Professional Documents
Culture Documents
dhe si ta parandalojme
Diabeti eshte nje semundje qe prek menyren sesi trupi kontrollon sheqerin ne trupin tone.
Shumica e njerzve qe vuajne nga diabeti kane tipin 2 te diabetit. Ka rreth 27 milion njerez ne
SHBA. Rreth 86 milion njerez te tjere kane prediabetin. Ne keto raste glukoza ne gjakun e
tyre nuk eshte normale por jo aq e larte sa te quhet diabet.
Kush e shkakton diabetin?
Pankreasi prodhon nje hormon te quajtur insuline. Eshte ajo qe ben qe qelizat tuaja te kthejne
glukozen e marre nga ushqimet ne energji. Njerzit me diabetin e tipit 2 e prodhojne insulinen
por qelizat e trupit nuk e perdorin ate sic duhet. Doktoret e quajne kete “rezistence ndaj
insulines”.
Si fillim, pankreasi prodhon shume me teper insuline qe te fusi glukozen brenda ne
qelize.Por ajo nuk mund te qendroje ne perqendrime te larta dhe keshtu sheqeri grumbullohet
ne gjak ne vend te brendesise se qelizave.
Zakonisht kombinimi i disa faktoreve mund te shkaktoje diabetin tipi 2 duke perfshire:
Gjenet: Shkencetaret kane gjetur lloje te ndryshme te ADN-se qe prekin menyren se si
prodhohet insulina ne trup.
Pesha e tepert: Te qenurit mbipeshe ose obeze mund te shkaktoje rezistence ndaj insulines,
vecanerisht kur kilet e teperta i keni te depozituara rreth belit. Ne ditet e sotme diabeti i tipit
2 prek femijet dhe adoleshentet si dhe adultet kryesisht per shkak te obezitetit ne femijeri.
Sindroma metabolike: Njerzit me rezistence ndaj insulines shpesh kane nje grup faktoresh
njekohesisht qe perfshijne: glukozen e larte ne gjak, kilet e teperta rreth belit, presionin e
larte te gjakut, kolesterolin e larte dhe trigliceridet e larta.
Prodhimi i madh i glukozes nga melcia: Kur sheqeri ne gjak eshte i ulet, melcia prodhon dhe
nxjerr ne qarkullim glukozen qe ka depozituar me pare. Mbasi keni ngrene, sheqeri ne gjak
rritet dhe zakonisht melcia do te ngadalesoje punen dhe do e ruaj glukozen per me vone. Por
tek disa njerez melcia nuk e ben kete gje, ajo vazhdon te cliroje sheqerna.
“Komunikimi i keq” ndermjet qelizave: Disa here qelizat dergojne sinjale te gabuara ose nuk
marrin mesazhe te sakta. Kur keto probleme prekin menyren se si qelizat prodhojne dhe
perdorin glukozen, nje reaksion zinxhir mund te coje ne semundjen e diabetit.
Qelizat Beta te shkaterruara: Nese qelizat qe prodhojne insulinen dergojne sasine e gabuar te
insulines ne kohe te gabuar, sheqeri ne gjak do rritet. Glukoza e larte ne gjak mund te
shkaterroje keto qeliza gjithashtu.
Faktoret e riskut dhe parandalimi
Megjithese disa faktore e lehtesojne shfaqjen e diabetit ato nuk jane domosdoshmerisht
shkaktare te tij. Por sa me shume veprojne tek organizmi aq me i larte eshte mundesia qe kjo
te ndodhe.
Prediabeti
Semundjet e eneve te gjakut dhe te zemres
Tensioni i larte i gjakut, edhe nese trajtohet dhe eshte nen kontroll
Kolesteroli HDL “kolesteroli i mire” i reduktuar
Trigliceride te larta
Te qenurit mbipeshe ose obeze
Lindja e nje femije me peshe me te madhe se 9 pounds (4 kg)
Te pasurit diabet te shtatezanise
Sindroma policistike e vezoreve (PCOS)
Acanthosis nigricans, nje gjendje e lekures me shenja te erreta rreth qafes dhe sqetulles
Depresioni
Faktore te tjere risku kane te bejne me zakonet tuaja te perditshme dhe stilin e jeteses. Keto
jane faktore per te cilet e vendosni ju nese doni te beni dicka apo jo.
Simptomat
Simptomat e diabetit tipi 2 jane kaq te lehta sa eshte e veshtire qe ti vini re. Ne fakt rreth 8
milion njerez nuk e dine qe kane diabet. Disa nga keto simptoma mund te jene:
Etje
Urinimi i shpeshte
Shikim i turbullt
Te qenurit i irrituar
Ndjesi shpimi ose mpirje ne duar apo kembe
Ndjesi lodhje
Plage qe nuk mbyllen lehte
Infeksione mykotike te perseritura
Diagnoza
Doktori juaj mund te kontrolloje gjakun per shenjat e diabetit. Zakonisht doktori do ju
kontrolloje ne dy dite te ndryshme qe te konfirmoje diagnozen. Por nese glukoza ne gjakun
tuaj eshte shume e larte ose keni shume simptoma , do ju nevojiten analiza si:
A1C: eshte nje mesatare e glukozes ne gjak per 2 ose 3 muajte e kaluar
Glicemia ne plazem: mat sheqerin ne gjakun tuaj me stomak bosh (i/e pangrene).Ju nuk
mund te hani ose pini tjeter gje pervecse ujit per 8 ore perpara testit.
Testi i tolerances se glukozes (OGTT): kontrollon glukozen ne gjak perpara dhe pas 2 oresh
mbasi keni pire nje pije te embel qe te vleresohet sesi trupi juaj menaxhon sheqerin.
Efektet afatgjata
Me kalimin e kohes, sheqeri i larte ne gjak mund te demtoje dhe te shkaktoje shume
probleme ne: