You are on page 1of 48

Kolegji FAMA

Programi: Psikologji e përgjithshme

Liridona Bublica

Relacioni në mes
vetëbesimit dhe vetëvlerëimit tek adoleshentët

Pishtinë
2019
Kolegji FAMA
Programi: Psikologji e përgjithshme
Prishtinë
PUNIM DIPLOME – STUDIME BACHELOR

Tema: "Relacioni në mes vetëbesimit dhe Vetëvlerësimit


tek adoleshentët"

Kanididati / ja: Mentori:


Liridona BUBLICA Mr.Sci. Latif HOXHA

Prishtinë, 2019

DEKLARATË E AUTORËSISË

Deklaroj se punimin që e kam dorëzuar për vlerësim tek mentori, e kam shkruar në
mënyrë të pavarur dhe se ai është tërësisht punimi im autorial. Gjithashtu deklaroj se punimi në

2
fjalë nuk është i publikuar e as i përdorur për qëllime të kryerjes së obligimeve mësimore në këtë
apo ndonjë institucion tjetër të shkollimit dhe se në bazë të tij nuk kam fituar kreditë ECTS.

Më tutje deklaroj se në shkrimin e punimit kam respektuar rregullat etike të punës


shkencore dhe akademike të Kolegjit FAMA.

_______________________________
Liridona Bublica

Në Prishtinë, më________________

FALEMENDERIM

3
TABELA E PËRMBAJTJES

DEKLARATË E AUTORËSISË......................................................................................3

FALEMENDERIM............................................................................................................4

TABELA E PËRMBAJTJES...........................................................................................5

4
ABSTRAKTI......................................................................................................................7

HYRJE................................................................................................................................8

KAPITULLI I. KORNIZA TEORIKE............................................................................9

1.1. Shqyrtimi i literaturës................................................................................................9

1.2. Periudha e adoleshencës............................................................................................9

1.3. Zhvillimi i vetes në adoleshencë............................................................................10

1.4. Përkufizmi i vetëbesimit.......................................................................................12

1.5. Konceptet dhe burimet e vetëbesimit.....................................................................15

1.6. Njohja e vetëbesimit...............................................................................................17

1.7. Vetëvlerësimi.........................................................................................................18

1.8. Uni, uni real dhe uni ideal......................................................................................20

1.9. Çfarë është vetëvlerësimin i ulët?..........................................................................21

KAPITULLI II. METODOLOGJIA............................................................................23

2.1 Problemi i hulumtimit.............................................................................................23

2.2 Qëllimi i hulumtimit................................................................................................24

2.3 Detyrat e hulumtimit...............................................................................................25

2.4 Hipotezat e studimit................................................................................................25

2.5. Aktualiteti, arsyeshmëria e punimit........................................................................26

2.6 Variablat e studimit.................................................................................................26

2.7. Insrumenti i studimit...............................................................................................27

2.8. Metodat e hulumtimit.............................................................................................27

2.9. Kampioni i studimit...............................................................................................27

2.10 Shpjegimi i shkurt i nocioneve që përdoren në tezë.............................................28

2.11. Konsiderata etike...................................................................................................29

5
2.12. Organizimi dhe rrjedhja e hulumtimit...................................................................30

2.13. Struktura e punimit të tezës, kaptinat, pjesa teorike, elementet empirike............30

2.14. Kufizimet e studimit..............................................................................................31

KAPITULLI III. REZULTATET.................................................................................32

3.1 Karakteristikat demografike të pjesëmarrësve në studim.......................................32

3.2 Statistikat e nxerura nga spss-i lidhur me përgjigjjet e subjektëve.........................33

KAPITULLI IV. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME.......................................46

BIBLIOGRAFIA.............................................................................................................47

SHTOJCA........................................................................................................................49

ABSTRAKTI

Ky studim synoi të vlerësonte relacionen mes vetëbesimit dhe Vetëvlerësimit tek


adoleshentët. Në këtë studim morën pjesë 50 nxënës në shkollës të mesme "Bafti Haxhiu" dhe
gjimnazi "Kuvendi i Lezhes: në Viti të cilët ishin nga mosha 16 deri 20 vjet. Për metodologjinë e
këtij studimi është përdorur integrimi i metodave sasiore dhe atyre cilësore.

6
Gjetjet e këtij studimi kanë rezultuar se nga gjithësej 50 adoleshent të anketuar 6 apo
15% nga pergjigjjet e tyre kanë grumbulluar 12 deri 30 pikë dhee kane nivel të ulët të
vetëbesimit, kurse shumica e nxënësve 21 apo 52.5% e adoleshentëve nga përgjigjjet e tyre kanë
grumbulluar 31 deri 45 pikë që sipas qelcit të pyetsorit tonë kanë nivel mesatar të vetëbesimit
dhe në fund shohim se 13 adoleshent apo 32.5% me përgjigjet e tyre kanë arritur 46 deri 60 pikë
e që sipas qelcit të pyetësorit i bie se kanë nivel të lartë të vetëbesimit
Në fund, mund të pohohet se gjetjet e këtij studimi mund të ndihmojnë adoleshentët që të
kenë sa më të lehtë të kuptojnë konceptin dhe rëndësin e vetëbesimit dhe Vetëvlerësimit

Fjalët kyçe: Adoleshent, vetëbesim, vetëvlerësim, ndërlidhje, shkollë e mesme

HYRJE

Thënë thjesht, formula shpjegon se vetëbesimin dhe vetëvlerësimin do të krijohet nga


individi pasi që ai ose ajo reflektojnë në sjelljen e dikujt lidhur me pritjet e veta dhe të tjerëve.
Një pikë e rëndësishme është se dy njerëz mund të kenë pikërisht të njëjtin sukses, por të

7
zhvillojnë nivele të ndryshme të vetëbesimit dhe Vetëvlerësimit sepse ata ose njerëzit e
rëndësishëm në mjediset e tyre kanë nivele të ndryshme të pritjeje.

Ky aspekt dinamik është i rëndësishëm sepse tregon se mund të modifikohet ose


ndryshohet. Vetë-ndryshimi nuk është diçka që njerëzit mund ta duan, por përkundrazi varet nga
procesi i vetëvlerësimit. vijnë për ta parë vetveten në një mënyrë të re dhe më të fuqishme, dhe
kjo është nëpërmjet kësaj mënyre të re dhe më të fuqishme të shikimit të vetës që njerëzit
mundësisht të zhvillojnë vetveten

.... Kur njerëzit njohin vetveten ata mund të maksimizojnë rezultatet, sepse ata e dinë se
çfarë munden dhe çfarë nuk mund ta bëjnë". Do të dukej, pra, që një mënyrë për të ndikuar në
vetëbesimin është t'i bindesh një klisheje disi të pavetëdijshme të asaj "Njihe veten". Nga ana
tjetër, Hansford dhe Hattie (1982) zbuluan se masat e ndryshme të pikëpamjeve të ndryshme
vetjake, siç janë vetëbesimi dhe vetëvlersimi, ishin të lidhura ngushtë.

Masat specifike të masave të ndërlidhura me subjektet janë shumë të lidhura me suksesin


në atë zonë të përmbajtjes. Bandura (1997) ofron dëshmi se Vetëvlerësimit ose besimit se ai ose
ajo mund të kryejë një detyrë të caktuar është parashikuesi më i mirë për suksesin në atë detyrë.
Sidoqoftë, duke përdorur analiza lineare diskriminuese,

Gage dhe Berliner (1992) theksojnë: "Evidenca megjithatë akumulohet, për të treguar se
niveli i suksesit shkollor, sidomos gjatë shumë viteve, parashikon nivelin e besimit të vetes dhe
aftësisë së vet (Bridgeman & Shipman, 1978; Kifer, 1975), ndërsa niveli i Vetëvlerësimit nuk do
të parashikojë nivelin e arritjeve në shkollë, por implikimi është që mësimdhënësit duhet të
përqendrohen në sukseset akademike dhe në dështimet e adoleshenteve të tyre, është historia e
suksesit dhe e dështimit të studentit, që u jep atyre informacionin me të cilin do ta vlerësojnë
vetveten.

KAPITULLI I. KORNIZA TEORIKE

1.1. Shqyrtimi i literaturës

8
Në këtë kapitull shqyrtohet literatura mbi të cilën mbështetet argumentimi teorik mbi
relacionin në mes vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tek adoleshentët. Shqyrtimi i literaturës
përqendrohet në analizën e marrëdhënieve midis punëve të pavarura me karakter hulumtues dhe
përgjigjeve që kanë dhënë adoleshentët. Nëpërmjet kësaj analize evidentohen dhe sqarohen
faktorët e rrethanat që ndikojnë në vetëbesimin dhe vetëvlerësimin e adoleshentëve.

1.2. Periudha e adoleshencës

Periudha të ndryshme të jetës prezantojnë sfida dhe kërkesa për një funksionim të
suksesshëm. Ndryshimi i aspiratave, perspektivat e kohës dhe sistemet sociale gjatë kursit të
jetës, alternojnë mënyrën se si njerëzit strukturojnë, rregullojnë dhe vlerësojnë jetët e tyre.
Ndryshimet psikologjike të moshës nuk përbëjnë përmbyllje të fazave ku gjithsecili në mënyrë të
paevitueshme kalon si një sekuencë e paracaktuar zhvillimi. Besimet që kanë njerëzit për aftësitë
e tyre për të prodhuar rezultate nga veprimet e tyre, janë një burim i influencës personale i
negocimit të jetës (Bowlby, 1969). Adoleshenca është karakterizuar shpesh si një periudhë
tronditjesh dhe shkëputjesh. Për sa kohë që asnjë periudhë e jetës nuk është pa probleme, në
kundërshtim me stereotipin “e stuhisë dhe stresit”, shumica e adoleshentëve negociojnë me
tranzicionet më të rëndësishme të kësaj periudhe pa ndonjë shqetësim të madh.
Adoleshenca, periudha tranzitore midis fëmijërisë dhe moshës së rritur, përkon me
ndryshimet trupore, konjitive dhe të marrëdhënieve social-emocionale. Ndërsa adoleshentët
përballen me këto ndryshime, ata ndërtojnë vetë konceptin,në njëfarë mënyre është kuptimi i
vetes së tyre. Dy elementë të rëndësishëm të vetëkonceptit janë vetëvlerësimi dhe kontrolli.
Studime të shumta kanë treguar se vetëvlerësimi dhe kontrolli janë mbrojtja ndaj shumë
stresorëve. Po ashtu, një vetëkoncept pozitiv është i lidhur me vetëkujdesin,bashkëpunim me
kujdesin mjekësor dhe përfshirje në aktivitete. Si rrjedhim, një vetëkoncept pozitiv gjatë
adoleshencës mund të influencojë jo vetëm shëndetin mendor, por edhe atë fizik (Fedelman,
2000).
Duke qenë se adoleshenca qëndron me kalimin nga shkolla nëntëvjeçare në shkollën e
mesme , ku individi has shumë sfida dhe përshtatje, këto ndryshime, veçanërisht në moshat 13
dhe 14-vjeçare mund të gjenerojnë shqetësime në vetëkoncept. Kërkuesit (Joreskog dhe Sorbom,
1993) kanë argumentuar se njerëzit me një vetëkoncept të fortë kanë strategji përballuese që janë
9
më të orientuara drejt fokusit te problemi sesa tek emocionet, krahasuar me të tjerët, sidomos kjo
e vënë re te femrat. Ky faktor është me vlerë për zhvillimin e një shëndeti të mirë fizik dhe
mendor. Po ashtu i rëndësishëm është mbështetja emocionale për të gjithë adoleshentët, femra
dhe meshkuj.
Adoleshenca është natyrshëm një periudhë vështirësish, që gjatë kësaj faze të ciklit
të jetës, zhvillimi problematik është më interesant se zhvillimi i shëndetshëm i adoleshentëve ka
të bëjë më shumë me shmangien e problemeve sesa me rritjen e kompetencave.

1.3. Zhvillimi i vetes në adoleshencë

Adoleshenca ka qenë prej kohësh e karakterizuar si një periudhë kur individët fillojnë të
eksplorojnë dhe të zbulojnë karakteristikat psikologjike të vetes, me qëllim për të zbuluar kush
janë ata në të vërtetë dhe se si ata përshtaten në botën sociale në të cilën jetojnë. Veçanërisht që
nga teoria e Eriksonit (1968) të krizës së identitetit të adoleshentëve, psikologët e kanë parë
adoleshencën si një kohë të vetë eksplorimit. Në përgjithësi, hulumtimi ka mbështetur modelin e
Eriksonit, me një përjashtim të rëndësishëm, koha. Tani duket se, të paktën në shoqëritë
bashkëkohore, pjesa më e madhe “e punës” së krijimit të identitetit ndodh vonë në adoleshencë
dhe ndoshta as deri në moshën e rritur të hershme. Si pasojë, kërkimet në zhvillimin e identitetit
të adoleshentëve po përqendrohen më pak në zhvillimin e identitetit në kuptimin “Eriksonian”,
dhe më shumë në zhvillimin e vetëkoncepteve.
Në kalimin nga fëmijëria në adoleshencë, sipas (Joreskog dhe Sorbom, 1993) individët
fillojnë të zhvillojnë më tepër karakterizime abstrakte për veten, dhe vetëkonceptet bëhen më të
diferencuara dhe të mirorganizuara. Adoleshentët fillojnë ta shohin veten e tyre në termat e
bindjeve dhe standardeve personale dhe më pak në drejtim të krahasimeve sociale.
Ne gjithashtu dimë se adoleshentët e vlerësojnë veten si në nivel global, në dimensionet
akademike, atletike, pamjen e jashtme, ashtu edhe në marrëdhëniet shoqërore dhe sjelljen morale
(Fedelman, 2000).
Lidhja mes dimensioneve specifike të vetëkonceptit dhe mirëqënies globale ndryshon në
fusha të ndryshme. Për shembull, pamja e jashtme është shumë e rëndësishme për vetëvlerësimin
e përgjithshëm, veçanërisht mes femrave. Ka gjithashtu dëshmi se vetëkonceptet e adoleshentëve

10
ndryshojnë në kontekste të ndryshme dhe të rinjtë e shohin veten ndryshe kur krahasohen me
moshatarët, prindërit dhe mësuesit (Bowlby, 1969). Hulumtimet kanë treguar se adoleshentët
shpesh përfshihen në sjellje të huazuara (duke vepruar në mënyra që nuk janë vetvetja),
veçanërisht në marrëdhëniet shoqërore dhe ato romantike. Çështjet e identitetit bëhen më të
rëndësishme gjatë adoleshencës dhe një pjesë e zhvillimit të personalitetit të adoleshentëve varet
nga zhvillimi i sensit të saj apo të tij të identitetit. Formimi i identitetit në adoleshencë është i
prekur nga ndryshimet në adoleshencë, konceptet vetjake dhe vlerëmi për veten. Ndryshe nga
fëmijët adoleshentët janë në gjëndje të bëjnë diferencën mes prespektivës së tyre dhe të tjerëve.
Sipas Joussemet adoleshentët janë gjithashtu të aftë për të parë pjesë të ndryshme të vetes së tyre
në të njëjtën kohë (Kroger, 2004). Së bashku me këtë aftësi ata fillojnë të vlerësojnë veten në
aspekte të ndryshme, në mënyra të reja si performance akademike ,pamja fizike dhe suksesi
shoqëror.Faktorët si gjinia ,rraca dhe statusi social-ekonomik po aq sa dhe kombinimi i këtyre
faktorëve ndikojnë në formimin e statusit të identitetit.
Sipas (Fedelman, 2000) adoleshentët kërkojnë gjithnjë e më shumë autonominë, pavarsinë
dhe të pasurit në dorë kontrollin e jetës së tyre. Rritja e autonomisë së adoleshentëve është
reflektuar në marëdhënien midis prindërve dhe adoleshentëve.Në fillimin e adoleshencës
prindërit kanë prirjen të kenë fuqi dhe ndikim mbi fëmijët e tyre .Në fundin e adoleshencës fuqia
dhe ndikimi janë bërë të balancuar dhe si rezultat kemi një marëdhënie barazie midis prindërve
dhe fëmijëve të tyre .Pavarsisht marëdhënieve më të balancuara prindërit janë më
superior.Grotevant pohonte se në fund të adoleshencës ekziston një rritje në njohjen e vetes dhe
kalimi në moshën e rritur cilësohet si një periudhë e rëndësishme zhvillimore. Megjithatë ka
pabarazinë literature në lidhje me moshën e saktë në të cilën fillon adoleshenca shkon nga mosha
12 vjeç deri në 18 vjeç që konsiderohet në përgjithsi si pikë referimi e pranushme.
Adoleshentët në këtë moshë gjithashtu përcaktojnë identitetet e tyre dhe të angazhohen në
për rolet në jetë.Një konstrukt zhvillimor që është lidhur me këto eksperieca janë tiparet e
personalitetit. Tiparet e personalitetit janë të karakterizuar nga natyra e brëndëshme ,tendenca që
të sillet, të mendojë dhe të ndjejë në mënyra të qëndrushme .Veç kësaj ,tiparet e personalitetit
janë konceptuar nga shumë që përfaqësojnë modele të qëndrueshme dhe jetë gjatë të menduarit,
ndjenjës dhe sjelljes që gjithnjë e më shumë konsolidohen gjatë moshës madhore. Ndërkohë që
modele të ndryshme të personalitetit janë shfrytëzuar në letërsi, një model pesë faktorësh është

11
pranuar në masë të madhe si taksonomi gjithëpërfshirëse për organizimin e dimensioneve të
personalitetit (Kroger, 2004).

1.4. Përkufizmi i vetëbesimit

Vetëbesimi është qëndrim me anë të së cilit shprehet pozitivizmi dhe më në sens realizmi i
personave që kanë për veten dhe gjërat që u servon jeta në përgjithësi. Sipas Maymara, Rubin
dhe Kingsbury (Maryymara, Rubin dhe Kingsbury, 1981) të kesh vetëbesim është të kesh
kontroll dhe besim në aftësitë e tua reale, në rezultatin e punës tënde, planet dhe dëshirat e tua.
Të kesh vetëbesim nuk do të thotë që ti mundesh çdo gjë, të arritshme e të paarritshme, të kesh
vetëbesim do të thotë që ti mund të arrish gjithçka reale, e cila i përshtatet aftësive dhe punës që
ti bën për të arritur në jetë. Shpesh, ne në jetë arrijmë rezultatet për të cilat punojmë, gjë e cila na
mbush besim dhe gëzim për arritje, por jo gjithmonë ne takojmë suksesin por, asnjëherë
mosarritjet në momente të caktuara nuk janë faktorë që ulin besimin, pozitivitetin dhe pranimin e
vetes.

Sipas Braziel (Brazziel, 1989) vetëbesimi karakterizohet nga optimizmi, padurimi për
njohje të reja, besimi, liria, maturimi emocional, aftësia kritike ndaj vetes, dhe aftësia për ti
vlerësuar vlerat tona. Të kesh vetëbesim është të mbështesësh veten për iniciativat që merr, dhe
qëndrimet që ti ke krijuar ndaj aspekteve të ndryshme që na imponohen në jetë. Të kesh
vetëbesim është të kesh shumë të qartë prezencën fizike, besimet sociale, statusin social dhe
pavarësinë e të tjerëve. Arritja e vetëbesimit të lartë sjell shumë përfitime në jetë, duke filluar
nga lidhja me njerëzit, për të përfshirë karrierën, jetën sociale dhe gjendjen shpirtërore.  Duke
pasur vetërespekt ata kanë më shumë shoqëri, sepse duke vlerësuar veten dijnë të vlerësojnë
rrethin, rrezikojnë për shumëçka si rezultat i besimit duke u bazuar në atë se “unë mundem, di
dhe ia dal”, rrezikojnë kundërshtimin e të tjerëve, për shkak të besimit në aftësitë e tyre. Ata
pranojnë vetveten siç janë, duke mos menduar që gjithmonë duhet të jenë komfort normave që
kanë gjithë tjerët (Brazziel, 1989).

Shaugjensy & Zençnesy (Shaughnessy & Zechmeister, 1998) Konsideron se njerëzit me


vetëbesim të ulët zakonisht bazohen në mendimet që të tjerët kanë për ta, duke u bazuar në
miratimin që u bëjnë të tjerët atyre, mendime këto që i bëjnë të ndihen mjaft mirë për veten. Këta

12
njerëz zakonisht u ikin rreziqeve, ngase kanë frikë se mund të humbin apo edhe të mos pranohen
e përqeshen nga shoqëria. Njerëzit më vetëbesim të ulët mendojnë për gjëra ende pa bërë asgjë,
duke mos i pritur asnjëherë vlerësimet dhe sukseset. Kur ata, ndonjëherë arrijnë ndonjë sukses që
për ta duket shumë i çuditshëm, apo marrin komplimente zakonisht i injorojnë ato duke
nënvlerësuar veten. Po ashtu (Bremer &Van derëende, 1992) shprehen se mungesa e vetëbesimit
shoqërohet nga pasiviteti, dyshimi në veten, ndjeshmëria, izolimi, kritika e tepërt që i bëjnë
veprimeve dhe vetes së tyre, arritja deri në depresion, ndjenja që nuk duhen apo pranohen nga të
tjerët etj.

Edhe (Adelman, 2004) mendon se njerëzit me vetëbesim të ulët i kushtojnë shumë më


shumë vëmendje arritjes së besimit në vete se ata që e posedojnë vetëbesimin. Ata shpesh i japin
vetes detyra për të arritur sidomos edhe kur shoqërohen me njerëz më optimistë, ose edhe marrin
detyra nga të tjerët, obligime të cilat u sjellin humbje. Me këtë humbje nënkuptoj që kur njerëzit
kanë pritje të mëdha nga ne, ose edhe ne nga vetja na sjell stres apo edhe ankth të madh, duke na
zbehur durimin dhe besimin. Prandaj duhet durim dhe punë e ngadalshme për të kaluar nëpër
faza të cilat sjellin apo rrisin besimin në vete, sepse për fat të mirë edhe vetëbesimi është
qëndrim i cili në mënyrë graduale rritet, duke filluar nga besimi në aftësitë tona. Psikologu

(Kerman, 1989) thotë se njerëzit me vetëbesimin e tyre, të pasigurtë për veten e tyre,janë të
turpshëm e të shqetësuar, kanë mendime negative për aftësitë e tyre, dhe ndjenja që janë të
pavlefshëm dhe të pavlerësuar.

(Kerman, 1989) shprehet po ashtu se për të arritur ngritjen e vetëbesimit zakonisht na nevojitet
besimi pozitiv për veten tonë, ti japim vetes qëllime reale të mosbesim në aftësitë e tyre ndjehen
të pasigurtë për nevojat mund të arrijnë rezultate, ta vlerësojmë veten kur ne arrijmë qëllimet që i
kemi vënë vetes, ndoshta edhe ta përforcojmë veten me gjëra të cilat na bëjnë të ndjehemi
këndshëm, të jetojmë të mirat dhe jo mosarritjet, duke arritur të mendosh sukseset tua si pjesë e
angazhimeve tua dhe jo duke ia atribuuar fatit arritjet që të takojnë vetëm ty. Psikologët in

Marymara, Rubin dhe Kingburi (Maryymara, Rubin dhe Kingsbury, 1981) rekomandojnë
se duhet të mësojmë ti shprehim ndjenjat, opinionet, besimet, dëshirat, nevojat në mënyrë të
drejtë dhe të ndershme duke u mësuar me ndjenjën e sigurisë dhe duke i thënë gjithmonë “jo”
gjërave që nuk na sjellin siguri. Bëje një listë duke i vlerësuar ndjenjat tua, si problemet më të
mëdha në këtë botë, duke bërë pastaj që kjo listë të ketë zgjidhjet më të mira sipas mendimit

13
tënd, që të sjellin kënaqësi ato zgjidhje, edhe pse jo të gjitha problemet kanë zgjidhje të
menjëhershme por bukuria e tyre qëndron se jeta ofron raste zgjedhjeje të ndryshme.

Sipas Adelman (Adelman, 2004) çuditërisht por edhe për fat të mirë mosbesimi në vete
nuk lidhet shumë me mungesë të aftësisë. Në të kundërt humbja e vetëbesimit vjen si pasojë e
pritjeve , dëshirave joreale që ne zakonisht i parashtrojmë vetes. Mendimet e prindërve dhe
shoqërisë gjithashtu  ndikojnë shumë në ndërtimin e personalitetit tonë, si për krijimin e
vetëbesimit, mungesën apo uljen e vetëbesimit. Sipas Braziel (Brazziel, 1989) Thotë se niveli i
vetëbesimit mund të vërehet në shumë mënyra duke u nisur nga gjuha trupore, gjestet, mënyra se
si ne flasim, fuqia e shprehjes, emocionet që na përfaqësojnë gjatë bisedave të ndryshme,
reagimet ndaj situatave të pa pritura etj.

1.5. Konceptet dhe burimet e vetëbesimit

T’i  besosh vetes: sa e çuditshme është kjo marrëdhënie nëse e thellojmë reflektimin mbi të!
Por sa i largët na duket ky raport kur kuptimin tonë e drejtojmë kah rrafshi i jashtëm i gjërave
dhe prej andej presim plotësimin e objektivave dhe dëshirave! Kurse nga pikpamja e kundërt; sa
të afërt e ndiejmë këtë raport në rastet kur pozicionimi ynë ka qenë vendimtar në çështjen
madhore të njeriut për të përcaktuar atë që e quajmë fat! (Chaplain 1995).
Vetbesimi – sa fjalë kuptimplotë në tërësinë e saj dhe sa gjithëpërfshirëse në kategoritë që
përmbledh! Kjo fjalë e përbërë nga dy fjalë të thjeshta posedon në vetvete dy botë të kundërta të
mishëruara deri në skajet më të largëta të ekzistencës. Nga ky mishërim – i pakuptueshëm në
mungesë të shpirtit njerëzor-  ngjizen dhe shfaqen elementët e ndjenjave njerëzore. Ndërlidhja
dhe përleshja e përhershme e shpirtit njerëzor me botën brenda dhe jashtë tij prodhon këto
ndjenja të cilat në vetvete janë vetë fati ynë.
Pasqyrimi idealist i (Maryymara, Rubin dhe Kingsbury, 1981) përfaqësohet prej artit me
anë të tragjedisë, dramës apo komedisë, vetëm në këto stade kemi mundësi të njihemi me
shpirtra që janë koherente kur i besojnë vetes së tyre...  
Koncepti ‘vetbesim’ përfshin dy sfera të jetës së njeriut të cilat janë po aq me vlerë sa është
edhe njeriu në tërësinë e tij: ‘vetja’ (uni njerëzor) me elementët e saj trupor, mendor e shpirtëror

14
edhe ‘besimi’ si përgjithësim i marrëdhëniës së njeriut me botën jashtë tij.  Këto dy sfera lidhen
shumë ngushtë me njëra-tjetrën, por janë edhe në kundërshtim të vazhdueshëm.
Sipas Kerman (Kerman, 1989) lidhja e pashmangshme dhe e domosdoshme qëndron
në faktin se vetja – ose njeriu në tërësinë e vet – vepron mbi bazën e koncepteve dhe ideve që
intelekti njerëzor krijon mbi thelbin e gjërave. Kësisoj konceptet edhe idetë të cilat krijon
intelekti njerëzor shndërrohen në orientuese të veprimeve njerëzore të cilat rrjedhimisht ndikojnë
sferën shpirtërore. Kjo ndër-ndikueshmëri midis intelektit, trupit dhe shpirtit njerëzor përcakton
llojin dhe nivelin e besimit që ka njeriu në lidhje me gjithçka që percepton edhe që koncepton.
Prirja njerëzore për të rendur pas individualitetit të tij, për të përmbushur dëshirat
instiktive dhe për t’iu shmangur përgjegjësive, gjithmonë do kundërshtohet nga besimi i cili -
nën ndriçimin e mrekullueshëm prej intelektit –  në çdo kohë ka për të qenë vlerë e paçmueshme
materialisht me asnjë ekuivalence të mundësive njerëzore. Vetja jonë në mungesë të besimit
gjithmonë do synojë drejt të ultës, shtazarakes, ndërsa besimi i pranishëm në shiprt do synojë
gjithmonë ta tërheqë atë lart, tek bota e pastër ideale. Përpjekja jonë për t’i ikur spektrit të ulët të
gjërave dhe për të synuar rrafshin ideal të ndjekjes së parimeve përbën në të vërtetë anën
njerëzore tek ne,  elementin më të rëndësishëm identifikues të qenies sonë.
Sipas Kerman, (Kerman, 1989) besimi synon gjendjet e larta në të cilat njeriu arrin
harmoninë dhe qetësinë për shkak se kjo ndjenjë karakterizohet prej të qenit aktive dhe
udhëheqëse drejt objektivave që i kupton mendja jonë. Ndërsa vetja jonë e kuptuar si prani e
tërësisë sonë në botë, e paorientuar prej parimeve të besimeve në lidhje me shumë vlera dhe
morale ka natyrë pasive, ndërkohë që largimi prej botës së ulët të cilës i mungon humaniteti nuk
mund të realizohet nëse ecim gjurmëve që na orientojnë aspektet instiktive të qenies sonë.
Këto dy koncepte jetike bashkohen në një koncept themelor përsa i përket fatit të
njeriut, ai është koncepti i vetbesimit. Vetbesimi është i pranishëm tek çdo njeri sepse nuk ka
asnjë qenie njerëzore që të mos besojë tek vetja e saj, porse ndryshimi qëndron në mënyrën dhe
forcën e asaj se si edhe sa besojmë tek vetja. Jeta dëshmon ekzistencën e njerëzve me vetbesim të
gabuar por edhe e njerëzve me vetbesim të drejtë; në ekzistencën e njerëzve me besim të ulët tek
vetja por edhe të njerëzve me  besim të madh tek vetja e tyre. Larmishmëria që ekziston midis
skajeve të këtyre lloji të njerëzve është treguese e faktit se sa e njohim veten dhe se sa veprojmë
në të mirë të saj (Kingsbury, 1981).

15
Njohja e saktë e pasurisë sonë si qenie me trup, mendje dhe shpirt arrin të
shndërrojë gjendjen e brendshme në stadin e një harmonie të pashprehshme dhe të
pazvendësueshme me asnjë pasuri të jashtme. Kur ta kuptojmë vlerën dhe mundësitë e trupit tonë
për të realizuar veprimtari transformuese në dobi të vetes sonë, kur  të  vetëdijësohemi mbi
aftësitë e intelektit tonë në orientimin e rrugëtimeve të jetës, kur ta njohim natyrën e vërtetë të
shpirtit... atëherë do kemi mundësinë që t’i besojmë vetes sonë dhe duke u mbështetur tek ky
besim të arrijmë që t’i dhurojmë asaj mirësi (Adelman, 2004).
Të besosh tek mundësitë reale të trupit pasi i ke njohur ato do të thotë që këtë
besim ta reflektosh në përdorimin maksimal të energjive dhe kapaciteteve trupore për të bërë
punë me anë të të cilave përfitimi të jetë sa më i frytshëm, por edhe të ruhet ekuilibri për të mos e
dëmtuar atë. Ky shfrytëzim nuk është  i mundshëm nësë më parë nuk i kemi njohur aftësitë dhe
kapacitetet e trupit. Ndërsa sipas (Maryymara, Rubin dhe Kingsbury, 1981) njohja e mendjes
sonë, aftësisë dhe forcës së saj depërtuese e kuptuese është e barasvlefshme me qëllimin dhe
përpjekjen tonë për të mposhtur dhe eleminuar padijen tonë, fushën e gjërave të cilat nuk i
njohim. Pra, tek këto dy sfera të mendjes sonë (informacioni dhe kuptimi) ne besojmë aq sa
realisht e njohim thelbin e tyre dhe i japim vlerë këtij besimi aq sa jemi në gjendje që trupin dhe
mendjen tonë t’i vendosim në funksion të asaj që është e drejtë për aq sa e kuptojmë si të tillë.
Sfera shpirtërore sipas (Maryymara, Rubin dhe Kingsbury, 1981) shfaq një natyrë
tepër të veçantë të marrëdhënies sonë me veten, rrjedhimisht një përcaktim shumë të
rëndësishëm të çështjes së vlerësimit të vetes mbi kritere të së vertetës. Origjina dhe natyra
mbinjerëzore e shpirtit pasqyron dëshirën e njeriut për lumturi të përhershme. Kjo dëshirë jeton
së bashku me besimin tek mundësia që ne e posedojmë për ta arritur lumturinë me anë të
qëndrimeve që gjithmonë i përkasin shpirtit, cilësisë së tij thelbësore për t’u pozicionuar kah një
anë e kërkesave morale. Madje edhe sferat e trupit dhe mendjes janë në funksion të veprimeve që
e çlirojnë shpirtin dhe i japin fuqi për ta përkrahur dhe vlerësuar drejtësinë edhe mirësinë.
Prandaj (Chaplain 1995) thotë se të besosh tek vetja mbi të gjitha do të thotë të
njohësh saktë të keqen dhe ta urresh atë me forcën më të mundshmë të shpirtit, do të thotë ta
njohësh saktë të mirën dhe ta duash me gjithë forcën e shpirtit. Pas kësaj këto ndjenja urrejtje
edhe dashurie t’i përkthesh me anë të veprimeve të gjymtyrëve për të punuar punë që intelekti i
kupton si armiq të së keqes dhe miq të së mirës, madje të përpiqesh që me sa mundësi të kesh, ta
largosh të keqen prej njerëzve dhe t’u bësh atyre mirë.

16
1.6. Njohja e vetëbesimit

Njohja e vetes sonë është një proçes që zgjat aq sa jeta jonë dhe falë saj ne ndryshojmë
shumë herë këndvështrimet prej të cilëve e vlerësojmë  veten. Për këtë arsye është e rëndësishmë
njohja e përfundimit të rrugëtimit të jetës sonë si edhe gjurmët më të rëndësishme që na
orientojnë për tek arritja në përfundimin e duhur. Njohja e saktë e vetes sipas (Kingsbury, 1981)
nënkupton njohjen e të gjitha marrëdhenieve të njeriut me çdo fenomen të mundshëm të kuptuar
prej tij, prandaj tek këto njohje të gjëravë të rëndësishme në jetë ndodhen edhe burimet me anë të
cilave ne ushqejme besimin e shpirtit për suksesin arritje në realizimin e veprimtarisë sonë
mendore dhe trupore si edhe të qëndrimeve shpirtërore.
Një shpirt të cilin e ndriçon dija është shpirti që priret më shumë për t’i besuar vetes së
vet, prandaj edhe njerëzit e dijshëm janë ata të cilët më së miri  dinë si t’i  frikësohën dështimit
në qëllimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre, kjo sepse ata më mirë e kuptojnë përfundimin e jetës
dhe më së shumti e ndiejnë dhimbjen e këtij dështimi. Njerëzit  dijshëm janë gjithashtu edhe ata
të cilët zotërojnë shpresë të logjikshme edhe të denjë për arritjen e fitores në sprovat  jetës
(Chaplain 1995).
Burimet e vetbesimit shumë lehtë mund të përcaktohen tek disa elementë që
evidentohen prej shpirtit njerëzor siç janë: bindja në ekzistencën e ligjësisë së ndëshkimit dhe
shpërblimit e cila na bën të besojmë tek vetja në rast se veprojmë sipas mësimeve të kësaj
ligjësie; frika nga humbja e mirësive që kemi por edhe nga përballja me të këqija më të mëdha,
kjo frikë është e natyrshme por edhe pasojë e dijes sonë mbi rezultatin final të gjykimit të
veprave; shpresa për ta shpëtuar veten nga e keqja edhe për ta  përvetësuar të mirën, edhe shpresa
ashtu si është e natyrshmë është dhe pasojë e dijes sonë mbi finalizmin e suksesshëm të
përdorimit pozitiv të kapitaleve të vetes sonë; këta elementë janë konkretë dhe të vërtetë
logjikisht, por ashtu si vetë ne kur ndodhemi nën hijen e njohjes së saktë të vetes, edhe këta
elementë prej të cilëve buron vetbesimi ynë. (Kerman, 1989).

1.7. Vetëvlerësimi

17
Termi Vetëvlerësim është bërë pjesë e fjalorit tonë të përditshëm. Shpeshherë përdoret
duke e mos e pasur të qartë se për çfarë flitet ose përdoret si një argument për të cilin njeriu ka
frikë të flasë pasi i duket se Vetëvlerësimin ka të bëjë thjesht me hyrjen e vetes në qejf. E  kjo
nuk është e vërtetë. Sepse të kesh Vetëvlerësim nuk do të thotë të hyjë vetja në qejf ose të besosh
se je tjetërkush, por do të thotë se e njeh mjaft mirë veten aq sa mund t’i shfrytëzosh të gjitha
burimet e tua duke pasur parasysh edhe kufijtë. Gjithashtu, do të thotë të jesh i aftë t’u bësh ballë
vështirësive të jetës  duke besuar padyshim tek vetvetja pa të gënjyer mendja dhe pa e ushqyer
ndjesinë se duhet të jesh më i/e mirë se e gjithë bota.
Vetëvlerësimi është siguria që vjen së brendshmi, bazuar mbi vlerat që njohim tek vetja e
mbi ndërgjegjen se jemi individë unik me pika të forta, por edhe me kufizime. Respekti, ndjesia
dhe besimi që kemi për veten, e cila është si një lule e bukur dhe delikate, të cilën duhet përherë
ta kultivosh e të kesh kujdes se si rritet. Pra, Vetëvlerësimi është një përpjekje për t’i treguar
vetes se kush jemi?! Është një reagim afektiv dhe një gjykim për veten.
Në psikologji përgjithësisht Vetëvlerësim i referohet respektit, njohurive, bindjeve, ideve,
ndjenjave, qëndrimeve dhe pritshmërive që individi ka për veten, si tipari qendror i identitetit
njerëzor e për rrjedhojë edhe e drejtë themelore e patjetërsueshme. Sepse ai na ndihmon të
strukturojmë të dhënat për veten që i kemi koleksionuar gjatë viteve. Pra i përngjan skedave që
vazhdimisht shtohen në informacionin e ri.
Vetëvlerësimi krijohet pak nga pak, ndërsa kalojmë përvoja të ndryshme në jetë; kur
individi përjeton suksese, kur merr kundërpërgjigje pozitive ose kur krijon risi. Vetëvlerësimi
kështu,  ka një lidhje të ngushtë me perceptimin që secili individ ka për veten e tij kur gjendet në
rrethana të ndryshme të jetës.
Ndjenja e Vetëvlerësimit brendësohet duke marrë disa përforcime që janë: një Po, një
Bravo … dhe që mund të vijë vetëm nga një tjetër qenie njerëzore. Ai krijohet, rritet duke
ndryshuar bindjen dhe duke u nxituar që të punojmë fortë kundër vështirësive, e duke i lënë vend
më shumë asaj që është pozitive.
Psikologia Lauren Slater, sugjeron që të angazhohemi për Vetëvlerësim e të shkojmë
drejtë vlerësimit të ndershëm, i cili na çon në kontrollin e vetes. Ai njëri, që njeh dhe vlerëson
veten, ai është i aftë edhe ta kontrolloj atë. Ndjenja e vlerësimit të vetës është thelbësore për
shëndetin mendor dhe përbën shtyllën e vetëdisiplinës. Lartësimi i vetës është shtylla e
disiplinës, sepse kur ndjehesh i vlefshëm, kujdesesh për vetën ne çdo mënyrë.  Gjithashtu, duke

18
pasur parasysh se si  e pranon njeriu gjininë e vet, një rol kryesor në Vetëvlerësim  ka edhe
identiteti seksual.  Si mundet njeriu ta respektojë, ta pranojë veten nëse nuk është i kënaqur apo i
lumtur me identitetin e vet  seksual si mashkull apo femër?! Kjo është një pikë e rëndësishme në
vetëvlerësim, prej nga kërkohet që njeriu të pranojë e të respektojë gjininë e vet  në mënyrë që ai
të ketë mundësi ta pranojë edhe tjetrin.
Pavarësisht nga rëndësia që kanë faktorët socialë në Vetëvlerësim ai fillon të formohet
duke shikuar brenda mendimeve, qëndrimeve edhe shtysave të brendshme. Pra, ndërtimi i
Vetëvlerësimit apo respektit për veten, është një proces që formohet duke filluar nga brenda e që
nuk arrihet brenda natës. Ai, gjithashtu ka ngritjet e uljet e veta, përfshin vlerësimin pozitiv  e
negativ të vetes që jo gjithmonë është e lehtë ta menaxhosh. Kështu që kur flasim për
vetëvlerësim kemi parasysh që flasim për një vlerësim real të vetes e jo për një mbivlerësim që
mund të shkaktojë dëme.
Personat që kanë vlerësim pozitiv janë të lumtur, të shëndetshëm, të suksesshëm dhe që
përshtaten shumë shpejtë me çdo gjë të re, janë të ndërgjegjshëm për aftësitë dhe gabimet.
Ndërsa, personat që kanë vetëvlerësim të ulët ose negativ e shikojnë veten me pamje negative.
Në përgjithësi janë ankthioz, sëmuren shumë shpesh, vazhdimisht janë me gjendje gripale, të
depresuar, pesimist për të ardhmen dhe të drejtuar drejt humbjes dhe dështimit. Kanë mungesë
vullneti, dëshire dhe besimi të theksuar.  E që njeriu mos të mbetët në ketë gjendje pesimizmi
psikologët i japin shumë rëndësi Vetëvlerësimint dhe flasin shumë mbi këtë. Vetëvlerësimin
është një nevojë natyrore dhe qendrore, pa vetëvlerësim bëhet e vështirë  jetesa në mënyrë të
shëndoshë e ndoshta edhe e pamundur, duke qenë se është shumë i rëndësishëm për të realizuar
qëllimet që kemi.
Vetëvlerësimin bën që  të lindë një siguri dhe besim në vete që janë dy ndjesi themelore
në përballjen me sfidat e jetës dhe në raport me tjetrin. Johan Ëolfagang Goethe ka thënë: Gjëja
më e keqe që mund t’i ndodhë një njeriu është të mendojë keq për veten. Pra, Vetëvlerësimin
është mënyra se si ne mendojmë dhe ndihemi me veten.
Sipas psikologëve, një shtyllë e rëndësishme për Vetëvlerësimin është njoha e vetes.
Gjithashtu është  edhe njohja  e unit real dhe e unit ideal.

1.8. Uni, uni real dhe uni ideal

19
 Uni, është një koncept psikologjik që ka të bëjë me perceptimin që personi ka për veten,
për formën reale e ideale të tij. Ai zhvillohet gradualisht dhe është i lidhur me eksperiencën
personale të vetes. E kështu prej të gjitha eksperiencave të veta njeriu arrin të ndërtojë një
strukturë të veten e cili është uni i tij. Prandaj, uni i çdokujt është krejt i ndryshëm nga uni i çdo
njeriu në këtë botë. Uni i çdo njeriu është i papërsëritshëm.
Në ndërtimin e unit të çdo njeriu marrin pjesë edhe njerëzit e tjerë, dhe në këtë kuptim
mund të thuhet se, uni i çdo njeriu zhvillohet përmes bashkëveprimeve të personit me botën ku ai
jeton (Harter, 1985).
Uni real është kapaciteti, aftësia e vlerësimit të vetes për atë që jam e jo për atë që kam.
Me fjalë të tjera, të bëhemi real me veten, ta shprehim veten  për atë çfarë ndjejmë, mendojmë
dhe provojmë. Uni real, është ai që lidh botën e brendshme me atë të jashtme në mënyrë
autentike. Është ai, që e ndihmon personin të dallojë; atë çka është thelbësore nga ajo që nuk
është thelbësore, atë çka është e drejtë nga ajo që nuk është e drejtë, atë çka është e bukur nga ajo
çka është e shëmtuar,  për të shijuar atë më të mirën brenda e jashtë vetes. Uni real, e ndihmon
personin të jetë i qetë, spontan dhe i hapur. Ai përbën bazën zhvillimore të ndjesisë së realitetit. 
Paraqet një person të pjekur e të matur përballë çdo situate. Përmbajtja e unit real ndryshon
vazhdimisht, çka do të thotë se, njeriu akumulon dhe i ristrukturon perceptimet e veta për
vetveten, pasi njeriu vazhdimisht kërkohet, të angazhohet në formimin dhe edukimin e vetes.
Pra, për një formim dhe edukim të vazhdueshëm(Chaplain 1995).
Uni ideal është ai ose ajo që njeriu dëshiron të bëhet. Dimensioni i këtij është e ardhmja.
Ai bazohet në “duhet” është ajo pjesë e njeriut që ngelet vetëm në atë çfarë duhet por nuk merr
iniciativën të veprojë fare. Kur njeriu i jep më shumë rëndësi unit ideal, që nuk është në sintoni
me të vërtetën e tij, është një gjendje që e bën të vuajë e kështu nuk arrin të ketë një vetëvlerësim
real për veten. Ndaj, është i prirur ta nënvlerësoj veten ose ta mbivlerësojë, gjë që e bën personin
të mos ndjehet mire me veten e aq më pak me të tjerët (Harter, 1985).
Pra, Vetëvlerësimin real është një pikë e rëndësishme për të arritur qëllimet në jetë, pasi
të jep një ndjenjë kontrolli mbi veten dhe sidomos në marrëdhënien me tjetrin, të jep siguri, forcë
në vetëdije mbi veprimet dhe sjelljet. Njeriu, nëse nuk e sheh veten nën  një dritë reale ai mund
të ketë vështirësi e probleme me vetveten e gjithashtu edhe me tjetrin. Vetëvlerësimin, është ai
që bën të lindë tek personi siguria, shpresa në vetvete, të cilat janë vendimtare në sipërmarrjen e
angazhimeve në jetë dhe për të krijuar raporte të mira me të tjerët.

20
Vetëvlerësimin i drejtë është harmonia me veten, ndaj vlerësoje veten për atë që je e jo
për atë që ke e që dëshiron të kesh (Anderson, 2000).

1.9. Çfarë është vetëvlerësimin i ulët?

Vetëvlerësimi i ulët do të thotë që opinioni që kemi për veten tonë është negativ. Për
shembull, ne besojmë se jemi "të padobishëm" ose "të padenjë për t'u dashur". Ne mendojmë se
jemi njerëz të pamjaftueshëm dhe jokompetentë pa vlerë dhe prandaj nuk kemi të drejtë të
korrim mallrat e një jete të mirë. Vetëbesimi i ulët shoqërohet me shumë nga qëndrimet negative
të të rinjve, siç janë performanca e dobët akademike, marrëdhëniet e hershme seksuale,
shtatzënia e padëshiruar, sjellja delikuente, përdorimi i drogës dhe alkoolit, çrregullimet e të
ngrënit (Kerman, 1989).

Shumë herë pikëpamja negative për ne është më shumë se një ndjenjë negative.

Ajo mund të mbizotërojë në të menduarit tonë dhe të na pengojë të zhvillojmë aftësitë tona
për një jetë të plotë dhe të shëndetshme.

Shkaqet e vetëvlersimi të ulët

1. Një mjedis kritik familjar. Nëse rritet duke dëgjuar se ai nuk është mjaft i mirë në çdo gjë
që përpiqet, si mund të zhvillohet në një të rritur me imazhin "pozitiv" të vetvetes? Nëse ai
kritikon vazhdimisht, çdo përpjekje që ai mund të bëjë, nuk do të ketë besim në aftësitë e tij, por
ai do të kultivojë besimin e dhimbshëm se ai është një "i dështuar".

2. Prindërit indiferentë ose të zënë. Është e vështirë të mobilizoni veten të luftoheni për
diçka më shumë ose të dëshironi diçka më shumë ose ta imagjinoni atë të vlefshëm kur prindërit
tuaj ose mjedisi i ngushtë i familjes nuk e perceptojnë ndonjë nga sukseset tuaja si të padenjë për
vëmendjen. Kështu që ju ndiheni të shpërfillur dhe të parëndësishëm dhe nuk mund të besoni se
për disa ju jeni të rëndësishëm nëse nuk e merrni atë ndjenjë nga familja juaj.

3. Ambienti familjar i konfliktit. Nëse prindërit luftojnë dhe pakësojnë njëri-tjetrin, fëmijët
i asimilojnë të gjitha emocionet negative. Ata ndiejnë frikë dhe kërcënim dhe besojnë se janë të

21
njëjta për këtë situatë. Është gjithashtu e mundur që ky ndjenjë e fajit do ta sjellë edhe në jetën e
tyre të rritur.

4. Bulling kombinuar me një mjedis familjar mbështetës. Fëmijët që rriten në një mjedis të
sigurt familjar ku ndjejnë se prindërit kujdesen për ta dhe i mbështesin ata kanë shumë shanse
për të rifituar Vetëvlerësimin edhe nëse ishin viktima të rrahjeve. Por nëse ata ndjehen të
pasigurtë në shtëpi dhe në të njëjtën kohë kanë përjetuar këtë martirizim jashtë shtëpisë, ndjenja
e braktisjes, shkatërrimit dhe neveri ndaj vetvetes mbizotëron jetën e tyre të përditshme. Ata
besojnë se kushdo që iu afrua atyre është mirënjohës sepse janë të padenjë dhe nuk kanë nevojë
të bëjnë ndonjë gjë të mirë.

5. Përvojat traumatike. Ngacmimet fizike, seksuale dhe verbale janë shkaqe të


rëndësishme për vetëvlerësim të ulët. Kur dikush është i detyruar në një gjendje fizike ose
emocionale pavarësisht nga vullneti i tij, ai ndjen se ai është një "asgjë" dhe se ai është
përgjegjës për gjithçka. Prandaj është shumë e vështirë të duash veten, por edhe të besosh te të
tjerët.

6. Imazhi i trupit. Është një faktor i rëndësishëm në rritjen e vetëbesimit, veçanërisht tek
vajzat dhe të rinjtë e rinj. Nga shumë të rinj ne jemi të bombarduar nga media me imazhe joreale
të tipit të trupit ideal. Gjatë adoleshencës kur ndryshimet e trupit nuk mbajnë lart imazhet që
shohim në videot dhe revistat, ato na çojnë automatikisht në një krahasim që mund të na bëjë të
ndjehemi jo tërheqës ose madje të parëndësishëm.

7. Arritje e qëllimeve jo reale. Disa të rinj, kryesisht për shkak të presionit të tepruar nga
prindërit, kanë kërkesa të larta për veten e tyre si në aspektin e performancës së shkollës ashtu
edhe në tubimet shoqërore. Me rezultatin se kur nuk arrijnë një qëllim, ata ndihen përgjithësisht
të pasuksesshëm. Ata nuk mund ta kuptojnë se nuk mund të kemi gjithmonë sukses, por jo të
jemi të lumtur me të gjithë (Kerman, 1989).

22
KAPITULLI II. METODOLOGJIA

Ky kapitull shpjegon metodologjinë, strategjinë dhe teknikat e ndjekura në këtë punim.


Ky studim zbulon relacionin në mes vetëbesimit dhe Vetëvlerësimit karakter hulumtues dhe
zbulues tek adoleshentët. Metodologjia e përdorur synon zbulimin e faktorëve që ndikojnë në
vetëbesim dhe vetëlartësmin duke u bazuar në hulumtim dhe në përputhje me nivelin e
kompetencave zbulon nivelin e ndikimit të tyre tek adoleshentët.

2.1 Problemi i hulumtimit

Problemi kryesor në këtë punim është të identifikojmë nëse ekziston ose jo ndërlidhja në
mes të variablave hulumtuese të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tek adoleshentët. Duke marrë
parasysh se vetëbesimi mund të ketë ndikim në krijimin e vetëvlerësimit këto variabla janë jo
vetëm të ndërlidhura konceptualisht por problem kryesor i hulumtimit është të identifikojë nëse
këto variabla janë të ndërlidhura në mes vete.
Problemi hulumtues do të riformulohet në një sërë pyetjesh kërkimore të cilët do të
paraqesin tendencë për të dhënë përgjigje në problemin kryesor. Pyetjet kërkimore do t’i
formulojmë si më poshtë:

Pyetja kërkimore nr 1. Çfarë niveli të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit është paraqitur tek
adoleshentët.
Pyetja kërkimore nr 2. A ekziston ndërlidhja në mes të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tek
adoleshentët ?
Pyetja kërkimore nr 3. A ekziston ndërlidhja në mes të vetëbesimit dhe të dhënave
demografike (mosha, gjinia, vendbanimi) ?
Pyetja kërkimore nr 4. A ekziston ndërlidhja në mes të vetëvlerësimit dhe të dhënave
demografike (mosha, gjinia, vendbanimi) ?
Pyetja kërkimore nr 5. A egzistojnë dallime gjinore në kontekst të vetëbesimit tek
adoleshentët

23
Pyetja kërkimore nr 6. A egzistojnë dallime gjinore në kontekst të vetëvlerësimit te
adoleshentët ?

2.2 Qëllimi i hulumtimit

Qëllimi hulumtimit ndërlidhet me deskripsionin dhe prediksionin. Deskripsioni si qëllim


hulumtues ngërthen në vete intencën e hulumtuesit për përshkrimin e dukurisë\ve të cilët
paraqesin lëndën e hulumtimit. Deskripsioni trajtohet si faza e parë në procesin e njohjes së një
dukurie. Përpara se të kuptohet ( shpjegohet ) një dukuri ajo nevojitet të parashikohet, kurse
përpara se të parashikohet ajo, së pari nevojitet të përshkruhet. Metoda deskriptive përdoret për
identifikimin, klasifikimin dhe nxjerrjen e gjeneralizimeve mbi dukuritë hulumtuese. Përmes
prediksionit arrihet të vërrtetohet ekzistimi ose jo i ndërlidhjes mes dy ose më tepër variablave të
cilët paraqesin lëndën e hulumtimit. Vërtetimi i ndërlidhjes nga ana tjetër hulumtuesit i jep
mundësi të parashikojë paraqitjen e një dukurie në bazë të një dukurie tjetër ose dukurive tjera
(sipas Q.Osmani. Tetovë, 201 ) p.sh në temën “ Relacioni në mes vetëbesimit dhe vetëvlerësimit
tek adoleshentët“ na jep prediksion ku vërrtetojmë egzistimin e ndërlidhjes mes vetëbesimit dhe
vetëvlerësimit.

2.3 Detyrat e hulumtimit



 Të shqyrtojë në literaturën teorike ekzistuese duke përzgjedhur artikujt që lidhen me
studimin tonë të cilat shërbejnë për të kuptuar më thellë problemin dhe për të parë lidhjen
midis studimit tonë dhe studimeve të tjera të realizuara.

 Të studiojë, të eksplorojë raportin në mes dhunës tek fëmijët dhe ndikimit të saj në
proceset akademike në shkollë.

 T’ë përpunojë të dhënat e grumbulluara; nëpërmjet analizës faktoriale me SPSS (SPSS


for Intermediate Statistics: Use and Interpretation).

24
 Të ofrojë rekomandime dhe këshilla me qëllim për të: Ardhur në ndihmë adoleshenteve
dhe familjarëve në këtë fushë.

2.4 Hipotezat e studimit

H1. Ekziaton nivel i lartë i vetëbesimit dhe vetëvlerësimit është paraqitur tek adoleshentët.
H2. Ekziston ndërlidhja në mes të vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tek adoleshentët.
H3. Ekziston ndërlidhja në mes të vetëbesimit dhe të dhënave demografike (mosha, gjinia,
vendbanimi).
H4. Ekziston ndërlidhja në mes të vetëvlerësimit dhe të dhënave demografike (mosha, gjinia,
vendbanimi).
H5. Ekzistojnë dallime gjinore në kontekst të vetëbesimi tek adoleshentët.
H6. Ekzistojnë dallime gjinore në kontekst të vetëvlerësimit te adoleshentët.

2.5. Aktualiteti, arsyeshmëria e punimit

Duke pasë parasysh rëndësinë që ka vetëbesimi dhe vetëvlerësimi si faktor i


pamohueshëm që na shoqëron në çdo aspekt të jetës, dhe duke pasë parasysh ndikimin e tij në
suksesin e nxënësve në mësim, atëherë nënkuptohet rëndesia që ka punimi.
Rëndësia e veçantë shihet se pas anketimit të shumë adoleshentëve ne do arrijmë të
përtifojmë një pasqyrë të qartë se si vetëbesimi dhe vetëvlerësimi do të ndikojë pozitivisht tek
adoleshentët dhe të arrijmë rezultate më të mira në mësim, apo do ndodhë e kundërta dhe dhe
nuk do arrihen rezultate të mira në mësim.

2.6 Variablat e studimit


Me variabël nënkuptojmë çdo dukuri, fenomen, apo entitet, observimet respektivisht
variacionet e të cilëve marrin vlera të ndryshme (Osmani, 2014). Variablat kategorizohen në:

25
variabla të varur dhe të pavarur. Ndërlidhja mes variablave me automatizëm nuk nënkupton se
shkak për paraqitjen e variacioneve në variablin e varur janë vetëm variacionet e manipuluara në
variablin e varur. Ka mundësi që ndërlidhja t’u referohet variacioneve të një variabli të tretë ose
të katërt (pse jo edhe më shumë variablave në të njëjtën kohë). Pikërisht të gjitha variablat tjera
të cilat nuk paraqesin lëndën e hulumtimit marrin statusin e variablave relevant. Thënë ndryshe,
me variabël relevante përfshihen të gjitha variacionet të cilat mund të ndërmjetësojnë në mes
variablit të varur dhe të pavarur, por të cilët nuk përfshihen në kornizën hulumtuese
(Osmani,2014) .

Varialat kualitative – gjinia,

Gjinia është variabla kualitative sepse këto variabla nuk kanë sasi ose intensitet dhe shprehen
në mënyrë atributive.

* Variablat kuantitative - mosha kalendarike.

Mosha kalendarike është varibalë kuantitative për arsye se maten në nivelin interval ose racio
dhe shprehen përmes vlerave numerike. Mosha kalendarike hyn te variablat kuantitative të
kontinuara sepse numrat rriten ose zvoglohen në një shkallë të vazhdueshme.

2.7. Insrumenti i studimit

Në këtë hulumtim është përdorur pyetsori mbi vetëbesimin dhe vetëvlerësimit. Pyetësori
përmban 12 pyetje të tipit të mbyllur me dy shkallë vlersuese Po, Jo,
Vlen të potencohet fakti se të dhënat e subjektëve ishin anonime dhe të dhënat e fituara
nuk do të përdorën për asnjë qëllim tjetër përpos për të konstatuar ndikimin e vetëbesimit dhe
vetëvlersimit tek adoleshentët.

26
2.8. Metodat e hulumtimit

Metoda përshkruese. Me këtë metodë kemi parashikuar dukurinë që është objekt


hulumtimi, po ashtu kemi përshkruar të dhënat që kanë të bëjnë me ndikimet e trajnimeve gjatë
procesit mësimor, shkatarët, pasojat, rezultatet, opinjonet dhe rekomandimet
Metoda statistikore. Metoden statistikore e kemi përdorur për të nxjerrur dhe krahasuar
të dhënat e kërkuara me përqindje perms tabelave dhe grafikoneve. Me këtë metodë kemi
hulumtuar , studuar, analizuar dhe rekomaduar për qështjet e kërkuara përmes opinjoneve të të
anketuarëve. Nga kjo kemi paraqitur edhe rekomandimet per nevojat e përmisit të gjendjes tek
adoleshentet.
Metoda krahasuese. Kjo metodë zë një vendë të rëndësishëm ngase me këtë është bër
krahasimi i vetëbesimit dhe i vetë vlerësimit tek adoleshentët në shkollat e ndryshme në zonën
urbane të Prishtinës.

2.9. Kampioni i studimit

Unë pata mundësi të arrija te kampioni për të cilin isha e interesuar dhe ai pranoi me
vullnetin e tij të lirë të merrte pjesë në studimin tim. Strategjia e kampionimit. Për t‟iu përshtatur
më shumë studimit dhe popullatës që doja të studioja, ndoqa strategjinë e kampionimit
probabilitar, ku të gjithë kishin shans të barabartë dhe të pavarur të merrnin pjesë. Principi i kësaj
strategjie është se një kampion do të jetë përfaqësues i popullatës prej të cilës do të zgjidhet, nëse
të gjithë anëtarët e popullatës kanë një shans të barabartë për t‟u përzgjedhur në kampion. Në
këtë studim, kampioni përfaqësues janë adoleshentët të përzgjedhur me probabilitet rastësor,duke
përcaktuar një shkallë numerike të rastësishëm të shkollave të mesme te qytetit te Prishtinës.
Studimi përfshiu një kampion prej 50 subjektesh ne dy shkolla te mesme. Shkolla e mesme
gjimnazi "Kuvendi i Lezhes" dhe shkolla e mesme e lartë "Bafti Haxhiu" ne te dy shkollat u mer
nga 50 nxenes per moster. Mosha e nxenesve sillej nga 16 deri ne 19 vjeq.

27
2.10 Shpjegimi i shkurt i nocioneve që përdoren në tezë

* Vetëbesimi - Vetebesimi nuk eshte asgje me shume se sasia e besimeve qe ka njeriu per
vlerat dhe aftesite e tij. Keto besime jane formuar si rezultat i eksperiencave te meparshme.  Ja
nje shembull qe e qarteson kete. Kur fillon te luash futboll apo nje sport tjeter ne fillim je ndjere i
frikesuar dhe ke dyshuar ne aftesite e tua per ta luajtur lojen, por pasi ke bere progres me
trajnime dhe eksperience ti ke fituar besimin ne aftesite e tua per ta luajtur ate sport. Pra nese ti
beson se je inkompetent, budalla, joterheqes, jointeresant atehere dije qe keto besime ti i ke
marre nga situatat qe ke kaluar ne eksperiencat e meparshme.

* Vetëvlerësimi - është shtylla e dytë e nderimit të vetes. Kjo dukuri është një dukuri në
të cilën subjektiviteti luan një rol të rëndësishëm. Ky konceptim formohet nga mjedisi ynë
familjar dhe mjedisi që na rrethon veçanarisht nga projektet që kemi arritur në jetë.

Adoleshent- Adoleshent në kuptimin e vërtetë të fjalës është një tranzicion prej varësisë
të pavarësia, ajo është mosha e bukurisë, e çiltërsisë, e pastërtisë, e zhvillimit, e guximit,
dinamizmit dhe shpresave të mëdha.

2.11. Konsiderata etike

Autorë të ndryshëm theksojnë se gjatë kërkimit shkencor, zbatimi i të drejtave të njeriut


është i detyrueshëm. Sipas Caprioni (1989), çdo lloj kërkimi duhet të udhëhiqet nga parimet e
respektit për njerëzit, mirëqenies dhe drejtësisë. Ai vlerëson se; respekt për njerëzit do të thotë të
njohësh të drejtat e pjesëmarrësve, duke përfshirë të drejtën që të informohen rreth studimit, të
drejtën për të zgjedhur lirisht nëse do të marrin pjesë në studim, dhe të drejtën për t‟u tërhequr
nga studimi në çdo kohë pa asnjë penalitet. Principi i drejtësisë i referohet ndarjes së barabartë së
të dhënave dhe ndershmërisë. Momenti më i rëndësishëm dhe më i dallueshëm i këtij parimi
është shmangia e manipulimit dhe abuzimit me pjesëmarrësit. Në këtë kuptim, realizimi i këtij
studimi është bazuar në konsideratat etike duke zbatuar parimin e respektit, të mirëqenies dhe të
drejtësisë. Në kërkimin shkencor këto parime zbatohen nëpërmjet formës së konsentit, që do të

28
thotë të bëhet një balancim i arsyeshëm midis informimit të tepërt dhe informimit jo të plotë.
(Kvale, 1996) Përpara realizimit të intervistave, pjesëmarrësit janë ftuar të lexojnë formën e
konsentit. Atyre i është shpjeguar qëllimi i kërkimit, arsyeja e realizimit të intervistave dhe roli i
tyre në këtë studim. Pjesëmarrësit janë siguruar se asnjë e dhënë sensitive apo personale nuk do
të publikohet apo përdoret për qëllime të tjera, përveç qëllimit për të eksploruar mënyrën e
zbatimit të PILF nga gjykata. Respektimi i parimeve etike nënkupton gjithashtu se pjesëmarrësit
ushtrojnë të drejtën e tyre si persona të pavarur, që vullnetarisht pranojnë apo refuzojnë të marrin
pjesë. Forma e konsentit i referohet atyre si negocimi i besimit dhe që kërkon negocim të
vazhdueshëm. (Field & Morse, 1992; Kvale, 1996; Munhall, 1988) Pjesëmarrësve i është
shpjeguar se ata nuk janë aspak të detyruar të marrin pjesë në studim, përveçse në formë
vullnetare dhe se mund të largohen nga studimi në çdo moment, nëse vlerësojnë se nuk
dëshirojnë të ndajnë më tej përvojat dhe eksperiencën e tyre (Punch, 1994). Në çdo rast, realizimi
i objektivave dhe i qëllimit të kërkimit ka qenë në një raport të balancuar midis dëshirës për të
hulumtuar në thellësi dhe konsideratës etike. Në mënyrë që të shmanget çdo interpretim jo etik
dhe kërkimi të qëndrojë brenda një kornize mbrojtëse për pjesëmarrësit, është realizuar në fund
të procesit një rishikim etik i të gjithë kërkimit. Ky proces ka patur për qëllim përcaktimin e
kufijve të publikimit dhe interpretimit të të dhënave, të cilët duhet të vendosen sipas parimeve
etike. Dresser (1998) thekson se kufijtë administrative të procedurave të rishikimit etik duhen
balancuar nga mbrojtja e pjesëmarrësve. Dëshiroj të garantoj të gjithë pjesëmarrësit dhe lexuesit
e këtij punimi, se konsideratat etike janë trajtuar në përputhje të plotë me parimet themelorë
etike, parimin e përgjithshëm në respektim të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe në
zbatimin e të drejtave të njeriut. Asnjë e dhënë sensitive, personale, apo informacion që mund të
dëmtojë të intervistuarin ose persona të tjerë që lidhen me të, nuk është publikuar apo cituar dhe
është ruajtur tërësisht anonimati i të gjithë pjesëmarrësve.

2.12. Organizimi dhe rrjedhja e hulumtimit

Analizimi i rezultateve të përftuara nga studimi, u parapri nga pastrimi i të dhënave, më


tej u krijuan variablat interesit si dhe nënshkallët e tyre, sipas sugjerimeve të dhëna nga autorët e

29
tyre. Të gjithë variablat e interesit u kontrolluan për shpërndarje normale dhe më pas u vendos
për llojin e analizave statistikore që do të përdoreshin.
Të dhënat e grumbulluara nga pyetësorët u përpunuan dhe u analizuan me programin
statistikor SPSS-21. Analizat statistikore të ndërmarra në këtë studim janë përshkruese dhe
inferenciale.
Numri total i pyetësorëve që u synua të realizoheshin me kampionin e studimit
përshkrues, sipas përllogaritjeve ishte N=50.

 2.13. Struktura e punimit të tezës, kaptinat, pjesa teorike, elementet


empirike

Kapitulli I: Hyrje Në këtë kapitull do të shpjegohen njohuri të përgjithshme, koncepte dhe


teori mbi relacionin në mes vetëbesimit dhe vetëvlerësimit tek adoleshentët.

Kapitulli II: Shqyrtimi i literaturës Ky kapitull paraqet një përmbledhje të literaturës ku


mbështetet ky studim. Në këtë pjesë do të shpjegohet dhe koncepti i vetëbesimit dhe i
vetëvlerësimit.

Kapitulli III: Metodologjia Ky kapitull përshkruan metodologjinë që përdoret në këtë


studim do të shpjegohet metodologjia e hulumtimit, ku përfshihet lënda e hulumtimit, qëllimet e
hulumtimit, detyrat e hulumtimit, hipotezat e hulumtimit, instrumentin matës, grumbullimin dhe
përpunimin statistikor i të dhënave.

Kapitulli IV: Rezultatet Ky kapitull paraqet rezultatet e studimit, të përftuara nga një
analizë sasiore e të dhënave, se si ato lidhen me pyetjet kërkimore specifike të studimit. Të
dhënat e grumbulluara; do ti inerpretojm nëpërmjet analizës faktoriale me SPSS (SPSS for
Intermediate Statistics: Use and Interpretation).

Kapitulli V: Diskutime, Rekomandime Në këtë kaptinë do të jetë diskutimi mbi temën dhe
rezultatet e arritura në hulumtim. Diskutimi i gjetjeve pasqyrohet bazuar mbi pyetjet kërkimore
të studimit.

30
Pastaj në përfundim do të paraqitet literatura e shfrytëzuar në temë. Dhe në fund do të jetë
shtojca, ku do të paraqitet instrumenti matës që është përdorur në realizmin e hulumtimit.

2.14. Kufizimet e studimit

Studimi në arritjen e qëllimit dhe të objektivave të vendosura është hasur me kufizime, të


cilat duhet të merren parasysh në përgjithësimin e rezultateve për popullatën në tërësi.
Së pari, qëllimi i këtij studimi ishte të vlerësohej relacioni në mes vetëbesimit dhe
vetëvlerësimit tek adoleshentët. Këto të dhëna janë marrë vetëm në sektorin e arsimit publik të
sistemit parauniversitar, prandaj përgjithësimi i tij për të gjithë popullatën e nxënësve në shkolla
të ndryshme paraqet vështirësi, pasi shkolla të ndryshme përmbajnë edhe kampionë të ndryshëm
lidhur me funksionin e institucionit, pozicionit te arsimi, , etj.
Së dyti lidhet me faktin se në studim nuk janë marrë shkollat e sistemit parauniversitar
privat.
Së treti, edhe pse u mundua që të shpjegohej në mënyrë të detajuar pyetësori te
adoleshentët që ishin pjesë e studimit, përsëri disa alternativa të pyetësorëve janë lënë të
paplotësuara, duke cënuar marrjen e plotë të informacionit dhe duke ndikuar në vlefshmërinë dhe
besueshmërinë e studimit, pasi shumë prej tyre e shihnin këtë pyetësor si lodhje dhe humbje
kohe.

31
KAPITULLI III. REZULTATET

Ky kapitull prezanton rezultatet për relacionin në mes vetëbesimit dhe vetëvlerimit tek
adoleshentët

3.1 Karakteristikat demografike të pjesëmarrësve në studim

Në studim morën pjesë gjithsej 50 adoleshent. Në këtë kampionim 25 apo 50% e tyre e
përbëjnë femrat dhe 25 apo 50% e tyre e përbënin meshkujt pa një diferencë statistikore të të
rëndësishme ndërmjet tyre, ku pjësmarësit ishin të barabart sa i përket gjinis.

Tabela 1. Karakteristikat demografike


Numri Përqin
Variabli absolut dja
Total 50 100%
Gjinia 4

Femer 25 50%
Mashkull 25 50%
Mosha
16 vjeq 9 20%
17 vjeq 13 32.5%
18 vjeq
19 vjeq 19 38%
9 22.5%

Shkolla
"Kuvendi i Lezhes" 25 50%
"Shtefjën Gjeqovi" 25 50%

32
3.2 Statistikat e nxerura nga spss-i lidhur me përgjigjjet e subjektëve

Tabela 2. Shumë kohë kaloj duke imagjinuar Tabela 3. Statistikat


Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar N Valid 40
Valid Po 17 42.5 42.5 42.5 Missing 0
Jo 23 57.5 57.5 100.0 Mesatarja 1.5750
Total 40 100.0 100.0 Mediana 2.0000
Modi 2.00
Devijimi standard .50064

Grafikoni 1. Shumë kohë kaloj duke imagjinuar

Nga tabela 2 dhe grafikoni 1 shohim 17 apo 42.5% e adoleshentëve kalojnë shumë hohë
duke imagjinuar kurse në opsionin jo u përgjigjën 23 apo 57.5% e adoleshentëve.
Tabela 3 na tregon statistikat e përgjigjjeve të adoleshentëve. Nga rezultatet e kësaj tabele
shohim se mesatarja e përgjigjjeve të adoleshentëve është 1.5750, mediana 2.0000, modi 2.00
dhe devijimi standard .50064.

33
Tabela 4. Mund të vendos diqka pa shumë vështërsi
Perqindja e Perqindja e Tabela 5. Statistikat
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar
Valid Po 33 78.6 82.5 82.5 N Valid 40
Jo 7 16.7 17.5 100.0 Missing 2
Total 40 95.2 100.0 Mesatarja 1.1750
Missing System 2 4.8 Mediana 1.0000
Total 42 100.0 Modi 1.00
Devijimi standard .38481

Grafikoni 2. Mund të vendos diqka pa shumë vështërsi

Nga tabela 4 kuptojmë se shumica e adoleshentëve 33 apo 82.5% mund të vendosin diqka
pa shumë vështërsi, ndërsa 7 apo 17.5% e adoleshentëve kanë vështërsi të vendosin për diqka.
1.1750, mediana
Tabela 5 na tregon se mesatarja e përgjigjjeve të adolëshentëve është 1.1750, mediana
1.0000, modi 1.00 dhe devijimi standrad .38481.

34
Tabela 6. Më duhet shumë kohë të mësohem në diqka të re
Perqindja e Perqindja e Tabela 7. Statistikat
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar
Valid Po 16 38.1 40.0 40.0 N Valid 40

Jo 24 57.1 60.0 100.0 Missing 2


Mesatarja 1.6000
Total 40 95.2 100.0
Mediana 2.0000
Missing System 2 4.8
Modi 2.00
Total 42 100.0
Devijimi standrad .49614

Grafikoni 3. Më duhet shumë kohë të mësohem në diqka të re

Në pohimin Më duhet shumë kohë të mësohem në diqka të re adoleshentët u përgjigjën


në këtë mënyrë: Në opsionin "Po" u përgjigjën 16 apo 40% e adoleshentëve, kurse në opsionin
"Jo" u përgjigjjën 24 apo 60% e adoleshentëve.
Tabela 7 na tregon për statistikat e përgjigjeve të adoleshentëe ku nga këto statistika
kuptojmë se mesatarja e përgjigjjeve të adoleshentëve është 1.6000, mediana 2.0000, modi 2.00
dhe devijimi standard .49614.

35
Tabela 8. Pajtohem shumë lehtë me diqka
Tabel 9. Statistikat
Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar
N Valid 40
Valid Po 10 23.8 25.0 25.0
Missing 2
Jo 30 71.4 75.0 100.0 Mesatarja 1.7500
Total 40 95.2 100.0 Mediana 2.0000
Missing System 2 4.8 Modi 2.00
Total 42 100.0 Devijimi standard .43853

Grafikoni 4. Pajtohem shumë lehtë me diqka

Nga rezultatet e tabeles 8 shohim se shumica e adoleshentëve 30 apo 75% u përgjigjën në


opsionin "Jo" në pohimin Pajtohem shumë lehtë me diqka, kuse vetëm 10 apo 25% e
adoleshentëve u përgjigjën "Po" pajtohem shumë lehtë me diqka.
Mesatarja e përgjigjjeve të adoleshntëve ishte 1.7500, mediana 2.0000, modi 2.00 dhe
devijimi standard .43853.

36
Tabela 10. Unë mund ta kuptojë vetveten Tabela 11. Statistikat
Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar N Valid 40
Valid Po 36 85.7 90.0 90.0 Missing 2
Jo 4 9.5 10.0 100.0 Mesatarja 1.1000
Total 40 95.2 100.0 Mediana 1.0000
Missing System 2 4.8 Modi 1.00
Total 42 100.0 Devijimi standard .30382

Grafikoni 5. Unë mund ta kuptojë vetveten

Pohimi i rrallës parashtruar adoleshentëve ishtë "Unë mund ta kuptojë vetveten" Shumica
apsulute e adoleshentëve 36 apo 90% u përgjigjën në opsionin "Po" unë mund ta kuptojë
vetevetën kurse 4 apo 10% e adoleshntëve u përgjigjën në opsionin "Jo" nuk mund ta kuptojë
vetëveten.
Tabela 11 na tregon se mesatarja e përgjigjjeve të adoleshentëve është 1.1000, mediana
1.0000, modi 1.00 dhe devijimi standard, .30382.

37
Tabela 12. Vështirë është të jesh ashtu siq jam unë
Tabela 13. Statistikat
Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar
N Valid 40
Valid Po 26 61.9 65.0 65.0
Missing 2
Jo 14 33.3 35.0 100.0
Mesatarja 1.3500
Total 40 95.2 100.0
Mediana 1.0000
Missing System 2 4.8
Modi 1.00
Total 42 100.0
Devijimi standard .48305

Grafikoni 6. Vështirë është të jesh ashtu siq jam unë

Shumica e adoleshentëve 26 apo 65% mendojnë se është e vëtrirë të jesh ashtu siq janë
ata, kurse 14 apo 35% e adoleshentëve nuk mendojnë se është e vështire për me qenë si ta.
Tek tabela 13 shohim se mesatarja e përgjigjjeve të adoleshentëve është 1.3500, mediana
1.0000, modi 1.00 dhe devijimi standard .48305.

38
Tabela 14. Kam mendim të keq për vetveten Tabela 15. Statistikat
Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar N Valid 40
Valid Po 5 11.9 12.5 12.5 Missing 2
Jo 35 83.3 87.5 100.0 Mesatarja 1.8750
Total 40 95.2 100.0 Mediana 2.0000
Missing System 2 4.8 Modi 2.00
Total 42 100.0 Devijimi standard .33493

Grafikoni 7. Kam mendim të keq për vetveten

Se shumicës së adoleshentëve ju pëlqen vetja e tyre e vërton edhe hulumtimi yne. Në


pohimin "Kam mendim të keq për veten" Shumica e adoleshëntëve 35 apo 87.5% u përgjigjën në
opsionin "Jo" kurse vetëm 5 apo 12.5% u përgjigjën në opsionin "Po" kam mendim të keq për
vetëveten.
Nga tabela 15 kuptojmë se mesatarja e përgjigjjeve të adoleshentëve është 1.8750,
mediana 2.0000, modi 2.00 dhe devijimi standard .33493.

39
Tabela. 17. Statistikat
Tabela 16. Kur kam diqka për të thënë, zakonisht e them atë
Perqindja e Perqindja e N Valid 40
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar
Missing 2
Valid Po 37 88.1 92.5 92.5 Mesatarja 1.0750
Jo 3 7.1 7.5 100.0 Mediana 1.0000
Total 40 95.2 100.0 Modi 1.00
Missing System 2 4.8 Devijimi standard .26675
Total 42 100.0

Grafikoni 8. Kur kam diqka për të thënë, zakonisht e them atë

Pohimi i rrallës në pyetsorin tonë për adoleshent ishte "Kur kam diqka për të thënë,
zakonisht e them atë" përgjigjet e adoleshentëve në këtë pohim ishin kështu: 37 apo 92.5% e
adoleshentëve u përgjigjën në opsionin "Po" kurse 3 apo 7.5% u përgjigjën në opsionin "Jo".
Nga statistikat e nxerura në tabelen 15 shohim se mesatarja për përgjigje të adoleshentëve
në këtë pohim është 1.0750, mediana 1.0000, modi 1.00 dhe devijimi standard .26675.

40
Tabela 18. Lehtë shqetësohem kur dikush më qorton Tabela 19. Statistikat
Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar N Valid 40
Valid Po 12 28.6 30.0 30.0 Missing 2
Jo 28 66.7 70.0 100.0 Mesatarja 1.7000
Mediana 2.0000
Total 40 95.2 100.0
Modi 2.00
Missing System 2 4.8
Devijimi standard .46410
Total 42 100.0

Grafikoni 9. Lehtë shqetësohem kur dikush më qorton

Në tabelen 18 janë paraqitur rezultatet e përgjigjjeve të adoleshentëve për pohimin "Lehtë


shqetësohem kur dikush më qorton" Nga rezultatet e kësaj tabele kuptojmë se 12 apo 30% e
adoleshentëve shqetësohen lehtë kur dikush i qorton, kurse apo 70% e adoleshentëve nuk
shqetësohen lehtë kur dikush i qorton.
Statistikat për përgjigjet e adoleshentëve janë kështu: Mesatarja 1.7000, mediana 2.000,
modi 2.00 dhe devijimi standard .46410.

41
Tabela 20. Punët zakonisht nuk më brengosin
Tabela 21. Statistikat
Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar
N Valid 40
Valid Po 27 64.3 67.5 67.5
Missing 2
Jo 13 31.0 32.5 100.0
Mesatarja 1.3250
Total 40 95.2 100.0
Mediana 1.0000
Missing System 2 4.8
Modi 1.00
Total 42 100.0
Devijimi standard .47434

Grafikoni 10. Punët zakonisht nuk më brengosin

Zakonisht adoleshentët nuk brengosen për punët që i kanë për ti kryer, këtë e vërtetojnë
vetë ata me përgjigjet e tyre, Nga rezultatet e tabeles 20 shohim se 27 apo 67.5% e adoleshentëve
zakonisht puna nuk i brengos, kurse 13 apo 35.5% puna që kanë për ta kryer i brengos.
Mesatarja e përgjigjeve të adoleshentëve është 1.3250, mediana 1.0000, modi 1.00 dhe
devijimi standard 47434.

42
Tabela 22. Në përgjithësi unë jam i/e lumtur Tabela 23. Statistikat
Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar N Valid 40
Valid Po 36 85.7 90.0 90.0 Missing 2
Jo 4 9.5 10.0 100.0 Mesatarja 1.1000
Total 40 95.2 100.0 Mediana 1.0000
Missing System 2 4.8 Modi 1.00
Total 42 100.0 Devijimi standard .30382

Grafikoni 11. Në përgjithësi unë jam i/e lumtur

Ajo qka duket interesant në hulumtimin tonë është se nga 40 adoleshent të anketuar 36
apo 90% e tyre në përgjithësi ndihen të lumtur kurse vetëm 4 apo 10% e adoleshentëve nuk janë
të lumtur.
Tabela 23 na tregon statistiskat e përgjithshme ku shohim se mesatarja e përgjigjjeve të
adoleshentëve është 1.000, medina 1.0000, modi 1.00 dhe devijimi standard .30382.

Tabela 26. Statistikat

N Valid 40
Missing 2
43 Mesatarja 1.6500
Mediana 2.0000
Modi 2.00
Devijimi standard .48305
Tabela 25. Tek unë ka shumë gjëra të cilat do ti ndërroja po të mundem
Perqindja e Perqindja e
Frekuencat Perqindja vlefshme grumbulluar
Valid Po 14 33.3 35.0 35.0
Jo 26 61.9 65.0 100.0
Total 40 95.2 100.0
Missing System 2 4.8
Total 42 100.0

Grafikoni 12. Tek unë ka shumë gjëra të cilat do ti ndërroja po të mundem

Në pohimin " Tek unë ka shumë gjëra të cilat do ti ndërroja po të mundem" adoleshentët
ndajnë mendimet ata u përgjigjjën kështu: "Po" 14 apo 35% dhe në opsionin "Jo" 26 apo 65%.
Mesatarja për përgjigjet e adoleshentëve në këtë pohim ishte 1.6500, mediana 2.0000, modi
2.00 dhe devijimi standard .48305.

44
KAPITULLI IV. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Në varësi të faktit se si e vlerësojmë vetën, ne mund të organizojmë gjendjen tonë shpirtërore,


si dhe qëndrimin ndaj botës jashtë vetës sonë. Ata që mendojnë mirë për vetën, pra kanë
vetbesim të lartë, kryesisht janë të lumtur, të shëndetshëm, të suksesshëm dhe përshtaten shpejt.
Ndërsa ata me vetëbesim të ulët, që e shikojnë veten me pamje negative, në përgjithësi janë
anksiozë, të sëmurë, të depresuar, pesimist për të ardhmen, si dhe të orientuar drejt humbjes e
dështimit. Ndjenja negative e vetëbesimit mund të sjell motivacion të dobët në punë ose në
shkollë. Tek student, kjo ndjenjë fillon me mosbesimin e tij se do ta marr provimin. Kjo bënë që
ai ti pakësojë përpjekjet për të mësuar, ti rritet ankthi para provimit, andaj për këto arsye
studenti mbetet në provim.

Prandaj njerëzit duhet të përdorin mekanizma të ndryshëm psikologjik për të kapërcyer dhe
për të rritur vetëbesimin e ulët. Një mekanizëm i tillë, nga më intriguesit në psikologjinë sociale,
është prirja e vetëshërbimit, që është tendenca për ta përceptuar vetën në mënyrë sa më të lartë.

Studiuesit kanë gjetur se suksesin e tyre njerezit ia atribuojnë aftësive dhe përpjekjeve të
veta, ndërsa dështimin-faktorëve të jashtëm, si;fati i keq apo’’ I pamundësisë’’ së problemit.
(Dragoti, 2012, 36-50)

Rekomandojë që se jo vetëm duhet të inkuadrohen psikologë nëpër shkolla për të ndihmuar


nxënësit në lidhje me vetëvlerësimin dhe vetëbesimin, por të ndihmojë dhe trajtojë edhe
mësimdhënësit që t’ua tregojnë rolin e tyre në formimin e Vetëvlerësimit dhe vetëbesimit tek
nxënësit e tyre. E nevojshme dhe e duhur do ishte edhe një bashkëpunim i ngushtë mes
psikologut dhe prindërve për fëmijët që kanë nivele të ulëta të Vetëvlerësimit, vetëbesimit dhe
suksesit në mësim.

45
BIBLIOGRAFIA

1. Coopërsmith, S. The antecedents of self-esteem. Freeman, San Francisco, CA; 1967


2. Dragoti, E. (2012). Psikologjia sociale, Mediaprint

3. Denyes, M.J. Development of an instrument to measure self-care agency in


adolescents.Dissertation Abstracts International. 1980;41:1716-B (University Microfilms
No. 80-25, 672).
4. Denyes, M.J. Orem's model used for health promotion: Directions for research. Advances
in Science. 1988;11:13–21
5. Dusek, J.B., Flaherty, J.C. The development of the self-concept during the adolescent
years.Monographs of the Society for Research in Child Development. 1981;46:1–70.
6. Frey, M.A., Denyes, M.J. Health and illness self-care in adolescents with IDDM: A test
of Orem's theory. Advances in Nursing Sciences. 1989;12:67–75
7. Harter, S. The self-përception profile for children: Revision of the përceived competence
scale for children. University of Denver, ; 1985 (Manual).
8. Kearney, B.Y., Fleischer, B.J. Development of an instrument to measure exercise of self-
care agency. Research in Nursing and Health. 1979;2:25–34.
9. McKaig, C.S. The relationship among adolescent future time përspective, self-esteem,
and present health behavior. Unpublished doctoral dissertation, State University of New
York at Buffalo, Buffalo, NY. 1989
10. Meisenhelder, J.B. Self-esteem: A closer look at clinical interventions. International
Journal of Nursing Studies. 1985;22:127–135.
11. Monsen, R.B. Autonomy, coping, and self-care agency in health adolescents and in
adolescents with spina bifida. in: Unpublished doctoral dissertation. University of
Alabama School Nursing, University of Alabama at Birmingham, Birmingham,
AL; 1988.
12. Moore, J.B. Effects of ascertain training and first aid instruction on children's autonomy
and self-care agency. Research in Nursing and Health. 1987;10:101–109.
13. Muhlenkamp, A.F., Sayles, J.A. Self-esteem social support, and positive health
practices. Nursing Research. 1986;35:334–338.

46
14. Nursing Development Conference Group. Concept formalization in nursing: Process and
product.2nd ed. Little Brown, Boston, MA; 1979.
15. Orem, D.E. Nursing: Concepts of practice. McGraw-Hill, New York, NY; 1971.
16. Piers, E.V. Piers-Harris childrens self-concept scale: Revised manual. Western
Psychological Service, Los Angeles, CA; 1984.
17. Rosenburg, M. Conceiving the self. Basic Books, New York, NY; 1979.
18. Spahiu.B., Anketa dhe pyetesori(2008). Psikologjia, proceset konjitive.93.
19. Stullenbarger, N.E. A Q-analysis of the self-care abilities of young, school-aged
children.Dissertation Abstracts International. 1984;45:2872B–2873B (University
Microfilm No. 84-26, 743).
20. Synder, L. Health care needs of adolescents. Annals of Internal Medicine. 1989;110:930–
935.
21. Thomas, L. Adolescent health. Journal of Alabama Medicine. 1988;57:41–42.
22. Wilson, R.W. Religiosity and health: Implications for health promotion. Health
Values. 1978;2:144–146.
23. Woods, N. Conceptualization of self-care: Toward health-oriented models. Advances in
Nursing Science. 1989;12:1–13.
24. Wylie, R.C. The self-concept: Theory and research on selected topics. 2nd ed. University
of Nebraska Press, Lincoln, NE; 1979.

47
SHTOJCA

Pyetësori

Ky pyetësorë synon që të njeh relacionin në mes vetëbesimit dhe Vetëvlerësimit në

marrëdhënie me të tjerët. Ju lutemi përgjigjuni në pyetje sipas përvojës, mendimeve dhe

ndjenjave tuaja. Nuk ka përgjigje të gabuar. Përgjigjet tuaja do të përdoren vetëm për qëllime

hulumtuese dhe informatat tuaja personale do të mbahen me besueshmëri. Ju lutemi plotësoni me

tik atë që më së miri përfaqëson mendimin tuaj, sipas kritereve vijuese:

P
PYETJET/POHIMET/DEKLARATAT Po Jo
.
V
Shumë kohë kaloj duke imagjinuar
P.1
V
Mund të vendos diqka pa shumë vështërsi
P .2
V
Më duhet shumë kohë të mësohem në diqka të re
P .3
V
Pajtohem shumë lehtë me diqka
P .4
V
Unë mund ta kuptojë vetveten
P .5
V
Vështirë është të jesh ashtu siq jam unë
P .6
V
Kam mendim të keq për vetveten
P .7
V
Kur kam diqka për të thënë, zakonisht e them atë
P .8
V
Lehtë shqetësohem kur dikush më qorton
P .9
V
Punët zakonisht nuk më brengosin
P.10
P
Në përgjithësi unë jam i/e lumtur
P.11
p Tek unë ka shumë gjëra të cilat do ti ndërroja po të
P.12 mundem

48

You might also like