You are on page 1of 1

Syri i Kaltër

Syri i Kaltër është një vend turistik shumë i


bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit
e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë -
Gjirokastër. Është një pikë shumë piktoreske
ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike
nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga
thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër
nën rrezet e diellit. Eshtė burimi mė i madh
dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė
shpėrthejnė rrėzė malit tė gjerė. Eshtė shpallur
monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e
ngjashme me formėn e njė syri, shpėrthen nga
toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia
e tij ėshtė tepėr e madhe arrin deri nė 45 m
thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m
nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė
burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me
gjelbėrim tė pėrhershėm.
Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i
shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra.
Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo
ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa
e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.
Sipas legjendës në ato zona sundonte një kuçeder, nje krijesë madheshtore që
rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve.
Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar
që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari
një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që
ndriçon qytetet dhe fshatrat e Jugut.

You might also like