You are on page 1of 29

2.

Dinamika e rritjes mikrobike

1
• Qelizat bakteriale kanë përmasa të
caktuara përtej të cilave nuk mund të
rriten dhe si rezultat ndodh ndarja.

• Në një vëllim të caktuar terreni ushqyes,


rritja e këtyre qelizave ndjek një kinetikë
karakteristike sipas llojit të
mikroorganizmit.

• Në rastin e mikroorganizmave
njëqelizore (baktere e maja), me rritje
kuptojmë shtimin numerik të tyre, ndërsa
në atë të kërpudhave fijëzore zgjatjen e
micelit dhe shtimin e degëzimeve të tyre.
• Intervali kohor i formimit të dy qelizave
nga qeliza mëmë përbën një gjeneratë
ndërsa koha që duhet për t’u kryer
dyfishimi quhet koha e gjeneracionit ose
e dyfishimit.

• Pra gjatë një raundi të vetëm dyfishimi


(koha e gjeneracionit), numri i qelizave
dyfishohet.

• Shumë baktere kanë kohë dyfishimi nga 1


deri në 3 orë, por shumicës së tyre u duhet
shumë më pak kohë, p.sh. 10 minuta a
diçka më shumë.

• Një nga vetitë e rritjes eksponenciale është


se shpejtësia e rritjes së numrit të qelizave
fillimisht është e ngadaltë por më pas rritet
në mënyrë të dukshme.
• Kurba e rritjes së një popullate mikrobike

Faza Faza
lag Eksponenciale

Faza
Stacionare Faza e Vdekjes
1. Faza Lag

• rritja nuk fillon menjëherë por vetëm pas një periudhe kohore të quajtur lag e cila
mund të jetë e shkurtër ose e gjatë në varësi nga lloji i mikroorganizmit dhe
kushtet e rritjes.

• Nëse një kulturë në rritje eksponenciale e sipër, inokulohet në të njëjtin terren


ushqimor, rritja fillon menjëherë edhe në terrenin e ri pa kaluar fazën lag.

• Por nëse inokuli merret nga një kulturë e vjetër dhe kalohet në të njëjtin terren,
rritja kalon përmes fazës lag, ku kjo e fundit mund të jetë e shkurtër ose e gjatë në
varësi të numri të qelizave ende të gjalla në inokul.

• Faza lag vërehet edhe kur një kulturë kalohet nga një terren i pasur në një më të
varfër. Kjo ndodh sepse qelizat mikrobike duhet t’i përshtaten një metabolizmi të
ri që kërkon nga ana e tyre të sintetizojnë tashmë metabolitë që në terrenin e pasur
i merrnin të gatshme.
2. Faza Eksponenciale

• Faza eksponenciale karakterizohet nga një rritje e vrullshme e kulturës që


përcaktohet nga dyfishim i vazhdueshëm i numrit të qelizave që rritet në
progresion gjeometrik.

• Shumica e mikroorganizmave rriten në mënyrë eksponenciale por ajo që


është karakteristike për llojin e tyre është shpejtësia e rritjes (growth rate, µ).
Kjo e fundit varet gjithashtu edhe nga kushtet e mjedisit të rritjes.

• Gjatë fazës eksponenciale masa qelizore dyfishohet vazhdimisht ndërkohë


që shpejtësia e rritjes së kulturës qëndron e pandryshuar.

• Në sasi të bollshme substrati, kur nuk ka ndonjë faktor që pengon ose frenon
rritjen, shpejtësia specifike e rritjes është e pavarur nga përqëndrimi i
substratit.
• Nëse një kulturë qelizore në fillimin e fazës eksponenciale përmban N0
qeliza, atëherë pas çdo raundi dyfishimi numri i tyre do dyfishohet. Pas n
raundesh të tillë ose gjeneratash, numri i qelizave do të jetë:

Pas një kohe t dyfishimesh të njëpasnjëshme, numri i përgjithshëm i qelizave do


jetë:

Duke logaritmuar me bazë n kemi:

t = koha e përgjithshme e rritjes


d = koha e gjeneracionit

E anasjellta e kohës së gjeneracionit d lidhet me shpejtësinë e rritjes


• Numri i qelizave lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me biomasën qelizore X

Për këtë arsye shpejtësia specifike e rritjes mund të shprehet edhe në varësi të
kësaj të fundit ku:

Shpejtësia specifike e rritjes µ është në funksion të përqëndrimit të substratit


kufizues (që mund të jetë një burim karboni ose azoti) S; të shpejtësisë së ritjes
maksimale µmax; dhe të një konstante të substratit Ks (përqëndrimi minimal i
substratit për mbijetesën e mikroorganizmit).

Në shumë raste si parametër i shpejtësisë së rritjes përdoret koha e gjeneracionit


d (që përmendëm më sipër), ku kjo e fundit përbën kohën që i duhet një qelize
ose një mase qelizore të dyfishojë numrin ose masën e saj në kushte të caktuara
rritje.
• Në sasi të bollshme substrati (pra kur S>>>Ks),

atëherë dhe kultura rritet me shpejtësinë e saj maksimale. Por vlera e K s shpesh
është aq e ulët sa zorr se arrihet nga S gjatë rritjes.

• Por ndërsa kultura rritet e konsumon glukozën, në fund të fazës eksponenciale


përqëndrimi i saj mund të ulet nën vlerën e Ks.

• Në kushte kur S<Ks, mikroorganizmi hyn menjëherë në fazën e ngadalësimit që


karakterizohet nga një ulje e shpejtësisë së rritjes.
3. Faza Stacionare

• Faza stacionare karakterizohet nga një ulje deri në vlerën 0 të shpejtësisë së


rritjes. Këtu ndërhyjnë një sërë faktorësh që kufizojnë, ulin dhe ndërpresin
rritjen.

• Kjo ndodh sespse terreni gradualisht varfërohet nga lëndët e para ushqimore
dhe pasurohet me lëndë, produkte të metabolizmit qelizor që luajnë rol
frenues për rritjen.

• Në këtë fazë nuk kemi më rritje neto të numrit të qelizave: kjo do të thotë se
numri i qelizave të reja që formohen nga ndarja është i barabartë me atë të
qelizave që pushojnë së jetuari.

• Por kjo nuk do të thotë se qelizat nuk kryejnë funksione jetësore; ato
vazhdojnë metabolizmin energjitik dhe një sërë proçesesh biosintetike.
• Lëndët që prodhohen gjatë kësaj faze quhen metabolitë sekondarë (që u
duhen për konkurrencën midis tyre ndërkohë që dëndësia qelizore rritet mbi
atë që e lejon rritjen dhe shumimin e shpejtë të kulturës), për t’u dalluar nga
metabolitët primarë, lëndë që u duhen për vetë proçesin e dyfishimit dhe
rritjes.

• Kur metabolitët primarë mbizotërojnë mbi ata sekondarë kemi të bëjmë me


trofofazën. Kjo fazë përputhet me atë eksponenciale të rritjes mikrobike.

• Kur metabolitët sekondarë mbizotërojnë mbi prodhimin e atyre primarë,


quhet idiofazë dhe i korrespondon fazës stacionare të rritjes.

• Metabolitët sekondarë prodhohen gjatë fazës stacionare ose më saktë gjatë


periudhës kohore që lidh rritjen eksponenciale me atë stacionare, pra
periudha e uljes së shpejtësisë së rritjes. Ndër metabolitët sekondarë mund të
përmendim entibiotikët dhe disa enzima.
4. Faza e vdekjes

• Pasi popullata mikrobike arrin fazën stacionare qelizat mund të


vazhdojnë të jetojnë dhe të metabolizojnë por shpesh ato vdesin.

• Kur ndodh kjo e fundit, popullata kalon në fazën e vdekjes.

• Gjatë kësaj faze, numri i qelizave mund të qëndrojë i njëjtë por ai i


qelizave të gjalla bie në mënyrë drastike.

• Gjatë kësaj faze rezervat energjitike të qelizave janë praktikisht të


konsumuara dhe aktiviteti metabolik i tyre pushon.
• Termat lag, e nxitimit, eksponenciale, e ngadalësimit, stacionare dhe të
vdekjes nuk i referohen qelizave të veçanta por popullatës së qelizave në
tërësi.

• Shpejtësia e rritjes së mikroorganizmave ndryshon në varësi të llojit të tyre


dhe brenda të njëjtit lloj në varësi nga kushtet mjedisore midis të cilave edhe
temperatura.

• Bakteret rriten më shpejt se organizmat eukariotë me një shpejtësi që është


në përpjestim të zhdrejtë me përmasat e tyre.

• Për qëllime të përdorimit të tyre në bioteknologji, për mikroorganizmat


duhen njohur, përveç kohës së dyfishimit (generation time), shpejtësinë e
rritjes (groëth yield) që përbën sasinë e biomasës qelizore të fituar gjatë
rritjes.
• Rendimenti qelizor varet nga përbërja e mjedisit ushqyes dhe kushtet e rritjes
por natyrisht edhe nga lloji i mikroorganizmit.

• Për të shprehur matematikisht përdoret parametri YATP që përbën rendimentin


qelizor mbi sasinë e ATP-së së prodhuar. Për të llogaritur këtë parametër duhet
matur fillimisht masa qelizore (pesha e thatë) e fituar nga shpërbërja e një
sasie të njohur të lëndës energjitike.

• Këto llogariten më lehtë për organizmat fermentues sepse njihet numri i


molekulave të ATP-së së fituar për çdo rrugë përdorimi të glukozës. Për
shembull, fermentimi i glukozës në acid laktik .

• Rendimenti i rritjes varet nga përqëndrimi i lëndëve ushqimore në terrenin e


rritjes. Ky faktor ndikon nga ana e tij edhe shpejtësinë e rritjes por në
përpjestim të drejtë.
• Kulturat e përdorura në proceset Bioteknologjike janë 2 lloje:

1. Kulturat jo të vazhduara (batch cultures)

• Në sisteme të mbyllura ku rritja kryhet në një vëllim të caktuar terreni


është objekti i ndryshimeve të vazhdueshme si pasojë e metabolizmit
qelizor.

• Këto quhen ndryshe kultura jo të vazhduara (batch culture). Në fazat e


para të rritjes eksponenciale kushtet qëndrojnë relativisht konstante por
më pas ndryshimet janë shumë të shpejta dhe bëhen shkak për vdekjen
qelizore.

• Dinamika e rritjes së kulturave jo të vazhduara është e njëjtë me atë të


shpjeguar më sipër ku paraqiten të katërta fazat: Lag, Eksponenciale,
Stacionare, Vdekjes.
2. Kulturat e vazhduara

• Për të mbajtur kushtet e terrenit konstante për një


periudhë sa më të gjatë kohe, përdoren kulturat e
vazhduara. Këto të fundit janë sisteme ku
vazhdimisht shtohet terren i freskët dhe në të
njëjtën masë largohet terren i vjetër. Këto lloj
sistemesh mbajnë kështu në ekuilibër parametrat
e rritjes duke mbajtur kostante numrin e qelizave
dhe biomasën e tyre njëkohësisht.

• Lloji më i zakonshëm i aparatit që funksionon në


këtë mënyrë quhet kemostat por kjo lloj rritje
mund të kryhet edhe në kushte të prodhimit
industrial në shkallë të gjërë me anë të
reaktorëve të prosaçëm që mbështen mbi të
njëjtin parim me atë të kemostatit
• Në këtë lloj rritje mbahen nën kontroll të vazhdueshëmsi dëndësia
bakteriale ashtu edhe shpejtësia e rritjes së tyre.

• Kjo arrihet duke kontrolluar dhe monitoruar në mënyrë të vazhdueshme dy


parametrat kryesorë të rritjes në kulturë: shpejtësinë e fluksit të terrenit
dhe përqëndrimin e një lënde ushqimore kufizuese siç mund të jetë një
lëndë që shërben si burrim karboni dhe azoti.

• Qëllimi është të mbahen konstante numri i përgjithshëm i qelizave dhe


vëllimi i kulturës. Me fjalë të tjera, në këto kushte ulja e numrit të qelizave
nga largimi i produktit (outflow) balancohet saktësisht nga qeliza të reja që
formohen nga ndarja.
.

• Pra për të patur kushte të tilla të qëndrueshme, kontrollohet ajo që quhet


shpejtësia e hollimit (D, dilution rate) që përcaktohet nga raporti i shpejtësisë
së fluksit hyrës (F, flow rate), pra vëllimi që hyn në kemostat në kohë, me
vëllimin konstant të kulturës në bioreaktor apo kemostat (V).

• Ku D duhet të jetë praktikisht e barabartë me shpejtësinë specifike të rritjes.

• Për të arritur kultura të vazhduara në kushte të qëndrueshme, shpejtësia


specifike e rritjes së kulturës duhet të jetë më e ulët se ajo
maksimale, . Në këto kushte praktike kjo arrihet me anë të një pompe
që kontrollon vazhdimisht fluksin e hyrjes F duke e mbajtur ndërkohë
vëllimin në bioreaktor konstant.
• Në shkallë të larta hollimi, pra kur zëvendësimi i kulturës së vjetër me terren
të ri bëhet tepër shpejt, mikroorganizmi nuk arrin të rritet në mënyrë të
mjaftueshme sepse qelizat nuk ndjekin më të njëjtën shpejtësi ndryshimin e
lëndës ushqimore dhe kështu numri i qelizave që largohen nga kemostati është
më i lartë se numri i atyre që zëvendësohen me ato të reja që formohen nga
ndarja.

• Në hollime të ulta, një pjesë e mirë e qelizave vdesin nga “uria” sepse lënda
ushqimore shtohet me shpejtësi më të vogël se sa koha dhe sasia në njësinë e
kohës të substratit që i duhet qelizave për të mbajtur të ndezur metabolizmin e
më pas për t’u ndarë. Ekziston një nivel minimal energjie që i duhet qelizave
për të mbajtur strukturën dhe integritetin qelizor që quhet ndryshme edhe
energjia e mbajtjes (maintenance energy). Kjo është vlera në të cilën energjia
e marrë nga qeliza është e mjaftueshme vetëm për mbijetesën por jo për
shumimin dhe reaksionet biosintetike.
• Dendësia qelizore në kemostat kontrollohet nga niveli i lëndës ushqimore
kufizuese. Nëse përqëndrimi i kësaj lënde në terrenin që hyn në kemostat
rritet, por me shkallë hollimi konstante, dendësia qelizore do rritet
megjithëse shpejtësia e rritjes qëndron e pandryshuar, ndërkohë
përqëndrimi i lëndës ushqimore kufizuese qëndron në nivele minimale.

• Në këtë mënyrë, me anë rë rregullimit të përqëndrimit të lëndës ushqimore


dhe shkallës së hollimit të saj, mund të arrihet një shumëllojshmëri
dendësish qelizore që rriten në mënyra të ndryshme në kushte të ndryshme.
• Qëllimi kryesor i fermentimit në shkallë industrial është të ulin në minimum
koston dhe të rritin në maksimum rendimentin e prodhimit.

• Kjo mund të arrihet duke programuar dhe zhvilluar mënyrën më efikase të


fermentimit për çdo proces, lëndë apo organizëm të veçantë.

• Kulturat e vazhduara paraqesin një sërë avantazhesh në këtë drejtim në


krahasim me ato jo të vazhduara (batch) apo gjysëm të vazhduara ku
kultura rigjenerohet herë pas here por jo vazhdimisht (fed-batch).

• Avantazhet konsistojnë në përdorimin e fermentatorëve me përmasa të


redukstuara, kursimin e kohës, evitimin e problemeve të kontaminimit dhe
inuformitetin e prodhimit në kohë dhe në hapësirë.
Prodhimi në shkallë industrial

Një process tipik industrial që synon prodhimin e një lënde me rrugë


bioteknologjike, pra me anë të përdorimit të (mikro)organizmave në shkallë
të gjerë, pavarësisht nga lloji i organizmit të përdorur dhe lëndës që
prodhohet, konsiston në tri etapa kryesore:

1. Proçeset përgatitore

2. Fermentimi ose transformimi me anë të (mikro)organizmit

3. Proçeset përfundimtare që synojnë izolimin dhe fitimin në gjendje të


pastër të produktit.
1. Faza Përgatitore

Bëjnë pjesë proçese të tilla biologjike si:

 Përgatitja e (mikro)organizmit që do kryejë proçesin shndërrues. Kulturat që


janë fituar paraprakisht në gjendje të pastër, kalohen në enë kulture me përmasa
gjithnjë e më të mëdha për të shtuar biomasës mikrobike që do shërbejë si
inokul për prodhimin në shkallë industrial.

 Përgatitja e terrenit ushqyes dhe të gjitha proceset e sterilizimit dhe të


kontrollit të përbërësve, parametra që janë të ndryshmëm sipas llojit të procesit
bioteknologjik, organizmit prodhues dhe lëndës që kërkohet të prodhohet.
2. Faza e Biotransformimit

Në etapën e dytë bën pjesë procesi i fermentimit gjatë të cilit kryhet


konkretisht shndërrimi ose shndërrimet në të cilat konsiston një process
tipik. i ndryshëm për prodhimin e lëndëve me natyrë të ndryshme e që
kryhet në enë me përmasa relativisht të mëdha e që quhen fermentatorë ose
bioreaktorë.
3. Faza Përfundimtare

 Proceset e izolimit të produktit që mund të kryhet me metoda fizike, kimike


apo kimko-biologjike e që konsistojnë ne një sërë procesesh pas a shumë
komplekse e të sofistikuara sipas llojit të lëndës, shkallës së pastërtisë në të
cilën ajo kërkohet dhe formës fizike në të cilën ajo do merret.

 Proceset e pastrimit të produktit që janë shumë të sofistikuara kur kemi të


bëjmë me enzima apo lenedë të tjera shumë specifike e që ndodhen në sasi të
vogla në qeliza. Kjo njëkohësisht rrit ndjeshëm koston përfundimtare të
lëndës.

 Procesi i paketimit dhe tregëtimit përbën hapin përfundimtar të proceseve të


marrjes së produktit përfundimtar dhe këto janë të shumëllojshme në varësi të
llojit të produktit, formës fizike dhe të mënyrës së ruajtjes së tij të mëtejshme.
• Bioreaktorët janë enë me përmasa të ndryshme që shkojnë nga një ose disa litra
dei në disa qindra mijëra litra vëllim dhe që shërbejnë për kryerjen e procesit të
fermentimit në kushte laboratorike (1 – disa litra), në shkallë pilot,
paraindustriale dhe industrial.

 Reaktorët me përzierjë ku kjo e fundit kryhet në mënyrë mekanike (STR-


Stirred Tank Reactors).

 Kolonat me përzierje ajri ku ky i fundit, duke u gurgulluar me forcë shërben


edhe për përzierjen. Shpesh këta quhen edhe reaktore pneumatikë ose bubble
columns.

 Reaktorët me qarkullim ajri të cilët kanë një strukturë tubolare të brendshme


ose të jashtme (airlift reactors). Edhe këtu, ajri i future nën presion, shërben si
përzjerës por duke krijuar një gradient dendësie ndërmjet pjesëve të ndryshme
të bioreaktorit.
• Reaktorët përbëhen zakonisht prej çeliku të paoksidueshëm ose prej qelqi, për
vetë vettitë gërryese që kanë shpesh herë terrenet ose procedurat sterilizuese.

• Reaktorët janë të rrethuar me një këmishë me tuba gjarpërues ku qarkullon ujë


që shërben për ftohjen e terrenit që nxehet vazhdimisht nga përzierja mekanike.

• Një tjetër problem serioz për mbarëvajtjen e një procesi industrial është edhe
rreziku i kontaminimit të reaktorit me mikoorganizma të padëshirueshëm për
procesin (baktere ose kërpudha).

• Shpesh herë shkak për këtë bëhet shkumëzimi i terrenit nga përzierja e
vrullshme dhe dalja e shkumës përmes valvulave me të cilat bioreaktorët janë të
pajisur.

• Për këtë arsye rekatorët programohen në mënyrë të tillë që terreni të mos e


kalojë më shumë se 75% të vëllmit të tij, shtohen lëndë antishkumëzuese dhe,
pasi bioreaktori boshatiset, sterilizohet me avull steril
• Përveç përbërësve të karakterit mekanik,
bioreaktorët janë të pajisur me një sërë
sensorësh të cilët matin e monitorojnë
parametrat më të rëndësishëm të
paraprogramuar të procesit prodhues dhe
me një sërë rregullatorësh të cilët
rikthejnë vlerat optimale të prodhimit
p.sh. vlerën e pH-it, temperaturës,
përqëndrimit të oksigjenit, sasisë së
shkumës, etj.

• Sot të gjitha proceset e këtij lloji janë


kompjuterizuar dhe vlerat e parametrave
të rritjes së kulturës e të prodhimit luhaten
fare pak rreth atyre optimale.
• Funksionimi i bioreaktorëve pneumatikë (bubble columns) dhe i atyre me
qarkullim ajri (airlift reactors) bazohet mbi të njëjtat parime të përgjithshme të
atyre me përzierje mekanike.

• Por këta ofrojnë disa avanazhe. Ata përdorin energjinë në mënyrë më efikase
sepse përzierja në ta sigurohet nga gurgullimi ose qarkullimi me forcë i ajrit
(ose i ndonjë gazi tjetër në rastin e rritjes së mikroorganizmave anaerobë) dhe
kjo nga ajo mekanike, ku kjo e fundit eviton mundësinë për kontaminim.

• Edhe forca goditëse ndaj qelizave nga përzierja është më e ulët për reaktorët
pneumatikë. Kjo ka shumë rëndësi sidomos kur mikroorganizmat janë të
ndryshme gjenetikisht; këta janë më delikatë ndaj shkrirjes qelizore për shkak
të mureve qelizore më të dobëta që formojnë gjatë rigjenerimit të murit
qelizor.

• Kushtet e buta të përzierjes sigurojnë gjithashtu një sintezë më efektive të


proteinave (sidomos atyre rikombinante) dhe qëndrimin e qelizave në gjendje
integrale të paprekur.

You might also like