You are on page 1of 9

PUNUAR NGA:SUMEJA AJDINI

SMUGSS D.R PANCE KARAGJOZOV

DIABETI
Çfarë është diabeti?

 Diabeti është një sëmundje kronike e shkaktuar


nga mungesa e insulinës (pra trupi është i paaftë
të prodhojë insulinë) ose nga rezistenca ndaj
insulinës (qelizat e trupit e humbin ndjeshmërinë
ndaj insulinës, pra ka insulinë në sasi normale ose
tepricë, mirëpo qelizat e trupit janë të
pandjeshme ndaj saj).
Dihet që funskioni kryesor i insulinës është
metabolizimi i glukozës pra futja e sheqerit nga
gjaku deri te qelizat e trupit. Kur mungon
insulina rriten nivelet e glukozës në gjak, nëse kjo
Si mund të diagnostifikohet diabeti?

 Shenjat e diabetit: etje, urinim i shtuar, uri e tepruar,


rënie e pashpjegueshme në peshë, tharje e gojës etj.
Glikemia (sheqeri në gjak), nëse është mbi 11,1
mmol/l.
Glikemia esëll nëse vlera e sheqerit në gjak të paktën
8 orë pas ngërnies është mbi 7 mmol/l, ndërkohë që,
vlerat normale janë nga 3,5 deri më 6,4.
 Cilët janë llojet e diabetit?
1. Diabeti Tip 1 – diabeti insulinvartës;
2. Diabeti Tip 2 – diabeti joinsulinvartës
(diabeti insulinrezistues);
3. Diabeti i shtatëzanisë etj
Cilët janë komplikimet e diabetit?

 Një diabetolog thotë: “Diabeti nuk është


sëmundje por vetëm mungesë e insulinës”. Pa
dyshim që diabeti nuk do të shkatonte asnjë
problem, nëse ai do të diagnostifikohej në
kohë dhe do të menaxhohej si duhet, por një
diabet i pamjekuar ose i mjekuar keq, krijon
komplikime.
Si ta parandalojm

 Diabeti në të shumtën e rasteve është i parandalueshëm. Në


diabetin Tip 1, ku faktori kryesor është faktori gjenetik nuk
mund ta parandalojmë atë, por mund t’i parandalojmë
ndërlikimet që mund të paraqiten më vonë, kjo arrihet me
marrjen e rregullt të insulinës, kontrollimin e sheqerit në
gjak, kufizimin në dietë etj.
Diabeti Tip 2 është forma më e përhapur e diabetit. Te ky tip
mund të parandalojmë plotësisht paraqitjen e tij ose
vonimin e shfaqes së tij, nëpërmjet ndryshimit të mënyrë së
jetesës si: dieta e duhur, rritja e cilësisë së ushqimit, ulja e
stresist, mos pirja e duhanit, aktiviteti fizik.
Cilat ushqime duhet të shmangen?

 Udhqimet që duhet t’u shmangen plotësisht janë buka e bardhë,


gjevreku, simitet, biskotat, pastat, akulloret, rrushi, frutat e thata,
mishrat e përpunuar si “hot-dog”, hamburger,ushqimet e skuqura.
Duhet te shmangen edhe ushqimet që shkaktojnë alergji, sepse
mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit, duke shkaktuar
inflamacion, ose mund t’i shkatërrojë qelizat beta të pankreasit qe
prodhojne insulinë.
Ushqimet që mund të përdoren pa kufizme janë: zarzavatet,
domatet, karrotat, marullat, lulelakrat, specat, qepët, lakër e
bardhë etj.

Vaktet e ushqimeve që janë tre gjatë
ditës(mëngjes,drekë,darkë) duhet të pëmbajnë më pak
kalori dhe të plotësohen edhe me tre vakte tjera,në këtë
mënyrë mundësohet një mbajtje më stabile e shëqerit në
gjak.
Aktiviteti i lehtë fizik – shfaqja e diabetit nuk duhet të
bëhet pengesë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme.
Falja e namazit është një mënyrë e shkëlqyer për
parandalimin apo menaxhimin e diabetit, pasi ka në
vetvete aktivizim të tërësishëm të sistemit osteomuskular,
poashtu ndikon dukshëm në reduktimin e
stresit,gjithashtu ecja në natyrë e luan rolin e vet. Pra
diabeti në përgjithësi është i menaxhueshëm nëse
eksiston vullnet per ta mposhtur atë! 

You might also like