You are on page 1of 1

Liqeni I Prespes

Liqeni i Prespës është një tjetër perlë


natyrore, por edhe turistike e
Maqedonisë. I pozicionuar në një
lartësi mbidetare prej 885 metër,
hapësira e mbrojtur ka një sipërfaqe
prej 2080 hektarë. Liqeni i Prespës,
ka natyrë të bukur, histori dhe
legjenda.Ky liqen njihet për nga
llojshmëria e madhe e specieve në të.
Deri tani janë regjistruar rreth 200 lloje zogjsh, 104 nga të cilët janë zogj uji, 62
gjenden në listën e specieve të mbrojutra sipas Konventës së Bernës, kurse tre nga
këto lloje janë në listën e kuqe evropiane të specieve të rrezikuara globalisht,
përcjell Telegrafi Maqedoni.Prespa ka dy pjesë, liqenin e madh dhe të vogël dhe
janë të vetmit në Ballkan që kanë ishuj. Qyteti i madh, Qyteti i Vogël, Pirgu,
Agios, Achillaeos dhe Vidrinec janë të ndara në tre shtetet, Maqedoni, Shqipëri
dhe Greqi.Nga ishujt, vetëm Qyteti i madh ndodhet në pjesën e Maqedonisë dhe
njihet edhe si Ishulli i gjarpërinjve sepse ka bollëk të gjarpërinjve të ujit edhe të
gjarpërinjve helmues, të cilat mund të gjenden në pjesën e sipërme të ishullit.Me
një vijë bregu të mahnitshme, plazhe të bukura, ujë të pastër, natyrë të pashkelur,
Prespa është padyshim një vend që duhet ta vizitoni.Mrekullia natyrore është ajo
që këtë liqen e bën të veçantë. Mali Galiçica në mes e ndanë Prespën nga Ohri,
kështu, përmes një rruge nëntokësore, liqeni i Prespës e furnizon me ujë atë të
Ohrit, afër manastirit të Shën NaumitRajoni i Prespës konsiderohet si pjesa më e
pastër e Maqedonisë dhe se nuk është prekur shumë nga dora e njeriut. Pelikanët e
bardhë, korbat e zinj, çafkat dhe pulëbardhat mblidhen pranë liqenit aq të bollshëm
me peshq si trofta, krapi, krapi i kuq, etj.

You might also like