You are on page 1of 22

Detyre Kursi

Universiteti “Fan S. Noli”


Fakulteti i Shkencave te Natyres dhe
Shkencave Humane
Departamenti Biologji – Kimi
Viti i trete, semestri i pare
Lenda: Mikrobiologji
Punoi: Rigela Fero Pranoi: Msc. Xhuliana Qirinxhi
Tema: Infeksionet e veshkave.
 Hyrje.

 Tipet e infeksioneve te veshkave.

 Shkaktaret ndikues, burimet e infeksionit.

 Simptomat e infeksioneve te veshkave.

 Ekzaminimi dhe metodat e kurimit.

 Keshilla per parandalimin e infeksioneve te veshkave.


Objektiva:
 Identifikimi i tipeve te infeksioneve ne veshka.

 Hulumtimi rreth shkaktareve te infeksioneve renale, burimeve


infektuese.

 Percaktimi i simptomave qe shoqerojne infeksionet renale.

 Listimi i metodave qe sherbejne per ekzaminimin dhe kurimin e


ketyre infeksioneve.

 Njohja me menyrat e parandalimit te infeksioneve ne veshka.


Hyrje
Infeksionet ne veshka pra infeksionet renale perbejne nje problem
serioz per shendetin per shkak te frekuences se larte te tyre.
Klinikisht dhe eksperimentalisht eshte evidentuar qe
mikrorganizmat me te shpeshte patogjene per kete patologji jane
E.Coli dhe enterobakteret e tjera.
Këto infeksione nëse nuk trajtohen, mund të çojnë në difekte e
dëmtime të veshkave.
Tipet e infeksionve te veshkave
Veshkat janë organe shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, sepse
ato kryejnë disa funksione rregullatore kritike.
Veshkat veprojnë si filtra dhe luajnë një rol vital në largimin e
materialeve të padëshiruara të tretura në gjak, si dhe mundësojnë
rikthimin në gjak të përbërësve jetike si uji, glukoza dhe amino
acidet.
Veshkat realizojnë prodhimin e urinës, e cila përcillet në fshikëzën
urinare nëpërmjet një strukture të hollë tubulare të njohur si uretra.
Infeksionet renale klasifikohen:
 Të pakomplikuara ose të komplikuara (në bazë të faktorit qe
shkakton infeksionin)
 Parësor ose periodike (në bazë të shpeshtësisë së dukurisë)

Infeksionet renale te komplikuara


dhe të pakomplikuara janë rrjedhojë
e një infeksioni bakterial dhe
ndodhin më shpesh
tek femrat sesa tek meshkujt.
Patogjenët shkaktarë të infeksioneve renale të komplikuara dhe të
pakomplikuara

Patogjen në infeksionet e Patogjen në infeksionet e


pakomplikuara të veshkave komplikuara të veshkave
Escherichia coli Escherichia coli
Staphylococcus saprophyticus Kelbsiella
Kelbsiella Enetrobacter cloacae
Enterococcus faecalis Serratia marcescens
Proteus mirabilis
Pseudomonas aeruginosa
Enterococcus faecalis
Group B streptococci
Klasifikimi i infeksioneve te veshkave bazohet, gjithashtu, në
përhapjen e simptomave që shfaqen tek pacienti:
 infeksione simptomatike
 Infeksione jo-simptomatike.

Numri i baktereve të pranishme, është një parametër i rëndësishëm për


përcaktimin e infeksioneve simptomatike apo jo-simptomatike.
Tipet e infeksioneve renale:

1.Cistit i pakomplikuar

2.Pielonefrit i pakomplikuar

3. Cistit i komplikuar me ose pa pielonefrit

4.Urosepsis

5.Uretritis

6.Prostatitis, epididimitis, orkitis.


Shkaktaret ndikues, burimet e infeksionit.
Çdo burim i mundshëm infeksioni ndodh përmes uretrës nga ku nis
edhe infeksioni. Patogjeni dominues përgjegjës për infeksionet e
veshkave është E. coli që përbën 80-85 % të rasteve, i cili ndiqet
nga Staphylococcus saprophyticus që përbën 5-10 % të rasteve.

Shkaktimi i infeksionit prej agjentëve të tipit virus apo kërpudhë


është një fenomen i rrallë.
Përveç këtyre llojeve bakteriale, edhe llojet Clebsiella spp., Proteus
spp., Pseudomonas spp. dhe Enterobacter spp. mund të shoqërojnë
një infeksion renal.

Clebsiella spp

Pseudomonas spp Enterobacter spp Proteus spp


Bakteret hyjnë nëpërmjet uretrës dhe infeksioni mund të përhapet
edhe në gjak dhe limfë.

Patogjenet si E. coli dhe S. saprophyticus zakonisht hasen tek


infeksionet e pakomplikuara.

Clebsiella spp.,Enterococcus spp., Proteus spp.dhe Enterobacter spp.


njihen si shkaktarë të cistit-it dhe pielonefriti-it të pakomplikuar që
janë të rastësishëm.

Patogjenet kryesore njihen për aftësitë e tyre rigjeneruese.


Gjithashtu duhen konsideruar edhe faktorët e bujtësit të infeksionit,
meqë këta janë njësoj përgjegjës si shkaktarë të infeksionit dhe e
bëjnë individin lehtësisht të prekshëm. Këtu përfshihen mosha,
diabeti, individët e sëmure të shtruar në spital për një kohë të gjatë
si dhe ato lloje pajisjesh mjekësore siç janë sondat urinare.

Bakteret transmetohen prej zorrës tek ureteri. Ngjitja e baktereve në


ureter shoqërohet me formimin e bio-filmit që i reziston përgjigjes
imunitare dhe është shkaktari kryesor i infeksionit.
Mikroorganizmat që veprojnë si agjentë shkaktarë të infeksioneve
renale mund të merren edhe nga një burim endogjenik (si p.sh.,
përmes një kolonizimi mishtor, rektal apo vaginal) apo një burimi
ekzogjenik (si p.sh., nga duart e ndotura të personelit të spitalit, apo
nga pajisjet e ndotura).

Ekzistojnë tre rrugë të mundshme përmes së cilave bakteret mund të


hyjnë dhe përhapen në brendësi të veshkes:
1. rruga ngjitëse
2. rruga hemato-gjenike
3. rruga limfatike.
Fakti se infeksionet ne veshka janë shumë më të zakonshme tek
femrat se sa tek meshkujt, thekson edhe një here rëndësinë e rrugës
ngjitëse të infektimit.
Uretra femërore është e shkurtër dhe ndodhet në afërsi të zonave të
ngrohta dhe të lagështa perineale dhe të vulvës, gjë që e rrit
mundësinë e infektimit.
Është vënë re se organizmat që shkaktojnë keto infeksione tek femrat,
kolonizojnë zonën hyrëse të vaginës dhe zonën periuretrale, përpara
se të shfaqet infeksioni.
Menjëherë pasi ndodhen në brendësi, bakteret mund të shumfishohen
dhe më pas të ngjiten nëpër kanalet e dy ureterave, sidomos nëse ka
një fluks veshiko-ureteral në plevisin renal. Për më tepër, edhe
studimet e kryera tek kafshët kanë konfirmuar rëndësinë e
infeksionit ngjitës. Nëse, pas mbylljes së njerit pret ureterëve
vërehet një bakteriuri, vetëm veshka që i përket ureterit të lire do të
shfaqe simptomat e Pielonefritit.
Simptomat e infeksioneve te veshkave.
Fillimi i infeksionit shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të
dukshme për pacientin të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit
të tij të përditshëm. Simptomat me te zakonshme qe shoqerojne
infeksionet renale jane:

 ndryshime të urinimit si: urinim të shpeshtë (mbi 4-5 herë në ditë),


me dhimbje ose djegie, me ngjyrë të kuqe apo të errët,
 ndryshim të sasisë së urinimit
 shfaqje e edemave (ënjtjeve) në: këmbë, duar apo fytyrë
 shqetësime të tjera janë: lodhja, të përziera, të vjella, vështirësi në
frymëmarrje, dhimbje mesi.
 ethe, takikardi dhe hematuri
Ekzaminimi dhe metodat e kurimit.
Zbulimi i hershëm mund të ndihmojë parandalimin e progresionit të
infeksionit. Metodat kryesore per ekzaminimin e ketyre
infeksioneve jane:

 Studimi me ndihmën e imazherisë (është e nevojshme kur


diagnostikimi është i dyshimtë, tek individët e sëmur në gjendje të
rëndë apo me probleme të sistemit imunitar, tek individët e sëmur
me pielonefrit që nuk përmirësohen pas 72 orësh terapi me
antibiotikë)
 Ultrasonografia
 Analiza klinike e urines, urokultura
 Eko doppler
Infeksionet renale kurohen me ndihmen e antibiotikeve. Ekzistojne 3
kategori kryesore antibiotikesh qe perdoren ne trajtimin e
pacienteve me infeksione bakteriale:

 Nitrofurantoin (Macrodantin, Furadantin). Nitrofurantoina


këshillohet në ITU-të dhe disa infeksione të tjera bakteriale.

 Fenozapiridina (Pyridium). Ky mjekim përdoret për lehtësimin e


djegieve dhe dhimbjeve të shkaktuara gjatë një ITU-je.

 Rifampina (Rifadin). Ky mjekim këshillohet gjatë trajtimit të


tuberkulozit, parandalimit të përhapjes së meningjitit dhe trajtimit të
infeksioneve të tjera.
Keshilla per parandalimin e infeksioneve
ne veshka.
Ne masat qe synojne parandalimin e infeksioneve ne veshka
perfshihen:
 Mbajtja e higjenes personale
 Konsumimi i sasive te medha te lengjeve
 Konsumimi i vitamines C
 Urinim cdo here kur ndjehet nevoja
 Shmangia e konsumimit te alkoolit, kafeines, lengjeve te gazuara

You might also like