You are on page 1of 23

Kolegji AAB

Fakulteti i Infermierisë

Punim Diplome

Tema: Kujdesi infermie0ror tek pacienti me trauma të syrit

Kandidati: Gentris Islami Mentorët: Prof.Dr.rer.medic.Idriz Sopjani


Prishtinë, Prill 2019 Prof.MSc.Shqipe Tahiri
Hyrje
• Ky punim diplome tregon rëndësinë e një procesi infermieror dhe kujdesin e
punëtorëve gjatë punës së tyre.

• E gjithë kjo në studim rast pasqyron gjendjen e një pacienti që është lënduar gjatë
orarit të punës, dhe pasojat vijuese që rrjedhin nga ky vetë-aksident.

• Punimi i kesaj diplome paraqet një shembull për të gjithë të tjerët së si duhet të
mbrohemi nga lëndimet e syrit.

• Dhe rrjedha e procesit infermieror karshi pacientit.


Qëllimi
• Qëllimi i kësaj teme është mbrojtja e punëtorëve gjatë orarit të punës si dhe
këshillimi për përdorimin e mjeteve mbrojtëse, që është mjaft e shpërndarë në
vendin tonë.

• Punëtori nuk ka mjete mbrojtëse dhe i rrezikohet jo vetëm humbja e syrit por edhe
humbja e gjymtyrëve të tjera, po ashtu rrezikohet deri tek humbja e vetëdijes apo
edhe humbja e jetës së tij
Metodologjia
• Metodologjia e këtij punimi paraqet rishikim literature nga libri i anatomisë, nga
burimet e internetit, gjithashtu tregon dhe për gjendjen e një pacienti të
hospitalizuar si pasojë e një traume në syrin e majtë.

• Metodat kanë qenë të shumta, ku më kryesoret kanë qenë: shpëtimi i jetës së


pacientit, shpëtimi i syrit të tij, shmangia e problemeve të vazhdueshme,
përcaktimin e diagnozave infermierore në lidhje me diagnozën mjekësore për
ndihmën e dhënë në kujdesin e pacientit.
Anatomia e syrit
• Syri (oculus) është organi i të pamurit. Ai
përbëhet nga bulbuli i syrit dhe strukturat
ndihmëse.
• Organi i të pamurit është i ndërtuar nga 3 pjesë:
o Kokërdhoku i syrit (bulbus oculi)
o Nervi optik (s.nervus opticus, S. fasciculus
opticus) dhe
o Organet ndihmëse të syrit.
Ndërtimi anatomik i syrit

• Shtresa e jashtme fibroze

• Shtresa e mesme vaskulare

• Shtresa e brendshme nervore


Dhomat e syrit
• Dhoma interiore (camera anterior)

• Dhoma posteriore (camera posterior):

Dhoma anteriore e dhoma posteriore janë të mbushura me lëng ujor

• Dhoma qelqore (camera vitrae)


Strukturat ndihmëse të syrit

• Muskujt e jashtëm të syrit

• Palpebrat

• Aparati lakrimal
Lëndimet e syrit (traumat)
• Organi i syrit është shpesh i ekspozuar ndaj lëndimeve të shumëllojëshme.

• Pjesa kockore temporale nuk i jep mbrojtje të mirë syrit.

• Syri ndonjëherë pëson lëndime ireversibile sa i përket nga ana e funksionit.

• Këto trauma shpesh mund të jenë shkak i verbërimit tek fëmijët dhe tek të rriturit, traumat e syrit
mund të shkaktohen nga:

mjete kimike,

fizike dhe

mekanike.
Egzaminimet dhe ndihma e parë e të lënduarit

• Anamneza

• Egzaminimi

• Intervenimi
Mjekimi

Janë 3 lloje të lëndimeve

• Tek lëndimet fizike

• Lëndimet kimike

• Tek lëndimet mekanike


Parandalimi
• Parandalimi i traumave të syrit është përdorimi i
syzeve gjatë një orari të punës apo mos ekspozimi i
gjatë në një ambient me shumë rrezatim.

• Të pastrojmë sytë më shpesh gjatë ditës për shkak


të kontaktit me pluhur dhe me alergjent të ndotur
si dhe mos qëndrimi shumë i gjatë në kohën e
verës në kontakt me diellin ose kohën e dimrit në
kontakt me borën.
Studim Rasti
• Emri dhe Mbiemri: N.N

• Data e lindjes: 01.07.1982

• Gjinia: Mashkull

• Statusi: I martuar

• Vendbanimi: Obiliq

• Profesioni: Punëtor krahu

• Pesha: 78kg

• Gjatësia: 1.72cm

• Gjendja sociale-ekonomike: Mesatare


Vlerësimi fillestar
• Pasi pacienti ka qenë në gjendje komatoze të dhënat e tij personale iu janë marur nga familjarët në bazë të të dhenave:

• Të dhënat subjektive:

• Të dhënat objektive:

• Të dhënat aktuale:
Rezultatet e Analizave

Glikemia. 13.6 mmol/L pH: 7.36

Hemoglobina: 10.7 Urea: 4.16

SE: Le-9.9, Er 3.76, Tr-11.6 Kreatinina 92.2

Grupi i gjakut: 0 (zero) CRP: 28.1

Rh faktori: Pozitiv +

• Të dhënat historike:
Diagnoza Infermierore
• Gjendje komatoze si pasojë e vetë aksidentit,

• Hematomë në pjesën frontale (balli) dhe zygomatike (mollëzat),

• Rrezik për verbërim të përkohshëm,

• Dëmtim i integritetit të syrit të majtë dhe dëmtim i integritetit të lekures,

• Rrezik për ndonjë infeksion që mund të prek syrin ose regjionin frontal dhe zygomatic,

• Gjendje e qetë ( për arsye të sedacionit që i ipej në mënyrë kontinuele).


Planifikimi infermieror
• Sigurimi i rrugës venoze qendore,

• Vendosja e sondës nasogastrike,

• Vendosja e kateterëve urinar,

• Heqja e drenëve,

• Administrimi i medikamenteve të duhura,

• Pozita e rehatshme e pacientit për parandalimin e dekubitusit,

• Parandalimi i infeksionit,

• Bashkpunimi i duhur me stafin mjekësor dhe sigurimi i aparateve të matjes së shenjave vitale, glikemis,
perfuzomatet , infuzomatet, saturimit i oksigjenit, diurezës dhe sekrecionit.
Ndërhyrja Infermierore
• Përmisimi i respiracioneve

• Aspirimi i vazhdueshëm për saturimin sa më të mirë dhe marrjen e oksigjenit

• Oksigjenoterapia, tensioni arterial, pulsi, frymëmarrja, temperatura

• Kontrollimi i diurezës

• Administrimi i terapisë së ordinuar nga mjeku

• Pastrimi i plagës dhe fashimi i saj

• Hudhja e pikave të syrit në sy çdo 8orë.

• Terapia
• Dhënia e antibiotikëve dhe analgjetikëve

• Antikoagulantëve dhe tretjeve fiziologjike

• Dhe dhënia e terapisë lokale (pikat në sy).


Gjendja ushqyese

• Derisa pacienti ishte në gjendje kome dhe i pranuar në mjekimin intensiv qendror (MIQ) ai
ushqehej me Fresubinë (me kalori 1.5 kcal/mol) dhe ujë të pijshëm. Fresubinën e merrte
përmes sondës nasogastrike nga ora 10 deri në ora 14 në mënyrë kontinuale dhe pastaj
pushonte rreth dy orë dhe vazhdonim me dhënien e fresubinës pas orës 16 deri në ora 20,
kurse uji i ipej përmes sondës.
Dokumentimi

• Është dokumentuar çdo veprim në mënyrë të rregullt e të qartë të punës me


ndërhyrjet në kartelën shëndetësore.

• Dhe çdo egzaminim që është bërë në drejtim të pacientit është dokumentuar në


fletoren përkatëse.

• Po ashtu janë përshkruar: dhënia e terapisë, rezultatet e analizave, monitorimit të


shenjave vitale, kontrollimi i diurezes dhe gjendja e përgjithëshme e pacientit.
Vlerësimi përfundimtar
• Pas ndërhyrjes infermierore vërehen ndryshime në: lëkurë, në gjendjen
psikologjike, përmisimin e plagës rreth syrit dhe fytyrës.

• Pacientit pasi i është larguar sedacioni dhe i është kthyer gjendja e vetëdijes, ai
është monitruar për 48h në mjekimin intensiv qendror dhe pastaj me
bashkëpunimin e klinkës maksillo fasciale është transferuar nga ekipi ynë
ndihmës.
Rekomandimet
• Rekomandohet që të ruhet qetësia, të jetë më i kujdesshëm, të
përdoren mjete përkatëse për mbrojtje në punë.

• Të bëhen kontrolla të vazhdueshme deri në shërimin e plotë syrit.


Përfundimi

• Nga përfundimi i këtij punimi unë kam mësuar më shumë rreth syrit dhe
anatomisë së syrit dhe pasojat që mund të ndodhin gjatë traumave të tij në jetën e
përditshme.

• Syri është një ndër organet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të organizmit


të njeriut dhe gjithmonë duhet të ketë kujdes në ruajtjen e integritetit të tij që
mund të vijë nga dëmtimet e jashtme qofshin ato mekanike, kimike apo fizike.
Ju faleminderit për
vëmendjen tuaj

You might also like