbeti. Te kënga e vajzave të reja dallohet dëshira rinore për të qenë
afër me kurbetqarët. Kënga e grave që i kanë burrat në mërgim është gati – gati vajtuese, e
dhimbshme, e ndjerë. Përveç këngës për kurbetin, autorja përfshin në një nga tregimet e
saj dhe këngë për të vdekurin. E qara me vaje, me ligje, është mjaft e njohur në zonat
jugore të Shqipërisë. Në tregimin “Kulloi odaja” rrëfehet vdekja e një djali. Vargjet e
ndjera të marra nga goja e popullit trondisin vajzën e re, e cila i rrëfen së ëmës detajet e
mortit ku kish marrë pjesë.
Një tjetër tipar karakteristik i tregimeve është se protagonistët janë femrat.
Femrat e përdorura në tregime janë kryesisht gra të moshura, por ka dhe nuse të reja.
Musineja i sjell të vërteta ato, ashtu siç janë, me mentalitetin e vjetëruar vitesh, me futat e
shamitë e kokës, me punët e shtëpisë e fjalët e shumta. Natyrshëm dhe thjeshtë paraqiten
grindjet mes kunatave, nuses e vjehrrës, gjitoneve, rrëfehen thashethemet, hyrjet e daljet ku
gratë nuk lënë kënd pa përgojuar.
Jo rrallë herë autorja vë theksin në mentalitetin shqiptar. Ajo nuk gjykon, nuk ironizon,
thjesht paraqet, si një kronikane biseda, ngjarje, të përditshmërisë, i paraqet realisht, i
ngjyros me shprehjet e larmishme gjuhësore që i japin një nuancë të lehtë humoristike.
Pas këngës së vajzave janë gratë ato që ja marrin këngës për burrat e tyre larg, në dhe të
huaj. Edhe këtu ndihet dëshira për të pasur pranë njeriun e dashur, por ndryshe nga hovi
rinor i vajzave që dëshironin të shkonin bashkë me të dashurit në kurbet, gratë duan që burrat
të kthehen.
◦ Rrëfimi dhe rrëfyesja
◦ Një nga të veçantat e mënyrës së të shkruarit të Kokalarit është rrëfimi në vetvete dhe
pozicioni i saj si rrëfyese. Ajo thuajse nuk ndërfutet në tregimet e saj, i sheh së jashtmi
dhe në raste të veçanta ndërhyn për të mbyllur rrëfimin në vetën e tretë. Tregimi,
titullin e së cilit mban dhe vepra, (Siç më thotë nënua plakë) ka një formë rrëfimi tejet
moderne. Rrëfyesja është plaka, nëna.
◦ Nga fjalët e saj del në pah se ajo është pyetur nga dikush , por në asnjë moment nuk
ndihet zëri apo prania e personit që pyet.
◦ Në disa tregime, rrëfimi kryhet nga persona të tjerë që dialogojnë, dhe në të rrallë
autorja merr fjalën dhe ndërfutet për ti dhënë fund tregimit ose për të mbyllur një
situatë. Ajo që duhet pranuar është se Kokalari ka një stil të veçantë të të shkruarit,
mund të klasifikohet si moderniste për kohën.
“Rreth vatrës” – 1944 - Vepra në fjalë përmban një cikël përrallash. Që në titull krijohet ndjesia
e të qënit pranë zjarrit, në një ambient miqësorë e familjar, me të vegjël nëpër këmbë të cilët mund ti mbash
nën kontroll nëse u rrëfen përralla me mbretër e princa, qerosa e të bukura të dheut, unaza e fyej.
E ndërtuar në një linjë tepër solide, vepra ecën gradualisht nga një mëngjes i rrëmujshëm i familjes në një
mbrëmje pranë zjarrit me babazotin në krye. Ngjarjet zhvillohen në një shtëpi gjirokastrite, është dimër, ftohtë,
zjarri bubullon në oxhak, secili merret me punët e veta, vetëm dy fëmijët çapkënë (Astriti dhe Hasua, Qemali
është në djep), lëvizin sa në nje cep në tjetrin. Gjyshja për ti mbledhur e që të rrinë urtë i merr pranë vetes dhe
u rrëfen përralla. Por përralla rrëfen edhe teto Laleja që ka ardhur për vizitë e që fëmijët e dëgjojnë më ëndje.

“Ono… mana,
dono… mana,
Triafili,Karafili,
Lenxe,Plenxe,
Zifiriqe,Mere hiqe,
Këtë gisht.”

Në mbylljen e veprës vihet re një lloj lirizmi një pastërti e kulluar e ndjenjave për të bukurën, të mirën. Është
pikërisht ky lirizëm që i jep fund veprës duke përçuar tek lexuesi ndjesinë e qetësisë.
Sa u tunt jeta” – 1944 - Le ta quajmë roman, por jo si romanet që jemi mësuar të
lexojmë. “Është fjala për dasmën shqiptare, shprehje e plotë e identitetit, sa të hysh në
arkitekturën e saj. Dasmë që kryhet në Gjirokastër, me të gjitha parametrat, me të tëra ritet,
zakonet, traditat dhe përgjegjësitë e zbatimit nga aktorët, që janë banorët e kësaj treve.”

Në gjithë veprën përshkruhen me përpikëmëri edhe detajet më të vogla të dasmës gjirokastrite.


Hyrja e veprës është një ftesë e hapur për lexuesin, të cilin autorja e merr përdore dhe në një farë
mënyre e përgatit për atë që do ti tregojë. Dhe nuk është fjala vetëm te dasma, por nis që te
zakonet më të vogla të jetës së përditshme për të arrirë te ritualet e dasmës. Njohja që rrëfyesja u
bën lexuesve me ambientin, personazhet, mendimet e tyre, sjelljet, vjen shkallë – shkallë.

“… Sa u tunt jeta” është ëndrra e shkurtër e pak ditëve të vajzës gjirokastrite që pas asaj, vihet
ndënë thundrën e vjehrrës, rron ndënë tmerrin e vjehrrit, me frikën e burrit që fjala e tij është
urdhër për të.

Ka dhe plot rite e zakone të tjera që flasin për etnicitetin e popullit, dhe Musineja i paraqet të
thelluara mirëpo në sytë e saj edhe pse kjo shoqëri ka vlera duhet të emancipohet, të evoluojë.
Në fund të veprës vihet re karakteri feminist i autores, largpamësia, dhe dëshira për t’u
emancipuar e qytetëruar si popull.
FALEMINDERIT!

You might also like