You are on page 1of 2

Vlora është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe për këtë duhet të

jemi krenar. E quajtur “Qyteti I flamurit”, “Qyteti me dy dete” ose “Porti Jugor i
Adriatikut” konsiderohet si perla e turizmit shqiptar, me brigjet e saj të bukura,
gadishulli I Karaburunit, ishulli I Sazanit, kalaja e Kaninës, Laguna e Nartës,
Lumi Vjosa, me shumë plazhe, monumente, njerëz, produkte, toka dhe det etj.

Cfare duhet vizituar.


Në qendër të qytetit ngrihet “Monumenti I Pavarësisë” në festën e këtij eventi
historic. Afër, shtrihet me nje pamje interesante Mozaiku I Muradies, i ndërtuar
në vitin  1542, nga arkitekti I famshëm Sinani (që gjithashtu ka ndërtuar
mozaikun e Sulejmanit në Stamboll). Një pikë krenare e Vlorës është edhe
Kuzum Baba, pika më e lartë e këtij qyteti, e cila ofron panorama të
mrekullueshme të të gjithë Vlorës me pamje nga deti. Në very te qytetit
shtrihet Laguna e Nartës, e dyta më e madhja në Shqipëri. Natyrëdashësit do
të gjejnë vendin ideal për ta. Laguna është e pasur me peshq dhe me gjallesa
ujore dhe ka përmbajtje të lartë kripe.

Fshati I Nartës dhe Zvërnecit, të njohura per prodhimin e verës së tyre


artizanale, janë afër gjirit të Lagunës. Kështu njerëzit mund të shijojnë
peshkun e freskët dhe verën e bërë vetë. Aty mund të vizitosh edhe
Manastirin e Zvernecit. Në ishullin e vogël të Zvërnecit ndodhet kisha
Bizantine e Shën Mëris, e ndërtuar në shekullin e 14. Ishulli është I mbuluar
nga pemë mesdhetare. Bashkë me pikën e Triportit, e bëjnë ishullin një vend
shumë tërheqës.

Jo largë nga qyteti, në një pikë dominante është Kalaja e Kaninës në fshatin e
Kaninës, e cila I përket shekullit të 3të, dhe ka qënë pronë në të cilën është
rritur Donika, gruaja e heroit tonë nacional Skënderbeut.

Vlora ka një pozitë të favorshme gjeografike si portë hyrëse në Rivieren


Shqipëtare, dhe është perla për turizëm. E fillojmë nga “Uji i Ftohte” sepse
është burim I ujit të ftohte, dhe vazhdojmë me tunelin I cili është kufiri natyror
midis  detit Adriatik dhe Jon. Aty fillon rruga për Rivierën Shqipëtare. 10 km.
nga Vlora, Radhima është fshati me shumë hotele luksoze dhe piktoreske qe
presin vizitoret te kalojne pushimet e tyre ne Vlorë. Do tju tregojme disa prej
tyre në faqet në vazhdim. Duke lënë qytetin pas dhe duke udhëtuar drejt
Sarandës, ne arrijmë në qafën e Llogorasë dhe Parkun Nacional, I mbuluar
nga pyje te dendura pishash. Afër, ndodhet fshati turistik për të cilin do tju
tregojmë ne faqet në vazhdim. Llogoraja është vendi Ideal për hedhje me
parashuta. Është I njojtur për evente europiane në lloje të ndryshme sportesh.
Llogaraja është një vend I rrallë ku ajri I fresket dhe I pastër I malit ndërthurret
me ngrohtësinë e detit.

You might also like