You are on page 1of 8

Eposi i kreshnikëve

Cikli i kreshnikëve të njohura edhe si Këngë Kreshnikësh, janë pjesë e ciklit tradicional të
këngëve epike shqiptare. Këngët morën trajtën e tyre përfundimtare në shekujt XVII e
XVIII dhe përcilleshin gojarisht nga rapsodët popullorë. Këngët u mblodhën për herë të
parë në shek. XX nga francezet Shtjefën Gjeçovi dhe Bernardin Palaj, ky i fundit i botoi
për herë të parë më 1937. Tradita e rapsodëve shqiptarë që i këndojnë këngët të mbajtura
përmendsh është e fundit e llojit të vet që mbijeton në Europën moderne.

Historia

Këngët të Eposit shme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i


Kreshnikëve është jehonë poetike disa shtresore e jetës së përbashkët (sh.VI-VIII), por
edhe e konflikteve disa shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e përgjakjeve ilire-
shqiptare me ardhësit sllavë të jugut në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në
shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç
thotë historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të pushtetit feudal qendror serb të
dinastisë së Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz (1958)kryetari pajtohet se
këto këngë «rrjedhin nga koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e Poshtëm në Ballkan
dhe ruajnë ende kujtimin e luftërave të vjetra të ilirëve ose ,shqiptarëve kundër sllavëve
që u dyndën në kohën rreth viteve 700-800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive
në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin
e epikës botërore.Zonat ku eposi këndohet janë të shumta në Shqipërinë e sotme.
Mendohet se ai është i pranishëm në zonat si Malësia e Madhe, Dukagjin, Has e shumë
rrethe të tjera. Përveç territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat e Kosovës, si
Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë. Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy
vëllezërit Muji dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy vëllezërve, si edhe ka edhe
një këngë ku përfshihet vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht kënga "Ajkuna
qan Omerin" ose e njohur ndryshe edhe si "Vaji i Ajkunës").10.6.1789

Përhapja gjeografike, kërkimet dhe studimet

Kryesisht trojet veriore të banuara prej shqiptareve, sidomos mbi lumin Drini : nga
bregdeti veriperëndimor deri në krahinat verilindore, duke përfshirë Krajën, Malësinë e
Madhe, Dukagjinin, Nikaj - Merturin, Malësinë e Gjakovës, Sanxhak,] etj.Kënge të këtij
cikli këndohen dhe në jug të Drinit, sidomos në Pukë, Lumë e Dibër. Ndonjë subjekt haset
dhe në Lezhë, Krujë dhe krahinat veriore të Elbasanidt e të Librazhdit.
Në shkence ai njihet me emërtimin eposi i kreshnikeve ose cikli i Mujit dhe i Halilit, kurse
në popull - këngë kreshnikesh, këngë të Mujit e të Halilit, këngë të moçme trimash, këngë
lahute etj.Ky epos, që përbën një pjesë të rëndësishme të epikës legjendare shqiptare në
përgjithësi, jeton jo thjesht si një relikt i nderuar dhe i çmuar etno - kulturor, por
kryesisht për mesazhin e madh që sjell - rezistencën në emër të lirisë, të së drejtës e të
dinjitetit, - si dhe për vlerat e larta artistike. Është mjaft elokuente bindja e thelle e
malesoreve së "Këngët e kreshnikeve e burojnë njërin, e banjë trim, i shtien zemër të
durojë plumbin, gjakun luftërat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas dëshmive të bartësve
popullore e të studiuesve, këto janë kënduar tradicionalisht e janë dëgjuar me kënaqësi e
nderim të veçante jo vetëm nder kuvendet e gjera popullore, nder dasma e festa të tjera
apo pranë oxhakut te kullave karakteristike malësore netëve të gjata të dimrit, por edhe
para fillimit te një beteje, madje edhe në zjarrminë e luftës. Ja pse shtëpia pa lahute,
shtëpia ku s'këndoheshin këngë kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", që s'meriton
respekt.Për vete rrethanat e disfavorshme historiko-shoqërore të së kaluarës (pushtimi
osman, niveli i ulet i zhvillimit ekonomik etj.), që kanë kushtezuar edhe gjendjen e
shkencave shqiptare në atë kohe, interesi për eposin e kreshnikeve është i vone. Po të
përjashtohet fragmenti i shkurtër që botoi ustav Mayer më 1896 ("Albanesiche Studien"
VI), do të duhet të thoshim se mbledhja edhe botimi i këtij eposi realisht filloi në krye të
shekullit XX, sidomos në vitet 20. Ndër botimet kryesore të gjertanishme do të mund të
përmendeshin: "Epika legjendare", vëllimi I dhe II (1996, 1983), "Chansonnier épique
albanais" (antologji frëngjisht, 1983) "Këngë kreshnike" (Prishtine, 1974).Krahas botimeve
me materiale faktike, filluan edhe studimet e eposit të kreshnikeve. Në fillim ato qenë
kryesisht shënime të thjeshta e mbresa, që erdhën duke u thelluar e u zgjeruar disi gjatë
viteve '30, për të arritur sot një nivel mjaft të kënaqshëm. Kurorëzimi i gjithë kësaj punë
studimore u bë me simpoziumin "Epika heroike shqiptare", (Tirane, 20-22 tetor, 1983), ku
morën pjese edhe mjaft studiues të huaj dhe materialet e te cilit u botuan të plota në
përmbledhësin "Çështje të folklorit shqiptar", vëll. II dhe III (1986).
Eposi i kreshnikeve e pasqyron jetën në forme tablosh të gjera "objektive".

Frymëmarrja e gjere është e pranishme në çdo ind të tij : në përleshjet dhe dyluftimet
homerike, në madhështinë e heronjve dhe të botës që i rrethon, në përmasat e larta dhe
tradhtitë tronditëse, në ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon
barin kah po rritet"), në gjatësinë e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500,
edhe me 1000 vargje), në gjatësinë e vargjeve (pëlqehet më shumë dhjetërrokëshi i bardhe
- një varg me mundësi të gjera shprehëse) etj. Por epitetin objektive ne e vumë në
thonjëza, sepse rapsodi shtiret sikur vetëm tregon objektivisht si kanë ndodhur ngjarjet,
kurse në fakt ai mban një qëndrim të caktuar, qofte edhe duke lënë atë të nënkuptuar. Në
të njëjtën kohë, në epos janë të pranishme, do të thoshim, me shumice, edhe detajet,
situatat, trajtimet, personazhet e një reference lirike : dashuria midis vëllezërve e
shokëve, dhimbja e humbjes së një personi të dashur, gëzimi i takimeve miqësore, ngjyrat
plot shkëlqim të një peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i një vashe. Një shembull për
shprehës lirizmi është, fjala vjen, vajtimi i thekshëm i Ajkunes, gruas së kryetrimit, mbi
trupin pa jetë të djalit të saj të vetëm. Veçse le të vihet re që edhe këtu gjithçka
përthyhet nëpërmjet prizmit epik, ruan përmasat epike - dhembja e thelle e nënës,
mallkimi i saj i fuqishëm, keqardhja e elementeve të natyrës dhe e bishave të malit :

Fryma heroike

Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi që ka marre fjala kreshnik , është
një epos heroik. Fryma heroike e përshkon atë fund e krye ; me brumë heroik është ngjizur
çdo strukturë e mikrostrukturë e tij.Veçse këtu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si
vetëmburrjes a si mjet për të tërhequr simpatinë e dikujt.

Legjendariteti

Këtë veçori ia jep eposit të kreshnikeve tipi i mendimit poetik mbi bazën e të cilit ai është
ngjizur e që mëshiron. E ky është mendimi poetik legjendar, një tip mendimi poetik
karakteristik për një shkalle të caktuar të zhvillimit shoqëror e që, siç dihet, i paraprin
mendimit poetik historik.Ky tip mendimi përben themelin specifik të eposit të kreshnikeve
si zhanër me vete, përcakton mënyrën e përvetësimit të realitetit prej këtij eposi,
mënyrën e raportit midis së vërtetës artistike dhe së vërtetës historike, natyrën dhe tere
sistemin e mjeteve shprehëse.
Mirëfilltësia popullore

Teoria e përgjithshme e eposit ka provuar se ai lind në atë kohë, në ato vende, në ato
krahina të një vendi, në atë komb, popull a shtrese të popullit ku ka probleme të mëdha,
shqetësime të mëdha, ballafaqime të mëdha. Eposi shqiptar i kreshnikeve i ka gjetur
problemet e tilla të populli shqiptar, me sakte të pjesa fshatare e tij. Ishte pikërisht kjo
pjesë, që ishte e interesuar më shumë se kushdo tjetër për problemet madhore që trajton
eposi. Jo vetëm kaq, por edhe zgjidhja e këtyre problemeve në epos behet nga pozitat
psikologjike e botëkuptimore, kryesisht të fshatarësisë së thjeshtë, që është mësuar të
jetoje me pune të ndershme, me zemër e duar të pastra. Ja pse në epos zgjidhja e
problemeve që shtrohen behet përgjithësisht nga pozita e jo nga sulmi për të përfituar nga
ajo që u takon të tjerëve ; nga trajtimi me dinjitet i të huajve e jo nga mendjemadhësia (në
epos flitet me respekt edhe për armiqtë, vlerësohet trimëria e tyre ; ata mund të urrehen,
të dënohen e të vriten, por nuk mposhten).Në epos jepen me plot ngjyra e saktësi mjediset
fshatare, kryesisht malore (ku dielli "shumë" po shndrit e pak po "nxeh"), natyra që i
rrethon, mënyra e jetesës së njerëzve që janë mësuar të përballojnë ashpërsinë e terrenit
e të klimës, rreziqet dhe vështirësitë. Aty nuk ka as edhe një gjurmë nga mjediset e
molepsura, "shkëlqimi" i jetës, mirëqenia dhe orgjitë feudale. Por ndryshon puna kur jepet,
të themi, jeta e antagonisteve, të cilët notojnë në luks, ndonjëherë edhe në ves.

Dihet se eposet njihen në dy forma : si unitete integrale, të plota, të ndërtuara si tërësi


me një logjike artistike dhe kohore të caktuar, dhe në formë këngësh (rapsodish) të
veçanta. Dihet gjithashtu se forma e parë është fryt i iniciativës krijuese të individëve të
veçante, që bashkojnë pjesët në një të tere. Eposi shqiptar i kreshnikeve jetoi dhe vazhdon
të jetoje në formën e dyte. Secila prej këngëve të tij trajton një problem të veçante, një
çështje, që në lindje, në rritje e gjer në zgjidhje të saj ; prandaj çdonjëra paraqitet si
njësi e plotë e me vete artistike. Për këtë arsye ato janë quajtur edhe epe, edhe poema.
Por të gjitha ato formojnë një mase kompakte e koherente poetike.Ato i bashkon tematika,
fryma e përgjithshme, personazhet e kristalizuara që lëvizin në të gjithë hapësirën e
eposit, format kompozicionale dhe strukturat, mjediset e zhvillimit të ngjarjeve, mjetet
shprehëse stilistiko-figurative dhe intonativo-melodike. Kuptohet se poemat, duke jetuar si
njësi artistike të mëvetësishme edhe pse ruajnë farë mirë thelbin, bërthamën kryesore e
me të gjerë, kanë pësuar edhe ndryshime nga koha në kohë, nga krahina në krahine apo nga
rapsodi në rapsod ;

Tematika Rezistenca

Tema kryesore e eposit shqiptar të kreshnikeve është rezistenca : rezistenca për ruajtjen
e trojeve, bjeshkëve, kullotave, shtëpive, nderit e dinjitetit të botës së kreshnikeve, të
fisit, të familjes dhe individit ; rezistenca, konflikti dhe lufta kundër forcave të natyrës,
të përfaqësuara nga zanat në fazën e tyre të "egër" (kënga "Martesa e Mujit"). Në të
gjitha rastet e tjera rezistenca e kreshnikeve lidhet me forca të përcaktuara etnikisht.
Vetëm në një ose dy këngë si forcë e tillë dalin osmanet (kënga e dyluftimit të Musa
Arbanasit me Kraleviç Markun dhe kënga "Muji dhe Halili të mbreti", për të cilat u fol).
Vetën në fare pak këngë (ato mund të numërohen me gishtat e njërës dore) si forca të tilla
dalin "Krajli i Talirit" (mbreti i Italisë), maxharet, gumatet, venedikasit (Bajlozi i eposit
është Bajlusi - i dërguari i Venedikut). Në te gjitha këngët e tjera si forca të huaja, me te
cilat lidhet rezistenca e kreshnikeve, janë shqete (shkjete) - sllavet.Shoqërisht kreshniket
dhe ajo shtrese e popullit që ata përfaqësojnë janë të organizuar në bashkësi te lira
fshatare : nuk i paguajnë detyrime askujt, kanë si preokupacion të përhershëm "mos me u
ba raja", udhëhiqen nga prijës të zgjedhur midis me trimave e me te virtytshmeve sipas
moralit të tyre, nuk njohin asnjë zot veç prijësit, vendimet e rëndësishme i marrin
bashkërisht në kuvendet e mbledhjet e gjera.Këto bashkësi të lira jetonin në vendbanime
te ngulura, që thirreshin katunde. Ndonjëherë në epos përmenden edhe lagje të veçanta,
p.sh. lagjja Potureshe.

Mosha e eposit

Një varg arsyesh na bindin se eposi heroik i kreshnikeve e nisi rrugën e vet artistike mjaft
herët.Se pari, do të rikujtojmë lëndën e gjerë me origjine mitologjike e përrallore,
mendimin poetik legjendar, reminishencat e matriarkatit, që u përmenden. Në këtë fond të
lashtë do duhej të shtoheshin edhe elemente të hershme muzikore (forca e madhe
përgjithësuese dhe karakteri i qëndrueshëm intonativ, prania e një "fjalie" muzikore të
vetme që përsëritet e ndryshuar gjate këngëve, modet e gjymte dy - re - katër tingullore,
karakteri i ndieshem recitativ), si dhe disa fjale e forma gjithashtu të hershme gjuhësore
që janë ruajtur të ngurosura, të fosilizuara (fjala gjegjem me kuptimin dëgjoj, folja djerg
me kuptim vepror kalimtar - dërgoj, çoj, zbres diçka a dike, forma foljore nderin në vend
te nderojnë ose nderonjen, përmbysja e gjymtyrëve të kohës së kryer - pshtue kam, dalë
kanë - në vend të kam pshtue, kanë dalë etj.) Janë pikërisht këto elemente që i kanë bërë
studiuesit objektive të pranojnë gati njëzëri lashtësinë e eposit shqiptar të kreshnikeve.
Le të citojmë një konstatim të M. Lambercit Për historinë shqiptare kjo faze përkon me
periudhën e kalimit nga bashkësitë e gjera etniko-politike ilire (shek. V-VI) drejt
formimittë kombësisë shqiptare (shek. X-XIV).

Gjykime

Mendohet se eposi e ka origjinën e tij në para dyndjeve sllave në territorin e Ballkanit.


Teksti i këngëve të ndryshme tregon për betejat e dy vëllezërve me grupe sllave, duke e
bërë këtë cikël më shumë një rrëfim të rezistencës së popullsisë etnike aty, kundrejt
fiseve sllave. Në këto luftime, Muji dhe Ajkuna humbasin Omerin. Ky epos epik ngjason
shumë në formimin e tij epik, me "Iliada" dhe "Odisea" dhe është Eposi i kreshnikëve një
epos me vlera etnokulturore. Mendohet se këngët, në shumicën e rasteve këndoheshin për
"miqtë e ardhur" si një mënyrë dëfrimi. Pa dyshim këto këngë nuk mund të mungonin në
festat e ndryshme të malësorëve, edhe pse është e dyshimtë ideja se këngëtarët nuk
merrnin asnjë shpërblim për të ekzekutuar këngët e kënduara.Jo shpesh herë dhe jo radhë
herë, studiuesit debatojnë mbi këtë epos. Një mendim se Ajkuna është në të vërtetë
gruaja e Omerit, dhe jo nëna, nuk është shumë i përhapur, edhe pse një mendim i tillë
ekziston. Sa do i pabazuar të jetë ky mendim, do të duhej një analizë e thellë nga persona
të specializuar në këtë fushë për të mbështetur këtë mendim. Një debat tjetër jo shumë i
përhapur është origjina e eposit. Pak persona shprehen se Muji dhe Halili janë Boshnjakë.
Megjithatë një mendim i tillë do të ishte pa bazë, sepse cikli vetë flet për luftërat e
popullit etnik shqiptarë kundra të ardhurve sllavë. Megjithatë këto janë debate që nuk
kanë shkaktuar trazira në aspektin kulturor.Këngët disa nga këngët më të njohura të këtij
eposi :

Martesa e Mujit

Fuqia e Mujit Muji e tri zanat e malit

Orët e Mujit Martesa e Halilit

Ajkuna qan Omerin Muji e tri zanat e malit


PROJEKT
TEMA:EPOSI I KRESHNIKEVE

LENDA:GJUHE SHQIPE

KLASA:9B

SHKOLLA:MB “ALUSH BARDHI” FARKE

PUNOI:MEHMET MURRAKU

PRANOI:VILMA META

You might also like