You are on page 1of 9

Infeksionet e Traktit Urinar

Epidemiologjia
ITU eshte nje problem i rendesishem shendetesor si ne popullaten e pergjithshme ashtu edhe ne
paciente te hospitalizuar. Ne femrat ne premenopauze incidenca vleresohet afersisht ne 0.5 – 0.7 p/vit.
Ne popullaten e pergjithshme ITU manifestohen kryesisht ne formen e cistitit te pakomplikuar dhe
shfaqet me shpesh ne femra. Ne kushte spitalore, ITU perbejne afersisht 40% te infeksioneve
nozokomiale dhe shoqerohen kryesisht nga perdorimi i katetereve urinare. ITU trajtohen me antibiotic
dhe heqjen e faktoreve predispozues kur eshte e mundur, si psh kateteret urinare. Perdorimi I
antibiotikeve duhet te konsiderohet ne infeksionet simptomatike dhe vendimi i trajtimit duhet te vere
ne balance dhe efektet anesore te tyre dhe krijimin e reziztences antimikrobiale.

Etiologji/Patogjeneze
Urina konsiderohet sterile. Sistemi urinar mund te ndahet ne trakt te siperm urinar qe perbehet nga
veshka (parenkima renale dhe sistemi kolektor) dhe ureteret, dhe ne trakt te poshtem urinar qe
perbehet nga vezika, uretra, dhe prostata ne meshkuj. Tek femrat, mqs uretra eshte ne afersi te zones
se vagines, kjo e fundit mund te ndikoj ne kontaminimin e porcionit te urines se marre per ekzaminim.
Ne infeksionet urinare eshte e rendesishme njohja e terminologjise:

- Kontaminim: ndodh nga mikroorganizmat gjate marrjes se urines per ekzaminim


- Bakteruri asimptomatike: mikroorganizmat jane te pranishme ne urine por nuk shkaktojne
patologji apo simptoma klinike. Rendesia varet nga kushtet e shfaqjes dhe shpesh nuk
nevojitet trajtimi.
- Infeksion: Prania e nje patogjeni ne sistemin urinar shoqeruar me shenja klinike dhe duhet
te trajtohet.
- Infeksione te pakomplikuara te traktit urinar: prania e nje infeksioni tek nje individ I
shendoshe, jo-shtatzene, femer para-menopauze ne te cilet trakti urinar ka funksion dhe
anatomi normale.
- Infeksione te komplikuara te traktit urinar: prania e faktoreve qe ndikojne ne kolonizimin e
baktereve apo ne uljen e efikacitetit te terapise.
- Infeksione urinare te perseritura: rishfaqje te infeksionit pas trajtimit. Infeksione te
perseritura vleresohen si 2 apo me shume infeksione ne 6 muaj, ose ≥ 3 infeksione ne 12
muaj.
- Ri-infeksion i traktit urinar: infeksion nga nje shtam i ndryshem bacterial.
- Infeksione persistente te traktit urinar: infeksione te shkaktuara nga i njejti shtam bacterial
nga fokusi i infeksionit.

Faktoret qe ndikojne ne pathogjenezen e ITU


Hyrja e bakterieve
Shkaku me i shpeshte i ITU eshte ngjitja e bakterieve nga uretra ne vezike. Faktoret e rriskut qe ndikojne
dhe nxisin ngjitjen e baktereve ne vezike jane:

 Pakesimi i sasise se urines

1
o Obstruksion shoqeruar me zbrasje jo te plote te vezikes ( hiperplazi e prostates, ca
prostate, stricture e ureters, prolapse i mitres)
o Vezike neurogjene
o Marrje e pamjaftueshme e sasise se likideve
o Disfunksion te zbrasjes
 Rritje te kolonizimit
o Aktiviteti seksual
o Perdorimi i spermicideve
o Ulje te estrogjenit
o Perdorim te preparative antimicrobial
 Faktoret qe ndihmojne ngjitjen e baktereve
o Kateterizimi
o Inkontinenca urinare
o Inkontinenca fekale
o Urine rezidiale me ishemi te murit te vezikes

Rruga hematogjene e zhvillimit te infeksionit te traktit urinar eshte e rralle. Bakteret me te shpeshte te
implikuar ne rrugen hematogjene te infeksionit jane: Staphylococcus aureus, Candida, Mycobacterium
tuberculosis. Infeksionet me rruge hematogjene zhvillohen me shpesh ne pacientet me imunitet te ulur, te
moshuar ose tek te porsalindurit. Infeksionet hematogjene te perseritura mund te jene pasoje e infeksioneve
te trajtuar ne menyre jo adekuate te prostates apo te parenkimes renale ( p.sh. pielonefrit emfizematos).

Faktoret bakteriale qe ndikojne ne uropatogjenezen e infeksionit:


Nje numer i kufizuar i serotipeve te E.coli jane pergjegjes per shumicen e rasteve te ITU. Bakteriet qe
shkaktojne infeksione kane nje aftesi adezive dhe kolonizuese me te larte ne krahasim me bakteriet jo-
patogjene. Pilet qelizore dhe struktura e siperfaqes qelizore jane elementet kryesore pergjegjes per
adezionin ne indin e individit prites dhe nxisin kolonizimin dhe rritjen e rezistences ndaj aktivitetit
baktericid tek individi prites. Ne menyre specifike, pilet tip 1 lidhen me reseptoret e manozes te shtreses
mukopolisakaride epiteliale si edhe me leukocitet polimorfonukleare; E.coli uropatogjene dhe pilet tip 1
shoqerohen shpesh me infeksione te vezikes. Pilet P jane rezistente ndaj manozes dhe lidhen me
receptoret glikolipid renal. Pilet P meqenese nuk lidhen me leukocitet polimorfonukleare jane relativisht
me rezistent ndaj fagocitozes dhe luftimit nga sistemi imun, prandaj shoqerohen me shpesh me
infeksione te veshkave (pielonefrit). Nje nga faktoret kryesore ne rezistencen ndaj aktivitetit bactericid
eshte edhe prania e antigjenit polisakarid kapsular ne bakteriet. Nje mediator tjeter, hemolisin, qe
prodhohet nga disa baktere mund te rrise perhapjen indore dhe te predispozoje ndaj infeksionit.

Vetite mbrojtese te indivit:


Faktore te ndryshem qe lidhen me aftesite mbrojtese te individit do te percaktojne dhe ndjeshmerine
ndaj ITU. Disa anomali anatomike mund te predispozojne ndaj ITU, si: gjatesia e ureters (tek femrat me
shkurter se tek meshkujt), zbrasja jo e plote e vezikes (duke shkaktuar prani te urines reziduale ne
vezike) si edhe anomali te funksionit te valvules ureterovezikale (qe shkakton refluks vezikoureteral).
Vecorite biokimike te urines jane gjithashtu te rendesishme ne mbijetesen e bakterieve ne urine: pH
acid, permbajtia e larte ne ure, osmolaliteti i larte. Gjithashtu, efekt mbrojtes ne ITU kane edhe

2
mukopolisakaridet e mukozes se traktit urinar si edhe prodhimi i antitrupave local dhe sistemik. Si
perfundim, pacientet me predispozite gjenetike ndaj ITU mund te kene rrisk me te larte per infeksione
si pasoj e rritjes se aftesise se kolonizimit apo aderences se bakterieve ne epitelin e traktit urinar.

Mbrojtja natyrale e traktit urinar


 Regjioni uretral dhe periuretral – Flora normale ne kete regjion permban: laktobacile, koagulaz
negative stafilokok, Corynebacterium dhe streptokok qe formojne nje barriere kunder
kolonizimit. Kolonizimi nga flora normale do te ndikohet nga ndryshimet ne nivelin e estrogjenit,
ulja e pH vaginal.
 Urina – osmolaliteti I larte, perqendrimi I larte I urese pH I ulet niveli i larte i acideve organike
kane efekt mbrojtes. Glukoza ne urine mund te ndikoj ne zhvillimin e infeksionit. Proteinat
Tamm Hosfall kane efekt mbrojtes.
 Vezika – receptoret e epiteliumit qe njohin bakteriet dhe jane pergjegjes per fillimin e pergjigjes
immune/inflamatore (leukocitet polimorfonukleare, neutrofilet, makrofaget, eozinofilet, qelizat
dentritike). Me pas predominon pergjigja immune adaptive (limfocitet T dhe B). Mund te
shfaqet gjithashtu nje shkaterrim dhe eliminim I qelizave me qellim ekskretimin e kolonive
bakteriale.
 Veshka – prodhimi i imunoglobulinave dhe antitrupave local ne veshka shfaqet si pergjigje ndaj
infeksioneve (IgG, IgA).

Demtimet e mekanizmave mbrojtes


 Obstruksioni – eshte nje faktor I rendesishem qe rrit ndjeshmerine ndaj ITU por jo
domosdoshmerisht predispozon ndaj infeksioneve.
 Refluksi veziko-ureteral – eshte vene re lidhja midis refluksit dhe skarieve te parenkimes renale.
 Prania e semundjeve shoqeruese - Diabet mellitus, drepanocitoza, nefrokalcinoza, guta,
abuzimi me analgjezik, mosha, hiperfosfatemia, dhe hypokalemia.
o Diabet mellitus: glukozuria mund te kontriboje ne severitetin e infeksioneve, mbi 80% te
rasteve jane infeksione te traktit te siperm urinar.
o Nekroza papilare: si pasoj e diabetit, pielonefritit, obstruksionit, analgjeziket, flakjes se
organit te transplantuar, cirrozes, dehidrimit, produkteve te kontrastit, trombozes se
venes renale.
o HIV: ITU jane 5 here me te shpeshta ne kete grup pacientesh.
 Shtatzania – bakteruria ne shtatzani eshte 4-7% dhe incidence e pielonefritit akut eshte 25-30%
ne pacientet e patrajtuar.
 Demtim i kordes spinale me rritje te presionit ne vezike – semundshmeri dhe vdekshmeri e
larte nga bakteruria.

Diagnoza e ITU
Shenjat klinike

Simptomat jane shume te rendesishme ne diagnozen e ITU por nuk mund te lokalizojne ne menyre te
sakte infeksionin ne traktin urinar. Megjithate, ne shumicen e rasteve kolonizimi i traktit urinar mund te

3
jete asimptomatik. Forma me e shpeshte e ITU eshte cistiti (infeksion i vezikes) dhe karakterizohet nga
simptoma si: urinim te shpeshte, dizuri, hematuria, ndryshim i eres se urines dhe dhimbje supra pubike.
Keto simtoma jane gjithashtu te pranishme ne rastin e uretritit dhe prostatitit. Epididimiti mund te
shoqerohet me cistit dhe diagnoza bazohet ne ekzaminimin fizik tek meshkujt. Infeksioni I traktit te
siperm, apo pielonefriti, karakterizohet nga prania e shenjave te ngjashme me cistitin, gjithashtu edhe
temperature, ethe, dhimbje mesi ose abdominale, dhe shpesh ahoqerohet me nauze dhe te vjella.

Metoda e mbledhjes se urines

Analiza e urines eshte e rendesishme ne diagnozen e infeksionit. Metoda e marrjes se urines per
ekzaminim eshte e rendesishme per te bere diferencen midis kontaminimit dhe pranise se kolonizimit.
Metodat me te perdorura jane: a) porcioni i mesem gjate urinimit, b) kateterizimi urinar dhe c) aspirimi
suprapubik i urines. Metoda me variabilitet me te larte nga keto tre metoda eshte marrja e porcionit te
mesem te urinimit, vecanerisht ne femra, ku kontaminimi I urines nga organizmat perineal ose vaginal
eshte i shpeshte gjate marrjes se mostres se urines per ekzaminim.

Analiza e urines

Vleresimi me shirit enzimatik eshte pozitiv per ITU nese eshte positive per leukocit esterase dhe/ose
prani te nitriteve. Evidentimi i leukocit esterazes nenkupton prani te leukociteve ne urine. Leukocit
esteraza ka specificitet 75-85% dhe sensitivitet 80-92% per ITU. Prania e nitriteve ne shiritin enzimatik
tregon shnderrimin e nitrateve ne nitrite nga disa baktere gram negative (jo gram pozitiv) dhe eshte
shume specifike 96-99%, por nuk eshte shume sensitive si pasoje e shderrimit ne nitrite vetem nga
bakteret gram negative.

Ekzaminimi mikroskopik i urines

Ekzaminimi mikroskopik eshte i rendesishem ne vleresimin e urines. Prania e leukociteve ne urine eshte
treguesi me i rendesishem i pranise se infeksionit. Piuria ne mungese te simptomave urinare nuk
nenkupton prani te ITU. Ekzaminimi mikroskopik eshte i rendesishem per identifikimin e pranise se
qelizave epiteliale. Prania >15-20 qeliza squamoze epiteliale tregon per mundesine e kontaminimit te
mostres se urines. Gjithashtu mund te evidentohet prania e bakterieve. ITU mund te shoqerohen shpesh
me hematuria mikroskopike apo makroskopike; hematuria duhet te vleresohet me tej nese pacienti ka
urokulture negative.

Urokultura

Ne pergjithesi, >105 bakterie ne urine konsiderohet diagnostike per ITU. Megjithate, sic u permend dhe
me lart, probabiliteti I nje ITU varet gjithashtu dhe nga metoda e marrjes se urines.

Shkaktaret patogjene me te shpeshte te ITU tek te rriturit

 E. coli (80% te ITU tek pacientet ambulator)


 Staphylococcus saprophyticus (5-15% te ITU tek pacientet ambulator)
 Klebsiella
 Proteus
 Pseudomonas
 Enterobacter
 Enterecoccus

4
 Candida

Flora Perineale Normale

 Lactobacillus
 Corynebacterium
 Staphylococcus
 Streptococcus

Indikacionet per ekzaminime imazherike ne ITU


Pacientet me cistite te pakomplikuara ose pielonefrit te pakomplikuar ne pergjithesi nuk rekomandohet
ti nenshtrohen ekzaminimeve imazherike ose endoskopike per vleresim. Ne pacientet qe nuk i pergjigjen
trajtimit ose ne pacientet me ITU te komplikuar ose te perseritura, rekomandohet te kryhet ekografi ose
CT scan abdomen dhe pelvis pa contrast per identifikimin e shkaqeve te mundeshme. Cistoskopia ose
ureteroskopia e traktit urinar mund te rekomandohet ne ITU e perseritura per te perjashtuar patologji te
vezikes ose te traktit te siperm urinar.

Diagnoza diferenciale
Diagnoza diferenciale e ITU te perseritura eshte mjaft e gjere dhe duhet te behet me infeksione te tjera
jo-bakteriale apo me shkaqet e infeksioneve te perseritura te traktit urinar. Gjithashtu, eshte e
rendesishme te behet diagnoza diferenciale me shkaqet jo-infeksioze te simptomave te ngjashme, si
stranguria, dizuria dhe polakiuria.

Diagnoza diferenciale me shkaqet infeksioze:

 SEmundjet seksualisht te transmetueshme (herpes genitalis, gonorrhea, chlamydia,


trichomonas)
 Urethritis
 Prostatitis
 Vaginal infection
 Candida infection
 Tuberkuloz renal
 Abses intra-abdominal
 Sepsis

Diagnoza diferenciale per infeksione te perseritura dhe persistente te traktit urina;

 Neoplasma te traktit te poshtem urinar


 Obstruksion te vezikes
 Divertikul te vezikes apo uretres
 Fistula urinare
 Refluks veziko-ureteral apo anomaly te uretereve
 Kalkuloze (renale, ureterale, vezikale)
 Disfunksion te miksionit
 Prostatit bacterial kronik
 Anomali te lindura (veshka sfungjer, kiste, veshke atrofike)

5
Trajtimi i ITU
Ne diagnozen e ITU eshte e rendesishme kombinimi i te dhenave klinike me vleresimin e urines. Trajtimi
bazohet ne identifikimin e shkaktarit patogjen dhe shkallen e semundshmerise, si edhe te pranise ose
mungeses te faktoreve predispozues. Ne pergjithesi, trajtimi konsiston ne hidrim te mire te pacientit,
heqjen e shkaktarit te obstruksionit nese eshte present, heqjen e kateterit urinar nese eshte e mundur
dhe vleresimi per perdorimin e antibiotikeve. Lloji i antibiotikut dhe kohezgjatja e administrimit do te
varen nga lokalizimi i infeksionit (pielonefrit, cistit, prostatit, epiditimit, orkit), faktoret predispozues te
pacientit dhe severiteti i semundjes. Shumica e antibiotikeve arrijne nje perqendrim te larte ne urine
dhe per kete arsye jane mjaf efikas ne eliminimin e bakterieve nga trakti urinar. Megjithate, ne rastin e
pielonefritit, prostatitit, epiditimitit ose orkitit eshte e rendesishme perzgjedhja e antibiotikut me
depertim indor.

Si hap i pare ne trajtimin e pacienteve duhet te percaktohet nese ITU eshte I komplikuar apo i pa
komplikuar. Infeksione te pakomplikuar perfshijne: cistit tek nje femer jo shtatzene dhe pielonefrit akut
tek nje individ i shendoshe. Femrat e reja pas pubertetit kane me shpesh ITU te pa komplikuar per shkak
te aktivitetit seksual ne kombinim me vonesen ne zbrasjen e vezikes. PErdorimi i diafragmave dhe
kontraceptiveve spermicide ndryshojne floren vaginale dhe mund te favorizojne kolonizimin nga E.coli
patogjen.

ITU te komplikuar jane ato qe shfaqen ne prani te disa faktoreve predispozues, por ne pergjithesi duhet
te konsiderohen ne femrat shtatzene ose post-menopauze dhe ne meshkuj. ITU te komplikuar vihen re
me shpesh ne pacientet me co-morbiditet. Gjithashtu, ata mund te kene nje variabilitet me te madh te
bakterieve pathogjene, reziztence bakteriale dhe kerkojne nje kohezgjatje me te madhe te trajtimit me
antibiotic.

ITU te komplikuar mund te shfaqen ne prani te:

 Anomali funksionale apo anatomike te traktit urinar (obstruksion, gure, diverticulum, vezike
neurogjene, refluks VU)
 Instrumentim I traktit urinar (kateter, stent, nefrostome)
 Semundje sistemike (insuficience renale, diabet, imunodeficience, transplant)
 Shtatzani
 Rezistence bakteriale

Trajtimi i ITU akut te komplikuar apo jo konsiston ne perdorimin e antibiotikeve. Antibiograma eshte e
rendesishme per percaktimin e prevalences se shkaktarit dhe ne perzgjedhjen e antibiotikut tek
pacientet me ITU te komplikuar dhe vecanerisht ne infeksionet nozokomiale. Gjithashtu, kujdes duhet
ne perdorimin e antibiotikeve ne shtatzani.

Cistit i pakomplikuar

 Preferohet:
o Fosfomycin, 3 gr single dose per os
o Nitrofurantoin, 100 mg X 2 per os ne dite per 5 dite
o Trimethoprim-sulfamethoxazole 960 mg per tre dite
 Alternative:
 Ciprofloxacin, 250 mg X 2 ne dite per tre dite

6
Cistit i komplikuar ne femra:

 Te relizohet urokultura
 Vleresimi i urokulturave te meparshme dhe perzgjedhje empirike bazuar ne rezultatet
 Tek pacientet qe do trajtohen ne menyre ambulatore:
o Ciprofloxacine 500 mg x 2 ne dite, per 7 dite
o Ciprofloxacine 1gr X 1 ne dite per 7 dite, ose levofloxacine 750 mg ne dite per 5 dite
o TMP-SMX dy here ne dite per 14 dite ( jo per enterokok ose pseudomonas)
 Ne rast te mos pergjigjes pas 24 -72 ore te trajtimit duhet bere rivleresim i pacientit.

Cistit ne Meshkuj

 Urokulture
 Preferohet:
o TMP-SMX dy here ne dite
o Levofloxacine 500 mg ne dite
o Ciprofloxacine 500 mg dy here ne dite
 Trajtimi eshte ne pergjithesi per 7-14 dite

Pielonefrit i pakomplikuar tek nje pacient i shendoshe

 Urokultura
 Preferohet:
o Ciprofloxacine 500 mg X 2 per os X 7 dite ± fillimisht ciprofloxacine 400 mg x 1
o Levofloxacine 750 mg ne dite X 5 dite
o TMP-SMX 960 mg x 2 per os ne dite, x 14 dite
 Nese nuk dihet efekti i TMP-SMX, rekomadohet fillimisht 1 gr ceftriaxone ose
aminoglucoside

Pielonefrit i komplikuar (hospitalizimi i nevojshem)

 Urokulture
 Antibiotik ne varesi te rezultatit te urokultures
 Ne pacientet e hospitalizuar
o Fluorokinolone IV
o Aminoglycoside +/- ampicillin
o Cefalosporina te gjenerates se trete
o Penicillin me specter te gjere +/- aminoglukoside
o Carbapenem
 Switch nga forma IV ne per os pas 48 ore afebrile
 Kohezgjatja e trajtimit 14 dite

Pielonefrit akut me abses intrarenal, perirenal ose pararenal

 Trajtimi per ITU te komplikuar dhe drenim

Prostatiti bacterial

 Akut (E. coli, Enterobacter, Pseudomonas, Enterococci)

7
o Kohezgjatja e trajtimit dy jave
o 1st line: TMP-SMX ose Fluoroquinolone
o 2nd line: cefalosporinat e gjenerates se dyte
o 3rd line: cefalosporinat e gjenerates se trete

ITU ne shtatzani
Patogjeneza: Shtatzania rrit rriskun e bakterurise dhe ITU si pasoje e stazes urinare (shkaktuar nga rritja
e progresteronit), relaksim i muskulatures se lemuar te uretereve dhe dilatacion, rritje te presionit ne
vezike nga uterusi.

TRajtimi eshte gjithmone i rekomanduar per bakterurine asimptomatike ne shtatzani sepse mund te coje
ne pielonefrit ndryshe nga grate jo shtatzene.

Trajtimi i ITU te pakomplikuar ne grate shtatzena:

 Urokulture
 Fillim te trajtimit empirik me:
o Aminopenicillinat
o Cephalosporinat per os
o Fosfomicin
o Alternative (vecanerisht ne semestrin e dyte dhe te trete): TMP-SMX, nitrofurantoin

Trajtimi i ITU te komplikuar ne grate shtatzena:

 Hospitalizimi dhe administrimi IV I antibiotikut


 Ndjekja me urokulture
 Komplikacionet: lindje premature, peshe e vogel, rritje te mortalitetit perinatal

ITU te perseritura vleresohen si 2 ose me shume episode infeksione ne 6 muaj ose ≥3 episode ne 12
muaj. Ne ITU te perseritura ndikojne si ri-infeksione ashtu edhe relapse i infeksionit. Me ri-infeksion
kuptojme shfaqjen e ITU me te njejtin ose me mikroorganizem te ndryshem shume shpejt pas
perfundimit te trajtimit. Ne pacientet qe kane ri-infeksion rekomandohet nje vleresim ne perfundim te
trajtimit per te vleresuar zhdukjen e shkaktarit pathogjen. Nese kemi relaps te infeksionit apo deshtim
ne eliminimin e patogjenit megjithe trajtimin e duhur, pacienti duhet te referohet tek urologu.

ME rritjen gjithmone e me shume te rezistences bakteriale, vemendja eshte drejtuar nga opsionet non-
antibiotik per parandalimin e ITU. Estrogjenet vaginale mund te perdoren tek femrat ne post-
menopauze qe kane ITU te perseritura. Kjo per faktin se ne menopause ndodh nje ndryshim i epiteliumit
te vagines dhe alkalinizim dhe estrogjenet vaginale mund te rikthejne keto ndryshime. Absorbimi
sistemik i estrogjeneve vaginale eshte i ulet, prandaj keto preparate duhet te konsiderohen ne pacientet
me rrisk dhe ne varesi te preferences se cdo pacienti. Ekzistojne suplemente te ndryshem per
parandalimin e ITU, megjithate ka pak evidence mjekesore per perdorimin e tyre. Studimet e fundit kane
treguar se caji i boronices nuk duhet me te rekomandohet si parandalues i ITU. Vit C mund te perdoret
per acidifikimin e urines dhe mund te kete nje efekt bakteriostatik. Se fundmi, D-Mannose dhe
Probiotiket mund te perdoren ne parandalimin e ITU, por studimet jane ende te pakta.

8
Megjithate, shpesh profilaksia me antibiotik eshte e nevojshme ne menaxhimin e ITU te perseritura.
Cdo urokulture e meparshme duhet te rivleresohet per te percaktuar nese kemi te pranishme
rezistencen ndaj antibiotikeve. Perdorimi i antibiotikeve si profilaksi mund te jete post koital ose ne
forme te vazhdueshme. Nese rekomandohet profilaksi e perditeshme, ajo duhet te vazhdohet per
minimum 6 muaj.

Tabela. Profilaksia me antibiotic per ITU te perseritura

Profilaksi e vazhdueshme Profilaksi post koitale


Fosfomycin 3 gr cdo 10 dite Nitrofurantoine 50-100 mg dose e vetme
Nitrofurantoine 50-100 mg ne dite TMP-SMX 80/400 mg doze e vetme
Cephalexin 125-250 mg ne dite Cefixime 400 mg doze e vetme
Kujdes ne perdorimin e nitrofurantoines per shkak te efekteve pulmonare dhe hepatike ne perdorimet e zgjatura

Bakteruria asimptomatike

BAkteruria asimptomatike eshte kur kemi prani te bakterieve > 10 5 ne urine ne individ pa simptoma apo
shenja te ITU. Prania apo mungesa e leukociteve nuk ndikon ne diferencimin e bakterurise simptomatike
nga ajo asimptomatike. Screening dhe trajtimi i bakterurise asimptomatike rekomandohet ne grate
shtatzena dhe pacientet qe jane planifikuar per procedura invasive urologjike.

ITU te shoqeruar me kateterizimet

PAcientet me kateter uretral do te zhvillojne me kohe bakteruri; 10-25% e tyre do te shfaqin simptoma.
Faktoret e rriskut perfshijne: seksi femer, mosha, DM, gabimet ne kujdesin gjate perdorimit te
katetereve apo kolonizimi i qeses se urines.

Permbledhje
1. Infeksionet e traktit urinar kane prevalence dhe kosto te larte.
2. ITU bakteriale (ndryshe nga kolonizimi i urines ose bakteruria asimptomatike) jane rezultat i
bashkeveprimit te faktoreve bakteriale dhe te individit bartes se infeksionit.
3. Diagnoza e ITU bazohet ne ekzaminimin e urines dhe kliniken e pacientit.
4. Diagnoza diferenciale eshte e gjere dhe behet me simptoma te traktit urinar nga pathogjene
jobakteriale, dhe semundje te tjera jo infeksioze.
5. TRajtimi efikas varet nga organizmi pathogjen, severiteti dhe lokalizimi i semundjes dhe faktore
te tjere komplikues.

You might also like