You are on page 1of 22

UNIVERSITETI I TETOVËS

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE


Programi studimor : FARMACI

PUNIM DIPLOME
Tema :
VLERËSIMI I MJEKIMIT FARMAKOTERAPEUTIK TË ARTRITIT
REUMATOID DUKE U BAZUAR NË PËRQËNDRIMIN E
PROTEINËS C-REAKTIVE
 
Mentori: Kandidatja :
Doc.Dr. Nexhibe Nuhii Sebajet Bajrami
 
 

TETOVË,2020
ARTRITI REUMATOID

Artriti Reumatoid është një sëmundje


inflamatore sistemike autoimune që shkakton
inflamacion kronik të artikulacioneve.
Sëmundja jep efekte sistemike (prek të gjitha
organet e trupit), por në veçanti prek
sinoviumin (nyjet).
SËMUNDJET REUMATIZMALE
ARTRITI REUMATOID
ETIOLOGJIA
EPIDEMIOLOGJIA
PATOGJENEZA
SHFAQJET KLINIKE
TË DHËNAT LABORATORIKE
DIAGNOSTIFIKIMI
PROTEINA C REAKTIVE (PCR)
MJEKIMI
SËMUNDJET REUMATIZMALE
Sëmundjet reumatizmale njihen që moti dhe supozohet që janë të vjetra sa edhe vet
njerëzimi. Janë shumë të përhapura, shpeshherë janë me karakter kronik.

Këto sëmundje kanë simptom të përbashkët dhimbjen dhe kufizimin e lëvizshmërisë .

Sëmundjet reumatizmale klasifikohen në:


-reumatizmi inflamator
-reumatizmi degjenerativ
- reumatizmi periartikular (rreth nyor );
-reumatizmi metabolik, etj.
Artriti Reumatoid është një sëmundje inflamatore sistemike
autoimune që shkakton inflamacion kronik të artikulacioneve. Sëmundja jep
efekte sistemike (prek të gjitha organet e trupit), por në veçanti prek
sinoviumin (nyjet).
Sinoviumi është një membranë e indit lidhor që rrethon kapsulën rreth
kockave në nyje dhe sekreton një lëng lubrifikues, lëngun synovial.

Sëmundja shoqërohet me inflamacion të membranave sinoviale dhe formim të


të ashtuquajturit “pannus” që shkakton: dhimbje, edemë, ngurtësim dhe
humbje te funksionit te nyjeve.

Kjo dukuri më mire manifestohet te nyjet periferike të ekstremiteteve në


kuptim të ndezjes kronike simetrike të më shumë nyjeve, i cili zakonisht fillon
në nyje të vogla ndërsa më pas përhapet në duar, bërryla, shpatulla, gjunjë,
kyçe.
ETIOLOGJIA
Është sëmundje me etiologji të panjohur
Patologjia e kësaj sëmundje zhvillohet ne drejtim negativ duke
lënë pas vete çdo herë dëmtime më të rënda të artikulacioneve në
EPIDEMIOLOGJIA formë të kontrakturave dhe deformiteteve.
Deformitetet zhvillohen ngadalë si pasojë e dëmtimeve
 
destruktive në nyje dhe indin periartrikular.
Fillimi i artritit reumatoid mund të ndodhë në Deformitetet shkaktojnë te pacienti kufizimin e aftësive e
çdo kohë të jetës. shpeshherë atë e bëjnë të paaftë jo vetëm për punë produktive, por
AR-ja është e pranishme në të gjithë botën edhe për kryerjen e aktiviteteve të përditshme jetësore në lidhje
me vetëkujdesjen.
dhe ka një prevalencë të konsiderushme prej
0.5 deri 1% të të rriturve,e cila pëson Faktorët mund të jenë:
ndryshime në disa popullsi Faktorët gjenetik: Faktorët gjenetikë zënë rreth 50% të rrezikut për
zhvillimin e AR. Rreth 60% e pacientëve me AR mbajnë një epitop të
prevalenca te femrat është tre herë më e lartë
HLA-DR4
se te meshkujt
Faktorët infektiv: agjentët infektiv, mykoplazmat, viruset,produktet
prek me shume moshat nga 30- 60 vjeç bakteriale,etj.
Faktorët hormonale: sëmundja shpesh fillon gjatë menopauzes ose
pas lindjes së femijes
Faktorët imunologjik : Në kuadrin e fillimit të sëmundjes, avancimit
dhe ruajtjes së aktivitetit autoimun të AR, elementët imunologjikë
luajnë një rol të rëndësishëm
PATOGJENEZA
Përpara shfaqjes së simptomave klinke, kemi
dëmtim mikrovaskular
infiltrime perivaskulare,
në vazhdim, kemi një rritje të numrit të qelizave të shtresës sinoviale
Elementët imunologjikë që luajnë një rol të rëndësishëm janë :
Aktiviteti në nivel qelizor dhe citokinat që çojnë drejt pasojave patologjike si proliferimi sinovial dhe destruksioni
artikular i vazhdueshëm, janë të ndërthurura.
Aty përfshihen :
limfocitet T-T CD4 janë komponenti kryesor i përgjigjes imune

limfocitet B, qelizat prezantuese të antigjenit (ato mund të prodhojnë shumë autoantitrupa FR, anti-CCP dhe të
sekretojnë citokinat)
një numër citokinash- TNF-alfa dhe IL-1-Makrofagët dhe fibroblastet sinoviale janë ndër prodhuesit kryesorë të
citokinave proinflamatore TNF-alfa dhe IL-1
Membrana sinoviale me aktivitet të shtuar, shëndrohet në ind me pannus dhe atakon kërcin dhe kockën
Në thelb,të gjithë pacientët kanë disa karakteristika sistemike si lodhje,temperaturë subfebrile,anemi dhe rritje të
proteinave të fazës akute (shpejtësia e eritrosedimentit-ESR) dhe proteina C-reaktive (CRP).Pavarësisht këtyre
karakteristikave,shënjestra kryesore e AR-së është membrana sinoviale, e cila është përgjegjëse për tiparet e
ndryshimeve klinike
SHFAQJET KLINIKE
Simptomat me të cilat fillon sëmundja janë: dhimbja e nyjeve, ngurtësimi
mëngjesor, edema, skuqja dhe nxehtësia e lëkurës mbi artikulacione,
temperatura subfebrile, lodhja dhe anoreksia.
fillimisht më shpesh preken artikulacionet e vogla të duarve dhe të këmbëve .

Më vonë sëmundja prek artikulacionet e tjera si : bërrylat, scapulohumeralët,


gjunjët artikulacioni atlantoaksial, temporo-mandibulare, krikoaritenoide, etj.
Është karakteristike prekja simetrike e artikulacioneve proksimale
interfalangeale dhe metafalangeale.

Vihen re disa deformime karakteristike siç janë: “ devijimi ulnar “ i duarve,


gishtat me deformime të shkronjës Z “ qafa e mjellmës ” , apo deformime si
forma e “ çekiçit”

Si pasojë e vazhdimit të sëmundjes mund të shkaktohen edhe:


dëmtime të syve, nyjet reumatoide, infeksionet, vaskulitet, dëmtimet e
veshkave, dëmtimet e mushkërive, ndërlikimet kardiake, alternimet
hematologjike.
Shenjat dhe simptomat karakteristike për Artritin Reumatoid :
 
Është simetrik, prek gjunjët,këmbët, kyçet
Dhimbja dhe edema në artikulacione është një karakteristikë thelbësore e
artritit reumatoid
Simptomat janë më të forta në mëngjes, pacienti ose pacientja e ka
vështirë të lahet, vishet apo të krihet në mëngjes
Anemi
Nodule nën lëkurë
Kur sëmundja përparon shkakton shformime karakteristike të gjymtyrëve:
gishtërinjtë e duarve zhvendosen lateralisht për nga ulna, gishtërinjtë
pësojnë kontrakturë, etj.
Përparimi shoqërohet dhe me shkatërrim të kërcit të kyçeve dhe me
ankilozë të kockave
TË DHËNAT LABORATORIKE
eritrosedimentin rritet-( ERS)
fibrinogjeni
proteina C reactive rritet-(PCR)
Faktori reumatoid (RF)

Imazheria: Radiografitë e artikulacioneve në stadet e hershme të


sëmundjes tregojnë vetëm enjtje(theksim) të indeve të buta dhe
osteoporozë të lehtë jukstaartikulare. Më vonë shfaqen erozione kockore
në buzët e artikulacioneve
PROTEINA C REAKTIVE (PCR)
 Proteina C reaktive (PCR > 6mg/l) rritet në infeksione dhe
në sëmundje inflamatore (artrit reumatoid) dhe është
parametër i rëndësishëm për monitorimin e terapisë
 Proteina C reaktive prodhohet nga mëlqia, është një
proteinë e fazës akute e cila , normalisht në serumin e
njerëzve të shëndoshë ndodhet në përqëndrime shumë të
ulëta. Përqëndrimi i PCR në serum rritet dhe ulet
 Gjatë procesit inflamator të shkaktuar nga një infeksion më shpejtë se sa ai i Sedimentimit
bakterial, nga lëndimet e indeve dhe pas ndërhyrjeve Eritrocitar (SE) Nëse pacienti shërohet
kirurgjikale, përqëndrimi i PCR hetueshëm rritet dhe këto vetvetiu, PCR zakonisht kthehet në vlerat
përqëndrime të rritura mund të zbulohen 6-12 orë pas nën 10 mg/l brenda disa ditësh ( gjë që
fillimit të procesit është ndryshe te SE ku kemi një
Pra PCR është e dobishme për: ndryshueshmëri të gjërë dhe vlerat
normale zakonisht rikthehen pas një
* dallimin e infeksioneve bakteriale nga ato virusale; periudhe më të gjatë).
* monitorimin rrjedhës së një sëmundjeje ;

* monitorimin dhe kontrollimin e infeksioneve postoperative;

* përcjelljen e efikasitetit të terapisë antimikrobiale ;


* paralajmërimin e sëmundjeve kardiovaskulare
DIAGNOSTIFIKIMI
Diagnoza e A.R. caktohet duke u bazuar në anamnezën, ekzaminimin objektiv si dhe në bazë të
analizave laboratorike dhe rentgenografike. Nuk ka test laboratorik specifik për caktimin e
diagnozës së A.R, por këto analiza ndihmojnë diagnozën dhe mjekimin e kësaj sëmundje.

Kriterët diagnostike për Artritin reumatoid sipas Kolegjit të Reumatologëve Amerikan


(Kriteret e ACR të vitit 1987 ) janë mesa vijon:

1. Shtangimi mëngjesor i nyjeve të gishtërinjëve (më i gjatë se një orë)

2. Artriti i tre apo më shumë artikulacioneve të konstatuara gjatë kontrollit mjekësor

3. Artrit i së paku një artikulacioni të shuplakës

4. Artriti simetrik (përfshirje bilaterale e artikulacioneve)

5. Nyjat reumatodide të konstatuara gjatë kontrollit mjekësor

6. Faktori reumatoid pozitiv në serum, dhe

7. Manifestimet radiologjike (osteoporoza difuze e artikulacionit MPC- metakarpofalangeal),


ngushtim i hapësirës intraartikulare, uzurat, erozionet skajore, subluksacionet dhe
luksacionet, ankiloza fibroze dhe kockore.
Diagnoza caktohet nëse janë prezent 4 nga 7 kriteret.
.

MJEKIMI
Barna antiinflamatore josteroide (BAIJS)
ACIDI ACETILSALICILIK
IBUPROFEN
KETOPROFEN
DIKLOFENAK
MELOKSIKAM
NIMESULID
NAPROKSEN
INDOMETACIN
mekanizmi anti-inflamatorë i BAIJS qëndron në reduktimin e sintezës së prostaglandinës që
është pasojë e inhibimit të ciklooksigenazës (COX)
Kortikosteroidet:
PREDNIZOLON
METILPREDNIZOLON
Efekti i mekanizmit është antiinflamator, fuqizon sintezën e
proteinës inhibuese të inflamacionit lipokortinës, e cila inhibon
mediatorët të tipit prostaglandinik dhe leukotrienik (pakësohet
sineza e proteinave që janë të rëndësishëm në procesin
inflamator, inhiboet sinteza e interkulineve dhe citokineve ose
COX-2)
Barnat që modifikojnë sëmundjet reumatike:

BARNAT IMUNOSUPRESIVE :ciklofosfamidi,


azatioprina, 6-merkaptopurina, klorambucili dhe
metotreksati. Agjentët biologjikë:
Njohja e TNF-alfa(faktor i nekrozës tumorale) dhe
METHOTREXAT.
IL-1 si citokina qendrore proinflamatore ka çuar në
Efekti i mekanizmit të barit është i paqartë, me sa
duket bari vepron në disa qeliza të veçanta të sistemit zhvillimin e agjentëve biologjik që bllokojnë këto
imunitar citokine apo efektet e tyre.
Kripërat e arit-
Agjentët biologjike që bllokojnë TNF janë
tiomalati sodiki arit( Miokrizina) etanercepti, infliximabi,etj.
tioglukoza e arit (Solganoli). Enbreli është TNF-frenues, aplikohet me injeksione
nën lëkurë 25 mg dy herë në javë.
D-penicilamina
Infliximabi është një antikorp monoklonal anti-TNF,
aplikohet në dozë 3 mg/kg. i.v. 5-6 herë në vit
Antimalarikët:
Klorokina dhe hidroksiklorokina
Sulfasalazina
QËLLIMI I PUNIMIT
 
Qëllimi i punimit ishte:
 
1) Vlerësimi i mjekimit farmakoterapeutik, simptomat dhe diagnostifikimi te të semurë me Artrit
Reumatoid;
2) Vlerësimi i barnave që modifikojnë sëmundjen (BAIJS) në reaktantët inflamatorë ( PCR dhe RF )
të cilët përmisohen dukshëm pas aplikimit të BAIJS
3) Detektimin e hershëm të pacientëve me rrezik të lartë për të zhvilluar krizë reumatike.
MATERIALI DHE METODAT
 
 
Ky studim është kryer në Ambulancën- Humana në Gostivar, gjatë periudhës prill-maj 2019. Të gjitha të dhënat janë marë
nga dosjet e pacienteve me të cilat jamë konsultuar në lidhje me sëmundjen dhe në pajtim me mjekun amë për marjen e të
dhënave.
Në këtë studim gjithsej janë analizuar pesë paciente të diagnostifikuar me AR.Te të gjitha pacientet janë analizuar vlerat
laboratorike duke u bazuar në vlerat e PCR, para dhe pas fillimit të terapisë me barna BAIJS, kortikosteroide dhe DMARDs
apo terapi të kombinuar
REZULTATET
Tabela 1.Krahasimi i vlerave të CRP,SE,RF dhe Uresë para dhe pas
trajtimit farmakologjik
  CRP SE RF Urea

Pacienti 1 192/ 132 mg/dl 14/ 10 mm/h 1586 mg/l 2.7mmol/L Grafikoni 1 Në bazë të këtij grafikoni kemi paraqitur
Pacienti 2 vl.normale 18/ 12mm/h 1596 mg/l 9.4mmol/L vlerat laboratorike të PCR-së para përdorimit të terapisë
Pacienti 3 96/ 65 mg/dl 22/ 13mm/h 1536mg/l 6.2mmol/L dhe përmirësimin e vlerave të PCR-së pas përdorimit të
Pacienti 4 48/ 32 mg/dl 30/ 17mm/h 1546 mg/l 7.0mmol/L terapisë tek pacientët me AR .
Pacienti 5 6/ 3 mg/dl 46/ 22mm/h 1622mg/l 7.2mmol/L  
50
45
Komentim: Tabela më lartë tregon se në bazë të hulumtimeve të 40
bëra tek pacientët vlerat e PCR’së janë të përmirësuara pas mjekimit 35
farmakologjik, me barnat BAIJS,kortikosteroide dhe DMARDs 30
25
apo terapi të kombinuar 20
para terapise
pas teraise
15
10
5
0
250 pacienti1 pacienti2 pacienti3 pacienti4 pacienti5
200

150 para terap


Column1
Grafikoni 2 Në bazë të këtij grafikoni kemi paraqitur
100
vlerat laboratorike të SE-it para përdorimit të terapisë dhe
50 përmirësimin e vlerave të SE-it pas përdorimit të terapisë
0 tek pacientët me AR
pacienti 1 pacienti 2 pacienti 3 pacienti4 pacienti5
Rezultatet:
Nga rezultatet vërejmë se pacientët që kemi marë për studim janë të grupmoshës nga 50-70 vjeç, që
vërtetojnë se i takojnë moshësh që mund të vuajnë nga kjo sëmundje,po ashtu i takojnë gjinisë
femërore,që preket ma shumë si gjini. Pacientët disa vite janë mjekuar në mënyrë ambulantore me
përmirësime të herëpashershme, kurse pas një kohe pacientët me përkeqsime të rënda ishin udhëzuar për
trajtim specialistik në repartin e reumatologjisë.

Pacientët kanë qenë të udhëzuar që të kryejnë testet laboratorike si PCR,SE,FR,hematokriti,funksioni i


heparit, radiografia e artikulacioneve dhe vlerësimi i lëngut në artikulacione. Në bazë të të dhënave që
kemi gjetur në dosjet e pacienteve vërejtëm se vlerat e larta të PCR dhe SE në testet laboratorike
tregojnë për një inflamacion artikular gjatë mjekimit me monoterapi nga ku fillon edhe përkeqësimi i
sëmundjes.

Pas trajtimit specialistik në repartin e reumatologjisë dhe pas përdorimit të një terapie me barnat
BAIJS,kortikosteroide dhe DMARDs apo terapi të kombinuar,fillojnë që të ulen si vlerat laboratrike po
ashtu fillon edhe të përmirësohet gjendja shëndetsore
DISKUTIMI
Antireumatikët ose antiinflamatorët josteroid janë grup bashkëdyzimesh kimike të ngjashme, me të cilat në
shumicën e rasteve fillohet dhe përfundon mjekimi i sëmundjeve reumatizmale.[20]

Sipas disa autorëve nga të dhënat epidemiologjike rreth 30milion njerëz në botë çdo ditë marin BAIJS. Rreth 8%
e popullatës në botë kanë pengesë reumatike, të cilat i qetësojnë me BAIJS. Pa dyshim, BAIJS me veprimin e vet
analgjetik, antiinflamator dhe antipiretik, dukshëm e kanë përmirësuar kualitetin e jetës së shumë të sëmurëve dhe
janë bërë terapi farmakologjike e zgjedhur(si mono terapi) e sëmundjeve reumatike.
Sipas disa autorëve ka shumë mënyra për të trajtuar AR. Edhe pse ende nuk ka një shërim të plotë për AR trajtimi
i hershëm, agresiv, është treguar efektiv për të ndihmuar parandalimin e përkeqësimit e sëmundjes.Sipas tyre ka
shumë barna të dedikuara për AR, të cilët ulin dhimbjet, ënjtjetdhe imflamacionin në nyje. Disa prej atyre
parandalojnë dhe minimizojnë progresin e sëmundjes.
Mjekimi farmakologjik fillon me barnat anti-inflamatore josteroide së bashku me kortikosteroidet që shërbejnë si
terapi fillestare deri sa të japin efektin barnat që modifikojnë sëmundjet reumatike (DMARDs) apo si terapi e
kombinuar.
 
Sipas autorëve Prof.Dr. Ajtekin OGUZ, Prof.Dr. Rafet YIGITBASHË , Prof.Dr. Birsel KAVAKLI dhe Prof.Dr.
Özgür KESHKEK, sipas një studimi që kanë bërë tek pacientët me AR, tregojnë se “mjekimi me terapi të kombinuar
me barna BAIJS,kortikosteroide dhe DMARDs, ka një përparësi mëtë lartë dhe efikasitet në mjekimin e AR”,
përkundrejt monoterapisë. Në këtë rast mund të themi se rezultatet që ne i kemi fituar përputhen me të dhënat nga
shumë autorë të tjerë që dmth se kemi rekomanduar një terapi racionale për pacientët që kemi marë për këtë studim.
 
PËRFUNDIMI
Në vend të përfundimit do të përkujtojmë se vetëm me diagnostifikimin dhe mjekim të hershëm të kësaj sëmundje, me bashkëpunim dhe me
punë profesionale do të pretendojmë zbutjen e shenjave dhe simptomave të sëmundjes, evitimin e invaliditetit dhe kthimin e të sëmurëve në
vendin e punës dhe në aktivitetet e tjera jetësore.
Duke u bazuar në rezultatet e këtij punimi, por edhe nga të dhënat e autorëve të tjerë, mund të arrijmë në përfundim se përcjellja e
treguesve laboratorik siç janë: CRP, RF, SE, para dhe pas terapisë me qëllim të vlerësimit të suksesit ose të mossuksesit të kësaj forme të
mjekimit, pra janë kriteret standarde që përcaktojnë ekzistimin e Artritit Reumatoid.
Më në fund do ju kisha sugjeruar pacientëve, edhe pse ende nuk ka një shërim të plotë për AR, trajtimi i hershëm, agresiv ështët trguar
efektive për të ndihmuar parandalimin e përkeqësimit të sëmundjes. Pacientet duhet që të respektojnë mendimet dhe udhëzimet e mjekëve
amë dhe specialistëve, të cilët rekomandojnë një terapi me BAIJS(ibuprofen,ketoprofen,indometacin),kortikosteroide(prednizon,
methylprednisolon) , DMARDs (sulfasalazin, methotrexat ), dhe barnave të tjera që janë rekomanduar si ndihmëse, për të dhënë veprimin
farmakologjik maximal, duhet që marin terapinë sipas udhezimit,me qëllim që të kenë një përmirësim shumë të theksuar si në si në
simptoma, në gjendjen fizike e psiqike.
FALEMINDERIT

You might also like