You are on page 1of 28

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

STATE UNIVERSITY OF TETOVA


FAKULTETI I SHKENCAVE TË MJEKËSISË
PROGRAMI STUDIMORË :
INFERMIERI PËRGJITHSHËM

PUNIM DIPLOME
TEMA :
KERATITET, LLOJET, MJEKIMI DHE KUJDESI
INFERMIEROR

Mentor : Kandidatja :
DOC. DR. NASIR BEXHETI PAJTIME
VELII
Mr.Sci.Dr. NADI RUSTEMI
Tetovë , 2015
Anëtarët e komisionit :

1. Mr.Sci.Dr. Nadi Rustemi


2.
3.

Kandidatja :
Pajtime Veliu

Mentor :
Doc. Dr. Nasir Bexheti
Prof. Mr.Sci.Dr. Nadi Rustemi

Data e mbrojtjes :

Lënda e Oftalmologjisë

2
Tema : Keratitet, llojet, mjekimi dhe kujdesi infermieror
PARATHËNIE

Për realizimin e gjithë kësaj dhe arritjen deri te diplomimi falenderoj Allahun që më
dha shëndet dhe më pas falenderoj të gjithë familjarët e mi që më përkrahën dhe
qëndruan pranë meje gjatë gjithë kohës gjithashtu falenderimet më të veçanta shkojnë për
nënën time.
Dua të ceki edhe diçka se meritë më të madhe për atë se çka jam unë sot shkojnë për
babain tim të ndjerë pasi që dëshira e tij ishte që unë të bëhesha një infermiere.

3
FALENDERIMET

Gjithashtu falenderime të veçanta shkojnë edhe për mentorin e temës Prof. Dr. Nadi
Rustemi i cili gjatë gjithë kohes së punimit të temës më ka mbështetur dhe më ka
ndihmuar deri në përpilimin e saktë të temës.
Gjithashtu falenderoj edhe anëtaret e komisionit.
Ju falenderit shumë për kohën që ndatë.

4
REZYME

Keratiti është infeksion i cili nëse nuk merren masa në kohë mund të përfundojë deri në
heqjen e kornesë pra keratoplastikë.
Sot është arritur një avans shumë I rëndesishëm në diagnostifikimin dhe trajnimin e të
gjitha llojeve të keratiteve.
Por neglizhenca apo mos ardhja në kohë e pacientëve në kontroll tek oftalmologu e
vështirëson trajtimin e keratiteve.
Në materialin tonë të analizuar kemi konkluduar që mosha më e prekur me këtë diagnose
është mosha 55-64 vjeç dhe si shkaktarë më i shpeshtë i keratiteve është streptococu
pseudomonas, me 21 raste apo 41.17% ku më pas parapin keratitis viral dhe aj bakterial
me nga 13 raste 25.49% dhe keratitis mikotik me vetëm 7 raste apo 13.72% dhe gjith kta
tëdhëna I kemi paraqitur në tabela.

5
REZYME

Keratitis is infection that unless action is taken in time can be over until the removal of
cornea is then brought to a keratoplasty.
Today more important advancement in the diagnosis and the treatment of all types of
keratitis.
But not negligence or timely arrival of patients in the ophthalmologist control.
We analized our material and we found that the age of the affected is 55-64 years old.
The most common cause of the keratitis is streptococu pseudomonas, with 21 cases or
41.17 % whereupon viral and aj parapin bacterial keratitis in 13 cases, 25.49 % and
Fungal keratitis with only 7 cases or 13.72 % and the entire ATC This data I have
presented in the tables.

6
PËRMBAJTJA

I Hyrje
1.1 Kornea
1.2 Anatomia e kornesë
1.3 Keratitet dhe ndarja e tyre
1.4 Keratiti bacterial
1.5 Keratiti viral
1.6 Keratiti mikotik
1.7 Keratiti alergjik
1.8 Keratitet e shkakëtuara nga parazitet
1.9 Keratitet trofike

II Qëllimi i punimit

III Materiali dhe metodat

IV Rezultatet e punës
1.1 Numri I pacientëve sipas llojit të keratiteve
1.2 Struktura e paraqitjes sipas gjinisë
1.3 Pacientët e prekur nga keratiti sipas grupmoshës
1.4 Shkaktarët më të shpeshtë të keratiteve

V Diskutimi

VI Kujdesi infermieror te të sëmurët me keratite

VII Përfundimi
VIII Biografia
IX Literatura e shfrytëzuar

7
I HYRJE

1.1 Kornea

Kornea gjendet në majën e syrit. Nëpërmjet saj u nënshtrohen drita dhe fotografitë që
vijnë në shikim drejt retinës.

1.2 Anatomia e kornesë

Kornea është një zone transparente e syrit që mbulon irisin (pjesën me ngjyrë të syrit),
pupilën, dhomen e përparme dhe nuk përmban enë gjaku mirëpo ka shumë mbaresa
nervore.
Kornea ështe shpesh transparente dhe lejon dritën të depërtojë nëpër të . Është një pjesë
shumë e rëndësishme e syrit por mezi duket sepse është e përbërë nga indet e pastra.
Kornea ka një diameter prej rreth 11,5nm dhe një trashësi prej 0,5 -0,6 nm në qendër dhe
0,6-0,8 nm në periferi. Pasi që kornea nuk ka vazo gjaku ajo oksigjenin e merr direct nga
ajri.

Ndertimi histologjik i kornesë


Kornea histologjikisht ndërtohet nga pesë shtresa:

1. Shtresa epiteliale- paraqet vazhdimësinë e epitelit të konjuktivës. Është e ndërtuar nga


pesë shtresa të qelizave me trashësi të përgjithshme rreth 50 mikron të cilat kanë aftësi të
rigjenerohen p.sh. pas ndonje traume qelizat shumohen dhe e mbulojnë zonën e
traumatizuar.
2.Stroma- perben rreth 90% të trashësisë korneale. Është e ndërtuar nga fibrat e
kolagjenit. Funksioni kryesor I saj është që ti jap kornesë forcën dhe formën.
3. Membrana e Boemanit- është e vendosur në mes të shtresës epiteliale dhe stromës.
Është e perbërë ngaa indi kompakt lidhor dhe nuk është elastike.

8
4. Membrana e Descementit- gjendet në mes të stromës dhe endotelit. Per dallim nga
membrane e Boemanit kjo membranë është pa structure, shumë e hollë dhe elastike por
është shumë e fortë.
5. Endoteli- është shtresë e thellë e kornesë. Përbëhet vetëm nga një shtresë qelizash. Ka
funksion jetësor pasi që rregullon sasinë e ujit në korne nga çka mvaret tejdukshmëria e
saj.

1.3 Keratitet

Keratitet janë procese inflamatore që ndikojnë në korne. Keratitet mund të jenë


sipërfaqësore ose të thella në mvarësi të vendodhjes.
Shkakëtari në rastin e pare dmth në keratitet sipërfaqësore vjen nga jashtë dhe në rrastin e
dytë dmth te keratitet e thella vjen përmes vazove të gjakut.
Keratiti zakonisht shkaktohet pas ndonjë traume të syrit ose pas ndonjë intervenim
kirurgjikal në sy.
Shenjat e përbashkëta për të gjitha llojet e keratiteve janë :
- dhimbje okulare që shtohet gjatë lëvizjes së palpebrave mbi korne
- fotofobia ndodh nga kontraktimi I dhimbshëm i irisit të inflamuar
- ulje e mprehtësisë së pamjes
- lotimi
Anatomikisht dallojmë:
1. Keratit epitelial- epiteli është vendi kryesor i keratitit. Ndryshimet epiteliale luhaten
nga edema e thjeshtë në erozione, formim filamentesh.
2. Keratit stromal – vihet re infiltrimi I stromës nga qelizat inflamatore edem që duket
ngatrashja e kornesë, opacifikimi dhe cikatrizimi I saj, nekrozë që çon në perforim të
kornesë dhe formimi I vazove të gjakut.
3.Keratiti endotelial- çrregullimet e endotelit korneal shkaktojnë edemë korneale që në
fillim prek stromën dhe më pas epitelin. Ndryshe nga më lartë kjo edemë shoqërohet me
rritje të presionit intraokular.

Etiologjikisht dallojmë:

9
1.4 Keratiti bakterial

Ndodh pas një traume ose pas një konjuktiviti bakterial. Agjnetët bakterial janë:
staphylococcus aureus, staphylococcus epidermidi, staphylococcus pseudomonas dhe
kryesisht nga pneumococus.
Favorizohet nga trauma, lentet e kontaktit, infeksioni i rrugëve lakrimale, diabeti, etj.
Përveç shenjave të përgjithshme ka edhe sekrecion purulent dhe në sy duket hypopioni
(grumbullimi I qelbit në kamerën anteriore), një opacifikim korneal I bardhë dhe skuqje e
syve. Ndërlikohet me ulqerë korneale dhe perforim korneal, humbje e shikimit ose me
abces korneal.
Trajtimi: aplikimi local I antibiotikëve me spektër të gjërë veprimi si Tobramicina.
Korikoterapia është e kundër indikuar. Në raste të rënda është e nevojshme transplanti
korneal.

1.5 Keratiti viral


Pasojat e keratiteve virale janë duke filluar nga një infeksion I thjeshtë deri në verbim të
syrit ku kemi disa lloje të herpesit por si herpese më të shpeshta do të përmendim herpes
simplex virusin dhe herpes zoster virusin. Herpes keratitis paraqet infeksion viral te

10
kornesë. Shënohet një rritje e numrit të keratiteve të shkaktuara nga viruset si pasojë e
përdorimit të antibiotikëve dhe kortikozonikëve. Në mjekimin e sëmundjeve të syrit
keratit herpetik apo ndryshe si herpes simplex virusi 1 dhe simplex virusi 2.
Ndodh në dy forma në atë primare dhe atë rekurente.
1. Forma primare prek fëmijët duke fillauar prej moshës 6 muajshe deri në moshen 6
vjeçare e cila paraqitet në formë latente dhe mund të aktivizohet persëri. Ndosh si pasojë
e një infekcioni primar nga herpes simplex virus.
2.Forma rekurente ndodh nga reaktivizimi i herpes simplex virusi 1 që ishte I fjetur në
ganglion Gasseri. Faktorët favorizues të reaktivizimit janë sëmundjet sistemike, gjendjet
imunodeficitare, stresi, etj .
Ky keratit është unilateral dhe shoqërohet me adenopati.
Klinika: skuqje unilaterale të syrit, dhimbje, irritim okular, lotim dhe vezikula me
konjuktiva.
Diagnostifikimi: zakonisht bëhet në bazë të pasqyrës klinike por edhe me kultivimin e
indeve në kultura për analiza mikrobiologjike.
Trajtimi: pacientet që janë me karatit viral trajtohen me terapi antivirale siç janë: pikat
trifluridine 1% 8-9 herë në ditë ose me administrim oral të acyclovir ose valacyclovir per
10 deri më 14 ditë.

11
1.5 Keratiti nga varicela zoster virusi
Nga ky virus preket dega oftalmike e nervit trigeminus. Nga ky virus preken moshat e
mëdha. Paraqitet me fryerje të palpebrës, ptoze palpebrale, neurolagi dhe atrofi skleral.
Pacientët ankohen për dhimbjen në fytyrë, temperature dhe alterim të gjendjes së
përgjithshme, rrënie e të pamurit.

Keratitis ulceros superficial paraqet ndryshime sipërfaqësore të epitelit të kornesë t5 cilat


paraqiten si rezulltat I kushteve infektive dhe jo infektive. Gjatë ngjyrosjes me
fluorescine mund të shohim ndryshimet që mund të paraqiten në fund të degës ose
KERATITIS DENTRICA në formë të pikave ose KERATITIS PUNKTATA dhe nëse
ulceracioni zgjerohet kemi KERATITIS GEOGRAFICA. Pasi që ndryshimet I ngjajnë
hartës gjeografike.
Trajtimi: I këtyre pacientëve bëhet me kortikosteroid pasi që kanë efekte në lehtësimin e
simptomave.
Keratiti herpetik stromal- paraqitet në dy forma: forma më e rëndë dhe forma më e rrallë.
Forma më e rëndë është keratiti stroma nekrotik dhe forma më e rrallë është keratiti
stromo disciform.

12
1.6 Keratiti mykotik

Keratiti mykotik shkaktohet nga candidoza actinomykoza ose aspregiloz. Keratiti


mykotik zakonisht është sekondar pas një ulcere egzistuese dhe favorizohet nga antibiotik
terapi locale. Është keratit shumë I vështirë pë tu trajtuar dhe ndonjëherë ndodh të
shoqërohet me hypopion.
Symptomet që e shoqërojnë keratitin mykotik janë: syri I kuq, dhimjbe, fotofobi, ndjesi e
trupit të huaj ne sy dhe ulje e shiqimit.
Trajtimi: I këtyre pacientëve me keratit mykotik bëhet me antimykotik lokal si
primaricine.

1.7 Keratiti alergjik


Keratit alergjik paraqer inflamacion të kornesë për shkak të një reaksioni alergjik.
Zakonisht paraqitet në stinët e ngrohta sidomos në pranverë. Keratitin alergjik e
shoqërojnë këto simptome: djegie, kruarje, lotim, skuqje e përflakur për arsye të lirimit të
histamines nga sistemi imun si një reagim ndaj pranisë së ndonjë trupi të huaj.
Trajtimi: te të sëmurët me keratit alergjik bëhet në këtë mënyrë : në fillim bëjmë zbutjen
e shenjave pra dmth jepet terapi histamike, terapi antibakteriale dhe terapi antivirale.

13
Gjithashtu vlen të përmendim edhe reaksionet alergjike të kornesë ndaj
staphylococut,ndaj barnave dhe ndaj preparateve kozmetike.
Në këtë grup bëjnë pjesë: keratitis phlyctaenularis, keratitis parenhymatosa e lue
congenital dhe keratitis parenhimatosa tuberculosa.
1. Keratitis phlyctaenularis-bënë pjesë në pasqyrën klinike të keratokonjuktivitit
flikenuloz.
2. Keratitis parenhymatosa e lue congenita – kjo lajmërohet gjatë pubertetit te fëmijët me
lue kongjenitale. Kjo paraqitet në tre faza: në fazën fillestare paraqitet edema e kornesë
me infiltrate të thella të cilat prej periferis shtrihen deri në qendër të kornesë. Në fazën e
dytë lajmërohet vaskularizimi I thellë I cili kornesë I jepë ngjyrë të kuqe. Në fazën e tretë
infiltratet resorbohen. Mbeten cikatrikse difuze me enë gjaku të zbrazëta pa qarkullim të
gjakut.
Mjekimi: te keta pacientë bëhet etiologjik dhe antialergjik.
3.Keratitis parenhymatosa tubeculosa- per dallim nga keratiti parenhymatosa e lue
congenital është monolateral dhe sektoral. Vaskularizimi te ky keratit është më pak I
shprehur dhe shpesh here shoqërohet me sklerit.
Diagnostifikimi:ikëtij keratiti bëhet në bazë të testit të tuberkulinës.
Mjekimi:I këtyre pacientëve bëhet me tuberkulostatik dhe kortikosteroid në formë të
pikave.

14
1.8 Keratitet e shkaktuara nga parazitet

Këtë lloj të keratiti e shkakton kryesisht acathamoeba e cila jeton në rubinet e ujit,
pishinave, lumenj, liqene por jeton edhe te njeriu që bën pjesë në florën normale të gojës.
Zakonisht paraqitet tek njerëzit të cilët përdorin lente të kontaktit duke u shkaktuar
dhimbje të forta në sy, fotofobi, skuqje, dhe ulje të pamurit.
Trajtimi:te ky lloj keratiti përfshihen medikamente antiparazitike dhe antibiotikë. Kjo
gjendje mund të çojë deri në verbim nëse nuk trajtohet shpejt dhe në mënyre të
përshtatshme,

15
1.9 Keratitet trofike
Keratitet trofike paraqiten për shkak të çrregullimit të proceseve metabolike të kornesë
dhe këto janë:
- keratitis neuroparalitika
- keratitis logothalmo
- xerophthalmia
Keratitis neuroparalitika- është një ndryshim degjenerativ në kornenë e syrrit. Lajmërohet
si pasojë e demtimit të ganglionit Gasseria. Anestezioni I kornesë persiston për shkak të
dëmtimit të degës sensitive të nervit trigeminus. Në qendër të kornesë lajmërohet edem I
epitelit dhe I stromës me defekte të cilat nuk mbyllen. M e fillim në kohë të trajtimit
prognoza është e mire, lot artificial të lagëta.
Keratitis logothalmo- lajmërohet në raste ku për shkaqe të ndryshme kapakët e mbyllur
nuk e mbulojnë pjesën e poshtme të kornesë.

16
Simptomet e keratitis logothalmo janë; dehidratimi korneë dhe ndjesi e trupi të huaj.
Trajtimi: konsiston në aplikimin e lotëve artificial apo preparateve të tjera sic janë vajra
me erë të këndshme , etj.
Xerophthalmia- në vendet perendimore është simptomë e përhapur e dehidratimit të
jashtëm të syrit. Mund të paraqitet si pasojë e mungesës së vitmainës A. Gjatë kësaj
mund të paraqitet skleroza e konjuktivës dhe e kornesë si dhe keratomalacia ( zbutje e
kornesë). Keratomalacia mund të rezultojë në raste të rënda, humbje të plotë të
funksionit.
Simptomet e xerophthalmis janë: kornea duket e shurdhër , e thatë dhe kemi kruarje
intensive të syrit.
Trajtimi: I kesaj mvaret nga sëmundja themelore. Simptomatike mund të jetë mungesë e
terapisë lotsjellëse lëngjeve nga lëngu zevendësim.

II Qëllimi i punimit
1.Përcaktimi i llojeve më të shpeshta të keratiteve
2.Përcaktimi I shfaqjes se keratiteve sipas gjinisë
3.Përcaktimi I keratiteve sipas grupmoshës
4.Të përshkruaj kujdesin infermieror të pacientëve me keratit

17
III Materialet dhe metodat e shfrytëzuara

Për punimin dhe realizimin e këtij punimi janë përfshirë gjithsej 51 pacientë prej moshës
35 vjeç e mbi 64 vjeç.

18
Ky studim bazohet në materialin e mare nga reparti Oftalmologjik pranë Spitalit Klinik të
Tetovës në librin e shënimeve të kontrolleve të pacientëve dhe dokumenteve tjera
egzistuese në këtë repart gjatë vitit kalendarik 2013-2014.
Për regjsitrimin e pacientëve është përdorur metoda kompjuterike prej nga kemi
grumbulluar dhe përpunuar të dhëna për çdo pacient. Me përpunimin e të dhënave në
programin kompjuterik Microsoft Word janë fituar tabelat në të cilat janë dhënë
përshkrimet numerike të parametrave të hulumtuar. Analizën e veçorive numerike të të
dhënave të fituara e kemi bërë me metoda statistikore.

1.1 Tabela 1 Numri I pacientëve sipas llojit të keratiteve

Lloji I keratiteve Nr. i pacientëve %

19
Keratiti herpetik viral 13 25,49%

Keratiti bakterial 13 25,49%

Keratiti alergjik 18 35,29%

Keratiti mykotik 7 13,72%

Gjithësej 51 100%

Diagrami 1. Struktura e pacientëve sipas llojit të keratiteve pranë Spitalit Klinik të


Tetovës gjatë vitit kalendarik 2013-2014

1.2. Tabela 2 Pacientët të prekur nga keratiti sipas gjinisë

Gjinia e pacientëve Nr I pacientëve %

20
Meshkuj 23 45,1%

Femra 28 54,9%

Gjithsej 51 100%

Diagrami 2. Struktura e paraqitjesë së keratiteve sipas gjinisë pranë Spitalit Klinik të


Tetovës gjatë vitit kalendarik 2013-2014
1.3 Tabela 3. Pacientet të prekur nga keratitet sipas grupmoshes

Grup-mosha vitet Nr. I pacientëve %


35-44 vjeç 11 21,56%

21
45-54 vjeç 12 23,52%
55-64 vjeç 21 41,17%
Mbi 64 vjeç 7 13,72%
Gjithsej 51 100%

Diagrami 3. Struktura e paraqitjes së keratiteve sipas moshës së pacientëve pranë Spitalit


Klinik të Tetovës gjatë vitit kalendarik 2013-2014
1.4 Shkakëtarët më të shpeshtë të keratiteve

Shkakëtarët më të shpeshtë Nr. I pacientëve %


Staphylococu 13 25,49%
Streptococu pseudomonas 21 41,17%
Acanthamoeba 10 19,6%
Lente kontakti 7 13,72%

22
Gjithsej 51 100%

Diagrami 4. Struktura e paraqitjesë së shkakëtarëve te keratiteve pranë Spitali Klinik të


Tetovës gjatë vitit kalendarik 2013-2014

IV Rezultatet e punës

Pranë repartit Oftalmologjik të Spitalit Klinik të Tetovës gjatë vitit kalendarik 2013-2014
janë trajtuar gjithsej 51 pacientë që vuanin nga keratitis.
Nga rezultatet e përpunuara në rend të pare janë pacientët që vuanin nga keratiti alergjik
ku kemi 18 raste apo 25,49% ku më pas paraprin pacientët që vuanin me keratit herpetik (
viral) dhe pacientët që vuanin me keratit bakterial me nga 13 raste apo 25,49% dhe me

23
më pak raste kishte pacientë me keratit mykotik ku kishte vetëm 7 raste apo 13,72% dhe
gjithë këto të dhëna I kemi paraqitur në tabela.

V Diskutimi

Siç cekëm edhe më lartë se nëse nuk merren masa preventive në kohë mund të vijë derri
në heqjen e kornesë apo keratoplastike.
Mirëpo sot mjekësia është avancuar shumë gjithashtu edhe reparti Oftalmologjik I
posedon të gjitha metodat diagnostifikuese dhe për këtë dua të them se mos ardhja e

24
pacientëve në kohë për kontrolle te oftallmologu evështirëson trajtimin e keratiteve dhe
mund të vijë deri në heqjen e kornesë pra keratoplastike.
Gjatë përpunimit të këtij punimi kemi arritur të shohim se mosha më e prekur nga keratiti
gjat5 vitit kalendarik 2013-2014 ka qenë mosha 55- 64 vjeç me 21 raste apo 41,17% ku
në rend të dyte kemi moshën 45-54 vjeç me 12 raste apo 23,52% dhe ne rend të tretë
kemi moshën 35-44 vjeç me 11 raste apo 21,56% dhe mosha mbi 64 vjeç ishte më pak e
prekur me 7 raste apo 13,72%.
Kurse për nga gjinia gjatë këtij viti kalendarik 2013-2014 më shumë ka qenë e prekur
gjinia femrore me 28 raste apo 54,9% dhe gjinia mashkullore më pak e prekur me 23
raste apo 45,1%.
Lloji më I shpeshtë I keratitit ishte keratiti alergjik me 18 raste apo 35,29% ku m5 pas
paraprin keratiti herpetik dhe ai bakterial me nga 13 raste apo 25,49% dhe si lloj I keratit
më pak I paraqitur ishte ai nikotik me 7 raste apo 13,72%.
Gjithashtu kemi arritur të zbulojmë edhe shkatarin më të shpeshtë të kësaj sëmundje që
është streptococu pseudomonas me 21 raste apo 41,17% dhe në rend të dytë kemi
staphylococu me 13 raste apo 25,49% ku më pas paraprin acanthamoeba me 10 raste apo
19,6% dhe si më pak shkaktarê janë lente kontakti me 7 raste apo 13,72%.

VI Kujdesi infermieror te të sëmurët me keratit

Tek pacientët e sëmurë me keratit kujdesi infermieror është I përqëndruar në ambullantat


oftalmologjike ose te pacientet e shtrirë në spital si gjatë dhënies së ndihmës së pare ashtu
edhe gjatë dhënies së këshillave të nevojshme që do ti shërbejë pacientit për kurrim
shtëpiak. Gjtihashtu si primare duhet të cekim se tualeta e syve bën pjesë në kujdesin

25
infermieror, sekrecioni I grumbulluar në sy duhet hequr nga syri I pacientit para
egzaminimit nga mjeku oftalmolog.
Për pastrimin e sekretit infermierja duhet të bëjë shpërlarjen e syrit me tretje fiziologjike
ose me mjete të buta antiseptike dhe kur infermierja të bëjë punën e saj me kujdes dhe në
nivelin e duhur atëherë mjekut oftalmolog I mundesohet egzaminim më I mire I syrit
duke kontrolluar të gjitha pjesët e inflamuara të kornesë. Gjithashtu për këtë egzaminim
pacienti vendoset ne karriken e intervenimit me kokën që duhet të jetë e kthyer ne
pozicion anësh.Me anë të këtij pozicioni pamundësohet depërtimi I solucionit ne rrugët
lakrimale. Infermierja gjatë përdorimit të solucioneve dhe kremrave ose yndyrërave për
sy duhet që duart ti laj me qëlim të shmangies së infeksioneve. Solucioni hidhet ne
sakusin konjuktival dhe njëkohësisht bëhet një presion I lehtë në punkën lakrimale me
qëllim të zgjatet veprimi I barit në konjuktivë. Kremërat dhe yndyrërat vendosen në
fokusin e poshtëm konjuktival duke I urdhëruar pacientit që të shikojë lartë. Gjatë gjithë
kohës manipulohet me gaze sterile që janë për një përdorim (dmth pas përdorimit duhet të
hedhim gazën).
Pastaj syri mbyllet me gaze sterile dhe ngjitet me leucoplast. Pas intervenimit infermierja
duhet që ti lajë dhe pastrojë duart me qëllim që mos të bartë ndonjë infeksion te pacienti
I rradhës. Gjithashtu pacientit I tregohet me kujdes se si ta përdorë terrapin e ordinuar nga
mjeku oftalmolog

VII Përfundimi

Nga e gjithë ajo që diskutuam më pare dhe në bazë të rezultateve që kemi arritur të
nxjerrim kemi konkluduar se gjatë vitit kalendarik 2013-2014 pranë Spitali Klinik të
Tetovës në repartin e Oftalmologjisë gjithsej me keratit janë trajtuar 51 pacientë
grupmosha e të cilëve ka qenë prej 35 vjeç e deri mbi 64 vjeç.

26
Si grupmoshë më e prekur ka qenë grupmosha prej 55-64 vjeç me 21 raste apo 41,17 %.
Si gjini më e prekur nga keratiti ka qenë gjinia femerore me 28 raste apo 54,9%.
Siç cekem edhe më lartë se kemi disa lloje të keratiteve dhe si më I shpeshtë ka qenë
keratiti alergjik me 18 raste apo 35,29% dhe si shkakëtarë më I shpeshtë ka qenë
streptococu pseudomonas me 21 raste apo 41,17%.
Mirëpo si përfundim kisha dashur të apeloj te të gjithë ata që kanë ndonjë problem me
shqisen e të pamurit sa më pare të paraqiten tek oftalmologu,pra gjatë paraqitjes së
simptomave të para që mos të vijë deri tek komplikimet e shumëta që mund të
shkaktohen si pasoj e keratiteve,pra dmth me zbulimin e hershem të keratitit si dhe
diagnostifikimin e saktë të llojit të shkakëtarit parandalojmë komplikimet e shumëta që
çojnë deri në heqjen e kornesë pra keratoplastike.

BIOGRAFIA

Une quhem Pajtime Veliu e lindur me 11.06.1991, nga f. Tearc, shkollën fillore e kam
kryer në f. Tearc shkolla fillore Kiril Pejcinoviq ku më pas u regjistrova në shkollën e
mesme të mjeksis Nikola Shtejn Tetovë drejtmi mjeksi e përgjthshme. Pas mbarimit të

27
shkollës mesme në vitin 2010 u regjistrova në fakultetin e mjeksis drejtimi Infermieri të
përgjithshme pran USHT.

28

You might also like