You are on page 1of 17

1.

Konceptet themelore të të shkruarit, fazat e shkrimit dhe teknika ‘Brainstorming’


Shkrimi Akademik është lloj shkrimi që ju jeni të obliguar ta bëni gjatë studimeve tuaja;
Audienca e juaj kur shkruani në stilin akademik janë kryesisht profesorët; Shkrimi Akademik
është “proces” dhe jo “produkt”.
Cilesit e shkrimit akademik jane:

Ne shkruajme per gjera te ndryshme si:


Për të argumentuar zgjidhjen për një problem, për të
krahasuar dy tema/çështje, për të përmbledhur
informacionin, për të raportuar një hulumtim apo
eksperiment.

Kujt i shkruajme?

Qëllimi i të shkruarit është komunikimi; Çdo herë kur shkruani duhet të keni parasysh audiencën – kujt i
drejtoheni.

Procesi para se të shkruani (prewriting)


Qëllimi i këtij hapi është: të menduarit për një temë të caktuar dhe të gjeneruarit të sa më shumë
ideve që është e mundur rreth asaj teme.

Fazat më të rëndësishme

 Krijo ide

Gjeni një temë;  Kërkoni ide, shkruani pa ngurrim, hartoni, imagjinoni, pyesni, gjeni motive ose mbani
një ditar  Lexoni, bisedoni, vëzhgoni dhe mendoni

 Planifikoni

 Mendoni rreth qëllimit dhe audiencës tuaj  Konvertoni një ide në një tezë Fazat më të rëndësishme

 Hartoni një draf

t  Filloni dhe rifilloni disa herë deri sa të bindeni  Shkruani paragrafë, dhe fjali mbi temën  Hartoni
hyrjen dhe konkluzionin  Krijoni koherencë me zhvendosjet dhe përsëritjet

 Zhvilloni
Ndërthurni shembuj mbështetës dhe detaje shtesë  Analizoni, ndani dhe klasifikoni, krahasoni dhe
hartoni kontraste ose identifikoni shkakun dhe pasojen.  Ofroni evidencë – fakte, statistika, dëshmi
ekspertësh dhe vëzhgime të drejtpërdrejta Fazat më të rëndësishme

 Rishikoni

 Merrni në konsideratë qëllimin, tezën dhe audiencën  Ripunoni strukturën, pjesët e saj dhe lidhjet 
Theksoni se çfarë ka rendësi – eliminoni pjesët e tepërta  Bashkëpunoni me kolegë

 Redaktoni

 Përmirësoni gramatikën, fjalitë dhe përzgjedhjen e fjalive  Vini në vendin e duhur shenjat e pikësimit 
Kontrolloni formatin e detyrës Fazat më të rëndësishme

 Korrigjoni

 Kontrolloni për gabime ortografike dhe fjali që mungojnë  Kontrolloni për gabime apo detaje të vogla
që nuk iu kanë renë në sy më pare

Teknika brainstorming është një situatë kur një grup njerëzish takohen për të gjeneruar ide dhe
zgjidhje të reja rreth një fushe specifike të interesit duke hequr frenimet, pra kemi gjenerim te ideve
te ndryshme.

2. shkruash për lexuesin: njohja e auditorit


Dallimi në mes shkrimit akademik dhe artistik:

 Shkrimi akademik është tërësisht ndryshe nga të gjitha llojet e tjera të shkrimit, veçanërisht ai artistik.
 Shkrimi akademik dallon ai artistik nga:

 Qëllimi;

 Lloji i gjuhës se përdorur dhe

 Struktura.

 Nëse shprehja e ndjenjave dhe emocioneve është qëllimi kryesor i shkrimeve artistike, në shkrimin
akademik ato mungojnë tërësisht, pasi vendin kryesor e zënë faktet dhe argumentet.

 Po kështu, gjuha e përdorur në shkrimet artistike është e larmishme, ajo mund të jetë dialektore dhe
krahinore, si dhe mund të përmbaje fjale të reja dhe të pazakonta.

 Në të njëjtën kohë, nëse shkrimi akademik ka një strukturë të mire përcaktuar me një hyrje, zhvillim,
dhe përfundime, shkrimet letrare nuk kanë një strukturë rigoroze, e cila përsëritet në të gjitha shkrimet
letrare.

Qëllimet kryesore të të shkruarit janë tre:

1. Ekspresiv; 2. Ekspozues dhe 3. Persuasiv (bindes)


 Ekspresiviteti nuk është tipar i shkrimeve akademike, pasi ai synon shprehjen e ndjenjave dhe
emocioneve të shkrimtareve

.  Nga ana tjetër, ekspozimi dhe bindja janë qëllimet kryesore të shkrimeve akademike.

 Ekspozimi përdoret për të informuar, analizuar dhe shpjeguar një koncept, një fenomen, një ngjarje
apo një proces.

 Bindja synon që nëpërmjet argumenteve bindëse dhe fakteve mbështetëse të arrije bindjen dhe
përshtatjen e lexuesve.

Para se të filloni të shkruani mendoni për qëllimin dhe lexuesin/audiencen e shkrimit tuaj.

 Qëllimi: Cili është qëllimi juaj?

 Lexuesi: Kush do ta lexojë shkrimin tuaj?

 Audienca (ka të bëjë me shkruesit, lexuesit, dëgjuesit e shkrimit të cilët janë në të njëjtin mjedis) dhe
është një çështje tjetër që nuk duhet të nënvleftësohet.

 Shkruesi/autori duhet ta ketë të qartë se kujt ja drejton shkrimin e tij. Sa ka karakter personal të
shkruarit, aq ka edhe karakter publik.

 Asnjë shkrues nuk shkruan vetëm për vete.

Çka duhet të keni parasysh përpara një audience:

 Moshën e lexuesve;

 Nivelin e shkollimit;

 Profesionin etj

3.Llojet e paragrafeve dhe shkrimeve


Paragrafi është tërësi e fjalive që ndërlidhen dhe të cilat e trajtojnë një temë të caktuar.

Rregulli themelor: paragrafi duhet të shtjelloj vetëm një ide

Një paragraf i shkruar mirë duhet të kete disa tipare të veçanta:

Duhet të ketë unitet;

Duhet të jetë i kuptueshëm;

Paragrafi ka strukturë.

Paragrafi ka 3 pjesë përbërëse:

Fjalinë kryesore;
Pjesën e mesme (trungun)

Fjalinë përmbyllëse.

Fjalia kryesore, sikurse kuptohet edhe nga titulli, është fjalia e cila përmban temën që do të shpjegohet
apo diskutohet në paragraph

 Ajo kryen 3 funksione:  Emëron subjektin;  Tregon se për cilën pjesë të subjektit do të shkruani 
Tërheq vëmendjen e lexuesit.

Trungu nëpërmjet fjalive përbën një shpjegim ose përshkrim të subjektit.

 Të gjitha idetë e shprehura në këtë pjesë renditen në mënyrë të përshtatshme.

 Një mënyrë e mirë për ta realizuar këtë është renditja e ideve kryesore përpara se të shkruhet
paragrafi.

Fjalia e fundit apo fjalia përmbyllëse, u sjell ndërmend lexuesve përmbajtjen e paragrafit, ose u jep
atyre një ide për të cilën mund të mendojnë.

Paragrafët janë të përqendruar në 3 pika?

1. Për çfarë po flisni? 2. Ku do të dilni? 3. Pse mendoni në këtë mënyrë?

Llojet e paragrafëve:

 Paragrafët janë 4 llojesh:

 Paragrafi tregues;  Paragrafi përshkrues;  Paragrafi shpjegues dhe  Paragrafi bindës.

Paragrafi tregues, tregon një histori apo ngjarje nga jeta e shkruesit

Paragrafi përshkrues, përshkruan një objekt, person, vend ose ngjarje.

 Për shkrimin e një paragrafi përshkrues përdorën fjalë që e ndihmojnë lexuesin ta shikojë, dëgjoj,
nuhasë, ndjejë dhe shijoj objektin e përshkruar

Paragrafi shpjegues, shpjegon një send, ngjarje, etj, ose jep informacion. Në të përfshihen faktet që i
nevojiten lexuesit për të kuptuar subjektin

Paragrafi bindës, shërben për të shprehur një opinion në lidhje me një send, ngjarje etj.  Ai gjithashtu
përpiqet ta bëjë lexuesin të jetë dakord me mendimin tuaj lidhur me këtë çështje.

LLOJET E SHKRIMEVE

Ekzistojnë 5 lloje kryesore shkrimesh:

 Të shkruarit përshkrues,  Të shkruarit tregues,  Të shkruarit parashtrues/shpjegues  Të shkruarit


argumentues/bindës  Të shkruarit krijues ose artistic

Të shkruarit përshkrues
 Më anë të tij përshkruhen njerëz, vende, ngjarje ose sende (siç janë tani ose siç kanë qenë në të
shkuarën) duke përdorur mjete gjuhësore që ndihmojnë në krijimin e një “pikture” të qartë në mendjen
e lexuesit.

 Karakteristikë përdorimi i:  Metaforave dhe  Krahasimeve

Të shkruarit tregues

 Qëllimi i të shkruarit tregues është të tregojë një histori, një ngjarje a një përvojë të vërtetë ose të
parafytyruar. Shembuj të këtij lloj shkrimi janë: romanet, tregimet, përrallat, fabulat, ditarët personale
dhe raportet.

Të shkruarit parashtrues/shpjegues

 Është lloji i shkrimit që shpjegon natyrën, përdorimin, origjinën ose qëllimin e diçkaje.

 Të tilla janë:  Broshurat  Letrat zyrtare

Te shkruarit argumentues bindes

Ky lloj shkrimi ka për qëllim të japë një mendim dhe të mbajë qëndrim për një çështje të caktuar, duke u
përpjekur të ndikojë te lexuesi nëpërmjet përdorimit të arsyetimeve të mbështetura me prova dhe
argumente.

 Përdoret në:  Ese;  Pamflete;  Artikuj gazetash etj

Te shkruarit krijues/artistic

Të shkruarit krijues ka për qellim kryesor zbavitjen e lexuesit por me anë të tij shpesh përcillen mesazhe
të fuqishme edukative dhe shoqërore.

 Këtu përfshihen:  Poezitë;  Hartimet;  Esetë artistike etj

3.Shkrimi i draftit të parë dhe procesi i rishikimit


Si ndërtohet struktura fillestare?

 Para se të filloni leximin, hartoni një plan fillestar.

 Ky plan mund të adaptohet në faza të mëvonshme.

 Organizimi i strukturës mund të bëhet duke ndjekur një rend:  Kronologjik;  Logjik;  Shkak-pasojë,
nëse-atëherë.

Me tezën e formuluar, duhet të hartohet 1 listë me çështjet që mendohet se duhet diskutuar në punim.
 Pyet vetën: a do të ndihmojë kjo çështje që ta vërtetoj tezen time? Nëse jo, çështja duhet të hiqet.

 Çështjet që mbeten, duhet të klasifikohen sipas një rendi logjik.

 Kjo renditje duhet të përmbaj ndarje të mëdha, shënuar me numra romak (I, II, III etj.) dhe nëndarje
të shënuara me germa kapitale apo numra arab.

Drafti i parë apo kopja e papastër


 Në kopjen e parë qëllimi është që të organizoni mendimet tuaja sa më mirë që të jetë e mundur.

 Preferohet të përdorni ketë tip formati:

 Pjesa I: Bëni njohjen e temës.

 Pjesa II: Shpjegoni metodologjinë që do të përdoret për të hulumtuar temën.

 Pjesa III: Paraqitni gjetjet tuaja dhe argumentet e nxjerra në bazë të leximeve.

 Pjesa IV: Përmbledhni konkluzionet tuaja.

Koherenca dhe uniteti

 Secili punim duhet të ketë koherencë dhe unitet.

 Çdo çështje, çdo mendim duhet të jetë i lidhur me tezën kryesore dhe të gjitha çështjet të jenë të
lidhura me njëra-tjetrën.

 Uniteti arrihet duke i organizuar mendimet në paragrafë.

 Koherenca mund të arrihet nëpërmjet disa teknikave:  Përdorimi i frazave lidhëse (nga ana tjetër, për
më tepër, gjithsesi, për më tej)  Përsëritjes së mendimeve kyçe herë-pas-here në punim. Shpesh edhe
me fjalë të tjera.  Organizimit logjik të informacionit dhe argumenteve  Përdorimit të vazhdueshëm të
këndvështrimeve të ngjashme.

 Këndvështrimi nënkupton vetën në të cilin është shkruar punimi.

 Në punimet formale, veta e parë njëjës “unë” nuk përdorët.

 Autori i referohet vetvetes në vetën e tretë njëjës p.sh. “autori”, “shkruesi i këtyre rreshtave”,
“hulumtuesi” etj.

 Në punime më pak formale ndonjëherë përdorët edhe veta parë shumës “ne”. Shkurtesat 10

 Në punimet kërkimore nuk duhet të përdorën shkurtesat, me përjashtim të emrave të organizatave


të njohura si: OKB, NATO, OSBE, EU etj. (pasi të jetë shkruar një herë emri i plotë).

Numrat

 Zakonisht, të gjithë numrat që përdorën nga një apo dy fjalë, shkruhen me fjalë.

 Duhet shkruar me fjalë çdo numër që luan rolin e fjalës së parë në fjali.  Njëzet përqind e
respondentëve janë shprehur se…  20% e respondentëve janë shprehur se.

Kur përdorën shifrat?

 Përdorën shifrat dhe jo fjalët në këto raste:  Numrat që përbëhen nga më shumë se dy fjalë.  Numrat
e përdorur në tabela.  Numrat të përdorur në diskutime statistikore.  Numrat në adresa dhe data. 
Numrat që shprehin orën sipas sistemit të numërimit “paradreke-pasdreke” (AM, PM), por jo nëse
përdoret forma e numërimit 24-orësh.  Numrat e faqeve, vëllimeve, të kapitujve dhe vargjeve

Germat e pjerrëta përdoren në rastet e:


 Theksimit – për të theksuar një fjalë apo frazë.  Termave të huaj – termat e pa shqipëruar (p.sh.
Termave latin si: ad litteram etj.  Titujve – librave, revistave, gazetave.  Fjalëve të pjerrëta në materialin
origjinal.

Koha e foljes

 Në përdorimin e kohëve të foljeve duhet pasur parasysh disa çështje:

 Koha e shkuar – përgjithësisht të gjitha punimet shkruhen në kohën e shkuar.

 Koha e tashme – mund të përdorët për komente personale si dhe parashtrim të ideve universale.

P.sh.  “Hamleti është një nga veprat më madhështore” në vend të  “Hamleti ishte një nga veprat më
madhështore

Qëndrueshmëria – nuk lejohet kalimi nga njëra kohë e foljes në tjetrën.

 Me cilën kohë të fillohet, me atë duhet të vazhdohet deri në fund.

Fjalori

 Sa më i gjerë fjalori i autorit, aq më të lehtë e ka të shprehet ai.

 Fjalori pasurohet vetëm me lexim.

 Autori nuk duhet të krijoj varësi ndaj fjalëve të mëdha, vetëm për të lënë përshtypje tek lexuesi
(proviniencë – origjinë).

 Mjafton të jepet qartë dhe sakt ideja.

Numri i fjalëve

 Studentët priren të përdorin shumë fjalë për një ide.

 Numri i fjalëve nuk pasqyron se ai/ajo e ka kuptuar atë që shkruan as thellësinë e kërkimit apo të
paraqitjes së materialit.

 Duhet të jeni konciz.

 Nëse punimi duhet të përbëhet nga 3000 fjalë, ato duhet të jenë 3000 fjalë me vend.
4.STRUKTURA E PUNIMIT KERKIMOR
Përgjithësisht, punimet kërkimore përbëhen nga 3 pjesë: 

Materiali që paraprin tekstin

Teksti

Referencat dhe shtojcat (anekset)

Materialet përpara tekstit:

Faqja e titullit/ballina (e ndjekur nga një faqe e bardhë)

Abstrakti

Tabela e përmbajtjes

Lista e tabelave

Lista e ilustrimeve

Teksti: Hyrja  Trungu i punimit dhe  Përfundime

Referencat dhe shtojcat:  Referencat e shfrytëzuara për përgatitjen e punimit  Burime të tjera të
këshilluara për këtë çështje  Shtojcat

5. FORMAT E CITIMIT DHE REFERENCAT/BIBLIOGRAFIA

Pse përdoret citimi?

 Shkrimet tuaja shpesh do të paraqisni faktet, të cilat për t'i bërë të besueshme, do t'ju duhet të
tregoni se ku i keni marrë.

 Paraqitja e burimit rrit besueshmërinë e argumenteve.

 Të gjitha llojet e burimeve përdoren si mbështetje e tezës suaj apo për të provuar se ajo që po thoni
nuk është vetëm mendimi juaj, por bazohet në fakte dhe prova.

 Mbrojtja e të drejtës se autorit për ide, mendime dhe thënie origjinale, të cilat ju i përdorni në
shkrimet tuaja për të mbështetur argumentet e paraqitura.

 Për të treguar se edhe njerëz të tjerë të shkencës apo autoritete të tjera që mendojnë si ju në lidhje
me një çështje apo argument.

Citimi në tekst bëhet në disa forma:

Citimi i drejtpërdrejtë  Perifrazimi dhe  Përmbledhja.

Shembuj të citimeve (sipas APA): 5


 Një autor:  (Hantington, 1995).  (Hantington, 1995, p. 213).

 Dy e me shumë autor:  (Rama & Gashi, 2018).  (Rama, Gashi & Hyseni, 2018).

Duhet të shmangen citimet që zgjasin disa paragrafë sepse punimi do bëhej i mërzitshem dhe aspak
origjinal.

 Citimet i japin vlera punimit vetëm kur ato përdoren me kujdes.

 Duhet gjithmonë që të dokumentohen nga ku janë marrë sepse në rast të kundërt do kemi të bëjmë
me plagjiaturë.

Citimi fjale per fjale

Në këtë lloj citimi jepet fjalë për fjalë mendimi apo përkufizimi i marrë nga një studiues tjetër, por duhet
pasur kujdes me mënyrën e vendosjes së këtij citimi në tekstin ku duam ta përfshijmë, sepse ai duhet të
ketë lidhje me atë që i paraprin dhe atë që do t’i shtohet pas.

 Pra, citimi duhet të mbështesë mendimin tonë ose të argumentohet nga ne.

Citim i drejtpërdrejtë ndodh kur në tekst vendosim idetë e dikujt tjetër ashtu siç i ka shprehur ai/ajo në
shkrimin e vet.

 Ju duhet të citoni drejtpërsëdrejti nga një burim, kur gjuha e origjinalitetit është e spikatur dhe
koncize dhe përdorimi i tyre do të kishte një impakt të madh të lexuesit në favor të argumentit tuaj

Perifrazimi bëhet me fjalët tuaja dhe jo si një kopje identike e fjalëve të autorit origjinal.

 Ndryshimi i pak fjalëve nuk është gjë e ndershme për shkrimin tuaj dhe shkakton përzierje stilesh që e
bëjnë konfuz shkrimin/tuaj.

Përmbledhja (3)

 Përmbledhja, ashtu si perifrazimi është paraqitja e ideve të një tjetri me fjalët tuaja.

 Por ndryshe nga perifrazimi, përmbledhja përdoret për të futur në tekst një ide që shkrimtari origjinal
e ka trajtuar në një apo me shumë faqe.

REFERENCAT ose BIBLIOGRAFIA

Rëndësia e bibliografisë qëndron:

 Të identifikoje saktë veprën të cilës i referohemi,

 Të lehtësoje gjetjen e saj dhe

 Të familjarizoj me përdorimet tipike të disiplinës ku bëhet punimi i diplomës, ose një studim në
përgjithësi (tregon se e njeh ketë fushë).

Bibliografia përmban këtë informacion:


 Mbiemrin e Autorit

 Inicialen e emrit

 Viti i botimit

 Titullin e librit.

 Vendi i botimit dhe

 Shtëpia botuese.

 Emrat në bibliografi vendosen sipas rendit alfabetik, nga A deri të ZH.

5.Komunikimi dhe llojet e tij


Komunikimi është procesi i dërgimit dhe marrjes se mesazheve.

Njerëzit komunikojnë me njëri tjetrin në mënyra të ndryshme të cilat varen nga lloji i mesazhit dhe
konteksti në të cilin dërgohet mesazhi.

 Zgjedhja e kanalit të komunikimit dhe stilit në të komunikuar, gjithashtu ndikon në komunikim.

Komunikimi formal

 Ky është një ndër llojet e komunikimit ku “dërguesi” duhet të ndjek disa norma dhe rregulla gjatë
transmetimit të mesazhit dhe ta bëjë atë në formë formale.

 Ky tip komunikimi zbatohet brenda organizatave/institucioneve.

 Disiplina zyrtare është rreptësishtë e aplikuar në komunikimin formal.

 Nivelet e autoritetit përcaktojnë edhe linjat e komunikimit.

Komunikimi joformal

 Ky lloj i komunikimit është i lidhur me raportin në mes të folësit dhe pranuesit (dëgjuesit) të mesazhit.
 Duke punuar bashkë për një kohë të gjatë, zhvillohet afërsia në mes të njerëzve dhe, si rezultat,
aplikohet komunikimi joformal

Komunikimi verbal
 Mund të jetë në të shkruar apo në të folur.

 Komunikimi verbal përfshinë bisedën ballë-përballë, fjalimet e ndryshme etj. dhe ndikohet nga toni,
volumi, shpejtësia, qartësia e të folurit.

 Në komunikimi e shkruar përdorën shenjat dhe simbolet. Aty përfshihen edhe e-mailet, shkëmbimet e
letrave, raporteve, etj.

 Ky lloj komunikimi ndikohet nga gramatika, stili i të shkruarit, stili, qartësia e gjuhës së përdorur etj

Përdorën shenjat dhe simbolet për të komunikuar.

 Elementet si paraqitja, gjuha e trupit dhe tingujt.

 Mimika (procesi i të komunikuarit përmes gjuhës së trupi si: shprehjet e fytyrës si formë e shprehjes
dhe gjestikulacionet).

Komunikimi horizontal

 Komunikimi horizontal aplikohet kur 2 individ punojnë në nivel të njëjtë në një organizatë dhe
komunikojnë me njëri tjetrin.  Objektiva kryesore e këtij lloji të komunikimit është zhvillimi i rrjeteve të
komunikimit.  Shembull: kur një punëtorë i 1 kompanie komunikon me një punëtorë tjetër të të njëjtit
nivel, quhet komunikim horizontal.

Komunikimi vertikal

 Gjatë komunikimit, transmetimi i mesazhit shfaqet në dy nivele të kundërta – varësisht nga situata.

 Ashtu sikurse punëtori në organizatë komunikon me menaxherin e departamentit, në të njëjtën kohë


ai/ajo komunikon me kolegët.

 Komunikimi vertikal mund të jetë edhe:  Komunikimi nga poshtë-lartë  Komunikimi nga lartë-poshtë

Komunikimi nga poshtë-lartë

 Është nënlloj i komunikimit i cili drejtohet lartë në transmetim të mesazhit.

 Ky lloj i komunikimit po bëhet gjithnjë e më popullor në institucione se sa format tradicionale të


komunikimit.

 Përfshihet komunikimi në mes të “juniorëve” dhe “senioreve”

 Ky lloj komunikimi është hierarkik, dhe përfshinë disiplinë, norma dhe rregulla të caktuara.

Komunikimi nga lartë-poshtë

 Ky lloj i komunikimit transmeton informatën nga lartë- poshtë.

 Forma bazike e këtij komunikimi shfaqët kur i jepen vartësve instruksione apo urdhra për të kryer
punën.  Përmban raporte hierarkike dhe të pushtetit.

Komunikimi intrapersonal
 Ky lloj komunikimi ndodh brenda individit.  Dërguesi = organ yni i caktuar.  Pranues = truri ynë. 
Përgjigja kthyese = kthehet serish nga truri.

Komunikimi ndërpersonal

 Komunikimi ndërpersonal është procesi i shkëmbimit të ideve në mes të njerëzve, ndjenjave dhe
mendimeve përmes mesazheve verbale dhe joverbale.

 Zakonisht përfshinë ndërveprim kokë-më-kokë, sepse gjuha e folur dhe gjuha e trupit përdorën për të
komunikuar.

 Komunikimi ndërpersonal është proces i dyanshëm.

Komunikimi në grup

 Ky mund të jetë komunikim në mes të grupeve të vogla apo më të mëdha.

 Nuk përfshihet vetëm 1 person që e jep mesazhin, por shumë njerëz.

Aftësitë e ‘’buta’’ (soft skills) më të kërkuarat nga punëdhënësit (për

punonjësit e tyre):

22

1. Komunikimi;

2. Organizimi;

3. Puna në grupe;

4. Përpikmeria;

5. Të menduarit kritik;

6. Aftësitë sociale;

7. Kreativiteti;

8. Komunikimi interpersonal;

9. Aftësitë adaptuese dhe

10. Personalitet miqësor.

4.Shkrimi i CV-së, (Curriculum vitae) dhe Letrës Motivuese.


CV-ja është deklaratë lidhur me kualifikimin tuaj akademik dhe profesional.

 CV-ja është dokumenti i parë që ju nevojitet për: punësim, fitim të çmimeve, bursave, shkollim,
panele diskutimi, prezantime etj.

Njerëz të profileve të ndryshme do ta shikojnë biografinë tuaj dhe në bazë të saj do vendosin të të
përzgjedhin apo jo.

 Prandaj, është jashtëzakonisht e rëndësishme që CV-ja juaj të ketë informata të sakta, konkrete dhe
të paraqesë gamën tuaj të njohurive si në aspektin akademik po ashtu edhe në aspektin profesional.

Nuk ka vetëm një formë të vetme të përgatitjes së CVsë.

 Ajo duhet të jetë e ndryshme varësisht se për çka aplikoni.  Ajo duhet të rishikohet për secilën
pozitë që aplikoni.

 Para se të aplikoni, ju duhet t’i bëni këto pyetje vetës:  A i paraqet CV-ja ime të gjitha informatat që
kërkohen?  Puna praktike e specifikuar në CV-në time a është relevante për pozitën që aplikoj?  A është
relevant informata lidhur me gjininë, moshën, përkatësinë time?

Nje CV efektive

Është e shkruar në mënyrë të përpiktë.

 Përmban informata relevante:  Profilin akademik  Përvoja e punës  Interesimin  Aktivitetet jashtë
punës  Dekorata, certifikimet dhe referencat

 Është e organizuar mirë.

 Tërheq vëmendjen dhe interesin e punëdhënësit

 Lexohet lehtë.

Qëllimi i CV-së

 Ju përfaqëson në letër.  Të jetë një shpallje për ju – një fotografi shumë e qartë e juaja  Të bind
punëdhënësin që ju jeni personi ideal për punën e caktuar  Demonstron vlerat tua të punës: 
shkathtësitë dhe aftësitë që lidhen me punën për të cilën ju keni aplikuar.

Udhëzime të përgjithshme për shkrim të CV-së

 RRADHITJA:  Emri, adresa, numri i telefonit dhe e-mail duhet të vendosen në krye të dokumentit. 
Pjesa tjetër e informacionit duhet të ketë një renditje logjike dhe lehtë për tu lexuar.  Arsimi dhe
përvoja e punës duhet të jenë të listuar duke filluar nga puna/shkollimi i fundit apo momental.

GJATËSIA:
 Një faqe është e mjaftueshme nëse ju jeni i sapo diplomuar dhe nuk keni përvojë të gjatë të punës 
Nëse keni përvojë të gjatë të punës, dhe informacioni i dhënë është i rëndësishëm për të ju paraqitur
tek punëdhënësi, atëherë CV-ja mund të ketë më shumë se një faqe.  Mirëpo, duhet të keni parasysh
se informatat e dhëna duhet të jenë të rëndësishme për punëdhënësin dhe mos të krijojë monotoni
gjatë leximit

STILI I SHKRIMIT:

 Shkrimi duhet të jetë i qartë dhe i përpiktë.  Shmanguni nga përdorimi i përemrit “unë”, fjalëve të
rëndomta, zhargonit dhe shkurtesave.  Gramatika dhe tipografia duhet të jetë e përkryer.

FORMATI:

 Duhet të ketë paraqitje të bukur për syrin dhe të krijojë një përshtypje pozitive për ju.  Për të arritur
këtë, përdorni ndarjen e duhur të kategorive.  Nënvizoni, përdorni shkronja të pjerrëta dhe/ose germa
të mëdha për titujt kryesorë.

ORGANIZIMI:

 Objektivi i punësimit.  Arsimi  Përvojë pune relevante  Aktivitetet jashtë punës ose aktivitetet për të
mirën e shoqërisë  Mund të shtoni: dekorata, anëtarësitë profesionale, publikime, certifikata 
Referencat

Letër Motivimi

 Letra e motivimit është një letër e shkurtër e cila shpjegon pse ju jeni duke aplikuar për një punë.  Ju
duhet ta përdorni atë për të nxjerrë në pah pika të CVsë tuaj të cilat janë të përshtatshme për punën që
po aplikoni.  Nëse ju keni ndonjë interes të veçantë për kompaninë ose nëse keni disa kualifikime të
caktuara që janë të përshtatshme për këtë punë, atëherë përdorni letrën e motivimit për t’i thënë këto.

Një letër motivimi e mirë është relativisht e shkurtër, jo më shumë se dy paragrafë, dhe shpjegon
realisht pse jeni duke aplikuar për këtë punë, është shkruar mirë, pa gabime gramatikore.

Rekomandime të vlefshme:

 Gjithnjë dërgoni një letër motivimi;  Krijoni një Letër Motivimi të përshtatshme;  Zbuloni sa më
shumë rreth punëdhënësit të ardhshëm;  Mos përsërisni çfarë keni shkruar në CV;  Zbatoni rregullat
e pikësimit dhe ato gramatikore;  Përpiquni të jeni sa më të saktë;

5.Rregullat e të shkruarit në vendin e punës – shkrimi biznesor


Vendi i punës dhe shkrimi

 Drejtuesit e personelit, personat përgjegjës për punësimin e personave në korporata të mëdha,


përgjithësisht janë shumë të interesuar për kandidatët që zotërojnë aftësinë e të shkruarit në mënyrë të
qartë, korrekte dhe efikase.

Letrat pra janë pasqyrë e personalitetit të atij ose asaj që shkruan, ndaj për to duhet treguar një kujdes
të veçantë.

4 nga mënyrat më të shpeshta që do të përballeni në vend të punës janë

:  LETRAT ZYRTARE,

MEMORANDUMET,

E-mailet

 REZUMETË ose CV.

 Të shkruash mirë në vend të punës do të thotë të kesh qëllim të qartë. Kur ju i shkruani një biznesi,
shkrimi juaj është përfaqësuesi juaj. Kur shkruani në emër të punës, shkrimi juaj përfaqëson kompaninë
për të cilën ju punoni.

LETRAT ZYRTARE 6  Është bërë praktikë tashmë që letrat zyrtare të shkruhen në të ashtuquajturat letra
me kokë, të cilat kanë të vendosur në krye të faqes emrin dhe adresën e institucionit, së bashku me
numrin e telefonit, e-mailit.  Shumë institucione dhe ndërmarrje biznesi tanimë vendosin logon ose
stemën e tyre.  Ndonjëherë ndodh që këto të dhëna të vendosen në fund të faqes së letrës.

L  Gjuha e letrave zyrtare duhet të jetë gjithmonë e zgjedhur dhe toni zyrtar, gjithashtu jo i ftohtë por i
njerëzishëm.  Duhet pasur parasysh se këto letra në përgjithësi duhet të jenë “objektive dhe jo
emotive”.  Ruani mirësjelljen në të shprehur edhe nëse letra përmban një ankesë. Marrësi i letrës do
të jetë më i prirur t`i përgjigjet dhe t`i zgjidh “hallin” dikujt që i ka shkruar një letër të sjellshme, se sa një
tjetri që i ka shkruar një letër të mbushur me fyerje.

 Struktura e letrës zyrtare është e thjeshtë. Në paragrafin hyrës tregohet qëllimi i letrës dhe paraqitet
çështja kryesore për të cilën do të flisni.  Në paragrafin tjetër argumentohet pozicioni juaj dhe
paraqiten faktet e çështjes.  Në paragrafin e fundit kërkohet informacion ose propozohen veprime të
mëtejshme.

Vendi i punës dhe shkrimi

 Kur shkruani një letër biznesi, mos përdorni shkurtime të tilla si “flm”, “sps”.  Është shumë e
rëndësishme që gjatë të shkruarit të jemi të përpiktë.  Hollësitë e tepruara për gjëra që nuk janë
thelbësore e zbehin qëllimin e mesazhit që doni të përcillni.

Memorandumi
 Funksioni i letrave komunikuese, që njihen edhe me emrin ndërkombëtr “memo”, është të
shpërndajnë një mesazh të thjeshtë brenda një organizate, apo qendre pune, ose të shërbejnë si kujtesë
për punët që duhet kryer gjatë ditës, javës etj.

 Fjala “memo” ka hyrë gjerësisht në të gjitha gjuhët e botës nga fjala latine “memorandum” që do të
thotë letër-kujtesë.

E-mail (Posta elektronike)

 E-maili ka pushtuar gjithë sferat e komunikimit me shkrim në botën e sotme, për shkak të thjeshtësisë
së përdorimit, shpejtësisë së jashtëzakonshme dhe efikasitetit të saj.

 E-mailet mund të përdoren në vend të të gjitha letrave si: letra personale, miqësore, zyrtare etj.

Raportet dhe rastet studimore


 Edhe pse esetë janë detyrat më të zakonshme në shumë disiplina akademike, studentëve të biznesit
dhe ekonomisë shpesh ju kërkohet të shkruajnë raporte

.  Të dyja si esetë ashtu edhe raportet mund të përfshijnë seksione që kërkojnë një shembull në detaje
(rast studimor) ose edhe rishikim të literaturës.

Raportet:

 Një raport është një përshkrim i një situate ose diçka që ka ndodhur.

 Në terma akademikë RAPORTI mund të përshkruajë: (a) një eksperiment që keni realizuar; (b) një
studim/hulumtim; (c) një krahasim të propozimeve alternative për t'u marrë me një situatë (ngjarje) etj.

 Ekziston një dallim i madh në mes të hartimit të një raporti mbi një eksperiment apo hulumtim (p.sh.,
opinion të studentëve).

 Sidoqoftë, shumica e raporteve duhet të përfshijnë karakteristikat e mëposhtme: Karakteristikat e


raporteve:

 Hyrje: • sfondi i temës • arsyet e kryerjes së punës • rishikim i hulumtimeve të tjera në temën
specifike.

 Metodat: • si e keni bërë kërkimin tuaj • përshkrimin e mjeteve/materialeve të përdorura


Karakteristikat e raporteve:

 Rezultatet: • ato që keni zbuluar/hulumtuar • komente për saktësinë e mundshme të rezultateve 


Diskutimi: •

I gjetjeve tuaja kryesore

• komente për efektivitetin e hulumtimit tuaj

 Përfundimi: • përmbledhje e punës suaj • sugjerime për hulumtime të mëtutjeshme Në mënyrë të


përmbledhur RAPORTI përfshinë: 7  Qëllimin: o Informimi i lexuesit për një çështje specifike. 
Audiencën: o Menaxheret; Klientët & Aksionaret. Në mënyrë të përmbledhur RAPORTI përfshinë: 8 
Strukturën: o Hyrje; Përshkrim; Analize; Rekomandime; Konkluzione. o Tituj; diagrame; grafikone. 
Stilin: o Formal; i bazuar në rregulla të shkrimit akademik. Shkrimi i RAPORTIT për studentët e biznesit:

You might also like