You are on page 1of 7

Projekt

Tema :Turizmi eshte dege e se ardhmes ne ekonomine e shqiperise,me


ndikim pozitiv edhe ne zhvillimin e degeve te tjera te ekonomise

Punoi : Mehmet Murraku


Lenda : gjeografi
Klasa : ix-b
Shkolla:MB “ALUSH BARDHI”
TURIZMI NE EKONOMINE SHQIPTARE
Turizmi është sektori i ekonomisë me rritjen më të madhe në botë gjatë dy dekadave të
fundit. Ai zë më shumë se 10 % të prodhimit të brendshëm bruto në ekonominë botërore
dhe rritja e tij e përvitshme ishte 20-30 % sipas Organizatës Botërore të Turizmit.

Me situatën e re të pandemisë së Koronavirusit, ndalimi i dhunshëm i më shumë se 80% të


ekonomisë botërore ka shkaktuar dëme kolosale dhe rreth 25 milionë të papunë të tjerë,
pjesa dërrmuese e të cilëve në turizëm dhe transport. Nga e gjithë ekonomia e paralizuar,
rënia e bursave, paralizimi i transportit ndërkombëtar ajror detar e tokësor, ndërprerja e
prodhimit të produkteve jojetike dhe ngadalësismi i përgjithshëm i ekonomisë, turizmi është
sektori që po provon goditjen dhe sfidën më të madhe qysh prej Luftës së Dytë Botërore,
sipas Business Insider.

Nuk dihet ende se sa do të zgjasë periudha e izolimit sepse situata aktuale ndryshon me orë
dhe parashikimi është i pamundur por ekspertët e ekonomisë e çojnë kohëzgjatjen nga tre
muaj, deri në një vit, shoqëruar me pasoja të një rimëkëmbjeje të ngadaltë disavjeçare.
Duke parë dëmet kolosale nëpër botë, qeveritë e pothuaj të gjitha vendeve, krahas fondeve
për emergjencat shëndetësore, për të përballuar sa më mirë që të jetë e mundur luftën me
epideminë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore, kanë akorduar edhe fonde për vazhdimësinë e
normalitetit të jetës së atyre që kanë mbetur pa punë, duke u përpjekur të minimizojë
dëmet kolosale të ndalimit të ekonomisë.
Turizmi bregdetar dhe malor
• Përkatësisht turizmi pranë detit i përqendruar në perëndim të vendit dhe veçanërisht në Velipojë, Shën
Gjin, Durrës, Vlorë, Rivierë dhe Sarandë. Ksamili është mese i frekuentuar. Këto qytete ofrojnë dhe një numër të madh
shërbimesh, hotele dhe restorante, duke tërhequr vitet e fundit vëmendjen e turistëve të huaja.
• Durrësi: sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë si destinacion turistik. Në pjesën jugore ndodhet plazhi i tij,
i gjatë më shumë se 10 km. Gjatë periudhës verore në Durrës vijnë më shumë se 150.000 turiste në ujerat e detit
Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar kohës dhe janë akoma sot në një gjendje të mire. Durrësi është një
destinacion interesant për turizmin historik.
• Vlora: me një popullsi prej 150.000 banoresh ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në bregdetin Adriatik. Vlora është
një qendër turistike dhe përgjatë plazheve të saj do të gjeni shumë hotele dhe restorante.
• Siti arkeologjik i Apollonise
• Saranda: qyteti i bukur i Sarandës ofron një stil dhe atmosfere të veçante. Panorama e detit, shumëllojshmëria e florës,
e favorizuar dhe nga klima e bute, e bëjnë Sarandën një qendër kryesore pushimesh dhe një qytet të rëndësishëm
turistik. Saranda ndodhet në një gji të hapur deti, përballe ishullit grek të Korfuzit.
• Divjaka: Plazhi i Divjakës, i gjatë rreth 12 km, është një nga bukuritë natyrore më mire të konservuara në Shqipëri. Plazhi
në të shumtën e rasteve frekuentohet nga banoret vendas ose vizitoret e ardhur nga qyteti i Lushnjes, por edhe nga
turiste të tjerë.
• Alpet Shqiptare ne Veri
• Velipoja: Plazhi i pashfrytëzuar i Velipojës në qytetin e Shkodrës ofron mundësi të reja zhvillimi të turizmit bregdetar.
• Semani: Plazhi i Semanit është një prej plazheve më piktoreske në Shqipëri. Plazhi është rreth 3.5 km i gjatë dhe rreth
2 km i gjerë. Dy prej veçorive unike të këtij plazhi janë: rërë e imët dhe pyjet e bukur me pisha. Deti është i cekët dhe
shumë i përshtashëm për pushime familjare e me fëmijë.
• Shengjini:Nje plazh ranor ne pernedim te Shqiperise.
• Voskopoja: ndodhet rreth 21 km nga Korça mbi një pllaje 1160 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e vendit është
ajri i pastër dhe uji i freskët dhe kurativ. Gjatë dimrit mund të praktikohet sporti i skive. Fshati është një nga zonat
me tërheqëse nga këto ane të Ballkanit.
• Razma: Fshati i Razmës ndodhet rreth 41 km në veri të Shkodrës; është vendi ideal për të praktikuar alpinizmin
malor dhe skitë. Fshatrat e tjerë rreth tij, Vermosh, Boga dhe Vukli janë unike për bukurinë e tyre natyrore. Fshati
të ofron mundësi akomodimi për vizituesit.
• Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës: Parku ka një siperfaqe prej rreth 8.000 hektarësh dhe ndodhet 25–30 km
në veri të qytetit të Bajram Currit. Vlerat e tij shkencore, turistike dhe kurative janë të kombinuara me një bio-
diversitet të rëndësisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
• Parku Kombëtar i Thethit: Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një
siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj
zbresin nga një lartësi prej 30 metër.
• Parku Kombëtar i Malit të Dajtit: Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300
hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku
rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj.
• Parku Kombëtar i Llogarasë: Gjendet 36 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Eshtë një park i mbrojtur dhe me një
shumëllojshmëri të pakrahasueshme bimore dhe shtazore. Restorantet dhe kampet e pushimit janë të një cilësie
të lartë. Ato ofrojnë shumëllojshmëri në kulinari, duke filluar që nga prodhimet tradicionale (mishi i Karaburunit,
djathi i dhisë, kos fshati, erëza bio dhe mjalt lulesh mali etj) dhe të gjitha llojet e gatimeve mesdhetare.
Monumente kulture janë Pisha Flamur e ruajtur në vite. Mundesitë për kamping dhe aktivitete sportive janë të
panumërta në hapsirat bosh të parkut.
• Parku Kombetar i Qafeshtames: Gjendet 50 km nga kryeqyteti i Shqiperise, Tirana. Eshte nje park i mbrojtur dhe
me shumellojshmeri te flores dhe faunes. Pema me e famshme e zones eshte ahu. Ne te spikatet uji i
mrekullueshem i burimit, i tejmbushur me magnezium dhe ajri i paster. Ky park, ende pak i njohur per qytetaret,
ka nje histori shume te lashte , qe nga fakti qe ka qene destinacioni kryesor i pushimeve mbreterore, ku
mbreteresha Geraldina pinte uje vetem nga burimi i "KROIT TE NENES MBRETERESHE", e deri ne kampin qeveritar,
i cili duhej nje autorizim apo grade e larte te qendroje ne te. Fale ujit dhe ajrit, ky park eshte shquajtur ne
sherimin e semundjeve te rrugeve te frymemarrjes.

You might also like