You are on page 1of 18

Parimet themelore të shkrimit

akademik
Të shkruarit si formë komunikimi

• “Shkrimi është një formë komunikimi dhe


përfshinë një dhënës, një marrës dhe një
hapësirë boshe në mes, e cila duhet
mbushur.”
• Gjatë komunikimit me shkrim ne kemi
vetëm një lëndë të parë, fjalët, dhe vetëm
një ndihmesë për t’i organizuar ato në
mënyrë të logjikshme, pikësimin.
A KEMI GJESTIKULACIONE
KUR SHKRUAJME?
• Ne kur shkruajmë nuk mund të përdorim
gjestikulacione të ndryshme për t’i fuqizuar apo
detajizuar mesazhet tona, derisa ndodh rëndom
që, përveç mesazheve të shprehura përmes
fjalëve, ne na duhet të hedhim në letër edhe
kuptimet e shprehura me anë të këtyre gjesteve
të vogla.
• Pra, kushdo që shkruan duhet të dijë të shprehet
saktë dhe qartë në letër edhe pa ndihmën e
gjestikulacioneve.
Cka kane te perbashket te
shkruarit dhe te folurit?
• Të shkruarit dhe të folurit kanë të njëjtën
lëndë të përbashkët, gjuhën dhe të njëjtin
qëllim të përbashkët: komunikimin e
ideve, informacionit dhe ndjenjave. Por
këto dallojnë nga njëri tjetri në disa
drejtime, më kryesoret prej të cilave po i
renditim më poshtë:
Dallimet kur shkruajme dhe kur
flasim

• 1. Kur shkruajmë, mendimet shprehen me fjali


të plota, organizimi i të cilave bëhet me anë të
elementeve gjuhësore dhe stilistike si
drejtshkrimi, pikësimi, paragrafët dhe germat e
mëdha. Kurse në të folur shpesh shprehemi
me grupe fjalësh dhe fjali të paplota që
organizohen logjikisht me anë të intonacionit
dhe mbështeten fuqishëm nga gjestet.
Gjuha e folur dëgjohet; gjuha e
shkruar lexohet
• 2. Gjuha e folur dëgjohet; gjuha e
shkruar lexohet. Në gjuhën e folur
dëgjuesi është i pranishëm dhe mund të
kërkojë sqarime; në gjuhën e shkruar,
shkruesi duhet ta përfytyrojë lexuesin dhe
t’i parashikojë nevojat dhe interesat e tij
për t’i dhënë atij gjithë informacionin e
duhur.
Komunikimi zyrtar behet me
shkrim
• 3. Të shkruarit është forma më e
përshtatshme për komunikim zyrtar; ai
përdoret për të dokumentuar ngjarje të
rëndësishme dhe serioze të jetës dhe
historisë njerëzore.
• Testamentet shkruhen, po kështu edhe
raportet financiare, politikat qeverisëse,
dokumentet ligjore. Kurse gjuha e folur
është përgjithësisht jo zyrtare për nga
natyra. Dëshirat, mesazhet fetare etj., janë
më bindëse kur shprehen me anë të
gjuhës së folur.
Gjuha e shkruar mbetet
• 4. Gjuha e folur, për nga natyra është,
është kalimtare, po nuk u regjistrua,
humbet, ndërsa gjuha e shkruar mbetet në
vite (madje edhe në shekuj ).
Të shkruarit ka përparësinë e
faktorit kohë!
• 5. Të shkruarit ka përparësinë e faktorit
kohë. Shkruesi ka kohë të përgatitet, ta
shikojë, korrigjojë dhe rishikojë disa herë
shkrimin e tij, deri sa të arrij një përmbajtje
dhe formë të dëshiruar. Kurse në të folur
njeriu jo gjithnjë ka kohë të përgatitet dhe
duhet ta ndërtojë komunikimin në çast.
Kur jane te peraferta?
• Me gjithë dallimet e paraqitura më lartë, ka raste
kur të shkruarit dhe të folurit mbartin tipare të
dukshme të njëri-tjetrit.
• Një fjalim solemn i mbajtur nga një kryetar shteti,
ndonëse pa letër, është i menduar mirë dhe
shumë më zyrtarë në ton se sa disa forma të
shkrimit, p.sh letrat miqësore.
• Nga ana tjetër, format më të reja të komunikimit
me shkrim në internet (forumet, chatet,
messenger, msn telefonike etj.) i kanë zbehur
mjaftë vijat ndarëse mes të shkruarit dhe të
folurit.
Mesazhi duhet përshtatur ndaj
personit të cilit i dërgohet.
• Ndryshon letra dërguar një kryetari shteti
nga ajo dërguar një miku. Po ashtu, duhet
marrë parasysh edhe sa kohë mund t’i
kushtojë lexuesit.
• Një lexues mund ta pres me padurim
letrën tuaj derisa një tjetër mund të mos
ketë fare kohë për ta lexuar letrën tënde.
Njihe lexuesin tënd
• Komunikimi është shumë më i lehtë kur e dimë se
me kë flasim, dhe kujt i drejtohemi, pasi që
shkrimet tona shpesh u drejtohen njerëzve të
panjohur, p.sh. kur shkruajmë një letër kërkesë
për punë etj., ndaj edhe shprehja “njihe lexuesin
tënd”, është një nga parimet më të njohura të
shkrimit.
• Edhe kur nuk di asgjë për lexuesin tënd, përpiqu
të mësosh diçka për të. Kur nuk ke asnjë mundësi
për ta njohur, përfytyroje veten në vend të
lexuesit.
Rregulli i artë është: shkruaj
qartë dhe shkurt.
• Duke i pasur parasysh të gjitha këto
çështje, në një mënyrë, komplekse, duhet
pasur si parim një rregull.
• Rregulli i artë është: shkruaj qartë dhe
shkurt.
• Çfarë do të thotë të shkruash qartë?
Si behet kjo ose si ta bejme ne
me te qarte?
• Kjo varet nga shumë rrethana. P.sh. Një
artikull i shkruar me gjuhë shkencore për
një revistë shkencore, mund të jetë më se i
qartë për të gjithë studiuesit e asaj fushe,
por krejt i pakuptueshëm për njeriun e
zakonshëm.
• Ose, përshkrimi i një dukurie natyrore,
mund të jetë shumë i kuptueshëm për një
të rritur, por i pakuptueshëm për një fëmijë.
Shkurt e qarte
• Të shkruash qartë dhe shkurt është mbi të
gjithë një shprehje respekti për lexuesin,
sidomos kur ky i fundit nuk ka kohë të
mjaftueshme.
• Është e famshme ajo fjalia e filozofit francez
Paskal, i cili në një prej letrave të tij dërguar një
miku shprehet: “e kam bërë këtë letër më të gjatë
se zakonisht, sepse nuk kisha kohë ta bëja më të
shkurtër.”
• Edhe pse kjo tingëllon si paradoks, nuk është fare
paradoks, sepse është shprehje e përmbledhur e
të vërtetës së njohur se të shkruarit kalon përmes
një procesi të gjatë të përgatitjes, të menduarit
për atë që do të shkruash.
Pyetje
• 1.
• 2.
• 3.
• 4.
• 5
• 6.

You might also like