You are on page 1of 32

Diarete infektive akute te tjera

1. Infeksionet e shkaktuara me E
coli (gastroenteritis acuta i
shkaktuar me E coli)

Femijet e vegjel, me rralle te rriturit, jane te semure me


infeksionet e E coli enteropatogjene (EEC ). Ajo paraqitet
sikur shkaktar toksik dhe invaziv, nese paraqitet ne
formen toksike (enterotoksike). Ky shkakton simptome te
ngjajshme me koleren me numer te madh te
jashteqitjeve ujore dhe me humbje te shumte te lengjeve
dhe elektroliteve. Te vjellat dhe temperatura zakonisht
nuk jane te paraqitura.
Nese paraqitet si shkaktar invaziv, atehere simptomat
jane sikur te dizenteria bacilare, temperature, mundime,
ngere ne stomak, tenezma dhe jashtqitje me gjak dhe
mukus.

Infeksioni me EEC mund te prezentohet si gastroenterit


akut e latanteve ( Coli enteritis) te femijet deri ne
moshen dy vjeare. Serogrupet dhe serotipet me te
shpeshta per semundje jane O26 : B6, O55 : B5, O86 :
B7, O111 : B4, O125 : B15 etj. Keto serotipe perve
barkqitjeve nuk paraqesin ndonje epidemi tjeter.
Burim i EEC eshte jashteqitja e njerezve, ky shkaktar
gjendet ne sasi te madhe ne jashteqitjen e te semurve
me gastroenterit nga EEC, ndonjehere mund te gjendet
edhe ne jashteqitje te femijeve te shendoshe dhe te
personat e rritur. Bakteria mundet ne ambientin e
jashtem te qendroj me dite dhe jave dhe te perhapet
permes duarve te kontaminuara dhe rrobeve te tyre

Semundja me EEC te femijet latant dhe femijet e vegjel


eshte nje semundje e rende dhe me vdekshmeri e cila
mund te sillet nga 5% e me lart. Shkaktari zakonisht
eshte i lokalizuar ne traktin gastrointestinal, ai mund te
futet edhe ne qarkullimin e gjakut.
Pas inkubacionit nga dy deri ne pese dite semundja fillon
shpejt me temperature te larte, me te vjella, jashteqitje
ujore, me ere te rende dhe me ngjyre te verdhe-gjelbert,
semundja klinikisht veshtire mund te dallohet nga
gastroenteritet me shkaktare te tjere.
Edhe femijet e medhenj dhe te rriturit mund te paraqesin
simptome te gastroenteritit ne qofte se ne ushqim gjedet
numer i madh i EEC. Por, semundja eshte kryesisht e
lehte.

Diagnoza
Behet me izolimin e nje numri te madh te
E coli me jashteqitje.

Terapia
Bazohet ne plotesimin e lengjeve dhe elektroliteve,
terapia antimikrobike, nese shkaktari eshte i ndjeshem
ne neomicin dhe gentamicin . Neomicina e dhene ne 100
mg/kg peshe ne dite e ndare ne kater doza per 1-2 jave,
e eradikon shkaktarin nga jashtqitja dhe e nderprene
epidemine ne kolektivat e femijeve. Nese paraqitet
bakteriemia, jepet gentamicina parenteral.
Gastroenteritin akut te latantet mund te shkaktoje edhe
nje numer i shkaktareve te cilet nuk jane te ndjeshem ne
antibiotiket (viruset ), prandaj duhet patur kujdes qe te
mos jepet ne do rast antibiotiku. Por, kur eshte ne
pyetje diarea parenterale, antibiotiket duhet dhene.


2. Campylobacter Jejuni, eshte
shkaktarerelativisht e shpesht i diareve,
kryesisht te femijet. Eshte izoluar ne vitin 1972
ne Belgjike dhe me vone edhe ne vendet e tjera
skandinare, SHBA etj. ne 5 % deri ne 14 % te
semureve me barkqitje dhe ne 1 % te njerezit e
shendoshe.

Epidemiologjia
Enteritis i shkaktuar nga C jenuni eshte zoonoze e
perhapur ne tere boten dhe ekzistojne shume menyra se
si njeriu mund te infektohet. Eshte gjetur ne zorret e
shume kafsheve, kryesisht te shpezet dhe rezervuari ma
i shpeshte i ketyre infeksioneve eshte konzumimi i ketyre
shpezeve te kontaminuara, qumeshti i lopes edhe i
pasterizuar, poashtu eshte burim i infeksionit, qeniet me
enterokolitis te shkaktuar me C. Jenuni jane burim i
infeksionit te femijet. Paraqitja interhumane eshte
verejtur ne repartet e femijeve te vegjel dhe institutet e
femijeve latant. Ky enteritis eshte me i shpeshte ne
muajte veror.

Patogjeneza
C. Jenuni; paraqet tipin invaziv te
infektimit e deporton mukozen e zorres se
holle dhe zorres se trashe. Ndonje tip
prodhon enterotoksine rezistente ne
temperature .

Pasqyra klinike
Infeksioni mund te jete asimptomatik (latent me eliminim
te mikrobeve) ose semundja mund te jete me simptome
te lehta deri ne semundje te rende. Periudha e
inkubacionit eshte mesatarisht 5 dite ( 2-10 dite).
Ne shumicen e rasteve egziston periudha febrile
prodromale e cila zgjat 1 3 dite, kjo faze shoqerohet ne
temperature te larte me dhimbje te kokes dhe me
molisje, me marrje mendesh, mijalgji, ethe. Temperatura
mund te shkoj deri ne 40 grade dhe mund te shoqerohet
edhe me nje delirium, pas kesaj faze paraqiten
simptome nga zorret; mundime dhe ngere ne stomak,
te vjella ne 30% te rasteve.

Dhimbjet periumbilikale jane karakteristike ne


shumicen e rasteve dhe paraqiten shume heret
dhe jane te karakterit te kolikave. Jashtqitjet jane
te lengshme te renda dhe te ngjyrosura me bile.
Ndonjehere paraqiten edhe jashteqitje
dizenterike, ndersa femijet mund te kene edhe
gjak te pastert ne feqe. Prandaj, semundja
prezenton simptomet e nje koliti akut.
Rastet me te renda me dehidrim dhe rregullim
te elektroliteve kerkojne trajtim spitalor, poashtu
edhe ato raste me dhimbje te barkut.

Keta te semure kane ndryshime


inflamatore ne ileum dhe jejunum me
limfadenit mezenterial. Septikemia eshte e
rralle.
Shkaktari izolohet ne jashtqitje ne 2-5
javet e para (ndersa, te format e lehta per
disa dite).

Diagnoza
Perdoren ushqimore te posame (me presion
oksigjeni te ulet, ose anaerobe, prane
temperatures 42 grade).
Ne diagnoze te shpejt perdoret shikimi i
jashteqitjes mikroskopik dhe me serologji.
Antitrupat paraqiten heret. Testi i aglutinimit, testi
RVK, testi imunoflorosences indirekte.
Terapia antibiotike vjen ne shprehje te rastet e
renda. Ndersa, format e lehta nuk ka nevoje per
kete terapi. Bari i zgjedhjes eshte eritromicina
500 mg per te rritur, eritromicini etil sukcinat
50mg/kg ne dite per femije, klaritromicina, etj

3. Yersinia enterocolitica
Eshte shkaktari i dyte i njohur i
infeksioneve te zorreve, i paraqitur ne
shume vende te botes, me se shumti te
dhena ka nga Evropa dhe Amerika
Veriore.

Epidemiologjia
Shkaktari eshte izoluar ne 2% te semuarve me
enterokolit akut. Epidemite paraqiten neper spitale,
ndersa perciellja eshte interhumane. Pasi qe yersiniosa
nuk duket se eshte nje zeonoze e pastert, shkaktari
eshte i izoluar edhe te derrat dhe eshte pare infeksion ne
mes te qajve, macave dhe femijeve. Ne Evrope
infeksioni eshte me i shpesht ne muajte e ftofte.
Forma akute zakonisht shihet te femijet, ndersa kjo
incidence zvogelohet me moshen.
Rastet me komplikime (eritema nodozum, artriti reaktiv)
jane konstatuar kryesisht te moshat e rritura, prandaj
edhe keto komplikacione nderlidhen me reinfeksionin e
semundjes.

Patogjeneza
Disa tipe jane invasive, kurse disa prodhojne
enterotoksine qe eshte stabile ne temperature.
Te dhenat histologjike tregojne se enteriti i
shkaktuar nga yersinia perfshine indin limfatik te
zorres se holle dhe pllakzen e Pajerit. Ndersa,
ne indin limfatik mund te shifen edhe
mikroapseset. Ne te semuret te operuar nga
apendiciti jane gjet adenitis mezenterial dhe
ileiti terminal.

Pasqyra klinike
Ajo ndryshon me varshmeri nga mosha e te semurit. Te
femijet latant dhe te vegjel dominon jashtqitja akute ujore
e cila zgjat nga 3 dite deri ne disa dite. Gjak eshte
verejtur ne 5% te rasteve. Te femijet mbi 5 vjear dhe te
te rriturit me se shumti dominon dhimbja ne anen e
djathte te kuadratit te poshtem te abdomenit, qe eshte
shoqerurar me temperature, ethe, leukocitoz dhe
sedimentacion te rritur. Kjo pasqyre i gjason apendicitit
akut dhe nuk eshte lehte te behet diferencimi. Ngjashem
me kete,mund te jete edhe semundja Crohn. Te moshat
e rritura paraqitet semundja si eritema nodosum,
zakonisht kjo fillone 1-2 jave pas enteritit. Kryesisht te
moshat mbi 40 vjeare, kurse shumica jane femra (mbi
80%).

Nderlikim tjeter eshte arthritis reactiva, me shume se


gjysma e ketyre semundjeve paraqesin monoartritis ne
lokalizim neper gjunj, kembe ose dore. Simptomet akute
mund te paraqiten pas nje jave te paraqitjes se
semundjes (enteritis), por mund te paraqiten edhe pa
simptome gastro intestinale. Keto simptome mund te
zgjasin me shume se nje muaj, ndersa 65 % e ketyre te
semureve i takojne grupit gjenotip HLA-B27.
Jane paraqit edhe raste me septikemi dhe qe eshte e
izoluar yersinia nga gjaku. Ndersa, keta te semure kane
pase edhe semundje predispozuse, rralle here jane
paraqite edhe miokardite, hepatitis subakuta, meningitis,
glomerulonefritis acuta si nderlikime me yersinia

Diagnoza
Bazohet me izolimin e shkaktarit ne
jashtqitje ne agar SS, agar DSS, pastaj
me metoda serologjike (aglutinimi, RLK
(RVK), Testet imunoenzimatike- ELISA
test.

Terapia
Rastet e lehta me terapi simptomatike,
ndersa format e renda me nderlikime
tetracikline ose kotrimoksazole. Mjekimi
ka efekt te mire ne eradikimin e
mikrobartesve qe te rastet e pa mjekuara
mund te zgjasin deri ne 2-3 muaj.

E) Semundjet diareale te
shkaktuara me viruse
Nje kohe te gjate eshte dyshuar se edhe viruset mund te
paraqesin diare. Por, ne vitin 1973 ne materialin bioptik
dhe ne jashteqitje te femijet e vegjel, eshte hulumtuar
mikroskopia elektronike dhe eshte zbuluar shkaktari i
diareve humane rotaviruset. Keta shkaktar jane izoluar
edhe ne jashteqitjet e disa kafsheve.
Diaret virusale jane shume me rendesi pasi qe keta virus
jane pergjegjes per epizoda te shumta te barkeqitjeve
me femijet latant dhe femijet e vegjel.
Gjithashtu eshte konstatuar se mund te jene edhe
pergjegjes per nje zgjerim te malnutricionit qe paraqitet
nga malapsorbcioni i shkaktuar nga vet viruset.

1. Diarete e shkaktuara me rotaviruset;


Rotavirus infeksioni per here te par eshte
zbuluar ne Australi ne vitin 1973 nga
biopsia duodenale e femijeve te semuar
me diare akute, ndersa me vone me
mikroskopine elektronike edhe ne
jashteqitje te femijet ne Angli. Ky virus ka
nje madhesi rreth 70 nm. Rotavirusi
human ka ngjajshmeri me disa rotavirus te
kafsheve.

Epidemiologjia
Enteritis i shkaktuar me rotavirus eshte semundje
kryesisht e moshes se latanteve dhe femijeve te vegjel e
shperndare ne tere boten. Virusi ne jashteqitje eshte
gjete me se shumti nder motaket dhe femijet e vegjel.
Kryesisht te moshes 9 12 muaj.
Ne patologjine spitalore jane hulumtuar mbi 50% te ketij
shkaktari nder te semuarit me barkqitje. Te dhenat
serologjike tregojne qe femijet deri ne 3 vjet ne 90%
gjenden antitrupza ndaj rotavirusve, ndersa me ELISA
test ka treguar qe antitrupzat ne shumicen apsolute te
banoreve ne 100% ne Australi jane pozitive nga mosha 5
50 vjeare ndaj ketyre infeksioneve.

Hulumtimet serologjike kane treguar nje prevalence te


larte antitrupzash ndaj rotaviruseve ne femijet e
posalindur ne lidhje me percjelljen pasive te antitrupzave
nga nena, pastaj renie te ketyre antitrupzave ne 6 muaj,
ndersa ma vone, prape nje rritje ne mes te moshes 2 -3
vje dhe perzistimi per tere jeten.
Ne vendet me klime mesatare, keto infeksione jane me
teper ne sezonin e ftohte, rruga e infeksioneve eshte
fekalo-orale, virusi shumezohet dhe prodhon materie
infekcioze ne enterocitet e zorres se holle
Epidemite diareale shkaktuar nga rotaviruset paraqiten
kryesisht ne instuticionet feminore dhe ne ato pediatrike.
Bartja nozokomiale eshte veshtire te luftohet.

Patogjeneza
Virusi i demton dhe i shkaterron enterocitet e
zorres se holle. Keshtu qe keto qeliza nuk mund
te prodhojne disaharidazen e cila eshte e
nevojshme per shnderrimin e disaharideve ne
monosaharide dhe bartja e tyre ne gjak.
Disaharidet me anen e presionit osmotik e
terheqin ujin prej organizmit ne zorre prandaj
kemi barkqitje. Enterocitet e papjekura dhe ato
te reja qe i zevendesojne ato te demtuarat nuk
mund te rregullojne bartjen e ujit dhe
eloktroliteve.

Pasqyra klinike
Periudha e inkubacionit eshte me rotavirus nga 1-7 dite
zakonisht rreth 48 oreve. Te pacientet e rendomte me
enterit shkaktuar nga rotaviruset, vjelljet jane simptome e
hershme dhe kryesisht I paraprine barkeqitjeve ujore. Ne
jashteqitje ka permasa mukusi, ndersa gjak rralle,
temperatura eshte lehte e ngritur dhe ajo paraqitet ne
50% te rasteve, ndersa semundja mund te jete edhe
variabile. Mesatarisht semundja zgjat nga 5-7 dite,
ndersa eliminimi i virusit behet deri ne 10 dite. Ne raste
te renda paraqiten dehidrime te theksuara dhe
rregullime te elektroliteve. Jane paraqitur edhe raste me
vdekshmeri.

Diagnoza laboratorike
Periudha optimale ne detektimin e virusit
eshte nga dita e 3 deri ne diten e 5 te
semundjes. Virusi mund te verehet lehte
me mikroskopin elektronik, metode me e
lire eshte imuno-elektroosmofereza si dhe
reaksioni imunoenzimatik (ELISA, RIA
testi)

Terapia
Eshte rehidrimi standard ajo mund te
aplikohet me rrugen orale ne te gjitha
rastet me perjashtim te format e randa te
semundjes (femija nuk mund te pi, ka
vjella te panumerta, etj), per rehidrim
perdoret tretja glukoze me elektrolite, per
rehidrim oral (ORS)

Diarea e shkaktuar nga Norwvalk


viruset
Ne vitin 1972 eshte zbuluar ky agjent i cili eshte
nderlidhur me epidemine e shkaktuar me epidemite e
lehta te gastroenteriteve, te cilat jane paraqitur neper
shkolla, ne familje dhe popullate. Hulumtimet serologjike
kane treguar se antitrupzat ndaj Norval agjentit fitohen
gradualisht ne femijeri.
Ky shkaktar ishte zbuluar ne nje epidemi me
gastroenterite qe ishte paraqit ne Norvallk Ohio, ne 50%
te nxansave dhe te arsimtarve te shkolles, me vone
shkaktar te ngjashem jane zbuluar ne Havaje (Havaja
agjent) dhe ne Montgomeri Centry (MC agent ). Me vone
agjente te ngjajshme jone zbuluar ne shume epidemi me
gastroenterite dhe ne shume vende.

Patogjeneza
Eshte e ngjajshme me rotaviruset, zgjerimi dhe futja
neper jejunum, infiltrime me qeliza mononukleare dhe
vakualizime ne citoplazme te qelizes epiteliale. Sasia e
enzimes te zorres se holle eshte e zvogluar, Astrovirusi,
Calicivirusi jane gjetur ne jashteqitjen e femijeve ne vitet
76-shta kryesisht ne te semure dhe epidemite e vjelljeve
dimerore.
Edhe viruset te ngjajshme jane pershkruar nder
epidemite me gastroenterite ne instuticione dhe nder
njerez (minirotaviruset).
Ne fund, mund te themi se rotaviruset jane shkaktaret me
te shpeshte te semundjeve diareale ne moshat latante
dhe te femijet e vegjel. Ndersa Norvalk dhe agjentet e
tjere jane shkaktar te barkqitjeve kryesisht te femijet e
rritur dhe te rriturit.

Diarete e udhetareve
Diareja e udhetareve (Travellers diarrhea) jane me
etiologji multiple, paraqitet disa dite (5-15) pas ardhjes ne
nje vend. Ne disa vende pergjegjes jane tipet
enterotoksike te E coli. Shkaktare te tjere jane
salmonellet, pastaj shigellat, Vibrio parahemoliticus, C
jejuni, Gardia Lamblia, rotavirusi etj.
Semundja shoqerohet me nje lodhje te pergjitheshme,
anoreksi, ngere ne stomak, dhe barkqitje ujore. Ne nje
numer me te vogel te semuresh paraqiten mundime dhe
vjellje. Jashteqitjet jane ujore me permasa mukuse dhe
asnjehere me gjak dhe qelb. Ne disa raste te renda kemi
edhe dhimbje ne stomak dhe neper muskuj. Ne 1/3 te
semureve eshte edhe temperature e ngritur. Keta te
semure detyrohen te shtrihen ne shtrat. Semundja zgjat
nga 1-5 dite.

Ka rezultate qe ju pershkruhet veprimit te antibiotikeve.


Jane paraqit rezultate te suksesshme me neomicin ose
streptomycin ne kombinim me sulfonamide. Por,
ndonjehere dhenia preventive e kemoterapeutikeve ka
shkaktuar me shume barkqitje sesa placebo. Prandaj
nuk duhet kemoprofilaks te keto raste, por aty ku kemi
prevalence te ndonje mikroorganizmi, mundet te lejohet
dhenia e ketyre. Masat higjenike jane me rendesi te
madhe.

You might also like