You are on page 1of 24

MANUALI I SËMUNDJES SË

TUBERKULOZIT NË GJEDHË
(PËR MJEKËT VETERINERË)

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 1 nga 24


Përmbajtja
1. Hyrje .......................................................................................................................................... 3
2. Testet për diagnostifikimin e sëmundjes së TBC ...................................................................... 4
2.1. Prova oftalmike e tuberkulinizimit, ...................................................................................... 5
2.2. Prova intradermale e tuberkulinizimit .................................................................................. 5
2. 2.1 Testimi i vetëm i tuberkulozit intradermal dhe vlerësimi i rezultatit; ........................... 6
2.2.2 Testimi simultan i tuberkulozit intradermal dhe vlerësimi i rezultatit; ......................... 8
3. Mbledhja dhe dërgimi i kafshëve pozitive për therje; ................................................................ 9
4. Pastrimi dhe dezinfektimi i fermës, mjetit të transportit, thertores; ......................................... 10
4.1 Pastrimi dhe dezinfektimi i fermës; .................................................................................... 10
4.2 Pastrimi dhe dezinfektimi i mjeteve të transportit; ............................................................. 11
4.3. Pastrimi dhe dezinfektimi në thertore; ............................................................................... 11
5. Regjistrimi dhe dokumentimi i secilit aktivitet ......................................................................... 12
5.1. Formulari i raportimit të sëmundjeve (Formulari A) ......................................................... 13
5.2. Formulari i raportimit të sëmundjeve (Formulari B).......................................................... 14
5.3. Procesverbali i gjurmimit të sëmundjes së Tuberkulozit ................................................... 15
6. Hetimet e shpërthimit;............................................................................................................... 16
7. Vlerësimi post mortem i karkasave duke përfshirë mbledhjen e mostrave për bakteriologjinë
në thertore; ................................................................................................................................ 16
7.1. Vlerësimi i karkasës dhe organeve të brëndshme .............................................................. 16
7.2 Marrja e mostrave për analiza bakteriologjike .................................................................... 17
7.3 Etiketimi .............................................................................................................................. 17
7.4 Transporti ............................................................................................................................ 17
7.5 Fletë shoqërimi e kampionit për analiza në laborator ......................................................... 18
8. Mjetet mbrojtëse personale që kërkohen; ................................................................................. 20
9. Përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm (fermeri, mjekut veteriner privat, veterineri zyrtar,
mjekut veteriner në njësitë e qeverisjes vendore) .................................................................... 21
9.1. Përgjegjësitë e pronarit dhe/ose kujdestarit të kafshës. .................................................. 21
9.2. Përgjegjësitë e mjekut veteriner privat ........................................................................... 22
9.3. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Veterinerit Zyrtar ............................................................... 22
9.4. Përgjegjësitë e mjekut veteriner në njësitë e qeverisjes vendore ................................... 23
9.5. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ..................................................................................... 24

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 2 nga 24


1. Hyrje
Tuberkulozi është një sëmundje infektive bakteriale që prek të gjitha kafshët me gjak të ngrohtë dhe
karakterizohet me formimin në organizëm të disa formacioneve që quhen tuberkula. Sëmundja
është një zoonozë e rrezikshme për njeriun. Shkaktari i sëmundjes është bacili Kok. I cili është
bacil i gjinisë Mycobacterium. Në të shumtën e rasteve ka karakter kronik, dhe prek te gjithë
speciet e kafshëve shtëpiake dhe vete njeriun.
Burim infeksioni për kafshët e shëndosha dhe njerëzit janë kafshët e prekura nga TBC-ja, të cilat
ndotin mjedisin rrethues, duke përhapur shkaktarin nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, tretjes, si
dhe me rrugët dytësore të shkaktuara nga format e hapura të TBC-së.
Burim tjetër infeksioni janë prodhime të kafshëve të sëmura, bimët foragjere, shtresat dhe
objektet e tjera të ndotura nga kafsha e sëmurë, si dhe kushtet e papërshtatshme të stallës, si
lagështia, mungesa e dritës, papastërtitë në stallë, të ftohtit, etj., të cilat ulin qëndresën e
organizmit. Infektimi i gjedhit bëhet kryesisht me anë të kontaktit të kafshës së sëmurë me
kafshën e shëndoshë, duke përdorur qumështin e infektuar (në viçat), apo kur uji ose ushqimi i
përdorur nga kafshët e sëmura ose të dyshimta u jepet të shëndoshave, etj. Kurse derrat
infektohen kur ushqehen me mbeturinat e thertoreve (mbetje të kafshëve të sëmura me TBC).
Skema e përhapjes së tuberkulozit

Kursi i sëmundjes është i ngadalshëm dhe kërkon muaj apo vite për të ngordhur një kafshë të
infektuar. Rrjedhimisht, një kafshë mund ta përhapë sëmundjen tek shumë bashkëshortë të tjerë,
përpara se të fillojë të tregojë shenja klinike. Prandaj, lëvizja e kafshëve shtëpiake të zbuluara të
kontaminuara dhe kontakti me kafshët e egra të infektuara janë rrugët kryesore për përhapjen e
sëmundjes.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 3 nga 24


Sipas vendit ku zhvillohet procesi dallojmë këto lloje tuberkulozi:
Tuberkulozi i mushkërive shfaqet me kollë që në fillim është e rrallë, e thatë, e fortë dhe e
shkurtër, kurse më vonë, me zhvillimin e procesit bëhet më e shpeshtë, shkakton dhembje dhe
shoqërohet me nxjerrje gëlbaze, kafsha dobësohet shumë dhe në fund ngordh.
Tuberkulozi i zorrëve karakterizohet me diare të rëndë dhe me periudha kapsllëku.
Tuberkulozi i gjirit prek zakonisht një ose dy sisët e poshtme, të cilat ënjten po nuk kanë
dhembje, më vonë pjesa e ënjtur forcohet dhe në prekje dallojmë nodula të forta me madhësi të
ndryshme.
Tuberkulozi i mitrës shfaqet më ënjtje dhe forcim të njërës ose të dy brirëve të mitrës, me nodula
të shumta. Tuberkulozi i mitrës sjell dështim dhe shtërpësi.
Tuberkulozi i gjëndrave limfatike ka raste kur krahas organit preken edhe gjëndrat limfatike.
Tuberkulozi i kockave prek më shumë brinjët dhe vertebrat. Aty formohen procese fistulare.
Në kafshën e prekur nga TBC-ja vihen re këto procese tuberkulare:
 Tuberkulat, për këtë duhet të kontrollojmë: lokalizimin dhe madhësinë e tyre, përmbajtjen e
nodulës, shpërndarjen, ngjyrën e tuberkulës.
 Kaverna, si pasojë e shkatërrimit të indit parenkimatoz në mushkëri formohen kaverna me
masë kazeoze.
 Ulçerat tuberkulare që zakonisht vërehen në mukozat e aparatit tretës dhe kryesisht në zorrë.
 Prekja e gjëndrave limfatike si gjëndrat bronkiale, mediastinale, mezanteriale etj ose gjëndrat
limfatike.
Përveç shenjave klinike dhe autopsisë, për të përcaktuar sëmundjen mund të përdorim metodat
bakteriologjike dhe provat alergjike. Diagnoza alergjike është mjeti me praktik i përdorimit të
alergjentit për gjurmimin e sëmundjes te kafshët.

2. Testet për diagnostifikimin e sëmundjes së TBC


TB mund të jetë subakut ose kronik, me një normë të ndryshueshme progresi. Një numër i vogël
kafshësh mund të preken rëndë brenda disa muajve të infeksionit, ndërsa të tjerat mund të zgjasin
disa vjet për të zhvilluar shenja klinike. Megjithatë, bakteret gjithashtu mund të qëndrojnë në
gjumë në bujtësin pa shkaktuar sëmundje.
Shenjat klinike përfshijnë:
 dobësi,
 humbja e oreksit dhe peshës,
 ethe të luhatese,
 dispneja dhe kollitje e përhershme,
 shenjat e pneumonisë në fazë të rëndë,

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 4 nga 24


 diarre,
 nyjet limfatike të mëdha.
Shenjat klinike të TBC nuk janë specifike dhe nuk mundësojnë përcaktimin me siguri të
diagnozës. Ajo vendoset në bazë të shenjave klinike, autopsisë, analizave bakteriologjike dhe
provave alergjike.
Diagnoza alergjike është mjeti më praktik për gjurmimin e sëmundjes së TBC-së. Për këtë qëllim
përdorim alergjenin tuberkulinë.
Për gjurmimin e TBC përdoren 3 metoda: oftalmike, intradermale dhe subkutane.

2.1. Prova oftalmike e tuberkulinizimit,


Në provën oftalmike përdoret tuberkulinë bruto. Ajo kryhet zakonisht në vatrat e sëmundjes dhe
realizohet si më poshtë:

Përpara injektimit të tuberkulinës, kryhet kontrolli i qeses konjuktivale, nëse është e dëmtuar nga
patologji të tjera ose për rrjedhje anormale.

Në qesen konjuktivale hidhen 3-4 pika tuberkulinë e koncentruar. Pas hedhjes së tuberkulinës,
syri mbyllet dhe fërkohet lehtësisht. Leximi i reaksionit bëhet 9-24 orë më vonë duke hapur
kapakët e syrit.
- Reaksioni konsiderohet pozitiv, kur qesja e syrit përmban mukus dhe qelb i cili rrjedh jashtë
nga këndi i brendshëm i syrit.
- Reaksioni konsiderohet i dyshimtë kur konjuktiva është e pezmatuar dhe nuk përmban
mukus dhe qelb.
- Reaksioni konsiderohet negativ kur nuk konstatohen ndryshime të konjuktivës.

Në rast dyshimi prova përsëritet mbas 6-7 ditësh.

2.2. Prova intradermale e tuberkulinizimit


Prova intradermale është me e lehta në përdorim. Këtu duhet të kemi parasysh 3 pika:
1. kontrollin e vendit për ënjtje para infektimit;
2. të kujdesimi gjatë injektimit që të mos e shpojmë shumë;
3. kontrolli i kujdesshëm përfundimtar.
Për injektim përdoret tuberkulina bovine. Reaksioni fillon mbas 24 orësh, por përcaktimi më i
mirë bëhet pas 48 ose 72 orësh. Kur është pozitive ka një ënjtje që dhëmb dhe të skuqur sa një
lajthi, e cila rritet sa një kokërr arre dhe mund të qëndrojë deri në 7 ditë.
Mbindjeshmëria mund të mos zhvillohet për një periudhë 3-6 javë pas infektimit. Kështu, nëse
një tufë apo kafshë dyshohet se ka qenë në kontakt kohët e fundit me kafshë të infektuara, duhet
që testimit të shtyhet me qëllim që të zvogëlohet probabiliteti i rezultatit negativ.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 5 nga 24


2. 2.1 Testimi i vetëm i tuberkulozit intradermal dhe vlerësimi i rezultatit;
Metoda standarde për zbulimin e tuberkulozit të gjedhit është testi i tuberkulinës, i cili përfshin
injektimin intradermal të derivatit të proteinës së pastruar të tuberkulozit të gjedhit (PPD) dhe
zbulimin e mëvonshëm të ënjtjes (mbindjeshmëria e vonuar) në vendin e injektimit 72 orë më
vonë.
Për gjurmimin e sëmundjes së TBC-së përdorim alergjenin tuberkulinë, i cili injektohet në një të
tretën e mesme të qafës ose në palën e bishtit, në dozën 0.2 ml, me metodën intradermale. Lëkura
e qafës është më e ndjeshme ndaj tuberkulozit sesa lëkura nën bisht. Për të kompensuar këtë
ndryshim, mund të përdoret dozë më e lartë e alegjenit tuberkulinë në pjesën e jashtme të lëkurës
nën bisht. Në vendin e injektimit formohet një buton, i cili duket pas 2 orësh. Reaksioni alergjik
përcaktohet pas 48 ose 72 orësh, ku dallojmë reaksionin pozitiv, të dyshimtë ose negativ. Kjo
mund të kryhet vetëm duke përdorur tuberkulinë bovine ose si një test krahasues duke përdorur
tuberkulinënt aviane dhe bovine

- Tuberkulinizimi intradermo cervikal i thjeshtë


Prova intradermo kaudale kryhet si rregull në viçat, qetë e punës dhe në gjedhin e qumështit në
vatrat e TBC-së. Injektimi i tuberkulinës në dozën 0,2 ml kryhet në palën e bishtit, në rrugë
intradermale.

Leximi i reaksionit kryhet 72 orë pas injektimit. Ai


vlerësohet pozitiv, kur në vendin e injektimit të
tuberkulinës shfaget një edemë e nxehtë, me
konsistencë brumore, me madhësi sa dyfishi i palës
tjetër. Kur edema është më e vogël se një kokërr lajthi
reaksioni është i dyshimtë dhe kur mungon fare ai
vlerësohet negativ.

Kjo provë realizohet duke injektuar tuberkulinë bovine


në dozën 0,2 ml në të tretën e mesme të njërës anë të
qafës. Paraprakisht përgatitet fusha e injektimit të
tuberkulinës. Për këtë vëndi që përmëndëm më lart
qethet dhe rruhet me madhësinë e një katrori me brinjë
50 x 50 mm.

Përpara injektimit të tuberkulinës matet kitimetër


(lëkurmatës) ose kalibër trashësia e lekurës në vëndin e
injektimit.

Në rrugë intradermale injektohet pastaj 0.2 ml


tuberkulinë bovine e holluar.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 6 nga 24


Në vendin e injektimit të tuberkulinës, pas disa
minutash, formohet një buton reaktiv dhe kjo tregon që
injeksioni është kryer në rregull. Në rast të kundërt,
injeksioni i tuberkulinës duhet të përsëritet.

72 orë pas injektimit të tuberkulinës, rimatet trashësia


e lëkurës, përmasat e edemës dhe vrojtohet dinamika e
procesit inflamativ në vendin e injektimit.

I njëjti person duhet të masë lëkurën para injektimit


dhe kur lexohet testi. Vlerësimi i reaksionit, bazuar në
vëzhgimin dhe rritjet e matura në trashësinë e lëkurës,
bëhet interpretimi në këtë mënyrë:

Pozitiv, kur diferenca e trashësisë së lëkurës midis dy


matjeve arrin mbi 4 mm dhe përmasat e edemës në 35
x 45 mm. Në rast se edema ka përmasa më të vogla
dhe trashësia e lëkurës ka vlerën e mësipërme,
reaksioni konsiderohet i dyshimtë.

Në rastet pozitive edema ka konsistencë brumore,


është e dhimbshme, e ngrohtë dhe me formë të
çrregullt.

I dyshimtë, kur diferenca e trashësisë së lëkurës midis


dy matjeve është 2 - 4 mm dhe edema ka përmasa më
të vogla se 35 x 45 mm.

Negativ, kur diferenca e trashësisë së lëkurës midis dy


matjeve rezulton 0 - 2 mm dhe nuk ka shfaqje edeme.

- Tuberkulinizimi intradermo kaudal


Prova intradermo kaudale, mund të kryhet në vicat,
qetë e punës dhe në gjedhin e qumështit në vatrat e
TBC.

Injektimi i tuberkulinës në dozën 0,2 ml kryhet në


palën e bishtit, në rrugë intradermale. Leximi i
reaksionit kryhet 72 orë pas injektimit.

Ai vlerësohet pozitiv, kur në vendin e injektimit të


tuberkulinës shfaqet një edemë e nxehtë, me

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 7 nga 24


konsistencë brumore, me madhësi sa dyfishi i palës
tjetër.

Kur edema është më e vogël se një kokërr lajthi


reaksioni është i dyshimtë

Kur edema mungon fare ai vlerësohet negativ.

2.2.2 Testimi simultan i tuberkulozit


intradermal dhe vlerësimi i rezultatit;
Saktësia e provave të tuberkulinizimit është e madhe, por
duhet thënë që shpesh herë ato karakterizohen nga reaksione
aspecifike që zakonisht lidhen me:
- gjendje anergjike si rezultat i moshës shumë të re
ose të vjetër;
- infeksion i gjedhit nga mykobakterie të tjera;
- kur gjedhi është i prekur nga sëmundje të tjera me
karakter kronik;
- kur kafshët vuajnë nga sëmundje parazitare.

Në këto raste, për të shmangur reaksionet fallco


pozitive, si edhe kur provat e mëparshme rezultojnë të
dyshimta, aplikohet prova simultane e tuberkulinizimit,
e cila realizohet 45 ditë pas provës së thjeshtë të
tuberkulinizimit si më poshtë:

Në njerën anë të qafës, ashtu si veprohet edhe për


provën intradermo - cervikale të thjeshtë të cilën e
përshkruam më lart, përgatiten dy fusha të injektimit të
tuberkulinës. Ato duhet të jenë ndërmjet 12 dhe 15 cm
larg njera tjetrës. Në njërën prej fushave injektohet në
rrugë intradermale 0,2 ml tuberkulinë bovine, ndërsa në
tjetrën injektohet në të njëjtën sasi dhe rrugë
tuberkuline aviare. Në kafshët e reja në të cilat nuk ka
vend për të ndarë vendet e injektimit në mënyrë të
mjaftueshme në njërën anë të qafës, duhet të bëhet nga
një injeksion në çdo anë të qafës në qendër të një të
treës së mesme të qafës.
72 orë pas injektimit matet trashësia e lëkurave të çdo
vendi të injektimit. I njëjti person duhet të kryejë
matjen e lëkurës para injektimit dhe atë për vlerësimin e
testit. Për rastet që rezultojnë të dyshimta pas
Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 8 nga 24
tuberkulinizimit të parë, bëhet prova e dytë pas 45
ditësh.

Tuberkulinizimi i gjedhit me metodën e mësipërme,


duke pasur parasysh që përdorimi i tuberkulinave për
vendosjen e diagnozës së TBC, asnjëherë nuk mund të
japë efikasitet me një kontroll të vetëm, në përputhje
edhe me situatën epizootike, ndaj nëse shihet e
nevojshme mund të kryhet më shumë se jë herë në vit.

Shembuj të interpretimit të Provës Simultane të Tuberkulinizimit jepen në Tabelën e mëposhtme:


Përmasat e trashësisë së lëkurës në anën e injeksionit Diferenca
Bovin ppd Avian ppd midis Të tjera
Rezultati
trashësisë ndryshime
Trashësia Trashësia final
Pas 72 Pas 72 para & pas (edema, etj)
para Diferenca Rezult para Diferenca Rezult aplikimit
orëve orëve
aplikimit aplikimit
7 11 3 ± 6.5 9 2.5 - 4-2.5=1.5 Neg.
6 9.5 3.5 + 6.5 10.5 4.5 + 4.5-3.5=1 Neg.
7 14 7 + 7.5 10.5 3 + 7-3=4 Dysh.
6.5 12.5 6 + 7 9 2 + 6-2=4 Dysh.

6 13 7 + 6 7 1 - 7-1=6 Poz.

8 12.8 4.8 + 8.5 9 0.5 - 4.8-0.5=4.3 Poz.

6 14 8 + 6.5 10.5 4 + 8-4=4 Dysh.

Këta shembuj tregojnë qartë se si mund të vendoset diagnoza e TBC me provën e dyfishtë të
tuberkulinizimit. Kështu nga të dhënat e tabelës rezultojnë dy numra, ku njëri shpreh rritjen e
trashësisë së lëkurës aty ku është injektuar Tuberkulina Bovine dhe tjetri rritjen e trashësisë së
lëkurës aty ku është injektuar Tuberkulina Aviare. Pas differencës TB-TA, del një numër i cili
mund të jetë pozitiv, zero, ose negativ.
Vlerësimi i reaksionit bëhet në këtë mënyrë:
- Reaksioni vierësohet negativ ose aspecific kur vlerat e këtij numri janë zero ose negative.
- Reaksioni vlerësohet negativ kur vlerat e ketij numri janë 0 - 2.
- Reaksioni vlerësohet i dyshimtë kur vlera që del nga diferenca midis dy matjeve dhe për të
dy tuberkulinat është 2 - 4.
- Reaksioni vlerësohet pozitiv kur këto shifta janë më të mëdha se 4.

3. Mbledhja dhe dërgimi i kafshëve pozitive për therje;


Gjatë provës së thjeshtë të tuberkulinizimit në fermat e pastra të gjithë krerët që rezultojnë
pozitiv për sëmundjen i nënshtrohen provës simultane dhe në rast se kjo e fundit vërteton
specifitetin e reaksionit këto kafshë theren. Grumbullimi dhe dërgimi i kafshëve në thertore
kryhet nen mbikqyrjen e Veterinerit Zyrtar. Kafshët gjatë gjithë kohës mbahen të veçuara nga

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 9 nga 24


kafshët e shëndosha. Therja e tyre e ndarë në kohë apo vënd nga therja e kafshëve të tjera të
shëndosha.

4. Pastrimi dhe dezinfektimi i fermës, mjetit të transportit,


thertores;
Bakteret e TBC përmbajnë në strukturën e tyre substanca yndyrore që rrisin qëndrueshmërinë e
tyre ndaj faktorëve të jashtëm të mjedisit si dhe ndaj veprimit të substancave dezinfektuese.
Kështu p.sh. në pleh ato jetojnë deri në 7 muaj, në ujëra të ndryshme rreth 2 muaj dhe në tokë
rreth 2 vjet. Në yndyrnat e ruajtura në frigorifer, ato qëndrojnë deri në 10 muaj. Drita e diellit i
vret pas 72 orësh. Ndaj temperaturave të larta, ato janë shumë të ndjeshëm. Kështu p.sh. ngrohja
e qumështit në 85 °C i shkatërron ato për 30 minuta, ndërsa zierja për 3 - 5 minuta.

Substancat dezinfektuese veprojnë ngadalë ndaj shkaktarëve të TBC-së. Kështu p.sh. tretësira
5% e acidit fenik i vret pas 24 orëve, formalina 5% pas 12 orëve dhe tretësira 5% e hipokloritit të
kalciumit i vret pas 3 orësh. Si dezinfektant mund të përdoret edhe ndonjë nga dezinfektantët e
regjistruar nga autoriteti kompetent sipas rekomandimeve të përdorimit të dhëna nga prodhuesi.

4.1 Pastrimi dhe dezinfektimi i fermës;


Njëkohësisht, përveç provave të tuberkulinizimit, për të ruajtur ekonomitë të pastra nga TBC,
merren edhe masa të tjera. Kështu qumështi që i jepet viçave i nënshtrohet pasterizimit për 20
minuta në 85°C ose zierjes për 10 minuta.

Plehu i nënshtrohet përpunimit biotermik dhe lejohet të përdoret jo më parë se 4 muaj nga koha e
depozitimit.

Stallat apo ambientet ku mbahen kafshët pastrohen nga mbetjet e ngurta apo të lëngshme me ujë
me presion dhe mjete të tjera për të mundësuar sa më shumë të jetë e mundur kontaktin e
dezinfektantit me sipërfaqen që do të dezinfektohet.

Dezinfektimet kryhen në mënyrë periodike. Për dezinfektim mund të përdoret një nga
dezinfektantët klasikë të mëposhtëm:
 Tretësirë e hipokloritit të kalciumit me 5% klor aktiv.
 Tretësirë formaline dhe sode kaustike në pjesë të barabarta në përqëndrimin 3%
 Gëlqere e saposhuar përzjerë në ujë në përqëndrimin 20%.

ose një nga dezinfektantët e regjistruar nga autoriteti kompetent sipas rekomandimeve të
përdorimit të dhëna nga prodhuesi.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 10 nga 24


Gjithashtu bëhet larja dhe dezinfektimi i rregullt i enëve që përdoren për ushqimin apo mjeljen e
kafshëve. Kjo me qëllim krijimin e një gjendje të mirë imunitare të kafshëve.

Të gjitha këto masa duhet të mbështeten me një trajtim ushqimor të përshtatshëm të lopëve
dhe/ose viçave.

4.2 Pastrimi dhe dezinfektimi i mjeteve të transportit;


Mjetet që përdoren për transportin e kafshëve të
rezultuara pozitive nga gjurmimi me tuberkulinë duhet të
jenë të ndertuar në mënyrë të tillë që të mos lejojnë që
gjate transportit të mund të bien mbeturinat ose ushqimet,
feçet dhe urina. Kjo është për të garantuar që këto mbetje
potencialisht të infektuara të bien, dhe në këtë mënyrë të
bëhen përhapës të infeksionit.
Të gjithë automjetet apo kontenierët e transportit në të
cilin ngarkohen kafshët pozitive me TBC pastrohen dhe
dezinfektohen përpara ngarkimit dhe pas shkarkimit të
kafshëve në thertore.
Përpara dezinfektimit automjetet apo kontenierët pastrohen me ujë me presion (mundësisht të
ngrohtë) për të larguar të gjitha mbetjet e ngurta dhe të lëngshme pastaj denzinfektohen.
Dezinfektimi kryhet me një dezinfektant të regjistruar nga autoriteti kompetent i cili mundëson
vrasjen e baktereve shkaktarë të tuberkulozit.

4.3. Pastrimi dhe dezinfektimi në thertore;


4.3.1. Pastrimi dhe dezinfektimi
Pas therjes së kafshëve të infektuara nga tuberkulozi,
bëhet larja, pastrimi dhe dezinfektimi i personelit,
ambienteve dhe të gjitha mjeteve të përdorura gjatë
procesit të therjes. Pastrimi kryhet fillimisht duke
eleminuar mekanikisht të gjitha mbetjet e ngurta ose të
lëngshme nga sipërfaqet ose mjetet e përdorura. Pastaj
kryhet pastrimi me ujë me presion (mundësisht të
ngrohtë) dhe në fund dezinfektimi i të gjitha sipërfaqeve
të ndotura gjatë procesit të therjes.
Mbetjet e ngurta ose të lëngëta nga porcesi i therjes duhet të grumbullohen dhe të trajtohen në
mënyrë të tillë që garanton shkatërrimin e bakterit shkaktar të TBC-së.
Pas përfundimit të procesit, pajisjet duhet të pastrohet me ujë shumë të nxehtë, të dezinfektohet
dhe të vendoset në vend të përshtatshëm.
Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 11 nga 24
Personeli në përfundim të të gjithë procesit kryen larjen dhe dezinfektimin e veshmbathjeve jo
njëpërdorimshe të përdorura gjatë procesit të therjes, proces ky që kryhet në një mënyrë të tillë që të
sigurojë eleminimin bakterit të TBC nëse aksidentalisht ka ndotur veshmbathjet e tyre. Në fund
personeli lahet në dush me ujë të ngrohtë dhe sapun baktericid të përshtatshëm.
Thertorja që kontraktohet nga shërbimi veterinar për therjen e kafshëve të sëmura duhet të ketë të
shkruar një manual të procedurave standarte të pastrimit dhe dezinfektimit.

4.3.2. Konfiskimet
Konfiskimet (organet e brendshme, testikujt, gjiri, indet limfatike të dukshme, si dhe organet dhe
indet e tjera) për të cilat veterineri zyrtar mund të vendosë që të konfiskohen. do të trajtohen si
material infektiv dhe duhet të mblidhen në kontejnerë të përshtatshëm ku do të trajtohen me
dezinfektant. Kontejnerët duhet të vendosen në vende ku nuk mundësohet hyrja e personelit të
paautorizuar, qenve, maceve, kafshëve të egra dhe zogjve.
Operatori duhet të sigurojë që kontejnerët me konfiskime të pastrohen rregullisht, menjëherë ose
së paku brenda 12 orëve gjatë verës dhe 24 orëve gjatë dimrit.
Kontejnerët nuk duhet të përdoren për qëllime të tjera, të mund të mbyllen plotësisht dhe të mos
rrjedhin, të jenë të përbëra nga material që mund të pastrohet dhe të dezinfektohet lehtë.

4.3.3. Trajtimi i mishit


Mishi nga kafshët e therura duhet të trajtohet para konsumit me:
- Trajtim termik për të paktën një orë e gjysmë kështu që në brendësi të mishit temperatura
duhet të jetë 80 °C për të paktën 30 minuta. Konsiderohet se mishi është i gatuar
mjaftueshëm nëse në pjesën e brendshme të mishit është në ngjyrë gri.
- Mishi mund të maturohet nëpërmjet trajtimit me kriposje për të paktën 40 ditë.

4.3.4. Trajtimi i lëkurës


Lëkurat duhet të trajtohen si material potencialisht i infektuar. Operatori duhet të trajtojë lëkurën
me kriposje me kripë deti dhe 2 % karbonat natriumi (Na2CO3) për të paktën 28 ditë.

5. Regjistrimi dhe dokumentimi i secilit aktivitet


Gjatë kryerjes së procedurave të përmëndura në këtë manual, mjeku veteriner privat ose
veterineri zyrtar është i detyruar të regjistrojë të gjitha të dhënat që ai grumbullon dhe ti hedhë
ato në formularët tip të miratuara nga autoriteti kompetent në Ministrinë e Bujqësisë dhe
Zhvillimit Rural. Të dhënat duhet të jenë të plota dhe pa gabime për të mundësuar identifikimin e
saktë të çdo të dhëne të nevojshme për masat që do të marrë shërbimi veterinar për kontrollin dhe
çrrënjosjen e sëmundjes në kafshë. Në vijim janë disa nga formularët tip.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 12 nga 24


5.1. Formulari i raportimit të sëmundjeve (Formulari A)

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 13 nga 24


5.2. Formulari i raportimit të sëmundjeve (Formulari B)

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 14 nga 24


5.3. Procesverbali i gjurmimit të sëmundjes së Tuberkulozit

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 15 nga 24


6. Hetimet e shpërthimit;
Në rast të dyshimit në thertore për turbekuloz në gjedhë, Veterineri Zyrtar do të grumbullojë
mostra nga organet që dyshohen se janë të prekura dhe do të dërgohen për konfirmim në
laborator.
Nëpërmjet të dhënave që janë të shënuara në certifikatën veterinare që shoqëron kafshën e
dyshuar Veterineri Zyrtar do të grumbullojë informacion mbi fermën e origjinës. Në këtë fermë
do të kryhet gjurmimi për gjedhë pozitivë, duke përfshirë dhe të gjitha fermat ku kafsha e
dyshuar ka qenë. Të gjitha kafshët më të mëdha se 6 javëshe do të testohen duke përdorur
testimin interdermal. Në rastet e përgjigjeve pozitive nga testi interdermal i turbekulozit, të gjitha
kafshët e dyshuara do të ristestohen duke përdorur teste turbekuline intradermale krahasuese,
duke përdorur testin me turbekuline bovine dhe aviane.
Gjatë hetimit epidemiologjik do të hetohet burimi i shkaktarit dhe rruga e futjes së tij në fermë.
Do të merren ne konsideratë të gjithë faktorët e mundshëm si burim infeksioni si psh.: hyrje-
daljet e kafshëve në fermë, uji, ushqimi, mjetet e punës dhe ato bujqësore, ambieti (mjedisi) apo
vetë njerëzit.
Deri në zbulimin e së origjinës ferma vendoset në karantinë. Dhe kryhet testimi i të gjitha
kafshëve prezente në fermë të moshës mbi 6 javëshe. Gjithashtu hetimi do të zhvillohet edhe për
kafshët që janë larguar nga ferma pasi atu mund të kenë përhapur infeksionin edhe në kafshë të
tjera. Në kuadër të hetimit të infektimit ambientit do të hetohen edhe fermat fqinjë të fermës së
origjinës së kafshës së prekur pasi nga kjo mund të jetë përhapur infeksioni si pasojë e mos
zbatimit të masave të biosigurisë në fermë.
Në përfundim të hetimit hartohet raporti paraprak i hetimit të rastit.

7. Vlerësimi post mortem i karkasave duke përfshirë mbledhjen


e mostrave për bakteriologjinë në thertore;
7.1. Vlerësimi i karkasës dhe organeve të brëndshme
Sipas vendit ku është zhvilluar procesi i tuberkululave dhe shkallës së gjeneralizimit të këtyre
proceseve bëhet vlerësimi karkasave dhe organeve të kafshëve të therura si pozitive ndaj
sëmundjes së tuberkulozit. Bazuar mbi këtë vlerësim mjeku veteriner i njësisë së pushtetit vendor
që kryn shërbimin në thertore vendos në konfiskimin dhe ndalimin për konsum human të
organeve të prekura, pjesërisht ose plotësisht të karkasës së kafshës së therur.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 16 nga 24


7.2 Marrja e mostrave për analiza
bakteriologjike
Në varësi të organit të prekur, marrja dhe dërgimi i
mostrave për analiza bakteriologjike në laboratorët e
ISUV mund të jenë pjesë të mushkërive, zorrëve,
gjirit, mitrës ose, gjëndrat limfatike. Marrja dhe
dërgimi i mostrave kryhet si më poshtë:
Materialet për marjen e mostrave dhe paketimit të

tyre që kërkohet për kafshët janë:

 Qese të cilat mbyllen mirë.


 Një stilolaps shënues.
 Paketa të ngrira për transportimin e mostrave.
 Termoboks.

7.3 Etiketimi
Të gjitha mostrat duhet të identifikohen plotësisht dhe të
vendosen në qese të cilat mbyllen mirë.
Të dhëna siç përshkruhen në procedurat e dërgimit të mostrave në
laborator duhet të shënohen.

7.4 Transporti
Mostrat (të mbledhura siç përshkruhet më lart) duhet të
vendosen në një kuti transporti.
Format shoqëruese të kampioneve që dërgohen në laborator
duhet të vendoset në një zarf dhe të bashkangjitet në pjesën e
jashtme të kutisë.
Kontaktoni me laboratorin për t`i informuar ata se po dërgohen
mostrat nga një rast i dyshuar për tuberkuloz.
Transportoni mostrat sa më shpejt që të jetë e mundur në
frigoboks.
Meqënëse tuberkulozi është një patogjen zoonotik, duhet pasur kujdes të veçantë për të siguruar
që të gjitha kërkesat ligjore të plotësohen për transportimin e mostrave. Nëse mostra janë dërguar
me anë të transportit publik, ata duhet të jenë të paketuara dhe të etiketuara për transport në
përputhje me kushtet e dërguesit, autoritetit kompetent dhe rregulloret postare, sipas rastit.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 17 nga 24


7.5 Fletë shoqërimi e kampionit për analiza në laborator

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 18 nga 24


Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 19 nga 24
8. Mjetet mbrojtëse personale që kërkohen;
Tuberkulozi është zoonozë dhe të gjithë njerëzit që merren me kafshët (duke marrë mostra, me
përpunimin ose shkatërrimin e mbetjeve, etj) duhet të marrin të gjitha masat mbrojtëse për të
shmangur infeksionin. Mjetet mbrojtëse personale duhet të përdoret në të gjitha rastet që kanë të
bëjnë me të dyshimet për Tuberkuloz ose raste të konfirmuara. Mjetet mbrojtëse personale
përfshijnë si mëposhtë:
 Përparëse;
 Doreza;
 Maskë fytyre;
 Mbrojtëse të syve;
 Çizme gome;
 Dezinfektant;
 Kovë, furcë fërkimi, etj, për
dekontaminimin.
Përdorimi i mjeteve mbrojtëse personale (MMP)
është alternativa më e mirë për të parandaluar
kontaminimin dhe infektimin nga kafshët e
infektuara.
Duart, fytyra, sytë dhe hunda duhet të mbrohen në mënyrë të përshtatshme gjatë gjithë procesit:
- Duart duhet të mbrohen paraprakisht duke i lyer në fillim me krem dhe dorashka plastike.
Nëse ka lezione në duar, ato duhet të trajtohen me jod.
- Maska mbrojtëse dhe syze për mbrojtjen e syve, hundës dhe gojës.
Pas përfundimit të procesit të gjitha mjetet mbrojtëse personale njëpërdorimshe hiqen në mënyrë
të tillë që pjesa e jashme e tyre e kontaminuar të mos ketë kontakt me lëkurën dhe veshjet e
brëndshme.
Rrobat, çizmet dhe pajisjet shumë përdorimshe duhet të pastrohen, lahen dhe dezinfektohen.
Kominoshet duhet të ndryshohen në çdo ditë, dhe nëse është e nevojshme më shpesh.
Pas përfundimit të punës dhe çdo kontakti potencial për tu kontaminuar, duart dhe pjesët e
lëkurës të ekspozuara ndaj kontaminimit duhet të lahen me ujë të ngrohtë dhe sapun baktericid si
dhe të dezinfektohen. Nëse është e nevojshme mund të kryhet edhe një larje e plotë në dush.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 20 nga 24


9. Përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm (fermeri, mjekut
veteriner privat, veterineri zyrtar, mjekut veteriner në
njësitë e qeverisjes vendore)
9.1. Përgjegjësitë e pronarit dhe/ose kujdestarit të kafshës.
1. Pronari dhe/ose kujdestari i kafshës duhet të njoftojë menjëherë për rastin e dyshuar një mjek
veterinar, privat ose shtetëror, të çdo rasti që ata dyshonjë se kanë ndonjë kafshë gjedh të
sëmurë me tuberkuloz.
2. Pronari ose kujdestari i kafshës është i detyruar të kufizojë menjëherë lëvizjen e kafshëve,
për të cilat ai dyshon se janë infektuar, ose të shmangë kontaktin e kafshës së sëmurë ose
karkasës me njerëz dhe kafshë të tjera, deri në çastin e kryerjes së një ekzaminimi veterinar.
3. Pronari dhe/ose kujdestari i kafshëve, për të cilat është konfirmuar prania e sëmundjes,
bashkëpunon me veterinerin zyrtar për zbatimin e masave të vendosura në lidhje me
tuberkulozin në gjedhë
4. Pronari dhe/ose kujdestari i kafshës, sipas urdhrit të Veterinerit Zyrtar, janë të detyruar të
pastrojnë mirë para dezinfektimit ambientin ku janë mbajtur kafshët.
5. Pronari i kafshës ka të drejtë të marrë kompensim për kafshët për të cilat është konfirmuar që
janë të prekura nga sëmundja e tuberkulozit, kompensimi do të jetë mbi vlerën e mishit të
shitur deri në vlerën e plotë të tregut. Në mënyrë që të mund të përfitojnë pagesën e
kompensimit, fermerë duhet të ketë plotësuar kushtet e mëposhtme:
a. Ai duhet të ketë raportuar dyshimin siç përshkruhet në këtë program;
b. Kafsha e prekur duhet të jetë e identifikuar dhe e regjistruar në bazën e të dhënave
RUDA; dhe
c. Pronari /kujdestari i kafshës (ve) duhet të ketë përmbushur të gjitha masat në përputhje
me legjislacionin në fuqi për Veterinarinë.
6. Pronari dhe/ose kujdestari i kafshës gjobiten me 25 000 - 50 000 Lekë në rastet kur:
a. Nuk njoftojnë menjëherë për dyshimin për praninë e sëmundjes infektive në kafshë
b. Nuk kufizon menjëherë lëvizjen e kafshëve, për të cilat ai dyshon se janë infektuar, ose të
shmangë kontaktin e kafshës së sëmurë ose karkasës me njerëz dhe kafshë të tjera;
c. Nuk zbaton masat kufizuese në zonën e mbrojtur dhe e mbikëqyrur të vendosur në rastin
e një sëmundjeje infektive
d. Nuk respektojnë udhëzimet e autoritetit kompetent për zbatimin e masave profilaktike,
kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve.
e. Lëviz ose transporton kafshë të paidentifikuara ose kafshë tek të cilat nuk janë kryer
masat e programit të profilaksisë shtetërore
f. Nuk zbaton masat e vendosjes së kafshëve në kushte karantinore

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 21 nga 24


9.2. Përgjegjësitë e mjekut veteriner privat
Çdo mjek veterinar privat, i cili dyshon për praninë e sëmundjes infektive zoonotike të
tuberkulozit në kafshë, njofton menjëherë, me shkrim, shërbimin veterinar rajonal përkatës.
Çdo mjek veterinar privat zbaton masat shëndetësore veterinare për parandalimin, zbulimin,
kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së tuberkulozit në kafshë.
Çdo mjek veterinar privat i punësuar në njësi të shërbimit veterinar privat (Klinikë veterinare) e
kontraktuar nga shërbimi veterinar shtetëror për zbatimi praktik i programeve të profilaksisë
shtetërore (gjurmimin) për sëmundjen e tuberkulozit në kafshë në një njësi administrative të
përcaktuar i kryen masat profilaktike sipas strategjisë së miratuar për kontrollin dhe çrrënjosjen e
sëmundjes së Tuberkulozit në kafshë.
Mjeku veterinar privat gjobiten me 50 000 - 100 000 Lekë në rastet kur:
a. Nuk njoftojnë menjëherë për dyshimin për praninë e sëmundjes infektive në kafshë
b. Nuk bashkëpunon me veterinerin zyrtar për zbatimin e masave e përgjithshme profilaktike të
vendosura në fermën nën mbikëqyrje zyrtare
c. Therje e sforcuar e kafshëve ose therja e kafshëve të dyshuara si të sëmura në kundërshtim
me kërkesat e mirëqenies së kafshëve, pa kontroll dhe pa certifikatë shëndetësore veterinare
d. Nuk ka zbatuar një ose disa nga detyrimet e mëposhtme:
- masa kufizuese dhe njoftimin e menjëhershëm të shërbimit veterinar rajonal, përmes
dërgimit të formularit të raportimit të sëmundjeve, për çdo rast dyshimi për praninë e
sëmundjeve infektive të listës;
- udhëzimet e shërbimit veterinar për profilaksinë, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve
infektive dhe sëmundjeve të tjera në shkallë të gjerë;

9.3. Detyrat dhe Përgjegjësitë e Veterinerit Zyrtar


Sektori Veterinar në Agjensinë Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes se Bimëve
(ARSHVMB) është përgjegjës për shërbimin veterinar në qark.
Veterinerët Zyrtarë në ARSHVMB do të jetë përgjegjës për:
- kryejen e një hetimi zyrtar për të përcaktuar burimin e mundshëm dhe potencial për
përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Përveç kësaj, do të hetojnë shfaqjen e vatrave të tjera
në fshat.
- ndarjen dhe izolimin e kafshëve të sëmura nga kafshët e shëndetshme;
- eliminimin dhe asgjësimin e karkasave të kafshëve të ngordhura ose të sëmura;
- kontrollin e detyruar për kafshët gjatë kullotjes ose ndalimin e kullotjes në zonat e infektuara,
të rrezikuara ose të dyshuara si të infektuara.
- Monitorimin e gjurmimit të kafshëve në risk;

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 22 nga 24


- mbledhjen dhe dërgimin sipas instruksioneve në laboratorët e ISUV të kampioneve që do të
analizohen për konfirmin e sëmundjes;
- plotësimin korrekt të formularëve të shoqërimit të kampioneve;
- ndalimin e hyrjes ose të daljes së njerëzve pa mjetet mbrojtëse personale dhe të kafshëve nga
dhe drejt fermave të infektuara ose të rrezikuara, në të cilat dyshohet infeksioni;
- dezinfektimin e objekteve, pajisjeve, ndërtesave, mjeteve të transportit dhe të mjediseve të
tjera, zonave dhe sipërfaqeve ku mbahen kafshët e infektuara ose të dyshuara si të infektuara;
- dezinfektimin e personave, që kanë pasur kontakt, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me burimin e
sëmundjes;
- ndalimin e lëshimit të certifikatave veterinare për lëvizjen e kafshëve dhe të materialeve me
origjinë shtazore;
- ndalimin ose kufizimin e tregtisë së kafshëve dhe të objekteve të tjera, përmes të cilave mund
të transmetohet sëmundja;
- hedhjen e të dhënave të identifikim regjistrimit në sistemin RUDA;
- kryerjen e kontrolleve zyrtare nga momenti i aplikimit të gjurmimit për të siguruar
përputhshmëri me strategjinë kombëtare për tuberkulozin në gjedhë, legjislacionin kombëtar
dhe standartet profesionale.
- në rastet e shpërthimit të tuberkulozit në njerëz dhe që lidhen me sëmundjet e padeklaruara
në kafshë, ose raste të ndryshme të justifikuara siç duhet, Sektori Veterinar në Agjensinë
Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, (ARSHVMB), njofton autoritetin
kompetent për sigurinë ushqimore dhe atë të shëndetit publik rajonal strukturat e tjera
shtetërore në rajonin përkatës dhe autoritetet e qeverisjes vendore për konfirmimin e pranisë
së një sëmundjeje infektive dhe do të sigurojë zbatimin e masave shtesë sipas rastit.

9.4. Përgjegjësitë e mjekut veteriner në njësitë e qeverisjes vendore


Strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore duhet:
a. të bashkëpunojnë me strukturat e shërbimit veterinar rajonal për zbatimin e masave
profilaktike, në rastin e fermave të regjistruara, si dhe për kufizimin dhe çrrënjosjen e
sëmundjeve infektive në kafshë;
b. të përcaktojnë kullotat dhe vendet e pirjes së ujit, në varësi të situatës epidemiologjike dhe,
nëse është e nevojshme, të ndalojnë përdorimin e tyre;
c. të organizojnë mbledhjen e kadavrave të kafshëve dhe të përcaktojnë vendet e groposjes ose
të grumbullimit të tyre;
Mjeku veteriner në njësitë e qeverisjes vendore që ushtron kontroll në tregun e kafshëve të gjalla
duhet të sigurojë që të gjitha kafshët që hyjnë në treg janë të shoqëruara me një certifikatë
veterinare dhe nuk paraqesin ndonjë shenjë klinike të sëmundjes, nëse vëren ndonjë shenjë
klinike, vendos menjëherë kafshën në zonën e përcaktuar të tregut dhe lajmëron menjëherë

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 23 nga 24


shërbimin veterinar të Agjencisë Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve për
dyshimet.

Mjeku veteriner i njësisë së qeverisjes vendore që ushtron kontroll në thertore ka një përgjegjësi
të rëndësishme për survejancën aktive në thertore gjatë kontrollit të kafshëve para therjes (ante
mortem) pas therjes (post mortem) në karkasat e gjedhit. Inspektorët ne thertore do të mbledhin
dhe dërgojnë mostra nga indet me lezione nga të gjitha kafshët e dyshuara nga survejanca aktive
në thertore dhe kafshët që janë therur pasi kanë reaguar pozitivisht ndaj tuberkulozit në gjedh
nga survejanca aktive të kategorisë së ndryshme të kafshëve të gjalla.

9.5. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nën varësinë e MBZHR ka përgjegjësinë e kontrollit të
ushqimit me origjinë shtazore. Për këtë arësye ai bashkëpunon me Shërbimin Veterinar për
kontrollin dhe tërheqjen nga tregu të ushqimeve potencialisht të infektuara nga tuberkulozi të
cilat rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe mund të shërbejnë si burim infeksioni për kafshët ose
kontaminojnë mjedisin.

Manuali i Sëmundjes së Tuberkulozit në Gjedhë Faqe 24 nga 24

You might also like