You are on page 1of 6

Sëmundja e celiakisë apo intoleranca ndaj glutenit/

Simptomat, analizat dhe këshilla

Celiakia është një sëmundje e aparatit tretës që dëmton zorrën


dhe ndërhyn në përthithjen e ushqyesve në ushqim. Të prekurit
nga kjo sëmundje janë intolerantë ndaj glutenit, proteinës që ka
gruri, elb dhe thekër.
Gluteni është prezent në usqhime, por ka gjurmë të tij dhe në
produkte për përdorim të zakonshëm si ilaçet, integratorët, gjalpi
i kakaos etj.
Kur personat e prekur nga celiakia marrin ushqime apo përdorin
produkte që përmbajnë gluten, sistemi i tyre imunitar reagon
duke dëmtuar apo shkatërruar vilin intestinal (gunga të vogla në
formëfishti që ndodhen në mukozën e zorrëve). Ato janë
përgjegjëse për përthihtjen e substancave ushqyese që kalojnë
muret e zorrëve e përfundojnë në gjak. Nëse këto nuk
funksionojnë mirë personi shfaq simptoma të kequshqyerjes, dhe
pse ushqehet në mënyrë të rregullt.
Sëmundjet e celiakisë janë të ndryshme nga një person në tjetrin,
por përfshijnë:
Fryrje dhe dhimbje të zorrëve
Diarre
Të vjella
Kapsllëk
Feçe të zbehtë dhe me erë të keqe
dobësim
Celiakinë mund ta shohim në dy forma
Si një sëmundje e keqpërthithjes, pra lënda ushqyese nuk
përthithet siç duhet
Si reaksion jonromal imunitar ndaj glutenit.
Ajo është parë dhe si “përhapje” celiakisë, “përhapje” tropikale
apo enteropati e glutenit. Ajo transmetohet gjenetikisht,
domethënë prek anëtarë të së njëjtës familje, por në disa pacientë
shpërthen, apo manifestohet për herë të parë pas veprime të tilla
si:
Ndërhyrje kirurgjikale
Shtatzëni ose lindje
Infeksione virale
Apo një stres emotiv shumë i fortë
Celiakia ëshë e përhapur në të gjithë botën, në fillim mendohej se
ishte një sëmundje e rrallë e fëmijërisë, por tashmë është
konfimruar si një nga sëmundjet gjenetike më të zakonshme. Ajo
gjithashtu është e shpeshtë dhe tek personat e prekur nga
sëmundje të tjera gjenetike, si për shembull sindromi Dovvn apo
Turner, një sëmundje që ndikon në zhvillimin femëror.
Pyetja më e shpeshtë është nëse ka ndonjë problem të heqësh
dorë nga gluteni edhe pse nuk ke celiaki?
Gjithmonë e më shpesh lexohet se përjashtimi i glutenit nga
ushqyerja është një zgjedhje e shëndetshme që favorizon
mirëqënien, por nuk është kështu. Jo vetëm që eleminimi i kësaj
molekule nga dieta bëhet më e rëndë nga ana ekonomike, por
nëse e bëni pa një rekomandim që e keni të nevojshëm,
ekspozoheni ndaj mangësive të rrezikshme që lidhen me
aminoacidet specifike dhe mikroushqyesit e tjerë si fibra,
vitamina B, antioksidantë, hekur, selen dhe magnez.
SIMPTOMAT
Tek fëmijët
Dhe tek pacientët më të vegjël simptomat janë gjerësisht të
ndryshueshme, ato të lidhura me traktiin tretës janë më të
zakonshmet tek të porsalindurit dhe fëmijët e vegjël dhe
përfshijnë fryrje dhe dhimbje të zorrëve, diarre, të vjella, kapsllëk,
feçe të zbehtë dhe me erë të keqe, dobësim.
Një tjetër simptomë tek fëmijët është nervozizmi.
Përthithja e keqe e substancave ushqyese, pikërisht në periudhën
ku ushqimi është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillin
normal të fëmijës, mund të shkaktojë probleme të tjera, si për
shembull vështirësi në zhvillimin e të porsalindurve, vonesa në
rritjen dhe shtat të vogël, vonesa në pubertet dhe difekte të
zmaltit të dhëmbëve dhe të dhëmbëve të përherhshëm.
Tek të rriturit
Simptomat e celiakisë tek të rriturit ndryshojnë nga personi në
person dhe mund të prekin si aparatin tretës dhe pjesë të tjera të
organizmit; të rriturit kanë më pak mundësi të vuajnë nga
simptomat e aparatit tretës, por mund të vuajnë nga një apo më
shumë nga simptomat e mëposhtme”
Anemia defiçitare (nga mungesa e hekurit), dukshëm e
pashpjegueshme
lodhje,
dhumbje të kockave dhe nyjeve
artrit
brishtësi të kockave dhe osteoporozë
Depresion apo ankth
Mpirje të duarve dhe këmbëve ose ndjesia e shpimit me gjilpërë
Konvulsione
Mungesë menstruacionesh
Sterilitet apo abort spontan të përsëritur
Stomatites aftoze në zgavrën e gojës (plagë jo ngjitëse në gojë)
Skuqje dhe kruajtje (dermatit herpetiformis)
Personat e prekur nga sëmundja e celiakisë mund të mos kenë
asnjë sipmtomë, por me kohën mund të kenë komplikacione që
në një periudhë të gjatë përfshijnë: kequshqyerjen (që mes të
tjerash mund të zhvillojë aneminë, osteoporozën dhe abortet
spontane) probleme me mëlçinë apo tumore të zorrëve.
Pse simptomat e celiakisë janë kaq të ndryshme?
Shkencëtarët janë duke studiuar arsyet pse celiakia ka simptoma
kaq të ndryshme sipas pacientit. Kohëzgjatja e ushqimit me
qumësht gjiri, mosha kur personi ka nisur të ushqehet me
ushqime që përmbajnë gluten dhe sasia e ushqimeve me bazë
gluteni që përthithen janë mes tre faktorëve që mendohet se
ndikojnë në momentin e shfaqjes së celiakisë dhe mënyra se si
ajo shfaqet. Disa studime kanë treguar për shembull, se
ushqyerja me qumësht gjiri vonon simptomat e shfaqjes së
celiakisë.
Simptomat ndryshojnë dhe sipas moshës së pacientit dhe se sa
është dëmtuar zorra e hollë. Shumë të rritur janë prekur nga
sëmundja për një dekadë apo më shumë, para se celiakia të
diagnostikohet. Sa më shumë kohë të kalojë para diagnostikimit
dhe kurës, më të larta janë mundësitë që të ketë komplikacione
për një periudhë të gjatë.
RREZIQET
Nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur përmes një diete rigoroze
pa gluten, celiakia mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh të
tjera mes të cilave:
Patologjia neurologjike si skleroza multiple dhe neuropatitë
Tumoret
Osteoporoza
Sëmundja e Parkinsonit
Shqetësimet psiqike dhe neuropsikiatrike, si ankthi, skizofrenia etj.
Gastroenterit eozinofilik dhe ezofagit eozinofilik
Gjithashtu të prekurit nga celiajia kanë tendencën të preken nga
sëmundje të tjera ku sistemi imunitar sulmon qelizat dhe indet e
shëndetshme të organizmit, pavarësisht nga dieta. Lidhja mes
celiakisë dhe këtyre sëmundjeve mund të jetë me natyrë
gjenetike. Mes tyre gjejmë:
Diabeti i tipit 1
Sëmundje autoimune të tiroides
Sëmundje autoimune të mëlçisë
Artrit reumatoid
Sëmundja e Addison, një sëmundje që dëmton gjendrat që
prodhojnë hormonet më të rëndësishme
Sindromi Sjögren, një sëmundje që dëmton gjendrat e lotëve dhe
pështymës.
ANALIZAT DHE TESTIMET
Për të diagnostikuar sëmundjen zakonisht bëhen analiza gjaku
dhe gastroskopia me biopsi. Tek fëmijët kur është e mundur
shmanget gastroskopia që nuk është gjithmonë e nevojshme në
moshën pediatrike por e detyrueshme tek të rriturit.
Analizat e gjakut
Të prekurit nga celiakia kanë nivele më të lartë se normalet të
autoantitrupave të rëndësishme, proteina që reagojnë ndaj
qelizave dhe indeve të organizmit, në gjak.
Kategorite e antitrupave që përdoren aktualisht në diagnostifikim
janë
Antitrupat anti-gliadin (AGA)
Antitrupat anti-endomizial (EMA)
Antitrupat e antitransglutaminazë (tTGA).
Për të diagnostikuar celiakinë është përcaktuese prania e
antitrupave antitransglutaminazë e indeve ose anti-endomizial
(antitrupa të drejtuar kundër proteinave jo-kolagjene të matricës
jashtëqelizore të bëra nga fibroblastet).
Nëse rezltatet janë negative por ende dyshohet prania e celiakisë,
mund të jenë të nevojshme analiza të tjera. Rezultatet e këtyre
analizave nxjerrin në pah nevojën nëse është e nevojshme për
përcaktimin e kësaj sëmundjeje për të bërë biopsinë endoskopike.
Analiza të tjera janë DQ2 dhe DQ8, për të përcaktuar nëse ka
predispozitë gjenetike.
Biopsia e zorrëve
Nëse analizat e gjakut dhe simptomat sugjerojnë një diagnozë të
celiakisë atëherë vijohet me gastroskopinë me biopsi, apo
biopsinë e zorrëve për të dhënë konfirmimin e fundit. Gjatë
biopsisë kirurgu heq copa të vogla indesh nga zorra e hollë për të
kontrolluar nëse villet që përmendëm në fillim të shkrimit janë
dëmtuar.
DIETA QE DUHET NDJEKUR
Duhet të kuptojmë që e vetmja kurë për celiakinë është një dietë
pa gluten.
Jo të gjitha drithërat përmbajnë gluten por ato që duhen
shmangur janë: disa lloje të grurit, elbi, tërshëra*, thekra, kamut.
Gjithashtu të gjithë produktet që vijnë nga ky grup duhen
shmangur kështu që kini kujdes me bukën, makaronat, picat,
kuskusin, birrën e shumë të tjera. Për këtë duhet të jeni të
kujdesshëm në përbërësit e produkteve duke parë gjithmonë
etiketën.
*Tërshëra
Përsa i përket Tërshërës shkenca thotë se : “Dëshmitë
eksperimentale tregojnë që shumica e celiakive mund ta
tolerojnë, megjithatë preferohet që ta përfshijmë me kujdes në
dietën pa gluten, veçanërisht për shkak të rrezikut të
kontaminimit”
Këshilla është që të shtoni tërshërën në doza të vogla dhe të
shihet toleranca që ka personi ndaj konsumit të kësaj drithe, por
gjithmonë nën kujdesin mjekësor.
Drithërat që lejohen pa problem janë: orizi kokër, mistri kokër,
hikërr kokër, amarant kokër, quinoa në fara.

You might also like