You are on page 1of 2

Diagnostikimi

Mbi bazën e diagnostikimit, pasi të keni regjistruar historinë familjare dhe ekzaminimi fizik me
kujdes, testi i mostrës së urinës mund të jetë së pari që mjeku juaj të urdhërojë që të zbulojë çdo
prani të baktereve për ndonjë rrezik të mundshëm të komplikimeve, në varësi të simptomave. Me
poshtë janë te paraqitura disa nga ekzaminimet mbi bazën e diagnostikimit për infeksion të
mundshme në traktin urinar.
1. Urinalizë
Urinaliza njihet edhe si R&M (Rutinë dhe Mikroskopi) kryhet duke përdorur shirita provues së
urinës ose mikroskopi të lehta të mostrave të urinës në zbulimin e shkaktarit të infeksionit.
Studiuesit treguan se infeksionet e traktit urinar (ITU) janë më së shumti infeksione të
zakonshme bakteriale të cilat mund trajtohen në mjedisin ambulant dhe në rangun e tij. Po ashtu
dhe simptomat minimale të cistitit deri në shok të rëndë septik, janë një grup i gjerë i
pacienteve. Diagnoza e cistitit të pa komplikuar mund të jepet nga historia dhe fiziku, dhe
konfirmuar me urinalizë
2. Kultura e urinës
Nëse urinali është negativ, por simptomat tregojnë për një ITU atëherë mjeku mund të urdhërojë
provën e Kulturës në Urinë. Një kulturë e urinës është një provë për të identifikuar bakteret që
shkaktojnë një infeksion të traktit urinar (ITU), në varësi të pranisë dhe numrit te baktereve. Mos
rritja e numrit te bakteries në 24 ose 48 orë nuk do të thotë se nuk keni një infeksion në traktin
urinar (ITU).
3. Ultratinguj
Ultratinguj lejon mjekun tuaj të vizualizojë Traktin Urinar dhe përreth strukturat dhe pengesat e
rrjedhës së urinës që shkaktojnë infeksionin si dhe duke identifikuar për ndonjë masë anormale
të rritjes së qelizave, përfshirë tumorin dhe kancerin.
4. Cistoskopi
Cistoskopi është një mjet që mundëson pamjen në brendësi të ureters dhe fshigzes tuaj, duke
përdorur një tube e holle dhe të gjatë me një lente (cistoskopike). Kjo mundëson për të parë
ndonjë anomali të mundshme në fshiges apo urete.
5. Pyelogram intravenoz (IVP)
Pyelogrami intravenoz është një rreze X e veshkave, ureterëve dhe fshikëzës urinare me
përdorim i materialit kontrast të jodizuar të injektuar në venat për të kontrolluar ndonjë pengimi
në traktin urinar.
Po ashtu nëse keni infeksione të shpeshta për të cilat mjeku juaj mendon se mund të jetë
shkaktuar nga një anomali në traktin tuaj urinar, mund të keni një Ultratinguj, një skanim të
kompjuterizuar (CT) ose një rezonancë magnetike (MRI). Mjeku juaj mund të përdorë një bojë
kontrasti për të nxjerrë në pah strukturat në traktin tuaj urinar.

You might also like